Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
1. një vështrim i përgjithshëm mbi shkencën ekonomike
1. Ushtrime nga lënda: MIKROEKONOMIA I
KREU I: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SHKENCËN EKONOMIKE
Data: ______________
1. Ç’është ekonomiksi?
2. Cila nga kategoritë e poshtëshënuara nuk hyn në kategorinë e burimeve ose faktorëve të prodhimit?
a) Toka
b) Automobilat
c) Kapitali
d) Puna
e) Asnjëri nuk hyn në kategorinë e burimeve
3. Mikroekonomia merret me studimin e:
a) Inflacionit në Kosovë
b) Problemit të papunësisë në Kosovë
c) Mënyrës së funksionimit të sistemit bankar në Kosovë
d) Mënyrës se si firma individuale vendos lidhur me çmimin e produkteve të saja
4. Ekonomia është një mekanizëm që përcakton _________ është prodhuar, __________ është prodhuar dhe _________ është prodhuar.
5. Faktorët e prodhimit klasifikohen në tre tituj të përgjithshëm. Burimet fizike dhe mendore të njeriut janë quajtur __________. Burimet natyrore janë quajtur _________. Mallrat e prodhuara të përdorura në prodhim (p.sh. makinat dhe fabrikat) janë quajtur _________.
6. Një ekonomi që është ekonomikisht e lidhur me ekonomi të tjera në botë quhet ekonomi e __________.
7. Njerëzit shfrytëzojnë burimet e ___________ për t’i plotësuar nevojat e veta të _____________.
8. Paraqitja e thjeshtuar e realitetit quhet ____________.
9. Studimi i ekonomisë si tërësi quhet _________________.