SlideShare a Scribd company logo
1 of 55
JAVA IV (katërt)
Kapitulli III – Parimet kryesore etike në biznes
3.1 Parimi i dobishmërisë
3.1.1 Analiza krahasuese midis kostove dhe përfitimeve sociale
3.1.2 Dobishmëria tradicionale dhe keqkuptimet
3.1.3 Fushat kryesore ku përdoret parimi i dobishmërisë
3.1.4 Avantazhet dhe disavantazhet e dobishmërisë
3.2 Të drejtat – koncepte bazë
3.2.1 Përkufizimi, kategorizimi dhe veçoritë e të drejtave
3.2.2 Të drejtat negative dhe të drejtat pozitive
3.2.3 Të drejtat dhe detyrimet kontraktuale
3.3 Parimi i drejtësisë dhe paanshmërisë
3.3.1 Drejtësia në shpërndarje
3.3.2 Drejtësia si barazi-Egalitarizmi
3.3.3 Drejtësia e bazuar në kontribut - drejtësia kapitaliste
3.3.4 Drejtësia e bazuar në nevojat dhe aftësitë - socializmi
3.3.5 Drejtësia ndëshkuese
3.3.6 Drejtësia kompensuese (Faqe: 87- 114
Gjykimi dhe vlerësimi për një çështje të caktuar, siç mund të ishte për shembull
mjaftueshmëria morale e ligjeve, e institucioneve apo e aktiviteteve të biznesit, gjithnjë
është e ëidhur me tre llojet bazë të parimeve apo standardeve morale që janë:
a) Dobishmëria; b) Të drejtat; c) Drejtësia
Sipas standardit të dobishmërisë, një veprim i caktuar është i drejtë deri në shkallën
që ai ndikon në zvogëlimin e ksotove sociale dhe në shtimin apo rritjen e
përfitimeve sociale. Nga ana tjetër, të drejtat e individëve bazohen në parimet
morale, të cilat tregojnë hapësirat në të cilat duhet respektuar liria e individëve.
Drejtësia bazohet në ato parime morale të cilat identifikojnë mënyrat e
shpërndarjes së drejtë të përfitimeve, kufizimeve dhe detyrimeve midis anëtarëve të
një shoqërie.
3.1.1 Analiza krahasuese midis kostove dhe përfitimeve sociale
“Dobishmëria” përfaqëson një parim të përgjithshëm, i cili përdoret në çdo rast kur
veprimet, politikat dhe institucionet vlerësohen në bazë të analizës së kostove dhe
përfitimeve, që ato i shkaktojnë shoqërisë. Përfitimet e një veprimi nuk përfshijnë vetë
shumat monetare që mund të maten, por edhe çdo të mirë tjetër të dëshirueshme
( kënaqësi, shëndet, jetë, njohuri, lumturi etj.), që rrjedhë nga kryerja e tij, ndërsa në
“kosto” mund të përfshihet çdo lloj e keqe e padëshirueshme ( dhimbje, vdekje,
injorancë, palumturi,etj.).
“Dobia” prej nga niset edhe vetë fjala “dobishmëri” në këtë rastë përdoret për tiu
referuar përfitimeve neto që rrjedhin nga kryerja e veprimit. Janë të shumtë analistët
e biznesit që mendojnë se mënyra më e mirë për të vlerësuar cilësitë etike në një
vendimmarrje të biznesit, është bazueshmëria tek dobia e tyre, pra në analizën kosto-
përfitim.
Pra, parimi i dobishmërisë presupozon se të gjitha përfitimet dhe kostot e një veprimi
të caktuar mund të maten me anë të një vlerësimi të zakonshëm numerik dhe vlerat në
plus ose minus i shtohen algjebrikisht njëra-tjetrës.
Sipas themeluesit të dobishmërisë tradicionale-Jeremy Bentham- “nga pikëpamja etike,
mënyra më e drejtë e kryerjes së një veprimi do të ishte zgjedhja e asaj politike që do
të prodhonte shumën më të madhe të dobisë”. Bazuar në pikkëpamjen tradicionale,
mund të thuhet se një veprim është i drejtë nga pikëpamja etike, në qoftë se dhe vetë
në qoftëse shuma totale e dobisë të prodhuar nga ky veprim është më e madhe se sa
shuma totale e dobisë të prodhuar nga ndonjë veprim tjetër që do të mund të ishte
kryer në vend të tij ( pra në vendë të veprimit të parë).
Cilat janë disa nga moskuptimet apo keqkuptimet e parimit të dobishmërisë :
- Edhe pse, sipas parimit të dobishmërisë, veprimi i drejtë në një rast të caktuar është
ai që prodhon më shumë dobi se sa një veprim tjetër i mundshëm, kjo nuk do të thotë
se veprimi i drejtë është ai që jep më shumë dobi për një individ të caktuar apo për
individin që e kryen veprimin.
- Gjathashtu, sipas parimit të dobishmërisë, nuk mund të thuhet se veprimi është i
drejtë në çdo rastë që përfitimet i tejkalojnë kostot.
- Një keqkuptim, që lind nga parimi në fjalë është mendimi sipas të cilit ky parim
kërkon që të shqyrtohen vetëm pasojat direkte dhe të menjëhershme të veprimeve.
-
Për të shmangur këto keqkuptime dhe për të përcaktuar mënyrën se si duhet të
veprohet në një situatë të caktuar, del domosdoshmëri ndërmarrja e tri hapave të
mëposhtme:
a) Së pari, duhet të vlerësohen dhe të përcaktohen veprimet apo politikat alternative
të disponueshme. Të përshtatshme për një rast të caktuar.
b) Së dyti , për çdo veprim apo politikë alternative duhen vlerësuar përfitimet dhe
kostot direkte e indirekte që shkaktohen ndaj çdo individi të ndikuar nga ky
veprim, gjatë një periudhe kohe të ardhshme të parashikueshme.
c) Së treti, alternativa që siguron shumën më të madhe të dobisë, duhet të zgjidhet si
veprimi alternativ më i përshtatshem nga pikëpamja etike.
Dobishmëria në shumë aspekte përfaqëson një teori tërheqëse. Ajo i përshtatet më së
miri pikëpamjeve që ne kemi prirje për ti përkrahur, për shembull kur bëhet fjalë për
të diskutuar për zgjedhjen e politikave qeveritare dhe të mirave publike.
Dobishmëria duket se përshtatet saktësishtë me kriteret intiutive, me të cilat njerëzit
diskutojnë për sjelljet morale. Kur njerëzit shpjegojnë për shembull, pse ata kanë
detyrime morale për të kryer një veprim të caktuar ata menjëher në mënyrë intuitive
do të venë në dukje përfitimet dhe dëmet që shkakton veprimi.
Parimi i dobishmërisë ka avantazh pasi lejon të shpjegohen tipet apo llojet e
veprimtarive që janë moralisht të gabuara( si për shembull, gënjeshtra, mashtrimi etj.)
dhe tipet apo llojet e veprimtarive që janë moralisht të drejta( si për shembull, tregimi
i të vertetës, besimi, mbajtja e premtimit etj.).
Megjithatë dobishmëria tradicionale e mohon faktin që një llojë veprimi është
gjithmonë i drejtë apo gjithmonë i gabuar. Për shembull ajo nuk pohon se
pandershmëria ose vjedhja ëashtë gjithmonë e gabuar. Në qoftëse në një situatë të
caktuar, duke qenë të pandershëm mund të kemi më shumë pasoja pozitive, atëherë në
përputhje me teorinë e dobishmërisë tradicionale, pandershmëria do të konsiderohet
moralishtë e drejtë.
Pikëpamjet e dobishmërisë gjithnjë kanë patur ndikime të mëdha në ekonomi. Që në
shek. IX, shumë ekonomistë të shquar kanë argumentuar se sjellja ekonomike, mund të
shpjegohet duke supozuar që qeniet njerëzore gjithmonë synojnë të maksimizojnë
dobinë dhe kjo dobi e mallrave mund të matet nëpërmjet çmimeve që ata janë të
gatshëm të paguajnë për to.
Gjithashtu ekonomistët mund të tregojnë që një sistem tregu i konkurrencës së
përkryer çon në përdorim efiçient të burimeve dhe çmimeve, duke ju dhënë mundësi
konsumatorëve që të maksimizojë dobinë e tyre nëpërmjet blerjeve. Dobishmëria është
“baza e teknikave të analizës ekonomike kpstp-përfitim”. Ky tip analize përdoret për
të përcaktuar se sa i dëshirueshëm është investimi në një veprimtari apo projekt të
caktuar.
Përveç anëve pozitive dhe avantazheve, dobishmëria paraqet në vetvete edhe disa
probleme apo dizavantazhe:
