SlideShare a Scribd company logo
1 of 23
1
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI MARKETINGUT
MASTER SHKENCOR VITI I
DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS
8 Marsi,në vende të ndryshme të Botës
Tiranë, Mars 2015
Punoi : Pranoi : Prof. Dr. Ilia Kristo
Ana Meco
Endrilon Cani
Enxhi Marku
Ina Tase
Jonisa Mataj
Naurela Golloshi
2
3
PËRMBAJTJA
Abstrakt.......................................................................................................................................... 4
Hyrje Dita Ndërkombëtare e Gruas......................................................................................... 5
Kreu1: 8 Marsi në SHBA .......................................................................................................... 6
Si marketohet më 8 Mars në SHBA?........................................................................................... 7
Kreu2: 8 Marsi në Itali............................................................................................................ 8
Kreu3: 8 Marsi në Kinë .......................................................................................................... 9
KREU 4: 8 Marsi në Rusi ......................................................................................................... 11
Çfarë dhuratash bejne ruset per 8 mars? ................................................................................... 12
Si marketohet 8 Marsi ne Rusi? ............................................................................................... 12
KREU 5: 8 Marsi në Brazil....................................................................................................... 13
KREU 6: 8 Marsi në Shqipëri ................................................................................................... 16
Metodologjia............................................................................................................................. 16
Rezultatet dhe analiza. Si marketohet 8 marsi në Tiranë?............................................................. 16
Konkluzione................................................................................................................................... 19
ANEKS........................................................................................................................................... 20
Anketa................................................................................................................................... 20
Disa nga Rezultatete Anketës ................................................................................................. 22
Referencat............................................................................................................................. 23
4
Abstrakt
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas kremtohet në vende të ndryshme të botës, diku si festë e
diku si protestë. Faktorët ekonomik, politik, social e kulturor ndikojnë në percepimin e kësaj të
fundit. Bizneset duke “përfituar” nga perceptimi që vende të ndryshme kanë e marketojnë këtë
ditë në këndvështrime të ndryshme. Për të konkretizuar këto diferenca kemi marrë në analizë
disa vende si SHBA, Kinë , Rusi, Brazil, Itali dhe Shqipëri. Si marketohet 8 Marsi në këto
vende? Cili është roli i marketingut ndërkombëtarë në këtë rast?
5
Hyrje Dita Ndërkombëtare e Gruas
Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i formave të ndryshme të marketimit të ditës 8 Mars
në vende të ndryshme. Kemi zgjedhur disa vende për t’a konkretizuar dhe për të përshkruar në
detaj këto diferenca në varësi të faktorëve ekonomik, politik, social dhe kulturor.
Në kreun e parë kemi trajtuar rastin e SHBA-së . Si kjo festë ka evoluar deri në ditët e sotme. Si
konceptohet në mjedisin kulturor Amerikan. Në SHBA 8 Marsi kondiserohet si Dita
Ndërkombëtare e Gruas. Në këtë dite organizohen me dhjetra aktivitete me fokus gruan dhe
arritjet e saj në shoqëri. SHBA e vënë theksin më tepër në barazinë gjinore.
Në kreun e dytë flitet për 8 Marsin në Itali. Në vende të emancipuara të Evropës si Italia gjatë
kësaj dite i kushtohet një kujdes i veçantë gruas, ku dhurata kryesore është lulja e mimozës.
Gratë dalin për të festuar me njëra-tjerën. Megjithëse zhvillohen grumbullime publike e shfaqje
teatrale për të kujtuar përpjekjet e grave, përsëri festimi i kësaj feste kritikohet nga disa për
humbjen e vlerës që ajo përfaqëson.
Në kreun e tretë kemi trajtuar 8 Marsin në Kinë. Dita Ndërkombëtare e Gruas shpesh festohet
duke organizuar një shumëllojshmëri aktivitetesh, si seminare, parada, konferenca, debate, dhe
çdo llojë aktiviteti tjetër i cili përfshin promovimin e të drejtave të grave. Kjo ditë synon të rris
ndërgjegjësimin në mbar botën për të drejtat e grave në arsim dhe karrierë.
Në Kreun e katërt , flitet për 8 Marsin në Rusi. Dikur 8 marsi ne Rusi ishte nje proteste per
barazine gjinore. Sot nuk eshte gje tjeter veҫse nje festë ku gratë festojnë ndërsa burrat
plotesojnë dëshirat e grave qoftë dhe për një ditë
Në kreun e pestë trajtohet 8 Marsin në Brazil. Gjatë kësaj dite në Brazil Organizohen tubime
masive duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe çështjet e sigurisë për gratë
Në kreun e gjashtë kemi trajtuar rastin e Shqipërisë. Si kjo festë preceptohet nga shoqëria?
Kremtohet si festë apo protest? Si ka evoluar ndër vite dhe si marketohet nga bisneze të
ndryshme ditët e sotme? Jemi mbështetur në kërkimin primar, i cili konsiton në një anketim
online nëpërmjet programit GoogleForms. Kërkimi sekondar mbështet në vëzhgimin online të
websiteve të ndryshme të bisneseve të cilat i kushtojnë vëmendje kësaj dite.
6
Kreu1: 8 Marsi në SHBA
8 Mars është dita ndërkombëtare e gruas. Në shumë vendë të botës ajo konsiderohet edhe si
festa e nënës apo e femrave. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës data 8 Mars është dita
ndërkombëtare e grave IWD dhe një sërë aktivitetesh ndërmeren në këtë ditë.
Një historik i shkurter. SHBA kanë padyshim kontributin e tyre në luftën e grave për fitimin e
të drejtave të tyre në një shoqëri maskiliste.
Në vitin 1908 atëherë kur debate për të drejtat e grave në shoqëri ishte I nxehtë, revolta e tyre
mori formë. Rreth 15000 gra marshuan Në rrugët e New York City duke protestuar për uljen e
orëve të punës, rritjen e pagave, dhe të drejtën për të votuar. 1909 një vit më vonë, Partia
Socialiste e Amerikës ishte e para organizatë që mbështeti protestën e grave kundër shtypjes së
të drejtave të tyre. Kështu u vendos dhe dita Kombëtarë e Grave e cila filloi të bëhej pjesë e
aktiviteteve kombëtare në datën 28 Shkurt. Që nga viti 1909 deri më 1913 Dita Kombëtare e
Grave festohej të dielën e fundit të Shkurtit. Më vonë me ngjarjet që ndodhën më pas në botë,
ajo u spostua më 8 Mars.
8 MARSI: FESTË APO PROTEST?
Në SHBA 8 marsi konsiderohett si dita ndërkombëtare e gruas. Njëkohësisht ajo trajtohet dhe
si festa e nënës. Për këtë ditë organizohen një sërë aktivitetesh. Vetëm më 8 Mars të 2015 në
SHBA u organizuan plot 231 evente. Në to përfshiheshin paketa turisitke per femra, trajtime në
qëndra estetike, lancime filmash enkas per femrat, takime ku flitej për zhvillimin e karrierës së
grave, festa ku celebrohen arritjet e grave në fusha të ndryshme etj.
Gjithashtu industria e modës I kshton një rëndësi të veçantë kësaj dite. Ulje apo paketa të reja
produktesh dhe shërbimesh hidhen në treg posaçërisht vetëm për këtë ditë.
8 Marsi është një ditë mjaf e rëndësishme aq sa në SHBA I gjithë muaji Mars I kushtohet vetëm
grave.
Një karakteristikë e SHBA është se 8 Marsi I gëzon të dyja anët e medaljes. Shumë rrugë
mbushen plot nga protestueset femra që vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre.
7
Së fundmi ish çifti presidencial Clinton dhe vajza e tyre Chelsea këtë 8 Mars ndërmorën një
fushatë të titulluar “not there”. Në shenjë proteste ata hoqën fotot e grave të shfaqura në postera
të ndryshëm, kopertina librash apo revistash për të treguar se gratë nuk kanë arritur akoma atë
për të cilën kanë luftuar kaq gjatë, barazinë gjinore. Në vend të fotove shkruhej not-there.org e
cila kur klikohej të dërgonte në faqen e fondacionit Clinton.
Si marketohetmë 8 Marsnë SHBA?
Imazhi I gruas ka qënë përherë pjesë e reklamave të kompanive të ndryshme në SHBA.
Megjithatë mënyra se si trajtohej ajo në këto reklama ka ndryshuar në varësi të mënyrës se si
konceptohej femra në shoqëri.
Viti 1983: Reklamë që tregon se vendi I gruas është në kuzhinë, larg zyrave. Ndërkohë në
Amerikë ishte themeluar Shoqata Kombëtare e Grave Që Vuajnë.
Vitet 1990: Ndërkohë që në vende të ndryshme të botës gratë luftonin për të drejtat e tyre.
Marketerët në SHBA nuk e kishin marë shumë seriozisht këtë fakt. Kjo duket dhe në posterin e
mëposhtëm të një reklame të atyre viteve.
Vitet 1920: Firmoset Amendamenti Konstitucional që I jep grave amerikane të drejtën për të
votuar . Në këtë reklame tregohet se gratë kanë frikë të dalin jashtë mureve të kuzhinës.
Viti 1943: Reklamë e krijuar nga J. Howard Miller për Westinghouse Electric në periudhën kur
shumë burra amerikanë shkuan unshtarë dhe grave iu desh të punonin për të mbajtur shtëpinë.
Kjo është reklama e parë ku fermave iu jepet më shumë pushtet. Ky poster u risoll në vëmendje
nga lëvizja feministe në vitet 1980.
Në vitet 1950: Kush thotë se është bota e burrave?! Mesa duket vazhdonte të ishte po njësoj. Në
vitet 1960 gratë kishin të drejtën e votës, kishin rëndësi intelektuala por kurrsesi s’duhet të ishin
në formën e dardhës. Në këto fite filloi një fushatë intensive për uljen në peshë që kishte në
fokus femrat. Vitet 1970: Virginia Slims' "You've come a long ëay, baby". Filloi ti jepte femrës
më sensualitet në reklama dhe më guxuese. Vitet 1980 sollën një tjetër lloj gruaje. Ajo që I
bënte të gjitha, që ishte një nënë, ishte profesioniste dhe vishte pantallona.
Vitet 1990: Tanimë shfaqet ana sensuale e femrave në reklama si mjet për të tërhequr
audiencën. Viti 2004: Reklama e Dove e cila promovonte bukurinë e femrave të rracave të
ndryshme dhe kur ato nuk janë perfekte. Viti 2012: JC Penny krijon një reklamë ku protagonist
janë një familje me dy prindër femra. Reklama pati reagime të shumta që sollën dhe protesta
por pati dhe nga ata që e pëlqyen shumë pasi një prej personazheve ishte Ellen Degeneres
8
moderatoria e famshme amerikane. Viti 2013: Bic prezanton në 8 Mars produktin e saj “Bic
for her pen”. Një stilolaps vetëm për femra I cili pati shumë reagime nga publiku. Ajo u quajt si
një reklamë qesharake pasi ajo thjesht nuk ka sens.
Përfundime
 8 Marsi është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festive të SHBA.
 Ajo konsiderohet si dita ndërkombëtare e grave po njëherësh dhe festa e nënës.
 SHBA është një prej vendeve ku 8 Marsi manifestohet dhe me protesta të mëdha.
 Zhvillimi i rolit të gruas në shoqërinë amerikane ka ndikuar dhe në mënyrën e
reklamimit të produkteve të ndryshme.
 Në këtë ditë gratë janë më të prirura të bëhen pjesë të eventeve të ndryshme kun ë
qëndër janë arritjet e tyre në fushën profesionale.
 Gratë në SHBA kërkojnë gjithnjë e më shumë barazi gjinore. Prandaj një kompani
duhet të bëj kujdes në marketimin e produkteve.
 Përdorimi I reklamave që nxjerin në pah zhveshjet e tepruara nuk janë fort të
pëlqyeshme nga publiku amerikan.
Kreu2: 8 Marsi në Itali
Në Itali dita ndërkomëtare e gruas u njoh në 1922. Vetëm pas luftës, 1946, ajo filloi të festohej
në të gjithë vendin. Gratë në Itali nuk kanë nevojë për një ditë të veçantë për të festuar në një
mbrëmje vetëm me gra, megjithatë ato e jetojnë këtë mbrëmje me entuziazëm.
Në Itali, për të festuar këtë ditë, burrat i japin mimoza grave: Partnereve, mamave, motrave,
shoqeve, kolegeve. Mimoza është përdorur për herë të parë në 1946 në Itali dhe është simboli i
kësaj feste në këtë vend.Ajo u zgjodh nga Udi (Union of Italian Women).Ato zgjodhën
mimozën për shkak të ngjyrës së saj të verdhë, dhe se ishte e lirë dhe në lulëzim në atë periudhë
të vitit .Ajo ishte një zgjedhje e thjeshtë por një ide me sukses të madh, e cila përdoret edhe sot.
Në ditët e sotme ajo është një “logo” për posterat dhe kartolinat.Në 8 mars, shitet kjo lule në
çdo cep në Itali.
Gratë italiane dalin me shoqet në mbrëmje me shoqet për të festuar 8 marsin. Restorantet dhe
baret ofrojnë specialitete për gratë në këtë ditë: menu ekskluzive me temë Mimozën, tavolinat
9
dekorohen me këtë lule. Festimi i kësaj feste ka ndikuar edhe në krijimin e disa pjatave të
gatimit tipike për këtë festë. Me rastin e kësaj feste pregatitet torta Mimosa dhe kokteili
Mimosa.
Gjithashtu, në Itali, organizohen edhe disa iniciativa kulturore me rastin e kësaj feste si:
- Hyrje falas në muze dhe vende arkeologjike
- Performanca publike
- Grupe leximi
- Shfaqje teatrale rreth të drejtave të grave
- Ekspozita me punime të artisteve gra
Megjithatë shpesh festimi ikësaj feste kritikohet për humbjen e kontekstit politik sepse ajo
shihet thjesht si një ditë ku burrat i shprehin dashurinë e tyre grave që kanë rrotull. Ajo
kritikohet për faktin se po bëhet gjithmonë e më shumë komerciale dhe një iniciativë
marketing. Gjithashtu, shihet nga disa si një justifikim për burrat për të kompensuar
neglizhimin e një viti ndaj partnereve të tyre. Grupimet feministe kritikojnë gjithashtu edhe
mënyrën si e festojnë disa gra , duke organizuar mbrëmje vetëm me gra e duke shkuar në klube
striptizmi. Ato e perceptojnë këtë mënyrë festimi si sjellje sjellje të grave si burra pën një
mbrëmje.
