SlideShare a Scribd company logo
1 of 49
Download to read offline
EDITORIALI
Xheladin Leka
A është kush që djeg Biblën?! ............................................... 2
Fehmi Dalipi
Çfarë pas Ramazanit? ........................................................... 4
Dr.Muhamed ibën Abdulvehab ElAkil
Cilësitë lëndore dhe ato etike e morale të melaikeve III ....... 7
Dijetari Muhamed Nasirudin Albani
Problemet e thirrjes selefite ............................................... 13
Fidan Xhelili
Parathënia e Ibën Maxhes ................................................... 17
AbdulAziz Ibën Nasir El‐Xhelil dhe Baha Eddin Ibën Fetah Akil
Të parët tanë, sinqeriteti dhe e vërteta .............................. 21
Xheladin Leka
Ndërmjet dobisë dhe dëmit ............................................... 26
Sabahudin Selimi
Vlera e përmendjes së Allahut (dhikrit) dhe dobitë e tij ..... 30
Unejs Murati
Motër, mos u mërzit... ti je e lumtur ................................... 35
Laura Ferati
Disa gabime në edukimin e fëmijëve (V) ............................ 39
Dr AbduRrezak ibën AbdulMuhsin el Bedër
Shkaqet e lumturisë ............................................................ 43
Dijetari Mukbil ibën Hadij el Vadi`ij
Vizita e varrezave nga femrat .............................................. 46
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
UnejsMurati
Zv. Kryeredaktor:
FidanXhelili
Anëtarët e revistës:
AdemAvdiu
SabahudinSelimi
XheladinLeka
Bashkëpunëtorët:
BaliSadiku
FehmiDalipi
LirimSadiku
MuhamedAbdullahi
NamikVehapi
ShuajbRexha
Redaktor gjuhësor:
ArianKoçi
Ballina & Dizajni:
AvniG.Gashi
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
Tel: 044 988 400
e‐mail:
delirjedheedukim@gmail.com
Ndihmo Revistën:
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
Redaksia
Stafi i revistës uron vëllanë e nderuar Fidan Xhelili ............ 47
A është kush që djeg
2 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Të djegësh Kur’anin do të thotë të djegësh zemrën e muslimanit, është njësoj si të djegësh sh-
pirtin e tij dhe ta djegësh atë të tërin. A ka më terrorizëm se ky në botë?! Këta vetë bëjnë ter-
rorizëm, nxisin për terrorizëm dhe në fund i quajnë të tjerët terroristë!
Editorial
V
itet e fundit bota po dëshmon një
ndryshim fatal, i cili ngjall frikë për
një të ardhme të keqe si pasojë e
veprave mizore të njerëzve. Kjo frymë frike
vjen duke u shtuar, sidomos me luftërat e
shumta që po zhvillohen dita-ditës.
Por nuk ekziston vetëm kjo frikë për ata të
cilët e duan paqen dhe mundohen ta mbjellin
atë në çdo skaj të botës, ngase problemet e
këtij shekulli nuk kufizohen vetëm me luftërat
ushtarake, por përfshijnë edhe luftën ide-
ologjike, e cila ka marrë hovë të madh.
Ne si shqiptarë muslimanë nuk duhet dhe
nuk kemi të drejtë të qëndrojmë duarkryq dhe
të mos kontribuojmë për ndalimin e së keqes
dhe pakësimin e saj si dhe në përhapjen e së
mirës dhe shtimin e saj, prandaj edhe kemi
shkruar në këtë revistë dhe gjetiu për prob-
lemet serioze që destabilizojnë gjendjen, duke
filluar nga terrorizmi bashkëkohor e deri te
droga, alkooli, prostitucioni dhe duhani,
ngase të gjitha këto mbjellin frikën, largojnë
sigurinë dhe paqen dhe i kontribuojnë desta-
bilizimit të vendit. Por të habit fakti që edhe
pse ne i luftojmë këto dukuri negative duke u
bazuar në rregullat e Kur’anit dhe fjalët e
Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
prapëseprapë etiketohemi me gjërat që i lufto-
jmë, na atribuojnë gjërat që i kundërshtojmë,
na cilësojnë si kriminelë pa bërë asnjë krim,
bile duke luftuar krimin. Posa ramë pak në
qetësi nga skenat e dhunshme që nxiti piktori
danez i karikaturave fyese për Muhamedin sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, njeriun më paqësor
që ka pasur ndonjëherë njerëzimi, u gjendëm
para një skene tjetër zullumi dhe poshtërsie,
Biblën?!
që buroi nga deklarata fyese dhe shumë tmer-
ruese e priftit shqiptar Anton Kcira, e cila
rrëqethi zemrat para lëkurës. Këto provokime
nuk u ndalën këtu, pasi ata përfundimisht
vendosën të na provokojnë në thelbin e fesë
sonë, në atë pa të cilin nuk do të kishte kup-
tim jeta jonë, por në këtë rast ishte një prift
amerikan, Terry Jones, i cili e shfaqi haptazi
mllefin e tij ndaj Kur’anit. Për të ndaluar
gjestin e tij, djegien e Kur’anit u desh të
ndërhynte edhe shteti amerikan. Por disa per-
sona të thjeshtë në Amerikë, Australi e së
fundi në Britani nuk u ndalën nga kjo
armiqësi dhe e dogjën Kur’anin publikisht.
Përse të digjet Kur’ani?
Çfarë të keqeje ka në Kur’an që të digjet? Për
çfarë dhune urdhëron Kur’ani?! Çudi, në vend
që të përfitojnë nga ky libër, i cili përmban të
gjitha të mirat, ata dëshirojnë ta zhdukin atë
dhe bashkë me të edhe mirësinë. A nuk do të
kishte qenë më mirë për ta që të pyesnin mus-
limanët për gjëra që nuk i kuptojnë në Kur’an
apo tek e fundit ta kundërshtonin Kur’anin
me argumentet e tyre (e them ketë në formë
supozimi, pasi dihet që nuk kanë asnjë argu-
ment) e jo ta shfaqnin haptas armiqësinë e
madhe që kanë ndaj Kur’anit dhe pasuesve të
tij? Unë e kuptoj pse nuk i kanë bërë këta
hapa, ngase nuk e duan udhëzimin dhe nuk
kanë mundësi ta kundërshtojnë Kur’anin,
prandaj u mbetet alternativa e fundit, djegia e
tij, dhe kështu çdo njeri që nuk ka argumente
domosdoshmërisht do të veprojë diçka të
palogjikshme, të ulët dhe aspak humane.
