SlideShare a Scribd company logo
1 of 24
Download to read offline
Studenti: Gentrit Kastrati
UNIVERSITETI I PRISHTINËS”HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I EDUKIMIT-PRISHTINË
DEPARTAMENTI:TEKNOLOGJI-INFORMATIKË
VITI I KATËRT:VITI AKADEMIK 2015/2016
HIDROINSTALIMET
Prof.Asoc.Dr. Kastriot Buza
Prishtinë, nëntor 2015
PJESA E I-rë
1.1 LLOJET E LËVIZJES SË LËNGJEVE
ër të pasur një koncept të drejtë mbi problemet në hidraulikë dhe për të
zgjidhur ato drejt duhet të njihen dhe llojet e lëvizjes së lëngjeve të cilat
bazohen në shpejtësinë e lëvizjes së çdo pike dhe nga presioni.
-Lëvizje të qëndrueshme ku shpejtësia e rrjedhjes dhe presioni hidrodinamik i çdo
pike në një seksion të gjallë nuk ndryshon me kalimin e kohës. Një lëvizje të tillë
kemi tek lëngjet që rrjedhin nga të gjitha enët me vrima, niveli i të cilave nuk
ndryshon.
-Lëvizje të qëndrueshme(𝑠𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑟𝑒) mund të jetë e njëtrajtshme ose jo e
njëtrajtshme. Në rastin e parë shpejtësia e një pike në një seksion të gjallë nuk
ndryshon, ndërsa në rastin e dytë ajo nuk ndryshon kur kalon nga një seksion i gjallë
në tjetrin.
-Lëvizje jo e qëndrueshme (𝑗𝑜 𝑠𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑟𝑒) në të cilën shpejtësia e rrjedhjes dhe
presioni hidrodinamik i çdo pike në një seksion të gjallë ndryshojnë me kalimin e
kohës. Një lëvizje të tillë kemi në lëngjet që rrjedhin nga enët me vrima niveli i të
cilave ndryshon.
Sipas faktorëve që ndikojnë në lëvizjen e lëngjeve kemi:
-Lëvizje të detyruara që realizohen në saje të veprimit mbi lëng të forcave të jashtme
mekanike(𝑝. 𝑠ℎ. 𝑚𝑒 𝑎𝑛ë𝑛 𝑒 𝑝𝑜𝑚𝑝𝑎𝑣𝑒).
-Lëvizje e lirë që realizohet për shkak të forcës së rëndesës (𝑔𝑟𝑎𝑣𝑖𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡)
Në këtë lloj lëvizje p.sh. lëvizja e ujit në lumenj, apo lëvizja e ujit në tubat e
shkarkimeve në rrjetat përkatëse.
Sipas drejtimit të vijave të rrymës kemi:
-Lëvizje me regjim laminar në të cilin vijat e rrymës lëvizin paralele me njëra tjetrën.
Fig.1ɑ
-Lëvizje me regjim turbulent ku vijat e rrymës apo shtresat e lëngut gërshetohen me
njëra - tjetrën. Fig.1b 1
ɑ)
b)
1 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 8,9
P
Fig.1 ɑ, b
Regjimi laminar ngjet me lëngjet viskoze kur lëvizin me shpejtësi të vogël, kurse
regjimi turbulent ndodh në lëngjet me viskozitet të vogël që lëvizin me shpejtësi të
madhe.
Në lëvizjen e lëngjeve është e rëndësishme të njihen dhe të merren në konsideratë
rezistencat hidraulike të cilat janë pengesa që has lëngu në lëvizje. Këto pengesa
lindin për shkak të forcave të fërkimit të jashtme
(𝑓ë𝑟𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑟𝑟𝑦𝑚ë𝑠 𝑛ë 𝑓𝑎𝑞𝑒𝑡 𝑒 𝑡𝑢𝑏𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑜𝑠𝑒 𝑡ë 𝑘𝑎𝑛𝑎𝑙𝑒𝑣𝑒) dhe forcave të fërkimit të
brendshme(𝑣𝑖𝑠𝑘𝑜𝑧𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡). Pengesat lindin gjithashtu dhe si pasoje e ndryshimit të
drejtimit të rrymës dhe të shpejtësisë së saj. Për arsye të rezistencave hidraulike
energjia e përgjithshme e lëngut zvogëlohet dhe kjo është problem që duhet të
merret parasysh në projektimin e rrjetave hidraulike.
Humbjet lineare të presionit përcaktohen në metodat e projektimit me formulën:
𝐻𝑙𝑖 = 𝑖 × 𝑙
𝑖 - është rënia e presionit në m/m e cila përfaqëson rënien e presionit për njësi të
gjatësisë së tubit.
𝑙 - është gjatësia e tubit në m.2
2 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 9,10
PJESA E II -të
2.1 MATERIALET E DENDËSIMIT
aterialet e dendësimit përdoren për të mbushur boshllëqet që krijohen nga
lidhja e pjesëve hidraulike, kryesisht e tubave dhe armatures apo
rakorderisë në mënyrë që gjatë përdorimit të pjesëve të montuara të mos
ketë lagështirë apo pikim.
Materialet mbushëse më të përdorshëm për këtë qëllim janë: liri, goma, kartoni,
sholla, azbesti, manganezi dhe paraniti. Përdoret edhe një lloj nastroje hidraulike por
kryesisht për lidhje me fileto të imta.
LIRI- është i përbërë nga fije të holla. Ky material përdoret gjatë lidhjeve të tubave
prej çeliku dhe të tubave të gizës në ujësjellës dhe në kanalizime.
3
Për lidhjen e gotave të tubave prej gize, liri futet në vendin e lidhjes në formë litari
pasi rrihet me çekiç me qëllim që gjatë vendosjes të mbushë vendin mirë.
Kur bëhet lidhja e tubave me filetim, liri shkriftohet shplekset nga forma e litarit dhe
merr formën e fijeve të holla. Këto fije mbështjellin vjaskat e pjesës se filetuar te tubi.
Mbështjellja bëhet në mënyrë të tillë që gjatë montimit të një rakorderie apo armature
të mos ndodhë pështjellja e fijeve të lirit. Pas vendosjes së fijeve të lirit pjesët e
filetuara lyhen me bojë minio-antiruxhio ose me një lloj paste të caktuar. Kjo bëhet
në mënyrë që izolimi të jetë sa më i mirë dhe të mos kemi rrjedhje.4
GOMA- Në punimet hidraulike përdoret gomë teknike e cila është elastike e
pathyeshme dhe nuk plasaritet. Trashësia e gomës teknike shkon nga 3 − 6 𝑚𝑚.
Kjo lloj gome është e bashkuar me pëlhura ose karton. Goma teknike përdoret për
lidhjen e fllanxhave, në saraçineska, në përgatitjen e permistopeve, në guarnicione
të ndryshme si dhe në pune të tjera hidraulike.
3
https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q=flax&oq=flax&gs_l=img.3...
155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.VzBJ3Qip8Og#imgrc=oZVThoBnghDxZM%3A
https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q=flax&oq=flax&gs_l=img.3...
155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.VzBJ3Qip8Og#imgrc=5EYgS7-8xwu9uM%3A
4 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 32
M
ɑ) b)
Fig.2 ɑ - Bima e Lirit dhe b - Liri i përpunuar.
Goma teknike ndryshon nga goma e zakonshme e cila përdoret vetëm në punimet
që kanë të bëjnë me ujë të ftohtë. Goma duke qenë një material elastik presohet
lehtë edhe mbulon mirë boshllëqet që krijohen gjatë lidhjes e bashkimit të pjesëve
metalike.
5
KARTONI- i prodhuar nga leckat përdoret për përgatitjen e guarnicioneve, të
lidhjeve e të tubacioneve në të cilat kalon ujë me temperature jo më të lartë se 100º∁
Ai ka pamjen e fleteve me trashësi nga 1 deri në 5𝑚𝑚. Më shumë përdoret kartoni
me trashësi 3 − 5𝑚𝑚. Kartoni duhet të jetë i butë, elastik e të thithë mirë vajin e lirit
pa i prishur cilësitë e tij. Kartoni ruhet në vende të thata sepse lagështira e dëmton.
Guarnicionet prej kartoni para vendosjes në vendin e lidhjes duhet të lagen me ujë
dhe të zihen në vaj liri. Përdorimi i kartonit është i kufizuar për arsye të vetive të
dobëta dhe të karakteristikave të ulëta që ka.6 7
5 http://www.tesnici-vaky.cz/technicka-pryz.html
6 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 32,33
7 http://www.packaginginnovation.com/packaging-materials/cardboard-packaging-2/3-benefits-
corrugated-cardboard-packaging/
Fig.3 Goma teknike, forma dhe dimensione të ndryshme
Fig.4 Kartoni.7
SHOLLA- Përdorimi i shollës në punimet hidraulike është i kufizuar vetëm në
përgatitjen e disa guarnicioneve të rrjetit të ujësjellësit. Ky material nuk është i
qëndrueshëm në temperature të larta.
Sholla përdoret kryesisht për formimin e kallëpeve për të krijuar forma të ndryshme
siç shihet edhe në figurën 5ɑ dhe 5𝑏
8
AZBESTI- është një material me origjinë minerali i cili ka ngjyrën si të mëndafshit.
Karakteristikë kryesore e tij është se nuk digjet. Duke shfrytëzuar këto veti të mira të
tij azbesti gjen një përdorim të gjerë në punimet hidraulike, në vendet ku ka
temperatura të larta, avull gaz etj. Ai prodhohet në formë pllakëzash ngjyrë gri, pak
elastike me trashësi 1 − 19𝑚𝑚 në formë litari ose spangoje të përbërë nga fijeza
shumë të holla që veçohen lehtë.
9
Azbesti përdoret për përgatitjen e guarnicioneve në lidhjet e tubave me fllanxhe për
të mbushur permistopet dhe detale të tjera të pajisjeve hidraulike. Kur është në
formë kartoni ai duhet të jetë elastik dhe i plotë. Ai nuk duhet të këputet apo të
mbështillet rreth një cilindri me diametër 100𝑚𝑚.10
8 http://www.noctigroup.com/model-making-sole-molding/
9 http://www.pzc.nl/regio/pvz-bezorgd-over-gebruik-asbest-in-drinkwaterleidingen-zeeland-1.1705630
10 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 33
ɑ) b)
Fig. 5 Sholla.
ɑ) b) c)
Fig.6 Azbesti ɑ), gypat prej azbestit b) dhe c).
Litari i thurur prej fijesh të bashkuara siç shihet në figurën 7 ɑ dhe 7𝑏, duhet të jetë i
fortë, elastik, të mos këputet e të mos shpërbëhet. Pllakëzat përgatiten me trashësi
1 − 12𝑚𝑚 por më
shpesh përdoren
ato me trashësi
3 − 6𝑚𝑚.
11
MANGANEZI-
është një lëndë pak a shumë e ngurtë në formën e kallëpit të sapunit. Ai ka ngjyrë të
zezë në gri. Manganezi është një material që i qëndron shumë temperaturave të
larta dhe zjarrit.12
Në saje të kësaj
cilësie ai përdoret për
lidhjen e elementeve
metalike të kaldajave
po nuk përdoret në
formë kallëpi. Me parë
ai thërrmohet, bluhet,
derisa të bëhet si
miell, pastaj gatuhet
me vaj liri duke e
kthyer në një pastë të butë dhe
elastike. Manganezi nuk duhet të
përmbajë kokrra sepse atom und të
krijojnë boshllëqe në vendin e lidhjes
së elementeve. E metë e këtij
materiali është se me kalimin e
kohës bëhet i thyeshëm dhe krijon
plasaritje.13 14
PARANITI- është një përzierje e
fijeve të azbestit me gomë dhe me disa elemente tjera. Ai përgatitet në fletë me
trashësi prej 0,5 − 6𝑚𝑚. Është elastik dhe duron temperatura të larta. Përdorimi i tij
në hidraulikë është i gjithanshëm sidomos në përgatitjen e guarnicioneve të
tubacioneve dhe të armaturës ku qarkullon avulli ose ujë shumë i nxehtë.
11 http://www.emsesizdirmazlik.com/en/urunic.php?id=102
12 http://www.mttec.net/en/manganese.php
13 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 33,34
14 http://www.shapefoods.com/ , http://www.universaltradelinks.com/product-foundry/coal-dust/
ɑ) b)
Fig. 7 Litari i azbestit ɑ dhe b.11
.
ɑ) b)
Fig. 8 Manganeziti i pa përpunuar, a dhe b.12
a) b)
Fig.9 Pluhuri i Mg -a), Vaji i Lirit -b).14
3.1 TUBAT FLEKSIBEL
Tubat fleksibel(𝑓𝑖𝑔. 10) janë material të cilat përdorën në tekniken e instalimit gjatë
montimit të aparaturave sanitare dhe të pajisjeve të ndryshme si pompa, bojlerë,
ngrohës, depozita etj.
Duke u nisur nga qëllimi i përdorimit dhe kushtet e punës (𝑝𝑟𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑖 𝑝𝑢𝑛ë𝑠) tubat
fleksibel prodhohen në formë, përbërje, ndërtim e gjatësi të ndryshme.
Sipas qëllimit të përdorimit kemi këto lloje tubash:
1. Tuba fleksibel për lidhje të shkurtra deri 60 𝑐𝑚 në rrjetin e furnizimit me ujë,
