SlideShare a Scribd company logo
1
TABELA E TË DHËNAVE

                                                                  Faqja
Hyrje                                                               2
Sistemet Publike të Biçikletave                                     2
Historia                                                            2
Financimi i Sistemit Ecovolis                                       3
              Donacione & Sponsorizime                              3
              Të ardhurat nga anëtarësimi, abonimet & përdorimi     3
Skuadra implementuese                                               4
Partnerët tanë                                                      4
              Organizata & Shoqëria Civile                          5
              Media vizive dhe e shkruar                            5
Stacionet Ecovolis                                                  5
              Tiranë                                                6
              Durrës                                                6
Tarifat e Shërbimit                                                 6
              Abonimet, anëtarësimi & përdorimi                     7
Mirëmbajtja e Biçikletave                                           7
              Servisi Ecovolis                                      8
              Siguria teknike e biçikletave                         8
Transporti i Biçikletave                                            8
Dëmet & Vjedhjet                                                    9
Siguria Ecovolis                                                   10
Fushata Ndërgjegjësimi                                             10
              Ecovolis – Biçikleta Juaj                            11
              Ecovolis – Kujdes Këmbësorët                         11
              Ecovolis – Rregullat e Sigurisë                      11
Aktivitete Sportive                                                11
              Ecovolis Bike Tours                                  12
              Ecovolis Free Ride                                   12
Aktivitete Mjedisore                                               12
              Love Recycling                                       12
              Në mbrojtje të Parkut të Tiranës                     13
              European Mobility Week                               14
Aktivitete Sociale                                                 14
              Sunshine Programme                                   15
              Lojërat Olimpike Speciale                            15
              Dhuro Gjak                                           16
              Dita e të drejtave të njeriut                        17
Informacioni dhe komunikimi i shërbimit                            18
              Buletini Ecovolis                                    18
              Rrjeti Social                                        19
              Media, TV, gazeta, Revista                           19
Ecovolis në të ardhmen                                             20
              Përmirësimi i shërbimit                              20
              Shtrirja e stacioneve                                20
Adresa ndihmëse rreth Ecovolis                                     20




                                                                          2
HYRJE

Ecovolis është programi i biçikletave publike, i krijuar nga organizata Programi i
Alternativave Social Stimuluese me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Pedal for
Progress dhe Eco Bicycle Shop. Programi Ecovolis synon të promovojë transportin
ekologjik me biçikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, jetë më të
shëndetshme dhe aktive për komunitetin.

Ecovolis lindi nga nevoja për një alternativë të re, ekologjike të transportit. Programi filloi
si një projekt i Organizatës komunitare “PASS”, (Programi i Alternativave Social
Stimuluese” për të ndërgjegjësuar dhe për të shtuar numrin e përdoruesve të biçikletës
në Tiranë. Duke mos u mjaftuar me fjalë, Ecovolis ishte konkretizimi i projektit në terren
me një shërbim, praktik, të thjeshtë dhe të përdorshëm nga të gjithë qytetarët.

Kultura e biçikletës në qytetin e Tiranës po humbiste, gjëndja e trafikut dhe e mjedisit po
përkeqësohet, brezit të ardhshëm i mungon referimi I një kulture active pro mjedisore,
dhe i gjithë qyteti rrezikon të mos ketë alternativën më të dobishme të lëvisshmërisë në
zonat urbane.

Nëse shohim faktorët kyç që çuan shumë kryeqytete europiane në këtë alternativë
transporti kuptojmë që ato janë po kaq të vlefshme dhe në Tiranë. Njerëzit sot, shumë
herë më tepër se më parë janë të varur nga makinat, rrugët e Tiranës janë plot e për
plot me makina. Ndryshimi i idesë për lëvizshmërinë, për sigurinë, për qytetin e
jetueshëm dhe mjedisin çoi në zbatimin e programeve të biçikletave publike më shumë
se 200 qytete në të gjithë botën.



SISTEMET PUBLIKE TË BIÇIKLETAVE

Ç’farë janë? Si funksionojnë?

Sistemi publik i biçikletave është një shërbim në të cilin biçikletat vihen në dispozicion
për përdorim të përbashkët, për qytetarët të cilët nuk kanë një biçikletë. Sistemet
publike të biçikletave ndahen në dy kategori.

Programet komunitare të biçikletave, organizuar kryesisht nga organizatat jofitimprurëse
në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë lokale.

“Smart Bike Programme”, (programet me garanci të biçikletave) zbatuar kryesisht nga
agjencitë qeveritare ose në një partneritet publik – privat.

Qëllimi kryesor i këtyre sistemeve është të sigurojnë përdorim të lirë ose të
përballueshëm të biçikletave për udhëtime në distanca të shkurtra brenda zonave
urbane, si një alternativë ekologjike e transportit publik, duke ulur kështu bllokimet e
trafikut, zhurmat dhe ndotjen e ajrit. Sistemi publik i biçikletave është përkufizuar si
                                                                                             3
zgjidhja e “shekullit” për lëvizshmërinë në zonat urbane, për sigurinë, për qytetin e
jetueshëm dhe për mjedisin.

Programet publike të biçikletave lehtësojnë qytetarët nga disavantazhet e të pasurit një
biçikletë personale.

1.    Humbjen e biçikletës nga vjedhjet apo vandalizmi.

2.    Mungesën e parkimit apo vendmbajtjes së biçikletës.

3.    Mirëmbajtjen e biçikletës.

Vetë shërbimi në thelb është një formë e transportit publik, i strukturuar me stacione ku
mund të marrësh dhe kthesh biçikletën. Shërbimi mund të provohet i kushtueshëm për
qytetarët në rast se nuk subvencionohet nga qeveria, bashkitë apo bizneset, zakonisht
në formën e reklamave në stacionet e biçikletave apo në vetë biçikletën.

Deri në vitin 2010 janë vlerësuar më shumë se 200 skema të tilla që operojnë në mbarë
botën.

Si funksionojnë programet e biçikletave?

Edhe pse në përgjithësi qytetarët paguajnë për të përdorur biçikletat të cilat i marrin në
përdorim, sistemet e biçikletave ndahen në fitimprurëse dhe jo fitimprurëse. Projektet e
para të sistemeve të biçikletave janë iniciaur kryesisht nga organizatat dhe komuniteti
lokal, si projekte bamirëse me qëllimin për të favorizuar ose promovuar biçikletat si një
formë ekologjike e transportit.

Në vitet e fundit në një përpjekje për të reduktuar humbjet nga vjedhjet dhe vandalizmi,
shumë programe të biçikletave tashmë i kërkojnë përdoruesve që të sigurojnë një
depozitë monetare për të parapaguar çdo dëm të mundshëm apo humbje të biçikletës.

Shumica e programeve të biçikletave operojnë ngjashëm me sistemet publike të
transportit, duke u mbajtur nga banorët lokal, turistët dhe vizitorët e huaj.

Deri më sot nuk ka pasur asnjë program privat apo publik që të jetë në gjëndje të
operojë si një ndërrmarje e vetë – financuar, duke përdorur të ardhurat nga tarifat e
abonimit, anëtarësimit apo përdorimit të përditshëm. Si rrjedhojë shumica e sistemeve
publike të biçikletave shfrytëzojnë fondet nga burime publike qeveritare ose financime
nga bizneset e ndryshme.

Programet e biçikletave publike mund të administrohen nga subjektet qeveritare,
organizatat jofitimprurëse ose nëpërmjet partneritetit publik-privat.




                                                                                            4
Shumë prej programeve të biçikletave publike janë zhvilluar nga një shumëllojshmëri e
organizatave jofitimprurëse gjatë viteve, të bazuara të gjitha në një ose më shumë nga
sistemet e mësipërme.

HISTORIA E ECOVOLIS

Tirana Community Bicycle ishte projekti I PASS, për të rikthyer një mënyrë të lirë
transporti dhe miqësore me mjedisin. Projekti synonte punësimin e të rinjve në një
sipërmarrje sa sociale dhe mjedisore. Dhurimi i biçikletave për fëmijët e familjeve në
nevojë, shitja e biçikletave të lira, të përdorura, shëtitje me biçikleta, kurse pedalimi dhe
së fundmi stacione të biçikletave, ishin objektivat e këtij projekti.

Ndryshe nga sistemet e tjera të biçikletave të superfinancuara, me një mbështetje të
gjerë qeveritare, komunitare dhe me një infrastrukturë gjysëm të gatshme, ecovolis
erdhi me një financim modest të OSFA-së. Biçikletat u dhuruan nga një organizatë
amerikane Pedal for Progress, ndërsa pjesa tjetër ishte një punë e palodhshme e një
skuadre plot energji dhe passion për atë që po bënin.

Në tetor të vitit 2010 u krijua identiteti i biçikletës. Emri Ecovolis, Fluturim Ekologjik,
bashkimi i dy fjalëve eco (ekologjike) dhe volis (fluturim), ngjyrat e simboleve kombëtare
kuq e zi, kosh i bardhë dhe Sigla shumëngjyrëshe ecovolis.

