SlideShare a Scribd company logo
1 of 23
Download to read offline
Dr. Vehbetu Zuhejli
Istis’habi
XII
Pjesë e shkëputur nga “Usuli fikhu islam”
2
Autori:
Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu:
Dr. Musli Vërbani
Titulli:
Istis’habi
Korrektura:
Burim Bunjaku
Të drejtën e ribotimit e rezervon autori
3
4
Istis’habi
Për istis’habin do të flasim si në vijim:
- Definicioni;
- Format;
- Analiza e mospajtimit;
- Mendimet e dijetarëve në argumentimin e tij;
- Rregullat e rezultuara mbi të.
5
Definicioni i istis’habit
Gjuhësisht, istis’hab do të thotë: Të kërkosh shoqërim.
Te usulijinët1
istis’hab është: Ligj për të ligjësuar një çështje apo për
ta mohuar atë për të tashmen ose për të ardhmen, duke e marrë për
bazë ligjësimin apo mohimin në kohën e kaluar, për shkak të
mosekzistimit të ndonjë argumenti për ndryshim. Shembull: Nëse
thuhet, gjykimi për filanin, ka qenë dhe nuk mendoj se është hequr, dhe çdo
gjë që dihet, dihet siç ka qenë. Kjo është se mendohet të jetë siç ka qenë
sepse mendimi është argument mbështetës në dispozitim siç është rasti i
Shafiijve se, të dalurit diçka, nga përpos dy organeve nuk e prish abdesin,
pasi që një person ka qenë me abdes para daljes (së diçkaje). Kjo është
unanime, çka ka qenë mbetet siç ka qenë.
Ibn Hazmi e ka definuar kështu: Të mbeturit e ligjit bazë e ligjësuar
me tekste derisa të ketë argument për ndryshimin e tij.2
Ibn Hazmi
istis’habin e kushtëzon që të jetë i ligjësuar prej tekstit dhe jo prej ligjit bazë
i cili është prej ligjit bazik esencial të lejimit.
Vërehet se me istis’habin vjen në pyetje të veprohet atëherë kur nuk ka
argument tjetër.
Havarizmiju në librin “El-Kafij” thotë: Istis’habi është faza e fundit e
fetvasë. Nëse muftiu pyetet për një çështje, e kërkon dispozitën e asaj
çështjeje në Kur’an, pastaj në sunet, pastaj në ixhmaë, pastaj në kijasë, nëse
nuk e gjen përgjigjen në këto argumente atëherë e shikon dispozitën e saj në
istis’habin momental të mohimit të asaj çështjeje apo vërtetimit të saj:
- Nëse hamendet se nuk është anuluar, atëherë bazike është që të mbetet
ajo çështje siç është.
- Nëse hamendet se është vërtetuar, atëherë bazike është të mos vendoset
ajo çështje.
Shembull: Te femra, bazike është virgjëria e saj, derisa nuk vërtetohet
me dëshmi se është e vejë.
Në pronësi, bazike është pronësia derisa të mos vërtetohet heqja prej asaj
pronësie, pra, deri sa të vërtetohet e kundërta.
Në vepra, esenciale është pafajësia.
Nga kjo shihet qartë se dijetarët janë pajtuar se istis’habi nuk është
argument për çështjet e prera të akaidit (besimit) si f.v., pejgamberia e
Muhamedit a.s.
6
Po ashtu dijetarët janë pajtuar se nuk lejohet të argumentuarit me
istis’hab në atë çka është vërtetuar apo është mohuar me argument sheriativ
sepse ajo veç është ndryshuar dhe ka dalë prej kornizës së istis’habit.
7
Format e istis’habit
Ekzistojnë pesë forma apo pesë lloje të istis’habit, e ata janë:3
E para: istis’habi i dispozitës së lejimit bazik të çështjeve të cilat
sheriati nuk i ka ndaluar.
Koncepti i kësaj është se, shumica absolute e dijetarëve të usulit kanë
miratuar vendimin se pas ardhjes së sheriatit, në çështjet e dobishme për të
cilat nuk ka dispozitë të caktuar, esenciale është lejimi, ashtu siç në çështjet
e dëmshme esenciale është ndalesa.
Argumenti i dytë, thënia e pejgamberit s.a.v.s.: “Mos dëmtoni dhe
mos u dëmtoni në islam.” 4
Kjo do të thotë se absolutisht nuk lejohet dëmi sepse e papërcaktuara në
formulimin e mohimit është rregull i përgjithshëm. Kur mohohet e lejuara
vërtetohet e ndaluara dhe kjo është ajo që kërkohet.
Argumentimi i të parës me tre ajete në vijim.5
a. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
‫ﺎ‬ً‫ﻴﻌ‬َِ‫ﲨ‬ ِ‫ض‬ْ‫َر‬ْ‫اﻷ‬ ِ‫ﰲ‬ ‫ﺎ‬‫ﱠ‬‫ﻣ‬ ‫ﻢ‬ُ‫ﻜ‬َ‫ﻟ‬ َ‫ﻖ‬َ‫ﻠ‬َ‫ﺧ‬ ‫ي‬ِ‫ﺬ‬‫ﱠ‬‫ﻟ‬‫ا‬ َ‫ﻮ‬ُ‫ﻫ‬
“Ai (All-llahu) është që për juve krijoi çka ka në tokë,.” (El-Bekare :
29)
Zoti i Lartmadhëruar na ka treguar se të gjitha krijesat e tokës janë për
njeriun sepse pjesëza “çka” nënkupton përgjithësimin, posaçërisht kur
përforcohet edhe me fjalën “në përgjithësi”.
Pjesëza “për” ka kuptimin e specifikimit për dobi, që do të thotë se, çdo
gjë që është në tokë është posaçërisht për t’ju sjell dobi juve dhe ajo dobi e
cila realizohet nga të gjitha krijesat, për të ligjërisht është lejimi.
b. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
ِ‫ق‬ْ‫ز‬‫ﱢ‬‫ﺮ‬‫اﻟ‬ َ‫ﻦ‬ِ‫ﻣ‬ ِ‫ﺎت‬َ‫ﺒ‬‫ﱢ‬‫ﻴ‬‫ﱠ‬‫ﻄ‬‫اﻟ‬َ‫و‬ ِ‫ﻩ‬ِ‫ﺎد‬َ‫ﺒ‬ِ‫ﻌ‬ِ‫ﻟ‬ َ‫ج‬َ‫ﺮ‬ْ‫َﺧ‬‫أ‬ ِ‫ﱵ‬‫ﱠ‬‫ﻟ‬‫ا‬ ِ‫ﻪ‬‫ﱠ‬‫ﻠ‬‫اﻟ‬ َ‫ﺔ‬َ‫ﻳﻨ‬ِ‫ز‬ َ‫م‬‫ﱠ‬‫ﺮ‬َ‫ﺣ‬ ْ‫ﻦ‬َ‫ﻣ‬ ْ‫ﻞ‬ُ‫ﻗ‬
“Thuaj: - Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i
krijoi për robërit e vet...” (El-Earaf : 32)
Forma pyetëse tregon për mohim dhe do të thotë se Zoti i Lartmadhëruar
nuk e pëlqen ndalimin e bukurive të cilat janë të specifikuara që t’i
shfrytëzoj për dobi, ashtu siç kuptohet prej pjesëzës “për” e cila përcakton
specifikimin në thënien e Zotit të Lartmadhëruar “për robërit e tij”.
8
c. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
ُ‫ﺎت‬َ‫ﺒ‬‫ﱢ‬‫ﻴ‬‫ﱠ‬‫ﻄ‬‫اﻟ‬ ُ‫ﻢ‬ُ‫ﻜ‬َ‫ﻟ‬ ‫ﱠ‬‫ﻞ‬ِ‫ُﺣ‬‫أ‬
“Për ju janë të lejuara mirësitë.” (El-Maide : 4)
Pjesëza “për” te pjesa e tekstit “për ju” tregon se të mirat janë
posaçërisht për ne, për t’i shfrytëzuar siç i sqaruam më parë.
Fjala “mirësitë” nuk është për qëllim “lejimi” sepse do të duhej të
përsëritej kuptimi por qëllimi është “atë të cilën shpirti e llogaritë për të
mirë”.
Këto ajete tregojnë se, në esencë çështjet janë të lejuara deri sa të sillet
argument për ndalimin e tyre, kështu që çdo lloj ushqimi, pije, veshje, i cili
nuk ndalohet, me sheriatë është e lejuar.
Nëse fekihu pyetet për dispozitën e prodhimeve në botë dhe nuk gjen
argument sheriativ i cili tregon për atë dispozitë atëherë dispozita e saj është
lejimi duke u bazuar në atë se: esenciale e çështjeve është lejimi.
Sa i përket këtij lloji të istis’habit, tek dijetarët nuk ka divergjenca,
vetëm se vërehet se kjo dispozitë te usulijinët thuhet se bazën e ka te logjika,
ndërsa te Ibn Hazmi bazën e ka te teksti i përgjithshëm sheriatik, që do të
thotë se çështja është neutrale derisa të mos sillet argument për ndalesën apo
obligimin.
E dyta: Istis’habi i tekstit derisa nuk sillet specifikimi. Istis’habi i
tekstit derisa të shfuqizohet ai tekst. Për këtë lloj nuk ka divergjenca në mes
dijetarëve.6
E treta: Istis’habi i një çështjeje për të cilën logjika dhe ligji tregon
për ligjësimin dhe vazhdimësinë e përgjithmonshme të saj. Këtë e ka
shpreh Ibn Kajimi, pra për istis’habin me cilësi të caktuar i cili istis’hab
është konfirmuar me ligj, përderisa nuk vërtetohet e kundërta, si f.v.,
pronësia e pronarit kur të gjendet shkaku i asaj pronësie e ajo është kontrata,
ajo mbetet e plotfuqishme derisa të mos gjendet diçka e cila e shpronëson
atë, sikurse:
- detyra për larje të borxhit kur ta ketë obligim,
- ose që e ka prishur atë (obligim),
- ose lejimi i kontaktimit intim me gruan e martuar për shkak të
kurorëzimit,
9
- ose të mbeturit me abdes pas marrjes së abdesit, për këtë arsye dyshimi
i prishjes së atij abdesi nuk sjell kurrfarë efekti (se është prishur) për shkak
të ligjit të istis’habit të pastërtisë (abdesit) së mëhershme.
Të gjitha këto situata edhe pse nuk janë ligje prej bazës fillestare, ligji
sheriatik tregon për ligjësimin dhe vazhdimësinë e tyre në përgjithësi,7
po të
mos i kishte fuqizuar ligji për vazhdimësinë vlefshmërisë së tyre atëherë nuk
do të ishte lejuar istis’habi.
Gazaliu thotë se, istis’habi nuk është argument përpos nëse tregohet
me dëshmi për ligjësimin dhe vazhdueshmërinë e tij, me kusht që të
mos ndryshohet. Në realitet kjo shprehje ka të bëjë me të përmbajturin e
argumentit logjik apo sheriatik (që nënkupton çka ligjësohet fillimisht
mbetet e mëtutjeshme) dhe nuk ka të bëjë me kthimin mbrapa se nuk ka
bazë juridike dhe nuk dihet ky rast në këtë kohë, por te argumenti dhe të
gjeturit e bazës juridike duke e mohuar të ndryshohet ose me mendimin e
mohimit të ndryshimit të ligjit pas një angazhimi të mundimshëm dhe
hulumtimi për të kërkuar argumentin ndryshues.
Sipas mendimit të Ibn Kajimit, dijetarët janë të pajtimit se duhet të
veprohet me këtë lloj të istis’habit derisa të gjendet ndonjë argument i cili e
dëshmon të kundërtën.8
Disa kanë përmendur mendime të kundërshtimit të këtij lloji të
istis’habit. Kjo është më se e vërtetë. Është thënë: Ky lloj i istis’habit nuk
është argument absolutisht.
Është thënë: Është argument për të anuluar, e jo për të vërtetuar, që
do të thotë se është argument për të mbetur çka ka qenë, e jo për të vërtetuar
çështjen e cila nuk ka qenë.9
Të këtij mendimi janë Hanefijtë.10
Imam
Maliku i ka kundërshtuar disa shembuj të këtij lloji për shkak të ekzistimit
kundërthënës në mes të dy bazave juridike. Nuk lejohet namazi me dyshim
të abdesit. Është ligjore shkurorëzimi i trehershëm nëse burri dyshon a e ka
shkurorëzuar një herë apo tre herë.
E katërta: Istis’habi i pabazës fillestare11
– logjikisht dihet se në
dispozitat e sheriatit, në të drejtën tonë janë të papranuar dispozitat para
ardhjes së sheriatit si f.v., lirimi nga obligimet e sheriatit dhe të drejtave të
cilat rezultojnë prej saj derisa të gjendet argument i sheriatit i cili dëshmon
për ato obligime. Kjo do të thotë se ky lloj i istis’habit është vetëm ligj
logjik i cili tregon se çështjet mbeten siç kanë qenë derisa të mos sillet
dispozita ligjore.
10
Nëse një person pretendon se tjetri i ka borxh, ai duhet të sjell dëshmi se
i akuzuari i ka borxh, nëse nuk mund ta vërtetoj me dëshmi, personi tjetër
shpallet i pafajshëm sepse esenciale është pafajësia derisa akuzuesi të
mos sjell dëshmi se i ka dhënë borxh.
Në esencë, ligjet e sheriatit nuk janë obligim, por kur Ligjvënësi na
obligon faljen e pesë kohëve të namazit, thënia për obligueshmërinë e
namazit të gjashtë është në kundërshtim me bazën juridike të pesë kohëve të
namazit, atëherë atij personi i kërkohet dëshmi.
Po ashtu, kur Ligjvënësi na obligon agjërimin e muajit ramazan, dhe
nëse një person paraqitet dhe thotë se duhet të agjërohet muaji sheval, thënia
e tij është në kundërshtim me bazën, atëherë kërkohet dëshmi prej tij.
Përderisa nuk dimë argument i cili argumenton në kundërshtim me
bazën juridike, konsiderohet deklarim (dituri) i pa argumentuar dhe jo
çështje se nuk kemi dituri për argumentim sepse mosgjetja e argumentit
dëgjimor i transmetuar nga Ligjvënësi llogaritet dituri bindëse, e ndonjëherë
mund të jetë paramenduese.
Te rasti i agjërimit dhe namazit është mosparaqitja e argumentit
dëgjimor bindës sepse po të ekzistonte argumenti do të ishte përhapur
masovikisht dhe do të na ishte raportuar dhe nuk do të kishte pasur mundësi
të fshihej nga i gjithë umeti. Kjo është dituria e mosekzistimit të argumentit.
Përderisa, paramendimi i mosekzistimit të argumentit. Nëse muxhtehidi
hulumton për argumentin por nuk e gjen atë, mbizotëron mendimi i
mosekzistimit të argumentit dhe kjo do të zbriste në nivelin e diturisë se nuk
