SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
PROBLEMET E ZEMRËS RREZIKOJNË GODITJEN NË TRU
Infarkti i trurit (goditja apo sulmi në tru) renditet në vendin e katërt të shkaqeve të
vdekshmërisë. Paraqet njërën prej sëmundjeve që krijon barrë të rëndë personale, sociale
dhe ekonomike. Rëndësi të veçantën në parandalimin e tij ka trajtimi i sëmundjeve të
zemrës.
Bllokimi i ndonjërës prej arterieve që e furnizojnë me gjak trurin dhe pamundësia e asaj pjese të
trurit për t’u furnizuar me oksigjen krijon mundësinë për zhvillimin e infarktit dhe humbjen e
funksionit të asaj pjese të trurit. Kjo ndodh zakonisht në mënyrë të papritur, pra akute dhe
manifestohet me një sërë simptomash, varësisht nga pjesa e prekur e trurit. Ndër simptomat
më të shpeshta janë shkallë të ndryshme të humbjes së vetëdijes, çrregullimet e të parit dhe të
të folurit, paralizat e njëanshme trupore, çrregullimet e drejtpeshimit dhe të ecjes.
Përveç faktorëve të zakonshëm dhe të mirënjohur që e shtojnë rrezikun për bllokimin e
arterieve, siç janë hipertensioni, diabeti, yndyrnat e larta në gjak, duhani apo alkooli, me
rëndësi është edhe ekzaminimi i zemrës. Janë disa çrregullime të zemrës të cilat mund të
shkaktojnë rrezik për krijimin e copëzave të vogla të gjakut (që në gjuhën mjekësore quhen
trombe) që mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut nga zemra (duke krijuar emboluse) dhe të
bllokojnë ndër të tjera edhe ndonjë arterie të trurit.
Duhet t’u kushtojmë rëndësi dy gjendjeve të veçanta në zemër. Gjendja e parë është çrregullimi
i ritmit të zemrës (aritmisë), përkatësisht prania e një lloji të veçantë të aritmisë i cili quhet
fibrilacion atrial. Fibrilacioni atrial detektohet në një EKG. Mirëpo, në rastet kur në EKG nuk
kemi çrregullim të ritmit, medoemos duhet të bëhet përcjellja e ritmit të zemrës për së paku 24
orë përmes aparatit të veçantë i cili quhet holter. Në këtë mënyrë, do ta shtojmë mundësinë e
detektimit të aritmisë, qoftë nëse ajo shfaqet edhe për disa sekonda. Në këtë gjendje, zemra
rreh në mënyrë të çrregullt, kjo e rrit mundësinë që një pjesë e gjakut të ndalet në hapësirat e
zemrës, kjo ndalje shton rrezikun për mpiksjen e gjakut dhe copëzat e kësaj mpiksjeje në çdo
pompim të zemrës mund të kalojnë në qarkullim duke shkuar madje deri në tru dhe bllokuar
eventualisht ndonjë arterie të tij.
Gjendja e dytë që e shton rrezikun për krijimin e trombeve dhe kësisoj hap rrugë për infarktin e
mundshëm në tru është mostkurrja e ndonjë pjese të murit të barkushes së majtë të zemrës.
Ekokardiografia e realizuar nga kardiologu na ndihmon që ta detektojmë praninë eventuale të
pjesëve të zemrës që nuk tkurren (segmente akinetike) dhe ndërmarrjen e masave përkatëse.
Ngjashëm sikur me çrregullimin e ritmit, çdo pjesë e murit të zemrës që nuk tkurret krijon
terren të përshtatshëm për ndaljen (stazën) e gjakut dhe krijimin e trombeve të rrezikshme.
Duhet të kemi parasysh se zbulimi i këtyre dy gjendjeve krijon mundësinë që me ndërmarrjen e
masave përkatëse terapeutike të jemi në gjendje që ta parandalojmë një goditje të mundshme
në tru. Prania e aritmisë apo e akinezisë e bën të domosdoshëm përdorimin e një grupi të
barnave që njihen si “barna antikoaguluese”. Këto barna mundësojnë “shkrirjen” e trombeve
në qarkullimin e gjakut duke u pamundësuar këtyre mbërritjen në ndonjë arterie të trurit dhe
rrjedhimisht, bllokimin e tyre.
Deri vonë, në qarkullim ka qenë e pranishme vetëm varfarina, e cila krahas efektit të mirë
mbrojtës ka edhe disa vështirësi gjatë përdorimit të saj. Ndër këto duhet numëruar kujdesin e
madh që duhet kushtuar llojeve të ushqimit që konsumohen, si edhe përcjelljen e shpeshtë
laboratorike të kohës së gjakderdhjes. Tanimë, edhe në kushtet tona, ekzistojnë opsione të reja
terapeutike, siç janë Dabigatrani, Apiksabani dhe Rivaroksabani, të cilat nuk ndërveprojnë me
ushqimin e përdorur dhe për të cilat nuk ka nevojë përcjellja laboratorike e kohës së
gjakderdhjes. Mangësia qëndron në atë se janë më të kushtueshme se sa varfarina.
Duhet pasur parasysh se cilindo opsion që ta zgjedhim, efekti i tyre mbrojtës dhe profili i
efekteve anësore janë të njëllojta, prandaj nuk kanë ndonjë përparësi apo mangësi në kuptimin
terapeutik. Përparësia më e madhe është se me zbulimin me kohë të faktorëve të rrezikut dhe
me ndërmarrjen e masave adekuate, jemi në gjendje që ta parandalojmë në masën deri në 70%
një goditje trunore, e cila mund të jetë fatale për pacientin.
Blerim Myftiu
26.11.2016