Përveç festimeve, në këtë ditë kujtohen edhe “luftrat” që kanë kaluar gratë për të drejtat e tyre.
Shoqëria kujton kontributin e madh të grave në shoqëri, sakrificat e tyre dhe feston arritjet e
tyre.Për këtë arsye në Itali zhvillohen demostrime dhe grumbullime për të kujtuar të gjitha
“luftrat” që kanë kaluar gratë për të drejtat e tyre dhe çfarë ka mbetur akoma për tu bërë në
këtëdrejtim
Kreu 3: 8 Marsi në Kinë
Popullësia e përgjithëshme e Kinës është 1.338.612.968,gratë përbëjnë pothuaj se gjysmën e
kësaj popullsie,ato kanë tendencë të jetojnë më gjatë se meshkujt në Kinë. (jeta mesatare e
meshkujve është 69 vjecë dhe e femrave është 74 vjecë)
Që në fillim kinezët nuk kishin asnjë angazhim të vërtetë për të nënshtruar grate, megjithatë me
kalimin e kohës, mësimet konfuciane u interpretuan si një detyrim për ta bërë këtë , ku u vu
theksi mbi dominimin mashkullor. Sipas kësaj, grate në çdo nivel duhet të kishin një pozitë më
të ulët se burrat, pra përulja e femrave ndaj meshkujve shihesh si diçka e duhur dhe shumë e
natyrshme.
Edhe para 1900, grate në Kinë ishin të privuara pothuaj se nga të gjitha të drejtat e tyre. Kultura
Kineze është e përqëndruar në bashkimin e familjes, por për një kohë të gjatë vetë grate nuk
janë trajtuar si pjesë e kësaj famijes. Grate në Kinë për një kohë të gjatë kanë shërbyer si
skllevër, konkubinat dhe prostitucion. Pjesa më e madhe e martesave ishin rregullta, grate ihin
10
të martuara me një burrë kinez dhe kishin fëmijë me po këtë burrë. Grate mësoheshin si do të
shërbenit burave të tyre që kur ato ishin fëmijë.gratë në Kinë nuk lejoheshin që të kishin të
drejtën e fjalës, dhe nqs ato mernin të drejtën e fjalë ato dënoheshin për këtë.
Trajtimi i gruas në Kinë para dhe gjatë 1900-ës, nuk ishte dhe aq i bukur.Nëse një grua nuk
ishte fizikisht e bukur, atëhere ajo nuk kishte asnjë të drejtë për t’u dëgjuar.por grate të cilat
kishin një paraqitje fizike tërheqëse ju jepesha e drejta e fjalës, por përsëri e kufizuar.
 Gratë bindeshin plotësisht ndaj burrit të tyre, duhej të qëndronin në shpi, të përgatisnin
ushqimin për familjen dhe të mereshe me qepjen e veshjeve të anëtarëve të familjes,
 Ato rralë ju lejoheshe të largoheshin nga shpija për të blerë sende apo ushqime për
famijljen.
 Babai i madh i familjes vendoste se kur dhe me ke do te martohej vajza, një vendim mbi të
cilin vajza nuk kishte asnje ndikiim.
 Grave nuk ju lejoheshe që të mereshin me thashetheme apo të qeshnin.
 Vajzat e reja të cilat ishin pjesë e klasave të varfëra, mund të shiteshin tek klasat më të larta,
në burra të cilët ishin të martuar.
Çdo vit, Kina feston Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 mars, por pak më ndryshe nga fokusi
origjinale në vendet e tjera ekonomike, politike, dhe sociale. Partia kinze Komuniste shënoi
Ditën Ndërkombëtarë të Grace në 1922, duke e kthyer këtë ditë në një festë zyrtare me
themelimin e Republikës Popullore në vitin 1949.
Tani që Kina është e bazuar mbi komunizmin shumë gjëra kanë ndryshuar:
 Politikat e martesës nuk janë më ne fuqi,gratë tani mund të zgjedhin bashkëshortët e tyre
dhe të martohem me vullnet të lirë.
 Poligamia në familjet Kineze është shfuqizuar.
 Lufta për barazinë gjinore i ka mundësuar femrave arsimimin dhe karrierën që ato të mos
angazhohen vetëm në punët shtëpiake.
Dita e Gruas është thjesht një rast për burrat për të shprehur dashurinë e tyre për gratë në
mënyrë të ngjashme me ditën e Shën Valentinit dhe ditën e Nënës.Për shkak të ndryshimeve,
Dita e grave është bërë një mjet marketingut për kompanitë për të mbajtur shitje të madhe për
produkte të grave. Për këto kompani, Dita e grave nuk ka më shumë rëndësi se sa ditën e Shën
Valentinit, dhe kjo për t’a është vetëm një mundësi biznesi.Në këtë ditë, shumë burra kinezë
blejnë dhurata për nënat, bashkëshortet e tyre, madje edhe vajza. Shumica e grave gëzojnë një
pushim gjysmë-ditrë.Por diskriminimi ndaj grave mbetet i ngulitur thellë në shoqëri. Shpalljet
11
për punë pothuaj se në pjesën më të madhë u adresohem meshkujve, dhe në rastin që femrat
mund të aplikojnë, aty specifikohen atribute fizike të veçanta që ato duhet të përmbushin.
Dita Ndërkombëtare e Gruas shpesh festohet duke organizer një shumëllojshmëri aktivitetesh,
si seminare, parade, konferenca, debate, dhe çdp llojë aktivitet tjetër i cili përfshin promovimin
e të drejtave të grave. Kjo ditë synon të rritë ndërgjegjësimin mbarëbotëroë për të drejtat e
grave në arsim dhe në karrierë,etj. Këtë qeveria kineze ka arestuar të paktën 10 aktivite të të
drejtave të grave, në ditën e grave. Qëllimi i këtyre grave ishte rritja e ndërgjegjësimit në lidhje
me ngacmimet seksuale, duke postuar postera dhe duke shpërndarë feltpalosje në qytete si
Pekini, Guangzhou, dhe Hangzhou. Të gjitha këtë veprime janë të mbrojtura me ligjin kineze
dhe ndërkombëtare.
KREU 4: 8 Marsi në Rusi
8 Marsi (восьмое марта) është e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. (Международный
женский день). Festë qe u shfaq si një festw politike për të simbolizuar luftën e grave nga e
gjithë bota për të drejtat e tyre. Si ne kohen e kaluar, motivet politike të festës u vendosen në
sfond dhe 8 marsi thjesht u bë festa e grave në Rusi dhe republikat e tjera të ish-Bashkimit
Sovjetik. 8 Marsi është një festë zyrtare publike. Kjo festë e bukur pranverore shpesh festohet
në rrethin e familjes me një vakt festiv dhe shampanjë. Burrat dhe gratë japin lule, kartolina me
poezi, çokollata, dhe dhurata të tjera të këndshme ndaj nënave, grave, gjysheve, motrave dhe
bijave. Disa burra ruse ndërmarrin të gjitha detyrat e shtëpisë në këtë ditë.
Në kompanitë dhe organizatat, të gjitha gratë marrin lule dhe dhurata të vogla të paharrueshme
nga meshkuj bashkëpunëtorë të tyre dhe, nganjëherë, nga vetë punëdhënësit. Gjatë pushimit të
drekës, është e zakonshme që të ketë një party të vogël ne zyre, me tortë dhe një gotë
shampanjë. Artistet popullore ruse organizojnë koncerte dhe shfaqje festive më 8 mars.
Këngëtarët më të mirë dhe aktorët më të talentuar të skenës festojne me këngë dhe poezi rreth
dashurisë dhe grave të bukura.
Megjithatë, shumë pak Rusë festojnë festën duke shkuar në koncerte, teatro apo filma. Mënyra
tradicionale për të festuar është në shtëpi në mesin e shokëve dhe familjes. Edhe pse 8 Marsi
është një festë e madhe në Rusi, disa njerëz zgjedhin per të mos e festuar atë. Kjo është
veçanërisht e zakonshme për njerëz të moshuar që nuk mund të pëlqejne festat apo paratë e
harxhuara për dhurata. Në fakt, 14% e rusëve nuk e kane në plan për të festuar Ditën
Ndërkombëtare të Grave.
12
Çfarë dhuratash bejne ruset per 8 mars?
Si burrat ashtu dhe gratw bëjnë dhurata për gratë qe I kane afër. Dhuratat që rusët bejne më 8
mars varen nga shumë faktorë. Një nga gjërat qe marrin në konsideratë janë marredheniet qe
kane me një grua (nëse ajo është gjyshja e tyre, nënë, grua, apo e dashura) dhe çfarë lloji
dhurate mund të përballojnë financiarisht.
Lulet si dhurate per 8 Mars
Lulet janë zgjedhja më popullore si dhuratë më 8 mars. Mimozat e verdha dhe trëndafilat janë
veçanërisht të njohura. Karamelet dhe çokollatat janë nje zgjedhje tjetër popullore, e ndjekur
nga parfumet dhe kozmetiket. Disa njerëz japin dhurate para ose kartat krediti, në mënyrë që
gratë të mund të marrin dhuratën më të mirë për veten e tyre. Lista vazhdon dhe ne zgjedhjet e
tjera per dhurate përfshihen bizhuterite, pajisjet shtëpiake, enët e kuzhines, , rrobat, këpucët,
librat, DVD, dhe madje edhe telefonat celularë dhe kamera. Sipas një sondazhi të kohëve të
fundit,33% e rusëve ndjekin gjykimin e tyre në lidhje me atë që një grua do të donte për të
marrë si dhuratë.
 25% e rusëve pyesin drejtpërdrejt atë që një grua do të donte për të marrë si dhurate.
 23% e ruseve zgjedhin një dhuratë që ata mund të përballojë financiarisht.
 14% e burrave dhe grave ruse preferojnë të japin një dhuratë standarde, të tilla si lule,
parfum ose çokollatë.
 14% Dhe më pak e zakonshme eshte dhënia e parave.
 8% konsultohen me miqtë dhe të afërmit në zgjedhjen e një dhuratë.
 10% e rusëve nuk e respektojnë traditën per te bere dhurata për 8 mars.
 Në të njëjtën kohë, 28% meshkuj rusë janë më të prirur për të pyetur gratë në lidhje me
zgjedhjen e një dhurate.
 20% ose të konsultohet me miqtë dhe të afërmit
 25% e grave ruse janë më të prirura për tu bere grave të tjera dhurata standarde.
Si marketohet 8 Marsi ne Rusi?
Në Rusine bashkëkohore, 8 Marsi është dita e shprehjes se ndjenjave te ngrohta. Një e treta e
rusëve mendojnë kështu, sipas një sondazhi të kryer nga udhëheqës ruse te kompanisë
sociologjike VCIOM.
16% e rusëve e mendojnë për atë si një tradite ose një mundësi për të bërë një surprizë te
këndshme për gratë. 14% e ruseve e shohin si një ditë normale. 10% e rusëve e lidhin atë dite
me dhurata dhe lule. Dita e Ndërkombëtare e Grave është një ditë shumë e veçantë dhe e
rëndësishme për 7% të rusëve. 2% e mendojne ate si nje feste me humbje parash. Gratë ruse
shpesh e konsiderojnë 8 marsin një ditë te emocioneve të këndshme, qejfeve, dhe përshtypjeve
13
të gjalla. Në të njëjtën kohë, meshkujt rusë e mendojne kte festë si një arsye e mirë për të
kënaqur grate e tyre. Dita Ndërkombëtare e Grave në Rusi u shënua për herë të parë më 8 mars,
1913, kur gratë kërkuan të drejtën e votës nëpërmjet një demonstrimi publik. Ajo u bë një festë
e njohur publike në Rusi në 1918, dhe kjo është analogji e tanishme e "Ditës se burrave" e cila
festohet më 23 shkurt. Dikur 8 marsi ne Rusi ishte nje proteste per barazine gjinore…Sot nuk
eshte gje tjeter vecse nje feste ku grate festojne ndersa burrat plotesojne deshirat e grave qofte
dhe per nje ditë
KREU 5: 8 Marsi në Brazil
Per diten nderkombetare te gruas, në rajone të tilla si ato të Amerikës Latine dhe Karaibe,
tubime masive organizohen duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe çështjet e sigurisë për
gratë. Për shembull, në 2012, një program i quajtur "Bashkohu me mua" u organizua në Brazil
për të inkurajuar burrat dhe gratë për të thirrur për barazi dhe paqe.
Levizjetpërtë drejtate femrave në Brazil
Lëvizja për të drejtat e njeriut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në lëvizjen për të drejtat e
grave, që nga 1970, kur të drejtat e njeriut u shfaq si një ideologji dhe praktikë të zhvillimit.
Shpesh lëvizjet e grave në Brazil jane kuptuar në kontekstin për pjesëmarrje më të madhe në
politikë dhe barazinë socio-ekonomike. Shumica e këtyre grave të përfshira në lëvizjen
feministe të viteve 1970 ishin të përfshirë edhe në lëvizjet e tjera politike, të tilla si lëvizja
drejtave të njeriut, si dhe formimin e partive të majta politike.
Rolet shoqërore te grave në Brazil janë ndikuar shumë nga traditat patriarkale të kulturës
Iberike, e cila mban gratë e varur nga burrat në marrëdhëniet familjare dhe komunitare. Si një
ndër kombet më të madhe katolike në botë, feja gjithashtu ka një ndikim të rëndësishëm në
perceptimin e grave në Brazil, edhe pse gjatë shekullit të kaluar, qeveria braziliane ka thyer
gjithnjë e më shumë Kishën Katolike në lidhje me çështjet e lidhura për të drejtat e lindjes
(riprodhuese).
Brazili posedon lëvizjen e grave më të organizuar dhe efektive në Amerikën Latine, me fitime
të dukshme që janë bërë gjatë shekullit të kaluar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat
ligjore dhe politike të grave. Pavarësisht nga fitimet e bëra mbi të drejtat e grave gjatë shekullit
të kaluar, gratë në Brazil ende përballen me pabarazi të konsiderueshme gjinore, e cila është më
e theksuar në zonat rurale dhe verilindore të Brazilit. Bazuar në “Indexin e Pabarazise
Gjinore”, në vitin 2010, Kombet e Bashkuara e rendititën Brazilin në vendin e 73 nga 169
vende.
14
Lëvizjet e grave në Brazil kanë qenë tradicionalisht të udhëhequr dhe mbështetur nga gratë e
klasës së mesme dhe të larte. Forumi Ekonomik Botëror publikoi një studim që tregonte se
vendi kishte zhdukur praktikisht dallimet gjinore në arsim dhe trajtimin shëndetësor, por se
gratë ende kanë mbetur prapa në paga dhe ndikimin politik. Sipas Ministrisë së Punës dhe
Punësimit, gratë janë paguar 30 % më pak se burrat. Në vitin 2005, specialisti i OKB-së vërejti
një nivel të ulët të përfaqësimit të grave në sistemin gjyqësor, ku gratë zinin vetëm 5 % të
posteve të larta në gjyqësor dhe Zyrën e Prokurorit Publik. E para femër e mori postin në Senat
në 1979. Ne 2009, vetëm 9% e vendeve në parlamentin kombëtar janë mbajtur nga femrat.
Femrat ditet e sotme kanë më shumë opsione. Karrierat e reja janë të hapura për to, ato kanë liri
më të mëdha në lidhje me seksualitetin e tyre, ato mund të shmangin më lehtë një shtatzëni të
padëshiruar. Për fat të keq, këto opsione nuk janë në dispozicion në mënyrë të barabartë për të
gjitha grate. Aktivistet e levizje te shumta per mbrojtjen e te drejtave te femres “grate rebele,”
ato priren të shohin veten e tyre si qenie autonome njerëzore që janë të lirë të vendosin për jetën
e tyre dhe të cilët kanë të drejtë të respektohen dhe të trajtohen pa diskriminim. Këtu përsëri,
progresi nuk është uniform, dhe madje edhe gratë shumë të çliruara që jetojnë në marrëdhënie
me te emancipuar me partnerët e tyre ende mund të përballet me pengesa të mëdha.
Në Brazil i japin një rol shumë të rëndësishëm bukurisë, edhe të grave shumë të arritura, kjo e
ka bërë kirurgjinë plastike shumë e zakonshme. Një tjetër është vështirësia e ndarjes së punës të
kujdesit. Kur vjen puna për të marrë kujdesin e foshnjave, apo prindërit e sëmurë dhe të vjetër,
