SlideShare a Scribd company logo
1 of 22
Download to read offline
MSc. Xhezmije LULO1
Mailton LULO2
1 Kolegji Universitar “Logos”, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Departamenti Informatikë e Zbatuar dhe Statistikë
Hyrje në Search Engine Optimization
2
Përmbajtja
SEO - Search Engine Optimization...........................................................................................................3
Si funksionojnë motorrët e kërkimit?...................................................................................................4
Ndërtimi i një faqe web ..........................................................................................................................5
Dizenjimi dhe layout i faqes web..........................................................................................................5
Permbajtja e faqes web .........................................................................................................................7
Përmbajtje unike dhe kualitative...........................................................................................................7
Optimizimi i tagut title ...........................................................................................................................8
Optimizimi i fjalëve kyçe........................................................................................................................9
Optimizimi i meta tag-eve ....................................................................................................................11
Robots Meta Tag.................................................................................................................................12
Optimizimi i linqeve..............................................................................................................................12
Struktura e URL-ve..............................................................................................................................13
Krijoni një strukturë të thjeshtë direktorish ........................................................................................14
Navigimi.................................................................................................................................................14
Krijoni një faqe 404 ..............................................................................................................................16
Koha e ngarkimit të website.................................................................................................................17
Çfarë është Mobile SEO?.....................................................................................................................18
Dizenjim responsiv i faqes web ..........................................................................................................19
Ndikimi i profileve të rrjeteve sociale në rankimin në motorrët e kërkimit....................................21
Konkluzione...........................................................................................................................................21
Referenca ...............................................................................................................................................22
Hyrje në Search Engine Optimization
3
SEO - Search Engine Optimization
SEO është shkurtim i fjalëve Search Engine Optimization. Search Engine Optimization (SEO)
është një bashkësi teknikash që shërbejnë për optimizimin dhe rritjen e nivelit të rankimit të
faqes web. Teknikat SEO optimizojnë faqen web në mënyrë të tillë që të jetë sa më friendly për
motorrët e kërkimit.
SEO është një teknikë që ndihmon në:
Rankimin e faqes web në motorrët e kërkimit
Rrit trafikun e faqes web
Ndihmon për të kuptuar kërkesat e përdoruesve
Figura 1: Analizimi i website me SEO Check
Hyrje në Search Engine Optimization
4
Disa faktorë që merren në konsideratë nga algoritmet e motorrëve të kërkimit kur vendoset se
çfarë informacioni do të shfaqet në SERP përfshin:
Informacion gjeografik i përdoruesit
Historiku i performanës (numri i klikimeve, bounce rates etj)
Cilësia e linqeve
Përmbajtja e faqes web
Kodi back end ose HTML i faqes web
Tipet e linqeve (shpërndarja në rrjetet sociale, linqet nga media outlet, bloget etj)
Për të aplikuar teknikat bazë të SEO, duhet të kuptojmë se si funksionojnë motorrët e kërkimit.
Si funksionojnë motorrët e kërkimit?
Për të realizuar procesin e shfaqjes së rezultateve të kërkimit nga përdoruesit, motorrët e kërkimit
kryejnë disa veprimtari:
Crawling: është procesi nëpërmjet të cilit motorrët e kërkimit marrin informacion rreth
website-ve në Wolrd Wide Web. Është një proces që nënkupton marrjen e informacionit
për të gjitha faqet web që përfshihen në website dhe që rezlizohet nga një program
software që njihet si crawler ose spider.
Indeksimi: është procesi i krijimit të një indexi për të gjithë websitet dhe ruajtja e tyre në
një bazë të dhënash. Indeksimi është një nga proceset më të rëndësishëm që ndikon në
raknimin e një website nga motorrët e kërkimit. Nëse një website nuk indeksohet nga
crawlers, atëhere ai nuk mund të rankohet. Me pak fjalë, indeksimi nënkupton që
motorrët e kërkimit koleksionojnë faqet web dhe i ruajnë në bazën e të dhënave.
Procesimi: është faza gjatë së cilës motorrët e kërkimit krahasojnë fjalët e vendosura për
kërkim me faqet e indeksuara në bazën e të dhënave.
Përcaktimi i rëndësisë: motorrët e kërkimit përcaktojnë rëndësinë e çdo fjale të
vendosur për kërkim në indeksin e faqeve web
Shfaqja e rezultateve: Hapi i fundit në aktivitetin e motorëve të kërkimit është shfaqja
në browser e rezultateve për përdoruesit.
Hyrje në Search Engine Optimization
5
Ndërtimi i një faqe web
Kur filloni të mendoni për të ngritur një biznes përmes internetit, gjëja e parë për të cilën
mendoni është emri i domain të faqës tuaj web. Përpara se të zgjidhni emrin e domain, duhet të
merrni në konsideratë pikat e mëposhtme:
Cili do të jetë targeti juaj, pra përdoruesit që do të jenë të interesuar për atë që do të
ofroni në faqen tuaj web
Çfarë do t’i shisni atyre. A është një artikull i prekshëm apo thjesht informacion?
Cila është veçoria që e bën unik biznesin tuaj ose çfarë e dallon nga ata që tashmë janë në
treg.
Shumë prej nesh mund të mendojnë që përdorimi i fjalëve kyçe në emrin e domain është e
rëndësishme. Emri i domain ka qënë një faktor shumë i rëndësishëm rankimi, por sot motorrët e
kërkimit bazohen në veçori të tjera dhe si rrjedhim emri i domain nuk është një faktor kyç. Por
sigurisht që përdorimi i fjalëve kyçe në emrin e domain ju jep më tepër avantazh.
Përcaktimi i emrit të domain është një hap shumë i rëndësishëm sepse mbasi të jetë vendosur nuk
mund të ndryshohet. Alternativa më e mirë është të zgjidhet një domain me prapashtesën .com.
Shpesh herë në pamundësi për të gjetur free një domain në .com, zgjidhet një domain me .net ose
.org. Por kjo me kalimin e kohës çon në rënie të trafikut në .com. Një pikë tjetër kyçe në
përcaktimin e emrit të domain është shmangia e përdorimit të vijave ndarëse.
Domainet mund të rregjistrohen për shembull në GoDaddy, Hostgator, NameCheap etj dhe më
pas ekziston edhe mundësia e transferimit të domaineve.
Dizenjimi dhe layout i faqes web
Dizenjimi dhe layout i faqes web jep përshtypjen e parë. Faqja web nuk duhet të jetë e
komplikuar. Dizenjimi dhe layout ndikojnë në mënyrën se si motorrët e kërkimit interpretojnë
përmbajtjen e faqës web. Kjo ndikon në një indeksim efektiv ose jo të faqes web dhe si rrjedhim
ne nivelin e rankimit të faqes web.
Hyrje në Search Engine Optimization
6
Përmbajtja e faqes duhet të ketë një densitet të fjalëve kyçe rreth 10% dhe duhet të arrijë në rreth
200 fjalë.
Disa pika që mund të marrim në konsideratë kur dizenjojmë një faqe web janë:
Duhet të keni më shumë tekst në përmbajtje se sa tage HTML.
Nuk duhet të përdorni frame. Fram-et janë elemente që nuk preferohen nga motorrët e
kërkimit.
Nëse është e mundur mos vendosni Google AdSende. Pjesa më e madhe e ads-eve
përdorin Java-Script që ndikojnë në kohën e ngarkimit të faqes web.
Mos përdorni Java-Script. Nëse e keni të nevojshme përdorimin e Java-Script, thërriteni
nga një skedar i jashtëm dhe mos përfshini kodin Java-Script në skedarin HTML. Nëse
përdorni Java Script sigurohuni që linqet e lidhjes t’i vendosni në fund të faqes.
Mos përfshini në faqe çështje që nuk përshtaten plotësisht.
Mos vendosni nëndirektori të panevojshme. Vendosni skedarët sa më afër root të jetë e
mundur.
Mos përdorni shumë elemente pa qënë të nevojshëm si për shembull Flash, Splash,
Animated Gifs etj.
Kur ndërtohet një faqe web duhet të ndiqen rregullat e mëposhtme:
Përdorni instruksionin e deklarimit të XHTML në çdo faqe XHTML:
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Strict//EN" "DTD/xhtml1-strict.dtd">
Çdo tag duhet të mbyllet
Taget head dhe body janë të detyrueshëm
Tag-et teke duhet të kenë një slash në fund të tyre. Për shembull <br> duhet të shkruhet
<br/>, <hr> duhet të shkruhet <hr/>, <img src=””> duhet të shkruhet <img src=””/> e
kështu me radhë
Të gjitha tag-et duhet të shkruhen me shkronja të vogla. Kjo nuk zbatohet për atributet,
vetëm për tag-et. Për shembull të dy formatet e mëposhtme pranohen nga XHTML DTD:
<font color="#fff"> është i vlefshëm
<font color="#FFF"> është gjithashtu i vlefshëm
Hyrje në Search Engine Optimization
7
Por formati i mëposhtëm nuk pranohet:
<FONT color="#fff"> nuk është i vlefshëm
Të gjitha vlerat e atributeve të tag-eve duhet të vendosen në thonjëza çifte
Ndërthurja e tag-eve
<b><i>tekst</b></i> nuk është e vlefshme
<b><i>tekst</i></b> është e vlefshme
Tag-u <pre> nuk duhet të përmbajë: img, object, big, small, sub ose sup
