SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
HARAMI
Haram është ajo çka Ligjvënësi ka kërkuar të mos veprohet në mënyrë të
prerë dhe kategorike.
Në formë të veçantë apo në mënyrë legjislative, Harami është kur vepruesi
mallkohet.106
“Kërkesa e mosveprimit në mënyrë të prerë” mund të perceptohet:
- ose nëpërmjet foljes së kohës së shkuar, i cili tregon ndalesën, si shprehjet “u është
ndaluar”,
-ose mënyra mohuese, si, fjala vjen “e ka ndaluar Allahu shitblerjen dhe e ka
ndaluar kamatën”, “nuk është e lejuar për ju, që t’i trashëgoni gratë pa dëshirën e
tyre”. Po ashtu, edhe thënia e Pejgamberi s.a.v.s.: “Nuk lejohet asgjë prej pasurisë së
muslimanit, përpos ajo çka është e pastër”.107
Harami mund të jetë edhe
- në formën mohuese me foljen e cila tregon ndalesën kategorike, si, fjala vjen:
“Mos iu afroni prostitucionit”; “Mos i vrisni fëmijët”,
- ose në formën urdhërore për t’u larguar nga ajo çka është e mëhershme, si për
shembull fjala e Zotit të Madhëruar: “Dhe largohuni nga papastërtia e
idhujtarisë”, “Pa kurrfarë dyshimi, alkooli, lojërat e fatit, idhujt e kumari
janë ndyrësi prej veprave të shejtanit, andaj largohuni”.
- Ose ajo çka rezulton dënim, nëse veprohet, si, fjala vjen, thënia e Zotit të
Madhëruar: “Vërtet ata të cilët hanë pasurinë e jetimëve me padrejtësi,
padyshim se ata kanë ngrënë në barqet e tyre zjarr, e ata do të hidhen në
flakë”, “Hajnit dhe hajneshës prejani atyre duart e tyre”.
Raziju në librin e tij “Mahsul” thotë: Harami quhet edhe mëkat,
mosdëgjueshmëri, e keqe si dhe kërcënim prej Ligjvënësit.108
Veprimi haram përfshin çdo veprim, i cili kryhet nga personi, pa marrë
parasysh se a është prej fjalëve të ndaluara, siç janë: përgojimi, shpifja e të ngjashme,
ose ajo çka nuk veprohet, por qëndron në zemër, si urrejtja, zilia e të ngjashme, ose
prej veprimeve me pjesë të trupit, si vjedhja, pirja e alkoolit, prostitucioni. etj.
Llojet e haramit
Harami është dy llojesh:
1. Harami në vetvete, dhe
2. Harami për tjetrin.109
1. Harami në vetvete: Është ajo çka ka vendosur Ligjvënësi për ndalesën e tij që
nga fillimi, ndalesën e veprimit, e kjo çka përfshin prej shkatërrimeve në esencë dhe
në vetvete, si, fjala vjen: prostitucioni, vjedhja, namazi pa abdes, ngrënia e cofëtinës,
të martuarit me të ndaluara, alkooli, ngrënia e mishit të derrit, vrasja, ngrënia e
pasurisë së tjerëve me padrejtësi e të ngjashme, nga të cilat buron degjenerimi dhe
shkatërrimi. Në këto çështje ndalesa ekziston që nga fillimi, e jo për diçka tjetër.
Dispozita: Në esencë, e paligjësuar si e lejuar. Nëse i ngarkuari vepron, ka bërë
vepër të prishur, e nuk meriton lavdërim dhe nuk ka kurrfarë dobie prej atij veprimi.
Për shembull:
- Prostitucioni: prej tij nuk mund të rezultojë trashëgimia apo afërsia prej gjaku.
-Vjedhja e sendit: nuk rezulton e drejta që ai send të pronësohet.
-Martesa me të ndaluarat: nuk rezulton të drejtën trashëgimore dhe as afërsi
prej gjaku.
-Namazi pa pastërti: është i pavlefshëm,
-Blerja e cofëtinës: është shitblerje e pavlefshme.
Ajo çka është e pavlefshme nuk mund të ligjësohet.
2. Haram për tjetrin është ajo që, në esencë, është e ligjësuar si e lejuar,
