SlideShare a Scribd company logo
1 of 131
Download to read offline
Muci Fezga
Aksioma e Pestë
Novelë
2 Muci Fezga
Pak për autorin
Ka lindur në Shqipëri, në fshatin Xhanaj të Përmetit
Është matematikan.
Ka studiuar në Universitetin “Lomonosov” të Moskës,
Ka dhënë leksione në Universitetin shtetëror të Tiranës,
Ka drejtuar Drejtorinë e dokumentacionit shkollor në MASH
Ka drejtuar Shtëpinë botuese të librit universitar
Ka autorësinë e dhjetë tekstve matematike për nxënës e
studentë,
Është gjithashtu autor në 12 krijime letrare: tregime e romane.
Novela që keni në duar trajton ngjarje jetësore me
studentët e Institutit të lartë pedagogjik të Tiranës. Në
qendër të ngjarjeve janë dy pedagogë, njëri shef i katedrës
së filozofisë, sekretar i partisë, nip në majën e kupolës
shtetërore dhe i gjithëpushtetshëm në Institut, ndërsa tjetri
pedagog i thjeshtë, i përkushtuar studentëve, shkencës dhe
ligjeve morale të shoqërisë.
3
Muci Fezga
1. Drejt shpellave të Grabomit ...
Instituti i Lartë Pedagogjik i Tiranës, që mbante emrin e
shkencëtarit të shquar, Aleksandër Xhuvani, ishte shkolla e parë
e lartë për përgatitjen e mësuesve. Që të shkoje në këtë Institut,
duhej të merrje rrugën e Kavajës, të lije në krah të djathtë ish
Lidhjen e Shkrimtarëve, më pas ish Radio Tiranën dhe në fund
Shtypshkronjën, të hyje pastaj në rrugicën e parë djathtas, të
merrje kthesën e parë majtas dhe të ndaloje para portës
dyfletëshe të veshur me llamarinë të lyer kush e di se kur me një
jeshile jo vetëm të pështirë, por dhe të plasaritur gjithandej. Të
gjithë çuditeshin me këtë zigzag misterioz për të shkuar në
vendin ku jepej e merrej ajka e dijeve të kohës.
Ishte fundi i qershorit dhe provimet sapo kishin mbaruar.
Të gjithë studentët dhe pedagogët ishin njoftuar që të nesërmen
të ndodheshin, pa përjashtim, në sheshin e Institutit, sepse po
atë ditë do të niseshin për të punuar një muaj të plotë në
aksionin e madh të ndërtimit të rrugës automobilistike që do të
lidhte Vermoshin, skajin më verior e më malor të Shqipërisë me
Shkodrën.
Në sheshin e madh të shtruar diku me gurë, diku me
zhavorr e diku thjesht me dhè, ishin mbledhur të gjithë,
studentët dhe pedagogët. Lëvizja në të ishte e zhurmshme dhe
kaotike. Formoheshin dhe shformoheshin grupe që bisedonin,
këndonin, tregonin barsoleta e qeshnin pa asnjë droje.
4 Muci Fezga
Nga drejtoria nuk kishte dalë ende asnjë urdhër. Shumica
s’donte t’ia dinte fare as për vonesën e urdhrit dhe as nëse do të
lidhej vërtet Shkodra me Vermoshin. Problemi i tyre ishte
ndarja; ca do të shkonin për rrugën, ca për të prashitur misër e
ca të tjerë, jo të paktë, në shtëpi me gjithfarë raportesh
mjekësore. Do të ndaheshin ndoshta për një kohë të gjatë, aq më
tepër që qarkullonin fjalë se Instituti do të mbyllej plotësisht e ky
mund të ishte takimi i tyre i fundit.
Profesori i matematikës, Mek Aliu, po zbriste, sikur t’i
numëronte një e nga një shkallët që dilnin nga drejtoria e
Institutit. Ishte veshur për punë, me një palë tuta sportive, me
flokë të shpupuritura, aq sa dukej si i pakrehur. Pamja e tij e
zymtë, si asnjë herë tjetër, nuk i përgjigjej atmosferës festive që
zotëronte në shesh.
“Profesor Mek” foli Luli, njëri nga studentët e fakultetit të
historisë, kur ai i kaloi pranë, “dukeni shumë i menduar, por më
shumë i mërzitur. Inshallah nuk keni pasur ndonjë problem tek
kreu i shkallëve. A ka ndonjë të re për Institutin? Nëse mbyllet,
ku do të vazhdojmë në shtator?
“Mos u mërzit Lul. Në zyrat nga sapo zbrita, në ministri e
më lart, ka persona, të cilët përpara se të vendosin diçka,
mendojnë për gjithçka. Në qershorin tjetër mund të mbyllet, në
mos më vonë, atëherë kur ty do të të drejtohen me ‘profesor
Luli’. Tani mendo më mirë për Leqet e Hotit dhe për Grabomin
në fund të tyre.”
Sipas urdhrit që sapo erdhi, studentët dhe pedagogët do të
niseshin nga ky shesh për t’u bashkuar me ata të Universitetit në
sheshin tjetër, ku i priste vargu i gjatë i makinave ushtarake të
zbukuruara me flamurë e banderola kuq e zi.
5
Muci Fezga
Grumbulli i dendur i studenteve të Institutit filloi të
shformohej. Duke u futur nëpër zigzagun e rrugicave, u formua
pak e nga pak një lloj zvarraniku gjigand, që rrëshqiste duke iu
drejtuar sheshit para Stadiumit ‘Qemal Stafa’.
Mes zhurmës që krijonte ajo rrjedhje studentësh,
dëgjoheshin qartë tingujt e fortë të bandës frymore që luante ca
marshe luftarake e këngë partizane. Disa nga vajzat, për të
krijuar humor, filluan të vallëzonin nën tingujt e marsheve si
‘Shkrep me zjarr porsi rrufeja’ dhe më pas ‘Në ato maja rripa-
rripa’. Humori rritej dhe pushtoi gjithë sheshin, deri sa dikush u
kujtua dhe banda filloi të luante këngën përmetare ‘A kanë ujë
ato burime’.
“Këngë për malësinë” tha duke qeshur Meli, studentja e
bukur e fakultetit të kimi-biologjisë. “Me shkrepje rrufesh, me
maja rripa-rripa e me ujë burimesh po na përcjellin.”
“Mel, këngët e sazeve të Përmetit, do t’i këndojmë kur të
ngjitemi në majë të Malësisë, por pa bandë frymore.”
“Bukur ia the shef Meku” u dëgjua zëri i Everit pas krahëve
të tij.
“Mirë dita, komisar, po ju prisnim!”
“Tingëllojnë bukur këto fjalët: komisar komandant, shef”
tha Meli, “si repart ushtarak do të jemi në Vermosh. Unë e pres
me dëshirë ta shoh atë vend, të cilit vetëm emrin i kam dëgjuar.
Se çfarë fshihet brenda atij emri, një lloj enigme, një lloj legjende,
diçka përtej reales.”
Profesor Everi, që iu ngjit grupit, tha se kishte qenë atje
para një jave, i shoqëruar me një sekretar partie të Shkodrës.
Dhe ai ia nguli sytë Melit, duke i buzëqeshur pa e fshehur ndonjë
6 Muci Fezga
dëshirë që e shoqëronte. Ajo ndjeu instinktivisht diçka të pa
sjellshme në sytë e në buzëqeshjen e tij. Pas asaj ndërprerje që
nuk u vu re nga të tjerët, Everi vazhdoi të tregonte për një vend
përrallor, me bukuri të rrallë, veçanërisht në pjesën ku do të
punonin ata, që ndodhej në fund të Leqeve të Hotit, buzë Cemit,
lumit që grumbullonte rrugës të gjitha burimet e Vermoshit. Ai
tha se pikërisht aty kalonte vija e kufirit me Jugosllavinë. Shtoi
pas kësaj, se po të ecej si për të gjetur burimin e rrjedhjes së
lumit, do të takoje edhe dy sektorë të tjerë, ku do të punonin
studentët e Universitetit, Tamarën dhe Selcën. Everi qeshi para
se të thoshte se aksioni i tyre do të ishte më shumë pushim në
plazh sesa punë.
“Plazh? E thatë vërtet kështu, apo e dëgjova gabim?”
“Jo Meli, mirë e dëgjove, nuk është plazh në det, por plazh
në lumë, do të kënaqeni, veçanërisht ju vajzat. Do ta shikosh vetë
kur të mbërrijmë atje.”
7
Muci Fezga
2. Një muaj larg nuses nuk është pak ...
Everi i futi krahun Mekut dhe filluan të ecin ngadalë nëpër
shesh, përmes grupeve gazmore të studentëve.
“Si e priti nusja, Mek, emërimin e saj aq larg Tiranës? Sa
keq më ka ardhur?”
Meku u mendua pak të gjente se nga ishte drejtuar maja e
shigjetës së kësaj pyetjeje, në dukje kaq naive.
“Si gjithë të tjerat, komisar, nuk është vetëm ajo që ikën kaq
larg Tiranës. Keq nuk ka pse t’ju vijë.”
Ai e dha përgjigjen, por mendja i shkoi tek takimi i
mëngjesit me shefen e kuadrit, njëkohësisht zëvendëse e Everit.
Ajo e kishte thirrur dhe i kishte komunikuar emërimin si shef për
propagandën në kampin e Grabomit. Kur Meku i kishte thënë se
në atë detyrë ishte emëruar Arditi, ajo i ishte përgjigjur “Lere
Arditin të hajë çorbë” dhe kishte shtuar si me inat, “kështu
vendosi Everi e kështu do të bëhet. Por unë të thirra edhe për të
qortuar, sepse përveç gabimit që unë vendosa të mos ta them, ke
bërë edhe një tjetër më të madh. Je fejuar e martuar në fshehtësi
me një nga studentet e tua dhe kjo është një shkelje e hapur e
etikës së profesorit universitar. Edhe Everi, të tillë e konsideroi.
Ai dhe unë, ndihemi të zhgënjyer dhe nuk mund ta anashkalojmë
me lehtësi martesën tënde.”
8 Muci Fezga
“Shef, më duket se po lundron diku e nuk po më ndjek” tha
Everi. Po flisja për gruan tënde, e cila mendoj se mund ta kalojë
këtë ndarje më lehtë se ti, ndërsa për ty do të jetë pak më e
vështirë. Një muaj vërtet, por muaji është mjaft i gjatë për një
dhëndër të ri.”
“Unë ju falënderoj vërtet komisar, ju më keni mbajtur
gjithnjë pranë, madje këtu edhe më pranë akoma. Por, unë i kam
hapur vetes plot punë, gjuha, tekstet, leksionet, kualifikimi më tej
e nuk më mbetet kohë për të vuajtur me ëndërrime. Sepse nuk
është vetëm ky muaj. Në shtator fillon viti i ri shkollore dhe
largësia me gruan do të jetë shumë më e madhe se kaq.”
“Nuk është ky problemi, Mek, nëse ke ose jo me se të
merresh. Njeriun e mundon, e mposht dhe e bën shpesh të
papërmbajtshëm nevoja e madhe fiziologjike të bëjë seks dhe ta
bëjë atë vazhdimisht. Të gjitha qeniet e gjalla kanë seksin e tyre
dhe e ushtrojnë atë. Natyra nuk ka bërë, si të thuash një gabim pa
dashje, që nuk e ka lidhur seksin me martesën.”
Meku nuk po e kuptonte se ku donte të dilte Sekretari, aq
më tepër që të nesërmen në mëngjes ata do të ishin në mes të
maleve, ku siç e tha edhe ai, vetëm një pëllëmbë qiell do të
shihnin gjatë gjithë ditës.
“Ju e gjykoni këtë situatë si profesor i filozofisë. Por
problemi që thatë është i njëjtë për secilin nga ne, edhe për ju,
sepse këtë muaj ne të gjithë i kemi lënë gratë në shtëpi. Por
problemi mund të gjykohet më mirë duke e abstraguar nga
personat dhe jeta e tyre private. Unë mendoj se martesa duhet të
këtë qenë një lloj feste pagane, siç mund të jetë çdo festë
familjare, si lindja e një fëmije, apo si synetllëku pak më vonë.
Unë nisem nga kuptimi i mirëfilltë i emrit celebrim që përdorim
9
Muci Fezga
për të dhe, si i tillë, nuk ka pse të hyjë në konceptet filozofike.
Kështu që konceptet familje e seks, duke e mënjanuar elementin
martesë, janë dy kuptime bazë dhe janë ato që i dallojnë
individët nga qëndrimi që mbajnë ndaj tyre. Familja dhe seksi
nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri. Çdo veçim i tyre mendoj se
duhet të jetë një nonsens, një absurditet. Shumë nga kafshët
formojnë një lloj familje për të rritur bashkë pasardhësin, paçka
se atë bashkim nuk e celebrojnë diku në ndonjë zyrë apo ta
festojnë diku në ndonjë kishë. Të mos flasim për bletët pastaj, që
është familja më e kompletuar e më e përsosur.”
“Por familja në fakt nuk ka asnjë kuptim pa e lidhur me
martesën. Dhe ne, në shoqërinë që po ndërtojmë, duhet t’i
qëndrojmë shumë këtij problemi, në të mirë të brezit që po na
pason.”
“Ja pra, më duket se këtu fillon e keqja, komisar. Martesa
është bërë si e shenjtë, merren me të zyrat e shtetit dhe të gjitha
llojet e kishave, flasin radiot, xhirohen për të filma, shkruhen
referate e kumtesa, e kush nuk merret, kurse familja është
kuptuar vetëm si një rrjedhim i saj, i varur dhe i kushtëzuar
tërësisht nga ajo. Madje fjala familje shihet e zëvendësuar gati
kudo me fjalën martesë. Njerëzit tani nuk të pyesin ‘a ke krijuar
familje’, por ‘a je martuar’. Njerëzit kanë krijuar ligje për
martesën dhe kërkojnë me forcë zbatimin e tyre edhe pse e dinë
se ajo nuk ka të bëjë fare me asnjë ligj të natyrës. Nuk janë të
pakta rastet kur martesat sjellin drama e deri tragjedi.”
“Idenë për martesën nuk e ke aspak të qartë Mek, për të
mos thënë që e ke tërësisht të gabuar, pa të thënë se e bën me
ndonjë qëllim të caktuar. Ajo nuk është shpikja jonë, e
komunistëve. Ti e di që edhe feja i jep shumë rëndësi.
10 Muci Fezga
Ceremonitë fetare në kisha janë shfaqje të vërteta të
madhështisë që i jep feja martesave. Të gjitha fetë e kanë këtë
standard. Madje ato nuk të lejojnë të lidhësh një martesë të re, pa
bërë shkurorëzimin nga martesa e vjetër.”
“Më duket se dolët tek ideja ime. Sepse, i dashur komisar, të
mos jemi naivë e të besojmë se Bibla e Kurani kanë ardhur nga
qielli me telegrame nga Zoti. Nga njerëzit janë krijuar, prandaj e
ngrenë martesën në qiell. Ju e dini që ka plot formula për
martesën, madje ka edhe kontrata, njësoj si për shkëmbimet
tregtare. Dhe këto formulime kanë marrë trajtë ligjore, në
formën e lloj-lloj standardeve” tha Meku duke lënë të
nënkuptohet diçka më shumë. “Dhe ja të jap një shembull. Një i
njohuri im, ka ndarë me mirëkuptim gruan e tij të parë, por
gruaja e dytë po e tradhtonte martesën e tyre me njërin nga
shefat e tij. Dhe i njohuri im rrezikohet të dënohet rëndë si njeri
pa moral, sepse ka prishur dy martesa njëra pas tjetrës. Ja
gjykojeni ju, faji është i këtij që e ka ndarë gruan, apo i shefit të tij
që tradhtoi gruan e vet dhe prishi familjen e këtij të dytit?”
“Problem pak i ngatërruar” tha Everi, “por ajo gruaja
ndoshta ka pasur të drejtë, ndoshta janë probleme të seksit dhe
me siguri ato duhet të jenë. Kurse ai, shefi i atij burrit, të njohurit
tënd, ai prift nuk ka qenë, i ka vajtur tjetra, i është lutur, zemër
ka edhe ai. Nuk mendoj se është ndonjë faj që duhet dënuar.
Nëse gruaja e tij e ka mësuar tradhëtinë e burrit të vet dhe do të
kërkojë ta ndajë për këtë, atëherë kjo është tjetër gjë. Pse, ti si do
të veproje në një rast të tillë, nëse njëra, qoftë dhe jo shumë e
bukur, të vjen e të vardiset e më në fund të lutet?”
“Nuk janë problemet të ngatërruara, komisar, njerëzit janë
të ngatërruar. Unë do ta quaja krejtësisht të palejueshme një
11
Muci Fezga
tradhti në familje, e cila është krijuar me pëlqimin e plotë të të dy
palëve. Dhe nuk mund të këtë asnjë lloj ligji që ta ndalojë
largimin e tyre nga njëri-tjetri. Një ndarje me mirëkuptim të
gruas nga burri, apo të burrit nga gruaja, për njërën apo tjetrën
arsye, madje pa e deklaruar fare arsyen, është krejtësisht
normale. Ngatërrohen shumë, shpesh me qëllim, konceptet e
besnikërisë bashkëshortore me atë të lirisë së individit,
ngatërresa që shpesh shfrytëzohen deri dhe për katastrofa. Lufta
e Trojës nuk mund të kishte për bazë tradhtinë bashkëshortore
të Helenës. Mund të ishte ndoshta një problem për Menelaun,
por kurrsesi një çmenduri e një kombi të tërë.”
Heshti një çast sa mori frymë dhe vazhdoi.
“Ajo që më pyetët ju së fundi më duket njëlloj si të lësh
gruan e fëmijët në shtëpi e të shkosh të bësh një xhiro në
shtëpinë publike që mund të kesh më afër. Veç të kesh luajtur
nga mendtë.”
“Ti Mek po më çudit. Ti sikur ke qenë edhe në Rusi, me sa
kam parë në dosjen tënde. Nuk paske mësuar gjë fare andej?”
“Tani ne mund të themi çfarë të duam, mund të bëjmë
politikë edhe me moralin, por morali atje ishte i njëjtë, në mos
më i lartë se ky i yni. Ai moral i lartë adhurohej nga të gjithë. Nuk
po flas për prostitutat e shumta, të reja e të bukura, që mund të
të kapnin për dore në çdo rrugë e lulishte, ku organizoheshin
vallëzime enkas për rininë studentore. Jo, komisar, gjëra të
habitshme na thanë kur u nisëm e realitet tjetër takuam kur
mbërritëm e jetuam atje.”
“Nuk paske qenë i dhënë pas seksit, mesa kuptoj.”
12 Muci Fezga
“Unë isha student, komisar, e dija mirë që liria ime ishte e
plotë dhe askush nuk do të më dënonte për ato që mund të bëja.
Mua çdo gjë më lejohej. Në fillim mësova prej studentëve tanë
më të vjetër të gënjej. Më thanë t’u premtoja vajzave parajsën, se
ato as në hartë nuk e gjenin dot vendin se nga vinim ne. Dhe ato
besonin. Donin të ndërtonin edhe ato të ardhmen e tyre. Dhe
binin viktima. Viktima për të ardhur keq. Unë fillova ta vuaj
shumë këtë gënjeshtër të pështirë. E vuaj dhe tani. Ato dinin të
silleshin bukur edhe pa gënjeshtra. Mund të krijoje shoqëri edhe
më të forta, pa i gënjyer fare, madje duke ua treguar fare hapur
të vërtetën.”
Mekut i kaloi vetëtimthi para syve ngjarja kur ai i dha
njërës prej shoqeve të tij një film të plotë të shkrepur në fshatin e
tij, ku kishte fotografuar, veç pamjeve të shumta të fshatit, edhe
shtëpinë e tij me gjithë pjesëtarët e familjes. Ajo i stampoi të
gjitha dhe ia solli atij në dhomë ku ai ishte shtrirë duke studiuar
me libër në dorë. U ul në anë të divanit dhe hapi fotot. “Jo vetëm
kur i stampova, por më vjen akoma të qaj kur shoh fshatin dhe
familjen tënde dhe gjendjen tepër të vështirë që tregohet në këto
foto", tha ajo dhe u përlot. "Edhe familja ime është në vështirësi
të shumta ekonomike, por jo kaq sa e jotja. Unë nuk kam me se të
ndihmoj, por çdo gjë mund të jepja për të ndihmuar, të betohem.
Por ndoshta zoti është i madh", vazhdoi ajo dhe me sytë ende të
përlotur i hodhi duart në qafë e filloi ta puthte pa pushim. Ata u
përlotën atë darkë të dy dhe ndenjën gjatë, deri në mëngjes në
atë divan që i shërbente Mekut edhe si krevat.
Meku psherëtiu thellë dhe një lot i rrëshqiti nëpër faqe.
“Ka ndonjë problem?” tha i shqetësuar Everi.
13
Muci Fezga
“Asgjë” tha Meku, “m’u kujtua një ngjarje nga jeta ime atje
dhe ndjeva një shtrëngim të dhimbshëm në gjoks.”
14 Muci Fezga
3. Zbritje ne humnerë ...
Nga megafoni u dha urdhri: “Të gjithë nëpër makina.
Kujdes! Mos shpejtoni! Këqyrni xhamin e përparmë të makinës
dhe lexoni shënimin se kush do të hipë në të. Instituti Pedagogjik
i ka makinat para stadiumit, Shkencat e Natyrës para
Arkeologjisë, Mjekësia para Institutit të Arteve, të tjerët para
godinës së Rektoratit. Ju lutem, prindërit e të afërmit të
qëndrojnë te shkallët e godinës kryesore”.
Banda çuditërisht filloi të luajë marshin e njohur të
Radeckit nga Johan Shtraus. Nën tingujt e bukur të tij vazhdonin
lëvizjet në të gjitha sheshet dhe më në fund, makina e parë u nis
ngadalë dhe pas saj, një e nga një, u bashkuan të gjitha makinat,
duke ndërtuar një autokolonë në bulevardin e gjatë para hotel
Dajtit.
Makinat kaluan nëpër Shkodër dhe hynë pastaj në një
rrugë, gropat e së cilës shtoheshin metër pas metri. Vajzat
mbaheshin fort pas stolave, por bashkë me to binin mbi njëra-
tjetrën. I shtrinë stolat në karrocerinë e makinës, por ishte edhe
më e vështirë të qëndroje mbi to. Mund të dilnin jashtë nga
karroceria. Rruga sa vinte e bëhej më e përpjetë.
Rrapshi, një fshat i Malësisë së Madhe ishte ndalesa e fundit
e autokolonës. Makinat boshatiseshin dhe merrnin kthesën për
t’u larguar. Studentët të ngarkuar me çantat e shpinës filluan ta
mbushnin sheshin, të rreshtoheshin sipas fakulteteve dhe të
përgatiteshin për marshimin e madh. Sheshi duhej të lirohej me
shpejtësi, se do të priste studentët e tjerë që po vinin nga pas.
15
Muci Fezga
Komisar Everi doli përpara studentëve dhe pedagogëve të
rreshtuar dhe mbajti fjalimin e rastit.
“Ky që po shihni aty përpara jush si një mur të lartë, me
tela me gjemba, është kloni i famshëm që rrethon kufirin tonë
shtetëror nga armiqtë tanë jugosllavë” tha me ton solemn
komisar Everi. “Është nder i madh për ne që e kalojmë këtë klon
pa asnjë lloj kontrolli kufitar. Sepse partia e shteti kanë besim të
plotë tek ne. Hajde, pra, na qoftë rrugë e mbarë zbritja nëpër
Leqet e Hotit.
U dëgjua një e qeshur si hingëllimë pele e një vajze. Disa të
tjera e pasuan dhe një e qeshur e mbytur, që studentët nuk e
ndalonin dot as me dorën e vënë para gojës, pushtoi sheshin.
Komisari, ose Seku, siç ia kishin vënë nofkën studentët e tij
sekretarit të tyre të partisë, priti sa pushoi e qeshura.
“Unë u mundova ta shqiptoj mirë” tha me seriozitet Seku,
“dhe zanoren e duhur u mundova ta theksoj qartë, nuk e di pse ju
e dëgjuat gabim, por nuk ka ndonjë problem. Edhe po e thatë
ndryshe, unë, por edhe të gjithë ne së bashku, nuk do ta marrim
për keq. Dakord?
E qeshura u bë edhe më e madhe. Dhe këtë të qeshur Seku e
mori për pikë të forta në favor të tij, ende pa filluar aksioni.
“E qeshura juaj” vijoi ai, “tregon gëzim dhe në fund të fundit
tregon një fillim shumë të mbarë të këtij aksioni që na është
besuar. Ato, nëpër të cilat do të zbresim tani, quhen vërtet Leqe
dhe janë tepër të frikshme. Kur të jemi në krye të tyre do të
shohim poshtë një humnerë të vërtetë. Vendasit i quajnë Leqe të
Zotit. Sepse fshatarët e kësaj ane çdo gjë e lidhin me të. Secili prej
tyre, edhe pse është mësuar, mezi e përballon zbritjen, sidomos
16 Muci Fezga
çastin kur leqet e këmbëve bllokohen, gjunjët dridhen e mund të
mos e mbajnë dot masën e trupit që pret të rrëzohet. Do të jetë
edhe për ne një lodhje e madhe, e pa provuar ndonjëherë.
Prandaj zbritjen do ta bëjmë shumë ngadalë dhe me pushime të
shkurtra herë pas here.”
Kolona e studentëve kaloi derën e hapur të kolonit dhe pas
pak filloi zbritjen në rrugën që gjarpëronte nëpër faqen e asaj
humnere që nuk ia shihje dot fundin.
“Kjo është piramida e kufirit shtetëror.” tha Sek Everi. Në
këtë faqe këtej duhet të ishte e shkruar RPSH dhe e vizatuar
shqiponja e zezë me yllin e kuq, por siç e shihni, nuk ka kaluar
këmbë njeriu deri tani dhe piramidën e ka gërryer erozioni.”
“Por nga ana tjetër, paska të shkruara të freskëta” tha Luli.
Me sa duket ata nga ana tjetër i kushtuakan më shumë kujdes se
sa ne.”
“Ti student Lulzimi fole gabim” iu drejtua Seku me zë të
lartë e tërë inat sa u skuq në fytyrë. “Por jemi në ditën e parë të
aksionit dhe po ta marrim si një lajthitje. Ne në fakt nuk na
intereson fare ajo piramidë. Që ta dish mirë ti, kufirin tonë e
kemi atje sipër, te kloni, i cili, siç e patë të gjithë, ishte krejt i ri,
me tela e binarë të rinj, si të ishin pastruar me solucione speciale.
Ushtarët e kufirit kujdesen shumë për klonin.”
“Dakord, komisar” vazhdoi Luli i pakënaqur, “por rojet e
kufirit duhet të kalojnë pranë çdo piramide. Nuk ka pse t’u dilni
në mbrojtje atyre. Ato duhen dënuar për moskryerje detyre. Unë
kam qenë roje në kufirin me grekët. Ne atje nuk i linim kështu
17
Muci Fezga
piramidat. I retushonim sa herë veniteshin ngjyrat, si shifrat
ashtu dhe yllin me shqiponjën.”
Sek Everi e pa Lulin me po atë inat në sy, u ngrit dhe tha:
“Pushimi mbaroi, zbresim më poshtë.”
Kur Meku u afrua te grupi i komisarit, ishte koha të bëhej
pushimi i dytë. U ulën mbi një shkëmb në anë të rrugës.
“A do të bëjmë pushim tjetër më poshtë? Nuk paska fund
kjo zbritje!” tha Luli, që nuk donte të pushonte së foluri.
“Ja dhe gjysma ka mbetur” tha komisari. Por ti Lul, mos e
mbaj mendjen aty. Gjej ndonjë gjë tjetër për të menduar.” Pastaj
u kthye nga Meku për t'i hedhur një karrem. “Mek, kam dëgjuar
një si anekdotë atje, në komitetin tonë të partisë, për një
futbollist të ‘Partizanit’ që ti e kishe mbetur në provimin e
analizës matematike. Duhet të jetë lëndë e vështirë ajo lënda që
jep ti!? Sikur nuk i kishte ardhur mirë udhëheqjes atje.”
Mekut i lëvizi menjëherë një nerv zevzek në vetullën e
majtë. Sot i paska drejtuar të gjitha shigjetat mbi mua, mendoi.
“Dëgjoni, komisar” filloi të flasë Meku me zërin që i dridhej
pak, po që të tjerët nuk e vunë re. “Ata të udhëheqjes së rrethit
qenkan pak të vonuar e të informuar gabim. Ngjarja me Kujtimin
nuk ka ndodhur tani, por dy vjet më parë. Kujtimi nuk luante
futboll, por volejboll, jo me Partizanin, por me kombëtaren.”
Grupi i studentëve qeshi si në kor. Meku priti sa e qeshura
mbaroi. “Kujtimi tani nuk është më student, por ka një vit pune si
profesor matematike në një nga gjimnazet e Tiranës. Por, meqë
ra fjala, pardje isha i ftuar i tij në ndeshjen që ata zhvilluan me
rusët në kuadrin e kampionatit evropian. Por, nuk e kuptoj, pse i
18 Muci Fezga
paska ardhur keq udhëheqjes së komitetit të partisë dhe pse e
përmendkan tani këtë rast? E dini ju, komisar se kush e ka çuar
deri atje këtë anekdotë? Apo ata kanë ndonjë ankesë nga
Kujtimi? Do të jem i detyruar ta kërkoj autorin e një trillimi të
tillë.”