Pas një fushate të gjerë aktivitetesh ndërgjegjësuese në krijimin e frymës dhe kulturës
biçikletë në datë 23 Mars 2011 fillon stacioni I parë Ecovolis në Ish Parkun Rinia.
Rradhë të Gjata të rinjsh dhe një habi e madhe te qytetarët e Tiranës. Brenda pak
muajsh hapen dhe 3 stacione të tjera në Tiranë dhe 2 në Durrës.

Që nga krijimi i tij programi ka shërbyer si një shtyllë e fortë e nismave, fushatave dhe
aktiviteteve të dhjetëra organizatave të ndryshme dhe shoqërisë civile në përgjithësi.
Nëpërmjet Programit Ecovolis Sunshine dedikuar fëmijëve janë dhuruar mbi 70 biçikleta
fëmijësh në qëndrat dhe shtëpitë e fëmijëve Tiranë dhe Durrës. Dhjetëra aktivitete për
të dëfryer fëmijët e këtyre qëndrave dhe për ti rikthyer buzëqeshjen.

Nëpërmjet një fushate të gjerë në mediat dhe rrjetet sociale, Ecovolis tashmë është
konfirmuar në të gjithë sistemet e ngjashme publike të biçikletave si nisma që sfidoi
mungesën e fondeve dhe infrastrukturës biçikletë për të sjellë me ngulm kulturën dhe
frymën e nevojshme për të rikthyer qytetin e gjelbërt.



Të dhëna të përgjithshme.

Ecovolis është programi i biçikletave publike, i krijuar nga organizata Programi i
Alternativave Social Stimuluese me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, organizatës
amerikane Pedal for Progress dhe funksionon falë sponsorizimeve të kompanive në

                                                                                           5
kuadër të përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit. Programi Ecovolis synon të promovojë
transportin ekologjik me biçikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, jetë
më të shëndetshme dhe aktive për komunitetin.



Statistika të përgjithshme të shërbimit Ecovolis:

o     200 biçikleta Ecovolis në 6 stacione Ecovolis në Tiranë/Durrës si dhe 1 stacion
Ecovolis Junior (për fëmijët)

o      Stacionet Ecovolis janë të vendosur në pika të ndryshme të qytetit, të cilat janë
lehtësisht të aksesueshme nga qytetarët dhe turistët

o     Biçikletat Ecovolis janë në lëvizje në zona të rëndësishme dhe të
frekuentueshme të qytetit

o     Numri mesatar i përdoruesve për stacion është 3924 përdorues/muaj. (Statistikat
e shërbimit Ecovolis Mars-Shtator 2011)

o     Sistemi i biçikletave publike do të rritet në 570 biçikleta dhe 19 stacione Ecovolis
të vendosur respektivisht 13 në Tiranë, 4 në Durrës dhe 2 në Korçë.



Financimi i Sistemit Ecovolis

Ecovolis është inisiativa jonë e përbashkët për një jetë më të shëndetshme dhe qytet
më të pastër. Ecovolis mbështetet dhe funksionon falë kompanive dhe bizneseve që
janë të orientuar në të mirë të komunitetit. Sponsorizimi ndaj Ecovolis shpreh qartë
përkushtimin e kompanisë për mjedisin dhe promovimin e një jete aktive, si një mjet
inovativ & unik të marketing-ut të gjelbër.



Përfitimet e Kompanive në kuadër të sponsorizimit të Ecovolis

Kontributi social për Ecovolis i jep mundësinë kompanisë të shpreh angazhimin e saj në
promovimin e komuniteteve të gjalla, jetesë të shëndetshme dhe emetim zero të
karbonit.

o     Përgjegjësia Sociale. Duke mbështetur inisiativën e biçikletave publike Ecovolis
Kompana inkurajon një mënyrë transporti ekologjike brenda qytetit dhe krijon mundësi
punësimi për dhjetëra të rinj në sektorin e gjelbër.

o     Mjet inovativ & unik i marketing-ut të gjelbër. Ecovolis është iniciativë unike në
Ballkan, e cila promovon transportin ekologjik për udhëtimet e shkurtra. Logo e
                                                                                             6
Kompanisë mund të jetë prezentë në çdo biçikletë, përkatësisht 200 biçikleta të cilat
janë masivisht në lëvizje në zonat më kryesore të qytetit dhe me lëvizshmëri të lartë.
Gjithashtu logo së bashku me mesazhin unik për mjedisin janë të vendosura në 2
stenda të përmasave 70 x 200cm të cilat janë të frekuentueshme nga qindra njerëz të
cilët kalojnë pranë stacionit.

o      Imazh pozitiv për markën tuaj. Mënyrë shumë e mirë për të promovuar dhe
forcuar markën tuaj është promovimi i saj përmes inisiativave të tilla sociale dhe
mjedisore të cilat ndikojnë në krijimin e një imazhi pozitiv dhe miqësor për klientët tuaj.

o      Promovim mediatik në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Eventet e
organizuara në kuadër të programeve sociale për dhurimin e biçikletave dhe aktiviteteve
të pedalimeve në qytet me biçikletat me logon e Kompanisë, janë prezente në
reportazhe mediatike në media lokale dhe kombëtare.

o     Përmendja dhe falenderimi i bashkëpunimit me Kompaninë në rrjetet sociale
(facebook, linkedin, tëitter, youtube). Ecovolis zotëron një rrjet social mbi 50.000
anëtarë shumë interaktiv dhe Kompania si partner dhe sponsorizues publikohet
vazhdimisht në formën e mesazheve, videove dhe fotove.



Mundësitë e Siglimit të Stacioneve dhe Biçikletës Ecovolis




                              Siglimi i stacioneve Ecovolis




                                                                                         7
Siglimi i Sistemit Ecovolis




       Siglimi I Biçikletës Ecovolis   Siglimi I Parafangos Ecovolis




             Siglimi i Koshit           Siglimi I Trupit të Biçikletës




      Siglimi i Stendës së Shërbimit     Siglimi i Kartës Ecovolis




                                                                         8
Donacione & Sponsorizime (partnerët)




                               Sponsorizuesit e Ecovolis




Të ardhurat nga anëtarësimi, abonimet & përdorimi

Burimeve e të ardhurave për Sistemin Ecovolis

•     Përdoruesit e shërbimit Ecovolis , (të përditshme)

•     Anëtarësimet vjetore

•     Abonimet (ditore, mujore, vjetore, turistike)

•     Sponsorizimi nga kompanitë

•     Donacionet nga fondacionet

•     Partnerë "in kind" (Bashkia e Tiranës, Pedal për Progres)

•     Të ardhurat nga shitjet e biçikletave Eco Bicycle Shop

•      Burimet njerëzore (vullnetarët)promovon transportin ekologjik për udhëtimet e
shkurtra.




                                                                                       9
Burimi i të ardhurave të sistemit Ecovolis

                                     5%             Daily service users
                               10%
                                                    Yearly membership

                   15%
                                                    Supscription (daily, monthly, yearly,
                                                    touristic)
                                                    Sponsorship from companies
                                           25%
             10%
                                                    Donations from foundations

                                                    Partners “in kind” (tirana city hall, Pedal
                                                    for Progress)
                                                    Sales revenue from Eco Bicycle Shop
                         25%
                                           5%
                                      5%            Human resource (volunteers)




Skuadra Ecovolis




                                                                                                  10
Partnerët tanë – Organizata, Institucione & Shoqëria Civile

   -   Bashkia Tiranë
   -   Bashkia Durrës
   -   United Nations Development Programme - UNDP
   -   Global Environmental Facility - GEF
   -   Open Society Foundation Albania – OSFA
   -   Ambasada Britanike
   -   Vodafone Foundation
   -   Eko Lëvizja
   -   Terre des Hommes Albania
   -   TAMAM
   -   Organizata Shqipëtare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut

Mediat, Tv & Gazeta Partnere

       Televizione           Gazeta                      Buletine Elektronike
   -   Ora News              Gazeta Eko Lëvizja          Buletini Ecovolis
   -   Scan Tv               Gazeta Mjedisi Sot          Buletini Eko Lëvizja
   -   Vizion Plus           Gazeta Shekulli             Buletini Mjedisi Sot
   -   Albanian Screen       Gazeta Shqip                Forumi Mjedisor -IEP
   -   Top Channel           Gazeta Standart


Stacionet Ecovolis




                                                                                11
STACIONET EGZISTUESE:

1.       Rr : Shëtitorja “Lasgush Poradeci”, Tiranë

2.       Rr : Elbasanit, pranë Këndit të Lojrave

3.       Rr : Dëshmorët e 4 Shkurtit, pranë Parkut Rinia

4.       Rr : Sheshi “Nënë Tereza”, pranë Universitetit Politeknik

Durrës

     -   Shëtitorja e Vollgës
     -   Lulishtja para Bashkisë së Durrësit



Si funksionon Ecovolis? - Tarifat e Shërbimit Ecovolis




                      Eco Bicycle        ID Card              Patent   Passport
 Ecovolis Card
                      Shop Card

                                       Sistemi i Kartës Ecovolis

     -   ANËTARËSIMI ECOVOLIS
     -   ABONIMI ECOVOLIS
     -   ECOVOLIS PAGESA BAZUAR NË KOHËN E PËRDORIMIT

Karta e anëtarësisë është e vlefshme për 365 ditë dhe kushton 500 lekë. Karta e
anëtarësisë i jep mundësinë përdoruesve të përdorin biçikletën falas për 30 minuta sa
herë që përdorin shërbimin. Nëse kanë dokument që vërteton se janë studentë
anëtarësimi kushton 200 lekë. Për të kryer anëtarësimin personat duhet të kenë

1.Mjet identifikimi + fotokopje që do t’i bashkëngjitet anëtarësimit

2. Pagesën

Karta e anëtarësimit nuk është mjet garancie për të marr biçikletën, është thjeshtë mjet
me të cilin klientët mund të marrin përfitime.

