SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Drita e qiellit dhe e tokës
Artisti musliman i cili e shpreh pamjen e jashtme të fenomeneve përmes gravurave ,
kur thellohet në pamjen e tyre të brendshme , komplet clirohet nga këto forma.
E hënë, 14 Korrik 2008 11:16
Nga: Beshir AJVAZOGLLU
Në simbolizmin mistik islam oqeani krahasohet me zbulesën absolute. Këto diga të pafundme
të detit janë realiteti i kufizimit në kohë dhe në vend, gjegjësisht bota e dukshme. Digat pas
ujit na duken sikur të ekzistojnë, edhe pse në të vërtet nuk ekzistojnë. Mevlana flet për
ngjajshmëritë ndërmjet botës së dukshme dhe të rërës së thatë e cila noton në pamjen e
jashtme të detit.Përshembull, cka mund të jenë format e vizatuara nga gravura e faqeve në
një libër të caktuar përveç shishe të zbrazura? Kur mbushen , gjegjësisht kur kyçet dashuria,
ato bëhen " dritë e thyer e pasqyrës". Gravura duhet të jap vepër të tillë e cila në formë të
vazhdueshme do të aludojë në zbrazëtirën e shisheve , në kalueshmërinë e kësaj bote, në të
vërtetën se vetëm Zoti është i përhershëm. Kur e dijmë se figurat e vdekura nuk kanë
mundësi të mendojnë, të qajnë ose të dëshirojnë dicka, përvec këtij aluzioni, e vetmja
shprehje cka gravura mund ta jap në veprën është shkalla finale të cilën dëshiron ta arrije
njeriu- qetësinë. Thënë shkurt, nëse do të studioheshin shembuj të caktuar, sic është rasti me
miniaturat, do të shohim se njëqind shprehje japin vetëm një statisfakcion dhe kënaqësi.
Ambiciet njerëzore fshihen dhe eliminohen me dimenzionin e tretë. Negimi i perspektivës në
pikturën islame ka në të njejtën kohë edhe negacion të tragjikes.
Artisti musliman i cili e shpreh pamjen e jashtme të fenomeneve përmes gravurave, kur
thellohet në pamjen e tyre të brendshme, komplet clirohet nga këto forma. Tek ai e
perceptuara nuk është shqisë e vërtet, por graveri i cili fshehet pas gravurave, gjegjësisht
Zbulesa Absolute ose Bukuria Absolute. Sipas Ibën Arabiut, format në botën e jashtme në
marrëdhënie me zbulesën absolute janë sikur hija me objektin e saj. Hija e Zotit reflektohet në
trupat e botës së mundshme. Hijen mund ta perceptojmë vetëm përmes botës së sendeve mbi
baza të të cilave ajo llogaritet. Por hija pasiqë del prej emrit Dritë ( nur), mbi zbulesat e botës
së mundshme shëndërrohet në formë të padukshme ( gajb). Shkaku i shëndërrimit të hijes në
të zezë qëndron në distancën ndërmjet asaj dhe pronarit të vet. "A nuk i sheh kodrat'- thotë
Ibën Arabiu- " Sa më larg syri, aq janë ma të zeza. Gjegjësisht ngjyra e kodrave nuk është
ashtu si e sheh njeriu. Përshtypja e tillë për to delë vetëm si rezultat i largësisë dhe nga asnjë
rezultat tjetër".
Nëse artisti në objektin e tij ose në faqet e librit arrinë që ti përfaqësoj qeniet e botës së
mundur duke u liruar prej largësisë do e ndaloje bashkimin e tyre si input dhe autput dhe
pasiqë nuk do ta paramendoj kalimin , nuk do të ketë nevojë për dritë-hije , dhe në këtë
formë do të lind nevoja për shfrytëzim të qartë të ngjyrave. Qëllimi i artistit është arritja deri
te " Drita" e cila si " e padukshme"( gajb) përmbahet mbi qeniet e botës së mundshme. Deri
te burimi i ngjyrave mund të vihet vetëm me eliminimin të të gjitha distancave dhe ndarjeve
nga pamja e cila është e paramenduar si simbol i pasqyrës.
