SlideShare a Scribd company logo
1 of 48
Download to read offline
4
1
1
flladi i një
muaji të begatë
4
2
4
3
çfarë është agjërimi? 8
disa nga veçoritë e muajit ramazan 16
po nëse nuk e agjëroj muajin e ramazanit ? 22
si fitohet begatia e ramazanit ? 24
rregullat e agjërimit 29
çfarë e prish agjërimin ? 33
çfarë nuk e prish agjërimin ? 34
cilat janë kategoritë e përjashtuara
nga agjërimi i ramazanit ? 36
përcjellja e ramazanit 39
muaji i ramazanit, ftesë për pendim... 41
4
4
4
Përgatiti:
qendra kulturore fetare “udha e besimtarëve”
Boton:
qendra kulturore fetare “udha e besimtarëve”
Rr. Kajo Karafili, Pll. 8, Shk. 1, Ap. 12, Tiranë, Albania
Tel.: +35542247064, Mob.: +355693565505,
+355672567863
e-mail: info@udhaebesimtareve.com
www.udhaebesimtarëve.com
4
5
flladi i një muaji të begatë
Vitet ikin dhe pasojnë njëri-
tjetrin, e ashtu pa u ndjerë ikën
dhe jeta e njeriut.
Duket sikur kanë kaluar vetëm
disa ditë dhe jo një vit i plotë,
dhe ja muaji i begatë i Ramazanit
erdhi përsëri.
Lodhja, etja dhe uria që
përjetuam Ramazanin e kaluar
janë harruar, ndërsa shpërblimi
tek Zoti i Madhëruar është
depozituar.
Dëshira për ta arritur këtë
muaj preokupon zemrat
e besimtarëve. Ata luten
që Allahu t`ua mundësojë
agjërimin e muajit të Ramazanit.
4
6
Unë dhe ti jemi nga ata që Allahu
na begatoi, na dha jetë, shëndet,
forcë dhe e arritëm këtë muaj
të begatë, të cilin me dëshirë e
presim dhe me përkushtim e
përjetojmë.
Muaji i Ramazanit është
bukuria e vitit dhe një dhuratë
e madhe nga Zoti i gjithësisë.
Është thesari i njerëzve të
devotshëm dhe periudha e begatë
në të cilën pasurohen shpirtrat e
besimtarëve.
Është muaji për të cilin na ka
përgëzuar profeti Muhamed r
duke thënë: “Kur vjen muaji
i Ramazanit, hapen dyert e
xhenetit, mbyllen dyert e
Zjarrit dhe prangosen djajtë.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
4
7
Në vitin e dytë të hixhretit - pas
emigrimit të Profetit r në Medine
- Allahu i Madhëruar zbriti këtë
ajet: “O ju që keni besuar!
Agjërimi u është bërë obligim,
ashtu siç ishte obligim edhe
për popujt para jush, me qëllim
që të bëheni të devotshëm.”
(Kuran, El Bekare 183).
4
8
por, çfarë është agjërimi?
“Agjërimi është: Privimi i
vetvetes nga ngrënia, pirja dhe
marrëdhëniet intime, me qëllim
adhurimi për Allahun, që nga
fillimi i agimit e deri në perëndimin
e diellit.”
Pra, agjërimi është ai lloj
adhurimi, në të cilin njeriu heq
dorë përkohësisht nga disa prej
kënaqësive të kësaj bote, e këtë e
bënpërhirtëAllahuttëMadhëruar,
për të fituar kënaqësinë e Tij dhe
për ta depozituar shpërblimin për
në Ditën kur do të takohet me Të
(në botën tjetër).
Agjërimi, ndryshe nga
adhurimet e tjera, i ka disa veçori
specifike dhe dobi madhështore,
ashtu siç do t’i përmendim
në vijim:
4
9
-1-
agjërimi është adhurimi më
i veçantë që
i kushtohet zotit
Allahu i Madhëruar, në një
hadith kudsij, ka thënë: “Çdo
vepër e birit të Ademit është
për të, me përjashtim të
agjërimit, i cili është për Mua
dhe Unë shpërblej për të”.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Kurtubiu, dijetari i madh i
tefsirit, ka thënë: “Të gjitha punët
janë të dukshme, ndërsa agjërimi
është vepër që nuk duket (nuk
vërehet nga njerëzit), prandaj
dhe Allahu e ka quajtur ‘të
veçantë’ për Të.”
4
10
- 2 -
agjëruesi shpërblehet
pa masë
Profeti r na ka treguar se
Allahu i Madhëruar thotë:
“Robi Im e lë ngrënien, pirjen
dhe kënaqësitë trupore për
Mua. Agjërimi bëhet për Mua
dhe Unë shpërblej për të.
E mira tek Unë shpërblehet
dhjetë deri në shtatëqind
fish, përveç agjërimit, të cilin
Unë e shpërblej pa masë.”
(Transmeton Buhariu)
4
11
- 3 -
agjëruesi ka
dy momente gëzimi
Profeti r ka thënë: “Agjëruesi
ka dy momente gëzimi:
Kur çel iftarin dhe kur
ta takojë Zotin e tij.”
(Transmeton Buhariu)
4
12
- 4 -
agjëruesit kanë një
portë të veçantë për
hyrjen në xhenet
Profeti r ka thënë:
“Në Xhenet ka një portë që
quhet Rejan, nëpërmjet së
cilës futen agjëruesit në Ditën
e Gjykimit, dhe askush tjetër
përveç tyre nuk futet nga
ajo portë.
Atë ditë do të thuhet:
‘Ku janë agjëruesit?’ Ata do
të futen brenda nëpërmjet
asaj porte. Pasi të futet edhe
agjëruesi i fundit, porta do të
mbyllet dhe nuk do të futet më
askush tjetër nga ajo portë.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
4
13
-5-
agjërimi është mburojë
Agjërimi është mburojë për të
mos rënë në gabime, fjalë dhe
vepra të ndaluara, siç ka thënë
Profeti r : “Ai që nuk i lë
fjalët e pavërteta dhe shtirjen,
le ta dijë se Allahu nuk ka
nevojë që ai ta lërë ushqimin
dhe pijen”. (Transmeton Buhariu)
Gjithashtu, agjërimi është
mburojë kundrejt ligësive të të
