SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
Universitetii Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Departamenti Matematikë,Informatikë,Statistikë e Zbatuar
Dega : Informatikë-Ekonomike
Ndikimi i Bitcoin në evazionin fiskal
Punoi: Benarda Kodheli Pranoi:Aida Gjika
Ester Daci
Joana Kratellari
Mejada Lekaj
Përmbajtja
1.Hyrje...............................................................................................................................................3
2.Përkufizimi i Bitcoin. .......................................................................................................................4
2.1.Si funksionon sistemi i Bitcoin-it? ..............................................................................................4
2.1.1.Krijimi i Bitcoin..................................................................................................................4
2.1.2.Cfarë është dhe si funksionon rrjeti i nyjeve? ........................................................................4
2.2.Janë transaksionet e Bitcoin-it të fshehta?..................................................................................5
2.3.Cila është shkalla e përdorimit të kësaj monedhe?........................................................................5
2.4. Çështjet teorike të pastrimit të parave.......................................................................................6
3.Argumentat pro dhe kundër përdorimit te gjerë të kësaj monedhe.....................................................6
3.1.Pse dikush do të përdorë Bitcoin? ..............................................................................................6
3.2.Kush mund ta pengoje përhapjen e gjerë të këtyre monedhave dixhitale? ......................................7
4.Çështjet ligjore dhe Evazioni Fiskal ..................................................................................................8
4.1.Konsideratat juridike në përgjithësi.............................................................................................9
4.3.Ligjet kundër pastrimit të parave................................................................................................9
4.4.Lidhjae drejtpërdrejt e Bitcoin me pastrimin e parave...............................................................10
5.E ardhmja e Bitcoin-it. ...................................................................................................................10
6.Konkluzione dhe rekomandime.......................................................................................................11
7.Referenca......................................................................................................................................11
1. Hyrje
Bitcoin-i është një sistem elektronik monedhash peer-to-peer që do të thotë që i referohet sistemeve që
punojnë si një bashkësi e organizuar duke lejuar cdo individ të ndërveprojë në mënyrë direkte me të tjerët,
e përshkruar për herë të parë në një paper1
. Ajo mbështet në një nënshkrim dixhital për të provuar
pronësine e përdoruesit dhe historinë publike të transaksioneve për të shmangur double-
spending(shpenzim i dyfishtë).Historia e transaksioneve shpërndahet duke përdorur rrjetin peer-to-peer
dhe mbështetet në një sistem proof-of-work(protokoll sigurie).Sipas Nakamutos transaksioni i parë i
Bitcoin-it u bë në janar të 2009 dhe që nga korriku i 2011 janë mbi 6.5 milion Bitcoin në qarkullim dhe
rreth 10.000 përdorues.Vlera e Bitcoin është gjithnjë e në rritje dhe muajt e fundit 1 Bitcoin shkëmbehet
me 200$-250$.2
Në te njëjtën kohë, SHBA , Senatorët dhe lobi grupeve në Gjermani, si Der Bun-
desverband Digitale Wirtschaft (BVWD) ose Shoqata Federale e Ekonomisë Dixhitale, kanë shqetësimet
e ngritura në lidhje me mungesën e rregullatorëve ligjorë të Bitcoin dhe potencialin e tyre për të dëmtuar
shoqërinë nëpërmjet evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe transaksionevetë paligjshme.
Tregtia standarte në internet është duke avancuar cdo ditë e më shumë aq sa mbështetet në institucione
financiare të cilat shërbejnë si palë të treta në lidhje me tregtinë elektronike. Ndërkohë që sistemi on-line
punon mirë për shumicën e transaksioneve, ai akoma vuan nga një dobësi e trashëguar sic është mungesa
e një modeli bazë të besuar. Kostoja e ndërmjetësimit në rastin e institucioneve financiare rrit kostot e
transaksioneve duke limituar mundësine praktike të shkëmbimeve dhe duke pakësuar mundësite e
shkëmbimit të transaksioneve të vogla dhe të zakonshme .
Çfarë nevojitet është një sistem pagesash elektronik bazuar në kriptografi më shumë sesa në besim, duke
lejuar dy palë te ndryshme të kryejnë shkëmbime pa pasur nevojën e një pale të tretë.Në ketë punim jane
trajtuar anët pozitive dhe negative të monedhës Bitcoin, ndikimi i monedhës në evazionin fiskal si dhe
është trajtuar çështja: "Bitcoin është një implementim elegant i monedhave dixhitale por a mund që me të
vërtetë të kemi një zëvendësim të monedhave aktule nga kjo monedhë?
Ky punim është zhvilluar si vijon. Në kapitullin e dytë njihemi me monedhën e Bitcoin-it, si është krijuar
dhe si funksionon ajo. Kapitujt në vazhdim thellojnë akoma më shumë këto njohuri.Kapitulli i tretë
përshkruan përparësitë dhe mangësitë e kësaj monedhe dixhitale duke u përqëndruar në çështjet e
sigurisë, privatësisë dhe ato ligjore.Kapitulli i katërt shtjellon ndikimin e Bitcoin-it në evazionin fiskal,
ligjet apo rregullat që po ndërmarrin institucionet e ndryshme financiare për ta bërë të ligjshme këtë
monedhë elektronike.Duke parë që mjedisi i Bitcoin-it sa vjen dhe po bëhet më i madh,qeveritë po
kërkojnë metoda të reja për kryerjen e misionit të kësaj monedhe si një rregullator dhe zbatues të ligjit,
ndërkohë që korporatat mund të krijojnë teknologji të bazuar mbi Bitcoin për të krijuar produkte dhe
shërbime të reja në të ardhmen.Gjithë pjesa mbi të ardhmen e Bitcoin është zhvilluar në kaptullin e fundit
të këtij punimi,ku më gjerësisht është treguar mbi fakte konkrete se si kjo monedhë po revolucionon
botën3
.
1 (Nakamuto, A Peer-to-Peer Electronic Cash System 2009)
2 (Nakamuto, A peer-to-peer electronic cash system 2009)
3 (Hoblitzell and Wan 2014)
2. Përkufizimi i Bitcoin.
Sipas Bitcoin Central Bank(BCB) Bitcoin është një lloj i valutës dixhitale në të cilën janë përdorur
teknika encryption(e kriptuar) për të rregulluar gjenerimin e njësisë valutore dhe për të verifikuar
transferimin e fondeve në mënyrë të pavarur nga një bankë qëndrore. Bitoin-i ka një bankë qëndrore
virtuale të quajtur Bitcoin Network(Rrjeti i Bitcoin) të cilës do i referohemi dhe si Bitcoin Central Bank.
Kjo bankë lëshon një monedhë të quajtur Bitcoin dhe mundëson kryerjen e transfertave mes llogarive.
Rregulli bazë i politikës monetare të Bitcoin u vendos që në krijimin e tij dhe pavarësia e saj është
siguruar nga natyra e shpërndarë e rrjetit themelor. Kjo politikë monetare më së miri mund të përshkruhet
si furnizim asimptotik sipas synimeve të dhënësit(AMST).4
2.1. Si funksionon sistemi i Bitcoin-it?
Poseduesi i nje monedhe dixhitale Bitcoin pajiset si fillim me një adresë Bitcoin që nuk është gjë tjetër
vetëm se një çelës publik i tipit DSA(digital signature algorithm). çdo monedhë ka një çelës të tillë
publik. Sipas një skenari të thjeshtë kur poseduesi A i monedhave dixhitale dëshiron të paguajë një
person B, i cili disponon adresë Bitcoin, krijohet një mesazh që njihet si transaksion i cili i bashkangjit
adresës së personit B sasinë e monedhave duke e firmosur me çelësin e tij privat. Firmosja e mesazhit me
anë të çelësit privat nënkupton që mesazhi është autentik dhe gjithë historiku i transaksioneve të një
monedhe mbahet prej gjithsecilit , kështu që çdokush mund të shohë se cili është pronari i një grupi të
caktuar monedhash.
2.1.1. Krijimi i Bitcoin
Sipas dokumentit të Nakamuto-s ka dy grupe aktorësh të cilët janë pjestarë të rrjetit peer-to-peer(te
barabartë) Bitcoin. Një grup quhet përdorues të thjeshtë dhe janë ata të cilët thjesht kryejnë transaksione,
dhe një grup tjetër të cilët njihen si ‘minierat’ e prodhimit të monedhave të reja. Gjithësekush mund të
pranojë të bëjë njërin rol, tjetrin apo të dy njëkohësisht. Blloku i parë i zinxhirit të blloqeve njihet ndryshe
si blloku i zanafillës. Për të krijuar një bllok të ri, programi i cili ka rolin e minierës , duhet të zgjidhë një
problem matematikor kompleks kriptografik. Kompjuteri i parë i cili e zgjidh problemin e ‘fiton’ këtë
bllok duke e firmosur me firmën dixhitale të adresës Bitcoin që disponon. Duke fituar një bllok të ri, ai
kompjuter (minierë e gjenerimit të monedhave të reja) është në gjëndje të paketojë transaksione të tjera të
vlefshme në brendësi të atij blloku dhe të bëjë një transaksion special si shpërblim për krijimin e një
blloku të ri duke shtuar 50 monedha të reja në adresën e përdoruesit. Ky është edhe procesi i krijimit të
monedhave të reja. Minierat kanë për detyrë të shqyrtojnë nëse cdo bllok përmban transaksione të
vlefshme dhe duke verifikuar sa më tepër blloqe mund të arrijnë të krijojnë të tjera të reja duke përfituar si
shpërblim monedhat e reja.
