SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Download to read offline
V E N D I M
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga:
Gjyqtar: Ridvan HADO
asistuar nga sekretare gjyqësore Valbona Sadiku, sot në Tiranë me datë
27.03.2007 përfundoi së gjykuari në seancë gjyqësore publike çështjen penale me
nr.9 Akti që i përket:
K Ë R K U E S: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
përfaqesuar në gjykim nga prokurori Gjon Kodra.
I P A N D E H U R: Gëzim Çela, i biri i Xhemalit dhe i Fatimes, i dtl.
07.04.1968, lindur dhe banues në Fushë-Kuqe Laç,
shtëpi private pa numër, i martuar me 4 fëmijë, i
papunë, arsimi të mesëm, kombësi e shtetësi shqiptare, i
dënuar, përfaqësuar nga av.Maksim Haxhia
A K U Z U A R: Për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave
shëndetësore”.
Baza ligjore: Neni 188/1 i K.Penal.
Gjykata pasi, administroi provat, dëgjoi prokurorin Gjon Kodra, i cili bazuar në
nenin 377 të K.Pr.P. tërheq akuzën në ngarkim të të pandehurit Gëzim Cela, i
akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumentave
shëndetësore” parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal, dhe kërkoi pushimin e
cështjes penale për mungesë provash, dëgjoi mbrojtësin e të pandehurit, av.
Maksim Haxhia i cili kërkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gëzim Cela, i
pandehuri Gëzim Çela dakort me avokatin, dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në
përfundim të gjykimit,
V Ë R E N
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më dt.20.07.2004 ka
regjistruar proçedimin penal nr.2002 në ngarkim të të pandehurit Gëzim Cela,
akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësore”
parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal
Me vendimin nr.341 datë 08.05.2003 te Gjykatës Rrethit Gjyqsor Tiranë, është
deklaruar fajtor i pandehuri Gëzim Cela për veprën penale të “Prostitucionit në
rrethana rënduese” parashikuar nga neni 114 e 25 të K.Penal duke e dënuar me 5
(pesë) vjet burgim Me vendimin nr. 815 Akti datë 10.12.2003 të Gjykatës Rrethit
Gjyqsor Tiranë, për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore të të dënuarit Gëzim
[Shqiptarja.com]
Cela në përputhje me nenin 478 të K.Pr.Penale është vendosur lirimi i të dënuarit
Gëzim Cela nga vuajtja e mëtejshme e dënimit, dhënë me vendimin e mësipërm.
Në procesin për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit nga ana e të dënuarit Gëzim Cela
është paraqitur si provë një raport biopsie me nr. 2003005181 lidhur me diagnozën,
i nënshkruar nga prof. doctor Sergulem Dervisoglu.Me shkresën nr.2003/1057
datë 28.10.2003 të Kryeprokurorit të Stambollit, në përgjigje të kërkesës për
ndihmë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se përmbajtja e raportit është e
njëjtë me origjinalin por nënshkrimi në fund të raportit nuk është i prof. doctor
Sergulem Dervisoglu
Në këto kushte nga ana e prokurorisë është akuzuar i pandehuri Gëzim Cela për
veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësore” parashikuar nga neni
188/1 i K.Penal
Mëqënëse hetimet ndaj të pandehurit Gëzim Cela janë zhvilluar në mungesë të tij
pasi i pandehuri ndodhej jashtë shtetit, nuk është bërë e mundur pyetja e tij Në
gjykim u paraqit i pandehuri Gëzim Cela i cili në deklarimet e tij pretendoi se
raporti mjekësor pasqyron realitetin dhe nuk është i falsifikuar.Por pavarësisht nga
sa më sipër, i pandehuri pretendoi se se raporti mjekësor nuk është marrë nga ana e
tij, por nga një shtetas kosovar me banim në Turqi, i cili i ka shërbyer si përkthyes
gjatë qëndrimit në spitalin e Stambollit me të cilin ka komunikuar në telefon, ku i
ka kërkuar që pasi të merrte raportin e sipërcituar t’ja dërgonte me postë avokatit të
tij në Shqipëri.
Në konkluzionet përfundimtare prokurori në përputhje me nenin 377 të
K.Pr.Penale tërhoqi akuzën dhe kërkoi pushimin e cështjes në ngarkim të të
pandehurit Gëzim Cela, duke argumentuar se në përmbajtje, dokumenti mjekësor
nuk pasqyron rrethana të rreme pasi është e njëjta përmbajte me origjinalin, por në
përgjigjen e ardhur nga Kryeprokurori i Stambollit nuk sqarohet nëse nënshkrimi
në emër të mjekut Profesor Doctor Sergulen Devisoglu, është i falsifikuar apo
është nënshkrimi i ndonjë nga punonjësit e spitalit ku është operuar i
pandehuri.Gjithashtu nga ana e të pandehurit pretendohet se raporti mjekësor
është i rregullt dhe se nuk është ai personi që e ka marrë e paraqitur në gjykim.
Sa më sipër se në kushtet kur prokurori e tërhoqi akuzën dhe në kushtet kur
ekzistenca e faktit është e dyshimtë, gjykata cmon të drejtë kërkesën e prokurorit
duke vendosur pushimin e cështjes penale me Nr 9 Akti, në ngarkim të të
pandehurit Gëzim Cela.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata bazuar në nenet 384 dhe 387 të K.Pr.Penale
V E N D O S I
 Pushimin e cështjes penale me nr. 9 Akti, në ngarkim të të pandehurit
Gëzim Çela, akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave
shëndetësore” parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal.
[Shqiptarja.com]
 Shpenzimet proçeduriale sic janë bërë.
 Kundër vendimit lejohet ankim brenda 10 ditëve në Gjykatën e Apelit
Tiranë, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e shpalljes.
 U shpall sot ne Tiranë me dt.27.03.2007.
SEKRETARE GJYQTAR
Valbona SADIKU Ridvan HADO
[Shqiptarja.com]

