TË DREJTAT E
PRONËSISË
INTELEKTUALE
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN E
PRONËSISË INTELEKTUALE NGA
ADMINISTRATA DOGANORE
SHQIPTARE
...
2
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E FINANCAVE
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE
DEPARTAMENTI OPERATIV - HETIMOR
DREJTOR...
3
Imagjinata është më e rëndësishme se dija.
Albert Einstein
Hyrje
Strategjia e luftës kundër shkeljes së të drejtave të p...
4
Tabela e përmbajtjes
Përmbajtja
Hyrje......................................................................................
5
Lista e shkurtimeve
• Pronësia intelektuale PI
• Administrata Doganore Shqiptare ADSH
• Drejtoria e Përgjithshme e Dogan...
6
strategjie do të mundësojë lidhjen e saj me reformat dhe Strategjinë Kombëtare të Pronësisë
Intelektuale dhe Industriale...
7
Aktualisht kjo periudhë kohore ka përfunduar në datën 1 dhjetor 2010, pasi ka filluar me hyrjen në
fuqi të Marrëveshjes ...
8
Bazës ligjore të përafruar, gjatë vitit 2011, i është shtuar dhe një “Manual për depozitimin e
kërkesave për veprim doga...
9
• Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 201514
Strategjia analizon bazën ligjore, funksio...
10
• Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), përkatësisht Drejtoria Kundër
Krimit Financiar, në varësi të ...
11
Pavarësisht këtyre institucioneve të përfshira direkt apo indirekt në mbrojtjen e të drejtave të PI në
Shqipëri, Strate...
12
Situata aktuale
Pronësia intelektuale20
sot është një ndër çështjet e rëndësishme të zhvillimeve sa të së drejtës, të
d...
13
vend destinacioni. Për shkak të natyrës serioze të problemeve që lidhen me trafikun e produkteve
cenuese së të drejtave...
14
Aktualisht ADSH disponon një sistem elektronik të procesimit të deklaratave doganore24
dhe që
plotëson anën funksionale...
15
Mbrojtja pronësisë intelektuale nuk do të jetë asnjëherë plotësisht e realizuar, edhe sikur autoritetet
doganore të jen...
16
• Forcimit dhe konsolidimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit kombëtar ndërinstitucional,
horizontal dhe vertikal si ...
17
Plani i veprimit
Zbatimi i së drejtës në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, është një element themelor për
z...
18
Objektivi nr. 3:
Të sigurojë një modul elektronik për procesimin e kërkesave për veprim doganor dhe
procedurave të tjer...
19
shërbimit. Hartimi i këtyre manualeve dhe udhëzimeve, atëherë kur është e mundur, në përputhje
me manualet korrespondue...
20
Për funksionimin e suksesshëm të sistemit të zbatimit së të drejtave të pronësisë intelektuale, arritja e
secilit prej ...
21
Lista e shtojcave
Shtojca 1 Hierarkia institucionale e DMPI
Shtojca 2 Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e...
22
Shtojca 1
Hierarkia institucionale e DMPI
DREJTORI I PËRGJITHSHËM
DEPARTAMENTI
ADMINISTRATIV
DREJTORIA E MENAXHIMIT TË
BURIMEVE NJERËZORE
Sektori i menaxhimit të
bu...
24
Shtojca 2
Analiza e aktorëve të rëndësishëm për
mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DPD
DPD
Strategjia e
Mbrojtjes së
Pronësisë
Intelektuale
Institucione/Agjenci Qeveritare
Ministria e Financës
Pritshmëria
Përf...
26
Shtojca 3
Analiza e aktorëve të rëndësishëm për
mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DMPI
DMPI
Strategjia e
Mbrojtjes së
Pronësisë
Intelektuale
Komuniteti i bisnesit (Mbajtësit
e së drejtave)
Pritshmëria
Profesio...
28
Shtojca 4
Plani i veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale
PLANI I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË
PRONËSISË INTELEKTUALE
2013 - 2014
DREJTORIA PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INT...
ZBATIMI MONITORIMI DHE VLERËSIMI
Çfarë duhet bërë? Nga kush dhe
kur?
Me çfarë
burimesh?
Çfarë të dhënash
tregojnë progres?...
financiare për të përballuar
ekspertizë të huaj
Aktiviteti 3
Zhvillim i trajnimeve në Degën e
Doganës Tiranë
Drejtoria për...
Drejtorinë e Menaxhimit
të Burimeve Njerëzore
Degën e Doganës Elbasan
Mbështetur nga Drejtoria
e Burimeve Mbështetëse
Afat...
OBJEKTIVI 4: TË NDËRTOJË/PËRMIRËSOJË NJË SISTEM TË MENAXHIMIT TË RISKUT EFEKTIV PËR
MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË I...
Pjesëmarrja në takimin vjetor me
Dhomën Amerikane të Tregtisë
Tregtisë
Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave
Afati: 12/2013
...
Afati: Proces në
vazhdimësi
OBJEKTIVI 8: TË RRISË BASHKËPUNIMIN NDËRKOMBËTAR
Aktiviteti 1
Pjesëmarrje aktive në veprimtari...
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Strategjia ipr dpd detyre doganore

751

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
751
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
4
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Transcript of "Strategjia ipr dpd detyre doganore"

  1. 1. TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE STRATEGJIA PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INTELEKTUALE NGA ADMINISTRATA DOGANORE SHQIPTARE 2013 Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale
  2. 2. 2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E FINANCAVE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE DEPARTAMENTI OPERATIV - HETIMOR DREJTORIA PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INTELEKTUALE TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE STRATEGJIA PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INTELEKTUALE NGA ADMINISTRATA DOGANORE SHQIPTARE
  3. 3. 3 Imagjinata është më e rëndësishme se dija. Albert Einstein Hyrje Strategjia e luftës kundër shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është hartuar me pjesëmarrjen e Drejtorisë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale dhe është një paraqitje në kuadër të angazhimit të Qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen, në ndihmë të komunitetit të biznesit dhe konsumatorëve në përgjithësi, që preken drejtpërdrejt apo indirekt nga ky fenomen. Kjo strategji e njeh dhe e pranon natyrën serioze të problemit si në nivel kombëtar, ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Gjithashtu, kjo strategji pranon faktin se në luftën kundër shkeljeve të pronësisë intelektuale mund të jemi të suksesshëm vetëm nëse koordinojmë përpjekjet tona, ato të institucioneve shtetërore, të komunitetit të biznesit, shoqërisë dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Besojmë se përpjekjet tona do të kontribuojnë për të minimizuar pasojat e trafikimit dhe përdorimit/konsumimit në përgjithësi të produkteve që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, veçanërisht të produkteve të falsifikuara apo pirate, si dhe të vërë nën kontroll hyrjen në, dhe daljen nga, territori doganor i Republikës së Shqipërisë së këtyre mallrave, duke u angazhuar maksimalisht dhe duke garantuar se administrata doganore shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar këtë fenomen.
  4. 4. 4 Tabela e përmbajtjes Përmbajtja Hyrje......................................................................................................................................................................................3 Tabela e përmbajtjes...........................................................................................................................................................4 Lista e shkurtimeve.............................................................................................................................................................5 Metodologjia........................................................................................................................................................................5 Baza ligjore...........................................................................................................................................................................6 Instrumentet institucionalë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në Shqipëri.......................................................9 Situata aktuale....................................................................................................................................................................12 Misioni, Vizioni dhe Objektivat Strategjike..................................................................................................................15 Plani i veprimit ..................................................................................................................................................................17 Objektivat Strategjike...................................................................................................................................................17 Objektivi nr. 1: .........................................................................................................................................................17 Objektivi nr. 2: .........................................................................................................................................................17 Objektivi nr. 3: .........................................................................................................................................................18 Objektivi nr. 4: .........................................................................................................................................................18 Objektivi nr. 5: .........................................................................................................................................................18 Objektivi nr. 6: .........................................................................................................................................................19 Objektivi nr. 7: .........................................................................................................................................................19 Objektivi nr. 8: .........................................................................................................................................................19 Lista e shtojcave................................................................................................................................................................21 Shtojca 1.........................................................................................................................................................................22 Hierarkia institucionale e DMPI................................................................................................................................22 Shtojca 2.........................................................................................................................................................................24 Analiza e aktorëve të rëndësishëm për......................................................................................................................24 mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DPD............................................................................................................24 Shtojca 3.........................................................................................................................................................................26 Analiza e aktorëve të rëndësishëm për......................................................................................................................26 mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DMPI..........................................................................................................26 Shtojca 4.........................................................................................................................................................................28 Plani i veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale..................................................................28
  5. 5. 5 Lista e shkurtimeve • Pronësia intelektuale PI • Administrata Doganore Shqiptare ADSH • Drejtoria e Përgjithshme e Doganave DPD • Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale DMPI • Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave DPPM • Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit ZSHDA • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit DPPSH • Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale DPI • Marrëveshja e Stabilizim Asociimit MSA • Organizata Botërore e Doganave OBD • Organizata Botërore e Tregtisë OBT • Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 2015 Strategjia Kombëtare Metodologjia Strategjia është strukturuar në mënyrë të tillë që të identifikojë qartë qëllimet dhe objektivat. Në hartimin e kësaj strategjie është analizuar dhe nevoja për angazhim dhe bashkëpunim që institucionet shtetërore dhe komuniteti i biznesit duhet të kenë për zgjidhjen e problemit të luftës kundër cenimit së të drejtave të pronësisë intelektuale në Shqipëri. Pronësia intelektuale nuk mund të mbrohet vetëm nëse do të konsiderohet përgjegjësi e një institucioni. Duke u përpjekur për të bashkërenduar përpjekjet tona të veçanta me ato në nivel kombëtar dhe rajonal, ne si administratë doganore synojmë të kontribuojmë në transformimin e përpjekjeve të izoluara të institucioneve të veçanta në një përpjekje kolektive në të mirë të vendit dhe të luftës ndërkombëtare kundër shkeljeve të pronësisë intelektuale, si pjesë e krimit të organizuar në përgjithësi. Jemi të ndërgjegjshëm se do të duhet kohë të arrijmë qëllimin tonë kryesor. Por kjo strategji paraqet mirëkuptimin tonë dhe është hapi i parë në arritjen e prioriteteve strategjike. Kjo strategji pasohet nga një plan veprimi i detajuar, si pjesë integrale e saj ku është përcaktuar kuadri i veprimeve për dy vitet e ardhshme për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Strategjia është vetëm fillimi i një misioni të vështirë, por tejet te rëndësishëm, ku përpjekjet e përbashkëta së të gjitha strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Degëve Doganore do të transformohen në një ndërveprim strategjik. Plani i veprimit si pjesë e kësaj
  6. 6. 6 strategjie do të mundësojë lidhjen e saj me reformat dhe Strategjinë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 2015, etj. Baza ligjore Kuadri ligjor doganor aktual mbi pronësinë intelektuale, përbëhet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, aktet ligjore ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë (marrëveshje ndërkombëtare) dhe aktet ligjore kombëtare. • Kushtetuta e RSH (neni 58) me titull “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” përcakton se: “Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë. E drejta e autorit mbrohet me ligj.” Në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Parlamenti i RSH, më kryesoret në fushën e pronësisë intelektuale ku administrata doganore luan një rol kryesor janë: • Marrëveshja mbi Aspekte Tregtare së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, e ashtuquajtur Marrëveshja TRIPS1 Pavarësisht se ende sot mbrojtja e pronësisë intelektuale konsiderohet ende një detyrë e “re” për autoritetet doganore, Marrëveshja TRIPS tregon se ato e kanë pasur këtë funksion/detyrë duke filluar nga viti 2000, kur Shqipëria u bë anëtare e OBT. Me anëtarësimin në OBT, automatikisht Marrëveshja mbi Aspekte Tregtare së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (TRIPS) u bë pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm, që do të thotë drejtpërdrejt e zbatueshme. Seksioni IV i TRIPS (nenet 51 – 60) trajton pikërisht zbatimin e masave në kufi nga administrata doganore, përfshirë këtu të drejtën e autoriteteve doganore për të bllokuar mallrat cenuese në kufi. Sigurisht që TRIPS, duke dhënë disa parime kryesore por tepër të rëndësishme, nuk kufizon shtetet në ndërmarrjen e masave shtesë që garantojnë një mbrojtje më efikase të pronësisë intelektuale, bazuar në legjislacionin e brendshëm. • Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri2 MSA në nenin 73 me titull “Pronësia intelektuale, industriale dhe tregtare” përcakton detyrimin e Shqipërisë për të marrë “... masat e nevojshme për të garantuar, brenda katër viteve pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje. një nivel mbrojtjeje së të drejtave të pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare të njëjtë me atë që ekziston në Komunitet, përfshirë mjetet e efektshme për realizimin e këtyre të drejtave.” 1 Ratifikuar me ligjin nr. 8649, datë 28.7.2000 “Për ratifikimin e “Marrëveshjeve të Rezultateve të Raundit të Uruguait për Negociatat Shumëpalëshe Tregtare””, botuar në Fletore Zyrtare nr. 24, gusht 2000, faqe 1241, ndryshuar me ligjin nr. 9950, datë 10.7.2008, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e “Marrëveshjes së TRIPS-it (Aspekte të Tregtisë, që lidhen me Pronësinë Intelektuale)””, botuar në Fletore Zyrtare nr. 122, datë 30 korrik 2008, faqe 5395. 2 Ligj Nr. 9590, datë 27.7.2006, “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e Shteteve të tyre Anëtare”, botuar në Fletore Zyrtare nr. 87, datë 14 gusht 2006, faqe 2955.