Duke qënë se vështirësia për të gjetur blloqe të reja rregullohet automatikisht nga rrjeti për të mbajtur një
proces krijimi të monedhave që nuk do të shkaktonte inflacion, sa më tepër kompjutera të bëhen pjesë e
minierave aq më e vështirë bëhet ndërhyrja për të modifikuar përmbajtjen e blloqeve sepse do të kërkonte
më tepër fuqi se sa gjithë minierat së bashku.
2.1.2. Cfarë është dhe si funksionon rrjeti i nyjeve?
Modeli kriptografik i përdorur në sistemin Bitcoin nuk përdor ndonjë algoritëm i cili nuk njihej më
përpara. Risia që ai sjell është decentralizimi i funksionit kriptografik duke lejuar që verifikimi i
operacioneve të kryhet publikisht ndërsa vetë transaksioni apo kalimi i monedhave nga një aktor tek tjetri
4 (Pierre 2013)
të kryhet me privatësi maksimale. Hapat të cilat ndiqen dhe zbatohen nga gjithë nyjet prezente në rrjet
pëermblidhen si veprime të cilat kryhen sipas kësaj kronologjie:
• Transaksionet e reja i shpërndahen (broadcast) gjithë nyjeve.5
• Çdo nyje mbledh transaksionet e reja në një bllok
• Çdo nyje punon për të gjetur një rrugë me të gjatë për të transportuar bllokun e saj
• Kur nyja gjen nje rrugë proof-of-work(protokoll sigurie)transmeton broadcast bllokun të gjitha nyjeve
• Nyjet pranojnë bllokun vetëm nëse të gjitha transaksionet që janë në të janë të vlefshme dhe nuk janë
aktualisht të shpenzuara.
2.2. Janë transaksionet e Bitcoin-it të fshehta?
Transaksionet Bitcoin nuk janë me të vërtetë anonime. Një shembull i një transaksioni anonim është një
këmbim me të holla mes dy të huajve. Në këtë rast, asnjë informacion personal nuk duhet të zbulohet as
nuk ka nevojë të jetë një rekord i transaksionit. Në ekstremin tjetër, transaksion jo anonim është një blerje
tipike në internet duke përdorur një kartë krediti. Ky transaksion kërkon vlefshmërinë nga një ndërmjetës
palës së tretë për të cilin blerësit dhe identitetet përkatëse financiare të njohin informacionin që mban një
rekord të transaksionit. Një transaksion Bitcoin bie në mes të këtyre dy ekstremeve6
.Me një transaksion
Bitcoin nuk ka ndërmjetës palës së tretë. Blerësi dhe shitësi bashkëveprojnë direkt (peer to peer), por
identitetet e tyre janë të koduara dhe asnjë informacion personal nuk është transferuar nga njëri tek tjetri.
Megjithatë, ndryshe nga një transaksion plotësisht anonim, ka një transaksion rekord. Një rekord i plotë
transaksion i çdo Bitcoin dhe çdo përdorues Bitcoin është mbajtur në librin publik. Për këtë arsye
transaksionet Bitcoin mendohet të jenë me pseudonim, jo anonim. Për shkak të librit publik, hulumtuesit
kanë gjetur se, duke përdorur analizë të sofistikuar kompjuterike,transaksionet që përfshijnë sasi të mëdha
të Bitcoin mund të gjurmuar dhe pretendojnë se nëse çiftëzohet me mjetet e tanishme të zbatimit të ligjit
do të ishte e mundur për të fituar një sasi të informacionit mbi përdoruesit e Bitcoin7
. Gjithashtu,
shkëmbimet Bitcoin duhet të jenë plotësisht në përputhje me rregullat e sekretit bankar (dmth, kundër
pastrimit të parave) .
2.3. Cila është shkalla e përdorimit të kësaj monedhe?
çfarë e bën Btc kaq të preferuar? Për të përfituar një shërbim financiar duhet një partner dhe një
institucion financiar, por Btc nuk ka vonesa apo pengesa. Njerëzit nuk kanë nevojë për një institucion
financiar për të kryer shkëmbime monetare me Btc. Këto barriera të vogla lejojnë krijimin e një gjenerate
të re të shërbimeve financiare, në të njëjtën mënyrë që interneti ka lehtësuar shërbimet e reja online.8
Nga
mezi i janarit 2015 numri total i Btc në qarkullim ishte rreth 13,7 milion, në krahasim me 1 milion të vitit
të kaluar. Me një çmim këmbimi aktual rreth $200, kapitali i përgjithshëm i Btc(çmimënumrin e
përgjithshëm në qarkullim) është rreth $2.7 bilion. Por në dhjetor 2013 me një çmim këmbimi rreth
5 (Nakamuto, A Peer-to-Peer Electronic Cash System 2009)
6 (Nakamuto, A Peer-to-Peer Electronic Cash System 2009)
7 (Shamir 2012)
8 (Michael 2013)
$1,100, kapitali i përgjithshëm i Btc ishte $140 bilion. Gjatë 2014 volumi i transksioneve ditore globale
shkonte rreth $40 milion dhe $60 milion.9
.
2.4. Çështjet teorike të pastrimit të parave.
Çdo vit, sasi të mëdha të parave janë të përfituara nga aktivitete të paligjshme si trafikimi I drogës,
evazioni fiskal dhe praktika të tjera korruptive. Njerëzit që i gjenerojnë këto para, duhet t’i bëjnë pjesë të
sistemit ligjor financiar pa ngritur dyshime. Konvertimi I të hollave në forma të tjera siç janë monedhat
virtuale, i bëjnë ato më të përdorshme. Pastrimi i parave është proçesi nëpërmjet të cilit fondet e
paligjshme duken si të përfituara në mënyrë të ligjshme.
3. Argumentat pro dhe kundër përdorimit te gjerë të kësaj monedhe.
Nga koha në kohë Bitcoin është rrethuar nga paragjykime dhe kundërshtime.Ndonjëherë këto lidhen me
potencialin e kësaj monedhe për tu bërë një alternativë monetare e pështatshme për marrëveshjet e
drogave dhe pastrimin e parave, si rezultat i privatësisë së lartë. Nga ana tjetër përdoruesit kanë deklaruar
se kanë "vuajtur" nga vjedhjet e Bitcoin nëpërmjet një virusi të quajtur Trojan, i cili fiton akses në
kompjuterat e tyre. Organizata The Electronic Frontier Foundation, e cila është një organizatë që mbron
privatësinë dixhitale vendosi të mos përdorë kalime në Bitcoin.. Gavin Andresen, LeadDeveloper i
projekteve të monedhës dixhitale Bitcoin nuk ngurron për të thënë që:
"Bitcoin është një eksperiment. Trajtojeni njësoj sic ju do të trajtonit një kompani start-up në
internet:ndoshta ajo mund të ndryshoojë botën, por mos harroni që investimi i kohës dhe parave tuaja në
një ide të re është gjithmonë e rrezikshme" .
Megjithatë mbështetësit e Bitcoin pohojnë se është një sistem i hapur kodi i të cilit mund të shihet nga
kushdo. Sipas tyre kjo e bën më të sigurt dhe të besueshme.
3.1. Pse dikush do të përdorë Bitcoin?
Përdorimi I monedhës dixhitale Bitcoin konsiston në tre përparësi potenciale për përdoruesit:10
 Kostot e ulëta te transaksioneve: Transaksionet dixhitale te monedhës Bitcoin janë më
pak të shtrenjta për përdoruesit në krahasim me sistemet tradicionale të pagesave ku
përmendim PayPal dhe kartat e kreditit.Gjithashtu kjo monedhë dixhitale privon mundësine
e kthimit të restos tek konsumatorët.Avantazh tjetër është shpejtësia me të cilën ndodh një
transaksion i Bitcoin, e cila në varësi te përmasës së transaksionit, kërkon një minimum
kohe prej 10 minutash deri në 1 orë.
 Privatësia: Ata përdorues të cilët kërkojnë shkallë të lartë privatësie e kanë më të
lehtë dhe më të përshtatshme të përdorin Bitcoin-in për transaksionet e tyre
komerciale dhe financiare në përputhje me ligjin. Rreziku për vjedhje identiteti ka
më shumë probabilitet të jetë më i pakët.Megjithatë transaksionet e Bitcoin nuk kanë
mundësinë e anonimatit për të tjerët si transaksionet cash sepse sistemin elektronik
të qëndrueshëm të transaksioneve të Bitcoin ekziston një historik i regjistrimeve të
sasisë së Bitcoin dhe identitetet e kriptuara nëpërmjet algoritmave.
9 (Board of Governors of the Federal Reserve System n.d.)