ka argumentim për të vepruar sepse ai mendon në mbështetje të hulumtimit
dhe kjo është maksimalja që duhet për muxhtehidin.
Për këtë lloj të istis’habit Hanefijtë thonë, istis’habi në këtë lloj është i
vlefshëm për të anuluar dhe jo për të miratuar (mbetur) siç ka qenë, siç
do ta sqarojmë më vonë.
E pesta: Istis’habi, dispozita e të cilit është rezultuar prej ixhmait.
Ky lloj i Istis’habit është bosht debati në mes të dijetarëve,12
ashtu që
muxhtehidët janë pajtuar për realizimin e prodhimit të dispozitës së tij,
mirëpo pastaj ka ndryshuar atributi i dispozitës për të cilën janë pajtuar dhe
kundërshtohen për të.
Shembull i saj: Është themeluar ixhmai për vlefshmërinë e
zëvendësuesit të ujit kur mungon uji, nëse falësi me tejemum e përfundon
namazin para se të shohë ujin, namazi i tij është i rregullt dhe i vlefshëm.
11
Mirëpo parashtrohet pyetja se nëse e sheh ujin gjatë faljes së namazit, a i
prishet namazi dhe a nevojitet të ripërsëritë namazin me abdes apo jo?
Shafiiju dhe Maliku thonë se namazi nuk prishet sepse është themeluar
ixhmai për vlefshmërinë e namazit deri para se ta sheh ujin. Kështu, rregulli
i istis’habit të ixhmait është në fuqi deri sa të dëshmohet me argument se i
prishet namazi që në momentin kur ta sheh ujin sepse argumenti dëshmon
për vlefshmërinë e ligjit të ligjësimit të atij namazi për vazhdimësinë e
vlefshmërisë derisa të sillet argument i cili e dëshmon ndërprerjen e
vlefshmërisë së namazit.
Ebu Hanife dhe tjerët të cilët nuk e pranojnë këtë mendim thonë se:
Namazi prishet dhe nuk merret parasysh themelimi i ixhmait për
vlefshmërinë e namazit deri para se të shihet uji sepse ixhmai është
themeluar për mungesë të ujit dhe jo të ekzistimit të ujit. Ai i cili dëshiron ta
sjell inekzistenten e të ekzistuarit ai duhet të sjell argument të ri.
Po ashtu, shembull tjetër, dhahirijtë thonë se lejohet blerja e nënës së
djalit sepse është themeluar ixhmai për lejimin e blerjes së robëreshës para
se të lindë fëmijë te pronari i saj. Kështu dispozita e ixhmait vazhdon edhe
pas lindjes së fëmijës së saj në bazë të ixhmait paraprak sepse lindja e
fëmijës nuk e ka zhvlerësuar themelimin e ixhmait.
Ky lloj i istis’habit është lloj për të cilën dijetarët kanë dhënë mendime
të ndryshme:
Shumica e dijetarëve Hanefijë dhe Hanbelijë dhe shumica absolute e
Malikijve thonë se nuk lejohet argumentimi vetëm me ligjin e istis’habit,
por nëse paraqitet kijasi apo ligj tjetër i cili e transformon prej asaj çka ka
qenë më herët, atëherë transformohet, përndryshe ligji i istis’habit mbetet siç
ka qenë sepse themelimi i ixhmait për një atribut të një ligji nuk e bën të
patjetërsueshme themelimin e ixhmait për atributin e gjendjes tjetër, pasi që
në këtë rast ixhmai është themeluar për atributin e ligjit për të cilin nuk ka
qenë bosht i temës, e ai bosht i temës ka qenë vlefshmëria e namazit para se
të shihet uji në namaz, ndërsa pasi që të shihet uji, më tej nuk ka themelim
të ixhmait. Këtu nuk kemi ligj të istis’habit siç thotë Ibn Kajimi sepse kusht
i istis’habit është të mbeturit e gjendjes në cilësinë (atributin) e kohës së
dispozitës. Kjo është formula e cila merret parasysh. Nëse ndryshon atributi,
atëherë ka ndryshuar gjendja, me fjalë tjera ka ndryshuar edhe pozita për t’u
ligjësuar dispozita dhe çështja është se duhet t’i nënshtrohet dispozitës
tjetër.
12
Shafiiju, Ebu Thevriju, Dhahiriju, e ka parapëlqyer Amediu, Ibni
Haxhibi dhe Shevkaniju shkojnë në drejtimin e argumentimit me të13
sepse
vazhdimësia e istis’habit mbetet në pikën fillestare dhe nuk duhet të
anashkalohet, përpos me argument me të cilin lejohet të ndryshohet.
Kjo, dhe... edhe nëse e pranojmë se nuk ka ixhmaë në boshtin e temës,
por janë mbetur në ligjin e istis’habit për të cilin është themeluar ixhmai deri
sa të anulohet ai ixhmaë dhe pastaj në rend të parë duhet të ndryshohet baza
për të cilën është themeluar ixhmai, siç është rasti me ndryshimin e kohës,
vendit dhe personit. Ndryshimi i vet çështjes nuk është pengesë që të mbetet
ajo që është themeluar para ndryshimit, gjë që tregon se ndryshimi i atributit
nuk është pengesë për të vepruar me istis’habin, deri sa të sillet argument se
Ligjvënësi atë atribut e ka bërë që të transferohet nga ajo dispozitë për të
gjykuar të kundërtën më pastaj. Prej shembujve të argumentit transformues:
- Terja e lëkurës është transformim i dispozitës së papastërtisë së lëkurës
në pastërti.
- Thartimi (uthullimi) i alkoolit e transformon dispozitën e ndalesës (në
lejesë).
Përderisa sa i përket para tharjes dhe para uthullimit (thartimit)
papastërtia është permanente, po ashtu edhe ndalesa është permanente.
Kjo, dhe disa dijetarë llojin e parë dhe të katërt e kanë bashkuar në një
lloj sepse lejimi bazik përfshinë istis’habin e jobazës dhe e kanë shtuar
formën e pestë, e ajo quhet, istis’habi i kundërt. Ky istis’hab, ligjësimi i
çështjes në kohën e kaluar duke u bazuar në kohën e tanishme deri sa të mos
vërtetohet e kundërta. Malikijtë, këtë lloj e mbështesin në institucionin e
vakfit i cili nuk dihet, pas hulumtimit të bazës së investimit të saj dhe
kushteve të vakëflënësit të saj edhe pse në të tanishmen investohet për një
qëllim të caktuar, gjykohet me istis’habin e gjendjes së tashme, pasi ashtu
ka qenë në të kaluarën deri sa të mos dëshmohet e kundërta. Nga kjo
rezulton se format e istis’habit janë pesë:
1. Esenciale është pafajësia.
2. Istis’habi i tekstit deri sa të mos sillet diçka çka e kundërshton dhe
istis’habi gjeneral derisa të mos sillet specifikimi i saj.
3. Istis’habi i atributit ligjërisht derisa të mos sillet diçka që e ndryshon
atë.
4. Istis’habi i gjendjes së ixhmait për të cilën ka divergjenca.
5. Istis’habi i të tanishmes prej së kaluarës (istis’habi i kundërt).14
13
Mendimet e dijetarëve për argumentimin e istis’habit
Kur nuk ka argument, dijetarët për argumentimin e ixhmait janë ndarë
në tri drejtime:
Drejtimi i parë: Mendimi i shumicës së mutekeliminëve. Në esencë
nuk është argument sepse ligjësimi i kohës fillestare duhet të ketë
argumentim, po ashtu edhe pas kohës fillestare në fazën e dytë sepse
kërkohet që aty të ketë argumentim sepse në të kundërtën te ata do të ishte
posaçërisht për ligjësime, përderisa në çështjet konkrete, Zoti i
Lartmadhëruar e ka paraparë ligjin e istis’habit dhe zakonisht nuk është në
ligjësime.
Drejtimi i dytë: Shumica absolute e dijetarëve Hanefijë të
mëvonshëm15
mendojnë se istis’habi është argumentim për mohim dhe
anulim dhe jo për vërtetim dhe aprovim. Kjo nënkupton se vlen për të
mohuar çka nuk është e vërtetuar dhe jo për ta vërtetuar atë. Istis’habi vlen
për ta mohuar atë i cili pretendon ndryshimin e gjendjes (faktike) që çështja
të mbetet siç ka qenë, që do të thotë se ka qenë e ligjësuar më herët dhe jo
për shkak se e kërkon ligji i përfituar dhe nuk ligjësohet ligj i ri, por
vazhdon ligji të jetë i vazhdueshëm në lejimin esencial apo pafajësisë, ose
me të mbeturit e dispozitës së diçkaje duke u bazuar në realizimin e shkakut
me të cilën ndërlidhet ajo dispozitë dhe të mbeturit e çështjes siç ka qenë.
Mbështetja bëhet në obligueshmërinë e dispozitës dhe jo në mosndryshimin
e saj. Për këtë arsye kanë thënë: Istis’habi është argument për të mbetur ajo
çka ka qenë siç ka qenë dhe jo për të ligjësuar atë e cila nuk ka qenë: Kjo
vërehet qartë në formën e tretë dhe të katërt prej formave të istis’habit.
Istis’habi i pafajësisë nuk është argument për të mbrojtur të drejtën, por
vlen vetëm për ta mënjanuar kundërshtarin i cili pretendon se është e drejtë
e tij pa pasur argument për ta vërtetuar pretendimin e tij. Istis’habi i
pronësisë vërtetohet me aktin paraprak dhe nuk është argument për të
mbetur pronësia, por argument për t’i mënjanuar pretendimet e atij i cili
pretendon shpronësimin e asaj prone, pa sjellë argument për të.
Drejtimi i tretë: Mendimi i shumicës absolute të Malikijëve,
Shafiijëve, Hanbelijëve dhe dhahirijëve,16
se istis’habi është argument
për ta konfirmuar dispozitën e ligjësuar deri sa të gjendet argument për
ndryshimin e tij. Vlen për ta vërtetuar ashtu siç vlen për ta mënjanuar, që
do të thotë se, istis’habi i gjendjes së tanishme vërteton dy të drejta, të
14
drejtat pozitive dhe negative,17
përderisa nuk sillet argument i cili ndalon
vazhdimësinë. Të këtij drejtimi janë shiitët.18
Nga kjo divergjencë në mes të dijetarëve rezultojnë efektet juridike në
çështje si në vijim:
Gjendja e të pagjeturit (ai i cili humb nga qyteti, aq sa nuk mund të
gjenden gjurmë prej tij) për të cilin kalon një kohë e gjatë dhe nuk gjendet
asnjë gjurmë prej tij. Te Malikijtë, te Shafiijtë dhe te ata të cilët janë të të
njëjtit mendim, ai ka të drejta pozitive nga të tjerët: të trashëgoj nga të tjerët
ashtu që t’i rezervohet hisja e tij, i zbatohen testamentet, e kjo duke e marrë
parasysh se ai mund të jetë gjallë në bazë të ligjit të istis’habit. Dhe mbetet
pronar i të drejtave të tij të cilat kanë qenë para se të zhduket dhe kjo është
ajo ana negative dhe këto gjykojnë për mbetjen e jetës së tij deri sa të
vërtetohet vdekja e tij sepse bazë e tij është gjallëria e tij dhe merret për
bazë istis’habi i bazës (gjallërisë) deri sa të vërtetohet e kundërta. Ai
trashëgon por nuk trashëgohet. Hanbelijtë deklarojnë se ai trashëgohet dhe
nuk trashëgon pasi që të kalojnë katër vite prej zhdukjes së tij.
Përderisa te Hanefijtë, nuk i zbatohen të drejtat pozitive, si f.v.,
trashëgimia dhe testamenti nga tjetri, por i rezervohen vetëm të drejtat
negative. I mbetet pronësia e tij, çka ka qenë para zhdukjes. Ligji i
istis’habit të tij rezulton vetëm që të jepet prej tij çka rezulton prej vdekjes
për t’iu ndarë pasuria e tij trashëgimtarëve, ndarja prej bashkëshortes dhe
nuk rezulton që pasuria e tjerëve t’i kalon atij. Kështu ata (Hanefijtë)
gjykojnë në mbetjen e jetës së tij gjatë kohës së zhdukjes vetëm sa i përket
pasurisë dhe bashkëshortes së tij derisa të paraqitet argument për vdekjen e
tij ose që gjykatësi të shpallë vdekjen e tij.
Te ata (Hanefijtë), i zhdukuri është gjallë për veten e tij, ndërsa i vdekur
për të tjerët, as nuk trashëgon prej tjerëve dhe as nuk trashëgohet, nuk i
rezervohet hisja e tij dhe nuk lejohet që të shpërndahet pasuria e tij te
trashëgimtarët e të vdekurit19
sepse te ata (Hanefijtë) istis’habi nuk vlen si
argument për të prodhuar të drejta të reja përfituese, që do të thotë se është
argument për të mënjanuar të drejtat, sa që pasuria e tij nuk trashëgohet dhe
nuk vlen për të përfituar të drejtat, kështu që nëse një i afërm i tij vdes, i
zhdukuri nuk trashëgon, e kjo nga mundësia se ai mund të ketë vdekur.
15
Shafiijtë dhe ata të cilët i pasojnë, argumentohen për argumentimin e
istis’habit me dy argumente:
1. Ajo çka themelohet fillimisht për ekzistimin apo mosekzistimin dhe
nuk paraqitet e kundërta as në mënyrë të prerë dhe as të dyshimtë, logjikisht
dhe detyrimisht duhet të gjykohet ashtu siç ka qenë fillimisht, të vepruarit