                                                                                       12
•       Anëtarësimi normal: 500 lekë

•       Anëtarësimi për studentë: 200 lekë (shoqëruar me dokument vërtetues)

Abonimi Ecovolis mund të bëhet vetëm pasi personi është anëtarësuar. Abonimi i jep
mundësinë të përdorin shërbimin Ecovolis falas përgjatë gjithë periudhës së abonimit.
Klientët kanë mundësi të zgjedhin 3 lloje abonimesh:

•       Abonimi ditor – 100 lekë

•       Abonimi mujor – 900 lekë

•       Abonimi vjetor – 3900 lekë

•       Abonimi Turist – 200 lekë dita

Përdoruesit e shërbimit Ecovolis kanë mundësi të përdorin bicikletat bazuar në kohën e
përdorimit, një orë kushton 60 lekë.


Mirëmbajtja e Biçikletave

Mirëmbajtja, riparimi dhe zëvendësimi I biçikletave bëhet në servisin e riparimit
Ecovolis. Servisi ka një sipërfaqe prej rreth 120 m2, janë të punësuar 3 mekanikë dhe 2
ndihmësa. Me më shumë se 80 poste biçikletash të vendosura me kujdes në stenda
ajrore për të mos zënë vend. I pajisur me të gjitha teknikat dhe logjistikën më të fundit të
riparimit të biçikletave. Disa nga pjesët e zëvendësimit për biçikletat kanë ardhur nga
organizata amerikane Pedal for Progres dhe një pjesë sigurohen në tregun vendas.

Servisi Ecovolis funksionon 08:00 – 18:00 gjatë dimrit dhe 08:00 – 20:00 gjatë verës,
çdo ditë të javës pa pushim. Dy ndihmësat kontrollojnë çdo ditë në mëngjes stacionet
ecovolis,për të identifikuar biçikletat e dëmtuara, me defekte të cilat më pas
transportohen me një karel të veçantë enkas për biçikleta në kushte të sigurta drejt
servisit.

Të gjitha biçikletat e identifikuara me defect, kanë të varur një shenjë dalluese me
ngjyrë të kuqe që shkruan “Defekt”. Në servis biçikletat I nënshtrohen 2 kontrolleve
kryesore.

    1. Kontrolli Teknik
    2. Kontrolli Estetik

Kontrolli Teknik përfshin:

    -   Kontrolli i gomave, (komardaret dhe kapertonat)
    -   Kontrolli I disqeve, (shtrembërime, këputjet e telave)
    -   Kontrolli I sistemit të frenimit.
                                                                                         13
-   Kontrolli I sistemit të drejtimit.
   -   Kontrolli I akseve dhe shpejtësive.

Kontrolli Estetik përfshin

   -   Gërvishtjet e trupave të biçikletës.
   -   Dëmtimet e shalës së biçikletës
   -   Dëmtimin, shtrembërimin e koshit
   -   Dëmtimin e parafangos publike dhe logos Ecovolis
   -   Larja dhe pastrimi I biçikletës

Siguria teknike e biçikletave

   -   Pas çdo servisi biçikletat provohen për sistemin e drejtimit dhe frenimit.
   -   Me mbërritjen në stacion, punonjësi I shërbimit i verifikon para se ti marrë në
       dorëzim.
   -   Sugjerimet e përdoruesve i përcillen direkt servisit nëpërmjet punonjësve të
       stacionit.
   -   Vetë punonjësit e stacionit I kërkojnë përdoruesve të provojnë biçikletën para se
       ta marrin.
   -   Nuk është shënuar asnjë aksident deri tashmë për shkak të kushteve teknike jo
       të mira të biçikletës.

Përdorimi I kaskës mbrojtëse

Ecovolis gjatë gjithë kohëzgjatjes së shërbimit ka nxitur vazhdimisht përdorimin e
kaskës mbrojtëse. Çdo stacion është I pajisur me 10 të këtilla, për përdorim të klientëve
tanë. Mospërdorimi I tyre është zgjedhje personale e shumë prej përdoruesve ecovolis,
ashtu siç ka dhe shumë të tjerë kryesisht të huaj, të cilët nuk pranojnë të marrin një
biçikletë pa kaskën mbrojtëse. Deri tashmë janë zhvilluar me dhjetëra aktivitete
ndërgjegjësuese, udhëtime me biçikleta dhe shpërndarje fletëpalosjesh për përdorimin
e kaskës mbrojtëse dhe respektimin e rregullave të sigurisë.

Transporti i biçikletave.

Transporti I biçikletave kryhet nëpërmjet rimorkiove special të ecovolis. Janë 3 të këtilla
me 12 vënde, 8 vënde dhe një 4 vëndëshe që rimorkiohet nga një biçikletë. Biçikletat
përveçse kanë postin e tyre të fiksuar në shina, lidhen me mandra për të siguruar
moslëvizshmërine apo dëmtimin e tyre gjatë transportit. Transporti I biçikletave në
servisin Ecovolis kryhet 3 herë në ditë sipas një itinerari të caktuar.

Dëmet & Vjedhjet

Vjedhjet dhe vandalizmi kanë qenë sfida e parë e Ecovolis që në ditët e para të
shërbimit. Duke nisur si një projekt komunitar në dobi të komuniteti dhe qytetit, masat e
                                                                                        14
sigurisë, kontrollit dhe penalizimeve kanë qenë minimale. Praktikisht nëse nuk do të
ishin zëvendësuar në kohë të gjitha biçikletat e vjedhura apo dëmtuara, tashmë nuk do
të kishte më asnjë biçikletë në stacionet Ecovolis. Plot 70 biçikleta nuk janë kthyer ose
më mirë janë vjedhur që nga 25 Marsi i këtij viti, kur filloi dhe shërbimi Ecovolis.
Mesatarisht 10 biçikleta në muaj ose 2.5 në javë. E matur në përqindje , do të ishte 100
% e biçikletave të vjedhura. Nuk mund të lëmë pa përmendur 27 rastet e mbetura në
tentativë vjedhje, vetëm në saj të këmbënguljes dhe guximit të skuadrës Ecovolis për t’i
shkuar deri në fund, ose më saktë në shtëpitë e tyre dhe për t’u përballur me situate
nga më të çuditshmet.

Biçikletat Ecovolis mund të merren në dy mënyra; Nëpërmjet kartës së identitetit,
(mënyra më e shpeshtë e përdorimit) dhe kartës Ecovolis. (mënyra nëpërmjet
anëtarësimit). Natyrisht që anëtarësimi është një mënyrë e shumë prej përdoruesve të
biçikletës për të mbështetur këtë nismë dhe për të ecur bashkë në përmirësimin e
shërbimit, prandaj ngelet shumë pak hapësirë ose aspak që dikush të anëtarësohet për
ta vjedhur.

Marrja e biçikletës nëpërmjet kartës së identitetit ngelet dhe mënyra më pak e
kontrollueshme. Rasti I X-it me vendlindje Sheq Musa Lalaj të Fierit apo Y-it Berishë
Vendi të Pukës, janë rastet tipike të atyre që vjedhin biçikletat ecovolis. Me vendbanim
rezultojnë në fshatrat respektivë, por realisht kanë vite që kanë lëvizur dhe tashmë
ndodhen në Tiranë ose rrethinat e saj, sërish në lëvizje. Praktikisht për të gjetur një
vendbanim të përafërt të këtyre personave do të duhej të interesoheshim në vendlindjen
e tyre pranë të afërmve. E provuar disa herë dhe pa rezultat, të afërmit e tyre shpesh
nuk dinë nëse këta njerëz janë në Tiranë apo jashtë Shqipërisë.

Jo më pak janë dëmet që vijnë si pasojë e keqtrajtimit dhe vandalizimit të biçikletës nga
persona të papërgjegjshëm që shpesh bëhen dhe shkak aksidentesh dhe përplasjesh.
Me dhjetëra disqe të shtrembëruar, trupa të thyer copash, parafango të copëzuara,
kosha të çarë janë rutina e përditshme e punës për mirëmbajtjen e Ecovolis.

Skuadra Ecovolis po punon për identifikimin e këtyre personave dhe përjashtimin e tyre
nga shërbimi. Anëtarë dhe vullnetarë të Programit disa herë në javë dalin për kontrolle
në Parkun e Liqenit dhe zona të tjera që përdoret Ecovolis.