2. Tuba fleksibel për lidhjen e grupeve të dushit (𝑝ë𝑟𝑧𝑖𝑒𝑟ë𝑠𝑒𝑣𝑒) me kokën larëse
të tij,(𝑡𝑒𝑙𝑒𝑓𝑜𝑛𝑖𝑡) Tub fleksibel gome ose plastik (𝑧𝑜𝑟𝑟ë) për përdorime të
ndryshme.
Përdorimi i tubave të tillë është i madh për faktin e lehtëson lidhjen ndërmjet dy
pikave të rrjetit pavarësisht nga pozicioni reciprok i këtyre pikave.
Në standardet e prodhimit ka një seri tubash që kanë specifikat e veta. Kështu për
grupin e parë të tubave për lidhje të shkurtra kemi tuba për presion normal dhe tuba
për presion të lartë. Pavarësisht nga qëllimi i
përdorimit ndërtimi i tyre është i njëllojtë. Një tub
fleksibel është i ndërtuar nga këto pjesë:
a) tub gome,
b) Veshje me thurje,
c) Rekordet lidhëse,
d) Fasheta shtrënguese,
e) Pjesët e filetuara , 15
f) Gomna izoluese.
Pjesët e filetuara të tubit mund të jenë dy llojesh pavarësisht nga kombinimet e
ndryshme të përmasave.
1. Femër – Femër (FF)
2. Femër – Mashkull (FM)
Montimi i tubave fleksibel bëhet sipas parimit të lidhjes me fileto duke përdorur
materiale dendësuese si li, bojë, pastë etj. për fileton mashkull ndërsa për fileton
femër sipas parimit të montimit të holandezes në prani të një guarnicioni ndërmjetës.
Montimi duhet të bëhet me kujdes në mënyrë që te eliminohen mundësitë e rrjedhjes
dhe dëmtimi i tubit.16
17
15 http://tecksionghuat.com/?wpcproduct=ss-flexible-hose
16 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 45,46
Fig.10 Tubat Fleksibel.
Fig.11 Tubat e tipit F-M dhe FF.
Për këtë gjatë montimit duhet të kemi parasysh këto momente:
1. Shtrëngimi i pjesës me fileto mashkull të bëhet në pjesën 6 këndore të tubit
pa prekur fasheten shtrënguese,
2. Shtrëngimi i pjesës me fileto femër të bëhet me dorë dhe vetëm pjesa
përfundimtare e shtrëngimit me çelës duke mbajtur në kontralëvizje fasheten
shtrënguese (𝑚𝑒 𝑝𝑖𝑛𝑐ë) për të mos patër përdredhje të tubit dhe dëmtim të tij,
3. Në pjesën e tubit të mos ketë papastërti që pengojnë shtrëngimin e tij,
4. Të mos krijojmë shtypje, palosje përdredhje të tubit, sepse një gjë e tillë mund
të çojë në rrjedhje, bllokim, çarje e dëmtim të tij,
5. Tubat fleksibel nuk duhet të goditen sepse dëmtohen.
Tubat fleksibel të grupit të parë prodhohen sipas standardeve
 Tub fleksibel i veshur me 7 fije inox.
Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚
Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½
dhe FM ½ .
 Tub fleksibel i veshur me 7 fije alumini
Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚
Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½
dhe FM ½ .
 Tub fleksibel i forcuar me fije neylon
Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚
Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½
dhe FM ½
 Tub fleksibel në plastikë P.V.C.
Gjatësia 20 − 30 − 40 − 50 − 60 𝑐𝑚
 Tub fleksibel me tuba të kombinuar
Gjatësia 20-25-30-35-40-45-50-55-60𝑐𝑚
Dimensioni më i përdorshëm është FF ½
 Tub fleksibel i kombinuar në formë e filetos katrore
(𝑣𝑒𝑠ℎ𝑗𝑎 𝑙𝑎𝑚𝑖𝑛𝑎𝑟𝑒 𝑚𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑖𝑙 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟)
Dimensioni 30 − 40 − 50 − 60 𝑐𝑚
Ky lloj tubi është tub fleksibel i sertë.18
17 http://tecksionghuat.com/?page_id=17
18 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe46
Standardi i prodhimit për grupin e dytë paraqet këtë standard:
 Tub fleksibel me veshje të kromuar për dushe
Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾
Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚
 Tub fleksibel me veshje të kromuar me dado
kromi standard për fiksim me mbajtësen e
kokës së dushit.
Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾
Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚 19
 Tub fleksibel me veshje dopio të kromuar
Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾
Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚
 Tub fleksibel me veshje dopio të kromuar me kokë konike për montim në
kokën e dushit
 Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ¾
Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚
 Tub fleksibel për dush me veshje plastike.
Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾
Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚
 Tub fleksibel dushi me veshje plastike P.V.C
Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾
Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚
 Tub fleksibel i veshur me fije najloni për ri forcim. 20
Standardi i prodhimit FF ½ dhe ½ x ¾
Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚
 Tub fleksibel plastik i ri forcuar me fije metalike
Standardi i prodhimit FF ½ dhe ½ x ¾
Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚
 Tub fleksibel në një anë me ganxhe për varje me përforcim metalik
Standardi i prodhimit F ½ dhe F ¾
Gjatësia 100 − 120 − 150 𝑐𝑚.
Për grupin e tretë standardet e prodhimit kanë dimensione ½ , ¾ dhe 1 police. Këto
përdoren për larje, për transport uji në gjatësi të ndryshme dhe prodhohen rulo, pra
me gjatësi 50 − 100 𝑚. Theksojmë se për të gjithë llojet e tubave fleksibel të
përmendur më lart standardet e prodhimit parashikojnë prodhim në presionet bazë
deri 4 𝑎𝑡𝑚 dhe presione me të larta të cilat përdoren për procese të veçanta pune
dhe montimi si lidhje pompash, në rrjetet me presion të lartë etj.21
19 http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible
20 http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible
21 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 47,48.
Fig.12 Tubi fleksibel i Tushit.
Fig.13 Tubi fleksibel P.V.C
4.1 PJATAT E DUSHIT
Është një pajisje që vendoset në nyje sanitare në mjedise të ndryshme civile apo
shoqërore.
Zakonisht përgatiten prej materiali gizë të smaltuar ose prej porcelani. Në mjedise
publike zakonisht vendosen prej gize sepse janë më të qëndrueshme sepse edhe
kujdesi në këto mjedise është më i vogël. Format e pjatave të dushit janë të
ndryshme:
Katrore me përmasa 800 − 800𝑚𝑚 ose mund të kenë edhe forma drejtkëndore,
poligonale ose harkore. Pjesa e ndenjëses së njeriut bëhet e valëzuar edhe për
efektin estetik dhe për të shmangur efektin e rrëshqitjes. Pllakat e dushit montohen
me sifon përkatës dhe montimi bëhet para vendosjes së pllakave.22
Vendosja e pllakës së dushit bëhet horizontalisht sepse pjerrësia e piletes është
llogaritur në ndërtimin e saj. Për shkarkimin e ujërave këto pllaka janë të pajisura me
pileta shkarkimi e cila përfundon me një sifon shkarkimi. Kabina që rrethon pjatën e
cila mund të jetë xham ose perde plastmase ka për qëllim mos përhapjen e ujit në
dysheme dhe për të krijuar një temperaturë larjeje normale. 23
22 http://www.mx-group.com/products/shower-trays/optimum/
23 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 64, 65.
𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘ë𝑛𝑑𝑜𝑟𝑒 90𝑥90
Fig.14 c.22
𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟ë 80𝑥80
Fig.14 b.22
𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟 75𝑥75
Fig.14 a.22
5.1 VEGLAT PËR PËRPUNIMIN E TUBAVE
TË BAKRIT
Në tekniken e përpunimit të tubave përdoren një sërë veglash të ndryshme, të
paraqitura në figurat si më poshtë.
Teletubi i cili përdoret për të prerë tubat e bakrit të dimensioneve të ndryshme.
Prerja realizohet duke e rrotulluar teletubin në mënyrë që tehu prerës të presë.
Pajisja për kthimin e tubave në të ftohtë me anë të së cilës realizojmë kthesa të buta
pa e dëmtuar tubin, pa e shpërthyer atë. Pajisjet kalibruese të tubave përdoren për
të rregulluar diametrat e tubave si të brendshme dhe të jashtme, kur nuk realizohet
a kopjimi i rregullt.
Furça e pastrimit pastron tubat para procesit të ngjitjes.24
25
26
27
24 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 103
25 http://www.imperial-tools.com.au/
26 http://www.tongscorp.com/
27 http://www.hubbellcatalog.com/hps/datasheet.asp?PN=M445592&FAM=hot_line_tools
Fig.15 a) Teletub për prerjen e tubave, b), c)Pajisjet për kthimin e tubave të bakrit
Fig.16 a)Pajisja kalibruese për tuba të bakrit. b),c)Kalibruesit.26
Fig.17 a) Furça klasike. b),c) Furçat profesionale për tuba të bakrit.27
a
b
c
a cb
a
b
c
Saldimi i tubave të bakrit ndjek këtë radhë pune:
Para se të bëni një saldim të tubave të bakrit ju duhet të dini: (𝑓𝑖𝑔. 18)28 29
28 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 104
29 http://www.diynetwork.com/how-to/skills-and-know-how/plumbing/how-to-solder-copper-pipe-using-a-propane-torch
1. Prerja e tubave të bakrit e cila
duhet bërë drejt dhe mund të
bëhet me sharrë ose me teletub.
2. Pastrimi i pjesëve që do të
ngjiten.
3. Fshirja e pjesëve që do të ngjiten
4. Vendosja e ngjitjes
5. Lyerja me solucion pastrues
yndyrash dhe që ndihmon ngjitjen
Fig.18 .29
6. Ngrohja me flakë e tyre dhe
realizimi i ngjitjes
6.1 LIDHJA E TUBAVE PLASTIKË PËR INSTALIME
TË RRJETIT TË INSTALIMEVE TË FURNIZIMIT
Në instalimet e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit krahas tubave të zinkuar
përdoren edhe tuba plastikë P.V.C të cilat dita e ditës po gjejnë përdorim
praktik të madh në instalimet e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit. Këto lloj
tubash prodhohen në diametra të ndryshëm nga 20𝑚𝑚 deri 90𝑚𝑚.
Fusha e përdorimit të tyre për ujë të ftohtë dhe për ujë të ngrohtë dhe për
presione të ndryshme që shkojnë nga 5 − 25 𝑏𝑎𝑟.
Në varësi të dimensioneve të tubave kemi edhe llojet e ndryshme të
rekorderive të cilat shërbejnë për plotësimin e rrjetit të ujësjellësit për të gjitha
dimensionet e tubave.
Instalimi me tuba plastikë ka disa veçori në krahasim me rrjetin e instalimit me
tuba xingato për sa më poshtë.
1. Janë të pastër në përdorim, pra mundësia e korrozionit është
inegzistenet, janë praktike në përdorim, kanë garanci teknike, janë të
shpejtë në montim, dhe janë shumë ekonomike.
2. Kanë peshë të lehtë, garanci shfrytëzimi si dhe praktikisht të
kënaqshëm në kushte higjenosanitare.
3. Tubat dhe rekorderiet prodhohen edhe me ngjyra të ndryshme të cilat
kanë karakteristika të veçanta.
Është mirë që gjatë instalimit të përdoret një lloj ngjyre sepse do të kemi
garanci më të madhe në bashkimin e tyre me ngritje sepse kërkohet një lloj
përshtatje e materialit të tubit (𝑞ë 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑜𝑛 𝑘𝑖𝑚𝑖𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑛𝑔𝑗𝑦𝑟𝑎) me
rekorderite përkatëse.
Në tabelën e mëposhtme jepen disa lloje prodhimesh të tubave plastikë në
të cilën përcaktohen diametri i jashtëm (𝑚𝑚) ,trashësia e mureve të tubit
(𝑚𝑚)dhe pesha për metër e tyre, sipas presioneve që ato përballojnë.