Të djegësh Kur’anin do të thotë të djegësh
zemrën e muslimanit, është njësoj si të djegësh
shpirtin e tij dhe ta djegësh atë të tërin. A ka
më terrorizëm se ky në botë?! Këta vetë bëjnë
terrorizëm, nxisin për terrorizëm dhe në fund
i quajnë të tjerët terroristë!
Në këtë revistë të begatë kemi kundërshtuar
çdo lloj terrorizmi, edhe terrorizmin e ash-
tuquajtur “islamik” me pa të drejtë, ngase Is-
lami është fe e paqes, e cila erdhi për të ofruar
paqe dhe siguri për njerëzit e globit, edhe për
kafshët dhe gjallesat e tjera. Gjithashtu ne
kundërshtojmë me zë të lartë edhe këtë terror-
izëm ndaj Islamit dhe shenjave të tij, i cili po
shkakton trazira çdo ditë e më shumë.
Ky prift jo vetëm që bën terrorizëm, e cila
është përgjegjësia e tij personale, por edhe nxit
konflikte mes civilizimeve dhe feve në gjithë
botën, sidomos në ato vende ku muslimanët
dhe të krishterët jetojnë së bashku, prandaj
edhe u desh të ndërhynte shteti, amerikan
ngase të gjithë e kuptuan rrezikun e veprës së
tij.
Të mbrojmë Kur’anin dhe të djegim Biblën?
Ne si muslimanë nuk do të sillemi ashtu siç
sillen ata, por këtë problem do ta trajtojmë me
urtësi dhe do t’u përmbahemi urdhrave të
Kur’anit, i cili na ndalon që të keqen ta kthe-
jmë me të keqe. Prandaj përgjigjja që kërkohet
nga ne në këtë rast është që t’u tregojmë sa më
shumë njerëzve për këtë libër madhështor, t’ua
mësojmë atë të tjerëve, t’u përmbahemi dis-
pozitave të tij dhe kështu e mbrojmë këtë
libër, i cili sidoqoftë është i mbrojtur nga Al-
lahu dhe nuk do të humbë, vetëm se atëherë
kur do i madhi Allah, ngase Ai e ka zbritur në
tokë dhe vetëm Ai e ngre nga toka. Ne nuk do
të djegim ndonjë Bibël, siç vepruan këta
njerëz me Kur’anin, por kemi djegur dhe do
të vazhdojmë të djegim teorikisht gabimet e
saj me argumente të qarta, ngase çdo libër
hyjnor është ndryshuar nga origjinali, përveç
Kur’anit, i cili që prej 1400 vitesh nuk ka
ndryshuar ngase garancinë për ruajtjen e tij
nga ndryshimi na e dha Allahu i Madhëruar.
E, kë garanton Allahu, ai do të jetë i sigurt
çdoherë.
Në fund, u jap përgëzimin lexuesve me dy
ajete të këtij libri fisnik. Allahu i Lartësuar
thotë: ”Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Al-
lahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur
vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mo-
huesit ta urrejnë këtë gjë.” Et Tevbe:32
Dhe:“Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin
dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” El Hixhr: 9
Në emër të redaksisë:
Xheladin Leka
3
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
4
T
ë dashur vëllezër! Nuk ka shumë
që e lamë pas muajin e shenjtë
Ramazan, por si është gjendja
jonë pas këtij muaji? Le të krahasojmë
gjendjen tonë në Ramazan dhe pas tij.
O ti shpirt! Ke kaluar një muaj me
namaz, teravi, agjërim, përmendje të All-
ahut, lutje, dhënie lëmoshe, bamirësi,
lidhje farefisnore, shijove ëmbëlsirën e
imanit, njohe të vërtetën e agjërimit, shi-
jove ëmbëlsinë e të qarit për Allahun,
bëre namazin në formën më të bukur,
agjërove Ramazanin duke shijuar ëmbël-
sirën dhe shijen e tij, shpenzove si të mos
e kishe frikë varfërinë. E, pra, të gjitha
këto i kemi bërë në këtë muaj. Kalonim
nga një punë e mirë në tjetrën, saqë
dëshironim të vdisnim në këtë gjendje.
Thoshim: “Ah, sikur të ishte përfundimi
ynë në këtë muaj!”
Nuk ka shumë kohë që kaloi muaji Ra-
mazan e ndoshta lënësi i namazit iu
kthye lënies së tij, ngrënësi i kamatës
ngrënies së saj, përdoruesi i duhanit pir-
Ramazani është shkollë besimi, vendqetësim, njeriu përfiton prej tij për tërë vitin. Kur do ta
ndryshojë njeriu jetën e tij nëse nuk e ndryshon në këtë muaj? Vërtet muaji Ramazan është
shkollë ndryshimi, pasi ndryshojmë në këtë muaj jetën, sjelljet, zakonet, etikën që kundërshton
ligjin e Allahut të Madhëruar.
Çfarë pas
Ramazanit?
5
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
jes së tij.
Nuk themi se njeriu mund të jetë në të
njëjtën gjendje si në Ramazan, por themi
që mos të shkëputemi nga punët e mira,
të agjërojmë, të falim namaz vullnetar, të
japim lëmoshë sadopak.
Pika e parë:
ÇFARË KEMI PËRFITUAR GJATË
MUAJIT RAMAZAN?
J
a, i thamë lamtumirë muajit të shen-
jtë, ditëve të bukura dhe netëve aro-
matike të tij. Ne i thamë lamtumirë
muajit të Kur’anit, devotshmërisë,
durimit, xhihadit, mëshirës, faljes dhe
lirimit prej zjarrit. Çfarë kemi mbjellë
prej fryteve të tij?
A e kemi vërtetuar devotshmërinë tonë?
A kemi dalë prej shkollës së Ramazanit
me diplomën e të devotshmëve?
A kemi mësuar në këtë muaj durimin në
punë të mira dhe largimin nga mëkatet?
A dominuam mbi traditat e këqija?
Pyetje dhe mendime të shumta që sillen
në mendjen dhe zemrën e çdo besimtari
besnik, që ta pyesë veten dhe t’u përgjig-
jet me besnikëri dhe sinqeritet, çfarë ka
përfituar prej muajit Ramazan?
Ramazani është shkollë besimi,
vendqetësim, njeriu përfiton prej tij për
tërë vitin. Kur do ta ndryshojë njeriu
jetën e tij nëse nuk e ndryshon në këtë
muaj? Vërtet muaji Ramazan është
shkollë ndryshimi, pasi ndryshojmë në
këtë muaj jetën, sjelljet, zakonet, etikën
që kundërshton ligjin e Allahut të Mad-
hëruar. Allahu thotë: "Allahu nuk e prish
gjendjen e një populli (nuk ua largon të
mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e
tyre.”Err-Rra’d: 11
Nëse jeni prej atyre që keni përfituar në
këtë muaj dhe jeni stolisur me cilësitë e
të devotshmëve, agjëruat me agjërim të
vërtetë, luftuat nefsin tuaj, falënderojeni
Allahun me një falënderim të sinqertë
dhe kërkoni nga Ai forcim në atë që jeni
deri në vdekje.