ashtu me atë mundësi është obligim edhe nëse nuk na është raportuar do t’i
kishim tri çështje të pavlefshme:20
E para: Që të mos jetë ligjësuar si ligj sheriativ për ne në kohën e
pejgamberit s.a.v.s. me mundësi të lejimit të shfuqizimit të atij ligji sepse
nëse nuk na është realizuar mendimi për istis’habin (e atij ligji), ekzistimi i
atij ligji është i barabartë me shfuqizimin e saj, atëherë nuk mund të themi
se patjetër duhet të jetë vetëm ashtu sepse atëherë do t’i jepnim prioritet pa
të drejtë prioriteti. Vërehet se argumenti i ligjësimit të atyre ligjeve për
kohën tonë është bindja se duhet të vazhdohet të mbeten siç kanë qenë dhe
ky është ligji i istis’habit, me fjalë tjera, po të mos kishte qenë istis’habi
argument nuk do të kishim qenë kategorik në zbatimin e ligjit por me
mundësi të shfuqizimit të tyre, por ligji i dytë do të ishte i pavlefshëm,
kështu që bëhet i pavlefshëm ligji i mëhershëm dhe ligjësohet e kundërta e
saj.
E dyta: Që faktikisht të mos cilësohet si muëxhize sepse muëxhizja
është çështje mbinatyrore e cila nuk kërkon që të mbetet e natyrshme në
vazhdim sepse nëse nuk qëndron të vazhdoj e natyrshme, atëherë do të
lejohej që të ndryshoj dhe muëxhizja nuk do të ishte mrekulli mbinatyrore.
Vazhdimësia e gjendjes së natyrshme nënkupton që baza të mbetet ashtu siç
ka qenë sepse e zakonshmja dhe natyrorja nuk do të kishte kuptim ndryshe,
pos që ndodhia e një ngjarjeje të përsëritet në mënyrë të veçantë, ashtu që të
krijohet bindja se nëse ndodhë, ndodhë vetëm në atë mënyrë.
E treta: Që dyshimi në shkurorëzim të jetë i njëjtë sikurse dyshimi në
kurorëzim, për shkak të situatës së përbashkët të tyre që të mos krijohet
përshtypja në atë që ka kaluar sepse ashtu do të lejohej kontakti seksual në
gjendjet e tyre, ose ndalesa e kontaktit seksual në gjendjet e tyre, sepse të
gjithë janë të pajtimit se kjo është e pavlefshme por lejohet (tolerohet)
kontakti seksual nëse është kryer, duke menduar se e ka pasur të lejuar (edhe
pse e ka të ndaluar) dhe nuk lejohet kontakti seksual nëse kryhet duke
menduar se është martuar.21
16
2. Ekzistenca e të qenurit ka përparësi ndaj të paqenurit, kjo nga
shkaku se ka prioritet ndaj të paqenurës. Për këtë të gjithë janë pajtuar se
duhet të veprohet.
Sa i përket çështjes së të paqenurës, duhet ditur se e paqenura për të
pasur prioritet ka nevojë për shkaktar të ri që të ndodhë, për këtë arsye e
qenura ka përparësi ndaj të paqenurës. Pasi që edhe dihet qëndrimi se
prioritarja ka prioritet ndaj joprioritarës.
3. Është themeluar ixhmai në bazë të istis’habit në shumë çështje
sekondare të fikhut, si f.v: vlefshmëria (mosprishja) e abdesit, papastërtia,
pronësia, bashkëshortësia edhe pse dyshon hamendësia e pavlefshmërisë së
tyre.
Kjo dhe... Profesori Muhamed Tekijul Hakijm dijetar shiitë e ka lejuar
ndodhjen e istis’habit duke e pasur parasysh në kuptim, siç e thamë më
herët, dhe e ka konsideruar si dukuri të rëndomtë në shoqërinë e tyre, qoftë
edhe me hamendje, e cila paraqitet instiktivisht ashtu siç ndodhin dukuritë
shoqërore, ai thotë: Ajo siç e mendoj unë, istis’habi është dukuri prej
dukurive të përgjithshme të shoqërisë, lindin dhe zhvillohen me shoqërinë,
dhe do të mbetet sa mbesin ato shoqëri si garancion për të ruajtur sistemin
dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë. Nëse shoqëritë janë në gjendje të heqin
dorë nga istis’habi, sistemi i tyre nuk do të qëndronte. Shembull: Njeriu,
udhëtari i cili lë familjen, qytetin dhe gjithë çka ka, nëse fillon të krijoj
dyshime në atë çka ka lënë pas, krijon dyshime në mesin e udhëtarëve, dhe
nuk i largon ato dyshime me ligjin e istis’habit, ai nuk do të mund të
udhëtonte nga vendi i tij, por në esencë do të jetonte me vështirësitë në
shtëpinë e tij dhe do të jetonte me dyshime në veprimet e shoqërisë ashtu që
do të shkatërrohej sistemi shoqëror në atë vend.22
Unë i jap përparësi drejtimit të atyre të cilët deklarojnë për istis’habin si
në vërtetim të çështjeve ashtu edhe në mohim të tyre, për shkak të fuqisë së
argumenteve të tyre dhe për shkak të ngjarjeve të cilat paraqiten dhe kanë
nevojë për istis’habin. Për këtë arsye Raziju ka thënë: “Është i
patjetërsueshëm në fe, në ligjësim dhe në traditë.”
17
Rregullat e rezultuara prej istis’habit
Dijetarët kanë prodhuar disa rregulla të fikhut prej istis’habit, e ato janë:
1. Esenciale të mbetet çështja ashtu siç ka qenë deri sa të mos
vërtetohet se është ndryshuar.23
P.sh., te i humburi, esenciale është se ai është i gjallë deri sa të mos
vërtetohet se ka vdekur, për këtë arsye dijetarët janë pajtuar se nuk
trashëgohet, ndërsa çka trashëgon nga të tjerët, rezervohet për të deri sa të
vërtetohet jeta e tij apo vdekja e tij, sipas shumicës absolute rezultimi i jetës
së trashëguesit në momentin e vdekjes së trashëgimtarit, siç kemi sqaruar, te
Hanefijtë nuk trashëgon nga askush.
2. Te çështjet, esenciale është lejimi.
Bazuar në këtë, merret vendim për vlefshmërinë e kontratës ose
shfrytëzimin e çështjes deri sa të sillet nga Ligjvënësi çka tregon për
pavlefshmërinë apo prishjen e tij. Ashtu është edhe rregulli se për çdo
çështje përderisa nuk sillet argument prej teksteve të sheriatit se ndalohet,
ajo çështje është e lejuar, as nuk fajësohet vepruesi dhe as nuk penalizohet.
3. Esenciale në të drejta është paobligueshmëria.
Kjo kuptohet nga rregulli istis’habi i lirisë. Ky është rregull për të cilin
janë pajtuar dijetarët. Nuk lejohet që një çështje t’i ngarkohet një personi
ose të bashkëngjitet pos me argument, përderisa nuk ka nevojë për mohim
(moskryerje apo mosveprim) pos me argument sepse kjo është bazë juridike
për të cilën janë pajtuar.
4. E sigurta nuk anashkalohet me hamendje.
Kjo nënkupton se nuk hiqet ligji i saj me hamendje.24
Kush është i
bindur se ka marrë abdes pastaj hamendet se mos e ka prishur, gjykohet se
ai është me abdes.25
Kush dyshon në pastërtinë e ujit se mos është ndotur me
pak ndyrësirë apo me shumë. Esenciale është se ai ujë është i pastër.
Kush ha në mesnatë dhe dyshon në agimin e ditës, agjërimi i tij është i
plotë sepse esenciale është nata, nata është e sigurt, ndërsa agimi i dyshimtë.
Kush ha në fund të ditës, pa bërë ndonjë hulumtim dhe dyshon në
perëndimin e diellit agjërimi i tij prishet sepse esenciale është dita dhe dita
është e sigurt ndërsa perëndimi i diellit i dyshimtë.
18
Vetëm se imam Maliku nuk e pranon vlefshmërinë e namazit me
dyshimin se falësi ka qenë apo nuk ka qenë me abdes dhe obligohet me
marrë abdes sepse edhe pse esenciale ka qenë abdesi (pastërtia) atëherë edhe
namazi gjithashtu në esencë është detyrë. Nëse i thuhet (Malikut): Nuk del
nga pastërtia (abdesi) me hamendësim. Imam Maliku përgjigjet: Nuk mund
të hyhet në namaz me hamendësim, atëherë ai ka dalë nga pastërtia (abdes)
me hamendësim.
19
20
Fusnotat:
1. “Nuz-hatil hatir sherh revdatin-nadhir”, 1/389.
“Keshful esrarë”, 2/1097.
“Sherhul mehalij xhemul xhevamiu”, 2/286.
“Sherhul udadi ala muhtesar”, 2/284, Ibni Haxhib.
“El-med-hal ila medhhebi Ahmed”, 133.
“Sherhul esnevij”, 3/157.
“Irshadul fuhulë”, 208, Shevkaniju.
2. “El-ihkam”, 5/590.
“Ibni Hazmi”, 373, Muhamed Ebu Zehra.
3. “Gajetul vusulë”, 138.
“Sherhul mehalij ala xhem’ul xhevamië”, 2/284.
“El-mustesfa”, 1/128, El-Gazaliu.
“El-Ibhaxh”, 3/110, Esh-Shevkaniju.
“Iëlamul mukiijn”, 1/329.
4. Me këtë tekst e ka transmetuar Taberaniju në librin “El-Evsat”, në të është Ibnul
Is’haki, ai është i besueshëm, por tjetri është mashtrues (“Mexhmeaz-Zevaid”, 4/110).
Në formlimin “mës dëmtoni dhe mos u dëmtoni”, transmeton Maliku në “Muvetaë” dhe
Ahmedi në Musnedin e tij, Ibn Maxhe dhe Darukutniju në sunenet e tyre nga Ibni Abasi
dhe Ibadeti. Hadithi është i mirë.
5. “El-Ibhaxh”, 3/208.
6. “El-med-hal ila medh-heb imamil Ahmed”, 134.
“El-Ibhaxh”, 3/110.
“Revdatu Nadhir”, 1/391.
7. Ligjvënësi tregon për ligjësimin e mbetjes së pastërtisë si f.v., kur pejgamberi s.a.v.s.
ka thënë për atë i cili ka marrë abdes por dyshon se a e ka prishë apo jo abdesin: Nuk
largohet (nga namazi) deri sa të mos dëgjoj zë apo të ndiej erën (biologjike). Përderisa
namazi është në rregull dhe mbetet vlefshmëria e tij, atëherë çështja e të dyshimtës mbetet
në të sigurtën dhe hudhet e dyshimta. (“Iëlamul mukiijn”, 1/340).
8. “Iëlamul mukiijn”, 1/340.
9. “Mekasidu sheriati islamijeti”, prof. Alal Fasij, fq. 129.
10. “Usulul fikh, 285, prof. Ebu Zehra.
11. Është mohuar ajo çka e mohon logjika dhe nuk e ka ligjësuar ligji, si f.v.,
obligueshmëria e agjërimit të muajit rexheb apo sheval dhe mosobligueshmëria e namazit të
gjashtë (“Sherhul xhelalul mehalij ala xhem’ul xhevamiu ve hashijetil benanij alejhi”,
2/284; “Gajetul vusul bi sherh lubul usul”, 138, prof Zekerija el Ensari).
“El-anavijn fi mesailul usulijeti”, 2/150.
“Usulul istinbat”, 210, el-Hajderiju.
“El-Ibhaxh”, 3/110.
“El-Lemë”, 66, Shijraziju.
Me fjalë tjera, jobaza (ligjore) është mosobligueshmëria dhe mosekzistim i bazës ligjore e
cila quhet pafajësia.
21
12. “El-Ihkam”, 3/127, el-Amediu.
“El-lemë”, 67.
“El-med-hal ila medhheb Imam Ahmed”, 134.
“Revdatu Nadhir”, 1/392.
“Risaletu fi usulil fikhi”, 13, Ibni Fevrik.
“El-Ibhaxh”, 3/111.
“Mugnil muhtaxh”, 1/101.
“Fet’hul Kadirë”, 1/92.
13. Ibid.
“Tehrixhil furuë alel usul”, 21.
“El-mustesfa”, 1/128.
“Irshadul fuhulë”, 209
“Ibni Hanbel”, 295, Ebu Zehra.
“Iëlamul mukiijn”, 1/143.
14. “Mekasidush-sheriati ve mekarimuha”, fq. 130, prof Alalul Fasij.
15. “Keshful esrarë”, 2/1098.
“Mer’etil usulë2, 2/367.
“Usulul sarhasij”, 2/225.
“Usulush-Shashij”, 116.
“Iëlamul mukiijn”, 1/339.
“El-med-hal ila medhheb Ahmed”, 134.
“Sherhul mehalij ala xhemil xhevamiu”, 2/285.
“Sherhul udadi”, 2/284.
“Usulul fikhil islamij”, 28, Ebu Zehra.
16. “Ibni Hanbel”, 291, Ebu Zehra.
17. “Usulul ameti”, 454, 457, 470, el-Hakimë.
18. “Fet-hul kadirë”, 4/447.
19. “El-Esnevij2, 3/158.
“Muhtesar”, 217, El-Haxhib.
20. “El-Ibhaxh ve nihajetus-sual sherhil minhaxh”, 3/112.
21. “Usulul ameti lil fikhil mukaren”, 459.
22. “El-ishbahu ven-nedhair”, 47, es-Sujutiju.
23. Ibid, 47, 48.
“Gajetul usul”, 140.
“Usulul ameti”.
“Usulul istinbat”, 217.
24. E ka regjistruar Muslimi nga Ebi Hurejre r.a. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nëse
ndonjëri nga ju ndien erë biologjike në barkun e tij dhe dyshon se a ka lëshuar gazra apo jo,
mos të dalë nga xhamia derisa të dëgjoj zë apo të ndiej erë. (“Subules-selam”, 1/66).
22
Përmbajtja:
Istis’habi................................................................................................................4
Definicioni i istis’habit............................................................................ 5
Format e istis’habit ................................................................................ 7
Mendimet e dijetarëve për argumentimin e istis’habit....................... 13
Rregullat e rezultuara prej istis’habit................................................... 17
23