  7. 7. 7 Aktualisht kjo periudhë kohore ka përfunduar në datën 1 dhjetor 2010, pasi ka filluar me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme3 më datë 1 dhjetor 2006. Progres-Raportet për Shqipërinë në vijimësi kanë evidentuar mangësitë në realizimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.4 Në këto Progres-Raporte analizohen të gjitha institucionet e ngarkuara nga ligji shqiptar për zbatimin e mbrojtjes së PI, ku padyshim, administrata doganore zë një vend kryesor. Kështu Progres Raporti i vitit 2011 në lidhje me punën e bërë nga Administrata Doganore Shqiptare citon: “Drejtoria për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale ka nisur veprimtarinë e saj dhe ka përgatitur dhe publikuar një manual dhe udhëzimet për mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale. Megjithatë, zbatimi i ligjit për DPI mbetet i mangët dhe kapacitetet në këtë fushë janë të dobëta.” Edhe në Progres Raportin e vitit 2012 citohet: “Drejtoria për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale në administratën doganore miratoi një manual për marrjen e masave kundër produkteve të falsifikuara, u paraqitën statistika dhe u publikuan udhëzime me formularët standard të lidhur me to. Aktet ligjore kombëtare të cilat parashikojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale nga ana e administratës doganore janë: • Kodi Doganor5 Neni 82/4 i Kodit Doganor përcakton se “Autoritetet doganore … mund të ndalojnë … mallrat e njohura si të falsifikuara ose pirate, sipas procedurave të parashikuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij Kodi.” Kjo dispozitë tepër e përgjithshme në Kodin Doganor së bashku dhe me dispozitat e parashikuara në TRIPS detajohen më tej në: • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor6 Nenet 118 – 120, të VKM 215, përcaktojnë në mënyrë të detajuar procedurat doganore që duhet të ndiqen nga autoritetet doganore nga bllokimi i mallrave të dyshuara si cenuese së të drejtave të pronësisë intelektuale, qoftë kur veprojnë me iniciativën e vet (ex officio) apo bazuar mbi një kërkesë për veprim doganor. Këto veprime kanë përafruar pothuajse tërësisht Rregulloren e KE nr. 1383/20037 dhe pjesërisht Rregulloren 1891/2004.8 3 Ligj nr. 9591, datë 27.7.2006, “Për ratifikimin e Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për tregtinë dhe bashkëpunimit Tregtar” botuar në Fletore Zyrtare nr. 89, datë 17 gusht 2006, faqe 3249. 4 Shih Progres Raportet, në: http://www.mie.gov.al/. 5 Ligj nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar, botuar në Fletore Zyrtare nr. 4, datë 19.02.1999, faqe 51 (në fuqi). 6 VKM nr. 547, datë 01.05.2008, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 205, datë 13.4.1999 të Këshillit të Ministrave “Për Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor””, të ndryshuar, botuar në Fletore Zyrtare nr. 74, datë 26.05.2008, faqe 3227. 7 Shih “Council Regulation (EC) No 1383/2003 of 22 July 2003 concerning customs action against goods suspected of infringing certain intellectual property rights and the measures to be taken against goods found to have infringed such rights” publikuar në: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=CELEX:32003R1383:en:NOT 8 Shih: “Commission Regulation (EC) No 1891/2004 of 21 October 2004 laying down provisions for the implementation of Council Regulation (EC) No 1383/2003 concerning customs action against goods suspected of infringing certain intellectual property rights and the measures to be taken against goods found to have infringed such rights”, publikuar në: http://eur- lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2004:328:0016:0049:EN:PDF
  8. 8. 8 Bazës ligjore të përafruar, gjatë vitit 2011, i është shtuar dhe një “Manual për depozitimin e kërkesave për veprim doganor”9 , i hartuar sipas të njëjtit manual të BE.10 Ky dokument praktik, në formën e pyetje-përgjigjeve për mënyrën e plotësimit të kërkesave për veprim doganor dhe paraqitjes së informacioneve të detyrueshme dhe plotësuese në to, synon të shërbejë si instrument kryesor në duart e mbajtësve të së drejtave të pronësisë intelektuale për mbrojtjen e këtyre të drejtave nga administrata doganore. Pjesë e këtij manuali, të paraqitura në formën e shtojcave, janë dhe një sërë formularësh të cilët shërbejnë si qasje e lehtësuar e shërbimit të autoriteteve doganore ndaj subjekteve private si: formulari bazë i kërkesës për veprim dhe formularët shtesë në lidhje me informacione plotësuese, që lidhen me informacione shtesë në lidhje me statusin e kërkuesit, mbi llojin e së drejtave, mbi të dhëna në lidhje me mallrat autentike, mbi llojin apo modelin e mashtrimit, mbi çdo informacion tjetër në posedim të mbajtësit të së drejtave, mbi zgjatjen e afatit të kërkesës për veprim si dhe deklarata mbi marrjen përsipër të detyrimeve nga mbajtësit e së drejtave. Të gjithë këta formularë, të publikuar në faqen e internetit të ADSH, janë gjithashtu të standardizuar me të njëjtët formularë të përdorur në vendet anëtare të BE dhe paraqitja e tyre indirekt ndikon në sasinë dhe cilësinë e informacionit të paraqitur pranë autoriteteve doganore. Një tjetër dokument i miratuar nga ADSH është edhe “Udhëzime për pranimin dhe përpunimin e kërkesave për veprim doganor”11 , në të cilin janë bërë transparente për mbajtësit e së drejtave procedura dhe mënyra se si ajo procedon me kërkesat për veprim doganor të paraqitura pranë saj. Në lidhje me unifikimin e mënyrës së raportimit statistikor, është miratuar Manuali për statistikat e mallrave të falsifikuara si dhe Formati standard (Excel) për raportimin e të dhënave statistikore12 , dy dokumente këto që garantojnë një mënyrë raportimi statistikor të njëjtë si në vendet anëtare të BE, për sa i përket rasteve të shkeljeve së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe procedurave doganore të ndjekura nga momenti i pezullimit të çlirimit të mallrave e deri fund. Gjithashtu, për unifikimin e mënyrës së komunikimit me mbajtësit e së drejtave dhe/ose zotëruesit/deklaruesit të mallrave të dyshuara si cenuese së të drejtave të pronësisë intelektuale, janë miratuar format standarde të formularëve të njoftimeve si në procedurat ex officio, ashtu dhe në procedurat bazuar në kërkesën për veprim doganor.13 Me qëllim përmirësimin e situatës së mbrojtjes së pronësisë intelektuale në nivel kombëtar nga Këshilli i Ministrave është miratuar: 9 Miratuar me shkresën nr. prot. 7880/3, datë 06.06.2011, publikuar në: http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=211&art=335&info=more 10 Shih: http://ec.europa.eu/taxation_customs/resources/documents/customs/customs_controls/counterfeit_piracy/right_holde rs/manual_en.pdf 11 Miratuar me shkresën nr. prot. 7880/3, datë 06.06.2011, publikuar në: http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=211&art=335&info=more 12 Miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm me shkresën nr. prot. 17929/1, datë 04.11.2011, publikuar në http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=211&art=335&info=more 13 Miratuar me shkresën nr. prot. 20673/2, datë 29.12.2011, publikuar në: http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=211&art=335&info=more
  9. 9. 9 • Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 201514 Strategjia analizon bazën ligjore, funksionet dhe kompetencat për secilin institucion apo agjenci shtetërore të krijuar për mbrojtjen e PI duke propozuar masat përkatëse për përmirësimin si të situatës ligjore ashtu dhe të anës funksionale të tyre. Mbrojtja efikase qartazi lidhet me zhvillimin ekonomiko-social të vendit, ashtu sikurse edhe me progresin e vendit drejt integrimit të plotë evropian.15 Ligje të tjera, tepër të rëndësishme e që mbahen në konsideratë nga ADSH janë dhe: • Ligji nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”16 , • Ligji nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”17 , • Ligj nr. 8488, datë 13.5.1999 “Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara”, i ndryshuar18 , etj. Instrumentet institucionalë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në Shqipëri Instrumentet institucionalë për mbrojtjen e PI në Shqipëri janë të përcaktuar shprehimisht në të vetmin dokument zyrtar gjithëpërfshirës (në lidhje me problematikat e PI) që është Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 2015. Mbrojtja efikase qartazi lidhet me zhvillimin ekonomiko-social të vendit, ashtu sikurse edhe me progresin e vendit drejt integrimit të plotë evropian. Në këtë kontekst, strategjia përcakton saktë aktorët kontribuues (të ngarkuar nga ligji) dhe detyrat që secili prej tyre duhet të plotësojë me qëllim zbatimin e mbrojtjes efikase të PI. Strategjia i kategorizon këta aktorë (institucione) në tre grupime sipas rëndësisë dhe rolit që ata kanë: (1) institucione kryesore përgjegjëse, (2) institucione të tjera të përfshira dhe (3) institucione të tjera që mund/duhet të përfshihen. Sipas Strategjisë katër janë institucionet kryesore përgjegjëse për administrimin dhe monitorimin e këtyre të drejtave: • Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM), në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës; • Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA), në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; 14 VKM nr. 760, datë 01.09.2010, “Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 2015”, botuar në Fletore Zyrtare nr. 163, datë 08.12.2010, faqe 8483. 15 Në Strategjinë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 2015 shprehimisht thuhet: “Shqipëria është shumë e vetëdijshme se zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale është një element thelbësor për progresin e mëtejshëm social ekonomik si dhe rritjen e nivelit të konkurrueshmërisë së vendit në tregun ndërkombëtar dhe garantimin e një mjedisi konkurrence të drejtë në tregun kombëtar. Ajo, kontribuon në krijimin e kushteve optimale për thithjen e investimeve të huaja në vend si dhe është një gur themeli në procesin e integrimit të tij në Bashkimin Evropian.” 16 Botuar në Fletore Zyrtare nr. 121, datë 31 korrik 2008, faqe 5315. 17 Botuar në Fletore Zyrtare nr. 42, datë 13 qershor, faqe 1493. 18 Botuar në Fletore Zyrtare nr. 18, datë 18.7.1999, faqe 562.