Kini kujdes! Mos u ktheni në mëkate,
imoralitet, mos i braktisni adhurimet dhe
mos u largoni nga punët e mira pas mua-
jit Ramazan. Sa popull i keq është ai që e
njeh Allahun vetëm në Ramazan! Nëse e
bëjmë një gjë të tillë (kthehemi në
mëkatet e mëparshme), atëherë kjo është
prej shenjave se Allahu nuk e ka pranuar
agjërimin tonë. Agjërues i vërtetë është ai
që gëzohet kur bën iftar dhe e falënderon
Allahun që ia mundësoi ta përfundojë
agjërimin. Megjithatë qan dhe frikësohet
se mos Allahu nuk e ka pranuar
agjërimin e tij, siç bënin të parët tanë (se-
lefët), që qanin gjashtë muaj pas Ra-
mazanit duke e lutur Allahun t’ua
pranonte agjërimin.
Prej shenjave se Allahu e ka pranuar
agjërimin, punët tona të mira, është të
shohësh robin në një gjendje më të mirë
se ajo që ishte më parë. Thotë Allahu:
“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi
bindshëm: Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të
mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi
Im është i vështirë!” Ibrahim: 7
Ky ajet do të thotë shtim në punë të
mira, qofshin ato konkrete apo abstrakte,
përfshin shtim në besim, punë të mira,
sikur robi ta adhurojë Adhuruesin e tij
me një adhurim të vërtetë do të ketë
shtim në të mira, nënshtrim ndaj Allahut
dhe largim nga mëkatet.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
6
Pika e dytë:
ADHUROJE ALLAHUN DERI NË
VDEKJE
K
ështu duhet të jetë robi, të vazh-
dojë në kryerjen e urdhrave të
Allahut, i përforcuar në ligjet e
Tij, e adhuron Allahun në të gjithë
muajt, në çfarëdo vendi që të jetë, duke e
ditur gjithnjë se Allahu i muajit Ramazan
është Allahu i muajve dhe ditëve të tjera.
Thotë Allahu: "Ti (Muhamed) përqen-
drohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar
e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej
idhujtarisë). Hud: 112
Dhe: "Drejtojuni Atij dhe kërkoni falje
prej Tij." Fussilet: 6
Tani pas përfundimit të agjërimit të mua-
jit Ramazan kemi agjërime të tjera vull-
netare, siç janë gjashtë ditë e muajit
sheval, të hënat dhe të enjtet, ashuratë,
dita e Arafatit e disa të tjera.
Pas përfundimit të namazit të teravive
kemi namazin e natës, që është legjitim
për çdo natë. Pejgamberi sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem thotë: "Namazi më i vlef-
shëm pas namazeve obligative është namazi
i natës."
Gjithashtu leximi i Kur'anit dhe
meditimi në të nuk është special vetëm
gjatë muajit Ramazan, por është për çdo
kohë dhe kështu të gjitha punët e mira
janë për çdo kohë dhe çdo vend.
Pika e tretë:
SHPESHTONI NË KËRKIM FAL
JEJE DHE FALËNDERIM
K
ërkimi i faljes është përfundim i
punëve të mira siç është namazi,
haxhi, kështu përfundon agjërimi
me të kërkuar falje.
Umer ibën Abdul Azizi dërgon një
shkresë të gjitha qyteteve kryesore që
ishin nën sundimin e tij, duke i urd-
hëruar që ta përfundojnë muajin Ra-
mazan me kërkim faljeje dhe lëmoshë. Ai
thotë: “Thoni ashtu siç ka thënë babai
juaj Ademi:"Zoti ynë, ne i bëmë padrejtë (i
dëmtuam) vetvetes sonë, e në qoftë se nuk
na mbulon (mëkatin) dhe nuk na mëshi-
ron, ne me siguri jemi prej të shkatërru-
arve." El A'eraf: 23
O Zot, Ty të takon falënderimi që na
mundësove të arrijmë Ramazanin. O
Zot, pranoje prej nesh agjërimin, na-
mazin, përmirësoje përfundimin tonë,
pranoji punët e mira, na fal mëkatet dhe
na bëj prej robërve të mirë!
Përshtati: Fehmi Dalipi
7
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
A
rgumentet tregojnë se i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka
parë Xhibrilin dy herë në formën
e tij origjinale në të cilën e ka krijuar Al-
lahu dhe shpeshherë e ka parë në formën
e njeriut, më shumë në formën e Dihjet
el Kelbij. Ndodhte që i Dërguari ta shi-
hte dhe të fliste me të në praninë e
shokëve apo edhe të grave të tij, por ata
nuk e shihnin, siç tregon për këtë hadithi
i Aishes radijallahu anha, se i Dërguari
alejhi selam i ka thënë: “O Aishe, ky
është Xhibrili, po të përshëndet me
selam.” Aishja ia ktheu: “Alejkum selam
ve rahmetullahi ve berekatuhu. Po sheh
atë që nuk po shoh."[1]
Ndodhte që Xhibrilin sahabët e shihnin,
siç vërtetohet në hadithin e Xhibrilit, kur
e panë në formën e njeriut me rroba
shumë të bardha dhe me flokë shumë të
zinj, por njeriu duhet të ketë kujdes se
ndodh që shejtani ta mashtrojë e të men-
dojë se është melek."[2]
Ndërsa për të shikuarit e melaikeve në
formën në të cilën i ka krijuar Allahu ar-
gumentet tregojnë se ata nuk shihen. Kur
Pra, meleku i vdekjes bashkë me ndihmësit e tij është i pranishëm kur ia marrin shpirtin
dikujt, gjithashtu edhe njerëzit janë të pranishëm dhe besimtari e di pa dyshim se meleku i
vdekjes e merr shpirtin e të vdekurit, mirëpo ai nuk e sheh, por sheh gjurmën e tij, që është
vdekja e njeriut.
CILËSITË LËNDORE DHE ATO
ETIKE E MORALE TË
MELAIKEVE
(III)
TEMA E TRETË
TË SHIKUARIT E MELAIKEVE
______________
[1] "Sahih Buhari me Fet'h" (6305), Muslimi (2474).