barrat janë akoma mbi supet e grave individuale, të cilët janë të mbështetura rrallë nga partnerët
e tyre ose institucionet sociale. Se treti është dhuna në familje, veçanërisht ata që janë të varur
ekonomikisht nga burrat. Se katërti është paligjshmëria e abortit.
Dhe së fundi, në pjesëmarrjen politike ka pasur pak progress, aktualisht postin e presidentit e
mban një grua, por ajo është ende e pakapshme për shumë gra.
Në vitet 1980, gratë e reja në jug të Brazilit themeluarn MOVIMENTO de Mulheres
Trabalhadoras Rurais (Lëvizja e Grave Rurale Punëtorëve-MMTR). Shumë prej tyre ishin të
detyruar të lënë shkollën pas klasës së pestë për të ndihmuar me punët e shtëpisë, dhe ato
refuzuan të pranojnë jetën në të cilat gratë nuk kanë të njëjtat të drejta ligjore si meshkujt.
Aktivistët MMTR donin te bindin nënat e tyre, të cilët ishin mësuar me izolimin dhe dorëzim,
të bashkohen me ta në rrugë për të luftuar për të drejtat e grave. Njëzet e pesë vjet në këtë luftë
për të zgjeruar të drejtat e grave, ligje që promovojnë barazinë e grave janë pjesë e kushtetutës
së Brazilit dhe qeveria federale paguan sigurime shoqërore për gratë rurale. Gratë përgjegjëse
për këto ndryshime mund të kishin lëvizur larg në qytetet më të mëdha, në kërkim të një
15
realiteti tjetër. Në vend të kësaj, ata morën punën e madhe të ndryshimit në komunitetet e tyre
dhe duke transformuar fshatrat rurale të Brazilit në vende ku gratë mund të gëzojnë të drejtat
ekonomike dhe ku zëri i tyre të dëgjohet.
Në Brazil, si në pjesën tjetër të botës, reformimi në rolet gjinore mbetet e vështirë si gjithmonë,
edhe pas shume vitesh të luftës. Edhe pse lëvizja e grave në Brazil ka arritur inkursione të
rëndësishëm në luftën për barazi më të madhe, ajo vazhdon të luftojnë me paradokse dhe
mospërputhjet edhe nga brenda.
Masat kundërdhunësndaj femrave
Presidentja e Brazilit “Dilma Rousseff” ka nënshkruar një ligj të ri i cili përcakton dënime të
ashpra për vrasjen e grave dhe vajzave. Vrasjet e lidhura me dhunën në familje do të mbajnë
dënime midis 12 dhe 30 vjet. Presidentja Rousseff tha se ligji i ri i dërgon një mesazh të qartë
për gratë që shteti do ti mbrojë ato. Ajo tha se 15 gra vriten çdo ditë në Brazil.
Legjislacioni i ri ndryshon kodin penal për vrasjet e femrave, si dhe çdo krim që përfshin
dhunën në familje, përbuzje apo diskriminim ndaj grave. Legjislacioni i ngjashëm është futur
në vende të tjera të Amerikës Latine, si El Salvador, i cili ka shkallën më të lartë të vrasjeve të
grave në botë. Legjislacioni i ri thellon legjislacionine te sanksionuara në 2006 nga paraardhësi
i presidentit Rousseff-së, Luiz Inácio Lula da Silva.
I njohur si ligji "Maria da Penha", ai nderoi Maria de Pena Maja, një grua ish-burri i së cilës e
kishte rrahur atë për 14 vjet dhe u përpoq për të vrarë atë dy herë, duke e lënë paraplegjike.
Ajo është një figurë e shquar në lëvizjen për të drejtat e grave në Brazil. Ajo rriti dënimin
maksimal nga një deri në tre vjet. Ajo gjithashtu urdhëroi heqjen e abuzuesve nga shtëpia dhe
ndaluar ata nga afërsia nga gruaja apo fëmijët e sulmuar. Gjatë mandatit të saj në detyrë,
Presidentja Rousseff ka nxjerrë ligje të tjera që synojnë mbrojtjen e grave dhe te vajzave.
Në gusht 2013, ajo nënshkroi legjislacionin duke kerkuar nga të gjitha spitalet publike për të
siguruar trajtim kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe HIV / AIDS për
viktimat e përdhunimit. Ajo kërkon që viktimat të kenë qasje në kontracepsionin e urgjencës,
dhe në rastin e shtatzënisë ata kanë të drejtë për një abort, në shumicën e rasteve janë të
paligjshme në Brazil.
16
KREU 6: 8 Marsi në Shqipëri
Dita8 Mars, Festa Ndërkombëtare e Gruas.Zanafilla e kremtimit të kësaj feste për herë të parë
në Shqipëri daton rreth viteve 1942. Duke parë në retrospektivë , shohim para viteve ’90 kjo
ditë kishte sensin e një feste. Statusi i gruas dhe të drejtat e saj, barazia me gjininë tjetër
kremtoheshin duke bërë propagandë. Parimisht cdo gjë dukej se funksiononte sic duhej,
megjthëse te drejtat e tyre ishin brenda një kuadri të kufizuar në vetvete. Pra shohim se edhe në
atë kohë marketingu nuk mungonte, ndonëse në një prizëm tjetër. Dita e 8 Marsit festohej nga
gratë në institucionet e asaj kohe, ku përsëriteshin e ripërsëriteshin parimisht të drejtat e saj për
pjesëmarrje aktive në punë, në vendimarrje apo statusi i saj në shoqëri etj. Idealizëm i vështirë
për t’u vënë në praktik, jo vetëm në atë kohë por edhe në ditët e sotme. Po sot? Si percpetohet 8
Marsi në Shqipëri ??Si Dita e Gruas, Nënës apo Femrës? A respektohen të drejtat e gruas
?Marketohet si Festë apo Portestë?Si? Nga kush?
Metodologjia
Për të marrë një përgjigjë për të gjitha pyetjet e mësipërme jam mbështetur në kombinimin e
kërkimit primar dhe sekondar. Kërkimi sekondar konsiston në vëzhgimin në Interent në website
të ndryshme të kompanive që marketojnë produkte apo shërbime në këtë ditë.Kërkimi primar
konsiston në një anketë mbi perceptimin e 8 Marsit të realizuar online nëpërmjet formatit
GoogleForms. Duke qënë se u zhvillua online kriteri moshë ishte disi i kufizuar , pasi pjesa më
e madhe që e përdor dhe është aktive në median sociale është në moshë realtivisht të re.
Gjithashtu, zgjdhja u përqëndrua kryesisht në qytetin e Tiranës.U anketuan gjithësej 68
femra.Nga kjo anketë rezultoi se pjesa më e madhe e tyre varionte nga mosha 20 deri në 24
vjec.90 % ishin banore në qytetin e Tiranës dhe vetëm 10 % nga rrethet. Nga të anketuarat
raporti luhatej me 1% mbi statusin e punësuar ose jo.
Rezultatet dhe analiza. Si marketohet 8 marsi në Tiranë?
Nga anketa rezultoi se për pjesën më të madhe të të anketuarave rreth 60%, 8 Marsi
simbolizonte Ditën e Femrave. Vetëm 29 % e idenifikonin si Ditën e Gruas dhe 11% si Ditën e
Nënës. Raporti nëse konsiderohej festë apo protestë nuk përbënte luahtje të ndjeshme.Por në
momentin kur pyeteshin nëse kishin qënë pjesë e ndonje proteste për të drejtat e tyre, vetëm 7
17
prej tyre u pergjigjën pozitivisht. Ndërkohë rreth 90% e tyre nuk kishin marrë pjesë në protestë
dhe mbi 90% nuk ishin pjesë e ndonjë organizate apo shoqate mbi të drejtat apo statusin e
gruas. Nga ana tjetër 72% mendonin se të drejtat e tyre nuk respektoheshin dhe mbi 60%
mendonin se ju mungonin ato. Shohim se marketingu i realizuar nga vet shoqatat apo
oragnizatat që mbrojnë të drejtat e grave nuk ka qënë efektiv. Duke marrë në konsideratë që kjo
moshë , është mosha më e ndjeshme në hedhjen e hapave për një karrierrë të mundëshme në
jetën e tyre arrijnë të perceptojnë të drejtat në këtë formë. Protestat e realizuara, nuk kanë qënë
iniciativë e lirë sindikaliste, por gjithmonë me nocione politike.Kjo thekson mungesën e
vëmendjes së organizatave/ shoqatave / sindikatave në komunikimi dhe marketing.
Si përfitojnë bisnezet nga ky preceptim? Kauza kalon në plan të dytë, por jo
domosdoshmërisht në të gjitha rast. Tashmë bisnezet e kanë kuptuar se si perceptohet kjo festë
nga masa. Konkretisht, nga klubet e natës, dyqanet kozmetike, restorantet, qëndrat estetike apo
bisnezet e tjera në Tiranë kjo ditë marketohet si festë. Mendoj se nuk qëndron ҫështja nësë
trajtohet si fest apo jo, madje mund të themi se është diҫka vërtet pozitive. Por si marketohet?
A komunikon mesazhin që kjo ditë përmban në vetvete ? Në Tiranë 8 Marsi marketohet nga
masa si Dita e Femrës dhe jo si Dita e Gruas. Në klubet e Tiranës ajo merr një kontekst
tjetër.Pavarsisht se masa e frekuentimit është dukshëm e lartë, rezultoi se këto evente që
organizohen nga këto klube në këtë ditë ishte vetëm 8 % tërhqëse për të anketuarat.
Aktivitet të pëlqyeshme rezultuan paktetat kozmetike që ofrohen nga kompani të ndryshme,
paktetat e restoranteve, të dyqaneve apo shërbimet estetike. Agjensitë e udhëtimit gjithashtu
promovojnë veten në këtë ditë duke ofruar paketa për këtë target grup. Rreth 41% kishin
qëndrim pozitiv ndaj këtyre paketave me cmime relativisht me të lira, paketa në grup ku gratë
mund të festojnë nën shoqërinë e njëra tjetrës, larg monotonisë dhe aktivitetit të përditshëm.
Dhuratat përbënin rreth 21% të zgjedhjes nga të anketuarat. Kjo dëshirë konkretizohej në
veshje, në buqeta me lule, aksesorë, bizhu , parfum, dhe librat së bashku me kartolinat që zinin
një peshë të vogël. Të pakta ishin ato femra që i bënin dhuratë vetes në këtë ditë, vetëm 24%.
Mesa duket ky grup ende nuk është “sulmuar” sic duhet nga bisnezet për ti motivuar apo nxitur
ato të kryejnë blerje në këtë ditë. Ky segment përbënte rreth 72 % të të anketuarave. Ajo pjesë
e të anketuarave që kishin marrë dhurata për 8 Mars, kryesonin nga dhuratat e partnerëve. Mesa
duket ky fakt shfrytëzohet edhe nga bisnezet të cilat bëjnë marketing duke stimuluar
kënaqësinë e dhuratave nga këta të fundit për partneret e tyre.
Ndër aktivitetet më të pëlqyera rezultoi edhe ai i një kompanie karburanti në Tiranë. Kjo
kompani ofronte 10 litra falas për cdo grua që kalonte me automjetin e saj pranë
18
karburantit.Gjithashtu nëpërmjet këtij rasti ajo marketonte veten edhe si një bisnez ambjentalist
pavarsisht produktit që ajo tregëton.Këtë përpjekje e konkretizonte me një vazo të vogël me
lule, mbi të cilën ishte etiketa me emrin e bisnezit.Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë për të dytin
vit rradhazi. Mesa duket impakti i marketingut ka dhënë rezultate pozitive.
Rreth 41% nuk e festuan 8 marsin këtë vit dhe rreth 24 % nuk pëlqenin asnjë aktivitet ndërsa
rreth 19% nuk kishin informacion. Ajo që vlen të theksohet është se pavarsisht këtij marketingu
dhe sensit të festës ishin po këto të anketuara që kishin dëshirë të protestonin, rreth 37%.Vëmë
re serisht mungesën e marketingut në nivelin e duhur nga shoqatat/organizatat. Personalisht nuk
mendoj se qëndron problemi në një protest të mirfilltë, përkundrazi, aktivitete që qëndrojnë
brenda kuadrit të kauzës së kësaj dite ku të gjithë femrat mund të informohen mbi të drejtat e
tyre dhe të bëjnë përpjekje për t’i bërë ato konkrete në realitet, meqënëse masa rezultoi me një
qëndrim jo pozitiv ndaj cështjes në fjalë. Gjithashtu ecja e grave pergjatë bulevardit në shenjë
solidarizimi do ishte një alternativ e mundëshme.
Si përfundim mund të themi që 8 Marsi kremtohet në vende të ndryshme me specifika
përkatëse, qoftë si festë apo protestë. Mjedisi i jashtëm, faktorë poltik , ekonomik , kulturor ,
perceptime të ndryshme diktojnë forma të shumëllojshme marketing nga bisnezet në vende të
ndryshme, të cilave sigurisht nuk mund t’ju “shpëtoj” kjo ditë .
19
Konkluzione
Faktorët e mjedisit të jashtëm si ekonomik politik social e kulturor ndikojnë në mënyrën se si
njerëzit perceptojn dhe kremtojnë ditë të njohura ndërkombëtare. Marketingu është një
instrument i rëndësishëm që bisneze të ndryshme në botë përdorin në këtë rast. Mund të themi
se marketingu ndërkombëtar ka fuqi të ndikoj dhe ndryshoj perceptimin dhe qëndrimin e
individëve në lidhje me situata, festa, ditë, ҫështje të caktuara.
20
ANEKS
Anketa
Mosha Vendbanimi
Cfarë simbolizon për ju 8 Marsi?
 Dita e Femrave
 Dita e Nënës
 Dita e Grave
Si e konsideroni ju 8 Marsin?
 Festë
 Protestë
A i bëni vetes dhuratë në këtë ditë, nësë po cfarë?
 Veshje
 Kujdes estetik
 Libër
 Këpucë
 Abonim në palestër / yoga
 Tjetër______
 Jo nuk i bëj
Ku e festuat kete vit 8 Marsin?
 Në club
 Në restorant
 Në shtëpi
 Tjetër
 Nuk e festova
Cilat nga aktivitetet / promocionet që organizohen për 8 Mars në Tiranë ju pëlqejnë më shumë?
 Gulf - 10 litra karburant falas
 Eventet ne clube
 Ofertat kozmetike / Avon etj
 Paketat qe ofrojne restorantet
 Asgje nuk me pelqen
 Nuk kam informacion
Si mendoni, a respektohen të drejtat e gruas ditët e sotme në Shqipëri?
 Po
 Jo
 Nuk e di
Mendoni se ju mungojnë të drejtat?
 Po
 Jo
21
Sa nga keto organziata te te dretjave te grave njihni?
 Shoqata "Në Dobi Të Gruas Shqiptare"
 Shoqata “Ndihme Sociale Gruas Kryefamiljare”
 Shoqata Kombetare “Per integrimin e Gruas Shqiptare”
 Shoqata “Zhvillim, Integrim, Barazi Gjinore
 Tjeter
 Asnje
Keni marrë pjesë në ndonjë protest?
 Po
 Jo
Jeni pjesë e ndonjë organizate/shoqate për të drejtat e gruas?
 Po
 Jo
Për 8 mars do më pëlqente :
 Të festoja
 Të udhëtoja
 Të protestoja
 Të merrja dhurata
 Tjetër
 Asgjë
22
DisangaRezultatet e Anketës
89%
11%
Vendbanimi
Tirane
Tjeter
5%
71%
15%
3% 6%
Mosha
nen 19 vjec
20 - 24 vjec
25 - 29 vjec
30 - 34 vjec
mbi 34 vjec
60%
10%
30%
Cfarë simbolizon për ju 8
Marsi?
Diten e
Femrave
Diten e
Nenes
Diten e
Gruas
43%
47%
10%
Si e konsideroni ju 8
Marsin?
Fest Protest Nuk e di
38%
5%
5%
27%
22%
3%
Cilat kane qene dhuratat qe keni marr
me shpesh nder vite per 8 Mars?
Buqet me lule
Liber
Aksesore
Parfum
Nuk e mbaj mend
Tjeter
7%
93%
Ne pergjithesi i beni
vetes dhurate në kete
dite?
Po
Jo
18%
10%
18%
19%
19%
16%
Cilat ngaaktivitetet / promocionet qe organizohen per8Mars neTirane ju
pelqejneme shume?
Gulf- 10 Litra karburant falas Evente ne club Ofertat kozmetike
Paktat e restornateve Asgje nuk me pelqen Nuk kam infromacion
23
Referencat
- Beatrice Sartori: 3 Things to Learn For a Women’s Day Italian Style
- Kemp Minifie: International Women's Day: Mimosa Cake And More In Italy
- http://www.lifeinitaly.com/culture/women-day
Per 8 mars do me pelqente:
Te festoja
Te udhetoja
Te protestoja
Te merrja dhurata
Tjeter
Asgje
22.10%
88%
60.30%
39.70%
4.40%
95.60%
10.30%
89.70%
Po Jo
Perceptimi i te anketuaravembi te drejtat e tyre:
Si mendoni, a respektohen të drejtat e gruas ditët e sotme ne vendin tone ?
Mendoni se ju mungojne te drejtat?
Jeni pjesë e ndonjë organizate për të drejtat e grave?
Keni marre pjese ne ndonje protest per te drejtat e grave?

