SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Mënyra si po konceptohet rëndësia e lidhjes individuale dhe pesha e përgjegjësisë sociale të
martesës, tregon për një shmangie të dukshme nga roli, rëndësia, misioni dhe vlera e
qëndrueshmërisë së saj. Kjo është arsyeja pse martesa, në kohën tonë, duket se është në “krizë
identiteti” apo pse lidhjet martesore janë bërë lidhje pa shumë ndjenjë përgjegjësie. Tashmë,
martesa po shfaqet si një nga institucionet më të sëmura dhe me patologji të shumta. Fjala vjen,
treguesit statistikorë të divorcit në shoqërinë tonë janë në përmasa të tilla që të krijojnë shqetësim
për të sotmen dhe të ardhmen e saj sepse faktet që burojnë prej saj jo vetëm nga ana sasiore,
por dhe cilësore; janë të mjaftueshme për të kuptuar të vërtetë që duket dhe që tregon në mënyrë
evidente se tashmë në shoqërinë tonë martesa është bërë një institucion delikat i kapluar nga
probleme sociale që tashmë shfaqet në mënyrë të dukshme.
Padyshim, martesa megjithë ndryshimet tipologjike që ka pësuar në rrugën e modernizimit të saj,
edhe pse ka ndryshuar shumë gjëra të thelbit dhe formës së saj, ndonëse ajo nuk është vetëm
një lidhje lineare e jetës intime dhe seksuale e çiftit. Pavarësisht ndryshimeve martesa, në një
farë mënyre është një shoqërizim social i një lloji të veçantë, që ka patjetër detyrime të posaçme
që sjell pasoja sociale. Kjo do të thotë që martesa moderne kërkon të respektohen jo vetëm
“parimet e intimitetit”, por në të njëjtën kohë edhe “rregullat e bashkëjetesës sociale”. Nuk ka
martesë që në vetvete të jetë e suksesshme, nëse individët që e përbëjnë dhe realizojnë lidhjen
martesore e trajtojnë atë pa peshën dhe përgjegjësinë sociale që meriton, apo që e shikojnë atë
në mënyrë të sipërfaqshme, dhe për pasojë, bashkohen në këtë lidhje si qenie të pavarura, si
sende të izoluara dhe subjekte biologjike, por që tregohen të palidhur me njëri tjetrin nga “tutkalli
martesor”.
Si në çdo raport social, aq më tepër në lidhjen martesore, njeriu është qenie sociale dhe i
detyruar që të ruajë jo vetëm individualitetin, por edhe të kontribuojë që të shoqërizohen në këtë
relacion supersocial të jetës intime. Ky është kushtëzim i patjetërsueshëm i martesës, pa të cilën
kjo lidhje, jo vetëm nuk ka kuptim, por dhe nuk mund të ekzistojë dhe të funksionojë normalisht.
Martesa nuk institucion social që përbëhet veprimtaria intime që është e ndarë në pjesë që nuk
lidhen me njëra-tjetrën, por është veprimtaria e përbashkët më e lidhura, më e ngushta dhe më
organike në jetën e njeriut.
Padyshim, në këtë aspekt ka shumë arsye ekstra që e bëjnë atë të veçantë, nga që martesa
është lidhje në të cilën janë të pranishme marrëdhënie njerëzore “sui generis”, që në thelbin e
tyre kanë vlerë dhe prishja e të cilave është me pasoja fatale për martesën.
Kjo do të thotë se kur bëjmë martesë, duhet paraprakisht të përgatitemi shpirtërisht dhe të
motivohemi nga pikëpamja sociale, duke pranuar para vetes dhe bashkëshortit se ajo është një
relacion që qëndron në këmbë si institucion themelor i jetës sociale dhe jo vetëm nga ndjenja
reciproke. Martesa është relacioni social më themelor, më intim, në të cilën interesat e
përbashkëta të çiftit janë fare të ngushta (por jo të shkrira).
Martesa nuk mund të qëndrojë nëse ajo nuk bëhet pjesë e shqetësimit të përbashkët të çiftit
martesor, e përpjekjeve komplementare për ta mbrojtur atë nga rupturat, ndryshku i kohës dhe
acidet gërryese të modernitetit. Pra, nëse do të bënim një “operacion” institucionit dhe
problemeve të martesës në shoqërinë tonë, do të shikojmë se ajo ka të dëmtuara disa prerje, që
e bëjnë atë një lidhje sociale të përveçme, unike, të llojit të veçantë. Nëse martesën e shikojmë
së jashtmi apo thjesht si një institucion që favorizon realizimin e seksualitetit dhe jo si institucion
në të cilin ravijëzohen në mënyrë të njëtrajtshme dhe koherente lidhjet intime, lidhjet shoqërore
dhe marrëdhëniet shoqërizuese që e bëjnë martesën një lidhje të qëndrueshme nga që brenda
saj, atëherë do të thotë se nuk jemi të përgatitur që brenda saj të krijohen nga çifti disa “shtresa
mbrojtëse” me natyrë intime dhe sociale.