Një tag <form> nuk mund të vendoset brenda një tag-u tjetër <form>
Nëse kodi përmban një shenjë &, atëhere duhet të shkruhet si &amp;
Çdo kod CSS duhet të përdorë shkronja të vogla
Permbajtja e faqes web
Përmbajtja përfshin çfarë shikoni në faqen web: tekstin, imazhet madje edhe linqet për në faqet e
tjera web. Grafika e rënduar e faqeve web nuk është Search Engine Friendly. Ajo shkakton
vonëse në ngarkimin e faqes web.
Sa më e mirë të jetë cilësia e përmbajtjes së faqes web, aq më i lartë është rankimi, aq më shumë
trafik arrihet dhe aq më shumë ka mundësi për t’u njohur faqja web. Motorrët e kërkimit duan
cilësi të mirë të faqeve web për t’i indeksuar dhe për t’i shfaqur në rezultatet e kërkimit.
Përmbajtja e update-uar është thelbësore për të tërhequr vizitorë në faqen web. Kjo ju ndihmon të
tërhiqni trafik nga motorrët e kërkimit dhe të krijoni besnikëri të audiencës.
Përmbajtje unike dhe kualitative
Kur përdoruesit vizitojnë një faqe web për të marrë informacion, ata duan një informacion unik
rreth një tematike të caktuar. Si mund të jetë unik informacioni? A është i dukshëm dhe a është i
lehtë për t’u kërkuar dhe për t’u gjetur? Vizitorët duan përmbajtje unike dhe me cilësi të lartë në
Hyrje në Search Engine Optimization
8
një faqe web. Nuk është vetëm përmbajtja e faqes kryesore, por gjitthashtu të gjitha faqet e
lidhura duhet të kenë përmbajtje të dobishme dhe të lehtë për t’u kuptuar. Në ditët e sotme,
motorrët e kërkimit janë në gjendje të kuptojnë gramatikën dhe të gjithë tekstin. Kështu që gjatë
procesit të rankimit të një faqe web përkundrejt një faqe tjetër, është shumë e rëndësishme
përmbajtja që kanë faqet. Mënyra se si strukturoni faqet web ndikon në mënyrën se si motorrët e
kërkimit interpretojnë përmbajtjen e faqes web.
Faqe web me përmbajtje të dublikuar, ose me përmbajtje çfarëdo nuk rankohen nga motorrët e
kërkimit.
Optimizimi i tagut title
Tagu title vendoset në seksionin head të një faqe web. Titulli i faqes shfaqet në title bar në
dritaren e browser dhe gjithashtu edhe kur bëni bookmark një faqe ose kur e shtoni në Favorites
të browser. Tagu title është elementi ku fjalët kyçe duhet të vendosen. Përdorimi i duhur i fjalëve
kyçe në titullin e çdo faqë të website është shumë i rëndësishëm për Google, në mënyrë të
veçantë për faqen kryesore.
Disa pika që duhet të marrim në konsideratë për të krijuar titullin e një faqe web:
Titulli nuk duhet të jetë më shumë se 9 fjalë ose 60 karaktere.
Përdorni fjalët kyçe në fillim të titullit.
Mos përfshini emrin e kompanisë në titull, përjashtuar rastin kur emri është shumë i
njohur.
Figura 2: Rezultatet e
kërkimit me fjalë kyçe
Hyrje në Search Engine Optimization
9
Përdorimi jo i duhur i titujve në faqet web ndikon në rankimin e tyre. Gjithashtu edhe mungesa e
një përmbajtje të saktë të faqes web ose mungesa e linqeve të faqeve të tjera web që referojnë në
faqen tuaj ndikon në rankimin e faqes.
Praktikat më të mira për të krijuar titujt e faqeve web:
Çdo faqe duhet të ketë një titull unik
Provoni të shtoni fjalët kyçe në titull
Filloni titullin e faqes kryesore me fjalë kyçe
Përdorni variacione specifike të fjalëve kyçe në lidhje me produktet, shërbimet ose
përmbajtjen e faqes
Nëse do të përfshini në titull emrin e kompanisë, vendoseni në fund të titullit
Përdorni formën më të mirë, njëjës ose shumës, për fjalët kyçe bazuar në atë se çfarë
sugjerohet nga WordTracker për fjalën që kërkohet më shpesh
Mos përsërisni fjalët kyçe më shumë se 2 ose 3 herë në titull
Sigurohuni që tagu <title> është elementi i parë në seksionin <head> të faqes web. Kjo e
bën më të lehtë kërkimin e faqes.
Optimizimi i fjalëve kyçe
Një fjalë kyçe është një term ose një frazë që përdoruesit vendosin në motorrët e kërkimit për të
gjetur një informacion specific. Qëllimi i rankimit në motorrët e kërkimit është rritja e trafikut të
faqes web nga rezultatet e kërkimit dhe fjalët kyçe që zgjidhni për të targetuar faqen web do të
përcaktojnë llojin e trafikut që mund të merrni. Fjalët kyçe janë të rëndësishme sepse jep
informacion rreth kërkesave që kanë përdoruesit dhe gjithashtu janë një pikë e fortë rreth së cilës
mund të organizohet përmbajtja e faqes web.
Figura 3: Përdorimi i tagut meta keywords
Konceptet e mëposhtme që lidhen me fjalët kyçe ndihmojnë në optimizimin e fjalëve kyçe në një
faqe web.
Hyrje në Search Engine Optimization
10
Frekuenca e fjalëve kyçe
Kjo llogaritet në varësi të faktit se sa shpesh shfaqet një fjalë kyçe në titullin ose përshkrimin e
një faqe web. Nëse ju përsërisni një fjalë shumë herë, automatikisht do të penalizohëni nga
motorrët e kërkimit për “spamming” ose keyword stuffing.
Përgjithësisht fjalët kyçe mund të përsëriten 3-7 herë në listën e metatag-eve.
Pesha e fjalëve kyçe
I referohet numrit të fjalëve kyçe që shfaqen në faqen web krahasuar me numrin total të fjalëve
që shfaqen në të njëjtën faqe. Disa motorrë kërkimi e marrin në konsideratë këtë faktor ndërkohë
që përcaktojne rankimin e faqes web për një fjalë kyçe të caktuar.
Vendosja e fjalëve kyçe
Vendi ku vendosen fjalët kyçe në një faqe është shumë e rëndësishme. Për shembull, në pjesën
më të madhe të motorrëve të kërkimit, vendosja e fjalëve kyçe në titullin e faqes, ose në taget
Headings, do t’i japë më shumë rëndësi. Në disa motorrë kërkimi, vendosja e fjalëve kyçe në
tekstet linqe, mund t’u shtojë më tepër rëndësi këtyre fjalëve.
Elementet se ku duhet të provoni të vendosni fjalët kyçe:
Tag-un <title>.
Në <meta name="description">.
Në <meta name="keyword">.
Në <h1> ose në taget e tjerë heading.
Në tagun link <a href="http://yourcompany.com">fjala kyçe</a>.
Në përmbajtje.
Në tagun alt.
Në taget e komentit <!—vendos komentin -->.
Në URL ose adresën e faqes web.
Hyrje në Search Engine Optimization
11
Optimizimi i meta tag-eve
Ka dy meta tag-e të rëndësishme:
Tagu meta description
Tagu meta keyword
Disa motorrë kërkimi mund të shfaqin tagun meta description si pjesë të rezultatit të kërkimeve,
por taget meta keyword nuk duhet të shfaqen në rezultatet e kërkimeve.
Për Google, shtimi i tagut meta description nuk ndikon në rritjen e rezultateve të kërkimit, por
përshkrimi në meta tag munyd të përdoret për përshkrimin për SERP në listat e Google.
Yahoo! përdor tagun meta keyword për të rankuar faqen. Kështu që është e rëndësishme
përdorimi i meta keyword.
Mund të shtoni kodin e mëposhtëm në seksionin head të faqes web:
<meta name="keywords" content="fjalë kyçe 1 fjalë kyçe 2 rreth 30 deri 40 fjalë unike">
<meta name="description" content="një përshkrim i saktë, me fjalë kyçe rreth 150 karaktere">
Figura 4: Përdorimi i tagut meta description
Disa këshilla të rëndësishme për një tag të mirë meta description:
Përdorni fjalë kyçe në tagun meta description
Mos i përsërisni fjalët shumë shpesh, por mundohuni të përdorni përafrime të fjalëve
kyçe
Hyrje në Search Engine Optimization
12
Nuk duhet të ketë më shumë se 150 karaktere në tagun meta description për një faqe web
dhe ka një mundësi më të mirë për t’u shfaqur në kërkime nëse vendosni një titull të mirë
dhe një përshkrim të mirë.
Këshillat për taget meta keyword:
Përdorni sinonimet
Përdorni fjalë kyçe unike
Nuk është e nevojshme të përsëriten fjalët
Mund të përsërisni një fjalë disa herë, për aq kohë sa është pjesë e fjalive të ndryshme
Robots Meta Tag
Një meta tag i rëndësishëm që mund tju duhet ndonjëherë është Robots Metatag që ka trajtën e
mëposhtme:
<meta name="robots" content="noindex, nofollow">
Duke përdorur këtë meta tag, ju tregoni që disa prej faqeve nuk doni t’i indeksoni, ose nuk doni
që linqet të bëhen follow.
Optimizimi i linqeve
Përdorni tekst përshkrues për të gjithë linqet. Pjesa më e madhe e motorrëve të kërkimit marrin
në konsideratë tekstin e linqeve hyrëse kur bëjnë rankimin e faqes. Mëposhtë është një shembull
i përdorimit të një link-u:
<a href="shembull.html" title="Anchor Title">Anchor Text</a>
Disa pika të rëndësishme që duhen marrë në konsideratë për krijimin e linqeve:
Anchor Title luan një rol shumë të rëndësisshëm dhe merret në konsideratë nga pjesa më
e madhe e motorrëve të kërkimit. Anchore Title duhet të ketë fjalët kyçe të duhura.
Anchor Title i ndihmon përdoruesit duke përdorur një informacion të shfaqur në një
popup të vogël.
Hyrje në Search Engine Optimization
13
Anchor Text është një pjesë tjetër e rëndësishme, që duhet të zgjidhet me shumë kujdes
sepse teksti përdoret jo vetëm nga motorrët e kërkimit por edhe për qëllime navigimi.
Duhet të përdorni fjalët kyçe më të mira në anchor text.
Duhet të siguroheni që faqet në të cilat ju ridrejtojnë linqet të ekzistojnë; në të kundërt
linku do të njihet si një broken link, që jep një përshtypje jo të mirë për motorrët e
kërkimit dhe për përdoruesit e faqes web
Një shembull tjetër i një linku është:
<a href="shembull.html" title="Anchor Title">
<img src="imazh.jpg" alt="fjalë kyçe" />
</a>
Në këtë rast Anchor Text është zëvendësuar me një imazh. Nëse përdori një imazh në vend të
anchor text, duhet të kontolloni nëse keni përcaktuar veçorinë alt për imazhin. Edhe atributi alt
duhet të përdorë fjalët kyçe të duhura.
Struktura e URL-ve
Struktura e URL ndikon në aftësinë e motorrëve të kërkimit për të indeksuar websiten dhe për të
kuptuar përmbajtjen e tyre.
Përdoruesit mund të stepen nga URL shumë të gjata dhe të koduara që përmbajnë fjalë të
panjohura. Për më tepër janë të vështira për t’u mbajtur mend ose për të krijuar një lidhje në atë
URL. Gjithashtu disa përdorues mund të mendojnë që një pjesë e URL nuk është e nevojshme,
sidomos nëse URL shfaq parametra të panjohura. Ata mund të fshijnë një pjesë të URL duke
krijuar në këtë mënyrë ato që quhen broken link. Kjo ndikon rrjedhimisht në rankimin nga
motorrët e kërkimit.
URL-të me fjalë të rëndësishme për përmbajtjen dhe strukturën e website janë më user friendly