More Related Content

Featured

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by HubspotMarius Sescu
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 

Featured (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Problemet e zemrës rrezikojnë goditjen në tru

  • 1. PROBLEMET E ZEMRËS RREZIKOJNË GODITJEN NË TRU Infarkti i trurit (goditja apo sulmi në tru) renditet në vendin e katërt të shkaqeve të vdekshmërisë. Paraqet njërën prej sëmundjeve që krijon barrë të rëndë personale, sociale dhe ekonomike. Rëndësi të veçantën në parandalimin e tij ka trajtimi i sëmundjeve të zemrës. Bllokimi i ndonjërës prej arterieve që e furnizojnë me gjak trurin dhe pamundësia e asaj pjese të trurit për t’u furnizuar me oksigjen krijon mundësinë për zhvillimin e infarktit dhe humbjen e funksionit të asaj pjese të trurit. Kjo ndodh zakonisht në mënyrë të papritur, pra akute dhe manifestohet me një sërë simptomash, varësisht nga pjesa e prekur e trurit. Ndër simptomat më të shpeshta janë shkallë të ndryshme të humbjes së vetëdijes, çrregullimet e të parit dhe të të folurit, paralizat e njëanshme trupore, çrregullimet e drejtpeshimit dhe të ecjes. Përveç faktorëve të zakonshëm dhe të mirënjohur që e shtojnë rrezikun për bllokimin e arterieve, siç janë hipertensioni, diabeti, yndyrnat e larta në gjak, duhani apo alkooli, me rëndësi është edhe ekzaminimi i zemrës. Janë disa çrregullime të zemrës të cilat mund të shkaktojnë rrezik për krijimin e copëzave të vogla të gjakut (që në gjuhën mjekësore quhen trombe) që mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut nga zemra (duke krijuar emboluse) dhe të bllokojnë ndër të tjera edhe ndonjë arterie të trurit. Duhet t’u kushtojmë rëndësi dy gjendjeve të veçanta në zemër. Gjendja e parë është çrregullimi i ritmit të zemrës (aritmisë), përkatësisht prania e një lloji të veçantë të aritmisë i cili quhet fibrilacion atrial. Fibrilacioni atrial detektohet në një EKG. Mirëpo, në rastet kur në EKG nuk kemi çrregullim të ritmit, medoemos duhet të bëhet përcjellja e ritmit të zemrës për së paku 24 orë përmes aparatit të veçantë i cili quhet holter. Në këtë mënyrë, do ta shtojmë mundësinë e detektimit të aritmisë, qoftë nëse ajo shfaqet edhe për disa sekonda. Në këtë gjendje, zemra rreh në mënyrë të çrregullt, kjo e rrit mundësinë që një pjesë e gjakut të ndalet në hapësirat e zemrës, kjo ndalje shton rrezikun për mpiksjen e gjakut dhe copëzat e kësaj mpiksjeje në çdo pompim të zemrës mund të kalojnë në qarkullim duke shkuar madje deri në tru dhe bllokuar eventualisht ndonjë arterie të tij. Gjendja e dytë që e shton rrezikun për krijimin e trombeve dhe kësisoj hap rrugë për infarktin e mundshëm në tru është mostkurrja e ndonjë pjese të murit të barkushes së majtë të zemrës. Ekokardiografia e realizuar nga kardiologu na ndihmon që ta detektojmë praninë eventuale të pjesëve të zemrës që nuk tkurren (segmente akinetike) dhe ndërmarrjen e masave përkatëse. Ngjashëm sikur me çrregullimin e ritmit, çdo pjesë e murit të zemrës që nuk tkurret krijon terren të përshtatshëm për ndaljen (stazën) e gjakut dhe krijimin e trombeve të rrezikshme.
  • 2. Duhet të kemi parasysh se zbulimi i këtyre dy gjendjeve krijon mundësinë që me ndërmarrjen e masave përkatëse terapeutike të jemi në gjendje që ta parandalojmë një goditje të mundshme në tru. Prania e aritmisë apo e akinezisë e bën të domosdoshëm përdorimin e një grupi të barnave që njihen si “barna antikoaguluese”. Këto barna mundësojnë “shkrirjen” e trombeve në qarkullimin e gjakut duke u pamundësuar këtyre mbërritjen në ndonjë arterie të trurit dhe rrjedhimisht, bllokimin e tyre. Deri vonë, në qarkullim ka qenë e pranishme vetëm varfarina, e cila krahas efektit të mirë mbrojtës ka edhe disa vështirësi gjatë përdorimit të saj. Ndër këto duhet numëruar kujdesin e madh që duhet kushtuar llojeve të ushqimit që konsumohen, si edhe përcjelljen e shpeshtë laboratorike të kohës së gjakderdhjes. Tanimë, edhe në kushtet tona, ekzistojnë opsione të reja terapeutike, siç janë Dabigatrani, Apiksabani dhe Rivaroksabani, të cilat nuk ndërveprojnë me ushqimin e përdorur dhe për të cilat nuk ka nevojë përcjellja laboratorike e kohës së gjakderdhjes. Mangësia qëndron në atë se janë më të kushtueshme se sa varfarina. Duhet pasur parasysh se cilindo opsion që ta zgjedhim, efekti i tyre mbrojtës dhe profili i efekteve anësore janë të njëllojta, prandaj nuk kanë ndonjë përparësi apo mangësi në kuptimin terapeutik. Përparësia më e madhe është se me zbulimin me kohë të faktorëve të rrezikut dhe me ndërmarrjen e masave adekuate, jemi në gjendje që ta parandalojmë në masën deri në 70% një goditje trunore, e cila mund të jetë fatale për pacientin. Blerim Myftiu 26.11.2016