[2] Do të flasim për këtë çështje në veçanti kur t'i vijë radha te tema për sufitë.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
8
i Dërguari e ka parë Xhibrilin në formën
e tij origjinale vetëm dy herë, kur dihet se
e ka tronditur pamja madhështore e tij,
pamundësia e të shikuarit nga të tjerët
është më parimore.
Allahu e di më mirë, por duket sikur kjo
çështje është nga mëshira e Allahut, që
njeriu mos t'i shohë melaiket për shkak
të dobësisë që Allahu ka krijuar te njeriu,
sepse sikur njeriu të shihte çdo gjë që e
rrethon nga melaiket, exhinët
dhe shejtanët, nuk do të
flinte asnjë natë dhe
do ta kaplonin bren-
gat, mërzia e frika,
por Allahu e ka
mëshiruar dhe ia
ka fshehur
shumë çështje
që të qetësohet
zemra e tij dhe të
bëjë jetë të rehat-
shme. Pasi Allahu i
fshehu melaiket nga
të shikuarit tanë, bes-
imi në melaike është
prapë një sprovë; kush i beson,
ka besuar Allahun e kush i mohon, vetëm
se e ka mohuar Allahun dhe të Dërguarin
e Tij.
Melaiket i afrohen njeriut në disa raste
dhe ndodh që njeriu ta vërejë këtë, edhe
pse nuk i sheh, por sheh gjurmët e
prezencës së melaikeve, siç thotë Allahu:
"Përse, pra, kur arrin shpirti në fyt e ju në
atë moment shikoni (se ç’po i ngjet). E Ne
jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shi-
hni.” El-Vakia: 83-85
Pra, meleku i vdekjes bashkë me ndih-
mësit e tij është i pranishëm kur ia mar-
rin shpirtin dikujt, gjithashtu edhe
njerëzit janë të pranishëm dhe besimtari
e di pa dyshim se meleku i vdekjes e merr
shpirtin e të vdekurit, mirëpo ai nuk e
sheh, por sheh gjurmën e tij, që është
vdekja e njeriut.
Për këtë tregon hadithi i Usejd ibën Hu-
dajrit Allahu qofë i kënaqur me të. De-
risa ishte duke kënduar gjatë natës suren
El Bekare, në anën tjetër kishte të lidhur
kalin, i cili papritmas u
tremb. Kur u ndal së lex-
uari, u ndal edhe kali.
Ai vazhdoi të lex-
onte dhe kali
prapë u tremb.
U ndal dhe kali
prapë u qetë-
sua, pastaj
lexoi dhe kali
prapë u tremb.
Atëherë u
largua, ndërsa
djali i tij Jahja ishte
aty afër dhe u frikë-
sua se mos po e godiste.
Kur i dha të hante kalit, Use-
jdi e ngriti kokën në qiell që të mos e
shihte. Kur u zgjua në mëngjes, i tregoi
ngjarjen të Dërguarit. I Dërguari ia
ktheu: “Lexo o ibën Hudajr, lexo o ibën
Hudajr!” I thashë: “O i Dërguari i Allahut,
pata frikë për djalin mos po e godiste kali
dhe ishte shumë afër tij. E ngrita kokën lart
dhe shkova te djali. Kur ngrita kokën nga
qielli për së dyti, pashë si hije që kishte sipër
diçka si dritë, prandaj dola që mos t'i shi-
hja.” I Dërguari i tha: “A e di çfarë ishin
ata?I” Tha: “Jo.” I Dërguari i tha: “Ishin
melaike. Ishin afruar për shkak të zërit
9
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
tënd. Sikur të kishe vazhduar të këndoje
(Kur'an), do të fillonin njerëzit t'i shikonin
melaiket dhe nuk do të fshiheshin
(melaiket) prej tyre."[3]
Ibën Haxheri thotë: "Ka thënë imam
Neveviu: “Në këtë hadith ka argument se
ndonjëri nga ummeti mund t'i shohë
melaiket.” (Ibën Haxheri thotë) Kështu e
përgjithësoi imam Neveviu dhe kjo është
në rregull, por ajo që mendoj është se
duhet të specifikohet me njeriun e mirë
apo që e ka zërin e bukur. Imam Neveviu
ka thënë: “Ky hadith gjithashtu tregon
për vlerën e leximit të Kur'anit dhe se ai
lexim është shkak i përcjelljes së mëshirës
së Zotit dhe pranisë së melaikeve.” (Ibën
Haxheri thotë): Rregulli i lartpërmendur
është më gjithëpërfshirës sesa argumenti
në fjalë. Ajo që tregon hadithi është se
kjo ka ndodhur për shkak të një leximi të
veçantë, me një mënyrë të veçantë dhe
nga ky lexim i veçantë mund të ndodhte
edhe diçka që nuk është përmendur në
hadith, sepse po të ishte në mënyrë të
përgjithshme, do t'i ndodhte çdo lexuesi
të Kur'anit. Në fund të hadithit tha:
"Nuk do të fshiheshin prej tyre", duke qenë
se melaiket aq shumë ishin zhytur në
dëgjimin e Kur'anit, saqë do të vazh-
donin ta dëgjonin duke mos u fshehur,
edhe pse fshehja është pjesë e natyrës së
tyre."[4]
Mosshfaqja është nga natyrshmëria e
melaikeve, mirëpo ndodh të shfaqen jo
në formën e tyre origjinale në të cilën i
ka krijuar Allahu, siç u shfaqën në këtë
hadith ndaj Usejdit në një hije, edhe pse
ai nuk i kishte parë ata.
Ndërsa në fjalën e të Dërguarit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem: "...sikur të kishe
vazhduar të këndoje (Kur'an), do të fil-
lonin njerëzit t'i shikonin melaiket dhe
nuk do të fshiheshin (melaiket) prej
tyre", ka argument për mundësinë e të
shikuarit të melaikeve, por Allahu nuk e
lejoi këtë gjë, prandaj u tremb kali dhe e
ndërpreu leximin e Usejdit. Prania e
melaikeve në vendet ku përmendet Al-
lahu, në namazin e ikindisë e të sabahut
etj., janë gjëra të ditura, mirëpo Usejdi në
këtë rast pa diçka që nuk e shohin
njerëzit gjatë namazeve. Usejdi nuk e
dinte se ata ishin melaiket, derisa i tregoi
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
sepse Usejdi nuk i kishte parë trupat e
melaikeve, por diçka si dritë në një hije.