Unë besoj se është e nevojshme që sidomos tek të rinjtë tanë të kultivojmë një ide të saktë për të
veçantën që ka lidhja martesore. Vendimi për të hyrë në martesë, për të krijuar lidhje martesore
dhe familje, është një vendim i llojit të veçantë, që ndryshon nga të gjithë lidhjet e tjera sociale.
Nuk mund të jetë kjo as e ngjashme, as e barabartë me çdo lidhje tjetër që ka pasur njeriu para
martesës, apo që mund të ketë gjatë saj apo edhe paralelisht me të. Njeriu në jetë ka shumë
lidhje dhe natyrisht që bën pjesë në shumë organizime sociale dhe bashkime qytetare me njerëz
të tjerë. Ato janë të shumta të dobishme, të domosdoshme. Secila prej tyre ka vendin e vet, por
asnjëra nuk është e ngjashme me lidhjen martesore. Njeriu, në shoqërinë tonë tashmë të hapur
dhe me format civil, mund të jetë anëtar në shumë bashkime, shoqata dhe asociacione miqësore,
profesionale dhe komunitare. Por, ato nuk janë të ngjashme kurrë me afeksionin, forcën,
empatinë dhe qëndrueshmërinë që ka martesa për çiftin martesor. Ajo është e veçantë dhe duhet
trajtuar si e tillë.
Çështja është se martesa është e bazuar në role dhe pozicione të caktuara gjinore, sociale dhe
seksuale, të cilave njeriu i mençur nuk mund t’u kundërvihet, sepse duke vepruar në këtë mënyrë
me martesën në të vërtetë nuk bën gjë tjetër veçse i kundërvihesh vetvetes. Nuk ka martesë që
mund t’i qëndrojë kohës nëse çifti nuk realizon rolet, detyrat dhe nuk mban përgjegjësitë
respektive të martesës, si lloji më i veçantë i bashkimit të njeriut në çift. Ajo është e ndërtuar e tillë
që mund të funksionojë normalisht, të jetë e qetë dhe harmonioze vetëm nëse ata që martohen
pranojnë të gjitha rolet, përgjegjësitë, detyrat dhe detyrimet që ka kjo mënyrë që në çdo rast
është e vetmja mënyrë intime e të “jetuarit dyshe”. Padyshim, jeta moderne është komplekse dhe
e bazuar në një larmi pa fund të lidhjeve që njeriu është i detyruar të vendosë për arsye pune,
profesioni, shoqërimi, ndjenje komunitarizmi apo për arsye të tjera. Çështja është që kalimi nga
lidhja martesore që është lidhja më e fortë, më e qëndrueshme, më të qëndrueshme në lidhjet e
tjera sociale bëhet organikisht dhe pa sforcime, kur respektohet dhe vlerësohet martesa si lidhja
më kryesore.
Mbajtja e lidhjes si bashkëshortë dhe vlerësimi i veçantësisë së saj, është kusht për të bërë
kalime të natyrshme individuale të çiftit, në të gjithë tipologjinë pa fund të lidhjeve sociale,
profesionale, të biznesit apo komunitetit. Lidhjet e tjera sociale janë lidhje krejt të ndryshme nga
lidhja martesore. Në të njëjtën kohë, të ndryshme janë edhe pasojat që vijnë në jetë tek njeriu kur
prish lidhjen martesore në krahasim me destruktimin e një lidhjeje të caktuar sociale me natyrë
profesionale, pune, biznesi apo me natyrë komunitare.