mirëpo paraqitet diçka që e ndalon atë, si për shembull:
- namazi me rroba të uzurpuara,
-shitblerja mashtruese,
-shitblerja në kohën e thirrjes së namazit të xhumasë,
- agjërimi në ditën e Bajramit, agjërimi 48 orë pandërprerë,
-martesa për t’iu liruar të shkurorëzuarës së triherëshme, me qëllim që të martohet me
burrin e parë, e të ngjashme, çka e bën të ndaluar diçka të mëvonshme, ndërsa në
fillim të veprimit këto vepra mund të jenë ose vaxhib, ose të lejuara. Mirëpo, pasi që
iu është paraqitur ndonjë çështje tjetër anësore, e bën që ajo të bëhet haram, ndërsa të
vepruarit në vetvete nuk është e dëmshme dhe as shkatërruese. Mirëpo, paraqitja e
diçkaje më të vonshme, e bën atë të dëmshme, sepse agjërimi i ditës së Bajramit është
haram, edhe pse agjërimi, në esencë, është i ligjësuar, ndërsa shkaku i ndalesës është
rasti i paraqitur, e ai është mospranimi i festës së Allahut. Shitblerja në vetvete është e
lejuar, por nëse në të ndërhyn kamata, atëherë bëhet haram; po ashtu, shitblerja bëhet
haram, nëse ajo bëhet shkaktar për humbjen e namazit të xhumasë. Kështu, krahaso
edhe haramet tjera.
Dispozita: Në vetvete dhe në esencë është i ligjësuar, ndërsa i paligjësuar në
bazë të cilësimit të tij. Nga ky shkak, te hanefijtë pranohet të jetë shkak sheriatik dhe
rezultojnë mbi të çështje, sepse ndalesa është aksidentale e nuk është bazike.
- Namazi me rroba të uzurpuara është i plotë dhe pranohet, ndërsa falësi është
mëkatar vetëm për vjedhje,
-shitblerja e kontraktuar me kamatë apo me ndonjë kusht të pavlefshëm është prej
llojeve të tregtisë së pezulluar, e jo prej llojit të tregtisë së pavlefshme. Nëse bëhet
pronësia e mallrave të të dy kontraktuesve në bazë të aktit të kontratës, ajo pronësi
quhet pronësi e fëlliqur, sepse Ligjvënësi e ka ndaluar.
Kandari dallues në mes të haramit në vetvete dhe haramit në tjetrin është
sepse në të ndaluarën aksidentale nuk është problemi te baza, por është te atributi,
pasi që ruknet dhe kushtet janë të plotësuara. Ndërsa, të ndaluarit e çështjes nga vetë
baza, problemi është te shkaku bazik dhe te atributi i tij, pasi që i mungon një rukn
prej rukneve, ose një kusht prej kushteve dhe nuk bën pjesë fare në ligjshmëri.110
Ne kemi sqaruar se: te harami në tjetrin, shumica absolute e dijetarëve nuk
parashohin ndonjë rezultim sheriativ. Është mirë që në këtë rast të paraqes shprehjen e
shafi’ijut në librin (libër, i cili është libër i parë i shkruar në Usuli Fikh), ku thotë:
“Esenciale është se çdo pasuri e njeriut është e ndaluar për tjetrin, përpos çka ai i
lejon tjetrit.” Po ashtu, është e lejuar çka i lejon tjetrit me këmbim apo shitblerje,
përpos shitblerjes, të cilën e ka ndaluar i Dërguari i Allahut, sepse ajo lloj shitblerje
nuk mund të jetë e lejuar, pasi që e ka ndaluar ta pronësojë tjetri. E ndaluara nuk
mund të jetë e lejuar dhe nuk lejohet ajo çka është mëkat. Kjo është dituri e
përgjithshme.
Disa usulijinë, e prej tyre autori i librit “Muslimu thubut”, kanë përmendur
çështjen, e cila pason prej haramit.
Marrur nga libri “Usuli fikhu islam” i Dr. Musli Vërbani
Përktheu: Dr. Musli Vërbani