a) Një nga problemet më të mëdha është vështirësia e matjes së dobisë. Lind pyetja “
si mund të matet dobia e veprimeve për njerëz të ndryshëm, dhe si mund të
krahasohet kjo me dobinë e kërkuar?”. Për shembull, në rastin e një vendi pune,
me shanse të barabarta për tu fituar nga secili prej dy aplikantëve, ne nuk jemi ne
gjendje të themi se dobia ka qenë më e madhe për njërin apo për tjetrin;
b) Disa nga përfitimet dhe kostot e një veprimi të lryer duken të pamundura për tu
vlerësuar.Një rastë i tillë i pamundur mund të ishte mënyra e matjes së vlerës për
shëndetin apo jetën.
c) Disa përfitime dhe kosto nuk mund të parashikohen në mënyrë të besueshme, ato
gjithashtu nuk mund të maten në mënyrë të mjaftueshme. Shembull mund të jetë
rasti i përfitimeve të ardhshme që do të pasojnë rezultatet paraprake të kërkimeve
shkencore, të cilat në momentin e parë janë teorike dhe praktikisht të
pazbatueshme.
d) Problem tjetër paraqet edhe paqartësia që haset në specifikimin e asaj që duhet
llogaritur si përfitim dhe asaj që duhet llogaritur si kosto.
Parimi i dobishmërisë gjithashtu thekson edhe disa kritere të arsyeshme që mund tl
përdoren për të përcaktuar vlerat relative që duhet tu jepen kategorive të ndryshme të
të mirave.
Njëri nga kriteret është përshembull, dallimi(epërsia) që ekziston midis të mirave të
mbrendshme dhe të mirave instrumentale. Të mirat instrumentale janë të mira që
konsiderohen të vlefshme vetë sepse udhëzojnë në të mira të tjera, për shembull një
vizitë mjeksore tek dentisti kur individi ka dhimbje të gojës është një e mirë
instrumentale, ajo gjithsesi është e dëshirueshme. Sepse në fund të fundit do të thotë
shëndet.
Kriteri i dytë ka të bëjë me dallimin midis nevojës dhe dëshirës. Të thuash se një
individ ka nevojë për diqka do të thotë se ai pa atë smund të jetojë.
Studiuesit dhe përkrahësit e parimit të dobishmërisë pretendojnë se kur çmimet e
tregut nuk sigurojnë të dhëna sasiore për krahasimin midis kostove dhe përfitimeve në
vendime të ndryshme atëher mund të përdoren lloje të tjerë matësish sasiorë.
Megjithatë, përdorimi i metodave të dobishmërisë parë në këndvështrimin e arsyetimit
moral has në dy kufizime kryesore:
a) Së pari metodat e dobishmërisë janë të vështira për tu përdorur, kur bëhet fjalë për
vlerësime që janë të vështira e ndoshta të pamundura të maten nga ana sasiore;
b) Së dyti, dobishmëria në vetvete duket se nuk është marrë dhe nuk përfshin sa duhet
situatat që lidhen me të drejtat dhe drejtësinë.
Vështirësia kryesore e parimit të dobishmërisë, sipas kritikës, qëndron në faktin se
nuk merr parasysh sa duhet dy kategoritë e tjera që çështjeve morale-ato që kanë të
bëjnë me të drejtat dhe ato që i përkasin drejtësisë.
Koncepti i “të drejtës”, qëndron në themel të shumë argumenteve e pretendimeve
morale që lidhen me veprimtarinë e biznesit. Punonjësit për shembull, theksojnë se
kanë të drejtë që për punë të barabartë të marrin pagë të barabartë; menaxherët
pohojnë se sindikatat dhunojnë të drejtën e tyre për të menaxhuar, investitorët
ankohen se taksat dhunojnë të drejtat e tyre mbi pronësinë, konsumatorët pretendojnë
se kanë të drejtë të kenë më shumë njohuri për mallrat që konsumojnë etj.
Në vitin 1948, Kmbet e Bashkuara adoptuan një “ Deklaratë Universale për të drejtat e
njeriut”, sipas së cilës deklarohet se të gjitha qëniet njerëzore kanë midis të tjerash
këto të drejta bazë:
a) E drejta e pronës private
b) E drejta për punë
c) E drejta e shpërblimit
d) E drejta e organizimit
e) E drejta e pushimit dhe e kohës së lirë
“Në përgjithësi “e drejta” është dhënia e undësisë apo lejimi i një individi për të kryer
një veprim të caktuar”.
Dhënia e të drejtës mund të burojë nga një sistem legjislativ që lejon ose i jep fuqi
individit për të vepruar në një mënyrë të caktuar, në këtë rastë kjo është një “e drejtë
ligjore” . Për shembull Kushtetuta e Republikës së Kosovës ju garanton individëve të
drejtën e fjalës, të drejtën e tubimit, të drejtën e pronës private, të drejtën e punës etj.
“Titullimi” dhënia e të drejtave buron gjithashtu edhe nga sistemi i standardeve
morale, pavarësisht nga ekzistenca ose jo e një sistemi ligjorë të veçantë. Për shembull
e drejta për punë përbën një të drejtë që kan të gjitha qëniet njerëzore.
Të drejtat janë mekanizma(instrumente) të fuqishme, qëllimi kryesor i të cilave është:
a) Tju japin mundësi individëve që të zgjedhin lirshëm ushtrimin (ndjekjen) e
interesave apo të veprimtarive që ata duan të kryejnë dhe
b) Të mbrojnë këto zgjedhje
Termi “e drejtë” përdoret për tju referuar një shumëllojshmërie situatash apo rastesh,
në të cilat individëve ju jepet mundësia për të bërë zgjedhje në shumë mënyra të
ndryshme:
-Së pari, termi “e drejtë” shpesh përdoret për të treguar thjesht mungesën e ndalimeve
kundrejt ushtrimit të disa interesave apo aktiviteteve.
-Së dyti, termi “e drejtë” përdoret për të treguar që një individ autorizohet apo atij i
jepet fuqi të bëjë diqka, qoftë për të siguruar interesat e veta apo edhe ato të të
tjerëve.
-Së treti, jo rralë ndodhë që termi “e drejtë” të përdoret për të treguar ekzistencën e
ndalesave ose të kërkesave(detyrimeve) mbi të tjerët, të cilat i japin mundësi individit
të ndjekë interesat e veta apo të kryejë veprimtari të veçantë.
Të drejtat morale më të rëndësishme janë ato të cilat imponojnë ndalesa ose kërkesa
ndaj të tjerëve(të tretëve).
Këto të drejta morale:
a) Ju përkasin interesave apo veprimtarive për të cilat individët janë të autorizuar ti
ushtrojnë, ose për të cilat ata duhet të lihen të lirë për ti ushtruar, apo duhet të
ndihmohen për ti ushtruar; dhe gjithashtu
b) Ato përmbajnë edhe kushtet e mbrojtjes së individëve gjatë ushtrimit të tyre.
Realizimi i këtyre qëllimeve, buron nga tri vetitë kryesore, të të drejtave morale që
janë:
a) Të drejtat morale janë të lidhura ngushtë me detyrimet. Për shembull e drejta për
të ndjekur një ritë fetar mund të përkufizohet në kushtet që të tjerët nuk kan të
drejtë (por përkundrazi kanë detyrimin) të ndërhyjnë.
b) Të drejtat morale i pajisin individët me autonominë dhe barazinë për ndjekjen
(ushtrimin) e lirë të interesave të tyre. Le të marrim shembullin e ritit fetar. Në se
kam të drejtën të ndjek një rit të caktuar fetar, të cilin e zgjedhë vetë, kjo do të
thote se unë jam i lirë të ushtrojë këtë rit, se e kam zgjedhur vetë dhe se ushtrimi i
tij nuk varet nga leja që duhet të më japë dikush.
c) Të drejtat morale japin një bazë për të justifikuar veprimet e dikujt dhe për të
kërkuar mbrojtjen ose ndihmën e të tjerëve.
Për shembull në rastin kur një individ i fortë ndihmon në mbrojtjen e të drejtave të një
individi të dobët, përgjithësisht pranohet se akti i individit të fortë në këtë rastë është i
justifikuar
Të drejtat morale të pajisura me këto tri veçori kryesore “ japin bazat për të bërë
gjykimet morale, të cilat ndryshojnë thellësisht nga standardet e dobishmërisë”
-Në radhë të parë, të drejtat morale shprehin kërkesat e moralitetit nga këndvështrimi
