SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Defileu i turpit
Kush nga pedagogët e këtyre nxënësve, do të mund të krenohej me suksesin e
"arritur" katër viteve të fundit, në krahasim me rastin tragjik të të rinjve.
E enjte, 19 Qershor 2008 09:54
Nga: Nexhmedin Ademi
Në fokus të realitetit të dhimbshëm
Pikaso: Kush dëshiron të mësojë diçka gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë, gjen
arsyen.
Është bërë traditë që maturantët, me rastin e përfundimit të shkollës së mesme, të defilojnë
para familjarëve, qytetarëve si dhe të organizojnë mbrëmjen e maturës. Në parim, është
shumë normale të organizohet një ceremoni e rastit, me rastin e kurorëzimit me sukses të
punës dhe angazhimit katërvjeçar si të kolektivit edukativo-arsimorë po ashtu edhe të vetë
nxënësve. Ata, nga stadi adoleshencës, stresit dhe ëndrrave do të kalojnë në një stad tjetër të
personalitetit të tyre dhe periudhës së jetës kur pjekuria dhe serioziteti është më se i
nevojshëm për ta, për tu ballafaquar me sfidat e shumta. Kjo gjeneratë sikur edhe gjeneratat
e kaluara, do ta kuptojnë se dita e parë e mëngjesit të nesërm, asnjëherë nuk do të jetë
identike me ditët e kaluara nga jeta e tyre. Ata shumë shpejt do të futen në një periudhë të
jetës, ku do të përpiqen ta sfidojnë kohën dhe të jenë konkurrues me të tjerët në një botë të
egër dhe të pamëshirshme. Të gjithë ne, do të dëshironim që formësimi i tyre ideor me një
kulturë dhe edukatë të thellë të nxënë gjatë viteve të kaluara, që të jetë shtysa vendimtare
për të qenë të suksesshëm në jetën e tyre. Në këtë kontekst, ky do të duhej të ishte edhe
mesazhi kryesorë që do të duhej ta dëgjonin, viktimat e defileut dhe të mbrëmjes së maturës
nga pedagogët e tyre gjatë këtij ceremoniali.
Në të vërtetë, sa janë larg këtyre parametrave që i shtruam, maturantët tanë? Çfarë është
mesazhi i këtyre mbrëmjeve dhe defilimeve të dalldisura të gjeneratave që në një të ardhme
të afërme do të duhej ta drejtojnë këtë popull?
Ekzaktësisht, këto defile më së shumti i ngjajnë një sfilate mode ku sharmi dhe bukuria të
ekspozuara deri në ekstrem janë garancion për suksesin e tyre. Pamjet e ofruara nga këto
organizime në asnjë mënyrë nuk mundë të reflektojnë ndonjë vlerë të caktuar, që do ta
ndërlidhim me karakterin e mirëfilltë, që do të duhej të na shfaqnin maturantët të cilët sapo
dolën nga një vatër e dijes dhe arsimimit. Aq më tepër pjesëmarrja masovike e popullatës për
ta përcjellë këtë "eveniment emancipues", kujdesi i medias, mesazhet e pedagogëve të tyre,
janë tepër shqetësues për mentalitetin tonë të varfër intelektual dhe kulturorë. Këto
impenjime të pavlera edhe një herë si shumë hera në të kaluarën, na flasin deri ku jemi në
gjendje që dukuritë të cilat shfaqin anti-vlera ti përvetësojmë për vlera të mirëfillta. Mjafton
një përgjigje banale që e dëgjojmë nga të gjithë; prindërit, pedagogët, nxënësit, sehirxhit
rreth e rrotull rrugës, se është momenti i fundit, momenti i ndarjes dhe se kanë të drejt të
festojnë si të donë. Për cilin moment është fjala, a thua po vjen fundi i botës dhe po merr fund
çdo gjë? Pse për një moment i cili të nesërmen pason me jetën e rëndomtë të festohet ma
anomali të ndryshme, me shfrenime, pamjet e të cilave të kujtojnë ahengjet ku fare nuk
përkojnë me karakterin dhe moralin e çiltër të këtyre të rinjve? Shëtitjet e tyre nëpër rrugët e