More Related Content

What's hot

Dr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
Dr. Vehbetu Zuhejli - NdalesoriDr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
Dr. Vehbetu Zuhejli - NdalesoriLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesitDr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesitLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - E ligjësuara dhe kushtet e saj
Dr. Vehbetu Zuhejli - E ligjësuara dhe kushtet e saj Dr. Vehbetu Zuhejli - E ligjësuara dhe kushtet e saj
Dr. Vehbetu Zuhejli - E ligjësuara dhe kushtet e saj Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiLibra Islame
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 

What's hot (7)

Dr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
Dr. Vehbetu Zuhejli - NdalesoriDr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesitDr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - E ligjësuara dhe kushtet e saj
Dr. Vehbetu Zuhejli - E ligjësuara dhe kushtet e saj Dr. Vehbetu Zuhejli - E ligjësuara dhe kushtet e saj
Dr. Vehbetu Zuhejli - E ligjësuara dhe kushtet e saj
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 

Similar to Dr. Vehbetu Zuhejli - Harami

Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - MekruhiDr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - MekruhiLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi Libra Islame
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Libra Islame
 
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamNdalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamLexo dhe Mëso
 
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamNdalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamRregullatIslame
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 

Similar to Dr. Vehbetu Zuhejli - Harami (9)

Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - MekruhiDr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
 
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamNdalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
 
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamNdalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
 

More from Shkumbim Jakupi

18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimitAlija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimitShkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniShkumbim Jakupi
 
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizimeMuhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizimeShkumbim Jakupi
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasiShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësiaMuhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësiaShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimiMuhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimiShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokësMuhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokësShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeveMuhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeveShkumbim Jakupi
 

More from Shkumbim Jakupi (20)

18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
4444 Salavate
4444 Salavate4444 Salavate
4444 Salavate
 
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimitAlija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
 
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizimeMuhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
 
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësiaMuhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimiMuhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokësMuhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeveMuhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
 