i individit, kurse dobishmëria shpreh kërkesa të moralitetit nga këndvështrimi i
shoqërisë në tërësi.
-Në radhë të dytë, në rastë se një individ i caktuar ka të drejtë të bëjë diqka, atëherë
është gabim që dikush tjetër të ndërhyjë, madje edhe nëse nga kjo ndërhyrje mund të
ndodhte që një numër i madhë individësh do të mund të merrte mës humë dobi.
-Në radhë të tretë, edhe pse të drejtat në përgjithësi, qëndrojnë përpara standadeve të
dobishmërisë, kjo sdo të thotë që ato janë në të gjitha rastet mbi këto standarde.
Për shembull, në kohën e luftrave ose të emergjencave të mëdha publike që sjellin
pasojë në mirëqenien publike, përgjithësisht pranohet, që për hirë të një qëllimi më të
madhë të drejtat civile mund të kufizohen me ligjë. E drejta e përdorimit të pronësisë,
e një pronari fabrike mund të kufizohet kur kërkohet të parandalohet ndotja e mjedisit
që shkakton dëmtime të mëdha në shëndetin e të tjerëve.
Të drejtat klasifikohen në:
a) Të drejta negative
b) Të drejta pozitive, dhe në
c) Të drejta speciale (kontraktuale)
Të drejtat negative përbëjnë atë mori të të drejtave , të cilat dallohen nga fakti që
antarët e tjerë të shoqërisë apo të organizatës kanë detyrimin që të mos ndërhyjnë në
veprimtarinë e individit që gëzon një të drejtë ; kështu , në rastin e të drejtës së
fshehtësisë së jetës private (privacisë) , çdo individ tjetër , duke përfshirë edhe
punëdhënsin , ka detyrimin që të mos ndërhyjë në çështjet private të dikujt . Ose në se
dikush ka të drejtë që të perdorë, shesë apo shkatërrojë një aktiv të tijin personal ,
atëherë askush nuk ka detyrimin që të pengojë në kryerjen e këtij veprimi.
Nga ana tjetër , të drejtat pozitive më shumë detyrojnë ndërhyrjen pozitive se sa
imoponojnë detyrimin negativ të mos ndërhyrjes. Kështu në rastin e të drejtës për të
patur një standard të majftushëm jetese , kjo nuk do të thotë që të tjerët nuk duhet te
ndërhyjnë .Në të vërtetë , kjo do të thotë se në qoftë se një individ nuk është në gjëndje
që të arrijë një nivel të duhur të ardhurash , atëherë ky individ duhet të ndihmohet me
të ardhura ( të cilat mund të vijinë për shembull , nga skemat e përfitimeve sociale të
qeverisë)
Të drejtat negative kanë qenë përdorur më shumë gjatë shekujve XVII-XIX- të nga ata
që hartonin manifestet që synonin të mbronin individët ndaj cënimeve që atyre mund
tu vinin nga qeveritë monarkike . Të drejtat pozitive u theksuan më shumë në gjysmën
e dytë të shekullit të XX , kur shoqëria filloi të merrte më shumë përgjegjësi për të
garantuar individët.
Ende edhe sot ka shumë debate në lidhje me faktin se cilës nga të drejtat duhet ti jepet
më shumë prioritet – të drejtave negative apo atyre pozitive.
Të drejtat dhe detyrimet kontraktuale ( shpesh të quajtura “te drejta speciale “ dhe
detyrime “spciale “ ) përbëjnë të drejta të kufizuara dhe detyrime korrelative , të cilat
lindin sa herë që një individ hyn në marrëveshje me një individ tjetër . Për shembull ,
në se një individ apo institucion kontakton për të kryer një shërbim të caktuar
respektivisht me një individ tjetër apo me një institucion tjetër ,atëhere pala që
kërkon ti jepet shërbimi ka të drejtë të ketë prentendime mbi performancën e këtij
shërbimi.
Të drejtat dhe detyrimet kontraktuale dallohen nga fakti që ato ju takojnë disa
individëve të caktuar ndërsa detyrimet reciproke imponohen në të tjerë individë .
Të drejtat dhe detyrimet kontrakturale burojnë nga një transaksion specifik që kryhet
midis individëve të veçantë .
Nga ana tjetër ,të drejtat dhe detyrimet kontraktuale varen nga një sistem rregullash
publikisht të pranuara , të cilat përcaktojnë edhe sanksionet që çojnë tek këto të drejta
dhe detyrime. Kështu nënshkrimi , presupozon se individi duhet të përmbushë
gjithshka për të cilën ai ka rënë dakord apo ka pranuar .
Cilat janë disa nga rregullat etike që drejtojnë kontratat ?
a) Në rradhë të parë , të dyja palët e kontratës duhet të njohin në mënyrë të plotë
natyrën e marrëveshjes në të cilën ato hyjnë.
b)Asnjëra nga palët nuk duhet të keqinterpretojë në mënyrë të qëllimshme kundrejt
palës tjetër faktet e gjendjes kontraktuale.
c) Asnjera nga palët e kontratës nuk duhet të detyrohet që të hyjë me zorë apo me
detyrim në marrëveshje.
d) Kontrata nuk duhet ti vendosë palët në shtërngesë që ato të kryejnë një veprim jo-
moral.
Kontratat që shkelin njëri nga katër kushtet e mësipërme konsiderohen të pavlefshme.
Debatet e ndryshme midis individëve pjesëmarrës në biznes , shpesh i referohen në
mënyrë të alternuar termave të “ drejtësisë “ dhe “paanshmërisë” . Për shembull , në
rastin kur një person akuzon një tjetër për një trajtim të padrejtë diskriminues , për të
zgjedhur situatën duhet të krahasohen dhe peshoren pretendimet konfliktuale të palëve
dhe të vendoset balanca midis tyre. Drejtësia dhe paanshmëria janë të krahasueshme.
Ato kanë të bëjnë me trajtimet e krahasushme që u bëhen anëtarëve të një grupi të
caktuar në raste të tilla si :
- Shpërndarja e të ardhurave dhe përfitimeve ;
-- Administrimi i rregullave dhe ligjeve ;
-- Kooperimi apo konkurrenca midis anëtarëve të grupit me njeri-tjetrin ;
-- Ndëshkimi i anëtarëve të grupit për gabimet e bëra apo kompënsimi i anëtarëve për
gabimet që të tjerët kryejnë ndaj tyre.
Çështjet që kanë të bëjnë me drejtesinë dhe paanshmërinë grupohen në tre kategori
kryesore :
1- E para dhe kategoria bazë është drejtësia shpërndarëse që ka të bëjë me ndarjen e
drejtë dhe të paanshme të të ardhurave dhe përfitimeve të shoqërisë midis të gjithë
anëtarëve të saj .
2- Drejtësia ndëshkuese që i referohet imponimit të ndëshkimit dhe dënimit mbi ata që
me ndërgjegje veprojnë ne mënyrë të gabuar.
3- Drejtësia kompensuese – ka të bëjë me mënyrat e kompensimit të individëve për atë
çka ata humbasin kur të tjerët veprojnë ndaj tyre në mënyrë të padrejtë apo të gabuar
Drejtësia shpërndarëse zbatohet kur individët kanë pretendime konfliktuale në lidhje
me të ardhurat apo detyrimet që ata marrin nga shoqëria.
-Parimi themelor i drejtësisë shpërndarëse është që “të barabartët të trajtohen në
mënyrë të barabartë dhe të pabarabartët në mënyrë të pabarabartë “
-Sipas egalitaristëve ,të gjitha përfitimet dhe detyrimet duhet të shpërndahen sipas
parimit “Çdo individi duhet ti jepet e njëjta pjesë të ardhurash apo çdo individ duhet
të paguaj të njëjtin detyrim si edhe të tjerët “.
-Pikpamjet e egalitaristëve bazohet në pretendimin se , në disa drejtime kryesore , të
gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta dhe , mbështetur në këtë barazi , çdo individ
duhet të ketë pretendim të njëjtë me të tjerët ndaj të mirave të shoqërisë.
Drejtësia kapitaliste bazohet në supozimin që përfitimet dhe të mirat e shoqërisë duhet
të shpërndahen në përputhje me kontributin që gjithë secili jep në shoqëri . Vështirësia
kryesore e kësaj pikëpamje qëndron në mënyrën e matjes së kontributit .
Sipas një tradite që ka rezistuar për një kohë të gjatë , si njësi matje e kontributit mund