qytetit të rrethuara nga masa e shumtë të përkujtojnë mishin e lirë të gladiatorëve që luftonin
për jetë a vdekje në koloseumin e Romës së vjetër i ndërtuar nga perandori Tit, enkas vetëm
sa për të kënaqur epshet e aristokracisë dhe çmendurisë së perandorëve romak. Romakët
zbraznin energjinë e tyre në lojën që ia ofronte gjaku i lirë dhe copat e mishit të gladiatorëve,
ndërsa turma masovike përskaj defileut të maturantëve tanë zbrazë energjinë e tyre duke u
mahnit me bukurinë e bijve dhe bijave të tyre, pamjen e të cilave e karakterizon gjysmë
lakuriqësia, saqë të bën të turpërohesh edhe nga vetja. Cili është mesazhi i drejtuesve të
shkollës, i pedagogut të deri djeshëm (nëse mundë të quhen pedagogë sepse disa nga ata, as
për së afërmi nuk e meritojnë një gjë të tillë) i cili me shishen e birrës në dorë, para kamerave
televizive shfaqet i dehur apo gjysmë i dehur në ekran duke luajtur karshi karshi me nxënësen
e veshur në mënyrë krejt ekstravagante dhe pastaj dëgjojmë prononcime se jemi duke kaluar
një mbrëmje shumë të bukur e përshkruar me atmosferë festive. Këtu qëndron sekreti pse iu
ndalua filmimi i pamjeve nga atmosfera festive e nxënësvë të gjimnazit ``Skënderbeu`` në
Preshevë. Tani cili është kriteri që do të përkufizonte raportin nxënës-pedagogë? Nëse turpi
është një gjë, që ende do të duhej ta karakterizonte personalitetin tonë atëherë ky defile nuk
ka se si të emërohet ndryshe, përveç se defile e turpit.
Është natyrshmëri e njeriut që gëzimi dhe hidhërimi të manifestojnë një ekuilibër reciprok.
Tejkalimi i kufijve qoftë gjatë njërës apo tjetrës, mundë të sjellë pasoja të paparashikuara. Në
këtë drejtim ishte shokues bilanci tragjik dhe shumë i dhembshëm i humbjes së jetës së një
maturanti dhe lëndimi rëndë i disa të tjerëve si pasojë i një aksidenti që u shkaktua nga
festimi i tepruar. Edhe viteve të tjera janë shkaktuar aksidente gjatë organizimit të këtyre
defileve, por dëmet për fat të mirë kanë kaluar vetëm me lëndime trupore. Një popull, që nuk
mëson nga pësimet e të kaluarës është i predestinuar të dështojë në të ardhmen. Përse të
bëhemi të shurdhër dhe të verbër para një të vërtete të hidhur, dhe mos të ngritim zërin për
të dënuar këto dukuri pasojat e të cilave do ti vuajmë edhe shumë gjatë. Është e udhës që në
rendë të parë, prindërit të ngritin zërin e tyre, pastaj kolektivi edukativo-arsimorë, dhe të
gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të angazhohemi që të çlirohemi nga këto realitete që dita
ditës po na ngurtësojnë mendjen tonë. Kush nga pedagogët e këtyre nxënësve, do të mund të
krenohej me suksesin e "arritur" katër viteve të fundit, në krahasim me rastin tragjik të të
rinjve. Nuk është çudi se për çfarë, ekziston çmenduria në mesin e një populli, por
shqetësuese është kur ato zënë rrënjë në një shoqëri deri në atë masë sa ta karakterizojnë
përditshmërinë tonë duke ndryshuar sjelljen, traditën dhe moralin tonë. Të gjithë gabojmë,
kjo është normale, por insistimi në gabim, kjo është jonormale. Mençuria dhe qëndrimi
burrërorë i filozofit të shquar latin, Seneka, para shëmbëlltyrës së tiranisë, perandorit romak,
Neronit, do të ishte një mësim i mirë për të gjithë. Filozofi, Seneka i thoshte Neronit:
"parapëlqej - t'ju fyej duke ju thënë të vërtetën, sesa t'ju kënaq duke ju bërë lajka".

