SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
ALMA IKU
(Skena: Zyra e drejtorit të përgjithshëm të një firme të madhe. E mbajtur mirë, ndenjëse,
kanape, tavolina të vogla, ndoshta ndonjë dollap, telefon, letra, një rrëmujë e madhe).
Drejtori: (Kthehet nga një udhëtim i gjatë dhe është dita e parë në zyrën e tij. Përzien
letrat e tij, flet me vete)
Alma... Alma... m... m... m... po, e... jo, jo më me këto çeqe. (Nevrikoset)
Do na fusin ne burg fare keta... Alma më merr në telefon Dinon... Merre dhe ma jep mua
t’ia qendis dy fjale... Përpara se të me fusin mua brenda, do fus unë atë...
Alma... Alma... (bërtet, shikon orën e tij, çohet) Sa është ora? Ka kaluar nga 10:30.
(shkon në anë zyrës) Alma... ku është?... nuk erdhi akoma...
(me ironi) Kjo është zyrë... zyre per koke te zyres!...
(Kthehet nga njerëzit) Më falni që nuk u prezantova...
Keni dëgjuar ‘zëri që bërtet në shkretëtirë’. E pra, ky zë jam unë. Shkretërira është zyra
ime... dhe sigurisht ai që pëllet si gomar, më falni për shprehjen, jam unë...
E natyrshme është... jepu gishtin të të marrin krahun... ashtu siç po ndodh me mua tani...
E-mail pa përgjigje, fax 3 ditor, letra për arkiv... letra, çeqe... mistere, porosi.... Moj
Alma, moj Alma...
Te kthehem nga Italia dhe te gjej këtë rrëmujë në zyrën time... Dhe është ora 10:30...
domethënë në ç’orë ke ndërmend të vish që të fillojmë punë? Ne oren 4?
(Nxehet) Më vjen të filloj e të bërtas... por jo... jo... asnjëherë të bërtitura.
Një manaxher i mirë asnjëherë nuk bërtet... në vend që të bërtasë, qesh... lejon të tjerët të
bërtasin. Ai vetëm qesh... vetëm qesh... Qesh me të tjerët, qesh me veten e tij te mjere, me
gjendjen e tmerrshme të zyrës së tij...
Duhet te kemi dhe pak kujdes, se e kemi edhe një farë moshe... doktorët thonë ‘35 – 45
hai risk’, kemi edhe disa tubacuone këtu (tregon zemrën e tij) dhe duhet ti kemi kujdes...
(Qesh dhe imiton me ironi) Zoti Drejtor, a mund të mungoj dy orë?...
Po Alma edhe tre po të duash...
Të shkoj pak deri poshte z. Drejtor? Deri në Konispol mund të shkosh Alma...
Ju bezdis nëse do të mungoj 1 – 2 orë në mëngjes?
Jo, e pse te më bezdisë? Dhe ja rezultati tani.
(Kërkon letra, nxjerr nga çanta e tij zarfe...merr leter dhe fillon të shkruajë... nevrikoset).
E po jo, nuk bëhet me kështu, unë nuk shkruaj, une diktoj... Përse i paguajmë paratë?
Miliona... dhe tatime dhe sigurime shoqërore dhe shtetit dhe komunes dhe cdo misteri
tjeter, që të kemi njerëzit tanë në orën që na nevojiten dhe jo kur të vijë Krishti...
(Shfryn, përpiqet të marrë në telefon... bërtet) Nuk ka njeri këtu... asnjë? Diana, Blerina
Anila ...
(shikuesve) Urdhëro, një ushtri e tërë! Sekretare, ekonomiste sa të hanë pulat... Pulat
vecse kanë të hanë, ndërsa unë nuk kam njeri që të me bëj punën...
(Hyn një sekretare, Jonida).
Jonida: Miredita z.Drejtor, mirë se erdhët, më thirret?
Drejtori: Mirë se erdhëm, por me sa shoh, do ikim menjëherë.
Jonida: Do ikni menjëherë?
Drejtori: Do iki ose në çmendinë ose në Urgjencë... do zgjedh ose hemorragji cerebrale
ose infrakt në zemër...
Jonida: Ç’farë po thoni z. Drejtor?
Drejtori: Ç’farë po them, ç’farë po them? Ku është Alma...? E ka shkatërruar fare zyrën...
Kujt do t’i diktoj të shkruajë, kush do të më informojë? Kthehem nga jashte dhe këtu
behet gjema.
