Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Mesazh
1. Një mesazh i sinqertë dhe i domosdoshëm
Duke u nisur nga fakti se sot secili prej nesh po kemi çasje në rrjetet sociale, atëherë po më duket e
arsyeshme që ta them mendimin tim rreth një çështjeje që mua personalisht më brengos shumë e
ajo është çështja e drejtshkrimit të gjuhës sonë. Përderisa të gjithë kemi kompjuterë dhe telefona të
mençur dhe i përdorim ato ndoshta edhe më shumë se do të duhej t’i përdornim, atëherë a nuk e
ndiejmë nevojën që të mësohemi të shkruajmë drejt? Çfarë na kushton nëse shkruajmë me kujdes?
– Kohë? Mendoj që kohë kemi mjaft. Përderisa kemi çasje në këto rrjete sociale atëherë nuk kemi
ndonjë gjë me urgjencë për të bërë. Nëse ne vendosim ta bëjmë një koment, një përshkrim, një
përshëndetje, një shprehje të mendimit, një revoltë rreth një situate të caktuar, pse të mos e bëjmë
me përkushtim dhe me kujdes të shtuar duke iu ofruar edhe atyre që i lexojnë ato të ndiehen mirë
dhe ta kuptojnë drejt atë se çfarë është shkruar?
E mora guximin ta bëjë këtë shkrim meqenëse mbart mbi vete një barrë që ia kam ngarkuar vetes
duke e zgjedhur profesionin e një mësimdhënëse të gjuhës shqipe. Më iriton pamasë pakujdesia e
të shkruarit që e bëjnë shumica, por ajo që më çmend më shumë padyshim që është kur këtë
pakujdesi e tregojnë personat që kanë një titull dhe kanë bërë studime me vite të tëra, e sidomos
nga ata persona që kanë studiuar pikërisht gjuhën shqipe. Këta persona që bëjnë shkelje barbare
ndaj shkrimit të gjuhës shqipe për mua bëjnë një krim të pafalshëm. A mendojnë këta se janë
pasqyrë për të tjerët? Dhe nëse mendojnë, atëherë a është kjo ambicia e tyre që të njihen si
persona që nuk dinë të shkruajnë drejt dhe pastër gjuhën amtare? Nuk po e bëj këtë shkrim që të
filozofojë e as të shes mend, por e bëj ngase e ndiej si obligim dhe e marr si detyrë që të kontribuoj
në aspektin gjuhësor, sidomos në fushën e drejtshkrimit . Edhe unë mund të gabojë ndonjëherë
pavetëdie, por kurrë nuk ndihem e ofenduar nëse dikush arrinë të më korrigjoi, përkundrazi i jam
mirënjohëse për atë gjë. Prandaj asnjëri nga ju mos u ndieni të ofenduar nga ky shkrim, por merreni
si një këshillë dashamirëse dhe si një domosdoshmëri për ta përmirësuar dhe dëshmuar aftësinë
tuaj në të shkruarit e drejtë të gjuhës amtare.
E diele, 21 dhjetor 2014