Në këtë çështje duhet të ketë kujdes mus-
limani shumë që mos ta lejojë shejtanin
të luajë me të, siç tregon dijetari
Muhamed Tekijud-din el Hilali, Allahu e
mëshiroftë, se çfarë i ka ndodhur atij. Ai
thotë: "Derisa një ditë isha duke falur na-
mazin e natës para çadrës sime të vogël,
m'u shfaq para vetes një re e bardhë që
mbuloi horizontin, si kodër e ngritur nga
toka drejt qiellit. Kjo re filloi të më afro-
hej nga ana lindore -nga ishte edhe
Kibla- derisa u ndal larg meje dhe doli
nga aty një njeri dhe m'u afrua dhe filloi
të falet pas meje. Unë isha imam. Rrobat
e tij i ngjanin atyre të një vajze pesëm-
bëdhjetëvjeçare dhe nuk munda ta vëreja
fytyrën e tij për shkak të errësirës. Kur fil-
loi të falej pas meje, isha duke kënduar
nga surja Sexhde. Nga frika që më kaploi
nuk munda ta vazhdoja dhe dola nga ajo
______________
[3]Buhariu me Fet'h (963), Muslimi (796).
[4]"Fet'hul Barij" (963).
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
10
e fillova një sure tjetër, por nuk munda të
lexoja Kur'an, edhe pse e kisha mësuar
përmendsh shumë mirë, por për shkak
të frikës që më kaploi. Pasi dhashë selam,
njeriu iku prej meje dhe hyri në re dhe u
kthye nga kishte ardhur. E kam pyetur
një dijetar, një njeri të devotshëm për
këtë e më tha: “Ka mundësi të kishte
qenë shejtani, sepse sikur të kishte qenë
melek, nuk do të të kishte kapluar frika e
as dridhja.” Kam menduar më pas dhe
jam bindur se ai e kishte mirë atë që
tha."[5]
Shikoni se si luan shejtani me njeriun që
t'ia prishë atij fenë, prandaj Allahu e ka
bërë të ligjshme që të kërkojmë mbrojt-
jen e Tij kur fillojmë të lexojmë Kur'an.
Allahu e di më së miri.
Kemi edhe hadithin e Handhale el-
Esedij radijallahu anhu, i cili thotë:
"Ishim tek i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, i cili na këshilloi duke përmendur
zjarrin (xhehennemin). Pastaj erdha në
shtëpi, kam qeshur me fëmijët dhe kam
bërë shaka me gruan, më pas dola dhe e
takova Ebu Bekrin. I tregova për atë që më
ndodhi e ai më tha: “Edhe unë kam
vepruar të njëjtën gjë.” Atëherë e takova të
Dërguarin dhe i thashë: “O i Dërguari i
Allahut, ka bërë dyfytyrësi Handhale.” Tha:
“Çfarë?” I tregova ngjarjen, edhe Ebu Bekri
i tha më ka ndodhur si Handhales. Atëherë
ai tha: “O Handhale, çast pas çasti, se sikur
zemrat tuaja të ishin gjithherë sikur janë
kur këshillohen, melaiket do t'ua kishin
zgjatur dorën për t'ju përshëndetur edhe
nëpër rrugë."[6]
Ajo që kuptojmë nga ky hadith është se
të shihen melaiket është gjë e mundur,
me kusht që të jenë zemrat e njerëzve si
zemrat e sahabëve kur dëgjonin këshillat
e të Dërguarit. E nëse sahabët, të cilët gë-
zonin pozitë të lartë në besim, nuk mund
të vazhdonin në këtë gjendje, të tjerët, të
cilët janë më të dobët, mund ta vazhdo-
jnë edhe më pak. E kur kushti humbet,
atëherë nuk arrihet ajo që dëshiron. Nga
kjo konkludojmë se të shikuarit e
melaikeve në formën e tyre origjinale në
të cilën i ka krijuar Allahu është gjë e pa-
mundur për njerëzit në këtë botë, kjo ka
ndodhur vetëm për të Dërguarin sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem dy herë. Allahu e di
më së miri.
Dobi
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në li-
brat e tyre nga Ebu Hurejra Allahu qoftë
i kënaqur me të, se i Dërguari sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kur ta dëgjoni
këndimin e gjelit kërkoni nga Allahu
dhuntitë e Tij sepse ka parë ndonjë melek,
ndërsa nëse e dëgjoni pëllitjen e gomarit
kërkojini mbrojtje Allahut nga shejtani i
mallkuar sepse ai ka parë ndonjë shej-
tan."[7]
Ibën Haxheri thotë: "Ka thënë Kadij
Ijadi: “Shkaku i kërkimit të dhuntive të
Allahut, kur dëgjon dikush këndimin e
gjelit, është shpresa që të luten melaiket
që atij t'i pranohet lutja, gjithashtu njeriu
shpreson në istigfarin e melaikeve dhe
dëshminë e tyre për të."[8]
Ky hadith tregon se gjelat i shohin
melaiket, si i shohin dhe në çfarë forme
ne nuk e dimë. Ne themi siç ka ardhur
në hadith, Allahu e di më së miri.
______________
[5] "El hedijjetu el hadijetu lit-taifeti et-tijxhanijje", fq 9-10, me disa shkurtime.
[6] Muslimi (2750).
[7] Buhariu me Fet'h (6350), Muslimi me sqarim të Neveviut (1746).
[8] “Fet'hul Barij” (6335).
11
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Jobesimtarët kanë kërkuar nga i Dërguari
një shenjë që tregon se është Pejgamber,
duke i kërkuar të shihnin melaiket ose
Zotin. Atëherë Allahu i është përgjigjur
në Fjalën e Tij:
"E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë,
thanë: “Përse të mos na dërgohen neve en-
gjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?”
Ata e tejçmuan lart veten dhe u sollën me
arrogancë. Për kriminelët atë ditë kur i
shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (en-
gjëjt) u thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë
(apo xhenneti është haram për ju)!”
Furkan: 21-22
Ibën Kethiri thotë: "Domethënë ata nuk
i shohin melaiket në ditë të hajrit, por i
shohin atë ditë kur s’ka përgëzime për ta.
Kjo vlen në momentet e vdekjes, kur
melaiket i përgëzojnë me zjarr dhe hid-
hërim nga i Lartmadhëruari dhe i thonë
jobesimtarit në momentet kur i nxjerrin
shpirtin: “Dil o shpirt i fëlliqur nga trupi
i fëlliqur, dil drejt vapës së zjarrit dhe në
ujë të valë dhe në errësirë nga tymi”, por
ai refuzon të dalë dhe shpërndahet në
tërë trupin. Atëherë e rrahin… dhe i
thonë është i ndaluar për ty sot shpë-
timi."[9]
Këto ajete kur'anore dhe të tjera të ng-
jashme tregojnë për pamundësinë e të
shikuarit të melaikeve në formën e tyre
origjinale në këtë botë dhe ndoshta i
sheh personi në momentet e vdekjes në
bazë të punës së tij; nëse ka qenë i mirë, i
sheh në formë të mirë e nëse është
ndryshe, i sheh në formë tjetër, Allahu e
di më së miri.