Atëherë shikuesi , me ndihmën e argumenteve do e gjeje graverin i cili fshehet pas gravurave.
Siç është perdja perde e urtësisë , njëashtu edhe në fotografim është e nevojshme
përkushtimi ndaj urtësisë së Përhershme. Të një rëndësie të madhe janë këto vargje lirike:
Kur fati im e sheh dritën e perdes,
Format e fundit çfarë paraqiten mbrapa saj!
Të mos ishte perdja para syve të njerëzve
Askush nuk do të kishte mundësi ta shoh këtë gravur pas saj.
Eja dhe mendo për Graverin!
Duke shikuar hijen e iluzionit për fytyrën e perdes.
Në këtë pikë më mirë kuptojmë pse negohet perspektiva. Artisti i cili mundohet të tregoj një
ngjyrë të përhershmerisë në botën e kushtëzuar nga koha, dinë se objektivizmi i formave nuk
mundet të arrijë deri të abstrakcioni i cili fshehet mbrapa tyre. Kundër logjikës së Aristotelit ,
aq sa ta përfaqësoje mimezisin si kusht , logjika e misticizmit islam i kundërvihet të njejtit.
Artisti i cili thellohet në brendësinë e fytyrës së fenomeneve , kur kthehet dhe shikon mbrapa ,
në formët ku Djalli mundohet ta lidhë , nuk do të gjejë asgjë tjetër përveç absurditetit.
Gazaliu në veprën e tij el-Munkiz thotë se nuk është i sigurt në atë se a është i vërtet bota
reale a jo. Ndoshta, si njerëze gjërat cka ai i sheh në ëndërr i duken shumë logjike , ndërsa
kur zgjohet prej gjumit i duken absurde , njëashtu edhe kjo botë pas vdekjes do ti duket i
pakuptimtë. Gjegjësisht , sufinjtë tregojnë shumë gjëra prej çasteve kur janë në gjendje
transi dhe kur largohen prej botës së ndjenjave , të cilët shumicës i duken iracional. Sipas
Gazaliut , kjo gjendje është e ngjajshme me gjendjen e vdekjes. Shikuar nga ky aspekt ,
thellimi në ezoterizmin e fenomeneve do të thotë realizimi i principit vdisni për të vdekur.
Sjellja e cila i jep objektivitet objekteve na përfaqësohet si shpëtues i ekzistencës me ndihmën
e anës së dukshme dhe si manifestim i ndjenjave për ekzistencë të përhershme me kalimin e
kohës.
Nga aspekti i fitimit të objektivitetit të sendeve , sa perspektiva aq janë të rëndësishme edhe
nuancat e ngjyrave. Artisti musliman i cili qëndron në distancë të imitimit të fytyrës së
jashtme të fenomeneve nuk ka nevojë të zbulojë në niancat e ngjyrave. Qëllimi i tij është deri
te esenca e ngjyrave gjegjesisht deri te DRITA ( Nur) , pasiqë " All-llahu është dritë (ndriçues,
udhëzues) i qiejve e i tokës."(Kur`an: 24:35). Por thotë Mevlana :" Ti nuk arrite që ta
shohësh dritën pasiqë mendja të ishte humbur në ngjyrat. Kur u errësua , ngjyrat u fshehën ,
atëherë e kuptove se shikimi i ngjyrave realizohet përmes dritës. Pa dritën e jashtme , është e
pamundur të shihet ngjyra."
Mevlana në këto vargje , si impresionistët ,e ndanë ngjyrën prej sendit dhe thotë se ajo është
e lidhur me dritën ose spektret e saj. Pasiqë impresionizmi është i themeluar mbi baza të
pozitivizmit , edhe pse del prej studios , në kuptimin e ngjyrave bazohet mbi observimin dhe
në vend të një kuptimi objektiv të ngjyrave kalon në " përjetim çasti"i cili asnjëherë nuk duhet
të pranohet prej artistit musliman. Artisti musliman nuk e kupton ngjyrën si kualitet objektiv
edhe ai është kundër konstatimit ose fiksimit të pamjeve të rrejshme , që don të thotë kundër
përshtypjes. Kur e dijmë se ekziston atmosferë të ndryshimit të përhershëm të ngjyrave vijmë
në konkludim se muslimani artin e trajton si kërkesë të pandryshueshmërisë së sendeve të
