1. Egjipti kercenon nje hotel per ndalim
te alkoolit
Autoritetet Egjiptiane kercenojne ta ndeshkojne hotelin luksoz Grand Hyatt te Kajros
ne qofte se pronari i tij Saudian vazhdon me ndalesen e alkoolit ne te.
"2 Qershori ka qene afati i fundit qe te heke dore nga ndalesa e alkoolit", thote Fatih Nur
president i Asociacionit te Hoteleve Egjptiane per AFP-ne franceze te marten me 17 Qershor.
"Ne qofte se vazhdon keshtu hoteli do te ulet ne dy yje dhe kjo do te reflekton ne te"
Muajin e kaluar, Abdulaziz Al Brahimi, anetar i familjes mbreterore Saudiane dhe pronari i
prones se lakmuar qe gjendet buze lumit Nil vendosi qe te ndaloj sherbimin e alkoolit, duke
urdheruar hedhjen e 2500 shisheve me permbajtje alkoolike ne kanalizim.
"300.000 dollare shkuan ne kanalizim per nje vendim qe kundershton rregullat e hoteleve
Egjiptiane ", thote Nur gjate takimit me sheikun Saudiane javen e kaluar.
Feja Islame ndalon çdo pije qe i demton njerezit qofte ajo sasi e vogel apo e madhe, alkool,
droge apo diçka tjeter.
Por per autoritetet Egjiptiane per te cilat alkooli nuk eshte i ndaluar me ligj, feja duhet te
ndalet para dyerve te vendeve turistike.
Rregullat e hoteleve diktojne se çdo hotel qe ka mbi 2 yje duhet te sherbej alkool.
Industria turistike e Egjiptit, qe kaloi 11.1 milion turiste vitin e kaluar puneson 12 per qind te
popullit aktiv dhe mbane 11.6 per qind te ardhurave vendore.
"Ne qofte se ai nuk done te sherben alkool,eshte zgjedhje e tij. Ne qofte se nuk i pershtatet
rregullave tona, ai duhet te perballet me pasojat, tha ministri i turizmit Zuhejr Garanah.
Pronari Saudian per momentin eshte ne bisedime per menaxhimin e hotelit zinxhirore Hyatt
Internacional kryesia e ciles gjendet ne Çikago.
"Tani jena ne bisedime", thote zedhenesi i Grand Hyattit thote per AFP-ne.
"Bisedimet do te zgjasin dy deri tri jave"
Edhe pse u kundershtua nga zyrtaret, dijetaret Egjiptiane kane mirepritur ndalesen e alkoolit
ne kete vend te popullarizuar.
"Vendimi i hotelit per largim te alkoolit eshte shume i mire sepse jep mundesi per zgjedhje te
nje hoteli Islam", thote Sheiku Abdul Beki nga Akademia Zbulimore Islame ne Al-Azhar.
Hoteli gjendet disa minuta larg kendit diplomatik, ku gjenden edhe ambasadat Britaneze dhe
2. Amerikane.
"Kjo duhet te inkurajohet" thote Sheiku Abdel Beki.
"Alkooli e ule njeriun deri ne gjendjen e shtazes"
Tri gota alkool mjaftojne qe ta roberojne konsumatorin qe mos te mund te reagoje sipas
mundesive te tij, konkludon zbulimi i bere se fundi ne Institutin Nacional te Dhunes nga Alkooli
dhe Alkoolizmi ne SHBA. /IOL
Perktheu: Xhemail Grisholli