 Degradimi I fuqisë blerëse nga inflacioni: Me inflacion do të kuptojmë rritjen e nivelit
të çmimeve në përqindje të të mirave dhe shërbimeve. Shpesh qeveritë ose bankat e
nivelit qëndror rregullojnë sistemin monetar dhe atë të kreditit dhe ndeshen shpesh
me problemin e inflacionit të lartë .Në rastin e Bitcoin, nuk ka ndonjë qeveri apo
Bankë Qëndrore që të rregullojë dhe të ndërhyjë në rezervën e Bitcoin. Rezerva e
Bitcoin është programuar me një shkallë rritjeje të qëndrueshme e kontrolluar nga
shkalla e procesit të rritjes së kërkesës për Bitcoin. Inflacioni ndodh në qoftë se
kerkesa për Bitcoin ulet relativisht me rezervën e fiksuar dhe kur rrjeti dixhital i
Bitcoin zhvillon rezerva bankare fraksionale.
3.2. Kush mund ta pengoje përhapjen e gjerë të këtyre monedhave dixhitale?
Janë disa faktorë që mund të ndalin përhapjen më të madhe të monedhave virtuale Bitcoin.
 Është Bitcoin një valutë ligjore?: Dollari është valutë ligjore dhe me ligj mund të përdoret
për të shuar borxhet publike ose private. Një kreditor është e nevojshme të pranojë tender
ligjor për zgjidhjen e borxhit. Në një minimum , pagesa e taksave detyron individët të
SHBA-se për të mbajtur dollarë. Ndoshta, për shumë njerëz, një miratim i tille i qeverisë
është inkurajues dhe krijon një kërkesë të fortë themelore për dollarin. Në të kundërt, një
monedhë si Bitcoin që është e lidhur me një program kompleks kompjuterik që shumë nuk e
kuptojnë dhe që vepron pa përgjegjësi ndaj çdo subjekti kontrollues mund të jetë një mjet i
pabesueshem per te mbajtur pasurine për shumë njerëz.
 Nuk gëzon eksternalitetet e dollarit: Siç u përmend më lart, tërheqja e përdorimit të një
dollari varet nga numri i njerëzve qe tashmë jane duke e përdorur atë. Përdorimi në këtë
mënyrë, i gjerë i dollarit inkurajon përdorimin e mëtejshëm të tij dhe është një pengesë
(edhe pse jo një pengesë e pakapërcyeshme) per përdorimin e valutave të tjera, duke
përfshirë BitCoin.
 Kurs i paqëndueshëm i këmbimit: Çmimi i Bitcoin ka qenë i luhatshëm nga krijimi i tij në
vitin 2009. Gjatë muajit mars 2013 dhe prill 2013, norma e shkëmbimit të Bitcoin me
dollarin u rrit nga rreth 50$ në 350$ dhe pastaj ra përsëri në afërsi të $70. Çmimi Bitcoin u
rrit edhe më ndjeshëm pas rënies së 2013, rritje prej afër 50$ në shtator në më shumë se me
$1100 në fillim të dhjetorit. Gjatë vitit 2014, çmimi i Bitcoin tregoi variacione te ndryshme,
por me me rrezikshmeri trendet poshtë. Nga mesi i janarit 2015, cmimi i nje Bitcoin është
pothuajse $200. Ky është një model çmimi më tipik i një mall sesa i një monedhe që do të
përdoret si një mjet shkëmbimi. Sjellja e paqëndrueshme e çmimit e Bitcoin sugjeron se
tregu për Bitcoin është duke u nxitur nga investitorët spekulativë, jo nga një kërkesë në rritje
për Bitcoin si shkak i rritjes së transaksioneve me tregtarët tradicionalë dhe konsumatorët.
 Deflacioni i zgjatur do të dekurajojë përdorimin e tij si valutë: Përdorimi i gjerë i
Bitcoin do të thotë se kërkesa për Bitcoin do të shkaktojë rritje në mënyrë të qëndrueshme të
çmimit të Bitcoin. Si rezultat i kësaj rritjeje, çmimi i Bitcoin e i mallrave dhe shërbimeve do
të bien në mënyrë të qëndrueshme duke shkaktuar deflacionin. Të ballafaquar me
deflacionin, ka një nxitje të fortë për të grumbulluar Bitcoin dhe jo për ti shpenzuar ato, duke
shkaktuar rënie të nivelit aktual të transaksioneve.Rreziqet e një monedhe të palakueshme
ishin të dukshme, për një periudhë prej rreth 1880-1914, kur sistemi monetar në Shtetet e
Bashkuara u operua nën një standard ari. Në këtë kohë, deflacioni i palakueshëm në
furnizimin e arit çoi në normat e larta të interesit të vërtetë, shkaktoi panik periodik bankar,
dhe tek prodhuesit duke rritur paqëndrueshmërinë e prodhimit. Rezerva Federale u krijua në
vitin 1913 për të siguruar një elasticitet të monedhës. Në veçanti, performanca përgjithësisht
e mirë ekonomike e kohës së pasluftës flet për përfitimet e të paturit të një banke qëndrore
për të administruar një valutë elastike, jo vetëm për të përmbushur ndryshimet e nevojave të
transaksioneve të ekonomisë, por edhe për të përdorur në mënyrë proaktive politikën
monetare të stabilizimit, prodhimit dhe inflacionit.
 Rrjeti i Bitcoin është i pasigurt : Megjithëse falsifikimi i qëllimëshm nuk është i
mundur, shkëmbimet përmes Bitcoin si dhe shërbimet kanë luftuar me sigurinë kohë pas
kohe. Cash dhe sistemet tradicionale elektronike të pagesave gjithashtu kanë probleme
periodike të sigurisë. Disa shembuj të dukshëm të shkelje të sigurisë në rrjet Bitcoin jane
si në vijim:
 Në janar 2015, Bitstamp, i ka pezulluar shërbimet dhe një pjesë të madhe shkëmbimesh të
Bitcoin –it evropian, pas një shkelje të sigurisë që përfshin humbjen e 19.000 Bitcoin, me vlerë
prej $ 5 million.
 Hakerët kishin ngritur një sistem masiv të sulmeve ndaj mohimit-te-shërbimit kundër
shkëmbimit më popullor te shkëmbimit të Bitcoin, Mt. Gox, në vitin 2013. Rreth 850,000
Bitcoinvlerësuar në më shumë se 400.000.000 $ ishin vjedhur. Mt. Gox më pas shpalli
falimentimin .
 Në shtator 2012, Bitfloor, një qender shkëmbimi i Bitcoin, raportoi se u hakua , me rezultat
24.000 Bitcoin (afërsisht ekuivalente me $ 250,000) te vjedhur. Si rezultat, Bitfloor pezulloi
përkohësisht aktivitetin .
 Më 3 prill 2013, Instawallet, një web i bazuar ne ofrimin e portofoleve, ishte hakuar, duke
rezultuar në vjedhjen e më shumë se 35,000 BitCoins. Me një çmim prej 129,90 $ për Bitcoin në
kohë, ose gati 4.600.000 $ në total, Instawallet pezulloi aktivitetin .
 Tetor 23- 26, 2013, një bankë e Bitcoin operuar nga Australia, por e ruajtur nga serverat në
Shtetet e Bashkuara ishte hakuar , me një humbje prej 4100 BitCoins, ose mbi 1 milion dollars.11
4. Çështjetligjore dhe Evazioni Fiskal
Është e qartë se monedhat virtuale aktualisht përbëjnë një nga rreziqet e pastrimit të parave si dhe një
nga sfidat më komplekse me të cilat institucionet financiare po përballen sot. Natyra e tyre anonime i
lejon kriminelët të marrin pjesë në tregjet financiare dhe të konvertojnë, transferojnë dhe të tërheqin fonde
pa u diktuar.
Fakti se anonimiteti lulëzon në botën virtuale do të thotë se rregullatorët dhe industria në përgjithësi do të
duhet të menaxhojnë rrezikun e pashmangshëm që lehtëson pastrimin e parave, duke penguar kështu
aktivitetet kriminale. Në mënyrë të ngjashme, trajnimet kundër pastrimit të parave në industri specifike
11 (Elwel n.d.)
dhe ndërgjegjësimi i stafit janë gjithashtu fusha me dobësi për ata që veprojnë në kuadër të industrisë
virtuale. 12
4.1. Konsideratat juridike në përgjithësi.
Duke qene nje monedhe e decentralizuar dhe e bazuar ne formula matematikore Btc ka fituar nje
vemendje gjithnje e ne rritje. Dy shprehje jane perhapur:
(1)Monedhat virtuale jane ura per ne te ardhmen e sistemit te pagesave elektronike
(2) Monedhat virtuale mundesojne nje mjet te fuqishem per kriminelet; financieret terrorist jashte cdo
rregulli ligjor apo autorativ. 13
Sipas Bashkimit Europian(BE) zhvillimet e vazhdueshme dhe te shpejta ne monedhat virtuale nuk po
kontrollohen nga institucione zyrtare. Ne mungese te ketyre institucioneve vete shtetet e BE kane
zhvilluar qendrat e tyre te Btc. Disa nga vendet e BE e pranojne Btc, disa te tjera jane te pavendosura ose
paralojmerojne rreziqe te mundshme.
Ne Finlande CBT(Bordi Qendror i Taksave) i ka perjashtuar Btc nje vlere takse per t'i lehtesuar asaj
statusin duke e klasifikuar si sherbim financar. Btc eshte trajtuar si nje komoditet(lehtesi) ne Finlande dhe
jo si mjet monetar. FPSF(Federal Public Service Finance(Sherbimi publik federal i finances)) i
Belgjikes gjithashtu ka krijuar lehtesira nga taksat. Ne Qipro Btc nuk kontrollohen por gjithashtu nuk jane
te jashteligjshme. Financial Conduct Authority (FCA) ne Angli ka nje qendrim pozitiv dhe kerkon
rregullatore qe te mbeshtesin monedhat dixhitale. Btc eshte nen rregullatore taksash te caktuar ne UK.
