SlideShare a Scribd company logo
UNIVERSITETI I MITROVICËS
FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE DHE KOMPJUTERIKE
TEMA: DINAMIKA E PROCESIT TË RETIFIKIMIT
Mentorë: Studentë :
Prof. Dr. Avdi Salihu Diellza Haxhimehmeti
Msc.Shpëtim Salihu
Mitrovicë, 2018
2
PËRMBAJTJA
1. HYRJA....................................................................................................................................... 3
2. DINAMIKA E PROCESIT TË RETIFIKIMIT ...................................................................................... 4
2.1 KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË DINAMIKËS SË PROCESIT TË RETIFIKIMIT ..................... 4
2.2 DINAMOMETRAT PËR MATJEN E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË
RETIFIKIMIT ................................................................................................................................. 6
2.2.1 LLOJET DHE KARAKTERISTIKAT E DINAMOMETRAVE PËR MATJEN E REZISTENCËS SË
PRERJES GJATË RETIFIKIMIT..................................................................................................... 6
2.2.2 MATJA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT TË
JASHTËM RRETHOR NË MES TË QENDRAVE............................................................................ 7
2.2.3 MATJA E KOMPONENTЁVE TЁ REZISTENCЁS SЁ PRERJES GJATЁ RETIFIKIMIT TЁ
RRAFSHЁT............................................................................................................................... 14
2.2.4 MATJA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKMIT TË
JASHTËM RRETHOR NË MAKINËN RETIFIKUESE PA QENDRA............................................... 17
2.3 VARTËSIA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJEVE GJATË RETIFIKIMIT NGA
KOHA DHE KUSHTET E PËRPUNIMIT ......................................................................................... 19
2.3.1 NDRYSHIMI I KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË RETIFIKIMIT GJATË nKOHËS SË
PËRPUNIMIT........................................................................................................................... 19
2.3.2 NDIKIMI I KARAKTERISTIKAVE TË GURIT RETIFIKUES NË MADHËSINË DHE KARAKTERIN
E NDRYSHIMEVE TË KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË PROCESIT TË
RETIFIKIMIT............................................................................................................................ 21
3. PËRFUNDIMI.......................................................................................................................... 31
4. LITERATURA..............................................................................Error! Bookmark not defined.
3
1. HYRJA
Kur për një detal kërkohet saktësi e lartë dhe kualitet i lartë i sipërfaqeve të përpunuara,
atëherë përpunimi bëhet në makina retifikuese (retifika). Përpunimi i pjesëve me
retifikim është shumë i aplikuar në industrinë e ndërtimit të makinave, e sidomos gjatë
prodhimit në seri e në masë.
Makina retifikuese në vartësi të formës dhe pozitës së sipërfaqeve që punohen ndahet
në:
1. makina për retifikim rrethor të jashtëm dhe të brendshëm
2. makina për retifikim të jashtëm
3. makina për retifikim special (pë mprehjen e instrumenteve për fileta, për
dhëmbëzorë etj.)
4. makina për përpunim përfundimtar
Instrumentet e retifikimit i përbëjnë pllakat diskore të ndryshme prej kokrrizave abrazive,
të cilat përbëhen nga grimca të vogla të ndryshme sipas formës dhe madhësisë, e në
mes vete të lidhura me elemente lidhëse. Instrumenti për retifikim definohet me këto
elemente themelore:
1. formën gjeometrike dhe përmasat
2. materialin prej të cilit formohen gurët retifikues
3. madhësinë e kokrrizave (granave)
4. fortësinë e granave dhe gurëve retifikues
5. strukturën e gurëve retifikues
Në vijim do të analizojmë dinamikën e procesit të retifikimit dhe matjen e komponentëve
të rezistencës së prerjes përgjatë retifikimeve të cekura më sipër.
Gjithashtu do analizohen karakteristikat e gurit retifikues, të cilët kanë 13 numra
strukture [të dendur (0-3), me dendësi mesatare (4-6) dhe me dendësi të vogël (6-13)].
4
2. DINAMIKAE PROCESITTË RETIFIKIMIT
2.1 KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË DINAMIKËS SË PROCESIT TË
RETIFIKIMIT
Sikur te metodat tjera të përpunimit me prerje, në procesin e përpunimit me retifikim
shfaqen rezistencat e depërtimit të elementeve të gurit retifikues (kokrrizave
abrasive) në materialin e copës punuese. Për shkak të seksionit të vogël të shtresës
së hequr të materialit me kokrrizat abrazive aktive, madhësia e rezistencës së prerjes e
cila vepron në një kokrrizë abrazive është e vogël. Mirëpo, marrë parasysh që gjatë
retifikimit njëkohësisht gjenden në kontakt me materialin e detalit numër i madh i
kokrrizave abrazive në zonën e kontaktit, madhësia e rezistencës së tërësishme të
prerjes (përkatësisht forcës së prerjes, e cila është e madhësisë së njëjtë por e kahut të
kundërt) mund të jetë e madhe.
Rezistenca e tërësishme e prerjes gjatë retifikimit varet nga numri i kokrrizave në
kontakt me materialin e detalit, seksionit të shtresës së hequr të materialit për
kokrrizë (e cila varet nga thellësia e prerjes dhe elementeve tjera të regjimit të
retifikimit) rezistencës së materialit të detalit dhe deformimeve elastike-plastike në
zonën e prerjes, fërkimit në zonën e kontaktit në mes të sipërfaqes punuese të
gurit retifikues dhe detalit dhe madhësive të tjera me ndikim. Me këtë rast një pjesë
e fërkimit aq shumë rritet, sa më e vogël të jetë trashësia e shtresës së hequr të
materialit për kokrriza individuale dhe rrezja më e madhe e majave të rrumbullakimit të
tyre.
Nga madhësia e rezistencës (forcës) të prerjes varet fuqia e cila do të shpenzohet gjatë
prerjes, deformimet elastike të elementeve të sistemit përpunues të detalit, shpenzimi
dhe qëndrueshmëria e gurit retifikues dhe saktësia dhe kualiteti i përpunimit.
Për shkak të ndryshimeve të vdekura të sipërfaqeve të gurit retifikues të cilat sjellin deri
te konsumimi i tyre dhe topitja, rezistenca e prerjes rritet me rritjen e shkallës së topitjes
së gurit retifikues. Me këtë rast gjatë kohës së retifikimit rritet edhe pjesëmarrja e
fërkimit dhe temperaturës në zonën e kontaktit të gurit retifikues dhe materialit të detalit
dhe përkeqësohet saktësia dhe kualiteti i përpunimit.
5
Veti e veçantë e rezistencës së prerjes gjatë retifikimit është variacioni i saj (jo
stabiliteti), e cila është pasojë e variacionit të thellësisë së prerjes (shtesës për
retifikim), karakteristikës së materialit dhe të gurit retifikues (për shembull fortësisë)
vibrimeve të detyrueshme me origjinë të ndryshme sikur edhe shfaqjen e vibrimeve
vetekscituese në procesin e retifikimit në të cilat më detalisht do flasim.
Rezistenca e tërësishme (rezultuese) gjatë retifikimit 𝑭 zakonisht zbërthehet në tri
komponente reciproke normale si në vijim:
 komponentën normale (radiale) 𝑭 𝒏 e cila vepron në drejtim normal në
sipërfaqen e përpunuar të detalit
 komponentën tangjetntore 𝑭𝒕 e cila vepron në drejtim të shpejtësisë së lëvizjes
kryesore (shpejtësia periferike e gurit retifikues, shpejtësia e prerjes) 𝒗 𝒕 .
 komponentën e rezistencës së prerjes e cila vepron në drejtim të lëvizjes
ndihmëse (p.sh komponenta aksiale 𝑭 𝒏 tek retifikimi i jashtëm rrethor gjatësor, e
cila vepron në drejtim të shpejtësisë 𝒗 𝒖 përkatësisht tek retifikimi i rrafshët me
gurin retifikues cilindrik me hapin tërthor ajo vepron në drejtim të lëvizjes
ndihmëse tërthore 𝑺 𝒑 ).
Gjatë kësaj, ndikimin më të madh në process të retifikimit ka komponenta
normale e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 , sepse vepron në drejtim të thellësisë së
retifikimit dhe shkakton deformime elastike të elementeve të sistemit përpunues për
shkak të së cilave zvogëlohet thellësia e vërtetë (efektive e retifikimit), rritet koha e
retifikimit dhe shfaqen gabime të përpunimit. Variacionet e komponentës normale së
rezistencës së prerjes ∆ 𝑭 𝒏 është në lidhje direkt me vibrimet e sistemit përpunues,
shfaqjen e konsumit jo të njëtrajtshëm dhe topitjes së sipërfaqes punuese të gurit
retifikues si dhe shfaqjen e gjurmëve të vibrimeve dhe të djegieve në sipërfaqe të
përpunuar të gurit tek detali i përpunuar.
Rezistenca e prerjes përkatësisht komponentët e saj shfrytëzohen për llogaritjen e
bilancit energjetik të makinës si: përcaktimin e fuqisë për realizimin e lëvizjes
kryesore (𝑭𝒕) dhe lëvizjeve ndihmëse (𝑭 𝒂), përcaktimin e ngurtësisë së
elementeve të sistemit përpunues dhe saktësisë së përpunimit (𝑭 𝒏) për llogaritjen
6
(kontrollin) e fortësisë së elementit të sistemit përpunues dhe llogaritje tjera. Në
raste të caktuara intensiteti (vlera mesatare ose dinamike) i komponentës normale të
rezistencës së prerjes shfrytëzohet për drejtimin e procesit të retifikimit ose për
përcaktimin e momentit të topitjes së gurit retifikues. Për shkak të thellësisë së vogël të
shtresës së hequr (thellësisë së retifikimit për kokrrizën e cila është e rendit të njejtë të
madhësisë sikur edhe të rrezes së rrumbullakimit të majës së kokrrizës abrazive, gjatë
retifikimit raporti në mes të komponentës normale të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe
komponentës tangjentore 𝑭𝒕 zakonisht është në kufijtë si në vijim 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 = 𝟏. 𝟓 – 𝟑
(vlerat më të vogla të raportit janë tek përpunimi i materialeve të buta, ndërsa më të
mëdha tek përpunimi i materialeve të forta).
2.2 DINAMOMETRAT PËR MATJEN E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË
PRERJES GJATË RETIFIKIMIT
2.2.1 LLOJET DHE KARAKTERISTIKAT E DINAMOMETRAVE PËR MATJEN E
REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT
Dinamometrat (ose pajisjet) për matjen e komponentëve të rezistencës gjatë përpunimit
me prerje mundet të ndahen në vartësi nga parimi i shndërrimit të madhësive matëse
në sinjale matëse në: mekanike, hidraulike, pneumatike dhe elektrike.
Për matjen e komponentës së rezistencës së prerjes gjatë retifikimit, hulumtuesit kanë
shfrytëzuar dinamometrat mekanik dhe elektrik. Mirëpo, sot për matjen e komponentës
së rezistencës në rastin e përgjithshëm dhe përgjatë përpunimit me retifikim zakonisht
shfrytëzohen dinamometrat me mbarim elektrik dhe atë: dinamometrat me shiritat
matës elektro-rezistues, me parim induktiv (me shndërruesin induktiv) dhe shndërruesin
piezoelektrik. Gjatë kësaj në rastet e shumta kemi të bëjmë me konstruksione të
dinamometrave me shiritat matës, të ngjitur në sipërfaqe të elementeve të dinamometrit
të cilët deformohen në mënyrë elastike nën veprimin e komponentës së rezistencës së
prerjes. Deformimet barten në shiritin për matje ndërsa parimi i matjes qëndron në
shfrytëzimin e vartësisë së ndryshimit të rezistencës dhe deformimeve (zgjatjes) të
shiritit për matje.
7
Shiritat mates lidhen reciprokisht në mënyrë të caktuar, e ndërsa përmes urave matëse
(përforcuese) dhe instrumenteve indikatorëve ose treguesëve bëhet leximi ose
regjistrimi i komponentëve të rezistencës së prerjes.
Konstruksionet e dinamometrave për matjen e komponentëve të rezistencës së prerjes i
dallon numri i madh i karakteristikave të rëndësishme, sikur që janë: diapazoni i
matjes, rezulucioni (vlera më e vogël e matjes), ndjeshmëria, saktësia, lineariteti,
frekuenca vetanake, kompensimi temperatural etj.
Tek dinamometrat të cilët shfrytëzohen për matje të rezistencës së prerjes gjatë
retifikimit në veçanti iu kushtohet rëndësi kompensimit të temperaturës, dhe
varshmërisë reciproke (evitimi i ndikimit reciprok të komponentëve individuale), ndikimi i
pozitës së pikës synuese të rezistencës së prerjes, mundësia e matjes së variacioneve
të komponentëve të rezistencës së prerjes (pjesa dinamike ∆ 𝑭𝒊 ). Këto karakteristika të
dinamometrit përcaktohen me bazhdari ose me prova të veçanta.
Vlen të theksohet se komponentët tangjentore të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit
mund të përcaktohen edhe përmes matjes së fuqisë e cila shpenzohet në prerje.
Sipas konstruksionit dallohen dinamometrat për matje të rezistencës së prerjes
gjatë retifikimit të jashtëm rrethor në mes të qendrave, gjatë retifikimit të
brendshëm, gjatë retifikimit të rrafshët, retifikimit në makina retifikuese pa qendra
ejt.
Në vazhdim do të përshkruhen konstruksionet e dinamometrave të cilat zakonisht
shfrytëzohen për matjen e rezistencës së prerje gjatë retifikimit të jashtëm rrethor në
mes të qendrave, retifikimit të rrafshët, retifikimit të brendshëm dhe retifikimit në makinat
retifikuese pa qendra.
2.2.2 MATJA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT TË
JASHTËM RRETHOR NË MES TË QENDRAVE
Për matje të komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të jashtëm
rrethor në mes të qendrave zakonisht zbatohen dinamometrat, të cilët përbëhen nga
qendrat pë retifikim (të ashtuquajtura qendra matëse) me shirita matës.
8
Në figurën 2.1 në mënyrë skematike është paraqitur mënyra e matjes së komponentëve
të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 , gjatë retifikimit të jashtëm rrethor gjatësor, ku
janë: guri retifikues (1), detali në mes të qendrave (2), dinamometri - qendrat
matëse (3) dhe (4), ura matëse – përforcuesi (5), shkruesi (6) dhe rrotulluesi
dykrahësh (7). Matja e komponentës së rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të
jashtëm rrethor gjatësor bëhet me ndihmën e dy dinamometrave dy komponentësh,
të cilët përbëjnë qendrat për retifikimin me shiritat matës (qendra matëse). Në të
vërtetë, shfrytëzimi i përnjëhershëm i dy qendrave matëse mundëson matjen e
komponentëve 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 pavartësisht nga pozita e gurit retifikues në krahasim me
qendrat matëse, çka mundëson lidhjen përkatëse reciproke të shiritave matës të
qendrës së majtë dhe të djathtë ashtu që të regjistrohen vlerat mesatare të rezistencës
(forcës e cila vepron në qendrën e majtë dhe të djathtë matëse).
Gjatë kësaj fitohen përafërsisht vlera konstante të komponentëve 𝑭 𝟏 dhe 𝑭 𝟐 përgjatë
hapit të retifikimit, me përjashtim në skajet e detalit (gjatë hyrjes dhe daljes së gurit
retifikues nga kontakti me detalin) sikur që vërehet në shembullin e përshkruar në
figurën 2.1. Gjatë retifikimit të jashtëm rrethor tërthor komponentët e rezistencës
së prerjes mund të maten vetëm me një qendër matëse ( zakonisht me ndihmën e
qendrave matëse të vendosur në mbajtësin e qendrave – matësi i qendrës së djathtë),
ndërsa me bazhdari përcaktohen vartësia në mes të forcave të cilat veprojnë në vendet
e retifikimit dhe forcave në vendin e shiritave matës.
Duke marrë parasysh që komponenta aksiale e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒂 është e
vogël sipas madhësisë dhe që nuk ka ndikim të rëndësishëm në procesin e retifikimit,
ajo rrallë matet dhe nuk mund të matet në mënyrën e tillë.
9
Figura 2.1 Skema e matjes së komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të
jashtëm rrethor gjatësor
Matja e komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit me nidhmën e qendrave
me shiritat matës realizohen në parimin në vijim: në sipërfaqen cilindrike të qendrave
ngjiten për perimetrin 4 (ose 8) shiritat matës dhe atë dy (përkatësisht 4) për