për përdoruesit e faqes tuaj web.
Shmangni:
URL e gjata me parametra të panevojshëm dhe ID sesionesh
Hyrje në Search Engine Optimization
14
Përdorimi i emrave të përgjithshëm të faqeve web si për shembull faqe1.html
Përdorimi i fjalëve kyçe të tepërta
Struktura e URL që ndikon pozitivisht në SEO:
URL e shkurtra: sa më e shkurtër të jetë URL aq më e dobishme do të jetë. URL konçize
shmangin krijimin e URL-ve spam.
Shmangni përdorimin e URL-ve dinamike, por nëse janë të domosdoshme të përdoren,
përcaktoni maksimumi dy parametra. Përdorni vijat për të ndarë fjalët. Mos përdorni
underscore, hapësira ose karaktere të tjera. Kjo e bën URL jo vetëm të lexueshëm nga
përdoruesi, por e bën më të lehtë deshifrimin e tyre nga spiders të motorrëve të kërkimit.
Por kini parasysh të shmangni URL e gjata me shumë vija ndarëse, duke qënë se do e
bëjë URL të duket si spam.
Sa më pak direktori aq më mirë: shmangni krijimin e një direktorie të re në URL nëse
mundeni. Kjo nuk do të thotë që çdo faqe duhet të jetë në direktorinë root.
URL duhet të jenë përshkruese.
Krijoni një strukturë të thjeshtë direktorish
Përdorni një strukturë direktorish që organizon mirë përmbajtjen e website dhe e bën më të lehtë
për përdoruesit të dallojnë ku janë duke naviguar në website.
Shmangni:
Përdorimin e nëndirektorive të ndërthurura shumë të gjata
Përdorimin e emrave të direktorive që nuk kanë lidhje me përmbajtjen e tyre
Navigimi
Navigimi është shumë i rëndësishëm për motorrët e kërkimit. Navigimi i një website është një
faktor që ndihmon përdoruesit të gjejnë përmbajtjen që ata duan. Ai gjithashtu ndihmon motorrët
e kërkimit për të kuptuar cila përmbajtje është e rëndësishme sipas webmater-ave.
Hyrje në Search Engine Optimization
15
Krijoni dy site maps: një për përdoruesit dhe një për motorrët e kërkimit
Figura 5: Struktura e një skedari sitemap.xml
Një site map është një faqe në website që tregon strukturën e website dhe zakonisht konsiton në
një listim hierarkik të faqeve web të website. Përdoruesit mund të shikojnë këtë faqe web nëse
kanë probleme në gjetjen e faqeve web të website.
Gjithashtu motorrët e kërkimit mund të përdorin këtë faqe, duke marrë një mbulim craël më të
mirë të website.
Një skedar site map XML, që mund ta ngarkoni duke përdorur Google's Webmaster Tools e bën
më të lehtë për Google të zbulojë faqet web në website. Përdorimi i Sitemap është gjithashtu një
mënyrë për t’i treguar Goolge cilin version të URL preferoni si link canonical (pra perdorimin e
linqeve me www ose pa www). Google ka krijuar Sitemap Generator Script që ju ndihmon të
krijoni një skedar Sitemap për websiten tuaj.
Hyrje në Search Engine Optimization
16
Shmangni:
Mospërditësimin e faqes Sitemap me broken links
Krijimi i një Sitemap HTML që thjesht liston faqet web pa i organizuar ato për shembull
sipas përmbajtjes
Krijoni një faqe 404
Përdorusit mund të provojnë të aksesojnë një faqe që nuk ekziston, duke klikuar për shembull
broken links ose duke klikuar në një URL të gabuar. Krijimi i një faqe 404 i ridrejton përdoruesit
në një faqe ekzistuese në websiten tuaj. Faqja 404 duhet të ketë një link që e ridrejton
përdoruesin për në faqen kryesore dhe gjithashtu duhet të ketë linqe për në faqe të tjera të
website tuaj.
Shmangni:
Indeksimin e faqes 404 nga motorrët e kërkimit (sigurohuni që webserver të jetë
konfiguruar të japë një 404 HTTP status code kur kërkohet një faqe që nuk ekziston)
Shfaqjen thjesht të një mesazhi si për shembull “Not found” në vend të një faqe web 404
Dizenjimi i faqes 404 në një mënyrë që nuk është konsistente me faqet e tjera web të
website
Figura 6:
Ndërtimi i një
faqe “404 Not
Found”
Hyrje në Search Engine Optimization
17
Shembulli i mësipërm tregon ekzistencën e një faqe 404 not found në website. Në këtë mënyrë
përdoruesi vihet në dijeni që po kërkon akses në një faqe që nuk gjendet në website dhe i jepet
mundësi të navigojë më tej në faqet e website.
Koha e ngarkimit të website
Load time (koha e ngarkimit të website) i referohet kohës që i duhet serverit/webhost për të
shërbyer një faqe të kërkuar të website. Përgjithësisht load time është në rendin e milisekondave;
megjithëatë nëse serveri nuk është në gjendje të shërbejë faqet web mjaftueshëm shpejt, atëhere
mund të shkaktojë problem me rankimin dhe bounce rate.
Figura 7: Rezultatet e Crawling
Hyrje në Search Engine Optimization
18
Kështu që është e rëndësishme te testohet sa shpejt ngarkohen faqet e website. Për të testuar se sa
shpejt mund të ngarkohen faqet e website mund të përdorni Google Webmaster Tools. Këtë
informacion mund ta gjeni në Tools->Crawl->Crawl Stats.
Çfarë është Mobile SEO?
Mobile Search Engine Optimization është procesi i dizenjimit të një web site për ta bërë atë të
përshtatshëm për t’u aksesuar edhe në pajisje mobile me madhësi të ndryshme ekrani dhe që
kanë bandwidth të ulët.
Përveç se duhet të ndiqen të gjithë rregullat SEO që janë të aplikueshme për një web site
desktop, duhet të kemi një kujdes të shtuar kur dizenjojmë një website për pajisje mobile.
Figura 8: Aksesimi i website në pajisje të ndryshme mobile
Hyrje në Search Engine Optimization
19
Një website është mobile-friendly nëse ka veçoritë e mëposhtme:
Një website i mirë për mobile ka një design të përshtatur që aksesohet më së miri në
desktop dhe në pajisje mobile. Ai jo vetëm redukton mirëmbajtjen e ëbsite por gjithashtu
e bën përmbajtjen të qëndrueshme për motorrët e kërkimit.
Përmbajtja e një website të mirë mobile-friendly është e thjeshtë për t’u lexuar në një
pajisje mobile pa qënë nevoja për të zmadhuar ekranin. Ajo ka fontet e përshtatshme,
ngjyrat dhe layout-et.
Është e thjeshtë që një website mobile-friendly të navigohet në një ekran të vogël. Ai
siguron linqet dhe butonat që mund të manovrohen lehtësisht duke i klikuar vetëm me një
gisht.
Një website mobile-friendly duhet të kërkojë më pak bandwidth dhe më pak kohë për t’u
ngarkuar në rrjetin mobile.
Faqja kryesore e një website mobile-friendly luan një rol shumë të rëndësishëm në
lidhjen e përdoruesve me përmbajtjen që ata kërkojnë. Si rrjedhim website mobile-
friendly sigurojnë që linqet më të rëndësishme të shfaqen në faqen kryesore në mënyrë që
të marrin mjaftueshëm shikueshmëri.
Rankimi i një website varet shumë nga fakti se sa user friendly është.
Dizenjim responsiv i faqes web
Një dizenjim responsive është një përafrim në dizenjimin e website që lejon përdoruesit të
shikojnë të gjithë përmbajtjen në një website pavarësisht platformës. Një dizenjim responsive në
thelb është një kombinim i ridimensionimit të rezolucionit të ekranit dhe ridimensionimit të
imazheve që lejon përdoruesit të navigojnë në një website pa pasur nevojë të bëjnë zoom in dhe
zoom out për të parë të gjithë përmbajtjen e faqes web nëse janë në një pajisje mobile ose në një
tablet.
Hyrje në Search Engine Optimization
20
Figura 9: Dizenjimi
responsive i website
Google rekomandon dizenjim responsiv të faqeve. Kodi HTML qëndron i njëjtë në të njëjtën
URL, megjithëatë rregullon display bazuar në madhësinë e ekranit të pajisjes mobile.
Me një design responsive, thjesht sigurohuni që keni meta tag e mëposhtëm në header të faqes
web:
<meta name="viewport" content="width=device-width, initial-scale=1.0">
Viewport vendos se si do të shfaqet faqja web në një pajisje. Një website me një design
responsive ndryshon madhësinë bazuar në madhësinë e ekranit në të cilën shfaqet. Deklaroni një
viewport në mënyrë që faqja web të shfaqet në mënyrën e duhur në çdo pajisje.
Ndërkohë që ndërtoni një faqe web për pajisje mobile, duhet të keni parasysh që përdoruesi ka
hapësirë të kufizuar në të cilën mund të punojë. Kështu që duhet të jeni sa më konçiz të jetë e
mundur kur të krijoni titujt, URL-të dhe meta-descriptions.
Hyrje në Search Engine Optimization
21
Ndikimi i profileve të rrjeteve sociale në rankimin në motorrët e kërkimit
Profilet në rrjete sociale ndikojnë në përmbajtjen e
rezultateve të kërkimit. Në ditët e sotme
përdoruesit nuk drejtohen vetem në Google për të
kërkuar; ata përdorin gjithashtu edhe rrjetet sociale
për kërkim. Nëse jeni aktiv në rrjetet sociale
atëhere ka më shumë probabilitet që website të jetë
më i dukshëm në kërkimet e përdoruesve.
Sipas Google kërkimet në rrjete sociale nuk
ndikojnë në rankimin e website në kërkimin në
motorrët e kërkimit. Por rrjetet sociale nuk kanë
një ndikim më pak të rëndësishëm. Nëse website
ka një përmbajtje të mirë, atëhere do të bëhet
shumë i njohur në rrjetet sociale dhe përdoruesit do
e pëlqejnë dhe do kërkojnë për të duke çuar në këtë
mënyrë në rritjen e nivelit të rankimit të website.
Normalisht website që kanë një nivel të lartë
rankimi kanë gjithashtu një numër të madh ndjekësish
në rrjetet sociale. Megjithëatë rrjetet sociale nuk janë një faktor kyç që ndikojnë në rankimin e
website.
Konkluzione
Tool-et e SEO janë shumë të rëndësishme dhe ndihmojnë në optimizimin e website-ve për
motorrët e kërkimit. Shumë prej tyrë ndryshojnë në qëllim dhe analizojnë aspekte të ndryshme të
SEO. Megjithëatë elementet më të rëndësishëm që duhen marrë në konsideratë për optimizimin e
website janë fjalët kyçe, përmbajtja e website, backlinks, domain-i dhe rrjetet sociale. Mënyra se
si është organizuar website, lidhja midis faqeve web, lista e fjalëve kyçe që përdorni dhe fakti
nëse ato targetojnë audiencën ndikojnë në rankimin e website nga motorrët e kërkimit.
Figura 10: Statistikat e klikimeve në
website
Hyrje në Search Engine Optimization
22
Referenca
1. https://d2eeipcrcdle6.cloudfront.net/guides/Moz-The-Beginners-Guide-To-SEO.pdf
2. https://www.whatisseo.com/downloads/SEO-Guide-by-whatisseo.pdf
3. https://cdn2.hubspot.net/hub/53/file-13204607-pdf/docs/introduction-to-seo-ebook.pdf
Best PDF Encryption Reviews