tjerëve karshi teje.
Në lidhje me këtë,
Profeti r ka thënë: “Agjërimi
është mburojë, prandaj kur
ndonjëri nga ju agjëron,
nuk duhet të flasë fjalë të
pahijshme, e as të ngrejë zërin
4
14
duke debatuar. Nëse dikush
e sulmon ose e fyen, le t’i
thotë: Unë jam me agjërim.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
4
15
- 6 -
allahu e do erën
e gojës së agjëruesit
Profeti r thotë: “Pasha Atë në
dorën e të Cilit është shpirti
i Muhamedit, era e gojës së
agjëruesit është më e dashur
për Allahun sesa aroma e
miskut (parfumit më të mirë).”
(Transmeton Buhariu)
4
16
disa nga veçoritë e muajit ramazan
- 1 -
agjërimi gjatë muajit
ramazan, është një ndër pesë
shtyllat bazë të islamit.
Profeti r thotë: “Islami
ngrihet mbi pesë shtylla:
Deklarimi se askush dhe asgjë
nuk meriton të adhurohet
përveç Allahut, dhe se
Muhamedi është i dërguari i
Tij, falja e namazit, dhënia e
zekatit, kryerja e haxhit dhe
agjërimi i muajit Ramazan.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
4
17
- 2 -
ramazani është muaji në të
cilin ka zbritur kurani
Allahu i Madhëruar thotë: “Në
muajin e Ramazanit ka zbritur
Kurani, i cili është udhërrëfyes
për njerëzit, sqarues i rrugës
së drejtë dhe dallues i saj
nga rruga e shtrembër,
prandaj, cilido që e arrin
këtë muaj, le ta agjërojë atë.”
(Kuran, El Bekare 185).
4
18
- 3 -
në muajin e ramazanit
hapen portat e xhenetit,
mbyllen portat e zjarrit dhe
prangosen djajtë.
Profeti r ka thënë: “Natën e
parë të Ramazanit prangosen
djajtë dhe xhinët më agresorë,
mbyllen portat e Zjarrit duke
mos mbetur e hapur asnjë
portë e tij, hapen portat e
Xhenetit duke mos mbetur
e mbyllur asnjë portë e
tij, dhe thërret një thirrës:
‘O ti që e do të mirën, afrohu!
O ti që e do të keqen, frenohu!’
Allahu liron njerëz nga zjarri
çdo natë të Ramazanit”.
(TransmetonTirmidhiu,dheekasaktësuarAlbani)
4
19
- 4 -
në këtë muaj gjendet nata
e kadrit, e cila është më e
vlefshme se njëmijë muaj.
Ebu Hurejra tregon se Profeti
r ka thënë: “U ka ardhur
Ramazani, muaji i begatë.
Allahu ua ka obliguar agjërimin
e këtij muaji. Në të hapen
dyert e xhenetit, mbyllen dyert
e xhehenemit dhe lidhen në
pranga djajtë më agresorë.
Allahu në këtë muaj ka
bërë një natë, e cila është
më e vlefshme se njëmijë
muaj. Ai që privohet nga
të mirat e kësaj nate, është
privuar nga çdo e mirë”.
(E transmeton Nesaiu. Hadithi është Sahih).
4
20
- 5 -
agjërimi i ramazanit bëhet
shkak për faljen e gjynaheve
të kaluara.
Profeti r ka thënë: “Kush
e agjëron Ramazanin me
besim dhe duke shpresuar
shpërblimin, do t`i falen
mëkatet që i ka bërë më herët.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
4
21
- 6 -
në këtë muaj pranohen
lutjet dhe lirohen njerëz
nga zjarri
Profeti r ka thënë: “Allahu
për çdo ditë dhe natë (të
Ramazanit) liron njerëz nga
zjarri dhe çdonjëri prej tyre
e ka një lutje të pranuar”.
(E transmeton Ahmedi. Hadithi është Sahih).
4
22
po nëse nuk e agjëroj muajin
e ramazanit ?
Të mos e agjërosh muajin e
Ramazanit, pa pasur ndonjë arsye
e cila të pengon nga agjërimi,
është mëkat i madh. Madje, kjo
bëhet shkak për të qenë larg nga
mëshira e Zotit të Madhëruar.
Ebu Hurejra tregon se
Profeti r , pasi u ngjit një ditë në
minber, tha: ‘Amin!’.
Kur e pyetën se përse veproi
ashtu, u përgjigj: “Më erdhi
Xhibrili dhe më tha: “Kush
e arrin muajin e Ramazanit
dhe nuk e ka shfrytëzuar (si
mundësi) që t`i falen gjynahet,
Allahu e largoftë nga mëshira e
Tij! Thuaj ‘Amin!” Unë thashë:
‘Amin!”.
4
23
Pra, muslimani jo vetëm që
e ka obligim ta agjërojë këtë
muaj të begatë, por duhet të
përpiqet me të gjitha forcat që
të përfitojë sa më shumë nga
begatitë dhe mirësitë e tij, duke
i shtuar adhurimet vullnetare
dhe veprat e mira në tërësi.
4
24
si fitohet begatia e ramazanit ?
Ez-Zuhriu, dijetari i
madh në kohën e tabi’inëve,
thoshte: “Ramazani është
i karakterizuar nga leximi
i Kuranit dhe bamirësia”.
Këto dy vepra kanë qenë
praktikë e pandashme e Profetit
r në Ramazan.
Ibën Abasi thoshte:
“I Dërguari i Allahut r ka qenë
njeriu më bujar, dhe bujarinë
më të madhe e shfaqte në
Ramazan, muaj në të cilin
takohejmeXhibrilin.Aitakohej
me të çdo natë të Ramazanit,
duke e studiuar me të Kuranin.
Në Ramazan, i Dërguari i
Allahut ishte më i shpejtë
në bujari sesa era kur fryn”.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
4
25
Pra, përveç agjërimit, i cili
është obligimi kryesor, Profeti r
shtonte dhe dy vepra të tjera për
të fituar mirësinë e këtij muaji:
a- Leximin e Kuranit, sepse
Ramazani është muaji
i Kuranit.
Ky lexim mund të bëhet në
namaz, gjatë teravive, ose edhe
jashtë namazit.
b- Bujarinë.