secilën komponentë dhe lidhen në urën matëse, nën veprimin e komponentëve të
rezistencës 𝑭𝒕 dhe 𝑭 𝒏 shfaqen deformimet e lakimit të qendrave në rrafshin vertikal dhe
horizontal, të cilat përmes shiritave matës, përforcuesëve dhe shkruesve regjistrohen.
Me bazhdarimin paraprak të dinamometrave përcaktohet vartësia në mes të forcave
dhe deformimit të qendrave në rrafshin vertikal dhe horizontal
10
Figura 2.2 Detali i boshtit punues me qendrën matëse të majtë
Në figurën 2.2 është paraqitur qendra matëse e majtë (3) e vendosur në boshtin
punues (1) të shtëpizës së boshtit për lëvizjen ndihmëse rrotulluese të detalit
nëpërmjet bokoles reduktuese (2). Fjala është për qendra standarde me retifikim me
madhësi 𝑴𝑲𝟑 (me maje nga metali i fortë në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi i
konsumit), në të cilat janë ngjitur nga 𝟏𝟐𝟎𝜴 dhe atë nga 4 shirita matës për secilin
komponentë të rezistencës së retifikimit. Shiritat matës janë njëtrajtësisht të shpërndarë
nëpër perimetrin në krahasim me rrafshin vertikal dhe horizontal, ndërsa përçuesit (9)
nga shiritat matës janë të vendosur përmes boshtit jashtë. Zona e qendrës (8) është e
mbrojtur me ndihmën e kapakut mbrojtës (6) i cili është i përforcuar për boshtin punues
me bulona (5) ndërsa hermetizuesit 𝟒 – 𝟖 evitojnë depërtimin e mjetit për ftohje.
Qendra matëse e djathtë është e konstruksionit të ngjashëm, me atë që ajo është
drejtpërdrejt e vendosur në mbajtësin e qendrave. Tek ajo po ashtu është e mbrojtur
11
zona e shiritave matës nga depërtimi i mjetit për ftohje, derisa përçuesit nga shiriti
matës janë të vendosur nëpër kapakun mbrojtës.
Renditja e shiritave matës në dy qendrat (e majtë dhe e djathtë) dhe mënyra e
lidhjes së tyre në urën e plotë matëse është dhënë në figurën 2.3 për komponentën
normale 𝑭 𝒏.
Vërehet që janë nga dy shirita matës të vendosur në mënyrë simetrike në krahasim me
aksin vertikal dhe horizontal me çka sigurohet ndikimi më i vogël reciprok i
komponentëve 𝑭𝒕 dhe 𝑭 𝒏 në krahasim me rastin e dinamometrit me 4 shirita matës.
Figura 2.3 Skema e renditjes dhe lidhjes së shiritave matës për matjen e komponentës normale
të rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏
Rregullat dhe forma e përshkrimit të komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë
matjes së tyre me ndihmën e qendrave matëse me instrumente të paraqitura në mënyrë
skematike në figurën 2.1 varen nga më shumë faktorë nga të cilët më të rëndësishmit
janë: gjendja e sipërfaqes dhe saktësia e formës së ҫerdheve për qendra, mënyra
e bartjes së momentit rrotullues në detal dhe ekzistimi i masave rrotulluese jo
ekuilibruese jo baraspeshuese. Gjatë kësaj ҫerdhet për qendra duhet të jenë të
ratifikuara, ndërsa majat e qendrave nga metali i fortë. Përveҫ kësaj për bartje të
momentit rrotullues në detal duhet të shfrytëzohet rrotulluesi dykrahësh në mënyrë që të
shmangen regjistrimet e komponentës periferike (forcës) 𝑭 𝟎.
12
Në figurën 2.4 është dhënë përshkrimi dhe paraqitja e qendrave bartëse, gjatë hapit në
bosht të makinës (të kyҫur janë lëvizja rrotulluese e detalit dhe gurit retifikues në rastin
e zbatimit të rrotulluesit një krahësh a) dhe dykrahësh b).
Në rastin e zbatimit të rrotulluesit njëkrahësh qendrat matëse gjatë hapit bosh
regjistrojnë forcën periferike sipas ligjit të sinusit ndërsa me periodën themelore të
barabartë me kohën e rrotullimit të detalit 𝒕 𝟎 (përkatësisht me frekuencë të numrit të
rrotullimeve të detalit 𝒏 𝟎). Madhësia e forcës së regjistruar varet nga pozita e krahut të
rrotulluesit: kur krahu i rrotulluesit është nën rrafshin vertikal forca periferike regjistrohet
si komponentë normale 𝒕 𝒏𝟎 = 𝑭 𝟎 .
Figura 2.4 Format e përshkrimit të paraqitjes së qendërzuesve gjatë hapit bosh për rastin e
aplikimit të rrotulluesit njëkrahësh (a) dhe dykrahësh (b)
Përkatësisht kur krahu i rrotulluesit gjendet në rrafshin horizontal forca periferike
regjistrohet si komponentë tangjentore 𝑭𝒕𝟎 = 𝑭 𝟎 (përshkrimi i përnjëhershëm i
komponentës 𝑭𝒕𝟎 dhe 𝑭 𝟎 janë identik, vetëm që dallon zhvendosja fazore për këndin
𝝆/𝟐).
13
Në mënyrë që të shmanget kjo duhet të shfrytëzohet rrotulluesi dykrahësh tek i cili
momenti rrotullues bartet në detal përmes dy pikave të shpërndara në mënyrë
simetrike në krahasim me aksin e detalit, kështu që forca periferike është e njejtë
në të dy krahët e rrotulluesit. Përshkrimi i dy qendrave matëse në këtë rast (figura
2.4b) është po ashtu me karakter sinusoidë, mirëpo me periodën e cila i përgjigjet
kohës së një rrotullimi të gurit retifikues 𝒕 𝒕 . Në të vërtetë, në këtë rast lëvizja rrotulluese
e detalit nuk ka ndikim në formën e përshkrimit mirëpo qëndron ndikimi i ekzistimit të
masave rrotulluese (jo baraspesha e gurit retifikues, boshtit kryesor dhe masave
tjera rrotulluese). Forma e tillë e përshkrimit është më e përshtatshme për përpunim,
ndërsa puna me rrotulluesin dykrahësh kërkon analizimin e saktësisë më të madhe të
formës së sipërfaqes së ratifikuar, sepse në rastin e shfrytëzimit të rrotulluesit
njëkrahësh në pikat e caktuara punojnë super madhësitë e forcës periferike me
komponentën normale të forcës së rezistencës së retifikimit.
Në figurën 2.5 është paraqitur konstruksioni i rrotulluesit dykrahësh në parim hidraulik i
cili është shfrytëzuar gjatë matjeve të procesit të retifikimit, konstruksione të ngjashme
mund të gjenden edhe në matje tjera. Rrotulluesi është në formë të pllakës me vrimën
qëndrore përmes së cilës vendosen në detal dhe shtrëngohen me anë të bulonave "2".
Në pllakën 1 janë të vendosura cilindrat (3) me pistona (4) të cilat mes vete janë të
lidhura me vrimën vaj. Në pistona mbështeten shufra të vendosura në pllakën
rrotulluese të transmetuesit për lëvizjen rrotulluese të detalit, kështu që forca
periferike bartet njëtrajtësisht në të dy krahët (ekziston mundësia e vetrregullimit).
Karakteristikë e rëndësishme e metodës së paraqitur të matjes së komponentës së
rezistencës së prerjes gjatë retifikimit rrethor të jashtëm në mes të qendrave është në
atë se në sistemet përpunuese nuk aplikohen elementet e veҫanta (dinamometrat), të
cilat shpesh bartin ҫrregullime të caktuara (p.sh. ndryshimin e ngurtësisë dhe sjelljen
dinamike të sistemit). Matja e rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të brendshëm është
më e vështirë të ekzekutohet sesa gjatë retifikimit të jashtëm rrethor.
14
Figura 2.5 Konstruksioni i rrotulluesit hidraulik dykrahësh
2.2.3 MATJA E KOMPONENTЁVE TЁ REZISTENCЁS SЁ PRERJES GJATЁ RETIFIKIMIT TЁ
RRAFSHЁT
Për matjen e komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të rrafshët
(sipërfaqen periferike të gurit retifikues cilindrik – retifikimi periferit ose
sipërfaqen ballore të gurit retifikues pijator – retifikimi ballor) zbatohen
dinamometrat dykomponentësh dhe me tre komponentë të cilët vendosen në tavolinën
punuese të makinës retifikuese ndërsa në pllakën e tyre të sipërme përforcohet detali.
Atjo janë të konstruksioneve të ngjashme sikur të dinamometrave për matjen e
rezistencës së prerjes gjatë frezimit, me atë që kanë vlera të ndryshme të
karakteristikave themelore (zona e matjes, ngurtësia, frekuenca vetanake etj).
Këta dinamomtra zakonisht punohen në parim të elementeve elastike me shiritat matës,
ashtu që nën veprimin e komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit
15
shfaqen deformime elastike të elementeve të tilla dhe zgjatja e shiritave matës. Matja
qëndron në shfrytëzimin e vartësisë së ndryshimit të rezistencës dhe deformimit të
shiritave matës e kjo vartësi përcaktohet me bazhdari.
Në fiurën 2.6 është dhënë skema e dinamometrit dykomponentësh me komponentet
tjera të intrumenteve matëse për matjen e komponentës tangjentore 𝑭𝒕 dhe
komponentës normale 𝑭 𝒏 të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të rrafshët periferik,
ku është: guri retifikues (1), detali (2), elementet elastike të dinamometrit (3), ura
matëse – një kanalëshe (4), shkruesi (5) dhe pllaka mbështetëse (6). Në këtë
mënyrë nuk mund të maten edhe komponentët e rezistencës së prerjes në drejtim të
hapit tërthor tek retifikimi i rrafshët terthor.
Si element elastik shërben trupi me formë oktaedri, nëpër sipërfaqen e pjerrtë të të cilit
janë të ngjitura shiritat matës (në dy rende paralele) për matjen e komponentës
tangjentore 𝑭𝒕 , ndërsa shiritat matës pë matjen e komponentës normale të rezistencës
së prerjes 𝑭 𝒏 janë të vendosura në rrafshin e simetrisë (nëpër sipërfaqen e jashtme dhe
të brendshme, po ashtu në dy rende).
Ngurtësia e dinamometrit të tillë varet nga trashësia e murit të elementit elastik dhe
gjerësisë së tij, ndërsa karakteristikat tjera të dinamometrit dhe skema e lidhjes së
shiritave matës mund të gjenden në literaturë.
Dinamometrat për matjen e tri komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë
retifikimit të rrafshët zakonisht punohen me unaza të cilat përmes daljeve anësore
lidhen në pllakën e poshtme dhe të epërme të dinamometrit. Në unaza vendosen
shiritat matës, ashtu të renditura që të mundësojnë matje të të gjitha komponentëve të
rezistencës së retifikimit (në drejtim tangjentor, normal dhe tërthor).
Në figurën 2.7 është paraqitur pamja e dinamometrit tre komponentësh me unazat
elastike a), ndërsa në detalin b) është dhënë pamja e unazave me daljet anësore si
dhe renditja e shiritave matës në secilën unazë ( 1 – unaza, 2 – kyҫjet, 3 – bulonat).
E meta themelore e dinamometrave të cilët shfrytëzohen për matjen e komponentëve të
rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të rrafshët është që ata paraqesin elemente
16
plotësuese në sistemin përpunues të cilat duhet të merren parasysh gjatë provave
(p.sh. ndikimi i ngurtësisë ë dinamometrit në madhësitë dalëse të procesit të retifikimit).
Figura 2.6 Skema e dinamometrit dhe mënyra e matjes së komponentëve së rezistencës së
prerjes 𝑭𝒕 dhe 𝑭 𝒏 gjatë retifikimit të rrafshët periferik
17
Figura 2.7 Dinamometri tri komponentësh për matjen e komponentëve të rezistencës së prerjes
gjatë retifikimit të rrafshët (a) dhe detali i unazave elastike me shiritat matës (b)
2.2.4 MATJA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKMIT TË
JASHTËM RRETHOR NË MAKINËN RETIFIKUESE PA QENDRA
Këtu do të paraqitet metoda e matjes së komponentës së rezistencës së prerjes gjatë
retifikimit në makinën retifikuese pa qendra, e cila bazohet në parimin hidraulik –
shfrytëzimin e kushinetava hidrostatike të bushtit të gurit ratifikues. Kjo mënyrë e
matjes është paraqitur në mënyrë skematike në figurën 2.8.
Në prerjen radiale të kushinetës së bushtit të gurit retifikues vërehen kanale (1 -
6), të cilat në mënyrë të barabartë janë të shpërndara nëpër perimetër (hapi këndor
60°) dhe të shpërndara në ҫifte nga dy kanale ballë për ballë të lidhur për
shpërndarësin me membranën kompensuese (detali në figurën 2.8b). Lëvizja e
membranës së shpërndrarësit shfaqet për shkak të veprimit të forcës (rezistencës në
procesin e retifikimit), dhe prodhon presione të ndryshme. Sipërfaqet përkatëse të
kanaleve paraqesin forcat 𝑭 𝟏, 𝑭 𝟐 dhe 𝑭 𝟑 në drejtimin 1 - 4 , 2 - 5 dhe 3 - 5.
18
Vlerat e këtyre forcave maten me matësin e presionit dhe të komponentëve të
instrumenteve matëse të paraqitura në figurën 2.8a (mund të lexohen dhe të
regjistrohen në formë të shkrimit me ndihmën e plotorit).
Vlerat e komponentëve të rezitencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 përcaktohen me ndihmën
e poligonit të forcave sipas figurës 4.8c nga shprehjet në vijim:
(1)............................ 𝑭 𝒏 = 𝑭 𝟏 + 𝟎. 𝟓 ∗ (𝑭 𝟐 − 𝑭 𝟑)
(2)............................ 𝑭𝒕 =
𝟑
𝟐
∗ (𝑭 𝟐 + 𝑭 𝟑)
Siҫ vërehet, në këtë rast në sistemin përpununes nuk futen elemente të veҫanta, të cilat
mund të shkaktojnë ndryshime të karakteristikave të njëjta.
Figura 2.8 Skema e matjes së komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 gjatë
retifikimit të jashtëm rrethor në makinën retifikuese pa qendra
19
2.3 VARTËSIA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJEVE GJATË
RETIFIKIMIT NGA KOHA DHE KUSHTET E PËRPUNIMIT
2.3.1 NDRYSHIMI I KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË RETIFIKIMIT GJATË
nKOHËS SË PËRPUNIMIT
Ndryshimi i rezistencës së prerjes gjatë kohës së retifikimit ka zakonisht karakter si në
vijim: në fillim të procesit të retifikimit (pas rrafshimit të gurit retifikues) shfaqet rritja
e rezistenëc së retifikimit, kryesisht për shkak të rritjes graduale të thellësisë së
vërtetë të prerjes, ndikimit të konsumit të gurit ratifikues, deformimeve elastike të
elementeve të sistemit përpunues si dhe ndikimit të topitjes së gurit retifikues.
Ndryshimi i rezistencës së retifikimit në vazhdim të kohës së përpunimit varet dukshëm
nga kushtet e përpunimit (karakteristikës së gurit ratikues dhe material të detalit,
regjimit të retifikimit, ngurtësisës së sistemit punues), me ҫ'rast me ndikim të
veҫantë janë ndryshimet në sipërfaqen punuese të gurit retifikues të cilat e
përcjellin procesin e retifikimit ( konsumi i korrizave abrazive, ngjitja e grimave të
materialit të cilat punohen në sipërfaqen punuese të gurit ratifikues , intensiteti i
konsumit dhe vetëmbrehja e gurit ratifikues).
Në të vërtetë pas arritjes së thellësisë stabile të retifikimit, ndryshimi i komponentëve të
rezistencës së prerjes është pasojë e ndikimit të topitjes së gurit retifikues
(zvogëlimit të aftësisë perëse të tij) dhe i shfaqjes së vibrimeve ekscituese në
procesin e retifikimit. Në disa raste në vazhdim të përpunimit vjen deri tek zvogëlimi i
komponentëve të rezistencës së retifikimit e pastaj deri te rritja përsëri e tyre në fund të
periodës së qëndrueshmërisë së gurit retifikues, ndërsa në disa raste komponentët e
rezistencës së prerjes rriten deri te momenti i arritjes së periodës së qëndrushmërisë së
gurit retifikues e pastaj kemi një rënie të tyre.
Andaj, siҫ është theksuar, komponenta normale e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 është më
e madhe se komponenta tanagjentore 𝑭𝒕. Intensiteti I tyre po ashtu ndryshon gjatë
kohës dhe varet nga kushtet e përpunimit.
20
Në figurën 2.9 është paraqitur vartësia e komponentës së rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe
𝑭𝒕 të thellësisë së vërtetë të prerjes 𝒂 𝒔 (a) si dhe të raportit 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 (b) nga koha gjatë
retifikimit të rrafshët me tërë legurën speciale – shpejtësia rrotulluese me gurin
retifikues nga elektrokorundi normal 𝑬𝒌𝟏𝟏𝟎𝑴𝟔 (𝒗 𝒕 = 𝟐𝟖𝒎/𝒔, 𝒗 𝒖 = 𝟑𝟎𝒎/𝒎𝒊𝒏 dhe
𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎).
Figura 2.9 Vartësia e komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 dhe raportit 𝑭 𝒏 /𝑭𝒕 nga
koha e përpunimit gjatë retifikimit të rrafshët
Në fillim të kohës së retifikimit thellësia e vërtetë e prerjes rritet dukshëm, ҫka
shkakton rritje të komponentës së rezistencës së retifikimit. Pastaj, në vazhdim të
procesit të prerjes thellësia e retifikimit rritet më ngadalë, kështu që edhe rritja e
komponetëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 rritet më ngadal. Në këtë rast
komponenta normale e rezistencës së prerjes ka intensitet më të madh të rritjes për
shkak të ndikimit të topitjes së gurit retifikues, ҫka shkakton rritje të raportit 𝑭 𝒏/𝑭𝒕