(Diana shikon me habi dhe përpiqet të ndihmojë).
Drejtori: Sillem pak çekun e Gjergjit...
Jonida: Cilin çek z. Drejtor? (Përpiqet, është e gatshme, por nuk di).
Drejtori: Mirë mirë, lëre çekun dhe ulu të shkruash... (Fillon të flasë dhe shikon letrat e
tij) “Z. Papuciu... në përgjigje të letrës suaj me 23/4...” sa ishte 23/4? Ja shiko të lutem ne
c’date ishte...?
Jonida: Ku të shikoj z. Drejtor?
Drejtori: (Ulet në karrigen e tij, qetësohet) Lëri fare, lëri te gjitha dhe më thuaj një gjë: Alma ku është?
Jonida: Nuk e di z. Drejtor, ka tre ditë që nuk ka ardhur.
Drejtori: Tre ditë? Ç’farë ka ndodhur? Ku është? Morët në telefon në shtëpi?
Jonida: Po, por nuk përgjigjet... U interesuam që ditën e parë... por asgjë...
Drejtori: Si asgjë, si asgjë? Ja ta marr vetë, më jep numrin e saj të telefonit... (telefonon) –
Asgjë. E çuditshme... Ku të telefonojmë? Në spitale? Behet lemsh, hajt ti gjesh fillin?
(mendohet) Ja nje sekonde... prindërit e saj... Bashkë nuk rrinin? As ata nuk përgjigjen?
Jonida: Jo asnjë!
Drejtori: (Me ironi) Fundjavë në Sarandë... A Shqipëri e pavdekshmja Shqipëri me
punëtorët dhe punëtoret tua... Di gje ku e kanë vilën? (Serioz dhe i hidhëruar).
Jonida: Nuk kanë vilë z. Drejtor... me sa di unë te pakten! Nuk ra rasti ndonjëherë...
Drejtori: Kush është tjetër në zyrë... i shkon mendja ne ndonje vend tjeter dikujt? Ja
pyet... ku të kërkojmë...?
(Ngelet vetëm në zyrë, flet me vete dhe mendohet)
Floktore jo, spitale jo... Vetëm nëpërmjet Kryqit të Kuq mund të gjejmë diçka...
Tani unë po tallem...dhe qesh... por ja qe fillova të shqetësohem.
Është vajzë e sjellshme, serioze, e matur... anon pak nga e shenjta, me frikë Perendie, por
jo edhe ndonje gje e tmerrshme...
Megjithatë mua ma bën punën dhe shumë mirë madje... U bëra merak... opo u shqetësova
jashtë mase...
Jonida... eja të marrësh në telefon policinë...
Jonida: (Shfaqet) Policinë?
Drejtori: U bëra merak Jonida, fillova të shqetësohem... Le ti leme shakate tani. Na
ngelen burgjet, salla e autopsisë, policia, çfarë tjetër...? Të shkon mendja diku tjetër...?
Jonida: (Shumë, shumë e druajtur dhe me vështirësi) E dini z. Drejtor, mua më shkon...
dmth jo... por ja... m... m... diçka më shkon ndërmend, sigurisht e pamundur, por ja... lëre
më mirë... ndoshta është e kotë... lëre...
Drejtori: He Jonida (me ironi) thuaje, do të të ndihmoj unë... të kërkojmë në maternitet...
shkon për bukuri... Tre ditë mjaftojne...
Jonida: Çfarë thoni z. Drejtor, Alma s’eshte as e martuar dhe as...
Drejtori: Epo si ben keshtu edhe ti... vajzë e re është, goxha vajzë, si ujët e ftohtë... në
ditët që jetojmë ndodhin këto...
Jonida: Po ajo nuk eshte as e fejuar...
Drejtori: Ti po flet sikur je nga planet tjeter... Në ditët tona është kaq e natyrshme... Nuk
flas për martese, as për fejese... Një aksident, një aksident i vogël... (me ironi) një
pakujdesi... Çfarë do ti që të bëjme, ta varim vajzën kokëposhtë?
Jonida: (E ngrysur, me kokën e ulur dhe e heshtur).
Drejtori: C’pate Jonida? Përse u prishe ne fytyre? Mirë mirë lëri maternitetin, e kuptoj, të
mërzita... Merr në telefon policinë të shohim se çfarë ka ndodhur...
Jonida: Z. Drejtor, mendoj se policia nuk do të vlejë për asgjë.