Këtë ai e shfaqte duke ushqyer
të uriturit dhe nevojtarët, si dhe
duke u dhënë sadaka (ndihmë
financiare) të varfërve.
Ushqimi më i mirë që ofrohet
gjatë muajit të Ramazanit është
t’u shtrosh iftar agjëruesve.
4
26
Kjo, sepse Profeti r ka
thënë: “Kush i shtron iftar
një agjëruesi, do ta ketë
shpërblimin njësoj si ai, pa u
pakësuar asgjë nga shpërblimi
i agjëruesit”. (Transmeton imam
Ahmedi. Albani e ka vlerësuar Sahih).
Kulmi i begatisë së Ramazanit
gjendet në dhjetë netët e fundit
të tij, kjo sepse midis atyre netëve
gjendet Nata e Kadrit, e cila është
e dalluar për shumë veçori, ndër
të cilat përmendim:
4
27
1- Zbritja e Kuranit në këtë natë.
Argument për këtë, është fjala
e Allahut të Madhëruar: “Ne e
kemi zbritur atë (Kuranin) në
Natën e Kadrit”. (Kuran, El Kadr 1).
2- Punët e mira në këtë natë
shumëfishohen.
Kjo veçori është ndër shkaqet
kryesore që e bëjnë atë natë më
të vlefshme se njëmijë muaj, siç
thotë Allahu në Kuran: “Nata e
Kadrit është më e vlefshme se
një mijë muaj”. (Kuran, El Kadr 3).
3- Këtë natë zbresin engjëjt,
dhe veçanërisht engjëlli Xhibril,
siç thotë Allahu në Kuran:
“Në të zbresin engjëjt dhe
Shpirti (Xhibrili) me caktimin
e çdo gjëje”. (Kuran, El Kadr 4).
4
28
4- Kush e kalon këtë natë
duke u falur dhe duke
adhuruar Zotin, i falen të
gjitha gjynahet e kaluara, siç
ka thënë Profeti r : “Kush e
përjeton natën e Kadrit me
adhurim ndaj Zotit, me besim
të sinqertë dhe duke shpresuar
shpërblimin, do t`i falen
mëkatet që i ka bërë më herët.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Përtëarriturbegatinëekësajnate,
Profeti r i kalonte dhjetë ditët e
fundit të Ramazanit i ngujuar në
xhami (bënte itikaf), siç tregon
Aisheja: “Profeti r ka bërë itikaf
dhjetëditëshin e fundit të çdo
Ramazani, derisa ndërroi jetë”.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
4
29
rregullat e agjërimit
1- Nuk hahet, nuk pihet dhe
nuk kryhen marrëdhënie
seksuale nga agimi deri në
perëndim të diellit.
Allahu i Madhëruar thotë: “Hani
dhe pini derisa të dallohet
në horizont filli i bardhë (i
agimit) nga filli i zi (terri i
natës), pastaj plotësojeni
agjërimin deri sa të hyjë nata”.
(Kuran, El Bekarah 187)
Siç kuptohet nga ky ajet
kuranor, agjërimi ka dy kufij
kohorë: shfaqjen e agimit dhe
perëndimin e diellit, brenda të
cilëve ndalohet ngrënia, pirja
dhe marrëdhëniet intime.
4
30
Ndërsa sa i përket marrë-
dhënieve intime (bash-
këshortore), Allahu i Madhëruar
thotë: “Është lejuar për ju
gjatë netëve të agjërimit
që t’ju afroheni grave tuaja
(për marrëdhënie intime)”
(Kuran, El Bekarah 187).
Pra, nga ky ajet kuranor
kuptojmë se marrëdhëniet
intime gjatë ditës nuk lejohen,
sepse është koha e agjërimit.
2- Të bëhet nijeti (me zemër).
Pra, të vendosësh për të
agjëruar, para se të ketë hyrë
koha e agjërimit. Profeti r ka
thënë: “Kush nuk e vendos të
agjërojë që me natë, agjërimi i
tij nuk është i saktë”.
(Transmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu. Albani
e ka vlerësuar Sahih)
4
31
3- Të hash syfyr. Profeti r ka
thënë: “Syfyri është ushqim i
begatë, prandaj mos e lini atë,
edhe sikur me një gllënjkë
ujë, se Allahu i bekon ata që
hanë syfyr ndërsa engjëjt luten
për ta.”
(TransmetonAhmedi,dheekasaktësuarAlbani).
Gjithashtu, Profeti r ka thënë:
“Ushqehuni në syfyr, sepse në
të ka bereqet!”
(Transmeton Ibën Hibani. Albani e ka
konsideruar hasen)
Po ashtu, ka thënë: “Bëni
syfyr, qoftë edhe me një
gllënjkë ujë!”
(Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, dhe
e ka saktësuar Albani)
4
32
4- Të bësh iftar menjëherë
pas perëndimit (rënies së
diskut të diellit), siç ka thënë
Profeti r : “Tri gjëra janë prej
traditës profetike: Shpejtimi
i iftarit, vonimi i syfyrit dhe
vendosja e dorës së djathtë
mbi dorën e majtë në namaz”.
(Transmeton Taberaniu dhe e ka saktësuar
Albani)
4
33
çfarë e prish agjërimin ?
• Ngrënia dhe pirja me vetëdije.
• Përdorimi i ilaçeve apo
injeksioneve ushqyese.
• Pirja e duhanit
• Përtypja e çamçakëzit.
• Transfuzioni i gjakut dhe
dializa.
• Marrëdhëniet intime
bashkëshortore në harkun
kohor nga agimi deri në
perëndimin e diellit.
• Vjellja e ushqimit në mënyrë
të vullnetshme (me dashje).
• Shfaqja e periodave apo
lehonisë tek femrat.
4
34
çfarë nuk e prish agjërimin ?
1- Ngrënia dhe pirja nga harresa.
2- Përdorimi i misvakut dhe larja
e dhëmbëve me furçë.
3- Shpëlarja e gojës dhe e hundës
për abdes dhe larja e trupit.
4- Hixhameja (nxjerrja e gjakut
me kupa) dhe dhënia e gjakut
për analiza.
5- Ejakulimi në gjumë.
6- Agjërimi nuk prishet nëse
agjëruesi provon shijen e gjellës
(pa e gëlltitur atë), apo i merr
erë parfumit.
4
35
