SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Hipoteza: Ështё e rёndёsishme qe Kontrolli i Lartё i Shtetit
tё bashkepunojё me njёsitё e tjera tё dhёnies sё sigurisё per
     Drejtorine e Pёrgjithshme te Tatimeve pёr tё shmangur
dublimin e punёve dhe pёr t’i drejtuar burimet drejt zonave
                                         me risk mё tё lartё.
Metodologjia
 Per te ndermarre kete pune kerkimore u perdoren teknikat
  cilesore kerkimore. Pergjigjet e marra nga intervista, dhe nga
  burimet dytesore kenaqen objektivat e kesaj pune kerkimore.
Shtrimi i problemit themelor
 Problemi themelor eshte se Kontrolli i Larte i Shtetit
 nuk bashkepunon me njesite e tjera te dhenies se
 sigurise,per arsye nga me te ndryshmet. Duke filluar
 qe nga problemet e brendshme deri tek ekzistenca e
 bashkepunimit vetem neper shkresa.
Analiza dhe gjetjet
 Bazë ligjore për koordinim apo bashkëpunim të KLSH-së me njësitë e
  tjera të dhënies së sigurisë nuk ka.
 E vetmja gjë që flet për një bashkëpunim të KLSH-së me njësitë e tjera
  të dhënies së sigurisë është një shkres e firmosur nga të dyja palet.
  Megjithëse këto marrëdhënie janë vendosur formalisht, shkëmbimi i
  informacionit mes palëve nuk ka njohur vijimësi dhe rreziku i mbivendosjes
  në kontrolle ngelet sërish i lartë.
 Një nga problemet ishte se KLSH-ja me vështirësi po orientohet drejt
  auditimeve sipas praktikave bashkëkohore, ndërkohë që është kërkesë e
  kohës shtimi i ritmit dhe përmirësimi cilësor i kryerjes së këtyre
  auditimeve, veçanërisht auditimeve të performancës, duke patur parasysh që
  në vitin 2011 u realizua vetëm një i tillë.
Analiza dhe gjetjet
 Edhe pse institucioni kishte përpunuar dhe përgatitur udhëzime dhe
  metodika për ushtrimin e kontrolleve, bazuar në rekomandimet dhe
  udhëzuesit zbatues të standardeve të auditimit të hartuar nga
  INTOSAI, njohja, përditësimi dhe zbatimi i tyre, si element thelbësor i
  teknikës profesionale (edhe pse ka qenë një kërkesë e stafit drejtues të
  KLSH-së) nuk ishte plotësuar.
 Një tjetër problem qe ishte hasur,ishte mungesa e stafit të kualifikuar dhe
  mungesa e organizimeve të seminarëve për kualifikim stafi. Problemi i
  stafit ishte menduar të zgjidhej duke hequr një pjesë të stafit ekzistues dhe të
  zëvendësohej me staf te ri qe kishin profilin dhe kualifikimin e duhur, pasi
  trajnimet që ata kishin nevojë të merrnin ishin shumë të kushtueshme dhe
  nuk përballohej dot.
Analiza dhe gjetjet
 Në raportin e KLSH-sё drejtuar Kuvendit,thuhej se ёshtё konsideruar e
  nevojshme rritja nё mbi 10 ditë në vit, ose rreth 5 herë më shumë se treguesi
  aktual. Për punonjësit e rinj të rekrutuar do të ofrohet trajnim 25ditë në vit
  Por kjo do te krijonte probleme të reja,sepse stafit të ri do t’i duhej kohë të
  përshtatej me institucionin dhe rregullat e veta dhe do të sillte një vonesë në
  realizimin e planeve.
 Në raportin e SIGMA-s për vitin 2011 sërish cilësohet se KLSH-ja ende
  vuan nga ambiente pune të papërshtatshme, të cilat, ndër problemet e
  tjera, pengojnë investimin e domosdoshëm në infrastrukturën e IT-së,dhe
  sigurisht në munges të kushteve të tilla,të konsideruara të domosdoshme
  nuk mund të avancojnë planet dhe projektet e institucionit.
Analiza dhe gjetjet
 Marrëdhëniet e bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë të kontrollit
  gjatë vitit 2011, si me INTOSAI, EUROSAI, Gjykatën e Llogarive të BE-së
  dhe me institucionet homologe të kontrollit, ndonëse kanë pasur vijimësi,
  nuk janë shfrytëzuar siç duhet dhe nuk kanë qenë shumë dobiprurëse për
  institucionin.Duhet theksuar se pozicioni i institucionit në këto
  marrëdhënie ka qenë statik, pritës, pa ndërmarrë vetë nisma konkrete.
  Por gjatë vitit 2012 bo bëhet edhe thellimi i realizimit të misionit
  kushtetues të KLSH-së në parandalimin e korrupsionit dhe abuzimeve
  në administrimin e pronës publike.
 Deri tani kam parë thjesht koordinim dhe bashkëpunim me organizata
  ndërkombëtare,e cila nuk është e pa rëndësishme,përkundrazi por
  kryetari i KLSH-së nuk ka bërë asnjë draft, kërkes qoftë në Kuvend apo