Drejtori: Po ti merre njëherë dhe të pyesim me emrin e saj për ndonjë aksident, a ndonjë
karambol me makinë, që të jemi të sigurt.
Jonida: (Shumë ngadalë, por me siguri dhe me dhembje) Mendoj se nuk do të na
ndihmojë në asgjë... Siç kisha filluar t’ju them... mua diku tjetër më shkon mendja...
shumë larg.
Drejtori: Edhe mua... por thamë i lemë maternitetet, çfarë na ngelet?
Jonida: (e heshtur, e shikon, flet me vështirësi)... E dini këto ditë që u zhduk, u shqetësova
shumë... Bëra edhe shumë telefonata të tjera... e kërkova kudo...
Drejtori: Ja vazhdo, vazhdo...
Jonida: Alma ka një gjyshe dhe një gjysh. Na fliste gjithmonë për ata. I donte shumë, i
respektonte, shkonte pasditeve atje dhe u bente shoqeri, i ndihmonte, u pastronte
shtëpinë... Nuk përgjigjet as telefoni i tyre...
Drejtori: As gjyshi dhe gjyshja?... asnjë?
Jonida: E kuptoni se sa u shqetësova... u çmenda. Nuk dija se çfarë të bëja, ku të pyesja...
mendova vëllain e saj... është ushtar. E kam njohur... thashë do dijë dicka... e kërkova në
telefon në repartin e tij... (hesht)
Drejtori: Çfarë ndodhi, çfarë të thanë?
Jonida: (Hesht)
Drejtori: Jonida fol...
Jonida: Është zhdukur këtu e tre ditë dhe e kërkojnë...
Drejtori: Tre ditë... tre ditë (bërtet me dyshim) të gjithë tre ditë... Do çmendem fare. Çfarë
u bë në këto tre ditë, erdhi fundi i botës?
Jonida: (Ndërhyn) Si e thatë z. Drejtor?
Drejtori: Çfarë thashë, çfarë thashë? Nuk e di se çfarë thashë..
Jonida: (E zverdhur) Fundi i botës thatë? Fundi i botës?
Drejtori: Jonida eja në vete... Deri tani unë bëja shaka, tani po ben ti? Nuk thashë ndonjë
gjë... budallallik...
Jonida: Mendoj z. Drejtor se padashur thatë të vërtetën, të vërtetën e vetme.
Drejtori: Dmth, çfarë do të thuash?
Jonida: E dini se Alma ishte shumë serioze me Perëndinë.
Shkonte shpesh në Kishë dhe besonte me të vërtetë... Kishim folur shpeshherë për shumë
dhe për të gjitha...
E dija se ku shkonte, tek cila kishë bënte pjesë. Me kë bënte shoqëri... Më fliste shpesh
për Perëndinë për Qiellin... për ditët tona...
(Pushon, përkulet... fillon të qajë).
Drejtori: Jonida çfarë ke, çfarë po ndodh, çfarë janë të gjitha këto? Nuk po kuptoj...
(Ngrihet dhe shkon pranë saj).
Jonida: (Ngre kokën e saj) Dje në mbrëmje shkova në kishën ku shkonte Alma... dhe ishte
e mbyllur.
Drejtori: E çfarë doje, të ishte hapur në mesjavë? Nuk është hapur në mes te javës, ku
jemi, ne Javën e Madhe të Pashkës.
Jonida: Alma nuk shkonte vetëm për këto gjëra apo sepse ishte e detyruar. Alma e dinte
se çfarë besonte, besonte drejt, me të vërtetë dhe me gjithë zemër. (qan)
Drejtori: Mirë bënte, ti tani përse qan...? Do me çmendesh fare, çfarë ke...? Të kishte
marrë para borxh dhe po e kërkon?
Jonida: Z. Drejtor dëgjoni... siç shkova dhe pashë kishën të mbyllur, u kujtova, kujtova
çdo gjë...
Jonida më thoshte: “ përse nuk kërkon të vijë Krishti në jetën tënde, nesër ndoshta do të
jetë vonë, do të vijë Krishti në tokë, do të marrë të Tijët, nuk e shikon të keqen Jonida,
nuk i shikon ditët tona?
Përse nuk kërkon të bëhesh fëmijë i Perëndisë, përse nuk e bën sot, tani? Po ikim Jonida,
po ikim... Do të bëhet rrëmbimi dhe ti do të ngelesh mbrapa, këtu poshtë... Dhe atëhere
çfarë do të bësh?”
