SlideShare a Scribd company logo
1 of 19
WEB CMS
WEB SISTEMI PËR MENAXHIMIN E
PËRMBAJTJES
ARSIM GJINOVCI
ARSIM@MJELLMA.NET
1
1. HYRJE
• Me popullarizimin e jashtëzakonshëm të bërjes së
biznesit në internet, apo ekspanzionin e dot-com
teknologjisë (e-commerce), që nga viti 1990 gjithnjë
e më shumë kompani dhe individë shprehin
interesim për të qenë prezent në web.
• Puna varej nga web dizajnerët dhe web
programerët – HTML faqe statike
• Web cms –të e para rreth vitit 1995[1] të cilat ishin
kryesisht komerciale (CNET PRISM)
• Pas vitit 1998 fillojnë të shfaqen edhe web CMS -ët
open source (Typo3) [2]
2
2. ‘PËRMBAJTJA’
(CONTENT MANAGEMENT SYSTEM)
• E Dhënë (data) –është çfarëdo lloj shkronje, numri apo
simboli apo kombinim shkronjash, numrash dhe
simbolesh pa ndonjë domethënje të veçantë për njeriun
(zilja, zhurma, ndonje tekst…)
• Informata – E dhëna e përpunuar nga njeriu ose
kompjuteri – është ajo që ka kuptim dhe ia shtonë
njohurinë njeriut. [3]
• Përmbajtja - Njëjtë si e dhëna edhe përmbajtja
gjithashtu është informatë, por që ka më tepër kuptim
për njeriun. Pra përmbajtja dhe e dhëna nuk janë të
njëjtë por kjo nuk do të thotë që ato nuk ndërveprojnë
mes veti. [4]
Përmbajtja ka format, ka strukturë. Funksionaliteti po
ashtu është përmbajtje. Pra përmbajtja është informatë
që organizohet për një qëllim ose përdorim të caktuar.
3
3. ÇKA ËSHTË WEB CMS
• Web CMS është sistem softueri në web, që shërben
për menaxhim të përmbajtjes.
• Është e implementuar si një web aplikacion, për të
krijuar dhe menaxhuar në mënyrë dinamike
përmbajtjen e HTML faqeve.
• Zakonisht përdoret për të kontrolluar, sistemuar dhe
publikuar një tërësi të madhe të materialit të
mbledhur në mënyrë dinamike nga një apo më
shumë përdorues (tekst, fotografi, video etj), të cilët
mund t’i qasen CM sistemit nga një apo më shumë
vende, përmes Internetit.
4
3. ÇKA ËSHTË WEB CMS
• Web CMS e lehtëson:
• krijimin e përmbajtjes (Authoring),
• kontrollin e përmbajtjes (lejimin, kategorizimin, ripublikimin,
largimin),
• redaktimin (korrigjimin e gabimeve tekstuale),
• dhe shumë funksione tjera thelbësore të mirëmbajtjes si psh.
verzionimi, etj.
Dhe gjitha këto pa qenë e nevojshme njohja e gjuhës HTML
apo ndonjërës nga gjuhët tjera të skriptimit (PHP, ASP, CGI
etj) nga përdoruesi.
5
3. ÇKA ËSHTË WEB CMS
Figura 1. – Skema e thjeshtë e CMS sistemit[5] 6
4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB
CMS
• Përmbajtja lehtë e editueshme[6]
Te një faqe CMS përmbajtja është e ndarë nga paraqitja
vizuale, gjë që zakonisht bënë të mundur shumë më lehtë dhe
më shpejtë për të redaktuar dhe manipuluar përmbajtjen.
Një web CMS përfshinë edituesin që zakonisht është WYSIWYG,
si vegël që lejonë përdoruesit që të krijojnë dhe të redaktojnë
përmbajtjen në mënyrë vizuele, pa pasur njohuri teknike të
html kodit. Disa nga edituesit që janë të integruar ne CMS
janë CKEditor, TinyMCE, CLEditor etj. [7]
• Shabllonet e automatizuara dhe riformatimi i dukjes (ngjyrat,
shtesat, grafika)
Përmes shablloneve (templates) krijohen modelet standarde të
produksionit (zakonisht HTML dhe XML) që mund të aplikohen
automatikisht në përmbajtje të re dhe ekzistuese, duke lejuar
paraqitjen e të gjithë përmbajtjes të ndryshuar nga një vend
qendror.
7
4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB
CMS
• Qasja e kontrollit
Disa sisteme web CMS mbështesin grupet e përdoruesit
me çka mundësohet kontrollimi se si përdoruesit e
regjistruar bashkëveprojnë me faqen. Disa grupeve të