7- Agjërimi nuk prishet nëse
përdor ilaçe me pika në vesh apo
në sy (edhe nëse e ndjen shijen e
ilaçit në fyt), si dhe nuk prishet
nga vendosja e ilaçit mbi plagë.
8- Agjërimi nuk prishet nëse
përdor ilaçe nga anusi apo
organi gjenital, qoftë kjo për
temperaturë apo për arsye tjetër.
9- Përdorimi i makjazhit dhe
lyerja e syve nuk e prishin
agjërimin.
10- Agjëruesit i lejohet të bëjë
çdo gjë që i lehtëson agjërimin,
si psh: qëndrimi në hije, larja e
trupit apo e disa pjesëve të tij me
ujë të ftohtë, shpëlarja e gojës etj.
4
36
cilat janë kategoritë
e përjashtuara nga agjërimi
i ramazanit ?
1. Të moshuarit, të cilët për
shkak të moshës nuk e
përballojnë dot agjërimin.
2. Gratë shtatzëna dhe ato
që i ushqejnë foshnjet me
qumësht gjiri.
3. Të sëmurët (derisa të
shërohen) .
4. Udhëtarët (për aq kohë sa
janë në udhëtim).
4
37
Kompensimi i agjërimit,
zëvendësimi i ditëve të lëna
mangët dhe shlyerja e asaj dite
e cila është prishur për shkak
të kryerjes së marrëdhënieve
intime.
1- Kompensimi bëhet duke
ushqyer një të varfër (me ushqim
mesatar) kundrejt çdo dite të
Ramazanitecilanukështëagjëruar.
Kështu veprojnë të moshuarit
të cilët nuk janë në gjendje ta
përballojnë agjërimin, të sëmurët
kronikë të cilëve mjeku ua ka
ndaluaragjërimin,gratështatzëna,
si dhe nënat të cilat ushqejnë
foshnjat me qumësht gjiri.
Të gjitha kategoritë e
sipërpërmendura mund të
mjaftohen me kompensimin me
ushqim dhe nuk agjërojnë.
4
38
2- Zëvendësimi duke agjëruar
ditë të tjera pas Ramazanit.
Kjo dispozitë është e vlefshme
për të sëmurët, udhëtarët, gratë
me perioda apo në lehoni,
të cilët kanë lënë mangët
prej ditëve të Ramazanit.
Gjithashtu gratë shtatzëna dhe
gjidhënëset, nëse nuk e kanë
kompensuar me ushqim.
3- Prishja e agjërimit të
Ramazanit për shkak të kryerjes
së marrëdhënieve intime. Kjo
konsiderohet shkelje (mëkat) dhe
shlyerja e këtij mëkati bëhet duke
u penduar dhe duke agjëruar dy
muaj rresht pa ndërprerje.
4
39
përcjellja e ramazanit
Ramazani mbyllet me
dhënien e sadakasë së Fitrit,
e cila është pastrim për
agjëruesin dhe ndihmë për të
varfrin. Ibn Abasi ka thënë:
“Profeti r e ka bërë obligim
për çdo musliman sadakanë e
Fitrit si pastrim për agjëruesin
prej punëve të kota dhe fjalëve
të ndyra, si dhe ushqim për
të varfërit. Kush e jep atë
para namazit të Bajramit, ajo
është sadaka Fitri e pranuar,
e kush e jep pas namazit,
është sadaka e thjeshtë.”
(Transmeton Ebu Daudi. Neueuiu e ka
konsideruar hasen)
4
40
Më pas vjen festa e Fitër
Bajramit, si gëzim për mirësitë
që Allahu i Madhëruar i dhuroi
muslimanëve gjatë muajit
Ramazan.
Enes bin Maliku tregon se, kur
Profeti (alejhi selam) mbërriti në
Medinë, banorët e saj kishin dy
ditë në të cilat gëzonin e dëfrenin.
Profeti r pyeti: “Përse i festoni
këto ditë ?” Ata i thanë: Nga
moti ne i kemi konsideruar
këto dy ditë, si ditë feste.
Profeti (a.s) tha: “Allahu ua
ka zëvendësuar ato me dy ditë
me të mira: Fitër Bajramin
dhe Kurban Bajramin”.
(Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe
Nesaiu)
4
41
muaji i ramazanit,
ftesë për pendim...
O njeri! Çfarë fitove duke
qëndruar larg Zotit tënd?
Ramazani erdhi, flladi i besimit
po fryn dhe mëshira e Allahut
është shumë pranë teje, prandaj
kthehu tek Allahu!
Kthehu me vullnet dhe
pendim, sa nuk je kthyer i
mbartur mbi supe e i veshur
me qefin!
Dera e pendimit është e hapur,
hyrja është e lejuar, prandaj
kthehu tek Zoti, që të kënaqet
me ty dhe të të falë mëkatet e tua!
4
42
Afrohu tek Allahu, që të t`i
kthejë të këqijat në të mira
dhe të shkruhesh në listën e
atyre që Allahu i do: “Vërtet
Allahu i do ata që pendohen.”
(Kuran, El Bekarah 222)
Mëshira e Allahut ka përfshirë
gjithçka dhe Ai e shkroi këtë
në librin e Tij: “Mëshira Ime
e tejkalon hidhërimin Tim.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
A e ke dëgjuar ndonjëherë
këtë ajet, ku Zoti të thërret duke
të thënë: “O robërit e Mi, që i
keni bërë vetes keq me gjynahe,
mos e humbni shpresën në
mëshirën e Allahut! Patjetër që
Allahu i fal të gjitha gjynahet!
Vërtet, Ai është Falësi i
madh dhe Mëshirëploti.”
(Kuran, Zumer 53)
4
43
Eja, afrohu tek Allahu,
sepse Ai mëshiron dhe fal!
“Vërtet, Unë jam Falës për
atë që pendohet, beson e
bën vepra të mira dhe pastaj
qëndron në rrugë të drejtë.”
(Kuran, Taha 82).
Pendohu nga të këqijat që ke
punuar dhe zotohu që kurrë nuk
do t`u kthehesh atyre veprave të
shëmtuara!
Shfrytëzoje këtë muaj për të
hapur një faqe të re, mbi të cilën
do të shkruash:
O Zot, unë jam
penduar!
w w w . u d h a e b e s
s i m t a r ë v e . c o m
4
46
4
47
4
48
40
flladi i një
muaji të begatë
www. udhaebesimtareve.com
JEPET FALAS