gjatë kohës së retifikimit.
Gjatë shfaqjes së vibrimeve vetë ekscituese intensive shkaku i topitjes së gurit
retifikues (arritje e periodës së qëndrushmërisë së gurit retifikues) pasohet zbritje e
komponentëve të rezistencës së retifikimit (𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕) si dhe raporteve të tyre
(𝑭 𝒏 /𝑭𝒕).
21
Shembulli i dytë është paraqitur në figurën 2.10 ku është ilusturar karakteri i
ndryshimeve të komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 (a) dhe i
thellësisë së vërtetë të prerjes 𝒂 𝒔 (a) gjatë kohës (numrit të hapave). Kjo ka të bëjë
me rastin e retifikimt të rrafshët të ҫelikut me gurin retifikues nga elektrokorundi i bardhë
i 𝑬𝒌𝟔𝟎𝑳 për 2 thellësi të retifikimit 𝒂 = 𝟔 𝒅𝒉𝒆 𝟐𝟎 µ𝒎 dhe shpejtësi të lëvizjes
ndihmëse 𝒗 𝒖 = 𝟏𝟖𝒎/𝒎𝒊𝒏. Vërehet se deri në 5 hapa thellësia e vërtetë as dhe
komponenta e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 dukshëm rriten, e pastaj thellësia e
vërtetë e retifikimit stabilizohet ndërsa komponentët e rezistencës së retifikimit bien deri
në 50 hapa të retifikimit. Në vazhdim të procesit të retifikimit vlerat e tyre stabilizohen,
ndërsa pastaj përsëri rriten (siҫ është paraqitur në shembullin në vijim).
Figura 2.10 Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 (a) dhe thellësisë
së vërtetë të prerjes 𝒂 𝒔 (b) gjatë retifikimit të rrafshët të ҫelikut me gurin retifikues 𝑬𝒌𝟗𝟎𝑳
2.3.2 NDIKIMI I KARAKTERISTIKAVE TË GURIT RETIFIKUES NË MADHËSINË DHE
KARAKTERIN E NDRYSHIMEVE TË KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES
GJATË PROCESIT TË RETIFIKIMIT
Karakteristikat e gurit retifikues (lloji abraziv, madhësia e kokrrizave, fortësia dhe
struktura) dukshëm ndikojnë në madhësinë e komponentëve të rezistencës së
retifikimit dhe karakterit të ndryshimit të tyre gjatë procesit të përpunimit. Gjatë kësaj
rëndësi të veҫantë kanë lloji dhe intensiteti i ndryshimit në sipërfaqen punuese të
22
gurit retifikues gjatë procesit të retifikimit, të cilat dukshëm varen nga karakteristikat e
gurit retifikues.
Në figurën 2.11 janë paraqitur disa shembuj të ndryshimit të komponentëve të
rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 (a) dhe 𝑭𝒕 (b) dhe raportit të tyre 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 (c) në vartësi nga
vëllimi i metalit të hequr 𝑽 𝒎 për rastin e retifikimit të jashtëm rrethor gjatësor të
ҫelikut karbonik (i përgjigjet ҫ.1730) me fortësi 𝟐𝟎 HRC të gurit retifikues prej
elektrokorundit të fisnikëruar me fortësi J8 dhe me madhësi të kokrrizave abrazive të
ndryshme: 46 (1), 60 (2), 120 (3), 180 (4), 240 (5) dhe 400 (6).
Regjimi i retifikimit është 𝒗 𝒕 = 𝟑𝟓𝒎/𝒔, 𝒗 𝟎 = 𝟐𝟑𝒎/𝒎𝒊𝒏, 𝑺 𝒎 = 𝟐𝟎𝒎𝒎/𝒓𝒓𝒐𝒕 (gjerësia e
gurit retifikues 𝟒𝟎𝒎𝒎) dhe 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎 , kështu që prodhueshmëria e përpunimit
është 𝑸 = 𝟐. 𝟑𝒄𝒎 𝟑
/𝒎𝒊𝒏 (përkatësisht 𝑸` = 𝟎. 𝟗𝟓𝒎𝒎 𝟑
/𝒎𝒎𝒔). Ftohja është bërë me
emulsion në sasi prej 𝟐𝟓𝒍/𝒎𝒊𝒏.
Vërehet se karakteri i ndryshimit të komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏
dhe 𝑭𝒕 gjatë kohës së retifikimit është i ndryshueshëm, përkatësisht dukshëm varet
nga madhësia e kokrrizave abrazive të gurit retifikues.
Në të vërtetë gjatë retifikimit të gurit retifikues me madhësi të kokrrizave abrazive 46, 60
dhe 120 në fillim të procesit të retifikimit komponentët e rezistencës së prerjes së
retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 rriten dukshëm, ndërsa në vazhdim të kohës së retifikimit
vazhdojnë të rriten më ngadalë. Gjatë retifikimit me gurë retifikues me madhësi të
kokrrizave 180 së pari rriten pastaj bien (dhe më tutje mbeten përafërsisht
konstante), derisa gjatë retifikimit me gurin retifikues me madhësi të kokrrizave 240
dhe 400 në fillim të kohës së retifikimit zvogëlohen e në vazhdim kompnentet e
rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 ndryshojnë papërfillshëm. Raporti i tyre është
përafërsisht konsant gjatë procesit të retifikimit, dhe atë 𝟏, 𝟖 gjatë retifikimit me gur
retifikues 1 – 5, dhe rreth 𝟑, 𝟏 gjatë retifikimit me gurin retifikues 6.
Arsyeja kryesore për karakter të tillë të ndryshimit të komponentëve të rezistencës së
retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 është në intensitetin e konsumit të gurëve retifikues. Në të
vërtetë gjatë retifikimit me gurin retifikues me madhësi të kokrrizave abrazive 46, 60,
23
120 dhe 180 është i shprehur konsumi dhe topitja e kokrrizave abrazive, derisa tek
guri retifikues me madhësi 240 deri në 400 të kokrrizave abrazive është i pranishëm
konsumi intensiv (dhe vetëmbrehja) i gurit retifikues.
Në figurën 2.11 (d) është dhënë vartësia e madhësisë së komponentëve të rezistencës
së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 (d) dhe raportit të tyre (e) nga madhësia e kokrrizave abrazive
përveҫ vëllimit të hequr të metaleve 𝑽 𝒎 = 𝟐𝟎𝒎 𝟑
. Vërehet që gjatë zvogëlimit të
madhësive të kokrrizave abrazive avogëlohen edhe komponentët e rezistencës së
prerjes ndërsa raporti i tyre rritet, përveҫ te retifikimi me gur retifikues me madhësi të
kokrrizave 120.
Hulumtimet e mëvonshme kanë treguar që karakteri i ndryshimeve të rezistencës së
prerjes gjatë retifikimit dhe gjatë kohës varet nga madhësia e kokrrizave abrazive
dhe prodhueshmërisë së përpunimit (e cila varet nga seksioni i shtresës së hequr të
materialit me kokrriza abrazive).
Në figurën 2.12(a) është i paraqitur ndryshimi i komponentës normale 𝑭 𝒏 dhe
vartësisë nga vëllimi i hequr i metalit 𝑽 𝒎 gjatë retifikimit të jashtëm rrethor, tërthor
të ҫelikut karbonik (Č1530) me gurin retifikues nga elektrokorundi me madhësi të
kokrrizave të ndryshme (36, 60 dhe 80) me fortësi 𝑴 për tri madhësi të
prodhueshmërisë së përpunimit 𝑸` = 𝟏. 𝟐 dhe 𝟑𝒎𝒎 𝟑
/𝒎𝒎. 𝒔 (𝒗 𝟏 = 𝟐𝟔𝒎/𝒔𝒆𝒄, 𝒗 𝟎 =
𝟏𝟐𝒎. 𝒎𝒊𝒏).
24
Figura 2.11. Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 (a), 𝑭𝒕 (b) dhe raporti i tyre
𝑭 𝒏/𝑭𝒕 (c) gjatë kohës së retifikimit në vartësi nga madhësia e kokrrizave abrazive dhe vartësia
e komponentëve 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 (d) dhe raportit të tyre 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 (e) nga madhësia e kokrrizave
abrazive të gurit retifikues nga elektrokorundi i bardhë gjatë retifikimit të jashtëm gjatësor rrethor
25
Me hulumtimin e ndryshimit të distancës së teheve të kokrrizave abrazive 𝑳𝒛 është
konstatuar që ajo ndryshon gjatë kohës së retifikimit në vartësi nga prodhueshmëria
e përpunimit, ndërsa shembulli i kësaj vartësie është dhënë në figurën 2.12(b) për
gurin retifikues 𝑬𝒌&𝟎𝑴. Ndryshimi i distancave të teheve prerëse të kokrrizave abrazive
është pasoj e konsumit të gurit retifikues, e cila varet nga prodhueshmëria e përpunimit.
Figura 2.12 Ndryshimi i komponentëve 𝑭 𝒏 (a) dhe distancës së teheve prerëse (b) gjatë kohës
së përpunimit në vartësi nga madhësia e kokrrizave abrazive dhe prodhueshmëria e përpunimit
gjatë retifikimit të jashtëm rrethor tërthorë
Në figurën 2.13 është dhënë ndryshimi i komponentëve të rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏
dhe 𝑭𝒕 gjatë kohës në vartësi nga lloji i elektrokorundit (a) me gurin retifikues 𝑬𝒌𝟏𝟎𝟎𝑴𝟔
(1 – elektrokorundi normal, 2 – elektrokorundi i bardhë, 3 – elektrokorundi me
CrO, 4 – monokorundi) dhe në vartësi nga struktura (4, 6 dhe 9) të gurit retifikues nga
elektrokorundi me CrO 𝑬𝑲𝟏𝟎𝟎𝑴 (b) gjatë retifikimit të rrafshët të legurës speciale
zjarrduruese (𝒗 𝒕 = 𝟐𝟖𝒎/𝒔, 𝒗 𝒖 = 𝟑𝟎𝒎/𝒎𝒊𝒏 dhe 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎).
Vërehet se komponentët e rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 në të dy rastet janë në
të rritura dukshëm në fillim të kohës së retifikimit (shkaqet janë sikur që është
26
theksuar në shembullin në figurën 2.9), pastaj rritja e tyre ngadalësohet me atë që
pas arritjes së periodës së qëndrueshmërisë së gurit ratifikues (topitja) madhësitë e tyre
zvogëlohen. Derisa madhësitë e komponentëve tangjentore të rezistencës së prerjes
papërfillshëm dallohen, vlera më e madhe e komponentës normale 𝑭 𝒏 është gjatë
retifikimit me gurin ratifikues nga elektrokorundi i bardhë (2) dhe elektrokorundi me
CrO (3) ndërsa më e vogël gjatë retifikimit me gurin ratifikues nga elektrokorundi
normal (1) dhe monokorundi (4). Me këtë rast qëndrueshmërinë më të madhe e ka
guri ratifikues nga monokorundi (rreth 12min.).
Figura 2.13 Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 në vartësi nga lloji i
elektrokorundit (a) dhe strukturës së gurit retifikues (b) gjatë retifikimit të rrafshët të legurës
speciale zjarrduruese
Nga ana tjetër, madhësi më të vogël të komponentës normale të rezistencës së
retifikimit 𝑭 𝒏 dhe qëndrueshmërisë më të madhe do të kishte gjatë retifikimit me gurin
retifikues me strukturë të hapur 𝑬𝒌𝟏𝟎𝟎𝑴𝟗, derisa guri ratifikues me porozitet më
27
të vogël (4 dhe 6) kanë qëndrueshmëri më të vogël. Arsyeja për këtë është shfaqja
më e theksuar e qitjes së grimcave të materialit i cili përpunohet në sipërfaqen punuese
të gurit ratifikues me strukturë më të mbyllur.
Në këtë rast me ndikim është edhe dallimi në fortësinë e vërtetë të gurit ratifikues me
vlera të njejta nominale.
Si shembull, në figurën 2.14 është dhënë vartësia e ndryshimit të komponentëve të
rezistencës së prerjes 𝑭′ 𝒏 dhe 𝑭′𝒕 gjatë kohës së retifikimit të rrafshët të ҫelikut
instrumental të leguruar (ҫ.4650) me gurin ratifikues 𝑪𝟔𝟎𝑰𝟔𝑽 të dy prodhuesve, të
cilat kanë vlera të ndryshme të modulit të elasticitetit E (s'matje për vlerësim më të
saktë të gurit retifikues): Guri ratifikues i njërit prodhues kishte model të elasticitetit rreth
𝟒𝟓 𝒌𝑵/𝒎𝒎 𝟐
ndërsa prodhuesi tjetër rreth 𝟒𝟏𝒌𝑵/𝒎𝒎 𝟐
. Vërehet se karakteri i
ndryshimit të komponentës së rezistencës së retifikimit 𝑭′ 𝒏 dhe 𝑭′𝒕 në këto dy raste
është mjaft i ndryshëm, ndërsa relativisht është i madh dallimi në madhësitë e tyre.
Madhësia e komponentës së rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 dhe karakteri i
ndryshimit të tyre gjatë kohës dukshëm varen nga fortësia e gurit ratifikues.
Tek guri ratifikues me fortësi më të madhe dominon konsumi i majave të kokrrizave
abrazive, ndërsa për shkak të rritjes së fërkimit në zonën e kontaktit rritet edhe
komponenti i rezistencës së prerjes. Tek guri ratifikues me fortësi më të vogël shfaqet
konsumi intensiv për shkak të thyerjes – plasaritjes dhe rrokullisjes së kokrrizave,
ashtu që komponentët e rezistencës së prerjes mbeten të pandryshuar ose kemi ulje
gjatë rrjedhës së kohës.
28
Figura 2.14 Vartësia e ndryshimit të komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 , gjatë
kohës së retifikimit të rrafshët të ҫelikut instrumental me gurët ratifikues me fortësi nominale të
njejtë ndërsa reale të ndryshme
Në figurën 2.15 janë dhënë ndryshime të komponentëve 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 gjatë retifikimit të
jashtëm gjatësor rrethor të ҫelikut jo të leguruar me qëndrueshmëri në tërheqje 60
– 70 daN/mm2 me gurin ratifikues nga elektrokorundi normal Ek46I, Ek46D dhe
Ek46R. Regjimi i retifikimit ishte: 𝒗 𝒕 = 𝟐𝟖𝒎/𝒔, 𝒗 𝒖 = 𝟑𝟎𝒎/𝒎𝒊𝒏, 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎 dhe
𝒔 𝒖 = 𝟐𝟓 𝒎𝒎/𝒓𝒓𝒐𝒕 (gjerësia e gurit ratifikues 50mm).
Vërehet që gjatë retifikimit me gur ratifikues me fortësi R komponentët e rezistencës 𝑭 𝒏
dhe 𝑭𝒕 rriten gjatë rrjedhjes së kohës së përpunimit, tek puna me gurin retifikues me
fortësi L mbeten përafërsisht konstante, ndërsa gjatë retifikimit me gur ratifikues me
fortësi I bien gjatë kohës së përpunimit (nuk është bërë matje në vet fillimin e
procesit të retifikimit).
29
Figura 2.15 Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 gjatë kohës së
retifikimit të jashtëm rrethor gjatësor të ҫelikut jo të leguruar me gurë ratifikues me fortësi të
ndryshme
Gjatë zvogëlimit të fortësisë së gurit retifikues zvogëlohen rezistencat e prerjes për
shkak të kësaj është rezulton që guri retifikues me fortësi më të vogël ka kunsum më
intensiv dhe efekti i vetmbrehjes së gurit retifikues është më i shprehur.
Në figurën 2.16 është paraqitur ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes
𝑭 𝒏(a), 𝑭𝒕(b) dhe e raportit 𝑭 𝒏/𝑭𝒕(c) gjatë kohës së përpunimit (numri i hapave) për rastin
e retifikimit të rrafshët të ҫelikut karbonik me gurin ratifikues nga elektrokorundi
me madhësi të kokrrizave 30 por me fortësi të ndryshme (G, I, J dhe K). Regjimi i
retifikimit ishte: 𝒗 𝒕 = 𝟐𝟖𝒎/𝒔, 𝒗 𝒖 = 𝟑𝟎𝒎/𝒎𝒊𝒏 dhe 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎.
30
Vërehet se komponentët e rezistencës së prerjes kanë ndryshuar pak gjatë kohës së
retifikimit me gur ratifikues (G), guri retifikues ka punuar me vetëmbrehje sepse edhe
koeficienti i konsumit Y ishte i vogël dhe konstant gjatë kohës së retifikimit. Mirëpo,
gjatë retifikimit me gur ratifikues me fortësi më të madhe komponenta e rezistencës 𝑭 𝒏
rritet gjatë kohës, ndërsa madhësia e saj është më e madhe sa më e madhe të jetë
fortësia e gurit ratifikues. Vlera më e vogël e raportit 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 është tek guri retifikues
me fortësi më të madhe. Ndikimi i karakteristikave të gurit retifikues në
komponentët e rezistencës së fërkimit dhe raportit të tyre (𝑭 𝒏/𝑭𝒕) varet në masë të
madhe nga karakteristikat e materialit i cili përpunohet (përbërja kimika, struktura,
fortësia etj.).
Figura 2.16 Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 dhe raporti 𝑭 𝒏/𝑭𝒕
gjatë kohës së retifikimit të rrafshët të ҫelikut me gurë ratifikues me fortësi të ndryshme
31
3. PËRFUNDIMI
Materiali i gurëve retifikues mund të jetë me prejardhje natyrore apo artificiale me
përbërje kimike të ndryshme dhe me fortësi të madhe. Në materialet abrazive natyrale
hyjnë: kuarci, zmerili, korundi dhe diamanti.
Në materialet abrazive artificiale hyjnë: elektrokorundi, karbidi i silicit (karborundi),
karbidi i borit, nitridi i borit, diamanti artificial etj.
Elektrokorundi (E) është një shkrirje ku si element kryesor është 𝐴𝑙2𝑂3 me 91 – 96%
tek elektrokorundi normal dhe 97 – 98% tek elektrokorundi i bardh (EB). Ka veti më të
mira se korundi natyral.
Sipas shkallës së Mosit fortësia e materialeve abrazive është: korundi 6; karbokorundi
9,5; barozoni 9,9 dhe diamanti 10. Kokrrizat e materialeve abrazive dueht të kenë
fortësi më të madhe se materialet që përpunohen me to, ky është edhe kushti i
zgjedhjes së tyre (ku dihet se ҫeliku i paskalitur ka fortësinë sipas Mosit 5 – 6 ).
Fortësia e gurëve retifikues paraqet rezistencën e lëndës lidhëse për të mos lejuar
shkëputjen e kokrrizave të materialit abraziv nga sipërfaqja e gurit retifikues nën
veprimin e forcave të jashtme. Sa më me lehtësi të shkëputen kokrrizat nga guri, aq më
i butë është guri dhe anasjelltas.
Madhësia e kokrrizave në strukturë duhet të jetë e njejtë, në mënyrë që vetitë prerëse të
ҫdo guri të jenë të njejta.
Mirëpo kokrrizat e gurit retifikues janë të konsumueshme, topiten me ҫ'rast zvogëlohen
aftësitë prerëse të tij, prandaj edhe nevojitet matja e komponentëve të rezistencës së
prerjes e cila përcakton vlerat e rezistencës së prerjes gjatë procesit të retifikimit.
32
4. LITERATURA
Literatura në të cilën jemi bazuar, apo referencat për punimin e këtij punimi seminarik i
kemi huazuar nga ligjeruesi i lëndës Dr.sc.Avdi Salihu dhe Msc.Shpëtim Salihu.
Përpunimi me prerje I – Mr. inxh. Zijadin Krasniqi