Përmbledhje: Të shikuarit e melaikeve në
formën në të cilën i ka krijuar Allahu
nuk është vërtetuar për askënd nga ky
umet përveç Pejgamberit sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem dhe kjo tregon se të tjerët
nuk kanë mundësi t'i shohin.
Ndërsa të shikuarit e tyre në formën e
njerëzve ka ndodhur, siç treguan argu-
mentet, mirëpo është obligim i musli-
manit që të ketë kujdes nga intrigat e
shejtanit e të mendojë se ka parë një
melek, ndërsa në realitet është shejtani që
luan me të. Kjo është gjendja e shumë
prej adhuruesve të padijshëm, Allahu e di
më së miri.
Ndërsa të shikuarit e melaikeve në ëndërr
është gjë e mundshme. Kjo i ka ndodhur
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
dhe ëndrrat e Pejgamberëve janë të
vërteta. Dijetarët e kanë konsideruar ën-
drrën pjesë nga pjesët e shpalljes."[10]
Për këtë tregon hadithi i Aishes radijal-
lahu anha, e cila thotë që i Dërguari i Al-
lahut i ka thënë: “Para se të martohem
me ty, të kam parë në ëndërr dy herë.
Kam parë një melek që të mbante në një
copë mëndafshi. I thashë melekut: “Zbu-
loje.” Kur e zbuloi, ti ishe aty. Me vete
thashë: “Nëse është kjo nga ana e Al-
lahut, do ta realizoj.” Të njëjtën ëndërr i
Dërguari e pa përsëri dhe prapë tha:
“Nëse është nga Allahu, Ai do ta realizojë
këtë."[11]
Kjo pamje e melekut ishte në formën e
mashkullit, siç përmendet në një trans-
metim tjetër, ku thuhet: "Kur ja, një njeri
të mbante me një copë mëndafshi."[12]
Gjithashtu hadithi i Semure ibën Xhun-
dubit Allahu qoftë i kënaqur me të, ku
______________
[9] Tefsir ibën Kethir (3314) me disa shkurtime.
[10] Shiko"Fet'hul Barij"(123), “Zadul Mesir” të ibën Xhevziut (7297).
[11] Buhariu (62573), Muslimi(2438).
[12] Buhariu (62572).
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
12
thuhet: “Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem: "Më erdhën këtë natë
dy njerëz dhe më thanë ngrihu dhe ec…”
Në hadith thuhet: “Ecëm derisa erdhëm
te një njeri me pamje shumë të shëmtuar,
sikur shihje dikë më të shëmtuarin. Kur
ja, tek ai ishte një zjarr që e rrotullonte
(për ta ndezur edhe më shumë) dhe ecte
rreth tij.” Në fund të hadithit thuhet:
“Njeriu me pamje të shëmtuar që qën-
dronte te zjarri, që e rrotullonte dhe ecte
rreth tij, ishte Maliku, rojtari i xhehenne-
mit."[13]
Këtë herë i Dërguari i ka parë melaiket
në formën e njerëzve siç ka ardhur qartë
në një transmetim të Buhariut, ku thotë
se i ka parë Xhibrilin, Mikailin dhe Ma-
likun në formën e burrave."[14]
Të shikuarit e melaikeve në ëndërr ka
ndodhur edhe te të tjerët, jo vetëm te Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç
qëndron në hadithin e Abdullah ibën
Umerit radijallahu anhuma: "…Kam
parë në ëndërr se si dy melekë më morën
dhe më çuan te xhehennemi, ku pashë se
ishte i palosur ashtu siç paloset pusi dhe
kishte dy brirë. Kur ja, pashë disa njerëz
të cilët i njoha, fillova të them: “Kërkoj
mbrojtjen e Allahut nga zjarri”, pastaj
takuam një melek tjetër dhe më pyeti:
“Pse je frikësuar?” Këtë ëndërr ia tregova
Hafsës (motrës së vet, grua e Pejgam-
berit) dhe Hafsa ia ka treguar Pejgam-
berit. Atëherë i Dërguari ka thënë: "Sa
njeri i mirë është Abdullahu, sikur vetëm
edhe të falej natën.” Pas kësaj ngjarjeje
Abdullahu flinte natën shumë pak (pra
falej)."[15]
Ky hadith tregon për mundësinë që
dikush tjetër përveç Pejgamberëve t’i
shohë melaiket në ëndërr, por duhet
ditur se kjo ëndërr nuk konsiderohet
bazë e sheriatit, por është si ëndrrat e
tjera, ose përgëzuese ose qortuese, ose
dyshime nga shejtani dhe nuk merret si
bazë e sheriatit, siç pretendojnë sufitë in-
jorantë. Ky është një gabim i qartë sepse
ka mundësi që shejtani të luajë me
njeriun dhe t’i paraqitet si melek dhe ta
urdhërojë që të veprojë diçka të ndaluar
apo të mos veprojë diçka të urdhëruar, e
ky i beson dhe kështu devijon, Allahu na
ruajttë. Çështje me rëndësi sa i përket
shikimit të Allahut të Madhëruar nga ana
e melaikeve është se nuk kemi ndonjë ar-
gument të vërtetë që melaiket e shohin
Allahun e Madhëruar në këtë botë. Al-
lahu ua ka ndaluar të Dërguarve që ta
shohin në këtë botë dhe ka vendosur
perde drite mes Tij dhe krijesave të Tij.
Po ta zbulonte këtë perde, shkëlqimi i
Fytyrës së Tij do të digjte çdo gjë që sheh
syri, pra edhe melaiket nuk e shohin Al-
lahun në këtë botë. Allahu e di më së
miri.
Shkëputur nga libri "Bindjet e fraksioneve musli-
mane dhe feve të tjera rreth melaikeve të ndershëm"
Autor: Dr.Muhamed ibën Abdulvehab ElAkil
Ligjërues në Universitetin Islamik të Medinës
Përktheu: Fidan Xhelili
______________
[13] Buhariu (7047). Hadithi është i gjatë, por autori e ka shkurtuar për të marrë vetëm pjesën me të cilën dëshmon për të shikuarit e melaikeve në
ëndërr.
[14] Shiko “Sahihun” e Buhariut (3064).
[15] Buhariu (11070).