More Related Content

More from E verteta vjen nga Zoti

More from E verteta vjen nga Zoti (20)

Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
El ahnaf
El ahnafEl ahnaf
El ahnaf
 
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolit
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolitEgjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolit
Egjipti kercenon nje hotel per ndalim te alkoolit
 
Edukimi i kombeve
Edukimi i kombeveEdukimi i kombeve
Edukimi i kombeve
 
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e saj
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e sajEdukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e saj
Edukata e nxenesit te dijes dhe shkaqet ndimuese per marrjen e saj
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Ebu hurejre ka thene
Ebu hurejre ka theneEbu hurejre ka thene
Ebu hurejre ka thene
 
E verteta e jetes se kesaj bote (1)
E verteta e jetes se kesaj bote (1)E verteta e jetes se kesaj bote (1)
E verteta e jetes se kesaj bote (1)
 
Durimi ndaj sprovave
Durimi ndaj sprovaveDurimi ndaj sprovave
Durimi ndaj sprovave
 

Defileu i turpit

  • 1. Defileu i turpit Kush nga pedagogët e këtyre nxënësve, do të mund të krenohej me suksesin e "arritur" katër viteve të fundit, në krahasim me rastin tragjik të të rinjve. E enjte, 19 Qershor 2008 09:54 Nga: Nexhmedin Ademi Në fokus të realitetit të dhimbshëm Pikaso: Kush dëshiron të mësojë diçka gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë, gjen arsyen. Është bërë traditë që maturantët, me rastin e përfundimit të shkollës së mesme, të defilojnë para familjarëve, qytetarëve si dhe të organizojnë mbrëmjen e maturës. Në parim, është shumë normale të organizohet një ceremoni e rastit, me rastin e kurorëzimit me sukses të punës dhe angazhimit katërvjeçar si të kolektivit edukativo-arsimorë po ashtu edhe të vetë nxënësve. Ata, nga stadi adoleshencës, stresit dhe ëndrrave do të kalojnë në një stad tjetër të personalitetit të tyre dhe periudhës së jetës kur pjekuria dhe serioziteti është më se i nevojshëm për ta, për tu ballafaquar me sfidat e shumta. Kjo gjeneratë sikur edhe gjeneratat e kaluara, do ta kuptojnë se dita e parë e mëngjesit të nesërm, asnjëherë nuk do të jetë identike me ditët e kaluara nga jeta e tyre. Ata shumë shpejt do të futen në një periudhë të jetës, ku do të përpiqen ta sfidojnë kohën dhe të jenë konkurrues me të tjerët në një botë të egër dhe të pamëshirshme. Të gjithë ne, do të dëshironim që formësimi i tyre ideor me një kulturë dhe edukatë të thellë të nxënë gjatë viteve të kaluara, që të jetë shtysa vendimtare për të qenë të suksesshëm në jetën e tyre. Në këtë kontekst, ky do të duhej të ishte edhe mesazhi kryesorë që do të duhej ta dëgjonin, viktimat e defileut dhe të mbrëmjes së maturës nga pedagogët e tyre gjatë këtij ceremoniali. Në të vërtetë, sa janë larg këtyre parametrave që i shtruam, maturantët tanë? Çfarë është mesazhi i këtyre mbrëmjeve dhe defilimeve të dalldisura të gjeneratave që në një të ardhme të afërme do të duhej ta drejtojnë këtë popull? Ekzaktësisht, këto defile më së shumti i ngjajnë një sfilate mode ku sharmi dhe bukuria të ekspozuara deri në ekstrem janë garancion për suksesin e tyre. Pamjet e ofruara nga këto organizime në asnjë mënyrë nuk mundë të reflektojnë ndonjë vlerë të caktuar, që do ta ndërlidhim me karakterin e mirëfilltë, që do të duhej të na shfaqnin maturantët të cilët sapo dolën nga një vatër e dijes dhe arsimimit. Aq më tepër pjesëmarrja masovike e popullatës për ta përcjellë këtë "eveniment emancipues", kujdesi i medias, mesazhet e pedagogëve të tyre, janë tepër shqetësues për mentalitetin tonë të varfër intelektual dhe kulturorë. Këto impenjime të pavlera edhe një herë si shumë hera në të kaluarën, na flasin deri ku jemi në gjendje që dukuritë të cilat shfaqin anti-vlera ti përvetësojmë për vlera të