Agjensia Kombetare ne Bullgari gjithashtu ka vendosur Btc nen ligjet e saj ekzistues. Gjermani eshte e
hapur per Btc, eshte e ligjshme por taksohet ndryshe ne varesi nese autoritetet jane ne dijeni te
shkembimeve, perdoruesve apo edhe bizneseve qe e perdorin.14
4.3. Ligjet kundër pastrimit të parave.
Monedhat virtuale te konvertueshme me monedhat reale ose me te tjera virtuale jane te hapura ndaj
pastrimit te parave dhe abuzimeve financiare15
. Se pari ato mundesojne anonimitet te larte nga sistemet
tradicionale. Sistemi i monedhave virtuale funksionon ne internet dhe jane zakonisht te karakterizuara nga
mardhenie mes klienteve jo balle per balle.
Gjithsesi rrregulluesit akoma nuk kane zhvilluar nje aspekt ligjor te monedhave dixhitale, e cila perben
nje sfide aktuale. Per shembull Tom Robinson nje nder themeluesit e transaksioneve te Bitcoin te quajtur
Bitprice, se fundmi ka deklaruar se rregullatoret ne Britani jane duke ecur ngadale ne krahasim me
Gjermanine dhe SHBA ne drejtim te rregullatoreve te industrise monedhave dixhitale jane duke
legjitimuar permes klasifikimit dhe rregullimit.16
FinCEN ka zhvilluar industrine qe kontrollon administratore te caktuar dhe shkembyesit e Btc , te cilet
kane obligim ligjor te regjistrohen ne Bank Secrecy Act (BSA)17
. Njekohesishte US Federal Bureau of
12 (Bank, European Central Bank 2015)
13 (FATF, Virtual Currency- Key Definition and Potential AML/CFT Risks 2014)
14 (Bank, European Central Bank 2015)
15 (FATF, Guidancefor a Risk-Based Approach to Prepaid Cards,MobilePayments and Internet-Based Payment
Services 2013)
16 (Moodley 2013)
17 (FinCEN 2013)
Investigation (FBI) dhe senati amerikan kane zhvilluar nje investigim te hollesishem ne lidhje me Btc dhe
skemat e pastrimit t parave qe behen nepermjet tyre.18
4.4. Lidhja e drejtpërdrejt e Bitcoin me pastrimin e parave.
Bazuar në një studim akademik të Carnegie Mellon University, Btc ka ndihmuar të transferohen afërsisht
$1.2 milion dollar në shitje ilegale të lëndëve narkotike të lidhura me qendrën online të drograve më të
madhe Silk Road19
. Kjo çështje ilustron ndikimin negativ të monedhave virtuale në pastrimin e parave
apo në aktivitete të tjera ilegale. Silk Market u mposht në tetor 2013, pasi US Federal Investigation
Bureau arrestoi themeluesin e saj Ross Ulbricht për çështje të lidhura me krimin kibernetik , pastrimin e
parave dhe trafikimin e narkotikëve20
. Megjithë vështirësitë transaksionet e Btc kanë qenë në investigim.
Që nga viti 2011 grupet e organizuara kriminale janë duke përdorur njëaplikacion online për të blerë
monedha Btc me anë të të ardhurave nga veprimtaritë kriminale,sipas një burimi te FBI. Këto monedha
janë përdorur për të blerë artikuj online dhe më pas për t’i shitur tek përdorues të tjetrë jo të ligjshëm.
FBI vlerëson gjithashtu në bazë të dëshmive se edhe me monedha të tjera virtuale kanë ndodhur
keqperdorime, por shkalla e anonimitetit të Btc krijon kushte më të favorshme për këto aktivitete të
paligjshme.
5. E ardhmja e Bitcoin-it.
Në kohën që po shkruajmë 11-12 milion Bitcoin janë duke u krijuar, dhe një numër i panjohur humbet ose
nuk mund të ribëhen. Mjedisi i Bitcoin-ave perfshim shkëmbime elektronike, dhe mbrojtje të privatësisë,
si për shembull është e mundur të përdorësh monedhat në mënyrë anonime pa marrë masa të
jashtëzakonshme. Bitcoin gjithashtu mund të shkëmbehet me monedha të ndryshme kombëtare. Disa nga
përdoruesit më te hershëm të Btc janë përfshirë në çështje ilegale duke shfrytëzuar anonimitetin e Btc.21
Shume faktore do te influencojne evolimin e Btc, perfshire ligjet,inovacionet teknologjike dhe kushtet
ekonomike. Disa eksperte se Ray Kurzweil ne librin e tij The Age of Intelligent Machines, te publikuar
per here te pare ne 1980, pranoi zhvillimin ne te ardhmen e Btc si te drejte. Por te tjere si, Paul Krugman,
i cili ne 1998 parashikoi qe impakti i internetit ne ekonomi do te jete jo me i madhe se makinat e vjetra
fax.22
Cili mund të jetë roli I qeverisë në të ardhmen e Btc :
 Hartimi I udhëzimeve dhe rregullatorëve për Btc duke e trajtuar si një monedhë dhe si një
teknologji, duke sinjalizuar që të dy këto aspekte të merren seriozisht.
 Fokusimi në ndalimin e zbatimit të aktivitetit të paligjshëm, siç është pastrimi i parave.
 Mbrojtja e konsumatorit nga mashtrimet e portofilit të Btc.
18 (FBI 2013)
19 (BBC 2013)
20 (UlbrichtCriminalComplaintn.d.)
21 (SHAVERS 2013,23)
22 (Krugman 1998)
6. Konkluzione dhe rekomandime.
Si përfundim, Btc është një shembull I një teknologjie dhe trendi të ri të shfaqur nga askundi duke krijuar
mundësi, por edhe probleme për qeveritë, bizneset dhe konsumatorët.
Zhvillimi i Btc duhet të vrojtohet hap pas hapi, pasi përhapja e gjerë e kësaj monedhe mund të ndikojë
seriozisht në qëllimet tradicionale të qeverisë siç janë për shembull kurset e këmbimit dhe taksat.
Lidhja e Btc me pastrimin e parave apo krime të ndryshme në rrjet, ka ardhur nga një vëzhgim i
institucioneve të inteligjencës i aktiviteteve të paligjshme online, duke përforcuar edhe një herë idenë se
përhapja e gjerë e kësajmonedhe mund të jetë një parajsë për krimet kibernetike, nëse qeveria nuk
ndërhyn me një rregullator qendror për këtë monedhë.
schemes
virtual currency schemes
7. Referenca
Bank,EuropeanCentral. European CentralBank. 2 2015. www.ecb.europa.eu(accessed67, 2015).
Bank,EuropeanCentral,andCentral l Bank, European.2 2015. www.ecb.europa.eu(accessed67, 2015).
BBC. "Hack AttacksHit BitcoinExchange Rates."2013.
Board of Governorsof the FederalReserve System.
http://www.federalreserve.gov/releases/h6/current/default.htm.(accessed067, 2015).
Elwel. Bitcoin:Questions,Answers,and Analysisof LegalIssues.
FATF."Guidance fora Risk-BasedApproachtoPrepaidCards,Mobile PaymentsandInternet-Based
PaymentServices."Paris,2013.
FATF. Virtual Currency- Key Definition and PotentialAML/CFTRisks. Paris:ParisCedex 16, France,2014.
FBI."DHS andFBI Inputon BitcoinSought." EconomicPolicy Journal.,2013.
FinCEN."Applicationof FinCEN’sRegulationstoPersonsAdministering,Exchanging,orUsingVirtual
Currencies."2013.
FORCE,FINANCIALACTION TASK. VirtualCurrencies-Key Definition and PotentialAML/CFTRisks. Paris:
ParisCedex 16, France,2014.
Hoblitzell,Max,andTiffanyWan. Bitcoin: Fact.Fiction. Future. Deloitte UniversityPress,2014.
Krugman,Paul."Whymost economistspredictionsare wrong."1998.
Michael,Krigsman. IsBitcoin thefutureof money?Nota chance”. 2013.
Moodley,Kiran."UKdownplaystalkof regulatingBitcoin."Londer,2013.
Nakamuto,Satoshi. A peer-to-peerelectroniccash system. 2009.
—.A Peer-to-PeerElectronic Cash System. 2009.
Pierre. Bitcoin,CapitalÇ Interest,Money ÇBanking,TheBusinessCycle. 2013.
Shamir,D. Ronand A. QuantitativeAnalysisof theFull Bitcoin Transaction Graph. 2012.
SHAVERS,V.TRENDON T. "SECURITIESANDEXCHANGECOMMISSION and BITCOIN SAVINGSANDTRUST.
texas:EasternDistrictof Texas,,2013.
the-bitcoin-central-banks-perfect-monetary-policy.1215, 2013.
http://themisescircle.org/blog/2013/12/15/the-bitcoin-central-banks-perfect-monetary-policy/.