Studentët që u ndodhën pranë shtangën. Ishte hera e parë
që e dëgjonin Mekun kaq të rreptë në bisedën me sekretarin, që
ishte realisht numri një i Institutit. Por Seku nuk u pendua që e
hodhi atë karrem. Nëpër fjalët e tij gjeti ca nuanca që do t’i
mbante mend.
Meku e tregoi ngjarjen, që ta dëgjonin të gjithë, ashtu siç e
kujtonte, si ta shihte në një film të xhiruar dy vjet më parë. Ai tha
se e kishte pjesë të natyrës së vet qëndrimin miqësor me
studentët. Bisedonte lirshëm me këdo që i afrohej, me grupe
herë-herë, për tema nga më të ndryshmet e luante shpesh me ta.
Por në punët e mësimit nuk dinte të bënte lëshime. Në këtë pikë i
ngjante më shumë një makine se sa një njeriu. Dhe studentët e
dinin mirë këtë, mësonin më shumë nga turpi e frika sesa nga
dëshira.
Në institut kishte edhe studentë të moshuar që
dërgoheshin për të fituar arsimin e lartë. Qëlloi që njëri prej tyre
kishte qenë mësues i tij në Breg, në fshatin e lindjes, e Meku nuk i
fliste asnjëherë me emër, por vetëm “profesor”.
“Këto i dinë jo vetëm ata të matematikës, profesor, i di
gjithë Instituti, edhe ne të historisë” ndërhyri Luli.
Por Meku vazhdoi të tregojë më tej.
Kujtimi mbaroi shkollën e mesme dhe iu përkushtua
tërësisht volejbollit. Por e kuptoi shpejt se jeta nuk mund të ishte
19
Muci Fezga
vetëm lojë te rrjeta. I duhej një profesion dhe u regjistrua në
Institut. Meku dhe ai ishin thuajse moshatarë, madje Kujtimi
vetëm një vit më i madh.
Dhe ja ai, lojtari më i mirë i kombëtares, luante me Mekun
në oborrin e Institutit. Pasonin e gjuanin tek njeri-tjetri. Loja e
tyre ndiqej e duartrokitej nga studentët e rastësishëm në oborr.
Dhe erdhi koha që Kujtimi të jepte provimin e analizës.
Hyri buzëqeshur, përshëndeti, mori biletën e provimit, u ul të
përgatitej dhe më pas u ul përballë profesorit për t’u përgjigjur.
“Do të filloj nga pyetja e parë, profesor, se kjo e dyta nuk po
më kujtohet.”
“Mirë, pra, Kujtim, le ta dëgjojmë.”
Kujtimi filloi të lexonte ato që kish shkruar, por ca “pse” të
Mekut e trullosën disi dhe pak e nga pak u bë konfuz; ngjyra e
fytyrës po i anonte nga e kuqja.
“Mos u shqetëso, Kujtim, jemi si mes shokësh, kalo në të
dytën, me aq sa mund të kujtohet” i tha Meku.
“Ju thashë profesor, nuk më kujtohet mirë, më jepni, po të
ketë mundësi, një pyetje tjetër.”
“Mirë, Kujtim” tha Meku dhe mori në dorë bllokun e tezave
të provimit, kapi një nga mesi dhe ia dha.
Kujtimi e pa dhe e kuqja e fytyrës iu shtua.
“Po kjo është në po atë kapitull, profesor, më jepni një
tjetër.”
“Jo, Kujtim, kjo është e kapitullit që vjen pas tij.”
20 Muci Fezga
“Të them të drejtën profesor” tha Kujtimi, krejtësisht i
skuqur, “tre kapitujt e fundit i kam lexuar, por nuk i mbaj mend.
Ata kapituj përbëjnë shumë më pak se gjysma e lëndës.”
“Mirë, mirë, Kujtim” tha Meku me zë të ulët, “po pushimet
ku ke ndërmend t’i kalosh këtë verë?”
“Në Durrës, besoj” u përgjigj Kujtimi si i çliruar dhe
buzëqeshi ëmbël si zakonisht.
“Por, mos e kalo tërë kohën në det, lexo nga pak edhe këta
tre a katër kapituj që të kanë ngelur. Mirë?”
“Seriozisht e keni, profesor” tha Kujtimi dhe buzëqeshja i
ngriu.
“Dëgjo Kujtim, ti i ke lënë ata kapituj, se ti nuk je nga ata që
nuk i kupton konceptet e nuk ke memorien e duhur. Dhe ty nuk
të dëmton asgjë nëse merresh edhe pak kohë me ta. Hajde pra,
pushime të mbara. Dhe i dha librezën me një katër të shkruar në
të. Ndoshta takohemi te plazhi i hekurudhës e bisedojmë për
ndonjë paqartësi.”
Meku dhe Kujtimi mbetën shokë të ngushtë, por ngjarja u
bë e njohur shpejt jo vetëm në Institut, por dhe më gjerë se
Kujtimi ishte tepër i njohur e i adhuruar si sportist.
Studentët që u ndodhën në atë shesh pushimi të vogël të
Leqeve të Hotit, qeshën e duartrokitën sapo Meku mbaroi fjalinë
e fundit.
“Sa bukur ia paske punuar Kujtimit, Mek” tha komisar
Everi. “Në qytet e tregojnë si anekdotë edhe tani. Por jo tamam
kështu.”
21
Muci Fezga
“Unë nuk dua t’ia di se si e kuptojnë dhe si e tregojnë të
tjerët, profesor Everi, dhe as se kujt i japin të drejtë. Për mua
është shumë e rëndësishme që Kujtimi e vlerësoi atë që bëra unë.
Nuk më ka thënë asnjë herë pse ma punove kështu, siç u
shprehët ju. As ai dhe as gruaja e tij, të cilën gjithashtu e kam
pasur studente. Dhe, siç e thashë në fillim, ne e ruajmë shoqërinë
edhe tani pas dy vjetësh e mendoj se do ta ruajmë gjatë.
“Ndoshta nuk gjeta fjalën e duhur” tha Seku dhe u ngrit që
grupi të vazhdonte rrugën tatëpjetë. Ata arritën në fund të
Leqeve, anës bregut të Cemit dhe u grumbulluan të gjithë në një
shesh që kishte shërbyer deri në atë moment si fushë
basketbolli.
22 Muci Fezga
4. Dita e parë e plazhit
Studentët, që tani e tutje do të quheshin kampistë, e kishin
mbushur sheshin. Kujdestari ushtarak i kampit doli në krye, hipi
mbi një si podium të sajuar dhe komunikoi urdhrin e shtabit:
“Të gjitha sa do të dëgjoni nga unë, janë vendosur nga
shtabi që e drejton këtë kamp. Është një urdhër i prerë, i pa
diskutueshëm nga asnjë, kushdo qoftë ai, se vija e kufirit , nuk
është kloni, që e kemi kaluar, por vija e ujit të Cemit.” Zëri i tij sa
vinte bëhej më i rreptë. “Kush del në bregun matanë, quhet
shkelës i kufirit shtetëror, armik i popullit dhe dënohen sipas
kodit penal.”
Ai sqaroi se ku e si do të sistemoheshin djemtë, vajzat dhe
pedagogët. I njohu me vendet ku ndodheshin kuzhina, banjat për
vajzat dhe wc-të për djemtë.
Kampistët filluan të shpërndahen. Pjesa më e madhe filloi
të shëtisë në shesh, pa u merakosur fare për çadrat ku do të
flinin. Ajo ishte një stenë e sheshtë që e mbulonte lumin tërësisht
si të ishte tavani i tij. Kishte tabelat e basketbollit me mbajtëset e
tyre prej hekuri dhe dy shtylla të tjera për vendosjen e rrjetës së
volejbollit, nëse do të duhej. Pika kufitare duhej të ishte
zhvendosur pak ditë më parë.
Shumë kampistë vrojtonin lumin që zvarritej vrullshëm,
humbiste nën këmbët e tyre dhe dilte matanë për t’u zhdukur
23
Muci Fezga
përsëri në një grykë malesh. Poshtë, në drejtim të rrjedhjes dukej
një shtëpi dykatëshe e bardhë, e cila, sipas komisarit, ishte posta
jugosllave e kufirit. Një grup vajzash iu afrua një tabele të lyer
me të bardhë e të gozhduar te shtylla e basketbollit. Titullohej
“Tabela e emulacionit”. Në krah të saj qëndronte si të ishte
statujë një oficer i ri e i shkurtër. Vajzat e përshëndetën dhe ai
përkuli kokën si për t’i falënderuar.
“Unë jam Meli”, u prezantua ajo, “jam zëvendëssekretare e
komitetit të rinisë. Po ju bashkë me ne do të jeni në kamp?”
Oficeri u skuq pak dhe u përgjigj.
“Aljosha më quajnë, jam i ngarkuar nga Brigada e Rapshit
me detyrën e sigurimit tuaj. Ka dy ditë që ju pres dhe do të
qëndroj deri sa të ikni ju. Një muaj domethënë.”
“Dukeni fare i ri, pak i turpshëm, por shumë simpatik” tha
Meli, “vajzat do të jenë shumë të sigurta nën kujdesin tuaj, që po
e tregoni qysh orën e parë të mbërritjes sonë. Gëzohem që u
njohëm. Ne do të zbresim poshtë kësaj shpelle. Lejohet?”
“Natyrisht” tha Aljosha i skuqur deri te veshët nga
komplimentet e saj, “është vend vetëm për ju. Mua nuk më
lejohet as t’ju shoqëroj. Më falni!”
Vajzat qeshën, e lanë Aljoshën dhe zbritën poshtë në anë të
lumit, por dhe të përdornin të parat, nëse do të kishin nevojë,
banjat që përmendi ushtaraku. Sa morën kthesën në anë të lumit,
iu shfaq tabela e madhe e shkruar me të kuqe: “Djem, asnjë hap
më tej!!”. Qeshën me ato dy pikëçuditjet e mëdha që mbyllnin
urdhrin e shkruar.
Ato u futën poshtë stenës së gurtë që shërbente si tavan jo
vetëm për lumin, por edhe për guvën e madhe që futej thellë në
24 Muci Fezga
shkëmb. Ishte si një dhomë tepër e madhe e krijuar nga lumi si
me porosi. Ujët e kishte hapur atë kushedi sa mijë vjet më parë.
Zor se mund të kishte shkelur ndonjëherë këmba e ndonjë të
gjalli në të.
Vajzat mendonin se gjatë dimrit lumi do të ishte shumë i
azdisur për shkak të pjerrësisë së madhe nga lëshohej e të
përrenjve të shumtë që e furnizonin. Tani ai vetë dukej si përrua.
Kishte ujë të kristaltë, të akullt, sikur vinte direkt nga ndonjë
frigorifer i stërmadh, me ca nuanca bojë qielli që lodronin në
pellgjet e mëdhenj, ndoshta nga pasqyrimi i atij pak qielli që
mund të shihej prej asaj grope çuditërisht të thellë.
Ato u futën brenda në shpellë. Në cepin më të largët të saj
ishte vendosur një karrige, me një të çarë rrethore në mes, nën të
cilën kapej një kovë e vogël plastike. Ishte një lloj oturaku. Njërës
prej vajzave i erdhi si për të vjellë. Ajo tha se nuk mund të ulej në
atë karrige. Ja ta provojmë tha Meli. Mori një copë letër
higjienike, e pastroi ndenjësen dhe u ul si të ishte në wc-në e
shtëpisë së vet. Kur u ngrit tha se nuk ishte ndonjë mrekulli, siç e
kishte shprehur Seku. Përkundrazi, një shëmti. Mori kovën, shkoi
te lumi, e derdhi, e shpëlau, u kthye dhe e vuri në vend. Kjo nuk
shkon, mendoi, është një lloj si të vësh një oturak publik në mes
të rrugës.
Ato iu afruan bregut të Cemit, i cili ishte burimi i vetëm ujor
i kampit. Nga rrjedhja e furishme, ai mbetej gjithnjë i pastër dhe i
pijshëm. Me të gatuhej ushqimi në kuzhinën e sajuar me dërrasa
të pa zdruguara, me të pastroheshin enët e mjediset e kuzhinës.
Ai përdorej edhe për higjienën personale të djemve, vajzave dhe
pedagogëve. Aty e derdhi edhe Meli kovën e oturakut. Kështu
veprohej edhe në kampet e tjerë që sapo ishin ngritur më lart
25
Muci Fezga
gjatë lumit, por askush nuk e çonte ndërmend se mbeturinat,
madje dhe jashtëqitjet, kalonin para kuzhinës së tyre.
Në zallishten para shpellës, rreth katër-pesë metra gjatësi e
rreth dy metra gjerësi, ishin vendosur tre kazanë të mëdhenj.
Secili ngrihej mbi tre gurë të lartë që formonin një si perusti, nën
të cilën do të ndizej zjarri për vlimin e ujit. Vajzat do ta merrnin
ujin me kova e do ta shtonin me ujë nga Cemi deri në
temperaturën që u duhej për trupin, veshjet e brendshme ose
për teshat e tjera.
Pjesa e lumit para zallishtes zgjerohej me një pellg disi të
thellë e gati rrethor, ku lejohej për t’u larë e freskuar, por zor se
mund të bëhej not. Me dy a tri pashë arrije në bregun tjetër.
Vajzat natyrisht që do ta përdornin atë pellg, megjithëse uji i tij
ishte shumë i ftohtë.
Ky vend i caktuar për vajzat ishte i mbrojtur mirë nga vetë
natyra. Atë nuk e shihje dot as nga e majta dhe as nga e djathta,
sepse shkëmbinjtë nuk të lejonin. As nga lart nuk ishte e mundur
të afroheshe te buza e stenës, sepse thepisja ishte tepër e
rrezikshme, mund të rrëshqisje lehtë e të bije poshtë, drejt e mbi
gurët në fund të lumit të cekët në këtë stinë. Mund të shihej ai
vend vetëm nga faqja e malit përballë, por kalimi në atë faqe
ishte krejtësisht i ndaluar, ishte shkelje e vijës kufitare. Veç asaj,
fliteshin fjalë se rojet e kufirit që qarkullonin jo larg kampit,
kishin urdhër të qëllonin pa paralajmërim. Madje thuhej se
pushkët e tyre ishin me dylbi. Meli e vuri re menjëherë sigurinë e
këtij vendi nga syri i huaj, por vajzat nuk ishin të gatshme të
dalin lakuriq as para njëra-tjetrës, mendoi, madje as ajo vetë nuk
dëshironte ta bënte një gjë të tillë.
26 Muci Fezga
Meli me vajzat u kthyen tek sheshi, takuan dhe vajzat e
tjera të kampit dhe iu sugjeruan atyre, të bënin vizita grupe-
grupe në banjat poshtë shpellës. Kur u kthyen në shesh pati një
revoltë të vërtetë prej tyre.
Meku iu afrua një grupi ku flitej me zë të lartë për këtë lloj
çmendurie në organizimin e jetës personale të tyre, duke i lënë
zhveshur, lakuriq në mes të natyrës, në mëshirën e fatit. Thoshin
se as kishin parë dhe as kishin dëgjuar për këtë lloj nudizmi të
shpifur në gërxhet e maleve të egër.
“Dhe Sekeveri na flet për moralin komunist në leksionet e
tij”, tha njëra nga vajzat, “na sjell rastin e turisteve gjermane që
kinse dolën nudo në plazhin e Durrësit dhe shteti i përzuri
brenda natës.”
“Por këtë plazh shpellash ama, vetë e shpiku, është patentë
e tij, siç e përmendi kujdestari” tha një vajzë tjetër. “Edhe
shpellore të ishim, nuk do ta pranonim atë lloj plazhi alla Sek.”
Vajzat qeshën me shpirt për atë lloj epiteti të rrallë të
gjetur prej saj.
“Ky është një skandal i pa dëgjuar, si në epokën e gurit”
pasoi një e tretë. Në këtë shpellë do të ishte mirë të na vinin edhe
për të fjetur, të na çonin plotësisht në origjinë.”
Meku ishte bërë tashmë pjesë e grupit dhe po dëgjonte
tepër i shqetësuar.
“Unë mendoj se ju nuk bëni mirë që e kaloni gjykimin në
ekstrem” tha ai. “Ja, ta mendojmë bashkërisht. Në këto kushte,
cila mund të ishte zgjidhja më e pranueshme nga ana juaj?”
27
Muci Fezga
Vajzat heshtën. E mendonin dhe vërtet nuk po gjenin dot
një zgjidhje më të mirë. “Tani, në këtë vrimë ku jemi futur, nuk
mendon dot se ç’mund të bëhet. Duhesh menduar që në Tiranë.
Me duart dhe thonjtë tanë nuk bëhet tani asgjë” tha njëra nga
vajzat afër Melit.
“Mirë ju djemtë, që mund të laheni edhe me rroba banje në
ujin e akullt, por ne na duhet doemos ujë i nxehtë, sepse t’i
profesor nuk besoj të mos e dish që secila nga ne do të skuqet
këtu .”
Meku pasi mori një pamje më serioze u tregoi se ky ka qenë
problemi më i vështirë që u diskutua jo vetëm për sektorin tonë,
por edhe për dy sektorët e tjerë, të Tamarës dhe Selcës. “Po ju
provojeni një herë këtë plazhin e shpellës” u tha Meku dhe e
hodhi shikimin nga vajza që e sajoi atë epitet, “bëhuni një ditë
shpellore. Nëse dilni me ndonjë propozim real për shtabin, ma
thoni nesër dhe unë e çoj atje. Por unë e di që edhe ushtarët në
banja të përbashkëta lahen. Edhe banjat turke me avull, të
përbashkëta janë. Sa për kazanët e sapllakët, kushdo e di që nuk
janë komode, por ju e dëgjuat se çfarë tha Profesor Everi, apo jo?
Unë nuk dua ta përsëris atë, se nuk mund ta them dot më bukur
se ai.”
“Profesor, faleminderit prej jush” i tha Meli. “Me fjalinë e
fundit i keni thënë të gjitha. Do ta provojmë e do t’u takojmë
përsëri.”
Vajzat u larguan duke qeshur me zë të lartë.
Everi nuk po e dëgjonte fare Mesutin edhe pse ai po fliste
tërë pasion duke lëvizur duar e këmbë. Ai kishte kohë që e kishte
28 Muci Fezga
mbërthyer shikimin te Meku dhe grupi i vajzave. E qeshura e
tyre e madhe në mes të sheshit nuk i pëlqeu, madje i shkoi në
mend, pa e ditur as ai vetë arsyen, se mund të flisnin për të. U
shkëput rrëmbimthi, sa që Mesutit i ngeli goja hapur, sikur fjala e
fundit i ngeci te dhëmbët dhe nuk i lejonte nofullat të mbylleshin.
“Mek, çfarë donin vajzat” tha Everi me fytyrë pak të skuqur,
“kishin ndonjë problem? Apo mos janë të shqetësuara për atë...,
atë vendin aty poshtë...” dhe tregoi me gisht diku nën këmbët e
tij.
“Goca të reja profesor, nuk e dinë ende se me ç’lloj
situatash mund të takohet njeriu në jetë. I dëgjuat si qeshnin?”
“Po, po, i dëgjova mirë. Duket paskemi pasur të drejtë që të
zgjodhëm ty shef të propagandës së sektorit dhe e hoqëm
Arditin. Të ecka fjala dhe paske simpatinë e femrave. Ke edhe ide
interesante ti. Fillim premtues Mek. Eh, rinia” psherëtiu ai dhe u
largua. Pastaj ndaloi hapin, u kthye nga Meku dhe buzëqeshi, “po
na ikën aq shpejt sa nuk po e vëmë re” dhe vazhdoi të largohej
më tej.
Meku nuk lëvizi për një çast. Në një zonë të trurit lëvrinin
fjalët e një ironie të trashë të Everit “ke dhe ide interesante ti, të
ecka fjala, ke simpatinë e femrave”.
Të nesërmen plazhi i vajzave filloi të funksionojë. Meku
priste me padurim të takonte ndonjë prej atyre që u ankuan. As
Meli nuk po dukej. Vajzat, të ndihmuara nga djemtë, kishin
mbledhur dhe stivuar rrëzë shkëmbit dru me bollëk. U ndezën
zjarret dhe kazanët filluan të vlojnë.
Kristina, që Meli e kish caktuar si shefe të plazhit, nuk
lejonte më shumë se dhjetë vajza në turn të laheshin bashkë, se
29
Muci Fezga
vendi ish i ngushtë dhe i duhej të siguronte pak hapësirë për
lëvizje. Dhjetëshen e formonin vetë vajzat sipas dëshirave të tyre.
Ishte caktuar gjithashtu edhe një vajzë tjetër pranë Kristinës. Ajo
ndihmonte vajzat nëse mund të kishin nevojë për ujë shtesë,
sapun, peshqirë e ndonjë gjë tjetër. Koha e larjes së një grupi
ishte 45 minuta. Gjatë tre orëve të pasdites mund të laheshin pa
shqetësim të gjitha vajzat e kampit. Meli kërkonte nga
kujdestarja të mbante shënim emrat e vajzave për çdo turn.
“Mund të jetë burokraci” kishte thënë ajo, “por, siç ka thënë
Komisar Seku, gjendjen duhet ta kemi nën kontroll.”
Në fillim vajzat u zhveshën me një farë ndrojtje, duke
drejtuar instinktivisht shikimin sa majtas e djathtas, sa lart mbi
shkëmb dhe tej përpara në faqen e malit.
Secila merrte kovën të mbushur përgjysmë me ujë të
nxehtë, rregullonte temperaturën e nevojshme duke shtuar në të
ujë të ftohtë dhe fillonte të shkumohej e të lahej. Por pa u venë re
se e kujt qe iniciativa, ato filluan të lahen dy e nga dy, duke
ndihmuar njëra tjetrën, njëra hidhte ujë e tjetra lahej e pastaj
ndërronin vendet. Kjo larje dyshe iu duk jo vetëm komode, por
dhe argëtuese. Ato shkumoheshin secila më vete me sfungjerë e
sparca, por gradualisht filluan të fërkojnë njëra-tjetrën me duar,
duke qeshur dhe luajtur. Nja dy prej tyre filluan të ledhatoheshin
e përkëdheleshin e gëzimi i tyre nuk kishte kufi. Ledhatonin
faqet e njëra-tjetrës, pastaj shpinat, pastaj kapnin gjokset dhe i
përkëdhelnin gjatë, kalonin buzët tek to, pastaj shkonin pak më
poshtë te kofshët, vithet. Ndonjëherë duart kalonin si kinse
padashur edhe diku më poshtë, por ato pa teklif e tërë gaz i
tërhiqnin plot kënaqësi vërejtje shoqja-shoqes për më shumë
30 Muci Fezga
kujdes. Vajzat e ndienin veten krejtësisht të çlodhura e shumë të
kënaqura nga ky lloj plazhi shpellor i pabesueshëm që ish ngritur
në këtë skaj të tejhumbur të veriut të vendit.
31
Muci Fezga
5. Aksioma e pestë ...
Kaluan tre-katër ditët e para me punë tepër të vështirë në
mesin e lartësisë së Leqeve të Hotit, pranë piramidës që nuk i
lexohej dot numri, pikërisht atje ku do të merrte kthesën e fortë
rruga që do të zbriste me shumë zigzage deri në bregun e Cemit.
Ato ditë disa skuadra hapnin me baromina vrima nëpër
shkëmbinj, të cilat do të mbusheshin me tritol e do të
shpërtheheshin në fund të ditës, ndërsa disa të tjera pastronin
vendin nga mbeturinat e shumta që ishin bërë gjatë shpërthimit
të një ditë më parë. Barominat ishin gati një metër të gjata e me
diametër afër 4 cm. Njëri nga studentët e mbante barominën të
shtrënguar me të dy duart, pingul mbi shkëmb, ndërsa tjetri
godiste me një vare të rëndë, me të gjithë forcën e vet, drejt e
mbi barominë. Ky që e mbante do të kujdesej jo vetëm që ajo të
ruante pingultinë, por dhe ta rrotullonte atë me një kënd 45° e të
priste goditjen e radhës. Pas 10-15 goditjesh vrima pastrohej me
një lugë të posaçme për të nxjerrë mbeturinat. Kështu vazhdonte
puna deri sa thellësia të arrinte në 25-30 cm e kur kishte
mundësi edhe më thellë. Atë e mbushnin minatorët profesionistë
me 3-4 kallëpe tritol, vinin kapsollat e fitilin, i lidhnin mbushjet
në seri dhe e linin gati për t’i ndezur në një orë të caktuar të
pasdites, pasi të largoheshin të gjithë kampistët e të futeshin në
çadrat e tyre. Shpërthimi i tritolit fillonte e mbaronte me sirenë.
Minatorët i numëronin shpërthimet dhe nëse nuk dilte numri
32 Muci Fezga
mbushjeve të bëra, duhej të gjendej doemos mbushja që nuk kish
shpërthyer.
Puna në hapjen e rrugës ishte shumë e lodhshme për
moshën e njomë të djemve e sidomos të vajzave. Ishte fare e
thjeshtë të gjendeshin dhe të silleshin çekiçë pneumatikë për të
hapur vrimat. Ishte gjithashtu e lehtë të gjendeshin makina të
vogla për të shtyrë gurët e mëdhenj që dilnin nga shpërthimet. E
sa e sa mundësi të tjera mund të gjeje për rrugën. Të gjithë e
kuptonin se nuk ishte rinia ajo që i duhej rrugës, por ishte rruga
ajo që i duhej rinisë, sikur të mos kishte mënyra të tjera për ta
kalitur atë. Ose siç e tha njëra nga vajzat, nuk kërkohej rini për
rrugën, por rrugë për rininë. Kishte organizma që ishin
vazhdimisht në kërkim. Një vit gjendej një pjesë hekurudhe, një
vit një tunel, një vit një sektor i madh me misër e kështu me
radhë.
“Meli, a u lodhe?” tha Meku duke ndaluar te grupi i saj.
“Pa hajde profesor, puno me ne e të shohësh se si të kullon
djersa e ku të shkon...”, qeshi ajo me gjithë shpirt me shakanë që i
doli krejtësisht pa dashur e pa e menduar. Por e qeshura i ngriu,
siç ndodh me një kuadër filmi kur ngec në aparat. Ashtu kishte
ngrirë edhe fytyra e Mekut.
“Unë jam djalë nga fshati dhe më vjen keq që e kam
braktisur atë tani, kur ai ma kishte më shumë se kurrë nevojën të
më kishte atje” tha Meku me një seriozitet tepër të shtirur. Vajzat
qeshën me lot me shakanë e tij. Edhe Meli sikur u qetësua. “Por
ju bëni pak më shumë kujdes se nuk ju kërkon njeri të lodheni e
të digjeni në diell. Kjo punë është vetëm pjesë e kalitjes së
tipareve revolucionare, ka thënë profesori. Dhe, ta themi mes
nesh, nga ju nuk kërkon askush realizim normash. Punoni aq sa
33
Muci Fezga
të mos e ndieni shumë lodhjen. Mos shikoni djemtë që garojnë
me muskuj.”
“Mua më duket se kjo punë është krejt pa vlerë” tha Sanija,
një nga vajzat e grupit të Melit. “E kujt i ka shkuar në mend se ky
mal prej guri mund të shqepet me thonj. E të mendosh pastaj se
do të kalojnë makinat. Kam frikë se ata që na shohin nga matanë
kufirit tallen me ne.”
“Dëgjo Sanije, ti mos u shqetëso dhe trurin mos e mundo të
të japë përgjigje nëse do të bëhet apo jo rruga për në Vermosh.
Ne po bëjmë, si të thuash, piketimin e saj, por të gjithë e dinë se
pa makineri të rënda për thërrmimin e shkëmbit dhe zgjerimin e
trasesë, nuk ka si përfundon kjo rrugë. Siç e ke dëgjuar edhe në
leksion, kjo është pjesa praktike e asaj që quhet edukim e kalitje
nëpërmjet punës. Sot i quajmë aksione vullnetare, por ndoshta
nesër do të futen si lëndë mësimore të detyrueshme për
vazhdimin dhe përfundimin e shkollës.
Meku i pa në fytyrë të gjitha vajzat një e nga një dhe me zë
pak më të ulët vazhdoi.
“Pastaj këto gjëra nuk thuhen kështu, madje me zë kaq të
lartë sa e thuaj ti, Sanije. Unë e kam porosi nga gjyshi, që i vogël,
kur më thoshte ‘nipçe, mos ia prish këngën atij që kemi vënë në
buxhak, në të pëlqen mbaj iso, në s’të pëlqen hesht, ndryshe të
nxjerrin jashtë nga dasma’. A e thashë qartë Sanie?
“E ke thënë aq bukur e saktë sikur të ishte aksioma e pestë
e Euklidit” tha Meli dhe e drejtoi shikimin nga Sania që u skuq
pak.
“Ku e paske mësuar ti ndërtimin aksiomatik të Euklidit?”
34 Muci Fezga
“Kam qenë prezent në bisedën që keni bërë ju, ti dhe Arditi,
me maturantet e shkollës pedagogjike. Vajzat thanë atëherë se ti
duhej të kishe ardhur të gjeje ndonjë nuse. Ndërsa ti mbete tërë
kohën me aksiomën e pestë në gojë.”
“E mbaj mend. Ti ishe kujdestare e klasës, më kishe ngulur
sytë aq sa mua më dolën nga mendja të tjerat.”
E qeshura gazmore e vajzave nga këto batuta vazhdoi gjatë.