More Related Content

Similar to Flladi i një Muaji të Begatë

04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDILexo dhe Mëso
 
Shefik kurdiq ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
Shefik kurdiq   ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi Shefik kurdiq   ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
Shefik kurdiq ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi Libra Islame
 
Peshperitjeteramazanit
PeshperitjeteramazanitPeshperitjeteramazanit
Peshperitjeteramazanitguest3b04bc
 
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitDr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitShkumbim Jakupi
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANRregullatIslame
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANLexo dhe Mëso
 
Pasojat E Mosfaljes Së Namazit
Pasojat E Mosfaljes Së NamazitPasojat E Mosfaljes Së Namazit
Pasojat E Mosfaljes Së Namazitguest35ba5
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Sunetet e Neglizhuara në Ramazan
Sunetet e Neglizhuara në RamazanSunetet e Neglizhuara në Ramazan
Sunetet e Neglizhuara në RamazanLexo dhe Mëso
 
Sunetet e Neglizhuara në Ramazan
Sunetet e Neglizhuara në RamazanSunetet e Neglizhuara në Ramazan
Sunetet e Neglizhuara në RamazanRregullatIslame
 
1 ramazani ftese per meditim
1  ramazani ftese per meditim1  ramazani ftese per meditim
1 ramazani ftese per meditimMondi Marku
 
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të ShevalitLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveRregullatIslame
 

Similar to Flladi i një Muaji të Begatë (19)

04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
 
Shefik kurdiq ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
Shefik kurdiq   ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi Shefik kurdiq   ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
Shefik kurdiq ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
 
Peshperitjeteramazanit
PeshperitjeteramazanitPeshperitjeteramazanit
Peshperitjeteramazanit
 
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitDr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
 
Pasojat E Mosfaljes Së Namazit
Pasojat E Mosfaljes Së NamazitPasojat E Mosfaljes Së Namazit
Pasojat E Mosfaljes Së Namazit
 
Hutbe ramazani
Hutbe ramazaniHutbe ramazani
Hutbe ramazani
 
Pse Agjerojmë
Pse AgjerojmëPse Agjerojmë
Pse Agjerojmë
 
Pse Agjerojmë
Pse AgjerojmëPse Agjerojmë
Pse Agjerojmë
 
Sekti Kur’anij.
Sekti Kur’anij.Sekti Kur’anij.
Sekti Kur’anij.
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Sunetet e Neglizhuara në Ramazan
Sunetet e Neglizhuara në RamazanSunetet e Neglizhuara në Ramazan
Sunetet e Neglizhuara në Ramazan
 
Sunetet e Neglizhuara në Ramazan
Sunetet e Neglizhuara në RamazanSunetet e Neglizhuara në Ramazan
Sunetet e Neglizhuara në Ramazan
 
1 ramazani ftese per meditim
1  ramazani ftese per meditim1  ramazani ftese per meditim
1 ramazani ftese per meditim
 
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 

More from Lexo dhe Mëso

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminLexo dhe Mëso
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveLexo dhe Mëso
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfLexo dhe Mëso
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTLexo dhe Mëso
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Lexo dhe Mëso
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniLexo dhe Mëso
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësLexo dhe Mëso
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitLexo dhe Mëso
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesLexo dhe Mëso
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitLexo dhe Mëso
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitLexo dhe Mëso
 