More Related Content

More from Shqiptarja com

Raport final ministria_arsimit
Raport final ministria_arsimitRaport final ministria_arsimit
Raport final ministria_arsimitShqiptarja com
 
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipeJa mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipeShqiptarja com
 
Ja Raporti i Plotë i Greco
Ja Raporti  i Plotë i Greco Ja Raporti  i Plotë i Greco
Ja Raporti i Plotë i Greco Shqiptarja com
 
Konkluzionet e Këshillit mbi Shqipërinë
Konkluzionet e Këshillit mbi ShqipërinëKonkluzionet e Këshillit mbi Shqipërinë
Konkluzionet e Këshillit mbi ShqipërinëShqiptarja com
 
Notat matematike 2014
Notat matematike 2014 Notat matematike 2014
Notat matematike 2014 Shqiptarja com
 
Ftesa e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Papa Françeskut
Ftesa e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Papa FrançeskutFtesa e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Papa Françeskut
Ftesa e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Papa FrançeskutShqiptarja com
 
Gezim Çela, 4 vendimi date 2013-01-23
Gezim Çela, 4 vendimi date 2013-01-23 Gezim Çela, 4 vendimi date 2013-01-23
Gezim Çela, 4 vendimi date 2013-01-23 Shqiptarja com
 
Gezim Çela 1, vendimi nr 446
Gezim Çela 1, vendimi nr 446 Gezim Çela 1, vendimi nr 446
Gezim Çela 1, vendimi nr 446 Shqiptarja com
 
Rezultatet e "Gjuhes shqipe dhe Letersise"
Rezultatet e "Gjuhes shqipe dhe Letersise"Rezultatet e "Gjuhes shqipe dhe Letersise"
Rezultatet e "Gjuhes shqipe dhe Letersise"Shqiptarja com
 
Ftese panairi kombetar levizes 2014 vlore
Ftese panairi kombetar levizes 2014 vloreFtese panairi kombetar levizes 2014 vlore
Ftese panairi kombetar levizes 2014 vloreShqiptarja com
 
Sekuestrimet per ligjin antimafia
Sekuestrimet per ligjin antimafiaSekuestrimet per ligjin antimafia
Sekuestrimet per ligjin antimafiaShqiptarja com
 
raporti i KE për statusin e Shqipërisë në BE
 raporti i KE për statusin e Shqipërisë në BE raporti i KE për statusin e Shqipërisë në BE
raporti i KE për statusin e Shqipërisë në BEShqiptarja com
 