More Related Content

What's hot

Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutLibra Islame
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniLibra Islame
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 

What's hot (12)

Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 

Similar to 12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli

Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniShkumbim Jakupi
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasiLibra Islame
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasiShkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
Dr. Vehbetu Zuhejli - NdalesoriDr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
Dr. Vehbetu Zuhejli - NdalesoriLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi Libra Islame
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërtDr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërtLibra Islame
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria Shkumbim Jakupi
 
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të sajShkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të sajShkumbim Jakupi
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 

Similar to 12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli (20)

Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
Dr. Vehbetu Zuhejli - NdalesoriDr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ndalesori
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vendosmëria dhe lehtësimi
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërtDr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi (e lejuara)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
Dr. Vehbetu Zuhejli - Vlefshmëria, pezullimi (ngrirja) dhe pavlefshmëria
 
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të sajShkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 

More from Shkumbim Jakupi

17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimitAlija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimitShkumbim Jakupi
 
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizimeMuhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizimeShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësiaMuhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësiaShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimiMuhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimiShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokësMuhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokësShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeveMuhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeveShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasiMuhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasiShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - sekretet dhe vetmashtrimi i njeriut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - sekretet dhe vetmashtrimi i njeriutMuhamed muteveli esh shaëraviu - sekretet dhe vetmashtrimi i njeriut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - sekretet dhe vetmashtrimi i njeriutShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreMuhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - me fuqinë e allahut, jo me fuqinë tënde
Muhamed muteveli esh shaëraviu - me fuqinë e allahut, jo me fuqinë tëndeMuhamed muteveli esh shaëraviu - me fuqinë e allahut, jo me fuqinë tënde
Muhamed muteveli esh shaëraviu - me fuqinë e allahut, jo me fuqinë tëndeShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - statika ndryshon
Muhamed muteveli esh shaëraviu - statika ndryshonMuhamed muteveli esh shaëraviu - statika ndryshon
Muhamed muteveli esh shaëraviu - statika ndryshonShkumbim Jakupi
 