“Unë, profesor, nuk erdha të të takoj, edhe pse të dhashë
fjalën, sepse nuk kemi pasur probleme. Kemi vendosur rregulla
atje poshtë, kujdestare, roje dhe çdo gjë vrojtohet”. Meli i nguli
sytë Mekut, sikur po kërkonte një fjalë që s’po i vinte në kujtesë
dhe, pasi buzëqeshi vazhdoi, “tani, vajza të reja jemi, edhe
çapkënllëqe do të bëjmë.”
Njëra nga vajzat mezi priti sa të mbaronte Meli.
“Ti, profesor, mendon se puna e mundimshme është e
dëmshme për shëndetin e vajzave?
“Mos i fol profesorit me ti!”
“S’ka problem, jemi në shoqëri” tha Meku. ”Për vajzat sapo
e thashë mendimin tim, por këtë e them edhe për femrat në
tërësi. Sepse kështu e kam bindjen. Lodhjet e tepërta kërkojnë
nga organizmi sforcim tej mundësive që ka ai, kërkojnë nga
muskujt konsum tej normave. Prishet balanca ndërmjet
konsumit dhe ripërtëritjes, gjë që ndikon pastaj në dobësimin
dhe plakjen disi para kohe. Unë nuk jam kompetent si profesor
Samiu, por e kam bindje intuitive. Të them të drejtën e ndiej
veten pak si pagan. Dielli i fortë, p.sh., e pjek djersën në lëkurë
dhe e dëmton freskinë e saj. Prandaj duhet të punoni normalisht,
pa asnjë sforcim.”
35
Muci Fezga
“Profesor, kur do ta bësh dasmën?” pyeti një vajzë me
shaminë karakteristike në kokë që shërbente si shenjë dalluese e
aksionistëve.
“Verën tjetër besoj dhe jeni që tani të gjitha të ftuara. Në
sallën e madhe të Institutit do të organizoj një mbrëmje vallëzimi
për të gjithë ata që dëshirojnë. Dhe tani vazhdoni punën. Meli, të
lutem, më shoqëro edhe dy-tri hapa më tej.”
“Më dëgjo me kujdes, Meli” tha Meku pasi u larguan. “Ti e di
më mirë se unë atë që dua të them, por dua ta përsëris, të jesh sa
më e kujdesshme, që të evitohet çdo lloj shakaje e tepruar dhe e
papëlqyeshme në plazhin poshtë shpellës.”
“Mos u mundo të ma thuash anash e anash, profesor.
Probleme me vajzat kemi pasur edhe në konviktin e Institutit.
Ndërsa kushtet këtu janë ku e ku më favorizuese në drejtimin
negativ. Megjithatë ma lër mua këtë punë.”
Meku nuk u qetësua. Kishte dëgjuar se në konviktin e
vajzave në Institut ishte një grup i vogël lesbikesh, i cili drejtohej
nga një studente e degës së historisë, me emrin Marie. Dhomën
ku flinte Maria, një dhomë me tetë vajza, ajo kishte arritur ta
bënte si pronën e saj, të pranonte në të vetëm vajzat që donte
ajo. Nëse Maria nuk e pëlqente një vajzë, do të vinte çasti që
vajza do të kërkonte vetë të largohej ose të këmbehej me ndonjë
tjetër, pa nxjerrë asnjë arsye justifikuese për kujdestaren e
konviktit.
Maria organizonte me Altinën, partneren e vet, ca lloj
shfaqjesh në orët e vona të natës. Zgjidhte vajzat spektatore,
36 Muci Fezga
duke i shpjeguar secilës individualisht për ç’ka do të shikonte në
shfaqje. Ato i ftonte tek e tek ose dy e nga dy, vetëm për të parë
një shfaqje pornografike. Pastaj i pyeste tek e tek nëse donin ta
provonin, pa spektatorë, vetëm për vetëm me të si trajnere, në
errësirë si fillim e pastaj në dritë deri sa secila të bindej se në
dritë ishte kënaqësi e veçantë, një kënaqësi që buronte nga
shpirti dhe çlironte energji nga truri. Në rast të kundërt secila
ishte e lirë të largohej. Trajnerja thoshte se këto ushtrime e
nxisnin shumë edhe prodhimin intelektual dhe sidomos
rendimentin e tij. Gjatë sezonit të provimeve ato ishin si një
medikament shpëtimtar, shumë i efektshëm.
Pra, grupi i Maries nuk ishte një thashetheme e rëndomtë,
ishte një grup real që zgjerohej. Por ndonjë masë nuk ishte
marrë. Askush, duke përfshirë edhe drejtorinë, nuk e merrte
iniciativën për të bërë diçka.
Meku i kish dëgjuar këto, por nuk i besonte. Sepse nuk
arrinte të kuptonte se ku e gjente sigurinë dhe mbështetjen
Maria. Nuk kuptonte as se ku e gjenin sigurinë djemtë dhe vajzat
që i rrëfeheshin atij, si besimtarët që rrëfen tek prifti. Të ishte
ndikimi i Melit tek ta? Mirë, dakord, por pse duhet t’i dinte ai? Po
tani që ia treguan, ç’duhet të bënte? Çfarë prisnin prej tij? E
ndiente veten si të kapur nga një dorë që nuk e dallonte se cilit
trup i përkiste.
Pas gjithë kësaj trazire në tru, Mekut filloi t’i precipitojë
mendimi se ushtrimi i lezbizmit ishte një e drejtë e femrave në
përdorimin e seksit të tyre dhe të marrëdhënieve seksuale. Të
njëjtën gjë thoshte truri i tij edhe për djemtë, por nuk ishte i
bindur se mund t’i thoshte hapur këto. Nuk i hiqej nga truri ajo
thënia për këngën dhe ison, që Meli e quajti si aksiomë të
37
Muci Fezga
Euklidit. Ai e dinte se çfarë qëndrimi i rreptë e me pasoja të
rënda mbahej ndaj dukurive të tilla, që kishin marrë emrin e
veçantë “shfaqje të huaja”. Duhej ta deklaroje veten të çmendur
përpara se të flisje hapur për të drejtat e lesbikeve dhe të
homoseksualëve. Edhe biseda me Everin në sheshin para
Universitetit tani i dukej se ish e sajuar enkas, siç përgatitet
karremi për të zënë peshk. Truri i tij bluante se nuk kish arsye të
dënohej një ndjenjë e tillë nëse ajo praktikohej, se ajo nuk
dëmtonte askënd, nuk kishte asgjë kriminale. Por t’i bëje jehonë
këtij devijimi seksual me shfaqje publike, kjo natyrisht nuk duhej
të lejohej. Ashtu siç nuk lejohet edhe pornografia.
38 Muci Fezga
6. Minella ...
Aljosha, edhe pse u prezantua me Melin e shoqet e saj,
vazhdonte ta ndiente veten të huaj mes atij grumbulli të madh
studentësh. I dukej sikur njerëzit i largoheshin, si nga një
sëmundje të keqe. Ditën e dytë a të tretë Meku e takoi Aljoshën si
rastësisht, e duke ecur tutje e tëhu, shkëmbyen mendime se
ç’duhej bërë për propagandën. Qeshën një moment se asnjeri
nuk e kuptonte këtë term. Ata kishin të njëjtën moshë, por në
bisedë e sipër Aljosha e zbuloi anën e tij të dobët, inferioritetin
që ndiente. I ishte krijuar një bindje, se oficerët, duke ardhur nga
shkollat ushtarake, nuk e njihnin fare jetën e të rinjve e nuk
preferoheshin prej tyre. Vuante shpirtërisht se nuk ishte i zoti të
hynte në biseda e të zinte sado pak shoqëri me vajzat e Institutit.
Ka kaq shumë vajza, thoshte ai dhe megjithatë, nuk shikonte
asnjë mundësi për t’u afruar me to. Nuk merrte dot guximin as të
përshëndeste ndonjërën. Nuk i largohej nga mendja Meli dhe
epiteti që ajo përdori për të, nga i cili ishte skuqur i tëri. Tani
druhej madje ta përshëndeste atë kur këmbeheshin në shesh. I
dukej se do të bënte një gjest të papëlqyeshëm po t’i fliste a ta
përshëndeste ndonjë nga vajzat. Nuk e kuptonte as vetë si i ishte
krijuar kjo gjendje shpirtërore dhe këto koncepte të stampuara
në tru. Thoshte se të shkruaje një vjershë ishte shumë më e
thjeshtë se të ndaloje një vajzë e ta pyesje për diçka. Ai kishte
mbushur fletore me vjersha e tregime, por t’i shprehte ato që
shkruante e kishte të pamundur. Meku e dëgjonte me vëmendje
39
Muci Fezga
Aljoshën që tregonte me emocion të pa përmbajtur dhe në një
çast i erdhi keq për të. Duhet ndihmuar, ky malok i mirë, mendoi.
“Aljosha, cila është detyra jote këtu?
“Detyra ime? Detyrë koti. Ja të kujdesem për ruajtjen e
kufirit, që të mos preket bregu tjetër i lumit, për mbrojtjen e
kampit nga zjarri e përmbytjet, nga ngjarje të ndryshme, të
papëlqyeshme mes kampistëve, si grindje, rrahje etj. Me fjalë të
tjera, sipas urdhrit që më ka dhënë shefi im, të ndihmoj
komandën civile të kampit për qetësi maksimale, se jemi shumë
afër me armikun, një vijë na ndan.”
Meku nuk e mbajti dot buzëqeshjen, por edhe Aljosha
buzëqeshi bashkë me të. Nuk ishte kaq naiv Aljosha. E njihte
ironinë.
“Po ai tjetri, Minella, me veshjen sportive që nuk i shkon,
çfarë detyre ka , e di ti?” pyeti Meku sikur të mos dinte asgjë.
“Ai është punonjës i sigurimit të shtetit, nga Dega e
Shkodrës. Duket djalë i rregullt, por detyrat e tij unë nuk i di, ai
nuk flet për to, me sa duket, i mban të fshehta edhe nga unë. Janë
punë të brendshme, them me vete, si veshjet e brendshme që
nuk i tregohen kujtdo. Por me mendjen time them se ata
dëgjojnë, shikojnë, raportojnë atje ku duhet dhe ti mund të jesh i
fundit që e merr vesh, natyrisht, nëse e sjell rasti ta marrësh
vesh.
Mekut i pëlqeu shumë Aljosha me çiltërsinë e tij. E
meritonte vërtet ta ndihmoje, ta njihje me dikë. Do t’ia thoshte
edhe Melit dhe qeshi kur kujtoi se Aljosha nuk guxonte as ta
përshëndeste.
40 Muci Fezga
“Edhe një pyetje, Aljosha, këto që më the mua, të gjithëve
mund t’ia thuash?”
Aljosha qeshi dhe tha se e kishte kaluar moshën e
adoleshencës. Meku iu afrua, e përqafoi dhe qeshën të dy.
Everi e ftoi Minellën të pinin një kafe, të cilën ua përgatiti
studentja e radhës së shërbimit pranë çadrave të pedagogëve.
“Sa e shijshme është një kafe në këtë freskinë e sotme” tha
Minella. Unë të falënderoj shumë, profesor, për këtë ftesë të
papritur që më bëtë.”
Everi e kuptoi menjëherë që Minella nuk vinte nga shkolla,
por nga klasa punëtore.
“Ti mund të vish kur të duash në këtë çadër. Quaje që është
edhe çadra jote, se ti je i brendshëm , je krahu jonë i djathtë. Ti je
ndryshe nga Aljosha, që më jep përshtypjen e në maloku të
pagdhendur.
“Aljosha është me shkollë të madhe, komisar. Ka bërë të
mesmen ushtarake dhe pas saj shkollën e lartë të oficerëve. Por
kaq mirë sa e keni organizuar ju, nuk ka asnjë problem për ne, as
për mua e as për Aljoshën. Pastaj është rini e kulturuar kjo e
shkollave të larta.
“Shiko , Minella” tha Everi duke e hequr veten sikur
kushedi ç’do të thoshte, lëre Aljoshën në punën e vet, por
problemi im edhe i yti njëkohësisht, është pikërisht te
inteligjencia, ku hyjnë të gjithë këta të rinj që sheh ti mëngjeseve
dhe pasditeve te ky shesh poshtë çadrave. Nga punëtorët mos ki
frikë se ti ke qenë vetë punëtor, por nga këta duhet të kesh. Këta
41
Muci Fezga
edhe kur flasin, i thonë gjërat me dy kuptime dhe ti nuk e gjen
dot se cili prej tyre është ai që e thonë seriozisht.”
“Kështu si thuaj ti, është e vështirë të infiltrohesh, si thotë
shefi ynë.”
“Ka mënyra, të cilat do t’i mësosh kur të punojmë
bashkërisht. Dhe do të kemi rezultate patjetër.” Everi ndërroi
tonin e bisedës. “Nuk të pyeta, nga je, i martuar je a beqar, apo ke
ndonjë, kështu, përkohësisht?”
“Unë jam nga Përmeti” tha Minella, “nga një fshat fare
pranë tij, por banoj në Shkodër. Erdha që i vogël pas babait oficer
dhe u futa shpejt në punë si shofer dhe pastaj si mekanik në
parkun e tregtisë, por ka dy vjet që janë në Degë. U martova me
një katolike, ndenja një vit i martuar, por u ndava, se gruaja shkoi
në krevatin e një tjetri. Këta katolikët kanë mendime të tjera për
familjen, ndryshe nga ne. Pastaj edhe unë ndodhesha më shumë i
larguar sesa në shtëpi. Kështu janë punët tona, ngjarje këtu e
ngjarje atje.”
Everi e studionte me kujdes dhe u bind se ai ishte i lehtë
për ta futur në punë. Mund t’ia mbushte mendjen si një çunaku. I
tha atij se nuk do të kishte aspak problem të gjente një nuse për
të qenë. Kampi kishte plot vajza që prisnin të gjenin një ditë
burrat e tyre. “Kemi vajza të mira, Minella, ke për t’i parë e
njohur gjatë këtij muaji. Kjo bën pjesë edhe në detyrat e tua.”
Everi i shkeli syrin duke qeshur me nënkuptim.
Minella e shikonte Everin në dritë të syrit, si të ishte nën
hipnozë. Ai i pëlqeu shumë. Tamam sekretar mendoi. Sekretarët
dhe komisarët janë tanët, i kishte thënë Shefi i Degës kur i dha
detyrën për në kampin e Grabomit.
42 Muci Fezga
Pasi u bind se Minellën e kishte në krahun e vet, Everi i bëri
atij një njohje pak më të detajuar për shtabin, komandantin, për
shefin e propagandës e për disa nga anëtarët e komitetit të
rinisë. “Ti duhet t’i njohësh mirë të gjithë ata që po t’i them me
emër, se ata ndoshta do të duan të të afrohen, si Meku, që i kemi
ngarkuar propagandën në kamp, Meli, Safeti, Durimi, Anila, Luli e
ndonjë tjetër. Ata mund të japin të dhëna me vlerë për pjesën më
të madhe të studentëve, por jo çdo gjë që thonë ata duhet ta
marrësh me besim të plotë. Beso e kontrollo, na mëson
komandanti.”
“Këtë ma ka thënë edhe shefi, por ti po më jep ndihmë të
veçantë.”
Everi i tha se e kishte menduar mirë programin e tyre të
punës duke filluar nga dita e nesërme. Para dite do të vizitohej
faqja e kodrës përballë. Ajo duhej të kontrollohej imtësisht nëse
ka shkelur a qëndruar njeri atje. Kjo gjë duhej bërë me
përgjegjësi, aq sa edhe ata të dy nuk duhej të linin gjurmë.
Minella deshi të thoshte diçka, por nuk arriti, se Everi
vazhdoi.
“E di çdo të thuash, por përgjegjësinë e kemi ne të dy për
çdo gjë që mund të ndodhë, por më shumë unë se sa ti. Ne nuk
jemi si të tjerët, ne jemi të veçantë. Gëzojmë besim të plotë nga të
gjitha strukturat. Lere se ç’thotë ai toger maloku. Ai nuk është i
profesionit tonë, a më kupton?”
Minellës i kujtohej fytyra e rreptë e shefit të tij dhe urdhri i
tij i prerë. “Asnjë hap matanë. Përdor mjetet e tua, dy lloj dylbish,
steriogyp e goniometër. Vendosi në pika të padukshme, pa e
43
Muci Fezga
kaluar lumin dhe vëzhgo pa u lodhur, nga të gjitha anët. Ndryshe
do të përgjigjesh me kokë.”
“Më dëgjo, të lutem profesor, se shefi ma ka ndaluar
kategorikisht të kaloj matanë lumit edhe pse ka një urë kalimi
aty më poshtë.”
“E di, e di, por detyra ime ma kërkon të jem më vigjilent se
shefi yt. Shefi yt përgjigjet për gjithë rrethin, kurse unë, tani për
tani, vetëm për këtë pikë. Kam në ngarkim gjithë këta njerëz dhe
gjithë këto vajza, ndërmjet të cilave mund të jetë edhe nusja jote.
Si mund të rri unë pa vëzhguar gjithçka? Do ta bisedoj vetë me
shefin tënd, ti mos u bëj merak, e mbaj unë përgjegjësinë edhe
për ty.”
Minella e dëgjoi me vëmendje, e harroi një çast shefin e tij
dhe i shkëlqeu fytyra sikur t’i kishin rënë papritur rrezet e diellit
të mëngjesit. Edhe atij, thellë në shpirt, profesori i kishte ndezur
dëshirën të kalonte një herë matanë lumit, të shikonte edhe ai se
ç’bëhej aty poshtë, aty ku thesari i vërtetë ishte në mes të zallit.
44 Muci Fezga
7. Shfaqja e lizbikeve ....
Të nesërmen, kur të gjithë ishin në punë dhe në sektor nuk
gëlonte njeri, ata të dy zbritën te ura e Cemit, kaluan matanë dhe
iu ngjitën ngadalë shpatit të malit, duke biseduar qetësisht me
njëri-tjetrin. Kaluan nëpër një transhe të hapur kush e di se kur e
nga kush. Everi u ndal në një vend, u ngrit në majë të gishtave
dhe pa se prej andej dukesh tërë kampi, çadrat, sheshi, këndi i
emulacionit, kuzhina. Vuri këmbën mbi një gur dhe i dha pak
vetes për t’u ngjitur pak më lart. Pamja u bë më e qartë, tani
dukej edhe plazhi para shpellës së madhe. Madje shihej mirë
edhe thellë në brendësi të saj. Kjo është Kristina, tha me vete,
duket sikur e kam në pëllëmbë të dorës, paska dalë që me
mëngjes me tiranta, po mbush kazanët me ujë nga Cemi. E
ndihmuaka njëra nga vajzat. Sa afër dhe sa bukur, tha me vete
dhe fytyra i shkëlqeu.
“Nuk duket asnjë gjurmë, as nga njerëzit e as nga kafshët”
tha Everi, “por pamja është vërtet si në pëllëmbë të dorës. Unë
mendoj se mund të instalojmë që tani steriogypin dhe vëzhgimin
mund ta bëjmë duke qenë tërësisht të padukshëm në këtë
transhe natyrore. Me atë instrument mund të shikosh hollësira
që s’i ke parë kurrë.”
Minella hapi çantën e steriogypit, vendosi trekëmbëshin në
lartësinë e duhur, vuri mbi të aparatin dhe bëri një provë
shikimi. Lëvizi pak dy burmat dhe u tërhoq mënjanë.
“Shikoni tani, profesor, si në pasqyrë duket çdo gjë.
Dallohen edhe ngjyrat e zajeve të lumit, edhe ndonjë fije bari mes
45
Muci Fezga
zajeve. Ky aparat e ka zmadhimin shumë të madh, është për
qitjet e sakta të artilerisë tokësore, siç më ka thënë shefi.”
Everi vuri sytë te dy okularët, rregulloi pak largësinë e tyre
sipas syve të tij, e rrotulloi pak për të parë majtas e djathtas,
pastaj u tërhoq.
“Punë e shkëlqyer Minella. Të lumtë dora. Ta lëmë aparatin
e të ikim. Nuk kam qejf të na shohë njeri në këtë orë.”
Ata u larguan ngadalë, kaluan urën e u ngjitën te çadra e
tyre.
Aljosha atë ditë nuk u ngjit dot në sektorin e punës afër
piramidës me numër të ngrënë nga erozioni. I filloi një dhimbje
barku e një gurgullimë e fortë zorrësh. U detyrua të kthehej, eci
në drejtim të kampit dhe ndaloi në krye të çadrave. U fut pas në
grumbulli, lëshoi pantallonat dhe u ul. Një e hequr e lehtë barku
ia lehtësoi dhimbjen. U ngrit, mbërtheu kopsat dhe ndihej i
pafuqishëm të ecte. I shkoi mendja tek ndonjë helmatisje e lehtë.
Kishte dëgjuar, por nuk dinte nëse ishte e vërtetë, që në çajin e
mëngjesit hidhnin një ilaç të pështirë që ulte potencën seksuale
të djemve. Jo për ndonjë gjë të keqe, por që t’u binin varesë më
me forcë mbi baromina. Ndoshta mund t’i kishte bërë reaksion ai
ilaç, nëse ishte e vërtetë ajo që thuhej. Bëri të ikte, por një lëvizje
në faqen e malit përballë i tërhoqi vëmendjen. Dy burra po
zbrisnin me hap të shpejtë drejt urës mbi lumë. Dalloheshin
kokat e tyre. Si ka mundësi, mendoi. U ul mbi një gur dhe po
vështronte me kujdes. Dalloi Minellën, pastaj një person tjetër që
nuk po e shquante dot.
46 Muci Fezga
U kthye në farmacinë e kampit, mori nja 3-4 tableta
klorofenikoli dhe shkoi e u shtri në çadrën e tij. Por mendja i
punonte te ngjarja që sapo kish parë. Kush të ishte ai tjetri me
Minellën që kishin shkelur kufirin? Duhej ta sqaronte dhe të
njoftonte urgjent komandën e Brigadës në Rrapsh. Por, dhimbja
e barkut vazhdonte e dukej se po i bëhej më e fortë.
Mjeku i kampit i bëri një lavash stomaku me ujë të nxehtë
dhe i shtoi një antibiotik tjetër. Aljosha ra në gjumë dhe kur erdhi
Meku nga sektori u zgjua si të ishte në ëndërr. Dhimbja e madhe
kishte kaluar. Kur mbeti vetëm me Mekun, i tha atij për ngjarjen
që kishte parë dhe për personin që nuk e kishte identifikuar dot.
Por, nga përshkrimi që bëri Aljosha, Meku e kuptoi menjëherë se
cili ishte.
Maria me Altinën po i afroheshin plazhit duke qeshur e me
peshqirët e hedhur si shall në qafë. Maria ngadalësoi hapat dhe
qëndroi në vend sikur të kishte parë kuçedrën përpara, kur pa
Melin pranë Kristinës. Meli e pikasi hezitimin e saj. Foli vetëm
pak me Kristinën dhe u largua nga plazhi dhe në të dalë pa
Aljoshën që filloi të skuqej. Ajo iu afrua oficerit simpatik, por
mendjen nuk arrinte dot ta hiqte nga Maria. Megjithatë, i tha se
kishte ardhur të bënte një autokritikë?
Aljosha mori qëndrim serioz dhe nxori si pa dashje një
‘pse’.
“Sepse duhet të bëja një kompliment më të mirë, që t’i
përgjigjej sa më mirë realitetit.
Ai qeshi me shpirt me shakanë e bukur të Melit dhe të
qeshurës së tij iu bashkua edhe ajo.
47
Muci Fezga
Vajzat përgatitën ujin nëpër kovat e tyre dhe filluan të
zhvishen. Maria me Altinën ishin të parat që filluan t’i hedhin ujë
njëra-tjetrës, të shkumoheshin e të shprehin kënaqësinë e tyre
me tone të larta fjalësh dhe qeshjesh.
Ato iu afruan ngadalë, si rastësisht, mesit të grupit. Maria, e
kapi Altinën për mesi, e afroi dhe e ngjiti fort pas trupit të saj,
filloi ta fërkojë e ledhatojë. Në atë shesh të vogël filluan të
dëgjohen rënkimet e lehta të Altinës, rënkime epshore që
shprehnin kënaqësinë që ndienin. Ishin rënkime të mësuara
enkas për një shfaqje të tillë, që shprehnin më shumë dhimbje se
kënaqësi, që sa vinin bëheshin më të forta e më të zgjatura. Por
dhe Maria e shoqëronte me rënkimet e veta, me nota të tjera, që
alternoheshin me ato të Altinës sipas një vije melodike deri sa të
arrinin kulmin e tyre.
Vajzat e tjera filluan të largohen dhe zunë cepat e guvës së
madhe. Disa nuk gjenin vend ku të hidhnin vështrimin, disa
mbetën të ngrira në vend duke mos iu besuar dot syve dhe
veshëve të tyre, por sytë nuk i ndanin nga skena që shihnin. Mes
frymëmarrjeve që u ngrinte gjokset përpjetë dhe rënkimeve të
zgjatura të lesbikeve, u dëgjua zëri i Maries.
“Vajza të dashura, motrat e mia, mos u largoni dhe mos u
shqetësoni. Shikoni dhe përpiquni të ndjeni të gjitha kënaqësitë
që nëna natyrë ia ka caktuar vetëm femrës t'i ndjejë. Ato janë
kënaqësi që zgjasin, jo vetëm ca çaste tepër të shkurtër, aq sa u
duhen djemve, por tërë jetën, deri sa ta ndjeni që jeni femra të
vërteta e jeni vërtet gjallë.”
48 Muci Fezga
Ato të dyja bënë ca lëvizje me duar nëpër kofshët e njëra-
tjetrës dhe Maria vazhdoi leksionin e saj.
“Çdo femër që e ka mendjen vetëm tek mashkulli, do ta
kuptojë menjëherë që ai, si të ishte një kalë a një gomar, i turret
me pallosh të ngritur, dhe lëshohet menjëherë i rraskapitur sapo
t'i shkrehet ai copë mish i rreshkur, kur ti nuk ke ndier akoma as
kënaqësinë më të vogël. Do të ndjehesh menjëherë një femër e
poshtëruar e do të të vijë keq për veten. Do të të duket sikur të
kanë vënë të shkarkosh një hajvan të ngarkuar rëndë. Shikoni me
kujdes lëvizjet që bëjmë ne. Kjo është dashuria e vërtetë, më të
madhja e të gjitha dashurive, më e ëmbla e të gjitha kënaqësive
që mund të provojë një vajzë. Bëni vetëm një provë, e do të më
kujtoni gjithnjë.”
49
Muci Fezga
8. Mbledhje urgjente e shtabit ...
Maria filloi të kalojë në tregime praktike të metodave të saj.
“Këto janë metoda që do t'u ndihmojnë të mbani fare afër
burrat tuaj kur të martoheni, të cilët nga çasti në çast presin të
gjejnë ndonjë tjetër, e cila mund të dijë t'i ledhatojë më mirë se
ju. A nuk ju bën përshtypje që kurvat gjejnë gjithnjë burrat më të
mirë? Po fjalën e urtë ‘paç fatin e kurvës’, e keni dëgjuar? Ja pra
që duhet të mësoheni të bëni kështu si bën Altina me mua e unë
me atë. Ajo na zgjat kënaqësinë dhe jetën, aq sa na duket se do t'i
kemi të dyja deri në pafundësi.”
“Si nuk ju vjen turp moj femra të ndyra?” Meli kish hyrë si
furtunë në mes të sheshit. “Jashtë prej këtej! Kush të lejon ty,
kurvë e fëlliqur të japësh këtë shfaqje të pështirë dhe të ulësh
dinjitetin e të gjitha vajzave të kampit? A nuk e shikoni si janë
mbledhur në skutat e errëta të guvës dhe ju urrejnë të dyjave? Ty
dhe atë të pafajshmen që arrite ta shkatërrosh më në fund? Unë
do kërkoj që ti, Marie Putana, të largohesh që nesër nga ky kamp.
Unë e di që të gjitha vajzat e tjera të kampit janë dhe ndajnë të
njëjtin mendim me mua.”
Meli hodhi vështrimin përreth guvës dhe një zhurmë
miratuese e vajzave sikur e ngrohu.
“Vishuni menjëherë dhe na u qëroni nga sytë, shpejt, këtë
moment” tha Meli me tërë forcën e zërit të saj, pa e fshehur
50 Muci Fezga
inatin e madh e të pazakontë që e kishte nxjerrë jashtë natyrës së
saj. Atë ngjarje ajo do ta përjetonte gjatë, tërë jetën.
Me kërkesë të Melit shtabi i sektorit u mblodh urgjent.
Fjalën e mori drejtor Andoni, komandanti i aksionit
“Unë e mora me shumë seriozitet kërkesën e anëtares së
shtabit, Meli Sheqerit dhe mendoj ta dëgjojmë shqetësimin që ka
ajo, shqetësim që nuk deshi të ma thoshte as mua personalisht.”
Meli filloi të skuqej nga pak.
“Drejtor, më falni, por nuk e binda dot veten t’ua thosha në
detaje atë që ndodhi sot me grupin e vajzave në plazh. Më besoni,
edhe tani ndjehem shumë ngushtë dhe e shqetësuar po aq sa isha
në ato momente.”
“Mua nuk më ngelet qejfi, Meli. Ti e di vetë se kujt dhe ku
duhet ta thuash” tha drejtori duke u hequr sikur të kishte bërë
vetë ndonjë faj.
“Mos është çështje mosbesimi ndaj drejtorit?” pyeti Everi.
“Përkundrazi, shoku Sekretar, është vetëm çështje respekti,
e një respektit të thellë që kam unë për të, sepse jam e sigurt qe
ai do të shqetësohej shumë, shumë më tepër nga sa mund të
shqetësohen të tjerët, e kjo do ta dëmtonte rëndë shëndetin e
tij.”