Në fig19 jepet mënyra e lidhjes e materialit plastik me atë metalik në rakorderi
të ndryshme.30
31
30 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 106
31 http://nilkanthmarketing.com/index.php?page=home
Fig.19 a),b) Valvulat plastike P.V.C dhe c). Bërryli 90º.
Ndër rakorderitë që përdoren në rrjetin me tuba plastikë përmendim si më
poshtë në fig. 20, 1-19(figurat): 32
32 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 107,108
1. Bërryli i thjeshtë me ngjitje në dimensione
𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 90 𝑚𝑚. Ky lloj bërryli është
femër-femër dhe shërben për të lidhur dy tuba nën
këndin 90º.
2. Bërryli femër-mashkull me dimensione
𝑑 = 20,25,32 𝑚𝑚. dhe shërben për të lidhur një tub me
një rakorderi tjetër ose armaturë.
3. Xhunto me fileto femër e cila shërben për të
lidhur një rrjet me tuba plastikë me një pjesë që
është e filetuar. Prodhimet janë të ndryshme si
d= 20 − ½ , 20 − ¾, 25 − ¾ , 32 − ¾, 32 − 1, 40 −
1 ¼, 50 − 1 ½ ,63 − 2, 75 − 2 ½ .
4. Xhunto me fileto femër e cila në anën tjetër
duhet të lidhet me një rekorderi femër me
dimensione 𝑑 = 20 − ½ , 25 − ½ , 25 − ¾ , 32 −
¾ , 32 − 1.
5. Bërryli në një anë me fileto dhe në anën tjetër me
ngjitje me dimensione d= 20- ½ , 20- ¾ ,25- ½ ,25- ¾ ,
32- ¾ , 32-1. Kjo rekorderi shërben për të lidhur rrjetin
me tuba plastikë me një rekorderi apo rrjet me tuba
me fileto
r33
33 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 108,109
6. Bërryl 90 gradë me fileto femër e cila ka
diametra 𝑑 = 20 − ½ , 20 − ¾ , 25 − ½ , 25 −
¾ , 32 − ¾ , 32 − 1. qëllimi i saj është si rekorderia 5
7. Bërryli me fileto me mbështetje fikësuese në
mjedis 𝑑 = 20 − ½ . Përdoret në ato vende kur
duam të shfrytëzojmë brulet edhe si mjet fiksimi në
mur të rrjetit që po instalojmë.
8. Ti e filetuar me fileto mashkull e cila mund të
jetë në përmasa 𝑑 = 20 − ½ − 20, 20 − ¾ − 20, 25 −
½ − 25, 25 − ¾ − 25, 32 − ½ − 32, 32 − ¾ − 32, 32 −
1 − 32. Kjo rekorderi lejon mundësinë e lidhjes së
pjesëve të filetuara në rrjetin me tuba plastikë.
9. Ti reduktuese me ngjitje me dimensione
𝑑 = 25 − 20 − 25, 25 − 20 − 20, 25 − 25 − 20, 32 −
20 − 32, 32 − 32 − 25, 32 − 25 − 32, 32 − 25 − 25, 40 −
32 − 40, 50 − 40 − 50, 63 − 50 − 63, 75 − 53 − 75, 90 −
75 − 90.
10. Reduksion i cili shërben për të lidhur tuba me
dimensione të ndryshme si 𝑑 = 25 − 20, 32 − 20, 32 −
25, 40 − 25, 40 − 32, 50 − 25, 50 − 32, 50 − 40, 63 − 32,
63 − 40, 63 − 50, 75 − 40, 75 − 50, 75 − 63, 90 − 50, 90 −
63, 90 − 75.
11. Tri degësh këndor i cili shërben për
të lidhur tre tuba dhe mund të jetë
me fileto femër ose mashkull në
njërën nga daljet. Kryesisht prodhohet
në diametër 𝑑 = 20𝑚𝑚
r34
34 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 109,110
12, Buketoni është një rekorderi e cila në njërën anë
me ngjitje e në anën tjetër është në rolin e një
holandezi me fileto. Mund të jetë e drejtë ose në
kënd 90 gradë me dimensione d= 20- ¾ , 25-1, 32- ¼
13. Bërryl i thjeshtë me kënd 45 gradë me
dimensione 𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚
Shërben për të lidhur me ngjitje dy tuba nën një
kënd 45 gradë.
14. Ti e thjeshtë e cila shërben për të lidhur tre
tuba të të njëjtit dimension me ngjitje me
dimensione 𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚.
15. Manikotë e thjeshtë plastike e cila shërben për
të bashkuar dy tuba me të njëjtin dimension në
gjatësi të njëri tjetrit me dimensione
𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63,75 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚
16. Ti e filetuar në një anë femër ose
mashkull e cila shërben për të lidhur dy
tuba me të njëjtin diametër me ngjitje me
një tub apo diçka tjetër me fileto sipas
dimensioneve d= 20- ½ -20, 20- ¾ -20, 25- ½
-25, 25- ¾ -25, 32- ½ -32, 32- ¾ -32, 32-1-32.
17. Kalesë e thjeshtë plastike me
dimensione 20, 25, 32, 40 etj.
Fig.20, 1-19.35
36
35 http://tomsoncpvc.tradeindia.com/cpvc-elbow--1267139.html
http://www.homedepot.com/p/KBI-1-2-in-CPVC-CTS-90-Degree-Street-Elbow-RCL-0500-S/204186845
http://www.dmdindustries.in/upvc-fittings.html
http://rehome.en.made-in-china.com/product/tvenJMcbYlhU/China-CPVC-Pipe-Fitting-of-90-Deg-Male-Elbow-
Copper-Thread.html
https://www.google.com/search?q=cpvc+elbow&biw=1366&bih=667&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKE
wiGr8GAi7jJAhUCgXIKHYZKAfQQ_AUIBigB#tbm=isch&tbs=rimg%3ACc5sp08ktqq2Ijho-
1n0WroD9OOux4wVfqboz_1ccjNTj5JVREfZFmvj-
nfnyzOilEt8oHWf1RvfyoezKBkz4Hza7TCoSCWj7WfRaugP0Ef0dLg3Z07xbKhIJ467HjBV-
pugRErae9CMkr1EqEgnP9xyM1OPklREtYKD6CpwWCioSCVER9kWa-P6dEdaVy80sl4LaKhIJ-
fLM6KUS3ygRPNqLI7kTJ84qEgkdZ_1VG9_1Kh7BGMjv1CKho1EioSCcoGTPgfNrtMEQFgyUAjTUFF&q=cpvc%20elbow&im
grc=_
http://cntianyan.en.made-in-china.com/productimage/svomtcNurpWF-2f1j00YKqQBsvEEkbO/China-CPVC-Pipe-
Pipe-Fittings-DIN-Stop-Valve-Brass-T21-.html
36 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 111
18. Tre degësh këndor me ngjitje i cili
shërben për të lidhur tre tuba nën kënd
90 gradë. Prodhohet me dimensione
𝑑 = 20 − 20 − 20.
19. Përveç rakorderive të
ndryshme në rrjetin e tubave
plastikë prodhohet dhe
përdorën edhe armatura të
ndryshme si valvule,
saraçineske, apo manikote
elektrike me dimensione si
𝑑 = 20, 25, 30. për saraçineska dhe valvola të thjeshta dhe të gjitha dimensionet e
përmendura më lartë për manikotat elektrike.
PËRFUNDIMI
Në këtë punim seminari kam shtjelluar temat të ndryshme si: Llojet e lëvizjes së
lëngjeve, Materialet e dendësimit, Tubat fleksibel, Pjatat e dushit, Veglat për
përpunimine tubave të bakrit dhe Lidhja e tubave plastikë për instalime të
rrjetit të instalimeve të furnizimit.
Gjatë punimit të këtij seminari jam bazuar kryesisht në librin e dhënë nga prof.
Kastriot Buza ,ku njëherit është autor i librit ‘’Hidroinstalimet’’ i botuar në tetor
të vitit 2008, Unë i kam përshkruar këto tema të marrura nga libri i lartëcekur
dhe i kam përshtatur e shoqëruar me fotografi përkatëse të cilat i japin një
kuptim këtyre temave që të jenë më të kuptimshme për lexuesit të cilët nuk
kanë njohuri për këto tema të shtjelluara në këtë punim seminari, gjithashtu
punën kryesore e kam kryer në internet duke shfletuar dhjetra webfaqe për ti
shkarkuar imazhet përkatëse për arsye të spjegimit sa më korrket të këtyre
temave që kisha për detyrë, dhe në fund jam i kënaqur për punën e bërë në
shtjellimin e këtyre tamave të caktuara nga prof. Kastriot Buza.
PËRMBAJTJA
Fleta e parë me shënime të përgjithëshme...........................................................1
Pjesa e parë................................................................................................................2
1.1 Llojet e lëvizjes së lëngjeve.............................................................................3-4
Pjesa e dytë................................................................................................................5
2.1 Materialet e dendësimit..................................................................................6-9
3.1 Tubat fleksibel...............................................................................................10-12
4.1 Pjata e dushit.....................................................................................................13
5.1 Veglat për përpunimin e tubave të bakrit...............................................14-15
6.1 Lidhja e tubave Plastikë për instalime të rrjetit të instalimeve të
furnizimit...............................................................................................................16-20
Përfundimi.................................................................................................................21
Përmbajtja................................................................................................................22
Literatura...................................................................................................................23
LITERATURA
Literatura bazë është shfrytëzuar nga libri ‘’HIDROINSTALIMET’’ i autorit Dr. sc.
Kastriot A. Buza, prof. ass. i botuar në tetor 2008.
Burime nga interneti duke i hulumtuar dhjetëra webfaqe në lëmim e
hidroinstalimeve si:
https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q
=flax&oq=flax&gs_l=img.3...155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.V
zBJ3Qip8Og#imgrc=oZVThoBnghDxZM%3A
https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q
=flax&oq=flax&gs_l=img.3...155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.V
zBJ3Qip8Og#imgrc=5EYgS7-8xwu9uM%3A
http://www.tesnici-vaky.cz/technicka-pryz.html
http://www.packaginginnovation.com/packaging-materials/cardboard-packaging-2/3-
benefits-corrugated-cardboard-packaging/
http://www.noctigroup.com/model-making-sole-molding/
http://www.pzc.nl/regio/pvz-bezorgd-over-gebruik-asbest-in-drinkwaterleidingen-zeeland-
1.1705630
http://www.emsesizdirmazlik.com/en/urunic.php?id=102
http://www.mttec.net/en/manganese.php
http://www.shapefoods.com/ , http://www.universaltradelinks.com/product-foundry/coal-
dust/
http://tecksionghuat.com/?wpcproduct=ss-flexible-hose
http://tecksionghuat.com/?page_id=17
http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible
http://www.mx-group.com/products/shower-trays/optimum/
http://www.imperial-tools.com.au/
http://www.tongscorp.com/
http://www.hubbellcatalog.com/hps/datasheet.asp?PN=M445592&FAM=hot_line_tools
http://www.diynetwork.com/how-to/skills-and-know-how/plumbing/how-to-solder-copper-
pipe-using-a-propane-torch
http://nilkanthmarketing.com/index.php?page=home
http://tomsoncpvc.tradeindia.com/cpvc-elbow--1267139.html
http://www.homedepot.com/p/KBI-1-2-in-CPVC-CTS-90-Degree-Street-Elbow-RCL-0500-
S/204186845
http://www.dmdindustries.in/upvc-fittings.html
http://rehome.en.made-in-china.com/product/tvenJMcbYlhU/China-CPVC-Pipe-Fitting-of-
90-Deg-Male-Elbow-Copper-Thread.html
https://www.google.com/search?q=cpvc+elbow&biw=1366&bih=667&source=lnms&tbm=is
ch&sa=X&ved=0ahUKEwiGr8GAi7jJAhUCgXIKHYZKAfQQ_AUIBigB#tbm=isch&tbs=rimg%3ACc
5sp08ktqq2Ijho-1n0WroD9OOux4wVfqboz_1ccjNTj5JVREfZFmvj-
nfnyzOilEt8oHWf1RvfyoezKBkz4Hza7TCoSCWj7WfRaugP0Ef0dLg3Z07xbKhIJ467HjBV-
pugRErae9CMkr1EqEgnP9xyM1OPklREtYKD6CpwWCioSCVER9kWa-P6dEdaVy80sl4LaKhIJ-
fLM6KUS3ygRPNqLI7kTJ84qEgkdZ_1VG9_1Kh7BGMjv1CKho1EioSCcoGTPgfNrtMEQFgyUAjTUFF
&q=cpvc%20elbow&imgrc=_
http://cntianyan.en.made-in-china.com/productimage/svomtcNurpWF-
2f1j00YKqQBsvEEkbO/China-CPVC-Pipe-Pipe-Fittings-DIN-Stop-Valve-Brass-T21-.html
Hidroinstalimet, Punim Seminari

