Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
imuniteti.pptx
1. Imuniteti është rezistenca e organizmit ndaj infeksioneve të shkaktuara
nga ana e ndryshimeve patogjene në organizëm.
Ky mund të jetë imunitet jospecifik (i lindur) dhe specifik (i fituar).
Organizmi ka në dispozicion një numër të madh të barierave natyrore dhe mekanizma
kimik jospecifik me të cilët mbrohet nga invazioni i numrit gjithashtu të njëjtë të
agjentëve, me të cilët vjen në kontakt. Këta mekanizma përfshijnë:
•barrierat natyrore, zona e parë e mbrojtjes së organizmit
•fagocitoza dhe prodhimi i molekulave proteinike, të cilat formojnë zonën e dytë
mbrojtëse të organizmit
2. Zona e parë mbrojtëse e organizmit
Lëkura dhe jarga, në shumicën e vendeve në organizëm, përderisa janë të pa mbrojtura, sigurojnë mbrojtje nga
depërtimi i agjensëve patogjen përmes:
•membranave qepallore dhe mukoze, në sistemin respirator (filtrojnë grimcat e futura dhe i lëvizin kah fyti, prej ku do
largohen);
•sekretet e gjëndrave ekzokrine në lëkurë, zbrazëtirën e gojës, traktin urogjenital dhe sisteme të tjera (përmes pranisë
enzimit lizozimë, produkteve yndyrore, amoniakut dhe uresë, interferonit, properdinit etj.) kanë veprim antimikrob;
•reaksioni acidik në lëngun lukthor (me praninë e acidit klorhidrik i shkatërron një numër të mikroorganizmave të
hyjnë përmes ushqimit);
•flora bakteriale normale e cila është e vendosur në zbrazëtirën e gojës, fyt, në vaginën e sistemit gjenital te femrat
(pengon shumë burime patogjene dhe i mban nën kontroll numrin e mikroorganizmave).
3. Kur barrierat natyrore (lëkura dhe jarga) do të dëmtohet, mundësohet hyrja e mikroorganizmave në
organizëm.
Atëherë në mbrojtje inkuadrohen:
•fagocitet (neutrofilet, leukocitet, eozinofilet dhe monocitet), të cilat janë të pranishme në qarkullim. Këto i
lëshojnë enët e gjakut, hyjnë në inde në vendin e lënduar ose prej tyre dalin me rrugë të diapedezës dhe
me fagocitozë degradojnë qelizat bakteriale.
•interferoni është proteinë të cilën e prodhon organizmi si përgjigje në infeksionet virusale
Paraqitet në forma të ndryshme dhe nuk është specifike për virusët e veçantë.
Interferoni pengon reproduktimin e viruseve përderisa nuk inkuadrohet sistemi
imunologjik për ti zbërthyer qelizat e infektuara.
4. PËRGJIGJJA MBROJTËSE SPECIFIKE – SISTEMI IMUNOLOGJIK
Përgjigjja specifike imunologjike ndodhë atëherë kur zona e parë dhe e dytë
mbrojtëse nuk do të siguroj mbrojtje. Atëherë tri tipe leukocite (makrofagët, T-limfocitet
dhe B-limfocitet) inkuadrohen në kundërsulm. T-qelizat janë përgjegjëse për imunitetin
qelizor, kurse B-qelizat për reaksionin mbrojtës antigjen-antitrupth në imunitetin humoral.