“Të mos shpërndahemi në çështjet anësore, të njihemi me
problemin një herë” tha Safeti, kryetari i komitetit të rinisë së
Institutit. “Ta dëgjojmë Melin!”
51
Muci Fezga
Safeti hodhi shikimin tek Everi dhe vuri re nënqeshjen e tij
ironike, pastaj ai i tundi kokën Melit për t’i kërkuar falje.
“Kemi një vajzë të vitit të dytë, të degës së historisë” tha
Meli. E quajnë Marie Lisi. Nuk po ndalem në thashethemet që
kanë qarkulluar vitin e kaluar rreth bëmave të saj në konvikt.
Por unë sot isha dëshmitare e një shfaqjeje të turpshme dhe
imorale nga ana e saj me një vajze tjetër që ajo e përdor si
partnere. Dëshmitare ishin dhe 8 vajza të tjera që laheshin në një
grup me to, por që u tërhoqën menjëherë të indinjuara nga ajo
skenë turpi. Veç kësaj, Marie Lisi bëri oferta për të tërhequr në
grupin e saj edhe vajzat e tjera, duke ofruar shembuj si
profesioniste. Unë ndërhyra, ndoshta me egërsi, sepse situata
duhej dominuar menjëherë dhe e nxora me forcë nga plazhi” dhe
ajo hodhi sytë tek Everi. “Prandaj, unë i propozoj shtabit të
miratojë masën më të rëndë, largimin e saj nga kampi dhe
Drejtoria ta përjashtojë nga Instituti.”
Meli ishte skuqur pak në fytyrë dhe me të mbaruar fjalën e
fundit, qëndroi një çast sa të rregullonte pak ritmin e
frymëmarrjes. Anëtarët e tjerë kishin ulur kokat sikur ta
kërkonin zgjidhjen diku mbi syprinën e tavolinës.
Pastaj filluan diskutimet. Dukej sikur mbledhja sapo kishte
mbaruar e njerëzit filluan të flisnin gati të gjithë, aq sa asgjë nuk
kuptohej. Dikush fliste për shakara pa kripë, dikush për një lloj
liberalizimi të jetës studentore në përgjithësi, për një frymë të re
që vinte nga lindja, për ndikimin e disave që kanë ardhur nga
52 Muci Fezga
studimet jashtë shtetit, pas prishjes së marrëdhënieve mes
shteteve.
Meku nuk e kapi dot në çast se kush e përmendi pretekstin
e fundit, por sytë e tij në mënyrë instiktive kishin ndaluar te
Everi dhe shikimet e tyre u kryqëzuan.
“Unë mendoj ta mbyllim këtë diskutim” tha Everi, “dhe
meqë çështja që shtrohet është e fushës shpirtërore, po e marr
unë përsipër t’i jap një zgjidhje. Kur të mblidhemi sërish, do t’ju
informoj. Nuk më duket kaq tragjike sa e paraqet Meli. Ne duhet
t’i edukojmë njerëzit, se për t’i dënuar është gjëja më e lehtë.”
53
Muci Fezga
9. Zbulimi i Aljoshës ...
Meli ecte e vetmuar në rrugicat e ngushta mes çadrave.
Asnjë nuk u afrua t’i thoshte qoftë dhe një fjalë. Le ta shante, veç
t’i thoshte diçka. Ndërhyrja e Sekut nuk kishte asnjë kuptim
serioz, ishte thjesht një tallje, jo vetëm për të, por për gjithë
shtabin. Çfarë mund të zgjidhte ai me Marien? Ç’mund t’i thoshte
ai asaj dhe aq më tepër ajo atij? Veç në qofshin të lidhur të dy.
Por në çast u shqetësua nga ajo që i shkoi ndër mend. Madje u
tremb aq sa zemra filloi t’i rrahë me ritëm të shpejtuar. Seku të
bën gjëmën, mendoi. Ajo ia dinte rrënjët dhe se më lidheshin
rrunjat e tij. Megjithatë, sa gjera mund t’i shkojnë njeriut në
mend, mendoi, por një çast më tej e korrigjoi veten, se mendja
nuk mund t’i shkonte kot më kot.
Aljosha pasi mori dy ditë rresht antibiotikë e ndjeu veten
plotësisht të aftë për punë, por nga mendja nuk i hiqej Minella
me atë tjetrin. Ndihej me shumë faj, sepse detyra e tij e parë ishte
vëzhgimi i vijës së kufirit. Minella vetëm nuk do ta bënte kurrë,
por mund ta kishte bindur ai tjetri, a ndoshta e kishte detyruar.
Kërkonte ta gjente me mend se përse duhej ta kalonin lumin e të
ngjiteshin asaj transheje apo vije përroi?!
I shkoi mendja te plazhi aty poshtë, por atë mëngjes nuk
mund të shkelte këmbë vajze aty. Dita e punës sapo kishte filluar.
Nxori dylbitë nga këllëfi, u ngjit pak më lart kodrës, sipër
çadrave, u ul në një vend të mbrojtur nga shkurret dhe filloi të
vëzhgonte pëllëmbë për pëllëmbë pllajën përballë duke filluar
54 Muci Fezga
nga ana e lumit e duke u ngjitur lart. Pas gati gjysmë ore vrojtimi,
ai hoqi rrëmbimthi dylbitë, qëndroi si i ngrirë me shikimin e
drejtuar në pafundësi. “Kjo është çmenduri”, mendoi, “ata kanë
luajtur mendsh” dhe zbriti ngadalë në kamp.
Kërkoi me sy Mekun. Ai ishte pranë tabelës së emulacionit.
E kishin vënë në mes një grup studentësh, të cilët nuk po i linin
radhë njëri-tjetrit për të folur. Fjalët e tyre i vinin në vesh
Aljoshës si zhurma pa tinguj. Ai u afrua fare afër dhe ndaloi të
dëgjonte.
“Vajzat janë të shqetësuara dhe nuk duan të lahen tek
plazhi para shpellës” tha Safeti. “Ato kanë parë dikë që del e
fshihet në shkurret e faqes përballë dhe vëzhgon kur ato
zhvishen.”
“Kjo është e pamundur” tha prerë Meku. “Lumi është vija e
kufirit shtetëror. Atë nuk e kalon dot askush. Ndoshta vajzave u
faniten hije.”
“Mos flisni me kaq siguri, profesor” vijoi një student i
Historisë, “Safeti është i matematikës, nuk gabon kaq lehtë, vetë
e keni thënë. Pastaj njëra nga vajzat e ka parë dje me sytë e saj
Komsekun që ecte fshehurazi, sikur zvarritej, i mbrojtur nga hija
që lëshonte mali në atë vend.
“Komisar Everin?” pyeti Meku krejt i habitur.
“Po, po, pse çuditeni profesor?”
Mekut i vajtën sytë padashur te Aljosha që qëndronte pak
më larg, me shikimin e drejtuar tek ai. Iu kujtua biseda mes tyre
para se ai të sëmurej.
55
Muci Fezga
“Unë ju lutem shumë” u tha Meku studentëve, “këto fjalë t’i
lëmë midis nesh. Unë do ta sqaroj mirë këtë situatë. Më besoni.
Nesër pas pune takohemi përsëri .”
“Akuzën për Komsekun, komisar-sekretarin domethënë, ne
e kemi gati, e kemi shkruar me shkronja të mëdha, sipas asaj
dacibaos kineze, që vetë ai na e ka mësuar dhe do e ngjisim në
këndin e emulacionit që keni ndërtuar ju” tha studenti që i doli
në krah Safetit. “Dhe ai le të na japë përgjigjen aty, me shkronja
të mëdha, natyrisht.”
“Do ta lëmë ashtu si thamë, dakord? Atëherë, deri nesër”
tha Meku dhe u largua prej tyre.
Si u nda me studentët, ai iu afrua Aljoshës dhe e pyeti se si
ndjehej nga dhimbja e barkut?
“Mrekulli. Kaloi sikur ta hiqte njeri me dorë. Por studentët
dukeshin shumë të revoltuar me ty.”
“Tek unë erdhën si tek njëri nga anëtarët e shtabit. Thanë
se dy vajza kanë parë dikë që del matanë lumit dhe i vëzhgon kur
ato zhvishen dhe lahen aty poshtë në plazh. Djemtë kanë bërë
gati akuzën, sipas stilit kinez, për ta varur në tabelën e
emulacionit.”
“E kush qenka ky, sipas tyre?”
“Ai që ke parë edhe ti.”
“Minella?”
“Jo. Minella është vetëm shoqëruesi i tij, me faj njëlloj si ai.”
56 Muci Fezga
“E qartë” tha Aljosha. “Pikërisht atë isha duke menduar kur
të pashë me studentët e revoltuar. Tani ti do të dëgjosh edhe më.
Përballë plazhit është instaluar një steriogyp artilerie, me të cilin
mund të vëzhgosh duke qenë krejtësisht i fshehur në transhe, si
me periskop nga nëndetësja. Këto aparate kanë një zmadhim të
jashtëzakonshëm, deri qimen e flokut mund ta shohësh prej
andej se ç'ngjyrë ka. Nëse do, ngjitemi pak më lart, do ta shohësh
me dylbi se ku e kanë instaluar. Vetëm lumi i ndan nga plazhi.
Unë e gjykoj si vepër shumë të rëndë kriminale. Do ta raportoj
doemos aty ku më takon.”
“Sa ditë ka që ai aparat qëndron i instaluar aty?”
“Nuk e di të saktë.”
Pas kësaj Meku nuk foli. I dukej vetja i paaftë për të
menduar. Ai iu lut Aljoshës të vazhdonte vëzhgimin se kishte
nevojë për siguri të plotë. Komisar-sekretari duhet të ishte vërtet
i sëmurë.
57
Muci Fezga
10. Fletë-rrufeja ...
Meku nuk e mbajti dot premtimin që u bëri studentëve për
t’i takuar ata gjatë mbrëmjes që shkoi. Donte t’u kërkonte falje
ndaj dhe u ngrit herët në mëngjes, por kur doli në shesh i shkuan
sytë drejt e te tabela e emulacionit. Në të ishte ngjitur një letër
me madhësinë e një gazete, e shkruar me shkronja të mëdha.
Shkoi me vrap, e lexoi me një frymë, u skuq në fytyrë, u mendua
ca sekonda, e hoqi me kujdes e pak nxitim, e palosi disa herë dhe
e futi në xhep. Nuk mendoi fare për pasojat, por po priste të
takonte Aljoshën, i cili nuk po dukej ende.
Përballë tij, me një ecje të ngadaltë dhe fytyrën serioze, po
vinte Everi.
“Mek, mirë mëngjes, qenke i prerë në fytyrë, mirë je?”
“Jo dhe aq mirë. Probleme pune. Më duket sikur në çdo dy
veta gjen tre mendime të ndryshme.”
“Se nga i gjen ca fraza ti si të ishin citate” tha Everi. “Më
thanë, si në vesh, se një student kishte shkruar një akuze për
shtabin dhe e kishte ngjitur në atë tabelën tënde.”
“Unë nuk e kam parë. Shpejt u ngrita, por ende jam si nëpër
gjumë.”
Everi iu afrua tabelës dhe duke qeshur, qëndroi para
Mekut.
58 Muci Fezga
“Paskan bërë shaka, por nuk është as një prilli sot. Arditi
edhe shakatë i thotë tërë seriozitet.”
Everi u largua, por Arditi, që e vëzhgonte skenën nga larg,
iu afrua Mekut.
“Fol, Mek, si u bë Seku?”
“Më tha se e kishe gënjyer si për një prill.”
“Çfarë?” dhe hodhi sytë nga tabela. Kush e paska hequr?
Unë isha aty kur ata dy studentët, Safeti me Lulin, e ngjitën.”
“Dëgjo Ardit, ne duhet ta verifikojmë mirë. Aljosha do të na
japë sot informacionin e duhur. Pastaj e mendojmë si të bëjmë.
Unë ndoshta bëra gabim që e hoqa, por edhe këtë e mendojmë.
Ne duhet të jemi shumë të saktë. Nuk mund të bëhet shaka me të
tilla akuza. Na duhen argumente që të mos na i hedhë poshtë
askush.”
Në darkë vonë, Meku dhe Arditi shkuan në çadrën e
Aljoshës, i cili kishte sistemuar aty krevatin portativ, një tavolinë
të vogël, një makinë shkrimi “Oliveti” dhe një varëse rrobash.
Aljosha shkruante poezi e tregime e punonte çdo darkë. Mbi
makinë dukej një letër e shkruar, e lënë përgjysmë.
“E verifikova, tha ai. E ndoqa me dylbi nga vendi im i
vrojtimit. Ai u fut të lahej në lumë pranë urës në orën 3 e gjysmë
pas dite, kur kampistët ishin ende në gjumin e drekës. Rrobat i la
mbi urë nga ana e bregut këtej, për të treguar se lahej aty rrotull.
Pastaj, me rroba banje, mori të përpjetën e transhesë deri sa më
humbi nga shikimi, jo vetëm i imi, por dhe i kujtdo që do ta
vrojtonte nga ana e kampit. Unë prita deri sa steriogypi filloi të
59
Muci Fezga
lëvizë gradualisht lentet. Në një moment, një dritë e pasqyruar
nga xhami i steriogypit ra edhe mbi mua. Ndoshta kjo rreze, që
lëvizte me lëvizjen e aparatit, mund të ketë tërhequr vëmendjen
edhe të ndokujt tjetër. Ndoshta këtë rreze mund të kenë parë
edhe vajzat në plazh.”
“Po kush ishte ky, pse nuk na e thuaj?”
“Kujtova se e kuptuat vetë. Ishte shefi juaj, komisari.”
“Po Minella nuk ishte me të?”
“Jo, Minella rrinte te bishti i urës, këtej bregut, si të ishte
roje i teshave e të mos lejonte njeri të lahej aty, veç atij, shefit
tuaj.”
Pasoi një heshtje.
“Këtë informacion e kam bërë gati. Siç e shikoni është ende
në makinë. Edhe pak rreshta dhe e mbyll. Nesër do ta nis për tek
Komandanti i Brigadës. Kjo është ngjarje e rëndë edhe nëse nuk
do të ishin ato mjetet optike të instaluara atje. Dhe ai do të mbajë
përgjegjësi penale para gjykatës ushtarake.”
Meku dhe Arditi dolën nga çadra e Aljoshës dhe zbritën në
sheshin e vogël që kish rënë në qetësi të plotë. Dëgjohej vetëm
zhurma e ujit që rridhte vrullshëm dhe krejtësisht indiferente
për çka ndodhte në kamp.
“Seku është person i sëmurë” tha Arditi. “Kjo që po ndodh
nuk është e rastit. Ai është maniak seksual. E di që nga periudha
studentore. Kemi qenë për më shumë se tre vite banorë të qytetit
të studentëve.
60 Muci Fezga
Arditi studionte për fizikë dhe Everi për shkencat politike
ndërsa godinat e tyre formonin një kënd të drejtë me njëra-
tjetrën. Nga dritarja e Arditit dukej dritarja e Everit, i cili
shumicën e kohës dilte në të, gati me gjithë trupin përjashta dhe
shikonte përballë në dhomat e vajzave. Kishte gjetur diku një
palë dylbi dhe natën, kur fikeshin dritat e dhomës së tij, ai
vëzhgonte me pasion, me orë të tëra, pa u lodhur, tamam si një i
sëmurë.
Një ditë, vazhdoi tregimin Arditi, Everi e lëvizi krevatin dhe
e afroi tek dritarja, aq sa dritarja nuk mund të mbyllej. Shtrati i
tij, që ndodhej në pjesën e sipërme të krevatit tip marinarësh
shihej nga jashtë, i tëri në mes të dritares, si në një ekspozitë. Në
darkë vonë, si u fik drita e dhomës, ai u zhvesh lakuriq, u shtri
dhe filloi me duar një vetëeksitim seksual deri sa arriti
ereksionin e duhur. Drita nga shtylla e rrugës e ndriçonte
plotësisht edhe atë. Një nga çunat e dhomës sonë e pikasi dhe i
bërtiti ta linte atë skenë të shëmtuar. Kjo thirrje e tij e fortë e tij
në atë qetësi të frikshme bëri që vajzat përballë dhe djemtë e
godinës sonë të ngriheshin e të dilnin nëpër dritare. Kaq u desh
dhe të gjitha dritaret u mbushën me spektatorë. Por Everi nuk
donte t’ia dinte. Donte t’ia tregonte të gjithëve përmasat e asaj
gjëje që herë pas here e fërkonte me dorë.”
Të nesërmen, tregimet për këtë shfaqje kaluan gojë më gojë
te të gjithë konviktorët, te djemtë dhe vajzat. Edhe emri i Ever
Selitit përmendej në çdo bisedë. Drejtoria vendosi ta
61
Muci Fezga
përjashtonte nga konvikti, por njerëzit e tij erdhën urgjent në
Tiranë dhe gjithçka u rregullua si me magji, si një gjë krejtësisht
e sajuar nga disa vajza të konviktit përballë, të cilat ishin
etiketuar prej tyre si kurva. Nxjerrja e krevatit te dritarja ishte
një zgjidhje e karakterit mjekësor, thoshin ata, se ai vuante nga
probleme të frymëmarrjes, gjë që e tregonte edhe raporti që ata
kishin siguruar nga mjekët e spitalit. Ndoshta në gjumë,
argumentonin njerëzit e tij, si ndodh shpesh me të rinjtë e kësaj
moshe, mund të kishte ndodhur ndonjë gjë e ngjashme, por jo e
qëllimshme.
“Pas kësaj, a ndodhën ngjarje të tjera?
Pushoi ca kohë, por krevatin vazhdonte ta mbante atje, te
dritarja. Më vonë, siç tregonin, e kish përsëritur shpesh atë
skenë, sa herë që shihte ndonjë nga vajzat të dilte në dritare. Por
vajzat e bënë si rregull që dritaret e asaj ane t’i mbanin të
mbyllura. Ai edhe tani është i sëmurë. Kur erdhi me punë në
Institut, u çudita, por kur mora vesh se cilët ishin njerëzit e tij, që
ndërkohë kishin ngjitur shumë shkallë, deri në majat e hierarkisë
së shtetit, m’u duk një gjë krejt normale. Është kockë shumë e
fortë e duhet bërë kujdes i madh me të.
“Unë mendoj se duhet ta ndihmojmë, thjesht si një anëtar i
stafit pedagogjik, por studentëve nuk di si t’u përgjigjem. Letra e
tyre më mbeti mua si dopjo gjashta në dorë.”
“Unë mendoj se ti, Mek, nisur nga detyra që të ka ngarkuar
ai, është mirë ta bisedosh me të kokë më kokë, që ai t’i ndërpresë
daljet përtej lumit. Edhe ai besoj se duhet ta kuptojë drejt
interesimin tënd. Por, veçse, siç të thashë, bëje me kujdes. Atë
punën e steriogypit ai mund ta mohojë kur të duash. Vetëm nëse
e pohon Minella.”
62 Muci Fezga
Arditi mbaroi ç'kishte për të thënë, tha se i vinte gjumë e
shkoi të shtrihej. Meku qëndroi si i mpirë, pa fuqi të bënte qoftë
dhe një hap.
Meli po ecte drejt tij. Dukej nga fytyra dhe lëvizjet se duhej
të ishte tepër e tensionuar.
“Mek, ti e kishe hequr atë fletën që kish ngjitur Safeti me
Lulin te këndi e emulacionit?”
“Po, por ne e kishim lënë ndryshe fjalën me ta. Lamë edhe
takim sa ta sqaroja pak ngjarjen.”
“Dhe e sqarove?”
“Them se po, por se si duhet të veproj, këtë ende nuk e kam
zgjidhur. Thonë se është person shumë i rrezikshëm Seku. E di ti
këtë?”
Meli e uli tonin, por edhe kokën. Fytyra e saj mori një
pamje të qetë e melankolike. Duket i erdhi keq për gjendjen në të
cilën ndodhej Meku. Edhe ajo e dinte se ç’përfaqësonte Seku në
të vërtetë, e merrte me mend forcën që mund të ushtronte ai, jo
vetëm si sekretar, por më shumë me njerëzit e tij që ishin banorë
gati në çdo kat të piramidës së partisë e të shtetit.
“Mek, më fal që të fola me emër, por isha pak e mbushur. E
teprova ca, natyrisht edhe nga ngarkesa që kisha.”
“Unë pata një kënaqësi që s’e tregoj dot me fjalë, kur ti më
fole drejt e me emër. E ndjeva veten për një çast si mikun tënd të
ngushtë, një çast që gjithnjë e kam pritur, e kam ëndërruar, sepse
simpatinë për ty unë nuk e kam fshehur dhe do ta mbaj si
63
Muci Fezga
hajmali tërë jetën. Edhe gruaja ime e di këtë dhe ma ka quajtur
virtyt.”
“Të njëjtën gjë kam ndjerë edhe unë, Mek. Të kam dashur
që kur të kam njohur dhe do të dua gjithnjë. Sa për Sekun, unë
mendoj se ti duhet të bësh detyrën dhe asgjë më tepër. Ti nuk ke
pse t’i japësh mësime atij. Ai duhet të zbatojë rregullat si të
gjithë.”
Meku e falënderoi Melin dhe iu lut t’ua thoshte shokëve se
ai do t’i sqaronte ata sapo të bisedonte me Komsekun.
“Mek, nuk më kuptove drejt, ti nuk ke pse të bisedosh me
Sekun. Mos u tako me të, lëri studentët të bëjnë punën e tyre dhe
ai le të merret vetë me ta. Ndaj është edhe sekretar edhe
komisar.”
Nora, studente e gjuhësisë, pasi bisedoi me Lulin, të
dashurin e saj dhe me Safetin, takoi Melin, të cilës i tregoi më
hollësisht për gjithçka që kish ndodhur të djeshmen te plazhi
para shpellës. Sapo kishin mbushur kovat dhe vajzat filluan të
zhvishen, ajo kish parë përballë, mbi një shkëmb matanë lumit,
dy figura që lëvizën pas një shkurreje. I njohu menjëherë. Ishte
Seku dhe Minella. Rrinin shtrirë, të veshur me rroba banje, si të
ishin mbi rërë, e me shikim të ngulur mbi vajzat lakuriq. Nora u
kish shpjeguar vajzave me shenja gishtash çfarë po ndodhte
përballë. Vajzat ndërsa ata përtej u ngritën ngadalë sikur të mos
kishte ndodhur gjë dhe u futën në transhenë që i nxirrte te ura
poshtë lumit. Ato i njohën të dy, si njërin dhe tjetrin.
64 Muci Fezga
11. Minella tregon të vërtetën ...
Kishte kaluar mesnata dhe Minellën nuk po e zinte gjumi.
Pak orë më parë i kishin prerë rrugën dy studentë që ai i njihte
për fytyrë, por emrat nuk ua dinte. Nuk ishin prezantuar, por me
një ton autoritar i kishin kërkuar të dinin adresën e tij të punës. I
kërkuan të përgjigjej menjëherë nëse i lejohej të kalonte përtej
lumit, nëse kishte të drejtë të lejonte ndonjërin të kalonte lumin
bashkë me të? Cilin kishte lejuar, në cilën ditë dhe në cilën orë?
Minellës nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend se mund t’i
dilte kush përpara e ta pyeste me kaq arrogancë. U shqetësua aq
sa nuk mund të sillte dot në mend porositë e shefit të tij. Në
thellësi të shpirtit e ndiente se i kish lejuar vetes të bënte një faj
shumë të rëndë.
“Dëgjo i dashur Minella” i tha Safeti, “e shoh që u vure në
siklet. Por ti ke dalë shpesh matanë lumit, kur ti e di mirë që
vajzat tona zhvishen aty para syve të tu. Dhe kur del përtej, nuk e
ke fare këtë siklet që ke tani, përkundrazi, del me qejf.”
“Po ti mor pusht” ndërhyri tërë inat Luli, “a e di ti se në atë
plazh lahet e fejuara ime? A e di ti se unë nuk i kam parë asaj as
ngjyrën e brekëve, ndërsa ti pleh, dashke të m’i shohësh ngjyrën
e leshit, qen e bir qeni!”
“Ti mos më fol kështu. Nuk është aspak e vërtetë që unë
kam dalë të vëzhgoj vajzat tuaja kur lahen.”
65
Muci Fezga
“Po dje në drekë, në ora tre e gjysmë, a nuk ishe ti te
shkëmbi përballë dhe vajzat nuk u lanë nga që ju pikasën atje?”
“Kur dolëm ne, aty nuk kishte vajza fare. Sapo u dukën ato,
ne u larguam.”
“Me kë ishe ti?” tha me ton të vrazhdët Luli.
“Me, me profesorin” tha Minella me një zë të mekur prej
fajtori.
“Profesorë ka shumë , me cilin ishe? Fol!”
“Me komisar Everin.”
“Ju keni instaluar një steriogyp në bregun e transhesë së
vjetër që lidhet me urën e drunjtë të Cemit. Përse e keni
instaluar? Dhe pse pikërisht përballë plazhit para shpellës?”
Minella nuk foli dot menjëherë.
“Unë juve nuk ju jap dot asnjë shpjegim tjetër, shkoni po të
doni dhe bisedoni me komisarin, ai i di më mirë punët tona të
sigurimit të kampit. Ai ka biseduar edhe me shefin tim të Degës
në Shkodër.”
“Mirë, mjaft, këto na mjaftojnë. Por, nëse do të shohim edhe
një herë të kalosh në bregun tjetër, do të veprojmë ndryshe me
ty” e mbylli bisedën Safeti dhe të dy studentët u larguan.
Minellës i kaloi gjithë ngjarja para syve, doli nga çadra dhe
vazhdoi të ecte i vetmuar në sheshin e kampit. Nuk dinte çfarë t’i
thoshte profesorit. Por frikën më të madhe e kish nga shefi i tij.
Nuk e besonte kurrë që profesori të kish biseduar me të.
66 Muci Fezga
Edhe Meku ishte pa gjumë atë natë. Nuk po gjente se si ta
zhvillonte bisedën me profesorin e filozofisë. Ishte dhelpër me
përvojë ai. Si t’ia thoshte këtë skandal që kishte ndodhur në
sektor. Në shesh i zuri syri Minellën që ecte si i dehur.
Shqetësimi i tij lexohej qartë edhe pse dritat e sheshit ishin tepër
të zbehta.
“Minella, si je, ç’ke që dukesh kaq i shqetësuar?”
“Jam vënë në siklet të madh nga dy studentë që më
akuzojnë se vëzhgoj vajzat lakuriq, kur ato lahen aty poshtë.”
“Nuk është e vërtetë ajo që thonë ata?”
“Mua më akuzojnë kot, unë nuk jam përzier, mua thjesht
më ka detyruar profesori t’i bëj lëshime. Tani më vjen të qaj nga
inati kur mendoj se sa trap më ka kujtuar, kur më tha se mund të
më rregullonte ndonjë vajzë nga këto, meqë gruaja që kisha më
la e iku me një tjetër. Më ka ofenduar, më kupton. Mua më duket
shumë e shpifur kjo sjellje e tij. Dje, kur ishim mbi gurin e madh
përballë shpellës, vajzat erdhën të lahen, unë bëra shumë lëvizje
me degët e shkurreve që t’u linja atyre të kuptonin se duhet të
ruheshin nga ne. Profesori u nevrikos me sjelljen time, por ama
ato e kuptuan dhe nuk u zhveshën.” Ai heshti një çast. “Nuk jam
unë problemi, më kupton? Problemi është ai.”
“Të kuptoj, Minella. Të kuptoj mirë. Por ti nuk duhet ta
lejosh atë të kalojë matanë. Ti ke një urdhër të prerë nga
komanda dhe duhet ta zbatosh me fanatizëm. Më kupton,
Minella? Ti nuk varesh fare nga profesori. Jepi ultimatum. Edhe
atë periskopin a steriogypin që keni instaluar atje, hiqe sot pa u
gdhirë mirë. Nëse ai vazhdon të bëjë presion, lidhu në çast me
radio dhe raportoje te shefi yt. Mos e mbaj përgjegjësinë mbi
67
Muci Fezga
vete. Edhe për kaq sa ka ndodhur mendoj se duhet t’ia raportosh
hapur shefit tënd dhe të mbash përgjegjësinë, aq sa të takon,
natyrisht.”
“Profesori më tha se do të bisedonte vetë me shefin tim.”
“Po të kishte biseduar, shefi e kishte më të thjeshtë të lidhej
me ty e të thoshte si të veproje. Por shefi nuk mund të bëjë
lëshime në këtë situatë. Nuk është në dorën e tij të thyejë
rregullat e shtetit. Aq më tepër kur ai e di që vajzat tona lahen
aty poshtë, në zallin para guvës.”
“Po, e kam shumë të qartë. Faleminderit Mek. Nuk do ta
harroj kurrë ndihmën që më dhe.”
Ata u ndanë dhe secili e ndjente veten më të lehtësuar nga
biseda që patën.
68 Muci Fezga
12. Përplasja e Everit me Mekun ...
Meku priti dhe sajoi një takim, në dukje krejt të
rastësishëm me profesor Everin. Ai e shoqëroi atë deri afër
çadrës së tij dhe kur ishin në anë të sheshit dhe pranë nuk kishin
njerëz, Meku ndaloi pak hapin dhe ata të dy qëndruan. Meku e
hapi i pari bisedën. I tha se kishte një problem me ca studentë
dhe studente, të cilin e quante të arsyeshme ta bisedonte së pari
me të, që zgjidhja të ishte e qetë, pa zhurmë e pa diskutime.