  në ndonjë institucion zyrtar prej te cilave varen njësitë e tjera të
  dhënies së sigurisë në vend.
Analiza dhe gjetjet
 Nuk kam parë as edhe një mbledhje të vetme të organizuar nga kryetari i
  KLSH-së për të ingranuar më tej punonjësit, t’u degjonte idete e tyre të
  cilat mund të ishin shumë të mira dhe t’i jepnin vlerë institucioneve të tjera.
 Rezultati i intervistës konsiston se KLSH-ja shkon për kontroll të punës
  së stafit të administratës tatimore. Ajo në qoftë se ka bërë gjetje të tipit
  se një inspektor ka bër shkelje të ligjit,ajo propozon masa disiplinore,të
  cilat mund të arrijnë deri në ndjekje penale për inspektorin.
 Këto gjetje ai i adreson nëpërmjet një raporti në DPT dhe ky raport
  kalon në disa njësi të veçanta të DPT-së për të verifikuar nëse gjetjet
  janë të sakta dhe në qoftë se po,atëher është në kompetencë të këtyre
  njësive të kontrollit të japin masa disiplinore. Pra KLSH-ja thjesht bën
  propozime.
Analiza dhe gjetjet
 Në disa raste KLSH-ja ka bërë gjetje të “sakta” mbi punonjësit, por unë këtë
  rezultat do ta komentoja si negativ, sepse ky lloj qëndrimi i KLSH-së e bën
  atë të duket me rolin e “Policit” si institucionet që dikur janë konsideruar si
  “fillestare” në të kaluarën ku audituesit bënin punë jo-audituese.
 Gjithsesi në mbledhjen midis kryetarit të KLSH-së dhe Komisionit për
  Ekonominë dhe Financat,institucioni shprehu se ishin të vendosur të ecnin
  drejt përmirësimit të standardeve të tyre të auditimit me moton e INTOSAI
  “Experentia mutual ominibus prodest” (Eksperienca e përbashkët i
  shërben të gjithëve) dhe pas kësaj të realizonin bashkëpunime efektive
  me njësitë e tjera të dhënies së sigurisë.
Rekomandime
 Gjёja e parё qё KLSH-ja duhet tё bёjё ёshtё tё punёsojё
  punonjёs tё çertifikuar,ku minimumi te kenё kryer
  provimin pёr auditimin nga IKEA për vendet
  vakante.
 Do ta konsideroja të dobishme nxitjen e mbledhjeve të
  rregullta nga kryetari i KLSH-së,midis punonjësve të
  AB në sektorin publik dhe punonjësit e njësisë së
  kontrollit në DPT, sepse të treja palët do të
  shkëmbenin ide të vlefshme me njëri-tjetrin dhe do të
  shmangte dublikimin e punëve.
Rekomandime
 Auditimet e KLSH-së të bëhen më bazë risku dhe të
  rriten auditimet e performances për t’i dhënë më
  shumë vlera sektorit publik dhe sigurisht DPT-së
 Do të ishte mjaft mirë që për përmbushjen e
  rekomandimit të tretë të përdorte punën e audituesve
  të brendshëm të DPT-së,sepse nuk i bie autoriteti,por
  perkundrazi i jep vlerë rezultatit të auditimit dhe
  ndihmon edhe kolegët të korrigjojnë gabimet e tyre.
Rekomandime
 Mёnyra bashkёpunimi ka shumё,por shkalla e bashkёpunimit
  mund tё ndryshojnё nё varёsi tё rrethanave tё ndryshme. Por
  pavarёsisht rrethanave bashkёpunimi i AJ dhe AB mund tё
  arrihet nёpёrmjet komunikimit dhe planifikimit të auditimit ose
  tё strategjisё së Auditimit ;
  takimeve të rregullta midis grupeve tё AB dhe tё AJ; të arrihen
  marrëveshje për ndarjen dhe shkёmbimin e informacioneve;
  komunikimi i raporteve të auditimit me njëri-tjetrin; organizimi
  i programeve të përbashkëta si trajnime dhe kurse tё
  ndryshme;zhvillimit tё metodologjive te reja audituese; ndarjes
  sё materialeve trajnuese, metodologjike, dhe programacioneve tё
  punës së auditimit;dhënies sё aksesit në dokumentacionin e
  auditimit; huadhënies sё stafit; përdorimin e disa aspekteve të
  punës së njëri-tjetrit për të përcaktuar natyrën, kohën dhe
  shtrirjen e procedurave të kryerjes sё auditimit.
Rekomandime
 Kryetari I KLSH-së duhet tё marrë një interes aktiv në
 çështjet që lidhen me auditimin dhe duke inkurajuar
 bashkëpunimin mes dy grupe të audituesve; tё
 identifikojё mundësitё për bashkëpunim nga planet
 përkatëse të auditimit; tё inkurajojё dialogun e rregullt
 dhe të strukturuar në mes të dy grupeve të Audituesve;
 tё inkurajojё tё dyja palёt audituese të miratojnё një
 rol aktiv në kërkimin e mundësive për bashkëpunim;tё
 miratojё fushat e bashkëpunimit,në mënyrë që
 bashkëpunimi most të mbetet vetëm formal (në letra).
Faleminderit
Për vëmendjen!

