SlideShare a Scribd company logo
Atributet e Allahut (xh.sh)
Falenderimet janë për Allahun, Zotin e botërave, salavatet dhe selamet janë për Profetin
tonë, Muhamedin -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, familjen, dhe shokët e tij
tërësisht.
Po flasim në vazhdimësi për atributet, cilësitë e Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar,
për këtë çështje madhështore pa të cilën nuk duhet t’i thotë njeriu vetes se është
kompletuar në lëmin e diturisë. Thamë se ne e kemi njohur Allahun e Lartësuar përmes
argumenteve të Tij që ka transmetuar në këtë ekzistencë, përmes profetëve, mrekullive të
tyre, përmes përgjigjes që Ai i jep lutjes së lutësit; përmes dritës logjike me të cilën ai ka
ndriçuar mendjet tona dhe me të cilën Ai n’a orienton rreth Hyjnisë së Tij; përmes
natyrshmërisë me të cilën e ka natyrizuar tek ne të tillë që në momentin e nevojës supreme
të strehohemi vetëm tek Ai. Mësuam edhe për argumentet e Profetit dhe vërtetësinë e tij -
lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, argumenta këto që dëshmojnë pro tij,
dëshmojnë se profecia dhe revelata e tij hyjnore është fakt, argumenta këto që i përcollëm
dhe do i përcjellim në këtë emision. Thamë se ka disa cilësi prej cilësive të Allahut gjurmën
e të cilave ne mund t’a shikojmë të reflektohet tek krijesat. Por thamë se ka edhe cilësi që
kanë të bëjnë me Vetveten e Tij Hyjnore, me Synimin e Tij, Dëshirën e Tij Hyjnore, çfarë Ai
do, kënaqet me të, çfarë nuk do dhe zemërohet me të, si dhe çfarë ka të bëjë me cilësitë e
Tij Personale Hyjnore. Të gjitha këto janë nga çështjet hyjnore të fshehta, për njohjen e të
cilave nuk ka rrugë përveçse duke na ardhur sqarimi nga Vetë Allahu i Lavdishëm dhe
Lartmadhëruar, sepse më mirë se ç’e njeh Allahu veten e Tij nuk ka kush t’a njohë, ose
duke n’a ardhur sqarimi nga i Dërguari i Tij -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të- të
cilin Allahu e mundësoi të mësojë të fshehtën dhe të depërtojë në të. Arsyeja e vetme nuk
mundet të depërtojë në sa në fjalë. Arsyeja është e paaftë të shikojë se çfarë gjendet
brenda një sunduku të mbyllur, atëherë si do mundet ajo të përfshijë në njohurinë e saj
Zotin e qiejve dhe të tokës. Shumë prej atyre që fantazojnë se mendjet dhe arsyet e tyre
janë të palimituara, në fakt kanë rënë në një fantazi pafre. Mendo, ti me syrin tënd nuk
mund të shohësh vetëmse deri në një distancë të caktuar, pas asaj distance nuk mundesh
të shikosh. Gjithashtu nëse një gjë t’a afrojnë shumë pranë nuk mund t’a shikosh. Edhe
nëse drita është shumë e fortë njeriu s’arrin t’i hapi sytë dhe të shohë. Atmosferën, ajrin që
i prek sytë e tu ti nuk mund t’a shikosh. Shikimi është i limituar. Po kështu edhe përmes
dëgjimit ti mund të dëgjosh gjërat që ndodhin pranë veshit tënd, kurse më tej se kaq ti nuk
mund të dëgjosh. Pastaj nuhatja, shija dhe prekja, që të gjitha janë të limituara dhe
kufizuara, gjë kjo që dihet nga të gjithë. Në realitet mendja s’është veçse i izoluari brenda
këtyre ndjesive dhe shqisave. Po të imagjinojmë një person që nuk ka shqisa, as dëgjim, as
shikim, as nuhatje, as shijim, as prekje, si mund t’a mësosh një person të tillë?! Ai nuk
shqison asgjë. Pra, mendja punon pasi t’i vijnë të dhënat nga këto shqisa, dhe ne pamë se
këto shqisa ishin të kufizuara, pra i bie që edhe mendja të jetë e kufizuar në kufijtë e këtyre
shqisave. Për më tepër mendja është e kufizuar në aftësitë dhe fuqitë e saj. Nëse ti don të
imagjinosh fundin e terres, çfarë ka në fund të universit apo çfarë shtrihet në skajet e
përtejme të këtij universi, ke për të dështuar. Po kështu po tentove të imagjinosh në
miniaturë se çfarë ka pas gjësë më të vogël të mundshme, më e vogla e thënë deri tani
është atomi, cila është gjëja më e vogël se atomi, më e vogla e thënë deri tani është
elektroni, cila është gjëja më e vogël se elektroni, do thonë një gjë tjetër, e kështu me
rradhë derisa është thënë se gjysma apo ndarja e pjesëzës është më e vogël se e tëra, që i
bie se çdo gjë të vogël që njeh i bie të ndahet në më të vogël. Kur të vijë puna për më të
voglën mendja do të tërhiqet dhe ndalojë. Po u pyet mendja se çfarë ka patur në fillim të
kohës, po në fundin e saj, ajo stonon të jap përgjigje. Këto çështje i kalojnë kufijtë e
mendjes, pra mendja është e kufizuar në kufinjtë e shqisave dhe në kufinjtë e aftësisë së
saj. Madje çuditesh kur i dëgjon inxhinierët të flasin për numrin më të madh, cili është ai.
Folën e folën dhe në fund thanë është infiniti-pafundësia. E ç’është pafundësia? Thanë është
ajo gjë që nuk ka fund. Pastaj filluan të bëjnë kalkulime me shifrën infinit dhe thanë 1
milion infinit plus 100 trilion infinit bëjnë sa, bëjnë infinit. Këtu mendja stonon, ndalon, e
tillë gjë nuk është brenda aftësisë së saj. Kjo është mendja, e kufizuar dhe madje shkon
deri aty saqë çuditet dhe çoroditet për gjëra me të cilat s’është mësuar. Kështu imagjino
nëse një personi që ka jetuar 200 vjetë më parë do t’i thuhej se njerëzit e ditëve të sotme
(pas 200 vjetësh) mundet kudo qofshin në tokë, në dhomë brenda, në mal, në fushë, i
flasin drejtpërdrejtë njëri-tjetrit dhe mund edhe t’a shohin -sot ka videotelefonë që e bëjnë
këtë-, ky njeri do t’a kishte të pamundur t’a besonte një gjë të tillë. Nuk do mund t’a
përtypnin të tillë gjë njerëzit e para 200 madje qoftë edhe 100 vjetëve. Si mundet t’i flasë
filani filanit në tjetër kontinent madje edhe t’a shohë. Mendjet do t’i çudiste dhe çorodiste
një gjë e tillë.
Atëherë si nuk çuditet mendja lidhur me disa prej cilësive të Allahut, të Lartësuarit dhe
Lartmadhëruarit, Poseduesit të cilëve të përsosura?! Ne dimë dhe bëmë fjalë rreth
galaktikave dhe distancave gjigande midis tyre, drita e dalë prej të cilave është vrojtuar me
teleskop, dhe drita e ardhur nga këto galaktika të vrojtuara për të ardhur tek ne në tokë ka
udhëtuar afërsisht 12 bilion vjet, teksa për çdo sekondë ajo përshkon 300 mijë kilometra.
Sa i bie në minutë, sa në orë, sa në ditë e sa në një vit?! Përfytyro çfarë distance e gjatësie
i duhet dritës të udhëtojë përgjatë 12 bilion vitesh. Pastaj të gjitha këto yje nuk janë
vetëmse stoli të qiellit të dynjasë, në afërsi të qiellit të dynjasë, pastaj vjen skaji i qiellit të
dynjasë, pastaj qielli i dytë vjen pas tij, pastaj i treti, i katërti deri tek i shtati, pastaj këto
shtatë qiej në krahasim me Kursinë (Ndenjësen) e Allahut janë të pallogaritshme. Pastaj
Kursija në krahasim me Fronin e Allahut është e pakrahasueshme, sikurse do t’a shohim në
këtë hadith të përmendur nga Profeti -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, në të
cilin nga Ebu Dher el-Giferiu vjen se ai e ka pyetur Profetin -lavdërimi dhe paqja e Allahut
qoftë mbi të- rreth Kursisë së Allahut gjë për të cilën Profeti -lavdërimi dhe paqja e Allahut
qoftë mbi të- tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, shtatë qiejt dhe tokët
krahasuar me Kursinë s’janë vetëmse si puna e një unaze e gjendur në një shkretëtirë”, pra
si një unazë e hedhur në një tokë shkretinore të paskajshme. Mendo se sa pjesë zë kjo
unazë në shkretëtirën e paskajshme? “…shtatë qiejt dhe tokët krahasuar me Kursinë s’janë
vetëmse si puna e një unaze në një shkretëtirë, ndërkaq favorizimi i Arshit (Fronit) të
Allahut kundrejt Kursisë është si favorizimi i shkretëtirës përkundrejt kësaj unaze.” Me
“favorizimi i shkretëtirës” nënkuptohet se Arshi-Froni në krahasim me Kursinë është aq sa
ç’është një shkretëtirë e gjerë përkundrejt një unaze të vockël. Dhe Mëshiruesi Allah Veten
e Tij e cilësoi duke thënë: “Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh-Fron.” E si do mundej kjo mendje e
kufizuar të përfshijë në të atributet e Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar. Nuk ka
rrugë për të mësuar atributet e Allahut vetëmse duke n’a ardhur ato nga shpallja hyjnore.
Shembull tjetër. Nëse një guri do t’i thuhej të imagjinonte njeriun, pasionet dhe dhuntitë e
tij, arsyen dhe intelektin e tij, shpirtin dhe krijimtarinë e tij, a mundet guri të jetë i aftë të
bëj diç prej kësaj?! Të konceptojë ndjenjat, pasionet, mendimin, krijimtarinë, a mundet një
send t’a kap këtë avancim?! A munden produktet e njeriut të arsyetojnë cilësitë në fjalë të
njeriut?! E pra avancimi i Krijusit tonë kundrejt nesh është edhe më i madh se avancimi
midis nesh dhe produkteve tona ose sendeve. Kështu Vetvetja e Allahut qëndron më lartë
se të kemi mundësi t’a përfshijmë atë në arsyetimin tonë, dhe nuk ka rrugë për të arritur
tek njohja e saj vetëmse duke n’a njohur Allahu me Të përmes shpalljes hyjnore. Shpallja
ne n’a vjen përmes profetëve, që është dhe rruga e vetme, përmes profetëve, lidhur me të
cilët Allahu ka thënë: “… (Ai Allahu) është Njohës i fshehtësisë. Nuk ia zbulon fshehtësinë e
Tij askujt, përveç atyre që u kënaq me to të jenë të dërguarit-profetët e Tij.” Kjo është një
çështje të cilën ne e marrim të mirëqenë. Ne i marrim për të mirëqenë kompetentët dhe
specialistët ashtu që kur ti do të pyesësh për agrokulturën konsutohesh me specialistin e
agrokulturës dhe i merr për të mirëqena ato që ai të thotë, edhe pse çfarë ai të thotë do të
tingëlloj e çuditshme dhe i kalon shqisimet e tua. Po kështu nëse do të thonë diçka
shkenctarët e gjeologjisë, astronomisë, mjekësisë, etj, ti do dorëzohesh dhe do i marrësh
për të mirëqena çfarë të thonë, duke qenë i vetëdijshëm se ata janë ekspertë dhe kanë
depërtuar në gjëra që ti nuk ke depërtuar. Fjalën e këtyre ekspertëve ti e pranon pasi beson
në to… Po kështu ne i besojmë fjalët e profetëve duke patur besim në to, madje besimi ynë
tek profetët është më madhështor se besimi i njerëzisë tek ekspertët e saj. Profetët e
Allahut janë të garantuar që të mos bien në gabime, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi
to. Porse metodika e këtyre profetëve - paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi to- ishte të
n’a mësojnë rreth cilësive të Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar përmes të folurit,
gjuhës, gjë për të cilën i Lartësuari thotë: “Ne nuk kemi dërguar ndonjë të dërguar përveçse
në gjuhën e popullit të tij, që t’i sqarojë ata”. Pra gjuha është mjeti i kuptueshmërisë dhe i
përafrimit tonë lidhur me ato cilësi madhështore që kanë të bëjnë me Krijuesin tonë. Është
obligim për ne të qëndrojmë në kufirin e gjuhës, mos t’i japim këtyre cilësive hyjnore
kuptime të tjera që nuk i përmban gjuha. Shembulli në vijim n’a sqaron lidhur me këtë. Një
mbret urdhëron shpurën e tij të ulen, pastaj u thotë ikni, pastaj u thotë kthehuni, pastaj u
thotë hani, dhe ata veprojnë çfarë u tha. Pastaj u thotë atyre, ju nuk keni vepruar sipas
urdhërave të mia. Si, i thonë, ne bëmë pikë për pikë çfarë n’a the. Mbreti u tha, jo. Kur unë
u thashë uluni unë kisha për qëllim të ngriheshit, kur u thashë ikni kisha për qëllim uluni,
kur u thashë kthehuni kisha për qëllim nuk duhet të ktheheni, kur u thashë hani kisha për
qëllim dilni jashtë. Çfarë do t’i thotë shpura e tij këtij mbreti? Si do justifikohen shoqëria e
tij në këtë rast? Do thonë, për Zotin ne nga urdhërat që n’a dhe kuptojmë atë çfarë thotë
gjuha në atë formë që është tradicionale për të gjithë njerëzit. Gjuha ka për funksion
sqarimin dhe qartësimin. Ne bëmë çfarë n’a the, ndërsa lidhur me kuptimet që ti nënkuptoje
nuk dimë ç’të themi, qenë të paqarta për ne. Duke u zbuluar kështu se mangësia qëndron
tek mbreti në fjalë i cili nuk i përdori drejtë fjalët, që të orientojnë në kuptimin e tyre. Ata të
cilët thonë, Allahu i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar kur e cilësoi Veten e Tij me një cilësi të
caktuar për qëllim kishte një tjetër kuptim, a mos po duan të thonë se Allahu nuk di të
shprehet mirë, nuk di të qartësoj mirë, nuk di të flasë mirë?! I dlirë është Allahu dhe shumë
lartë qëndron nga një shpifje e tillë. A nuk është Allahu Ai që thotë: “Fjala e kujt mund të
jetë më e besueshme se ajo e Allahut?!” Normalisht nuk ka. Fjala e Tij është fjalë e
besueshme, e drejtë. Ai është thënësi: “…Kush është më i besueshëm në të folur se
Allahu?!” Të folurit, biseda e Tij është ajo e besueshmja, e sakta që nuk përmban asnjë
problem. Fjala e Tij është fjala më e përsosur që orienton në kuptimet e synuara, gjë për të
cilën Allahu thotë: “Allahu zbriti thënien më të përsosur…” Thënia e tij është thënia më e
përsosur, më e vërteta, pra ne duhet të marrim për bazë kuptimet në të cilat orientojnë
tekstet të cilat n’a erdhën në Librin e Allahut, Kuranin, si dhe në Traditën Profetike -
lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, pa tentuar të bëjmë stërkomentime dhe shtesa