të përdoren përpjekjet që individët bëjnë në punë . Sa më të mëdha të jenë këto
përpjekje , aq më shumë ata do të fitojnë
Sipas një tradite tjetër , kontributi mund të matet me anë të produktivitetit . Sa më e
madhe të jetë sasia e prodhuar dhe sa më e mirë të jetë cilësia e këtij prodhimi , aq më
shumë duhet të përfitojë individi që prodhon.
Parimi socialist për drejtësinë , pretendon se puna duhet të shpërndahet në perputhje
me aftësitë e njerëzve , ndërsa të ardhurat të shpërndahen në bazë të nevojave . Ky
parim bazohet :
Së pari në idenë që njerëzit realizojnë potencialin e tyre nëpërmjet ushtrimit të aftësive
në punë .Çdo individ duhet të jetë sa më shumë produktiv , pasi puna shpërndahet në
bazë të aftësive
Së dyti përfitimet e gjeneruara nga puna duhet të përdoren për të nxitur lumturinë dhe
mirëqënien e të gjithë individëve.
Pikëpamja më kryesore e socialistëve bazohet tek nocioni që shoqëritë duhet të
konsiderohen si komunitete , në të cilat përfitimet dhe detyrimet shpërndahen duke
përdorur modelin e nje familjeje.
Megjitatë edhe parimet sociale të drejtësisë janë objekt i kritikave të ndryshme
Së pari kritikët theksojnë se sipas parimit socialist , nuk ka lidhje midis përpjekjve që
një individ bën në punë dhe sasisë së shpërblimit që ai merr.
Kritikët mendojnë , gjithashtu , se nuk mundet që e gjithë shoqëria të modelohet sipas
marrëdhënieve familjare.
Së dyti , kritikët mendojnë se në qoftë se parimi socialist do të imponohet me forcë , ai
do të zhdukte lirinë e individit .
Kjo lloj drejtësie ka të bëjë me fajësimin apo ndëshkimin e individëve të cilët kryejnë
gabime në mënyrë të vullnetëshme. Shpesh , njerëzit i kryejnë gabimet të ndodhur në
kushtet e injorancës apo të paaftësisë .
Këto dy kushte lidhen ngushtë me përcaktimin e drejtësisë së fajësimit apo të
ndëshkimit të një individi.
Kusht tjetër i drejtësisë së ndëshkimit është siguria apo bindja se individi që gjykohet
është pikërisht personi që ka kryer gabimin .
Së fundi , një ndëshkim i drejtë duhet të jetë në përpjestim dhe dhe në përputhje me
gabimin e kryer.
Kjo lloj drejësie ka të bëjë me kompensimin e një individi që ka pësuar një humbje si
pasojë e veprimeve të gabuara të kryera nga dikush tjetër. Përgjithësisht, kur një
individ dëmton interesat e një tjetri, ai ka detyrimin moral që ti kompensojë diçka
individit të dëmtuar.
Moralistët tradicional argumentojnë se një individ ka obligimin moral të kompensojë të
dëmtuarin vetëm në rast se ekzistojnë tre kushtet e mëposhtme:
a) Veprimi që shkakton dëmin është vërtet i gabuar apo rrjedh nga neglizhenca
b) Veprimi i fajtorit është shkaku i vërtetë i dëmit
c) Fajtori e shkakton dëmin me ndërgjegje dhe në mënyrë të qëllimshme
FALEMINDERIT
USHTRIME
Dobishëria, të drejtat dhe drejtësia qëndrojnë në themel të shumicës së gjykimeve
tona morale. Standardet e dobishmërisë duhet të përdoren kur nuk kemi mundësi të
kënaqim objektivat e të gjithë individëve, kështu që detyrohemi të shqyrtojmë
përfitimet neto dhe kostot neto sociale që vijnë si pasojë e veprimeve që kryejnë
individët për arritjen e objektivave të përcaktuara. Kur përdoren konsideratat e
dobishmërisë, menjëher sillen ndërmend matjet, vlerësimet dhe krahasimet e kostove
dhe të përfitimeve neto që shoqërojnë informacionin në të cilin bazohet gjykimi
utilitarian.
Pjesërisht gjykimet tona morale bazohen gjithashtu edhe në ato standarde që
përcaktojnë se si duhet të trajtohen e respektohen të drejtat e individëve. Këto lloj
standardesh përdoren kur veprimet tona ndikojnë fuqishëm në mirëqënien dhe lirinë e
individit.
Gjykimet morale bazohen gjithashtu në standardet e drejtësisë të cilat tregojnë se
përfitimet dhe detyrimet e shoqërisë do të shpërndahen midis anëtarëve të një grupi të
caktuar. Ato përdoren kur vlerësohen veprimet, efektet shpërndarëse të të cilave
ndryshojnë dukshëm nga njëri tjetri. Arsyetimi moral në të cilin bazohen këto gjykime
përfshin konsiderata që kanë të bëjnë me shpërndarjen e të ardhurave dhe të
detyrimeve në mënyrë të barabartë, ose në përputhje me nevojat, aftësitë, kontributin
dhe zgjedhjen e lirë të njerëzve.
Pra moraliteti ynë përmban tre lloje kryesore të konsideratave morale, ku secila
thekson disa aspekte të rëndësishme morale të sjelljes :
-Standardet e dobishmërisë, shqyrtojnë vetëm mirëqënien sociale agregate, por
injorojnë individin dhe mënyrën e shpërndarjes së mirëqënies.
-E drejta morale shqyrton vetëm individin, por ka rezerva ndaj mirëqënies agregate
dhe mënyrave shpërndarëse.
-Standardet e drejtësisë shqyrtojnë problemet shpërndarëse, por injorojnë mirëqënien
sociale dhe individin si të tillë.
Këto tre lloje konsideratash morale duket se nuk e mënjanojnë njëri-tjetrin pasi që të
gjitha janë pjesë e nevojshme e moralitetit tonë, që do të thotë se ka probleme morale
për të cilat standardet utilitariane janë decizive, ndërsa për probleme të tjera,
deçizive janë qoftë të drejtat e individit ashtu edhe drejtësia e shpërndarjes. Ky fakt
sygjeron që arsyetimi moral duhet të përfshijë të tre llojet e mësipërme edhe pse në
situata të caktuara duhet dhe mundet të përdoret vetëm njëri apo tjetri.
E drejta morale identifikon fushat në të cilat njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë, edhe
pse ata mund të provojnë se prej këtyre ndërhyrjeve do të arrijnë të gjenerojnë
përfitime shumë të mëdha. Në përgjithësi, standardet e të drejtave morale kanë peshë
e rëndësi më të madhe se sa standardet e dobishmërisë, apo të drejtësisë. Standardeve
të drejtësisë u jepet më shumë rendësi krahasuar me standardet e dobishmërisë,
megjithëse këto marëdhënie nuk mund të konsiderohen të pandryshueshme.
Në çoftëse një veprim i caktuar pretendon të gjenerojë përfitime sociale tepër të
mëdha, madhësia e këtyre pasojave të dobishmërisë mund të justifikoj shkelje të
kufizuara të të drejtave të disa individëve. Për më tepër kosto dhe përfitime sociale
shumë të mëdha, mund të jenë mjaft të rëndësishme për të justifikuar disa largime,
apo shmangie nga standardet e drejëtsisë. Dhe se korrigjimi i padrejtësive mund të
jetë mjaftë i rëndësishëm për të justifikuar shkeljen e disa të drejtave të individit.
PYETJE PËR DISKUTIM
Përshkruani konceptet e mëposhtme dobi, dobishmëri, të
mira të mbrendshme, të mira instrumentale, nevoja
dëshira?
Çfarë kuptoni ju me termin të drejta, ku dallojnë të drejtat
ligjore nga të drejtat morale, cilat janë kategoritë kryesore
të të drejtave?
Si pëkufizohet drejtësia dhe paanshmëria?
Analizoni modelet kryesore të drejtësisë shpërndarëse?
Sipas mendimit tuaj, a përbënë dobishmëria një standard
për të përcaktuar nëse një veprim është kryer drejtë apo
gabim, që është më shumë objektiv se standardi i të drejtave
morale?
Argumentoni përgjigjen edhe me disa shembuj
A jep standardi i dobishmërisë një bazë më objektive për
vlerësimine një veprimi të caktuar krahasuar me standardin
e drejtësisë?
Përgjigjen e argumentoni me shembuj
FALEMINDERIT