13
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Megjithatë, duhet të mos harrojmë edhe realitetin se thirrja selefite është një thirrje e re - pas
zhdukjes së saj - kështu që rinia ende e paudhëzuar (si duhet) në këtë besim dhe metodologji
nuk ka pasur rastin t'i shijojë frytet e kësaj thirrjeje, sepse ata vetë nuk kanë qenë të edukuar
me mësimet kur'anore dhe profetike, pastaj këtë edukim nuk kanë qenë në gjendje t'ua ofrojnë
edhe të tjerëve nga të afërmit e tyre.
Problemet e thirrjes
selefite
N
uk ka dyshim se thirrja selefite,
për fat të keq, po përjeton tur-
bullime dhe telashe dhe shkaku
i tërë kësaj është pretendimi i shumicës së
të rinjve muslimanë se kanë dije dhe
dëshira e flaktë e afirmimit të tyre në
dhënien e fetvave rreth çështjeve që kanë
dispozitën haram apo hallall, duke mos
qenë të gatshëm për këtë. Për më tepër,
disa prej tyre nuk janë në gjendje të lexo-
jnë as edhe një ajet kur'anor me texhvid,
edhe nëse e kanë para vetes mus'hafin
(Kur’anin), e të mos flasim për leximin e
haditheve profetike në gjuhën arabe. Të
tillëve u përshtatet argumentimi me
shembullin e njohur të arabëve: "Është
bërë rrush i tharë ende pa u zhvilluar
fryti i rrushit."
Këta të rinj me nxitimin e tyre për të
dhënë fetva në çështjet e mëdha apo të
vogla të fesë, ende pa u pjekur në rrugën
e kërkimit të dijes, i ngjajnë frytit të
rrushit të cilit sapo i ka dalë maja e gjel-
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
14
bër. Të krahasuarit e vetes me rrushin e
tharë (zebib) pa shijuar fazën e zhvillimit
të frytit, pastaj shndërrimit të frytit në
rrush me kuptimin e plotë të fjalës e në
fund të tharjes së tij është problemi më i
madh.[1] Shumica e tyre, me kalimin e
kohës, për shkak të pretendimit se janë të
dijshëm, madje ende pa arritur në gjys-
mën e rrugës së dijes, i futen edhe
shkrimit të librave, duke i sjellë umetit
islam katastrofa të papara. Ky është
shkaku kryesor i (pohimit të tyre të)
përkatësisë së tyre në selefizëm dhe
thirrjes për në të[2], duke bërë që (brenda
selefizimit) të ketë dhe pjesëtarë të
grupimeve dhe partive të ndryshme.
Ilaçi i vetëm për shërimin e kësaj së-
mundjeje është frika prej Allahut xhel-le
ve ala,[3] duke ia ditur hallin vetes. Nuk
është kusht që çdo njeri që ka filluar të
kërkojë dijen e fesë t'i qaset dhënies së
fetvave, verifikimit të haditheve të dobëta
dhe të vërteta, përveçse pasi shumicën e
viteve të jetës së tij ta ketë kaluar në këto
gjëra dhe pasi të ketë përfituar përvojë të
madhe rreth rregullave të dhënies "fetva"
dhe rregullave të argumentimit nga
Kur'ani dhe Sunneti.[4] Është e domos-
doshme gjithashtu për thirrësit në rrugën
e selefit që dija e tyre të jetë në pajtim me
metodologjinë e selefit, ngase nëse
thirrësit në Islam e privojnë veten nga ky
kusht, pas bashkimit që kanë pasur, do të
përçahen dhe kjo do të shkaktojë tek ata
ndarje në parti dhe grupe, ku "çdo grup
është i kënaqur me atë që posedon", El-
Mu'minun: 53. Atëherë, nëse ata janë të
sinqertë, mbi të gjitha ata duhet të kapen
fort në parimet e dijes së vërtetë të selefit
e jo të fusin veten në detin e fetvave pa
qenë të përgatitur për këtë.
Është transmetuar nga njëri prej
tabi'inëve të mëdhenj, AbduRrahman
ibën Ebu Lejla, Allahu e mëshiroftë, i cili
thotë:
"Kam takuar në këtë xhami - ndoshta
është fjala për Xhaminë e Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem - 70 sahabë dhe
secili prej tyre, kur pyetej për ndonjë
çështje apo për ndonjë fetva, shpresonte
që barrën e kësaj ta merrte dikush tjetër
nga dijetarët e sahabëve që ishin
prezentë."
Mund të vërehet se shkaku i kësaj nuk
ishte asgjë tjetër përveç frikës së tyre se
mos binin në gabim dhe bëheshin shkak-
tarë që edhe të tjerët të udhëzohen për në
gabim. Kurse sot te muslimanët gjen të
kundërtën e kësaj.
Megjithatë, duhet të mos harrojmë edhe
realitetin se thirrja selefite është një
thirrje e re - pas zhdukjes së saj - kështu
që rinia ende e paudhëzuar (si duhet) në
këtë besim dhe metodologji nuk ka pasur
rastin t'i shijojë frytet e kësaj thirrjeje,
sepse ata vetë nuk kanë qenë të edukuar
me mësimet kur'anore dhe profetike,
pastaj këtë edukim nuk kanë qenë në
gjendje t'ua ofrojnë edhe të tjerëve nga të
afërmit e tyre.
Pra, është krejtësisht e arsyeshme që kjo
______________
[1] Urtësia e përngjasimit të injorantëve në fe me këtë shembull është se nëse fryti i rrushit është me shije të hidhur, i pazhvilluar dhe i papjekur, që
kush e sprovohet, e ha atë, patjetër që do të ketë probleme në organizmin e tij. Ashtu edhe injorantët me fetvatë e tyre jo vetëm që po e hidhërojnë
umetin islam, por edhe po u shkaktojnë muslimanëve sëmundje trupore dhe shpirtërore.
[2] D.m.th. dëshira për afirmim, pozitë, njohje etj.
[3] Në një vend tjetër në këtë libër, lidhur me këtë problematikë, shejh Albani shton edhe mungesën e sinqeritetit.
[4] Për Zotin, medito mbi këtë fjali të shehut, sa e fuqishme është! Nëse nuk është e lejuar që fillestarët nga nxënësit e dijes të japin fetva rreth fesë së
Allahut, a thua ç’duhet t'u themi atyre që nuk janë fare nxënës të dijes në fe?!
thirrje nuk po tregon frytet e saj të
mëdha ashtu si duhet sepse ringjallja e saj
filloi në fillimin e shekullit që po jetojmë,
ndërsa mosedukimi i plotë i rinisë në
suazat e edukatës selefite po bën të vetën.