I kërkoja libra, lexoja, dëgjoja kaseta, shkoja bashkë me të në shtëpi... Nëna e saj, vëllai i
saj... Diçka brenda meje më thoshte se kishin të drejtë, se ata janë të drejtët... Por tani...
tani... u bë... (qan me të madhe)
Drejtori: U bë... dmth u c’u bë dhe unë nuk s’mora vesh asgjë? Çfarë gjë e tmerrshme
ndodhi?
Jonida: Alma... tre ditët... gjyshi dhe gjyshja... vëllai i saj... kisha e saj...
z. Drejtor ndoshta u bë... u bë dhe është shumë vonë për të gjithë ne...
Më kishin bërë dhuratë një Dhiatë të Re tani afër... të ta sjell... ta shihni... një moment...
(ngrihet).
Drejtori: Jo, Jonida, mos u largo, mos ik, këto nuk janë shaka...
Prit të mendohemi... shiko...
Dëgjo se çfarë më erdhi në mendje.
Besua, një bashkëmoshatari im. I... shenjti Beso... vetë Zoti ynë Jezu Krisht mbi tokë,
vetëm kurorë të ndritshme nuk kishte.
Ai... ai do të na zgjidhë misterin... Prit... (kërkon katalogun... merr në telefon) Ai gjithë
ditën me Krishtin ishte... I shenjtë, i shenjtë ishte... Prit.
(Merr numurin dhe dridhet). Ai dhe vetëm ai... po shkoi në Qiell do të zhduken engjëjt...
Po...?
Beson ju lutem..., po Beson, çfarë?
Një shoku i tij... po personale, personale, nuk është aty?
Në ç’orë të marr prapë...?
Nuk e dini...?! Ja shikoni se kur, ju lutem, ja shikoni... Është urgjente...
Dua ti flas... Nuk dini asgjë...?!
Po çfarë u bë u zhuk?! U hap toka dhe e përpiu? Mungon ditë?
Nuk e dini?
T’ju lehtësoj? Mos ndoshta mungon tre ditë?
Ku e di? Po më thoni të vërtetën? Tre ditë mungon? Vetëm tre ditë? (bërtet).
Perëndia im... (i bie receptori)
Jonida... Besua i shenjtë... edhe ai mungon tre ditë... dhe ne e tallnim... Dhe ishte
gjithmonë Beson zemër mirë i dackave... Ne të zgjuarit... Tani...
(Jonida që është afër tij ka mbuluar fytyrën dhe qan)
Dhe nëse është kështu tani, tani do të fillojnë të vijnë të gjitha, njëra pas tjetrës...
Antikrishti... 666... vula... populli i Izraelit
Jonida: (hidhet) Po mirë po ju ku i dini të gjitha këto?
Drejtori: (Tund kokën me dhimbje dhe flet ngadalë)
Unë Jonida i di këto shumë kohë më përpara, më përpara se ty dhe Alma.
Ishit të palindura akoma kur unë shkoja në kishë, në një kishë të tillë të vogël në fshatin
tonë siç është kisha e Almes.
Në fillim mblidhej në shtëpinë tonë kisha... pastaj... biznes.
Bënim darkën e Zotit në gotat e vogla të likerit. I vogël... i mbaj mend të gjitha... Pastaj
kredi... para... udhëtime... ti futim në burg, të na fusin në burg.
U mbytën të gjitha këto Jonida, i mbyta me duart e mia...
(Heshtje, koka midis duarve)
Tani...? U bë...? Më kujtohet... më kujtohet... ‘Ja qëndroj tek dera dhe trokas’... Krishti...
jashtë tek dera... një jetë të tërë jashtë – hajde nesër, hajde pasnesër... jashtë derës sime
vdiq... jashtë derës sime u ringjall... Tani unë jam jashtë derës së Tij...
Jonida: (Në mes të ngashërimeve) Mbaj mend frazën e saj në Dhiatën e Re, thoshte: ... që
të jetojmë përjetësisht në Qiell...
Drejtori: (me dhimbje) U bë kjo tani Alma, harroje...
Ti do të jetosh dhe prindërit e tu dhe vëllai yt dhe gjyshi dhe gjyshja dhe... ai që hapte
kishën tuaj...
Ne? Do të ndjekim kreditë, të mos protestojnë dhe z. Papuçiu që të mos na fusë në burg...