Siguria e ruajtjes së biçikletave Ecovolis

Sigurimi i biçikletave nga vjedhjet ngelet ende një nga pikat e dobëta të Ecovolis.
Ndonëse nga fillimi I shërbimit është reduktuar ndjeshëm numri I vjedhjeve të
biçikletave, ka ende shumë punë për të bërë. Ecovolis bashkëpunon tashmë me disa
nga komisariatet dhe strukturat e policisë, për të bërë kallëzimet e vjedhjeve rast pas
rasti, sipas zonave të stacioneve dhe vendbanimeve të personave të kallëzuar.

                                                                                      15
Tashmë është bërë rutinë, verifikimi I të dhënave në zyrat e Ecovolis, sipas një regjistri
të gjëndjes civile dhënë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, ku verifikohen
adresa dhe të dhëna të tjera të rëndësishme të personave që nuk kthejnë biçikletat.

Janë të shumta mënyrat që stafi i Ecovolis operon në këto raste. Shumë prej tyre
kontaktohen në telefon, në rrjetin sociale Facebook, në numëratorët dhe adresarët e
telefonave dhe të tjera. Në shumë raste jemi detyruar të shkojmë në shtëpitë e këtyre
personave për të kërkuar që të dorëzohet biçikleta pa bërë kallëzimin.

Një nga fushat që po punohet për të përforcuar masat e sigurisë është dhe ngritja e një
skuadre enkas për sigurimin dhe gjetjen e biçikletave.

Fushata Ndërgjegjësimi

   •   Ecovolis – Biçikleta Juaj

Fushata prezantuese e shërbimit Ecovolis, rregullat e përdorimit, funksionimi dhe
vendodhja e stacioneve. Pjesë më e madhe e kësaj fushate u zhvillua përmes rrjeteve
dhe medias sociale duke informuar grupin e synuar që në fillim të programit të rinjtë dhe
të rejat shqiptarë.

   •   Ecovolis – Kujdes Këmbësorët

Fushata I drejtohet përdoruesve të Ecovolis, por jo vetëm, në përgjithësi të gjithë atyre
që pedalojnë në parkun e liqenit në mënyrë jo korrekte, duke u bërë shkas për
aksidente me kalimtarët në zonën e parkut. Fushata është ende në vazhdim dhe synon
ndërgjegjësimin e çiklistëve për të respektuar kalimtarët, evidentimin dhe përjashtimin
nga shërbimi ecovolis të atyre që shkelin rregullat e pedalimit korrekt.

   •   Ecovolis – Rregullat e Sigurisë

Fushata synon të informojë një numër sa më të gjerë të përdoruesve të Ecovolis, mbi
rregullat e pedalimit të sigurtë. Pjesë e kësaj fushate janë dhe kurset e pedalimit, foto
dhe video të krijuara dhe shpërndara nëpërmjet rrjeteve dhe mediave sociale.



Aktivitete Mjedisore

Love Recycling

Është një fushatë e Ecovolis për të ripërdorur shumë prej materialeve apo mbetjeve që
mblidhen çdo ditë në shtëpitë apo zyrat tona. Ripërdorimi i materialeve ka një rëndësi të
madhe në zvogëlimin e mbetjeve, ka përfitime të mëdha ekonomike dhe padiskutim
është mënyra dhe kontributi i gjithsecilit për shtëpinë tonë të madhe, tokën. Skuadra


                                                                                       16
Ecovolis ka organizuar disa ekspozita me sende të ricikluara, kryesisht nga pjesët e
biçikletave, kartoni dhe letra.

Në mbrojtje të Parkut të Tiranës

Aktiviteti I zhvilluar në bashkëpunim me Eko Lëvizjen për “Problemet e degradimit
Mjedisor të Liqenit artificial të Tiranës dhe zbatimin e masave mbrojtëse dhe
rehabilituese ndaj tij”. Fushata është zhvilluar për disa javë rresht me takime dhe
diskutime të hapura me specialistë dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive
mjedisore.

European Mobility Ëeek

Në simbol të kësaj dite, në të gjitha stacionet Ecovolis biçikletat u ofruan falas për të
gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë qytetarët patën mundësi të provojnë lirinë që të jep
qyteti pa makina dhe shpejtësinë e kënaqësinë që provon duke pedaluar. Panairi i
biçikletave antike, në të cilën u ekspozuan biçikletat ndër vite për të nxitur sadopak
nostalgjinë e moshës së tretë dhe kuriozitetin e brezit të sotëm. Në këtë ditë të
promovimit të biçikletës, u angazhua plotësisht edhe skuadra e teknikëve të cilët ofruan
riparim falas për biçikletat e qytetëarëve dhe ndërkohë të tjerë kishin mundësinë të
përfitonin aftësi për riparimin e biçikletës së tyre.



Aktivitete Sociale

Sunshine Programme

Ecovolis Sunshine Program është inisiativë e Ecovolis për dhurimin e biçikletave të
fëmijëve, veçanërisht për fëmijet në nevoje. Ecovolis ka dhuruar 60 biçikleta për fëmijët
gjatë viti 2011 duke organizuar plot aktivitete për fëmijët që kanë patur synim edukimin
për pedalim të sigurtë, argëtimin, nxitjen e një jete aktive dhe praktimin e sporteve.
Ecovolis Sunshine do të vazhdojë të dhurojë më shumë biçikleta për fëmijët në nevojë
edhe gjatë vitit 2011-2012. Nëse jeni një organizatë që punoni me fëmijët skuadra
Ecovolis është shumë e hapur dhe bashkëpunuese për organizimin e aktiviteteve të
ndryshme që kanë në fokus përdorimin e biçikletës dhe nxitjen e jetës aktive.

Lojërat Olimpike Speciale

Së bashku me Fondacionin Vodafone u organizua një pedalim masiv me biçikleta që
filloi në zyrat e presidentit dhe përfundoi pranë Institutit të Fiskulturës. Në këtë pedalim
morën pjesë mbi 100 të rinj dhe të reja student, aktivistë, vullnetarë nga organizata të
ndryshme me qëllimin për të përcjellë një mesazh pozitiv për personat me aftësi të
kufizuara.


                                                                                         17
18
Dhuro Gjak

Një tjetër pedalim massive me të rinjtë dhe të rejat vullnetarë të Organizatës Shqipëtare
të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Aktiviteti synonte të ndërgjegjësonte qytetarët e
Tiranës për të zhvilluar një jetë më të shëndetshme nëpërmjet pedalimit dhe përdorimit
të biçikletës, si dhe të bashkohej në kauzën e Organizatës partnere për dhurimin e
gjakut.

Dita e të drejtave të njeriut

Në bashkëpunim me Organizatën Në Dobi të Gruas, u zhvillua aktiviteti të Rinjtë Së
Bashku për të Drejtat e Njeriut. Një pedalim masiv që filloi në sheshin nënë tereza dhe
vazhdoi përgjatë bulevardit kryesor. Në këtë aktivitet të rinjtë dhe të rejat pjesëmarrës
dhanë një mesazh të aktivizmit rinor nëpërmjet biçikletës Ecovolis.



Informacioni dhe komunikimi i shërbimit

Buletini Ecovolis

Buletini elektronik Ecovolis, postohet çdo 2 javë nëpërmjet postës elektronike në 25.000
adresa email. Ai gjithashtu shpërndahet dhe postohet në faqet dhe forumet e më shumë
se 10 organizatave partnere. Buletini ka një grafikë të veçantë, pasuruar me foto dhe
video të aktiviteteve ecovolis, të kulturës dhe frymës biçikletë në përgjithësi, lajme dhe
kuriozitete për biçikletën.

Rrjeti Social

Rrjeti Social Ecovolis, është kthyer tashmë në një shembull për shumë organizata dhe
institucione që përdorin fuqinë e rrjeteve sociale. Me disa faqe dhe kategori active në
rrjetin facebook, me më shumë se 5 “kanale televizive në youtube”, gjithashtu aktiv
nëpërmjet linkedin, tëitter, flickr, vimeo, google plus, etj. Me më shumë se 100 video të
realizuara nga skuadra ecovolis për aktivitetet dhe fushatat e ndryshme social dhe
mjedisore.

   -   Facebook
   -   Youtube
   -   Vimeo
   -   Flickr
   -   Linkedin
   -   Google +
   -   Twitter



                                                                                        19
Media, TV, gazeta, Revista

Duke qenë një nismë e veçantë në dobi të komunitetit, ecovolis ka mbështetjen e
mediave vizive dhe të shkruar. Që nga fillimi kanë qenë me dhjetëra gazeta dhe revista
të interesuar për të pasqyruar aktivitetin e këtij programi. Mbështetja e këtyre mediave
vazhdon edhe sot në forma të ndryshme reportazhesh, speciale lajmesh dhe artikuj
nëpër gazetat lokale.

Në të gjitha rastet Skuadra Ecovolis është bashkëpunuese dhe mbështetëse me
partnerët tanë mediatik. Shumë prej reportazheve, klipeve të ndryshme me në qendër
biçikletën, reklamave apo specialeve të ndryshme, kemi ofruar mbështetjen dhe
ndihmën tonë për një realizim sa më profesional.