More Related Content

Viewers also liked

Res360068 format detyre-kursi
Res360068 format detyre-kursiRes360068 format detyre-kursi
Res360068 format detyre-kursi
andelaani
 
E drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi haskoE drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi hasko
Esi Hasko
 
Pyetsorë Statistikë
Pyetsorë StatistikëPyetsorë Statistikë
Pyetsorë Statistikë
Delfina Ukaj
 
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda lugaDetyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
iljana
 

Viewers also liked (20)

Market share analysis
Market share analysisMarket share analysis
Market share analysis
 
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)Hotel Sheraton (Detyre Kursi)
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)
 
Shembuj Promocionesh në Institucionet Publike nga Keti Gjipali
Shembuj Promocionesh në Institucionet Publike nga Keti GjipaliShembuj Promocionesh në Institucionet Publike nga Keti Gjipali
Shembuj Promocionesh në Institucionet Publike nga Keti Gjipali
 
Ceske Budejovice, Privatization, Trademarks, and Taste Tests— What Do They Ha...
Ceske Budejovice, Privatization, Trademarks, and Taste Tests— What Do They Ha...Ceske Budejovice, Privatization, Trademarks, and Taste Tests— What Do They Ha...
Ceske Budejovice, Privatization, Trademarks, and Taste Tests— What Do They Ha...
 
Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)
Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)
Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)
 
Res360068 format detyre-kursi
Res360068 format detyre-kursiRes360068 format detyre-kursi
Res360068 format detyre-kursi
 
EasyCar.com (Rast Studimor)
EasyCar.com (Rast Studimor)EasyCar.com (Rast Studimor)
EasyCar.com (Rast Studimor)
 
E drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi haskoE drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi hasko
 
Integrated Marketing Communications and International Advertising Rast Studimor
Integrated Marketing Communications and International Advertising Rast StudimorIntegrated Marketing Communications and International Advertising Rast Studimor
Integrated Marketing Communications and International Advertising Rast Studimor
 
Marketing of the bottom of the pyramid (Rast Studimor)
Marketing of the bottom of the pyramid (Rast Studimor)Marketing of the bottom of the pyramid (Rast Studimor)
Marketing of the bottom of the pyramid (Rast Studimor)
 
Motivimi i Agjentëve të Shitjes së Distributorëve të Pavarur (American Olean ...
Motivimi i Agjentëve të Shitjes së Distributorëve të Pavarur (American Olean ...Motivimi i Agjentëve të Shitjes së Distributorëve të Pavarur (American Olean ...
Motivimi i Agjentëve të Shitjes së Distributorëve të Pavarur (American Olean ...
 
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe OfertaE Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
 
Ylberi
YlberiYlberi
Ylberi
 
Gillette në indi
Gillette në indiGillette në indi
Gillette në indi
 
Adaptimi i Barbie, Detyre Kursi
Adaptimi i Barbie, Detyre Kursi Adaptimi i Barbie, Detyre Kursi
Adaptimi i Barbie, Detyre Kursi
 
Pyetsorë Statistikë
Pyetsorë StatistikëPyetsorë Statistikë
Pyetsorë Statistikë
 
Komunikimi i Integruar Marketing, Rasti Quicksilver
Komunikimi i Integruar Marketing, Rasti QuicksilverKomunikimi i Integruar Marketing, Rasti Quicksilver
Komunikimi i Integruar Marketing, Rasti Quicksilver
 
Te Shkruash Referencat (Guide)
Te Shkruash Referencat (Guide)Te Shkruash Referencat (Guide)
Te Shkruash Referencat (Guide)
 
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda lugaDetyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
 
Price War (Rast Studimor)
Price War (Rast Studimor)Price War (Rast Studimor)
Price War (Rast Studimor)
 