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të Kuranit
 

Flladi i një Muaji të Begatë

  • 2. 4 2
  • 3. 4 3 çfarë është agjërimi? 8 disa nga veçoritë e muajit ramazan 16 po nëse nuk e agjëroj muajin e ramazanit ? 22 si fitohet begatia e ramazanit ? 24 rregullat e agjërimit 29 çfarë e prish agjërimin ? 33 çfarë nuk e prish agjërimin ? 34 cilat janë kategoritë e përjashtuara nga agjërimi i ramazanit ? 36 përcjellja e ramazanit 39 muaji i ramazanit, ftesë për pendim... 41
  • 4. 4 4 4 Përgatiti: qendra kulturore fetare “udha e besimtarëve” Boton: qendra kulturore fetare “udha e besimtarëve” Rr. Kajo Karafili, Pll. 8, Shk. 1, Ap. 12, Tiranë, Albania Tel.: +35542247064, Mob.: +355693565505, +355672567863 e-mail: info@udhaebesimtareve.com www.udhaebesimtarëve.com
  • 5. 4 5 flladi i një muaji të begatë Vitet ikin dhe pasojnë njëri- tjetrin, e ashtu pa u ndjerë ikën dhe jeta e njeriut. Duket sikur kanë kaluar vetëm disa ditë dhe jo një vit i plotë, dhe ja muaji i begatë i Ramazanit erdhi përsëri. Lodhja, etja dhe uria që përjetuam Ramazanin e kaluar janë harruar, ndërsa shpërblimi tek Zoti i Madhëruar është depozituar. Dëshira për ta arritur këtë muaj preokupon zemrat e besimtarëve. Ata luten që Allahu t`ua mundësojë agjërimin e muajit të Ramazanit.
  • 6. 4 6 Unë dhe ti jemi nga ata që Allahu na begatoi, na dha jetë, shëndet, forcë dhe e arritëm këtë muaj të begatë, të cilin me dëshirë e presim dhe me përkushtim e përjetojmë. Muaji i Ramazanit është bukuria e vitit dhe një dhuratë e madhe nga Zoti i gjithësisë. Është thesari i njerëzve të devotshëm dhe periudha e begatë në të cilën pasurohen shpirtrat e besimtarëve. Është muaji për të cilin na ka përgëzuar profeti Muhamed r duke thënë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe prangosen djajtë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  • 7. 4 7 Në vitin e dytë të hixhretit - pas emigrimit të Profetit r në Medine - Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet: “O ju që keni besuar! Agjërimi u është bërë obligim, ashtu siç ishte obligim edhe për popujt para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm.” (Kuran, El Bekare 183).
  • 8. 4 8 por, çfarë është agjërimi? “Agjërimi është: Privimi i vetvetes nga ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime, me qëllim adhurimi për Allahun, që nga fillimi i agimit e deri në perëndimin e diellit.” Pra, agjërimi është ai lloj adhurimi, në të cilin njeriu heq dorë përkohësisht nga disa prej kënaqësive të kësaj bote, e këtë e bënpërhirtëAllahuttëMadhëruar, për të fituar kënaqësinë e Tij dhe për ta depozituar shpërblimin për në Ditën kur do të takohet me Të (në botën tjetër). Agjërimi, ndryshe nga adhurimet e tjera, i ka disa veçori specifike dhe dobi madhështore, ashtu siç do t’i përmendim në vijim:
  • 9. 4 9 -1- agjërimi është adhurimi më i veçantë që i kushtohet zotit Allahu i Madhëruar, në një hadith kudsij, ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit është për të, me përjashtim të agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kurtubiu, dijetari i madh i tefsirit, ka thënë: “Të gjitha punët janë të dukshme, ndërsa agjërimi është vepër që nuk duket (nuk vërehet nga njerëzit), prandaj dhe Allahu e ka quajtur ‘të veçantë’ për Të.”
  • 10. 4 10 - 2 - agjëruesi shpërblehet pa masë Profeti r na ka treguar se Allahu i Madhëruar thotë: “Robi Im e lë ngrënien, pirjen dhe kënaqësitë trupore për Mua. Agjërimi bëhet për Mua dhe Unë shpërblej për të. E mira tek Unë shpërblehet dhjetë deri në shtatëqind fish, përveç agjërimit, të cilin Unë e shpërblej pa masë.” (Transmeton Buhariu)
  • 11. 4 11 - 3 - agjëruesi ka dy momente gëzimi Profeti r ka thënë: “Agjëruesi ka dy momente gëzimi: Kur çel iftarin dhe kur ta takojë Zotin e tij.” (Transmeton Buhariu)
  • 12. 4 12 - 4 - agjëruesit kanë një portë të veçantë për hyrjen në xhenet Profeti r ka thënë: “Në Xhenet ka një portë që quhet Rejan, nëpërmjet së cilës futen agjëruesit në Ditën e Gjykimit, dhe askush tjetër përveç tyre nuk futet nga ajo portë. Atë ditë do të thuhet: ‘Ku janë agjëruesit?’ Ata do të futen brenda nëpërmjet asaj porte. Pasi të futet edhe agjëruesi i fundit, porta do të mbyllet dhe nuk do të futet më askush tjetër nga ajo portë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  • 13. 4 13 -5- agjërimi është mburojë Agjërimi është mburojë për të mos rënë në gabime, fjalë dhe vepra të ndaluara, siç ka thënë Profeti r : “Ai që nuk i lë fjalët e pavërteta dhe shtirjen, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë ushqimin dhe pijen”. (Transmeton Buhariu) Gjithashtu, agjërimi është mburojë kundrejt ligësive të të tjerëve karshi teje. Në lidhje me këtë, Profeti r ka thënë: “Agjërimi është mburojë, prandaj kur ndonjëri nga ju agjëron, nuk duhet të flasë fjalë të pahijshme, e as të ngrejë zërin
  • 14. 4 14 duke debatuar. Nëse dikush e sulmon ose e fyen, le t’i thotë: Unë jam me agjërim.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  • 15. 4 15 - 6 - allahu e do erën e gojës së agjëruesit Profeti r thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, era e gojës së agjëruesit është më e dashur për Allahun sesa aroma e miskut (parfumit më të mirë).” (Transmeton Buhariu)
  • 16. 4 16 disa nga veçoritë e muajit ramazan - 1 - agjërimi gjatë muajit ramazan, është një ndër pesë shtyllat bazë të islamit. Profeti r thotë: “Islami ngrihet mbi pesë shtylla: Deklarimi se askush dhe asgjë nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i muajit Ramazan.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  • 17. 4 17 - 2 - ramazani është muaji në të cilin ka zbritur kurani Allahu i Madhëruar thotë: “Në muajin e Ramazanit ka zbritur Kurani, i cili është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i saj nga rruga e shtrembër, prandaj, cilido që e arrin këtë muaj, le ta agjërojë atë.” (Kuran, El Bekare 185).
  • 18. 4 18 - 3 - në muajin e ramazanit hapen portat e xhenetit, mbyllen portat e zjarrit dhe prangosen djajtë. Profeti r ka thënë: “Natën e parë të Ramazanit prangosen djajtë dhe xhinët më agresorë, mbyllen portat e Zjarrit duke mos mbetur e hapur asnjë portë e tij, hapen portat e Xhenetit duke mos mbetur e mbyllur asnjë portë e tij, dhe thërret një thirrës: ‘O ti që e do të mirën, afrohu! O ti që e do të keqen, frenohu!’ Allahu liron njerëz nga zjarri çdo natë të Ramazanit”. (TransmetonTirmidhiu,dheekasaktësuarAlbani)