More Related Content

What's hot

Materialet ndertimore II
Materialet ndertimore IIMaterialet ndertimore II
Materialet ndertimore II
Hasan Prishtina University
 
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide sharematematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
Muhamed Hoti
 
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME  PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME  PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...Rrahim Maksuti
 
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Rrahim Maksuti
 
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtareSistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtareMustaf Ameti
 
Piramidat e Egjiptit
Piramidat e EgjiptitPiramidat e Egjiptit
Piramidat e Egjiptit
aldo bega
 
Leksion 1 pilotat
Leksion 1 pilotatLeksion 1 pilotat
Leksion 1 pilotatPaolo Xhezo
 
Druri
Druri Druri
Ekstrudimi i masave plastike bahri fetahi
Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahiEkstrudimi i masave plastike   bahri fetahi
Ekstrudimi i masave plastike bahri fetahi
Bahri Fetahi
 
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transportiSkematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Albania Energy Association
 
Tema: Volejbolli
Tema: VolejbolliTema: Volejbolli
Tema: Volejbolli
Atdhe Mujaj
 
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I SajBiologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Erdi Dibra
 
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
shkumbin muzlijaj
 
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruarLiber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar
irena kotobelli
 
Termodinamika
TermodinamikaTermodinamika
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajFleurati
 
trajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinavetrajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinaveornela rama
 
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelliModele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
irena kotobelli
 
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori 6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
#MesueseAurela Elezaj
 
Prezentimi 3 Sistemet e pergjithshme te forcave
Prezentimi 3 Sistemet e pergjithshme te forcavePrezentimi 3 Sistemet e pergjithshme te forcave
Prezentimi 3 Sistemet e pergjithshme te forcaveHasan Prishtina University
 