përdoruesve mund t’u kufizohet qasja në disa faqe. Për
shembull përdoruesi anonim (jo i regjistruar) mund të
ketë tjetër qasje nga përdoruesi i regjistruar (p.sh dërgimi
i komenteve), ose përdoruesit me privilegje më të ulta
kanë më pak qasje se ata me privilegje më të larta
administrative.
• Vendosja (kyçja) e funksionalitetit të shkallëzuar
Web CMS përfshin plug-ins ose module që mund të
instalohet lehtë për të zgjeruar funksionalitetin një faqe
ekzistuese-së.
8
4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB
CMS
• Rrjedha e punës (Workflow) automatizimi i detyrave.
Është procesi i krijimit të cikleve dhe detyrave sekueciale apo
paralele që duhet të realizohet në CMS. Për shembull, një ose më
shumë krijues të përmbajtjes mund të dërgojnë shkrime të cilat
nuk publikohen por mbesin në një histori të përpunimit të
përmbajtjes, për derisa redaktuesi kopjeve nuk e pastron atë dhe
redaktori i përgjithshëm nuk e miraton atë për publikim.
• Bashkëpunimi dhe verzionimi i dokumentit apo përmbajtjes
Web CMS mund të veprojë si një platformë bashkëpunimi duke
lejuar që përmbajtja të shikohet dhe të përpunohet nga një ose
më shumë përdorues të autorizuar. Ndryshimet mund të
regjistrohen (track changes) dhe nëse autorizohen për publikim
do të publikohen, përndryshe mund të injorohen ndryshimet dhe
të kthehet verzioni paraprak. Formë tjetër e avancuara është
bashkëpunimi duke lejuar përdoruesit e shumtë që të modifikojnë
(apo komentojnë) një faqe në të njëjtën kohë në një seancë
bashkëpunimi
9
4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB
CMS
• Menaxhimi i dokumentit
Web CMS mund të ofrojë po ashtu një mjet për
bashkëpunim gjatë menaxhimit të ciklit të jetës së
një dokument nga koha fillestare të krijimit,
shqyrtimit, publikimit, arkivimit, dhe fshierjes së
dokumentit p.sh. CMS sikurse Alfresco[8] që
përdoret për krijimin e dokumenteve teknike.
• Lokalizimi shumëgjuhësh
Aftësia për të shfaqur ndërfaqen dhe navigimin e
hyperlinqeve në gjuhë të ndryshme si dhe
përmbajtjen nëse ajo është e përkthyer.
10
4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB
CMS
• RSS dhe forma tjera të shpërndarjes së informacionit
Web CMS shpesh ndihmon në shpërndarjen e përmbajtjes
duke gjeneruar ‘RSS dhe Atom feeds’ të dhëna për
sistemet tjera. Gjithashtu përdoruesit e-mailit mund të
njoftohen automatikisht kur paraqiten përditësimet e që
janë në dispozicion si pjesë e procesit të punës.
• Disa tipare tjera
• Menagjimi i linqeve
• Metadatat- për makina kërkuese dhe kërkim të avansuar
• Ripërdorimi i resurseve
• Plasimi shumë kanalësh (Print, PDF, PDA-të, telefonat mobil,
etj.)
• Personalizimi?
11
5. FUNKSIONIMI I NJË WEB CMS
• Web CMS nga një pike vështrim sipërfaqësor paraqet
procesin e mbledhjes, menaxhimit, dhe publikimit të
përmbajtjes.
Figura 2. Si funksionon një CMS [9] 12
6. LLOJET E WEB CMS -VE
Ka tre lloje kryesore të WCMS: sistemi për përpunim të përmbajtjes jashtë
linjes (offline), për përpunim online, dhe sistemet hibride. Këto terma
përshkruajnë modelin vendosjes për WCMS në drejtim të kur prezantimi
templates janë aplikuar që të merr faqet web përmbajtjes strukturuar.
•Sistemi për përpunimin e përmbajtjes offline
Këto sisteme njifen edhe si "gjeneratorë statik të faqeve", [10] që
paraprocesojnë të gjithë përmbajtjen, dhe i aplikojnë mostrat (templates )
para publikimit dhe para se të gjenerojnë web faqe.  
•Sistemi për përpunimin e përmbajtjes online
Këto sisteme të aplikojnë modelet sipas kërkesën (on demand). HTML faqja