Ecovolis në të ardhmen

Ecovolis synon të zhvillohet në shumë drejtime. Përmirësimi I shërbimit dhe zgjerimi i tij,
në më shumë stacione që prekin dhe zonat jashtë qenrës, janë qëllimet kryesore të
programit. Aktualisht janë gati 200 biçikletat e reja Ecovolis, Amsterdam Model, City
Bike 28”, të cilat janë në pritje të stacioneve të reja. Me përdorimin e këtyre biçikletave
të reja Ecovolis, do të ketë mundësinë të dyfishojë numrin e stacioneve dhe të bëjë një
hap të madh përpara në përmirësimin e shërbimit të biçikletave.

Një tjetër bashkëpunim që po vijon në kuadër të nismës në dobi të qytetit, është
Tourism Info Point, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Turizmit dhe
Promovimit të Qytetit, për funksionimin e stacioneve Ecovolis edhe si qëndra të
informacionit turistik.

Adresa ndihmëse rreth Ecovolis

www.ecovolis.com

www.eco-bike.org

www.pass-al.org

www.ecovolis.info




                                                                                        20

More Related Content

Featured

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
Expeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Pixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
ThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
marketingartwork
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
Skeleton Technologies
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Kurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
SpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Lily Ray
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
Rajiv Jayarajah, MAppComm, ACC
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
Christy Abraham Joy
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
Vit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
MindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Applitools
 

Featured (20)