What's hot (20)

Materialet ndertimore II
Materialet ndertimore IIMaterialet ndertimore II
Materialet ndertimore II
 
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide sharematematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
 
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME  PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME  PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
 
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
 
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtareSistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
 
Piramidat e Egjiptit
Piramidat e EgjiptitPiramidat e Egjiptit
Piramidat e Egjiptit
 
Leksion 1 pilotat
Leksion 1 pilotatLeksion 1 pilotat
Leksion 1 pilotat
 
Druri
Druri Druri
Druri
 
Ekstrudimi i masave plastike bahri fetahi
Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahiEkstrudimi i masave plastike   bahri fetahi
Ekstrudimi i masave plastike bahri fetahi
 
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transportiSkematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
 
Tema: Volejbolli
Tema: VolejbolliTema: Volejbolli
Tema: Volejbolli
 
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I SajBiologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
 
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
 
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruarLiber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar
 
Termodinamika
TermodinamikaTermodinamika
Termodinamika
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i saj
 
trajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinavetrajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinave
 
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelliModele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
 
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori 6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
 
Prezentimi 3 Sistemet e pergjithshme te forcave
Prezentimi 3 Sistemet e pergjithshme te forcavePrezentimi 3 Sistemet e pergjithshme te forcave
Prezentimi 3 Sistemet e pergjithshme te forcave
 

Similar to Dinamika e procesit te retifikimit

INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6Rrahim Maksuti
 
Dinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimitDinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimit
Diellza Haxhimehmeti
 
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKEPërpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKERrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Rrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesRrahim Maksuti
 

Similar to Dinamika e procesit te retifikimit (6)

INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
 
Dinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimitDinamika e procesit te retifikimit
Dinamika e procesit te retifikimit
 
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKEPërpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
 
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
 

More from Diellza Haxhimehmeti

Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-ColaStrategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Diellza Haxhimehmeti
 
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
Diellza Haxhimehmeti
 
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRETERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
Diellza Haxhimehmeti
 
Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tijRestaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
Diellza Haxhimehmeti
 
Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm   Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Diellza Haxhimehmeti
 
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeZhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Diellza Haxhimehmeti
 
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te voglaAnaliza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Diellza Haxhimehmeti
 
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të voglaAnaliza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Diellza Haxhimehmeti
 

More from Diellza Haxhimehmeti (8)

Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-ColaStrategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
 
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
10 Famous People Who Failed at Their First Attempt at Career Success
 
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRETERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
 
Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tijRestaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
 
Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm   Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Raporti praktikë: Departamenti i Auditimit të Brendshëm
 
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeZhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
 
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te voglaAnaliza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve te vogla
 
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të voglaAnaliza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
Analiza teknike dhe ekonomike e hidrocentraleve të vogla
 