UlbrichtCriminalComplaint. https://www.cs.columbia.edu/~smb/UlbrichtCriminalComplaint.pdf
(accessed6 7, 2015).
Wolf,Brett."U.S. seizesaccountsof majorBitcoinexchange basedinJapan."2013.

More Related Content

Featured

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 

Featured (20)

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 

KodheliDaciKratellariLekaj

  • 1. Universitetii Tiranës Fakulteti i Ekonomisë Departamenti Matematikë,Informatikë,Statistikë e Zbatuar Dega : Informatikë-Ekonomike Ndikimi i Bitcoin në evazionin fiskal Punoi: Benarda Kodheli Pranoi:Aida Gjika Ester Daci Joana Kratellari Mejada Lekaj
  • 2. Përmbajtja 1.Hyrje...............................................................................................................................................3 2.Përkufizimi i Bitcoin. .......................................................................................................................4 2.1.Si funksionon sistemi i Bitcoin-it? ..............................................................................................4 2.1.1.Krijimi i Bitcoin..................................................................................................................4 2.1.2.Cfarë është dhe si funksionon rrjeti i nyjeve? ........................................................................4 2.2.Janë transaksionet e Bitcoin-it të fshehta?..................................................................................5 2.3.Cila është shkalla e përdorimit të kësaj monedhe?........................................................................5 2.4. Çështjet teorike të pastrimit të parave.......................................................................................6 3.Argumentat pro dhe kundër përdorimit te gjerë të kësaj monedhe.....................................................6 3.1.Pse dikush do të përdorë Bitcoin? ..............................................................................................6 3.2.Kush mund ta pengoje përhapjen e gjerë të këtyre monedhave dixhitale? ......................................7 4.Çështjet ligjore dhe Evazioni Fiskal ..................................................................................................8 4.1.Konsideratat juridike në përgjithësi.............................................................................................9 4.3.Ligjet kundër pastrimit të parave................................................................................................9 4.4.Lidhjae drejtpërdrejt e Bitcoin me pastrimin e parave...............................................................10 5.E ardhmja e Bitcoin-it. ...................................................................................................................10 6.Konkluzione dhe rekomandime.......................................................................................................11 7.Referenca......................................................................................................................................11
  • 3. 1. Hyrje Bitcoin-i është një sistem elektronik monedhash peer-to-peer që do të thotë që i referohet sistemeve që punojnë si një bashkësi e organizuar duke lejuar cdo individ të ndërveprojë në mënyrë direkte me të tjerët, e përshkruar për herë të parë në një paper1 . Ajo mbështet në një nënshkrim dixhital për të provuar pronësine e përdoruesit dhe historinë publike të transaksioneve për të shmangur double- spending(shpenzim i dyfishtë).Historia e transaksioneve shpërndahet duke përdorur rrjetin peer-to-peer dhe mbështetet në një sistem proof-of-work(protokoll sigurie).Sipas Nakamutos transaksioni i parë i Bitcoin-it u bë në janar të 2009 dhe që nga korriku i 2011 janë mbi 6.5 milion Bitcoin në qarkullim dhe rreth 10.000 përdorues.Vlera e Bitcoin është gjithnjë e në rritje dhe muajt e fundit 1 Bitcoin shkëmbehet me 200$-250$.2 Në te njëjtën kohë, SHBA , Senatorët dhe lobi grupeve në Gjermani, si Der Bun- desverband Digitale Wirtschaft (BVWD) ose Shoqata Federale e Ekonomisë Dixhitale, kanë shqetësimet e ngritura në lidhje me mungesën e rregullatorëve ligjorë të Bitcoin dhe potencialin e tyre për të dëmtuar shoqërinë nëpërmjet evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe transaksionevetë paligjshme. Tregtia standarte në internet është duke avancuar cdo ditë e më shumë aq sa mbështetet në institucione financiare të cilat shërbejnë si palë të treta në lidhje me tregtinë elektronike. Ndërkohë që sistemi on-line punon mirë për shumicën e transaksioneve, ai akoma vuan nga një dobësi e trashëguar sic është mungesa e një modeli bazë të besuar. Kostoja e ndërmjetësimit në rastin e institucioneve financiare rrit kostot e transaksioneve duke limituar mundësine praktike të shkëmbimeve dhe duke pakësuar mundësite e shkëmbimit të transaksioneve të vogla dhe të zakonshme . Çfarë nevojitet është një sistem pagesash elektronik bazuar në kriptografi më shumë sesa në besim, duke lejuar dy palë te ndryshme të kryejnë shkëmbime pa pasur nevojën e një pale të tretë.Në ketë punim jane trajtuar anët pozitive dhe negative të monedhës Bitcoin, ndikimi i monedhës në evazionin fiskal si dhe është trajtuar çështja: "Bitcoin është një implementim elegant i monedhave dixhitale por a mund që me të vërtetë të kemi një zëvendësim të monedhave aktule nga kjo monedhë? Ky punim është zhvilluar si vijon. Në kapitullin e dytë njihemi me monedhën e Bitcoin-it, si është krijuar dhe si funksionon ajo. Kapitujt në vazhdim thellojnë akoma më shumë këto njohuri.Kapitulli i tretë përshkruan përparësitë dhe mangësitë e kësaj monedhe dixhitale duke u përqëndruar në çështjet e sigurisë, privatësisë dhe ato ligjore.Kapitulli i katërt shtjellon ndikimin e Bitcoin-it në evazionin fiskal, ligjet apo rregullat që po ndërmarrin institucionet e ndryshme financiare për ta bërë të ligjshme këtë monedhë elektronike.Duke parë që mjedisi i Bitcoin-it sa vjen dhe po bëhet më i madh,qeveritë po kërkojnë metoda të reja për kryerjen e misionit të kësaj monedhe si një rregullator dhe zbatues të ligjit, ndërkohë që korporatat mund të krijojnë teknologji të bazuar mbi Bitcoin për të krijuar produkte dhe shërbime të reja në të ardhmen.Gjithë pjesa mbi të ardhmen e Bitcoin është zhvilluar në kaptullin e fundit të këtij punimi,ku më gjerësisht është treguar mbi fakte konkrete se si kjo monedhë po revolucionon botën3 . 1 (Nakamuto, A Peer-to-Peer Electronic Cash System 2009) 2 (Nakamuto, A peer-to-peer electronic cash system 2009) 3 (Hoblitzell and Wan 2014)
  • 4. 2. Përkufizimi i Bitcoin. Sipas Bitcoin Central Bank(BCB) Bitcoin është një lloj i valutës dixhitale në të cilën janë përdorur teknika encryption(e kriptuar) për të rregulluar gjenerimin e njësisë valutore dhe për të verifikuar transferimin e fondeve në mënyrë të pavarur nga një bankë qëndrore. Bitoin-i ka një bankë qëndrore virtuale të quajtur Bitcoin Network(Rrjeti i Bitcoin) të cilës do i referohemi dhe si Bitcoin Central Bank. Kjo bankë lëshon një monedhë të quajtur Bitcoin dhe mundëson kryerjen e transfertave mes llogarive. Rregulli bazë i politikës monetare të Bitcoin u vendos që në krijimin e tij dhe pavarësia e saj është siguruar nga natyra e shpërndarë e rrjetit themelor. Kjo politikë monetare më së miri mund të përshkruhet si furnizim asimptotik sipas synimeve të dhënësit(AMST).4 2.1. Si funksionon sistemi i Bitcoin-it? Poseduesi i nje monedhe dixhitale Bitcoin pajiset si fillim me një adresë Bitcoin që nuk është gjë tjetër vetëm se një çelës publik i tipit DSA(digital signature algorithm). çdo monedhë ka një çelës të tillë publik. Sipas një skenari të thjeshtë kur poseduesi A i monedhave dixhitale dëshiron të paguajë një person B, i cili disponon adresë Bitcoin, krijohet një mesazh që njihet si transaksion i cili i bashkangjit adresës së personit B sasinë e monedhave duke e firmosur me çelësin e tij privat. Firmosja e mesazhit me anë të çelësit privat nënkupton që mesazhi është autentik dhe gjithë historiku i transaksioneve të një monedhe mbahet prej gjithsecilit , kështu që çdokush mund të shohë se cili është pronari i një grupi të caktuar monedhash. 