More Related Content

Viewers also liked

Materiale ndertimore ii çeliku
Materiale ndertimore  ii çelikuMateriale ndertimore  ii çeliku
Materiale ndertimore ii çelikushkumbin muzlijaj
 
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudiDokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudiShpejtim Rudi
 
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Rrahim Maksuti
 
PDF - analisis estructural
PDF - analisis estructuralPDF - analisis estructural
PDF - analisis estructuralVictor Junior
 
นำเข้าข้อมูล Postgres.postgis
นำเข้าข้อมูล Postgres.postgisนำเข้าข้อมูล Postgres.postgis
นำเข้าข้อมูล Postgres.postgisSP Chang
 
Pgp31148 deepika corp innovation at 3_m
Pgp31148 deepika corp innovation at 3_mPgp31148 deepika corp innovation at 3_m
Pgp31148 deepika corp innovation at 3_mDeepika Saxena
 
Shravyashree Selenium Automation 3+yrs exp
Shravyashree Selenium Automation 3+yrs expShravyashree Selenium Automation 3+yrs exp
Shravyashree Selenium Automation 3+yrs expShravyashree Achar M
 
Gentrit Kastrati materiale ndertimore forma dhe madhesia e ag
Gentrit Kastrati materiale ndertimore  forma dhe madhesia e agGentrit Kastrati materiale ndertimore  forma dhe madhesia e ag
Gentrit Kastrati materiale ndertimore forma dhe madhesia e agGentrit Kastrati
 
Untitled
UntitledUntitled
Untitledalmuii
 
Openlayers เพิ่มชั้นข้อมูล buu ลงในเว็บ localhost
Openlayers เพิ่มชั้นข้อมูล buu ลงในเว็บ localhostOpenlayers เพิ่มชั้นข้อมูล buu ลงในเว็บ localhost
Openlayers เพิ่มชั้นข้อมูล buu ลงในเว็บ localhostSP Chang
 
แคปเจอร์การแปลงพิกัด Porj4js
แคปเจอร์การแปลงพิกัด Porj4jsแคปเจอร์การแปลงพิกัด Porj4js
แคปเจอร์การแปลงพิกัด Porj4jsSP Chang
 
1Materiale Ndertimore- forma dhe madhesia e AG
1Materiale Ndertimore- forma dhe madhesia e AG1Materiale Ndertimore- forma dhe madhesia e AG
1Materiale Ndertimore- forma dhe madhesia e AGGentrit Kastrati
 
Cloud Computing
Cloud ComputingCloud Computing
Cloud ComputingUOS
 
Untitled
UntitledUntitled
Untitledalmuii
 

Viewers also liked (16)

Materiale ndertimore ii çeliku
Materiale ndertimore  ii çelikuMateriale ndertimore  ii çeliku
Materiale ndertimore ii çeliku
 
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudiDokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
 
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
 
Ngrohja qëndrore
Ngrohja qëndroreNgrohja qëndrore
Ngrohja qëndrore
 
PDF - analisis estructural
PDF - analisis estructuralPDF - analisis estructural
PDF - analisis estructural
 
นำเข้าข้อมูล Postgres.postgis
นำเข้าข้อมูล Postgres.postgisนำเข้าข้อมูล Postgres.postgis
นำเข้าข้อมูล Postgres.postgis
 
Pgp31148 deepika corp innovation at 3_m
Pgp31148 deepika corp innovation at 3_mPgp31148 deepika corp innovation at 3_m
Pgp31148 deepika corp innovation at 3_m
 