More Related Content

More from SabirRramanaj

POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYREPOLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRESabirRramanaj
 
Internship Orientation Package June 2009-RBKO.ppt
Internship Orientation Package June 2009-RBKO.pptInternship Orientation Package June 2009-RBKO.ppt
Internship Orientation Package June 2009-RBKO.pptSabirRramanaj
 
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaPlani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaSabirRramanaj
 
Vlerat-dhe-Etika-ne-Biznes.pdf
Vlerat-dhe-Etika-ne-Biznes.pdfVlerat-dhe-Etika-ne-Biznes.pdf
Vlerat-dhe-Etika-ne-Biznes.pdfSabirRramanaj
 
Bullizmi ne shkolle.pptx
Bullizmi ne shkolle.pptxBullizmi ne shkolle.pptx
Bullizmi ne shkolle.pptxSabirRramanaj
 
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptxTreguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptxSabirRramanaj
 

More from SabirRramanaj (7)

POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYREPOLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
 
Internship Orientation Package June 2009-RBKO.ppt
Internship Orientation Package June 2009-RBKO.pptInternship Orientation Package June 2009-RBKO.ppt
Internship Orientation Package June 2009-RBKO.ppt
 
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaPlani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 
Vlerat-dhe-Etika-ne-Biznes.pdf
Vlerat-dhe-Etika-ne-Biznes.pdfVlerat-dhe-Etika-ne-Biznes.pdf
Vlerat-dhe-Etika-ne-Biznes.pdf
 
Bullizmi ne shkolle.pptx
Bullizmi ne shkolle.pptxBullizmi ne shkolle.pptx
Bullizmi ne shkolle.pptx
 
kataloguu.pptx
kataloguu.pptxkataloguu.pptx
kataloguu.pptx
 
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptxTreguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
 