“E çfarë ka ndodhur, pa ma thuaj një herë.”
“Vajzat ankohen se kur ato lahen poshtë në plazhin para
guvës, në faqen e malit përballë tyre kalojnë njerëz që i shohin
kur zhvishen dhe për këtë janë shumë të shqetësuara, aq sa një
grup prej tyre është larguar pa u larë. Unë iu shpjegova se mund
të ishin iluzione që lindin, siç lindin dhe ëndrrat. Por disa
studentë, shokë të tyre, kishin bërë një letër sa një gazetë, e
varën në tabelën e emulacionit, por unë e hoqa, nuk e lashë ta
lexonte njeri, pa e biseduar më parë me ju.”
“Domethënë se ajo që më tha ai, Arditi, nuk paskësh qenë
shaka, por e vërtetë. Po pse nuk ma the ti që atë ditë, por e le
situatën sa të zhvillohej e të ndizej mirë, ta bënit problem me
Minellën, Aljoshën, të përhapnit thashetheme për gjithë vajzat e
djemtë dhe për grupet e pedagogëve në gjitha fshatrat për rreth.
Ti je shef i propagandës dhe kjo që bën ti nuk është propaganda
jonë, për të mos thënë që është e armikut.”
“Pikërisht këtë që sapo e thatë ju, unë nuk do ta lejoja kurrë
të ndodhte. Dhe besoj se e arrita plotësisht. Tani ta ndajmë pak
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)

More Related Content

Featured

Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at WorkGetSmarter
 

Featured (20)

Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 

Aksioma e pestë (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)

  • 1.
  • 2. Muci Fezga Aksioma e Pestë Novelë
  • 3. 2 Muci Fezga Pak për autorin Ka lindur në Shqipëri, në fshatin Xhanaj të Përmetit Është matematikan. Ka studiuar në Universitetin “Lomonosov” të Moskës, Ka dhënë leksione në Universitetin shtetëror të Tiranës, Ka drejtuar Drejtorinë e dokumentacionit shkollor në MASH Ka drejtuar Shtëpinë botuese të librit universitar Ka autorësinë e dhjetë tekstve matematike për nxënës e studentë, Është gjithashtu autor në 12 krijime letrare: tregime e romane. Novela që keni në duar trajton ngjarje jetësore me studentët e Institutit të lartë pedagogjik të Tiranës. Në qendër të ngjarjeve janë dy pedagogë, njëri shef i katedrës së filozofisë, sekretar i partisë, nip në majën e kupolës shtetërore dhe i gjithëpushtetshëm në Institut, ndërsa tjetri pedagog i thjeshtë, i përkushtuar studentëve, shkencës dhe ligjeve morale të shoqërisë.
  • 4. 3 Muci Fezga 1. Drejt shpellave të Grabomit ... Instituti i Lartë Pedagogjik i Tiranës, që mbante emrin e shkencëtarit të shquar, Aleksandër Xhuvani, ishte shkolla e parë e lartë për përgatitjen e mësuesve. Që të shkoje në këtë Institut, duhej të merrje rrugën e Kavajës, të lije në krah të djathtë ish Lidhjen e Shkrimtarëve, më pas ish Radio Tiranën dhe në fund Shtypshkronjën, të hyje pastaj në rrugicën e parë djathtas, të merrje kthesën e parë majtas dhe të ndaloje para portës dyfletëshe të veshur me llamarinë të lyer kush e di se kur me një jeshile jo vetëm të pështirë, por dhe të plasaritur gjithandej. Të gjithë çuditeshin me këtë zigzag misterioz për të shkuar në vendin ku jepej e merrej ajka e dijeve të kohës. Ishte fundi i qershorit dhe provimet sapo kishin mbaruar. Të gjithë studentët dhe pedagogët ishin njoftuar që të nesërmen të ndodheshin, pa përjashtim, në sheshin e Institutit, sepse po atë ditë do të niseshin për të punuar një muaj të plotë në aksionin e madh të ndërtimit të rrugës automobilistike që do të lidhte Vermoshin, skajin më verior e më malor të Shqipërisë me Shkodrën. Në sheshin e madh të shtruar diku me gurë, diku me zhavorr e diku thjesht me dhè, ishin mbledhur të gjithë, studentët dhe pedagogët. Lëvizja në të ishte e zhurmshme dhe kaotike. Formoheshin dhe shformoheshin grupe që bisedonin, këndonin, tregonin barsoleta e qeshnin pa asnjë droje.
  • 5. 4 Muci Fezga Nga drejtoria nuk kishte dalë ende asnjë urdhër. Shumica s’donte t’ia dinte fare as për vonesën e urdhrit dhe as nëse do të lidhej vërtet Shkodra me Vermoshin. Problemi i tyre ishte ndarja; ca do të shkonin për rrugën, ca për të prashitur misër e ca të tjerë, jo të paktë, në shtëpi me gjithfarë raportesh mjekësore. Do të ndaheshin ndoshta për një kohë të gjatë, aq më tepër që qarkullonin fjalë se Instituti do të mbyllej plotësisht e ky mund të ishte takimi i tyre i fundit. Profesori i matematikës, Mek Aliu, po zbriste, sikur t’i numëronte një e nga një shkallët që dilnin nga drejtoria e Institutit. Ishte veshur për punë, me një palë tuta sportive, me flokë të shpupuritura, aq sa dukej si i pakrehur. Pamja e tij e zymtë, si asnjë herë tjetër, nuk i përgjigjej atmosferës festive që zotëronte në shesh. “Profesor Mek” foli Luli, njëri nga studentët e fakultetit të historisë, kur ai i kaloi pranë, “dukeni shumë i menduar, por më shumë i mërzitur. Inshallah nuk keni pasur ndonjë problem tek kreu i shkallëve. A ka ndonjë të re për Institutin? Nëse mbyllet, ku do të vazhdojmë në shtator? “Mos u mërzit Lul. Në zyrat nga sapo zbrita, në ministri e më lart, ka persona, të cilët përpara se të vendosin diçka, mendojnë për gjithçka. Në qershorin tjetër mund të mbyllet, në mos më vonë, atëherë kur ty do të të drejtohen me ‘profesor Luli’. Tani mendo më mirë për Leqet e Hotit dhe për Grabomin në fund të tyre.” Sipas urdhrit që sapo erdhi, studentët dhe pedagogët do të niseshin nga ky shesh për t’u bashkuar me ata të Universitetit në sheshin tjetër, ku i priste vargu i gjatë i makinave ushtarake të zbukuruara me flamurë e banderola kuq e zi.
  • 6. 5 Muci Fezga Grumbulli i dendur i studenteve të Institutit filloi të shformohej. Duke u futur nëpër zigzagun e rrugicave, u formua pak e nga pak një lloj zvarraniku gjigand, që rrëshqiste duke iu drejtuar sheshit para Stadiumit ‘Qemal Stafa’. Mes zhurmës që krijonte ajo rrjedhje studentësh, dëgjoheshin qartë tingujt e fortë të bandës frymore që luante ca marshe luftarake e këngë partizane. Disa nga vajzat, për të krijuar humor, filluan të vallëzonin nën tingujt e marsheve si ‘Shkrep me zjarr porsi rrufeja’ dhe më pas ‘Në ato maja rripa- rripa’. Humori rritej dhe pushtoi gjithë sheshin, deri sa dikush u kujtua dhe banda filloi të luante këngën përmetare ‘A kanë ujë ato burime’. “Këngë për malësinë” tha duke qeshur Meli, studentja e bukur e fakultetit të kimi-biologjisë. “Me shkrepje rrufesh, me maja rripa-rripa e me ujë burimesh po na përcjellin.” “Mel, këngët e sazeve të Përmetit, do t’i këndojmë kur të ngjitemi në majë të Malësisë, por pa bandë frymore.” “Bukur ia the shef Meku” u dëgjua zëri i Everit pas krahëve të tij. “Mirë dita, komisar, po ju prisnim!” “Tingëllojnë bukur këto fjalët: komisar komandant, shef” tha Meli, “si repart ushtarak do të jemi në Vermosh. Unë e pres me dëshirë ta shoh atë vend, të cilit vetëm emrin i kam dëgjuar. Se çfarë fshihet brenda atij emri, një lloj enigme, një lloj legjende, diçka përtej reales.” Profesor Everi, që iu ngjit grupit, tha se kishte qenë atje para një jave, i shoqëruar me një sekretar partie të Shkodrës. Dhe ai ia nguli sytë Melit, duke i buzëqeshur pa e fshehur ndonjë
  • 7. 6 Muci Fezga dëshirë që e shoqëronte. Ajo ndjeu instinktivisht diçka të pa sjellshme në sytë e në buzëqeshjen e tij. Pas asaj ndërprerje që nuk u vu re nga të tjerët, Everi vazhdoi të tregonte për një vend përrallor, me bukuri të rrallë, veçanërisht në pjesën ku do të punonin ata, që ndodhej në fund të Leqeve të Hotit, buzë Cemit, lumit që grumbullonte rrugës të gjitha burimet e Vermoshit. Ai tha se pikërisht aty kalonte vija e kufirit me Jugosllavinë. Shtoi pas kësaj, se po të ecej si për të gjetur burimin e rrjedhjes së lumit, do të takoje edhe dy sektorë të tjerë, ku do të punonin studentët e Universitetit, Tamarën dhe Selcën. Everi qeshi para se të thoshte se aksioni i tyre do të ishte më shumë pushim në plazh sesa punë. “Plazh? E thatë vërtet kështu, apo e dëgjova gabim?” “Jo Meli, mirë e dëgjove, nuk është plazh në det, por plazh në lumë, do të kënaqeni, veçanërisht ju vajzat. Do ta shikosh vetë kur të mbërrijmë atje.”
  • 8. 7 Muci Fezga 2. Një muaj larg nuses nuk është pak ... Everi i futi krahun Mekut dhe filluan të ecin ngadalë nëpër shesh, përmes grupeve gazmore të studentëve. “Si e priti nusja, Mek, emërimin e saj aq larg Tiranës? Sa keq më ka ardhur?” Meku u mendua pak të gjente se nga ishte drejtuar maja e shigjetës së kësaj pyetjeje, në dukje kaq naive. “Si gjithë të tjerat, komisar, nuk është vetëm ajo që ikën kaq larg Tiranës. Keq nuk ka pse t’ju vijë.” Ai e dha përgjigjen, por mendja i shkoi tek takimi i mëngjesit me shefen e kuadrit, njëkohësisht zëvendëse e Everit. Ajo e kishte thirrur dhe i kishte komunikuar emërimin si shef për propagandën në kampin e Grabomit. Kur Meku i kishte thënë se në atë detyrë ishte emëruar Arditi, ajo i ishte përgjigjur “Lere Arditin të hajë çorbë” dhe kishte shtuar si me inat, “kështu vendosi Everi e kështu do të bëhet. Por unë të thirra edhe për të qortuar, sepse përveç gabimit që unë vendosa të mos ta them, ke bërë edhe një tjetër më të madh. Je fejuar e martuar në fshehtësi me një nga studentet e tua dhe kjo është një shkelje e hapur e etikës së profesorit universitar. Edhe Everi, të tillë e konsideroi. Ai dhe unë, ndihemi të zhgënjyer dhe nuk mund ta anashkalojmë me lehtësi martesën tënde.”
  • 9. 8 Muci Fezga “Shef, më duket se po lundron diku e nuk po më ndjek” tha Everi. Po flisja për gruan tënde, e cila mendoj se mund ta kalojë këtë ndarje më lehtë se ti, ndërsa për ty do të jetë pak më e vështirë. Një muaj vërtet, por muaji është mjaft i gjatë për një dhëndër të ri.” “Unë ju falënderoj vërtet komisar, ju më keni mbajtur gjithnjë pranë, madje këtu edhe më pranë akoma. Por, unë i kam hapur vetes plot punë, gjuha, tekstet, leksionet, kualifikimi më tej e nuk më mbetet kohë për të vuajtur me ëndërrime. Sepse nuk është vetëm ky muaj. Në shtator fillon viti i ri shkollore dhe largësia me gruan do të jetë shumë më e madhe se kaq.” “Nuk është ky problemi, Mek, nëse ke ose jo me se të merresh. Njeriun e mundon, e mposht dhe e bën shpesh të papërmbajtshëm nevoja e madhe fiziologjike të bëjë seks dhe ta bëjë atë vazhdimisht. Të gjitha qeniet e gjalla kanë seksin e tyre dhe e ushtrojnë atë. Natyra nuk ka bërë, si të thuash një gabim pa dashje, që nuk e ka lidhur seksin me martesën.” Meku nuk po e kuptonte se ku donte të dilte Sekretari, aq më tepër që të nesërmen në mëngjes ata do të ishin në mes të maleve, ku siç e tha edhe ai, vetëm një pëllëmbë qiell do të shihnin gjatë gjithë ditës. “Ju e gjykoni këtë situatë si profesor i filozofisë. Por problemi që thatë është i njëjtë për secilin nga ne, edhe për ju, sepse këtë muaj ne të gjithë i kemi lënë gratë në shtëpi. Por problemi mund të gjykohet më mirë duke e abstraguar nga personat dhe jeta e tyre private. Unë mendoj se martesa duhet të këtë qenë një lloj feste pagane, siç mund të jetë çdo festë familjare, si lindja e një fëmije, apo si synetllëku pak më vonë. Unë nisem nga kuptimi i mirëfilltë i emrit celebrim që përdorim
  • 10. 9 Muci Fezga për të dhe, si i tillë, nuk ka pse të hyjë në konceptet filozofike. Kështu që konceptet familje e seks, duke e mënjanuar elementin martesë, janë dy kuptime bazë dhe janë ato që i dallojnë individët nga qëndrimi që mbajnë ndaj tyre. Familja dhe seksi nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri. Çdo veçim i tyre mendoj se duhet të jetë një nonsens, një absurditet. Shumë nga kafshët formojnë një lloj familje për të rritur bashkë pasardhësin, paçka se atë bashkim nuk e celebrojnë diku në ndonjë zyrë apo ta festojnë diku në ndonjë kishë. Të mos flasim për bletët pastaj, që është familja më e kompletuar e më e përsosur.” “Por familja në fakt nuk ka asnjë kuptim pa e lidhur me martesën. Dhe ne, në shoqërinë që po ndërtojmë, duhet t’i qëndrojmë shumë këtij problemi, në të mirë të brezit që po na pason.” “Ja pra, më duket se këtu fillon e keqja, komisar. Martesa është bërë si e shenjtë, merren me të zyrat e shtetit dhe të gjitha llojet e kishave, flasin radiot, xhirohen për të filma, shkruhen referate e kumtesa, e kush nuk merret, kurse familja është kuptuar vetëm si një rrjedhim i saj, i varur dhe i kushtëzuar tërësisht nga ajo. Madje fjala familje shihet e zëvendësuar gati kudo me fjalën martesë. Njerëzit tani nuk të pyesin ‘a ke krijuar familje’, por ‘a je martuar’. Njerëzit kanë krijuar ligje për martesën dhe kërkojnë me forcë zbatimin e tyre edhe pse e dinë se ajo nuk ka të bëjë fare me asnjë ligj të natyrës. Nuk janë të pakta rastet kur martesat sjellin drama e deri tragjedi.” “Idenë për martesën nuk e ke aspak të qartë Mek, për të mos thënë që e ke tërësisht të gabuar, pa të thënë se e bën me ndonjë qëllim të caktuar. Ajo nuk është shpikja jonë, e komunistëve. Ti e di që edhe feja i jep shumë rëndësi.
  • 11. 10 Muci Fezga Ceremonitë fetare në kisha janë shfaqje të vërteta të madhështisë që i jep feja martesave. Të gjitha fetë e kanë këtë standard. Madje ato nuk të lejojnë të lidhësh një martesë të re, pa bërë shkurorëzimin nga martesa e vjetër.” “Më duket se dolët tek ideja ime. Sepse, i dashur komisar, të mos jemi naivë e të besojmë se Bibla e Kurani kanë ardhur nga qielli me telegrame nga Zoti. Nga njerëzit janë krijuar, prandaj e ngrenë martesën në qiell. Ju e dini që ka plot formula për martesën, madje ka edhe kontrata, njësoj si për shkëmbimet tregtare. Dhe këto formulime kanë marrë trajtë ligjore, në formën e lloj-lloj standardeve” tha Meku duke lënë të nënkuptohet diçka më shumë. “Dhe ja të jap një shembull. Një i njohuri im, ka ndarë me mirëkuptim gruan e tij të parë, por gruaja e dytë po e tradhtonte martesën e tyre me njërin nga shefat e tij. Dhe i njohuri im rrezikohet të dënohet rëndë si njeri pa moral, sepse ka prishur dy martesa njëra pas tjetrës. Ja gjykojeni ju, faji është i këtij që e ka ndarë gruan, apo i shefit të tij që tradhtoi gruan e vet dhe prishi familjen e këtij të dytit?” “Problem pak i ngatërruar” tha Everi, “por ajo gruaja ndoshta ka pasur të drejtë, ndoshta janë probleme të seksit dhe me siguri ato duhet të jenë. Kurse ai, shefi i atij burrit, të njohurit tënd, ai prift nuk ka qenë, i ka vajtur tjetra, i është lutur, zemër ka edhe ai. Nuk mendoj se është ndonjë faj që duhet dënuar. Nëse gruaja e tij e ka mësuar tradhëtinë e burrit të vet dhe do të kërkojë ta ndajë për këtë, atëherë kjo është tjetër gjë. Pse, ti si do të veproje në një rast të tillë, nëse njëra, qoftë dhe jo shumë e bukur, të vjen e të vardiset e më në fund të lutet?” “Nuk janë problemet të ngatërruara, komisar, njerëzit janë të ngatërruar. Unë do ta quaja krejtësisht të palejueshme një
  • 12. 11 Muci Fezga tradhti në familje, e cila është krijuar me pëlqimin e plotë të të dy palëve. Dhe nuk mund të këtë asnjë lloj ligji që ta ndalojë largimin e tyre nga njëri-tjetri. Një ndarje me mirëkuptim të gruas nga burri, apo të burrit nga gruaja, për njërën apo tjetrën arsye, madje pa e deklaruar fare arsyen, është krejtësisht normale. Ngatërrohen shumë, shpesh me qëllim, konceptet e besnikërisë bashkëshortore me atë të lirisë së individit, ngatërresa që shpesh shfrytëzohen deri dhe për katastrofa. Lufta e Trojës nuk mund të kishte për bazë tradhtinë bashkëshortore të Helenës. Mund të ishte ndoshta një problem për Menelaun, por kurrsesi një çmenduri e një kombi të tërë.” Heshti një çast sa mori frymë dhe vazhdoi. “Ajo që më pyetët ju së fundi më duket njëlloj si të lësh gruan e fëmijët në shtëpi e të shkosh të bësh një xhiro në shtëpinë publike që mund të kesh më afër. Veç të kesh luajtur nga mendtë.” “Ti Mek po më çudit. Ti sikur ke qenë edhe në Rusi, me sa kam parë në dosjen tënde. Nuk paske mësuar gjë fare andej?” “Tani ne mund të themi çfarë të duam, mund të bëjmë politikë edhe me moralin, por morali atje ishte i njëjtë, në mos më i lartë se ky i yni. Ai moral i lartë adhurohej nga të gjithë. Nuk po flas për prostitutat e shumta, të reja e të bukura, që mund të të kapnin për dore në çdo rrugë e lulishte, ku organizoheshin vallëzime enkas për rininë studentore. Jo, komisar, gjëra të habitshme na thanë kur u nisëm e realitet tjetër takuam kur mbërritëm e jetuam atje.” “Nuk paske qenë i dhënë pas seksit, mesa kuptoj.”
  • 13. 12 Muci Fezga “Unë isha student, komisar, e dija mirë që liria ime ishte e plotë dhe askush nuk do të më dënonte për ato që mund të bëja. Mua çdo gjë më lejohej. Në fillim mësova prej studentëve tanë më të vjetër të gënjej. Më thanë t’u premtoja vajzave parajsën, se ato as në hartë nuk e gjenin dot vendin se nga vinim ne. Dhe ato besonin. Donin të ndërtonin edhe ato të ardhmen e tyre. Dhe binin viktima. Viktima për të ardhur keq. Unë fillova ta vuaj shumë këtë gënjeshtër të pështirë. E vuaj dhe tani. Ato dinin të silleshin bukur edhe pa gënjeshtra. Mund të krijoje shoqëri edhe më të forta, pa i gënjyer fare, madje duke ua treguar fare hapur të vërtetën.” Mekut i kaloi vetëtimthi para syve ngjarja kur ai i dha njërës prej shoqeve të tij një film të plotë të shkrepur në fshatin e tij, ku kishte fotografuar, veç pamjeve të shumta të fshatit, edhe shtëpinë e tij me gjithë pjesëtarët e familjes. Ajo i stampoi të gjitha dhe ia solli atij në dhomë ku ai ishte shtrirë duke studiuar me libër në dorë. U ul në anë të divanit dhe hapi fotot. “Jo vetëm kur i stampova, por më vjen akoma të qaj kur shoh fshatin dhe familjen tënde dhe gjendjen tepër të vështirë që tregohet në këto foto", tha ajo dhe u përlot. "Edhe familja ime është në vështirësi të shumta ekonomike, por jo kaq sa e jotja. Unë nuk kam me se të ndihmoj, por çdo gjë mund të jepja për të ndihmuar, të betohem. Por ndoshta zoti është i madh", vazhdoi ajo dhe me sytë ende të përlotur i hodhi duart në qafë e filloi ta puthte pa pushim. Ata u përlotën atë darkë të dy dhe ndenjën gjatë, deri në mëngjes në atë divan që i shërbente Mekut edhe si krevat. Meku psherëtiu thellë dhe një lot i rrëshqiti nëpër faqe. “Ka ndonjë problem?” tha i shqetësuar Everi.
  • 14. 13 Muci Fezga “Asgjë” tha Meku, “m’u kujtua një ngjarje nga jeta ime atje dhe ndjeva një shtrëngim të dhimbshëm në gjoks.”
  • 15. 14 Muci Fezga 3. Zbritje ne humnerë ... Nga megafoni u dha urdhri: “Të gjithë nëpër makina. Kujdes! Mos shpejtoni! Këqyrni xhamin e përparmë të makinës dhe lexoni shënimin se kush do të hipë në të. Instituti Pedagogjik i ka makinat para stadiumit, Shkencat e Natyrës para Arkeologjisë, Mjekësia para Institutit të Arteve, të tjerët para godinës së Rektoratit. Ju lutem, prindërit e të afërmit të qëndrojnë te shkallët e godinës kryesore”. Banda çuditërisht filloi të luajë marshin e njohur të Radeckit nga Johan Shtraus. Nën tingujt e bukur të tij vazhdonin lëvizjet në të gjitha sheshet dhe më në fund, makina e parë u nis ngadalë dhe pas saj, një e nga një, u bashkuan të gjitha makinat, duke ndërtuar një autokolonë në bulevardin e gjatë para hotel Dajtit. Makinat kaluan nëpër Shkodër dhe hynë pastaj në një rrugë, gropat e së cilës shtoheshin metër pas metri. Vajzat mbaheshin fort pas stolave, por bashkë me to binin mbi njëra- tjetrën. I shtrinë stolat në karrocerinë e makinës, por ishte edhe më e vështirë të qëndroje mbi to. Mund të dilnin jashtë nga karroceria. Rruga sa vinte e bëhej më e përpjetë. Rrapshi, një fshat i Malësisë së Madhe ishte ndalesa e fundit e autokolonës. Makinat boshatiseshin dhe merrnin kthesën për t’u larguar. Studentët të ngarkuar me çantat e shpinës filluan ta mbushnin sheshin, të rreshtoheshin sipas fakulteteve dhe të përgatiteshin për marshimin e madh. Sheshi duhej të lirohej me shpejtësi, se do të priste studentët e tjerë që po vinin nga pas.
  • 16. 15 Muci Fezga Komisar Everi doli përpara studentëve dhe pedagogëve të rreshtuar dhe mbajti fjalimin e rastit. “Ky që po shihni aty përpara jush si një mur të lartë, me tela me gjemba, është kloni i famshëm që rrethon kufirin tonë shtetëror nga armiqtë tanë jugosllavë” tha me ton solemn komisar Everi. “Është nder i madh për ne që e kalojmë këtë klon pa asnjë lloj kontrolli kufitar. Sepse partia e shteti kanë besim të plotë tek ne. Hajde, pra, na qoftë rrugë e mbarë zbritja nëpër Leqet e Hotit. U dëgjua një e qeshur si hingëllimë pele e një vajze. Disa të tjera e pasuan dhe një e qeshur e mbytur, që studentët nuk e ndalonin dot as me dorën e vënë para gojës, pushtoi sheshin. Komisari, ose Seku, siç ia kishin vënë nofkën studentët e tij sekretarit të tyre të partisë, priti sa pushoi e qeshura. “Unë u mundova ta shqiptoj mirë” tha me seriozitet Seku, “dhe zanoren e duhur u mundova ta theksoj qartë, nuk e di pse ju e dëgjuat gabim, por nuk ka ndonjë problem. Edhe po e thatë ndryshe, unë, por edhe të gjithë ne së bashku, nuk do ta marrim për keq. Dakord? E qeshura u bë edhe më e madhe. Dhe këtë të qeshur Seku e mori për pikë të forta në favor të tij, ende pa filluar aksioni. “E qeshura juaj” vijoi ai, “tregon gëzim dhe në fund të fundit tregon një fillim shumë të mbarë të këtij aksioni që na është besuar. Ato, nëpër të cilat do të zbresim tani, quhen vërtet Leqe dhe janë tepër të frikshme. Kur të jemi në krye të tyre do të shohim poshtë një humnerë të vërtetë. Vendasit i quajnë Leqe të Zotit. Sepse fshatarët e kësaj ane çdo gjë e lidhin me të. Secili prej tyre, edhe pse është mësuar, mezi e përballon zbritjen, sidomos
  • 17. 16 Muci Fezga çastin kur leqet e këmbëve bllokohen, gjunjët dridhen e mund të mos e mbajnë dot masën e trupit që pret të rrëzohet. Do të jetë edhe për ne një lodhje e madhe, e pa provuar ndonjëherë. Prandaj zbritjen do ta bëjmë shumë ngadalë dhe me pushime të shkurtra herë pas here.” Kolona e studentëve kaloi derën e hapur të kolonit dhe pas pak filloi zbritjen në rrugën që gjarpëronte nëpër faqen e asaj humnere që nuk ia shihje dot fundin. “Kjo është piramida e kufirit shtetëror.” tha Sek Everi. Në këtë faqe këtej duhet të ishte e shkruar RPSH dhe e vizatuar shqiponja e zezë me yllin e kuq, por siç e shihni, nuk ka kaluar këmbë njeriu deri tani dhe piramidën e ka gërryer erozioni.” “Por nga ana tjetër, paska të shkruara të freskëta” tha Luli. Me sa duket ata nga ana tjetër i kushtuakan më shumë kujdes se sa ne.” “Ti student Lulzimi fole gabim” iu drejtua Seku me zë të lartë e tërë inat sa u skuq në fytyrë. “Por jemi në ditën e parë të aksionit dhe po ta marrim si një lajthitje. Ne në fakt nuk na intereson fare ajo piramidë. Që ta dish mirë ti, kufirin tonë e kemi atje sipër, te kloni, i cili, siç e patë të gjithë, ishte krejt i ri, me tela e binarë të rinj, si të ishin pastruar me solucione speciale. Ushtarët e kufirit kujdesen shumë për klonin.” “Dakord, komisar” vazhdoi Luli i pakënaqur, “por rojet e kufirit duhet të kalojnë pranë çdo piramide. Nuk ka pse t’u dilni në mbrojtje atyre. Ato duhen dënuar për moskryerje detyre. Unë kam qenë roje në kufirin me grekët. Ne atje nuk i linim kështu
  • 18. 17 Muci Fezga piramidat. I retushonim sa herë veniteshin ngjyrat, si shifrat ashtu dhe yllin me shqiponjën.” Sek Everi e pa Lulin me po atë inat në sy, u ngrit dhe tha: “Pushimi mbaroi, zbresim më poshtë.” Kur Meku u afrua te grupi i komisarit, ishte koha të bëhej pushimi i dytë. U ulën mbi një shkëmb në anë të rrugës. “A do të bëjmë pushim tjetër më poshtë? Nuk paska fund kjo zbritje!” tha Luli, që nuk donte të pushonte së foluri. “Ja dhe gjysma ka mbetur” tha komisari. Por ti Lul, mos e mbaj mendjen aty. Gjej ndonjë gjë tjetër për të menduar.” Pastaj u kthye nga Meku për t'i hedhur një karrem. “Mek, kam dëgjuar një si anekdotë atje, në komitetin tonë të partisë, për një futbollist të ‘Partizanit’ që ti e kishe mbetur në provimin e analizës matematike. Duhet të jetë lëndë e vështirë ajo lënda që jep ti!? Sikur nuk i kishte ardhur mirë udhëheqjes atje.” Mekut i lëvizi menjëherë një nerv zevzek në vetullën e majtë. Sot i paska drejtuar të gjitha shigjetat mbi mua, mendoi. “Dëgjoni, komisar” filloi të flasë Meku me zërin që i dridhej pak, po që të tjerët nuk e vunë re. “Ata të udhëheqjes së rrethit qenkan pak të vonuar e të informuar gabim. Ngjarja me Kujtimin nuk ka ndodhur tani, por dy vjet më parë. Kujtimi nuk luante futboll, por volejboll, jo me Partizanin, por me kombëtaren.” Grupi i studentëve qeshi si në kor. Meku priti sa e qeshura mbaroi. “Kujtimi tani nuk është më student, por ka një vit pune si profesor matematike në një nga gjimnazet e Tiranës. Por, meqë ra fjala, pardje isha i ftuar i tij në ndeshjen që ata zhvilluan me rusët në kuadrin e kampionatit evropian. Por, nuk e kuptoj, pse i
  • 19. 18 Muci Fezga paska ardhur keq udhëheqjes së komitetit të partisë dhe pse e përmendkan tani këtë rast? E dini ju, komisar se kush e ka çuar deri atje këtë anekdotë? Apo ata kanë ndonjë ankesë nga Kujtimi? Do të jem i detyruar ta kërkoj autorin e një trillimi të tillë.” Studentët që u ndodhën pranë shtangën. Ishte hera e parë që e dëgjonin Mekun kaq të rreptë në bisedën me sekretarin, që ishte realisht numri një i Institutit. Por Seku nuk u pendua që e hodhi atë karrem. Nëpër fjalët e tij gjeti ca nuanca që do t’i mbante mend. Meku e tregoi ngjarjen, që ta dëgjonin të gjithë, ashtu siç e kujtonte, si ta shihte në një film të xhiruar dy vjet më parë. Ai tha se e kishte pjesë të natyrës së vet qëndrimin miqësor me studentët. Bisedonte lirshëm me këdo që i afrohej, me grupe herë-herë, për tema nga më të ndryshmet e luante shpesh me ta. Por në punët e mësimit nuk dinte të bënte lëshime. Në këtë pikë i ngjante më shumë një makine se sa një njeriu. Dhe studentët e dinin mirë këtë, mësonin më shumë nga turpi e frika sesa nga dëshira. Në institut kishte edhe studentë të moshuar që dërgoheshin për të fituar arsimin e lartë. Qëlloi që njëri prej tyre kishte qenë mësues i tij në Breg, në fshatin e lindjes, e Meku nuk i fliste asnjëherë me emër, por vetëm “profesor”. “Këto i dinë jo vetëm ata të matematikës, profesor, i di gjithë Instituti, edhe ne të historisë” ndërhyri Luli. Por Meku vazhdoi të tregojë më tej. Kujtimi mbaroi shkollën e mesme dhe iu përkushtua tërësisht volejbollit. Por e kuptoi shpejt se jeta nuk mund të ishte
  • 20. 19 Muci Fezga vetëm lojë te rrjeta. I duhej një profesion dhe u regjistrua në Institut. Meku dhe ai ishin thuajse moshatarë, madje Kujtimi vetëm një vit më i madh. Dhe ja ai, lojtari më i mirë i kombëtares, luante me Mekun në oborrin e Institutit. Pasonin e gjuanin tek njeri-tjetri. Loja e tyre ndiqej e duartrokitej nga studentët e rastësishëm në oborr. Dhe erdhi koha që Kujtimi të jepte provimin e analizës. Hyri buzëqeshur, përshëndeti, mori biletën e provimit, u ul të përgatitej dhe më pas u ul përballë profesorit për t’u përgjigjur. “Do të filloj nga pyetja e parë, profesor, se kjo e dyta nuk po më kujtohet.” “Mirë, pra, Kujtim, le ta dëgjojmë.” Kujtimi filloi të lexonte ato që kish shkruar, por ca “pse” të Mekut e trullosën disi dhe pak e nga pak u bë konfuz; ngjyra e fytyrës po i anonte nga e kuqja. “Mos u shqetëso, Kujtim, jemi si mes shokësh, kalo në të dytën, me aq sa mund të kujtohet” i tha Meku. “Ju thashë profesor, nuk më kujtohet mirë, më jepni, po të ketë mundësi, një pyetje tjetër.” “Mirë, Kujtim” tha Meku dhe mori në dorë bllokun e tezave të provimit, kapi një nga mesi dhe ia dha. Kujtimi e pa dhe e kuqja e fytyrës iu shtua. “Po kjo është në po atë kapitull, profesor, më jepni një tjetër.” “Jo, Kujtim, kjo është e kapitullit që vjen pas tij.”