ndryshueshme. Ngjyra e pandryshueshme nuk ka oponent të saj , është ngjyrë e cila fshehet
në sendet , ngjyrë në formën e të padukshmes ajo është dritë. Në lidhje me këtë Shebusteri
thotë :" Drita e Zotit as nuk shkon prej vendit në vend , as nuk ndrrohet prej gjendjes në
gjendje. Ajo as nuk ndrrohet e as nuk fiton formë të re."
Mevlana , pasi precizimit se ngjyrat e jashtme mund të shikohen me ndihmën e diellit , thotë
se ngjyrat e brendshme mund të shikohen me ndihmën e reflektimit të dritërave të para , kjo
do të thotë me rënien e dritës prej lart. Ai dëshiron të tregoj se natyra e sendeve nuk mund të
kuptohet vetëm me sytë e jashtme , se pamja duhet të bashkohet me vizionin. Ajetet të cilat
na tregojnë se Ibrahimi a.s. nuk është lidhur me sendet çka humbin ose zhduken , nga ana e
disa egzegëve kur`anor interpretohet në këtë drejtim. Profeti Ibrahim a.s. të vërtetat që i kish
njohur me largpamësinë i hulumton edhe me sytë , për këtë arsye i observon yjet , diellin dhe
qiellin. Por të vërtetat çka i ka perceptuar me largëpamësinë nuk ka mundur ti shoh." Ajo e
vërtet është e vërteta e Krijuesit i cili i ka krijuar qiejt dhe tokën. Sipas kësaj pas të gjitha
atyre krijesave ai kthehet te e Vërteta."
Shikimi i botës që hapet para syve tanë me ndihmën e largpamësisë , gjegjësisht me shikimin
e syve të zemrës do të thotë reflektimi i sendeve me identitetin e tyre të vërtet , në pasqyrën
e zemrës , e cila është e pastruar prej papastërtive e cila është e çliruar me dritën hyjnore. Si
sqaron Mevlana , garat midis artistëve anadollak dhe kinez , përfaqëson deskripcion alegorik
në disa qëndrime përmes syve të zemrës. Fotografitë që i kanë bërë fotografët kinez ,
gjegjësisht sendet nga kjo botë të hijeve , përfaqësohen me ngjyra fascinante dhe forma të
mureve të bëra prej fotografëve anadollak ose thënë shkurt , kur u liruan prej paragjykimeve
të shenjta , e vërteta doli në shesh.
Por , e vërteta e cila mund të përjetohet dhe të observohet përmes vullnetit çka fshehet në
brendësinë e fenomeneve dhe e cila shpesh reflektohet në pasqyrën e fenomeneve dhe në
pasqyrën e zemrës nuk është fenomen ekspresiv. Kjo është kështu për arsye se ajo është e
vetmja dhe absolutja , transedente dhe nuk mundet të paramendohet në kuadër të ndonjë
forme ose të behet e njejta sipas saj mimezis. Kjo përvojë mistike në fazën e dhënies së
formës është e orientuar kah abstrakcioni. Për këtë arsye mund të themi se në artet islame
plastika është orientuar kah arabeskat, fjala kah muzika , se zbulohen format e shprehjes të
cilat nuk janë në korelacion me fenomenet. Thënë shkurt , artisti musliman është në kërkim të
vazhdueshëm pas esencës së ngjyrës , gjegjësisht pas kërkimit të dritës; për këtë arsye ai i
menjanon përvojat e ndryshme në lidhje me nuancat e ngjyrave dhe mundohet që ti ruaj
ngjyrat prej paletës në formën e tyre më origjinale. Në esencë , kjo e eliminon dimensionin e
largësisë dhe për këtë arsye nuk ndjen nevojë për nuancimin e ngjyrave. Shematizmi i
ngjyrave që është rezultat i kësaj , artistit musliman ia merrë lirinë çka e ka artisti
perëndimor. Por , ai do ta vazhdoje hulumtimin e thellësisë , lirinë e tij do e shfrytëzoje duke
shtuar në paletën e tij ngjyra jo natyrale , ose përshembull duke e ngjyrosur qiellin me ngjyrë
të kuqe.
Nga gjuha maqedone: Hamdi NUHIJU