  10. 10. 10 • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), përkatësisht Drejtoria Kundër Krimit Financiar, në varësi të Ministrisë së Brendshme; • Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD), përkatësisht Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (shih Shtojca 1 “Hierarkia institucionale e DMPI”), në varësi të Ministrisë së Financave. Këto institucione janë realisht institucionet, të cilat dhe në këtë Strategji të DPD, rezultojnë si më të rëndësishmet dhe më bashkëpunueset (shih Shtojca 2 “Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DPD”). DPPM dhe ZSHDA janë të ngarkuara nga ligji kryesisht me funksione që lidhen me njohjen dhe/ose regjistrimin e të drejtave të pronësisë intelektuale me qëllim krijimin e një sistemi efikas për njohjen dhe regjistrimin e këtyre të drejtave, monitorimin e mbrojtjes së këtyre të drejtave dhe me ndërgjegjësimin e publikut rreth çështjeve të përgjithshme të së drejtave të pronësisë industriale dhe të autorit dhe të drejtave të lidhura me të, apo (ZSHDA) dhe me ngritjen e një sistemi të përshtatshëm të administrimit kolektiv së të drejtave të autorit në Shqipëri, etj. Në ndryshim nga këto dy institucione të rëndësishme, DPPSH dhe DPD, janë më tepër të fokusuara (për shkak të kompetencave ligjore që disponojnë) në evidentimin e shkeljeve, (përfshirë veprat penale në sektorin ekonomik që rregullohen nga Kodi Penal) dhe shkelësve të së drejtave të PI. Të dy këto institucione mund të konsiderohen si zbatuese me forcë të ligjit, por, ndërsa autoritetet doganore të cilat disponojnë një bazë të plotë ligjore dhe të përafruar me atë të BE, veprojnë në kufij, policia vepron brenda territorit dhe, baza ligjore e tyre (Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale) ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme dhe të menjëhershme.19 Kjo theksohet në veçanti në Strategji. Megjithatë, Strategjia përveç institucioneve kryesore përgjegjëse, përcakton dhe institucione të tjera të përfshira në këtë fushë. Të tilla citohen: • Ministria e Drejtësisë, e cila si funksion kryesor ka garantimin e përmirësimit të legjislacionit vendas dhe përafrimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian (së bashku me Ministrinë e Integrimit Evropian); • Shkolla e Magjistraturës, e cila siguron kualifikim profesional për gjyqtarët dhe prokurorët; • Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) përshihet në mënyrë indirekte në mbrojtjen e pronësisë intelektuale duke qenë se është institucioni përgjegjës i ngarkuar nga ligji që mbikëqyr zbatimin e dispozitave të ligjit në lidhje me të drejtat e transmetimit të programeve radiofonike dhe televizive. 19 Pavarësisht ndryshimeve të fundit të Kodit Penal të bëra me ligjin nr. 23/2012 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, ato garantojnë vetëm mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale duke mos përfshirë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.
  11. 11. 11 Pavarësisht këtyre institucioneve të përfshira direkt apo indirekt në mbrojtjen e të drejtave të PI në Shqipëri, Strategjia propozon forcimin dhe zhvillimin jo vetëm të tyre, por edhe të institucioneve të tjera që mund/duhet të përfshihen në të ardhmen të tilla si: Prokuroria, Agjencitë e Administrimit Kolektiv, Inspektorati i Tregut për Pronësinë Intelektuale, Ministria e Arsimit, Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Zyrat e Licencimit, Dhomat e Tregtisë si dhe Ambasadat e Huaja për sa i përket forcimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Në kuadër të Strategjisë së PI, DMPI në një analizë të strukturave bashkëpunuese ka ndërtuar dy dokumente ku paraqitet një analizë me aktorët dhe strukturat (edhe brenda ADSH) që ndikojnë, qoftë dhe indirekt, në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe raportet e ndërsjella që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale) ka me këto struktura Analiza është parë në këndvështrimin e pritshmërisë që këto struktura presin nga DPD dhe DMPI me qëllim përmirësimin e situatës aktuale. Strukturat (kombëtare dhe ndërkombëtare) të cilat janë vlerësuar si më të rëndësishmet në Strategjinë e ADSH për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (shih Shtojca 2), janë: • Institucionet dhe agjencitë shtetërore (Parlamenti, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Qeveria, DPPM, ZSHDA, Inspektorati i Tregut për Pronësinë Intelektuale, DPPSH, Ministria e Shëndetësisë, Strukturat e sistemit të drejtësisë, Institucionet arsimore, etj.); • Organizata dhe institucione ndërkombëtare (OBD, Komisioni Evropian – DG Taxud, OBT, etj); • Komunitetit i biznesit (mbajtësit e së drejtave); • Qytetarët dhe publiku Gjithashtu, është bërë dhe një analizë e strukturave ndërvepruese të Drejtorisë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale brenda dhe jashtë ADSH (shih Shtojca 3 “Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DMPI”) si: • Degët Doganore • Drejtoria e Analizës së Riskut dhe Monitorimit • Drejtoria Juridike • Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore • Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun • Hierarkia Institucionale • Organizata dhe institucione ndërkombëtare (OBD, Komisioni Evropian – DG Taxud, OBT, etj); • Komunitetit i biznesit (mbajtësit e së drejtave); • Qytetarët dhe publiku
  12. 12. 12 Situata aktuale Pronësia intelektuale20 sot është një ndër çështjet e rëndësishme të zhvillimeve sa të së drejtës, të drejtave të njeriut, tregtisë, administratës publike dhe kriminalitetit. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale nuk përbën më vetëm një çështje të një vendi, por është pjesë përbërëse dhe e pandarë e zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare. Realizimi me efektivitet i kësaj mbrojtje tashmë përbën një shqetësim mbarëbotëror, për arsye të mundësive të mëdha që ekzistojnë për realizimin e shkeljeve si rrjedhojë e zhvillimeve globale, përfshirë ato teknologjike. Gama e produkteve të falsifikuara, ndër vite ka ardhur duke u rritur si në aspektin sasior, ashtu dhe në atë cilësor, duke përfshirë jo vetëm produktet e luksit, por çdo produkt me kushtin e vetëm: - që të nxjerrë përfitime (të jashtëligjshme). Shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale sot konsiderohen si krime të dimensioneve globale me efekte të gjera në ekonomi dhe qeverisje.21 Siç shpjegohet në një raport të OECD të vitit 2008, falsifikimi dhe pirateria “mund të kenë një efekt ekonomik shumë më të gjerë në tregti, investimet e huaja, punësim, inovacion, kriminalitet, mjedis […] dhe duke iu referuar qeverive, falsifikimi dhe pirateria kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat nga taksat dhe shpenzimet qeveritare.”22 Pasojat ekonomike janë shumë të rënda dhe fusha e veprimit të efekteve të drejtpërdrejta që lidhen me shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale është shumë e gjerë dhe aspak shteruese. Adresimi i shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale kërkon një trajtim të plotë të saj dhe angazhimin e rritjen e bashkëpunimit të shumë aktorëve: biznesit, agjencive qeveritare (dogana, tatime, polici, struktura të inteligjencës, inspektorate të kontrollit të tregut, etj.), organizatave ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, të vetë qytetarëve. Në këtë kuadër, administrata doganore si pjesë e strukturave shtetërore luan një rol thelbësor dhe parësor në mbrojtjen e tregut nga fluksi i produkteve false dhe pirate dhe angazhimi i saj është bërë i domosdoshëm duke konsideruar edhe qasjen e tanishme si një administratë e sigurisë në vend dhe jo vetëm e mbledhjes së të ardhurave. Roli i administratës doganore është unik dhe i pazëvendësueshëm për nga rëndësia në mbrojtjen e PI, kjo për disa arsye që lidhen me pozicionin gjeografik të vendosjes përgjatë kufijve të jashtëm, njohuritë e detajuara të rrugëve ndërkombëtare të tregtisë, karakteristikat e produkteve origjinale dhe atyre cenuese, etj. Duke pasur parasysh prioritetet e shtetit shqiptar, si dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar kundër trafikut të mallrave false dhe pirate si pjesë integrale e trafiqeve ilegale, sikurse dhe të përpjekjeve të tij për të luftuar terrorizmin dhe trafiqet që financojnë atë, Administrata Doganore Shqiptare është e vendosur të intensifikojë përpjekjet e saj në luftën kundër këtyre aktiviteteve kriminale në territorin e doganor, si dhe të kontribuojë në nivelin ndërkombëtar. Trafikimi i produkteve false dhe pirate është një nga aktivitetet ilegale me fitimprurëse të krimit të organizuar dhe Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë transiti të tyre, por shërben gjithashtu dhe si 20 Në këtë dokument, “pronësia intelektuale” (PI) nënkupton jo vetëm patentat, dizenjot industriale, modelet e përdorimit, markat tregtare, topografinë e gjysmëpërcjellësve dhe treguesit gjeografikë, por edhe të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të. 21 OECD, The Economic Impact of Counterfeiting and Piracy, 2008 – Report, në http://www.iccwbo.org/bascap/index.html?id=40991 22 OECD, The Economic Impact of Counterfeiting and Piracy, 2008 – Report, në: http://www.iccwbo.org/bascap/index.html?id=40991
  13. 13. 13 vend destinacioni. Për shkak të natyrës serioze të problemeve që lidhen me trafikun e produkteve cenuese së të drejtave të pronësisë intelektuale, është e nevojshme të vlerësohet se deri ku mekanizmat aktuale funksionale të administratës doganore i përgjigjen këtij fenomeni. Kemi identifikuar një numër çështjesh që lidhen me funksionimin e strukturave të cilat duhet të zgjidhen, me qëllim që të zbatohet siç duhet kjo strategji. Për të mundësuar një mbrojtje së të drejtave të pronësisë intelektuale në maj të vitit 201023 u krijua një drejtori e posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale. Baza ligjore mbi të cilën vepron kjo drejtori është pothuajse plotësisht e përafruar me atë të BE. Ngritja e strukturave përgjegjëse për funksionimin e mbrojtjes së PI dhe i personave të kontaktit për çdo Degë Doganore, mund të konsiderohet si hapi i parë i rëndësishëm, pas krijimit të bazës ligjore, por gjithsesi hapa të tjerë të rëndësishëm nevojiten për ta bërë këtë mbrojtje efektive. Mbrojtja faktike e këtyre të drejtave në kufijtë e Shqipërisë ka nevojë për përmirësime me qëllim arritjen e rezultateve më të mira. Për të realizuar objektivat e saj në mbrojtje së të drejtave të pronësisë intelektuale ADSH nga ana e saj ka nevojë të përmirësohet si nga ana e kapaciteteve administrative, ashtu dhe nga ana e logjistikës. Faktori human ngelet gjithnjë faktor i rëndësishëm. Mbrojtja e pronësisë intelektuale nuk është një detyrë e re për personelin doganor, ata e kanë pasur këtë funksion/detyrë duke filluar nga viti 2000, kur Shqipëria u bë anëtare e OBT. Për arritjen e rezultateve gjithashtu nevojitet një sistem efikas i menaxhimit të riskut me qëllim identifikimin e saktë të ngarkesave të dyshuara. Menaxhimi i riskut nënkupton identifikimin sistematik të riskut dhe implementimin e të gjitha masave të nevojshme për të kufizuar ekspozimin ndaj riskut. Kjo përfshin aktivitete të tilla si mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, analizimin dhe vlerësimin e riskut, përshkrimin dhe marrjen e masave si dhe monitorim të rregullt dhe rishikim të procesit dhe rezultateve të tij, duke u mbështetur në burime dhe strategji kombëtare apo ndërkombëtare. Për identifikimin e riskut përveç informacioneve nevojiten dhe pajisje dhe instrumente (si për shembull skaner me rreze X, mikroskopë, pajisje të teknologjisë së informacionit, aparate fotografike, etj.). Sistemi i menaxhimit të riskut ka efekte sa pozitive që lidhen me lëvizjen e lirë të mallrave dhe zvogëlimin e kohës së përpunimit të mjeteve për operatorët ekonomikë, po aq edhe të rrezikshme, nëse nuk ndërtohet si duhet. Një mekanizëm i analizës së riskut jo efikas mundëson si evazionin fiskal, ashtu dhe mundësinë e infiltrimit në territor të produkteve të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë, të falsifikuara apo pirate. Një domosdoshmëri për rritjen e efikasitetit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale është edhe krijimi i një sistemi apo moduli të menaxhimit të procedurave përkatëse doganore, duke filluar nga depozitimi elektronik i kërkesave për veprim doganor e deri në përfundimin e procedurave me sekuestrimin dhe shkatërrimin e mallrave cenuese apo dërgimin e rastit/çështjes në gjykatë. 23 VKM nr. 274, datë 13.4.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 205, datë 13.4.1999 të Këshillit të Ministrave “Për Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor””, të ndryshuar, botuar në Fletore Zyrtare nr. 55, datë 10.05.2010, faqe 2082.