More Related Content

Similar to Seo tutorial

Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës
Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencësHulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës
Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencësBesart Bajrami
 
28 nentori Shkoder.pptx
28 nentori Shkoder.pptx28 nentori Shkoder.pptx
28 nentori Shkoder.pptxark40
 
"Si ta krijojmë një faqe interneti" - Nga 0 (zerro) deri në produkt final
"Si ta krijojmë një faqe interneti" - Nga 0 (zerro) deri në produkt final"Si ta krijojmë një faqe interneti" - Nga 0 (zerro) deri në produkt final
"Si ta krijojmë një faqe interneti" - Nga 0 (zerro) deri në produkt finalYlber Veliu
 
Andri Xhitoni - Open Sourcing Beni CMS (OSCAL2014)
Andri Xhitoni - Open Sourcing Beni CMS (OSCAL2014)Andri Xhitoni - Open Sourcing Beni CMS (OSCAL2014)
Andri Xhitoni - Open Sourcing Beni CMS (OSCAL2014)Open Labs Albania
 
Prezantimi i ECD Kosovo
Prezantimi i ECD KosovoPrezantimi i ECD Kosovo
Prezantimi i ECD KosovoECD Kosovo
 
Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-së
Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-sëBazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-së
Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-sëBesart Bajrami
 
Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)
Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)
Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)Arsim Gjinovci
 