More Related Content

More from E verteta vjen nga Zoti

Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)E verteta vjen nga Zoti
 
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolit
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolitEgjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolit
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolitE verteta vjen nga Zoti
 
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e saj
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e sajEdukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e saj
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e sajE verteta vjen nga Zoti
 

More from E verteta vjen nga Zoti (20)

Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
El ahnaf
El ahnafEl ahnaf
El ahnaf
 
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolit
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolitEgjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolit
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolit
 
Edukimi i kombeve
Edukimi i kombeveEdukimi i kombeve
Edukimi i kombeve
 
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e saj
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e sajEdukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e saj
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e saj
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Ebu hurejre ka thene
Ebu hurejre ka theneEbu hurejre ka thene
Ebu hurejre ka thene
 
E verteta e jetes se kesaj bote (1)
E verteta e jetes se kesaj bote (1)E verteta e jetes se kesaj bote (1)
E verteta e jetes se kesaj bote (1)
 

Drita e qiellit dhe e tokes

  • 1. Drita e qiellit dhe e tokës Artisti musliman i cili e shpreh pamjen e jashtme të fenomeneve përmes gravurave , kur thellohet në pamjen e tyre të brendshme , komplet clirohet nga këto forma. E hënë, 14 Korrik 2008 11:16 Nga: Beshir AJVAZOGLLU Në simbolizmin mistik islam oqeani krahasohet me zbulesën absolute. Këto diga të pafundme të detit janë realiteti i kufizimit në kohë dhe në vend, gjegjësisht bota e dukshme. Digat pas ujit na duken sikur të ekzistojnë, edhe pse në të vërtet nuk ekzistojnë. Mevlana flet për ngjajshmëritë ndërmjet botës së dukshme dhe të rërës së thatë e cila noton në pamjen e jashtme të detit.Përshembull, cka mund të jenë format e vizatuara nga gravura e faqeve në një libër të caktuar përveç shishe të zbrazura? Kur mbushen , gjegjësisht kur kyçet dashuria, ato bëhen " dritë e thyer e pasqyrës". Gravura duhet të jap vepër të tillë e cila në formë të vazhdueshme do të aludojë në zbrazëtirën e shisheve , në kalueshmërinë e kësaj bote, në të vërtetën se vetëm Zoti është i përhershëm. Kur e dijmë se figurat e vdekura nuk kanë mundësi të mendojnë, të qajnë ose të dëshirojnë dicka, përvec këtij aluzioni, e vetmja shprehje cka gravura mund ta jap në veprën është shkalla finale të cilën dëshiron ta arrije njeriu- qetësinë. Thënë shkurt, nëse do të studioheshin shembuj të caktuar, sic është rasti me miniaturat, do të shohim se njëqind shprehje japin vetëm një statisfakcion dhe kënaqësi. Ambiciet njerëzore fshihen dhe eliminohen me dimenzionin e tretë. Negimi i perspektivës në pikturën islame ka në të njejtën kohë edhe negacion të tragjikes. Artisti musliman i cili e shpreh pamjen e jashtme të fenomeneve përmes gravurave, kur thellohet në pamjen e tyre të brendshme, komplet clirohet nga këto forma. Tek ai e perceptuara nuk është shqisë e vërtet, por graveri i cili fshehet pas gravurave, gjegjësisht Zbulesa Absolute ose Bukuria Absolute. Sipas Ibën Arabiut, format në botën e jashtme në marrëdhënie me zbulesën absolute janë sikur hija me objektin e saj. Hija e Zotit reflektohet në trupat e botës së mundshme. Hijen mund ta perceptojmë vetëm përmes botës së sendeve mbi baza të të cilave ajo llogaritet. Por hija pasiqë del prej emrit Dritë ( nur), mbi