  • 21. 20 Muci Fezga “Të them të drejtën profesor” tha Kujtimi, krejtësisht i skuqur, “tre kapitujt e fundit i kam lexuar, por nuk i mbaj mend. Ata kapituj përbëjnë shumë më pak se gjysma e lëndës.” “Mirë, mirë, Kujtim” tha Meku me zë të ulët, “po pushimet ku ke ndërmend t’i kalosh këtë verë?” “Në Durrës, besoj” u përgjigj Kujtimi si i çliruar dhe buzëqeshi ëmbël si zakonisht. “Por, mos e kalo tërë kohën në det, lexo nga pak edhe këta tre a katër kapituj që të kanë ngelur. Mirë?” “Seriozisht e keni, profesor” tha Kujtimi dhe buzëqeshja i ngriu. “Dëgjo Kujtim, ti i ke lënë ata kapituj, se ti nuk je nga ata që nuk i kupton konceptet e nuk ke memorien e duhur. Dhe ty nuk të dëmton asgjë nëse merresh edhe pak kohë me ta. Hajde pra, pushime të mbara. Dhe i dha librezën me një katër të shkruar në të. Ndoshta takohemi te plazhi i hekurudhës e bisedojmë për ndonjë paqartësi.” Meku dhe Kujtimi mbetën shokë të ngushtë, por ngjarja u bë e njohur shpejt jo vetëm në Institut, por dhe më gjerë se Kujtimi ishte tepër i njohur e i adhuruar si sportist. Studentët që u ndodhën në atë shesh pushimi të vogël të Leqeve të Hotit, qeshën e duartrokitën sapo Meku mbaroi fjalinë e fundit. “Sa bukur ia paske punuar Kujtimit, Mek” tha komisar Everi. “Në qytet e tregojnë si anekdotë edhe tani. Por jo tamam kështu.”
  • 22. 21 Muci Fezga “Unë nuk dua t’ia di se si e kuptojnë dhe si e tregojnë të tjerët, profesor Everi, dhe as se kujt i japin të drejtë. Për mua është shumë e rëndësishme që Kujtimi e vlerësoi atë që bëra unë. Nuk më ka thënë asnjë herë pse ma punove kështu, siç u shprehët ju. As ai dhe as gruaja e tij, të cilën gjithashtu e kam pasur studente. Dhe, siç e thashë në fillim, ne e ruajmë shoqërinë edhe tani pas dy vjetësh e mendoj se do ta ruajmë gjatë. “Ndoshta nuk gjeta fjalën e duhur” tha Seku dhe u ngrit që grupi të vazhdonte rrugën tatëpjetë. Ata arritën në fund të Leqeve, anës bregut të Cemit dhe u grumbulluan të gjithë në një shesh që kishte shërbyer deri në atë moment si fushë basketbolli.
  • 23. 22 Muci Fezga 4. Dita e parë e plazhit Studentët, që tani e tutje do të quheshin kampistë, e kishin mbushur sheshin. Kujdestari ushtarak i kampit doli në krye, hipi mbi një si podium të sajuar dhe komunikoi urdhrin e shtabit: “Të gjitha sa do të dëgjoni nga unë, janë vendosur nga shtabi që e drejton këtë kamp. Është një urdhër i prerë, i pa diskutueshëm nga asnjë, kushdo qoftë ai, se vija e kufirit , nuk është kloni, që e kemi kaluar, por vija e ujit të Cemit.” Zëri i tij sa vinte bëhej më i rreptë. “Kush del në bregun matanë, quhet shkelës i kufirit shtetëror, armik i popullit dhe dënohen sipas kodit penal.” Ai sqaroi se ku e si do të sistemoheshin djemtë, vajzat dhe pedagogët. I njohu me vendet ku ndodheshin kuzhina, banjat për vajzat dhe wc-të për djemtë. Kampistët filluan të shpërndahen. Pjesa më e madhe filloi të shëtisë në shesh, pa u merakosur fare për çadrat ku do të flinin. Ajo ishte një stenë e sheshtë që e mbulonte lumin tërësisht si të ishte tavani i tij. Kishte tabelat e basketbollit me mbajtëset e tyre prej hekuri dhe dy shtylla të tjera për vendosjen e rrjetës së volejbollit, nëse do të duhej. Pika kufitare duhej të ishte zhvendosur pak ditë më parë. Shumë kampistë vrojtonin lumin që zvarritej vrullshëm, humbiste nën këmbët e tyre dhe dilte matanë për t’u zhdukur
  • 24. 23 Muci Fezga përsëri në një grykë malesh. Poshtë, në drejtim të rrjedhjes dukej një shtëpi dykatëshe e bardhë, e cila, sipas komisarit, ishte posta jugosllave e kufirit. Një grup vajzash iu afrua një tabele të lyer me të bardhë e të gozhduar te shtylla e basketbollit. Titullohej “Tabela e emulacionit”. Në krah të saj qëndronte si të ishte statujë një oficer i ri e i shkurtër. Vajzat e përshëndetën dhe ai përkuli kokën si për t’i falënderuar. “Unë jam Meli”, u prezantua ajo, “jam zëvendëssekretare e komitetit të rinisë. Po ju bashkë me ne do të jeni në kamp?” Oficeri u skuq pak dhe u përgjigj. “Aljosha më quajnë, jam i ngarkuar nga Brigada e Rapshit me detyrën e sigurimit tuaj. Ka dy ditë që ju pres dhe do të qëndroj deri sa të ikni ju. Një muaj domethënë.” “Dukeni fare i ri, pak i turpshëm, por shumë simpatik” tha Meli, “vajzat do të jenë shumë të sigurta nën kujdesin tuaj, që po e tregoni qysh orën e parë të mbërritjes sonë. Gëzohem që u njohëm. Ne do të zbresim poshtë kësaj shpelle. Lejohet?” “Natyrisht” tha Aljosha i skuqur deri te veshët nga komplimentet e saj, “është vend vetëm për ju. Mua nuk më lejohet as t’ju shoqëroj. Më falni!” Vajzat qeshën, e lanë Aljoshën dhe zbritën poshtë në anë të lumit, por dhe të përdornin të parat, nëse do të kishin nevojë, banjat që përmendi ushtaraku. Sa morën kthesën në anë të lumit, iu shfaq tabela e madhe e shkruar me të kuqe: “Djem, asnjë hap më tej!!”. Qeshën me ato dy pikëçuditjet e mëdha që mbyllnin urdhrin e shkruar. Ato u futën poshtë stenës së gurtë që shërbente si tavan jo vetëm për lumin, por edhe për guvën e madhe që futej thellë në
  • 25. 24 Muci Fezga shkëmb. Ishte si një dhomë tepër e madhe e krijuar nga lumi si me porosi. Ujët e kishte hapur atë kushedi sa mijë vjet më parë. Zor se mund të kishte shkelur ndonjëherë këmba e ndonjë të gjalli në të. Vajzat mendonin se gjatë dimrit lumi do të ishte shumë i azdisur për shkak të pjerrësisë së madhe nga lëshohej e të përrenjve të shumtë që e furnizonin. Tani ai vetë dukej si përrua. Kishte ujë të kristaltë, të akullt, sikur vinte direkt nga ndonjë frigorifer i stërmadh, me ca nuanca bojë qielli që lodronin në pellgjet e mëdhenj, ndoshta nga pasqyrimi i atij pak qielli që mund të shihej prej asaj grope çuditërisht të thellë. Ato u futën brenda në shpellë. Në cepin më të largët të saj ishte vendosur një karrige, me një të çarë rrethore në mes, nën të cilën kapej një kovë e vogël plastike. Ishte një lloj oturaku. Njërës prej vajzave i erdhi si për të vjellë. Ajo tha se nuk mund të ulej në atë karrige. Ja ta provojmë tha Meli. Mori një copë letër higjienike, e pastroi ndenjësen dhe u ul si të ishte në wc-në e shtëpisë së vet. Kur u ngrit tha se nuk ishte ndonjë mrekulli, siç e kishte shprehur Seku. Përkundrazi, një shëmti. Mori kovën, shkoi te lumi, e derdhi, e shpëlau, u kthye dhe e vuri në vend. Kjo nuk shkon, mendoi, është një lloj si të vësh një oturak publik në mes të rrugës. Ato iu afruan bregut të Cemit, i cili ishte burimi i vetëm ujor i kampit. Nga rrjedhja e furishme, ai mbetej gjithnjë i pastër dhe i pijshëm. Me të gatuhej ushqimi në kuzhinën e sajuar me dërrasa të pa zdruguara, me të pastroheshin enët e mjediset e kuzhinës. Ai përdorej edhe për higjienën personale të djemve, vajzave dhe pedagogëve. Aty e derdhi edhe Meli kovën e oturakut. Kështu veprohej edhe në kampet e tjerë që sapo ishin ngritur më lart
  • 26. 25 Muci Fezga gjatë lumit, por askush nuk e çonte ndërmend se mbeturinat, madje dhe jashtëqitjet, kalonin para kuzhinës së tyre. Në zallishten para shpellës, rreth katër-pesë metra gjatësi e rreth dy metra gjerësi, ishin vendosur tre kazanë të mëdhenj. Secili ngrihej mbi tre gurë të lartë që formonin një si perusti, nën të cilën do të ndizej zjarri për vlimin e ujit. Vajzat do ta merrnin ujin me kova e do ta shtonin me ujë nga Cemi deri në temperaturën që u duhej për trupin, veshjet e brendshme ose për teshat e tjera. Pjesa e lumit para zallishtes zgjerohej me një pellg disi të thellë e gati rrethor, ku lejohej për t’u larë e freskuar, por zor se mund të bëhej not. Me dy a tri pashë arrije në bregun tjetër. Vajzat natyrisht që do ta përdornin atë pellg, megjithëse uji i tij ishte shumë i ftohtë. Ky vend i caktuar për vajzat ishte i mbrojtur mirë nga vetë natyra. Atë nuk e shihje dot as nga e majta dhe as nga e djathta, sepse shkëmbinjtë nuk të lejonin. As nga lart nuk ishte e mundur të afroheshe te buza e stenës, sepse thepisja ishte tepër e rrezikshme, mund të rrëshqisje lehtë e të bije poshtë, drejt e mbi gurët në fund të lumit të cekët në këtë stinë. Mund të shihej ai vend vetëm nga faqja e malit përballë, por kalimi në atë faqe ishte krejtësisht i ndaluar, ishte shkelje e vijës kufitare. Veç asaj, fliteshin fjalë se rojet e kufirit që qarkullonin jo larg kampit, kishin urdhër të qëllonin pa paralajmërim. Madje thuhej se pushkët e tyre ishin me dylbi. Meli e vuri re menjëherë sigurinë e këtij vendi nga syri i huaj, por vajzat nuk ishin të gatshme të dalin lakuriq as para njëra-tjetrës, mendoi, madje as ajo vetë nuk dëshironte ta bënte një gjë të tillë.
  • 27. 26 Muci Fezga Meli me vajzat u kthyen tek sheshi, takuan dhe vajzat e tjera të kampit dhe iu sugjeruan atyre, të bënin vizita grupe- grupe në banjat poshtë shpellës. Kur u kthyen në shesh pati një revoltë të vërtetë prej tyre. Meku iu afrua një grupi ku flitej me zë të lartë për këtë lloj çmendurie në organizimin e jetës personale të tyre, duke i lënë zhveshur, lakuriq në mes të natyrës, në mëshirën e fatit. Thoshin se as kishin parë dhe as kishin dëgjuar për këtë lloj nudizmi të shpifur në gërxhet e maleve të egër. “Dhe Sekeveri na flet për moralin komunist në leksionet e tij”, tha njëra nga vajzat, “na sjell rastin e turisteve gjermane që kinse dolën nudo në plazhin e Durrësit dhe shteti i përzuri brenda natës.” “Por këtë plazh shpellash ama, vetë e shpiku, është patentë e tij, siç e përmendi kujdestari” tha një vajzë tjetër. “Edhe shpellore të ishim, nuk do ta pranonim atë lloj plazhi alla Sek.” Vajzat qeshën me shpirt për atë lloj epiteti të rrallë të gjetur prej saj. “Ky është një skandal i pa dëgjuar, si në epokën e gurit” pasoi një e tretë. Në këtë shpellë do të ishte mirë të na vinin edhe për të fjetur, të na çonin plotësisht në origjinë.” Meku ishte bërë tashmë pjesë e grupit dhe po dëgjonte tepër i shqetësuar. “Unë mendoj se ju nuk bëni mirë që e kaloni gjykimin në ekstrem” tha ai. “Ja, ta mendojmë bashkërisht. Në këto kushte, cila mund të ishte zgjidhja më e pranueshme nga ana juaj?”
  • 28. 27 Muci Fezga Vajzat heshtën. E mendonin dhe vërtet nuk po gjenin dot një zgjidhje më të mirë. “Tani, në këtë vrimë ku jemi futur, nuk mendon dot se ç’mund të bëhet. Duhesh menduar që në Tiranë. Me duart dhe thonjtë tanë nuk bëhet tani asgjë” tha njëra nga vajzat afër Melit. “Mirë ju djemtë, që mund të laheni edhe me rroba banje në ujin e akullt, por ne na duhet doemos ujë i nxehtë, sepse t’i profesor nuk besoj të mos e dish që secila nga ne do të skuqet këtu .” Meku pasi mori një pamje më serioze u tregoi se ky ka qenë problemi më i vështirë që u diskutua jo vetëm për sektorin tonë, por edhe për dy sektorët e tjerë, të Tamarës dhe Selcës. “Po ju provojeni një herë këtë plazhin e shpellës” u tha Meku dhe e hodhi shikimin nga vajza që e sajoi atë epitet, “bëhuni një ditë shpellore. Nëse dilni me ndonjë propozim real për shtabin, ma thoni nesër dhe unë e çoj atje. Por unë e di që edhe ushtarët në banja të përbashkëta lahen. Edhe banjat turke me avull, të përbashkëta janë. Sa për kazanët e sapllakët, kushdo e di që nuk janë komode, por ju e dëgjuat se çfarë tha Profesor Everi, apo jo? Unë nuk dua ta përsëris atë, se nuk mund ta them dot më bukur se ai.” “Profesor, faleminderit prej jush” i tha Meli. “Me fjalinë e fundit i keni thënë të gjitha. Do ta provojmë e do t’u takojmë përsëri.” Vajzat u larguan duke qeshur me zë të lartë. Everi nuk po e dëgjonte fare Mesutin edhe pse ai po fliste tërë pasion duke lëvizur duar e këmbë. Ai kishte kohë që e kishte
  • 29. 28 Muci Fezga mbërthyer shikimin te Meku dhe grupi i vajzave. E qeshura e tyre e madhe në mes të sheshit nuk i pëlqeu, madje i shkoi në mend, pa e ditur as ai vetë arsyen, se mund të flisnin për të. U shkëput rrëmbimthi, sa që Mesutit i ngeli goja hapur, sikur fjala e fundit i ngeci te dhëmbët dhe nuk i lejonte nofullat të mbylleshin. “Mek, çfarë donin vajzat” tha Everi me fytyrë pak të skuqur, “kishin ndonjë problem? Apo mos janë të shqetësuara për atë..., atë vendin aty poshtë...” dhe tregoi me gisht diku nën këmbët e tij. “Goca të reja profesor, nuk e dinë ende se me ç’lloj situatash mund të takohet njeriu në jetë. I dëgjuat si qeshnin?” “Po, po, i dëgjova mirë. Duket paskemi pasur të drejtë që të zgjodhëm ty shef të propagandës së sektorit dhe e hoqëm Arditin. Të ecka fjala dhe paske simpatinë e femrave. Ke edhe ide interesante ti. Fillim premtues Mek. Eh, rinia” psherëtiu ai dhe u largua. Pastaj ndaloi hapin, u kthye nga Meku dhe buzëqeshi, “po na ikën aq shpejt sa nuk po e vëmë re” dhe vazhdoi të largohej më tej. Meku nuk lëvizi për një çast. Në një zonë të trurit lëvrinin fjalët e një ironie të trashë të Everit “ke dhe ide interesante ti, të ecka fjala, ke simpatinë e femrave”. Të nesërmen plazhi i vajzave filloi të funksionojë. Meku priste me padurim të takonte ndonjë prej atyre që u ankuan. As Meli nuk po dukej. Vajzat, të ndihmuara nga djemtë, kishin mbledhur dhe stivuar rrëzë shkëmbit dru me bollëk. U ndezën zjarret dhe kazanët filluan të vlojnë. Kristina, që Meli e kish caktuar si shefe të plazhit, nuk lejonte më shumë se dhjetë vajza në turn të laheshin bashkë, se
  • 30. 29 Muci Fezga vendi ish i ngushtë dhe i duhej të siguronte pak hapësirë për lëvizje. Dhjetëshen e formonin vetë vajzat sipas dëshirave të tyre. Ishte caktuar gjithashtu edhe një vajzë tjetër pranë Kristinës. Ajo ndihmonte vajzat nëse mund të kishin nevojë për ujë shtesë, sapun, peshqirë e ndonjë gjë tjetër. Koha e larjes së një grupi ishte 45 minuta. Gjatë tre orëve të pasdites mund të laheshin pa shqetësim të gjitha vajzat e kampit. Meli kërkonte nga kujdestarja të mbante shënim emrat e vajzave për çdo turn. “Mund të jetë burokraci” kishte thënë ajo, “por, siç ka thënë Komisar Seku, gjendjen duhet ta kemi nën kontroll.” Në fillim vajzat u zhveshën me një farë ndrojtje, duke drejtuar instinktivisht shikimin sa majtas e djathtas, sa lart mbi shkëmb dhe tej përpara në faqen e malit. Secila merrte kovën të mbushur përgjysmë me ujë të nxehtë, rregullonte temperaturën e nevojshme duke shtuar në të ujë të ftohtë dhe fillonte të shkumohej e të lahej. Por pa u venë re se e kujt qe iniciativa, ato filluan të lahen dy e nga dy, duke ndihmuar njëra tjetrën, njëra hidhte ujë e tjetra lahej e pastaj ndërronin vendet. Kjo larje dyshe iu duk jo vetëm komode, por dhe argëtuese. Ato shkumoheshin secila më vete me sfungjerë e sparca, por gradualisht filluan të fërkojnë njëra-tjetrën me duar, duke qeshur dhe luajtur. Nja dy prej tyre filluan të ledhatoheshin e përkëdheleshin e gëzimi i tyre nuk kishte kufi. Ledhatonin faqet e njëra-tjetrës, pastaj shpinat, pastaj kapnin gjokset dhe i përkëdhelnin gjatë, kalonin buzët tek to, pastaj shkonin pak më poshtë te kofshët, vithet. Ndonjëherë duart kalonin si kinse padashur edhe diku më poshtë, por ato pa teklif e tërë gaz i tërhiqnin plot kënaqësi vërejtje shoqja-shoqes për më shumë
  • 31. 30 Muci Fezga kujdes. Vajzat e ndienin veten krejtësisht të çlodhura e shumë të kënaqura nga ky lloj plazhi shpellor i pabesueshëm që ish ngritur në këtë skaj të tejhumbur të veriut të vendit.
  • 32. 31 Muci Fezga 5. Aksioma e pestë ... Kaluan tre-katër ditët e para me punë tepër të vështirë në mesin e lartësisë së Leqeve të Hotit, pranë piramidës që nuk i lexohej dot numri, pikërisht atje ku do të merrte kthesën e fortë rruga që do të zbriste me shumë zigzage deri në bregun e Cemit. Ato ditë disa skuadra hapnin me baromina vrima nëpër shkëmbinj, të cilat do të mbusheshin me tritol e do të shpërtheheshin në fund të ditës, ndërsa disa të tjera pastronin vendin nga mbeturinat e shumta që ishin bërë gjatë shpërthimit të një ditë më parë. Barominat ishin gati një metër të gjata e me diametër afër 4 cm. Njëri nga studentët e mbante barominën të shtrënguar me të dy duart, pingul mbi shkëmb, ndërsa tjetri godiste me një vare të rëndë, me të gjithë forcën e vet, drejt e mbi barominë. Ky që e mbante do të kujdesej jo vetëm që ajo të ruante pingultinë, por dhe ta rrotullonte atë me një kënd 45° e të priste goditjen e radhës. Pas 10-15 goditjesh vrima pastrohej me një lugë të posaçme për të nxjerrë mbeturinat. Kështu vazhdonte puna deri sa thellësia të arrinte në 25-30 cm e kur kishte mundësi edhe më thellë. Atë e mbushnin minatorët profesionistë me 3-4 kallëpe tritol, vinin kapsollat e fitilin, i lidhnin mbushjet në seri dhe e linin gati për t’i ndezur në një orë të caktuar të pasdites, pasi të largoheshin të gjithë kampistët e të futeshin në çadrat e tyre. Shpërthimi i tritolit fillonte e mbaronte me sirenë. Minatorët i numëronin shpërthimet dhe nëse nuk dilte numri
  • 33. 32 Muci Fezga mbushjeve të bëra, duhej të gjendej doemos mbushja që nuk kish shpërthyer. Puna në hapjen e rrugës ishte shumë e lodhshme për moshën e njomë të djemve e sidomos të vajzave. Ishte fare e thjeshtë të gjendeshin dhe të silleshin çekiçë pneumatikë për të hapur vrimat. Ishte gjithashtu e lehtë të gjendeshin makina të vogla për të shtyrë gurët e mëdhenj që dilnin nga shpërthimet. E sa e sa mundësi të tjera mund të gjeje për rrugën. Të gjithë e kuptonin se nuk ishte rinia ajo që i duhej rrugës, por ishte rruga ajo që i duhej rinisë, sikur të mos kishte mënyra të tjera për ta kalitur atë. Ose siç e tha njëra nga vajzat, nuk kërkohej rini për rrugën, por rrugë për rininë. Kishte organizma që ishin vazhdimisht në kërkim. Një vit gjendej një pjesë hekurudhe, një vit një tunel, një vit një sektor i madh me misër e kështu me radhë. “Meli, a u lodhe?” tha Meku duke ndaluar te grupi i saj. “Pa hajde profesor, puno me ne e të shohësh se si të kullon djersa e ku të shkon...”, qeshi ajo me gjithë shpirt me shakanë që i doli krejtësisht pa dashur e pa e menduar. Por e qeshura i ngriu, siç ndodh me një kuadër filmi kur ngec në aparat. Ashtu kishte ngrirë edhe fytyra e Mekut. “Unë jam djalë nga fshati dhe më vjen keq që e kam braktisur atë tani, kur ai ma kishte më shumë se kurrë nevojën të më kishte atje” tha Meku me një seriozitet tepër të shtirur. Vajzat qeshën me lot me shakanë e tij. Edhe Meli sikur u qetësua. “Por ju bëni pak më shumë kujdes se nuk ju kërkon njeri të lodheni e të digjeni në diell. Kjo punë është vetëm pjesë e kalitjes së tipareve revolucionare, ka thënë profesori. Dhe, ta themi mes nesh, nga ju nuk kërkon askush realizim normash. Punoni aq sa
  • 34. 33 Muci Fezga të mos e ndieni shumë lodhjen. Mos shikoni djemtë që garojnë me muskuj.” “Mua më duket se kjo punë është krejt pa vlerë” tha Sanija, një nga vajzat e grupit të Melit. “E kujt i ka shkuar në mend se ky mal prej guri mund të shqepet me thonj. E të mendosh pastaj se do të kalojnë makinat. Kam frikë se ata që na shohin nga matanë kufirit tallen me ne.” “Dëgjo Sanije, ti mos u shqetëso dhe trurin mos e mundo të të japë përgjigje nëse do të bëhet apo jo rruga për në Vermosh. Ne po bëjmë, si të thuash, piketimin e saj, por të gjithë e dinë se pa makineri të rënda për thërrmimin e shkëmbit dhe zgjerimin e trasesë, nuk ka si përfundon kjo rrugë. Siç e ke dëgjuar edhe në leksion, kjo është pjesa praktike e asaj që quhet edukim e kalitje nëpërmjet punës. Sot i quajmë aksione vullnetare, por ndoshta nesër do të futen si lëndë mësimore të detyrueshme për vazhdimin dhe përfundimin e shkollës. Meku i pa në fytyrë të gjitha vajzat një e nga një dhe me zë pak më të ulët vazhdoi. “Pastaj këto gjëra nuk thuhen kështu, madje me zë kaq të lartë sa e thuaj ti, Sanije. Unë e kam porosi nga gjyshi, që i vogël, kur më thoshte ‘nipçe, mos ia prish këngën atij që kemi vënë në buxhak, në të pëlqen mbaj iso, në s’të pëlqen hesht, ndryshe të nxjerrin jashtë nga dasma’. A e thashë qartë Sanie? “E ke thënë aq bukur e saktë sikur të ishte aksioma e pestë e Euklidit” tha Meli dhe e drejtoi shikimin nga Sania që u skuq pak. “Ku e paske mësuar ti ndërtimin aksiomatik të Euklidit?”