8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

  • 1. 1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETINGUT MASTER SHKENCOR VITI I DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS 8 Marsi,në vende të ndryshme të Botës Tiranë, Mars 2015 Punoi : Pranoi : Prof. Dr. Ilia Kristo Ana Meco Endrilon Cani Enxhi Marku Ina Tase Jonisa Mataj Naurela Golloshi
  • 2. 2
  • 3. 3 PËRMBAJTJA Abstrakt.......................................................................................................................................... 4 Hyrje Dita Ndërkombëtare e Gruas......................................................................................... 5 Kreu1: 8 Marsi në SHBA .......................................................................................................... 6 Si marketohet më 8 Mars në SHBA?........................................................................................... 7 Kreu2: 8 Marsi në Itali............................................................................................................ 8 Kreu3: 8 Marsi në Kinë .......................................................................................................... 9 KREU 4: 8 Marsi në Rusi ......................................................................................................... 11 Çfarë dhuratash bejne ruset per 8 mars? ................................................................................... 12 Si marketohet 8 Marsi ne Rusi? ............................................................................................... 12 KREU 5: 8 Marsi në Brazil....................................................................................................... 13 KREU 6: 8 Marsi në Shqipëri ................................................................................................... 16 Metodologjia............................................................................................................................. 16 Rezultatet dhe analiza. Si marketohet 8 marsi në Tiranë?............................................................. 16 Konkluzione................................................................................................................................... 19 ANEKS........................................................................................................................................... 20 Anketa................................................................................................................................... 20 Disa nga Rezultatete Anketës ................................................................................................. 22 Referencat............................................................................................................................. 23
  • 4. 4 Abstrakt 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas kremtohet në vende të ndryshme të botës, diku si festë e diku si protestë. Faktorët ekonomik, politik, social e kulturor ndikojnë në percepimin e kësaj të fundit. Bizneset duke “përfituar” nga perceptimi që vende të ndryshme kanë e marketojnë këtë ditë në këndvështrime të ndryshme. Për të konkretizuar këto diferenca kemi marrë në analizë disa vende si SHBA, Kinë , Rusi, Brazil, Itali dhe Shqipëri. Si marketohet 8 Marsi në këto vende? Cili është roli i marketingut ndërkombëtarë në këtë rast?
  • 5. 5 Hyrje Dita Ndërkombëtare e Gruas Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i formave të ndryshme të marketimit të ditës 8 Mars në vende të ndryshme. Kemi zgjedhur disa vende për t’a konkretizuar dhe për të përshkruar në detaj këto diferenca në varësi të faktorëve ekonomik, politik, social dhe kulturor. Në kreun e parë kemi trajtuar rastin e SHBA-së . Si kjo festë ka evoluar deri në ditët e sotme. Si konceptohet në mjedisin kulturor Amerikan. Në SHBA 8 Marsi kondiserohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në këtë dite organizohen me dhjetra aktivitete me fokus gruan dhe arritjet e saj në shoqëri. SHBA e vënë theksin më tepër në barazinë gjinore. Në kreun e dytë flitet për 8 Marsin në Itali. Në vende të emancipuara të Evropës si Italia gjatë kësaj dite i kushtohet një kujdes i veçantë gruas, ku dhurata kryesore është lulja e mimozës. Gratë dalin për të festuar me njëra-tjerën. Megjithëse zhvillohen grumbullime publike e shfaqje teatrale për të kujtuar përpjekjet e grave, përsëri festimi i kësaj feste kritikohet nga disa për humbjen e vlerës që ajo përfaqëson. Në kreun e tretë kemi trajtuar 8 Marsin në Kinë. Dita Ndërkombëtare e Gruas shpesh festohet duke organizuar një shumëllojshmëri aktivitetesh, si seminare, parada, konferenca, debate, dhe çdo llojë aktiviteti tjetër i cili përfshin promovimin e të drejtave të grave. Kjo ditë synon të rris ndërgjegjësimin në mbar botën për të drejtat e grave në arsim dhe karrierë. Në Kreun e katërt , flitet për 8 Marsin në Rusi. Dikur 8 marsi ne Rusi ishte nje proteste per barazine gjinore. Sot nuk eshte gje tjeter veҫse nje festë ku gratë festojnë ndërsa burrat plotesojnë dëshirat e grave qoftë dhe për një ditë Në kreun e pestë trajtohet 8 Marsin në Brazil. Gjatë kësaj dite në Brazil Organizohen tubime masive duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe çështjet e sigurisë për gratë Në kreun e gjashtë kemi trajtuar rastin e Shqipërisë. Si kjo festë preceptohet nga shoqëria? Kremtohet si festë apo protest? Si ka evoluar ndër vite dhe si marketohet nga bisneze të ndryshme ditët e sotme? Jemi mbështetur në kërkimin primar, i cili konsiton në një anketim online nëpërmjet programit GoogleForms. Kërkimi sekondar mbështet në vëzhgimin online të websiteve të ndryshme të bisneseve të cilat i kushtojnë vëmendje kësaj dite.
  • 6. 6 Kreu1: 8 Marsi në SHBA 8 Mars është dita ndërkombëtare e gruas. Në shumë vendë të botës ajo konsiderohet edhe si festa e nënës apo e femrave. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës data 8 Mars është dita ndërkombëtare e grave IWD dhe një sërë aktivitetesh ndërmeren në këtë ditë. Një historik i shkurter. SHBA kanë padyshim kontributin e tyre në luftën e grave për fitimin e të drejtave të tyre në një shoqëri maskiliste. Në vitin 1908 atëherë kur debate për të drejtat e grave në shoqëri ishte I nxehtë, revolta e tyre mori formë. Rreth 15000 gra marshuan Në rrugët e New York City duke protestuar për uljen e orëve të punës, rritjen e pagave, dhe të drejtën për të votuar. 1909 një vit më vonë, Partia Socialiste e Amerikës ishte e para organizatë që mbështeti protestën e grave kundër shtypjes së të drejtave të tyre. Kështu u vendos dhe dita Kombëtarë e Grave e cila filloi të bëhej pjesë e aktiviteteve kombëtare në datën 28 Shkurt. Që nga viti 1909 deri më 1913 Dita Kombëtare e Grave festohej të dielën e fundit të Shkurtit. Më vonë me ngjarjet që ndodhën më pas në botë, ajo u spostua më 8 Mars. 8 MARSI: FESTË APO PROTEST? Në SHBA 8 marsi konsiderohett si dita ndërkombëtare e gruas. Njëkohësisht ajo trajtohet dhe si festa e nënës. Për këtë ditë organizohen një sërë aktivitetesh. Vetëm më 8 Mars të 2015 në SHBA u organizuan plot 231 evente. Në to përfshiheshin paketa turisitke per femra, trajtime në qëndra estetike, lancime filmash enkas per femrat, takime ku flitej për zhvillimin e karrierës së grave, festa ku celebrohen arritjet e grave në fusha të ndryshme etj. Gjithashtu industria e modës I kshton një rëndësi të veçantë kësaj dite. Ulje apo paketa të reja produktesh dhe shërbimesh hidhen në treg posaçërisht vetëm për këtë ditë. 8 Marsi është një ditë mjaf e rëndësishme aq sa në SHBA I gjithë muaji Mars I kushtohet vetëm grave. Një karakteristikë e SHBA është se 8 Marsi I gëzon të dyja anët e medaljes. Shumë rrugë mbushen plot nga protestueset femra që vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre.
  • 7. 7 Së fundmi ish çifti presidencial Clinton dhe vajza e tyre Chelsea këtë 8 Mars ndërmorën një fushatë të titulluar “not there”. Në shenjë proteste ata hoqën fotot e grave të shfaqura në postera të ndryshëm, kopertina librash apo revistash për të treguar se gratë nuk kanë arritur akoma atë për të cilën kanë luftuar kaq gjatë, barazinë gjinore. Në vend të fotove shkruhej not-there.org e cila kur klikohej të dërgonte në faqen e fondacionit Clinton. Si marketohetmë 8 Marsnë SHBA? Imazhi I gruas ka qënë përherë pjesë e reklamave të kompanive të ndryshme në SHBA. Megjithatë mënyra se si trajtohej ajo në këto reklama ka ndryshuar në varësi të mënyrës se si konceptohej femra në shoqëri. Viti 1983: Reklamë që tregon se vendi I gruas është në kuzhinë, larg zyrave. Ndërkohë në Amerikë ishte themeluar Shoqata Kombëtare e Grave Që Vuajnë. Vitet 1990: Ndërkohë që në vende të ndryshme të botës gratë luftonin për të drejtat e tyre. Marketerët në SHBA nuk e kishin marë shumë seriozisht këtë fakt. Kjo duket dhe në posterin e mëposhtëm të një reklame të atyre viteve. Vitet 1920: Firmoset Amendamenti Konstitucional që I jep grave amerikane të drejtën për të votuar . Në këtë reklame tregohet se gratë kanë frikë të dalin jashtë mureve të kuzhinës. Viti 1943: Reklamë e krijuar nga J. Howard Miller për Westinghouse Electric në periudhën kur shumë burra amerikanë shkuan unshtarë dhe grave iu desh të punonin për të mbajtur shtëpinë. Kjo është reklama e parë ku fermave iu jepet më shumë pushtet. Ky poster u risoll në vëmendje nga lëvizja feministe në vitet 1980. Në vitet 1950: Kush thotë se është bota e burrave?! Mesa duket vazhdonte të ishte po njësoj. Në vitet 1960 gratë kishin të drejtën e votës, kishin rëndësi intelektuala por kurrsesi s’duhet të ishin në formën e dardhës. Në këto fite filloi një fushatë intensive për uljen në peshë që kishte në fokus femrat. Vitet 1970: Virginia Slims' "You've come a long ëay, baby". Filloi ti jepte femrës më sensualitet në reklama dhe më guxuese. Vitet 1980 sollën një tjetër lloj gruaje. Ajo që I bënte të gjitha, që ishte një nënë, ishte profesioniste dhe vishte pantallona. Vitet 1990: Tanimë shfaqet ana sensuale e femrave në reklama si mjet për të tërhequr audiencën. Viti 2004: Reklama e Dove e cila promovonte bukurinë e femrave të rracave të ndryshme dhe kur ato nuk janë perfekte. Viti 2012: JC Penny krijon një reklamë ku protagonist janë një familje me dy prindër femra. Reklama pati reagime të shumta që sollën dhe protesta por pati dhe nga ata që e pëlqyen shumë pasi një prej personazheve ishte Ellen Degeneres
  • 8. 8 moderatoria e famshme amerikane. Viti 2013: Bic prezanton në 8 Mars produktin e saj “Bic for her pen”. Një stilolaps vetëm për femra I cili pati shumë reagime nga publiku. Ajo u quajt si një reklamë qesharake pasi ajo thjesht nuk ka sens. Përfundime  8 Marsi është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festive të SHBA.  Ajo konsiderohet si dita ndërkombëtare e grave po njëherësh dhe festa e nënës.  SHBA është një prej vendeve ku 8 Marsi manifestohet dhe me protesta të mëdha.  Zhvillimi i rolit të gruas në shoqërinë amerikane ka ndikuar dhe në mënyrën e reklamimit të produkteve të ndryshme.  Në këtë ditë gratë janë më të prirura të bëhen pjesë të eventeve të ndryshme kun ë qëndër janë arritjet e tyre në fushën profesionale.  Gratë në SHBA kërkojnë gjithnjë e më shumë barazi gjinore. Prandaj një kompani duhet të bëj kujdes në marketimin e produkteve.  Përdorimi I reklamave që nxjerin në pah zhveshjet e tepruara nuk janë fort të pëlqyeshme nga publiku amerikan. Kreu2: 8 Marsi në Itali Në Itali dita ndërkomëtare e gruas u njoh në 1922. Vetëm pas luftës, 1946, ajo filloi të festohej në të gjithë vendin. Gratë në Itali nuk kanë nevojë për një ditë të veçantë për të festuar në një mbrëmje vetëm me gra, megjithatë ato e jetojnë këtë mbrëmje me entuziazëm. Në Itali, për të festuar këtë ditë, burrat i japin mimoza grave: Partnereve, mamave, motrave, shoqeve, kolegeve. Mimoza është përdorur për herë të parë në 1946 në Itali dhe është simboli i kësaj feste në këtë vend.Ajo u zgjodh nga Udi (Union of Italian Women).Ato zgjodhën mimozën për shkak të ngjyrës së saj të verdhë, dhe se ishte e lirë dhe në lulëzim në atë periudhë të vitit .Ajo ishte një zgjedhje e thjeshtë por një ide me sukses të madh, e cila përdoret edhe sot. Në ditët e sotme ajo është një “logo” për posterat dhe kartolinat.Në 8 mars, shitet kjo lule në çdo cep në Itali. Gratë italiane dalin me shoqet në mbrëmje me shoqet për të festuar 8 marsin. Restorantet dhe baret ofrojnë specialitete për gratë në këtë ditë: menu ekskluzive me temë Mimozën, tavolinat