Dr. Vehbetu Zuhejli - Harami

  • 1. HARAMI Haram është ajo çka Ligjvënësi ka kërkuar të mos veprohet në mënyrë të prerë dhe kategorike. Në formë të veçantë apo në mënyrë legjislative, Harami është kur vepruesi mallkohet.106 “Kërkesa e mosveprimit në mënyrë të prerë” mund të perceptohet: - ose nëpërmjet foljes së kohës së shkuar, i cili tregon ndalesën, si shprehjet “u është ndaluar”, -ose mënyra mohuese, si, fjala vjen “e ka ndaluar Allahu shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën”, “nuk është e lejuar për ju, që t’i trashëgoni gratë pa dëshirën e tyre”. Po ashtu, edhe thënia e Pejgamberi s.a.v.s.: “Nuk lejohet asgjë prej pasurisë së muslimanit, përpos ajo çka është e pastër”.107 Harami mund të jetë edhe - në formën mohuese me foljen e cila tregon ndalesën kategorike, si, fjala vjen: “Mos iu afroni prostitucionit”; “Mos i vrisni fëmijët”, - ose në formën urdhërore për t’u larguar nga ajo çka është e mëhershme, si për shembull fjala e Zotit të Madhëruar: “Dhe largohuni nga papastërtia e idhujtarisë”, “Pa kurrfarë dyshimi, alkooli, lojërat e fatit, idhujt e kumari janë ndyrësi prej veprave të shejtanit, andaj largohuni”. - Ose ajo çka rezulton dënim, nëse veprohet, si, fjala vjen, thënia e Zotit të Madhëruar: “Vërtet ata të cilët hanë pasurinë e jetimëve me padrejtësi, padyshim se ata kanë ngrënë në barqet e tyre zjarr, e ata do të hidhen në flakë”, “Hajnit dhe hajneshës prejani atyre duart e tyre”. Raziju në librin e tij “Mahsul” thotë: Harami quhet edhe mëkat, mosdëgjueshmëri, e keqe si dhe kërcënim prej Ligjvënësit.108 Veprimi haram përfshin çdo veprim, i cili kryhet nga personi, pa marrë parasysh se a është prej fjalëve të ndaluara, siç janë: përgojimi, shpifja e të ngjashme, ose ajo çka nuk veprohet, por qëndron në zemër, si urrejtja, zilia e të ngjashme, ose prej veprimeve me pjesë të trupit, si vjedhja, pirja e alkoolit, prostitucioni. etj. Llojet e haramit Harami është dy llojesh: 1. Harami në vetvete, dhe 2. Harami për tjetrin.109 1. Harami në vetvete: Është ajo çka ka vendosur Ligjvënësi për ndalesën e tij që nga fillimi, ndalesën e veprimit, e kjo çka përfshin prej shkatërrimeve në esencë dhe në vetvete, si, fjala vjen: prostitucioni, vjedhja, namazi pa abdes, ngrënia e cofëtinës, të martuarit me të ndaluara, alkooli, ngrënia e mishit të derrit, vrasja, ngrënia e
  • 2. pasurisë së tjerëve me padrejtësi e të ngjashme, nga të cilat buron degjenerimi dhe shkatërrimi. Në këto çështje ndalesa ekziston që nga fillimi, e jo për diçka tjetër. Dispozita: Në esencë, e paligjësuar si e lejuar. Nëse i ngarkuari vepron, ka bërë vepër të prishur, e nuk meriton lavdërim dhe nuk ka kurrfarë dobie prej atij veprimi. Për shembull: - Prostitucioni: prej tij nuk mund të rezultojë trashëgimia apo afërsia prej gjaku. -Vjedhja e sendit: nuk rezulton e drejta që ai send të pronësohet. -Martesa me të ndaluarat: nuk rezulton të drejtën trashëgimore dhe as afërsi prej gjaku. -Namazi pa pastërti: është i pavlefshëm, -Blerja e cofëtinës: është shitblerje e pavlefshme. Ajo çka është e pavlefshme nuk mund të ligjësohet. 2. Haram për tjetrin është ajo që, në esencë, është e ligjësuar si e lejuar, mirëpo paraqitet diçka që e ndalon atë, si për shembull: - namazi me rroba të uzurpuara, -shitblerja mashtruese, -shitblerja në kohën e thirrjes së namazit të xhumasë, - agjërimi në ditën e Bajramit, agjërimi 48 orë pandërprerë, -martesa për t’iu liruar të shkurorëzuarës së triherëshme, me qëllim që të martohet me burrin e parë, e të ngjashme, çka e bën të ndaluar diçka të mëvonshme, ndërsa në fillim të veprimit këto vepra mund të jenë ose vaxhib, ose të lejuara. Mirëpo, pasi që iu është paraqitur ndonjë çështje tjetër anësore, e bën që ajo të bëhet haram, ndërsa të vepruarit në vetvete nuk është e dëmshme dhe as shkatërruese. Mirëpo, paraqitja e diçkaje më të vonshme, e bën atë të dëmshme, sepse agjërimi i ditës së Bajramit është haram, edhe pse agjërimi, në esencë, është i ligjësuar, ndërsa shkaku i ndalesës është rasti i paraqitur, e ai është mospranimi i festës së Allahut. Shitblerja në vetvete është e lejuar, por nëse në të ndërhyn kamata, atëherë bëhet haram; po ashtu, shitblerja bëhet haram, nëse ajo bëhet shkaktar për humbjen e namazit të xhumasë. Kështu, krahaso edhe haramet tjera. Dispozita: Në vetvete dhe në esencë është i ligjësuar, ndërsa i paligjësuar në bazë të cilësimit të tij. Nga ky shkak, te hanefijtë pranohet të jetë shkak sheriatik dhe rezultojnë mbi të çështje, sepse ndalesa është aksidentale e nuk është bazike. - Namazi me rroba të uzurpuara është i plotë dhe pranohet, ndërsa falësi është mëkatar vetëm për vjedhje, -shitblerja e kontraktuar me kamatë apo me ndonjë kusht të pavlefshëm është prej llojeve të tregtisë së pezulluar, e jo prej llojit të tregtisë së pavlefshme. Nëse bëhet pronësia e mallrave të të dy kontraktuesve në bazë të aktit të kontratës, ajo pronësi quhet pronësi e fëlliqur, sepse Ligjvënësi e ka ndaluar. Kandari dallues në mes të haramit në vetvete dhe haramit në tjetrin është sepse në të ndaluarën aksidentale nuk është problemi te baza, por është te atributi, pasi që ruknet dhe kushtet janë të plotësuara. Ndërsa, të ndaluarit e çështjes nga vetë baza, problemi është te shkaku bazik dhe te atributi i tij, pasi që i mungon një rukn prej rukneve, ose një kusht prej kushteve dhe nuk bën pjesë fare në ligjshmëri.110
  • 3. Ne kemi sqaruar se: te harami në tjetrin, shumica absolute e dijetarëve nuk parashohin ndonjë rezultim sheriativ. Është mirë që në këtë rast të paraqes shprehjen e shafi’ijut në librin (libër, i cili është libër i parë i shkruar në Usuli Fikh), ku thotë: “Esenciale është se çdo pasuri e njeriut është e ndaluar për tjetrin, përpos çka ai i lejon tjetrit.” Po ashtu, është e lejuar çka i lejon tjetrit me këmbim apo shitblerje, përpos shitblerjes, të cilën e ka ndaluar i Dërguari i Allahut, sepse ajo lloj shitblerje nuk mund të jetë e lejuar, pasi që e ka ndaluar ta pronësojë tjetri. E ndaluara nuk mund të jetë e lejuar dhe nuk lejohet ajo çka është mëkat. Kjo është dituri e përgjithshme. Disa usulijinë, e prej tyre autori i librit “Muslimu thubut”, kanë përmendur çështjen, e cila pason prej haramit. Marrur nga libri “Usuli fikhu islam” i Dr. Musli Vërbani Përktheu: Dr. Musli Vërbani