More from Shqiptarja com (12)

Raport final ministria_arsimit
Raport final ministria_arsimitRaport final ministria_arsimit
Raport final ministria_arsimit
 
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipeJa mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
 
Ja Raporti i Plotë i Greco
Ja Raporti  i Plotë i Greco Ja Raporti  i Plotë i Greco
Ja Raporti i Plotë i Greco
 
Konkluzionet e Këshillit mbi Shqipërinë
Konkluzionet e Këshillit mbi ShqipërinëKonkluzionet e Këshillit mbi Shqipërinë
Konkluzionet e Këshillit mbi Shqipërinë
 
Notat matematike 2014
Notat matematike 2014 Notat matematike 2014
Notat matematike 2014
 
Ftesa e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Papa Françeskut
Ftesa e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Papa FrançeskutFtesa e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Papa Françeskut
Ftesa e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Papa Françeskut
 
Gezim Çela, 4 vendimi date 2013-01-23
Gezim Çela, 4 vendimi date 2013-01-23 Gezim Çela, 4 vendimi date 2013-01-23
Gezim Çela, 4 vendimi date 2013-01-23
 
Gezim Çela 1, vendimi nr 446
Gezim Çela 1, vendimi nr 446 Gezim Çela 1, vendimi nr 446
Gezim Çela 1, vendimi nr 446
 
Rezultatet e "Gjuhes shqipe dhe Letersise"
Rezultatet e "Gjuhes shqipe dhe Letersise"Rezultatet e "Gjuhes shqipe dhe Letersise"
Rezultatet e "Gjuhes shqipe dhe Letersise"
 
Ftese panairi kombetar levizes 2014 vlore
Ftese panairi kombetar levizes 2014 vloreFtese panairi kombetar levizes 2014 vlore
Ftese panairi kombetar levizes 2014 vlore
 
Sekuestrimet per ligjin antimafia
Sekuestrimet per ligjin antimafiaSekuestrimet per ligjin antimafia
Sekuestrimet per ligjin antimafia
 
raporti i KE për statusin e Shqipërisë në BE
 raporti i KE për statusin e Shqipërisë në BE raporti i KE për statusin e Shqipërisë në BE
raporti i KE për statusin e Shqipërisë në BE
 