Azhurimet e Algoritmit të Google dhe Penalizimet
Azhurimet e Algoritmit të Google dhe PenalizimetAzhurimet e Algoritmit të Google dhe Penalizimet
Azhurimet e Algoritmit të Google dhe PenalizimetBesart Bajrami
 

Similar to Seo tutorial (12)

Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës
Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencësHulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës
Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës
 
Prezantimi ECD
Prezantimi  ECD Prezantimi  ECD
Prezantimi ECD
 
28 nentori Shkoder.pptx
28 nentori Shkoder.pptx28 nentori Shkoder.pptx
28 nentori Shkoder.pptx
 
"Si ta krijojmë një faqe interneti" - Nga 0 (zerro) deri në produkt final
"Si ta krijojmë një faqe interneti" - Nga 0 (zerro) deri në produkt final"Si ta krijojmë një faqe interneti" - Nga 0 (zerro) deri në produkt final
"Si ta krijojmë një faqe interneti" - Nga 0 (zerro) deri në produkt final
 
Projekti
ProjektiProjekti
Projekti
 
Andri Xhitoni - Open Sourcing Beni CMS (OSCAL2014)
Andri Xhitoni - Open Sourcing Beni CMS (OSCAL2014)Andri Xhitoni - Open Sourcing Beni CMS (OSCAL2014)
Andri Xhitoni - Open Sourcing Beni CMS (OSCAL2014)
 
Prezantimi i ECD Kosovo
Prezantimi i ECD KosovoPrezantimi i ECD Kosovo
Prezantimi i ECD Kosovo
 
Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-së
Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-sëBazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-së
Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-së
 
Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)
Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)
Web sistemi për menaxhimin e përmbajtjes (Web Content Management System)
 
Azhurimet e Algoritmit të Google dhe Penalizimet
Azhurimet e Algoritmit të Google dhe PenalizimetAzhurimet e Algoritmit të Google dhe Penalizimet
Azhurimet e Algoritmit të Google dhe Penalizimet
 
Hyrje në HTML
Hyrje në HTML Hyrje në HTML
Hyrje në HTML
 
Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?
Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?
Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?
 