More Related Content

Similar to Slajdet e prezantimit

Menaxhimi i resurseve humane pytje
Menaxhimi i resurseve humane pytjeMenaxhimi i resurseve humane pytje
Menaxhimi i resurseve humane pytjeMenaxherat
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Vilma Hoxha
 
Punimi i kontrollit te cilesis
Punimi i kontrollit te cilesisPunimi i kontrollit te cilesis
Punimi i kontrollit te cilesisvalonpukaj
 
Definimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personelDefinimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personelBlinera Sahiti
 
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humanePyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humanesamel123456
 
Value adding services by Audit professionals
Value adding services by Audit professionalsValue adding services by Audit professionals
Value adding services by Audit professionalsElvis Ziu
 

Similar to Slajdet e prezantimit (9)

Menaxhimi i resurseve humane pytje
Menaxhimi i resurseve humane pytjeMenaxhimi i resurseve humane pytje
Menaxhimi i resurseve humane pytje
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
 
ISO 9001
ISO 9001ISO 9001
ISO 9001
 
Punimi i kontrollit te cilesis
Punimi i kontrollit te cilesisPunimi i kontrollit te cilesis
Punimi i kontrollit te cilesis
 
Definimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personelDefinimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personel
 
Agenda, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 28 June 2021 (Albanian)
Agenda, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 28 June 2021 (Albanian)Agenda, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 28 June 2021 (Albanian)
Agenda, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 28 June 2021 (Albanian)
 
Presentation 1, Introduction, Workshop on System-based auditing, Tirana, 10-1...
Presentation 1, Introduction, Workshop on System-based auditing, Tirana, 10-1...Presentation 1, Introduction, Workshop on System-based auditing, Tirana, 10-1...
Presentation 1, Introduction, Workshop on System-based auditing, Tirana, 10-1...
 
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humanePyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humane
 
Value adding services by Audit professionals
Value adding services by Audit professionalsValue adding services by Audit professionals
Value adding services by Audit professionals
 