  • 9. 9 dekorohen me këtë lule. Festimi i kësaj feste ka ndikuar edhe në krijimin e disa pjatave të gatimit tipike për këtë festë. Me rastin e kësaj feste pregatitet torta Mimosa dhe kokteili Mimosa. Gjithashtu, në Itali, organizohen edhe disa iniciativa kulturore me rastin e kësaj feste si: - Hyrje falas në muze dhe vende arkeologjike - Performanca publike - Grupe leximi - Shfaqje teatrale rreth të drejtave të grave - Ekspozita me punime të artisteve gra Megjithatë shpesh festimi ikësaj feste kritikohet për humbjen e kontekstit politik sepse ajo shihet thjesht si një ditë ku burrat i shprehin dashurinë e tyre grave që kanë rrotull. Ajo kritikohet për faktin se po bëhet gjithmonë e më shumë komerciale dhe një iniciativë marketing. Gjithashtu, shihet nga disa si një justifikim për burrat për të kompensuar neglizhimin e një viti ndaj partnereve të tyre. Grupimet feministe kritikojnë gjithashtu edhe mënyrën si e festojnë disa gra , duke organizuar mbrëmje vetëm me gra e duke shkuar në klube striptizmi. Ato e perceptojnë këtë mënyrë festimi si sjellje sjellje të grave si burra pën një mbrëmje. Përveç festimeve, në këtë ditë kujtohen edhe “luftrat” që kanë kaluar gratë për të drejtat e tyre. Shoqëria kujton kontributin e madh të grave në shoqëri, sakrificat e tyre dhe feston arritjet e tyre.Për këtë arsye në Itali zhvillohen demostrime dhe grumbullime për të kujtuar të gjitha “luftrat” që kanë kaluar gratë për të drejtat e tyre dhe çfarë ka mbetur akoma për tu bërë në këtëdrejtim Kreu 3: 8 Marsi në Kinë Popullësia e përgjithëshme e Kinës është 1.338.612.968,gratë përbëjnë pothuaj se gjysmën e kësaj popullsie,ato kanë tendencë të jetojnë më gjatë se meshkujt në Kinë. (jeta mesatare e meshkujve është 69 vjecë dhe e femrave është 74 vjecë) Që në fillim kinezët nuk kishin asnjë angazhim të vërtetë për të nënshtruar grate, megjithatë me kalimin e kohës, mësimet konfuciane u interpretuan si një detyrim për ta bërë këtë , ku u vu theksi mbi dominimin mashkullor. Sipas kësaj, grate në çdo nivel duhet të kishin një pozitë më të ulët se burrat, pra përulja e femrave ndaj meshkujve shihesh si diçka e duhur dhe shumë e natyrshme. Edhe para 1900, grate në Kinë ishin të privuara pothuaj se nga të gjitha të drejtat e tyre. Kultura Kineze është e përqëndruar në bashkimin e familjes, por për një kohë të gjatë vetë grate nuk janë trajtuar si pjesë e kësaj famijes. Grate në Kinë për një kohë të gjatë kanë shërbyer si skllevër, konkubinat dhe prostitucion. Pjesa më e madhe e martesave ishin rregullta, grate ihin
  • 10. 10 të martuara me një burrë kinez dhe kishin fëmijë me po këtë burrë. Grate mësoheshin si do të shërbenit burave të tyre që kur ato ishin fëmijë.gratë në Kinë nuk lejoheshin që të kishin të drejtën e fjalës, dhe nqs ato mernin të drejtën e fjalë ato dënoheshin për këtë. Trajtimi i gruas në Kinë para dhe gjatë 1900-ës, nuk ishte dhe aq i bukur.Nëse një grua nuk ishte fizikisht e bukur, atëhere ajo nuk kishte asnjë të drejtë për t’u dëgjuar.por grate të cilat kishin një paraqitje fizike tërheqëse ju jepesha e drejta e fjalës, por përsëri e kufizuar.  Gratë bindeshin plotësisht ndaj burrit të tyre, duhej të qëndronin në shpi, të përgatisnin ushqimin për familjen dhe të mereshe me qepjen e veshjeve të anëtarëve të familjes,  Ato rralë ju lejoheshe të largoheshin nga shpija për të blerë sende apo ushqime për famijljen.  Babai i madh i familjes vendoste se kur dhe me ke do te martohej vajza, një vendim mbi të cilin vajza nuk kishte asnje ndikiim.  Grave nuk ju lejoheshe që të mereshin me thashetheme apo të qeshnin.  Vajzat e reja të cilat ishin pjesë e klasave të varfëra, mund të shiteshin tek klasat më të larta, në burra të cilët ishin të martuar. Çdo vit, Kina feston Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 mars, por pak më ndryshe nga fokusi origjinale në vendet e tjera ekonomike, politike, dhe sociale. Partia kinze Komuniste shënoi Ditën Ndërkombëtarë të Grace në 1922, duke e kthyer këtë ditë në një festë zyrtare me themelimin e Republikës Popullore në vitin 1949. Tani që Kina është e bazuar mbi komunizmin shumë gjëra kanë ndryshuar:  Politikat e martesës nuk janë më ne fuqi,gratë tani mund të zgjedhin bashkëshortët e tyre dhe të martohem me vullnet të lirë.  Poligamia në familjet Kineze është shfuqizuar.  Lufta për barazinë gjinore i ka mundësuar femrave arsimimin dhe karrierën që ato të mos angazhohen vetëm në punët shtëpiake. Dita e Gruas është thjesht një rast për burrat për të shprehur dashurinë e tyre për gratë në mënyrë të ngjashme me ditën e Shën Valentinit dhe ditën e Nënës.Për shkak të ndryshimeve, Dita e grave është bërë një mjet marketingut për kompanitë për të mbajtur shitje të madhe për produkte të grave. Për këto kompani, Dita e grave nuk ka më shumë rëndësi se sa ditën e Shën Valentinit, dhe kjo për t’a është vetëm një mundësi biznesi.Në këtë ditë, shumë burra kinezë blejnë dhurata për nënat, bashkëshortet e tyre, madje edhe vajza. Shumica e grave gëzojnë një pushim gjysmë-ditrë.Por diskriminimi ndaj grave mbetet i ngulitur thellë në shoqëri. Shpalljet
  • 11. 11 për punë pothuaj se në pjesën më të madhë u adresohem meshkujve, dhe në rastin që femrat mund të aplikojnë, aty specifikohen atribute fizike të veçanta që ato duhet të përmbushin. Dita Ndërkombëtare e Gruas shpesh festohet duke organizer një shumëllojshmëri aktivitetesh, si seminare, parade, konferenca, debate, dhe çdp llojë aktivitet tjetër i cili përfshin promovimin e të drejtave të grave. Kjo ditë synon të rritë ndërgjegjësimin mbarëbotëroë për të drejtat e grave në arsim dhe në karrierë,etj. Këtë qeveria kineze ka arestuar të paktën 10 aktivite të të drejtave të grave, në ditën e grave. Qëllimi i këtyre grave ishte rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me ngacmimet seksuale, duke postuar postera dhe duke shpërndarë feltpalosje në qytete si Pekini, Guangzhou, dhe Hangzhou. Të gjitha këtë veprime janë të mbrojtura me ligjin kineze dhe ndërkombëtare. KREU 4: 8 Marsi në Rusi 8 Marsi (восьмое марта) është e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. (Международный женский день). Festë qe u shfaq si një festw politike për të simbolizuar luftën e grave nga e gjithë bota për të drejtat e tyre. Si ne kohen e kaluar, motivet politike të festës u vendosen në sfond dhe 8 marsi thjesht u bë festa e grave në Rusi dhe republikat e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. 8 Marsi është një festë zyrtare publike. Kjo festë e bukur pranverore shpesh festohet në rrethin e familjes me një vakt festiv dhe shampanjë. Burrat dhe gratë japin lule, kartolina me poezi, çokollata, dhe dhurata të tjera të këndshme ndaj nënave, grave, gjysheve, motrave dhe bijave. Disa burra ruse ndërmarrin të gjitha detyrat e shtëpisë në këtë ditë. Në kompanitë dhe organizatat, të gjitha gratë marrin lule dhe dhurata të vogla të paharrueshme nga meshkuj bashkëpunëtorë të tyre dhe, nganjëherë, nga vetë punëdhënësit. Gjatë pushimit të drekës, është e zakonshme që të ketë një party të vogël ne zyre, me tortë dhe një gotë shampanjë. Artistet popullore ruse organizojnë koncerte dhe shfaqje festive më 8 mars. Këngëtarët më të mirë dhe aktorët më të talentuar të skenës festojne me këngë dhe poezi rreth dashurisë dhe grave të bukura. Megjithatë, shumë pak Rusë festojnë festën duke shkuar në koncerte, teatro apo filma. Mënyra tradicionale për të festuar është në shtëpi në mesin e shokëve dhe familjes. Edhe pse 8 Marsi është një festë e madhe në Rusi, disa njerëz zgjedhin per të mos e festuar atë. Kjo është veçanërisht e zakonshme për njerëz të moshuar që nuk mund të pëlqejne festat apo paratë e harxhuara për dhurata. Në fakt, 14% e rusëve nuk e kane në plan për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Grave.
  • 12. 12 Çfarë dhuratash bejne ruset per 8 mars? Si burrat ashtu dhe gratw bëjnë dhurata për gratë qe I kane afër. Dhuratat që rusët bejne më 8 mars varen nga shumë faktorë. Një nga gjërat qe marrin në konsideratë janë marredheniet qe kane me një grua (nëse ajo është gjyshja e tyre, nënë, grua, apo e dashura) dhe çfarë lloji dhurate mund të përballojnë financiarisht. Lulet si dhurate per 8 Mars Lulet janë zgjedhja më popullore si dhuratë më 8 mars. Mimozat e verdha dhe trëndafilat janë veçanërisht të njohura. Karamelet dhe çokollatat janë nje zgjedhje tjetër popullore, e ndjekur nga parfumet dhe kozmetiket. Disa njerëz japin dhurate para ose kartat krediti, në mënyrë që gratë të mund të marrin dhuratën më të mirë për veten e tyre. Lista vazhdon dhe ne zgjedhjet e tjera per dhurate përfshihen bizhuterite, pajisjet shtëpiake, enët e kuzhines, , rrobat, këpucët, librat, DVD, dhe madje edhe telefonat celularë dhe kamera. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit,33% e rusëve ndjekin gjykimin e tyre në lidhje me atë që një grua do të donte për të marrë si dhuratë.  25% e rusëve pyesin drejtpërdrejt atë që një grua do të donte për të marrë si dhurate.  23% e ruseve zgjedhin një dhuratë që ata mund të përballojë financiarisht.  14% e burrave dhe grave ruse preferojnë të japin një dhuratë standarde, të tilla si lule, parfum ose çokollatë.  14% Dhe më pak e zakonshme eshte dhënia e parave.  8% konsultohen me miqtë dhe të afërmit në zgjedhjen e një dhuratë.  10% e rusëve nuk e respektojnë traditën per te bere dhurata për 8 mars.  Në të njëjtën kohë, 28% meshkuj rusë janë më të prirur për të pyetur gratë në lidhje me zgjedhjen e një dhurate.  20% ose të konsultohet me miqtë dhe të afërmit  25% e grave ruse janë më të prirura për tu bere grave të tjera dhurata standarde. Si marketohet 8 Marsi ne Rusi? Në Rusine bashkëkohore, 8 Marsi është dita e shprehjes se ndjenjave te ngrohta. Një e treta e rusëve mendojnë kështu, sipas një sondazhi të kryer nga udhëheqës ruse te kompanisë sociologjike VCIOM. 16% e rusëve e mendojnë për atë si një tradite ose një mundësi për të bërë një surprizë te këndshme për gratë. 14% e ruseve e shohin si një ditë normale. 10% e rusëve e lidhin atë dite me dhurata dhe lule. Dita e Ndërkombëtare e Grave është një ditë shumë e veçantë dhe e rëndësishme për 7% të rusëve. 2% e mendojne ate si nje feste me humbje parash. Gratë ruse shpesh e konsiderojnë 8 marsin një ditë te emocioneve të këndshme, qejfeve, dhe përshtypjeve
  • 13. 13 të gjalla. Në të njëjtën kohë, meshkujt rusë e mendojne kte festë si një arsye e mirë për të kënaqur grate e tyre. Dita Ndërkombëtare e Grave në Rusi u shënua për herë të parë më 8 mars, 1913, kur gratë kërkuan të drejtën e votës nëpërmjet një demonstrimi publik. Ajo u bë një festë e njohur publike në Rusi në 1918, dhe kjo është analogji e tanishme e "Ditës se burrave" e cila festohet më 23 shkurt. Dikur 8 marsi ne Rusi ishte nje proteste per barazine gjinore…Sot nuk eshte gje tjeter vecse nje feste ku grate festojne ndersa burrat plotesojne deshirat e grave qofte dhe per nje ditë KREU 5: 8 Marsi në Brazil Per diten nderkombetare te gruas, në rajone të tilla si ato të Amerikës Latine dhe Karaibe, tubime masive organizohen duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe çështjet e sigurisë për gratë. Për shembull, në 2012, një program i quajtur "Bashkohu me mua" u organizua në Brazil për të inkurajuar burrat dhe gratë për të thirrur për barazi dhe paqe. Levizjetpërtë drejtate femrave në Brazil Lëvizja për të drejtat e njeriut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në lëvizjen për të drejtat e grave, që nga 1970, kur të drejtat e njeriut u shfaq si një ideologji dhe praktikë të zhvillimit. Shpesh lëvizjet e grave në Brazil jane kuptuar në kontekstin për pjesëmarrje më të madhe në politikë dhe barazinë socio-ekonomike. Shumica e këtyre grave të përfshira në lëvizjen feministe të viteve 1970 ishin të përfshirë edhe në lëvizjet e tjera politike, të tilla si lëvizja drejtave të njeriut, si dhe formimin e partive të majta politike. Rolet shoqërore te grave në Brazil janë ndikuar shumë nga traditat patriarkale të kulturës Iberike, e cila mban gratë e varur nga burrat në marrëdhëniet familjare dhe komunitare. Si një ndër kombet më të madhe katolike në botë, feja gjithashtu ka një ndikim të rëndësishëm në perceptimin e grave në Brazil, edhe pse gjatë shekullit të kaluar, qeveria braziliane ka thyer gjithnjë e më shumë Kishën Katolike në lidhje me çështjet e lidhura për të drejtat e lindjes (riprodhuese). Brazili posedon lëvizjen e grave më të organizuar dhe efektive në Amerikën Latine, me fitime të dukshme që janë bërë gjatë shekullit të kaluar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat ligjore dhe politike të grave. Pavarësisht nga fitimet e bëra mbi të drejtat e grave gjatë shekullit të kaluar, gratë në Brazil ende përballen me pabarazi të konsiderueshme gjinore, e cila është më e theksuar në zonat rurale dhe verilindore të Brazilit. Bazuar në “Indexin e Pabarazise Gjinore”, në vitin 2010, Kombet e Bashkuara e rendititën Brazilin në vendin e 73 nga 169 vende.
  • 14. 14 Lëvizjet e grave në Brazil kanë qenë tradicionalisht të udhëhequr dhe mbështetur nga gratë e klasës së mesme dhe të larte. Forumi Ekonomik Botëror publikoi një studim që tregonte se vendi kishte zhdukur praktikisht dallimet gjinore në arsim dhe trajtimin shëndetësor, por se gratë ende kanë mbetur prapa në paga dhe ndikimin politik. Sipas Ministrisë së Punës dhe Punësimit, gratë janë paguar 30 % më pak se burrat. Në vitin 2005, specialisti i OKB-së vërejti një nivel të ulët të përfaqësimit të grave në sistemin gjyqësor, ku gratë zinin vetëm 5 % të posteve të larta në gjyqësor dhe Zyrën e Prokurorit Publik. E para femër e mori postin në Senat në 1979. Ne 2009, vetëm 9% e vendeve në parlamentin kombëtar janë mbajtur nga femrat. Femrat ditet e sotme kanë më shumë opsione. Karrierat e reja janë të hapura për to, ato kanë liri më të mëdha në lidhje me seksualitetin e tyre, ato mund të shmangin më lehtë një shtatzëni të padëshiruar. Për fat të keq, këto opsione nuk janë në dispozicion në mënyrë të barabartë për të gjitha grate. Aktivistet e levizje te shumta per mbrojtjen e te drejtave te femres “grate rebele,” ato priren të shohin veten e tyre si qenie autonome njerëzore që janë të lirë të vendosin për jetën e tyre dhe të cilët kanë të drejtë të respektohen dhe të trajtohen pa diskriminim. Këtu përsëri, progresi nuk është uniform, dhe madje edhe gratë shumë të çliruara që jetojnë në marrëdhënie me te emancipuar me partnerët e tyre ende mund të përballet me pengesa të mëdha. Në Brazil i japin një rol shumë të rëndësishëm bukurisë, edhe të grave shumë të arritura, kjo e ka bërë kirurgjinë plastike shumë e zakonshme. Një tjetër është vështirësia e ndarjes së punës të kujdesit. Kur vjen puna për të marrë kujdesin e foshnjave, apo prindërit e sëmurë dhe të vjetër, barrat janë akoma mbi supet e grave individuale, të cilët janë të mbështetura rrallë nga partnerët e tyre ose institucionet sociale. Se treti është dhuna në familje, veçanërisht ata që janë të varur ekonomikisht nga burrat. Se katërti është paligjshmëria e abortit. Dhe së fundi, në pjesëmarrjen politike ka pasur pak progress, aktualisht postin e presidentit e mban një grua, por ajo është ende e pakapshme për shumë gra. Në vitet 1980, gratë e reja në jug të Brazilit themeluarn MOVIMENTO de Mulheres Trabalhadoras Rurais (Lëvizja e Grave Rurale Punëtorëve-MMTR). Shumë prej tyre ishin të detyruar të lënë shkollën pas klasës së pestë për të ndihmuar me punët e shtëpisë, dhe ato refuzuan të pranojnë jetën në të cilat gratë nuk kanë të njëjtat të drejta ligjore si meshkujt. Aktivistët MMTR donin te bindin nënat e tyre, të cilët ishin mësuar me izolimin dhe dorëzim, të bashkohen me ta në rrugë për të luftuar për të drejtat e grave. Njëzet e pesë vjet në këtë luftë për të zgjeruar të drejtat e grave, ligje që promovojnë barazinë e grave janë pjesë e kushtetutës së Brazilit dhe qeveria federale paguan sigurime shoqërore për gratë rurale. Gratë përgjegjëse për këto ndryshime mund të kishin lëvizur larg në qytetet më të mëdha, në kërkim të një