6be31c97-0ff9-4631-a2d2-478a8def6e40.pptx

  • 1. JAVA IV (katërt) Kapitulli III – Parimet kryesore etike në biznes 3.1 Parimi i dobishmërisë 3.1.1 Analiza krahasuese midis kostove dhe përfitimeve sociale 3.1.2 Dobishmëria tradicionale dhe keqkuptimet 3.1.3 Fushat kryesore ku përdoret parimi i dobishmërisë 3.1.4 Avantazhet dhe disavantazhet e dobishmërisë 3.2 Të drejtat – koncepte bazë 3.2.1 Përkufizimi, kategorizimi dhe veçoritë e të drejtave 3.2.2 Të drejtat negative dhe të drejtat pozitive 3.2.3 Të drejtat dhe detyrimet kontraktuale 3.3 Parimi i drejtësisë dhe paanshmërisë 3.3.1 Drejtësia në shpërndarje 3.3.2 Drejtësia si barazi-Egalitarizmi 3.3.3 Drejtësia e bazuar në kontribut - drejtësia kapitaliste 3.3.4 Drejtësia e bazuar në nevojat dhe aftësitë - socializmi 3.3.5 Drejtësia ndëshkuese 3.3.6 Drejtësia kompensuese (Faqe: 87- 114
  • 2. Gjykimi dhe vlerësimi për një çështje të caktuar, siç mund të ishte për shembull mjaftueshmëria morale e ligjeve, e institucioneve apo e aktiviteteve të biznesit, gjithnjë është e ëidhur me tre llojet bazë të parimeve apo standardeve morale që janë: a) Dobishmëria; b) Të drejtat; c) Drejtësia Sipas standardit të dobishmërisë, një veprim i caktuar është i drejtë deri në shkallën që ai ndikon në zvogëlimin e ksotove sociale dhe në shtimin apo rritjen e përfitimeve sociale. Nga ana tjetër, të drejtat e individëve bazohen në parimet morale, të cilat tregojnë hapësirat në të cilat duhet respektuar liria e individëve. Drejtësia bazohet në ato parime morale të cilat identifikojnë mënyrat e shpërndarjes së drejtë të përfitimeve, kufizimeve dhe detyrimeve midis anëtarëve të një shoqërie.
  • 3. 3.1.1 Analiza krahasuese midis kostove dhe përfitimeve sociale “Dobishmëria” përfaqëson një parim të përgjithshëm, i cili përdoret në çdo rast kur veprimet, politikat dhe institucionet vlerësohen në bazë të analizës së kostove dhe përfitimeve, që ato i shkaktojnë shoqërisë. Përfitimet e një veprimi nuk përfshijnë vetë shumat monetare që mund të maten, por edhe çdo të mirë tjetër të dëshirueshme ( kënaqësi, shëndet, jetë, njohuri, lumturi etj.), që rrjedhë nga kryerja e tij, ndërsa në “kosto” mund të përfshihet çdo lloj e keqe e padëshirueshme ( dhimbje, vdekje, injorancë, palumturi,etj.).
  • 4. “Dobia” prej nga niset edhe vetë fjala “dobishmëri” në këtë rastë përdoret për tiu referuar përfitimeve neto që rrjedhin nga kryerja e veprimit. Janë të shumtë analistët e biznesit që mendojnë se mënyra më e mirë për të vlerësuar cilësitë etike në një vendimmarrje të biznesit, është bazueshmëria tek dobia e tyre, pra në analizën kosto- përfitim. Pra, parimi i dobishmërisë presupozon se të gjitha përfitimet dhe kostot e një veprimi të caktuar mund të maten me anë të një vlerësimi të zakonshëm numerik dhe vlerat në plus ose minus i shtohen algjebrikisht njëra-tjetrës.
  • 5. Sipas themeluesit të dobishmërisë tradicionale-Jeremy Bentham- “nga pikëpamja etike, mënyra më e drejtë e kryerjes së një veprimi do të ishte zgjedhja e asaj politike që do të prodhonte shumën më të madhe të dobisë”. Bazuar në pikkëpamjen tradicionale, mund të thuhet se një veprim është i drejtë nga pikëpamja etike, në qoftë se dhe vetë në qoftëse shuma totale e dobisë të prodhuar nga ky veprim është më e madhe se sa shuma totale e dobisë të prodhuar nga ndonjë veprim tjetër që do të mund të ishte kryer në vend të tij ( pra në vendë të veprimit të parë). Cilat janë disa nga moskuptimet apo keqkuptimet e parimit të dobishmërisë :
  • 6. - Edhe pse, sipas parimit të dobishmërisë, veprimi i drejtë në një rast të caktuar është ai që prodhon më shumë dobi se sa një veprim tjetër i mundshëm, kjo nuk do të thotë se veprimi i drejtë është ai që jep më shumë dobi për një individ të caktuar apo për individin që e kryen veprimin. - Gjathashtu, sipas parimit të dobishmërisë, nuk mund të thuhet se veprimi është i drejtë në çdo rastë që përfitimet i tejkalojnë kostot. - Një keqkuptim, që lind nga parimi në fjalë është mendimi sipas të cilit ky parim kërkon që të shqyrtohen vetëm pasojat direkte dhe të menjëhershme të veprimeve. -
  • 7. Për të shmangur këto keqkuptime dhe për të përcaktuar mënyrën se si duhet të veprohet në një situatë të caktuar, del domosdoshmëri ndërmarrja e tri hapave të mëposhtme: a) Së pari, duhet të vlerësohen dhe të përcaktohen veprimet apo politikat alternative të disponueshme. Të përshtatshme për një rast të caktuar. b) Së dyti , për çdo veprim apo politikë alternative duhen vlerësuar përfitimet dhe kostot direkte e indirekte që shkaktohen ndaj çdo individi të ndikuar nga ky veprim, gjatë një periudhe kohe të ardhshme të parashikueshme. c) Së treti, alternativa që siguron shumën më të madhe të dobisë, duhet të zgjidhet si veprimi alternativ më i përshtatshem nga pikëpamja etike.
  • 8. Dobishmëria në shumë aspekte përfaqëson një teori tërheqëse. Ajo i përshtatet më së miri pikëpamjeve që ne kemi prirje për ti përkrahur, për shembull kur bëhet fjalë për të diskutuar për zgjedhjen e politikave qeveritare dhe të mirave publike. Dobishmëria duket se përshtatet saktësishtë me kriteret intiutive, me të cilat njerëzit diskutojnë për sjelljet morale. Kur njerëzit shpjegojnë për shembull, pse ata kanë detyrime morale për të kryer një veprim të caktuar ata menjëher në mënyrë intuitive do të venë në dukje përfitimet dhe dëmet që shkakton veprimi.
  • 9. Parimi i dobishmërisë ka avantazh pasi lejon të shpjegohen tipet apo llojet e veprimtarive që janë moralisht të gabuara( si për shembull, gënjeshtra, mashtrimi etj.) dhe tipet apo llojet e veprimtarive që janë moralisht të drejta( si për shembull, tregimi i të vertetës, besimi, mbajtja e premtimit etj.). Megjithatë dobishmëria tradicionale e mohon faktin që një llojë veprimi është gjithmonë i drejtë apo gjithmonë i gabuar. Për shembull ajo nuk pohon se pandershmëria ose vjedhja ëashtë gjithmonë e gabuar. Në qoftëse në një situatë të caktuar, duke qenë të pandershëm mund të kemi më shumë pasoja pozitive, atëherë në përputhje me teorinë e dobishmërisë tradicionale, pandershmëria do të konsiderohet moralishtë e drejtë.
  • 10. Pikëpamjet e dobishmërisë gjithnjë kanë patur ndikime të mëdha në ekonomi. Që në shek. IX, shumë ekonomistë të shquar kanë argumentuar se sjellja ekonomike, mund të shpjegohet duke supozuar që qeniet njerëzore gjithmonë synojnë të maksimizojnë dobinë dhe kjo dobi e mallrave mund të matet nëpërmjet çmimeve që ata janë të gatshëm të paguajnë për to. Gjithashtu ekonomistët mund të tregojnë që një sistem tregu i konkurrencës së përkryer çon në përdorim efiçient të burimeve dhe çmimeve, duke ju dhënë mundësi konsumatorëve që të maksimizojë dobinë e tyre nëpërmjet blerjeve. Dobishmëria është “baza e teknikave të analizës ekonomike kpstp-përfitim”. Ky tip analize përdoret për të përcaktuar se sa i dëshirueshëm është investimi në një veprimtari apo projekt të caktuar.
  • 11. Përveç anëve pozitive dhe avantazheve, dobishmëria paraqet në vetvete edhe disa probleme apo dizavantazhe: a) Një nga problemet më të mëdha është vështirësia e matjes së dobisë. Lind pyetja “ si mund të matet dobia e veprimeve për njerëz të ndryshëm, dhe si mund të krahasohet kjo me dobinë e kërkuar?”. Për shembull, në rastin e një vendi pune, me shanse të barabarta për tu fituar nga secili prej dy aplikantëve, ne nuk jemi ne gjendje të themi se dobia ka qenë më e madhe për njërin apo për tjetrin; b) Disa nga përfitimet dhe kostot e një veprimi të lryer duken të pamundura për tu vlerësuar.Një rastë i tillë i pamundur mund të ishte mënyra e matjes së vlerës për shëndetin apo jetën.
  • 12. c) Disa përfitime dhe kosto nuk mund të parashikohen në mënyrë të besueshme, ato gjithashtu nuk mund të maten në mënyrë të mjaftueshme. Shembull mund të jetë rasti i përfitimeve të ardhshme që do të pasojnë rezultatet paraprake të kërkimeve shkencore, të cilat në momentin e parë janë teorike dhe praktikisht të pazbatueshme. d) Problem tjetër paraqet edhe paqartësia që haset në specifikimin e asaj që duhet llogaritur si përfitim dhe asaj që duhet llogaritur si kosto.
  • 13. Parimi i dobishmërisë gjithashtu thekson edhe disa kritere të arsyeshme që mund tl përdoren për të përcaktuar vlerat relative që duhet tu jepen kategorive të ndryshme të të mirave. Njëri nga kriteret është përshembull, dallimi(epërsia) që ekziston midis të mirave të mbrendshme dhe të mirave instrumentale. Të mirat instrumentale janë të mira që konsiderohen të vlefshme vetë sepse udhëzojnë në të mira të tjera, për shembull një vizitë mjeksore tek dentisti kur individi ka dhimbje të gojës është një e mirë instrumentale, ajo gjithsesi është e dëshirueshme. Sepse në fund të fundit do të thotë shëndet. Kriteri i dytë ka të bëjë me dallimin midis nevojës dhe dëshirës. Të thuash se një individ ka nevojë për diqka do të thotë se ai pa atë smund të jetojë.
  • 14. Studiuesit dhe përkrahësit e parimit të dobishmërisë pretendojnë se kur çmimet e tregut nuk sigurojnë të dhëna sasiore për krahasimin midis kostove dhe përfitimeve në vendime të ndryshme atëher mund të përdoren lloje të tjerë matësish sasiorë. Megjithatë, përdorimi i metodave të dobishmërisë parë në këndvështrimin e arsyetimit moral has në dy kufizime kryesore: a) Së pari metodat e dobishmërisë janë të vështira për tu përdorur, kur bëhet fjalë për vlerësime që janë të vështira e ndoshta të pamundura të maten nga ana sasiore; b) Së dyti, dobishmëria në vetvete duket se nuk është marrë dhe nuk përfshin sa duhet situatat që lidhen me të drejtat dhe drejtësinë.