2.1.1. Krijimi i Bitcoin Sipas dokumentit të Nakamuto-s ka dy grupe aktorësh të cilët janë pjestarë të rrjetit peer-to-peer(te barabartë) Bitcoin. Një grup quhet përdorues të thjeshtë dhe janë ata të cilët thjesht kryejnë transaksione, dhe një grup tjetër të cilët njihen si ‘minierat’ e prodhimit të monedhave të reja. Gjithësekush mund të pranojë të bëjë njërin rol, tjetrin apo të dy njëkohësisht. Blloku i parë i zinxhirit të blloqeve njihet ndryshe si blloku i zanafillës. Për të krijuar një bllok të ri, programi i cili ka rolin e minierës , duhet të zgjidhë një problem matematikor kompleks kriptografik. Kompjuteri i parë i cili e zgjidh problemin e ‘fiton’ këtë bllok duke e firmosur me firmën dixhitale të adresës Bitcoin që disponon. Duke fituar një bllok të ri, ai kompjuter (minierë e gjenerimit të monedhave të reja) është në gjëndje të paketojë transaksione të tjera të vlefshme në brendësi të atij blloku dhe të bëjë një transaksion special si shpërblim për krijimin e një blloku të ri duke shtuar 50 monedha të reja në adresën e përdoruesit. Ky është edhe procesi i krijimit të monedhave të reja. Minierat kanë për detyrë të shqyrtojnë nëse cdo bllok përmban transaksione të vlefshme dhe duke verifikuar sa më tepër blloqe mund të arrijnë të krijojnë të tjera të reja duke përfituar si shpërblim monedhat e reja. Duke qënë se vështirësia për të gjetur blloqe të reja rregullohet automatikisht nga rrjeti për të mbajtur një proces krijimi të monedhave që nuk do të shkaktonte inflacion, sa më tepër kompjutera të bëhen pjesë e minierave aq më e vështirë bëhet ndërhyrja për të modifikuar përmbajtjen e blloqeve sepse do të kërkonte më tepër fuqi se sa gjithë minierat së bashku. 2.1.2. Cfarë është dhe si funksionon rrjeti i nyjeve? Modeli kriptografik i përdorur në sistemin Bitcoin nuk përdor ndonjë algoritëm i cili nuk njihej më përpara. Risia që ai sjell është decentralizimi i funksionit kriptografik duke lejuar që verifikimi i operacioneve të kryhet publikisht ndërsa vetë transaksioni apo kalimi i monedhave nga një aktor tek tjetri 4 (Pierre 2013)
  • 5. të kryhet me privatësi maksimale. Hapat të cilat ndiqen dhe zbatohen nga gjithë nyjet prezente në rrjet pëermblidhen si veprime të cilat kryhen sipas kësaj kronologjie: • Transaksionet e reja i shpërndahen (broadcast) gjithë nyjeve.5 • Çdo nyje mbledh transaksionet e reja në një bllok • Çdo nyje punon për të gjetur një rrugë me të gjatë për të transportuar bllokun e saj • Kur nyja gjen nje rrugë proof-of-work(protokoll sigurie)transmeton broadcast bllokun të gjitha nyjeve • Nyjet pranojnë bllokun vetëm nëse të gjitha transaksionet që janë në të janë të vlefshme dhe nuk janë aktualisht të shpenzuara. 2.2. Janë transaksionet e Bitcoin-it të fshehta? Transaksionet Bitcoin nuk janë me të vërtetë anonime. Një shembull i një transaksioni anonim është një këmbim me të holla mes dy të huajve. Në këtë rast, asnjë informacion personal nuk duhet të zbulohet as nuk ka nevojë të jetë një rekord i transaksionit. Në ekstremin tjetër, transaksion jo anonim është një blerje tipike në internet duke përdorur një kartë krediti. Ky transaksion kërkon vlefshmërinë nga një ndërmjetës palës së tretë për të cilin blerësit dhe identitetet përkatëse financiare të njohin informacionin që mban një rekord të transaksionit. Një transaksion Bitcoin bie në mes të këtyre dy ekstremeve6 .Me një transaksion Bitcoin nuk ka ndërmjetës palës së tretë. Blerësi dhe shitësi bashkëveprojnë direkt (peer to peer), por identitetet e tyre janë të koduara dhe asnjë informacion personal nuk është transferuar nga njëri tek tjetri. Megjithatë, ndryshe nga një transaksion plotësisht anonim, ka një transaksion rekord. Një rekord i plotë transaksion i çdo Bitcoin dhe çdo përdorues Bitcoin është mbajtur në librin publik. Për këtë arsye transaksionet Bitcoin mendohet të jenë me pseudonim, jo anonim. Për shkak të librit publik, hulumtuesit kanë gjetur se, duke përdorur analizë të sofistikuar kompjuterike,transaksionet që përfshijnë sasi të mëdha të Bitcoin mund të gjurmuar dhe pretendojnë se nëse çiftëzohet me mjetet e tanishme të zbatimit të ligjit do të ishte e mundur për të fituar një sasi të informacionit mbi përdoruesit e Bitcoin7 . Gjithashtu, shkëmbimet Bitcoin duhet të jenë plotësisht në përputhje me rregullat e sekretit bankar (dmth, kundër pastrimit të parave) . 2.3. Cila është shkalla e përdorimit të kësaj monedhe? çfarë e bën Btc kaq të preferuar? Për të përfituar një shërbim financiar duhet një partner dhe një institucion financiar, por Btc nuk ka vonesa apo pengesa. Njerëzit nuk kanë nevojë për një institucion financiar për të kryer shkëmbime monetare me Btc. Këto barriera të vogla lejojnë krijimin e një gjenerate të re të shërbimeve financiare, në të njëjtën mënyrë që interneti ka lehtësuar shërbimet e reja online.8 Nga mezi i janarit 2015 numri total i Btc në qarkullim ishte rreth 13,7 milion, në krahasim me 1 milion të vitit të kaluar. Me një çmim këmbimi aktual rreth $200, kapitali i përgjithshëm i Btc(çmimënumrin e përgjithshëm në qarkullim) është rreth $2.7 bilion. Por në dhjetor 2013 me një çmim këmbimi rreth 5 (Nakamuto, A Peer-to-Peer Electronic Cash System 2009) 6 (Nakamuto, A Peer-to-Peer Electronic Cash System 2009) 7 (Shamir 2012) 8 (Michael 2013)
  • 6. $1,100, kapitali i përgjithshëm i Btc ishte $140 bilion. Gjatë 2014 volumi i transksioneve ditore globale shkonte rreth $40 milion dhe $60 milion.9 . 2.4. Çështjet teorike të pastrimit të parave. Çdo vit, sasi të mëdha të parave janë të përfituara nga aktivitete të paligjshme si trafikimi I drogës, evazioni fiskal dhe praktika të tjera korruptive. Njerëzit që i gjenerojnë këto para, duhet t’i bëjnë pjesë të sistemit ligjor financiar pa ngritur dyshime. Konvertimi I të hollave në forma të tjera siç janë monedhat virtuale, i bëjnë ato më të përdorshme. Pastrimi i parave është proçesi nëpërmjet të cilit fondet e paligjshme duken si të përfituara në mënyrë të ligjshme. 3. Argumentat pro dhe kundër përdorimit te gjerë të kësaj monedhe. Nga koha në kohë Bitcoin është rrethuar nga paragjykime dhe kundërshtime.Ndonjëherë këto lidhen me potencialin e kësaj monedhe për tu bërë një alternativë monetare e pështatshme për marrëveshjet e drogave dhe pastrimin e parave, si rezultat i privatësisë së lartë. Nga ana tjetër përdoruesit kanë deklaruar se kanë "vuajtur" nga vjedhjet e Bitcoin nëpërmjet një virusi të quajtur Trojan, i cili fiton akses në kompjuterat e tyre. Organizata The Electronic Frontier Foundation, e cila është një organizatë që mbron privatësinë dixhitale vendosi të mos përdorë kalime në Bitcoin.. Gavin Andresen, LeadDeveloper i projekteve të monedhës dixhitale Bitcoin nuk ngurron për të thënë që: "Bitcoin është një eksperiment. Trajtojeni njësoj sic ju do të trajtonit një kompani start-up në internet:ndoshta ajo mund të ndryshoojë botën, por mos harroni që investimi i kohës dhe parave tuaja në një ide të re është gjithmonë e rrezikshme" . Megjithatë mbështetësit e Bitcoin pohojnë se është një sistem i hapur kodi i të cilit mund të shihet nga kushdo. Sipas tyre kjo e bën më të sigurt dhe të besueshme. 3.1. Pse dikush do të përdorë Bitcoin? Përdorimi I monedhës dixhitale Bitcoin konsiston në tre përparësi potenciale për përdoruesit:10  Kostot e ulëta te transaksioneve: Transaksionet dixhitale te monedhës Bitcoin janë më pak të shtrenjta për përdoruesit në krahasim me sistemet tradicionale të pagesave ku përmendim PayPal dhe kartat e kreditit.Gjithashtu kjo monedhë dixhitale privon mundësine e kthimit të restos tek konsumatorët.Avantazh tjetër është shpejtësia me të cilën ndodh një transaksion i Bitcoin, e cila në varësi te përmasës së transaksionit, kërkon një minimum kohe prej 10 minutash deri në 1 orë.  Privatësia: Ata përdorues të cilët kërkojnë shkallë të lartë privatësie e kanë më të lehtë dhe më të përshtatshme të përdorin Bitcoin-in për transaksionet e tyre komerciale dhe financiare në përputhje me ligjin. Rreziku për vjedhje identiteti ka më shumë probabilitet të jetë më i pakët.Megjithatë transaksionet e Bitcoin nuk kanë mundësinë e anonimatit për të tjerët si transaksionet cash sepse sistemin elektronik të qëndrueshëm të transaksioneve të Bitcoin ekziston një historik i regjistrimeve të sasisë së Bitcoin dhe identitetet e kriptuara nëpërmjet algoritmave. 9 (Board of Governors of the Federal Reserve System n.d.)