në kuptimet e tyre jashtë kuptimit që ato shprehin. Allahu thotë: “Kuran në arabisht jo i
tërthortë.” Pra kuptimet e citateve të Kuranit nuk janë të dyjëzuar, të tërthortë, porse ai
është arabik i qartë në gjuhën e qartë arabe, kuptimet e tij janë të dukshme. Le të japim
një shembull lidhur me këtë. Nëse Allahu thotë rreth Vetvetes së Tij Hyjnore: “Mëshiruesi
qëndroi në Fron.” Çfarë u tha është gjë që dihet. Përgjigjja shtjelluese që do japim është po
ajo që imam Maliku dha: “Qëndrimi (i Allahut në Fron) është gjë që dihet…”, pra është gjë
që dihet në gjuhën e arabëve, “…mënyra nuk dihet…”, pra mënyra se si është mister, pasi
ajo ka të bëjë me fuqinë e imagjinatës e cila nuk është e aftë të arsyetoj dhe konceptojë siç
është për shembull rasti me gjumin, mendja nuk mund të imagjinojë se si është gjumi,
fuqia e imagjinatës nuk është e aftë të imagjinojë se kush është ai që i bie derës. Fuqia e
imagjinatës është e cunguar dhe gjithashtu të cunguara dhe kufizuara janë edhe si-të që
kanë të bëjnë me këtë forcë të paaftë. Teksa fuqia e ndërgjegjes dhe arsyes, ndryshe nga
ajo e imagjinatës në tym, mund t’a depërtojë pengesën që përbën dera, arrinë të reflektojë
se aty pas është një person që po i bie derës, dhe mundet bazuar në zërin dhe mënyrën e
goditjes së derës, të orientohet rreth atij që i bie derës. Pra çështja ka të bëjë më fuqinë e
imagjinatës, prandaj imam Maliku tha se “mënyra se si qëndron Allahu mbi Fron” është e
paditur. Është e paditur mënyra se si qëndron Allahu në Fron, pasi fuqia e imagjinatës sonë
është e dobët, e paaftë t’a konkludojë një gjë të tillë. Dhe vijon imam Maliku, “…të pyesësh
për mënyrën se si (qëndron Allahu në Fron) është një bidat (sajesë e keqe në fe)”, pra
është sajesë pasi nuk e patën bërë kurrë të tillë pyetje shokët e Profetit -Allahu qoftë i
kënaqur me ta-. Kështu kur n’a vjen sqarimi nga Allahu duhet të kemi kujdes, nëse Allahu e
përshkruan Veten e Tij me një cilësi, këtë cilësi e marrim siç është, por pa u futur në atë se
si është kjo cilësi, pa e përngjasuar atë, duke mos thënë kjo i përngjan kësaj gjëje tek
krijesat. Jo, Allahu nuk është si krijesat. Cilësitë e Krijuesit janë ndryshe nga ato të
krijesave. A s’e vërejmë dallimin midis cilësive të sendeve dhe cilësive të njeriut?! Pastaj, sa
gjykon të jetë dallimi i cilësive tona dhe të mbarë krijesave me cilësitë e Allahut?! Cilësitë
që atribuojnë Allahun janë madhështore, të tilla që kanë të bëjnë me Madhështinë e Tij,
ndaj dhe ne nuk i përngjasojmë ato me diç prej cilësive të krijesave të Tij. Dijetarët kanë
thënë se çdo imagjinim që personi imagjinon për Allahun, çdo imagjinatë që mund t’a
sjellësh ndër mend lidhur me Allahun, dije se Allahu është ndryshe nga ajo. Pse? Sepse
imagjinata që ti imagjinon është një imagjinatë bazuar tek krijesat që ke parë, imagjinatë
bazuar tek krijesat që ke parë. Ndaj na del si detyrë të qëndrojmë në kufijtë e fjalës arabe
dhe kuptimit të saj, kuptimit në të cilin orienton kjo fjalë. Nuk duhet të tentojmë të
ndërtojmë dhe bëjmë përngjasime lidhur me ndonjë cilësi të Allahut, përndryshe do të biem
në gabime të mëdha, sepse në të tillë gjë kanë rrëshqitur sa e sa këmbë.
Për të sqaruar dhe hetuar qartë se si rrëshqasin njerëzit në të tilla gjëra le të marrim këtë
shembull: Imagjinoni një person shumë i besueshëm në mesin e popullit të vet, jeton për
shembull në një tokë të largët të shkretë, pra ai njihet si person i besueshëm në popullin e
vet. Vjen puna e ai shkon në një qytet ku shikon një radio, pa një paisje hekuri që flet.
Kthehet tek populli i tij të cilëve u thotë, kam ardhur nga një vend ku hekuri fliste. Populli i
tij thonë, njeriu jonë që e njohim për të besueshëm n’a tha se hekuri flet. Ndodhi që ky
person vdiq dhe populli i tij filluan të filozofonin rreth hekurit që flet. Thanë, a nuk n’a tha ai
se hekuri flet?! Thanë po, dhe e dini se ai është person i besueshëm. Thanë po e pranojmë
se është i besueshëm. Por meqënëse ky hekur flet i bie që ai të ketë gjuhë. Por a mundet të
ketë gjuhë e të mos ketë gojë? Thanë, nuk mundet. I bie se ky hekur domosdoshmërisht e
ka edhe një gojë. Pastaj thanë, po a mund të ketë një gojë e të mos hajë dhe pijë? Thanë,
jo. Pra, thanë, i bie që ai edhe të hajë dhe të pijë. Por a mundet të hajë dhe pijë e të mos
nxjerrë jashtëqitje? Thanë jo. Pra ai është i tillë. Avash avash ata, këtë aparat radioje në
përngjasim e sipër e sajuan në kokat e tyre në imazhin e një njeriu, që hanë, pinë… Përse
ranë në këtë gabim? Kjo pasi ata përngjasuan atë që i takonte misteriozes dhe të paditurës
me atë që kishin shqisuar duke bërë analogji me këtë të fundit, krahasim ky i pavlefshëm.
Krahasuan çështjen e hekurit që fliste e që të tillë si ai s’kishin parë më parë, me atë që
kishin parë të fliste, njeriun. Kjo përsa i përket hekurit që flet. Nëse do t’i thoshim personit
të këtij populli që shikoi “hekurin që fliste” përse nuk u tregove atyre mënyrën se si fliste ky
hekur ai do thoshte, nëse do t’u tregoja atyre mënyrën se si fliste ky hekur do ishin
çoroditur dhe sprovuar, nuk do mundeshin t’a thithnin këtë. Nëse do u kisha thënë siç
mësova në qytet, se të folurit e këtij hekuri ka të bëjë me valët elektromagnetike që
veprojnë në një kuti ku gjendet një disk metalik që bën të ndodhin amplifikime që përmes
një artopolanti konvertohen në impulse elektrike, e që duke u kthyer në një disk prej
disqeve të brendëshme japin për ne timbra zanorë etj etj… nëse do u kishte thënë atyre sa
më sipër do kishin thënë a është i çmendur ky apo çfarë?! Tha, unë nuk u rrëfave atyre
detajet pasi nuk do t’i thithnin, por u mjaftova duke u thënë se hekuri në fjalë fliste. Ata
duhet të kishin qëndruar në këtë pikë, hekuri flet dhe kaq. Si? Nuk na tha se si. Kështu ata
që deshën t’a dinin çështjen duke bërë krahasime dhe përngjasime, duke bërë filozofi pa
asnjë argument, të tillët ranë në humbje dhe mbetën largë realitetit. Ne, me mundësitë
tona të kufizuara, me mjetet e kufizuara që kemi, me shqisat e kufizuara që kemi, me
mendjen e kufizuar që kemi, me imagjinimet e kufizuara që kemi, nuk mundemi t’i
përfshijmë në arsyetimin tonë cilësitë e Zotit të qiejve dhe të tokës. Nuk është e mundur
për ne një gjë e tillë. Ndaj n’a duhet t’a shmangim dhe anashkalojmë këtë hap dhe
rrëshqitje të rrezikshme, që është krahasimi i atributeve dhe cilësive të Allahut bazuar mbi
cilësitë e krijesave. Allahu thotë: “Asgjë nuk është si Ai, Ai është Gjithdëgjuesi,
Gjithshikuesi.” Atij askush nuk i ngjan, por ama i Lartmadhëruari dëgjon dhe shikon,
sigurisht në mënyrën e pakrahasueshme hyjnore të Tij. Këtu Ai kundërshton ngjashmërinë
me Të, ashtu që asgjë dhe askush nga krijesat nuk i ngjan kurrsesi Atij. Asgjë dhe askush
nuk është si Ai. Çfarëdolloj imagjinate të të vijë në mendje për Allahun, dije se Allahu është
ndryshe nga ajo, rregull të cilin e thonë vetë dijetarët. Porse kjo nuk do të thotë se Allahu
nuk posedon cilësi dhe atribute, nuk do të thotë se Ai është pa cilësi dhe pa atribute. Nuk
kuptohet kjo nga thënia e mësipërme Kuranore se “Asgjë nuk është si Ai”, jo kurrsesi. Ai
është i dlirë nga kjo, Ai është Poseduesi i cilësive supreme. Në fakt thënia nxjerr në pah se
përsa i përket përngjasimit duhet të dihet një gjë e tillë. Prandaj gjejmë thënien në fjalë t’a
përjashtojë të bëmurin përngjasim dhe të verifikojë prezencën e cilësive, ashtu siç erdhi në
citatin kuranor në fjalë, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Asgjë nuk është si Ai, Ai është
Gjithdëgjuesi, Gjithshikuesi.” Pra Ai është Gjithdëgjues dhe edhe Gjithshikues, teksa dëgjimi
i tij nuk është si dëgjimi ynë apo i krijesave dhe vështrimi i Tij nuk është si vështrimi i dikujt
prej krijesave. Dëgjimi ynë është i kufizuar me vendodhjen ku gjendemi, ndërsa Allahu nuk
është i kufizuar në hapësirë, asgjë nuk e pengon Atë të dëgjojë çfarë është në këtë
ekzistencë kudo qoftë. Ai n’a dëgjon ne këtu ku gjendemi, e dëgjon atë që është në majat e
maleve, atë që është edhe më lartë, engjëjt në qiell gjithashtu i dëgjon kur flasin. Dëgjimi i
Tij, i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar është Ai, është ndryshe nga dëgjimi ynë. Ai dëgjon,
verifikuar kjo nga vetë fjala e Tij, por si? Për këtë si folëm njëherë, le të sjellim ndërmend
limitimin dhe kufizimin e imagjinatës, le të sjellim ndërmed hekurin që flet, dhe se si do
biem në gabim sikurse në rastet që përmendëm më herët. Allahu n’a tha se është
Gjithdëgjues, ndaj themi Ai është Gjithdëgjues, ashtu që Ai n’a dëgjon ne dhe çdo zë që do,
gjë për të cilën nuk mund t’i bëhet pengesë asgjë, i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar është Ai.
Është Gjithshikues, do të thotë se Ai shikon gjithë çfarë do, gjë për të cilën nuk mund t’i
bëhet pengesë asgjë, as distanca e tejskajshme nuk i shkakton problem Atij lidhur me këtë,
pasi vetë distancat dhe shtresat ndërmjetëse janë krijesa prej krijesave të Tij, që nuk mund
t’i bëhen pengesë dëgjimit dhe vështrimit të Tij. Prandaj Allahu i Lavdishëm dhe
Lartmadhëruar i thotë të nderuarit tonë Musait dhe vëllait të tij Harunit kur i urdhëroi të dy
bashkë të shkojnë tek Faraoni: “Unë jam me ju, dëgjoj dhe shikoj.” Dëgjon dhe shikon, pra
distancat lidhur me Allahun nuk funksionojnë negativisht, pengesat lidhur me Allahun nuk
funksionojnë negativisht, tha: “Unë jam me ju” ndërhyj dhe reagoj, “Mos keni frikë”. Allahu
i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar n’a e ka bërë ne të njohur të tillë fakt, se Ai dëgjon dhe
shikon, nëpërmjet argumentit shqisor, pyesni ata që e kanë lutur Allahun dhe Ai u është
përgjigjur, qoftë në namazin kur duam të bjerë shi, qoftë në eliminimin e një vuajtje, qoftë
në çlirimin nga stresi, qoftë në shërimin e sëmundjes. Pyesni ata rrotull jush që janë
strehuar tek Allahu dhe do bëheni dëshmitarë të sa e sa historive, dhe do bëheni dëshmitar
të faktit se Allahu e dëgjoi këtë njeri në dhomën e tij të gjumit, ia dëgjoi lutjen këtij tjetrit
që kishte gruan për lindje në sallën e operimit dhe kur ai iu lut Allahut, gruaja e tij i shpëtoi
operimit. Do gjeni të sëmurë të cilit doktorët i kanë thënë, shërimi yt është i pashpresë dhe
se si pasi ai është strehuar tek Allahu duke iu lutur, Allahu ia ka eliminuar këtë sëmundje.
Njëri e luste Allahun teksa gjendej në fshat, tjetri në majën e malit, tejtri në fushë, tjetri në
makinë, tejtri në aeroplan e kështu me rradhë, dhe Allahu iu përgjigj të gjithë këtyre, i
dëgjoi dhe i pa ata kudo që qenë ndodhur, iu përgjigj lutjes së tyre dhe iu dha atyre
pikërisht atë çfarë gjithsecili kërkoi, në varësi të kërkesave të ndryshme që çdonjëri prej
tyre kërkoi. Kështu pra, Allahu është Gjithdëgjues, Gjithshikues, porse dëgjimi tek Ai nuk
është si dëgjimi ynë apo i dikujt prej krijesave të Tij, dhe shikimi i Tij nuk është si shikimi
ynë apo i dikujt prej krijesave të Tij, prandaj themi se Allahu i Lavdishëm dhe
Lartmadhëruar është me ne edhe pse Ai është në Fronin Fisnik.
Falenderimi suprem i takon vetëm Allahut, Zotit të Botërave, paqja dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi profetin Muhamed -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-.
99 emrat e All-llahut
1. ALL-LLAH. Është emri më i madh i Krijuesit që dëfton për Qenien Absolute, emër me të cilin
përfshihen të gjitha cilësitë dhe atributet e tjera hyjnore. Është emër i përveçëm dhe nuk është i
prejardhur, do të thotë nuk rrjedh prej ndonjë fjale tjetër. Si term i tillë përdoret vetëm për të dëshmuar
Ekzistencën e Domosdoshme dhe Absolute. Çdo emër tjetër i bukur i Allahut vjen si tregues për Të, kur
janë së bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve”- “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç
Tij…” (El-Hashr,23) ose “Allahu la ilahe il-la huve rabbul Arshil adhim”-“Allahu është një, nuk ka Zot tjetër
përveç Tij, Zot i Arshit të madh”, (En-Neml, 26)etj.Në Kur’an ky emër është përdorur 2690 herë, ndërsa
nëse ia shtojmë edhe emërtimin që rrjedh po prej këtij emri “Lil-lah”, ose “ilah” ose “lehu” ose “huve”,
atëherë ai del se është përmendur mbi 2700 herë.Me këtë emër hyjnor nuk është emërtuar dhe as që
mund të emërtohet dikush tjetër. Madje ky është edhe një sfidim hyjnor për mbarë njerëzimin, sepse
Allahu xh.sh. thotë : “A di ti për Të (Allahun) emërtues tjetër” ?! (Merjem, 65)
Me fjalën Allah, janë hapur mbi tridhjetë e pesë ajete kuranore të shpërndamë nëpër kaptina të ndryshme
të Kur’anit.Emri Allah, do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij.
Pa dyshim është emri më i madh dhe më i ndritur i Krijuesit, për të cilin ka dhënë shenjë edhe Pejgamberi