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 

Ecovolis Report 2012

  • 1. 1
  • 2. TABELA E TË DHËNAVE Faqja Hyrje 2 Sistemet Publike të Biçikletave 2 Historia 2 Financimi i Sistemit Ecovolis 3 Donacione & Sponsorizime 3 Të ardhurat nga anëtarësimi, abonimet & përdorimi 3 Skuadra implementuese 4 Partnerët tanë 4 Organizata & Shoqëria Civile 5 Media vizive dhe e shkruar 5 Stacionet Ecovolis 5 Tiranë 6 Durrës 6 Tarifat e Shërbimit 6 Abonimet, anëtarësimi & përdorimi 7 Mirëmbajtja e Biçikletave 7 Servisi Ecovolis 8 Siguria teknike e biçikletave 8 Transporti i Biçikletave 8 Dëmet & Vjedhjet 9 Siguria Ecovolis 10 Fushata Ndërgjegjësimi 10 Ecovolis – Biçikleta Juaj 11 Ecovolis – Kujdes Këmbësorët 11 Ecovolis – Rregullat e Sigurisë 11 Aktivitete Sportive 11 Ecovolis Bike Tours 12 Ecovolis Free Ride 12 Aktivitete Mjedisore 12 Love Recycling 12 Në mbrojtje të Parkut të Tiranës 13 European Mobility Week 14 Aktivitete Sociale 14 Sunshine Programme 15 Lojërat Olimpike Speciale 15 Dhuro Gjak 16 Dita e të drejtave të njeriut 17 Informacioni dhe komunikimi i shërbimit 18 Buletini Ecovolis 18 Rrjeti Social 19 Media, TV, gazeta, Revista 19 Ecovolis në të ardhmen 20 Përmirësimi i shërbimit 20 Shtrirja e stacioneve 20 Adresa ndihmëse rreth Ecovolis 20 2
  • 3. HYRJE Ecovolis është programi i biçikletave publike, i krijuar nga organizata Programi i Alternativave Social Stimuluese me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Pedal for Progress dhe Eco Bicycle Shop. Programi Ecovolis synon të promovojë transportin ekologjik me biçikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, jetë më të shëndetshme dhe aktive për komunitetin. Ecovolis lindi nga nevoja për një alternativë të re, ekologjike të transportit. Programi filloi si një projekt i Organizatës komunitare “PASS”, (Programi i Alternativave Social Stimuluese” për të ndërgjegjësuar dhe për të shtuar numrin e përdoruesve të biçikletës në Tiranë. Duke mos u mjaftuar me fjalë, Ecovolis ishte konkretizimi i projektit në terren me një shërbim, praktik, të thjeshtë dhe të përdorshëm nga të gjithë qytetarët. Kultura e biçikletës në qytetin e Tiranës po humbiste, gjëndja e trafikut dhe e mjedisit po përkeqësohet, brezit të ardhshëm i mungon referimi I një kulture active pro mjedisore, dhe i gjithë qyteti rrezikon të mos ketë alternativën më të dobishme të lëvisshmërisë në zonat urbane. Nëse shohim faktorët kyç që çuan shumë kryeqytete europiane në këtë alternativë transporti kuptojmë që ato janë po kaq të vlefshme dhe në Tiranë. Njerëzit sot, shumë herë më tepër se më parë janë të varur nga makinat, rrugët e Tiranës janë plot e për plot me makina. Ndryshimi i idesë për lëvizshmërinë, për sigurinë, për qytetin e jetueshëm dhe mjedisin çoi në zbatimin e programeve të biçikletave publike më shumë se 200 qytete në të gjithë botën. SISTEMET PUBLIKE TË BIÇIKLETAVE Ç’farë janë? Si funksionojnë? Sistemi publik i biçikletave është një shërbim në të cilin biçikletat vihen në dispozicion për përdorim të përbashkët, për qytetarët të cilët nuk kanë një biçikletë. Sistemet publike të biçikletave ndahen në dy kategori. Programet komunitare të biçikletave, organizuar kryesisht nga organizatat jofitimprurëse në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë lokale. “Smart Bike Programme”, (programet me garanci të biçikletave) zbatuar kryesisht nga agjencitë qeveritare ose në një partneritet publik – privat. Qëllimi kryesor i këtyre sistemeve është të sigurojnë përdorim të lirë ose të përballueshëm të biçikletave për udhëtime në distanca të shkurtra brenda zonave urbane, si një alternativë ekologjike e transportit publik, duke ulur kështu bllokimet e trafikut, zhurmat dhe ndotjen e ajrit. Sistemi publik i biçikletave është përkufizuar si 3
  • 4. zgjidhja e “shekullit” për lëvizshmërinë në zonat urbane, për sigurinë, për qytetin e jetueshëm dhe për mjedisin. Programet publike të biçikletave lehtësojnë qytetarët nga disavantazhet e të pasurit një biçikletë personale. 1. Humbjen e biçikletës nga vjedhjet apo vandalizmi. 2. Mungesën e parkimit apo vendmbajtjes së biçikletës. 3. Mirëmbajtjen e biçikletës. Vetë shërbimi në thelb është një formë e transportit publik, i strukturuar me stacione ku mund të marrësh dhe kthesh biçikletën. Shërbimi mund të provohet i kushtueshëm për qytetarët në rast se nuk subvencionohet nga qeveria, bashkitë apo bizneset, zakonisht në formën e reklamave në stacionet e biçikletave apo në vetë biçikletën. Deri në vitin 2010 janë vlerësuar më shumë se 200 skema të tilla që operojnë në mbarë botën. Si funksionojnë programet e biçikletave? Edhe pse në përgjithësi qytetarët paguajnë për të përdorur biçikletat të cilat i marrin në përdorim, sistemet e biçikletave ndahen në fitimprurëse dhe jo fitimprurëse. Projektet e para të sistemeve të biçikletave janë iniciaur kryesisht nga organizatat dhe komuniteti lokal, si projekte bamirëse me qëllimin për të favorizuar ose promovuar biçikletat si një formë ekologjike e transportit. Në vitet e fundit në një përpjekje për të reduktuar humbjet nga vjedhjet dhe vandalizmi, shumë programe të biçikletave tashmë i kërkojnë përdoruesve që të sigurojnë një depozitë monetare për të parapaguar çdo dëm të mundshëm apo humbje të biçikletës. Shumica e programeve të biçikletave operojnë ngjashëm me sistemet publike të transportit, duke u mbajtur nga banorët lokal, turistët dhe vizitorët e huaj. Deri më sot nuk ka pasur asnjë program privat apo publik që të jetë në gjëndje të operojë si një ndërrmarje e vetë – financuar, duke përdorur të ardhurat nga tarifat e abonimit, anëtarësimit apo përdorimit të përditshëm. Si rrjedhojë shumica e sistemeve publike të biçikletave shfrytëzojnë fondet nga burime publike qeveritare ose financime nga bizneset e ndryshme. Programet e biçikletave publike mund të administrohen nga subjektet qeveritare, organizatat jofitimprurëse ose nëpërmjet partneritetit publik-privat. 4
  • 5. Shumë prej programeve të biçikletave publike janë zhvilluar nga një shumëllojshmëri e organizatave jofitimprurëse gjatë viteve, të bazuara të gjitha në një ose më shumë nga sistemet e mësipërme. HISTORIA E ECOVOLIS Tirana Community Bicycle ishte projekti I PASS, për të rikthyer një mënyrë të lirë transporti dhe miqësore me mjedisin. Projekti synonte punësimin e të rinjve në një sipërmarrje sa sociale dhe mjedisore. Dhurimi i biçikletave për fëmijët e familjeve në nevojë, shitja e biçikletave të lira, të përdorura, shëtitje me biçikleta, kurse pedalimi dhe së fundmi stacione të biçikletave, ishin objektivat e këtij projekti. Ndryshe nga sistemet e tjera të biçikletave të superfinancuara, me një mbështetje të gjerë qeveritare, komunitare dhe me një infrastrukturë gjysëm të gatshme, ecovolis erdhi me një financim modest të OSFA-së. Biçikletat u dhuruan nga një organizatë amerikane Pedal for Progress, ndërsa pjesa tjetër ishte një punë e palodhshme e një skuadre plot energji dhe passion për atë që po bënin. Në tetor të vitit 2010 u krijua identiteti i biçikletës. Emri Ecovolis, Fluturim Ekologjik, bashkimi i dy fjalëve eco (ekologjike) dhe volis (fluturim), ngjyrat e simboleve kombëtare kuq e zi, kosh i bardhë dhe Sigla shumëngjyrëshe ecovolis. Pas një fushate të gjerë aktivitetesh ndërgjegjësuese në krijimin e frymës dhe kulturës biçikletë në datë 23 Mars 2011 fillon stacioni I parë Ecovolis në Ish Parkun Rinia. Rradhë të Gjata të rinjsh dhe një habi e madhe te qytetarët e Tiranës. Brenda pak muajsh hapen dhe 3 stacione të tjera në Tiranë dhe 2 në Durrës. Që nga krijimi i tij programi ka shërbyer si një shtyllë e fortë e nismave, fushatave dhe aktiviteteve të dhjetëra organizatave të ndryshme dhe shoqërisë civile në përgjithësi. Nëpërmjet Programit Ecovolis Sunshine dedikuar fëmijëve janë dhuruar mbi 70 biçikleta fëmijësh në qëndrat dhe shtëpitë e fëmijëve Tiranë dhe Durrës. Dhjetëra aktivitete për të dëfryer fëmijët e këtyre qëndrave dhe për ti rikthyer buzëqeshjen. Nëpërmjet një fushate të gjerë në mediat dhe rrjetet sociale, Ecovolis tashmë është konfirmuar në të gjithë sistemet e ngjashme publike të biçikletave si nisma që sfidoi mungesën e fondeve dhe infrastrukturës biçikletë për të sjellë me ngulm kulturën dhe frymën e nevojshme për të rikthyer qytetin e gjelbërt. Të dhëna të përgjithshme. Ecovolis është programi i biçikletave publike, i krijuar nga organizata Programi i Alternativave Social Stimuluese me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, organizatës amerikane Pedal for Progress dhe funksionon falë sponsorizimeve të kompanive në 5
  • 6. kuadër të përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit. Programi Ecovolis synon të promovojë transportin ekologjik me biçikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, jetë më të shëndetshme dhe aktive për komunitetin. Statistika të përgjithshme të shërbimit Ecovolis: o 200 biçikleta Ecovolis në 6 stacione Ecovolis në Tiranë/Durrës si dhe 1 stacion Ecovolis Junior (për fëmijët) o Stacionet Ecovolis janë të vendosur në pika të ndryshme të qytetit, të cilat janë lehtësisht të aksesueshme nga qytetarët dhe turistët o Biçikletat Ecovolis janë në lëvizje në zona të rëndësishme dhe të frekuentueshme të qytetit o Numri mesatar i përdoruesve për stacion është 3924 përdorues/muaj. (Statistikat e shërbimit Ecovolis Mars-Shtator 2011) o Sistemi i biçikletave publike do të rritet në 570 biçikleta dhe 19 stacione Ecovolis të vendosur respektivisht 13 në Tiranë, 4 në Durrës dhe 2 në Korçë. Financimi i Sistemit Ecovolis Ecovolis është inisiativa jonë e përbashkët për një jetë më të shëndetshme dhe qytet më të pastër. Ecovolis mbështetet dhe funksionon falë kompanive dhe bizneseve që janë të orientuar në të mirë të komunitetit. Sponsorizimi ndaj Ecovolis shpreh qartë përkushtimin e kompanisë për mjedisin dhe promovimin e një jete aktive, si një mjet inovativ & unik të marketing-ut të gjelbër. Përfitimet e Kompanive në kuadër të sponsorizimit të Ecovolis Kontributi social për Ecovolis i jep mundësinë kompanisë të shpreh angazhimin e saj në promovimin e komuniteteve të gjalla, jetesë të shëndetshme dhe emetim zero të karbonit. o Përgjegjësia Sociale. Duke mbështetur inisiativën e biçikletave publike Ecovolis Kompana inkurajon një mënyrë transporti ekologjike brenda qytetit dhe krijon mundësi punësimi për dhjetëra të rinj në sektorin e gjelbër. o Mjet inovativ & unik i marketing-ut të gjelbër. Ecovolis është iniciativë unike në Ballkan, e cila promovon transportin ekologjik për udhëtimet e shkurtra. Logo e 6