  • 15. 15 realiteti tjetër. Në vend të kësaj, ata morën punën e madhe të ndryshimit në komunitetet e tyre dhe duke transformuar fshatrat rurale të Brazilit në vende ku gratë mund të gëzojnë të drejtat ekonomike dhe ku zëri i tyre të dëgjohet. Në Brazil, si në pjesën tjetër të botës, reformimi në rolet gjinore mbetet e vështirë si gjithmonë, edhe pas shume vitesh të luftës. Edhe pse lëvizja e grave në Brazil ka arritur inkursione të rëndësishëm në luftën për barazi më të madhe, ajo vazhdon të luftojnë me paradokse dhe mospërputhjet edhe nga brenda. Masat kundërdhunësndaj femrave Presidentja e Brazilit “Dilma Rousseff” ka nënshkruar një ligj të ri i cili përcakton dënime të ashpra për vrasjen e grave dhe vajzave. Vrasjet e lidhura me dhunën në familje do të mbajnë dënime midis 12 dhe 30 vjet. Presidentja Rousseff tha se ligji i ri i dërgon një mesazh të qartë për gratë që shteti do ti mbrojë ato. Ajo tha se 15 gra vriten çdo ditë në Brazil. Legjislacioni i ri ndryshon kodin penal për vrasjet e femrave, si dhe çdo krim që përfshin dhunën në familje, përbuzje apo diskriminim ndaj grave. Legjislacioni i ngjashëm është futur në vende të tjera të Amerikës Latine, si El Salvador, i cili ka shkallën më të lartë të vrasjeve të grave në botë. Legjislacioni i ri thellon legjislacionine te sanksionuara në 2006 nga paraardhësi i presidentit Rousseff-së, Luiz Inácio Lula da Silva. I njohur si ligji "Maria da Penha", ai nderoi Maria de Pena Maja, një grua ish-burri i së cilës e kishte rrahur atë për 14 vjet dhe u përpoq për të vrarë atë dy herë, duke e lënë paraplegjike. Ajo është një figurë e shquar në lëvizjen për të drejtat e grave në Brazil. Ajo rriti dënimin maksimal nga një deri në tre vjet. Ajo gjithashtu urdhëroi heqjen e abuzuesve nga shtëpia dhe ndaluar ata nga afërsia nga gruaja apo fëmijët e sulmuar. Gjatë mandatit të saj në detyrë, Presidentja Rousseff ka nxjerrë ligje të tjera që synojnë mbrojtjen e grave dhe te vajzave. Në gusht 2013, ajo nënshkroi legjislacionin duke kerkuar nga të gjitha spitalet publike për të siguruar trajtim kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe HIV / AIDS për viktimat e përdhunimit. Ajo kërkon që viktimat të kenë qasje në kontracepsionin e urgjencës, dhe në rastin e shtatzënisë ata kanë të drejtë për një abort, në shumicën e rasteve janë të paligjshme në Brazil.
  • 16. 16 KREU 6: 8 Marsi në Shqipëri Dita8 Mars, Festa Ndërkombëtare e Gruas.Zanafilla e kremtimit të kësaj feste për herë të parë në Shqipëri daton rreth viteve 1942. Duke parë në retrospektivë , shohim para viteve ’90 kjo ditë kishte sensin e një feste. Statusi i gruas dhe të drejtat e saj, barazia me gjininë tjetër kremtoheshin duke bërë propagandë. Parimisht cdo gjë dukej se funksiononte sic duhej, megjthëse te drejtat e tyre ishin brenda një kuadri të kufizuar në vetvete. Pra shohim se edhe në atë kohë marketingu nuk mungonte, ndonëse në një prizëm tjetër. Dita e 8 Marsit festohej nga gratë në institucionet e asaj kohe, ku përsëriteshin e ripërsëriteshin parimisht të drejtat e saj për pjesëmarrje aktive në punë, në vendimarrje apo statusi i saj në shoqëri etj. Idealizëm i vështirë për t’u vënë në praktik, jo vetëm në atë kohë por edhe në ditët e sotme. Po sot? Si percpetohet 8 Marsi në Shqipëri ??Si Dita e Gruas, Nënës apo Femrës? A respektohen të drejtat e gruas ?Marketohet si Festë apo Portestë?Si? Nga kush? Metodologjia Për të marrë një përgjigjë për të gjitha pyetjet e mësipërme jam mbështetur në kombinimin e kërkimit primar dhe sekondar. Kërkimi sekondar konsiston në vëzhgimin në Interent në website të ndryshme të kompanive që marketojnë produkte apo shërbime në këtë ditë.Kërkimi primar konsiston në një anketë mbi perceptimin e 8 Marsit të realizuar online nëpërmjet formatit GoogleForms. Duke qënë se u zhvillua online kriteri moshë ishte disi i kufizuar , pasi pjesa më e madhe që e përdor dhe është aktive në median sociale është në moshë realtivisht të re. Gjithashtu, zgjdhja u përqëndrua kryesisht në qytetin e Tiranës.U anketuan gjithësej 68 femra.Nga kjo anketë rezultoi se pjesa më e madhe e tyre varionte nga mosha 20 deri në 24 vjec.90 % ishin banore në qytetin e Tiranës dhe vetëm 10 % nga rrethet. Nga të anketuarat raporti luhatej me 1% mbi statusin e punësuar ose jo. Rezultatet dhe analiza. Si marketohet 8 marsi në Tiranë? Nga anketa rezultoi se për pjesën më të madhe të të anketuarave rreth 60%, 8 Marsi simbolizonte Ditën e Femrave. Vetëm 29 % e idenifikonin si Ditën e Gruas dhe 11% si Ditën e Nënës. Raporti nëse konsiderohej festë apo protestë nuk përbënte luahtje të ndjeshme.Por në momentin kur pyeteshin nëse kishin qënë pjesë e ndonje proteste për të drejtat e tyre, vetëm 7
  • 17. 17 prej tyre u pergjigjën pozitivisht. Ndërkohë rreth 90% e tyre nuk kishin marrë pjesë në protestë dhe mbi 90% nuk ishin pjesë e ndonjë organizate apo shoqate mbi të drejtat apo statusin e gruas. Nga ana tjetër 72% mendonin se të drejtat e tyre nuk respektoheshin dhe mbi 60% mendonin se ju mungonin ato. Shohim se marketingu i realizuar nga vet shoqatat apo oragnizatat që mbrojnë të drejtat e grave nuk ka qënë efektiv. Duke marrë në konsideratë që kjo moshë , është mosha më e ndjeshme në hedhjen e hapave për një karrierrë të mundëshme në jetën e tyre arrijnë të perceptojnë të drejtat në këtë formë. Protestat e realizuara, nuk kanë qënë iniciativë e lirë sindikaliste, por gjithmonë me nocione politike.Kjo thekson mungesën e vëmendjes së organizatave/ shoqatave / sindikatave në komunikimi dhe marketing. Si përfitojnë bisnezet nga ky preceptim? Kauza kalon në plan të dytë, por jo domosdoshmërisht në të gjitha rast. Tashmë bisnezet e kanë kuptuar se si perceptohet kjo festë nga masa. Konkretisht, nga klubet e natës, dyqanet kozmetike, restorantet, qëndrat estetike apo bisnezet e tjera në Tiranë kjo ditë marketohet si festë. Mendoj se nuk qëndron ҫështja nësë trajtohet si fest apo jo, madje mund të themi se është diҫka vërtet pozitive. Por si marketohet? A komunikon mesazhin që kjo ditë përmban në vetvete ? Në Tiranë 8 Marsi marketohet nga masa si Dita e Femrës dhe jo si Dita e Gruas. Në klubet e Tiranës ajo merr një kontekst tjetër.Pavarsisht se masa e frekuentimit është dukshëm e lartë, rezultoi se këto evente që organizohen nga këto klube në këtë ditë ishte vetëm 8 % tërhqëse për të anketuarat. Aktivitet të pëlqyeshme rezultuan paktetat kozmetike që ofrohen nga kompani të ndryshme, paktetat e restoranteve, të dyqaneve apo shërbimet estetike. Agjensitë e udhëtimit gjithashtu promovojnë veten në këtë ditë duke ofruar paketa për këtë target grup. Rreth 41% kishin qëndrim pozitiv ndaj këtyre paketave me cmime relativisht me të lira, paketa në grup ku gratë mund të festojnë nën shoqërinë e njëra tjetrës, larg monotonisë dhe aktivitetit të përditshëm. Dhuratat përbënin rreth 21% të zgjedhjes nga të anketuarat. Kjo dëshirë konkretizohej në veshje, në buqeta me lule, aksesorë, bizhu , parfum, dhe librat së bashku me kartolinat që zinin një peshë të vogël. Të pakta ishin ato femra që i bënin dhuratë vetes në këtë ditë, vetëm 24%. Mesa duket ky grup ende nuk është “sulmuar” sic duhet nga bisnezet për ti motivuar apo nxitur ato të kryejnë blerje në këtë ditë. Ky segment përbënte rreth 72 % të të anketuarave. Ajo pjesë e të anketuarave që kishin marrë dhurata për 8 Mars, kryesonin nga dhuratat e partnerëve. Mesa duket ky fakt shfrytëzohet edhe nga bisnezet të cilat bëjnë marketing duke stimuluar kënaqësinë e dhuratave nga këta të fundit për partneret e tyre. Ndër aktivitetet më të pëlqyera rezultoi edhe ai i një kompanie karburanti në Tiranë. Kjo kompani ofronte 10 litra falas për cdo grua që kalonte me automjetin e saj pranë
  • 18. 18 karburantit.Gjithashtu nëpërmjet këtij rasti ajo marketonte veten edhe si një bisnez ambjentalist pavarsisht produktit që ajo tregëton.Këtë përpjekje e konkretizonte me një vazo të vogël me lule, mbi të cilën ishte etiketa me emrin e bisnezit.Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë për të dytin vit rradhazi. Mesa duket impakti i marketingut ka dhënë rezultate pozitive. Rreth 41% nuk e festuan 8 marsin këtë vit dhe rreth 24 % nuk pëlqenin asnjë aktivitet ndërsa rreth 19% nuk kishin informacion. Ajo që vlen të theksohet është se pavarsisht këtij marketingu dhe sensit të festës ishin po këto të anketuara që kishin dëshirë të protestonin, rreth 37%.Vëmë re serisht mungesën e marketingut në nivelin e duhur nga shoqatat/organizatat. Personalisht nuk mendoj se qëndron problemi në një protest të mirfilltë, përkundrazi, aktivitete që qëndrojnë brenda kuadrit të kauzës së kësaj dite ku të gjithë femrat mund të informohen mbi të drejtat e tyre dhe të bëjnë përpjekje për t’i bërë ato konkrete në realitet, meqënëse masa rezultoi me një qëndrim jo pozitiv ndaj cështjes në fjalë. Gjithashtu ecja e grave pergjatë bulevardit në shenjë solidarizimi do ishte një alternativ e mundëshme. Si përfundim mund të themi që 8 Marsi kremtohet në vende të ndryshme me specifika përkatëse, qoftë si festë apo protestë. Mjedisi i jashtëm, faktorë poltik , ekonomik , kulturor , perceptime të ndryshme diktojnë forma të shumëllojshme marketing nga bisnezet në vende të ndryshme, të cilave sigurisht nuk mund t’ju “shpëtoj” kjo ditë .
  • 19. 19 Konkluzione Faktorët e mjedisit të jashtëm si ekonomik politik social e kulturor ndikojnë në mënyrën se si njerëzit perceptojn dhe kremtojnë ditë të njohura ndërkombëtare. Marketingu është një instrument i rëndësishëm që bisneze të ndryshme në botë përdorin në këtë rast. Mund të themi se marketingu ndërkombëtar ka fuqi të ndikoj dhe ndryshoj perceptimin dhe qëndrimin e individëve në lidhje me situata, festa, ditë, ҫështje të caktuara.
  • 20. 20 ANEKS Anketa Mosha Vendbanimi Cfarë simbolizon për ju 8 Marsi?  Dita e Femrave  Dita e Nënës  Dita e Grave Si e konsideroni ju 8 Marsin?  Festë  Protestë A i bëni vetes dhuratë në këtë ditë, nësë po cfarë?  Veshje  Kujdes estetik  Libër  Këpucë  Abonim në palestër / yoga  Tjetër______  Jo nuk i bëj Ku e festuat kete vit 8 Marsin?  Në club  Në restorant  Në shtëpi  Tjetër  Nuk e festova Cilat nga aktivitetet / promocionet që organizohen për 8 Mars në Tiranë ju pëlqejnë më shumë?  Gulf - 10 litra karburant falas  Eventet ne clube  Ofertat kozmetike / Avon etj  Paketat qe ofrojne restorantet  Asgje nuk me pelqen  Nuk kam informacion Si mendoni, a respektohen të drejtat e gruas ditët e sotme në Shqipëri?  Po  Jo  Nuk e di Mendoni se ju mungojnë të drejtat?  Po  Jo
  • 21. 21 Sa nga keto organziata te te dretjave te grave njihni?  Shoqata "Në Dobi Të Gruas Shqiptare"  Shoqata “Ndihme Sociale Gruas Kryefamiljare”  Shoqata Kombetare “Per integrimin e Gruas Shqiptare”  Shoqata “Zhvillim, Integrim, Barazi Gjinore  Tjeter  Asnje Keni marrë pjesë në ndonjë protest?  Po  Jo Jeni pjesë e ndonjë organizate/shoqate për të drejtat e gruas?  Po  Jo Për 8 mars do më pëlqente :  Të festoja  Të udhëtoja  Të protestoja  Të merrja dhurata  Tjetër  Asgjë
  • 22. 22 DisangaRezultatet e Anketës 89% 11% Vendbanimi Tirane Tjeter 5% 71% 15% 3% 6% Mosha nen 19 vjec 20 - 24 vjec 25 - 29 vjec 30 - 34 vjec mbi 34 vjec 60% 10% 30% Cfarë simbolizon për ju 8 Marsi? Diten e Femrave Diten e Nenes Diten e Gruas 43% 47% 10% Si e konsideroni ju 8 Marsin? Fest Protest Nuk e di 38% 5% 5% 27% 22% 3% Cilat kane qene dhuratat qe keni marr me shpesh nder vite per 8 Mars? Buqet me lule Liber Aksesore Parfum Nuk e mbaj mend Tjeter 7% 93% Ne pergjithesi i beni vetes dhurate në kete dite? Po Jo 18% 10% 18% 19% 19% 16% Cilat ngaaktivitetet / promocionet qe organizohen per8Mars neTirane ju pelqejneme shume? Gulf- 10 Litra karburant falas Evente ne club Ofertat kozmetike Paktat e restornateve Asgje nuk me pelqen Nuk kam infromacion
  • 23. 23 Referencat - Beatrice Sartori: 3 Things to Learn For a Women’s Day Italian Style - Kemp Minifie: International Women's Day: Mimosa Cake And More In Italy - http://www.lifeinitaly.com/culture/women-day Per 8 mars do me pelqente: Te festoja Te udhetoja Te protestoja Te merrja dhurata Tjeter Asgje 22.10% 88% 60.30% 39.70% 4.40% 95.60% 10.30% 89.70% Po Jo Perceptimi i te anketuaravembi te drejtat e tyre: Si mendoni, a respektohen të drejtat e gruas ditët e sotme ne vendin tone ? Mendoni se ju mungojne te drejtat? Jeni pjesë e ndonjë organizate për të drejtat e grave? Keni marre pjese ne ndonje protest per te drejtat e grave?