zbulesat e botës së mundshme shëndërrohet në formë të padukshme ( gajb). Shkaku i shëndërrimit të hijes në të zezë qëndron në distancën ndërmjet asaj dhe pronarit të vet. "A nuk i sheh kodrat'- thotë Ibën Arabiu- " Sa më larg syri, aq janë ma të zeza. Gjegjësisht ngjyra e kodrave nuk është ashtu si e sheh njeriu. Përshtypja e tillë për to delë vetëm si rezultat i largësisë dhe nga asnjë rezultat tjetër". Nëse artisti në objektin e tij ose në faqet e librit arrinë që ti përfaqësoj qeniet e botës së mundur duke u liruar prej largësisë do e ndaloje bashkimin e tyre si input dhe autput dhe pasiqë nuk do ta paramendoj kalimin , nuk do të ketë nevojë për dritë-hije , dhe në këtë formë do të lind nevoja për shfrytëzim të qartë të ngjyrave. Qëllimi i artistit është arritja deri te " Drita" e cila si " e padukshme"( gajb) përmbahet mbi qeniet e botës së mundshme. Deri te burimi i ngjyrave mund të vihet vetëm me eliminimin të të gjitha distancave dhe ndarjeve nga pamja e cila është e paramenduar si simbol i pasqyrës. Atëherë shikuesi , me ndihmën e argumenteve do e gjeje graverin i cili fshehet pas gravurave. Siç është perdja perde e urtësisë , njëashtu edhe në fotografim është e nevojshme përkushtimi ndaj urtësisë së Përhershme. Të një rëndësie të madhe janë këto vargje lirike:
  • 2. Kur fati im e sheh dritën e perdes, Format e fundit çfarë paraqiten mbrapa saj! Të mos ishte perdja para syve të njerëzve Askush nuk do të kishte mundësi ta shoh këtë gravur pas saj. Eja dhe mendo për Graverin! Duke shikuar hijen e iluzionit për fytyrën e perdes. Në këtë pikë më mirë kuptojmë pse negohet perspektiva. Artisti i cili mundohet të tregoj një ngjyrë të përhershmerisë në botën e kushtëzuar nga koha, dinë se objektivizmi i formave nuk mundet të arrijë deri të abstrakcioni i cili fshehet mbrapa tyre. Kundër logjikës së Aristotelit , aq sa ta përfaqësoje mimezisin si kusht , logjika e misticizmit islam i kundërvihet të njejtit. Artisti i cili thellohet në brendësinë e fytyrës së fenomeneve , kur kthehet dhe shikon mbrapa , në formët ku Djalli mundohet ta lidhë , nuk do të gjejë asgjë tjetër përveç absurditetit. Gazaliu në veprën e tij el-Munkiz thotë se nuk është i sigurt në atë se a është i vërtet bota reale a jo. Ndoshta, si njerëze gjërat cka ai i sheh në ëndërr i duken shumë logjike , ndërsa kur zgjohet prej gjumit i duken absurde , njëashtu edhe kjo botë pas vdekjes do ti duket i pakuptimtë. Gjegjësisht , sufinjtë tregojnë shumë gjëra prej çasteve kur janë në gjendje transi dhe kur largohen prej botës së ndjenjave , të cilët shumicës i duken iracional. Sipas Gazaliut , kjo gjendje është e ngjajshme me gjendjen e vdekjes. Shikuar nga ky aspekt , thellimi në ezoterizmin e fenomeneve do të thotë realizimi i principit vdisni për të vdekur. Sjellja e cila i jep objektivitet objekteve na përfaqësohet si shpëtues i ekzistencës me ndihmën e anës së dukshme dhe si manifestim i ndjenjave për ekzistencë të përhershme me kalimin e kohës. Nga aspekti i fitimit të objektivitetit të sendeve , sa perspektiva aq janë të rëndësishme edhe nuancat e ngjyrave. Artisti musliman i cili qëndron në distancë të imitimit të fytyrës së jashtme të fenomeneve nuk ka nevojë të zbulojë në niancat e ngjyrave. Qëllimi i tij është deri te esenca e ngjyrave gjegjesisht deri te DRITA ( Nur) , pasiqë " All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës."(Kur`an: 24:35). Por thotë Mevlana :" Ti nuk arrite që ta shohësh dritën pasiqë mendja të ishte humbur në ngjyrat. Kur u errësua , ngjyrat u fshehën , atëherë e kuptove se shikimi i ngjyrave realizohet përmes dritës. Pa dritën e jashtme , është e pamundur të shihet ngjyra." Mevlana në këto vargje , si impresionistët ,e ndanë ngjyrën prej sendit dhe thotë se ajo është e lidhur me dritën ose spektret e saj. Pasiqë impresionizmi është i themeluar mbi baza të pozitivizmit , edhe pse del prej studios , në kuptimin e ngjyrave bazohet mbi observimin dhe në vend të një kuptimi objektiv të ngjyrave kalon në " përjetim çasti"i cili asnjëherë nuk duhet të pranohet prej artistit musliman. Artisti musliman nuk e kupton ngjyrën si kualitet objektiv edhe ai është kundër konstatimit ose fiksimit të pamjeve të rrejshme , që don të thotë kundër përshtypjes. Kur e dijmë se ekziston atmosferë të ndryshimit të përhershëm të ngjyrave vijmë në konkludim se muslimani artin e trajton si kërkesë të pandryshueshmërisë së sendeve të ndryshueshme. Ngjyra e pandryshueshme nuk ka oponent të saj , është ngjyrë e cila fshehet në sendet , ngjyrë në formën e të padukshmes ajo është dritë. Në lidhje me këtë Shebusteri
  • 3. thotë :" Drita e Zotit as nuk shkon prej vendit në vend , as nuk ndrrohet prej gjendjes në gjendje. Ajo as nuk ndrrohet e as nuk fiton formë të re." Mevlana , pasi precizimit se ngjyrat e jashtme mund të shikohen me ndihmën e diellit , thotë se ngjyrat e brendshme mund të shikohen me ndihmën e reflektimit të dritërave të para , kjo do të thotë me rënien e dritës prej lart. Ai dëshiron të tregoj se natyra e sendeve nuk mund të kuptohet vetëm me sytë e jashtme , se pamja duhet të bashkohet me vizionin. Ajetet të cilat na tregojnë se Ibrahimi a.s. nuk është lidhur me sendet çka humbin ose zhduken , nga ana e disa egzegëve kur`anor interpretohet në këtë drejtim. Profeti Ibrahim a.s. të vërtetat që i kish njohur me largpamësinë i hulumton edhe me sytë , për këtë arsye i observon yjet , diellin dhe qiellin. Por të vërtetat çka i ka perceptuar me largëpamësinë nuk ka mundur ti shoh." Ajo e vërtet është e vërteta e Krijuesit i cili i ka krijuar qiejt dhe tokën. Sipas kësaj pas të gjitha atyre krijesave ai kthehet te e Vërteta." Shikimi i botës që hapet para syve tanë me ndihmën e largpamësisë , gjegjësisht me shikimin e syve të zemrës do të thotë reflektimi i sendeve me identitetin e tyre të vërtet , në pasqyrën e zemrës , e cila është e pastruar prej papastërtive e cila është e çliruar me dritën hyjnore. Si sqaron Mevlana , garat midis artistëve anadollak dhe kinez , përfaqëson deskripcion alegorik në disa qëndrime përmes syve të zemrës. Fotografitë që i kanë bërë fotografët kinez , gjegjësisht sendet nga kjo botë të hijeve , përfaqësohen me ngjyra fascinante dhe forma të mureve të bëra prej fotografëve anadollak ose thënë shkurt , kur u liruan prej paragjykimeve të shenjta , e vërteta doli në shesh. Por , e vërteta e cila mund të përjetohet dhe të observohet përmes vullnetit çka fshehet në brendësinë e fenomeneve dhe e cila shpesh reflektohet në pasqyrën e fenomeneve dhe në pasqyrën e zemrës nuk është fenomen ekspresiv. Kjo është kështu për arsye se ajo është e vetmja dhe absolutja , transedente dhe nuk mundet të paramendohet në kuadër të ndonjë forme ose të behet e njejta sipas saj mimezis. Kjo përvojë mistike në fazën e dhënies së formës është e orientuar kah abstrakcioni. Për këtë arsye mund të themi se në artet islame plastika është orientuar kah arabeskat, fjala kah muzika , se zbulohen format e shprehjes të cilat nuk janë në korelacion me fenomenet. Thënë shkurt , artisti musliman është në kërkim të vazhdueshëm pas esencës së ngjyrës , gjegjësisht pas kërkimit të dritës; për këtë arsye ai i menjanon përvojat e ndryshme në lidhje me nuancat e ngjyrave dhe mundohet që ti ruaj ngjyrat prej paletës në formën e tyre më origjinale. Në esencë , kjo e eliminon dimensionin e largësisë dhe për këtë arsye nuk ndjen nevojë për nuancimin e ngjyrave. Shematizmi i ngjyrave që është rezultat i kësaj , artistit musliman ia merrë lirinë çka e ka artisti perëndimor. Por , ai do ta vazhdoje hulumtimin e thellësisë , lirinë e tij do e shfrytëzoje duke shtuar në paletën e tij ngjyra jo natyrale , ose përshembull duke e ngjyrosur qiellin me ngjyrë të kuqe. Nga gjuha maqedone: Hamdi NUHIJU