  • 15. Vështirësia kryesore e parimit të dobishmërisë, sipas kritikës, qëndron në faktin se nuk merr parasysh sa duhet dy kategoritë e tjera që çështjeve morale-ato që kanë të bëjnë me të drejtat dhe ato që i përkasin drejtësisë. Koncepti i “të drejtës”, qëndron në themel të shumë argumenteve e pretendimeve morale që lidhen me veprimtarinë e biznesit. Punonjësit për shembull, theksojnë se kanë të drejtë që për punë të barabartë të marrin pagë të barabartë; menaxherët pohojnë se sindikatat dhunojnë të drejtën e tyre për të menaxhuar, investitorët ankohen se taksat dhunojnë të drejtat e tyre mbi pronësinë, konsumatorët pretendojnë se kanë të drejtë të kenë më shumë njohuri për mallrat që konsumojnë etj.
  • 16. Në vitin 1948, Kmbet e Bashkuara adoptuan një “ Deklaratë Universale për të drejtat e njeriut”, sipas së cilës deklarohet se të gjitha qëniet njerëzore kanë midis të tjerash këto të drejta bazë: a) E drejta e pronës private b) E drejta për punë c) E drejta e shpërblimit d) E drejta e organizimit e) E drejta e pushimit dhe e kohës së lirë
  • 17. “Në përgjithësi “e drejta” është dhënia e undësisë apo lejimi i një individi për të kryer një veprim të caktuar”. Dhënia e të drejtës mund të burojë nga një sistem legjislativ që lejon ose i jep fuqi individit për të vepruar në një mënyrë të caktuar, në këtë rastë kjo është një “e drejtë ligjore” . Për shembull Kushtetuta e Republikës së Kosovës ju garanton individëve të drejtën e fjalës, të drejtën e tubimit, të drejtën e pronës private, të drejtën e punës etj. “Titullimi” dhënia e të drejtave buron gjithashtu edhe nga sistemi i standardeve morale, pavarësisht nga ekzistenca ose jo e një sistemi ligjorë të veçantë. Për shembull e drejta për punë përbën një të drejtë që kan të gjitha qëniet njerëzore.
  • 18. Të drejtat janë mekanizma(instrumente) të fuqishme, qëllimi kryesor i të cilave është: a) Tju japin mundësi individëve që të zgjedhin lirshëm ushtrimin (ndjekjen) e interesave apo të veprimtarive që ata duan të kryejnë dhe b) Të mbrojnë këto zgjedhje Termi “e drejtë” përdoret për tju referuar një shumëllojshmërie situatash apo rastesh, në të cilat individëve ju jepet mundësia për të bërë zgjedhje në shumë mënyra të ndryshme:
  • 19. -Së pari, termi “e drejtë” shpesh përdoret për të treguar thjesht mungesën e ndalimeve kundrejt ushtrimit të disa interesave apo aktiviteteve. -Së dyti, termi “e drejtë” përdoret për të treguar që një individ autorizohet apo atij i jepet fuqi të bëjë diqka, qoftë për të siguruar interesat e veta apo edhe ato të të tjerëve. -Së treti, jo rralë ndodhë që termi “e drejtë” të përdoret për të treguar ekzistencën e ndalesave ose të kërkesave(detyrimeve) mbi të tjerët, të cilat i japin mundësi individit të ndjekë interesat e veta apo të kryejë veprimtari të veçantë.
  • 20. Të drejtat morale më të rëndësishme janë ato të cilat imponojnë ndalesa ose kërkesa ndaj të tjerëve(të tretëve). Këto të drejta morale: a) Ju përkasin interesave apo veprimtarive për të cilat individët janë të autorizuar ti ushtrojnë, ose për të cilat ata duhet të lihen të lirë për ti ushtruar, apo duhet të ndihmohen për ti ushtruar; dhe gjithashtu b) Ato përmbajnë edhe kushtet e mbrojtjes së individëve gjatë ushtrimit të tyre.
  • 21. Realizimi i këtyre qëllimeve, buron nga tri vetitë kryesore, të të drejtave morale që janë: a) Të drejtat morale janë të lidhura ngushtë me detyrimet. Për shembull e drejta për të ndjekur një ritë fetar mund të përkufizohet në kushtet që të tjerët nuk kan të drejtë (por përkundrazi kanë detyrimin) të ndërhyjnë. b) Të drejtat morale i pajisin individët me autonominë dhe barazinë për ndjekjen (ushtrimin) e lirë të interesave të tyre. Le të marrim shembullin e ritit fetar. Në se kam të drejtën të ndjek një rit të caktuar fetar, të cilin e zgjedhë vetë, kjo do të thote se unë jam i lirë të ushtrojë këtë rit, se e kam zgjedhur vetë dhe se ushtrimi i tij nuk varet nga leja që duhet të më japë dikush.
  • 22. c) Të drejtat morale japin një bazë për të justifikuar veprimet e dikujt dhe për të kërkuar mbrojtjen ose ndihmën e të tjerëve. Për shembull në rastin kur një individ i fortë ndihmon në mbrojtjen e të drejtave të një individi të dobët, përgjithësisht pranohet se akti i individit të fortë në këtë rastë është i justifikuar
  • 23. Të drejtat morale të pajisura me këto tri veçori kryesore “ japin bazat për të bërë gjykimet morale, të cilat ndryshojnë thellësisht nga standardet e dobishmërisë” -Në radhë të parë, të drejtat morale shprehin kërkesat e moralitetit nga këndvështrimi i individit, kurse dobishmëria shpreh kërkesa të moralitetit nga këndvështrimi i shoqërisë në tërësi. -Në radhë të dytë, në rastë se një individ i caktuar ka të drejtë të bëjë diqka, atëherë është gabim që dikush tjetër të ndërhyjë, madje edhe nëse nga kjo ndërhyrje mund të ndodhte që një numër i madhë individësh do të mund të merrte mës humë dobi. -Në radhë të tretë, edhe pse të drejtat në përgjithësi, qëndrojnë përpara standadeve të dobishmërisë, kjo sdo të thotë që ato janë në të gjitha rastet mbi këto standarde.
  • 24. Për shembull, në kohën e luftrave ose të emergjencave të mëdha publike që sjellin pasojë në mirëqenien publike, përgjithësisht pranohet, që për hirë të një qëllimi më të madhë të drejtat civile mund të kufizohen me ligjë. E drejta e përdorimit të pronësisë, e një pronari fabrike mund të kufizohet kur kërkohet të parandalohet ndotja e mjedisit që shkakton dëmtime të mëdha në shëndetin e të tjerëve. Të drejtat klasifikohen në: a) Të drejta negative b) Të drejta pozitive, dhe në c) Të drejta speciale (kontraktuale)
  • 25. Të drejtat negative përbëjnë atë mori të të drejtave , të cilat dallohen nga fakti që antarët e tjerë të shoqërisë apo të organizatës kanë detyrimin që të mos ndërhyjnë në veprimtarinë e individit që gëzon një të drejtë ; kështu , në rastin e të drejtës së fshehtësisë së jetës private (privacisë) , çdo individ tjetër , duke përfshirë edhe punëdhënsin , ka detyrimin që të mos ndërhyjë në çështjet private të dikujt . Ose në se dikush ka të drejtë që të perdorë, shesë apo shkatërrojë një aktiv të tijin personal , atëherë askush nuk ka detyrimin që të pengojë në kryerjen e këtij veprimi.
  • 26. Nga ana tjetër , të drejtat pozitive më shumë detyrojnë ndërhyrjen pozitive se sa imoponojnë detyrimin negativ të mos ndërhyrjes. Kështu në rastin e të drejtës për të patur një standard të majftushëm jetese , kjo nuk do të thotë që të tjerët nuk duhet te ndërhyjnë .Në të vërtetë , kjo do të thotë se në qoftë se një individ nuk është në gjëndje që të arrijë një nivel të duhur të ardhurash , atëherë ky individ duhet të ndihmohet me të ardhura ( të cilat mund të vijinë për shembull , nga skemat e përfitimeve sociale të qeverisë)
  • 27. Të drejtat negative kanë qenë përdorur më shumë gjatë shekujve XVII-XIX- të nga ata që hartonin manifestet që synonin të mbronin individët ndaj cënimeve që atyre mund tu vinin nga qeveritë monarkike . Të drejtat pozitive u theksuan më shumë në gjysmën e dytë të shekullit të XX , kur shoqëria filloi të merrte më shumë përgjegjësi për të garantuar individët. Ende edhe sot ka shumë debate në lidhje me faktin se cilës nga të drejtat duhet ti jepet më shumë prioritet – të drejtave negative apo atyre pozitive.
  • 28. Të drejtat dhe detyrimet kontraktuale ( shpesh të quajtura “te drejta speciale “ dhe detyrime “spciale “ ) përbëjnë të drejta të kufizuara dhe detyrime korrelative , të cilat lindin sa herë që një individ hyn në marrëveshje me një individ tjetër . Për shembull , në se një individ apo institucion kontakton për të kryer një shërbim të caktuar respektivisht me një individ tjetër apo me një institucion tjetër ,atëhere pala që kërkon ti jepet shërbimi ka të drejtë të ketë prentendime mbi performancën e këtij shërbimi.
  • 29. Të drejtat dhe detyrimet kontraktuale dallohen nga fakti që ato ju takojnë disa individëve të caktuar ndërsa detyrimet reciproke imponohen në të tjerë individë . Të drejtat dhe detyrimet kontrakturale burojnë nga një transaksion specifik që kryhet midis individëve të veçantë . Nga ana tjetër ,të drejtat dhe detyrimet kontraktuale varen nga një sistem rregullash publikisht të pranuara , të cilat përcaktojnë edhe sanksionet që çojnë tek këto të drejta dhe detyrime. Kështu nënshkrimi , presupozon se individi duhet të përmbushë gjithshka për të cilën ai ka rënë dakord apo ka pranuar .
  • 30. Cilat janë disa nga rregullat etike që drejtojnë kontratat ? a) Në rradhë të parë , të dyja palët e kontratës duhet të njohin në mënyrë të plotë natyrën e marrëveshjes në të cilën ato hyjnë. b)Asnjëra nga palët nuk duhet të keqinterpretojë në mënyrë të qëllimshme kundrejt palës tjetër faktet e gjendjes kontraktuale. c) Asnjera nga palët e kontratës nuk duhet të detyrohet që të hyjë me zorë apo me detyrim në marrëveshje. d) Kontrata nuk duhet ti vendosë palët në shtërngesë që ato të kryejnë një veprim jo- moral. Kontratat që shkelin njëri nga katër kushtet e mësipërme konsiderohen të pavlefshme.