ynë, se, po t’i lutet dikush Zotit me emrin e Tij më të madh, njeriut ia jep atë që kërkon.
Duhet ditur se vetëm me emrin Allah plotësohet dëshmia islame e cila është “La ilahe il-la Allah,
Muhammedun resulullah”.
Me këtë emër të lartë hyjnor, fillojmë çdo punë, dhe me këtë emër hapen të gjitha kaptinat e Kur’anit, do
të thotë me
(Bismil-lahi Rrahmani Rrahim)
2. ER-RRAHMAN - i Gjithëmëshirëshmi. Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim në
mes besimtarëve dhe pabesimtarëve.
3. ER-RRAHIM – Mëshirëploti. Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën e
ardhshme.
4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë.
5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë a
mangësi që mund t’i mvishet.
6. ES-SELAM – Paqedhënësi – Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Ai është shpëtimi.
7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet,
do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit.
8. EL-MUHEJMIN – Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptim tjetër i këtij emri është se Allahu është Mbrojtës
dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë.
9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhështori. Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi; askush nuk është i barabartë me
Fuqinë e Tij.
10. EL-XHEBBAR - i Gjithëfuqishmi. Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje.
11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të përceptuarit e
mendjes njerëzore.
12. EL-KHALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tërë këtë ekzistencë, që e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i
vetëm dhe i Pashoq.
13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe Vullneti i Tij është zbatuar dhe
zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor: “Bëhu”!
14. EL-MUSAVVIR – Formëdhënësi. Ai i Cili u dha formë të gjitha krijesave, e ndër këto krijesa e dalloi
njeriun, të cilin e krijoi në formën më të bukur.
15. EL-GAFFAR – Gjithëfalësi. Ai i Cili fal robërit e Tij, sa herë që ata i drejtohen për falje. Emri Gaffar ka
edhe domethënien se Allahu i mbulon të këqijat e njerëzve-robërve të Tij, dhe i fal ato në Ahiret.
16. EL-KAHHAR – Mposhtësi, i Cili mposht çdo kriminel dhe e shkatërron si në këtë jetë, ashtu edhe në
Ahiret.
17. EL-VEHHAB – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave të Tij u dhuron mirëqenie dhe mirësi të panumërta.
18. ER-RREZAK – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh nëse
është besimtar apo pabesimtar.
19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhënësi. Është Ai i Cili hap depot e mëshirës së Tij për robërit e sinqertë, por
edhe Që gjykon me drejtësi në çdo çështje.
20. EL-’ALIM - i Gjithëdituri. Dijes së Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ai di çdo
gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij përfshin tërë këtë ekzistencë.
21. EL-KABID – Shtrënguesi. Në Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndër të tjera, marrja e shpirtrave.
Pastaj vjen në kuptim të ndaljes së mëshirës së Tij në Ditën e Gjykimit për pabesimtarët, etj.
22. EL-BASIT – Dhënësi. Ai që shtrin mëshirën dhe rrëskun-furnizimin për robërit e devotshëm.
23. EL-HAFIDU – Përulësi. Ai që përul dhe nënçmon çdo mendjemadh e tiran.
24. ER-RAFIU – Lartësuesi. Është Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij.
25. EL-MUIZZU – Ngritësi. Ai që përkrah dhe fuqizon robërit e Tij të devotshëm, të cilët synim e kanë
përfitimin e dashurisë dhe të mëshirës së Tij.
26. EL-MUDHIL-L – Nënshtruesi. Është Ai që nënshtron dhe poshtëron pabesimtarët për shkak të kufrit-
mosbesimit të tyre
27. ES-SEMI’U – Dëgjuesi, që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Atij nuk mund t’i
shmanget asnjë zë e të mos e dëgjojë.
28. EL-BESIR – Vështruesi. Ai që sheh çdo gjë, dhe që mbikëqyr çdo gjë në këtë ekzistencë. Atë nuk e
merr as gjumi e as kotja. Në Dorën (kujdesin) dhe vigjëlimin e Tij është tërë ekzistenca.
29. EL-HAKEM – Gjykuesi. Është gjykuesi më i drejtë që nuk i bën askujt të padrejtë në gjykimin e Tij.
30. EL-’ADL - i Drejti. Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet që dikujt t’i bëjë padrejtësi. Drejtësia e
Tij është absolute.
31. EL-LETIF - i Buti. Bëmirës ndaj robërve të Tij.
32. EL-KHABIR - i Gjithinformuari, i Cili është i njohur dhe i dijshëm për çdo gjë që ka ndodhur dhe do të
ndodhë. Është Ai i Cili i di të fshehtat dhe të hapurat, dhe është i informuar për çdo imtësi në këtë gjithësi.
33. EL-HALIM – Përdëllimtari. Ai që nuk ngutet për hakmarrje, është i dhimbshëm për robërit e Vet.
34. EL-ADHIM – Madhështori, Madhështia e të Cilit nuk mund të perceptohet kurrsesi nëpërmjet
shqisave njerëzore.
35. EL-GAFUR – Falësi. Ai që fal robërit e Tij dhe pranon pendimin e tyre.
36. ESH-SHEKUR – Mirënjohësi. Ai i Cili i shpërblen pa masë robërit e Vet të devotshëm me shpërblime,
për hir të veprave të tyre të kryera në emër të Tij.
37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu është i përsosur në madhështinë e Tij. I lartësuar me cilësitë e përhershme
hyjnore që tregojnë mbizotërimin dhe madhështinë ndaj krijesave.
38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu është i përsosur në cilësitë e Tij. Nuk ka nevojë për asnjë nga krijesat e
Tij.
39. EL-HAFIDH – Ruajtësi. Allahu është Ai që ruan këtë gjithësi nga çrregullimet.
40. EL-MUKIT – Ushqyesi. Allahu është krijuesi i ushqimit, qoftë fizik, qoftë shpirtëror. Është Ai Qëi çdo
krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa dallim.
41. EL-HASIB – Llogarimarrësi. Ai i Cili do t’i marrë të gjitha krijesat për llogarinë.
42. EL-XHELIL – Fisniku. Madhështori dhe i përsosuri në cilësitë e Tij. Dallimi ndërmjet emrit El-Xhelil
dhe El-Kebir, është se El-Xhelil do të thotë i përsosur në cilësitë e Tij, kurse El-Kebir - i përsosur në
Qenësinë e Tij, ndërsa emri El-Adhim përfshin që të dyja këto kuptime.
43. EL-KERIM – Bujari. Mirësitë e Tij nuk kanë të sosur, fisnikëria e Tij është e pashembullt.
44. ER-RREKIB – Vigjëluesi.Ai i Cili mbikëqyr çdo proces në këtë ekzistencë.
45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi. Mëshira e Tij i ka paraprirë hidhërimit të Tij, prandaj Ai i përgjigjet lutjes
së atij që e thërret duke iu lutur me përultësi dhe devotshmëri.
46. EL-VASIU – Gjithëpërfshirësi. Dija dhe sundimi i Tij janë gjithëpërfshirës.
47. EL-HAKIIM - i Urti. I zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë e
Tij. Me urtësinë e Tij hyjnore mbikëqyr dhe udhëzon krijesat.
48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, të cilat njohin madhështinë e Tij.
49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij është e përjetshme. Ai është Fisnik dhe i Ndershëm. Ai nuk i
bën askujt të padrejtë.
50. EL-BAITH – Ringjallësi.
51. ESH-SHEHID – Dëshmuesi. Të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave, pa qenë
dëshmues dhe dëshmitar, dhe kjo nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm në madhërinë e Tij.
52. EL-HAKK - I Vërteti. Ai i Cili ka krijuar çdo gjë me Urtësinë e Tij të përsosur. Çdo gjë në këtë gjithësi,
dëshmon për ekzistencën e Tij të vërtetë e të pamohueshme.
53. EL-VEKIL – Përkujdesësi. Ai i Cili përkujdeset për rrëskun dhe furnizimin e krijesave të Tij. Çdo
krijesë mbështetet tek Ai për kujdesje dhe strehim pranë mëshirës së Tij.
54. EL-KAVIJJ - i Forti. Është Ai, për të Cilin nuk ka ndonjë pengesë, që të realizojë Vullnetin dhe
përcaktimin e Vet. Është Ai që ka mundësi dhe forcë të plotë për të nënshtruar çdo gjë në këtë
ekzistencë.
55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai që nuk mund të mposhtet. Është i Gjithëfuqishëm i Cili në veprimet e Tij
nuk ndien lodhje.
56. EL-VELIJJU – Mbrojtësi, Përkujdesësi, Ngadhënjimtari i Cili i do dhe i bën të ngadhënjejnë të
dashurit e Tij ndaj çdo armiku.
57. EL-HAMID - i Falënderuari. I vetmi i Cili meriton falënderimin dhe lavdërimin nga çdo krijesë.
58. EL-MUHSI – Gjithënjohësi. Gjithpërfshirësi dhe i Gjithëdijshmi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë pa
evidencuar asnjë proces, sado i vogël, në këtë gjithësi.
59. EL-MUBDI – Nismëtari. Është Allahu i Cili e krijoi këtë gjithësi nga mosekzitenca.
60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Është Ai Që rikrijon (ringjall) së dyti krijesat pas vdekjes.
61. EL-MUHJI – Jetëdhënësi. Ai i Cili i ringjall të gjitha krijesat dhe u jep jetë, pasi ato të jenë bërë hi e
pluhur.
62. EL-MUMIT – Jetëmarrësi. Ai i Cili i vdes të gjitha krijesat, duke i ndarë shpirtrat nga trupat.
63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky është Allahu, i Gjallë në gjallërinë e Tij të përhershme, pa fillim dhe të
përjetshme, pa mbarim.
64. EL-KAJJUM - i Përjetshmi. Të Cilit nuk i ka paraprirë mosekzistenca dhe është i përjetshëm e i
Gjithmonshëm në sundimin e Tij.
65. EL-VAXHID – Kreatori i këtij Universi. Në dorën e Tij është sundimi, është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Ai mbikëqyr çdo proces. Tek Ai nuk humb asnjë shënim.
66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili është i Ndershëm, Bujar e Fisnik.
67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok në sundim. Ai nuk ka fëmijë, bashkëshorte e as rival në
sundim.
68. ES-SAMED - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para
madhështisë së Tij.
69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhënjimtar, Fuqia e të Cilit nuk mund të krahasohet. Me fuqinë e
Tij ka krijuar të gjitha krijesat.
70. EL-MUKTEDIR - i Gjithëmundshmi. I Cili realizon tërë atë që ka përcaktuar.
71. EL-MUKADDIM – Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të
duhur.
72. EL-MUEHHIR – Paslënësi. Ai i Cili vonon ndonjë dënim ose ndëshkim.
73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirë ekzistenca.
74. EL-AKHIRU - i Fundit. Ai është i përjetshëm edhe pas shkatërrimit të gjithësisë dhe të krijesave të
cilat i shpërndau në të.
75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisë së Tij mbi çdo gjë.
76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atë nuk mund ta arrijnë shikimet e krijesave.
77. EL-VALI– Udhëheqësi. Ai Që kontrollon dhe mbikëqyr çdo gjë.
78. EL-MUTEALI - i Gjithëlartësuari. Është Ai i Cili është i zhveshur nga çdo përgjasim me krijesat.
79. EL-BERR – Mirëbërësi. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bereqetin ndaj robërve të Vet.
80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu është Ai i Cili pranon pendimin e sinqertë nga robërit e Vet
dhe i shlyen gabimet.
81. EL-MUNTEKIM – Ndëshkuesi. I Vetmi Që mund të ndëshkojë krijesat për mëkatet e bëra.
82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi. Ai që fshin gabimet dhe mëkatet. Ai që fal robërit e Tij pas pendimit.
83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mëshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave është gjithherë e
pranishme.
84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtësi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi çdo gjë që krijoi.
85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon madhështia dhe nderi. I Vetmi absolut, i përsosur në
cilësitë e Tij.
86. EL-MUKSIT – Drejtësidhënësi. Është i drejtë në gjykimin e Tij. Ai nuk i bën të padrejtë askujt.
87. EL-XHAMIU – Tubuesi. Është Ai që i tubon të gjitha krijesat për të dhënë llogari para Madhërisë së
Tij.
88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojë për asgjë në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij e as në
veprimet e Tij.
89. EL-MUGNI – Pasuridhënësi. Ai Që i jep mirësi e pasuri atij që do prej krijesave.
90. EL-MANI’U – Privuesi. Është Ai Që ndalon të këqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atë
që do.
91. ED-DARRU – Dëmsjellësi. Me dëmin e Tij godet atë që do prej krijesave nëse ato janë
mosmirënjohëse ndaj dhuntive të Tij.
92. EN-NAFI’U – Dobiprurësi. Në kompetenca të Tij është dobia, dhe i sjell të mira e dobi atij që do nga
robërit e Vet.
93. EN-NUR – Drita. Allahu është dritë e qiejve dhe e Tokës.
94. EL-HADI – Udhëzuesi. Ai Që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi.
95. EL-BEDIU – Shpikësi. Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia.
96. EL-BAKI - i Përhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim.
97. EL-VARITH – Trashëguesi. I Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave.
98. ER-RESHID – Frymëzuesi. Udhëzuesi, I Urti.
99. ES-SABUR – Durimtari. Është Ai Që nuk shpejton me dënim, por shikon, pret dhe vonon, e
megjithatë ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shmanget askush që e ka mohuar dritën e Tij dhe udhëzimin
hyjnor.
Punoi:

More Related Content

What's hot

Dija perrkufizimi i saj, vlera e saj dhe gjykimi per kerkimin e saj
Dija   perrkufizimi i saj, vlera e saj dhe gjykimi per kerkimin e sajDija   perrkufizimi i saj, vlera e saj dhe gjykimi per kerkimin e saj
Dija perrkufizimi i saj, vlera e saj dhe gjykimi per kerkimin e saj
E verteta vjen nga Zoti
 
Sq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitSq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetit
Fatos
 
Subhaneke.pdf
Subhaneke.pdfSubhaneke.pdf
Subhaneke.pdf
ToniToni77
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
E verteta vjen nga Zoti
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit
amarstafa
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islam
amarstafa
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Musliman Selefi
 

What's hot (8)

Mbikqyrja E Zotit
Mbikqyrja E ZotitMbikqyrja E Zotit
Mbikqyrja E Zotit
 
Dija perrkufizimi i saj, vlera e saj dhe gjykimi per kerkimin e saj
Dija   perrkufizimi i saj, vlera e saj dhe gjykimi per kerkimin e sajDija   perrkufizimi i saj, vlera e saj dhe gjykimi per kerkimin e saj
Dija perrkufizimi i saj, vlera e saj dhe gjykimi per kerkimin e saj
 
Sq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitSq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetit
 