  • 35. 34 Muci Fezga “Kam qenë prezent në bisedën që keni bërë ju, ti dhe Arditi, me maturantet e shkollës pedagogjike. Vajzat thanë atëherë se ti duhej të kishe ardhur të gjeje ndonjë nuse. Ndërsa ti mbete tërë kohën me aksiomën e pestë në gojë.” “E mbaj mend. Ti ishe kujdestare e klasës, më kishe ngulur sytë aq sa mua më dolën nga mendja të tjerat.” E qeshura gazmore e vajzave nga këto batuta vazhdoi gjatë. “Unë, profesor, nuk erdha të të takoj, edhe pse të dhashë fjalën, sepse nuk kemi pasur probleme. Kemi vendosur rregulla atje poshtë, kujdestare, roje dhe çdo gjë vrojtohet”. Meli i nguli sytë Mekut, sikur po kërkonte një fjalë që s’po i vinte në kujtesë dhe, pasi buzëqeshi vazhdoi, “tani, vajza të reja jemi, edhe çapkënllëqe do të bëjmë.” Njëra nga vajzat mezi priti sa të mbaronte Meli. “Ti, profesor, mendon se puna e mundimshme është e dëmshme për shëndetin e vajzave? “Mos i fol profesorit me ti!” “S’ka problem, jemi në shoqëri” tha Meku. ”Për vajzat sapo e thashë mendimin tim, por këtë e them edhe për femrat në tërësi. Sepse kështu e kam bindjen. Lodhjet e tepërta kërkojnë nga organizmi sforcim tej mundësive që ka ai, kërkojnë nga muskujt konsum tej normave. Prishet balanca ndërmjet konsumit dhe ripërtëritjes, gjë që ndikon pastaj në dobësimin dhe plakjen disi para kohe. Unë nuk jam kompetent si profesor Samiu, por e kam bindje intuitive. Të them të drejtën e ndiej veten pak si pagan. Dielli i fortë, p.sh., e pjek djersën në lëkurë dhe e dëmton freskinë e saj. Prandaj duhet të punoni normalisht, pa asnjë sforcim.”
  • 36. 35 Muci Fezga “Profesor, kur do ta bësh dasmën?” pyeti një vajzë me shaminë karakteristike në kokë që shërbente si shenjë dalluese e aksionistëve. “Verën tjetër besoj dhe jeni që tani të gjitha të ftuara. Në sallën e madhe të Institutit do të organizoj një mbrëmje vallëzimi për të gjithë ata që dëshirojnë. Dhe tani vazhdoni punën. Meli, të lutem, më shoqëro edhe dy-tri hapa më tej.” “Më dëgjo me kujdes, Meli” tha Meku pasi u larguan. “Ti e di më mirë se unë atë që dua të them, por dua ta përsëris, të jesh sa më e kujdesshme, që të evitohet çdo lloj shakaje e tepruar dhe e papëlqyeshme në plazhin poshtë shpellës.” “Mos u mundo të ma thuash anash e anash, profesor. Probleme me vajzat kemi pasur edhe në konviktin e Institutit. Ndërsa kushtet këtu janë ku e ku më favorizuese në drejtimin negativ. Megjithatë ma lër mua këtë punë.” Meku nuk u qetësua. Kishte dëgjuar se në konviktin e vajzave në Institut ishte një grup i vogël lesbikesh, i cili drejtohej nga një studente e degës së historisë, me emrin Marie. Dhomën ku flinte Maria, një dhomë me tetë vajza, ajo kishte arritur ta bënte si pronën e saj, të pranonte në të vetëm vajzat që donte ajo. Nëse Maria nuk e pëlqente një vajzë, do të vinte çasti që vajza do të kërkonte vetë të largohej ose të këmbehej me ndonjë tjetër, pa nxjerrë asnjë arsye justifikuese për kujdestaren e konviktit. Maria organizonte me Altinën, partneren e vet, ca lloj shfaqjesh në orët e vona të natës. Zgjidhte vajzat spektatore,
  • 37. 36 Muci Fezga duke i shpjeguar secilës individualisht për ç’ka do të shikonte në shfaqje. Ato i ftonte tek e tek ose dy e nga dy, vetëm për të parë një shfaqje pornografike. Pastaj i pyeste tek e tek nëse donin ta provonin, pa spektatorë, vetëm për vetëm me të si trajnere, në errësirë si fillim e pastaj në dritë deri sa secila të bindej se në dritë ishte kënaqësi e veçantë, një kënaqësi që buronte nga shpirti dhe çlironte energji nga truri. Në rast të kundërt secila ishte e lirë të largohej. Trajnerja thoshte se këto ushtrime e nxisnin shumë edhe prodhimin intelektual dhe sidomos rendimentin e tij. Gjatë sezonit të provimeve ato ishin si një medikament shpëtimtar, shumë i efektshëm. Pra, grupi i Maries nuk ishte një thashetheme e rëndomtë, ishte një grup real që zgjerohej. Por ndonjë masë nuk ishte marrë. Askush, duke përfshirë edhe drejtorinë, nuk e merrte iniciativën për të bërë diçka. Meku i kish dëgjuar këto, por nuk i besonte. Sepse nuk arrinte të kuptonte se ku e gjente sigurinë dhe mbështetjen Maria. Nuk kuptonte as se ku e gjenin sigurinë djemtë dhe vajzat që i rrëfeheshin atij, si besimtarët që rrëfen tek prifti. Të ishte ndikimi i Melit tek ta? Mirë, dakord, por pse duhet t’i dinte ai? Po tani që ia treguan, ç’duhet të bënte? Çfarë prisnin prej tij? E ndiente veten si të kapur nga një dorë që nuk e dallonte se cilit trup i përkiste. Pas gjithë kësaj trazire në tru, Mekut filloi t’i precipitojë mendimi se ushtrimi i lezbizmit ishte një e drejtë e femrave në përdorimin e seksit të tyre dhe të marrëdhënieve seksuale. Të njëjtën gjë thoshte truri i tij edhe për djemtë, por nuk ishte i bindur se mund t’i thoshte hapur këto. Nuk i hiqej nga truri ajo thënia për këngën dhe ison, që Meli e quajti si aksiomë të
  • 38. 37 Muci Fezga Euklidit. Ai e dinte se çfarë qëndrimi i rreptë e me pasoja të rënda mbahej ndaj dukurive të tilla, që kishin marrë emrin e veçantë “shfaqje të huaja”. Duhej ta deklaroje veten të çmendur përpara se të flisje hapur për të drejtat e lesbikeve dhe të homoseksualëve. Edhe biseda me Everin në sheshin para Universitetit tani i dukej se ish e sajuar enkas, siç përgatitet karremi për të zënë peshk. Truri i tij bluante se nuk kish arsye të dënohej një ndjenjë e tillë nëse ajo praktikohej, se ajo nuk dëmtonte askënd, nuk kishte asgjë kriminale. Por t’i bëje jehonë këtij devijimi seksual me shfaqje publike, kjo natyrisht nuk duhej të lejohej. Ashtu siç nuk lejohet edhe pornografia.
  • 39. 38 Muci Fezga 6. Minella ... Aljosha, edhe pse u prezantua me Melin e shoqet e saj, vazhdonte ta ndiente veten të huaj mes atij grumbulli të madh studentësh. I dukej sikur njerëzit i largoheshin, si nga një sëmundje të keqe. Ditën e dytë a të tretë Meku e takoi Aljoshën si rastësisht, e duke ecur tutje e tëhu, shkëmbyen mendime se ç’duhej bërë për propagandën. Qeshën një moment se asnjeri nuk e kuptonte këtë term. Ata kishin të njëjtën moshë, por në bisedë e sipër Aljosha e zbuloi anën e tij të dobët, inferioritetin që ndiente. I ishte krijuar një bindje, se oficerët, duke ardhur nga shkollat ushtarake, nuk e njihnin fare jetën e të rinjve e nuk preferoheshin prej tyre. Vuante shpirtërisht se nuk ishte i zoti të hynte në biseda e të zinte sado pak shoqëri me vajzat e Institutit. Ka kaq shumë vajza, thoshte ai dhe megjithatë, nuk shikonte asnjë mundësi për t’u afruar me to. Nuk merrte dot guximin as të përshëndeste ndonjërën. Nuk i largohej nga mendja Meli dhe epiteti që ajo përdori për të, nga i cili ishte skuqur i tëri. Tani druhej madje ta përshëndeste atë kur këmbeheshin në shesh. I dukej se do të bënte një gjest të papëlqyeshëm po t’i fliste a ta përshëndeste ndonjë nga vajzat. Nuk e kuptonte as vetë si i ishte krijuar kjo gjendje shpirtërore dhe këto koncepte të stampuara në tru. Thoshte se të shkruaje një vjershë ishte shumë më e thjeshtë se të ndaloje një vajzë e ta pyesje për diçka. Ai kishte mbushur fletore me vjersha e tregime, por t’i shprehte ato që shkruante e kishte të pamundur. Meku e dëgjonte me vëmendje
  • 40. 39 Muci Fezga Aljoshën që tregonte me emocion të pa përmbajtur dhe në një çast i erdhi keq për të. Duhet ndihmuar, ky malok i mirë, mendoi. “Aljosha, cila është detyra jote këtu? “Detyra ime? Detyrë koti. Ja të kujdesem për ruajtjen e kufirit, që të mos preket bregu tjetër i lumit, për mbrojtjen e kampit nga zjarri e përmbytjet, nga ngjarje të ndryshme, të papëlqyeshme mes kampistëve, si grindje, rrahje etj. Me fjalë të tjera, sipas urdhrit që më ka dhënë shefi im, të ndihmoj komandën civile të kampit për qetësi maksimale, se jemi shumë afër me armikun, një vijë na ndan.” Meku nuk e mbajti dot buzëqeshjen, por edhe Aljosha buzëqeshi bashkë me të. Nuk ishte kaq naiv Aljosha. E njihte ironinë. “Po ai tjetri, Minella, me veshjen sportive që nuk i shkon, çfarë detyre ka , e di ti?” pyeti Meku sikur të mos dinte asgjë. “Ai është punonjës i sigurimit të shtetit, nga Dega e Shkodrës. Duket djalë i rregullt, por detyrat e tij unë nuk i di, ai nuk flet për to, me sa duket, i mban të fshehta edhe nga unë. Janë punë të brendshme, them me vete, si veshjet e brendshme që nuk i tregohen kujtdo. Por me mendjen time them se ata dëgjojnë, shikojnë, raportojnë atje ku duhet dhe ti mund të jesh i fundit që e merr vesh, natyrisht, nëse e sjell rasti ta marrësh vesh. Mekut i pëlqeu shumë Aljosha me çiltërsinë e tij. E meritonte vërtet ta ndihmoje, ta njihje me dikë. Do t’ia thoshte edhe Melit dhe qeshi kur kujtoi se Aljosha nuk guxonte as ta përshëndeste.
  • 41. 40 Muci Fezga “Edhe një pyetje, Aljosha, këto që më the mua, të gjithëve mund t’ia thuash?” Aljosha qeshi dhe tha se e kishte kaluar moshën e adoleshencës. Meku iu afrua, e përqafoi dhe qeshën të dy. Everi e ftoi Minellën të pinin një kafe, të cilën ua përgatiti studentja e radhës së shërbimit pranë çadrave të pedagogëve. “Sa e shijshme është një kafe në këtë freskinë e sotme” tha Minella. Unë të falënderoj shumë, profesor, për këtë ftesë të papritur që më bëtë.” Everi e kuptoi menjëherë që Minella nuk vinte nga shkolla, por nga klasa punëtore. “Ti mund të vish kur të duash në këtë çadër. Quaje që është edhe çadra jote, se ti je i brendshëm , je krahu jonë i djathtë. Ti je ndryshe nga Aljosha, që më jep përshtypjen e në maloku të pagdhendur. “Aljosha është me shkollë të madhe, komisar. Ka bërë të mesmen ushtarake dhe pas saj shkollën e lartë të oficerëve. Por kaq mirë sa e keni organizuar ju, nuk ka asnjë problem për ne, as për mua e as për Aljoshën. Pastaj është rini e kulturuar kjo e shkollave të larta. “Shiko , Minella” tha Everi duke e hequr veten sikur kushedi ç’do të thoshte, lëre Aljoshën në punën e vet, por problemi im edhe i yti njëkohësisht, është pikërisht te inteligjencia, ku hyjnë të gjithë këta të rinj që sheh ti mëngjeseve dhe pasditeve te ky shesh poshtë çadrave. Nga punëtorët mos ki frikë se ti ke qenë vetë punëtor, por nga këta duhet të kesh. Këta
  • 42. 41 Muci Fezga edhe kur flasin, i thonë gjërat me dy kuptime dhe ti nuk e gjen dot se cili prej tyre është ai që e thonë seriozisht.” “Kështu si thuaj ti, është e vështirë të infiltrohesh, si thotë shefi ynë.” “Ka mënyra, të cilat do t’i mësosh kur të punojmë bashkërisht. Dhe do të kemi rezultate patjetër.” Everi ndërroi tonin e bisedës. “Nuk të pyeta, nga je, i martuar je a beqar, apo ke ndonjë, kështu, përkohësisht?” “Unë jam nga Përmeti” tha Minella, “nga një fshat fare pranë tij, por banoj në Shkodër. Erdha që i vogël pas babait oficer dhe u futa shpejt në punë si shofer dhe pastaj si mekanik në parkun e tregtisë, por ka dy vjet që janë në Degë. U martova me një katolike, ndenja një vit i martuar, por u ndava, se gruaja shkoi në krevatin e një tjetri. Këta katolikët kanë mendime të tjera për familjen, ndryshe nga ne. Pastaj edhe unë ndodhesha më shumë i larguar sesa në shtëpi. Kështu janë punët tona, ngjarje këtu e ngjarje atje.” Everi e studionte me kujdes dhe u bind se ai ishte i lehtë për ta futur në punë. Mund t’ia mbushte mendjen si një çunaku. I tha atij se nuk do të kishte aspak problem të gjente një nuse për të qenë. Kampi kishte plot vajza që prisnin të gjenin një ditë burrat e tyre. “Kemi vajza të mira, Minella, ke për t’i parë e njohur gjatë këtij muaji. Kjo bën pjesë edhe në detyrat e tua.” Everi i shkeli syrin duke qeshur me nënkuptim. Minella e shikonte Everin në dritë të syrit, si të ishte nën hipnozë. Ai i pëlqeu shumë. Tamam sekretar mendoi. Sekretarët dhe komisarët janë tanët, i kishte thënë Shefi i Degës kur i dha detyrën për në kampin e Grabomit.
  • 43. 42 Muci Fezga Pasi u bind se Minellën e kishte në krahun e vet, Everi i bëri atij një njohje pak më të detajuar për shtabin, komandantin, për shefin e propagandës e për disa nga anëtarët e komitetit të rinisë. “Ti duhet t’i njohësh mirë të gjithë ata që po t’i them me emër, se ata ndoshta do të duan të të afrohen, si Meku, që i kemi ngarkuar propagandën në kamp, Meli, Safeti, Durimi, Anila, Luli e ndonjë tjetër. Ata mund të japin të dhëna me vlerë për pjesën më të madhe të studentëve, por jo çdo gjë që thonë ata duhet ta marrësh me besim të plotë. Beso e kontrollo, na mëson komandanti.” “Këtë ma ka thënë edhe shefi, por ti po më jep ndihmë të veçantë.” Everi i tha se e kishte menduar mirë programin e tyre të punës duke filluar nga dita e nesërme. Para dite do të vizitohej faqja e kodrës përballë. Ajo duhej të kontrollohej imtësisht nëse ka shkelur a qëndruar njeri atje. Kjo gjë duhej bërë me përgjegjësi, aq sa edhe ata të dy nuk duhej të linin gjurmë. Minella deshi të thoshte diçka, por nuk arriti, se Everi vazhdoi. “E di çdo të thuash, por përgjegjësinë e kemi ne të dy për çdo gjë që mund të ndodhë, por më shumë unë se sa ti. Ne nuk jemi si të tjerët, ne jemi të veçantë. Gëzojmë besim të plotë nga të gjitha strukturat. Lere se ç’thotë ai toger maloku. Ai nuk është i profesionit tonë, a më kupton?” Minellës i kujtohej fytyra e rreptë e shefit të tij dhe urdhri i tij i prerë. “Asnjë hap matanë. Përdor mjetet e tua, dy lloj dylbish, steriogyp e goniometër. Vendosi në pika të padukshme, pa e
  • 44. 43 Muci Fezga kaluar lumin dhe vëzhgo pa u lodhur, nga të gjitha anët. Ndryshe do të përgjigjesh me kokë.” “Më dëgjo, të lutem profesor, se shefi ma ka ndaluar kategorikisht të kaloj matanë lumit edhe pse ka një urë kalimi aty më poshtë.” “E di, e di, por detyra ime ma kërkon të jem më vigjilent se shefi yt. Shefi yt përgjigjet për gjithë rrethin, kurse unë, tani për tani, vetëm për këtë pikë. Kam në ngarkim gjithë këta njerëz dhe gjithë këto vajza, ndërmjet të cilave mund të jetë edhe nusja jote. Si mund të rri unë pa vëzhguar gjithçka? Do ta bisedoj vetë me shefin tënd, ti mos u bëj merak, e mbaj unë përgjegjësinë edhe për ty.” Minella e dëgjoi me vëmendje, e harroi një çast shefin e tij dhe i shkëlqeu fytyra sikur t’i kishin rënë papritur rrezet e diellit të mëngjesit. Edhe atij, thellë në shpirt, profesori i kishte ndezur dëshirën të kalonte një herë matanë lumit, të shikonte edhe ai se ç’bëhej aty poshtë, aty ku thesari i vërtetë ishte në mes të zallit.
  • 45. 44 Muci Fezga 7. Shfaqja e lizbikeve .... Të nesërmen, kur të gjithë ishin në punë dhe në sektor nuk gëlonte njeri, ata të dy zbritën te ura e Cemit, kaluan matanë dhe iu ngjitën ngadalë shpatit të malit, duke biseduar qetësisht me njëri-tjetrin. Kaluan nëpër një transhe të hapur kush e di se kur e nga kush. Everi u ndal në një vend, u ngrit në majë të gishtave dhe pa se prej andej dukesh tërë kampi, çadrat, sheshi, këndi i emulacionit, kuzhina. Vuri këmbën mbi një gur dhe i dha pak vetes për t’u ngjitur pak më lart. Pamja u bë më e qartë, tani dukej edhe plazhi para shpellës së madhe. Madje shihej mirë edhe thellë në brendësi të saj. Kjo është Kristina, tha me vete, duket sikur e kam në pëllëmbë të dorës, paska dalë që me mëngjes me tiranta, po mbush kazanët me ujë nga Cemi. E ndihmuaka njëra nga vajzat. Sa afër dhe sa bukur, tha me vete dhe fytyra i shkëlqeu. “Nuk duket asnjë gjurmë, as nga njerëzit e as nga kafshët” tha Everi, “por pamja është vërtet si në pëllëmbë të dorës. Unë mendoj se mund të instalojmë që tani steriogypin dhe vëzhgimin mund ta bëjmë duke qenë tërësisht të padukshëm në këtë transhe natyrore. Me atë instrument mund të shikosh hollësira që s’i ke parë kurrë.” Minella hapi çantën e steriogypit, vendosi trekëmbëshin në lartësinë e duhur, vuri mbi të aparatin dhe bëri një provë shikimi. Lëvizi pak dy burmat dhe u tërhoq mënjanë. “Shikoni tani, profesor, si në pasqyrë duket çdo gjë. Dallohen edhe ngjyrat e zajeve të lumit, edhe ndonjë fije bari mes
  • 46. 45 Muci Fezga zajeve. Ky aparat e ka zmadhimin shumë të madh, është për qitjet e sakta të artilerisë tokësore, siç më ka thënë shefi.” Everi vuri sytë te dy okularët, rregulloi pak largësinë e tyre sipas syve të tij, e rrotulloi pak për të parë majtas e djathtas, pastaj u tërhoq. “Punë e shkëlqyer Minella. Të lumtë dora. Ta lëmë aparatin e të ikim. Nuk kam qejf të na shohë njeri në këtë orë.” Ata u larguan ngadalë, kaluan urën e u ngjitën te çadra e tyre. Aljosha atë ditë nuk u ngjit dot në sektorin e punës afër piramidës me numër të ngrënë nga erozioni. I filloi një dhimbje barku e një gurgullimë e fortë zorrësh. U detyrua të kthehej, eci në drejtim të kampit dhe ndaloi në krye të çadrave. U fut pas në grumbulli, lëshoi pantallonat dhe u ul. Një e hequr e lehtë barku ia lehtësoi dhimbjen. U ngrit, mbërtheu kopsat dhe ndihej i pafuqishëm të ecte. I shkoi mendja tek ndonjë helmatisje e lehtë. Kishte dëgjuar, por nuk dinte nëse ishte e vërtetë, që në çajin e mëngjesit hidhnin një ilaç të pështirë që ulte potencën seksuale të djemve. Jo për ndonjë gjë të keqe, por që t’u binin varesë më me forcë mbi baromina. Ndoshta mund t’i kishte bërë reaksion ai ilaç, nëse ishte e vërtetë ajo që thuhej. Bëri të ikte, por një lëvizje në faqen e malit përballë i tërhoqi vëmendjen. Dy burra po zbrisnin me hap të shpejtë drejt urës mbi lumë. Dalloheshin kokat e tyre. Si ka mundësi, mendoi. U ul mbi një gur dhe po vështronte me kujdes. Dalloi Minellën, pastaj një person tjetër që nuk po e shquante dot.
  • 47. 46 Muci Fezga U kthye në farmacinë e kampit, mori nja 3-4 tableta klorofenikoli dhe shkoi e u shtri në çadrën e tij. Por mendja i punonte te ngjarja që sapo kish parë. Kush të ishte ai tjetri me Minellën që kishin shkelur kufirin? Duhej ta sqaronte dhe të njoftonte urgjent komandën e Brigadës në Rrapsh. Por, dhimbja e barkut vazhdonte e dukej se po i bëhej më e fortë. Mjeku i kampit i bëri një lavash stomaku me ujë të nxehtë dhe i shtoi një antibiotik tjetër. Aljosha ra në gjumë dhe kur erdhi Meku nga sektori u zgjua si të ishte në ëndërr. Dhimbja e madhe kishte kaluar. Kur mbeti vetëm me Mekun, i tha atij për ngjarjen që kishte parë dhe për personin që nuk e kishte identifikuar dot. Por, nga përshkrimi që bëri Aljosha, Meku e kuptoi menjëherë se cili ishte. Maria me Altinën po i afroheshin plazhit duke qeshur e me peshqirët e hedhur si shall në qafë. Maria ngadalësoi hapat dhe qëndroi në vend sikur të kishte parë kuçedrën përpara, kur pa Melin pranë Kristinës. Meli e pikasi hezitimin e saj. Foli vetëm pak me Kristinën dhe u largua nga plazhi dhe në të dalë pa Aljoshën që filloi të skuqej. Ajo iu afrua oficerit simpatik, por mendjen nuk arrinte dot ta hiqte nga Maria. Megjithatë, i tha se kishte ardhur të bënte një autokritikë? Aljosha mori qëndrim serioz dhe nxori si pa dashje një ‘pse’. “Sepse duhet të bëja një kompliment më të mirë, që t’i përgjigjej sa më mirë realitetit. Ai qeshi me shpirt me shakanë e bukur të Melit dhe të qeshurës së tij iu bashkua edhe ajo.
  • 48. 47 Muci Fezga Vajzat përgatitën ujin nëpër kovat e tyre dhe filluan të zhvishen. Maria me Altinën ishin të parat që filluan t’i hedhin ujë njëra-tjetrës, të shkumoheshin e të shprehin kënaqësinë e tyre me tone të larta fjalësh dhe qeshjesh. Ato iu afruan ngadalë, si rastësisht, mesit të grupit. Maria, e kapi Altinën për mesi, e afroi dhe e ngjiti fort pas trupit të saj, filloi ta fërkojë e ledhatojë. Në atë shesh të vogël filluan të dëgjohen rënkimet e lehta të Altinës, rënkime epshore që shprehnin kënaqësinë që ndienin. Ishin rënkime të mësuara enkas për një shfaqje të tillë, që shprehnin më shumë dhimbje se kënaqësi, që sa vinin bëheshin më të forta e më të zgjatura. Por dhe Maria e shoqëronte me rënkimet e veta, me nota të tjera, që alternoheshin me ato të Altinës sipas një vije melodike deri sa të arrinin kulmin e tyre. Vajzat e tjera filluan të largohen dhe zunë cepat e guvës së madhe. Disa nuk gjenin vend ku të hidhnin vështrimin, disa mbetën të ngrira në vend duke mos iu besuar dot syve dhe veshëve të tyre, por sytë nuk i ndanin nga skena që shihnin. Mes frymëmarrjeve që u ngrinte gjokset përpjetë dhe rënkimeve të zgjatura të lesbikeve, u dëgjua zëri i Maries. “Vajza të dashura, motrat e mia, mos u largoni dhe mos u shqetësoni. Shikoni dhe përpiquni të ndjeni të gjitha kënaqësitë që nëna natyrë ia ka caktuar vetëm femrës t'i ndjejë. Ato janë kënaqësi që zgjasin, jo vetëm ca çaste tepër të shkurtër, aq sa u duhen djemve, por tërë jetën, deri sa ta ndjeni që jeni femra të vërteta e jeni vërtet gjallë.”
  • 49. 48 Muci Fezga Ato të dyja bënë ca lëvizje me duar nëpër kofshët e njëra- tjetrës dhe Maria vazhdoi leksionin e saj. “Çdo femër që e ka mendjen vetëm tek mashkulli, do ta kuptojë menjëherë që ai, si të ishte një kalë a një gomar, i turret me pallosh të ngritur, dhe lëshohet menjëherë i rraskapitur sapo t'i shkrehet ai copë mish i rreshkur, kur ti nuk ke ndier akoma as kënaqësinë më të vogël. Do të ndjehesh menjëherë një femër e poshtëruar e do të të vijë keq për veten. Do të të duket sikur të kanë vënë të shkarkosh një hajvan të ngarkuar rëndë. Shikoni me kujdes lëvizjet që bëjmë ne. Kjo është dashuria e vërtetë, më të madhja e të gjitha dashurive, më e ëmbla e të gjitha kënaqësive që mund të provojë një vajzë. Bëni vetëm një provë, e do të më kujtoni gjithnjë.”
  • 50. 49 Muci Fezga 8. Mbledhje urgjente e shtabit ... Maria filloi të kalojë në tregime praktike të metodave të saj. “Këto janë metoda që do t'u ndihmojnë të mbani fare afër burrat tuaj kur të martoheni, të cilët nga çasti në çast presin të gjejnë ndonjë tjetër, e cila mund të dijë t'i ledhatojë më mirë se ju. A nuk ju bën përshtypje që kurvat gjejnë gjithnjë burrat më të mirë? Po fjalën e urtë ‘paç fatin e kurvës’, e keni dëgjuar? Ja pra që duhet të mësoheni të bëni kështu si bën Altina me mua e unë me atë. Ajo na zgjat kënaqësinë dhe jetën, aq sa na duket se do t'i kemi të dyja deri në pafundësi.” “Si nuk ju vjen turp moj femra të ndyra?” Meli kish hyrë si furtunë në mes të sheshit. “Jashtë prej këtej! Kush të lejon ty, kurvë e fëlliqur të japësh këtë shfaqje të pështirë dhe të ulësh dinjitetin e të gjitha vajzave të kampit? A nuk e shikoni si janë mbledhur në skutat e errëta të guvës dhe ju urrejnë të dyjave? Ty dhe atë të pafajshmen që arrite ta shkatërrosh më në fund? Unë do kërkoj që ti, Marie Putana, të largohesh që nesër nga ky kamp. Unë e di që të gjitha vajzat e tjera të kampit janë dhe ndajnë të njëjtin mendim me mua.” Meli hodhi vështrimin përreth guvës dhe një zhurmë miratuese e vajzave sikur e ngrohu. “Vishuni menjëherë dhe na u qëroni nga sytë, shpejt, këtë moment” tha Meli me tërë forcën e zërit të saj, pa e fshehur
  • 51. 50 Muci Fezga inatin e madh e të pazakontë që e kishte nxjerrë jashtë natyrës së saj. Atë ngjarje ajo do ta përjetonte gjatë, tërë jetën. Me kërkesë të Melit shtabi i sektorit u mblodh urgjent. Fjalën e mori drejtor Andoni, komandanti i aksionit “Unë e mora me shumë seriozitet kërkesën e anëtares së shtabit, Meli Sheqerit dhe mendoj ta dëgjojmë shqetësimin që ka ajo, shqetësim që nuk deshi të ma thoshte as mua personalisht.” Meli filloi të skuqej nga pak. “Drejtor, më falni, por nuk e binda dot veten t’ua thosha në detaje atë që ndodhi sot me grupin e vajzave në plazh. Më besoni, edhe tani ndjehem shumë ngushtë dhe e shqetësuar po aq sa isha në ato momente.” “Mua nuk më ngelet qejfi, Meli. Ti e di vetë se kujt dhe ku duhet ta thuash” tha drejtori duke u hequr sikur të kishte bërë vetë ndonjë faj. “Mos është çështje mosbesimi ndaj drejtorit?” pyeti Everi. “Përkundrazi, shoku Sekretar, është vetëm çështje respekti, e një respektit të thellë që kam unë për të, sepse jam e sigurt qe ai do të shqetësohej shumë, shumë më tepër nga sa mund të shqetësohen të tjerët, e kjo do ta dëmtonte rëndë shëndetin e tij.” “Të mos shpërndahemi në çështjet anësore, të njihemi me problemin një herë” tha Safeti, kryetari i komitetit të rinisë së Institutit. “Ta dëgjojmë Melin!”