Dinamika e procesit te retifikimit

  • 1. UNIVERSITETI I MITROVICËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE DHE KOMPJUTERIKE TEMA: DINAMIKA E PROCESIT TË RETIFIKIMIT Mentorë: Studentë : Prof. Dr. Avdi Salihu Diellza Haxhimehmeti Msc.Shpëtim Salihu Mitrovicë, 2018
  • 2. 2 PËRMBAJTJA 1. HYRJA....................................................................................................................................... 3 2. DINAMIKA E PROCESIT TË RETIFIKIMIT ...................................................................................... 4 2.1 KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË DINAMIKËS SË PROCESIT TË RETIFIKIMIT ..................... 4 2.2 DINAMOMETRAT PËR MATJEN E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT ................................................................................................................................. 6 2.2.1 LLOJET DHE KARAKTERISTIKAT E DINAMOMETRAVE PËR MATJEN E REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT..................................................................................................... 6 2.2.2 MATJA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT TË JASHTËM RRETHOR NË MES TË QENDRAVE............................................................................ 7 2.2.3 MATJA E KOMPONENTЁVE TЁ REZISTENCЁS SЁ PRERJES GJATЁ RETIFIKIMIT TЁ RRAFSHЁT............................................................................................................................... 14 2.2.4 MATJA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKMIT TË JASHTËM RRETHOR NË MAKINËN RETIFIKUESE PA QENDRA............................................... 17 2.3 VARTËSIA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJEVE GJATË RETIFIKIMIT NGA KOHA DHE KUSHTET E PËRPUNIMIT ......................................................................................... 19 2.3.1 NDRYSHIMI I KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË RETIFIKIMIT GJATË nKOHËS SË PËRPUNIMIT........................................................................................................................... 19 2.3.2 NDIKIMI I KARAKTERISTIKAVE TË GURIT RETIFIKUES NË MADHËSINË DHE KARAKTERIN E NDRYSHIMEVE TË KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË PROCESIT TË RETIFIKIMIT............................................................................................................................ 21 3. PËRFUNDIMI.......................................................................................................................... 31 4. LITERATURA..............................................................................Error! Bookmark not defined.
  • 3. 3 1. HYRJA Kur për një detal kërkohet saktësi e lartë dhe kualitet i lartë i sipërfaqeve të përpunuara, atëherë përpunimi bëhet në makina retifikuese (retifika). Përpunimi i pjesëve me retifikim është shumë i aplikuar në industrinë e ndërtimit të makinave, e sidomos gjatë prodhimit në seri e në masë. Makina retifikuese në vartësi të formës dhe pozitës së sipërfaqeve që punohen ndahet në: 1. makina për retifikim rrethor të jashtëm dhe të brendshëm 2. makina për retifikim të jashtëm 3. makina për retifikim special (pë mprehjen e instrumenteve për fileta, për dhëmbëzorë etj.) 4. makina për përpunim përfundimtar Instrumentet e retifikimit i përbëjnë pllakat diskore të ndryshme prej kokrrizave abrazive, të cilat përbëhen nga grimca të vogla të ndryshme sipas formës dhe madhësisë, e në mes vete të lidhura me elemente lidhëse. Instrumenti për retifikim definohet me këto elemente themelore: 1. formën gjeometrike dhe përmasat 2. materialin prej të cilit formohen gurët retifikues 3. madhësinë e kokrrizave (granave) 4. fortësinë e granave dhe gurëve retifikues 5. strukturën e gurëve retifikues Në vijim do të analizojmë dinamikën e procesit të retifikimit dhe matjen e komponentëve të rezistencës së prerjes përgjatë retifikimeve të cekura më sipër. Gjithashtu do analizohen karakteristikat e gurit retifikues, të cilët kanë 13 numra strukture [të dendur (0-3), me dendësi mesatare (4-6) dhe me dendësi të vogël (6-13)].
  • 4. 4 2. DINAMIKAE PROCESITTË RETIFIKIMIT 2.1 KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË DINAMIKËS SË PROCESIT TË RETIFIKIMIT Sikur te metodat tjera të përpunimit me prerje, në procesin e përpunimit me retifikim shfaqen rezistencat e depërtimit të elementeve të gurit retifikues (kokrrizave abrasive) në materialin e copës punuese. Për shkak të seksionit të vogël të shtresës së hequr të materialit me kokrrizat abrazive aktive, madhësia e rezistencës së prerjes e cila vepron në një kokrrizë abrazive është e vogël. Mirëpo, marrë parasysh që gjatë retifikimit njëkohësisht gjenden në kontakt me materialin e detalit numër i madh i kokrrizave abrazive në zonën e kontaktit, madhësia e rezistencës së tërësishme të prerjes (përkatësisht forcës së prerjes, e cila është e madhësisë së njëjtë por e kahut të kundërt) mund të jetë e madhe. Rezistenca e tërësishme e prerjes gjatë retifikimit varet nga numri i kokrrizave në kontakt me materialin e detalit, seksionit të shtresës së hequr të materialit për kokrrizë (e cila varet nga thellësia e prerjes dhe elementeve tjera të regjimit të retifikimit) rezistencës së materialit të detalit dhe deformimeve elastike-plastike në zonën e prerjes, fërkimit në zonën e kontaktit në mes të sipërfaqes punuese të gurit retifikues dhe detalit dhe madhësive të tjera me ndikim. Me këtë rast një pjesë e fërkimit aq shumë rritet, sa më e vogël të jetë trashësia e shtresës së hequr të materialit për kokrriza individuale dhe rrezja më e madhe e majave të rrumbullakimit të tyre. Nga madhësia e rezistencës (forcës) të prerjes varet fuqia e cila do të shpenzohet gjatë prerjes, deformimet elastike të elementeve të sistemit përpunues të detalit, shpenzimi dhe qëndrueshmëria e gurit retifikues dhe saktësia dhe kualiteti i përpunimit. Për shkak të ndryshimeve të vdekura të sipërfaqeve të gurit retifikues të cilat sjellin deri te konsumimi i tyre dhe topitja, rezistenca e prerjes rritet me rritjen e shkallës së topitjes së gurit retifikues. Me këtë rast gjatë kohës së retifikimit rritet edhe pjesëmarrja e fërkimit dhe temperaturës në zonën e kontaktit të gurit retifikues dhe materialit të detalit dhe përkeqësohet saktësia dhe kualiteti i përpunimit.
  • 5. 5 Veti e veçantë e rezistencës së prerjes gjatë retifikimit është variacioni i saj (jo stabiliteti), e cila është pasojë e variacionit të thellësisë së prerjes (shtesës për retifikim), karakteristikës së materialit dhe të gurit retifikues (për shembull fortësisë) vibrimeve të detyrueshme me origjinë të ndryshme sikur edhe shfaqjen e vibrimeve vetekscituese në procesin e retifikimit në të cilat më detalisht do flasim. Rezistenca e tërësishme (rezultuese) gjatë retifikimit 𝑭 zakonisht zbërthehet në tri komponente reciproke normale si në vijim:  komponentën normale (radiale) 𝑭 𝒏 e cila vepron në drejtim normal në sipërfaqen e përpunuar të detalit  komponentën tangjetntore 𝑭𝒕 e cila vepron në drejtim të shpejtësisë së lëvizjes kryesore (shpejtësia periferike e gurit retifikues, shpejtësia e prerjes) 𝒗 𝒕 .  komponentën e rezistencës së prerjes e cila vepron në drejtim të lëvizjes ndihmëse (p.sh komponenta aksiale 𝑭 𝒏 tek retifikimi i jashtëm rrethor gjatësor, e cila vepron në drejtim të shpejtësisë 𝒗 𝒖 përkatësisht tek retifikimi i rrafshët me gurin retifikues cilindrik me hapin tërthor ajo vepron në drejtim të lëvizjes ndihmëse tërthore 𝑺 𝒑 ). Gjatë kësaj, ndikimin më të madh në process të retifikimit ka komponenta normale e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 , sepse vepron në drejtim të thellësisë së retifikimit dhe shkakton deformime elastike të elementeve të sistemit përpunues për shkak të së cilave zvogëlohet thellësia e vërtetë (efektive e retifikimit), rritet koha e retifikimit dhe shfaqen gabime të përpunimit. Variacionet e komponentës normale së rezistencës së prerjes ∆ 𝑭 𝒏 është në lidhje direkt me vibrimet e sistemit përpunues, shfaqjen e konsumit jo të njëtrajtshëm dhe topitjes së sipërfaqes punuese të gurit retifikues si dhe shfaqjen e gjurmëve të vibrimeve dhe të djegieve në sipërfaqe të përpunuar të gurit tek detali i përpunuar. Rezistenca e prerjes përkatësisht komponentët e saj shfrytëzohen për llogaritjen e bilancit energjetik të makinës si: përcaktimin e fuqisë për realizimin e lëvizjes kryesore (𝑭𝒕) dhe lëvizjeve ndihmëse (𝑭 𝒂), përcaktimin e ngurtësisë së elementeve të sistemit përpunues dhe saktësisë së përpunimit (𝑭 𝒏) për llogaritjen
  • 6. 6 (kontrollin) e fortësisë së elementit të sistemit përpunues dhe llogaritje tjera. Në raste të caktuara intensiteti (vlera mesatare ose dinamike) i komponentës normale të rezistencës së prerjes shfrytëzohet për drejtimin e procesit të retifikimit ose për përcaktimin e momentit të topitjes së gurit retifikues. Për shkak të thellësisë së vogël të shtresës së hequr (thellësisë së retifikimit për kokrrizën e cila është e rendit të njejtë të madhësisë sikur edhe të rrezes së rrumbullakimit të majës së kokrrizës abrazive, gjatë retifikimit raporti në mes të komponentës normale të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe komponentës tangjentore 𝑭𝒕 zakonisht është në kufijtë si në vijim 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 = 𝟏. 𝟓 – 𝟑 (vlerat më të vogla të raportit janë tek përpunimi i materialeve të buta, ndërsa më të mëdha tek përpunimi i materialeve të forta). 2.2 DINAMOMETRAT PËR MATJEN E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT 2.2.1 LLOJET DHE KARAKTERISTIKAT E DINAMOMETRAVE PËR MATJEN E REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT Dinamometrat (ose pajisjet) për matjen e komponentëve të rezistencës gjatë përpunimit me prerje mundet të ndahen në vartësi nga parimi i shndërrimit të madhësive matëse në sinjale matëse në: mekanike, hidraulike, pneumatike dhe elektrike. Për matjen e komponentës së rezistencës së prerjes gjatë retifikimit, hulumtuesit kanë shfrytëzuar dinamometrat mekanik dhe elektrik. Mirëpo, sot për matjen e komponentës së rezistencës në rastin e përgjithshëm dhe përgjatë përpunimit me retifikim zakonisht shfrytëzohen dinamometrat me mbarim elektrik dhe atë: dinamometrat me shiritat matës elektro-rezistues, me parim induktiv (me shndërruesin induktiv) dhe shndërruesin piezoelektrik. Gjatë kësaj në rastet e shumta kemi të bëjmë me konstruksione të dinamometrave me shiritat matës, të ngjitur në sipërfaqe të elementeve të dinamometrit të cilët deformohen në mënyrë elastike nën veprimin e komponentës së rezistencës së prerjes. Deformimet barten në shiritin për matje ndërsa parimi i matjes qëndron në shfrytëzimin e vartësisë së ndryshimit të rezistencës dhe deformimeve (zgjatjes) të shiritit për matje.
  • 7. 7 Shiritat mates lidhen reciprokisht në mënyrë të caktuar, e ndërsa përmes urave matëse (përforcuese) dhe instrumenteve indikatorëve ose treguesëve bëhet leximi ose regjistrimi i komponentëve të rezistencës së prerjes. Konstruksionet e dinamometrave për matjen e komponentëve të rezistencës së prerjes i dallon numri i madh i karakteristikave të rëndësishme, sikur që janë: diapazoni i matjes, rezulucioni (vlera më e vogël e matjes), ndjeshmëria, saktësia, lineariteti, frekuenca vetanake, kompensimi temperatural etj. Tek dinamometrat të cilët shfrytëzohen për matje të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit në veçanti iu kushtohet rëndësi kompensimit të temperaturës, dhe varshmërisë reciproke (evitimi i ndikimit reciprok të komponentëve individuale), ndikimi i pozitës së pikës synuese të rezistencës së prerjes, mundësia e matjes së variacioneve të komponentëve të rezistencës së prerjes (pjesa dinamike ∆ 𝑭𝒊 ). Këto karakteristika të dinamometrit përcaktohen me bazhdari ose me prova të veçanta. Vlen të theksohet se komponentët tangjentore të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit mund të përcaktohen edhe përmes matjes së fuqisë e cila shpenzohet në prerje. Sipas konstruksionit dallohen dinamometrat për matje të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të jashtëm rrethor në mes të qendrave, gjatë retifikimit të brendshëm, gjatë retifikimit të rrafshët, retifikimit në makina retifikuese pa qendra ejt. Në vazhdim do të përshkruhen konstruksionet e dinamometrave të cilat zakonisht shfrytëzohen për matjen e rezistencës së prerje gjatë retifikimit të jashtëm rrethor në mes të qendrave, retifikimit të rrafshët, retifikimit të brendshëm dhe retifikimit në makinat retifikuese pa qendra. 2.2.2 MATJA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKIMIT TË JASHTËM RRETHOR NË MES TË QENDRAVE Për matje të komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të jashtëm rrethor në mes të qendrave zakonisht zbatohen dinamometrat, të cilët përbëhen nga qendrat pë retifikim (të ashtuquajtura qendra matëse) me shirita matës.
  • 8. 8 Në figurën 2.1 në mënyrë skematike është paraqitur mënyra e matjes së komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 , gjatë retifikimit të jashtëm rrethor gjatësor, ku janë: guri retifikues (1), detali në mes të qendrave (2), dinamometri - qendrat matëse (3) dhe (4), ura matëse – përforcuesi (5), shkruesi (6) dhe rrotulluesi dykrahësh (7). Matja e komponentës së rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të jashtëm rrethor gjatësor bëhet me ndihmën e dy dinamometrave dy komponentësh, të cilët përbëjnë qendrat për retifikimin me shiritat matës (qendra matëse). Në të vërtetë, shfrytëzimi i përnjëhershëm i dy qendrave matëse mundëson matjen e komponentëve 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 pavartësisht nga pozita e gurit retifikues në krahasim me qendrat matëse, çka mundëson lidhjen përkatëse reciproke të shiritave matës të qendrës së majtë dhe të djathtë ashtu që të regjistrohen vlerat mesatare të rezistencës (forcës e cila vepron në qendrën e majtë dhe të djathtë matëse). Gjatë kësaj fitohen përafërsisht vlera konstante të komponentëve 𝑭 𝟏 dhe 𝑭 𝟐 përgjatë hapit të retifikimit, me përjashtim në skajet e detalit (gjatë hyrjes dhe daljes së gurit retifikues nga kontakti me detalin) sikur që vërehet në shembullin e përshkruar në figurën 2.1. Gjatë retifikimit të jashtëm rrethor tërthor komponentët e rezistencës së prerjes mund të maten vetëm me një qendër matëse ( zakonisht me ndihmën e qendrave matëse të vendosur në mbajtësin e qendrave – matësi i qendrës së djathtë), ndërsa me bazhdari përcaktohen vartësia në mes të forcave të cilat veprojnë në vendet e retifikimit dhe forcave në vendin e shiritave matës. Duke marrë parasysh që komponenta aksiale e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒂 është e vogël sipas madhësisë dhe që nuk ka ndikim të rëndësishëm në procesin e retifikimit, ajo rrallë matet dhe nuk mund të matet në mënyrën e tillë.
  • 9. 9 Figura 2.1 Skema e matjes së komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të jashtëm rrethor gjatësor Matja e komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit me nidhmën e qendrave me shiritat matës realizohen në parimin në vijim: në sipërfaqen cilindrike të qendrave ngjiten për perimetrin 4 (ose 8) shiritat matës dhe atë dy (përkatësisht 4) për secilën komponentë dhe lidhen në urën matëse, nën veprimin e komponentëve të rezistencës 𝑭𝒕 dhe 𝑭 𝒏 shfaqen deformimet e lakimit të qendrave në rrafshin vertikal dhe horizontal, të cilat përmes shiritave matës, përforcuesëve dhe shkruesve regjistrohen. Me bazhdarimin paraprak të dinamometrave përcaktohet vartësia në mes të forcave dhe deformimit të qendrave në rrafshin vertikal dhe horizontal