  • 7.  Degradimi I fuqisë blerëse nga inflacioni: Me inflacion do të kuptojmë rritjen e nivelit të çmimeve në përqindje të të mirave dhe shërbimeve. Shpesh qeveritë ose bankat e nivelit qëndror rregullojnë sistemin monetar dhe atë të kreditit dhe ndeshen shpesh me problemin e inflacionit të lartë .Në rastin e Bitcoin, nuk ka ndonjë qeveri apo Bankë Qëndrore që të rregullojë dhe të ndërhyjë në rezervën e Bitcoin. Rezerva e Bitcoin është programuar me një shkallë rritjeje të qëndrueshme e kontrolluar nga shkalla e procesit të rritjes së kërkesës për Bitcoin. Inflacioni ndodh në qoftë se kerkesa për Bitcoin ulet relativisht me rezervën e fiksuar dhe kur rrjeti dixhital i Bitcoin zhvillon rezerva bankare fraksionale. 3.2. Kush mund ta pengoje përhapjen e gjerë të këtyre monedhave dixhitale? Janë disa faktorë që mund të ndalin përhapjen më të madhe të monedhave virtuale Bitcoin.  Është Bitcoin një valutë ligjore?: Dollari është valutë ligjore dhe me ligj mund të përdoret për të shuar borxhet publike ose private. Një kreditor është e nevojshme të pranojë tender ligjor për zgjidhjen e borxhit. Në një minimum , pagesa e taksave detyron individët të SHBA-se për të mbajtur dollarë. Ndoshta, për shumë njerëz, një miratim i tille i qeverisë është inkurajues dhe krijon një kërkesë të fortë themelore për dollarin. Në të kundërt, një monedhë si Bitcoin që është e lidhur me një program kompleks kompjuterik që shumë nuk e kuptojnë dhe që vepron pa përgjegjësi ndaj çdo subjekti kontrollues mund të jetë një mjet i pabesueshem per te mbajtur pasurine për shumë njerëz.  Nuk gëzon eksternalitetet e dollarit: Siç u përmend më lart, tërheqja e përdorimit të një dollari varet nga numri i njerëzve qe tashmë jane duke e përdorur atë. Përdorimi në këtë mënyrë, i gjerë i dollarit inkurajon përdorimin e mëtejshëm të tij dhe është një pengesë (edhe pse jo një pengesë e pakapërcyeshme) per përdorimin e valutave të tjera, duke përfshirë BitCoin.  Kurs i paqëndueshëm i këmbimit: Çmimi i Bitcoin ka qenë i luhatshëm nga krijimi i tij në vitin 2009. Gjatë muajit mars 2013 dhe prill 2013, norma e shkëmbimit të Bitcoin me dollarin u rrit nga rreth 50$ në 350$ dhe pastaj ra përsëri në afërsi të $70. Çmimi Bitcoin u rrit edhe më ndjeshëm pas rënies së 2013, rritje prej afër 50$ në shtator në më shumë se me $1100 në fillim të dhjetorit. Gjatë vitit 2014, çmimi i Bitcoin tregoi variacione te ndryshme, por me me rrezikshmeri trendet poshtë. Nga mesi i janarit 2015, cmimi i nje Bitcoin është pothuajse $200. Ky është një model çmimi më tipik i një mall sesa i një monedhe që do të përdoret si një mjet shkëmbimi. Sjellja e paqëndrueshme e çmimit e Bitcoin sugjeron se tregu për Bitcoin është duke u nxitur nga investitorët spekulativë, jo nga një kërkesë në rritje për Bitcoin si shkak i rritjes së transaksioneve me tregtarët tradicionalë dhe konsumatorët.  Deflacioni i zgjatur do të dekurajojë përdorimin e tij si valutë: Përdorimi i gjerë i Bitcoin do të thotë se kërkesa për Bitcoin do të shkaktojë rritje në mënyrë të qëndrueshme të çmimit të Bitcoin. Si rezultat i kësaj rritjeje, çmimi i Bitcoin e i mallrave dhe shërbimeve do të bien në mënyrë të qëndrueshme duke shkaktuar deflacionin. Të ballafaquar me deflacionin, ka një nxitje të fortë për të grumbulluar Bitcoin dhe jo për ti shpenzuar ato, duke shkaktuar rënie të nivelit aktual të transaksioneve.Rreziqet e një monedhe të palakueshme
  • 8. ishin të dukshme, për një periudhë prej rreth 1880-1914, kur sistemi monetar në Shtetet e Bashkuara u operua nën një standard ari. Në këtë kohë, deflacioni i palakueshëm në furnizimin e arit çoi në normat e larta të interesit të vërtetë, shkaktoi panik periodik bankar, dhe tek prodhuesit duke rritur paqëndrueshmërinë e prodhimit. Rezerva Federale u krijua në vitin 1913 për të siguruar një elasticitet të monedhës. Në veçanti, performanca përgjithësisht e mirë ekonomike e kohës së pasluftës flet për përfitimet e të paturit të një banke qëndrore për të administruar një valutë elastike, jo vetëm për të përmbushur ndryshimet e nevojave të transaksioneve të ekonomisë, por edhe për të përdorur në mënyrë proaktive politikën monetare të stabilizimit, prodhimit dhe inflacionit.  Rrjeti i Bitcoin është i pasigurt : Megjithëse falsifikimi i qëllimëshm nuk është i mundur, shkëmbimet përmes Bitcoin si dhe shërbimet kanë luftuar me sigurinë kohë pas kohe. Cash dhe sistemet tradicionale elektronike të pagesave gjithashtu kanë probleme periodike të sigurisë. Disa shembuj të dukshëm të shkelje të sigurisë në rrjet Bitcoin jane si në vijim:  Në janar 2015, Bitstamp, i ka pezulluar shërbimet dhe një pjesë të madhe shkëmbimesh të Bitcoin –it evropian, pas një shkelje të sigurisë që përfshin humbjen e 19.000 Bitcoin, me vlerë prej $ 5 million.  Hakerët kishin ngritur një sistem masiv të sulmeve ndaj mohimit-te-shërbimit kundër shkëmbimit më popullor te shkëmbimit të Bitcoin, Mt. Gox, në vitin 2013. Rreth 850,000 Bitcoinvlerësuar në më shumë se 400.000.000 $ ishin vjedhur. Mt. Gox më pas shpalli falimentimin .  Në shtator 2012, Bitfloor, një qender shkëmbimi i Bitcoin, raportoi se u hakua , me rezultat 24.000 Bitcoin (afërsisht ekuivalente me $ 250,000) te vjedhur. Si rezultat, Bitfloor pezulloi përkohësisht aktivitetin .  Më 3 prill 2013, Instawallet, një web i bazuar ne ofrimin e portofoleve, ishte hakuar, duke rezultuar në vjedhjen e më shumë se 35,000 BitCoins. Me një çmim prej 129,90 $ për Bitcoin në kohë, ose gati 4.600.000 $ në total, Instawallet pezulloi aktivitetin .  Tetor 23- 26, 2013, një bankë e Bitcoin operuar nga Australia, por e ruajtur nga serverat në Shtetet e Bashkuara ishte hakuar , me një humbje prej 4100 BitCoins, ose mbi 1 milion dollars.11 4. Çështjetligjore dhe Evazioni Fiskal Është e qartë se monedhat virtuale aktualisht përbëjnë një nga rreziqet e pastrimit të parave si dhe një nga sfidat më komplekse me të cilat institucionet financiare po përballen sot. Natyra e tyre anonime i lejon kriminelët të marrin pjesë në tregjet financiare dhe të konvertojnë, transferojnë dhe të tërheqin fonde pa u diktuar. Fakti se anonimiteti lulëzon në botën virtuale do të thotë se rregullatorët dhe industria në përgjithësi do të duhet të menaxhojnë rrezikun e pashmangshëm që lehtëson pastrimin e parave, duke penguar kështu aktivitetet kriminale. Në mënyrë të ngjashme, trajnimet kundër pastrimit të parave në industri specifike 11 (Elwel n.d.)