Shravyashree Selenium Automation 3+yrs exp
Shravyashree Selenium Automation 3+yrs expShravyashree Selenium Automation 3+yrs exp
Shravyashree Selenium Automation 3+yrs exp
 
Gentrit Kastrati materiale ndertimore forma dhe madhesia e ag
Gentrit Kastrati materiale ndertimore  forma dhe madhesia e agGentrit Kastrati materiale ndertimore  forma dhe madhesia e ag
Gentrit Kastrati materiale ndertimore forma dhe madhesia e ag
 
Untitled
UntitledUntitled
Untitled
 
Openlayers เพิ่มชั้นข้อมูล buu ลงในเว็บ localhost
Openlayers เพิ่มชั้นข้อมูล buu ลงในเว็บ localhostOpenlayers เพิ่มชั้นข้อมูล buu ลงในเว็บ localhost
Openlayers เพิ่มชั้นข้อมูล buu ลงในเว็บ localhost
 
Johns-CV2
Johns-CV2Johns-CV2
Johns-CV2
 
แคปเจอร์การแปลงพิกัด Porj4js
แคปเจอร์การแปลงพิกัด Porj4jsแคปเจอร์การแปลงพิกัด Porj4js
แคปเจอร์การแปลงพิกัด Porj4js
 
1Materiale Ndertimore- forma dhe madhesia e AG
1Materiale Ndertimore- forma dhe madhesia e AG1Materiale Ndertimore- forma dhe madhesia e AG
1Materiale Ndertimore- forma dhe madhesia e AG
 
Cloud Computing
Cloud ComputingCloud Computing
Cloud Computing
 
Untitled
UntitledUntitled
Untitled
 

More from Gentrit Kastrati

Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiGentrit Kastrati
 
Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiGentrit Kastrati
 
2Materiale Ndertimore - P. Granulometrike
2Materiale Ndertimore - P. Granulometrike2Materiale Ndertimore - P. Granulometrike
2Materiale Ndertimore - P. GranulometrikeGentrit Kastrati
 
Gentrit Kastrati 2 materiale ndertimore p. granulometrike
Gentrit Kastrati 2 materiale ndertimore   p. granulometrikeGentrit Kastrati 2 materiale ndertimore   p. granulometrike
Gentrit Kastrati 2 materiale ndertimore p. granulometrikeGentrit Kastrati
 
Gentrit Kastrati,Internet Explorer,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Internet Explorer,Punim SeminariGentrit Kastrati,Internet Explorer,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Internet Explorer,Punim SeminariGentrit Kastrati
 
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim SeminariGentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim SeminariGentrit Kastrati
 

More from Gentrit Kastrati (7)

Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit Kastrati
 
Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastrati
 
2Materiale Ndertimore - P. Granulometrike
2Materiale Ndertimore - P. Granulometrike2Materiale Ndertimore - P. Granulometrike
2Materiale Ndertimore - P. Granulometrike
 
Gentrit Kastrati 2 materiale ndertimore p. granulometrike
Gentrit Kastrati 2 materiale ndertimore   p. granulometrikeGentrit Kastrati 2 materiale ndertimore   p. granulometrike
Gentrit Kastrati 2 materiale ndertimore p. granulometrike
 
Gentrit Kastrati,Internet Explorer,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Internet Explorer,Punim SeminariGentrit Kastrati,Internet Explorer,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Internet Explorer,Punim Seminari
 
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim SeminariGentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
 