  14. 14. 14 Aktualisht ADSH disponon një sistem elektronik të procesimit të deklaratave doganore24 dhe që plotëson anën funksionale, teknike dhe “tradicionale” të funksionimit të administratës doganore, në lidhje me elemente të tillë si procedura doganore, origjina e mallrave, tarifa doganore dhe taksat e tjera të import - eksportit, përjashtimet nga detyrimet doganore, menaxhimi i riskut, etj. Por moduli i procedurave në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale ende mungon. Një modul i tillë, do të thjeshtonte punën dhe kohën fizike të mbajtësve së të drejtave si dhe do të shkurtonte kohën e miratimit të kërkesave për veprim. Aktualisht, numri i kërkesave për veprim është ende në nivele të ulëta, pavarësisht se trendi është në rritje. Gjatë vitit 2010 janë depozituar dhe miratuar vetëm 5 kërkesa për veprim doganor me 25 marka tregtare të mbrojtura, në vitin 2011 ky numër u rrit në 16, me 47 marka tregtare të mbrojtura, ndërsa në vitin 2012 kërkesat për veprim (të reja dhe të rinovuara) arritën shifrën 40 me 136 marka tregtare të mbrojtura. Koha ligjore në dispozicion të shqyrtimit dhe (mos)miratimit të tyre është më se e mjaftueshme (maksimalisht 30 ditë pune), por në momentin që ky numër do të rritet apo në rastet e paraqitjes së kërkesave për veprim pas ndërhyrjeve ex officio (ku kërkohet shpejtësi në veprim) moduli do të ishte një ndihmesë e madhe. Gjithashtu, ndryshimet e pritshme të legjislacionit evropian do ta reduktojnë kohën e përpunimit në një ditë pune (në rastet e procedurës ex officio), ndaj, në kuadër të plotësimit të detyrimit të përafrimit të legjislacionit të parashikuar në MSA, sistemi elektronik i miratimit do ta mundësonte një gjë të tillë. Mbi të gjitha, një sistem elektronik lehtëson procedurat/kohën e komunikimit dhe mundëson krijimin e arshivave lehtësisht të shfrytëzueshme. Situata në doganat shqiptare sot bazohet në shpërndarjen e informacioneve vetëm me shkresa zyrtare. Kjo vështirëson punën e doganierëve në terren, identifikimin e produkteve, ndërkohë që një sistem elektronik do t’u krijonte mundësinë e kontrollit në moment së të dhënave p.sh. për marka tregtare të caktuara, paraqitjen figurative të tyre, elementët dallues të produkteve origjinale nga ato false, rrugët e trafikimit të produkteve cenuese, informacione mbi mbajtësin e së drejtës apo përfaqësuesit e tyre, afateve të vlefshmërisë së kërkesave për veprim, nxjerrjen e statistikave etj., etj. ADSH ka përfituar akses nga Organizata Botërore e Doganave (në shtator të 2011), në një bazë të dhënash elektronike të krijuar prej tyre të quajtur IPM (Interface Public-Members),25 e prezantuar në Kongresin e Gjashtë Botëror të Pronësisë Intelektuale (Paris, shkurt 2011).26 Kjo bazë të dhënash mundëson nga njëra anë mbajtësit e së drejtave të paraqesin markat e tyre tregtare, elementet dalluese të tyre, mundësinë e identifikimit të produkteve origjinale, mënyrën e paketimit, rrugët e trafikimit etj., dhe nga ana tjetër, mundëson shfrytëzimin e këtij informacioni nga ana e autoriteteve doganore. Në rastin e Shqipërisë, sidomos në mungesë të një sistemi elektronik të përmendur më sipër, kjo bazë të dhënash përbën një burim shumë të rëndësishëm informacioni, por gjithsesi të pjesshëm. Kjo sepse thjesht u mundëson autoriteteve doganore disa të dhëna shtesë mbi produktet origjinale dhe false, por nuk mundëson asgjë për nga ana procedurale. 24 'Asycuda World'. 25 Shih: https://ipm.wcoomdpublications.org/CMSPublic.html?locale=en 26 Kunio Mikuriya, Sekretar i Përgjithshëm i OBD "Fjala e hapjes", në http://www.ccapcongress.net/archives/Paris/files/20110201%20- %20Kunio%20Mikuriya%20WCO%20Opening%20Speech.pdf
  15. 15. 15 Mbrojtja pronësisë intelektuale nuk do të jetë asnjëherë plotësisht e realizuar, edhe sikur autoritetet doganore të jenë të suksesshme në punën e tyre, nëse mungon një bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni në nivel kombëtar (ndërmjet aktorëve të tjerë të përfshirë në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, të tillë si policia, inspektorati i mbikëqyrjes së tregut për pronësinë intelektuale, tatimet, etj.) dhe ndërkombëtar (institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe autoritete doganore homologe27 ). Në këtë rast hallkat e zinxhirit do të ishin të shkëputura dhe mbrojtja e interesave të biznesit dhe siguria e qytetarëve nuk do të siguroheshin plotësisht. Pikërisht, për të arritur këtë qëllim është hartuar Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 2015, ku roli i administratës doganore është thelbësor. Duhen përmendur dhe dy faktorë të tjerë shumë të rëndësishëm në garantimin e suksesit në zbatimin e pronësisë intelektuale: bashkëpunimi me mbajtësit e së drejtave, i parashikuar shprehimisht edhe në VKM nr. 20528 , dhe ndërgjegjësimi i publikut. Mbajtësit e së drejtave janë personat direkt të cenuar, personat e interesuar, personat përfitues, personat që sigurojnë informacionet, etj., ndaj është e kuptueshme që pa një bashkëpunim të të gjithë aktorëve shtetërorë me mbajtësit e së drejtave çdo tentativë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale do të ishte e dështuar, që pa filluar. Faktori tjetër është publiku, janë vetë qytetarët. Nëse nuk ndërgjegjësohen qytetarët në lidhje me përdorimin apo konsumin e produkteve false dhe pirate, rreziku i këtyre produkteve do të jetë gjithmonë i pranishëm. Ky ndërgjegjësim, siç parashikon dhe Strategjia Kombëtare, duhet të fillojë që në shkollat fillore dhe duhet të jetë pjesë e kurrikulave të saj, por nuk duhet kufizuar me kaq. Ndërgjegjësimi përfshin takime me biznesin, përdorimin e medias audio-vizuale dhe të shkruar, përgatitjen e broshurave informuese, kartolinave, posterave, etj. Misioni, Vizioni dhe Objektivat Strategjike Strategjia për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale synon: Uljen e nivelit të piraterisë, falsifikimit dhe të informalitetit në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe arritjen e standardeve të parashikuara në MSA29 , përmes: • Përmirësimit të mekanizmit që siguron mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, përmes përfundimit të plotësimit të kuadrit rregullator dhe legjislativ dhe përditësimit të tij të vazhdueshëm, • Reformës së inspektimit/kontrolleve të mallrave që hyjnë në apo dalin nga territori doganor i RSH, me qëllim uljen e shkeljeve dhe përmirësimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e të drejtave të pronësisë industriale dhe të drejtave të autorit; • Përmirësimit të sistemit të menaxhimit dhe përpunimit të informacionit për të drejtat e pronësisë intelektuale; 27 Shih nenin 69 të TRIPS. 28 Neni 119.2. 29 Neni 73.