Në të vërtetë, situata e martesës në Shqipëri ka nevojë, jo vetëm për statistika empirike dhe
vëzhgime formale të situatës së martesës dhe problemeve të saj në kohën tonë. Me sa duket,
ngjarjet janë të tilla dhe intensiteti i destruktivitetit është aq i lartë saqë duhet parë më gjerë
esenca e veçantë e lidhjes dashurore që është bazë e lidhjes dhe funksionimit të martesës. Kjo
tani duhet analizuar më thellë dhe duhen nxjerrë konkluzione në shumë pikëpamje, përfshirë
edhe atë filozofike dhe sociologjike. Në mendimin modern bashkëkohor ka shumë analiza,
përpjekje dhe argumentime që të ndihmojnë të bësh dallimin midis lidhjes dashurore të martesës
nga lidhjet e tjera shoqërore që njeriu në mënyrë të natyrshme ka me të tjerët që janë jashtë
lidhjes së çiftit martesor. Relacionet sociale të njeriut ndryshojnë nga lidhja dhe relacionet
martesore, sepse këto të fundit janë të tilla që e bëjnë çiftin martesor që në çdo kohë të jetojnë
lidhjen dhe ndjenjën e tyre në mënyrë intensive dhe intime, duke abstraguar në një farë mënyre
nga bota që i rrethon.
Në lidhjen martesore, që është lidhja më intime e njeriut, kanë të drejta ekskluzive mbi njëri-tjetrin
vetëm ata që janë partnerë të martesës, që janë lidhur në një relacion të tillë social mbi bazën e
funksionimit të ndjenjës së dashurisë. Ndërsa në shoqëri njerëzit janë të hapur ndaj të tjerëve, në
martesë përgjithësisht lidhjet janë intime, bipolare dhe në të gjitha rastet, mesa duket i “treti” që
ndërhyn në martesë, në lidhjen dashurore apo në jetën seksuale të çiftit është gjithnjë i “tepërt”.
Ka të drejtë filozofja e shquar Hannah Arendt, kur gjykon se ndërsa lidhjet sociale të njeriut me
shoqërinë janë pjesë integrale e veprimtarisë publike, martesa është lidhje e ngushtë e jetës
private dhe intime. Tipologjia e lidhjes së brendshme martesore dhe e dashurisë që mban në
këmbë martesën, është e një lloji të veçantë, një lidhje më shumë private, e cila për këtë shkak,
sipas saj, “është e huaj ndaj botës dhe për këtë arsye, argumenton Hannah Arendt “martesa
është antipolitike”.
Nëse nuk vlerësojmë këto specifika të martesës, nëse nuk dallojmë specifikën e kësaj lidhjeje, kjo
do të thotë se nuk është e mundur që të ngremë një martesë që të jetë e qëndrueshme, jetëgjatë,
funksionuese dhe e suksesshme...

More Related Content

Featured

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by HubspotMarius Sescu
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 

Featured (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

martesa

  • 1. Mënyra si po konceptohet rëndësia e lidhjes individuale dhe pesha e përgjegjësisë sociale të martesës, tregon për një shmangie të dukshme nga roli, rëndësia, misioni dhe vlera e qëndrueshmërisë së saj. Kjo është arsyeja pse martesa, në kohën tonë, duket se është në “krizë identiteti” apo pse lidhjet martesore janë bërë lidhje pa shumë ndjenjë përgjegjësie. Tashmë, martesa po shfaqet si një nga institucionet më të sëmura dhe me patologji të shumta. Fjala vjen, treguesit statistikorë të divorcit në shoqërinë tonë janë në përmasa të tilla që të krijojnë shqetësim për të sotmen dhe të ardhmen e saj sepse faktet që burojnë prej saj jo vetëm nga ana sasiore, por dhe cilësore; janë të mjaftueshme për të kuptuar të vërtetë që duket dhe që tregon në mënyrë evidente se tashmë në shoqërinë tonë martesa është bërë një institucion delikat i kapluar nga probleme sociale që tashmë shfaqet në mënyrë të dukshme. Padyshim, martesa megjithë ndryshimet tipologjike që ka pësuar në rrugën e modernizimit të saj, edhe pse ka ndryshuar shumë gjëra të thelbit dhe formës së saj, ndonëse ajo nuk është vetëm një lidhje lineare e jetës intime dhe seksuale e çiftit. Pavarësisht ndryshimeve martesa, në një farë mënyre është një shoqërizim social i një lloji të veçantë, që ka patjetër detyrime të posaçme që sjell pasoja sociale. Kjo do të thotë që martesa moderne kërkon të respektohen jo vetëm “parimet e intimitetit”, por në të njëjtën kohë edhe “rregullat e bashkëjetesës sociale”. Nuk ka martesë që në vetvete të jetë e suksesshme, nëse individët që e përbëjnë dhe realizojnë lidhjen martesore e trajtojnë atë pa peshën dhe përgjegjësinë sociale që meriton, apo që e shikojnë atë në mënyrë të sipërfaqshme, dhe për pasojë, bashkohen në këtë lidhje si qenie të pavarura, si sende të izoluara dhe subjekte biologjike, por që tregohen të palidhur me njëri tjetrin nga “tutkalli martesor”. Si në çdo raport social, aq më tepër në lidhjen martesore, njeriu është qenie sociale dhe i detyruar që të ruajë jo vetëm individualitetin, por edhe të kontribuojë që të shoqërizohen në këtë relacion supersocial të jetës intime. Ky është kushtëzim i patjetërsueshëm i martesës, pa të cilën kjo lidhje, jo vetëm nuk ka kuptim, por dhe nuk mund të ekzistojë dhe të funksionojë normalisht. Martesa nuk institucion social që përbëhet veprimtaria intime që është e ndarë në pjesë që nuk lidhen me njëra-tjetrën, por është veprimtaria e përbashkët më e lidhura, më e ngushta dhe më organike në jetën e njeriut. Padyshim, në këtë aspekt ka shumë arsye ekstra që e bëjnë atë të veçantë, nga që martesa është lidhje në të cilën janë të pranishme marrëdhënie njerëzore “sui generis”, që në thelbin e tyre kanë vlerë dhe prishja e të cilave është me pasoja fatale për martesën. Kjo do të thotë se kur bëjmë martesë, duhet paraprakisht të përgatitemi shpirtërisht dhe të motivohemi nga pikëpamja sociale, duke pranuar para vetes dhe bashkëshortit se ajo është një relacion që qëndron në këmbë si institucion themelor i jetës sociale dhe jo vetëm nga ndjenja reciproke. Martesa është relacioni social më themelor, më intim, në të cilën interesat e përbashkëta të çiftit janë fare të ngushta (por jo të shkrira). Martesa nuk mund të qëndrojë nëse ajo nuk bëhet pjesë e shqetësimit të përbashkët të çiftit martesor, e përpjekjeve komplementare për ta mbrojtur atë nga rupturat, ndryshku i kohës dhe acidet gërryese të modernitetit. Pra, nëse do të bënim një “operacion” institucionit dhe problemeve të martesës në shoqërinë tonë, do të shikojmë se ajo ka të dëmtuara disa prerje, që e bëjnë atë një lidhje sociale të përveçme, unike, të llojit të veçantë. Nëse martesën e shikojmë së jashtmi apo thjesht si një institucion që favorizon realizimin e seksualitetit dhe jo si institucion në të cilin ravijëzohen në mënyrë të njëtrajtshme dhe koherente lidhjet intime, lidhjet shoqërore dhe marrëdhëniet shoqërizuese që e bëjnë martesën një lidhje të qëndrueshme nga që brenda saj, atëherë do të thotë se nuk jemi të përgatitur që brenda saj të krijohen nga çifti disa “shtresa mbrojtëse” me natyrë intime dhe sociale. Unë besoj se është e nevojshme që sidomos tek të rinjtë tanë të kultivojmë një ide të saktë për të veçantën që ka lidhja martesore. Vendimi për të hyrë në martesë, për të krijuar lidhje martesore dhe familje, është një vendim i llojit të veçantë, që ndryshon nga të gjithë lidhjet e tjera sociale. Nuk mund të jetë kjo as e ngjashme, as e barabartë me çdo lidhje tjetër që ka pasur njeriu para martesës, apo që mund të ketë gjatë saj apo edhe paralelisht me të. Njeriu në jetë ka shumë lidhje dhe natyrisht që bën pjesë në shumë organizime sociale dhe bashkime qytetare me njerëz të tjerë. Ato janë të shumta të dobishme, të domosdoshme. Secila prej tyre ka vendin e vet, por asnjëra nuk është e ngjashme me lidhjen martesore. Njeriu, në shoqërinë tonë tashmë të hapur dhe me format civil, mund të jetë anëtar në shumë bashkime, shoqata dhe asociacione miqësore, profesionale dhe komunitare. Por, ato nuk janë të ngjashme kurrë me afeksionin, forcën,