Dr. musli vërbani kur'ani, shërim i zemrave
Dr. musli vërbani   kur'ani, shërim i zemraveDr. musli vërbani   kur'ani, shërim i zemrave
Dr. musli vërbani kur'ani, shërim i zemraveShkumbim Jakupi
 
Dr. musli vërbani e mira dhe e keqja
Dr. musli vërbani   e mira dhe e keqjaDr. musli vërbani   e mira dhe e keqja
Dr. musli vërbani e mira dhe e keqjaShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - çka është shpirti
Muhamed muteveli esh shaëraviu - çka është shpirtiMuhamed muteveli esh shaëraviu - çka është shpirti
Muhamed muteveli esh shaëraviu - çka është shpirtiShkumbim Jakupi
 

More from Shkumbim Jakupi (20)

17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
4444 Salavate
4444 Salavate4444 Salavate
4444 Salavate
 
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimitAlija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
 
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizimeMuhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
 
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësiaMuhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimiMuhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokësMuhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe elementet e tokës
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeveMuhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
Muhamed muteveli esh shaëraviu - njeriu dhe ligji i ndryshimeve
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasiMuhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mos u mashtro, vdekja të vjen në befasi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - sekretet dhe vetmashtrimi i njeriut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - sekretet dhe vetmashtrimi i njeriutMuhamed muteveli esh shaëraviu - sekretet dhe vetmashtrimi i njeriut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - sekretet dhe vetmashtrimi i njeriut
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreMuhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - me fuqinë e allahut, jo me fuqinë tënde
Muhamed muteveli esh shaëraviu - me fuqinë e allahut, jo me fuqinë tëndeMuhamed muteveli esh shaëraviu - me fuqinë e allahut, jo me fuqinë tënde
Muhamed muteveli esh shaëraviu - me fuqinë e allahut, jo me fuqinë tënde
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - statika ndryshon
Muhamed muteveli esh shaëraviu - statika ndryshonMuhamed muteveli esh shaëraviu - statika ndryshon
Muhamed muteveli esh shaëraviu - statika ndryshon
 
Dr. musli vërbani kur'ani, shërim i zemrave
Dr. musli vërbani   kur'ani, shërim i zemraveDr. musli vërbani   kur'ani, shërim i zemrave
Dr. musli vërbani kur'ani, shërim i zemrave
 
Dr. musli vërbani e mira dhe e keqja
Dr. musli vërbani   e mira dhe e keqjaDr. musli vërbani   e mira dhe e keqja
Dr. musli vërbani e mira dhe e keqja
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - çka është shpirti
Muhamed muteveli esh shaëraviu - çka është shpirtiMuhamed muteveli esh shaëraviu - çka është shpirti
Muhamed muteveli esh shaëraviu - çka është shpirti
 