  • 9. dhe ndërgjegjësimi i stafit janë gjithashtu fusha me dobësi për ata që veprojnë në kuadër të industrisë virtuale. 12 4.1. Konsideratat juridike në përgjithësi. Duke qene nje monedhe e decentralizuar dhe e bazuar ne formula matematikore Btc ka fituar nje vemendje gjithnje e ne rritje. Dy shprehje jane perhapur: (1)Monedhat virtuale jane ura per ne te ardhmen e sistemit te pagesave elektronike (2) Monedhat virtuale mundesojne nje mjet te fuqishem per kriminelet; financieret terrorist jashte cdo rregulli ligjor apo autorativ. 13 Sipas Bashkimit Europian(BE) zhvillimet e vazhdueshme dhe te shpejta ne monedhat virtuale nuk po kontrollohen nga institucione zyrtare. Ne mungese te ketyre institucioneve vete shtetet e BE kane zhvilluar qendrat e tyre te Btc. Disa nga vendet e BE e pranojne Btc, disa te tjera jane te pavendosura ose paralojmerojne rreziqe te mundshme. Ne Finlande CBT(Bordi Qendror i Taksave) i ka perjashtuar Btc nje vlere takse per t'i lehtesuar asaj statusin duke e klasifikuar si sherbim financar. Btc eshte trajtuar si nje komoditet(lehtesi) ne Finlande dhe jo si mjet monetar. FPSF(Federal Public Service Finance(Sherbimi publik federal i finances)) i Belgjikes gjithashtu ka krijuar lehtesira nga taksat. Ne Qipro Btc nuk kontrollohen por gjithashtu nuk jane te jashteligjshme. Financial Conduct Authority (FCA) ne Angli ka nje qendrim pozitiv dhe kerkon rregullatore qe te mbeshtesin monedhat dixhitale. Btc eshte nen rregullatore taksash te caktuar ne UK. Agjensia Kombetare ne Bullgari gjithashtu ka vendosur Btc nen ligjet e saj ekzistues. Gjermani eshte e hapur per Btc, eshte e ligjshme por taksohet ndryshe ne varesi nese autoritetet jane ne dijeni te shkembimeve, perdoruesve apo edhe bizneseve qe e perdorin.14 4.3. Ligjet kundër pastrimit të parave. Monedhat virtuale te konvertueshme me monedhat reale ose me te tjera virtuale jane te hapura ndaj pastrimit te parave dhe abuzimeve financiare15 . Se pari ato mundesojne anonimitet te larte nga sistemet tradicionale. Sistemi i monedhave virtuale funksionon ne internet dhe jane zakonisht te karakterizuara nga mardhenie mes klienteve jo balle per balle. Gjithsesi rrregulluesit akoma nuk kane zhvilluar nje aspekt ligjor te monedhave dixhitale, e cila perben nje sfide aktuale. Per shembull Tom Robinson nje nder themeluesit e transaksioneve te Bitcoin te quajtur Bitprice, se fundmi ka deklaruar se rregullatoret ne Britani jane duke ecur ngadale ne krahasim me Gjermanine dhe SHBA ne drejtim te rregullatoreve te industrise monedhave dixhitale jane duke legjitimuar permes klasifikimit dhe rregullimit.16 FinCEN ka zhvilluar industrine qe kontrollon administratore te caktuar dhe shkembyesit e Btc , te cilet kane obligim ligjor te regjistrohen ne Bank Secrecy Act (BSA)17 . Njekohesishte US Federal Bureau of 12 (Bank, European Central Bank 2015) 13 (FATF, Virtual Currency- Key Definition and Potential AML/CFT Risks 2014) 14 (Bank, European Central Bank 2015) 15 (FATF, Guidancefor a Risk-Based Approach to Prepaid Cards,MobilePayments and Internet-Based Payment Services 2013) 16 (Moodley 2013) 17 (FinCEN 2013)
  • 10. Investigation (FBI) dhe senati amerikan kane zhvilluar nje investigim te hollesishem ne lidhje me Btc dhe skemat e pastrimit t parave qe behen nepermjet tyre.18 4.4. Lidhja e drejtpërdrejt e Bitcoin me pastrimin e parave. Bazuar në një studim akademik të Carnegie Mellon University, Btc ka ndihmuar të transferohen afërsisht $1.2 milion dollar në shitje ilegale të lëndëve narkotike të lidhura me qendrën online të drograve më të madhe Silk Road19 . Kjo çështje ilustron ndikimin negativ të monedhave virtuale në pastrimin e parave apo në aktivitete të tjera ilegale. Silk Market u mposht në tetor 2013, pasi US Federal Investigation Bureau arrestoi themeluesin e saj Ross Ulbricht për çështje të lidhura me krimin kibernetik , pastrimin e parave dhe trafikimin e narkotikëve20 . Megjithë vështirësitë transaksionet e Btc kanë qenë në investigim. Që nga viti 2011 grupet e organizuara kriminale janë duke përdorur njëaplikacion online për të blerë monedha Btc me anë të të ardhurave nga veprimtaritë kriminale,sipas një burimi te FBI. Këto monedha janë përdorur për të blerë artikuj online dhe më pas për t’i shitur tek përdorues të tjetrë jo të ligjshëm. FBI vlerëson gjithashtu në bazë të dëshmive se edhe me monedha të tjera virtuale kanë ndodhur keqperdorime, por shkalla e anonimitetit të Btc krijon kushte më të favorshme për këto aktivitete të paligjshme. 5. E ardhmja e Bitcoin-it. Në kohën që po shkruajmë 11-12 milion Bitcoin janë duke u krijuar, dhe një numër i panjohur humbet ose nuk mund të ribëhen. Mjedisi i Bitcoin-ave perfshim shkëmbime elektronike, dhe mbrojtje të privatësisë, si për shembull është e mundur të përdorësh monedhat në mënyrë anonime pa marrë masa të jashtëzakonshme. Bitcoin gjithashtu mund të shkëmbehet me monedha të ndryshme kombëtare. Disa nga përdoruesit më te hershëm të Btc janë përfshirë në çështje ilegale duke shfrytëzuar anonimitetin e Btc.21 Shume faktore do te influencojne evolimin e Btc, perfshire ligjet,inovacionet teknologjike dhe kushtet ekonomike. Disa eksperte se Ray Kurzweil ne librin e tij The Age of Intelligent Machines, te publikuar per here te pare ne 1980, pranoi zhvillimin ne te ardhmen e Btc si te drejte. Por te tjere si, Paul Krugman, i cili ne 1998 parashikoi qe impakti i internetit ne ekonomi do te jete jo me i madhe se makinat e vjetra fax.22 Cili mund të jetë roli I qeverisë në të ardhmen e Btc :  Hartimi I udhëzimeve dhe rregullatorëve për Btc duke e trajtuar si një monedhë dhe si një teknologji, duke sinjalizuar që të dy këto aspekte të merren seriozisht.  Fokusimi në ndalimin e zbatimit të aktivitetit të paligjshëm, siç është pastrimi i parave.  Mbrojtja e konsumatorit nga mashtrimet e portofilit të Btc. 18 (FBI 2013) 19 (BBC 2013) 20 (UlbrichtCriminalComplaintn.d.) 21 (SHAVERS 2013,23) 22 (Krugman 1998)
  • 11. 6. Konkluzione dhe rekomandime. Si përfundim, Btc është një shembull I një teknologjie dhe trendi të ri të shfaqur nga askundi duke krijuar mundësi, por edhe probleme për qeveritë, bizneset dhe konsumatorët. Zhvillimi i Btc duhet të vrojtohet hap pas hapi, pasi përhapja e gjerë e kësaj monedhe mund të ndikojë seriozisht në qëllimet tradicionale të qeverisë siç janë për shembull kurset e këmbimit dhe taksat. Lidhja e Btc me pastrimin e parave apo krime të ndryshme në rrjet, ka ardhur nga një vëzhgim i institucioneve të inteligjencës i aktiviteteve të paligjshme online, duke përforcuar edhe një herë idenë se përhapja e gjerë e kësajmonedhe mund të jetë një parajsë për krimet kibernetike, nëse qeveria nuk ndërhyn me një rregullator qendror për këtë monedhë. schemes virtual currency schemes 7. Referenca Bank,EuropeanCentral. European CentralBank. 2 2015. www.ecb.europa.eu(accessed67, 2015). Bank,EuropeanCentral,andCentral l Bank, European.2 2015. www.ecb.europa.eu(accessed67, 2015). BBC. "Hack AttacksHit BitcoinExchange Rates."2013. Board of Governorsof the FederalReserve System. http://www.federalreserve.gov/releases/h6/current/default.htm.(accessed067, 2015). Elwel. Bitcoin:Questions,Answers,and Analysisof LegalIssues. FATF."Guidance fora Risk-BasedApproachtoPrepaidCards,Mobile PaymentsandInternet-Based PaymentServices."Paris,2013. FATF. Virtual Currency- Key Definition and PotentialAML/CFTRisks. Paris:ParisCedex 16, France,2014. FBI."DHS andFBI Inputon BitcoinSought." EconomicPolicy Journal.,2013. FinCEN."Applicationof FinCEN’sRegulationstoPersonsAdministering,Exchanging,orUsingVirtual Currencies."2013. FORCE,FINANCIALACTION TASK. VirtualCurrencies-Key Definition and PotentialAML/CFTRisks. Paris: ParisCedex 16, France,2014. Hoblitzell,Max,andTiffanyWan. Bitcoin: Fact.Fiction. Future. Deloitte UniversityPress,2014.
  • 12. Krugman,Paul."Whymost economistspredictionsare wrong."1998. Michael,Krigsman. IsBitcoin thefutureof money?Nota chance”. 2013. Moodley,Kiran."UKdownplaystalkof regulatingBitcoin."Londer,2013. Nakamuto,Satoshi. A peer-to-peerelectroniccash system. 2009. —.A Peer-to-PeerElectronic Cash System. 2009. Pierre. Bitcoin,CapitalÇ Interest,Money ÇBanking,TheBusinessCycle. 2013. Shamir,D. Ronand A. QuantitativeAnalysisof theFull Bitcoin Transaction Graph. 2012. SHAVERS,V.TRENDON T. "SECURITIESANDEXCHANGECOMMISSION and BITCOIN SAVINGSANDTRUST. texas:EasternDistrictof Texas,,2013. the-bitcoin-central-banks-perfect-monetary-policy.1215, 2013. http://themisescircle.org/blog/2013/12/15/the-bitcoin-central-banks-perfect-monetary-policy/. UlbrichtCriminalComplaint. https://www.cs.columbia.edu/~smb/UlbrichtCriminalComplaint.pdf (accessed6 7, 2015). Wolf,Brett."U.S. seizesaccountsof majorBitcoinexchange basedinJapan."2013.