  • 10. 10 Figura 2.2 Detali i boshtit punues me qendrën matëse të majtë Në figurën 2.2 është paraqitur qendra matëse e majtë (3) e vendosur në boshtin punues (1) të shtëpizës së boshtit për lëvizjen ndihmëse rrotulluese të detalit nëpërmjet bokoles reduktuese (2). Fjala është për qendra standarde me retifikim me madhësi 𝑴𝑲𝟑 (me maje nga metali i fortë në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi i konsumit), në të cilat janë ngjitur nga 𝟏𝟐𝟎𝜴 dhe atë nga 4 shirita matës për secilin komponentë të rezistencës së retifikimit. Shiritat matës janë njëtrajtësisht të shpërndarë nëpër perimetrin në krahasim me rrafshin vertikal dhe horizontal, ndërsa përçuesit (9) nga shiritat matës janë të vendosur përmes boshtit jashtë. Zona e qendrës (8) është e mbrojtur me ndihmën e kapakut mbrojtës (6) i cili është i përforcuar për boshtin punues me bulona (5) ndërsa hermetizuesit 𝟒 – 𝟖 evitojnë depërtimin e mjetit për ftohje. Qendra matëse e djathtë është e konstruksionit të ngjashëm, me atë që ajo është drejtpërdrejt e vendosur në mbajtësin e qendrave. Tek ajo po ashtu është e mbrojtur
  • 11. 11 zona e shiritave matës nga depërtimi i mjetit për ftohje, derisa përçuesit nga shiriti matës janë të vendosur nëpër kapakun mbrojtës. Renditja e shiritave matës në dy qendrat (e majtë dhe e djathtë) dhe mënyra e lidhjes së tyre në urën e plotë matëse është dhënë në figurën 2.3 për komponentën normale 𝑭 𝒏. Vërehet që janë nga dy shirita matës të vendosur në mënyrë simetrike në krahasim me aksin vertikal dhe horizontal me çka sigurohet ndikimi më i vogël reciprok i komponentëve 𝑭𝒕 dhe 𝑭 𝒏 në krahasim me rastin e dinamometrit me 4 shirita matës. Figura 2.3 Skema e renditjes dhe lidhjes së shiritave matës për matjen e komponentës normale të rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 Rregullat dhe forma e përshkrimit të komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë matjes së tyre me ndihmën e qendrave matëse me instrumente të paraqitura në mënyrë skematike në figurën 2.1 varen nga më shumë faktorë nga të cilët më të rëndësishmit janë: gjendja e sipërfaqes dhe saktësia e formës së ҫerdheve për qendra, mënyra e bartjes së momentit rrotullues në detal dhe ekzistimi i masave rrotulluese jo ekuilibruese jo baraspeshuese. Gjatë kësaj ҫerdhet për qendra duhet të jenë të ratifikuara, ndërsa majat e qendrave nga metali i fortë. Përveҫ kësaj për bartje të momentit rrotullues në detal duhet të shfrytëzohet rrotulluesi dykrahësh në mënyrë që të shmangen regjistrimet e komponentës periferike (forcës) 𝑭 𝟎.
  • 12. 12 Në figurën 2.4 është dhënë përshkrimi dhe paraqitja e qendrave bartëse, gjatë hapit në bosht të makinës (të kyҫur janë lëvizja rrotulluese e detalit dhe gurit retifikues në rastin e zbatimit të rrotulluesit një krahësh a) dhe dykrahësh b). Në rastin e zbatimit të rrotulluesit njëkrahësh qendrat matëse gjatë hapit bosh regjistrojnë forcën periferike sipas ligjit të sinusit ndërsa me periodën themelore të barabartë me kohën e rrotullimit të detalit 𝒕 𝟎 (përkatësisht me frekuencë të numrit të rrotullimeve të detalit 𝒏 𝟎). Madhësia e forcës së regjistruar varet nga pozita e krahut të rrotulluesit: kur krahu i rrotulluesit është nën rrafshin vertikal forca periferike regjistrohet si komponentë normale 𝒕 𝒏𝟎 = 𝑭 𝟎 . Figura 2.4 Format e përshkrimit të paraqitjes së qendërzuesve gjatë hapit bosh për rastin e aplikimit të rrotulluesit njëkrahësh (a) dhe dykrahësh (b) Përkatësisht kur krahu i rrotulluesit gjendet në rrafshin horizontal forca periferike regjistrohet si komponentë tangjentore 𝑭𝒕𝟎 = 𝑭 𝟎 (përshkrimi i përnjëhershëm i komponentës 𝑭𝒕𝟎 dhe 𝑭 𝟎 janë identik, vetëm që dallon zhvendosja fazore për këndin 𝝆/𝟐).
  • 13. 13 Në mënyrë që të shmanget kjo duhet të shfrytëzohet rrotulluesi dykrahësh tek i cili momenti rrotullues bartet në detal përmes dy pikave të shpërndara në mënyrë simetrike në krahasim me aksin e detalit, kështu që forca periferike është e njejtë në të dy krahët e rrotulluesit. Përshkrimi i dy qendrave matëse në këtë rast (figura 2.4b) është po ashtu me karakter sinusoidë, mirëpo me periodën e cila i përgjigjet kohës së një rrotullimi të gurit retifikues 𝒕 𝒕 . Në të vërtetë, në këtë rast lëvizja rrotulluese e detalit nuk ka ndikim në formën e përshkrimit mirëpo qëndron ndikimi i ekzistimit të masave rrotulluese (jo baraspesha e gurit retifikues, boshtit kryesor dhe masave tjera rrotulluese). Forma e tillë e përshkrimit është më e përshtatshme për përpunim, ndërsa puna me rrotulluesin dykrahësh kërkon analizimin e saktësisë më të madhe të formës së sipërfaqes së ratifikuar, sepse në rastin e shfrytëzimit të rrotulluesit njëkrahësh në pikat e caktuara punojnë super madhësitë e forcës periferike me komponentën normale të forcës së rezistencës së retifikimit. Në figurën 2.5 është paraqitur konstruksioni i rrotulluesit dykrahësh në parim hidraulik i cili është shfrytëzuar gjatë matjeve të procesit të retifikimit, konstruksione të ngjashme mund të gjenden edhe në matje tjera. Rrotulluesi është në formë të pllakës me vrimën qëndrore përmes së cilës vendosen në detal dhe shtrëngohen me anë të bulonave "2". Në pllakën 1 janë të vendosura cilindrat (3) me pistona (4) të cilat mes vete janë të lidhura me vrimën vaj. Në pistona mbështeten shufra të vendosura në pllakën rrotulluese të transmetuesit për lëvizjen rrotulluese të detalit, kështu që forca periferike bartet njëtrajtësisht në të dy krahët (ekziston mundësia e vetrregullimit). Karakteristikë e rëndësishme e metodës së paraqitur të matjes së komponentës së rezistencës së prerjes gjatë retifikimit rrethor të jashtëm në mes të qendrave është në atë se në sistemet përpunuese nuk aplikohen elementet e veҫanta (dinamometrat), të cilat shpesh bartin ҫrregullime të caktuara (p.sh. ndryshimin e ngurtësisë dhe sjelljen dinamike të sistemit). Matja e rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të brendshëm është më e vështirë të ekzekutohet sesa gjatë retifikimit të jashtëm rrethor.
  • 14. 14 Figura 2.5 Konstruksioni i rrotulluesit hidraulik dykrahësh 2.2.3 MATJA E KOMPONENTЁVE TЁ REZISTENCЁS SЁ PRERJES GJATЁ RETIFIKIMIT TЁ RRAFSHЁT Për matjen e komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të rrafshët (sipërfaqen periferike të gurit retifikues cilindrik – retifikimi periferit ose sipërfaqen ballore të gurit retifikues pijator – retifikimi ballor) zbatohen dinamometrat dykomponentësh dhe me tre komponentë të cilët vendosen në tavolinën punuese të makinës retifikuese ndërsa në pllakën e tyre të sipërme përforcohet detali. Atjo janë të konstruksioneve të ngjashme sikur të dinamometrave për matjen e rezistencës së prerjes gjatë frezimit, me atë që kanë vlera të ndryshme të karakteristikave themelore (zona e matjes, ngurtësia, frekuenca vetanake etj). Këta dinamomtra zakonisht punohen në parim të elementeve elastike me shiritat matës, ashtu që nën veprimin e komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit
  • 15. 15 shfaqen deformime elastike të elementeve të tilla dhe zgjatja e shiritave matës. Matja qëndron në shfrytëzimin e vartësisë së ndryshimit të rezistencës dhe deformimit të shiritave matës e kjo vartësi përcaktohet me bazhdari. Në fiurën 2.6 është dhënë skema e dinamometrit dykomponentësh me komponentet tjera të intrumenteve matëse për matjen e komponentës tangjentore 𝑭𝒕 dhe komponentës normale 𝑭 𝒏 të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të rrafshët periferik, ku është: guri retifikues (1), detali (2), elementet elastike të dinamometrit (3), ura matëse – një kanalëshe (4), shkruesi (5) dhe pllaka mbështetëse (6). Në këtë mënyrë nuk mund të maten edhe komponentët e rezistencës së prerjes në drejtim të hapit tërthor tek retifikimi i rrafshët terthor. Si element elastik shërben trupi me formë oktaedri, nëpër sipërfaqen e pjerrtë të të cilit janë të ngjitura shiritat matës (në dy rende paralele) për matjen e komponentës tangjentore 𝑭𝒕 , ndërsa shiritat matës pë matjen e komponentës normale të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 janë të vendosura në rrafshin e simetrisë (nëpër sipërfaqen e jashtme dhe të brendshme, po ashtu në dy rende). Ngurtësia e dinamometrit të tillë varet nga trashësia e murit të elementit elastik dhe gjerësisë së tij, ndërsa karakteristikat tjera të dinamometrit dhe skema e lidhjes së shiritave matës mund të gjenden në literaturë. Dinamometrat për matjen e tri komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të rrafshët zakonisht punohen me unaza të cilat përmes daljeve anësore lidhen në pllakën e poshtme dhe të epërme të dinamometrit. Në unaza vendosen shiritat matës, ashtu të renditura që të mundësojnë matje të të gjitha komponentëve të rezistencës së retifikimit (në drejtim tangjentor, normal dhe tërthor). Në figurën 2.7 është paraqitur pamja e dinamometrit tre komponentësh me unazat elastike a), ndërsa në detalin b) është dhënë pamja e unazave me daljet anësore si dhe renditja e shiritave matës në secilën unazë ( 1 – unaza, 2 – kyҫjet, 3 – bulonat). E meta themelore e dinamometrave të cilët shfrytëzohen për matjen e komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të rrafshët është që ata paraqesin elemente
  • 16. 16 plotësuese në sistemin përpunues të cilat duhet të merren parasysh gjatë provave (p.sh. ndikimi i ngurtësisë ë dinamometrit në madhësitë dalëse të procesit të retifikimit). Figura 2.6 Skema e dinamometrit dhe mënyra e matjes së komponentëve së rezistencës së prerjes 𝑭𝒕 dhe 𝑭 𝒏 gjatë retifikimit të rrafshët periferik
  • 17. 17 Figura 2.7 Dinamometri tri komponentësh për matjen e komponentëve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit të rrafshët (a) dhe detali i unazave elastike me shiritat matës (b) 2.2.4 MATJA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË RETIFIKMIT TË JASHTËM RRETHOR NË MAKINËN RETIFIKUESE PA QENDRA Këtu do të paraqitet metoda e matjes së komponentës së rezistencës së prerjes gjatë retifikimit në makinën retifikuese pa qendra, e cila bazohet në parimin hidraulik – shfrytëzimin e kushinetava hidrostatike të bushtit të gurit ratifikues. Kjo mënyrë e matjes është paraqitur në mënyrë skematike në figurën 2.8. Në prerjen radiale të kushinetës së bushtit të gurit retifikues vërehen kanale (1 - 6), të cilat në mënyrë të barabartë janë të shpërndara nëpër perimetër (hapi këndor 60°) dhe të shpërndara në ҫifte nga dy kanale ballë për ballë të lidhur për shpërndarësin me membranën kompensuese (detali në figurën 2.8b). Lëvizja e membranës së shpërndrarësit shfaqet për shkak të veprimit të forcës (rezistencës në procesin e retifikimit), dhe prodhon presione të ndryshme. Sipërfaqet përkatëse të kanaleve paraqesin forcat 𝑭 𝟏, 𝑭 𝟐 dhe 𝑭 𝟑 në drejtimin 1 - 4 , 2 - 5 dhe 3 - 5.
  • 18. 18 Vlerat e këtyre forcave maten me matësin e presionit dhe të komponentëve të instrumenteve matëse të paraqitura në figurën 2.8a (mund të lexohen dhe të regjistrohen në formë të shkrimit me ndihmën e plotorit). Vlerat e komponentëve të rezitencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 përcaktohen me ndihmën e poligonit të forcave sipas figurës 4.8c nga shprehjet në vijim: (1)............................ 𝑭 𝒏 = 𝑭 𝟏 + 𝟎. 𝟓 ∗ (𝑭 𝟐 − 𝑭 𝟑) (2)............................ 𝑭𝒕 = 𝟑 𝟐 ∗ (𝑭 𝟐 + 𝑭 𝟑) Siҫ vërehet, në këtë rast në sistemin përpununes nuk futen elemente të veҫanta, të cilat mund të shkaktojnë ndryshime të karakteristikave të njëjta. Figura 2.8 Skema e matjes së komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 gjatë retifikimit të jashtëm rrethor në makinën retifikuese pa qendra
  • 19. 19 2.3 VARTËSIA E KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJEVE GJATË RETIFIKIMIT NGA KOHA DHE KUSHTET E PËRPUNIMIT 2.3.1 NDRYSHIMI I KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË RETIFIKIMIT GJATË nKOHËS SË PËRPUNIMIT Ndryshimi i rezistencës së prerjes gjatë kohës së retifikimit ka zakonisht karakter si në vijim: në fillim të procesit të retifikimit (pas rrafshimit të gurit retifikues) shfaqet rritja e rezistenëc së retifikimit, kryesisht për shkak të rritjes graduale të thellësisë së vërtetë të prerjes, ndikimit të konsumit të gurit ratifikues, deformimeve elastike të elementeve të sistemit përpunues si dhe ndikimit të topitjes së gurit retifikues. Ndryshimi i rezistencës së retifikimit në vazhdim të kohës së përpunimit varet dukshëm nga kushtet e përpunimit (karakteristikës së gurit ratikues dhe material të detalit, regjimit të retifikimit, ngurtësisës së sistemit punues), me ҫ'rast me ndikim të veҫantë janë ndryshimet në sipërfaqen punuese të gurit retifikues të cilat e përcjellin procesin e retifikimit ( konsumi i korrizave abrazive, ngjitja e grimave të materialit të cilat punohen në sipërfaqen punuese të gurit ratifikues , intensiteti i konsumit dhe vetëmbrehja e gurit ratifikues). Në të vërtetë pas arritjes së thellësisë stabile të retifikimit, ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes është pasojë e ndikimit të topitjes së gurit retifikues (zvogëlimit të aftësisë perëse të tij) dhe i shfaqjes së vibrimeve ekscituese në procesin e retifikimit. Në disa raste në vazhdim të përpunimit vjen deri tek zvogëlimi i komponentëve të rezistencës së retifikimit e pastaj deri te rritja përsëri e tyre në fund të periodës së qëndrueshmërisë së gurit retifikues, ndërsa në disa raste komponentët e rezistencës së prerjes rriten deri te momenti i arritjes së periodës së qëndrushmërisë së gurit retifikues e pastaj kemi një rënie të tyre. Andaj, siҫ është theksuar, komponenta normale e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 është më e madhe se komponenta tanagjentore 𝑭𝒕. Intensiteti I tyre po ashtu ndryshon gjatë kohës dhe varet nga kushtet e përpunimit.
  • 20. 20 Në figurën 2.9 është paraqitur vartësia e komponentës së rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 të thellësisë së vërtetë të prerjes 𝒂 𝒔 (a) si dhe të raportit 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 (b) nga koha gjatë retifikimit të rrafshët me tërë legurën speciale – shpejtësia rrotulluese me gurin retifikues nga elektrokorundi normal 𝑬𝒌𝟏𝟏𝟎𝑴𝟔 (𝒗 𝒕 = 𝟐𝟖𝒎/𝒔, 𝒗 𝒖 = 𝟑𝟎𝒎/𝒎𝒊𝒏 dhe 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎). Figura 2.9 Vartësia e komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 dhe raportit 𝑭 𝒏 /𝑭𝒕 nga koha e përpunimit gjatë retifikimit të rrafshët Në fillim të kohës së retifikimit thellësia e vërtetë e prerjes rritet dukshëm, ҫka shkakton rritje të komponentës së rezistencës së retifikimit. Pastaj, në vazhdim të procesit të prerjes thellësia e retifikimit rritet më ngadalë, kështu që edhe rritja e komponetëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 rritet më ngadal. Në këtë rast komponenta normale e rezistencës së prerjes ka intensitet më të madh të rritjes për shkak të ndikimit të topitjes së gurit retifikues, ҫka shkakton rritje të raportit 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 gjatë kohës së retifikimit. Gjatë shfaqjes së vibrimeve vetë ekscituese intensive shkaku i topitjes së gurit retifikues (arritje e periodës së qëndrushmërisë së gurit retifikues) pasohet zbritje e komponentëve të rezistencës së retifikimit (𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕) si dhe raporteve të tyre (𝑭 𝒏 /𝑭𝒕).