12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli

  • 1. Dr. Vehbetu Zuhejli Istis’habi XII Pjesë e shkëputur nga “Usuli fikhu islam”
  • 2. 2 Autori: Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani Titulli: Istis’habi Korrektura: Burim Bunjaku Të drejtën e ribotimit e rezervon autori
  • 3. 3
  • 4. 4 Istis’habi Për istis’habin do të flasim si në vijim: - Definicioni; - Format; - Analiza e mospajtimit; - Mendimet e dijetarëve në argumentimin e tij; - Rregullat e rezultuara mbi të.
  • 5. 5 Definicioni i istis’habit Gjuhësisht, istis’hab do të thotë: Të kërkosh shoqërim. Te usulijinët1 istis’hab është: Ligj për të ligjësuar një çështje apo për ta mohuar atë për të tashmen ose për të ardhmen, duke e marrë për bazë ligjësimin apo mohimin në kohën e kaluar, për shkak të mosekzistimit të ndonjë argumenti për ndryshim. Shembull: Nëse thuhet, gjykimi për filanin, ka qenë dhe nuk mendoj se është hequr, dhe çdo gjë që dihet, dihet siç ka qenë. Kjo është se mendohet të jetë siç ka qenë sepse mendimi është argument mbështetës në dispozitim siç është rasti i Shafiijve se, të dalurit diçka, nga përpos dy organeve nuk e prish abdesin, pasi që një person ka qenë me abdes para daljes (së diçkaje). Kjo është unanime, çka ka qenë mbetet siç ka qenë. Ibn Hazmi e ka definuar kështu: Të mbeturit e ligjit bazë e ligjësuar me tekste derisa të ketë argument për ndryshimin e tij.2 Ibn Hazmi istis’habin e kushtëzon që të jetë i ligjësuar prej tekstit dhe jo prej ligjit bazë i cili është prej ligjit bazik esencial të lejimit. Vërehet se me istis’habin vjen në pyetje të veprohet atëherë kur nuk ka argument tjetër. Havarizmiju në librin “El-Kafij” thotë: Istis’habi është faza e fundit e fetvasë. Nëse muftiu pyetet për një çështje, e kërkon dispozitën e asaj çështjeje në Kur’an, pastaj në sunet, pastaj në ixhmaë, pastaj në kijasë, nëse nuk e gjen përgjigjen në këto argumente atëherë e shikon dispozitën e saj në istis’habin momental të mohimit të asaj çështjeje apo vërtetimit të saj: - Nëse hamendet se nuk është anuluar, atëherë bazike është që të mbetet ajo çështje siç është. - Nëse hamendet se është vërtetuar, atëherë bazike është të mos vendoset ajo çështje. Shembull: Te femra, bazike është virgjëria e saj, derisa nuk vërtetohet me dëshmi se është e vejë. Në pronësi, bazike është pronësia derisa të mos vërtetohet heqja prej asaj pronësie, pra, deri sa të vërtetohet e kundërta. Në vepra, esenciale është pafajësia. Nga kjo shihet qartë se dijetarët janë pajtuar se istis’habi nuk është argument për çështjet e prera të akaidit (besimit) si f.v., pejgamberia e Muhamedit a.s.
  • 6. 6 Po ashtu dijetarët janë pajtuar se nuk lejohet të argumentuarit me istis’hab në atë çka është vërtetuar apo është mohuar me argument sheriativ sepse ajo veç është ndryshuar dhe ka dalë prej kornizës së istis’habit.
  • 7. 7 Format e istis’habit Ekzistojnë pesë forma apo pesë lloje të istis’habit, e ata janë:3 E para: istis’habi i dispozitës së lejimit bazik të çështjeve të cilat sheriati nuk i ka ndaluar. Koncepti i kësaj është se, shumica absolute e dijetarëve të usulit kanë miratuar vendimin se pas ardhjes së sheriatit, në çështjet e dobishme për të cilat nuk ka dispozitë të caktuar, esenciale është lejimi, ashtu siç në çështjet e dëmshme esenciale është ndalesa. Argumenti i dytë, thënia e pejgamberit s.a.v.s.: “Mos dëmtoni dhe mos u dëmtoni në islam.” 4 Kjo do të thotë se absolutisht nuk lejohet dëmi sepse e papërcaktuara në formulimin e mohimit është rregull i përgjithshëm. Kur mohohet e lejuara vërtetohet e ndaluara dhe kjo është ajo që kërkohet. Argumentimi i të parës me tre ajete në vijim.5 a. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: ‫ﺎ‬ً‫ﻴﻌ‬َِ‫ﲨ‬ ِ‫ض‬ْ‫َر‬ْ‫اﻷ‬ ِ‫ﰲ‬ ‫ﺎ‬‫ﱠ‬‫ﻣ‬ ‫ﻢ‬ُ‫ﻜ‬َ‫ﻟ‬ َ‫ﻖ‬َ‫ﻠ‬َ‫ﺧ‬ ‫ي‬ِ‫ﺬ‬‫ﱠ‬‫ﻟ‬‫ا‬ َ‫ﻮ‬ُ‫ﻫ‬ “Ai (All-llahu) është që për juve krijoi çka ka në tokë,.” (El-Bekare : 29) Zoti i Lartmadhëruar na ka treguar se të gjitha krijesat e tokës janë për njeriun sepse pjesëza “çka” nënkupton përgjithësimin, posaçërisht kur përforcohet edhe me fjalën “në përgjithësi”. Pjesëza “për” ka kuptimin e specifikimit për dobi, që do të thotë se, çdo gjë që është në tokë është posaçërisht për t’ju sjell dobi juve dhe ajo dobi e cila realizohet nga të gjitha krijesat, për të ligjërisht është lejimi. b. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: ِ‫ق‬ْ‫ز‬‫ﱢ‬‫ﺮ‬‫اﻟ‬ َ‫ﻦ‬ِ‫ﻣ‬ ِ‫ﺎت‬َ‫ﺒ‬‫ﱢ‬‫ﻴ‬‫ﱠ‬‫ﻄ‬‫اﻟ‬َ‫و‬ ِ‫ﻩ‬ِ‫ﺎد‬َ‫ﺒ‬ِ‫ﻌ‬ِ‫ﻟ‬ َ‫ج‬َ‫ﺮ‬ْ‫َﺧ‬‫أ‬ ِ‫ﱵ‬‫ﱠ‬‫ﻟ‬‫ا‬ ِ‫ﻪ‬‫ﱠ‬‫ﻠ‬‫اﻟ‬ َ‫ﺔ‬َ‫ﻳﻨ‬ِ‫ز‬ َ‫م‬‫ﱠ‬‫ﺮ‬َ‫ﺣ‬ ْ‫ﻦ‬َ‫ﻣ‬ ْ‫ﻞ‬ُ‫ﻗ‬ “Thuaj: - Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robërit e vet...” (El-Earaf : 32) Forma pyetëse tregon për mohim dhe do të thotë se Zoti i Lartmadhëruar nuk e pëlqen ndalimin e bukurive të cilat janë të specifikuara që t’i shfrytëzoj për dobi, ashtu siç kuptohet prej pjesëzës “për” e cila përcakton specifikimin në thënien e Zotit të Lartmadhëruar “për robërit e tij”.
  • 8. 8 c. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: ُ‫ﺎت‬َ‫ﺒ‬‫ﱢ‬‫ﻴ‬‫ﱠ‬‫ﻄ‬‫اﻟ‬ ُ‫ﻢ‬ُ‫ﻜ‬َ‫ﻟ‬ ‫ﱠ‬‫ﻞ‬ِ‫ُﺣ‬‫أ‬ “Për ju janë të lejuara mirësitë.” (El-Maide : 4) Pjesëza “për” te pjesa e tekstit “për ju” tregon se të mirat janë posaçërisht për ne, për t’i shfrytëzuar siç i sqaruam më parë. Fjala “mirësitë” nuk është për qëllim “lejimi” sepse do të duhej të përsëritej kuptimi por qëllimi është “atë të cilën shpirti e llogaritë për të mirë”. Këto ajete tregojnë se, në esencë çështjet janë të lejuara deri sa të sillet argument për ndalimin e tyre, kështu që çdo lloj ushqimi, pije, veshje, i cili nuk ndalohet, me sheriatë është e lejuar. Nëse fekihu pyetet për dispozitën e prodhimeve në botë dhe nuk gjen argument sheriativ i cili tregon për atë dispozitë atëherë dispozita e saj është lejimi duke u bazuar në atë se: esenciale e çështjeve është lejimi. Sa i përket këtij lloji të istis’habit, tek dijetarët nuk ka divergjenca, vetëm se vërehet se kjo dispozitë te usulijinët thuhet se bazën e ka te logjika, ndërsa te Ibn Hazmi bazën e ka te teksti i përgjithshëm sheriatik, që do të thotë se çështja është neutrale derisa të mos sillet argument për ndalesën apo obligimin. E dyta: Istis’habi i tekstit derisa nuk sillet specifikimi. Istis’habi i tekstit derisa të shfuqizohet ai tekst. Për këtë lloj nuk ka divergjenca në mes dijetarëve.6 E treta: Istis’habi i një çështjeje për të cilën logjika dhe ligji tregon për ligjësimin dhe vazhdimësinë e përgjithmonshme të saj. Këtë e ka shpreh Ibn Kajimi, pra për istis’habin me cilësi të caktuar i cili istis’hab është konfirmuar me ligj, përderisa nuk vërtetohet e kundërta, si f.v., pronësia e pronarit kur të gjendet shkaku i asaj pronësie e ajo është kontrata, ajo mbetet e plotfuqishme derisa të mos gjendet diçka e cila e shpronëson atë, sikurse: - detyra për larje të borxhit kur ta ketë obligim, - ose që e ka prishur atë (obligim), - ose lejimi i kontaktimit intim me gruan e martuar për shkak të kurorëzimit,
  • 9. 9 - ose të mbeturit me abdes pas marrjes së abdesit, për këtë arsye dyshimi i prishjes së atij abdesi nuk sjell kurrfarë efekti (se është prishur) për shkak të ligjit të istis’habit të pastërtisë (abdesit) së mëhershme. Të gjitha këto situata edhe pse nuk janë ligje prej bazës fillestare, ligji sheriatik tregon për ligjësimin dhe vazhdimësinë e tyre në përgjithësi,7 po të mos i kishte fuqizuar ligji për vazhdimësinë vlefshmërisë së tyre atëherë nuk do të ishte lejuar istis’habi. Gazaliu thotë se, istis’habi nuk është argument përpos nëse tregohet me dëshmi për ligjësimin dhe vazhdueshmërinë e tij, me kusht që të mos ndryshohet. Në realitet kjo shprehje ka të bëjë me të përmbajturin e argumentit logjik apo sheriatik (që nënkupton çka ligjësohet fillimisht mbetet e mëtutjeshme) dhe nuk ka të bëjë me kthimin mbrapa se nuk ka bazë juridike dhe nuk dihet ky rast në këtë kohë, por te argumenti dhe të gjeturit e bazës juridike duke e mohuar të ndryshohet ose me mendimin e mohimit të ndryshimit të ligjit pas një angazhimi të mundimshëm dhe hulumtimi për të kërkuar argumentin ndryshues. Sipas mendimit të Ibn Kajimit, dijetarët janë të pajtimit se duhet të veprohet me këtë lloj të istis’habit derisa të gjendet ndonjë argument i cili e dëshmon të kundërtën.8 Disa kanë përmendur mendime të kundërshtimit të këtij lloji të istis’habit. Kjo është më se e vërtetë. Është thënë: Ky lloj i istis’habit nuk është argument absolutisht. Është thënë: Është argument për të anuluar, e jo për të vërtetuar, që do të thotë se është argument për të mbetur çka ka qenë, e jo për të vërtetuar çështjen e cila nuk ka qenë.9 Të këtij mendimi janë Hanefijtë.10 Imam Maliku i ka kundërshtuar disa shembuj të këtij lloji për shkak të ekzistimit kundërthënës në mes të dy bazave juridike. Nuk lejohet namazi me dyshim të abdesit. Është ligjore shkurorëzimi i trehershëm nëse burri dyshon a e ka shkurorëzuar një herë apo tre herë. E katërta: Istis’habi i pabazës fillestare11 – logjikisht dihet se në dispozitat e sheriatit, në të drejtën tonë janë të papranuar dispozitat para ardhjes së sheriatit si f.v., lirimi nga obligimet e sheriatit dhe të drejtave të cilat rezultojnë prej saj derisa të gjendet argument i sheriatit i cili dëshmon për ato obligime. Kjo do të thotë se ky lloj i istis’habit është vetëm ligj logjik i cili tregon se çështjet mbeten siç kanë qenë derisa të mos sillet dispozita ligjore.
  • 10. 10 Nëse një person pretendon se tjetri i ka borxh, ai duhet të sjell dëshmi se i akuzuari i ka borxh, nëse nuk mund ta vërtetoj me dëshmi, personi tjetër shpallet i pafajshëm sepse esenciale është pafajësia derisa akuzuesi të mos sjell dëshmi se i ka dhënë borxh. Në esencë, ligjet e sheriatit nuk janë obligim, por kur Ligjvënësi na obligon faljen e pesë kohëve të namazit, thënia për obligueshmërinë e namazit të gjashtë është në kundërshtim me bazën juridike të pesë kohëve të namazit, atëherë atij personi i kërkohet dëshmi. Po ashtu, kur Ligjvënësi na obligon agjërimin e muajit ramazan, dhe nëse një person paraqitet dhe thotë se duhet të agjërohet muaji sheval, thënia e tij është në kundërshtim me bazën, atëherë kërkohet dëshmi prej tij. Përderisa nuk dimë argument i cili argumenton në kundërshtim me bazën juridike, konsiderohet deklarim (dituri) i pa argumentuar dhe jo çështje se nuk kemi dituri për argumentim sepse mosgjetja e argumentit dëgjimor i transmetuar nga Ligjvënësi llogaritet dituri bindëse, e ndonjëherë mund të jetë paramenduese. Te rasti i agjërimit dhe namazit është mosparaqitja e argumentit dëgjimor bindës sepse po të ekzistonte argumenti do të ishte përhapur masovikisht dhe do të na ishte raportuar dhe nuk do të kishte pasur mundësi të fshihej nga i gjithë umeti. Kjo është dituria e mosekzistimit të argumentit. Përderisa, paramendimi i mosekzistimit të argumentit. Nëse muxhtehidi hulumton për argumentin por nuk e gjen atë, mbizotëron mendimi i mosekzistimit të argumentit dhe kjo do të zbriste në nivelin e diturisë se nuk ka argumentim për të vepruar sepse ai mendon në mbështetje të hulumtimit dhe kjo është maksimalja që duhet për muxhtehidin. Për këtë lloj të istis’habit Hanefijtë thonë, istis’habi në këtë lloj është i vlefshëm për të anuluar dhe jo për të miratuar (mbetur) siç ka qenë, siç do ta sqarojmë më vonë. E pesta: Istis’habi, dispozita e të cilit është rezultuar prej ixhmait. Ky lloj i Istis’habit është bosht debati në mes të dijetarëve,12 ashtu që muxhtehidët janë pajtuar për realizimin e prodhimit të dispozitës së tij, mirëpo pastaj ka ndryshuar atributi i dispozitës për të cilën janë pajtuar dhe kundërshtohen për të. Shembull i saj: Është themeluar ixhmai për vlefshmërinë e zëvendësuesit të ujit kur mungon uji, nëse falësi me tejemum e përfundon namazin para se të shohë ujin, namazi i tij është i rregullt dhe i vlefshëm.