  • 19. 4 19 - 4 - në këtë muaj gjendet nata e kadrit, e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj. Ebu Hurejra tregon se Profeti r ka thënë: “U ka ardhur Ramazani, muaji i begatë. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në të hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen në pranga djajtë më agresorë. Allahu në këtë muaj ka bërë një natë, e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”. (E transmeton Nesaiu. Hadithi është Sahih).
  • 20. 4 20 - 5 - agjërimi i ramazanit bëhet shkak për faljen e gjynaheve të kaluara. Profeti r ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, do t`i falen mëkatet që i ka bërë më herët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  • 21. 4 21 - 6 - në këtë muaj pranohen lutjet dhe lirohen njerëz nga zjarri Profeti r ka thënë: “Allahu për çdo ditë dhe natë (të Ramazanit) liron njerëz nga zjarri dhe çdonjëri prej tyre e ka një lutje të pranuar”. (E transmeton Ahmedi. Hadithi është Sahih).
  • 22. 4 22 po nëse nuk e agjëroj muajin e ramazanit ? Të mos e agjërosh muajin e Ramazanit, pa pasur ndonjë arsye e cila të pengon nga agjërimi, është mëkat i madh. Madje, kjo bëhet shkak për të qenë larg nga mëshira e Zotit të Madhëruar. Ebu Hurejra tregon se Profeti r , pasi u ngjit një ditë në minber, tha: ‘Amin!’. Kur e pyetën se përse veproi ashtu, u përgjigj: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: “Kush e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk e ka shfrytëzuar (si mundësi) që t`i falen gjynahet, Allahu e largoftë nga mëshira e Tij! Thuaj ‘Amin!” Unë thashë: ‘Amin!”.
  • 23. 4 23 Pra, muslimani jo vetëm që e ka obligim ta agjërojë këtë muaj të begatë, por duhet të përpiqet me të gjitha forcat që të përfitojë sa më shumë nga begatitë dhe mirësitë e tij, duke i shtuar adhurimet vullnetare dhe veprat e mira në tërësi.
  • 24. 4 24 si fitohet begatia e ramazanit ? Ez-Zuhriu, dijetari i madh në kohën e tabi’inëve, thoshte: “Ramazani është i karakterizuar nga leximi i Kuranit dhe bamirësia”. Këto dy vepra kanë qenë praktikë e pandashme e Profetit r në Ramazan. Ibën Abasi thoshte: “I Dërguari i Allahut r ka qenë njeriu më bujar, dhe bujarinë më të madhe e shfaqte në Ramazan, muaj në të cilin takohejmeXhibrilin.Aitakohej me të çdo natë të Ramazanit, duke e studiuar me të Kuranin. Në Ramazan, i Dërguari i Allahut ishte më i shpejtë në bujari sesa era kur fryn”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
  • 25. 4 25 Pra, përveç agjërimit, i cili është obligimi kryesor, Profeti r shtonte dhe dy vepra të tjera për të fituar mirësinë e këtij muaji: a- Leximin e Kuranit, sepse Ramazani është muaji i Kuranit. Ky lexim mund të bëhet në namaz, gjatë teravive, ose edhe jashtë namazit. b- Bujarinë. Këtë ai e shfaqte duke ushqyer të uriturit dhe nevojtarët, si dhe duke u dhënë sadaka (ndihmë financiare) të varfërve. Ushqimi më i mirë që ofrohet gjatë muajit të Ramazanit është t’u shtrosh iftar agjëruesve.
  • 26. 4 26 Kjo, sepse Profeti r ka thënë: “Kush i shtron iftar një agjëruesi, do ta ketë shpërblimin njësoj si ai, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit”. (Transmeton imam Ahmedi. Albani e ka vlerësuar Sahih). Kulmi i begatisë së Ramazanit gjendet në dhjetë netët e fundit të tij, kjo sepse midis atyre netëve gjendet Nata e Kadrit, e cila është e dalluar për shumë veçori, ndër të cilat përmendim:
  • 27. 4 27 1- Zbritja e Kuranit në këtë natë. Argument për këtë, është fjala e Allahut të Madhëruar: “Ne e kemi zbritur atë (Kuranin) në Natën e Kadrit”. (Kuran, El Kadr 1). 2- Punët e mira në këtë natë shumëfishohen. Kjo veçori është ndër shkaqet kryesore që e bëjnë atë natë më të vlefshme se njëmijë muaj, siç thotë Allahu në Kuran: “Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj”. (Kuran, El Kadr 3). 3- Këtë natë zbresin engjëjt, dhe veçanërisht engjëlli Xhibril, siç thotë Allahu në Kuran: “Në të zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me caktimin e çdo gjëje”. (Kuran, El Kadr 4).
  • 28. 4 28 4- Kush e kalon këtë natë duke u falur dhe duke adhuruar Zotin, i falen të gjitha gjynahet e kaluara, siç ka thënë Profeti r : “Kush e përjeton natën e Kadrit me adhurim ndaj Zotit, me besim të sinqertë dhe duke shpresuar shpërblimin, do t`i falen mëkatet që i ka bërë më herët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Përtëarriturbegatinëekësajnate, Profeti r i kalonte dhjetë ditët e fundit të Ramazanit i ngujuar në xhami (bënte itikaf), siç tregon Aisheja: “Profeti r ka bërë itikaf dhjetëditëshin e fundit të çdo Ramazani, derisa ndërroi jetë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
  • 29. 4 29 rregullat e agjërimit 1- Nuk hahet, nuk pihet dhe nuk kryhen marrëdhënie seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit. Allahu i Madhëruar thotë: “Hani dhe pini derisa të dallohet në horizont filli i bardhë (i agimit) nga filli i zi (terri i natës), pastaj plotësojeni agjërimin deri sa të hyjë nata”. (Kuran, El Bekarah 187) Siç kuptohet nga ky ajet kuranor, agjërimi ka dy kufij kohorë: shfaqjen e agimit dhe perëndimin e diellit, brenda të cilëve ndalohet ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime.
  • 30. 4 30 Ndërsa sa i përket marrë- dhënieve intime (bash- këshortore), Allahu i Madhëruar thotë: “Është lejuar për ju gjatë netëve të agjërimit që t’ju afroheni grave tuaja (për marrëdhënie intime)” (Kuran, El Bekarah 187). Pra, nga ky ajet kuranor kuptojmë se marrëdhëniet intime gjatë ditës nuk lejohen, sepse është koha e agjërimit. 2- Të bëhet nijeti (me zemër). Pra, të vendosësh për të agjëruar, para se të ketë hyrë koha e agjërimit. Profeti r ka thënë: “Kush nuk e vendos të agjërojë që me natë, agjërimi i tij nuk është i saktë”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu. Albani e ka vlerësuar Sahih)