  • 31. Debatet e ndryshme midis individëve pjesëmarrës në biznes , shpesh i referohen në mënyrë të alternuar termave të “ drejtësisë “ dhe “paanshmërisë” . Për shembull , në rastin kur një person akuzon një tjetër për një trajtim të padrejtë diskriminues , për të zgjedhur situatën duhet të krahasohen dhe peshoren pretendimet konfliktuale të palëve dhe të vendoset balanca midis tyre. Drejtësia dhe paanshmëria janë të krahasueshme. Ato kanë të bëjnë me trajtimet e krahasushme që u bëhen anëtarëve të një grupi të caktuar në raste të tilla si : - Shpërndarja e të ardhurave dhe përfitimeve ; -- Administrimi i rregullave dhe ligjeve ; -- Kooperimi apo konkurrenca midis anëtarëve të grupit me njeri-tjetrin ; -- Ndëshkimi i anëtarëve të grupit për gabimet e bëra apo kompënsimi i anëtarëve për gabimet që të tjerët kryejnë ndaj tyre.
  • 32. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtesinë dhe paanshmërinë grupohen në tre kategori kryesore : 1- E para dhe kategoria bazë është drejtësia shpërndarëse që ka të bëjë me ndarjen e drejtë dhe të paanshme të të ardhurave dhe përfitimeve të shoqërisë midis të gjithë anëtarëve të saj . 2- Drejtësia ndëshkuese që i referohet imponimit të ndëshkimit dhe dënimit mbi ata që me ndërgjegje veprojnë ne mënyrë të gabuar. 3- Drejtësia kompensuese – ka të bëjë me mënyrat e kompensimit të individëve për atë çka ata humbasin kur të tjerët veprojnë ndaj tyre në mënyrë të padrejtë apo të gabuar Drejtësia shpërndarëse zbatohet kur individët kanë pretendime konfliktuale në lidhje me të ardhurat apo detyrimet që ata marrin nga shoqëria. -Parimi themelor i drejtësisë shpërndarëse është që “të barabartët të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të pabarabartët në mënyrë të pabarabartë “
  • 33. -Sipas egalitaristëve ,të gjitha përfitimet dhe detyrimet duhet të shpërndahen sipas parimit “Çdo individi duhet ti jepet e njëjta pjesë të ardhurash apo çdo individ duhet të paguaj të njëjtin detyrim si edhe të tjerët “. -Pikpamjet e egalitaristëve bazohet në pretendimin se , në disa drejtime kryesore , të gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta dhe , mbështetur në këtë barazi , çdo individ duhet të ketë pretendim të njëjtë me të tjerët ndaj të mirave të shoqërisë.
  • 34. Drejtësia kapitaliste bazohet në supozimin që përfitimet dhe të mirat e shoqërisë duhet të shpërndahen në përputhje me kontributin që gjithë secili jep në shoqëri . Vështirësia kryesore e kësaj pikëpamje qëndron në mënyrën e matjes së kontributit . Sipas një tradite që ka rezistuar për një kohë të gjatë , si njësi matje e kontributit mund të përdoren përpjekjet që individët bëjnë në punë . Sa më të mëdha të jenë këto përpjekje , aq më shumë ata do të fitojnë Sipas një tradite tjetër , kontributi mund të matet me anë të produktivitetit . Sa më e madhe të jetë sasia e prodhuar dhe sa më e mirë të jetë cilësia e këtij prodhimi , aq më shumë duhet të përfitojë individi që prodhon.
  • 35. Parimi socialist për drejtësinë , pretendon se puna duhet të shpërndahet në perputhje me aftësitë e njerëzve , ndërsa të ardhurat të shpërndahen në bazë të nevojave . Ky parim bazohet : Së pari në idenë që njerëzit realizojnë potencialin e tyre nëpërmjet ushtrimit të aftësive në punë .Çdo individ duhet të jetë sa më shumë produktiv , pasi puna shpërndahet në bazë të aftësive Së dyti përfitimet e gjeneruara nga puna duhet të përdoren për të nxitur lumturinë dhe mirëqënien e të gjithë individëve. Pikëpamja më kryesore e socialistëve bazohet tek nocioni që shoqëritë duhet të konsiderohen si komunitete , në të cilat përfitimet dhe detyrimet shpërndahen duke përdorur modelin e nje familjeje.
  • 36. Megjitatë edhe parimet sociale të drejtësisë janë objekt i kritikave të ndryshme Së pari kritikët theksojnë se sipas parimit socialist , nuk ka lidhje midis përpjekjve që një individ bën në punë dhe sasisë së shpërblimit që ai merr. Kritikët mendojnë , gjithashtu , se nuk mundet që e gjithë shoqëria të modelohet sipas marrëdhënieve familjare. Së dyti , kritikët mendojnë se në qoftë se parimi socialist do të imponohet me forcë , ai do të zhdukte lirinë e individit .
  • 37. Kjo lloj drejtësie ka të bëjë me fajësimin apo ndëshkimin e individëve të cilët kryejnë gabime në mënyrë të vullnetëshme. Shpesh , njerëzit i kryejnë gabimet të ndodhur në kushtet e injorancës apo të paaftësisë . Këto dy kushte lidhen ngushtë me përcaktimin e drejtësisë së fajësimit apo të ndëshkimit të një individi. Kusht tjetër i drejtësisë së ndëshkimit është siguria apo bindja se individi që gjykohet është pikërisht personi që ka kryer gabimin . Së fundi , një ndëshkim i drejtë duhet të jetë në përpjestim dhe dhe në përputhje me gabimin e kryer.
  • 38. Kjo lloj drejësie ka të bëjë me kompensimin e një individi që ka pësuar një humbje si pasojë e veprimeve të gabuara të kryera nga dikush tjetër. Përgjithësisht, kur një individ dëmton interesat e një tjetri, ai ka detyrimin moral që ti kompensojë diçka individit të dëmtuar. Moralistët tradicional argumentojnë se një individ ka obligimin moral të kompensojë të dëmtuarin vetëm në rast se ekzistojnë tre kushtet e mëposhtme: a) Veprimi që shkakton dëmin është vërtet i gabuar apo rrjedh nga neglizhenca b) Veprimi i fajtorit është shkaku i vërtetë i dëmit c) Fajtori e shkakton dëmin me ndërgjegje dhe në mënyrë të qëllimshme
  • 41. Dobishëria, të drejtat dhe drejtësia qëndrojnë në themel të shumicës së gjykimeve tona morale. Standardet e dobishmërisë duhet të përdoren kur nuk kemi mundësi të kënaqim objektivat e të gjithë individëve, kështu që detyrohemi të shqyrtojmë përfitimet neto dhe kostot neto sociale që vijnë si pasojë e veprimeve që kryejnë individët për arritjen e objektivave të përcaktuara. Kur përdoren konsideratat e dobishmërisë, menjëher sillen ndërmend matjet, vlerësimet dhe krahasimet e kostove dhe të përfitimeve neto që shoqërojnë informacionin në të cilin bazohet gjykimi utilitarian.
  • 42. Pjesërisht gjykimet tona morale bazohen gjithashtu edhe në ato standarde që përcaktojnë se si duhet të trajtohen e respektohen të drejtat e individëve. Këto lloj standardesh përdoren kur veprimet tona ndikojnë fuqishëm në mirëqënien dhe lirinë e individit.
  • 43. Gjykimet morale bazohen gjithashtu në standardet e drejtësisë të cilat tregojnë se përfitimet dhe detyrimet e shoqërisë do të shpërndahen midis anëtarëve të një grupi të caktuar. Ato përdoren kur vlerësohen veprimet, efektet shpërndarëse të të cilave ndryshojnë dukshëm nga njëri tjetri. Arsyetimi moral në të cilin bazohen këto gjykime përfshin konsiderata që kanë të bëjnë me shpërndarjen e të ardhurave dhe të detyrimeve në mënyrë të barabartë, ose në përputhje me nevojat, aftësitë, kontributin dhe zgjedhjen e lirë të njerëzve.
  • 44. Pra moraliteti ynë përmban tre lloje kryesore të konsideratave morale, ku secila thekson disa aspekte të rëndësishme morale të sjelljes : -Standardet e dobishmërisë, shqyrtojnë vetëm mirëqënien sociale agregate, por injorojnë individin dhe mënyrën e shpërndarjes së mirëqënies. -E drejta morale shqyrton vetëm individin, por ka rezerva ndaj mirëqënies agregate dhe mënyrave shpërndarëse. -Standardet e drejtësisë shqyrtojnë problemet shpërndarëse, por injorojnë mirëqënien sociale dhe individin si të tillë.
  • 45. Këto tre lloje konsideratash morale duket se nuk e mënjanojnë njëri-tjetrin pasi që të gjitha janë pjesë e nevojshme e moralitetit tonë, që do të thotë se ka probleme morale për të cilat standardet utilitariane janë decizive, ndërsa për probleme të tjera, deçizive janë qoftë të drejtat e individit ashtu edhe drejtësia e shpërndarjes. Ky fakt sygjeron që arsyetimi moral duhet të përfshijë të tre llojet e mësipërme edhe pse në situata të caktuara duhet dhe mundet të përdoret vetëm njëri apo tjetri.
  • 46. E drejta morale identifikon fushat në të cilat njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë, edhe pse ata mund të provojnë se prej këtyre ndërhyrjeve do të arrijnë të gjenerojnë përfitime shumë të mëdha. Në përgjithësi, standardet e të drejtave morale kanë peshë e rëndësi më të madhe se sa standardet e dobishmërisë, apo të drejtësisë. Standardeve të drejtësisë u jepet më shumë rendësi krahasuar me standardet e dobishmërisë, megjithëse këto marëdhënie nuk mund të konsiderohen të pandryshueshme.
  • 47. Në çoftëse një veprim i caktuar pretendon të gjenerojë përfitime sociale tepër të mëdha, madhësia e këtyre pasojave të dobishmërisë mund të justifikoj shkelje të kufizuara të të drejtave të disa individëve. Për më tepër kosto dhe përfitime sociale shumë të mëdha, mund të jenë mjaft të rëndësishme për të justifikuar disa largime, apo shmangie nga standardet e drejëtsisë. Dhe se korrigjimi i padrejtësive mund të jetë mjaftë i rëndësishëm për të justifikuar shkeljen e disa të drejtave të individit.
  • 49. Përshkruani konceptet e mëposhtme dobi, dobishmëri, të mira të mbrendshme, të mira instrumentale, nevoja dëshira?
  • 50. Çfarë kuptoni ju me termin të drejta, ku dallojnë të drejtat ligjore nga të drejtat morale, cilat janë kategoritë kryesore të të drejtave?
  • 51. Si pëkufizohet drejtësia dhe paanshmëria?
  • 52. Analizoni modelet kryesore të drejtësisë shpërndarëse?
  • 53. Sipas mendimit tuaj, a përbënë dobishmëria një standard për të përcaktuar nëse një veprim është kryer drejtë apo gabim, që është më shumë objektiv se standardi i të drejtave morale? Argumentoni përgjigjen edhe me disa shembuj
  • 54. A jep standardi i dobishmërisë një bazë më objektive për vlerësimine një veprimi të caktuar krahasuar me standardin e drejtësisë? Përgjigjen e argumentoni me shembuj