2. Përmbajtja e romanit
• Romani fillon me një telegram, që z.Merso e merr nga shtëpia e
pleqve, në të cilin qëndronin fjalët: “Nëna vdiq. Varrimi nesër.
Ngushëllimet më të sinqerta!”
Z. Merso, me gjakftohtësi e pranon lajmin, përderisa
lexuesit fillojnë të dyshojnë në atë se personazhi a ndjen
diçka për botën e jashtme, e sidomos për ata që i ka të
afërt.Sidoqoftë, të jesh në lëkurën e z. Mersos ndoshta do
kishe dhënë edhe përgjigjen e saktë, por me ndodhitë e
mëtutjeshme në roman kuptojmë arsyen e Mersos, pse
ai botës që e rrethonte u linte një përshtypje të tillë.
Merso, përgatitet për rrugë deri në Marengo – 80-të km.
larg Algjerit për të marrë pjesë në
varrim. 2
3. Në shtëpinë e pleqve në Marengo e pritën me lot në sy,
duke shprehur dëshirë që Mersoja ta shohë për herë të fundit
nënën e ndjerë. Mersoja rrefuzoi.
• Pas varrimit e zë autobusin e parë dhe kthehet në Algjer.
Takohet me ish daktilografen, që e kishte simpatizuar më
herët. Atë ditë me të shkon në plazhë, gravata e tij e zezë
e detyron Marinë ta pyes se mos është në zi? Mënjëherë
tregon për ndërrimin e nënës.Më pas shkuan në kinema
dhe natën e kaluan së bashku. Marija herët largohet nga
banesa, kurse Mersoja mbeti në krevat duke nuhatur erën
e kripës së detit, që ajo e kishte lënë pas vetes.
Pas ndërrimit të jetës së nënës lind dashuria.
Ishte normale ose jo?
Në botën e pakuptimtë ai ishte i
vetëdijshëm se asgjë nuk mund të ndryshojë. 3
4. Dita e diel ishte dita pafat për Merson. Rejmondi, shoku i tij
që jetonte në kurriz të grave, e ftoi që të shkojnë te shoku i tij
Masoni, grua e të cilit përgatiti një specialitet të posaçëm peshku.
• Atë ditë kaluan bukur, mirëpo Rejmondi pasi kishte bërë
problem me arabët, duke shëtitur pranë bregut u plagos nga
arabët, kurse Mersoja ia mori revolen dhe doli që t’i gjejë
vrasësit. Deti- Dielli – Mersolej...Dielli edhe në varrimin e
nënës. Dielli edhe në plazhë me Marijën. Dielli edhe në
momentin kur arabi ia drejton thikën që ta godasë. Po, dielii
e bëri të veten, që në vetëmbrojtje t’ia drejtojë arabit
revolen dhe katër herë godet në të.
Po, e vret arabin, po, bëri krim, por nuk ishte fajtor.
Duheshte të ndëshkohet? Po, duheshte.
Duheshte të ekzekutohet?! Sipas Mersos, po, për krimin.
I doli në ndihmë dikush? Asnjë!
4