  16. 16. 16 • Forcimit dhe konsolidimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit kombëtar ndërinstitucional, horizontal dhe vertikal si dhe atij ndërkombëtar; • Rritjes së shkallës së ndërgjegjësimit dhe transparencës, informimit dhe trajnimit për sistemin e PI-së në përgjithësi. Misioni ynë si administratë doganore, në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, është në përputhje me misionin (mbrojtës) të ADSH dhe konsiston në: • Mbrojtjen e ambientit të biznesit të cilët janë mbajtës dhe/ose përdorues të një të drejte të pronësisë intelektuale nga konkurrenca e pandershme; • Mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetit publik nga mallrat e të falsifikuara/pirate, për pasojat që shkaktojnë; • Kufizimin e mundshëm të humbjeve së të ardhurave në buxhetin e shtetit që vinë si pasojë e mallrave që cenojnë një të drejtë të pronësisë intelektuale. Motoja jonë është: Doganat shqiptare – partner i ekonomisë në luftën kundër falsifikimeve dhe piraterisë. Vizioni i Administratës Doganore Shqiptare në lidhje me pronësinë intelektuale është në përputhje me vizionin e administratës doganore në tërësi si dhe me vizionin e Qeverisë Shqiptare, lidhur me zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në lidhje me garantimin dhe zhvillimin e “...një sistemi bashkëkohor të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale në Shqipëri, në funksion të konsolidimit të një sistemi social ekonomik konkurrues me të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët shqiptarë si dhe në përputhje me të gjitha kërkesat dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.30 Strategjia jonë synon të jetë në përputhje dhe në zbatim të prioriteteve strategjike të qeverisë shqiptare që vijnë si rezultat i detyrimeve që rrjedhin nga: Dokumenti i Partneritetit Evropian, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, Progres Raportet e KE-së për Shqipërinë, Marrëveshja TRIPS dhe Acquis të BE-së, por edhe të arritjes së standardeve evropiane për administratat moderne doganore të parashikuara Blueprints. Vizioni ynë: Ne synojmë të jemi një administratë doganore që garantojmë siguri për biznesin dhe qytetarët në Shqipëri, që përdorim me efektivitet mjete dhe teknologji moderne për të mundësuar lëvizjen në, dhe nga, territori i Republikës së Shqipërisë së mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke ushtruar me korrektësi dhe integritet detyrat tona funksionale, pa penguar zhvillimin e rrjedhës së tregtisë dhe pa cenuar sigurinë e zinxhirit të tregtisë, në bashkëpunim me gjithë faktorët/aktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Ne synojmë të promovojmë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të jemi partnerë të ekonomisë, në mbrojtje të tyre, duke synuar arritjen e standardeve të administratave doganore moderne. 30 Marrë nga Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010 – 2015.
  17. 17. 17 Plani i veprimit Zbatimi i së drejtës në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, është një element themelor për zhvillimin e konkurrencës së rregullt dhe të drejtë në çdo aspekt të jetës sociale dhe ekonomike të një vendi. Administrata doganore shqiptare duhet të ndërmarrë hapa konkretë në përmbushje të misionit të saj dhe për realizimin e vizionit të saj. Sa më sipër është hartuar një plan veprimi afatshkurtër – 2 vjeçar (Shtojca nr 4 “Plani i veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale”), me objektivat përkatës për t’u realizuar, cili do të jetë vazhdimisht objekt rinovimi dhe përditësimi. Objektivat e parashikuar janë dhe në përputhje me ato të parashikuar në Strategjinë Kombëtare për Administratën Doganore Shqiptare, me Strategjinë e vetë ADSH dhe Blueprints. Ky plan veprimi, si dhe vetë Strategjia, është një dokument i gjallë, i cili përditësohet në varësi të zhvillimeve të reja dhe nevojave që lindin. Objektivat Strategjike Strategjia përqendrohet në tetë objektivat e mëposhtme: Objektivi nr. 1: Të përmirësojë dhe përditësojë kuadrin ligjor në përputhje me Rregulloret e BE. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE është një detyrim ligjor i cili duhet plotësuar në respektim të MSA. Në këtë kuadër, dhe legjislacioni doganor shqiptar do të duhet të përafrojë atë evropian dhe pikërisht ky është qëllimi i këtij objektivi. Rregullorja në fuqi në Bashkimin Evropian (EC 1383/2003), aktualisht është në proces rishikimi dhe së shpejti propozimi i paraqitur nga Komisioni Evropian do të përfundojë procesin legjislativ të miratimit nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian. Detyra jonë konsiston në sigurimin e një kuadri ligjor të qëndrueshëm dhe modern për shërbimin doganor duke pasqyruar ndryshimet e propozuara në legjislacionin tonë doganor me korrektësi dhe cilësi. Pa një legjislacion dhe procedura të përafruara nuk mund të arrihen të njëjtat standarde në respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Objektivi nr. 2: Të forcojë kapacitetet administrative të DPD dhe Degëve Doganore Faktori human mbetet gjithnjë faktori më i rëndësishëm, që mundëson mirëfunksionimin e sistemit dhe teknologjisë. Për sa më sipër, pavarësisht në mungesës dhe funksionimit të Akademisë së Doganave31 , mungesës së një strategjie për burimet njerëzore apo qoftë dhe të identifikimit paraprak të mediumit për t’u trajnuar, administrata doganore ka nevojë për trajnime të ndryshme për t’u përditësuar me zhvillimet më të reja legjislative dhe për të përvetësuar më mirë procedurat ekzistuese doganore, që lidhen me zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. 31 Në Progres Raportin e vitit 2011 citohet: “... Qendra e Trajnimit e Administratës Tatimore dhe Doganore (Akademia) ende nuk ka filluar punën, gjë që pengon aktivitetet trajnuese. ... Kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe menaxhimi i burimeve njerëzore mbeten të pamjaftueshme...”
  18. 18. 18 Objektivi nr. 3: Të sigurojë një modul elektronik për procesimin e kërkesave për veprim doganor dhe procedurave të tjera doganore të lidhura me mbrojtjen e pronësisë intelektuale Rritja e numrit të kërkesave për veprim doganor si dhe e veprimeve konkrete në terren nga Degët Doganore për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, do të kërkojë detyrimisht përdorimin e një moduli specifik për pronësinë intelektuale, i cili të mundësojë procesimin elektronik të kërkesave për veprim doganor, depozitimin on line të tyre nga mbajtësit e së drejtave si dhe shfrytëzimin e të dhënave për qëllime statistikore. Moduli duhet të synojë paraqitjen e një informacioni sa më të bollshëm me qëllim shfrytëzimi nga autoritetet doganore (DMPI, Degët Doganore, Sektori i Analizës së Riskut, etj.), por që (mundësisht) të jetë dhe në përshtatje me zhvillimet e BE në këtë fushë (COPIS) dhe të ndërveprojë me këtë të fundit, duke mundësuar kështu implementimin e standardeve ndërkombëtare. Kjo do të ndikojë në një menaxhim më të mirë të informacionit brenda dhe jashtë administratës doganore. Ndërtimi i një moduli të tillë duhet të jetë dhe pjesë e Strategjisë së Teknologjisë së Informacionit të administratës doganore shqiptare. Detyra jonë konsiston në shfrytëzimin e burimeve të mundshme dhe sigurimin e informacioneve mbi modelet e ndryshme, për të mundësuar një përzgjedhje sa më të mirë. Objektivi nr. 4: Të ndërtojë/përmirësojë një sistem të menaxhimit të riskut efektiv për mbrojtjen e së drejtave të pronësisë intelektuale E ndodhur në mes të një udhëkryqi, për lehtësimin e tregtisë nga njëra anë (kërkesë dhe presion i vazhdueshëm nga ana e komunitetit të biznesit) dhe sigurimin e vendit e mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbajtësve të së drejtës, nga rreziku i depërtimit në territorin shqiptar të produkteve (edhe të rrezikshme) cenuese të pronësisë intelektuale, administrata doganore do të duhet të përshtatë gradualisht mënyrën e funksionimit të saj (si dhe mentalitetin) për qenë sa më efikas në shënjestrimin e ngarkesave cenuese së të drejtave të pronësisë intelektuale. Kjo nuk mund të realizohet pa një sistem efikas të menaxhimit të riskut dhe ndërtimin e profileve përkatëse bazuar në të dhëna të vlefshme, që mundësojnë zvogëlimin e numrit të kontrolleve dhe të kohës së përpunimit të mjeteve. Implementimi i sistemit të duhur të menaxhimit të riskut për mbrojtjen e pronësisë intelektuale mbetet qëllimi kryesor i këtij objektivi. Detyra jonë konsiston në përmirësimin e cilësisë së profileve të riskut ekzistuese dhe krijimit të profileve të reja duke përmirësuar informacionet për t’u përdorur nga sektori që menaxhon riskun në nivel qendror dhe lokal dhe nxitjen e mbajtësve të së drejtave për paraqitjen e këtij informacioni në kërkesat për veprim doganor. Objektivi nr. 5: Të krijojë dhe/ose përshtatë manuale dhe udhëzime për personelin doganor (në përputhje me ato të BE) Me qëllim kuptimin dhe zbatimin sa më të saktë të legjislacionit doganor dhe garantimin e respektimit me korrektësi dhe uniformitet të procedurave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale nga gjithë administrata doganore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duhet të hartojë manuale dhe udhëzime që mundësojnë këtë gjë. Ky mbetet një nga qëllimet kryesore për rritjen e cilësisë së
  19. 19. 19 shërbimit. Hartimi i këtyre manualeve dhe udhëzimeve, atëherë kur është e mundur, në përputhje me manualet korresponduese që ekzistojnë në BE, mbetet detyra kryesore, për të pasur një interpretim uniform të koncepteve të njëjta dhe procedurave, duke qenë se legjislacioni ynë kombëtar është pothuajse i tëri i përafruar me atë evropian. Objektivi nr. 6: Të ushtojë fushata ndërgjegjësimi Ndërgjegjësimi i biznesit (mbajtësve të së drejtave) për ushtrimin e të drejtave të tyre që ua mundëson ligji, por edhe publikut si konsumator (edhe pa dashje) i produkteve false dhe pirate, të cilat në shumë raste rezultojnë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e tyre, është shumë i rëndësishëm për zvogëlimin e shkallës së cenimit së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe administrata doganore duhet të japë kontributin e saj (qoftë edhe modest) në këtë drejtim. Qëllimi i zbatimit të fushatave ndërgjegjësuese, në përputhje me çka është parashikuar në Strategjinë Kombëtare, është ndikimi në rritjen dhe forcimin e besimit të biznesit dhe qytetarëve tek administrata doganore dhe ndryshimin e imazhit apo perceptimit qytetar për të. Detyra jonë është përzgjedhja apo përcaktimi i metodës më të përshtatshme, në funksion të burimeve financiare të disponueshme, për realizimin e këtij qëllimi. Objektivi nr. 7: Të rrisë bashkëpunimin në nivel kombëtar me aktorët e tjerë të përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ashtu siç parashikohet dhe në Strategjinë Kombëtare, duhet të sigurojë një bashkëpunim sa më korrekt dhe efektiv me gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, përfshirë këtu institucionet shtetërore dhe organizimet e biznesit (mbajtësit e së drejtave), si për shkëmbimin e informacioneve ashtu dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese, ndërgjegjësuese, etj. Qëllimi është sigurimi i shpërndarjes së informacionit (brenda kufizimeve ligjore) me shpejtësi, për të garantuar efektivitet në veprimtarinë secilit institucion dhe rritja e transparencës së veprimtarisë së administratës doganore, veçanërisht e rëndësishme për komunitetin e biznesit. Detyra jonë konsiston në organizimin dhe/ose pjesëmarrjen aktive dhe të koordinuar në takimet dhe tryezat e përbashkëta kombëtare si dhe shfrytëzimin me efikasitet i mjeteve dhe teknologjisë në dispozicion. Objektivi nr. 8: Të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjithashtu duhet të sigurojë një bashkëpunim sa më të gjerë me institucionet, organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet doganore homologe, duke qenë se këto bashkëpunime ndikojnë në rritjen e kapaciteteve si administrative, ashtu dhe teknologjike të personelit doganor edhe nëpërmjet projekteve të asistencës, duke synuar shtrirjen e mbrojtjes efektive së të drejtave të pronësisë intelektuale në rajon e më gjerë. *****
  20. 20. 20 Për funksionimin e suksesshëm të sistemit të zbatimit së të drejtave të pronësisë intelektuale, arritja e secilit prej objektivave të mësipërme është thelbësore. Secili prej objektivave përfshin shumë veprime dhe aktivitete, disa prej të cilave mund të përmbushen brenda një periudhe kohore relativisht të shkurtër dhe disa mund të kërkojnë të paktën përpjekje afatmesme. Kështu, plani i veprimit i propozuar do të duhet të përditësohet në përputhje me sfidat dhe objektivat e reja që dalin para Administratës Doganore Shqiptare pas përfundimit të periudhës afatshkurtër si dhe do të përcaktojë prioritetet përkatëse dhe faktorët e rrezikut të mundshëm.