  • 52. 51 Muci Fezga Safeti hodhi shikimin tek Everi dhe vuri re nënqeshjen e tij ironike, pastaj ai i tundi kokën Melit për t’i kërkuar falje. “Kemi një vajzë të vitit të dytë, të degës së historisë” tha Meli. E quajnë Marie Lisi. Nuk po ndalem në thashethemet që kanë qarkulluar vitin e kaluar rreth bëmave të saj në konvikt. Por unë sot isha dëshmitare e një shfaqjeje të turpshme dhe imorale nga ana e saj me një vajze tjetër që ajo e përdor si partnere. Dëshmitare ishin dhe 8 vajza të tjera që laheshin në një grup me to, por që u tërhoqën menjëherë të indinjuara nga ajo skenë turpi. Veç kësaj, Marie Lisi bëri oferta për të tërhequr në grupin e saj edhe vajzat e tjera, duke ofruar shembuj si profesioniste. Unë ndërhyra, ndoshta me egërsi, sepse situata duhej dominuar menjëherë dhe e nxora me forcë nga plazhi” dhe ajo hodhi sytë tek Everi. “Prandaj, unë i propozoj shtabit të miratojë masën më të rëndë, largimin e saj nga kampi dhe Drejtoria ta përjashtojë nga Instituti.” Meli ishte skuqur pak në fytyrë dhe me të mbaruar fjalën e fundit, qëndroi një çast sa të rregullonte pak ritmin e frymëmarrjes. Anëtarët e tjerë kishin ulur kokat sikur ta kërkonin zgjidhjen diku mbi syprinën e tavolinës. Pastaj filluan diskutimet. Dukej sikur mbledhja sapo kishte mbaruar e njerëzit filluan të flisnin gati të gjithë, aq sa asgjë nuk kuptohej. Dikush fliste për shakara pa kripë, dikush për një lloj liberalizimi të jetës studentore në përgjithësi, për një frymë të re që vinte nga lindja, për ndikimin e disave që kanë ardhur nga
  • 53. 52 Muci Fezga studimet jashtë shtetit, pas prishjes së marrëdhënieve mes shteteve. Meku nuk e kapi dot në çast se kush e përmendi pretekstin e fundit, por sytë e tij në mënyrë instiktive kishin ndaluar te Everi dhe shikimet e tyre u kryqëzuan. “Unë mendoj ta mbyllim këtë diskutim” tha Everi, “dhe meqë çështja që shtrohet është e fushës shpirtërore, po e marr unë përsipër t’i jap një zgjidhje. Kur të mblidhemi sërish, do t’ju informoj. Nuk më duket kaq tragjike sa e paraqet Meli. Ne duhet t’i edukojmë njerëzit, se për t’i dënuar është gjëja më e lehtë.”
  • 54. 53 Muci Fezga 9. Zbulimi i Aljoshës ... Meli ecte e vetmuar në rrugicat e ngushta mes çadrave. Asnjë nuk u afrua t’i thoshte qoftë dhe një fjalë. Le ta shante, veç t’i thoshte diçka. Ndërhyrja e Sekut nuk kishte asnjë kuptim serioz, ishte thjesht një tallje, jo vetëm për të, por për gjithë shtabin. Çfarë mund të zgjidhte ai me Marien? Ç’mund t’i thoshte ai asaj dhe aq më tepër ajo atij? Veç në qofshin të lidhur të dy. Por në çast u shqetësua nga ajo që i shkoi ndër mend. Madje u tremb aq sa zemra filloi t’i rrahë me ritëm të shpejtuar. Seku të bën gjëmën, mendoi. Ajo ia dinte rrënjët dhe se më lidheshin rrunjat e tij. Megjithatë, sa gjera mund t’i shkojnë njeriut në mend, mendoi, por një çast më tej e korrigjoi veten, se mendja nuk mund t’i shkonte kot më kot. Aljosha pasi mori dy ditë rresht antibiotikë e ndjeu veten plotësisht të aftë për punë, por nga mendja nuk i hiqej Minella me atë tjetrin. Ndihej me shumë faj, sepse detyra e tij e parë ishte vëzhgimi i vijës së kufirit. Minella vetëm nuk do ta bënte kurrë, por mund ta kishte bindur ai tjetri, a ndoshta e kishte detyruar. Kërkonte ta gjente me mend se përse duhej ta kalonin lumin e të ngjiteshin asaj transheje apo vije përroi?! I shkoi mendja te plazhi aty poshtë, por atë mëngjes nuk mund të shkelte këmbë vajze aty. Dita e punës sapo kishte filluar. Nxori dylbitë nga këllëfi, u ngjit pak më lart kodrës, sipër çadrave, u ul në një vend të mbrojtur nga shkurret dhe filloi të vëzhgonte pëllëmbë për pëllëmbë pllajën përballë duke filluar
  • 55. 54 Muci Fezga nga ana e lumit e duke u ngjitur lart. Pas gati gjysmë ore vrojtimi, ai hoqi rrëmbimthi dylbitë, qëndroi si i ngrirë me shikimin e drejtuar në pafundësi. “Kjo është çmenduri”, mendoi, “ata kanë luajtur mendsh” dhe zbriti ngadalë në kamp. Kërkoi me sy Mekun. Ai ishte pranë tabelës së emulacionit. E kishin vënë në mes një grup studentësh, të cilët nuk po i linin radhë njëri-tjetrit për të folur. Fjalët e tyre i vinin në vesh Aljoshës si zhurma pa tinguj. Ai u afrua fare afër dhe ndaloi të dëgjonte. “Vajzat janë të shqetësuara dhe nuk duan të lahen tek plazhi para shpellës” tha Safeti. “Ato kanë parë dikë që del e fshihet në shkurret e faqes përballë dhe vëzhgon kur ato zhvishen.” “Kjo është e pamundur” tha prerë Meku. “Lumi është vija e kufirit shtetëror. Atë nuk e kalon dot askush. Ndoshta vajzave u faniten hije.” “Mos flisni me kaq siguri, profesor” vijoi një student i Historisë, “Safeti është i matematikës, nuk gabon kaq lehtë, vetë e keni thënë. Pastaj njëra nga vajzat e ka parë dje me sytë e saj Komsekun që ecte fshehurazi, sikur zvarritej, i mbrojtur nga hija që lëshonte mali në atë vend. “Komisar Everin?” pyeti Meku krejt i habitur. “Po, po, pse çuditeni profesor?” Mekut i vajtën sytë padashur te Aljosha që qëndronte pak më larg, me shikimin e drejtuar tek ai. Iu kujtua biseda mes tyre para se ai të sëmurej.
  • 56. 55 Muci Fezga “Unë ju lutem shumë” u tha Meku studentëve, “këto fjalë t’i lëmë midis nesh. Unë do ta sqaroj mirë këtë situatë. Më besoni. Nesër pas pune takohemi përsëri .” “Akuzën për Komsekun, komisar-sekretarin domethënë, ne e kemi gati, e kemi shkruar me shkronja të mëdha, sipas asaj dacibaos kineze, që vetë ai na e ka mësuar dhe do e ngjisim në këndin e emulacionit që keni ndërtuar ju” tha studenti që i doli në krah Safetit. “Dhe ai le të na japë përgjigjen aty, me shkronja të mëdha, natyrisht.” “Do ta lëmë ashtu si thamë, dakord? Atëherë, deri nesër” tha Meku dhe u largua prej tyre. Si u nda me studentët, ai iu afrua Aljoshës dhe e pyeti se si ndjehej nga dhimbja e barkut? “Mrekulli. Kaloi sikur ta hiqte njeri me dorë. Por studentët dukeshin shumë të revoltuar me ty.” “Tek unë erdhën si tek njëri nga anëtarët e shtabit. Thanë se dy vajza kanë parë dikë që del matanë lumit dhe i vëzhgon kur ato zhvishen dhe lahen aty poshtë në plazh. Djemtë kanë bërë gati akuzën, sipas stilit kinez, për ta varur në tabelën e emulacionit.” “E kush qenka ky, sipas tyre?” “Ai që ke parë edhe ti.” “Minella?” “Jo. Minella është vetëm shoqëruesi i tij, me faj njëlloj si ai.”
  • 57. 56 Muci Fezga “E qartë” tha Aljosha. “Pikërisht atë isha duke menduar kur të pashë me studentët e revoltuar. Tani ti do të dëgjosh edhe më. Përballë plazhit është instaluar një steriogyp artilerie, me të cilin mund të vëzhgosh duke qenë krejtësisht i fshehur në transhe, si me periskop nga nëndetësja. Këto aparate kanë një zmadhim të jashtëzakonshëm, deri qimen e flokut mund ta shohësh prej andej se ç'ngjyrë ka. Nëse do, ngjitemi pak më lart, do ta shohësh me dylbi se ku e kanë instaluar. Vetëm lumi i ndan nga plazhi. Unë e gjykoj si vepër shumë të rëndë kriminale. Do ta raportoj doemos aty ku më takon.” “Sa ditë ka që ai aparat qëndron i instaluar aty?” “Nuk e di të saktë.” Pas kësaj Meku nuk foli. I dukej vetja i paaftë për të menduar. Ai iu lut Aljoshës të vazhdonte vëzhgimin se kishte nevojë për siguri të plotë. Komisar-sekretari duhet të ishte vërtet i sëmurë.
  • 58. 57 Muci Fezga 10. Fletë-rrufeja ... Meku nuk e mbajti dot premtimin që u bëri studentëve për t’i takuar ata gjatë mbrëmjes që shkoi. Donte t’u kërkonte falje ndaj dhe u ngrit herët në mëngjes, por kur doli në shesh i shkuan sytë drejt e te tabela e emulacionit. Në të ishte ngjitur një letër me madhësinë e një gazete, e shkruar me shkronja të mëdha. Shkoi me vrap, e lexoi me një frymë, u skuq në fytyrë, u mendua ca sekonda, e hoqi me kujdes e pak nxitim, e palosi disa herë dhe e futi në xhep. Nuk mendoi fare për pasojat, por po priste të takonte Aljoshën, i cili nuk po dukej ende. Përballë tij, me një ecje të ngadaltë dhe fytyrën serioze, po vinte Everi. “Mek, mirë mëngjes, qenke i prerë në fytyrë, mirë je?” “Jo dhe aq mirë. Probleme pune. Më duket sikur në çdo dy veta gjen tre mendime të ndryshme.” “Se nga i gjen ca fraza ti si të ishin citate” tha Everi. “Më thanë, si në vesh, se një student kishte shkruar një akuze për shtabin dhe e kishte ngjitur në atë tabelën tënde.” “Unë nuk e kam parë. Shpejt u ngrita, por ende jam si nëpër gjumë.” Everi iu afrua tabelës dhe duke qeshur, qëndroi para Mekut.
  • 59. 58 Muci Fezga “Paskan bërë shaka, por nuk është as një prilli sot. Arditi edhe shakatë i thotë tërë seriozitet.” Everi u largua, por Arditi, që e vëzhgonte skenën nga larg, iu afrua Mekut. “Fol, Mek, si u bë Seku?” “Më tha se e kishe gënjyer si për një prill.” “Çfarë?” dhe hodhi sytë nga tabela. Kush e paska hequr? Unë isha aty kur ata dy studentët, Safeti me Lulin, e ngjitën.” “Dëgjo Ardit, ne duhet ta verifikojmë mirë. Aljosha do të na japë sot informacionin e duhur. Pastaj e mendojmë si të bëjmë. Unë ndoshta bëra gabim që e hoqa, por edhe këtë e mendojmë. Ne duhet të jemi shumë të saktë. Nuk mund të bëhet shaka me të tilla akuza. Na duhen argumente që të mos na i hedhë poshtë askush.” Në darkë vonë, Meku dhe Arditi shkuan në çadrën e Aljoshës, i cili kishte sistemuar aty krevatin portativ, një tavolinë të vogël, një makinë shkrimi “Oliveti” dhe një varëse rrobash. Aljosha shkruante poezi e tregime e punonte çdo darkë. Mbi makinë dukej një letër e shkruar, e lënë përgjysmë. “E verifikova, tha ai. E ndoqa me dylbi nga vendi im i vrojtimit. Ai u fut të lahej në lumë pranë urës në orën 3 e gjysmë pas dite, kur kampistët ishin ende në gjumin e drekës. Rrobat i la mbi urë nga ana e bregut këtej, për të treguar se lahej aty rrotull. Pastaj, me rroba banje, mori të përpjetën e transhesë deri sa më humbi nga shikimi, jo vetëm i imi, por dhe i kujtdo që do ta vrojtonte nga ana e kampit. Unë prita deri sa steriogypi filloi të
  • 60. 59 Muci Fezga lëvizë gradualisht lentet. Në një moment, një dritë e pasqyruar nga xhami i steriogypit ra edhe mbi mua. Ndoshta kjo rreze, që lëvizte me lëvizjen e aparatit, mund të ketë tërhequr vëmendjen edhe të ndokujt tjetër. Ndoshta këtë rreze mund të kenë parë edhe vajzat në plazh.” “Po kush ishte ky, pse nuk na e thuaj?” “Kujtova se e kuptuat vetë. Ishte shefi juaj, komisari.” “Po Minella nuk ishte me të?” “Jo, Minella rrinte te bishti i urës, këtej bregut, si të ishte roje i teshave e të mos lejonte njeri të lahej aty, veç atij, shefit tuaj.” Pasoi një heshtje. “Këtë informacion e kam bërë gati. Siç e shikoni është ende në makinë. Edhe pak rreshta dhe e mbyll. Nesër do ta nis për tek Komandanti i Brigadës. Kjo është ngjarje e rëndë edhe nëse nuk do të ishin ato mjetet optike të instaluara atje. Dhe ai do të mbajë përgjegjësi penale para gjykatës ushtarake.” Meku dhe Arditi dolën nga çadra e Aljoshës dhe zbritën në sheshin e vogël që kish rënë në qetësi të plotë. Dëgjohej vetëm zhurma e ujit që rridhte vrullshëm dhe krejtësisht indiferente për çka ndodhte në kamp. “Seku është person i sëmurë” tha Arditi. “Kjo që po ndodh nuk është e rastit. Ai është maniak seksual. E di që nga periudha studentore. Kemi qenë për më shumë se tre vite banorë të qytetit të studentëve.
  • 61. 60 Muci Fezga Arditi studionte për fizikë dhe Everi për shkencat politike ndërsa godinat e tyre formonin një kënd të drejtë me njëra- tjetrën. Nga dritarja e Arditit dukej dritarja e Everit, i cili shumicën e kohës dilte në të, gati me gjithë trupin përjashta dhe shikonte përballë në dhomat e vajzave. Kishte gjetur diku një palë dylbi dhe natën, kur fikeshin dritat e dhomës së tij, ai vëzhgonte me pasion, me orë të tëra, pa u lodhur, tamam si një i sëmurë. Një ditë, vazhdoi tregimin Arditi, Everi e lëvizi krevatin dhe e afroi tek dritarja, aq sa dritarja nuk mund të mbyllej. Shtrati i tij, që ndodhej në pjesën e sipërme të krevatit tip marinarësh shihej nga jashtë, i tëri në mes të dritares, si në një ekspozitë. Në darkë vonë, si u fik drita e dhomës, ai u zhvesh lakuriq, u shtri dhe filloi me duar një vetëeksitim seksual deri sa arriti ereksionin e duhur. Drita nga shtylla e rrugës e ndriçonte plotësisht edhe atë. Një nga çunat e dhomës sonë e pikasi dhe i bërtiti ta linte atë skenë të shëmtuar. Kjo thirrje e tij e fortë e tij në atë qetësi të frikshme bëri që vajzat përballë dhe djemtë e godinës sonë të ngriheshin e të dilnin nëpër dritare. Kaq u desh dhe të gjitha dritaret u mbushën me spektatorë. Por Everi nuk donte t’ia dinte. Donte t’ia tregonte të gjithëve përmasat e asaj gjëje që herë pas here e fërkonte me dorë.” Të nesërmen, tregimet për këtë shfaqje kaluan gojë më gojë te të gjithë konviktorët, te djemtë dhe vajzat. Edhe emri i Ever Selitit përmendej në çdo bisedë. Drejtoria vendosi ta
  • 62. 61 Muci Fezga përjashtonte nga konvikti, por njerëzit e tij erdhën urgjent në Tiranë dhe gjithçka u rregullua si me magji, si një gjë krejtësisht e sajuar nga disa vajza të konviktit përballë, të cilat ishin etiketuar prej tyre si kurva. Nxjerrja e krevatit te dritarja ishte një zgjidhje e karakterit mjekësor, thoshin ata, se ai vuante nga probleme të frymëmarrjes, gjë që e tregonte edhe raporti që ata kishin siguruar nga mjekët e spitalit. Ndoshta në gjumë, argumentonin njerëzit e tij, si ndodh shpesh me të rinjtë e kësaj moshe, mund të kishte ndodhur ndonjë gjë e ngjashme, por jo e qëllimshme. “Pas kësaj, a ndodhën ngjarje të tjera? Pushoi ca kohë, por krevatin vazhdonte ta mbante atje, te dritarja. Më vonë, siç tregonin, e kish përsëritur shpesh atë skenë, sa herë që shihte ndonjë nga vajzat të dilte në dritare. Por vajzat e bënë si rregull që dritaret e asaj ane t’i mbanin të mbyllura. Ai edhe tani është i sëmurë. Kur erdhi me punë në Institut, u çudita, por kur mora vesh se cilët ishin njerëzit e tij, që ndërkohë kishin ngjitur shumë shkallë, deri në majat e hierarkisë së shtetit, m’u duk një gjë krejt normale. Është kockë shumë e fortë e duhet bërë kujdes i madh me të. “Unë mendoj se duhet ta ndihmojmë, thjesht si një anëtar i stafit pedagogjik, por studentëve nuk di si t’u përgjigjem. Letra e tyre më mbeti mua si dopjo gjashta në dorë.” “Unë mendoj se ti, Mek, nisur nga detyra që të ka ngarkuar ai, është mirë ta bisedosh me të kokë më kokë, që ai t’i ndërpresë daljet përtej lumit. Edhe ai besoj se duhet ta kuptojë drejt interesimin tënd. Por, veçse, siç të thashë, bëje me kujdes. Atë punën e steriogypit ai mund ta mohojë kur të duash. Vetëm nëse e pohon Minella.”
  • 63. 62 Muci Fezga Arditi mbaroi ç'kishte për të thënë, tha se i vinte gjumë e shkoi të shtrihej. Meku qëndroi si i mpirë, pa fuqi të bënte qoftë dhe një hap. Meli po ecte drejt tij. Dukej nga fytyra dhe lëvizjet se duhej të ishte tepër e tensionuar. “Mek, ti e kishe hequr atë fletën që kish ngjitur Safeti me Lulin te këndi e emulacionit?” “Po, por ne e kishim lënë ndryshe fjalën me ta. Lamë edhe takim sa ta sqaroja pak ngjarjen.” “Dhe e sqarove?” “Them se po, por se si duhet të veproj, këtë ende nuk e kam zgjidhur. Thonë se është person shumë i rrezikshëm Seku. E di ti këtë?” Meli e uli tonin, por edhe kokën. Fytyra e saj mori një pamje të qetë e melankolike. Duket i erdhi keq për gjendjen në të cilën ndodhej Meku. Edhe ajo e dinte se ç’përfaqësonte Seku në të vërtetë, e merrte me mend forcën që mund të ushtronte ai, jo vetëm si sekretar, por më shumë me njerëzit e tij që ishin banorë gati në çdo kat të piramidës së partisë e të shtetit. “Mek, më fal që të fola me emër, por isha pak e mbushur. E teprova ca, natyrisht edhe nga ngarkesa që kisha.” “Unë pata një kënaqësi që s’e tregoj dot me fjalë, kur ti më fole drejt e me emër. E ndjeva veten për një çast si mikun tënd të ngushtë, një çast që gjithnjë e kam pritur, e kam ëndërruar, sepse simpatinë për ty unë nuk e kam fshehur dhe do ta mbaj si
  • 64. 63 Muci Fezga hajmali tërë jetën. Edhe gruaja ime e di këtë dhe ma ka quajtur virtyt.” “Të njëjtën gjë kam ndjerë edhe unë, Mek. Të kam dashur që kur të kam njohur dhe do të dua gjithnjë. Sa për Sekun, unë mendoj se ti duhet të bësh detyrën dhe asgjë më tepër. Ti nuk ke pse t’i japësh mësime atij. Ai duhet të zbatojë rregullat si të gjithë.” Meku e falënderoi Melin dhe iu lut t’ua thoshte shokëve se ai do t’i sqaronte ata sapo të bisedonte me Komsekun. “Mek, nuk më kuptove drejt, ti nuk ke pse të bisedosh me Sekun. Mos u tako me të, lëri studentët të bëjnë punën e tyre dhe ai le të merret vetë me ta. Ndaj është edhe sekretar edhe komisar.” Nora, studente e gjuhësisë, pasi bisedoi me Lulin, të dashurin e saj dhe me Safetin, takoi Melin, të cilës i tregoi më hollësisht për gjithçka që kish ndodhur të djeshmen te plazhi para shpellës. Sapo kishin mbushur kovat dhe vajzat filluan të zhvishen, ajo kish parë përballë, mbi një shkëmb matanë lumit, dy figura që lëvizën pas një shkurreje. I njohu menjëherë. Ishte Seku dhe Minella. Rrinin shtrirë, të veshur me rroba banje, si të ishin mbi rërë, e me shikim të ngulur mbi vajzat lakuriq. Nora u kish shpjeguar vajzave me shenja gishtash çfarë po ndodhte përballë. Vajzat ndërsa ata përtej u ngritën ngadalë sikur të mos kishte ndodhur gjë dhe u futën në transhenë që i nxirrte te ura poshtë lumit. Ato i njohën të dy, si njërin dhe tjetrin.
  • 65. 64 Muci Fezga 11. Minella tregon të vërtetën ... Kishte kaluar mesnata dhe Minellën nuk po e zinte gjumi. Pak orë më parë i kishin prerë rrugën dy studentë që ai i njihte për fytyrë, por emrat nuk ua dinte. Nuk ishin prezantuar, por me një ton autoritar i kishin kërkuar të dinin adresën e tij të punës. I kërkuan të përgjigjej menjëherë nëse i lejohej të kalonte përtej lumit, nëse kishte të drejtë të lejonte ndonjërin të kalonte lumin bashkë me të? Cilin kishte lejuar, në cilën ditë dhe në cilën orë? Minellës nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend se mund t’i dilte kush përpara e ta pyeste me kaq arrogancë. U shqetësua aq sa nuk mund të sillte dot në mend porositë e shefit të tij. Në thellësi të shpirtit e ndiente se i kish lejuar vetes të bënte një faj shumë të rëndë. “Dëgjo i dashur Minella” i tha Safeti, “e shoh që u vure në siklet. Por ti ke dalë shpesh matanë lumit, kur ti e di mirë që vajzat tona zhvishen aty para syve të tu. Dhe kur del përtej, nuk e ke fare këtë siklet që ke tani, përkundrazi, del me qejf.” “Po ti mor pusht” ndërhyri tërë inat Luli, “a e di ti se në atë plazh lahet e fejuara ime? A e di ti se unë nuk i kam parë asaj as ngjyrën e brekëve, ndërsa ti pleh, dashke të m’i shohësh ngjyrën e leshit, qen e bir qeni!” “Ti mos më fol kështu. Nuk është aspak e vërtetë që unë kam dalë të vëzhgoj vajzat tuaja kur lahen.”
  • 66. 65 Muci Fezga “Po dje në drekë, në ora tre e gjysmë, a nuk ishe ti te shkëmbi përballë dhe vajzat nuk u lanë nga që ju pikasën atje?” “Kur dolëm ne, aty nuk kishte vajza fare. Sapo u dukën ato, ne u larguam.” “Me kë ishe ti?” tha me ton të vrazhdët Luli. “Me, me profesorin” tha Minella me një zë të mekur prej fajtori. “Profesorë ka shumë , me cilin ishe? Fol!” “Me komisar Everin.” “Ju keni instaluar një steriogyp në bregun e transhesë së vjetër që lidhet me urën e drunjtë të Cemit. Përse e keni instaluar? Dhe pse pikërisht përballë plazhit para shpellës?” Minella nuk foli dot menjëherë. “Unë juve nuk ju jap dot asnjë shpjegim tjetër, shkoni po të doni dhe bisedoni me komisarin, ai i di më mirë punët tona të sigurimit të kampit. Ai ka biseduar edhe me shefin tim të Degës në Shkodër.” “Mirë, mjaft, këto na mjaftojnë. Por, nëse do të shohim edhe një herë të kalosh në bregun tjetër, do të veprojmë ndryshe me ty” e mbylli bisedën Safeti dhe të dy studentët u larguan. Minellës i kaloi gjithë ngjarja para syve, doli nga çadra dhe vazhdoi të ecte i vetmuar në sheshin e kampit. Nuk dinte çfarë t’i thoshte profesorit. Por frikën më të madhe e kish nga shefi i tij. Nuk e besonte kurrë që profesori të kish biseduar me të.
  • 67. 66 Muci Fezga Edhe Meku ishte pa gjumë atë natë. Nuk po gjente se si ta zhvillonte bisedën me profesorin e filozofisë. Ishte dhelpër me përvojë ai. Si t’ia thoshte këtë skandal që kishte ndodhur në sektor. Në shesh i zuri syri Minellën që ecte si i dehur. Shqetësimi i tij lexohej qartë edhe pse dritat e sheshit ishin tepër të zbehta. “Minella, si je, ç’ke që dukesh kaq i shqetësuar?” “Jam vënë në siklet të madh nga dy studentë që më akuzojnë se vëzhgoj vajzat lakuriq, kur ato lahen aty poshtë.” “Nuk është e vërtetë ajo që thonë ata?” “Mua më akuzojnë kot, unë nuk jam përzier, mua thjesht më ka detyruar profesori t’i bëj lëshime. Tani më vjen të qaj nga inati kur mendoj se sa trap më ka kujtuar, kur më tha se mund të më rregullonte ndonjë vajzë nga këto, meqë gruaja që kisha më la e iku me një tjetër. Më ka ofenduar, më kupton. Mua më duket shumë e shpifur kjo sjellje e tij. Dje, kur ishim mbi gurin e madh përballë shpellës, vajzat erdhën të lahen, unë bëra shumë lëvizje me degët e shkurreve që t’u linja atyre të kuptonin se duhet të ruheshin nga ne. Profesori u nevrikos me sjelljen time, por ama ato e kuptuan dhe nuk u zhveshën.” Ai heshti një çast. “Nuk jam unë problemi, më kupton? Problemi është ai.” “Të kuptoj, Minella. Të kuptoj mirë. Por ti nuk duhet ta lejosh atë të kalojë matanë. Ti ke një urdhër të prerë nga komanda dhe duhet ta zbatosh me fanatizëm. Më kupton, Minella? Ti nuk varesh fare nga profesori. Jepi ultimatum. Edhe atë periskopin a steriogypin që keni instaluar atje, hiqe sot pa u gdhirë mirë. Nëse ai vazhdon të bëjë presion, lidhu në çast me radio dhe raportoje te shefi yt. Mos e mbaj përgjegjësinë mbi
  • 68. 67 Muci Fezga vete. Edhe për kaq sa ka ndodhur mendoj se duhet t’ia raportosh hapur shefit tënd dhe të mbash përgjegjësinë, aq sa të takon, natyrisht.” “Profesori më tha se do të bisedonte vetë me shefin tim.” “Po të kishte biseduar, shefi e kishte më të thjeshtë të lidhej me ty e të thoshte si të veproje. Por shefi nuk mund të bëjë lëshime në këtë situatë. Nuk është në dorën e tij të thyejë rregullat e shtetit. Aq më tepër kur ai e di që vajzat tona lahen aty poshtë, në zallin para guvës.” “Po, e kam shumë të qartë. Faleminderit Mek. Nuk do ta harroj kurrë ndihmën që më dhe.” Ata u ndanë dhe secili e ndjente veten më të lehtësuar nga biseda që patën.
  • 69. 68 Muci Fezga 12. Përplasja e Everit me Mekun ... Meku priti dhe sajoi një takim, në dukje krejt të rastësishëm me profesor Everin. Ai e shoqëroi atë deri afër çadrës së tij dhe kur ishin në anë të sheshit dhe pranë nuk kishin njerëz, Meku ndaloi pak hapin dhe ata të dy qëndruan. Meku e hapi i pari bisedën. I tha se kishte një problem me ca studentë dhe studente, të cilin e quante të arsyeshme ta bisedonte së pari me të, që zgjidhja të ishte e qetë, pa zhurmë e pa diskutime. “E çfarë ka ndodhur, pa ma thuaj një herë.” “Vajzat ankohen se kur ato lahen poshtë në plazhin para guvës, në faqen e malit përballë tyre kalojnë njerëz që i shohin kur zhvishen dhe për këtë janë shumë të shqetësuara, aq sa një grup prej tyre është larguar pa u larë. Unë iu shpjegova se mund të ishin iluzione që lindin, siç lindin dhe ëndrrat. Por disa studentë, shokë të tyre, kishin bërë një letër sa një gazetë, e varën në tabelën e emulacionit, por unë e hoqa, nuk e lashë ta lexonte njeri, pa e biseduar më parë me ju.” “Domethënë se ajo që më tha ai, Arditi, nuk paskësh qenë shaka, por e vërtetë. Po pse nuk ma the ti që atë ditë, por e le situatën sa të zhvillohej e të ndizej mirë, ta bënit problem me Minellën, Aljoshën, të përhapnit thashetheme për gjithë vajzat e djemtë dhe për grupet e pedagogëve në gjitha fshatrat për rreth. Ti je shef i propagandës dhe kjo që bën ti nuk është propaganda jonë, për të mos thënë që është e armikut.” “Pikërisht këtë që sapo e thatë ju, unë nuk do ta lejoja kurrë të ndodhte. Dhe besoj se e arrita plotësisht. Tani ta ndajmë pak