Slajdet e prezantimit

  • 1. Hipoteza: Ështё e rёndёsishme qe Kontrolli i Lartё i Shtetit tё bashkepunojё me njёsitё e tjera tё dhёnies sё sigurisё per Drejtorine e Pёrgjithshme te Tatimeve pёr tё shmangur dublimin e punёve dhe pёr t’i drejtuar burimet drejt zonave me risk mё tё lartё.
  • 2. Metodologjia  Per te ndermarre kete pune kerkimore u perdoren teknikat cilesore kerkimore. Pergjigjet e marra nga intervista, dhe nga burimet dytesore kenaqen objektivat e kesaj pune kerkimore.
  • 3. Shtrimi i problemit themelor  Problemi themelor eshte se Kontrolli i Larte i Shtetit nuk bashkepunon me njesite e tjera te dhenies se sigurise,per arsye nga me te ndryshmet. Duke filluar qe nga problemet e brendshme deri tek ekzistenca e bashkepunimit vetem neper shkresa.
  • 4. Analiza dhe gjetjet  Bazë ligjore për koordinim apo bashkëpunim të KLSH-së me njësitë e tjera të dhënies së sigurisë nuk ka.  E vetmja gjë që flet për një bashkëpunim të KLSH-së me njësitë e tjera të dhënies së sigurisë është një shkres e firmosur nga të dyja palet. Megjithëse këto marrëdhënie janë vendosur formalisht, shkëmbimi i informacionit mes palëve nuk ka njohur vijimësi dhe rreziku i mbivendosjes në kontrolle ngelet sërish i lartë.  Një nga problemet ishte se KLSH-ja me vështirësi po orientohet drejt auditimeve sipas praktikave bashkëkohore, ndërkohë që është kërkesë e kohës shtimi i ritmit dhe përmirësimi cilësor i kryerjes së këtyre auditimeve, veçanërisht auditimeve të performancës, duke patur parasysh që në vitin 2011 u realizua vetëm një i tillë.
  • 5. Analiza dhe gjetjet  Edhe pse institucioni kishte përpunuar dhe përgatitur udhëzime dhe metodika për ushtrimin e kontrolleve, bazuar në rekomandimet dhe udhëzuesit zbatues të standardeve të auditimit të hartuar nga INTOSAI, njohja, përditësimi dhe zbatimi i tyre, si element thelbësor i teknikës profesionale (edhe pse ka qenë një kërkesë e stafit drejtues të KLSH-së) nuk ishte plotësuar.  Një tjetër problem qe ishte hasur,ishte mungesa e stafit të kualifikuar dhe mungesa e organizimeve të seminarëve për kualifikim stafi. Problemi i stafit ishte menduar të zgjidhej duke hequr një pjesë të stafit ekzistues dhe të zëvendësohej me staf te ri qe kishin profilin dhe kualifikimin e duhur, pasi trajnimet që ata kishin nevojë të merrnin ishin shumë të kushtueshme dhe nuk përballohej dot.
  • 6. Analiza dhe gjetjet  Në raportin e KLSH-sё drejtuar Kuvendit,thuhej se ёshtё konsideruar e nevojshme rritja nё mbi 10 ditë në vit, ose rreth 5 herë më shumë se treguesi aktual. Për punonjësit e rinj të rekrutuar do të ofrohet trajnim 25ditë në vit Por kjo do te krijonte probleme të reja,sepse stafit të ri do t’i duhej kohë të përshtatej me institucionin dhe rregullat e veta dhe do të sillte një vonesë në realizimin e planeve.  Në raportin e SIGMA-s për vitin 2011 sërish cilësohet se KLSH-ja ende vuan nga ambiente pune të papërshtatshme, të cilat, ndër problemet e tjera, pengojnë investimin e domosdoshëm në infrastrukturën e IT-së,dhe sigurisht në munges të kushteve të tilla,të konsideruara të domosdoshme nuk mund të avancojnë planet dhe projektet e institucionit.
  • 7. Analiza dhe gjetjet  Marrëdhëniet e bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë të kontrollit gjatë vitit 2011, si me INTOSAI, EUROSAI, Gjykatën e Llogarive të BE-së dhe me institucionet homologe të kontrollit, ndonëse kanë pasur vijimësi, nuk janë shfrytëzuar siç duhet dhe nuk kanë qenë shumë dobiprurëse për institucionin.Duhet theksuar se pozicioni i institucionit në këto marrëdhënie ka qenë statik, pritës, pa ndërmarrë vetë nisma konkrete. Por gjatë vitit 2012 bo bëhet edhe thellimi i realizimit të misionit kushtetues të KLSH-së në parandalimin e korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike.  Deri tani kam parë thjesht koordinim dhe bashkëpunim me organizata ndërkombëtare,e cila nuk është e pa rëndësishme,përkundrazi por kryetari i KLSH-së nuk ka bërë asnjë draft, kërkes qoftë në Kuvend apo në ndonjë institucion zyrtar prej te cilave varen njësitë e tjera të dhënies së sigurisë në vend.