(shpërthen me lot)
E, jo, jo, ky është mashtrim i madh... Humbëm Jonida... humbëm... i humbëm të gjitha...
Është shumë vonë Perëndia im...
FUND

More Related Content

Featured

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at WorkGetSmarter
 

Featured (20)

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 

Alma iku

  • 1. ALMA IKU (Skena: Zyra e drejtorit të përgjithshëm të një firme të madhe. E mbajtur mirë, ndenjëse, kanape, tavolina të vogla, ndoshta ndonjë dollap, telefon, letra, një rrëmujë e madhe). Drejtori: (Kthehet nga një udhëtim i gjatë dhe është dita e parë në zyrën e tij. Përzien letrat e tij, flet me vete) Alma... Alma... m... m... m... po, e... jo, jo më me këto çeqe. (Nevrikoset) Do na fusin ne burg fare keta... Alma më merr në telefon Dinon... Merre dhe ma jep mua t’ia qendis dy fjale... Përpara se të me fusin mua brenda, do fus unë atë... Alma... Alma... (bërtet, shikon orën e tij, çohet) Sa është ora? Ka kaluar nga 10:30. (shkon në anë zyrës) Alma... ku është?... nuk erdhi akoma... (me ironi) Kjo është zyrë... zyre per koke te zyres!... (Kthehet nga njerëzit) Më falni që nuk u prezantova... Keni dëgjuar ‘zëri që bërtet në shkretëtirë’. E pra, ky zë jam unë. Shkretërira është zyra ime... dhe sigurisht ai që pëllet si gomar, më falni për shprehjen, jam unë... E natyrshme është... jepu gishtin të të marrin krahun... ashtu siç po ndodh me mua tani... E-mail pa përgjigje, fax 3 ditor, letra për arkiv... letra, çeqe... mistere, porosi.... Moj Alma, moj Alma... Te kthehem nga Italia dhe te gjej këtë rrëmujë në zyrën time... Dhe është ora 10:30... domethënë në ç’orë ke ndërmend të vish që të fillojmë punë? Ne oren 4? (Nxehet) Më vjen të filloj e të bërtas... por jo... jo... asnjëherë të bërtitura. Një manaxher i mirë asnjëherë nuk bërtet... në vend që të bërtasë, qesh... lejon të tjerët të bërtasin. Ai vetëm qesh... vetëm qesh... Qesh me të tjerët, qesh me veten e tij te mjere, me gjendjen e tmerrshme të zyrës së tij... Duhet te kemi dhe pak kujdes, se e kemi edhe një farë moshe... doktorët thonë ‘35 – 45 hai risk’, kemi edhe disa tubacuone këtu (tregon zemrën e tij) dhe duhet ti kemi kujdes... (Qesh dhe imiton me ironi) Zoti Drejtor, a mund të mungoj dy orë?... Po Alma edhe tre po të duash... Të shkoj pak deri poshte z. Drejtor? Deri në Konispol mund të shkosh Alma... Ju bezdis nëse do të mungoj 1 – 2 orë në mëngjes? Jo, e pse te më bezdisë? Dhe ja rezultati tani. (Kërkon letra, nxjerr nga çanta e tij zarfe...merr leter dhe fillon të shkruajë... nevrikoset). E po jo, nuk bëhet me kështu, unë nuk shkruaj, une diktoj... Përse i paguajmë paratë? Miliona... dhe tatime dhe sigurime shoqërore dhe shtetit dhe komunes dhe cdo misteri tjeter, që të kemi njerëzit tanë në orën që na nevojiten dhe jo kur të vijë Krishti... (Shfryn, përpiqet të marrë në telefon... bërtet) Nuk ka njeri këtu... asnjë? Diana, Blerina Anila ... (shikuesve) Urdhëro, një ushtri e tërë! Sekretare, ekonomiste sa të hanë pulat... Pulat vecse kanë të hanë, ndërsa unë nuk kam njeri që të me bëj punën... (Hyn një sekretare, Jonida).