Subhaneke.pdf
Subhaneke.pdfSubhaneke.pdf
Subhaneke.pdf
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islam
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
 

Similar to Atributet e allahut

Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahutMuhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Shkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahutMuhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Libra Islame
 
Njihe Zotin Tënd
Njihe Zotin TëndNjihe Zotin Tënd
Njihe Zotin Tënd
Lexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Lexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Lexo dhe Mëso
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botësMuhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Shkumbim Jakupi
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Lexo dhe Mëso
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
RregullatIslame
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritik
Lexo dhe Mëso
 
Ateizmi - Një Studim Kritik
Ateizmi - Një Studim KritikAteizmi - Një Studim Kritik
Ateizmi - Një Studim Kritik
Lexo dhe Mëso
 
Mumin shehu kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin shehu   kur'ani dhe hadithi nxisin në dituriMumin shehu   kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin shehu kur'ani dhe hadithi nxisin në dituriLibra Islame
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8Shkumbim Jakupi
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva (komplet)
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva (komplet)Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva (komplet)
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva (komplet)Shkumbim Jakupi
 
O djali im Këshillat
O djali im KëshillatO djali im Këshillat
O djali im Këshillat
Lexo dhe Mëso
 
O djali im Këshillat
O djali im KëshillatO djali im Këshillat
O djali im Këshillat
RregullatIslame
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
Lexo dhe Mëso
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
RregullatIslame
 
Besimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetitBesimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetit
E verteta vjen nga Zoti
 
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’AShpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
RregullatIslame
 
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’AShpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Lexo dhe Mëso
 

Similar to Atributet e allahut (20)

Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahutMuhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahutMuhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
Muhamed muteveli esh shaëraviu - kjo është krijimtaria e allahut
 
Njihe Zotin Tënd
Njihe Zotin TëndNjihe Zotin Tënd
Njihe Zotin Tënd
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botësMuhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritik
 
Ateizmi - Një Studim Kritik
Ateizmi - Një Studim KritikAteizmi - Një Studim Kritik
Ateizmi - Një Studim Kritik
 
Mumin shehu kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin shehu   kur'ani dhe hadithi nxisin në dituriMumin shehu   kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin shehu kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva (komplet)
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva (komplet)Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva (komplet)
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva (komplet)
 
O djali im Këshillat
O djali im KëshillatO djali im Këshillat
O djali im Këshillat
 
O djali im Këshillat
O djali im KëshillatO djali im Këshillat
O djali im Këshillat
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
 
Besimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetitBesimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetit
 
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’AShpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
 
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’AShpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
 

