1. Bashkësia Islame e Kosovës
Keshilli i Xhematit te Xhamise Dardania – Gjilan
Konform vendimeve te keshillit te xhematit ne bashkepunim me xhematin e xhamise ne lagjen Dardania–Gjilan,
me daten 03.09.2012. aprovon dokumentin :
Njoftim 11
Për : Strukturat e qeverise komunale Gjilan, Antarsine e gjere te Bashkesise Islame nga lagjeja Dardania-Gjilan,
perfaqsuesit e KBI-s Gjilan, perfaqsuesit e BIK-ut Prishtine, per mediat dhe shoqerine civile.
Es selamun Alejkym, të nderuar besimtarë islam,
Ju njoftojme se me daten 27 dhe 28 Gusht 2012. jane arestuar pjesetaret e xhematit vendas, nga ana e policise, me
arsyetim : «Organizmi per pengimin e imamit per gjate zhvillimit te namazit te regullt ne lagjen Dardania – Gjilan.»
Te arestuarit e dates 27 Gusht 2012 kan qene: Haxhi Halit Jakupi, Ramush Bunjaku, Shaban Hajredini dhe Arber Salihu.
Koha e arestimeve ka qene menjehere pas namazit te Drekes. Ndersa, Nexhmedin Salihu, eshte arestuar pas namazit te Ikindise
dhe i vetmi eshte ndaluar per dyzet e tete (48) ore, me arsyetim : «organizator per pengimin e namazit ne xhami ...»).
Te arestuarit e dates 28.Gusht 2012 kan qene : Emin Krasniqi, Rizad Ferati dhe Haxhi Sabedin Avdullahu.
Ndaj te gjithe te arestuarve eshte ushtruar presion i pa pare, vetem e vetem, qe te arrihet te frikesohen dhe te detyrohen, te
lartpermendurit, te deklarohen se e ‘’ndiejne vehten fajtor’’ dhe se jane ‘’penduar’’ per veprimet e zhvilluara. Pra, te gjithe keta, jane
detyruar ‘’te pendohen’’ per ate se jane falur nen udheheqjen e imamit joformal, pas perfundimit te namazit me imam formal dhe
mbrenda ne xhami.
Keto arestime te ndermaruna nga policia, jane arsyetuar per ekzistimin e nje dokumenti urdheresë per zbatim. Per ket dokument ka
folur, togeri F ..., para namazit te Drekes me daten 27 Gusht 2012. Lidhur me ket dokument, nga togeri F..., eshte kerkuar, qe
dokumenti ne fjale, te prezentohet me shkrim ashtu qe te shfrytezohet si mundesi e informimit publik si dhe te shfrytezohet si
mundesi per ankese, nese ka vend per ankese. Per xhematin vendas, fakti se ky lloj dokumenti, nuk eshte prezentuar me shkrim,
ashtu qe te jete i lexueshem per cdo kend, qe deshiron te njoftohet per pasojat e mundeshme nese nuk respektohet, si dhe per
mundesine qe te shfrytezohet e drejta per tu ankuar ne afatin dhe vendin e duhur, flet mjaft per presionin e realizuar nga ekzekutuesi
(policia).
Konstatim i KXHXHD-s
Me keto veprime te ekzekutuesit (policise), komplet pjesetaret e xhematit vendas, edhe njehere jane detyruar, qe per te dyten here,
te largohen nga xhamia, duke hequr dore nga kater te drejtat evidente, te cilat te drejta, gjer me tani kan qene nje periudhe kohore te
realizueshme ne xhamine e lagjes Dardania – Gjilan. Te drejtat e kontestuara jane :
1) E drejta per te bojkotuar imamin e dhunshem (ne prani te imamit); 2) E drejta per te falur namazin ne vendin e preferuar (ne
xhami); 3) E drejta per te falur namazin ne kohen e preferuar (pasi te perfundon namazi formal nen udheheqjen e imamit te
dhunshem) dhe 4) E drejta per mnyren e preferuar te falurit te namazit (individualisht apo me imam joformal).
Hapat e tutjeshem te KXHXHD-s
1. Xhemati i xhamise, do te kthehet ne xhamine e lagjes Dardania–Gjilan, pasi te perfundone procesi i regullt i selektimit te imamit,
bazuar ne procedurat e regullta te nje institucioni te mirefillt.
2. Per kater te drejta, te lartpermendura, keshilli i xhematit, do te kerkon deklarim individual dhe te pamvarun nga ana e
shkencetareve islam.
3. Keshilli i xhematit, do te kerkon, nga Policia e Kosoves, sigurimin e dokumentit «Urdher per mnyren e te falurit ne xhami ...», duke
ndjekur rugen dhe procedurat ligjore.
4. Keshilli i xhematit, do te angazhohet ne sigurimin e sa me shume informatave, te konfirmuara, lidhur me Iniciatorin,
Vendimemaresin dhe Ekzekutuesin e arestimeve.
5. Pasi te sugurohen informatat e konfirmuara, keshilli i xhematit, do te zhvillon konsultimet e duhura me profesionistet perkates dhe
do te ndermer hapat e dodmosdoshsem ne mbrojten e te dejtave dhe lirive fetare.
6. Neqoftese konstatohet se veprimet e Iniciatorit, Vendimemaresit dhe Ekzekutuesit te arestimeve, kane qene ne harmoni te plote
fetare dhe juridike, Keshilli i Xhematit te Xhamise ne lagjen Dardania–Gjilan, do te pranoje publikisht lajthitjen e veprimeve te
deritanishme dhe do te kerkoje falje publikisht ndaj Iniciatorit, Vendimemaresit dhe Ekzekutuesit te arestimeve.
Mbetshi me Selam - Kryetari i Keshillit te Xhematit te lagjes Dardania–Gjilan