  • 11. 11 Mirëpo parashtrohet pyetja se nëse e sheh ujin gjatë faljes së namazit, a i prishet namazi dhe a nevojitet të ripërsëritë namazin me abdes apo jo? Shafiiju dhe Maliku thonë se namazi nuk prishet sepse është themeluar ixhmai për vlefshmërinë e namazit deri para se ta sheh ujin. Kështu, rregulli i istis’habit të ixhmait është në fuqi deri sa të dëshmohet me argument se i prishet namazi që në momentin kur ta sheh ujin sepse argumenti dëshmon për vlefshmërinë e ligjit të ligjësimit të atij namazi për vazhdimësinë e vlefshmërisë derisa të sillet argument i cili e dëshmon ndërprerjen e vlefshmërisë së namazit. Ebu Hanife dhe tjerët të cilët nuk e pranojnë këtë mendim thonë se: Namazi prishet dhe nuk merret parasysh themelimi i ixhmait për vlefshmërinë e namazit deri para se të shihet uji sepse ixhmai është themeluar për mungesë të ujit dhe jo të ekzistimit të ujit. Ai i cili dëshiron ta sjell inekzistenten e të ekzistuarit ai duhet të sjell argument të ri. Po ashtu, shembull tjetër, dhahirijtë thonë se lejohet blerja e nënës së djalit sepse është themeluar ixhmai për lejimin e blerjes së robëreshës para se të lindë fëmijë te pronari i saj. Kështu dispozita e ixhmait vazhdon edhe pas lindjes së fëmijës së saj në bazë të ixhmait paraprak sepse lindja e fëmijës nuk e ka zhvlerësuar themelimin e ixhmait. Ky lloj i istis’habit është lloj për të cilën dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme: Shumica e dijetarëve Hanefijë dhe Hanbelijë dhe shumica absolute e Malikijve thonë se nuk lejohet argumentimi vetëm me ligjin e istis’habit, por nëse paraqitet kijasi apo ligj tjetër i cili e transformon prej asaj çka ka qenë më herët, atëherë transformohet, përndryshe ligji i istis’habit mbetet siç ka qenë sepse themelimi i ixhmait për një atribut të një ligji nuk e bën të patjetërsueshme themelimin e ixhmait për atributin e gjendjes tjetër, pasi që në këtë rast ixhmai është themeluar për atributin e ligjit për të cilin nuk ka qenë bosht i temës, e ai bosht i temës ka qenë vlefshmëria e namazit para se të shihet uji në namaz, ndërsa pasi që të shihet uji, më tej nuk ka themelim të ixhmait. Këtu nuk kemi ligj të istis’habit siç thotë Ibn Kajimi sepse kusht i istis’habit është të mbeturit e gjendjes në cilësinë (atributin) e kohës së dispozitës. Kjo është formula e cila merret parasysh. Nëse ndryshon atributi, atëherë ka ndryshuar gjendja, me fjalë tjera ka ndryshuar edhe pozita për t’u ligjësuar dispozita dhe çështja është se duhet t’i nënshtrohet dispozitës tjetër.
  • 12. 12 Shafiiju, Ebu Thevriju, Dhahiriju, e ka parapëlqyer Amediu, Ibni Haxhibi dhe Shevkaniju shkojnë në drejtimin e argumentimit me të13 sepse vazhdimësia e istis’habit mbetet në pikën fillestare dhe nuk duhet të anashkalohet, përpos me argument me të cilin lejohet të ndryshohet. Kjo, dhe... edhe nëse e pranojmë se nuk ka ixhmaë në boshtin e temës, por janë mbetur në ligjin e istis’habit për të cilin është themeluar ixhmai deri sa të anulohet ai ixhmaë dhe pastaj në rend të parë duhet të ndryshohet baza për të cilën është themeluar ixhmai, siç është rasti me ndryshimin e kohës, vendit dhe personit. Ndryshimi i vet çështjes nuk është pengesë që të mbetet ajo që është themeluar para ndryshimit, gjë që tregon se ndryshimi i atributit nuk është pengesë për të vepruar me istis’habin, deri sa të sillet argument se Ligjvënësi atë atribut e ka bërë që të transferohet nga ajo dispozitë për të gjykuar të kundërtën më pastaj. Prej shembujve të argumentit transformues: - Terja e lëkurës është transformim i dispozitës së papastërtisë së lëkurës në pastërti. - Thartimi (uthullimi) i alkoolit e transformon dispozitën e ndalesës (në lejesë). Përderisa sa i përket para tharjes dhe para uthullimit (thartimit) papastërtia është permanente, po ashtu edhe ndalesa është permanente. Kjo, dhe disa dijetarë llojin e parë dhe të katërt e kanë bashkuar në një lloj sepse lejimi bazik përfshinë istis’habin e jobazës dhe e kanë shtuar formën e pestë, e ajo quhet, istis’habi i kundërt. Ky istis’hab, ligjësimi i çështjes në kohën e kaluar duke u bazuar në kohën e tanishme deri sa të mos vërtetohet e kundërta. Malikijtë, këtë lloj e mbështesin në institucionin e vakfit i cili nuk dihet, pas hulumtimit të bazës së investimit të saj dhe kushteve të vakëflënësit të saj edhe pse në të tanishmen investohet për një qëllim të caktuar, gjykohet me istis’habin e gjendjes së tashme, pasi ashtu ka qenë në të kaluarën deri sa të mos dëshmohet e kundërta. Nga kjo rezulton se format e istis’habit janë pesë: 1. Esenciale është pafajësia. 2. Istis’habi i tekstit deri sa të mos sillet diçka çka e kundërshton dhe istis’habi gjeneral derisa të mos sillet specifikimi i saj. 3. Istis’habi i atributit ligjërisht derisa të mos sillet diçka që e ndryshon atë. 4. Istis’habi i gjendjes së ixhmait për të cilën ka divergjenca. 5. Istis’habi i të tanishmes prej së kaluarës (istis’habi i kundërt).14
  • 13. 13 Mendimet e dijetarëve për argumentimin e istis’habit Kur nuk ka argument, dijetarët për argumentimin e ixhmait janë ndarë në tri drejtime: Drejtimi i parë: Mendimi i shumicës së mutekeliminëve. Në esencë nuk është argument sepse ligjësimi i kohës fillestare duhet të ketë argumentim, po ashtu edhe pas kohës fillestare në fazën e dytë sepse kërkohet që aty të ketë argumentim sepse në të kundërtën te ata do të ishte posaçërisht për ligjësime, përderisa në çështjet konkrete, Zoti i Lartmadhëruar e ka paraparë ligjin e istis’habit dhe zakonisht nuk është në ligjësime. Drejtimi i dytë: Shumica absolute e dijetarëve Hanefijë të mëvonshëm15 mendojnë se istis’habi është argumentim për mohim dhe anulim dhe jo për vërtetim dhe aprovim. Kjo nënkupton se vlen për të mohuar çka nuk është e vërtetuar dhe jo për ta vërtetuar atë. Istis’habi vlen për ta mohuar atë i cili pretendon ndryshimin e gjendjes (faktike) që çështja të mbetet siç ka qenë, që do të thotë se ka qenë e ligjësuar më herët dhe jo për shkak se e kërkon ligji i përfituar dhe nuk ligjësohet ligj i ri, por vazhdon ligji të jetë i vazhdueshëm në lejimin esencial apo pafajësisë, ose me të mbeturit e dispozitës së diçkaje duke u bazuar në realizimin e shkakut me të cilën ndërlidhet ajo dispozitë dhe të mbeturit e çështjes siç ka qenë. Mbështetja bëhet në obligueshmërinë e dispozitës dhe jo në mosndryshimin e saj. Për këtë arsye kanë thënë: Istis’habi është argument për të mbetur ajo çka ka qenë siç ka qenë dhe jo për të ligjësuar atë e cila nuk ka qenë: Kjo vërehet qartë në formën e tretë dhe të katërt prej formave të istis’habit. Istis’habi i pafajësisë nuk është argument për të mbrojtur të drejtën, por vlen vetëm për ta mënjanuar kundërshtarin i cili pretendon se është e drejtë e tij pa pasur argument për ta vërtetuar pretendimin e tij. Istis’habi i pronësisë vërtetohet me aktin paraprak dhe nuk është argument për të mbetur pronësia, por argument për t’i mënjanuar pretendimet e atij i cili pretendon shpronësimin e asaj prone, pa sjellë argument për të. Drejtimi i tretë: Mendimi i shumicës absolute të Malikijëve, Shafiijëve, Hanbelijëve dhe dhahirijëve,16 se istis’habi është argument për ta konfirmuar dispozitën e ligjësuar deri sa të gjendet argument për ndryshimin e tij. Vlen për ta vërtetuar ashtu siç vlen për ta mënjanuar, që do të thotë se, istis’habi i gjendjes së tanishme vërteton dy të drejta, të
  • 14. 14 drejtat pozitive dhe negative,17 përderisa nuk sillet argument i cili ndalon vazhdimësinë. Të këtij drejtimi janë shiitët.18 Nga kjo divergjencë në mes të dijetarëve rezultojnë efektet juridike në çështje si në vijim: Gjendja e të pagjeturit (ai i cili humb nga qyteti, aq sa nuk mund të gjenden gjurmë prej tij) për të cilin kalon një kohë e gjatë dhe nuk gjendet asnjë gjurmë prej tij. Te Malikijtë, te Shafiijtë dhe te ata të cilët janë të të njëjtit mendim, ai ka të drejta pozitive nga të tjerët: të trashëgoj nga të tjerët ashtu që t’i rezervohet hisja e tij, i zbatohen testamentet, e kjo duke e marrë parasysh se ai mund të jetë gjallë në bazë të ligjit të istis’habit. Dhe mbetet pronar i të drejtave të tij të cilat kanë qenë para se të zhduket dhe kjo është ajo ana negative dhe këto gjykojnë për mbetjen e jetës së tij deri sa të vërtetohet vdekja e tij sepse bazë e tij është gjallëria e tij dhe merret për bazë istis’habi i bazës (gjallërisë) deri sa të vërtetohet e kundërta. Ai trashëgon por nuk trashëgohet. Hanbelijtë deklarojnë se ai trashëgohet dhe nuk trashëgon pasi që të kalojnë katër vite prej zhdukjes së tij. Përderisa te Hanefijtë, nuk i zbatohen të drejtat pozitive, si f.v., trashëgimia dhe testamenti nga tjetri, por i rezervohen vetëm të drejtat negative. I mbetet pronësia e tij, çka ka qenë para zhdukjes. Ligji i istis’habit të tij rezulton vetëm që të jepet prej tij çka rezulton prej vdekjes për t’iu ndarë pasuria e tij trashëgimtarëve, ndarja prej bashkëshortes dhe nuk rezulton që pasuria e tjerëve t’i kalon atij. Kështu ata (Hanefijtë) gjykojnë në mbetjen e jetës së tij gjatë kohës së zhdukjes vetëm sa i përket pasurisë dhe bashkëshortes së tij derisa të paraqitet argument për vdekjen e tij ose që gjykatësi të shpallë vdekjen e tij. Te ata (Hanefijtë), i zhdukuri është gjallë për veten e tij, ndërsa i vdekur për të tjerët, as nuk trashëgon prej tjerëve dhe as nuk trashëgohet, nuk i rezervohet hisja e tij dhe nuk lejohet që të shpërndahet pasuria e tij te trashëgimtarët e të vdekurit19 sepse te ata (Hanefijtë) istis’habi nuk vlen si argument për të prodhuar të drejta të reja përfituese, që do të thotë se është argument për të mënjanuar të drejtat, sa që pasuria e tij nuk trashëgohet dhe nuk vlen për të përfituar të drejtat, kështu që nëse një i afërm i tij vdes, i zhdukuri nuk trashëgon, e kjo nga mundësia se ai mund të ketë vdekur.