Atributet e allahut

  • 1. Atributet e Allahut (xh.sh) Falenderimet janë për Allahun, Zotin e botërave, salavatet dhe selamet janë për Profetin tonë, Muhamedin -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, familjen, dhe shokët e tij tërësisht. Po flasim në vazhdimësi për atributet, cilësitë e Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar, për këtë çështje madhështore pa të cilën nuk duhet t’i thotë njeriu vetes se është kompletuar në lëmin e diturisë. Thamë se ne e kemi njohur Allahun e Lartësuar përmes argumenteve të Tij që ka transmetuar në këtë ekzistencë, përmes profetëve, mrekullive të tyre, përmes përgjigjes që Ai i jep lutjes së lutësit; përmes dritës logjike me të cilën ai ka ndriçuar mendjet tona dhe me të cilën Ai n’a orienton rreth Hyjnisë së Tij; përmes natyrshmërisë me të cilën e ka natyrizuar tek ne të tillë që në momentin e nevojës supreme të strehohemi vetëm tek Ai. Mësuam edhe për argumentet e Profetit dhe vërtetësinë e tij - lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, argumenta këto që dëshmojnë pro tij, dëshmojnë se profecia dhe revelata e tij hyjnore është fakt, argumenta këto që i përcollëm dhe do i përcjellim në këtë emision. Thamë se ka disa cilësi prej cilësive të Allahut gjurmën e të cilave ne mund t’a shikojmë të reflektohet tek krijesat. Por thamë se ka edhe cilësi që kanë të bëjnë me Vetveten e Tij Hyjnore, me Synimin e Tij, Dëshirën e Tij Hyjnore, çfarë Ai do, kënaqet me të, çfarë nuk do dhe zemërohet me të, si dhe çfarë ka të bëjë me cilësitë e Tij Personale Hyjnore. Të gjitha këto janë nga çështjet hyjnore të fshehta, për njohjen e të cilave nuk ka rrugë përveçse duke na ardhur sqarimi nga Vetë Allahu i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar, sepse më mirë se ç’e njeh Allahu veten e Tij nuk ka kush t’a njohë, ose duke n’a ardhur sqarimi nga i Dërguari i Tij -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të- të cilin Allahu e mundësoi të mësojë të fshehtën dhe të depërtojë në të. Arsyeja e vetme nuk mundet të depërtojë në sa në fjalë. Arsyeja është e paaftë të shikojë se çfarë gjendet brenda një sunduku të mbyllur, atëherë si do mundet ajo të përfshijë në njohurinë e saj Zotin e qiejve dhe të tokës. Shumë prej atyre që fantazojnë se mendjet dhe arsyet e tyre janë të palimituara, në fakt kanë rënë në një fantazi pafre. Mendo, ti me syrin tënd nuk mund të shohësh vetëmse deri në një distancë të caktuar, pas asaj distance nuk mundesh të shikosh. Gjithashtu nëse një gjë t’a afrojnë shumë pranë nuk mund t’a shikosh. Edhe nëse drita është shumë e fortë njeriu s’arrin t’i hapi sytë dhe të shohë. Atmosferën, ajrin që i prek sytë e tu ti nuk mund t’a shikosh. Shikimi është i limituar. Po kështu edhe përmes dëgjimit ti mund të dëgjosh gjërat që ndodhin pranë veshit tënd, kurse më tej se kaq ti nuk mund të dëgjosh. Pastaj nuhatja, shija dhe prekja, që të gjitha janë të limituara dhe kufizuara, gjë kjo që dihet nga të gjithë. Në realitet mendja s’është veçse i izoluari brenda këtyre ndjesive dhe shqisave. Po të imagjinojmë një person që nuk ka shqisa, as dëgjim, as shikim, as nuhatje, as shijim, as prekje, si mund t’a mësosh një person të tillë?! Ai nuk shqison asgjë. Pra, mendja punon pasi t’i vijnë të dhënat nga këto shqisa, dhe ne pamë se këto shqisa ishin të kufizuara, pra i bie që edhe mendja të jetë e kufizuar në kufijtë e këtyre shqisave. Për më tepër mendja është e kufizuar në aftësitë dhe fuqitë e saj. Nëse ti don të imagjinosh fundin e terres, çfarë ka në fund të universit apo çfarë shtrihet në skajet e përtejme të këtij universi, ke për të dështuar. Po kështu po tentove të imagjinosh në miniaturë se çfarë ka pas gjësë më të vogël të mundshme, më e vogla e thënë deri tani është atomi, cila është gjëja më e vogël se atomi, më e vogla e thënë deri tani është elektroni, cila është gjëja më e vogël se elektroni, do thonë një gjë tjetër, e kështu me rradhë derisa është thënë se gjysma apo ndarja e pjesëzës është më e vogël se e tëra, që i bie se çdo gjë të vogël që njeh i bie të ndahet në më të vogël. Kur të vijë puna për më të
  • 2. voglën mendja do të tërhiqet dhe ndalojë. Po u pyet mendja se çfarë ka patur në fillim të kohës, po në fundin e saj, ajo stonon të jap përgjigje. Këto çështje i kalojnë kufijtë e mendjes, pra mendja është e kufizuar në kufinjtë e shqisave dhe në kufinjtë e aftësisë së saj. Madje çuditesh kur i dëgjon inxhinierët të flasin për numrin më të madh, cili është ai. Folën e folën dhe në fund thanë është infiniti-pafundësia. E ç’është pafundësia? Thanë është ajo gjë që nuk ka fund. Pastaj filluan të bëjnë kalkulime me shifrën infinit dhe thanë 1 milion infinit plus 100 trilion infinit bëjnë sa, bëjnë infinit. Këtu mendja stonon, ndalon, e tillë gjë nuk është brenda aftësisë së saj. Kjo është mendja, e kufizuar dhe madje shkon deri aty saqë çuditet dhe çoroditet për gjëra me të cilat s’është mësuar. Kështu imagjino nëse një personi që ka jetuar 200 vjetë më parë do t’i thuhej se njerëzit e ditëve të sotme (pas 200 vjetësh) mundet kudo qofshin në tokë, në dhomë brenda, në mal, në fushë, i flasin drejtpërdrejtë njëri-tjetrit dhe mund edhe t’a shohin -sot ka videotelefonë që e bëjnë këtë-, ky njeri do t’a kishte të pamundur t’a besonte një gjë të tillë. Nuk do mund t’a përtypnin të tillë gjë njerëzit e para 200 madje qoftë edhe 100 vjetëve. Si mundet t’i flasë filani filanit në tjetër kontinent madje edhe t’a shohë. Mendjet do t’i çudiste dhe çorodiste një gjë e tillë. Atëherë si nuk çuditet mendja lidhur me disa prej cilësive të Allahut, të Lartësuarit dhe Lartmadhëruarit, Poseduesit të cilëve të përsosura?! Ne dimë dhe bëmë fjalë rreth galaktikave dhe distancave gjigande midis tyre, drita e dalë prej të cilave është vrojtuar me teleskop, dhe drita e ardhur nga këto galaktika të vrojtuara për të ardhur tek ne në tokë ka udhëtuar afërsisht 12 bilion vjet, teksa për çdo sekondë ajo përshkon 300 mijë kilometra. Sa i bie në minutë, sa në orë, sa në ditë e sa në një vit?! Përfytyro çfarë distance e gjatësie i duhet dritës të udhëtojë përgjatë 12 bilion vitesh. Pastaj të gjitha këto yje nuk janë vetëmse stoli të qiellit të dynjasë, në afërsi të qiellit të dynjasë, pastaj vjen skaji i qiellit të dynjasë, pastaj qielli i dytë vjen pas tij, pastaj i treti, i katërti deri tek i shtati, pastaj këto shtatë qiej në krahasim me Kursinë (Ndenjësen) e Allahut janë të pallogaritshme. Pastaj Kursija në krahasim me Fronin e Allahut është e pakrahasueshme, sikurse do t’a shohim në këtë hadith të përmendur nga Profeti -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, në të cilin nga Ebu Dher el-Giferiu vjen se ai e ka pyetur Profetin -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të- rreth Kursisë së Allahut gjë për të cilën Profeti -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të- tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, shtatë qiejt dhe tokët krahasuar me Kursinë s’janë vetëmse si puna e një unaze e gjendur në një shkretëtirë”, pra si një unazë e hedhur në një tokë shkretinore të paskajshme. Mendo se sa pjesë zë kjo unazë në shkretëtirën e paskajshme? “…shtatë qiejt dhe tokët krahasuar me Kursinë s’janë vetëmse si puna e një unaze në një shkretëtirë, ndërkaq favorizimi i Arshit (Fronit) të Allahut kundrejt Kursisë është si favorizimi i shkretëtirës përkundrejt kësaj unaze.” Me “favorizimi i shkretëtirës” nënkuptohet se Arshi-Froni në krahasim me Kursinë është aq sa ç’është një shkretëtirë e gjerë përkundrejt një unaze të vockël. Dhe Mëshiruesi Allah Veten e Tij e cilësoi duke thënë: “Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh-Fron.” E si do mundej kjo mendje e kufizuar të përfshijë në të atributet e Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar. Nuk ka rrugë për të mësuar atributet e Allahut vetëmse duke n’a ardhur ato nga shpallja hyjnore. Shembull tjetër. Nëse një guri do t’i thuhej të imagjinonte njeriun, pasionet dhe dhuntitë e tij, arsyen dhe intelektin e tij, shpirtin dhe krijimtarinë e tij, a mundet guri të jetë i aftë të bëj diç prej kësaj?! Të konceptojë ndjenjat, pasionet, mendimin, krijimtarinë, a mundet një send t’a kap këtë avancim?! A munden produktet e njeriut të arsyetojnë cilësitë në fjalë të njeriut?! E pra avancimi i Krijusit tonë kundrejt nesh është edhe më i madh se avancimi midis nesh dhe produkteve tona ose sendeve. Kështu Vetvetja e Allahut qëndron më lartë
  • 3. se të kemi mundësi t’a përfshijmë atë në arsyetimin tonë, dhe nuk ka rrugë për të arritur tek njohja e saj vetëmse duke n’a njohur Allahu me Të përmes shpalljes hyjnore. Shpallja ne n’a vjen përmes profetëve, që është dhe rruga e vetme, përmes profetëve, lidhur me të cilët Allahu ka thënë: “… (Ai Allahu) është Njohës i fshehtësisë. Nuk ia zbulon fshehtësinë e Tij askujt, përveç atyre që u kënaq me to të jenë të dërguarit-profetët e Tij.” Kjo është një çështje të cilën ne e marrim të mirëqenë. Ne i marrim për të mirëqenë kompetentët dhe specialistët ashtu që kur ti do të pyesësh për agrokulturën konsutohesh me specialistin e agrokulturës dhe i merr për të mirëqena ato që ai të thotë, edhe pse çfarë ai të thotë do të tingëlloj e çuditshme dhe i kalon shqisimet e tua. Po kështu nëse do të thonë diçka shkenctarët e gjeologjisë, astronomisë, mjekësisë, etj, ti do dorëzohesh dhe do i marrësh për të mirëqena çfarë të thonë, duke qenë i vetëdijshëm se ata janë ekspertë dhe kanë depërtuar në gjëra që ti nuk ke depërtuar. Fjalën e këtyre ekspertëve ti e pranon pasi beson në to… Po kështu ne i besojmë fjalët e profetëve duke patur besim në to, madje besimi ynë tek profetët është më madhështor se besimi i njerëzisë tek ekspertët e saj. Profetët e Allahut janë të garantuar që të mos bien në gabime, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi to. Porse metodika e këtyre profetëve - paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi to- ishte të n’a mësojnë rreth cilësive të Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar përmes të folurit, gjuhës, gjë për të cilën i Lartësuari thotë: “Ne nuk kemi dërguar ndonjë të dërguar përveçse në gjuhën e popullit të tij, që t’i sqarojë ata”. Pra gjuha është mjeti i kuptueshmërisë dhe i përafrimit tonë lidhur me ato cilësi madhështore që kanë të bëjnë me Krijuesin tonë. Është obligim për ne të qëndrojmë në kufirin e gjuhës, mos t’i japim këtyre cilësive hyjnore kuptime të tjera që nuk i përmban gjuha. Shembulli në vijim n’a sqaron lidhur me këtë. Një mbret urdhëron shpurën e tij të ulen, pastaj u thotë ikni, pastaj u thotë kthehuni, pastaj u thotë hani, dhe ata veprojnë çfarë u tha. Pastaj u thotë atyre, ju nuk keni vepruar sipas urdhërave të mia. Si, i thonë, ne bëmë pikë për pikë çfarë n’a the. Mbreti u tha, jo. Kur unë u thashë uluni unë kisha për qëllim të ngriheshit, kur u thashë ikni kisha për qëllim uluni, kur u thashë kthehuni kisha për qëllim nuk duhet të ktheheni, kur u thashë hani kisha për qëllim dilni jashtë. Çfarë do t’i thotë shpura e tij këtij mbreti? Si do justifikohen shoqëria e tij në këtë rast? Do thonë, për Zotin ne nga urdhërat që n’a dhe kuptojmë atë çfarë thotë gjuha në atë formë që është tradicionale për të gjithë njerëzit. Gjuha ka për funksion sqarimin dhe qartësimin. Ne bëmë çfarë n’a the, ndërsa lidhur me kuptimet që ti nënkuptoje nuk dimë ç’të themi, qenë të paqarta për ne. Duke u zbuluar kështu se mangësia qëndron tek mbreti në fjalë i cili nuk i përdori drejtë fjalët, që të orientojnë në kuptimin e tyre. Ata të cilët thonë, Allahu i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar kur e cilësoi Veten e Tij me një cilësi të caktuar për qëllim kishte një tjetër kuptim, a mos po duan të thonë se Allahu nuk di të shprehet mirë, nuk di të qartësoj mirë, nuk di të flasë mirë?! I dlirë është Allahu dhe shumë lartë qëndron nga një shpifje e tillë. A nuk është Allahu Ai që thotë: “Fjala e kujt mund të jetë më e besueshme se ajo e Allahut?!” Normalisht nuk ka. Fjala e Tij është fjalë e besueshme, e drejtë. Ai është thënësi: “…Kush është më i besueshëm në të folur se Allahu?!” Të folurit, biseda e Tij është ajo e besueshmja, e sakta që nuk përmban asnjë problem. Fjala e Tij është fjala më e përsosur që orienton në kuptimet e synuara, gjë për të cilën Allahu thotë: “Allahu zbriti thënien më të përsosur…” Thënia e tij është thënia më e përsosur, më e vërteta, pra ne duhet të marrim për bazë kuptimet në të cilat orientojnë tekstet të cilat n’a erdhën në Librin e Allahut, Kuranin, si dhe në Traditën Profetike - lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, pa tentuar të bëjmë stërkomentime dhe shtesa në kuptimet e tyre jashtë kuptimit që ato shprehin. Allahu thotë: “Kuran në arabisht jo i tërthortë.” Pra kuptimet e citateve të Kuranit nuk janë të dyjëzuar, të tërthortë, porse ai