Gezim Çela, vendimi nr 422

  • 1. V E N D I M “NË EMËR TË REPUBLIKËS” Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga: Gjyqtar: Ridvan HADO asistuar nga sekretare gjyqësore Valbona Sadiku, sot në Tiranë me datë 27.03.2007 përfundoi së gjykuari në seancë gjyqësore publike çështjen penale me nr.9 Akti që i përket: K Ë R K U E S: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë përfaqesuar në gjykim nga prokurori Gjon Kodra. I P A N D E H U R: Gëzim Çela, i biri i Xhemalit dhe i Fatimes, i dtl. 07.04.1968, lindur dhe banues në Fushë-Kuqe Laç, shtëpi private pa numër, i martuar me 4 fëmijë, i papunë, arsimi të mesëm, kombësi e shtetësi shqiptare, i dënuar, përfaqësuar nga av.Maksim Haxhia A K U Z U A R: Për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësore”. Baza ligjore: Neni 188/1 i K.Penal. Gjykata pasi, administroi provat, dëgjoi prokurorin Gjon Kodra, i cili bazuar në nenin 377 të K.Pr.P. tërheq akuzën në ngarkim të të pandehurit Gëzim Cela, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësore” parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal, dhe kërkoi pushimin e cështjes penale për mungesë provash, dëgjoi mbrojtësin e të pandehurit, av. Maksim Haxhia i cili kërkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gëzim Cela, i pandehuri Gëzim Çela dakort me avokatin, dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në përfundim të gjykimit, V Ë R E N Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më dt.20.07.2004 ka regjistruar proçedimin penal nr.2002 në ngarkim të të pandehurit Gëzim Cela, akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësore” parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal Me vendimin nr.341 datë 08.05.2003 te Gjykatës Rrethit Gjyqsor Tiranë, është deklaruar fajtor i pandehuri Gëzim Cela për veprën penale të “Prostitucionit në rrethana rënduese” parashikuar nga neni 114 e 25 të K.Penal duke e dënuar me 5 (pesë) vjet burgim Me vendimin nr. 815 Akti datë 10.12.2003 të Gjykatës Rrethit Gjyqsor Tiranë, për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore të të dënuarit Gëzim [Shqiptarja.com]
  • 2. Cela në përputhje me nenin 478 të K.Pr.Penale është vendosur lirimi i të dënuarit Gëzim Cela nga vuajtja e mëtejshme e dënimit, dhënë me vendimin e mësipërm. Në procesin për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit nga ana e të dënuarit Gëzim Cela është paraqitur si provë një raport biopsie me nr. 2003005181 lidhur me diagnozën, i nënshkruar nga prof. doctor Sergulem Dervisoglu.Me shkresën nr.2003/1057 datë 28.10.2003 të Kryeprokurorit të Stambollit, në përgjigje të kërkesës për ndihmë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se përmbajtja e raportit është e njëjtë me origjinalin por nënshkrimi në fund të raportit nuk është i prof. doctor Sergulem Dervisoglu Në këto kushte nga ana e prokurorisë është akuzuar i pandehuri Gëzim Cela për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësore” parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal Mëqënëse hetimet ndaj të pandehurit Gëzim Cela janë zhvilluar në mungesë të tij pasi i pandehuri ndodhej jashtë shtetit, nuk është bërë e mundur pyetja e tij Në gjykim u paraqit i pandehuri Gëzim Cela i cili në deklarimet e tij pretendoi se raporti mjekësor pasqyron realitetin dhe nuk është i falsifikuar.Por pavarësisht nga sa më sipër, i pandehuri pretendoi se se raporti mjekësor nuk është marrë nga ana e tij, por nga një shtetas kosovar me banim në Turqi, i cili i ka shërbyer si përkthyes gjatë qëndrimit në spitalin e Stambollit me të cilin ka komunikuar në telefon, ku i ka kërkuar që pasi të merrte raportin e sipërcituar t’ja dërgonte me postë avokatit të tij në Shqipëri. Në konkluzionet përfundimtare prokurori në përputhje me nenin 377 të K.Pr.Penale tërhoqi akuzën dhe kërkoi pushimin e cështjes në ngarkim të të pandehurit Gëzim Cela, duke argumentuar se në përmbajtje, dokumenti mjekësor nuk pasqyron rrethana të rreme pasi është e njëjta përmbajte me origjinalin, por në përgjigjen e ardhur nga Kryeprokurori i Stambollit nuk sqarohet nëse nënshkrimi në emër të mjekut Profesor Doctor Sergulen Devisoglu, është i falsifikuar apo është nënshkrimi i ndonjë nga punonjësit e spitalit ku është operuar i pandehuri.Gjithashtu nga ana e të pandehurit pretendohet se raporti mjekësor është i rregullt dhe se nuk është ai personi që e ka marrë e paraqitur në gjykim. Sa më sipër se në kushtet kur prokurori e tërhoqi akuzën dhe në kushtet kur ekzistenca e faktit është e dyshimtë, gjykata cmon të drejtë kërkesën e prokurorit duke vendosur pushimin e cështjes penale me Nr 9 Akti, në ngarkim të të pandehurit Gëzim Cela. PËR KËTO ARSYE Gjykata bazuar në nenet 384 dhe 387 të K.Pr.Penale V E N D O S I  Pushimin e cështjes penale me nr. 9 Akti, në ngarkim të të pandehurit Gëzim Çela, akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësore” parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal. [Shqiptarja.com]
  • 3.  Shpenzimet proçeduriale sic janë bërë.  Kundër vendimit lejohet ankim brenda 10 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e shpalljes.  U shpall sot ne Tiranë me dt.27.03.2007. SEKRETARE GJYQTAR Valbona SADIKU Ridvan HADO [Shqiptarja.com]