Gentrit Kastrati
Gentrit KastratiGentrit Kastrati
Gentrit Kastrati
 

Hidroinstalimet, Punim Seminari

  • 1. Studenti: Gentrit Kastrati UNIVERSITETI I PRISHTINËS”HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I EDUKIMIT-PRISHTINË DEPARTAMENTI:TEKNOLOGJI-INFORMATIKË VITI I KATËRT:VITI AKADEMIK 2015/2016 HIDROINSTALIMET Prof.Asoc.Dr. Kastriot Buza Prishtinë, nëntor 2015
  • 3. 1.1 LLOJET E LËVIZJES SË LËNGJEVE ër të pasur një koncept të drejtë mbi problemet në hidraulikë dhe për të zgjidhur ato drejt duhet të njihen dhe llojet e lëvizjes së lëngjeve të cilat bazohen në shpejtësinë e lëvizjes së çdo pike dhe nga presioni. -Lëvizje të qëndrueshme ku shpejtësia e rrjedhjes dhe presioni hidrodinamik i çdo pike në një seksion të gjallë nuk ndryshon me kalimin e kohës. Një lëvizje të tillë kemi tek lëngjet që rrjedhin nga të gjitha enët me vrima, niveli i të cilave nuk ndryshon. -Lëvizje të qëndrueshme(𝑠𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑟𝑒) mund të jetë e njëtrajtshme ose jo e njëtrajtshme. Në rastin e parë shpejtësia e një pike në një seksion të gjallë nuk ndryshon, ndërsa në rastin e dytë ajo nuk ndryshon kur kalon nga një seksion i gjallë në tjetrin. -Lëvizje jo e qëndrueshme (𝑗𝑜 𝑠𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑟𝑒) në të cilën shpejtësia e rrjedhjes dhe presioni hidrodinamik i çdo pike në një seksion të gjallë ndryshojnë me kalimin e kohës. Një lëvizje të tillë kemi në lëngjet që rrjedhin nga enët me vrima niveli i të cilave ndryshon. Sipas faktorëve që ndikojnë në lëvizjen e lëngjeve kemi: -Lëvizje të detyruara që realizohen në saje të veprimit mbi lëng të forcave të jashtme mekanike(𝑝. 𝑠ℎ. 𝑚𝑒 𝑎𝑛ë𝑛 𝑒 𝑝𝑜𝑚𝑝𝑎𝑣𝑒). -Lëvizje e lirë që realizohet për shkak të forcës së rëndesës (𝑔𝑟𝑎𝑣𝑖𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡) Në këtë lloj lëvizje p.sh. lëvizja e ujit në lumenj, apo lëvizja e ujit në tubat e shkarkimeve në rrjetat përkatëse. Sipas drejtimit të vijave të rrymës kemi: -Lëvizje me regjim laminar në të cilin vijat e rrymës lëvizin paralele me njëra tjetrën. Fig.1ɑ -Lëvizje me regjim turbulent ku vijat e rrymës apo shtresat e lëngut gërshetohen me njëra - tjetrën. Fig.1b 1 ɑ) b) 1 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 8,9 P Fig.1 ɑ, b
  • 4. Regjimi laminar ngjet me lëngjet viskoze kur lëvizin me shpejtësi të vogël, kurse regjimi turbulent ndodh në lëngjet me viskozitet të vogël që lëvizin me shpejtësi të madhe. Në lëvizjen e lëngjeve është e rëndësishme të njihen dhe të merren në konsideratë rezistencat hidraulike të cilat janë pengesa që has lëngu në lëvizje. Këto pengesa lindin për shkak të forcave të fërkimit të jashtme (𝑓ë𝑟𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑟𝑟𝑦𝑚ë𝑠 𝑛ë 𝑓𝑎𝑞𝑒𝑡 𝑒 𝑡𝑢𝑏𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑜𝑠𝑒 𝑡ë 𝑘𝑎𝑛𝑎𝑙𝑒𝑣𝑒) dhe forcave të fërkimit të brendshme(𝑣𝑖𝑠𝑘𝑜𝑧𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡). Pengesat lindin gjithashtu dhe si pasoje e ndryshimit të drejtimit të rrymës dhe të shpejtësisë së saj. Për arsye të rezistencave hidraulike energjia e përgjithshme e lëngut zvogëlohet dhe kjo është problem që duhet të merret parasysh në projektimin e rrjetave hidraulike. Humbjet lineare të presionit përcaktohen në metodat e projektimit me formulën: 𝐻𝑙𝑖 = 𝑖 × 𝑙 𝑖 - është rënia e presionit në m/m e cila përfaqëson rënien e presionit për njësi të gjatësisë së tubit. 𝑙 - është gjatësia e tubit në m.2 2 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 9,10
  • 5. PJESA E II -të
  • 6. 2.1 MATERIALET E DENDËSIMIT aterialet e dendësimit përdoren për të mbushur boshllëqet që krijohen nga lidhja e pjesëve hidraulike, kryesisht e tubave dhe armatures apo rakorderisë në mënyrë që gjatë përdorimit të pjesëve të montuara të mos ketë lagështirë apo pikim. Materialet mbushëse më të përdorshëm për këtë qëllim janë: liri, goma, kartoni, sholla, azbesti, manganezi dhe paraniti. Përdoret edhe një lloj nastroje hidraulike por kryesisht për lidhje me fileto të imta. LIRI- është i përbërë nga fije të holla. Ky material përdoret gjatë lidhjeve të tubave prej çeliku dhe të tubave të gizës në ujësjellës dhe në kanalizime. 3 Për lidhjen e gotave të tubave prej gize, liri futet në vendin e lidhjes në formë litari pasi rrihet me çekiç me qëllim që gjatë vendosjes të mbushë vendin mirë. Kur bëhet lidhja e tubave me filetim, liri shkriftohet shplekset nga forma e litarit dhe merr formën e fijeve të holla. Këto fije mbështjellin vjaskat e pjesës se filetuar te tubi. Mbështjellja bëhet në mënyrë të tillë që gjatë montimit të një rakorderie apo armature të mos ndodhë pështjellja e fijeve të lirit. Pas vendosjes së fijeve të lirit pjesët e filetuara lyhen me bojë minio-antiruxhio ose me një lloj paste të caktuar. Kjo bëhet në mënyrë që izolimi të jetë sa më i mirë dhe të mos kemi rrjedhje.4 GOMA- Në punimet hidraulike përdoret gomë teknike e cila është elastike e pathyeshme dhe nuk plasaritet. Trashësia e gomës teknike shkon nga 3 − 6 𝑚𝑚. Kjo lloj gome është e bashkuar me pëlhura ose karton. Goma teknike përdoret për lidhjen e fllanxhave, në saraçineska, në përgatitjen e permistopeve, në guarnicione të ndryshme si dhe në pune të tjera hidraulike. 3 https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q=flax&oq=flax&gs_l=img.3... 155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.VzBJ3Qip8Og#imgrc=oZVThoBnghDxZM%3A https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q=flax&oq=flax&gs_l=img.3... 155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.VzBJ3Qip8Og#imgrc=5EYgS7-8xwu9uM%3A 4 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 32 M ɑ) b) Fig.2 ɑ - Bima e Lirit dhe b - Liri i përpunuar.
  • 7. Goma teknike ndryshon nga goma e zakonshme e cila përdoret vetëm në punimet që kanë të bëjnë me ujë të ftohtë. Goma duke qenë një material elastik presohet lehtë edhe mbulon mirë boshllëqet që krijohen gjatë lidhjes e bashkimit të pjesëve metalike. 5 KARTONI- i prodhuar nga leckat përdoret për përgatitjen e guarnicioneve, të lidhjeve e të tubacioneve në të cilat kalon ujë me temperature jo më të lartë se 100º∁ Ai ka pamjen e fleteve me trashësi nga 1 deri në 5𝑚𝑚. Më shumë përdoret kartoni me trashësi 3 − 5𝑚𝑚. Kartoni duhet të jetë i butë, elastik e të thithë mirë vajin e lirit pa i prishur cilësitë e tij. Kartoni ruhet në vende të thata sepse lagështira e dëmton. Guarnicionet prej kartoni para vendosjes në vendin e lidhjes duhet të lagen me ujë dhe të zihen në vaj liri. Përdorimi i kartonit është i kufizuar për arsye të vetive të dobëta dhe të karakteristikave të ulëta që ka.6 7 5 http://www.tesnici-vaky.cz/technicka-pryz.html 6 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 32,33 7 http://www.packaginginnovation.com/packaging-materials/cardboard-packaging-2/3-benefits- corrugated-cardboard-packaging/ Fig.3 Goma teknike, forma dhe dimensione të ndryshme Fig.4 Kartoni.7
  • 8. SHOLLA- Përdorimi i shollës në punimet hidraulike është i kufizuar vetëm në përgatitjen e disa guarnicioneve të rrjetit të ujësjellësit. Ky material nuk është i qëndrueshëm në temperature të larta. Sholla përdoret kryesisht për formimin e kallëpeve për të krijuar forma të ndryshme siç shihet edhe në figurën 5ɑ dhe 5𝑏 8 AZBESTI- është një material me origjinë minerali i cili ka ngjyrën si të mëndafshit. Karakteristikë kryesore e tij është se nuk digjet. Duke shfrytëzuar këto veti të mira të tij azbesti gjen një përdorim të gjerë në punimet hidraulike, në vendet ku ka temperatura të larta, avull gaz etj. Ai prodhohet në formë pllakëzash ngjyrë gri, pak elastike me trashësi 1 − 19𝑚𝑚 në formë litari ose spangoje të përbërë nga fijeza shumë të holla që veçohen lehtë. 9 Azbesti përdoret për përgatitjen e guarnicioneve në lidhjet e tubave me fllanxhe për të mbushur permistopet dhe detale të tjera të pajisjeve hidraulike. Kur është në formë kartoni ai duhet të jetë elastik dhe i plotë. Ai nuk duhet të këputet apo të mbështillet rreth një cilindri me diametër 100𝑚𝑚.10 8 http://www.noctigroup.com/model-making-sole-molding/ 9 http://www.pzc.nl/regio/pvz-bezorgd-over-gebruik-asbest-in-drinkwaterleidingen-zeeland-1.1705630 10 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 33 ɑ) b) Fig. 5 Sholla. ɑ) b) c) Fig.6 Azbesti ɑ), gypat prej azbestit b) dhe c).
  • 9. Litari i thurur prej fijesh të bashkuara siç shihet në figurën 7 ɑ dhe 7𝑏, duhet të jetë i fortë, elastik, të mos këputet e të mos shpërbëhet. Pllakëzat përgatiten me trashësi 1 − 12𝑚𝑚 por më shpesh përdoren ato me trashësi 3 − 6𝑚𝑚. 11 MANGANEZI- është një lëndë pak a shumë e ngurtë në formën e kallëpit të sapunit. Ai ka ngjyrë të zezë në gri. Manganezi është një material që i qëndron shumë temperaturave të larta dhe zjarrit.12 Në saje të kësaj cilësie ai përdoret për lidhjen e elementeve metalike të kaldajave po nuk përdoret në formë kallëpi. Me parë ai thërrmohet, bluhet, derisa të bëhet si miell, pastaj gatuhet me vaj liri duke e kthyer në një pastë të butë dhe elastike. Manganezi nuk duhet të përmbajë kokrra sepse atom und të krijojnë boshllëqe në vendin e lidhjes së elementeve. E metë e këtij materiali është se me kalimin e kohës bëhet i thyeshëm dhe krijon plasaritje.13 14 PARANITI- është një përzierje e fijeve të azbestit me gomë dhe me disa elemente tjera. Ai përgatitet në fletë me trashësi prej 0,5 − 6𝑚𝑚. Është elastik dhe duron temperatura të larta. Përdorimi i tij në hidraulikë është i gjithanshëm sidomos në përgatitjen e guarnicioneve të tubacioneve dhe të armaturës ku qarkullon avulli ose ujë shumë i nxehtë. 11 http://www.emsesizdirmazlik.com/en/urunic.php?id=102 12 http://www.mttec.net/en/manganese.php 13 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 33,34 14 http://www.shapefoods.com/ , http://www.universaltradelinks.com/product-foundry/coal-dust/ ɑ) b) Fig. 7 Litari i azbestit ɑ dhe b.11 . ɑ) b) Fig. 8 Manganeziti i pa përpunuar, a dhe b.12 a) b) Fig.9 Pluhuri i Mg -a), Vaji i Lirit -b).14