gjenerohet kur një përdorues viziton faqen ose ajo faqe tërhiqet nga web
cache.
Shumica e Web CMS e ofrojnë mundësinë për të mbështetur shtesat
(addons), të cilat ofrojnë mundësi më të zgjeruara duke përfshirë forumet,
blogjet, wiki, web dyqanet, foto galleritë, menaxhimin e kontaktit, etj Këto
module shtesë shpesh njihen me emra si: nyje, vegëlza (widget), shtesa,
ose zgjatime (extension). Modeli i shtesave mund të bazohet në opens
source dhe të jetë pa pagesë apo në modelin që për licencë duhet
paguar.
13
7. LLOJET E WEB CMS -VE
• Sistemi hibrid për përpunimin e përmbajtjes
Disa sisteme kombinojnë qasjen offline dhe online. Disa
prej këtyre sistemeve jo vetëm që krijojnë HTML fajlla që
janë statike por të gjenerojnë edhe kod ekzekutues (si
p.sh., JSP, ASP, PHP, ColdFusion, Perl), kështu që CMS
vetë nuk ka nevojë që do të vendoset në çdo web
server. Hibridet e tjera veprojë në njërën nga mënyrat
online ose offline.
Figura 3. Disa tipe të CMS sipas fushës ku përdoren [11]
14
8. ASPEKTET E SIGURISË
• Siç pamë, një web CMS është një web aplikacion që arrinë
majat e teknologjisë ekzistuese të internetit. Ngjashëm sikurse
web aplikacionet dhe softwerët tjerë, edhe një web CMS
është subjekt i kërcënimeve të njëjta të sigurisë. P.sh në kodin
e CMS open source produktit të njohur me emrin Open CMS
në vitin 2006[12] është shfaqur një dobësi të quajtur “absolute
path traversal vulnerability” "lëndueshmëria traverzale e
shtegut absolut" e cila lejonte që përdoruesit e largët të
autentifikuar të shkarkonin në kompjuterin e tyre fajlla që nuk
do të duhej t’i shfaqen përdoruesit apo t’i qasen përmbajtjes
me privilegje të autorit gjegjësisht krijuesit të përmbajtjes.[13]
Prandaj është shumë me rëndësi apikimi i arnimeve (Pach)
përditësimet e softwerit të sistemit dhe qasje e avansuar e e
përdorimit të fjalëkalimeve etj.
15
NGA PËRVOJA…
16
17
9. KONKLUDIM
• Si përfundim mund të theksojmë se një web CMS në
të vërtet mund edhe të mos konsiderohet si
produkt apo teknologji e caktuar[14], por para së
gjithash duhet ta kuptojmë si një koncept, që në
vete ngërthenë një gamë të gjerë të proceseve që
përfshijnë “web faqet e një shkalle të gjerë të
gjeneratë së re”. Natyra depërtuese e Web –it bënë
që ajo të bëhet mjetë i preferuar bartës dhe
prezantues i përmbajtjes, prandaj dhe çdo CMS
mund të konsiderojmë si një Web CMS që lehtëson
prezantimin e bizneseve në internet.
18
REFERENCA
• [1] http://www.cmswiki.com/tiki-index.php?page=HistoryOfCMS
• [2] http://typo3.org/about/typo3-the-cms/the-history-of-typo3/
• [3] Bazat e informatikës, Zeqir Ajdini, Fq 3
• [4] Bob Boiko, Content Management Bible, 2nd Edition, Wiley Publishing, Inc., fq.
50, 2005.
• [5] Bob Boiko, Content Management Bible, 2nd Edition, Wiley Publishing, Inc., fq.
124, 2005.
• [6] http://en.wikipedia.org/wiki/Web_content_management_system
• [7] http://www.wysiwygwebbuilder.com/cms_tools.html
• [8] http://www.alfresco.com/
• [9] http://www.ubc.ca/okanagan/itservices/service-catalogue/publishing-
hosting/cms/help/how-it-works.html
• [10] https://iwantmyname.com/blog/2011/02/list-static-website-generators.html
• [11] http://agbeat.com/tech-news/what-is-a-cms-outlining-details-of-the-different-
types/
• [12] http://www.opencms.org
• [13] National Vulnerability Database: http://web.nvd.nist.gov/view/vuln/detail?
vulnId=CVE-2006-3934
• [14] JISC TechWatch Report, Content Management Systems, Paul Browning & Mike
owndes, 2001, Fq.3.
19