  21. 21. 21 Lista e shtojcave Shtojca 1 Hierarkia institucionale e DMPI Shtojca 2 Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DPD Shtojca 3 Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DMPI Shtojca 4 Plani i veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale
  22. 22. 22 Shtojca 1 Hierarkia institucionale e DMPI
  23. 23. DREJTORI I PËRGJITHSHËM DEPARTAMENTI ADMINISTRATIV DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE Sektori i menaxhimit të burimeve njerëzore Zyra sekretari/protokollit dhe arkivës DREJTORIA E FINANCËS Sektori i buxhetit Sektori i financë/kontabilitetit DREJTORIA E BURIMEVE MBËSHTETËSE Sektori i logjistikës dhe investimeve Sektori i njësisë së prokurimit DEPARTAMENTI TEKNIK DREJTORIA E PROCEDURAVE, KONTROLLIT TË PAGESAVE DHE GARANCIVE DOGANORE Sektori i procedurave Sektori i kontrollit të pagesave dhe garancive doganore DREJTORIA E TARIFËS DHE E ORIGJINËS Sektori i tafifës Sektori i origjinës DREJTORIA E VLERËS DOGANORE Sektori i mbikqyrjes së vlerës doganore Sektori i të dhënave të disponueshme DREJTORIA JURIDIKE Sektori i legjislacionit Sektori i ankimimeve DREJTORIA E LABORATORIT DOGANOR Sektori i standardeve, metodikave dhe administrimit Sektori i analizave DEPARTAMENTI OPERATIV - HETIMOR DREJTORIA E ANTIKONTRABANDËS DHE RIKUPERIMIT ME FORCË TË BORXHIT Sektori i antikontrabandës tokësore Sektori i antikontrabandës detare Sektori i rikuperimit me forcë të borxhit DREJTORIA ANTITRAFIK DREJTORIA E HETIMIT DREJTORIA PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INTELEKTUALE DREJTORIA E KONTROLLIT PASZHDOGANIMIT Sektori i kontrollit të vlerës/klasifikimit/origj inës Sektori i kontrollit të regjimeve doganore DREJTORIA E INFORMACIONIT Sektori i inteligjencës operative Sektori i inteligjencës operative Sektori i shkëmbimit të informacionit DREJTORIA E ANALIZËS SË RISKUT DHE MONITORIMIT Sektori i monitorimit Sektori i analizës së riskut KABINETI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM DREJTORIA E AUDITIT TË BRENDSHËM Sektori i auditit financiar Sektori i auditit operacional DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË DHE ME PUBLIKUN DREJTORIA E INVESTIGIMIT TË BRENDSHËM DHE ANTIKORRUPSIONIT DEPARTAMENTI I AKCIZëS DREJTORIA TEKNIKE E AKCIZËS Sektori i autorizimeve Sektori i lehtësirave, klasifikimit, pullave fiskale, garancive dhe TVSH Sektori i pajisjeve, matësve dhe linjave teknologjike DREJTORIA E METODIKAVE DHE KONTROLLIT Sektori i pijeve alkoolike Sektori i produkteve energjitike Sektori i produkteve të tjera DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DREJTORIA E SISTEMEVE DHE SIGURISË DREJTORIA E ZHVILLIMIT DREJTORIA MBËSHTETËSE DHE ZGJIDHJEVE (HELP DESK) DREJTORIA E ANALIZAVE Organigrama e DPD_2013.mmap - 1/29/2013 - Mindjet
  24. 24. 24 Shtojca 2 Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DPD
  25. 25. DPD Strategjia e Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale Institucione/Agjenci Qeveritare Ministria e Financës Pritshmëria Përfaqëson ADSH tek të tjerët; DPD në përgjithësi është pjesë e strategjisë së saj për sa i përket problematikave buxhetore, të performacës, integritetit, legjislacionit, që lidhen direkt apo indirekt me Pronësinë Intelektuale Rëndësia dhe kompetencat Shumë i rëndësishëm Raportet e ndërsjella Pozitive Strategjitë dhe masat përkatëse Rritja e bashkëpunimit është e nevojshme (për alokimin e fondeve, për përmirësimin e legjislacionit dhe ndërmarrjen e iniciativave ligjore) Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Pritshmëria Zbatim të Marrëveshjeve (OBT, TRIPS), lehtësim të tregtisë (nëpërmjet procedurave të thjeshtëzuara, aplikimin e metodave të menaxhimit të riskut) Rëndësia dhe kompetencat Mjaftueshëm të rëndësishëm Raportet e ndërsjella Neutrale Strategjitë dhe masat përkatëse Takime të herëpasherëshme, bashkëpunim dhe komunikim më të mirë Qeveria Pritshmëria Bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë e tjera qeveritare, afrim drejt integrimit në BE Rëndësia dhe kompetencat Shumë i rëndësishëm (miraton aktet ligjore (Strategji, VKM, buxhetin) Raportet e ndërsjella Pozitive Strategjitë dhe masat përkatëse Promovim i administratës doganore, përmirësim i visibilitetit (dukshmërisë, paraqitjes)të doganave Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM) Pritshmëria Sigurim informacioni, bashkëpunim, plotësim i kërkesave/detyrave ligjore Rëndësia dhe kompetencat Të rëndësishëm Raportet e ndërsjella Pozitive - Memorandum bashkëpunimi (bashkëpunim në nivel të kënaqshëm - trajnime dhe seminare të përbashkëta edhe në kuadër të IPA që DPPM ka në zbatim). Shkëmbim informacioni rast pas rasti nëpërmjet pikave të përbashkëta të kontaktit. Strategjitë dhe masat përkatëse Përmirësim i nivelit të bashkëpunimit. Shkëmbime informacionesh mbi baza të rregullta. Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA) Pritshmëria Sigurim informacioni, bashkëpunim, plotësim i kërkesave/detyrave ligjore Rëndësia dhe kompetencat Të rëndësishëm Raportet e ndërsjella Strategjitë dhe masat përkatëse Përmirësim i nivelit të bashkëpunimit. Shkëmbime informacionesh mbi baza të rregullta. Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut Pritshmëria Sigurim informacioni, bashkëpunim. Rëndësia dhe kompetencat Shumë të rëndësishëm. Raportet e ndërsjella Inspektoriati nuk është ende funksional. Strategjitë dhe masat përkatëse Arritja e një niveli të lartë bashkëpunimi. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Pritshmëria Sigurim informacioni, bashkëpunim, plotësim i kërkesave/detyrave ligjore. Rëndësia dhe kompetencat Të rëndësishëm. Raportet e ndërsjella Neutrale (mungon bashkëpunimi). Strategjitë dhe masat përkatëse Përmirësim i nivelit të bashkëpunimit. Shkëmbime informacionesh mbi baza të rregullta. Hartimi i një Memorandumi Bashkëpunimi dhe i aksioneve të përbashkëta. Ministria e Shëndetësisë Pritshmëria Rezultate në evidentimin dhe asgjesimin e medikamenteve të falsifikuara. Sigurim informacioni, bashkëpunim, plotësim i kërkesave/detyrave ligjore. Rëndësia dhe kompetencat Të rëndësishëm. Raportet e ndërsjella Neutrale (mungon bashkëpunimi). Strategjitë dhe masat përkatëse Përmirësim i nivelit të bashkëpunimit. Shkëmbime informacionesh mbi baza të rregullta. Hartimi i një Memorandumi Bashkëpunimi dhe i aksioneve të përbashkëta. Institucione/Agjenci qeveritare të tjera (Prokuroria, Gjykatat, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës, Institucionet arsimore, etj.) Pritshmëria Sigurim informacioni, bashkëpunim, plotësim i kërkesave/detyrave ligjore. Rëndësia dhe kompetencat Mjaftueshëm të rëndësishëm. Raportet e ndërsjella Neutrale. Strategjitë dhe masat përkatëse Përmirësim i nivelit të bashkëpunimit. Shkëmbime ekperiencash. Komuniteti i bisnesit (Mbajtësit e së drejtave) Pritshmëria Profesionalizëm, lehtësi në procedura (procedura të thjeshtëzuara, kontrolle efikase, procedura online), trajtim të barabartë, transparencë, integritet (luftë ndaj tregtisë së pandershme), kosto më të ulta të shërbimeve doganore (në lidhje me bllokimin, magazinimin dhe shkatërrimin e mallrave cenuese), rritjen e bashkëpunimit me agjenci të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, respektimi i parimit "e drejta për t'u dëgjuar", respektim të konfidecialitetit, fushata publicitare për rritjen e ndërgjegjësimit. Rëndësia dhe kompetencat Shumë i rëndësishëm. Raportet e ndërsjella E komplikuar (Procedurat doganore nuk janë përvetësuar nga personeli doganor, vendimet e miratimit të kërkesave për veprim të DPD nuk zbatohen nga Degët Doganore duke mos ushtruar kontrolle për mbrojtjen e të drejtave të cenuara. Informacionet shtesë të paraqitura nga mbajtësit e së drejtave mungojnë ose nuk përmbajnë informacion të mjaftueshëm). Strategjitë dhe masat përkatëse Më shumë informacion dhe shkëmbime mbi baza të rregullta, zvogëlim të kostove dhe pëmirësim të procedurave, kontrolle më të shpeshta, por të fokusuara bazuar në analiza risku, seminare, konferenca, trajnime të përbashkëta. Organizata dhe institucione ndërkombëtare (Komisioni Evropian - DG TAXUD, OBD, OBT, etj. ...) Pritshmëria Përmirësim të cilësisë dhe profesionalizmit, zbatim të standardeve, kontribute për arritjen e objektivave, pjesëmarrje aktive në aktivitete e takime të përbashkëta. Rëndësia dhe kompetencat Shumë të rëndësishëm (përcaktojnë standardet, miratojnë projektet e zhvillimit p.sh. IPA, organizojnë trajnime, mundësojnë akses në bazat e të dhënave, etj.). Raportet e ndërsjella Të mira, korrekte. Strategjitë dhe masat përkatëse Bashkëpunim më të mirë, takime më të shpeshta, më shumë praktikë. Qytetarët dhe publiku Pritshmëria Transparencë, etikë dhe besueshmëri, profesionalizëm, informacion, siguri dhe (safety). Rëndësia dhe kompetencatMjaftueshëm të rëndësishëm. Raportet e ndërsjellaImazh jo shumë pozitiv. Strategjitë dhe masat përkatëse Botime, publikime, përmirësim të marrëdhënieve, e drejta për t'u ankuar dhe për t'u dëgjuar, reklamim i anëve dhe rezultateve pozitive, kontribut në fushatat e ndërgjegjësimit. Parlamenti PritshmëriaZbatim të ligjit dhe integritet në punë. Rëndësia dhe kompetencatI rëndësishëm. Raportet e ndërsjella Neutrale (jo bashkëpunim të drejtpërdrejtë). Strategjitë dhe masat përkatëse Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësisnë e rolit të doganave. Raporte dhe informacione. Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DPD.mmap - 1/29/2013 - Mindjet
  26. 26. 26 Shtojca 3 Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DMPI
