Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Drita fluoreshente
1.
2. Ato gjenden në çdo dyqan dhe
duket se ato së shpejti do të
zëvendësojnë poçet e vjetra të
rrumbullakëta.
3. Efikasiteti i tyre në aspektin energjetik
mund të jetë i rëndësishëm sesa poçet
tradicionale,
por ekziston një rrezik i vulosur brenda çdo
poçi të vogël që kërkon trajtim dhe
asgjësim të veçantë.
4. Poçet fluoreshente tregtohen si të
"sigurta" dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik
shëndetësor për aq kohë sa qelqi qëndron i
pathyer. Rreziku shfaqet kur poçi kriset,
thyhet apo nuk hidhet siç duhet. Edhe pse
tingëllon se një sasi prej 4-5 miligramëve
është shumë e vogël – një poç fluoreshent
ka mjaftueshëm merkur sa për të
kontaminuar më shumë se 22,000 litra uji
(22,712).
5. Merkuri
Merkuri/zhiva është neurotoksin i fuqishëm zhvillimor që
mund ta dëmtojë trurin, mëlçinë, veshkat dhe sistemin nervor
qendror. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë veçanërisht të
ndjeshëm ndaj efekteve toksike të Merkurit. Madje edhe në
masë të vogël, merkuri mund të shkaktojë sërë problemesh
shëndetësore, përfshirë dëmtimin e funksionimit motorik1,
aftësinë njohëse2 dhe problemet emocionale. Ekspozimi i lartë
mund të rezultojë me shumë probleme serioze shëndetësore.
1 Aftësia motorike është një lëvizje e qëllimshme e cila përfshin një motor apo komponent muskulor, i cili duhet të mësohet
dhe të prodhohet vullnetarisht që në mënyrë kompetente të kryhet një detyrë që është e orientuar në një qëllim të
caktuar(sipas Knapp, Newell, dhe Sparrow.)
2 Aftësitë njohëse janë aftësi me bazë në tru të cilat na nevojitën për të kryer ndonjë detyrë, nga ato më të thjeshtat e deri
tek ato më komplekset. Ato më tepër kanë të bëjnë me mekanizmat se si ne mësojmë, mbajmë mend, zgjidhim problemet
dhe kushtojmë vëmendje, sesa me ndonjë njohuri aktuale.
6. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (USA) sugjeron që:
1.Njerëzit dhe kafshët duhet të largohen menjëherë nga
dhoma;
2.Të hapen dritaret ose dera dhe dhoma të ajroset për 5-10
minuta;
3.Të ndalohet nxehja qendrore/klima;
4.Tërësisht të mblidhen xhamat e thyer dhe pluhuri i
dukshëm, duke përdorur lecka të lagëta.(KURRË fshesa
rryme apo fshesa dore);
5.Vendosni të gjitha mbeturinat dhe materialin me të cilin
është pastruar në një kontejner të mbyllur dhe vendoseni
atë jashtë në kontejnerin e mbeturinave (JO NË ATO
PUBLIKE), apo në ndonjë zonë të mbrojtur, derisa materialet
të mund të hidhen siç duhet.