  • 8. Analiza dhe gjetjet  Nuk kam parë as edhe një mbledhje të vetme të organizuar nga kryetari i KLSH-së për të ingranuar më tej punonjësit, t’u degjonte idete e tyre të cilat mund të ishin shumë të mira dhe t’i jepnin vlerë institucioneve të tjera.  Rezultati i intervistës konsiston se KLSH-ja shkon për kontroll të punës së stafit të administratës tatimore. Ajo në qoftë se ka bërë gjetje të tipit se një inspektor ka bër shkelje të ligjit,ajo propozon masa disiplinore,të cilat mund të arrijnë deri në ndjekje penale për inspektorin.  Këto gjetje ai i adreson nëpërmjet një raporti në DPT dhe ky raport kalon në disa njësi të veçanta të DPT-së për të verifikuar nëse gjetjet janë të sakta dhe në qoftë se po,atëher është në kompetencë të këtyre njësive të kontrollit të japin masa disiplinore. Pra KLSH-ja thjesht bën propozime.
  • 9. Analiza dhe gjetjet  Në disa raste KLSH-ja ka bërë gjetje të “sakta” mbi punonjësit, por unë këtë rezultat do ta komentoja si negativ, sepse ky lloj qëndrimi i KLSH-së e bën atë të duket me rolin e “Policit” si institucionet që dikur janë konsideruar si “fillestare” në të kaluarën ku audituesit bënin punë jo-audituese.  Gjithsesi në mbledhjen midis kryetarit të KLSH-së dhe Komisionit për Ekonominë dhe Financat,institucioni shprehu se ishin të vendosur të ecnin drejt përmirësimit të standardeve të tyre të auditimit me moton e INTOSAI “Experentia mutual ominibus prodest” (Eksperienca e përbashkët i shërben të gjithëve) dhe pas kësaj të realizonin bashkëpunime efektive me njësitë e tjera të dhënies së sigurisë.
  • 10. Rekomandime  Gjёja e parё qё KLSH-ja duhet tё bёjё ёshtё tё punёsojё punonjёs tё çertifikuar,ku minimumi te kenё kryer provimin pёr auditimin nga IKEA për vendet vakante.  Do ta konsideroja të dobishme nxitjen e mbledhjeve të rregullta nga kryetari i KLSH-së,midis punonjësve të AB në sektorin publik dhe punonjësit e njësisë së kontrollit në DPT, sepse të treja palët do të shkëmbenin ide të vlefshme me njëri-tjetrin dhe do të shmangte dublikimin e punëve.
  • 11. Rekomandime  Auditimet e KLSH-së të bëhen më bazë risku dhe të rriten auditimet e performances për t’i dhënë më shumë vlera sektorit publik dhe sigurisht DPT-së  Do të ishte mjaft mirë që për përmbushjen e rekomandimit të tretë të përdorte punën e audituesve të brendshëm të DPT-së,sepse nuk i bie autoriteti,por perkundrazi i jep vlerë rezultatit të auditimit dhe ndihmon edhe kolegët të korrigjojnë gabimet e tyre.
  • 12. Rekomandime  Mёnyra bashkёpunimi ka shumё,por shkalla e bashkёpunimit mund tё ndryshojnё nё varёsi tё rrethanave tё ndryshme. Por pavarёsisht rrethanave bashkёpunimi i AJ dhe AB mund tё arrihet nёpёrmjet komunikimit dhe planifikimit të auditimit ose tё strategjisё së Auditimit ; takimeve të rregullta midis grupeve tё AB dhe tё AJ; të arrihen marrëveshje për ndarjen dhe shkёmbimin e informacioneve; komunikimi i raporteve të auditimit me njëri-tjetrin; organizimi i programeve të përbashkëta si trajnime dhe kurse tё ndryshme;zhvillimit tё metodologjive te reja audituese; ndarjes sё materialeve trajnuese, metodologjike, dhe programacioneve tё punës së auditimit;dhënies sё aksesit në dokumentacionin e auditimit; huadhënies sё stafit; përdorimin e disa aspekteve të punës së njëri-tjetrit për të përcaktuar natyrën, kohën dhe shtrirjen e procedurave të kryerjes sё auditimit.
  • 13. Rekomandime  Kryetari I KLSH-së duhet tё marrë një interes aktiv në çështjet që lidhen me auditimin dhe duke inkurajuar bashkëpunimin mes dy grupe të audituesve; tё identifikojё mundësitё për bashkëpunim nga planet përkatëse të auditimit; tё inkurajojё dialogun e rregullt dhe të strukturuar në mes të dy grupeve të Audituesve; tё inkurajojё tё dyja palёt audituese të miratojnё një rol aktiv në kërkimin e mundësive për bashkëpunim;tё miratojё fushat e bashkëpunimit,në mënyrë që bashkëpunimi most të mbetet vetëm formal (në letra).