  27. 27. DMPI Strategjia e Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale Komuniteti i bisnesit (Mbajtësit e së drejtave) Pritshmëria Profesionalizëm, lehtësi dhe shpejtësi në procedura (procedura online), trajtim të barabartë, transparencë, integritet (luftë ndaj tregtisë së pandershme), kosto më të ulta të shërbimeve doganore (në lidhje me bllokimin, magazinimin dhe shkatërrimin e mallrave cenuese), rritjen e bashkëpunimit me agjenci të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, respektim të konfidecialitetit, fushata publicitare për rritjen e ndërgjegjësimit. Rëndësia dhe kompetencat Shumë i rëndësishëm. Raportet e ndërsjella E komplikuar (Procedurat doganore nuk janë përvetësuar nga personeli doganor, vendimet e miratimit të kërkesave për veprim të DPD nuk zbatohen nga Degët Doganore duke mos ushtruar kontrolle për mbrojtjen e të drejtave të cenuara. Informacionet shtesë nga ana mbajtësve të së drejtave janë shpesh të paplota ose mungojnë). Strategjitë dhe masat përkatëse Më shumë informacion dhe shkëmbime mbi baza të rregullta, zvogëlim të kostove dhe pëmirësim të procedurave, kontrolle më të shpeshta, por të fokusuara bazuar në analiza risku, seminare, konferenca, trajnime të përbashkëta. Organizata dhe institucione ndërkombëtare (Komisioni Evropian - DG TAXUD, OBD, OBT, etj. ...) Pritshmëria Përmirësim të cilësisë dhe profesionalizmit, zbatim të standardeve, kontribute për arritjen e objektivave, pjesëmarrje aktive në aktivitete e takime të përbashkëta. Rëndësia dhe kompetencat Shumë të rëndësishëm (përcaktojnë standardet, miratojnë projektet e zhvillimit p.sh. IPA, organizojnë trajnime, mundësojnë akses në bazat e të dhënave, etj.). Raportet e ndërsjella Korrekte. Strategjitë dhe masat përkatëse Bashkëpunim më të mirë, takime më të shpeshta, më shumë praktikë. Qytetarët dhe publiku Pritshmëria Transparencë, etikë dhe besueshmëri, profesionalizëm, informacion, siguri dhe (safety). Rëndësia dhe kompetencatMjaftueshëm të rëndësishëm. Raportet e ndërsjellaImazh jo shumë pozitiv. Strategjitë dhe masat përkatëse Botime, publikime, përmirësim të marrëdhënieve, e drejta për t'u ankuar dhe për t'u dëgjuar, reklamim i anëve dhe rezultateve pozitive, kontribut në fushatat e ndërgjegjësimit. Degët Doganore Pritshmëria Udhëzime të qarta, përmirësim të teknologjisë, informacionit, pajisjeve, baza të dhënash, etj., komunikim më të shpeshtë, trajnime të vazhdueshme, vlerësim objektiv të performancës, motivim përfshirë dhe shpërblimet, feedback nga niveli i lartë i menaxhimit. Rëndësia dhe kompetencatShumë të rëndësishëm. Raportet e ndërsjella Jo shumë efektive. Raste të pakta të raportimeve mbi shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale. Shfaqen të pa interesuar. Strategjitë dhe masat përkatëse Manuale dhe udhëzime të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, trajnime. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Drejtoria e Analizës së Riskut dhe Monitorimit Pritshmëria Propozime për profile risku efektive, as më të detajuara dhe me as më shumë informacion të vlefshëm. Strategjitë dhe masat përkatëseKomunikim të shpejtë dhe bashkëpunim Raportet e ndërsjellaKorrekte. Rëndësia dhe kompetencatShumë i rëndësishëm. Drejtoria Juridike Pritshmëria Përgatitje e ndryshimeve legjislative dhe akteve të nivelit të tretë. Paraqitje korrekte të rezultateve në zbatimin e mbrojes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe përgatije të raportimeve të ndryshme (kombëtare/ndërkombëtare) në kohë dhe cilësi Strategjitë dhe masat përkatëse Strategjia Kombëtare për Pronësinë Intelektuale dhe Industriale 2010 - 2015. Komunikim të shpejtë dhe bashkëpunim Strategjia e Biznesit e Administratës Doganore Shqiptare Raportet e ndërsjellaKorrekte. Rëndësia dhe kompetencatShumë i rëndësishëm. Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun Pritshmëria Zbatim me korrektësi të projekteve IPA, etj. Shpejtësi dhe seriozitet në raportimet në lidhje me takimet ndërkombëtare Strategjitë dhe masat përkatëse Strategjia Kombëtare për Pronësinë Intelektuale dhe Industriale 2010 - 2015. Projekti IPA 2011 Strategjia e Biznesit e Administratës Doganore Shqiptare Raportet e ndërsjellaKorrekte. Rëndësia dhe kompetencatTë rëndësishëm. Hierarkia institucionale (Drejtori i Përgjithshëm dhe Zv.Drejtorët e Përgjithshëm) Pritshmëria Rezultate në zbatimin e mbrojes së të drejtave të pronësisë intelektuale (duke mirëpërdorur teknologjinë e informacionit, informacionet, pajisjet, bazat e të dhënave, etj.). Profile risku efektive. bashkëpunim më të mirë me Degët Doganore dhe Drejtoritë brenda DPD, si dhe me strukturat e tjera shtetërore të angazhuara direkt apo indirekt me mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Strategjitë dhe masat përkatëse Strategjia Kombëtare për Pronësinë Intelektuale dhe Industriale 2010 - 2015. Strategjia e Biznesit e Administratës Doganore Shqiptare Raportet e ndërsjellaKorrekte. Rëndësia dhe kompetencatShumë i rëndësishëm. Analiza e aktorëve të rëndësishëm për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për DMPI.mmap - 1/29/2013 - Mindjet
  28. 28. 28 Shtojca 4 Plani i veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale
  29. 29. PLANI I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE 2013 - 2014 DREJTORIA PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INTELEKTUALE Institucioni DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE Statusi: PEZULL Personi përgjegjës për plotësimin e formularit GENTI ÇANI Personi përgjegjës për miratimin FLAMUR GJYMISHKA Pozicioni DREJTOR I DREJTORISË PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INTELEKTUALE Data 30.01.2013 PLANI I VEPRIMIT Objektivi i përgjithshëm: Të marrë masat e nevojshme për të garantuar një nivel mbrojtjeje së të drejtave të pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare të njëjtë me atë që ekziston në BE, përfshirë mjetet e efektshme për realizimin e këtyre të drejtave.
  30. 30. ZBATIMI MONITORIMI DHE VLERËSIMI Çfarë duhet bërë? Nga kush dhe kur? Me çfarë burimesh? Çfarë të dhënash tregojnë progres? Rreziqet dhe sfidat Prioriteti OBJEKTIVI 1: TË PËRMIRËSOJË DHE PËRDITËSOJË KUADRIN LIGJOR NË PËRPUTHJE ME LEGJISLACIONIN E BE Aktiviteti 1 Draftimi i një VKM të re/ndryshuar në përputhje me Rregulloren e re të Këshillit që ndryshon/zëvendëson Rregulloren aktuale të Këshillit (EC) 1383/2003)* * Lidhet dhe me Aktivitetin 2 të Objektivit 8 Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Drejtoria Juridike Afati kohor 2013 - 2014 (Në varësi të hyrjes në fuqi në BE të Rregullores së re të Këshillit që ndryshon/zëvendëson Rregulloren aktuale të Këshillit (EC) 1383/2003) Të veta (kosto administrative) Hyrja në fuqi e VKM (që ndryshon/zëvendëson VKM Nr. 205, datë 13.01.1999) Ligji/VKM miratohet Vonesa procedurale administrative; Ndryshime të vendit të punës të personelit doganor Mesatar OBJEKTIVI 2: TË FORCOJË KAPACITETET ADMINISTRATIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE DHE DEGËVE DOGANORE Aktiviteti 1 Hartimi i planit vjetor të trajnimeve mbi mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (i përshtatur sipas nevojave - tailor- made) Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Afati: 02/2013 Të veta (kosto administrative) Plani i përfunduar vjetor i trajnimit për pronësinë intelektuale Mungesa e një informacioni të detajuar mbi trajnimet në administratë dhe nevojave përkatëse për trajnim, mungesa e identifikimit saktë të mediumit I lartë Aktiviteti 2 Zhvillim i trajnimeve në Degën e Doganës Durrës Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Në bashkëpunim me Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Degën e Doganës Durrës Mbështetur nga Drejtoria e Burimeve Mbështetëse Afati: 12/2013 Të veta (kosto administrative) Kosto të Projektit IPA 2011 Kosto shtesë në varësi të vendit të zhvillimit të aktivitetit Realizimi/organizimi i trajnimit në Degën e Doganës Durrës Prezantimet dhe materialet e tjera përkatëse që përdoren gjatë trajnimit Lista e pjesëmarrësve në trajnim Formularët e vlerësimit Vonesa procedurale administrative Kufizime në mbështetjen financiare dhe në pajisjet ndihmëse të teknologjisë së informacionit Probleme të logjistikës Rotacion i personelit të trajnuar doganor Kufizime në mbështetjen I lartë
  31. 31. financiare për të përballuar ekspertizë të huaj Aktiviteti 3 Zhvillim i trajnimeve në Degën e Doganës Tiranë Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Në bashkëpunim me: Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Degën e Doganës Tiranë Mbështetur nga Drejtoria e Burimeve Mbështetëse Afati: 12/2013 Të veta (kosto administrative) Kosto të Projektit IPA 2011 Kosto shtesë në varësi të vendit të zhvillimit të aktivitetit Realizimi/organizimi i trajnimit në Degën e Doganës Tiranë Prezantimet dhe materialet e tjera përkatëse që përdoren gjatë trajnimit Lista e pjesëmarrësve në trajnim Formularët e vlerësimit Vonesa procedurale administrative Kufizime në mbështetjen financiare dhe në pajisjet ndihmëse të teknologjisë së informacionit Probleme të logjistikës Humbje të personelit të trajnuar si rrjedhojë e rotacionit Kufizime në mbështetjen financiare për të përballuar ekspertizë të huaj I lartë Aktiviteti 4 Zhvillim i trajnimeve në Degën e Doganës Rinas Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Në bashkëpunim me: Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Degën e Doganës Rinas Mbështetur nga Drejtoria e Burimeve Mbështetëse Afati: 12/2013 Të veta (kosto administrative) Kosto të Projektit IPA 2011 Kosto shtesë në varësi të vendit të zhvillimit të aktivitetit Realizimi/organizimi i trajnimit në Degën e Doganës Rinas Prezantimet dhe materialet e tjera përkatëse që përdoren gjatë trajnimit Lista e pjesëmarrësve në trajnim Formularët e vlerësimit Vonesa procedurale administrative Kufizime në mbështetjen financiare dhe në pajisjet ndihmëse të teknologjisë së informacionit Probleme të logjistikës Humbje të personelit të trajnuar si rrjedhojë e rotacionit Kufizime në mbështetjen financiare për të përballuar ekspertizë të huaj I lartë Aktiviteti 5 Zhvillim i trajnimeve në Degën e Doganës Fier dhe Vlorë Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Në bashkëpunim me: Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Degën e Doganës Fier dhe Vlorë Mbështetur nga Drejtoria e Burimeve Mbështetëse Afati: 12/2013 Të veta (kosto administrative) Kosto të Projektit IPA 2011 Kosto shtesë në varësi të vendit të zhvillimit të aktivitetit ose të ekspertit të përzgjedhur Realizimi/organizimi i trajnimit në Degën e Doganës Fier dhe Vlorë Prezantimet dhe materialet e tjera përkatëse që përdoren gjatë trajnimit Lista e pjesëmarrësve në trajnim Formularët e vlerësimit Vonesa procedurale administrative Kufizime në mbështetjen financiare dhe në pajisjet ndihmëse të teknologjisë së informacionit Probleme të logjistikës Humbje të personelit të trajnuar si rrjedhojë e rotacionit Kufizime në mbështetjen financiare për të përballuar ekspertizë të huaj I lartë Aktiviteti 6 Zhvillim i trajnimeve në Degën e Doganës Elbasan Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Në bashkëpunim me: Të veta (kosto administrative) Kosto të Projektit IPA Realizimi/organizimi i trajnimit në Degën e Doganës Elbasan Prezantimet dhe materialet e tjera Vonesa procedurale administrative Kufizime në mbështetjen I lartë