  • 10. 3.1 TUBAT FLEKSIBEL Tubat fleksibel(𝑓𝑖𝑔. 10) janë material të cilat përdorën në tekniken e instalimit gjatë montimit të aparaturave sanitare dhe të pajisjeve të ndryshme si pompa, bojlerë, ngrohës, depozita etj. Duke u nisur nga qëllimi i përdorimit dhe kushtet e punës (𝑝𝑟𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑖 𝑝𝑢𝑛ë𝑠) tubat fleksibel prodhohen në formë, përbërje, ndërtim e gjatësi të ndryshme. Sipas qëllimit të përdorimit kemi këto lloje tubash: 1. Tuba fleksibel për lidhje të shkurtra deri 60 𝑐𝑚 në rrjetin e furnizimit me ujë, 2. Tuba fleksibel për lidhjen e grupeve të dushit (𝑝ë𝑟𝑧𝑖𝑒𝑟ë𝑠𝑒𝑣𝑒) me kokën larëse të tij,(𝑡𝑒𝑙𝑒𝑓𝑜𝑛𝑖𝑡) Tub fleksibel gome ose plastik (𝑧𝑜𝑟𝑟ë) për përdorime të ndryshme. Përdorimi i tubave të tillë është i madh për faktin e lehtëson lidhjen ndërmjet dy pikave të rrjetit pavarësisht nga pozicioni reciprok i këtyre pikave. Në standardet e prodhimit ka një seri tubash që kanë specifikat e veta. Kështu për grupin e parë të tubave për lidhje të shkurtra kemi tuba për presion normal dhe tuba për presion të lartë. Pavarësisht nga qëllimi i përdorimit ndërtimi i tyre është i njëllojtë. Një tub fleksibel është i ndërtuar nga këto pjesë: a) tub gome, b) Veshje me thurje, c) Rekordet lidhëse, d) Fasheta shtrënguese, e) Pjesët e filetuara , 15 f) Gomna izoluese. Pjesët e filetuara të tubit mund të jenë dy llojesh pavarësisht nga kombinimet e ndryshme të përmasave. 1. Femër – Femër (FF) 2. Femër – Mashkull (FM) Montimi i tubave fleksibel bëhet sipas parimit të lidhjes me fileto duke përdorur materiale dendësuese si li, bojë, pastë etj. për fileton mashkull ndërsa për fileton femër sipas parimit të montimit të holandezes në prani të një guarnicioni ndërmjetës. Montimi duhet të bëhet me kujdes në mënyrë që te eliminohen mundësitë e rrjedhjes dhe dëmtimi i tubit.16 17 15 http://tecksionghuat.com/?wpcproduct=ss-flexible-hose 16 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 45,46 Fig.10 Tubat Fleksibel. Fig.11 Tubat e tipit F-M dhe FF.
  • 11. Për këtë gjatë montimit duhet të kemi parasysh këto momente: 1. Shtrëngimi i pjesës me fileto mashkull të bëhet në pjesën 6 këndore të tubit pa prekur fasheten shtrënguese, 2. Shtrëngimi i pjesës me fileto femër të bëhet me dorë dhe vetëm pjesa përfundimtare e shtrëngimit me çelës duke mbajtur në kontralëvizje fasheten shtrënguese (𝑚𝑒 𝑝𝑖𝑛𝑐ë) për të mos patër përdredhje të tubit dhe dëmtim të tij, 3. Në pjesën e tubit të mos ketë papastërti që pengojnë shtrëngimin e tij, 4. Të mos krijojmë shtypje, palosje përdredhje të tubit, sepse një gjë e tillë mund të çojë në rrjedhje, bllokim, çarje e dëmtim të tij, 5. Tubat fleksibel nuk duhet të goditen sepse dëmtohen. Tubat fleksibel të grupit të parë prodhohen sipas standardeve  Tub fleksibel i veshur me 7 fije inox. Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚 Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½ dhe FM ½ .  Tub fleksibel i veshur me 7 fije alumini Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚 Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½ dhe FM ½ .  Tub fleksibel i forcuar me fije neylon Gjatësia 20 − 25 − 30 − 35 − 40 − 45 − 50 − 55 − 60𝑐𝑚 Dimensionet mund të jenë të ndryshme por më të përdorshmet janë FF ½ dhe FM ½  Tub fleksibel në plastikë P.V.C. Gjatësia 20 − 30 − 40 − 50 − 60 𝑐𝑚  Tub fleksibel me tuba të kombinuar Gjatësia 20-25-30-35-40-45-50-55-60𝑐𝑚 Dimensioni më i përdorshëm është FF ½  Tub fleksibel i kombinuar në formë e filetos katrore (𝑣𝑒𝑠ℎ𝑗𝑎 𝑙𝑎𝑚𝑖𝑛𝑎𝑟𝑒 𝑚𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑖𝑙 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟) Dimensioni 30 − 40 − 50 − 60 𝑐𝑚 Ky lloj tubi është tub fleksibel i sertë.18 17 http://tecksionghuat.com/?page_id=17 18 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe46
  • 12. Standardi i prodhimit për grupin e dytë paraqet këtë standard:  Tub fleksibel me veshje të kromuar për dushe Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾ Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚  Tub fleksibel me veshje të kromuar me dado kromi standard për fiksim me mbajtësen e kokës së dushit. Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾ Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚 19  Tub fleksibel me veshje dopio të kromuar Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾ Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚  Tub fleksibel me veshje dopio të kromuar me kokë konike për montim në kokën e dushit  Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ¾ Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚  Tub fleksibel për dush me veshje plastike. Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾ Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚  Tub fleksibel dushi me veshje plastike P.V.C Standardi i prodhimit FF ½ dhe FF ½ x ¾ Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚  Tub fleksibel i veshur me fije najloni për ri forcim. 20 Standardi i prodhimit FF ½ dhe ½ x ¾ Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚  Tub fleksibel plastik i ri forcuar me fije metalike Standardi i prodhimit FF ½ dhe ½ x ¾ Gjatësia 100 − 120 − 125 − 150 − 175 − 200 𝑐𝑚  Tub fleksibel në një anë me ganxhe për varje me përforcim metalik Standardi i prodhimit F ½ dhe F ¾ Gjatësia 100 − 120 − 150 𝑐𝑚. Për grupin e tretë standardet e prodhimit kanë dimensione ½ , ¾ dhe 1 police. Këto përdoren për larje, për transport uji në gjatësi të ndryshme dhe prodhohen rulo, pra me gjatësi 50 − 100 𝑚. Theksojmë se për të gjithë llojet e tubave fleksibel të përmendur më lart standardet e prodhimit parashikojnë prodhim në presionet bazë deri 4 𝑎𝑡𝑚 dhe presione me të larta të cilat përdoren për procese të veçanta pune dhe montimi si lidhje pompash, në rrjetet me presion të lartë etj.21 19 http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible 20 http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible 21 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 47,48. Fig.12 Tubi fleksibel i Tushit. Fig.13 Tubi fleksibel P.V.C
  • 13. 4.1 PJATAT E DUSHIT Është një pajisje që vendoset në nyje sanitare në mjedise të ndryshme civile apo shoqërore. Zakonisht përgatiten prej materiali gizë të smaltuar ose prej porcelani. Në mjedise publike zakonisht vendosen prej gize sepse janë më të qëndrueshme sepse edhe kujdesi në këto mjedise është më i vogël. Format e pjatave të dushit janë të ndryshme: Katrore me përmasa 800 − 800𝑚𝑚 ose mund të kenë edhe forma drejtkëndore, poligonale ose harkore. Pjesa e ndenjëses së njeriut bëhet e valëzuar edhe për efektin estetik dhe për të shmangur efektin e rrëshqitjes. Pllakat e dushit montohen me sifon përkatës dhe montimi bëhet para vendosjes së pllakave.22 Vendosja e pllakës së dushit bëhet horizontalisht sepse pjerrësia e piletes është llogaritur në ndërtimin e saj. Për shkarkimin e ujërave këto pllaka janë të pajisura me pileta shkarkimi e cila përfundon me një sifon shkarkimi. Kabina që rrethon pjatën e cila mund të jetë xham ose perde plastmase ka për qëllim mos përhapjen e ujit në dysheme dhe për të krijuar një temperaturë larjeje normale. 23 22 http://www.mx-group.com/products/shower-trays/optimum/ 23 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 64, 65. 𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘ë𝑛𝑑𝑜𝑟𝑒 90𝑥90 Fig.14 c.22 𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟ë 80𝑥80 Fig.14 b.22 𝑃𝑙𝑙𝑎𝑘𝑎 𝑒 𝑑𝑢𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑘𝑎𝑡𝑟𝑜𝑟 75𝑥75 Fig.14 a.22
  • 14. 5.1 VEGLAT PËR PËRPUNIMIN E TUBAVE TË BAKRIT Në tekniken e përpunimit të tubave përdoren një sërë veglash të ndryshme, të paraqitura në figurat si më poshtë. Teletubi i cili përdoret për të prerë tubat e bakrit të dimensioneve të ndryshme. Prerja realizohet duke e rrotulluar teletubin në mënyrë që tehu prerës të presë. Pajisja për kthimin e tubave në të ftohtë me anë të së cilës realizojmë kthesa të buta pa e dëmtuar tubin, pa e shpërthyer atë. Pajisjet kalibruese të tubave përdoren për të rregulluar diametrat e tubave si të brendshme dhe të jashtme, kur nuk realizohet a kopjimi i rregullt. Furça e pastrimit pastron tubat para procesit të ngjitjes.24 25 26 27 24 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 103 25 http://www.imperial-tools.com.au/ 26 http://www.tongscorp.com/ 27 http://www.hubbellcatalog.com/hps/datasheet.asp?PN=M445592&FAM=hot_line_tools Fig.15 a) Teletub për prerjen e tubave, b), c)Pajisjet për kthimin e tubave të bakrit Fig.16 a)Pajisja kalibruese për tuba të bakrit. b),c)Kalibruesit.26 Fig.17 a) Furça klasike. b),c) Furçat profesionale për tuba të bakrit.27 a b c a cb a b c
  • 15. Saldimi i tubave të bakrit ndjek këtë radhë pune: Para se të bëni një saldim të tubave të bakrit ju duhet të dini: (𝑓𝑖𝑔. 18)28 29 28 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 104 29 http://www.diynetwork.com/how-to/skills-and-know-how/plumbing/how-to-solder-copper-pipe-using-a-propane-torch 1. Prerja e tubave të bakrit e cila duhet bërë drejt dhe mund të bëhet me sharrë ose me teletub. 2. Pastrimi i pjesëve që do të ngjiten. 3. Fshirja e pjesëve që do të ngjiten 4. Vendosja e ngjitjes 5. Lyerja me solucion pastrues yndyrash dhe që ndihmon ngjitjen Fig.18 .29 6. Ngrohja me flakë e tyre dhe realizimi i ngjitjes
  • 16. 6.1 LIDHJA E TUBAVE PLASTIKË PËR INSTALIME TË RRJETIT TË INSTALIMEVE TË FURNIZIMIT Në instalimet e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit krahas tubave të zinkuar përdoren edhe tuba plastikë P.V.C të cilat dita e ditës po gjejnë përdorim praktik të madh në instalimet e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit. Këto lloj tubash prodhohen në diametra të ndryshëm nga 20𝑚𝑚 deri 90𝑚𝑚. Fusha e përdorimit të tyre për ujë të ftohtë dhe për ujë të ngrohtë dhe për presione të ndryshme që shkojnë nga 5 − 25 𝑏𝑎𝑟. Në varësi të dimensioneve të tubave kemi edhe llojet e ndryshme të rekorderive të cilat shërbejnë për plotësimin e rrjetit të ujësjellësit për të gjitha dimensionet e tubave. Instalimi me tuba plastikë ka disa veçori në krahasim me rrjetin e instalimit me tuba xingato për sa më poshtë. 1. Janë të pastër në përdorim, pra mundësia e korrozionit është inegzistenet, janë praktike në përdorim, kanë garanci teknike, janë të shpejtë në montim, dhe janë shumë ekonomike. 2. Kanë peshë të lehtë, garanci shfrytëzimi si dhe praktikisht të kënaqshëm në kushte higjenosanitare. 3. Tubat dhe rekorderiet prodhohen edhe me ngjyra të ndryshme të cilat kanë karakteristika të veçanta. Është mirë që gjatë instalimit të përdoret një lloj ngjyre sepse do të kemi garanci më të madhe në bashkimin e tyre me ngritje sepse kërkohet një lloj përshtatje e materialit të tubit (𝑞ë 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑜𝑛 𝑘𝑖𝑚𝑖𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑛𝑔𝑗𝑦𝑟𝑎) me rekorderite përkatëse. Në tabelën e mëposhtme jepen disa lloje prodhimesh të tubave plastikë në të cilën përcaktohen diametri i jashtëm (𝑚𝑚) ,trashësia e mureve të tubit (𝑚𝑚)dhe pesha për metër e tyre, sipas presioneve që ato përballojnë. Në fig19 jepet mënyra e lidhjes e materialit plastik me atë metalik në rakorderi të ndryshme.30 31 30 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 106 31 http://nilkanthmarketing.com/index.php?page=home Fig.19 a),b) Valvulat plastike P.V.C dhe c). Bërryli 90º.