  • 7. Kompanisë mund të jetë prezentë në çdo biçikletë, përkatësisht 200 biçikleta të cilat janë masivisht në lëvizje në zonat më kryesore të qytetit dhe me lëvizshmëri të lartë. Gjithashtu logo së bashku me mesazhin unik për mjedisin janë të vendosura në 2 stenda të përmasave 70 x 200cm të cilat janë të frekuentueshme nga qindra njerëz të cilët kalojnë pranë stacionit. o Imazh pozitiv për markën tuaj. Mënyrë shumë e mirë për të promovuar dhe forcuar markën tuaj është promovimi i saj përmes inisiativave të tilla sociale dhe mjedisore të cilat ndikojnë në krijimin e një imazhi pozitiv dhe miqësor për klientët tuaj. o Promovim mediatik në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Eventet e organizuara në kuadër të programeve sociale për dhurimin e biçikletave dhe aktiviteteve të pedalimeve në qytet me biçikletat me logon e Kompanisë, janë prezente në reportazhe mediatike në media lokale dhe kombëtare. o Përmendja dhe falenderimi i bashkëpunimit me Kompaninë në rrjetet sociale (facebook, linkedin, tëitter, youtube). Ecovolis zotëron një rrjet social mbi 50.000 anëtarë shumë interaktiv dhe Kompania si partner dhe sponsorizues publikohet vazhdimisht në formën e mesazheve, videove dhe fotove. Mundësitë e Siglimit të Stacioneve dhe Biçikletës Ecovolis Siglimi i stacioneve Ecovolis 7
  • 8. Siglimi i Sistemit Ecovolis Siglimi I Biçikletës Ecovolis Siglimi I Parafangos Ecovolis Siglimi i Koshit Siglimi I Trupit të Biçikletës Siglimi i Stendës së Shërbimit Siglimi i Kartës Ecovolis 8
  • 9. Donacione & Sponsorizime (partnerët) Sponsorizuesit e Ecovolis Të ardhurat nga anëtarësimi, abonimet & përdorimi Burimeve e të ardhurave për Sistemin Ecovolis • Përdoruesit e shërbimit Ecovolis , (të përditshme) • Anëtarësimet vjetore • Abonimet (ditore, mujore, vjetore, turistike) • Sponsorizimi nga kompanitë • Donacionet nga fondacionet • Partnerë "in kind" (Bashkia e Tiranës, Pedal për Progres) • Të ardhurat nga shitjet e biçikletave Eco Bicycle Shop • Burimet njerëzore (vullnetarët)promovon transportin ekologjik për udhëtimet e shkurtra. 9
  • 10. Burimi i të ardhurave të sistemit Ecovolis 5% Daily service users 10% Yearly membership 15% Supscription (daily, monthly, yearly, touristic) Sponsorship from companies 25% 10% Donations from foundations Partners “in kind” (tirana city hall, Pedal for Progress) Sales revenue from Eco Bicycle Shop 25% 5% 5% Human resource (volunteers) Skuadra Ecovolis 10
  • 11. Partnerët tanë – Organizata, Institucione & Shoqëria Civile - Bashkia Tiranë - Bashkia Durrës - United Nations Development Programme - UNDP - Global Environmental Facility - GEF - Open Society Foundation Albania – OSFA - Ambasada Britanike - Vodafone Foundation - Eko Lëvizja - Terre des Hommes Albania - TAMAM - Organizata Shqipëtare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut Mediat, Tv & Gazeta Partnere Televizione Gazeta Buletine Elektronike - Ora News Gazeta Eko Lëvizja Buletini Ecovolis - Scan Tv Gazeta Mjedisi Sot Buletini Eko Lëvizja - Vizion Plus Gazeta Shekulli Buletini Mjedisi Sot - Albanian Screen Gazeta Shqip Forumi Mjedisor -IEP - Top Channel Gazeta Standart Stacionet Ecovolis 11
  • 12. STACIONET EGZISTUESE: 1. Rr : Shëtitorja “Lasgush Poradeci”, Tiranë 2. Rr : Elbasanit, pranë Këndit të Lojrave 3. Rr : Dëshmorët e 4 Shkurtit, pranë Parkut Rinia 4. Rr : Sheshi “Nënë Tereza”, pranë Universitetit Politeknik Durrës - Shëtitorja e Vollgës - Lulishtja para Bashkisë së Durrësit Si funksionon Ecovolis? - Tarifat e Shërbimit Ecovolis Eco Bicycle ID Card Patent Passport Ecovolis Card Shop Card Sistemi i Kartës Ecovolis - ANËTARËSIMI ECOVOLIS - ABONIMI ECOVOLIS - ECOVOLIS PAGESA BAZUAR NË KOHËN E PËRDORIMIT Karta e anëtarësisë është e vlefshme për 365 ditë dhe kushton 500 lekë. Karta e anëtarësisë i jep mundësinë përdoruesve të përdorin biçikletën falas për 30 minuta sa herë që përdorin shërbimin. Nëse kanë dokument që vërteton se janë studentë anëtarësimi kushton 200 lekë. Për të kryer anëtarësimin personat duhet të kenë 1.Mjet identifikimi + fotokopje që do t’i bashkëngjitet anëtarësimit 2. Pagesën Karta e anëtarësimit nuk është mjet garancie për të marr biçikletën, është thjeshtë mjet me të cilin klientët mund të marrin përfitime. 12
  • 13. Anëtarësimi normal: 500 lekë • Anëtarësimi për studentë: 200 lekë (shoqëruar me dokument vërtetues) Abonimi Ecovolis mund të bëhet vetëm pasi personi është anëtarësuar. Abonimi i jep mundësinë të përdorin shërbimin Ecovolis falas përgjatë gjithë periudhës së abonimit. Klientët kanë mundësi të zgjedhin 3 lloje abonimesh: • Abonimi ditor – 100 lekë • Abonimi mujor – 900 lekë • Abonimi vjetor – 3900 lekë • Abonimi Turist – 200 lekë dita Përdoruesit e shërbimit Ecovolis kanë mundësi të përdorin bicikletat bazuar në kohën e përdorimit, një orë kushton 60 lekë. Mirëmbajtja e Biçikletave Mirëmbajtja, riparimi dhe zëvendësimi I biçikletave bëhet në servisin e riparimit Ecovolis. Servisi ka një sipërfaqe prej rreth 120 m2, janë të punësuar 3 mekanikë dhe 2 ndihmësa. Me më shumë se 80 poste biçikletash të vendosura me kujdes në stenda ajrore për të mos zënë vend. I pajisur me të gjitha teknikat dhe logjistikën më të fundit të riparimit të biçikletave. Disa nga pjesët e zëvendësimit për biçikletat kanë ardhur nga organizata amerikane Pedal for Progres dhe një pjesë sigurohen në tregun vendas. Servisi Ecovolis funksionon 08:00 – 18:00 gjatë dimrit dhe 08:00 – 20:00 gjatë verës, çdo ditë të javës pa pushim. Dy ndihmësat kontrollojnë çdo ditë në mëngjes stacionet ecovolis,për të identifikuar biçikletat e dëmtuara, me defekte të cilat më pas transportohen me një karel të veçantë enkas për biçikleta në kushte të sigurta drejt servisit. Të gjitha biçikletat e identifikuara me defect, kanë të varur një shenjë dalluese me ngjyrë të kuqe që shkruan “Defekt”. Në servis biçikletat I nënshtrohen 2 kontrolleve kryesore. 1. Kontrolli Teknik 2. Kontrolli Estetik Kontrolli Teknik përfshin: - Kontrolli i gomave, (komardaret dhe kapertonat) - Kontrolli I disqeve, (shtrembërime, këputjet e telave) - Kontrolli I sistemit të frenimit. 13
  • 14. - Kontrolli I sistemit të drejtimit. - Kontrolli I akseve dhe shpejtësive. Kontrolli Estetik përfshin - Gërvishtjet e trupave të biçikletës. - Dëmtimet e shalës së biçikletës - Dëmtimin, shtrembërimin e koshit - Dëmtimin e parafangos publike dhe logos Ecovolis - Larja dhe pastrimi I biçikletës Siguria teknike e biçikletave - Pas çdo servisi biçikletat provohen për sistemin e drejtimit dhe frenimit. - Me mbërritjen në stacion, punonjësi I shërbimit i verifikon para se ti marrë në dorëzim. - Sugjerimet e përdoruesve i përcillen direkt servisit nëpërmjet punonjësve të stacionit. - Vetë punonjësit e stacionit I kërkojnë përdoruesve të provojnë biçikletën para se ta marrin. - Nuk është shënuar asnjë aksident deri tashmë për shkak të kushteve teknike jo të mira të biçikletës. Përdorimi I kaskës mbrojtëse Ecovolis gjatë gjithë kohëzgjatjes së shërbimit ka nxitur vazhdimisht përdorimin e kaskës mbrojtëse. Çdo stacion është I pajisur me 10 të këtilla, për përdorim të klientëve tanë. Mospërdorimi I tyre është zgjedhje personale e shumë prej përdoruesve ecovolis, ashtu siç ka dhe shumë të tjerë kryesisht të huaj, të cilët nuk pranojnë të marrin një biçikletë pa kaskën mbrojtëse. Deri tashmë janë zhvilluar me dhjetëra aktivitete ndërgjegjësuese, udhëtime me biçikleta dhe shpërndarje fletëpalosjesh për përdorimin e kaskës mbrojtëse dhe respektimin e rregullave të sigurisë. Transporti i biçikletave. Transporti I biçikletave kryhet nëpërmjet rimorkiove special të ecovolis. Janë 3 të këtilla me 12 vënde, 8 vënde dhe një 4 vëndëshe që rimorkiohet nga një biçikletë. Biçikletat përveçse kanë postin e tyre të fiksuar në shina, lidhen me mandra për të siguruar moslëvizshmërine apo dëmtimin e tyre gjatë transportit. Transporti I biçikletave në servisin Ecovolis kryhet 3 herë në ditë sipas një itinerari të caktuar. Dëmet & Vjedhjet Vjedhjet dhe vandalizmi kanë qenë sfida e parë e Ecovolis që në ditët e para të shërbimit. Duke nisur si një projekt komunitar në dobi të komuniteti dhe qytetit, masat e 14