  • 15. 15 Shafiijtë dhe ata të cilët i pasojnë, argumentohen për argumentimin e istis’habit me dy argumente: 1. Ajo çka themelohet fillimisht për ekzistimin apo mosekzistimin dhe nuk paraqitet e kundërta as në mënyrë të prerë dhe as të dyshimtë, logjikisht dhe detyrimisht duhet të gjykohet ashtu siç ka qenë fillimisht, të vepruarit ashtu me atë mundësi është obligim edhe nëse nuk na është raportuar do t’i kishim tri çështje të pavlefshme:20 E para: Që të mos jetë ligjësuar si ligj sheriativ për ne në kohën e pejgamberit s.a.v.s. me mundësi të lejimit të shfuqizimit të atij ligji sepse nëse nuk na është realizuar mendimi për istis’habin (e atij ligji), ekzistimi i atij ligji është i barabartë me shfuqizimin e saj, atëherë nuk mund të themi se patjetër duhet të jetë vetëm ashtu sepse atëherë do t’i jepnim prioritet pa të drejtë prioriteti. Vërehet se argumenti i ligjësimit të atyre ligjeve për kohën tonë është bindja se duhet të vazhdohet të mbeten siç kanë qenë dhe ky është ligji i istis’habit, me fjalë tjera, po të mos kishte qenë istis’habi argument nuk do të kishim qenë kategorik në zbatimin e ligjit por me mundësi të shfuqizimit të tyre, por ligji i dytë do të ishte i pavlefshëm, kështu që bëhet i pavlefshëm ligji i mëhershëm dhe ligjësohet e kundërta e saj. E dyta: Që faktikisht të mos cilësohet si muëxhize sepse muëxhizja është çështje mbinatyrore e cila nuk kërkon që të mbetet e natyrshme në vazhdim sepse nëse nuk qëndron të vazhdoj e natyrshme, atëherë do të lejohej që të ndryshoj dhe muëxhizja nuk do të ishte mrekulli mbinatyrore. Vazhdimësia e gjendjes së natyrshme nënkupton që baza të mbetet ashtu siç ka qenë sepse e zakonshmja dhe natyrorja nuk do të kishte kuptim ndryshe, pos që ndodhia e një ngjarjeje të përsëritet në mënyrë të veçantë, ashtu që të krijohet bindja se nëse ndodhë, ndodhë vetëm në atë mënyrë. E treta: Që dyshimi në shkurorëzim të jetë i njëjtë sikurse dyshimi në kurorëzim, për shkak të situatës së përbashkët të tyre që të mos krijohet përshtypja në atë që ka kaluar sepse ashtu do të lejohej kontakti seksual në gjendjet e tyre, ose ndalesa e kontaktit seksual në gjendjet e tyre, sepse të gjithë janë të pajtimit se kjo është e pavlefshme por lejohet (tolerohet) kontakti seksual nëse është kryer, duke menduar se e ka pasur të lejuar (edhe pse e ka të ndaluar) dhe nuk lejohet kontakti seksual nëse kryhet duke menduar se është martuar.21
  • 16. 16 2. Ekzistenca e të qenurit ka përparësi ndaj të paqenurit, kjo nga shkaku se ka prioritet ndaj të paqenurës. Për këtë të gjithë janë pajtuar se duhet të veprohet. Sa i përket çështjes së të paqenurës, duhet ditur se e paqenura për të pasur prioritet ka nevojë për shkaktar të ri që të ndodhë, për këtë arsye e qenura ka përparësi ndaj të paqenurës. Pasi që edhe dihet qëndrimi se prioritarja ka prioritet ndaj joprioritarës. 3. Është themeluar ixhmai në bazë të istis’habit në shumë çështje sekondare të fikhut, si f.v: vlefshmëria (mosprishja) e abdesit, papastërtia, pronësia, bashkëshortësia edhe pse dyshon hamendësia e pavlefshmërisë së tyre. Kjo dhe... Profesori Muhamed Tekijul Hakijm dijetar shiitë e ka lejuar ndodhjen e istis’habit duke e pasur parasysh në kuptim, siç e thamë më herët, dhe e ka konsideruar si dukuri të rëndomtë në shoqërinë e tyre, qoftë edhe me hamendje, e cila paraqitet instiktivisht ashtu siç ndodhin dukuritë shoqërore, ai thotë: Ajo siç e mendoj unë, istis’habi është dukuri prej dukurive të përgjithshme të shoqërisë, lindin dhe zhvillohen me shoqërinë, dhe do të mbetet sa mbesin ato shoqëri si garancion për të ruajtur sistemin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë. Nëse shoqëritë janë në gjendje të heqin dorë nga istis’habi, sistemi i tyre nuk do të qëndronte. Shembull: Njeriu, udhëtari i cili lë familjen, qytetin dhe gjithë çka ka, nëse fillon të krijoj dyshime në atë çka ka lënë pas, krijon dyshime në mesin e udhëtarëve, dhe nuk i largon ato dyshime me ligjin e istis’habit, ai nuk do të mund të udhëtonte nga vendi i tij, por në esencë do të jetonte me vështirësitë në shtëpinë e tij dhe do të jetonte me dyshime në veprimet e shoqërisë ashtu që do të shkatërrohej sistemi shoqëror në atë vend.22 Unë i jap përparësi drejtimit të atyre të cilët deklarojnë për istis’habin si në vërtetim të çështjeve ashtu edhe në mohim të tyre, për shkak të fuqisë së argumenteve të tyre dhe për shkak të ngjarjeve të cilat paraqiten dhe kanë nevojë për istis’habin. Për këtë arsye Raziju ka thënë: “Është i patjetërsueshëm në fe, në ligjësim dhe në traditë.”
  • 17. 17 Rregullat e rezultuara prej istis’habit Dijetarët kanë prodhuar disa rregulla të fikhut prej istis’habit, e ato janë: 1. Esenciale të mbetet çështja ashtu siç ka qenë deri sa të mos vërtetohet se është ndryshuar.23 P.sh., te i humburi, esenciale është se ai është i gjallë deri sa të mos vërtetohet se ka vdekur, për këtë arsye dijetarët janë pajtuar se nuk trashëgohet, ndërsa çka trashëgon nga të tjerët, rezervohet për të deri sa të vërtetohet jeta e tij apo vdekja e tij, sipas shumicës absolute rezultimi i jetës së trashëguesit në momentin e vdekjes së trashëgimtarit, siç kemi sqaruar, te Hanefijtë nuk trashëgon nga askush. 2. Te çështjet, esenciale është lejimi. Bazuar në këtë, merret vendim për vlefshmërinë e kontratës ose shfrytëzimin e çështjes deri sa të sillet nga Ligjvënësi çka tregon për pavlefshmërinë apo prishjen e tij. Ashtu është edhe rregulli se për çdo çështje përderisa nuk sillet argument prej teksteve të sheriatit se ndalohet, ajo çështje është e lejuar, as nuk fajësohet vepruesi dhe as nuk penalizohet. 3. Esenciale në të drejta është paobligueshmëria. Kjo kuptohet nga rregulli istis’habi i lirisë. Ky është rregull për të cilin janë pajtuar dijetarët. Nuk lejohet që një çështje t’i ngarkohet një personi ose të bashkëngjitet pos me argument, përderisa nuk ka nevojë për mohim (moskryerje apo mosveprim) pos me argument sepse kjo është bazë juridike për të cilën janë pajtuar. 4. E sigurta nuk anashkalohet me hamendje. Kjo nënkupton se nuk hiqet ligji i saj me hamendje.24 Kush është i bindur se ka marrë abdes pastaj hamendet se mos e ka prishur, gjykohet se ai është me abdes.25 Kush dyshon në pastërtinë e ujit se mos është ndotur me pak ndyrësirë apo me shumë. Esenciale është se ai ujë është i pastër. Kush ha në mesnatë dhe dyshon në agimin e ditës, agjërimi i tij është i plotë sepse esenciale është nata, nata është e sigurt, ndërsa agimi i dyshimtë. Kush ha në fund të ditës, pa bërë ndonjë hulumtim dhe dyshon në perëndimin e diellit agjërimi i tij prishet sepse esenciale është dita dhe dita është e sigurt ndërsa perëndimi i diellit i dyshimtë.
  • 18. 18 Vetëm se imam Maliku nuk e pranon vlefshmërinë e namazit me dyshimin se falësi ka qenë apo nuk ka qenë me abdes dhe obligohet me marrë abdes sepse edhe pse esenciale ka qenë abdesi (pastërtia) atëherë edhe namazi gjithashtu në esencë është detyrë. Nëse i thuhet (Malikut): Nuk del nga pastërtia (abdesi) me hamendësim. Imam Maliku përgjigjet: Nuk mund të hyhet në namaz me hamendësim, atëherë ai ka dalë nga pastërtia (abdes) me hamendësim.
  • 19. 19
  • 20. 20 Fusnotat: 1. “Nuz-hatil hatir sherh revdatin-nadhir”, 1/389. “Keshful esrarë”, 2/1097. “Sherhul mehalij xhemul xhevamiu”, 2/286. “Sherhul udadi ala muhtesar”, 2/284, Ibni Haxhib. “El-med-hal ila medhhebi Ahmed”, 133. “Sherhul esnevij”, 3/157. “Irshadul fuhulë”, 208, Shevkaniju. 2. “El-ihkam”, 5/590. “Ibni Hazmi”, 373, Muhamed Ebu Zehra. 3. “Gajetul vusulë”, 138. “Sherhul mehalij ala xhem’ul xhevamië”, 2/284. “El-mustesfa”, 1/128, El-Gazaliu. “El-Ibhaxh”, 3/110, Esh-Shevkaniju. “Iëlamul mukiijn”, 1/329. 4. Me këtë tekst e ka transmetuar Taberaniju në librin “El-Evsat”, në të është Ibnul Is’haki, ai është i besueshëm, por tjetri është mashtrues (“Mexhmeaz-Zevaid”, 4/110). Në formlimin “mës dëmtoni dhe mos u dëmtoni”, transmeton Maliku në “Muvetaë” dhe Ahmedi në Musnedin e tij, Ibn Maxhe dhe Darukutniju në sunenet e tyre nga Ibni Abasi dhe Ibadeti. Hadithi është i mirë. 5. “El-Ibhaxh”, 3/208. 6. “El-med-hal ila medh-heb imamil Ahmed”, 134. “El-Ibhaxh”, 3/110. “Revdatu Nadhir”, 1/391. 7. Ligjvënësi tregon për ligjësimin e mbetjes së pastërtisë si f.v., kur pejgamberi s.a.v.s. ka thënë për atë i cili ka marrë abdes por dyshon se a e ka prishë apo jo abdesin: Nuk largohet (nga namazi) deri sa të mos dëgjoj zë apo të ndiej erën (biologjike). Përderisa namazi është në rregull dhe mbetet vlefshmëria e tij, atëherë çështja e të dyshimtës mbetet në të sigurtën dhe hudhet e dyshimta. (“Iëlamul mukiijn”, 1/340). 8. “Iëlamul mukiijn”, 1/340. 9. “Mekasidu sheriati islamijeti”, prof. Alal Fasij, fq. 129. 10. “Usulul fikh, 285, prof. Ebu Zehra. 11. Është mohuar ajo çka e mohon logjika dhe nuk e ka ligjësuar ligji, si f.v., obligueshmëria e agjërimit të muajit rexheb apo sheval dhe mosobligueshmëria e namazit të gjashtë (“Sherhul xhelalul mehalij ala xhem’ul xhevamiu ve hashijetil benanij alejhi”, 2/284; “Gajetul vusul bi sherh lubul usul”, 138, prof Zekerija el Ensari). “El-anavijn fi mesailul usulijeti”, 2/150. “Usulul istinbat”, 210, el-Hajderiju. “El-Ibhaxh”, 3/110. “El-Lemë”, 66, Shijraziju. Me fjalë tjera, jobaza (ligjore) është mosobligueshmëria dhe mosekzistim i bazës ligjore e cila quhet pafajësia.
  • 21. 21 12. “El-Ihkam”, 3/127, el-Amediu. “El-lemë”, 67. “El-med-hal ila medhheb Imam Ahmed”, 134. “Revdatu Nadhir”, 1/392. “Risaletu fi usulil fikhi”, 13, Ibni Fevrik. “El-Ibhaxh”, 3/111. “Mugnil muhtaxh”, 1/101. “Fet’hul Kadirë”, 1/92. 13. Ibid. “Tehrixhil furuë alel usul”, 21. “El-mustesfa”, 1/128. “Irshadul fuhulë”, 209 “Ibni Hanbel”, 295, Ebu Zehra. “Iëlamul mukiijn”, 1/143. 14. “Mekasidush-sheriati ve mekarimuha”, fq. 130, prof Alalul Fasij. 15. “Keshful esrarë”, 2/1098. “Mer’etil usulë2, 2/367. “Usulul sarhasij”, 2/225. “Usulush-Shashij”, 116. “Iëlamul mukiijn”, 1/339. “El-med-hal ila medhheb Ahmed”, 134. “Sherhul mehalij ala xhemil xhevamiu”, 2/285. “Sherhul udadi”, 2/284. “Usulul fikhil islamij”, 28, Ebu Zehra. 16. “Ibni Hanbel”, 291, Ebu Zehra. 17. “Usulul ameti”, 454, 457, 470, el-Hakimë. 18. “Fet-hul kadirë”, 4/447. 19. “El-Esnevij2, 3/158. “Muhtesar”, 217, El-Haxhib. 20. “El-Ibhaxh ve nihajetus-sual sherhil minhaxh”, 3/112. 21. “Usulul ameti lil fikhil mukaren”, 459. 22. “El-ishbahu ven-nedhair”, 47, es-Sujutiju. 23. Ibid, 47, 48. “Gajetul usul”, 140. “Usulul ameti”. “Usulul istinbat”, 217. 24. E ka regjistruar Muslimi nga Ebi Hurejre r.a. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nëse ndonjëri nga ju ndien erë biologjike në barkun e tij dhe dyshon se a ka lëshuar gazra apo jo, mos të dalë nga xhamia derisa të dëgjoj zë apo të ndiej erë. (“Subules-selam”, 1/66).
  • 22. 22 Përmbajtja: Istis’habi................................................................................................................4 Definicioni i istis’habit............................................................................ 5 Format e istis’habit ................................................................................ 7 Mendimet e dijetarëve për argumentimin e istis’habit....................... 13 Rregullat e rezultuara prej istis’habit................................................... 17
  • 23. 23