mirëfillta. Mjafton një përgjigje banale që e dëgjojmë nga të gjithë; prindërit, pedagogët, nxënësit, sehirxhit rreth e rrotull rrugës, se është momenti i fundit, momenti i ndarjes dhe se kanë të drejt të festojnë si të donë. Për cilin moment është fjala, a thua po vjen fundi i botës dhe po merr fund çdo gjë? Pse për një moment i cili të nesërmen pason me jetën e rëndomtë të festohet ma anomali të ndryshme, me shfrenime, pamjet e të cilave të kujtojnë ahengjet ku fare nuk përkojnë me karakterin dhe moralin e çiltër të këtyre të rinjve? Shëtitjet e tyre nëpër rrugët e qytetit të rrethuara nga masa e shumtë të përkujtojnë mishin e lirë të gladiatorëve që luftonin
  • 2. për jetë a vdekje në koloseumin e Romës së vjetër i ndërtuar nga perandori Tit, enkas vetëm sa për të kënaqur epshet e aristokracisë dhe çmendurisë së perandorëve romak. Romakët zbraznin energjinë e tyre në lojën që ia ofronte gjaku i lirë dhe copat e mishit të gladiatorëve, ndërsa turma masovike përskaj defileut të maturantëve tanë zbrazë energjinë e tyre duke u mahnit me bukurinë e bijve dhe bijave të tyre, pamjen e të cilave e karakterizon gjysmë lakuriqësia, saqë të bën të turpërohesh edhe nga vetja. Cili është mesazhi i drejtuesve të shkollës, i pedagogut të deri djeshëm (nëse mundë të quhen pedagogë sepse disa nga ata, as për së afërmi nuk e meritojnë një gjë të tillë) i cili me shishen e birrës në dorë, para kamerave televizive shfaqet i dehur apo gjysmë i dehur në ekran duke luajtur karshi karshi me nxënësen e veshur në mënyrë krejt ekstravagante dhe pastaj dëgjojmë prononcime se jemi duke kaluar një mbrëmje shumë të bukur e përshkruar me atmosferë festive. Këtu qëndron sekreti pse iu ndalua filmimi i pamjeve nga atmosfera festive e nxënësvë të gjimnazit ``Skënderbeu`` në Preshevë. Tani cili është kriteri që do të përkufizonte raportin nxënës-pedagogë? Nëse turpi është një gjë, që ende do të duhej ta karakterizonte personalitetin tonë atëherë ky defile nuk ka se si të emërohet ndryshe, përveç se defile e turpit. Është natyrshmëri e njeriut që gëzimi dhe hidhërimi të manifestojnë një ekuilibër reciprok. Tejkalimi i kufijve qoftë gjatë njërës apo tjetrës, mundë të sjellë pasoja të paparashikuara. Në këtë drejtim ishte shokues bilanci tragjik dhe shumë i dhembshëm i humbjes së jetës së një maturanti dhe lëndimi rëndë i disa të tjerëve si pasojë i një aksidenti që u shkaktua nga festimi i tepruar. Edhe viteve të tjera janë shkaktuar aksidente gjatë organizimit të këtyre defileve, por dëmet për fat të mirë kanë kaluar vetëm me lëndime trupore. Një popull, që nuk mëson nga pësimet e të kaluarës është i predestinuar të dështojë në të ardhmen. Përse të bëhemi të shurdhër dhe të verbër para një të vërtete të hidhur, dhe mos të ngritim zërin për të dënuar këto dukuri pasojat e të cilave do ti vuajmë edhe shumë gjatë. Është e udhës që në rendë të parë, prindërit të ngritin zërin e tyre, pastaj kolektivi edukativo-arsimorë, dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të angazhohemi që të çlirohemi nga këto realitete që dita ditës po na ngurtësojnë mendjen tonë. Kush nga pedagogët e këtyre nxënësve, do të mund të krenohej me suksesin e "arritur" katër viteve të fundit, në krahasim me rastin tragjik të të rinjve. Nuk është çudi se për çfarë, ekziston çmenduria në mesin e një populli, por shqetësuese është kur ato zënë rrënjë në një shoqëri deri në atë masë sa ta karakterizojnë përditshmërinë tonë duke ndryshuar sjelljen, traditën dhe moralin tonë. Të gjithë gabojmë, kjo është normale, por insistimi në gabim, kjo është jonormale. Mençuria dhe qëndrimi burrërorë i filozofit të shquar latin, Seneka, para shëmbëlltyrës së tiranisë, perandorit romak, Neronit, do të ishte një mësim i mirë për të gjithë. Filozofi, Seneka i thoshte Neronit: "parapëlqej - t'ju fyej duke ju thënë të vërtetën, sesa t'ju kënaq duke ju bërë lajka".