  • 4. është arabik i qartë në gjuhën e qartë arabe, kuptimet e tij janë të dukshme. Le të japim një shembull lidhur me këtë. Nëse Allahu thotë rreth Vetvetes së Tij Hyjnore: “Mëshiruesi qëndroi në Fron.” Çfarë u tha është gjë që dihet. Përgjigjja shtjelluese që do japim është po ajo që imam Maliku dha: “Qëndrimi (i Allahut në Fron) është gjë që dihet…”, pra është gjë që dihet në gjuhën e arabëve, “…mënyra nuk dihet…”, pra mënyra se si është mister, pasi ajo ka të bëjë me fuqinë e imagjinatës e cila nuk është e aftë të arsyetoj dhe konceptojë siç është për shembull rasti me gjumin, mendja nuk mund të imagjinojë se si është gjumi, fuqia e imagjinatës nuk është e aftë të imagjinojë se kush është ai që i bie derës. Fuqia e imagjinatës është e cunguar dhe gjithashtu të cunguara dhe kufizuara janë edhe si-të që kanë të bëjnë me këtë forcë të paaftë. Teksa fuqia e ndërgjegjes dhe arsyes, ndryshe nga ajo e imagjinatës në tym, mund t’a depërtojë pengesën që përbën dera, arrinë të reflektojë se aty pas është një person që po i bie derës, dhe mundet bazuar në zërin dhe mënyrën e goditjes së derës, të orientohet rreth atij që i bie derës. Pra çështja ka të bëjë më fuqinë e imagjinatës, prandaj imam Maliku tha se “mënyra se si qëndron Allahu mbi Fron” është e paditur. Është e paditur mënyra se si qëndron Allahu në Fron, pasi fuqia e imagjinatës sonë është e dobët, e paaftë t’a konkludojë një gjë të tillë. Dhe vijon imam Maliku, “…të pyesësh për mënyrën se si (qëndron Allahu në Fron) është një bidat (sajesë e keqe në fe)”, pra është sajesë pasi nuk e patën bërë kurrë të tillë pyetje shokët e Profetit -Allahu qoftë i kënaqur me ta-. Kështu kur n’a vjen sqarimi nga Allahu duhet të kemi kujdes, nëse Allahu e përshkruan Veten e Tij me një cilësi, këtë cilësi e marrim siç është, por pa u futur në atë se si është kjo cilësi, pa e përngjasuar atë, duke mos thënë kjo i përngjan kësaj gjëje tek krijesat. Jo, Allahu nuk është si krijesat. Cilësitë e Krijuesit janë ndryshe nga ato të krijesave. A s’e vërejmë dallimin midis cilësive të sendeve dhe cilësive të njeriut?! Pastaj, sa gjykon të jetë dallimi i cilësive tona dhe të mbarë krijesave me cilësitë e Allahut?! Cilësitë që atribuojnë Allahun janë madhështore, të tilla që kanë të bëjnë me Madhështinë e Tij, ndaj dhe ne nuk i përngjasojmë ato me diç prej cilësive të krijesave të Tij. Dijetarët kanë thënë se çdo imagjinim që personi imagjinon për Allahun, çdo imagjinatë që mund t’a sjellësh ndër mend lidhur me Allahun, dije se Allahu është ndryshe nga ajo. Pse? Sepse imagjinata që ti imagjinon është një imagjinatë bazuar tek krijesat që ke parë, imagjinatë bazuar tek krijesat që ke parë. Ndaj na del si detyrë të qëndrojmë në kufijtë e fjalës arabe dhe kuptimit të saj, kuptimit në të cilin orienton kjo fjalë. Nuk duhet të tentojmë të ndërtojmë dhe bëjmë përngjasime lidhur me ndonjë cilësi të Allahut, përndryshe do të biem në gabime të mëdha, sepse në të tillë gjë kanë rrëshqitur sa e sa këmbë. Për të sqaruar dhe hetuar qartë se si rrëshqasin njerëzit në të tilla gjëra le të marrim këtë shembull: Imagjinoni një person shumë i besueshëm në mesin e popullit të vet, jeton për shembull në një tokë të largët të shkretë, pra ai njihet si person i besueshëm në popullin e vet. Vjen puna e ai shkon në një qytet ku shikon një radio, pa një paisje hekuri që flet. Kthehet tek populli i tij të cilëve u thotë, kam ardhur nga një vend ku hekuri fliste. Populli i tij thonë, njeriu jonë që e njohim për të besueshëm n’a tha se hekuri flet. Ndodhi që ky person vdiq dhe populli i tij filluan të filozofonin rreth hekurit që flet. Thanë, a nuk n’a tha ai se hekuri flet?! Thanë po, dhe e dini se ai është person i besueshëm. Thanë po e pranojmë se është i besueshëm. Por meqënëse ky hekur flet i bie që ai të ketë gjuhë. Por a mundet të ketë gjuhë e të mos ketë gojë? Thanë, nuk mundet. I bie se ky hekur domosdoshmërisht e ka edhe një gojë. Pastaj thanë, po a mund të ketë një gojë e të mos hajë dhe pijë? Thanë, jo. Pra, thanë, i bie që ai edhe të hajë dhe të pijë. Por a mundet të hajë dhe pijë e të mos nxjerrë jashtëqitje? Thanë jo. Pra ai është i tillë. Avash avash ata, këtë aparat radioje në përngjasim e sipër e sajuan në kokat e tyre në imazhin e një njeriu, që hanë, pinë… Përse
  • 5. ranë në këtë gabim? Kjo pasi ata përngjasuan atë që i takonte misteriozes dhe të paditurës me atë që kishin shqisuar duke bërë analogji me këtë të fundit, krahasim ky i pavlefshëm. Krahasuan çështjen e hekurit që fliste e që të tillë si ai s’kishin parë më parë, me atë që kishin parë të fliste, njeriun. Kjo përsa i përket hekurit që flet. Nëse do t’i thoshim personit të këtij populli që shikoi “hekurin që fliste” përse nuk u tregove atyre mënyrën se si fliste ky hekur ai do thoshte, nëse do t’u tregoja atyre mënyrën se si fliste ky hekur do ishin çoroditur dhe sprovuar, nuk do mundeshin t’a thithnin këtë. Nëse do u kisha thënë siç mësova në qytet, se të folurit e këtij hekuri ka të bëjë me valët elektromagnetike që veprojnë në një kuti ku gjendet një disk metalik që bën të ndodhin amplifikime që përmes një artopolanti konvertohen në impulse elektrike, e që duke u kthyer në një disk prej disqeve të brendëshme japin për ne timbra zanorë etj etj… nëse do u kishte thënë atyre sa më sipër do kishin thënë a është i çmendur ky apo çfarë?! Tha, unë nuk u rrëfave atyre detajet pasi nuk do t’i thithnin, por u mjaftova duke u thënë se hekuri në fjalë fliste. Ata duhet të kishin qëndruar në këtë pikë, hekuri flet dhe kaq. Si? Nuk na tha se si. Kështu ata që deshën t’a dinin çështjen duke bërë krahasime dhe përngjasime, duke bërë filozofi pa asnjë argument, të tillët ranë në humbje dhe mbetën largë realitetit. Ne, me mundësitë tona të kufizuara, me mjetet e kufizuara që kemi, me shqisat e kufizuara që kemi, me mendjen e kufizuar që kemi, me imagjinimet e kufizuara që kemi, nuk mundemi t’i përfshijmë në arsyetimin tonë cilësitë e Zotit të qiejve dhe të tokës. Nuk është e mundur për ne një gjë e tillë. Ndaj n’a duhet t’a shmangim dhe anashkalojmë këtë hap dhe rrëshqitje të rrezikshme, që është krahasimi i atributeve dhe cilësive të Allahut bazuar mbi cilësitë e krijesave. Allahu thotë: “Asgjë nuk është si Ai, Ai është Gjithdëgjuesi, Gjithshikuesi.” Atij askush nuk i ngjan, por ama i Lartmadhëruari dëgjon dhe shikon, sigurisht në mënyrën e pakrahasueshme hyjnore të Tij. Këtu Ai kundërshton ngjashmërinë me Të, ashtu që asgjë dhe askush nga krijesat nuk i ngjan kurrsesi Atij. Asgjë dhe askush nuk është si Ai. Çfarëdolloj imagjinate të të vijë në mendje për Allahun, dije se Allahu është ndryshe nga ajo, rregull të cilin e thonë vetë dijetarët. Porse kjo nuk do të thotë se Allahu nuk posedon cilësi dhe atribute, nuk do të thotë se Ai është pa cilësi dhe pa atribute. Nuk kuptohet kjo nga thënia e mësipërme Kuranore se “Asgjë nuk është si Ai”, jo kurrsesi. Ai është i dlirë nga kjo, Ai është Poseduesi i cilësive supreme. Në fakt thënia nxjerr në pah se përsa i përket përngjasimit duhet të dihet një gjë e tillë. Prandaj gjejmë thënien në fjalë t’a përjashtojë të bëmurin përngjasim dhe të verifikojë prezencën e cilësive, ashtu siç erdhi në citatin kuranor në fjalë, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Asgjë nuk është si Ai, Ai është Gjithdëgjuesi, Gjithshikuesi.” Pra Ai është Gjithdëgjues dhe edhe Gjithshikues, teksa dëgjimi i tij nuk është si dëgjimi ynë apo i krijesave dhe vështrimi i Tij nuk është si vështrimi i dikujt prej krijesave. Dëgjimi ynë është i kufizuar me vendodhjen ku gjendemi, ndërsa Allahu nuk është i kufizuar në hapësirë, asgjë nuk e pengon Atë të dëgjojë çfarë është në këtë ekzistencë kudo qoftë. Ai n’a dëgjon ne këtu ku gjendemi, e dëgjon atë që është në majat e maleve, atë që është edhe më lartë, engjëjt në qiell gjithashtu i dëgjon kur flasin. Dëgjimi i Tij, i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar është Ai, është ndryshe nga dëgjimi ynë. Ai dëgjon, verifikuar kjo nga vetë fjala e Tij, por si? Për këtë si folëm njëherë, le të sjellim ndërmend limitimin dhe kufizimin e imagjinatës, le të sjellim ndërmed hekurin që flet, dhe se si do biem në gabim sikurse në rastet që përmendëm më herët. Allahu n’a tha se është Gjithdëgjues, ndaj themi Ai është Gjithdëgjues, ashtu që Ai n’a dëgjon ne dhe çdo zë që do, gjë për të cilën nuk mund t’i bëhet pengesë asgjë, i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar është Ai. Është Gjithshikues, do të thotë se Ai shikon gjithë çfarë do, gjë për të cilën nuk mund t’i bëhet pengesë asgjë, as distanca e tejskajshme nuk i shkakton problem Atij lidhur me këtë,
  • 6. pasi vetë distancat dhe shtresat ndërmjetëse janë krijesa prej krijesave të Tij, që nuk mund t’i bëhen pengesë dëgjimit dhe vështrimit të Tij. Prandaj Allahu i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar i thotë të nderuarit tonë Musait dhe vëllait të tij Harunit kur i urdhëroi të dy bashkë të shkojnë tek Faraoni: “Unë jam me ju, dëgjoj dhe shikoj.” Dëgjon dhe shikon, pra distancat lidhur me Allahun nuk funksionojnë negativisht, pengesat lidhur me Allahun nuk funksionojnë negativisht, tha: “Unë jam me ju” ndërhyj dhe reagoj, “Mos keni frikë”. Allahu i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar n’a e ka bërë ne të njohur të tillë fakt, se Ai dëgjon dhe shikon, nëpërmjet argumentit shqisor, pyesni ata që e kanë lutur Allahun dhe Ai u është përgjigjur, qoftë në namazin kur duam të bjerë shi, qoftë në eliminimin e një vuajtje, qoftë në çlirimin nga stresi, qoftë në shërimin e sëmundjes. Pyesni ata rrotull jush që janë strehuar tek Allahu dhe do bëheni dëshmitarë të sa e sa historive, dhe do bëheni dëshmitar të faktit se Allahu e dëgjoi këtë njeri në dhomën e tij të gjumit, ia dëgjoi lutjen këtij tjetrit që kishte gruan për lindje në sallën e operimit dhe kur ai iu lut Allahut, gruaja e tij i shpëtoi operimit. Do gjeni të sëmurë të cilit doktorët i kanë thënë, shërimi yt është i pashpresë dhe se si pasi ai është strehuar tek Allahu duke iu lutur, Allahu ia ka eliminuar këtë sëmundje. Njëri e luste Allahun teksa gjendej në fshat, tjetri në majën e malit, tejtri në fushë, tjetri në makinë, tejtri në aeroplan e kështu me rradhë, dhe Allahu iu përgjigj të gjithë këtyre, i dëgjoi dhe i pa ata kudo që qenë ndodhur, iu përgjigj lutjes së tyre dhe iu dha atyre pikërisht atë çfarë gjithsecili kërkoi, në varësi të kërkesave të ndryshme që çdonjëri prej tyre kërkoi. Kështu pra, Allahu është Gjithdëgjues, Gjithshikues, porse dëgjimi tek Ai nuk është si dëgjimi ynë apo i dikujt prej krijesave të Tij, dhe shikimi i Tij nuk është si shikimi ynë apo i dikujt prej krijesave të Tij, prandaj themi se Allahu i Lavdishëm dhe Lartmadhëruar është me ne edhe pse Ai është në Fronin Fisnik. Falenderimi suprem i takon vetëm Allahut, Zotit të Botërave, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi profetin Muhamed -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-. 99 emrat e All-llahut
  • 7. 1. ALL-LLAH. Është emri më i madh i Krijuesit që dëfton për Qenien Absolute, emër me të cilin përfshihen të gjitha cilësitë dhe atributet e tjera hyjnore. Është emër i përveçëm dhe nuk është i prejardhur, do të thotë nuk rrjedh prej ndonjë fjale tjetër. Si term i tillë përdoret vetëm për të dëshmuar Ekzistencën e Domosdoshme dhe Absolute. Çdo emër tjetër i bukur i Allahut vjen si tregues për Të, kur janë së bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve”- “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij…” (El-Hashr,23) ose “Allahu la ilahe il-la huve rabbul Arshil adhim”-“Allahu është një, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Zot i Arshit të madh”, (En-Neml, 26)etj.Në Kur’an ky emër është përdorur 2690 herë, ndërsa nëse ia shtojmë edhe emërtimin që rrjedh po prej këtij emri “Lil-lah”, ose “ilah” ose “lehu” ose “huve”, atëherë ai del se është përmendur mbi 2700 herë.Me këtë emër hyjnor nuk është emërtuar dhe as që mund të emërtohet dikush tjetër. Madje ky është edhe një sfidim hyjnor për mbarë njerëzimin, sepse Allahu xh.sh. thotë : “A di ti për Të (Allahun) emërtues tjetër” ?! (Merjem, 65) Me fjalën Allah, janë hapur mbi tridhjetë e pesë ajete kuranore të shpërndamë nëpër kaptina të ndryshme të Kur’anit.Emri Allah, do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij. Pa dyshim është emri më i madh dhe më i ndritur i Krijuesit, për të cilin ka dhënë shenjë edhe Pejgamberi ynë, se, po t’i lutet dikush Zotit me emrin e Tij më të madh, njeriut ia jep atë që kërkon. Duhet ditur se vetëm me emrin Allah plotësohet dëshmia islame e cila është “La ilahe il-la Allah, Muhammedun resulullah”. Me këtë emër të lartë hyjnor, fillojmë çdo punë, dhe me këtë emër hapen të gjitha kaptinat e Kur’anit, do të thotë me (Bismil-lahi Rrahmani Rrahim) 2. ER-RRAHMAN - i Gjithëmëshirëshmi. Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim në mes besimtarëve dhe pabesimtarëve. 3. ER-RRAHIM – Mëshirëploti. Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme. 4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë. 5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë a mangësi që mund t’i mvishet. 6. ES-SELAM – Paqedhënësi – Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Ai është shpëtimi. 7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit. 8. EL-MUHEJMIN – Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptim tjetër i këtij emri është se Allahu është Mbrojtës dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë.