More Related Content

Similar to Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)

Fjalor nga informatika
Fjalor nga informatikaFjalor nga informatika
Fjalor nga informatikaorhan2012
 
RIA- Aplikacionet e avancuara të internetit
RIA- Aplikacionet e avancuara të internetitRIA- Aplikacionet e avancuara të internetit
RIA- Aplikacionet e avancuara të internetitKrenare Rexhepi
 
Seo tutorial for beginners in albania language
Seo tutorial for beginners in albania languageSeo tutorial for beginners in albania language
Seo tutorial for beginners in albania languageMailton
 
Siguria publikim (cas_komplet)
Siguria publikim (cas_komplet)Siguria publikim (cas_komplet)
Siguria publikim (cas_komplet)Bessi Beesii
 
Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site
Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site
Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site Kushtrim Cakolli
 

Similar to Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System) (10)

Fjalor nga informatika
Fjalor nga informatikaFjalor nga informatika
Fjalor nga informatika
 
Projekti
ProjektiProjekti
Projekti
 
Client server
Client server Client server
Client server
 
RIA- Aplikacionet e avancuara të internetit
RIA- Aplikacionet e avancuara të internetitRIA- Aplikacionet e avancuara të internetit
RIA- Aplikacionet e avancuara të internetit
 
Sistemet operative so
Sistemet operative soSistemet operative so
Sistemet operative so
 
Seo tutorial
Seo tutorialSeo tutorial
Seo tutorial
 
Seo tutorial for beginners in albania language
Seo tutorial for beginners in albania languageSeo tutorial for beginners in albania language
Seo tutorial for beginners in albania language
 
Siguria publikim (cas_komplet)
Siguria publikim (cas_komplet)Siguria publikim (cas_komplet)
Siguria publikim (cas_komplet)
 
Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site
Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site
Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site
 
Share point
Share pointShare point
Share point
 

Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)

  • 1. WEB CMS WEB SISTEMI PËR MENAXHIMIN E PËRMBAJTJES ARSIM GJINOVCI ARSIM@MJELLMA.NET 1
  • 2. 1. HYRJE • Me popullarizimin e jashtëzakonshëm të bërjes së biznesit në internet, apo ekspanzionin e dot-com teknologjisë (e-commerce), që nga viti 1990 gjithnjë e më shumë kompani dhe individë shprehin interesim për të qenë prezent në web. • Puna varej nga web dizajnerët dhe web programerët – HTML faqe statike • Web cms –të e para rreth vitit 1995[1] të cilat ishin kryesisht komerciale (CNET PRISM) • Pas vitit 1998 fillojnë të shfaqen edhe web CMS -ët open source (Typo3) [2] 2
  • 3. 2. ‘PËRMBAJTJA’ (CONTENT MANAGEMENT SYSTEM) • E Dhënë (data) –është çfarëdo lloj shkronje, numri apo simboli apo kombinim shkronjash, numrash dhe simbolesh pa ndonjë domethënje të veçantë për njeriun (zilja, zhurma, ndonje tekst…) • Informata – E dhëna e përpunuar nga njeriu ose kompjuteri – është ajo që ka kuptim dhe ia shtonë njohurinë njeriut. [3] • Përmbajtja - Njëjtë si e dhëna edhe përmbajtja gjithashtu është informatë, por që ka më tepër kuptim për njeriun. Pra përmbajtja dhe e dhëna nuk janë të njëjtë por kjo nuk do të thotë që ato nuk ndërveprojnë mes veti. [4] Përmbajtja ka format, ka strukturë. Funksionaliteti po ashtu është përmbajtje. Pra përmbajtja është informatë që organizohet për një qëllim ose përdorim të caktuar. 3
  • 4. 3. ÇKA ËSHTË WEB CMS • Web CMS është sistem softueri në web, që shërben për menaxhim të përmbajtjes. • Është e implementuar si një web aplikacion, për të krijuar dhe menaxhuar në mënyrë dinamike përmbajtjen e HTML faqeve. • Zakonisht përdoret për të kontrolluar, sistemuar dhe publikuar një tërësi të madhe të materialit të mbledhur në mënyrë dinamike nga një apo më shumë përdorues (tekst, fotografi, video etj), të cilët mund t’i qasen CM sistemit nga një apo më shumë vende, përmes Internetit. 4
  • 5. 3. ÇKA ËSHTË WEB CMS • Web CMS e lehtëson: • krijimin e përmbajtjes (Authoring), • kontrollin e përmbajtjes (lejimin, kategorizimin, ripublikimin, largimin), • redaktimin (korrigjimin e gabimeve tekstuale), • dhe shumë funksione tjera thelbësore të mirëmbajtjes si psh. verzionimi, etj. Dhe gjitha këto pa qenë e nevojshme njohja e gjuhës HTML apo ndonjërës nga gjuhët tjera të skriptimit (PHP, ASP, CGI etj) nga përdoruesi. 5
  • 6. 3. ÇKA ËSHTË WEB CMS Figura 1. – Skema e thjeshtë e CMS sistemit[5] 6
  • 7. 4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB CMS • Përmbajtja lehtë e editueshme[6] Te një faqe CMS përmbajtja është e ndarë nga paraqitja vizuale, gjë që zakonisht bënë të mundur shumë më lehtë dhe më shpejtë për të redaktuar dhe manipuluar përmbajtjen. Një web CMS përfshinë edituesin që zakonisht është WYSIWYG, si vegël që lejonë përdoruesit që të krijojnë dhe të redaktojnë përmbajtjen në mënyrë vizuele, pa pasur njohuri teknike të html kodit. Disa nga edituesit që janë të integruar ne CMS janë CKEditor, TinyMCE, CLEditor etj. [7] • Shabllonet e automatizuara dhe riformatimi i dukjes (ngjyrat, shtesat, grafika) Përmes shablloneve (templates) krijohen modelet standarde të produksionit (zakonisht HTML dhe XML) që mund të aplikohen automatikisht në përmbajtje të re dhe ekzistuese, duke lejuar paraqitjen e të gjithë përmbajtjes të ndryshuar nga një vend qendror. 7
  • 8. 4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB CMS • Qasja e kontrollit Disa sisteme web CMS mbështesin grupet e përdoruesit me çka mundësohet kontrollimi se si përdoruesit e regjistruar bashkëveprojnë me faqen. Disa grupeve të përdoruesve mund t’u kufizohet qasja në disa faqe. Për shembull përdoruesi anonim (jo i regjistruar) mund të ketë tjetër qasje nga përdoruesi i regjistruar (p.sh dërgimi i komenteve), ose përdoruesit me privilegje më të ulta kanë më pak qasje se ata me privilegje më të larta administrative. • Vendosja (kyçja) e funksionalitetit të shkallëzuar Web CMS përfshin plug-ins ose module që mund të instalohet lehtë për të zgjeruar funksionalitetin një faqe ekzistuese-së. 8
  • 9. 4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB CMS • Rrjedha e punës (Workflow) automatizimi i detyrave. Është procesi i krijimit të cikleve dhe detyrave sekueciale apo paralele që duhet të realizohet në CMS. Për shembull, një ose më shumë krijues të përmbajtjes mund të dërgojnë shkrime të cilat nuk publikohen por mbesin në një histori të përpunimit të përmbajtjes, për derisa redaktuesi kopjeve nuk e pastron atë dhe redaktori i përgjithshëm nuk e miraton atë për publikim. • Bashkëpunimi dhe verzionimi i dokumentit apo përmbajtjes Web CMS mund të veprojë si një platformë bashkëpunimi duke lejuar që përmbajtja të shikohet dhe të përpunohet nga një ose më shumë përdorues të autorizuar. Ndryshimet mund të regjistrohen (track changes) dhe nëse autorizohen për publikim do të publikohen, përndryshe mund të injorohen ndryshimet dhe të kthehet verzioni paraprak. Formë tjetër e avancuara është bashkëpunimi duke lejuar përdoruesit e shumtë që të modifikojnë (apo komentojnë) një faqe në të njëjtën kohë në një seancë bashkëpunimi 9
  • 10. 4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB CMS • Menaxhimi i dokumentit Web CMS mund të ofrojë po ashtu një mjet për bashkëpunim gjatë menaxhimit të ciklit të jetës së një dokument nga koha fillestare të krijimit, shqyrtimit, publikimit, arkivimit, dhe fshierjes së dokumentit p.sh. CMS sikurse Alfresco[8] që përdoret për krijimin e dokumenteve teknike. • Lokalizimi shumëgjuhësh Aftësia për të shfaqur ndërfaqen dhe navigimin e hyperlinqeve në gjuhë të ndryshme si dhe përmbajtjen nëse ajo është e përkthyer. 10
  • 11. 4. TIPARET KRYESORE TË NJË WEB CMS • RSS dhe forma tjera të shpërndarjes së informacionit Web CMS shpesh ndihmon në shpërndarjen e përmbajtjes duke gjeneruar ‘RSS dhe Atom feeds’ të dhëna për sistemet tjera. Gjithashtu përdoruesit e-mailit mund të njoftohen automatikisht kur paraqiten përditësimet e që janë në dispozicion si pjesë e procesit të punës. • Disa tipare tjera • Menagjimi i linqeve • Metadatat- për makina kërkuese dhe kërkim të avansuar • Ripërdorimi i resurseve • Plasimi shumë kanalësh (Print, PDF, PDA-të, telefonat mobil, etj.) • Personalizimi? 11
  • 12. 5. FUNKSIONIMI I NJË WEB CMS • Web CMS nga një pike vështrim sipërfaqësor paraqet procesin e mbledhjes, menaxhimit, dhe publikimit të përmbajtjes. Figura 2. Si funksionon një CMS [9] 12
  • 13. 6. LLOJET E WEB CMS -VE Ka tre lloje kryesore të WCMS: sistemi për përpunim të përmbajtjes jashtë linjes (offline), për përpunim online, dhe sistemet hibride. Këto terma përshkruajnë modelin vendosjes për WCMS në drejtim të kur prezantimi templates janë aplikuar që të merr faqet web përmbajtjes strukturuar. •Sistemi për përpunimin e përmbajtjes offline Këto sisteme njifen edhe si "gjeneratorë statik të faqeve", [10] që paraprocesojnë të gjithë përmbajtjen, dhe i aplikojnë mostrat (templates ) para publikimit dhe para se të gjenerojnë web faqe.   •Sistemi për përpunimin e përmbajtjes online Këto sisteme të aplikojnë modelet sipas kërkesën (on demand). HTML faqja gjenerohet kur një përdorues viziton faqen ose ajo faqe tërhiqet nga web cache. Shumica e Web CMS e ofrojnë mundësinë për të mbështetur shtesat (addons), të cilat ofrojnë mundësi më të zgjeruara duke përfshirë forumet, blogjet, wiki, web dyqanet, foto galleritë, menaxhimin e kontaktit, etj Këto module shtesë shpesh njihen me emra si: nyje, vegëlza (widget), shtesa, ose zgjatime (extension). Modeli i shtesave mund të bazohet në opens source dhe të jetë pa pagesë apo në modelin që për licencë duhet paguar. 13
  • 14. 7. LLOJET E WEB CMS -VE • Sistemi hibrid për përpunimin e përmbajtjes Disa sisteme kombinojnë qasjen offline dhe online. Disa prej këtyre sistemeve jo vetëm që krijojnë HTML fajlla që janë statike por të gjenerojnë edhe kod ekzekutues (si p.sh., JSP, ASP, PHP, ColdFusion, Perl), kështu që CMS vetë nuk ka nevojë që do të vendoset në çdo web server. Hibridet e tjera veprojë në njërën nga mënyrat online ose offline. Figura 3. Disa tipe të CMS sipas fushës ku përdoren [11] 14
  • 15. 8. ASPEKTET E SIGURISË • Siç pamë, një web CMS është një web aplikacion që arrinë majat e teknologjisë ekzistuese të internetit. Ngjashëm sikurse web aplikacionet dhe softwerët tjerë, edhe një web CMS është subjekt i kërcënimeve të njëjta të sigurisë. P.sh në kodin e CMS open source produktit të njohur me emrin Open CMS në vitin 2006[12] është shfaqur një dobësi të quajtur “absolute path traversal vulnerability” "lëndueshmëria traverzale e shtegut absolut" e cila lejonte që përdoruesit e largët të autentifikuar të shkarkonin në kompjuterin e tyre fajlla që nuk do të duhej t’i shfaqen përdoruesit apo t’i qasen përmbajtjes me privilegje të autorit gjegjësisht krijuesit të përmbajtjes.[13] Prandaj është shumë me rëndësi apikimi i arnimeve (Pach) përditësimet e softwerit të sistemit dhe qasje e avansuar e e përdorimit të fjalëkalimeve etj. 15
  • 17. 17
  • 18. 9. KONKLUDIM • Si përfundim mund të theksojmë se një web CMS në të vërtet mund edhe të mos konsiderohet si produkt apo teknologji e caktuar[14], por para së gjithash duhet ta kuptojmë si një koncept, që në vete ngërthenë një gamë të gjerë të proceseve që përfshijnë “web faqet e një shkalle të gjerë të gjeneratë së re”. Natyra depërtuese e Web –it bënë që ajo të bëhet mjetë i preferuar bartës dhe prezantues i përmbajtjes, prandaj dhe çdo CMS mund të konsiderojmë si një Web CMS që lehtëson prezantimin e bizneseve në internet. 18
  • 19. REFERENCA • [1] http://www.cmswiki.com/tiki-index.php?page=HistoryOfCMS • [2] http://typo3.org/about/typo3-the-cms/the-history-of-typo3/ • [3] Bazat e informatikës, Zeqir Ajdini, Fq 3 • [4] Bob Boiko, Content Management Bible, 2nd Edition, Wiley Publishing, Inc., fq. 50, 2005. • [5] Bob Boiko, Content Management Bible, 2nd Edition, Wiley Publishing, Inc., fq. 124, 2005. • [6] http://en.wikipedia.org/wiki/Web_content_management_system • [7] http://www.wysiwygwebbuilder.com/cms_tools.html • [8] http://www.alfresco.com/ • [9] http://www.ubc.ca/okanagan/itservices/service-catalogue/publishing- hosting/cms/help/how-it-works.html • [10] https://iwantmyname.com/blog/2011/02/list-static-website-generators.html • [11] http://agbeat.com/tech-news/what-is-a-cms-outlining-details-of-the-different- types/ • [12] http://www.opencms.org • [13] National Vulnerability Database: http://web.nvd.nist.gov/view/vuln/detail? vulnId=CVE-2006-3934 • [14] JISC TechWatch Report, Content Management Systems, Paul Browning & Mike owndes, 2001, Fq.3. 19