  • 2. Jonida: Miredita z.Drejtor, mirë se erdhët, më thirret? Drejtori: Mirë se erdhëm, por me sa shoh, do ikim menjëherë. Jonida: Do ikni menjëherë? Drejtori: Do iki ose në çmendinë ose në Urgjencë... do zgjedh ose hemorragji cerebrale ose infrakt në zemër... Jonida: Ç’farë po thoni z. Drejtor? Drejtori: Ç’farë po them, ç’farë po them? Ku është Alma...? E ka shkatërruar fare zyrën... Kujt do t’i diktoj të shkruajë, kush do të më informojë? Kthehem nga jashte dhe këtu behet gjema. (Diana shikon me habi dhe përpiqet të ndihmojë). Drejtori: Sillem pak çekun e Gjergjit... Jonida: Cilin çek z. Drejtor? (Përpiqet, është e gatshme, por nuk di). Drejtori: Mirë mirë, lëre çekun dhe ulu të shkruash... (Fillon të flasë dhe shikon letrat e tij) “Z. Papuciu... në përgjigje të letrës suaj me 23/4...” sa ishte 23/4? Ja shiko të lutem ne c’date ishte...? Jonida: Ku të shikoj z. Drejtor? Drejtori: (Ulet në karrigen e tij, qetësohet) Lëri fare, lëri te gjitha dhe më thuaj një gjë: Alma ku është? Jonida: Nuk e di z. Drejtor, ka tre ditë që nuk ka ardhur. Drejtori: Tre ditë? Ç’farë ka ndodhur? Ku është? Morët në telefon në shtëpi? Jonida: Po, por nuk përgjigjet... U interesuam që ditën e parë... por asgjë... Drejtori: Si asgjë, si asgjë? Ja ta marr vetë, më jep numrin e saj të telefonit... (telefonon) – Asgjë. E çuditshme... Ku të telefonojmë? Në spitale? Behet lemsh, hajt ti gjesh fillin? (mendohet) Ja nje sekonde... prindërit e saj... Bashkë nuk rrinin? As ata nuk përgjigjen? Jonida: Jo asnjë! Drejtori: (Me ironi) Fundjavë në Sarandë... A Shqipëri e pavdekshmja Shqipëri me punëtorët dhe punëtoret tua... Di gje ku e kanë vilën? (Serioz dhe i hidhëruar). Jonida: Nuk kanë vilë z. Drejtor... me sa di unë te pakten! Nuk ra rasti ndonjëherë...
  • 3. Drejtori: Kush është tjetër në zyrë... i shkon mendja ne ndonje vend tjeter dikujt? Ja pyet... ku të kërkojmë...? (Ngelet vetëm në zyrë, flet me vete dhe mendohet) Floktore jo, spitale jo... Vetëm nëpërmjet Kryqit të Kuq mund të gjejmë diçka... Tani unë po tallem...dhe qesh... por ja qe fillova të shqetësohem. Është vajzë e sjellshme, serioze, e matur... anon pak nga e shenjta, me frikë Perendie, por jo edhe ndonje gje e tmerrshme... Megjithatë mua ma bën punën dhe shumë mirë madje... U bëra merak... opo u shqetësova jashtë mase... Jonida... eja të marrësh në telefon policinë... Jonida: (Shfaqet) Policinë? Drejtori: U bëra merak Jonida, fillova të shqetësohem... Le ti leme shakate tani. Na ngelen burgjet, salla e autopsisë, policia, çfarë tjetër...? Të shkon mendja diku tjetër...? Jonida: (Shumë, shumë e druajtur dhe me vështirësi) E dini z. Drejtor, mua më shkon... dmth jo... por ja... m... m... diçka më shkon ndërmend, sigurisht e pamundur, por ja... lëre më mirë... ndoshta është e kotë... lëre... Drejtori: He Jonida (me ironi) thuaje, do të të ndihmoj unë... të kërkojmë në maternitet... shkon për bukuri... Tre ditë mjaftojne... Jonida: Çfarë thoni z. Drejtor, Alma s’eshte as e martuar dhe as... Drejtori: Epo si ben keshtu edhe ti... vajzë e re është, goxha vajzë, si ujët e ftohtë... në ditët që jetojmë ndodhin këto... Jonida: Po ajo nuk eshte as e fejuar... Drejtori: Ti po flet sikur je nga planet tjeter... Në ditët tona është kaq e natyrshme... Nuk flas për martese, as për fejese... Një aksident, një aksident i vogël... (me ironi) një pakujdesi... Çfarë do ti që të bëjme, ta varim vajzën kokëposhtë? Jonida: (E ngrysur, me kokën e ulur dhe e heshtur). Drejtori: C’pate Jonida? Përse u prishe ne fytyre? Mirë mirë lëri maternitetin, e kuptoj, të mërzita... Merr në telefon policinë të shohim se çfarë ka ndodhur... Jonida: Z. Drejtor, mendoj se policia nuk do të vlejë për asgjë. Drejtori: Po ti merre njëherë dhe të pyesim me emrin e saj për ndonjë aksident, a ndonjë karambol me makinë, që të jemi të sigurt. Jonida: (Shumë ngadalë, por me siguri dhe me dhembje) Mendoj se nuk do të na ndihmojë në asgjë... Siç kisha filluar t’ju them... mua diku tjetër më shkon mendja...