  • 8. 9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhështori. Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi; askush nuk është i barabartë me Fuqinë e Tij. 10. EL-XHEBBAR - i Gjithëfuqishmi. Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje. 11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të përceptuarit e mendjes njerëzore. 12. EL-KHALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tërë këtë ekzistencë, që e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i vetëm dhe i Pashoq. 13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe Vullneti i Tij është zbatuar dhe zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor: “Bëhu”! 14. EL-MUSAVVIR – Formëdhënësi. Ai i Cili u dha formë të gjitha krijesave, e ndër këto krijesa e dalloi njeriun, të cilin e krijoi në formën më të bukur. 15. EL-GAFFAR – Gjithëfalësi. Ai i Cili fal robërit e Tij, sa herë që ata i drejtohen për falje. Emri Gaffar ka edhe domethënien se Allahu i mbulon të këqijat e njerëzve-robërve të Tij, dhe i fal ato në Ahiret. 16. EL-KAHHAR – Mposhtësi, i Cili mposht çdo kriminel dhe e shkatërron si në këtë jetë, ashtu edhe në Ahiret. 17. EL-VEHHAB – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave të Tij u dhuron mirëqenie dhe mirësi të panumërta. 18. ER-RREZAK – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh nëse është besimtar apo pabesimtar. 19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhënësi. Është Ai i Cili hap depot e mëshirës së Tij për robërit e sinqertë, por edhe Që gjykon me drejtësi në çdo çështje. 20. EL-’ALIM - i Gjithëdituri. Dijes së Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ai di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij përfshin tërë këtë ekzistencë. 21. EL-KABID – Shtrënguesi. Në Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndër të tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen në kuptim të ndaljes së mëshirës së Tij në Ditën e Gjykimit për pabesimtarët, etj. 22. EL-BASIT – Dhënësi. Ai që shtrin mëshirën dhe rrëskun-furnizimin për robërit e devotshëm. 23. EL-HAFIDU – Përulësi. Ai që përul dhe nënçmon çdo mendjemadh e tiran. 24. ER-RAFIU – Lartësuesi. Është Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij. 25. EL-MUIZZU – Ngritësi. Ai që përkrah dhe fuqizon robërit e Tij të devotshëm, të cilët synim e kanë përfitimin e dashurisë dhe të mëshirës së Tij. 26. EL-MUDHIL-L – Nënshtruesi. Është Ai që nënshtron dhe poshtëron pabesimtarët për shkak të kufrit- mosbesimit të tyre
  • 9. 27. ES-SEMI’U – Dëgjuesi, që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Atij nuk mund t’i shmanget asnjë zë e të mos e dëgjojë. 28. EL-BESIR – Vështruesi. Ai që sheh çdo gjë, dhe që mbikëqyr çdo gjë në këtë ekzistencë. Atë nuk e merr as gjumi e as kotja. Në Dorën (kujdesin) dhe vigjëlimin e Tij është tërë ekzistenca. 29. EL-HAKEM – Gjykuesi. Është gjykuesi më i drejtë që nuk i bën askujt të padrejtë në gjykimin e Tij. 30. EL-’ADL - i Drejti. Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet që dikujt t’i bëjë padrejtësi. Drejtësia e Tij është absolute. 31. EL-LETIF - i Buti. Bëmirës ndaj robërve të Tij. 32. EL-KHABIR - i Gjithinformuari, i Cili është i njohur dhe i dijshëm për çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Është Ai i Cili i di të fshehtat dhe të hapurat, dhe është i informuar për çdo imtësi në këtë gjithësi. 33. EL-HALIM – Përdëllimtari. Ai që nuk ngutet për hakmarrje, është i dhimbshëm për robërit e Vet. 34. EL-ADHIM – Madhështori, Madhështia e të Cilit nuk mund të perceptohet kurrsesi nëpërmjet shqisave njerëzore. 35. EL-GAFUR – Falësi. Ai që fal robërit e Tij dhe pranon pendimin e tyre. 36. ESH-SHEKUR – Mirënjohësi. Ai i Cili i shpërblen pa masë robërit e Vet të devotshëm me shpërblime, për hir të veprave të tyre të kryera në emër të Tij. 37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu është i përsosur në madhështinë e Tij. I lartësuar me cilësitë e përhershme hyjnore që tregojnë mbizotërimin dhe madhështinë ndaj krijesave. 38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu është i përsosur në cilësitë e Tij. Nuk ka nevojë për asnjë nga krijesat e Tij. 39. EL-HAFIDH – Ruajtësi. Allahu është Ai që ruan këtë gjithësi nga çrregullimet. 40. EL-MUKIT – Ushqyesi. Allahu është krijuesi i ushqimit, qoftë fizik, qoftë shpirtëror. Është Ai Qëi çdo krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa dallim. 41. EL-HASIB – Llogarimarrësi. Ai i Cili do t’i marrë të gjitha krijesat për llogarinë. 42. EL-XHELIL – Fisniku. Madhështori dhe i përsosuri në cilësitë e Tij. Dallimi ndërmjet emrit El-Xhelil dhe El-Kebir, është se El-Xhelil do të thotë i përsosur në cilësitë e Tij, kurse El-Kebir - i përsosur në Qenësinë e Tij, ndërsa emri El-Adhim përfshin që të dyja këto kuptime. 43. EL-KERIM – Bujari. Mirësitë e Tij nuk kanë të sosur, fisnikëria e Tij është e pashembullt. 44. ER-RREKIB – Vigjëluesi.Ai i Cili mbikëqyr çdo proces në këtë ekzistencë. 45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi. Mëshira e Tij i ka paraprirë hidhërimit të Tij, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së atij që e thërret duke iu lutur me përultësi dhe devotshmëri.
  • 10. 46. EL-VASIU – Gjithëpërfshirësi. Dija dhe sundimi i Tij janë gjithëpërfshirës. 47. EL-HAKIIM - i Urti. I zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë e Tij. Me urtësinë e Tij hyjnore mbikëqyr dhe udhëzon krijesat. 48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, të cilat njohin madhështinë e Tij. 49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij është e përjetshme. Ai është Fisnik dhe i Ndershëm. Ai nuk i bën askujt të padrejtë. 50. EL-BAITH – Ringjallësi. 51. ESH-SHEHID – Dëshmuesi. Të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave, pa qenë dëshmues dhe dëshmitar, dhe kjo nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm në madhërinë e Tij. 52. EL-HAKK - I Vërteti. Ai i Cili ka krijuar çdo gjë me Urtësinë e Tij të përsosur. Çdo gjë në këtë gjithësi, dëshmon për ekzistencën e Tij të vërtetë e të pamohueshme. 53. EL-VEKIL – Përkujdesësi. Ai i Cili përkujdeset për rrëskun dhe furnizimin e krijesave të Tij. Çdo krijesë mbështetet tek Ai për kujdesje dhe strehim pranë mëshirës së Tij. 54. EL-KAVIJJ - i Forti. Është Ai, për të Cilin nuk ka ndonjë pengesë, që të realizojë Vullnetin dhe përcaktimin e Vet. Është Ai që ka mundësi dhe forcë të plotë për të nënshtruar çdo gjë në këtë ekzistencë. 55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai që nuk mund të mposhtet. Është i Gjithëfuqishëm i Cili në veprimet e Tij nuk ndien lodhje. 56. EL-VELIJJU – Mbrojtësi, Përkujdesësi, Ngadhënjimtari i Cili i do dhe i bën të ngadhënjejnë të dashurit e Tij ndaj çdo armiku. 57. EL-HAMID - i Falënderuari. I vetmi i Cili meriton falënderimin dhe lavdërimin nga çdo krijesë. 58. EL-MUHSI – Gjithënjohësi. Gjithpërfshirësi dhe i Gjithëdijshmi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë pa evidencuar asnjë proces, sado i vogël, në këtë gjithësi. 59. EL-MUBDI – Nismëtari. Është Allahu i Cili e krijoi këtë gjithësi nga mosekzitenca. 60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Është Ai Që rikrijon (ringjall) së dyti krijesat pas vdekjes. 61. EL-MUHJI – Jetëdhënësi. Ai i Cili i ringjall të gjitha krijesat dhe u jep jetë, pasi ato të jenë bërë hi e pluhur. 62. EL-MUMIT – Jetëmarrësi. Ai i Cili i vdes të gjitha krijesat, duke i ndarë shpirtrat nga trupat. 63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky është Allahu, i Gjallë në gjallërinë e Tij të përhershme, pa fillim dhe të përjetshme, pa mbarim.
  • 11. 64. EL-KAJJUM - i Përjetshmi. Të Cilit nuk i ka paraprirë mosekzistenca dhe është i përjetshëm e i Gjithmonshëm në sundimin e Tij. 65. EL-VAXHID – Kreatori i këtij Universi. Në dorën e Tij është sundimi, është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Ai mbikëqyr çdo proces. Tek Ai nuk humb asnjë shënim. 66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili është i Ndershëm, Bujar e Fisnik. 67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok në sundim. Ai nuk ka fëmijë, bashkëshorte e as rival në sundim. 68. ES-SAMED - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para madhështisë së Tij. 69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhënjimtar, Fuqia e të Cilit nuk mund të krahasohet. Me fuqinë e Tij ka krijuar të gjitha krijesat. 70. EL-MUKTEDIR - i Gjithëmundshmi. I Cili realizon tërë atë që ka përcaktuar. 71. EL-MUKADDIM – Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të duhur. 72. EL-MUEHHIR – Paslënësi. Ai i Cili vonon ndonjë dënim ose ndëshkim. 73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirë ekzistenca. 74. EL-AKHIRU - i Fundit. Ai është i përjetshëm edhe pas shkatërrimit të gjithësisë dhe të krijesave të cilat i shpërndau në të. 75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisë së Tij mbi çdo gjë. 76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atë nuk mund ta arrijnë shikimet e krijesave. 77. EL-VALI– Udhëheqësi. Ai Që kontrollon dhe mbikëqyr çdo gjë. 78. EL-MUTEALI - i Gjithëlartësuari. Është Ai i Cili është i zhveshur nga çdo përgjasim me krijesat. 79. EL-BERR – Mirëbërësi. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bereqetin ndaj robërve të Vet. 80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu është Ai i Cili pranon pendimin e sinqertë nga robërit e Vet dhe i shlyen gabimet. 81. EL-MUNTEKIM – Ndëshkuesi. I Vetmi Që mund të ndëshkojë krijesat për mëkatet e bëra. 82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi. Ai që fshin gabimet dhe mëkatet. Ai që fal robërit e Tij pas pendimit. 83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mëshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave është gjithherë e pranishme. 84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtësi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi çdo gjë që krijoi.
  • 12. 85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon madhështia dhe nderi. I Vetmi absolut, i përsosur në cilësitë e Tij. 86. EL-MUKSIT – Drejtësidhënësi. Është i drejtë në gjykimin e Tij. Ai nuk i bën të padrejtë askujt. 87. EL-XHAMIU – Tubuesi. Është Ai që i tubon të gjitha krijesat për të dhënë llogari para Madhërisë së Tij. 88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojë për asgjë në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij e as në veprimet e Tij. 89. EL-MUGNI – Pasuridhënësi. Ai Që i jep mirësi e pasuri atij që do prej krijesave. 90. EL-MANI’U – Privuesi. Është Ai Që ndalon të këqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atë që do. 91. ED-DARRU – Dëmsjellësi. Me dëmin e Tij godet atë që do prej krijesave nëse ato janë mosmirënjohëse ndaj dhuntive të Tij. 92. EN-NAFI’U – Dobiprurësi. Në kompetenca të Tij është dobia, dhe i sjell të mira e dobi atij që do nga robërit e Vet. 93. EN-NUR – Drita. Allahu është dritë e qiejve dhe e Tokës. 94. EL-HADI – Udhëzuesi. Ai Që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi. 95. EL-BEDIU – Shpikësi. Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia. 96. EL-BAKI - i Përhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim. 97. EL-VARITH – Trashëguesi. I Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave. 98. ER-RESHID – Frymëzuesi. Udhëzuesi, I Urti. 99. ES-SABUR – Durimtari. Është Ai Që nuk shpejton me dënim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatë ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shmanget askush që e ka mohuar dritën e Tij dhe udhëzimin hyjnor. Punoi: