Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Bekim fehmiu
1.
2. Fahri Musliu, është lindur më 20.07.1948, në fshatin Zaplluxhë, të
Opojës (komuna e Dragashit) ku e ka krye edhe shkollën fillore
kurse tetëvjeçaren në Bresanë. Pas mbarimit të gjimnazit në
Prizren më 1967, fillon të punoj si mësues në fshatin e lindjes dhe
në Bresanë.
Më 1972 i regjistron studimet e gazetarisë në Fakultetin e
Shkencave Politike, në Beograd, ku vazhdon të jetoi e punoi deri
në fund të vitit 2014.
Me gazetari ka filluar të merret qysh më 1968, si bashkëpunëtor i
gazetës “Rilindja” dhe i Radio Prishtinës nga Dragashi, kurse
bashkëpunimin me “Rilindjen” e vazhdon edhe si student nga
Beogradi, në fillim të vitit 1975. Prej vitit 1982-85 punon në
redaksinë shqipe të Radio Jugosllavisë.
3. Nga Prilli i vitit 1985 pranohet korrespondent i rregullt i gazetës
“Rilindja” nga Beogradi dhe bashkëpunon me shumë gazeta e
revista tjera shqipe në Kosovë, përfshirë edhe gazetat e pas
luftës “Zëri” e “Lajm”, “Koha Ditore”. Ka bashkëpunuar me
gazetat serbe “Borba”, “Nasha Borba” e “Danas” të Beogradit
dhe Vjesnik të Zagrebit. Prej majit të vitit 1993 –2005 punon si
korrespondent i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës” nga
Beogradi, kurs nga 2008 deri më 2012 edhe i BBC. Kurse në
qershor të vitit 2005 kalon në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) si
korrespondent i rregullt nga Beogradi deri në (pensionohet në
korrik 2013) dhjetor të vitit 2013 kur njëanshëm i ndërpritet
kontrata e punës.
Përpos me gazetari merret edhe me publicistikë e përkthime.
4. Librat e botuar
“Tunelet e tmerrit” (koautor me Ibrahim Osmanin) - 1992,
Prishtinë; “Gjykimet e pengjeve” - 2002, Prizren, (në serbisht-
“Proceset e montuara ndaj shqiptarëve të Kosovës 1999-2001,
Beograd 2007); “Shthurja e nyjës së Kosovës” (koautor me
Dragan Bajnacin) - 2005, Beograd, (shqip, serbisht, anglisht);
»Ditari i një shqiptari në Beograd« (Janar-Qershor 1999), 2006,
Prizren; dhe serbisht në mars të vitit 2007; Zyber Kryeziu - Baca:
“Krenaria e Opojës” - 2006, Prizren; “Masakra e Suharekës –
mars 1999”, Prishtinë, 2010 (shqip e serbisht).
5. Librat e përkthyer
»Dialogu shqiptaro serb – I«, (1997), Beograd (shqip-serbisht);
»Dialogu shqiptaro serb –II«, (1998), Beograd (shqip-serbisht);
»Kosova prej autonomisë deri në vetëvendosje«, (autor Milenko
Markoviq), 1998, Beograd; »Pikëpjekjet e dallimeve«, (shqip)
2002, Beograd, (grupi i autorëve); »Toleranca dhe parimet
religjioze«, (shqip) 2005, Sarajevë, (grupi i autorëve); »Shqipëria
e Jugosllavia 1918-1927«, autor Paskal Milo (serbisht),
dorëshkrimi tek botuesi, dhe “Prej Kosovës në detin e kaltër”
(shënime udhëtimi) të autorit serb Branisllav Nushiq, (dorëshkrimi
në shtyp).