  32. 32. Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Degën e Doganës Elbasan Mbështetur nga Drejtoria e Burimeve Mbështetëse Afati: 12/2013 2011 Kosto shtesë në varësi të vendit të zhvillimit të aktivitetit ose të ekspertit të përzgjedhur përkatëse që përdoren gjatë trajnimit Lista e pjesëmarrësve në trajnim Formularët e vlerësimit financiare dhe në pajisjet ndihmëse të teknologjisë së informacionit Probleme të logjistikës Humbje të personelit të trajnuar si rrjedhojë e rotacionit Kufizime në mbështetjen financiare për të përballuar ekspertizë të huaj Aktiviteti 7 Zhvillim i trajnimeve në Drejtorinë e Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Në bashkëpunim me: Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Drejtorinë e Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Mbështetur nga Drejtoria e Burimeve Mbështetëse Afati: 12/2013 Të veta (kosto administrative) Kosto të Projektit IPA 2011 Kosto shtesë në varësi të vendit të zhvillimit të aktivitetit Realizimi/organizimi i trajnimit në Drejtorinë e Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Prezantimet dhe materialet e tjera përkatëse që përdoren gjatë trajnimit Lista e pjesëmarrësve në trajnim Formularët e vlerësimit Vonesa procedurale administrative Kufizime në mbështetjen financiare dhe në pajisjet ndihmëse të teknologjisë së informacionit Probleme të logjistikës Qarkullim/transferim i personelit të trajnuar doganor Kufizime në mbështetjen financiare për të përballuar ekspertizë të huaj I lartë OBJEKTIVI 3: TË SIGUROJË NJË MODUL TË PROCESIMIT ELEKTRONIK TË KËRKESAVE PËR VEPRIM DOGANOR DHE PROCEDURAVE TË MBROJTJES SË PRONËSISË INTELEKTUALE Aktiviteti 1 Vënia në zbatim i modulit elektronik në kuadër të implementimit të zgjatjes të Programit SEED Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit Drejtoria e Burimeve Mbështetëse Afati kohor: 2013 Buxheti i BE (në rast se moduli është ndërtuar me fondet e BE Moduli i pronësisë intelektuale INES + është plotësisht funksional Vonesa procedurale administrative Kufizime në mbështetjen financiare dhe në pajisje Probleme me zbatimin të tilla si mospërshtatja/papajtueshmëria modulit me hardware ekzistues në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave I lartë
  33. 33. OBJEKTIVI 4: TË NDËRTOJË/PËRMIRËSOJË NJË SISTEM TË MENAXHIMIT TË RISKUT EFEKTIV PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE Aktiviteti 1 Analizimi i efektivitetit të profileve të riskut ekzistuese për pronësinë intelektuale Drejtoria e Analizës së Riskut dhe Monitorimit Në bashkëpunim me: Drejtorinë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale dhe Komitetin e Menaxhimit të Riskut Afati: 2013 – 2014 (proces në vazhdimësi) Të veta (kosto administrative) Raporti i përfunduar analitik i profileve të riskut Profile të riskut të reja/përditësuara në sistemin Asycuda World Mungesa e informacioneve të vlefshme për ndërtimin e profileve të riskut, në kërkesat për veprim të mbajtësve të së drejtave Kapacitetet institucionale për menaxhimin e riskut Mbajtja e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të riskut (të përditësuar) Zbatimi i vazhdueshëm i procedurave të vlerësimit të riskut (përfshirë feedback) në Degët Doganore I lartë Aktiviteti 2 Krijimi/përditësimi i profileve të riskut I lartë OBJEKTIVI 5: TË HARTOJË DHE MIRATOJË MANUALE MBI MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE NË PËRPUTHJE ME UDHËZUESIT E BE Aktiviteti 1 Hartimi i një udhëzimi mbi zbatimin e procedurave doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për personelin doganor (Degët Doganore) Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Projekti IPA 2011 “Mbështetje për Administratën Doganore Shqiptare” Në bashkëpunim me: Drejtorinë e Procedurave, Kontrollit të Pagesave dhe Garancive Doganore Drejtorinë Juridike Afati: 06/2013 - 2014 Kosto të Projektit IPA 2011 Të veta (kosto administrative) Udhëzimi i miratuar mbi zbatimin e procedurave doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për personelin doganor (Degët Doganore) Udhëzimet/manualet ekzistuese për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (për personelin doganor dhe mbajtësit e së drejtave), të miratuara Vonesa procedurale administrative Qarkullim/transferim i personelit doganor I lartë Aktiviteti 2 Përditësimi i udhëzimeve/manualeve ekzistuese për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (për personelin doganor dhe mbajtësit e së drejtave) OBJEKTIVI 6: TË ORGANIZOJË DHE/OSE MARRË PJESË NË FUSHATA NDËRGJEGJËSUESE Aktiviteti 1 Dhoma Amerikane e Kosto të Dhomës Realizimi i takimit vjetor me Dhomën Mungesë bashkëpunimi Mesatar
  34. 34. Pjesëmarrja në takimin vjetor me Dhomën Amerikane të Tregtisë Tregtisë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Afati: 12/2013 Amerikane të Tregtisë Amerikane të Tregtisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Buletini mbi rezultatet e takimit i Dhomës Amerikane të Tregtisë Raporti i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave mbi rezultatet e takimit ndërmjet Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Aktiviteti 2 Organizimi i një fushate ndërgjegjësimi në Ditën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale Në bashkëpunim me: Ministrinë e Financave Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit Drejtorinë e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (në rast të organizimeve të përbashkëta) Afati: 26/4/2013 Të veta (kosto administrative) Kosto financiare të institucioneve të tjera të interesuara Kosto financiare shtesë në varësi të llojit të fushatës ndërgjegjësuese të përzgjedhur (për prodhimin dhe shpërndarjen e broshurave, fletëpalosjeve, kartolinave, posterave, publikimeve në media, organizimit të takimeve me aktorët e interesuar, etj.) Posterat/kartolinat/broshurat e shtypura dhe të shpërndara Pasqyrimi i aktivitetit në media Kufizime në mbështetjen financiare për financimin e fushatës Bashkëpunim i dobët ndërmjet institucioneve Mungesa e një kuptimi të qartë mbi përcaktimin e grupeve në fokus, të cilave u adresohet fushata I lartë OBJEKTIVI 7: TË RRISË BASHKËPUNIMIN ME AKTORËT E TJERË TË LIDHUR ME TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE Aktiviteti 1 Nënshkrimi i Marrëveshjeve të reja të Bashkëpunimit apo përmirësimi/përditësimi i atyre ekzistuese Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale) Ministria e Financave Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Biznesi Të veta (kosto administrative) Kosto administrative të institucioneve dhe agjencive të tjera të interesuara Kosto të biznesit Marrëveshjet e Bashkëpunimit të reja apo të përmirësuara/përditësuara Rritja e numrit të kërkesave për veprim doganor si rrjedhojë bashkëpunimit më të mirë dhe funksional Rritja dhe përmirësimi i cilësisë dhe shpejtësisë së shkëmbimit të informacioneve Trajnime dhe aktivitete të përbashkëta Pengesa/barriera në komunikim dhe në ndarjen/shkëmbimin e informacionit Mungesa e një baze të dhënash të përbashkët apo të aksesueshme nga të gjithë Mesatar Aktiviteti 2 Shkëmbimi i informacioneve I lartë Aktiviteti 3 Realizimi i aktiviteteve të përbashkëta: trajnime, seminare, workshope, aksione apo dhe inspektime të përbashkëta I lartë
  35. 35. Afati: Proces në vazhdimësi OBJEKTIVI 8: TË RRISË BASHKËPUNIMIN NDËRKOMBËTAR Aktiviteti 1 Pjesëmarrje aktive në veprimtari ndërkombëtare (trajnime, seminare, workshope, vizita studimore), aktivitete të përbashkëta/koordinuara dhe përdorimi i portaleve apo bazave të së dhënave të informacioneve me akses të kufizuar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Administrata të tjera doganore Komisioni Evropian (DG Taxud) Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale Organizata Botërore e Doganave SELEC Iniciativa e Bashkëpunimit të Venecias Afati: Proces në vazhdimësi Të veta (kosto administrative) Kosto të pjesëmarrjes dhe/ose organizimit të aktiviteteve Numri i veprimtarive ndërkombëtare ku merret pjesë (trajnime, seminare, workshope, vizita studimore), aktivitete të përbashkëta/koordinuara Rritja e numrit të përdoruesve të personelit doganor të portalit IPM të OBD Rritja e numrit të përdoruesve të certifikuar të personelit doganor të portalit IPM të OBD Kufizime financiare për pjesëmarrjen dhe/ose organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare Kapacitete të pa kualifikuara administrative në terren (Degë Doganore) I lartë Aktiviteti 2 Pjesëmarrje aktive në veprimtaritë e parashikuara në Projektin IPA 2011 “Mbështetje për Administratën Doganore Shqiptare” * * Lidhet dhe me Aktivitetin 1 të Objektivit 1 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Komisioni Evropian (DG Taxud) Afati: 06/2013 - 2014 Kosto të projektit IPA 2011 (Buxheti i BE) Të veta (kosto administrative) Numri i veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare ku merret pjesë (trajnime, seminare, workshope, vizita studimore), aktivitete të përbashkëta/koordinuara Udhëzime/rregullore të reja të përditësuara Vonesa procedurale administrative për fillimin e projektit Qarkullim/transferim i personelit doganor Bashkëpunim i dobët ndërmjet institucioneve të BE dhe personelit doganor I lartë

×