Seo tutorial

  • 1. MSc. Xhezmije LULO1 Mailton LULO2 1 Kolegji Universitar “Logos”, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Departamenti Informatikë e Zbatuar dhe Statistikë
  • 2. Hyrje në Search Engine Optimization 2 Përmbajtja SEO - Search Engine Optimization...........................................................................................................3 Si funksionojnë motorrët e kërkimit?...................................................................................................4 Ndërtimi i një faqe web ..........................................................................................................................5 Dizenjimi dhe layout i faqes web..........................................................................................................5 Permbajtja e faqes web .........................................................................................................................7 Përmbajtje unike dhe kualitative...........................................................................................................7 Optimizimi i tagut title ...........................................................................................................................8 Optimizimi i fjalëve kyçe........................................................................................................................9 Optimizimi i meta tag-eve ....................................................................................................................11 Robots Meta Tag.................................................................................................................................12 Optimizimi i linqeve..............................................................................................................................12 Struktura e URL-ve..............................................................................................................................13 Krijoni një strukturë të thjeshtë direktorish ........................................................................................14 Navigimi.................................................................................................................................................14 Krijoni një faqe 404 ..............................................................................................................................16 Koha e ngarkimit të website.................................................................................................................17 Çfarë është Mobile SEO?.....................................................................................................................18 Dizenjim responsiv i faqes web ..........................................................................................................19 Ndikimi i profileve të rrjeteve sociale në rankimin në motorrët e kërkimit....................................21 Konkluzione...........................................................................................................................................21 Referenca ...............................................................................................................................................22
  • 3. Hyrje në Search Engine Optimization 3 SEO - Search Engine Optimization SEO është shkurtim i fjalëve Search Engine Optimization. Search Engine Optimization (SEO) është një bashkësi teknikash që shërbejnë për optimizimin dhe rritjen e nivelit të rankimit të faqes web. Teknikat SEO optimizojnë faqen web në mënyrë të tillë që të jetë sa më friendly për motorrët e kërkimit. SEO është një teknikë që ndihmon në: Rankimin e faqes web në motorrët e kërkimit Rrit trafikun e faqes web Ndihmon për të kuptuar kërkesat e përdoruesve Figura 1: Analizimi i website me SEO Check
  • 4. Hyrje në Search Engine Optimization 4 Disa faktorë që merren në konsideratë nga algoritmet e motorrëve të kërkimit kur vendoset se çfarë informacioni do të shfaqet në SERP përfshin: Informacion gjeografik i përdoruesit Historiku i performanës (numri i klikimeve, bounce rates etj) Cilësia e linqeve Përmbajtja e faqes web Kodi back end ose HTML i faqes web Tipet e linqeve (shpërndarja në rrjetet sociale, linqet nga media outlet, bloget etj) Për të aplikuar teknikat bazë të SEO, duhet të kuptojmë se si funksionojnë motorrët e kërkimit. Si funksionojnë motorrët e kërkimit? Për të realizuar procesin e shfaqjes së rezultateve të kërkimit nga përdoruesit, motorrët e kërkimit kryejnë disa veprimtari: Crawling: është procesi nëpërmjet të cilit motorrët e kërkimit marrin informacion rreth website-ve në Wolrd Wide Web. Është një proces që nënkupton marrjen e informacionit për të gjitha faqet web që përfshihen në website dhe që rezlizohet nga një program software që njihet si crawler ose spider. Indeksimi: është procesi i krijimit të një indexi për të gjithë websitet dhe ruajtja e tyre në një bazë të dhënash. Indeksimi është një nga proceset më të rëndësishëm që ndikon në raknimin e një website nga motorrët e kërkimit. Nëse një website nuk indeksohet nga crawlers, atëhere ai nuk mund të rankohet. Me pak fjalë, indeksimi nënkupton që motorrët e kërkimit koleksionojnë faqet web dhe i ruajnë në bazën e të dhënave. Procesimi: është faza gjatë së cilës motorrët e kërkimit krahasojnë fjalët e vendosura për kërkim me faqet e indeksuara në bazën e të dhënave. Përcaktimi i rëndësisë: motorrët e kërkimit përcaktojnë rëndësinë e çdo fjale të vendosur për kërkim në indeksin e faqeve web Shfaqja e rezultateve: Hapi i fundit në aktivitetin e motorëve të kërkimit është shfaqja në browser e rezultateve për përdoruesit.
  • 5. Hyrje në Search Engine Optimization 5 Ndërtimi i një faqe web Kur filloni të mendoni për të ngritur një biznes përmes internetit, gjëja e parë për të cilën mendoni është emri i domain të faqës tuaj web. Përpara se të zgjidhni emrin e domain, duhet të merrni në konsideratë pikat e mëposhtme: Cili do të jetë targeti juaj, pra përdoruesit që do të jenë të interesuar për atë që do të ofroni në faqen tuaj web Çfarë do t’i shisni atyre. A është një artikull i prekshëm apo thjesht informacion? Cila është veçoria që e bën unik biznesin tuaj ose çfarë e dallon nga ata që tashmë janë në treg. Shumë prej nesh mund të mendojnë që përdorimi i fjalëve kyçe në emrin e domain është e rëndësishme. Emri i domain ka qënë një faktor shumë i rëndësishëm rankimi, por sot motorrët e kërkimit bazohen në veçori të tjera dhe si rrjedhim emri i domain nuk është një faktor kyç. Por sigurisht që përdorimi i fjalëve kyçe në emrin e domain ju jep më tepër avantazh. Përcaktimi i emrit të domain është një hap shumë i rëndësishëm sepse mbasi të jetë vendosur nuk mund të ndryshohet. Alternativa më e mirë është të zgjidhet një domain me prapashtesën .com. Shpesh herë në pamundësi për të gjetur free një domain në .com, zgjidhet një domain me .net ose .org. Por kjo me kalimin e kohës çon në rënie të trafikut në .com. Një pikë tjetër kyçe në përcaktimin e emrit të domain është shmangia e përdorimit të vijave ndarëse. Domainet mund të rregjistrohen për shembull në GoDaddy, Hostgator, NameCheap etj dhe më pas ekziston edhe mundësia e transferimit të domaineve. Dizenjimi dhe layout i faqes web Dizenjimi dhe layout i faqes web jep përshtypjen e parë. Faqja web nuk duhet të jetë e komplikuar. Dizenjimi dhe layout ndikojnë në mënyrën se si motorrët e kërkimit interpretojnë përmbajtjen e faqës web. Kjo ndikon në një indeksim efektiv ose jo të faqes web dhe si rrjedhim ne nivelin e rankimit të faqes web.
  • 6. Hyrje në Search Engine Optimization 6 Përmbajtja e faqes duhet të ketë një densitet të fjalëve kyçe rreth 10% dhe duhet të arrijë në rreth 200 fjalë. Disa pika që mund të marrim në konsideratë kur dizenjojmë një faqe web janë: Duhet të keni më shumë tekst në përmbajtje se sa tage HTML. Nuk duhet të përdorni frame. Fram-et janë elemente që nuk preferohen nga motorrët e kërkimit. Nëse është e mundur mos vendosni Google AdSende. Pjesa më e madhe e ads-eve përdorin Java-Script që ndikojnë në kohën e ngarkimit të faqes web. Mos përdorni Java-Script. Nëse e keni të nevojshme përdorimin e Java-Script, thërriteni nga një skedar i jashtëm dhe mos përfshini kodin Java-Script në skedarin HTML. Nëse përdorni Java Script sigurohuni që linqet e lidhjes t’i vendosni në fund të faqes. Mos përfshini në faqe çështje që nuk përshtaten plotësisht. Mos vendosni nëndirektori të panevojshme. Vendosni skedarët sa më afër root të jetë e mundur. Mos përdorni shumë elemente pa qënë të nevojshëm si për shembull Flash, Splash, Animated Gifs etj. Kur ndërtohet një faqe web duhet të ndiqen rregullat e mëposhtme: Përdorni instruksionin e deklarimit të XHTML në çdo faqe XHTML: <!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Strict//EN" "DTD/xhtml1-strict.dtd"> Çdo tag duhet të mbyllet Taget head dhe body janë të detyrueshëm Tag-et teke duhet të kenë një slash në fund të tyre. Për shembull <br> duhet të shkruhet <br/>, <hr> duhet të shkruhet <hr/>, <img src=””> duhet të shkruhet <img src=””/> e kështu me radhë Të gjitha tag-et duhet të shkruhen me shkronja të vogla. Kjo nuk zbatohet për atributet, vetëm për tag-et. Për shembull të dy formatet e mëposhtme pranohen nga XHTML DTD: <font color="#fff"> është i vlefshëm <font color="#FFF"> është gjithashtu i vlefshëm
  • 7. Hyrje në Search Engine Optimization 7 Por formati i mëposhtëm nuk pranohet: <FONT color="#fff"> nuk është i vlefshëm Të gjitha vlerat e atributeve të tag-eve duhet të vendosen në thonjëza çifte Ndërthurja e tag-eve <b><i>tekst</b></i> nuk është e vlefshme <b><i>tekst</i></b> është e vlefshme Tag-u <pre> nuk duhet të përmbajë: img, object, big, small, sub ose sup Një tag <form> nuk mund të vendoset brenda një tag-u tjetër <form> Nëse kodi përmban një shenjë &, atëhere duhet të shkruhet si &amp; Çdo kod CSS duhet të përdorë shkronja të vogla Permbajtja e faqes web Përmbajtja përfshin çfarë shikoni në faqen web: tekstin, imazhet madje edhe linqet për në faqet e tjera web. Grafika e rënduar e faqeve web nuk është Search Engine Friendly. Ajo shkakton vonëse në ngarkimin e faqes web. Sa më e mirë të jetë cilësia e përmbajtjes së faqes web, aq më i lartë është rankimi, aq më shumë trafik arrihet dhe aq më shumë ka mundësi për t’u njohur faqja web. Motorrët e kërkimit duan cilësi të mirë të faqeve web për t’i indeksuar dhe për t’i shfaqur në rezultatet e kërkimit. Përmbajtja e update-uar është thelbësore për të tërhequr vizitorë në faqen web. Kjo ju ndihmon të tërhiqni trafik nga motorrët e kërkimit dhe të krijoni besnikëri të audiencës. Përmbajtje unike dhe kualitative Kur përdoruesit vizitojnë një faqe web për të marrë informacion, ata duan një informacion unik rreth një tematike të caktuar. Si mund të jetë unik informacioni? A është i dukshëm dhe a është i lehtë për t’u kërkuar dhe për t’u gjetur? Vizitorët duan përmbajtje unike dhe me cilësi të lartë në
  • 8. Hyrje në Search Engine Optimization 8 një faqe web. Nuk është vetëm përmbajtja e faqes kryesore, por gjitthashtu të gjitha faqet e lidhura duhet të kenë përmbajtje të dobishme dhe të lehtë për t’u kuptuar. Në ditët e sotme, motorrët e kërkimit janë në gjendje të kuptojnë gramatikën dhe të gjithë tekstin. Kështu që gjatë procesit të rankimit të një faqe web përkundrejt një faqe tjetër, është shumë e rëndësishme përmbajtja që kanë faqet. Mënyra se si strukturoni faqet web ndikon në mënyrën se si motorrët e kërkimit interpretojnë përmbajtjen e faqes web. Faqe web me përmbajtje të dublikuar, ose me përmbajtje çfarëdo nuk rankohen nga motorrët e kërkimit. Optimizimi i tagut title Tagu title vendoset në seksionin head të një faqe web. Titulli i faqes shfaqet në title bar në dritaren e browser dhe gjithashtu edhe kur bëni bookmark një faqe ose kur e shtoni në Favorites të browser. Tagu title është elementi ku fjalët kyçe duhet të vendosen. Përdorimi i duhur i fjalëve kyçe në titullin e çdo faqë të website është shumë i rëndësishëm për Google, në mënyrë të veçantë për faqen kryesore. Disa pika që duhet të marrim në konsideratë për të krijuar titullin e një faqe web: Titulli nuk duhet të jetë më shumë se 9 fjalë ose 60 karaktere. Përdorni fjalët kyçe në fillim të titullit. Mos përfshini emrin e kompanisë në titull, përjashtuar rastin kur emri është shumë i njohur. Figura 2: Rezultatet e kërkimit me fjalë kyçe
  • 9. Hyrje në Search Engine Optimization 9 Përdorimi jo i duhur i titujve në faqet web ndikon në rankimin e tyre. Gjithashtu edhe mungesa e një përmbajtje të saktë të faqes web ose mungesa e linqeve të faqeve të tjera web që referojnë në faqen tuaj ndikon në rankimin e faqes. Praktikat më të mira për të krijuar titujt e faqeve web: Çdo faqe duhet të ketë një titull unik Provoni të shtoni fjalët kyçe në titull Filloni titullin e faqes kryesore me fjalë kyçe Përdorni variacione specifike të fjalëve kyçe në lidhje me produktet, shërbimet ose përmbajtjen e faqes Nëse do të përfshini në titull emrin e kompanisë, vendoseni në fund të titullit Përdorni formën më të mirë, njëjës ose shumës, për fjalët kyçe bazuar në atë se çfarë sugjerohet nga WordTracker për fjalën që kërkohet më shpesh Mos përsërisni fjalët kyçe më shumë se 2 ose 3 herë në titull Sigurohuni që tagu <title> është elementi i parë në seksionin <head> të faqes web. Kjo e bën më të lehtë kërkimin e faqes. Optimizimi i fjalëve kyçe Një fjalë kyçe është një term ose një frazë që përdoruesit vendosin në motorrët e kërkimit për të gjetur një informacion specific. Qëllimi i rankimit në motorrët e kërkimit është rritja e trafikut të faqes web nga rezultatet e kërkimit dhe fjalët kyçe që zgjidhni për të targetuar faqen web do të përcaktojnë llojin e trafikut që mund të merrni. Fjalët kyçe janë të rëndësishme sepse jep informacion rreth kërkesave që kanë përdoruesit dhe gjithashtu janë një pikë e fortë rreth së cilës mund të organizohet përmbajtja e faqes web. Figura 3: Përdorimi i tagut meta keywords Konceptet e mëposhtme që lidhen me fjalët kyçe ndihmojnë në optimizimin e fjalëve kyçe në një faqe web.
  • 10. Hyrje në Search Engine Optimization 10 Frekuenca e fjalëve kyçe Kjo llogaritet në varësi të faktit se sa shpesh shfaqet një fjalë kyçe në titullin ose përshkrimin e një faqe web. Nëse ju përsërisni një fjalë shumë herë, automatikisht do të penalizohëni nga motorrët e kërkimit për “spamming” ose keyword stuffing. Përgjithësisht fjalët kyçe mund të përsëriten 3-7 herë në listën e metatag-eve. Pesha e fjalëve kyçe I referohet numrit të fjalëve kyçe që shfaqen në faqen web krahasuar me numrin total të fjalëve që shfaqen në të njëjtën faqe. Disa motorrë kërkimi e marrin në konsideratë këtë faktor ndërkohë që përcaktojne rankimin e faqes web për një fjalë kyçe të caktuar. Vendosja e fjalëve kyçe Vendi ku vendosen fjalët kyçe në një faqe është shumë e rëndësishme. Për shembull, në pjesën më të madhe të motorrëve të kërkimit, vendosja e fjalëve kyçe në titullin e faqes, ose në taget Headings, do t’i japë më shumë rëndësi. Në disa motorrë kërkimi, vendosja e fjalëve kyçe në tekstet linqe, mund t’u shtojë më tepër rëndësi këtyre fjalëve. Elementet se ku duhet të provoni të vendosni fjalët kyçe: Tag-un <title>. Në <meta name="description">. Në <meta name="keyword">. Në <h1> ose në taget e tjerë heading. Në tagun link <a href="http://yourcompany.com">fjala kyçe</a>. Në përmbajtje. Në tagun alt. Në taget e komentit <!—vendos komentin -->. Në URL ose adresën e faqes web.
  • 11. Hyrje në Search Engine Optimization 11 Optimizimi i meta tag-eve Ka dy meta tag-e të rëndësishme: Tagu meta description Tagu meta keyword Disa motorrë kërkimi mund të shfaqin tagun meta description si pjesë të rezultatit të kërkimeve, por taget meta keyword nuk duhet të shfaqen në rezultatet e kërkimeve. Për Google, shtimi i tagut meta description nuk ndikon në rritjen e rezultateve të kërkimit, por përshkrimi në meta tag munyd të përdoret për përshkrimin për SERP në listat e Google. Yahoo! përdor tagun meta keyword për të rankuar faqen. Kështu që është e rëndësishme përdorimi i meta keyword. Mund të shtoni kodin e mëposhtëm në seksionin head të faqes web: <meta name="keywords" content="fjalë kyçe 1 fjalë kyçe 2 rreth 30 deri 40 fjalë unike"> <meta name="description" content="një përshkrim i saktë, me fjalë kyçe rreth 150 karaktere"> Figura 4: Përdorimi i tagut meta description Disa këshilla të rëndësishme për një tag të mirë meta description: Përdorni fjalë kyçe në tagun meta description Mos i përsërisni fjalët shumë shpesh, por mundohuni të përdorni përafrime të fjalëve kyçe
  • 12. Hyrje në Search Engine Optimization 12 Nuk duhet të ketë më shumë se 150 karaktere në tagun meta description për një faqe web dhe ka një mundësi më të mirë për t’u shfaqur në kërkime nëse vendosni një titull të mirë dhe një përshkrim të mirë. Këshillat për taget meta keyword: Përdorni sinonimet Përdorni fjalë kyçe unike Nuk është e nevojshme të përsëriten fjalët Mund të përsërisni një fjalë disa herë, për aq kohë sa është pjesë e fjalive të ndryshme Robots Meta Tag Një meta tag i rëndësishëm që mund tju duhet ndonjëherë është Robots Metatag që ka trajtën e mëposhtme: <meta name="robots" content="noindex, nofollow"> Duke përdorur këtë meta tag, ju tregoni që disa prej faqeve nuk doni t’i indeksoni, ose nuk doni që linqet të bëhen follow. Optimizimi i linqeve Përdorni tekst përshkrues për të gjithë linqet. Pjesa më e madhe e motorrëve të kërkimit marrin në konsideratë tekstin e linqeve hyrëse kur bëjnë rankimin e faqes. Mëposhtë është një shembull i përdorimit të një link-u: <a href="shembull.html" title="Anchor Title">Anchor Text</a> Disa pika të rëndësishme që duhen marrë në konsideratë për krijimin e linqeve: Anchor Title luan një rol shumë të rëndësisshëm dhe merret në konsideratë nga pjesa më e madhe e motorrëve të kërkimit. Anchore Title duhet të ketë fjalët kyçe të duhura. Anchor Title i ndihmon përdoruesit duke përdorur një informacion të shfaqur në një popup të vogël.
  • 13. Hyrje në Search Engine Optimization 13 Anchor Text është një pjesë tjetër e rëndësishme, që duhet të zgjidhet me shumë kujdes sepse teksti përdoret jo vetëm nga motorrët e kërkimit por edhe për qëllime navigimi. Duhet të përdorni fjalët kyçe më të mira në anchor text. Duhet të siguroheni që faqet në të cilat ju ridrejtojnë linqet të ekzistojnë; në të kundërt linku do të njihet si një broken link, që jep një përshtypje jo të mirë për motorrët e kërkimit dhe për përdoruesit e faqes web Një shembull tjetër i një linku është: <a href="shembull.html" title="Anchor Title"> <img src="imazh.jpg" alt="fjalë kyçe" /> </a> Në këtë rast Anchor Text është zëvendësuar me një imazh. Nëse përdori një imazh në vend të anchor text, duhet të kontolloni nëse keni përcaktuar veçorinë alt për imazhin. Edhe atributi alt duhet të përdorë fjalët kyçe të duhura. Struktura e URL-ve Struktura e URL ndikon në aftësinë e motorrëve të kërkimit për të indeksuar websiten dhe për të kuptuar përmbajtjen e tyre. Përdoruesit mund të stepen nga URL shumë të gjata dhe të koduara që përmbajnë fjalë të panjohura. Për më tepër janë të vështira për t’u mbajtur mend ose për të krijuar një lidhje në atë URL. Gjithashtu disa përdorues mund të mendojnë që një pjesë e URL nuk është e nevojshme, sidomos nëse URL shfaq parametra të panjohura. Ata mund të fshijnë një pjesë të URL duke krijuar në këtë mënyrë ato që quhen broken link. Kjo ndikon rrjedhimisht në rankimin nga motorrët e kërkimit. URL-të me fjalë të rëndësishme për përmbajtjen dhe strukturën e website janë më user friendly për përdoruesit e faqes tuaj web. Shmangni: URL e gjata me parametra të panevojshëm dhe ID sesionesh