  • 21. 21 Shembulli i dytë është paraqitur në figurën 2.10 ku është ilusturar karakteri i ndryshimeve të komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 (a) dhe i thellësisë së vërtetë të prerjes 𝒂 𝒔 (a) gjatë kohës (numrit të hapave). Kjo ka të bëjë me rastin e retifikimt të rrafshët të ҫelikut me gurin retifikues nga elektrokorundi i bardhë i 𝑬𝒌𝟔𝟎𝑳 për 2 thellësi të retifikimit 𝒂 = 𝟔 𝒅𝒉𝒆 𝟐𝟎 µ𝒎 dhe shpejtësi të lëvizjes ndihmëse 𝒗 𝒖 = 𝟏𝟖𝒎/𝒎𝒊𝒏. Vërehet se deri në 5 hapa thellësia e vërtetë as dhe komponenta e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 dukshëm rriten, e pastaj thellësia e vërtetë e retifikimit stabilizohet ndërsa komponentët e rezistencës së retifikimit bien deri në 50 hapa të retifikimit. Në vazhdim të procesit të retifikimit vlerat e tyre stabilizohen, ndërsa pastaj përsëri rriten (siҫ është paraqitur në shembullin në vijim). Figura 2.10 Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 (a) dhe thellësisë së vërtetë të prerjes 𝒂 𝒔 (b) gjatë retifikimit të rrafshët të ҫelikut me gurin retifikues 𝑬𝒌𝟗𝟎𝑳 2.3.2 NDIKIMI I KARAKTERISTIKAVE TË GURIT RETIFIKUES NË MADHËSINË DHE KARAKTERIN E NDRYSHIMEVE TË KOMPONENTËVE TË REZISTENCËS SË PRERJES GJATË PROCESIT TË RETIFIKIMIT Karakteristikat e gurit retifikues (lloji abraziv, madhësia e kokrrizave, fortësia dhe struktura) dukshëm ndikojnë në madhësinë e komponentëve të rezistencës së retifikimit dhe karakterit të ndryshimit të tyre gjatë procesit të përpunimit. Gjatë kësaj rëndësi të veҫantë kanë lloji dhe intensiteti i ndryshimit në sipërfaqen punuese të
  • 22. 22 gurit retifikues gjatë procesit të retifikimit, të cilat dukshëm varen nga karakteristikat e gurit retifikues. Në figurën 2.11 janë paraqitur disa shembuj të ndryshimit të komponentëve të rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 (a) dhe 𝑭𝒕 (b) dhe raportit të tyre 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 (c) në vartësi nga vëllimi i metalit të hequr 𝑽 𝒎 për rastin e retifikimit të jashtëm rrethor gjatësor të ҫelikut karbonik (i përgjigjet ҫ.1730) me fortësi 𝟐𝟎 HRC të gurit retifikues prej elektrokorundit të fisnikëruar me fortësi J8 dhe me madhësi të kokrrizave abrazive të ndryshme: 46 (1), 60 (2), 120 (3), 180 (4), 240 (5) dhe 400 (6). Regjimi i retifikimit është 𝒗 𝒕 = 𝟑𝟓𝒎/𝒔, 𝒗 𝟎 = 𝟐𝟑𝒎/𝒎𝒊𝒏, 𝑺 𝒎 = 𝟐𝟎𝒎𝒎/𝒓𝒓𝒐𝒕 (gjerësia e gurit retifikues 𝟒𝟎𝒎𝒎) dhe 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎 , kështu që prodhueshmëria e përpunimit është 𝑸 = 𝟐. 𝟑𝒄𝒎 𝟑 /𝒎𝒊𝒏 (përkatësisht 𝑸` = 𝟎. 𝟗𝟓𝒎𝒎 𝟑 /𝒎𝒎𝒔). Ftohja është bërë me emulsion në sasi prej 𝟐𝟓𝒍/𝒎𝒊𝒏. Vërehet se karakteri i ndryshimit të komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 gjatë kohës së retifikimit është i ndryshueshëm, përkatësisht dukshëm varet nga madhësia e kokrrizave abrazive të gurit retifikues. Në të vërtetë gjatë retifikimit të gurit retifikues me madhësi të kokrrizave abrazive 46, 60 dhe 120 në fillim të procesit të retifikimit komponentët e rezistencës së prerjes së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 rriten dukshëm, ndërsa në vazhdim të kohës së retifikimit vazhdojnë të rriten më ngadalë. Gjatë retifikimit me gurë retifikues me madhësi të kokrrizave 180 së pari rriten pastaj bien (dhe më tutje mbeten përafërsisht konstante), derisa gjatë retifikimit me gurin retifikues me madhësi të kokrrizave 240 dhe 400 në fillim të kohës së retifikimit zvogëlohen e në vazhdim kompnentet e rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 ndryshojnë papërfillshëm. Raporti i tyre është përafërsisht konsant gjatë procesit të retifikimit, dhe atë 𝟏, 𝟖 gjatë retifikimit me gur retifikues 1 – 5, dhe rreth 𝟑, 𝟏 gjatë retifikimit me gurin retifikues 6. Arsyeja kryesore për karakter të tillë të ndryshimit të komponentëve të rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 është në intensitetin e konsumit të gurëve retifikues. Në të vërtetë gjatë retifikimit me gurin retifikues me madhësi të kokrrizave abrazive 46, 60,
  • 23. 23 120 dhe 180 është i shprehur konsumi dhe topitja e kokrrizave abrazive, derisa tek guri retifikues me madhësi 240 deri në 400 të kokrrizave abrazive është i pranishëm konsumi intensiv (dhe vetëmbrehja) i gurit retifikues. Në figurën 2.11 (d) është dhënë vartësia e madhësisë së komponentëve të rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 (d) dhe raportit të tyre (e) nga madhësia e kokrrizave abrazive përveҫ vëllimit të hequr të metaleve 𝑽 𝒎 = 𝟐𝟎𝒎 𝟑 . Vërehet që gjatë zvogëlimit të madhësive të kokrrizave abrazive avogëlohen edhe komponentët e rezistencës së prerjes ndërsa raporti i tyre rritet, përveҫ te retifikimi me gur retifikues me madhësi të kokrrizave 120. Hulumtimet e mëvonshme kanë treguar që karakteri i ndryshimeve të rezistencës së prerjes gjatë retifikimit dhe gjatë kohës varet nga madhësia e kokrrizave abrazive dhe prodhueshmërisë së përpunimit (e cila varet nga seksioni i shtresës së hequr të materialit me kokrriza abrazive). Në figurën 2.12(a) është i paraqitur ndryshimi i komponentës normale 𝑭 𝒏 dhe vartësisë nga vëllimi i hequr i metalit 𝑽 𝒎 gjatë retifikimit të jashtëm rrethor, tërthor të ҫelikut karbonik (Č1530) me gurin retifikues nga elektrokorundi me madhësi të kokrrizave të ndryshme (36, 60 dhe 80) me fortësi 𝑴 për tri madhësi të prodhueshmërisë së përpunimit 𝑸` = 𝟏. 𝟐 dhe 𝟑𝒎𝒎 𝟑 /𝒎𝒎. 𝒔 (𝒗 𝟏 = 𝟐𝟔𝒎/𝒔𝒆𝒄, 𝒗 𝟎 = 𝟏𝟐𝒎. 𝒎𝒊𝒏).
  • 24. 24 Figura 2.11. Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 (a), 𝑭𝒕 (b) dhe raporti i tyre 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 (c) gjatë kohës së retifikimit në vartësi nga madhësia e kokrrizave abrazive dhe vartësia e komponentëve 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 (d) dhe raportit të tyre 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 (e) nga madhësia e kokrrizave abrazive të gurit retifikues nga elektrokorundi i bardhë gjatë retifikimit të jashtëm gjatësor rrethor
  • 25. 25 Me hulumtimin e ndryshimit të distancës së teheve të kokrrizave abrazive 𝑳𝒛 është konstatuar që ajo ndryshon gjatë kohës së retifikimit në vartësi nga prodhueshmëria e përpunimit, ndërsa shembulli i kësaj vartësie është dhënë në figurën 2.12(b) për gurin retifikues 𝑬𝒌&𝟎𝑴. Ndryshimi i distancave të teheve prerëse të kokrrizave abrazive është pasoj e konsumit të gurit retifikues, e cila varet nga prodhueshmëria e përpunimit. Figura 2.12 Ndryshimi i komponentëve 𝑭 𝒏 (a) dhe distancës së teheve prerëse (b) gjatë kohës së përpunimit në vartësi nga madhësia e kokrrizave abrazive dhe prodhueshmëria e përpunimit gjatë retifikimit të jashtëm rrethor tërthorë Në figurën 2.13 është dhënë ndryshimi i komponentëve të rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 gjatë kohës në vartësi nga lloji i elektrokorundit (a) me gurin retifikues 𝑬𝒌𝟏𝟎𝟎𝑴𝟔 (1 – elektrokorundi normal, 2 – elektrokorundi i bardhë, 3 – elektrokorundi me CrO, 4 – monokorundi) dhe në vartësi nga struktura (4, 6 dhe 9) të gurit retifikues nga elektrokorundi me CrO 𝑬𝑲𝟏𝟎𝟎𝑴 (b) gjatë retifikimit të rrafshët të legurës speciale zjarrduruese (𝒗 𝒕 = 𝟐𝟖𝒎/𝒔, 𝒗 𝒖 = 𝟑𝟎𝒎/𝒎𝒊𝒏 dhe 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎). Vërehet se komponentët e rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 në të dy rastet janë në të rritura dukshëm në fillim të kohës së retifikimit (shkaqet janë sikur që është
  • 26. 26 theksuar në shembullin në figurën 2.9), pastaj rritja e tyre ngadalësohet me atë që pas arritjes së periodës së qëndrueshmërisë së gurit ratifikues (topitja) madhësitë e tyre zvogëlohen. Derisa madhësitë e komponentëve tangjentore të rezistencës së prerjes papërfillshëm dallohen, vlera më e madhe e komponentës normale 𝑭 𝒏 është gjatë retifikimit me gurin ratifikues nga elektrokorundi i bardhë (2) dhe elektrokorundi me CrO (3) ndërsa më e vogël gjatë retifikimit me gurin ratifikues nga elektrokorundi normal (1) dhe monokorundi (4). Me këtë rast qëndrueshmërinë më të madhe e ka guri ratifikues nga monokorundi (rreth 12min.). Figura 2.13 Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 në vartësi nga lloji i elektrokorundit (a) dhe strukturës së gurit retifikues (b) gjatë retifikimit të rrafshët të legurës speciale zjarrduruese Nga ana tjetër, madhësi më të vogël të komponentës normale të rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe qëndrueshmërisë më të madhe do të kishte gjatë retifikimit me gurin retifikues me strukturë të hapur 𝑬𝒌𝟏𝟎𝟎𝑴𝟗, derisa guri ratifikues me porozitet më
  • 27. 27 të vogël (4 dhe 6) kanë qëndrueshmëri më të vogël. Arsyeja për këtë është shfaqja më e theksuar e qitjes së grimcave të materialit i cili përpunohet në sipërfaqen punuese të gurit ratifikues me strukturë më të mbyllur. Në këtë rast me ndikim është edhe dallimi në fortësinë e vërtetë të gurit ratifikues me vlera të njejta nominale. Si shembull, në figurën 2.14 është dhënë vartësia e ndryshimit të komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭′ 𝒏 dhe 𝑭′𝒕 gjatë kohës së retifikimit të rrafshët të ҫelikut instrumental të leguruar (ҫ.4650) me gurin ratifikues 𝑪𝟔𝟎𝑰𝟔𝑽 të dy prodhuesve, të cilat kanë vlera të ndryshme të modulit të elasticitetit E (s'matje për vlerësim më të saktë të gurit retifikues): Guri ratifikues i njërit prodhues kishte model të elasticitetit rreth 𝟒𝟓 𝒌𝑵/𝒎𝒎 𝟐 ndërsa prodhuesi tjetër rreth 𝟒𝟏𝒌𝑵/𝒎𝒎 𝟐 . Vërehet se karakteri i ndryshimit të komponentës së rezistencës së retifikimit 𝑭′ 𝒏 dhe 𝑭′𝒕 në këto dy raste është mjaft i ndryshëm, ndërsa relativisht është i madh dallimi në madhësitë e tyre. Madhësia e komponentës së rezistencës së retifikimit 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 dhe karakteri i ndryshimit të tyre gjatë kohës dukshëm varen nga fortësia e gurit ratifikues. Tek guri ratifikues me fortësi më të madhe dominon konsumi i majave të kokrrizave abrazive, ndërsa për shkak të rritjes së fërkimit në zonën e kontaktit rritet edhe komponenti i rezistencës së prerjes. Tek guri ratifikues me fortësi më të vogël shfaqet konsumi intensiv për shkak të thyerjes – plasaritjes dhe rrokullisjes së kokrrizave, ashtu që komponentët e rezistencës së prerjes mbeten të pandryshuar ose kemi ulje gjatë rrjedhës së kohës.
  • 28. 28 Figura 2.14 Vartësia e ndryshimit të komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 , gjatë kohës së retifikimit të rrafshët të ҫelikut instrumental me gurët ratifikues me fortësi nominale të njejtë ndërsa reale të ndryshme Në figurën 2.15 janë dhënë ndryshime të komponentëve 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 gjatë retifikimit të jashtëm gjatësor rrethor të ҫelikut jo të leguruar me qëndrueshmëri në tërheqje 60 – 70 daN/mm2 me gurin ratifikues nga elektrokorundi normal Ek46I, Ek46D dhe Ek46R. Regjimi i retifikimit ishte: 𝒗 𝒕 = 𝟐𝟖𝒎/𝒔, 𝒗 𝒖 = 𝟑𝟎𝒎/𝒎𝒊𝒏, 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎 dhe 𝒔 𝒖 = 𝟐𝟓 𝒎𝒎/𝒓𝒓𝒐𝒕 (gjerësia e gurit ratifikues 50mm). Vërehet që gjatë retifikimit me gur ratifikues me fortësi R komponentët e rezistencës 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 rriten gjatë rrjedhjes së kohës së përpunimit, tek puna me gurin retifikues me fortësi L mbeten përafërsisht konstante, ndërsa gjatë retifikimit me gur ratifikues me fortësi I bien gjatë kohës së përpunimit (nuk është bërë matje në vet fillimin e procesit të retifikimit).
  • 29. 29 Figura 2.15 Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 gjatë kohës së retifikimit të jashtëm rrethor gjatësor të ҫelikut jo të leguruar me gurë ratifikues me fortësi të ndryshme Gjatë zvogëlimit të fortësisë së gurit retifikues zvogëlohen rezistencat e prerjes për shkak të kësaj është rezulton që guri retifikues me fortësi më të vogël ka kunsum më intensiv dhe efekti i vetmbrehjes së gurit retifikues është më i shprehur. Në figurën 2.16 është paraqitur ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏(a), 𝑭𝒕(b) dhe e raportit 𝑭 𝒏/𝑭𝒕(c) gjatë kohës së përpunimit (numri i hapave) për rastin e retifikimit të rrafshët të ҫelikut karbonik me gurin ratifikues nga elektrokorundi me madhësi të kokrrizave 30 por me fortësi të ndryshme (G, I, J dhe K). Regjimi i retifikimit ishte: 𝒗 𝒕 = 𝟐𝟖𝒎/𝒔, 𝒗 𝒖 = 𝟑𝟎𝒎/𝒎𝒊𝒏 dhe 𝒂 = 𝟎. 𝟎𝟎𝟓𝒎𝒎.
  • 30. 30 Vërehet se komponentët e rezistencës së prerjes kanë ndryshuar pak gjatë kohës së retifikimit me gur ratifikues (G), guri retifikues ka punuar me vetëmbrehje sepse edhe koeficienti i konsumit Y ishte i vogël dhe konstant gjatë kohës së retifikimit. Mirëpo, gjatë retifikimit me gur ratifikues me fortësi më të madhe komponenta e rezistencës 𝑭 𝒏 rritet gjatë kohës, ndërsa madhësia e saj është më e madhe sa më e madhe të jetë fortësia e gurit ratifikues. Vlera më e vogël e raportit 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 është tek guri retifikues me fortësi më të madhe. Ndikimi i karakteristikave të gurit retifikues në komponentët e rezistencës së fërkimit dhe raportit të tyre (𝑭 𝒏/𝑭𝒕) varet në masë të madhe nga karakteristikat e materialit i cili përpunohet (përbërja kimika, struktura, fortësia etj.). Figura 2.16 Ndryshimi i komponentëve të rezistencës së prerjes 𝑭 𝒏 dhe 𝑭𝒕 dhe raporti 𝑭 𝒏/𝑭𝒕 gjatë kohës së retifikimit të rrafshët të ҫelikut me gurë ratifikues me fortësi të ndryshme
  • 31. 31 3. PËRFUNDIMI Materiali i gurëve retifikues mund të jetë me prejardhje natyrore apo artificiale me përbërje kimike të ndryshme dhe me fortësi të madhe. Në materialet abrazive natyrale hyjnë: kuarci, zmerili, korundi dhe diamanti. Në materialet abrazive artificiale hyjnë: elektrokorundi, karbidi i silicit (karborundi), karbidi i borit, nitridi i borit, diamanti artificial etj. Elektrokorundi (E) është një shkrirje ku si element kryesor është 𝐴𝑙2𝑂3 me 91 – 96% tek elektrokorundi normal dhe 97 – 98% tek elektrokorundi i bardh (EB). Ka veti më të mira se korundi natyral. Sipas shkallës së Mosit fortësia e materialeve abrazive është: korundi 6; karbokorundi 9,5; barozoni 9,9 dhe diamanti 10. Kokrrizat e materialeve abrazive dueht të kenë fortësi më të madhe se materialet që përpunohen me to, ky është edhe kushti i zgjedhjes së tyre (ku dihet se ҫeliku i paskalitur ka fortësinë sipas Mosit 5 – 6 ). Fortësia e gurëve retifikues paraqet rezistencën e lëndës lidhëse për të mos lejuar shkëputjen e kokrrizave të materialit abraziv nga sipërfaqja e gurit retifikues nën veprimin e forcave të jashtme. Sa më me lehtësi të shkëputen kokrrizat nga guri, aq më i butë është guri dhe anasjelltas. Madhësia e kokrrizave në strukturë duhet të jetë e njejtë, në mënyrë që vetitë prerëse të ҫdo guri të jenë të njejta. Mirëpo kokrrizat e gurit retifikues janë të konsumueshme, topiten me ҫ'rast zvogëlohen aftësitë prerëse të tij, prandaj edhe nevojitet matja e komponentëve të rezistencës së prerjes e cila përcakton vlerat e rezistencës së prerjes gjatë procesit të retifikimit.
  • 32. 32 4. LITERATURA Literatura në të cilën jemi bazuar, apo referencat për punimin e këtij punimi seminarik i kemi huazuar nga ligjeruesi i lëndës Dr.sc.Avdi Salihu dhe Msc.Shpëtim Salihu. Përpunimi me prerje I – Mr. inxh. Zijadin Krasniqi