  • 17. Ndër rakorderitë që përdoren në rrjetin me tuba plastikë përmendim si më poshtë në fig. 20, 1-19(figurat): 32 32 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 107,108 1. Bërryli i thjeshtë me ngjitje në dimensione 𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 90 𝑚𝑚. Ky lloj bërryli është femër-femër dhe shërben për të lidhur dy tuba nën këndin 90º. 2. Bërryli femër-mashkull me dimensione 𝑑 = 20,25,32 𝑚𝑚. dhe shërben për të lidhur një tub me një rakorderi tjetër ose armaturë. 3. Xhunto me fileto femër e cila shërben për të lidhur një rrjet me tuba plastikë me një pjesë që është e filetuar. Prodhimet janë të ndryshme si d= 20 − ½ , 20 − ¾, 25 − ¾ , 32 − ¾, 32 − 1, 40 − 1 ¼, 50 − 1 ½ ,63 − 2, 75 − 2 ½ . 4. Xhunto me fileto femër e cila në anën tjetër duhet të lidhet me një rekorderi femër me dimensione 𝑑 = 20 − ½ , 25 − ½ , 25 − ¾ , 32 − ¾ , 32 − 1. 5. Bërryli në një anë me fileto dhe në anën tjetër me ngjitje me dimensione d= 20- ½ , 20- ¾ ,25- ½ ,25- ¾ , 32- ¾ , 32-1. Kjo rekorderi shërben për të lidhur rrjetin me tuba plastikë me një rekorderi apo rrjet me tuba me fileto
  • 18. r33 33 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 108,109 6. Bërryl 90 gradë me fileto femër e cila ka diametra 𝑑 = 20 − ½ , 20 − ¾ , 25 − ½ , 25 − ¾ , 32 − ¾ , 32 − 1. qëllimi i saj është si rekorderia 5 7. Bërryli me fileto me mbështetje fikësuese në mjedis 𝑑 = 20 − ½ . Përdoret në ato vende kur duam të shfrytëzojmë brulet edhe si mjet fiksimi në mur të rrjetit që po instalojmë. 8. Ti e filetuar me fileto mashkull e cila mund të jetë në përmasa 𝑑 = 20 − ½ − 20, 20 − ¾ − 20, 25 − ½ − 25, 25 − ¾ − 25, 32 − ½ − 32, 32 − ¾ − 32, 32 − 1 − 32. Kjo rekorderi lejon mundësinë e lidhjes së pjesëve të filetuara në rrjetin me tuba plastikë. 9. Ti reduktuese me ngjitje me dimensione 𝑑 = 25 − 20 − 25, 25 − 20 − 20, 25 − 25 − 20, 32 − 20 − 32, 32 − 32 − 25, 32 − 25 − 32, 32 − 25 − 25, 40 − 32 − 40, 50 − 40 − 50, 63 − 50 − 63, 75 − 53 − 75, 90 − 75 − 90. 10. Reduksion i cili shërben për të lidhur tuba me dimensione të ndryshme si 𝑑 = 25 − 20, 32 − 20, 32 − 25, 40 − 25, 40 − 32, 50 − 25, 50 − 32, 50 − 40, 63 − 32, 63 − 40, 63 − 50, 75 − 40, 75 − 50, 75 − 63, 90 − 50, 90 − 63, 90 − 75. 11. Tri degësh këndor i cili shërben për të lidhur tre tuba dhe mund të jetë me fileto femër ose mashkull në njërën nga daljet. Kryesisht prodhohet në diametër 𝑑 = 20𝑚𝑚
  • 19. r34 34 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 109,110 12, Buketoni është një rekorderi e cila në njërën anë me ngjitje e në anën tjetër është në rolin e një holandezi me fileto. Mund të jetë e drejtë ose në kënd 90 gradë me dimensione d= 20- ¾ , 25-1, 32- ¼ 13. Bërryl i thjeshtë me kënd 45 gradë me dimensione 𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚 Shërben për të lidhur me ngjitje dy tuba nën një kënd 45 gradë. 14. Ti e thjeshtë e cila shërben për të lidhur tre tuba të të njëjtit dimension me ngjitje me dimensione 𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63, 75, 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚. 15. Manikotë e thjeshtë plastike e cila shërben për të bashkuar dy tuba me të njëjtin dimension në gjatësi të njëri tjetrit me dimensione 𝑑 = 20, 25, 32, 40, 50, 63,75 𝑑ℎ𝑒 90 𝑚𝑚 16. Ti e filetuar në një anë femër ose mashkull e cila shërben për të lidhur dy tuba me të njëjtin diametër me ngjitje me një tub apo diçka tjetër me fileto sipas dimensioneve d= 20- ½ -20, 20- ¾ -20, 25- ½ -25, 25- ¾ -25, 32- ½ -32, 32- ¾ -32, 32-1-32. 17. Kalesë e thjeshtë plastike me dimensione 20, 25, 32, 40 etj.
  • 20. Fig.20, 1-19.35 36 35 http://tomsoncpvc.tradeindia.com/cpvc-elbow--1267139.html http://www.homedepot.com/p/KBI-1-2-in-CPVC-CTS-90-Degree-Street-Elbow-RCL-0500-S/204186845 http://www.dmdindustries.in/upvc-fittings.html http://rehome.en.made-in-china.com/product/tvenJMcbYlhU/China-CPVC-Pipe-Fitting-of-90-Deg-Male-Elbow- Copper-Thread.html https://www.google.com/search?q=cpvc+elbow&biw=1366&bih=667&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKE wiGr8GAi7jJAhUCgXIKHYZKAfQQ_AUIBigB#tbm=isch&tbs=rimg%3ACc5sp08ktqq2Ijho- 1n0WroD9OOux4wVfqboz_1ccjNTj5JVREfZFmvj- nfnyzOilEt8oHWf1RvfyoezKBkz4Hza7TCoSCWj7WfRaugP0Ef0dLg3Z07xbKhIJ467HjBV- pugRErae9CMkr1EqEgnP9xyM1OPklREtYKD6CpwWCioSCVER9kWa-P6dEdaVy80sl4LaKhIJ- fLM6KUS3ygRPNqLI7kTJ84qEgkdZ_1VG9_1Kh7BGMjv1CKho1EioSCcoGTPgfNrtMEQFgyUAjTUFF&q=cpvc%20elbow&im grc=_ http://cntianyan.en.made-in-china.com/productimage/svomtcNurpWF-2f1j00YKqQBsvEEkbO/China-CPVC-Pipe- Pipe-Fittings-DIN-Stop-Valve-Brass-T21-.html 36 Hidroinstalimet,Dr.sc.Kastriot A. Buza, prof. ass/2008/faqe 111 18. Tre degësh këndor me ngjitje i cili shërben për të lidhur tre tuba nën kënd 90 gradë. Prodhohet me dimensione 𝑑 = 20 − 20 − 20. 19. Përveç rakorderive të ndryshme në rrjetin e tubave plastikë prodhohet dhe përdorën edhe armatura të ndryshme si valvule, saraçineske, apo manikote elektrike me dimensione si 𝑑 = 20, 25, 30. për saraçineska dhe valvola të thjeshta dhe të gjitha dimensionet e përmendura më lartë për manikotat elektrike.
  • 21. PËRFUNDIMI Në këtë punim seminari kam shtjelluar temat të ndryshme si: Llojet e lëvizjes së lëngjeve, Materialet e dendësimit, Tubat fleksibel, Pjatat e dushit, Veglat për përpunimine tubave të bakrit dhe Lidhja e tubave plastikë për instalime të rrjetit të instalimeve të furnizimit. Gjatë punimit të këtij seminari jam bazuar kryesisht në librin e dhënë nga prof. Kastriot Buza ,ku njëherit është autor i librit ‘’Hidroinstalimet’’ i botuar në tetor të vitit 2008, Unë i kam përshkruar këto tema të marrura nga libri i lartëcekur dhe i kam përshtatur e shoqëruar me fotografi përkatëse të cilat i japin një kuptim këtyre temave që të jenë më të kuptimshme për lexuesit të cilët nuk kanë njohuri për këto tema të shtjelluara në këtë punim seminari, gjithashtu punën kryesore e kam kryer në internet duke shfletuar dhjetra webfaqe për ti shkarkuar imazhet përkatëse për arsye të spjegimit sa më korrket të këtyre temave që kisha për detyrë, dhe në fund jam i kënaqur për punën e bërë në shtjellimin e këtyre tamave të caktuara nga prof. Kastriot Buza.
  • 22. PËRMBAJTJA Fleta e parë me shënime të përgjithëshme...........................................................1 Pjesa e parë................................................................................................................2 1.1 Llojet e lëvizjes së lëngjeve.............................................................................3-4 Pjesa e dytë................................................................................................................5 2.1 Materialet e dendësimit..................................................................................6-9 3.1 Tubat fleksibel...............................................................................................10-12 4.1 Pjata e dushit.....................................................................................................13 5.1 Veglat për përpunimin e tubave të bakrit...............................................14-15 6.1 Lidhja e tubave Plastikë për instalime të rrjetit të instalimeve të furnizimit...............................................................................................................16-20 Përfundimi.................................................................................................................21 Përmbajtja................................................................................................................22 Literatura...................................................................................................................23
  • 23. LITERATURA Literatura bazë është shfrytëzuar nga libri ‘’HIDROINSTALIMET’’ i autorit Dr. sc. Kastriot A. Buza, prof. ass. i botuar në tetor 2008. Burime nga interneti duke i hulumtuar dhjetëra webfaqe në lëmim e hidroinstalimeve si: https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q =flax&oq=flax&gs_l=img.3...155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.V zBJ3Qip8Og#imgrc=oZVThoBnghDxZM%3A https://www.google.com/search?hl=sq&biw=1366&bih=623&site=imghp&tbm=isch&sa=1&q =flax&oq=flax&gs_l=img.3...155675.156259.0.156646.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0....0...1c.1.64.img..0.0.0.V zBJ3Qip8Og#imgrc=5EYgS7-8xwu9uM%3A http://www.tesnici-vaky.cz/technicka-pryz.html http://www.packaginginnovation.com/packaging-materials/cardboard-packaging-2/3- benefits-corrugated-cardboard-packaging/ http://www.noctigroup.com/model-making-sole-molding/ http://www.pzc.nl/regio/pvz-bezorgd-over-gebruik-asbest-in-drinkwaterleidingen-zeeland- 1.1705630 http://www.emsesizdirmazlik.com/en/urunic.php?id=102 http://www.mttec.net/en/manganese.php http://www.shapefoods.com/ , http://www.universaltradelinks.com/product-foundry/coal- dust/ http://tecksionghuat.com/?wpcproduct=ss-flexible-hose http://tecksionghuat.com/?page_id=17 http://www.bianchisanitari.com/en/products/flexible http://www.mx-group.com/products/shower-trays/optimum/ http://www.imperial-tools.com.au/ http://www.tongscorp.com/ http://www.hubbellcatalog.com/hps/datasheet.asp?PN=M445592&FAM=hot_line_tools http://www.diynetwork.com/how-to/skills-and-know-how/plumbing/how-to-solder-copper- pipe-using-a-propane-torch http://nilkanthmarketing.com/index.php?page=home http://tomsoncpvc.tradeindia.com/cpvc-elbow--1267139.html http://www.homedepot.com/p/KBI-1-2-in-CPVC-CTS-90-Degree-Street-Elbow-RCL-0500- S/204186845 http://www.dmdindustries.in/upvc-fittings.html http://rehome.en.made-in-china.com/product/tvenJMcbYlhU/China-CPVC-Pipe-Fitting-of- 90-Deg-Male-Elbow-Copper-Thread.html https://www.google.com/search?q=cpvc+elbow&biw=1366&bih=667&source=lnms&tbm=is ch&sa=X&ved=0ahUKEwiGr8GAi7jJAhUCgXIKHYZKAfQQ_AUIBigB#tbm=isch&tbs=rimg%3ACc 5sp08ktqq2Ijho-1n0WroD9OOux4wVfqboz_1ccjNTj5JVREfZFmvj- nfnyzOilEt8oHWf1RvfyoezKBkz4Hza7TCoSCWj7WfRaugP0Ef0dLg3Z07xbKhIJ467HjBV- pugRErae9CMkr1EqEgnP9xyM1OPklREtYKD6CpwWCioSCVER9kWa-P6dEdaVy80sl4LaKhIJ- fLM6KUS3ygRPNqLI7kTJ84qEgkdZ_1VG9_1Kh7BGMjv1CKho1EioSCcoGTPgfNrtMEQFgyUAjTUFF &q=cpvc%20elbow&imgrc=_ http://cntianyan.en.made-in-china.com/productimage/svomtcNurpWF- 2f1j00YKqQBsvEEkbO/China-CPVC-Pipe-Pipe-Fittings-DIN-Stop-Valve-Brass-T21-.html