  • 31. 4 31 3- Të hash syfyr. Profeti r ka thënë: “Syfyri është ushqim i begatë, prandaj mos e lini atë, edhe sikur me një gllënjkë ujë, se Allahu i bekon ata që hanë syfyr ndërsa engjëjt luten për ta.” (TransmetonAhmedi,dheekasaktësuarAlbani). Gjithashtu, Profeti r ka thënë: “Ushqehuni në syfyr, sepse në të ka bereqet!” (Transmeton Ibën Hibani. Albani e ka konsideruar hasen) Po ashtu, ka thënë: “Bëni syfyr, qoftë edhe me një gllënjkë ujë!” (Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, dhe e ka saktësuar Albani)
  • 32. 4 32 4- Të bësh iftar menjëherë pas perëndimit (rënies së diskut të diellit), siç ka thënë Profeti r : “Tri gjëra janë prej traditës profetike: Shpejtimi i iftarit, vonimi i syfyrit dhe vendosja e dorës së djathtë mbi dorën e majtë në namaz”. (Transmeton Taberaniu dhe e ka saktësuar Albani)
  • 33. 4 33 çfarë e prish agjërimin ? • Ngrënia dhe pirja me vetëdije. • Përdorimi i ilaçeve apo injeksioneve ushqyese. • Pirja e duhanit • Përtypja e çamçakëzit. • Transfuzioni i gjakut dhe dializa. • Marrëdhëniet intime bashkëshortore në harkun kohor nga agimi deri në perëndimin e diellit. • Vjellja e ushqimit në mënyrë të vullnetshme (me dashje). • Shfaqja e periodave apo lehonisë tek femrat.
  • 34. 4 34 çfarë nuk e prish agjërimin ? 1- Ngrënia dhe pirja nga harresa. 2- Përdorimi i misvakut dhe larja e dhëmbëve me furçë. 3- Shpëlarja e gojës dhe e hundës për abdes dhe larja e trupit. 4- Hixhameja (nxjerrja e gjakut me kupa) dhe dhënia e gjakut për analiza. 5- Ejakulimi në gjumë. 6- Agjërimi nuk prishet nëse agjëruesi provon shijen e gjellës (pa e gëlltitur atë), apo i merr erë parfumit.
  • 35. 4 35 7- Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe me pika në vesh apo në sy (edhe nëse e ndjen shijen e ilaçit në fyt), si dhe nuk prishet nga vendosja e ilaçit mbi plagë. 8- Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe nga anusi apo organi gjenital, qoftë kjo për temperaturë apo për arsye tjetër. 9- Përdorimi i makjazhit dhe lyerja e syve nuk e prishin agjërimin. 10- Agjëruesit i lejohet të bëjë çdo gjë që i lehtëson agjërimin, si psh: qëndrimi në hije, larja e trupit apo e disa pjesëve të tij me ujë të ftohtë, shpëlarja e gojës etj.
  • 36. 4 36 cilat janë kategoritë e përjashtuara nga agjërimi i ramazanit ? 1. Të moshuarit, të cilët për shkak të moshës nuk e përballojnë dot agjërimin. 2. Gratë shtatzëna dhe ato që i ushqejnë foshnjet me qumësht gjiri. 3. Të sëmurët (derisa të shërohen) . 4. Udhëtarët (për aq kohë sa janë në udhëtim).
  • 37. 4 37 Kompensimi i agjërimit, zëvendësimi i ditëve të lëna mangët dhe shlyerja e asaj dite e cila është prishur për shkak të kryerjes së marrëdhënieve intime. 1- Kompensimi bëhet duke ushqyer një të varfër (me ushqim mesatar) kundrejt çdo dite të Ramazanitecilanukështëagjëruar. Kështu veprojnë të moshuarit të cilët nuk janë në gjendje ta përballojnë agjërimin, të sëmurët kronikë të cilëve mjeku ua ka ndaluaragjërimin,gratështatzëna, si dhe nënat të cilat ushqejnë foshnjat me qumësht gjiri. Të gjitha kategoritë e sipërpërmendura mund të mjaftohen me kompensimin me ushqim dhe nuk agjërojnë.
  • 38. 4 38 2- Zëvendësimi duke agjëruar ditë të tjera pas Ramazanit. Kjo dispozitë është e vlefshme për të sëmurët, udhëtarët, gratë me perioda apo në lehoni, të cilët kanë lënë mangët prej ditëve të Ramazanit. Gjithashtu gratë shtatzëna dhe gjidhënëset, nëse nuk e kanë kompensuar me ushqim. 3- Prishja e agjërimit të Ramazanit për shkak të kryerjes së marrëdhënieve intime. Kjo konsiderohet shkelje (mëkat) dhe shlyerja e këtij mëkati bëhet duke u penduar dhe duke agjëruar dy muaj rresht pa ndërprerje.
  • 39. 4 39 përcjellja e ramazanit Ramazani mbyllet me dhënien e sadakasë së Fitrit, e cila është pastrim për agjëruesin dhe ndihmë për të varfrin. Ibn Abasi ka thënë: “Profeti r e ka bërë obligim për çdo musliman sadakanë e Fitrit si pastrim për agjëruesin prej punëve të kota dhe fjalëve të ndyra, si dhe ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit të Bajramit, ajo është sadaka Fitri e pranuar, e kush e jep pas namazit, është sadaka e thjeshtë.” (Transmeton Ebu Daudi. Neueuiu e ka konsideruar hasen)
  • 40. 4 40 Më pas vjen festa e Fitër Bajramit, si gëzim për mirësitë që Allahu i Madhëruar i dhuroi muslimanëve gjatë muajit Ramazan. Enes bin Maliku tregon se, kur Profeti (alejhi selam) mbërriti në Medinë, banorët e saj kishin dy ditë në të cilat gëzonin e dëfrenin. Profeti r pyeti: “Përse i festoni këto ditë ?” Ata i thanë: Nga moti ne i kemi konsideruar këto dy ditë, si ditë feste. Profeti (a.s) tha: “Allahu ua ka zëvendësuar ato me dy ditë me të mira: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin”. (Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesaiu)
  • 41. 4 41 muaji i ramazanit, ftesë për pendim... O njeri! Çfarë fitove duke qëndruar larg Zotit tënd? Ramazani erdhi, flladi i besimit po fryn dhe mëshira e Allahut është shumë pranë teje, prandaj kthehu tek Allahu! Kthehu me vullnet dhe pendim, sa nuk je kthyer i mbartur mbi supe e i veshur me qefin! Dera e pendimit është e hapur, hyrja është e lejuar, prandaj kthehu tek Zoti, që të kënaqet me ty dhe të të falë mëkatet e tua!
  • 42. 4 42 Afrohu tek Allahu, që të t`i kthejë të këqijat në të mira dhe të shkruhesh në listën e atyre që Allahu i do: “Vërtet Allahu i do ata që pendohen.” (Kuran, El Bekarah 222) Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka dhe Ai e shkroi këtë në librin e Tij: “Mëshira Ime e tejkalon hidhërimin Tim.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë ajet, ku Zoti të thërret duke të thënë: “O robërit e Mi, që i keni bërë vetes keq me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Patjetër që Allahu i fal të gjitha gjynahet! Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Kuran, Zumer 53)
  • 43. 4 43 Eja, afrohu tek Allahu, sepse Ai mëshiron dhe fal! “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Kuran, Taha 82). Pendohu nga të këqijat që ke punuar dhe zotohu që kurrë nuk do t`u kthehesh atyre veprave të shëmtuara! Shfrytëzoje këtë muaj për të hapur një faqe të re, mbi të cilën do të shkruash: O Zot, unë jam penduar!
  • 44. w w w . u d h a e b e s
  • 45. s i m t a r ë v e . c o m
  • 46. 4 46
  • 47. 4 47
  • 48. 4 48 40 flladi i një muaji të begatë www. udhaebesimtareve.com JEPET FALAS