  • 14. Hyrje në Search Engine Optimization 14 Përdorimi i emrave të përgjithshëm të faqeve web si për shembull faqe1.html Përdorimi i fjalëve kyçe të tepërta Struktura e URL që ndikon pozitivisht në SEO: URL e shkurtra: sa më e shkurtër të jetë URL aq më e dobishme do të jetë. URL konçize shmangin krijimin e URL-ve spam. Shmangni përdorimin e URL-ve dinamike, por nëse janë të domosdoshme të përdoren, përcaktoni maksimumi dy parametra. Përdorni vijat për të ndarë fjalët. Mos përdorni underscore, hapësira ose karaktere të tjera. Kjo e bën URL jo vetëm të lexueshëm nga përdoruesi, por e bën më të lehtë deshifrimin e tyre nga spiders të motorrëve të kërkimit. Por kini parasysh të shmangni URL e gjata me shumë vija ndarëse, duke qënë se do e bëjë URL të duket si spam. Sa më pak direktori aq më mirë: shmangni krijimin e një direktorie të re në URL nëse mundeni. Kjo nuk do të thotë që çdo faqe duhet të jetë në direktorinë root. URL duhet të jenë përshkruese. Krijoni një strukturë të thjeshtë direktorish Përdorni një strukturë direktorish që organizon mirë përmbajtjen e website dhe e bën më të lehtë për përdoruesit të dallojnë ku janë duke naviguar në website. Shmangni: Përdorimin e nëndirektorive të ndërthurura shumë të gjata Përdorimin e emrave të direktorive që nuk kanë lidhje me përmbajtjen e tyre Navigimi Navigimi është shumë i rëndësishëm për motorrët e kërkimit. Navigimi i një website është një faktor që ndihmon përdoruesit të gjejnë përmbajtjen që ata duan. Ai gjithashtu ndihmon motorrët e kërkimit për të kuptuar cila përmbajtje është e rëndësishme sipas webmater-ave.
  • 15. Hyrje në Search Engine Optimization 15 Krijoni dy site maps: një për përdoruesit dhe një për motorrët e kërkimit Figura 5: Struktura e një skedari sitemap.xml Një site map është një faqe në website që tregon strukturën e website dhe zakonisht konsiton në një listim hierarkik të faqeve web të website. Përdoruesit mund të shikojnë këtë faqe web nëse kanë probleme në gjetjen e faqeve web të website. Gjithashtu motorrët e kërkimit mund të përdorin këtë faqe, duke marrë një mbulim craël më të mirë të website. Një skedar site map XML, që mund ta ngarkoni duke përdorur Google's Webmaster Tools e bën më të lehtë për Google të zbulojë faqet web në website. Përdorimi i Sitemap është gjithashtu një mënyrë për t’i treguar Goolge cilin version të URL preferoni si link canonical (pra perdorimin e linqeve me www ose pa www). Google ka krijuar Sitemap Generator Script që ju ndihmon të krijoni një skedar Sitemap për websiten tuaj.
  • 16. Hyrje në Search Engine Optimization 16 Shmangni: Mospërditësimin e faqes Sitemap me broken links Krijimi i një Sitemap HTML që thjesht liston faqet web pa i organizuar ato për shembull sipas përmbajtjes Krijoni një faqe 404 Përdorusit mund të provojnë të aksesojnë një faqe që nuk ekziston, duke klikuar për shembull broken links ose duke klikuar në një URL të gabuar. Krijimi i një faqe 404 i ridrejton përdoruesit në një faqe ekzistuese në websiten tuaj. Faqja 404 duhet të ketë një link që e ridrejton përdoruesin për në faqen kryesore dhe gjithashtu duhet të ketë linqe për në faqe të tjera të website tuaj. Shmangni: Indeksimin e faqes 404 nga motorrët e kërkimit (sigurohuni që webserver të jetë konfiguruar të japë një 404 HTTP status code kur kërkohet një faqe që nuk ekziston) Shfaqjen thjesht të një mesazhi si për shembull “Not found” në vend të një faqe web 404 Dizenjimi i faqes 404 në një mënyrë që nuk është konsistente me faqet e tjera web të website Figura 6: Ndërtimi i një faqe “404 Not Found”
  • 17. Hyrje në Search Engine Optimization 17 Shembulli i mësipërm tregon ekzistencën e një faqe 404 not found në website. Në këtë mënyrë përdoruesi vihet në dijeni që po kërkon akses në një faqe që nuk gjendet në website dhe i jepet mundësi të navigojë më tej në faqet e website. Koha e ngarkimit të website Load time (koha e ngarkimit të website) i referohet kohës që i duhet serverit/webhost për të shërbyer një faqe të kërkuar të website. Përgjithësisht load time është në rendin e milisekondave; megjithëatë nëse serveri nuk është në gjendje të shërbejë faqet web mjaftueshëm shpejt, atëhere mund të shkaktojë problem me rankimin dhe bounce rate. Figura 7: Rezultatet e Crawling
  • 18. Hyrje në Search Engine Optimization 18 Kështu që është e rëndësishme te testohet sa shpejt ngarkohen faqet e website. Për të testuar se sa shpejt mund të ngarkohen faqet e website mund të përdorni Google Webmaster Tools. Këtë informacion mund ta gjeni në Tools->Crawl->Crawl Stats. Çfarë është Mobile SEO? Mobile Search Engine Optimization është procesi i dizenjimit të një web site për ta bërë atë të përshtatshëm për t’u aksesuar edhe në pajisje mobile me madhësi të ndryshme ekrani dhe që kanë bandwidth të ulët. Përveç se duhet të ndiqen të gjithë rregullat SEO që janë të aplikueshme për një web site desktop, duhet të kemi një kujdes të shtuar kur dizenjojmë një website për pajisje mobile. Figura 8: Aksesimi i website në pajisje të ndryshme mobile
  • 19. Hyrje në Search Engine Optimization 19 Një website është mobile-friendly nëse ka veçoritë e mëposhtme: Një website i mirë për mobile ka një design të përshtatur që aksesohet më së miri në desktop dhe në pajisje mobile. Ai jo vetëm redukton mirëmbajtjen e ëbsite por gjithashtu e bën përmbajtjen të qëndrueshme për motorrët e kërkimit. Përmbajtja e një website të mirë mobile-friendly është e thjeshtë për t’u lexuar në një pajisje mobile pa qënë nevoja për të zmadhuar ekranin. Ajo ka fontet e përshtatshme, ngjyrat dhe layout-et. Është e thjeshtë që një website mobile-friendly të navigohet në një ekran të vogël. Ai siguron linqet dhe butonat që mund të manovrohen lehtësisht duke i klikuar vetëm me një gisht. Një website mobile-friendly duhet të kërkojë më pak bandwidth dhe më pak kohë për t’u ngarkuar në rrjetin mobile. Faqja kryesore e një website mobile-friendly luan një rol shumë të rëndësishëm në lidhjen e përdoruesve me përmbajtjen që ata kërkojnë. Si rrjedhim website mobile- friendly sigurojnë që linqet më të rëndësishme të shfaqen në faqen kryesore në mënyrë që të marrin mjaftueshëm shikueshmëri. Rankimi i një website varet shumë nga fakti se sa user friendly është. Dizenjim responsiv i faqes web Një dizenjim responsive është një përafrim në dizenjimin e website që lejon përdoruesit të shikojnë të gjithë përmbajtjen në një website pavarësisht platformës. Një dizenjim responsive në thelb është një kombinim i ridimensionimit të rezolucionit të ekranit dhe ridimensionimit të imazheve që lejon përdoruesit të navigojnë në një website pa pasur nevojë të bëjnë zoom in dhe zoom out për të parë të gjithë përmbajtjen e faqes web nëse janë në një pajisje mobile ose në një tablet.
  • 20. Hyrje në Search Engine Optimization 20 Figura 9: Dizenjimi responsive i website Google rekomandon dizenjim responsiv të faqeve. Kodi HTML qëndron i njëjtë në të njëjtën URL, megjithëatë rregullon display bazuar në madhësinë e ekranit të pajisjes mobile. Me një design responsive, thjesht sigurohuni që keni meta tag e mëposhtëm në header të faqes web: <meta name="viewport" content="width=device-width, initial-scale=1.0"> Viewport vendos se si do të shfaqet faqja web në një pajisje. Një website me një design responsive ndryshon madhësinë bazuar në madhësinë e ekranit në të cilën shfaqet. Deklaroni një viewport në mënyrë që faqja web të shfaqet në mënyrën e duhur në çdo pajisje. Ndërkohë që ndërtoni një faqe web për pajisje mobile, duhet të keni parasysh që përdoruesi ka hapësirë të kufizuar në të cilën mund të punojë. Kështu që duhet të jeni sa më konçiz të jetë e mundur kur të krijoni titujt, URL-të dhe meta-descriptions.
  • 21. Hyrje në Search Engine Optimization 21 Ndikimi i profileve të rrjeteve sociale në rankimin në motorrët e kërkimit Profilet në rrjete sociale ndikojnë në përmbajtjen e rezultateve të kërkimit. Në ditët e sotme përdoruesit nuk drejtohen vetem në Google për të kërkuar; ata përdorin gjithashtu edhe rrjetet sociale për kërkim. Nëse jeni aktiv në rrjetet sociale atëhere ka më shumë probabilitet që website të jetë më i dukshëm në kërkimet e përdoruesve. Sipas Google kërkimet në rrjete sociale nuk ndikojnë në rankimin e website në kërkimin në motorrët e kërkimit. Por rrjetet sociale nuk kanë një ndikim më pak të rëndësishëm. Nëse website ka një përmbajtje të mirë, atëhere do të bëhet shumë i njohur në rrjetet sociale dhe përdoruesit do e pëlqejnë dhe do kërkojnë për të duke çuar në këtë mënyrë në rritjen e nivelit të rankimit të website. Normalisht website që kanë një nivel të lartë rankimi kanë gjithashtu një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Megjithëatë rrjetet sociale nuk janë një faktor kyç që ndikojnë në rankimin e website. Konkluzione Tool-et e SEO janë shumë të rëndësishme dhe ndihmojnë në optimizimin e website-ve për motorrët e kërkimit. Shumë prej tyrë ndryshojnë në qëllim dhe analizojnë aspekte të ndryshme të SEO. Megjithëatë elementet më të rëndësishëm që duhen marrë në konsideratë për optimizimin e website janë fjalët kyçe, përmbajtja e website, backlinks, domain-i dhe rrjetet sociale. Mënyra se si është organizuar website, lidhja midis faqeve web, lista e fjalëve kyçe që përdorni dhe fakti nëse ato targetojnë audiencën ndikojnë në rankimin e website nga motorrët e kërkimit. Figura 10: Statistikat e klikimeve në website
  • 22. Hyrje në Search Engine Optimization 22 Referenca 1. https://d2eeipcrcdle6.cloudfront.net/guides/Moz-The-Beginners-Guide-To-SEO.pdf 2. https://www.whatisseo.com/downloads/SEO-Guide-by-whatisseo.pdf 3. https://cdn2.hubspot.net/hub/53/file-13204607-pdf/docs/introduction-to-seo-ebook.pdf Best PDF Encryption Reviews