  • 15. sigurisë, kontrollit dhe penalizimeve kanë qenë minimale. Praktikisht nëse nuk do të ishin zëvendësuar në kohë të gjitha biçikletat e vjedhura apo dëmtuara, tashmë nuk do të kishte më asnjë biçikletë në stacionet Ecovolis. Plot 70 biçikleta nuk janë kthyer ose më mirë janë vjedhur që nga 25 Marsi i këtij viti, kur filloi dhe shërbimi Ecovolis. Mesatarisht 10 biçikleta në muaj ose 2.5 në javë. E matur në përqindje , do të ishte 100 % e biçikletave të vjedhura. Nuk mund të lëmë pa përmendur 27 rastet e mbetura në tentativë vjedhje, vetëm në saj të këmbënguljes dhe guximit të skuadrës Ecovolis për t’i shkuar deri në fund, ose më saktë në shtëpitë e tyre dhe për t’u përballur me situate nga më të çuditshmet. Biçikletat Ecovolis mund të merren në dy mënyra; Nëpërmjet kartës së identitetit, (mënyra më e shpeshtë e përdorimit) dhe kartës Ecovolis. (mënyra nëpërmjet anëtarësimit). Natyrisht që anëtarësimi është një mënyrë e shumë prej përdoruesve të biçikletës për të mbështetur këtë nismë dhe për të ecur bashkë në përmirësimin e shërbimit, prandaj ngelet shumë pak hapësirë ose aspak që dikush të anëtarësohet për ta vjedhur. Marrja e biçikletës nëpërmjet kartës së identitetit ngelet dhe mënyra më pak e kontrollueshme. Rasti I X-it me vendlindje Sheq Musa Lalaj të Fierit apo Y-it Berishë Vendi të Pukës, janë rastet tipike të atyre që vjedhin biçikletat ecovolis. Me vendbanim rezultojnë në fshatrat respektivë, por realisht kanë vite që kanë lëvizur dhe tashmë ndodhen në Tiranë ose rrethinat e saj, sërish në lëvizje. Praktikisht për të gjetur një vendbanim të përafërt të këtyre personave do të duhej të interesoheshim në vendlindjen e tyre pranë të afërmve. E provuar disa herë dhe pa rezultat, të afërmit e tyre shpesh nuk dinë nëse këta njerëz janë në Tiranë apo jashtë Shqipërisë. Jo më pak janë dëmet që vijnë si pasojë e keqtrajtimit dhe vandalizimit të biçikletës nga persona të papërgjegjshëm që shpesh bëhen dhe shkak aksidentesh dhe përplasjesh. Me dhjetëra disqe të shtrembëruar, trupa të thyer copash, parafango të copëzuara, kosha të çarë janë rutina e përditshme e punës për mirëmbajtjen e Ecovolis. Skuadra Ecovolis po punon për identifikimin e këtyre personave dhe përjashtimin e tyre nga shërbimi. Anëtarë dhe vullnetarë të Programit disa herë në javë dalin për kontrolle në Parkun e Liqenit dhe zona të tjera që përdoret Ecovolis. Siguria e ruajtjes së biçikletave Ecovolis Sigurimi i biçikletave nga vjedhjet ngelet ende një nga pikat e dobëta të Ecovolis. Ndonëse nga fillimi I shërbimit është reduktuar ndjeshëm numri I vjedhjeve të biçikletave, ka ende shumë punë për të bërë. Ecovolis bashkëpunon tashmë me disa nga komisariatet dhe strukturat e policisë, për të bërë kallëzimet e vjedhjeve rast pas rasti, sipas zonave të stacioneve dhe vendbanimeve të personave të kallëzuar. 15
  • 16. Tashmë është bërë rutinë, verifikimi I të dhënave në zyrat e Ecovolis, sipas një regjistri të gjëndjes civile dhënë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, ku verifikohen adresa dhe të dhëna të tjera të rëndësishme të personave që nuk kthejnë biçikletat. Janë të shumta mënyrat që stafi i Ecovolis operon në këto raste. Shumë prej tyre kontaktohen në telefon, në rrjetin sociale Facebook, në numëratorët dhe adresarët e telefonave dhe të tjera. Në shumë raste jemi detyruar të shkojmë në shtëpitë e këtyre personave për të kërkuar që të dorëzohet biçikleta pa bërë kallëzimin. Një nga fushat që po punohet për të përforcuar masat e sigurisë është dhe ngritja e një skuadre enkas për sigurimin dhe gjetjen e biçikletave. Fushata Ndërgjegjësimi • Ecovolis – Biçikleta Juaj Fushata prezantuese e shërbimit Ecovolis, rregullat e përdorimit, funksionimi dhe vendodhja e stacioneve. Pjesë më e madhe e kësaj fushate u zhvillua përmes rrjeteve dhe medias sociale duke informuar grupin e synuar që në fillim të programit të rinjtë dhe të rejat shqiptarë. • Ecovolis – Kujdes Këmbësorët Fushata I drejtohet përdoruesve të Ecovolis, por jo vetëm, në përgjithësi të gjithë atyre që pedalojnë në parkun e liqenit në mënyrë jo korrekte, duke u bërë shkas për aksidente me kalimtarët në zonën e parkut. Fushata është ende në vazhdim dhe synon ndërgjegjësimin e çiklistëve për të respektuar kalimtarët, evidentimin dhe përjashtimin nga shërbimi ecovolis të atyre që shkelin rregullat e pedalimit korrekt. • Ecovolis – Rregullat e Sigurisë Fushata synon të informojë një numër sa më të gjerë të përdoruesve të Ecovolis, mbi rregullat e pedalimit të sigurtë. Pjesë e kësaj fushate janë dhe kurset e pedalimit, foto dhe video të krijuara dhe shpërndara nëpërmjet rrjeteve dhe mediave sociale. Aktivitete Mjedisore Love Recycling Është një fushatë e Ecovolis për të ripërdorur shumë prej materialeve apo mbetjeve që mblidhen çdo ditë në shtëpitë apo zyrat tona. Ripërdorimi i materialeve ka një rëndësi të madhe në zvogëlimin e mbetjeve, ka përfitime të mëdha ekonomike dhe padiskutim është mënyra dhe kontributi i gjithsecilit për shtëpinë tonë të madhe, tokën. Skuadra 16
  • 17. Ecovolis ka organizuar disa ekspozita me sende të ricikluara, kryesisht nga pjesët e biçikletave, kartoni dhe letra. Në mbrojtje të Parkut të Tiranës Aktiviteti I zhvilluar në bashkëpunim me Eko Lëvizjen për “Problemet e degradimit Mjedisor të Liqenit artificial të Tiranës dhe zbatimin e masave mbrojtëse dhe rehabilituese ndaj tij”. Fushata është zhvilluar për disa javë rresht me takime dhe diskutime të hapura me specialistë dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive mjedisore. European Mobility Ëeek Në simbol të kësaj dite, në të gjitha stacionet Ecovolis biçikletat u ofruan falas për të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë qytetarët patën mundësi të provojnë lirinë që të jep qyteti pa makina dhe shpejtësinë e kënaqësinë që provon duke pedaluar. Panairi i biçikletave antike, në të cilën u ekspozuan biçikletat ndër vite për të nxitur sadopak nostalgjinë e moshës së tretë dhe kuriozitetin e brezit të sotëm. Në këtë ditë të promovimit të biçikletës, u angazhua plotësisht edhe skuadra e teknikëve të cilët ofruan riparim falas për biçikletat e qytetëarëve dhe ndërkohë të tjerë kishin mundësinë të përfitonin aftësi për riparimin e biçikletës së tyre. Aktivitete Sociale Sunshine Programme Ecovolis Sunshine Program është inisiativë e Ecovolis për dhurimin e biçikletave të fëmijëve, veçanërisht për fëmijet në nevoje. Ecovolis ka dhuruar 60 biçikleta për fëmijët gjatë viti 2011 duke organizuar plot aktivitete për fëmijët që kanë patur synim edukimin për pedalim të sigurtë, argëtimin, nxitjen e një jete aktive dhe praktimin e sporteve. Ecovolis Sunshine do të vazhdojë të dhurojë më shumë biçikleta për fëmijët në nevojë edhe gjatë vitit 2011-2012. Nëse jeni një organizatë që punoni me fëmijët skuadra Ecovolis është shumë e hapur dhe bashkëpunuese për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që kanë në fokus përdorimin e biçikletës dhe nxitjen e jetës aktive. Lojërat Olimpike Speciale Së bashku me Fondacionin Vodafone u organizua një pedalim masiv me biçikleta që filloi në zyrat e presidentit dhe përfundoi pranë Institutit të Fiskulturës. Në këtë pedalim morën pjesë mbi 100 të rinj dhe të reja student, aktivistë, vullnetarë nga organizata të ndryshme me qëllimin për të përcjellë një mesazh pozitiv për personat me aftësi të kufizuara. 17
  • 18. 18
  • 19. Dhuro Gjak Një tjetër pedalim massive me të rinjtë dhe të rejat vullnetarë të Organizatës Shqipëtare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Aktiviteti synonte të ndërgjegjësonte qytetarët e Tiranës për të zhvilluar një jetë më të shëndetshme nëpërmjet pedalimit dhe përdorimit të biçikletës, si dhe të bashkohej në kauzën e Organizatës partnere për dhurimin e gjakut. Dita e të drejtave të njeriut Në bashkëpunim me Organizatën Në Dobi të Gruas, u zhvillua aktiviteti të Rinjtë Së Bashku për të Drejtat e Njeriut. Një pedalim masiv që filloi në sheshin nënë tereza dhe vazhdoi përgjatë bulevardit kryesor. Në këtë aktivitet të rinjtë dhe të rejat pjesëmarrës dhanë një mesazh të aktivizmit rinor nëpërmjet biçikletës Ecovolis. Informacioni dhe komunikimi i shërbimit Buletini Ecovolis Buletini elektronik Ecovolis, postohet çdo 2 javë nëpërmjet postës elektronike në 25.000 adresa email. Ai gjithashtu shpërndahet dhe postohet në faqet dhe forumet e më shumë se 10 organizatave partnere. Buletini ka një grafikë të veçantë, pasuruar me foto dhe video të aktiviteteve ecovolis, të kulturës dhe frymës biçikletë në përgjithësi, lajme dhe kuriozitete për biçikletën. Rrjeti Social Rrjeti Social Ecovolis, është kthyer tashmë në një shembull për shumë organizata dhe institucione që përdorin fuqinë e rrjeteve sociale. Me disa faqe dhe kategori active në rrjetin facebook, me më shumë se 5 “kanale televizive në youtube”, gjithashtu aktiv nëpërmjet linkedin, tëitter, flickr, vimeo, google plus, etj. Me më shumë se 100 video të realizuara nga skuadra ecovolis për aktivitetet dhe fushatat e ndryshme social dhe mjedisore. - Facebook - Youtube - Vimeo - Flickr - Linkedin - Google + - Twitter 19
  • 20. Media, TV, gazeta, Revista Duke qenë një nismë e veçantë në dobi të komunitetit, ecovolis ka mbështetjen e mediave vizive dhe të shkruar. Që nga fillimi kanë qenë me dhjetëra gazeta dhe revista të interesuar për të pasqyruar aktivitetin e këtij programi. Mbështetja e këtyre mediave vazhdon edhe sot në forma të ndryshme reportazhesh, speciale lajmesh dhe artikuj nëpër gazetat lokale. Në të gjitha rastet Skuadra Ecovolis është bashkëpunuese dhe mbështetëse me partnerët tanë mediatik. Shumë prej reportazheve, klipeve të ndryshme me në qendër biçikletën, reklamave apo specialeve të ndryshme, kemi ofruar mbështetjen dhe ndihmën tonë për një realizim sa më profesional. Ecovolis në të ardhmen Ecovolis synon të zhvillohet në shumë drejtime. Përmirësimi I shërbimit dhe zgjerimi i tij, në më shumë stacione që prekin dhe zonat jashtë qenrës, janë qëllimet kryesore të programit. Aktualisht janë gati 200 biçikletat e reja Ecovolis, Amsterdam Model, City Bike 28”, të cilat janë në pritje të stacioneve të reja. Me përdorimin e këtyre biçikletave të reja Ecovolis, do të ketë mundësinë të dyfishojë numrin e stacioneve dhe të bëjë një hap të madh përpara në përmirësimin e shërbimit të biçikletave. Një tjetër bashkëpunim që po vijon në kuadër të nismës në dobi të qytetit, është Tourism Info Point, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit, për funksionimin e stacioneve Ecovolis edhe si qëndra të informacionit turistik. Adresa ndihmëse rreth Ecovolis www.ecovolis.com www.eco-bike.org www.pass-al.org www.ecovolis.info 20