  • 4. shumë larg. Drejtori: Edhe mua... por thamë i lemë maternitetet, çfarë na ngelet? Jonida: (e heshtur, e shikon, flet me vështirësi)... E dini këto ditë që u zhduk, u shqetësova shumë... Bëra edhe shumë telefonata të tjera... e kërkova kudo... Drejtori: Ja vazhdo, vazhdo... Jonida: Alma ka një gjyshe dhe një gjysh. Na fliste gjithmonë për ata. I donte shumë, i respektonte, shkonte pasditeve atje dhe u bente shoqeri, i ndihmonte, u pastronte shtëpinë... Nuk përgjigjet as telefoni i tyre... Drejtori: As gjyshi dhe gjyshja?... asnjë? Jonida: E kuptoni se sa u shqetësova... u çmenda. Nuk dija se çfarë të bëja, ku të pyesja... mendova vëllain e saj... është ushtar. E kam njohur... thashë do dijë dicka... e kërkova në telefon në repartin e tij... (hesht) Drejtori: Çfarë ndodhi, çfarë të thanë? Jonida: (Hesht) Drejtori: Jonida fol... Jonida: Është zhdukur këtu e tre ditë dhe e kërkojnë... Drejtori: Tre ditë... tre ditë (bërtet me dyshim) të gjithë tre ditë... Do çmendem fare. Çfarë u bë në këto tre ditë, erdhi fundi i botës? Jonida: (Ndërhyn) Si e thatë z. Drejtor? Drejtori: Çfarë thashë, çfarë thashë? Nuk e di se çfarë thashë.. Jonida: (E zverdhur) Fundi i botës thatë? Fundi i botës? Drejtori: Jonida eja në vete... Deri tani unë bëja shaka, tani po ben ti? Nuk thashë ndonjë gjë... budallallik... Jonida: Mendoj z. Drejtor se padashur thatë të vërtetën, të vërtetën e vetme. Drejtori: Dmth, çfarë do të thuash? Jonida: E dini se Alma ishte shumë serioze me Perëndinë. Shkonte shpesh në Kishë dhe besonte me të vërtetë... Kishim folur shpeshherë për shumë dhe për të gjitha...
  • 5. E dija se ku shkonte, tek cila kishë bënte pjesë. Me kë bënte shoqëri... Më fliste shpesh për Perëndinë për Qiellin... për ditët tona... (Pushon, përkulet... fillon të qajë). Drejtori: Jonida çfarë ke, çfarë po ndodh, çfarë janë të gjitha këto? Nuk po kuptoj... (Ngrihet dhe shkon pranë saj). Jonida: (Ngre kokën e saj) Dje në mbrëmje shkova në kishën ku shkonte Alma... dhe ishte e mbyllur. Drejtori: E çfarë doje, të ishte hapur në mesjavë? Nuk është hapur në mes te javës, ku jemi, ne Javën e Madhe të Pashkës. Jonida: Alma nuk shkonte vetëm për këto gjëra apo sepse ishte e detyruar. Alma e dinte se çfarë besonte, besonte drejt, me të vërtetë dhe me gjithë zemër. (qan) Drejtori: Mirë bënte, ti tani përse qan...? Do me çmendesh fare, çfarë ke...? Të kishte marrë para borxh dhe po e kërkon? Jonida: Z. Drejtor dëgjoni... siç shkova dhe pashë kishën të mbyllur, u kujtova, kujtova çdo gjë... Jonida më thoshte: “ përse nuk kërkon të vijë Krishti në jetën tënde, nesër ndoshta do të jetë vonë, do të vijë Krishti në tokë, do të marrë të Tijët, nuk e shikon të keqen Jonida, nuk i shikon ditët tona? Përse nuk kërkon të bëhesh fëmijë i Perëndisë, përse nuk e bën sot, tani? Po ikim Jonida, po ikim... Do të bëhet rrëmbimi dhe ti do të ngelesh mbrapa, këtu poshtë... Dhe atëhere çfarë do të bësh?” I kërkoja libra, lexoja, dëgjoja kaseta, shkoja bashkë me të në shtëpi... Nëna e saj, vëllai i saj... Diçka brenda meje më thoshte se kishin të drejtë, se ata janë të drejtët... Por tani... tani... u bë... (qan me të madhe) Drejtori: U bë... dmth u c’u bë dhe unë nuk s’mora vesh asgjë? Çfarë gjë e tmerrshme ndodhi? Jonida: Alma... tre ditët... gjyshi dhe gjyshja... vëllai i saj... kisha e saj... z. Drejtor ndoshta u bë... u bë dhe është shumë vonë për të gjithë ne... Më kishin bërë dhuratë një Dhiatë të Re tani afër... të ta sjell... ta shihni... një moment... (ngrihet). Drejtori: Jo, Jonida, mos u largo, mos ik, këto nuk janë shaka... Prit të mendohemi... shiko... Dëgjo se çfarë më erdhi në mendje. Besua, një bashkëmoshatari im. I... shenjti Beso... vetë Zoti ynë Jezu Krisht mbi tokë, vetëm kurorë të ndritshme nuk kishte. Ai... ai do të na zgjidhë misterin... Prit... (kërkon katalogun... merr në telefon) Ai gjithë ditën me Krishtin ishte... I shenjtë, i shenjtë ishte... Prit.
  • 6. (Merr numurin dhe dridhet). Ai dhe vetëm ai... po shkoi në Qiell do të zhduken engjëjt... Po...? Beson ju lutem..., po Beson, çfarë? Një shoku i tij... po personale, personale, nuk është aty? Në ç’orë të marr prapë...? Nuk e dini...?! Ja shikoni se kur, ju lutem, ja shikoni... Është urgjente... Dua ti flas... Nuk dini asgjë...?! Po çfarë u bë u zhuk?! U hap toka dhe e përpiu? Mungon ditë? Nuk e dini? T’ju lehtësoj? Mos ndoshta mungon tre ditë? Ku e di? Po më thoni të vërtetën? Tre ditë mungon? Vetëm tre ditë? (bërtet). Perëndia im... (i bie receptori) Jonida... Besua i shenjtë... edhe ai mungon tre ditë... dhe ne e tallnim... Dhe ishte gjithmonë Beson zemër mirë i dackave... Ne të zgjuarit... Tani... (Jonida që është afër tij ka mbuluar fytyrën dhe qan) Dhe nëse është kështu tani, tani do të fillojnë të vijnë të gjitha, njëra pas tjetrës... Antikrishti... 666... vula... populli i Izraelit Jonida: (hidhet) Po mirë po ju ku i dini të gjitha këto? Drejtori: (Tund kokën me dhimbje dhe flet ngadalë) Unë Jonida i di këto shumë kohë më përpara, më përpara se ty dhe Alma. Ishit të palindura akoma kur unë shkoja në kishë, në një kishë të tillë të vogël në fshatin tonë siç është kisha e Almes. Në fillim mblidhej në shtëpinë tonë kisha... pastaj... biznes. Bënim darkën e Zotit në gotat e vogla të likerit. I vogël... i mbaj mend të gjitha... Pastaj kredi... para... udhëtime... ti futim në burg, të na fusin në burg. U mbytën të gjitha këto Jonida, i mbyta me duart e mia... (Heshtje, koka midis duarve) Tani...? U bë...? Më kujtohet... më kujtohet... ‘Ja qëndroj tek dera dhe trokas’... Krishti... jashtë tek dera... një jetë të tërë jashtë – hajde nesër, hajde pasnesër... jashtë derës sime vdiq... jashtë derës sime u ringjall... Tani unë jam jashtë derës së Tij... Jonida: (Në mes të ngashërimeve) Mbaj mend frazën e saj në Dhiatën e Re, thoshte: ... që të jetojmë përjetësisht në Qiell... Drejtori: (me dhimbje) U bë kjo tani Alma, harroje... Ti do të jetosh dhe prindërit e tu dhe vëllai yt dhe gjyshi dhe gjyshja dhe... ai që hapte kishën tuaj... Ne? Do të ndjekim kreditë, të mos protestojnë dhe z. Papuçiu që të mos na fusë në burg... (shpërthen me lot) E, jo, jo, ky është mashtrim i madh... Humbëm Jonida... humbëm... i humbëm të gjitha... Është shumë vonë Perëndia im...