  • 2. empatinë dhe qëndrueshmërinë që ka martesa për çiftin martesor. Ajo është e veçantë dhe duhet trajtuar si e tillë. Çështja është se martesa është e bazuar në role dhe pozicione të caktuara gjinore, sociale dhe seksuale, të cilave njeriu i mençur nuk mund t’u kundërvihet, sepse duke vepruar në këtë mënyrë me martesën në të vërtetë nuk bën gjë tjetër veçse i kundërvihesh vetvetes. Nuk ka martesë që mund t’i qëndrojë kohës nëse çifti nuk realizon rolet, detyrat dhe nuk mban përgjegjësitë respektive të martesës, si lloji më i veçantë i bashkimit të njeriut në çift. Ajo është e ndërtuar e tillë që mund të funksionojë normalisht, të jetë e qetë dhe harmonioze vetëm nëse ata që martohen pranojnë të gjitha rolet, përgjegjësitë, detyrat dhe detyrimet që ka kjo mënyrë që në çdo rast është e vetmja mënyrë intime e të “jetuarit dyshe”. Padyshim, jeta moderne është komplekse dhe e bazuar në një larmi pa fund të lidhjeve që njeriu është i detyruar të vendosë për arsye pune, profesioni, shoqërimi, ndjenje komunitarizmi apo për arsye të tjera. Çështja është që kalimi nga lidhja martesore që është lidhja më e fortë, më e qëndrueshme, më të qëndrueshme në lidhjet e tjera sociale bëhet organikisht dhe pa sforcime, kur respektohet dhe vlerësohet martesa si lidhja më kryesore. Mbajtja e lidhjes si bashkëshortë dhe vlerësimi i veçantësisë së saj, është kusht për të bërë kalime të natyrshme individuale të çiftit, në të gjithë tipologjinë pa fund të lidhjeve sociale, profesionale, të biznesit apo komunitetit. Lidhjet e tjera sociale janë lidhje krejt të ndryshme nga lidhja martesore. Në të njëjtën kohë, të ndryshme janë edhe pasojat që vijnë në jetë tek njeriu kur prish lidhjen martesore në krahasim me destruktimin e një lidhjeje të caktuar sociale me natyrë profesionale, pune, biznesi apo me natyrë komunitare. Në të vërtetë, situata e martesës në Shqipëri ka nevojë, jo vetëm për statistika empirike dhe vëzhgime formale të situatës së martesës dhe problemeve të saj në kohën tonë. Me sa duket, ngjarjet janë të tilla dhe intensiteti i destruktivitetit është aq i lartë saqë duhet parë më gjerë esenca e veçantë e lidhjes dashurore që është bazë e lidhjes dhe funksionimit të martesës. Kjo tani duhet analizuar më thellë dhe duhen nxjerrë konkluzione në shumë pikëpamje, përfshirë edhe atë filozofike dhe sociologjike. Në mendimin modern bashkëkohor ka shumë analiza, përpjekje dhe argumentime që të ndihmojnë të bësh dallimin midis lidhjes dashurore të martesës nga lidhjet e tjera shoqërore që njeriu në mënyrë të natyrshme ka me të tjerët që janë jashtë lidhjes së çiftit martesor. Relacionet sociale të njeriut ndryshojnë nga lidhja dhe relacionet martesore, sepse këto të fundit janë të tilla që e bëjnë çiftin martesor që në çdo kohë të jetojnë lidhjen dhe ndjenjën e tyre në mënyrë intensive dhe intime, duke abstraguar në një farë mënyre nga bota që i rrethon. Në lidhjen martesore, që është lidhja më intime e njeriut, kanë të drejta ekskluzive mbi njëri-tjetrin vetëm ata që janë partnerë të martesës, që janë lidhur në një relacion të tillë social mbi bazën e funksionimit të ndjenjës së dashurisë. Ndërsa në shoqëri njerëzit janë të hapur ndaj të tjerëve, në martesë përgjithësisht lidhjet janë intime, bipolare dhe në të gjitha rastet, mesa duket i “treti” që ndërhyn në martesë, në lidhjen dashurore apo në jetën seksuale të çiftit është gjithnjë i “tepërt”. Ka të drejtë filozofja e shquar Hannah Arendt, kur gjykon se ndërsa lidhjet sociale të njeriut me shoqërinë janë pjesë integrale e veprimtarisë publike, martesa është lidhje e ngushtë e jetës private dhe intime. Tipologjia e lidhjes së brendshme martesore dhe e dashurisë që mban në këmbë martesën, është e një lloji të veçantë, një lidhje më shumë private, e cila për këtë shkak, sipas saj, “është e huaj ndaj botës dhe për këtë arsye, argumenton Hannah Arendt “martesa është antipolitike”. Nëse nuk vlerësojmë këto specifika të martesës, nëse nuk dallojmë specifikën e kësaj lidhjeje, kjo do të thotë se nuk është e mundur që të ngremë një martesë që të jetë e qëndrueshme, jetëgjatë, funksionuese dhe e suksesshme...