Nuk duhet të çuditemi pse realiteti i
thirrësve të sotëm selefi bie ndesh me
tregimin e AbduRrahman ibën Ebu
Lejlas, i cili solli shembullin më të lartë të
hezitimit të sahabëve në dhënien e fet-
vave. Ata, edhe nëse jepnin ndonjë fetva,
nuk e bënin këtë vetëm nga bindja e tyre
se mëkati i fshehjes së dijes është më i
madh, por në zemrat e tyre kishin edhe
frikën nga gabimi.
Sot, për fat të keq, në shumicën e
shoqërive selefite - e të mos flasim për të
tjerët - gjejmë sëmundjen e mburrjes me
dije, saqë edhe nëpër mexhlise shohim të
atillë që e fillojnë bisedën për fe pa qenë
përgjegjës të saj. Shtrohet pyetja: Çfarë i
shtyn ata ta bëjnë këtë? Është mburrja
me vetveten (deri në atë masë), saqë
gjuha e tij gati sa nuk thotë: "Unë jam
këtu. Më pyetni. Tek unë është dija!"
Mashallah për të!
Nëse aludon për diçka, kjo aludon për
atë se ne nuk jemi të edukuar me
edukatën e mirë të selefit. Ndoshta kemi
arritur pak a shumë një dije të mirëfilltë
të selefit, mirëpo terbijen (edukatën) e
tyre ende nuk e kemi si shoqëri islame se-
lefite, kështu që tërë këto fraksione dhe
parti islame nuk kanë bazë tjetër përveçse
atë të mosedukimit sipas edukatës së sele-
fit.
Ilaçi i këtij ummeti për kthimin e krenar-
isë dhe formimin e shtetit të tij përkufi-
15
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
16
zohet vetëm në dy fjalë: Et-Tasfijetu vet-
Terbijetu/Dëlirje dhe Edukim, pavarë-
sisht atyre xhematëve që i janë futur
formimit të shtetit islam me ndonjërën
nga metodat e njohura prej tyre; nëpërm-
jet paqes, që sipas tyre është Parlamenti,
ose nëpërmjet luftës, me përmbysje
pushtetesh. Për fat të keq, kjo nuk është
rruga e mirëfilltë në formimin e shtetit
islam në tokat islame. Rruga e vërtetë
është ajo në të cilin ishte përqendruar
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
kur ishte në Mekë për 13 vite, pastaj
rruga e davetit dhe e edukimit e vazhduar
në Medinë për 10 vitet e tjera.
Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem arriti dëlirjen e besimit të pasuesve të
tij gjatë këtyre viteve dhe edukimin e tyre
deri në atë pikë kulmi i së cilës ishte mo-
spasja e frikës nga askush tjetër përveç Al-
lahut, atëherë filloi vënien e bazës së
shtetit islam. Unë jam plotësisht i bindur
se nëse do të kthehej mbrapsht rrota e
historisë, ndonëse përvojat aktuale gjys-
mëshekullore të dështimit të musli-
manëve në formimin e shtetit islam po e
vërtetojnë këtë dita-ditës, do të kuptohej
se mënyra e vetme dhe absolute e
jetësimit të këtij qëllimi është në realiz-
imin e këtyre dy rrugëve:
Dëlirje: Që ka për qëllim dijen e shën-
doshë dhe të pastër, dhe
Edukim: Që ka për qëllim edukimin e
njeriut në frymën e kësaj dijeje të shën-
doshë, e bazuar në Kur'an dhe Sunnet.
Nëse na u sqarua kjo, atëherë e kuptuam
ku qëndron tani thirrja selefite, pra ende
në periudhën fillestare, në periudhën e
kërkimit të dijes së shëndoshë, jo në peri-
udhën e edukimit.
Mungesa e kushtit të dytë bën që sot të
gjesh një njeri nga dija e të cilit mund të
përfitosh, por jo edhe nga terbija e tij.
Përse? Për arsye se ai, edhe pse u zhvillua
në kërkim të dijes, nuk pati fatin të jetë
nga një shoqëri e shëndoshë, por nga një
shoqëri që s'është edukuar me edukimin
e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve se-lem
dhe të sahabëve. Është e logjikshme që ky
njeri, i cili është rritur në mesin e një
shoqërie pa dyshim joislamike dhe nga
paraardhësit e tij ka trashëguar edukatë
dhe moral të ulët, të mos ketë edukatë të
mirë. Edhe pse ka arritur dije të shën-
doshë nëpërmjet shkollimit të tij apo ud-
hëzimeve të dijetarëve, megjithatë dija e
tij nuk e ka fuqinë e nënshtrimit të zem-
rës dhe të trupit të tij për jetësimin e ud-
hëzimeve të saj për shkak të ndikimit të
shoqërisë së keqe që e rrethon atë.
Pas këtij konkluzioni, themi se problemi
i thirrjes selefite përqendrohet në dy pika:
E para: Ne nuk jemi të përforcuar aq sa
duhet në rrugën e dijes, përveç një pa-
kice.
E dyta: Pjesa më e madhe prej nesh nuk
janë edukuar me edukim të mirëfilltë,
shkak i cili po nxit shumicën e fillestarëve
nga nxënësit e dijes që të bëhen pjesëtarë
të xhemateve dhe fraksioneve të
ndryshme. Urtësinë e dështimit të tyre e
përkufizon thënia e selefit:
"Dëshira për gradim, çan gjokset me de-
vijim."
Muhamed Nasiruddin Albani (Allahu e mëshiroftë)
Shkëputur nga libri “El-fetava El-Kuvejtijjeh”,
përmbledhur nga Amër AbdulMun'im
Përshtati: AbdulMelik-Besfort Maxhuni
17
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Kujdes duhet të kemi jo vetëm në transmetimin e haditheve nga i Dërguari, por edhe kur
flasim rreth fesë së Allahut, kur komentojmë ndonjë ajet kur’anor, kur transmetojmë ndonjë
komentim apo mendim të ndonjë dijetari sepse me ndryshimin eventual të ndonjë fjale mund
të ndryshohet qëllimi i ajetit apo hadithi, por njëkohësisht mund të bëhemi edhe shkak për
devijimin e ndokujt, krejt kjo për shkak të pakujdesisë dhe guximit.
PAR AT H Ë N A E
“SUNENIT”
TË IBËN MAXHES
KAPITULLI I TRETË: KUJDESI NGA TRANSMETIMI I HA
DITHIT TË TË DËRGUARIT TË ALLAHUT
HADITHI NUMËR 23
T
ransmetohet nga Amr ibën Mej-
muni të ketë thënë: “Sa herë që
ibën Mes’udi nuk vinte mbrëmjen e
së enjtes, unë shkoja tek ai. Asnjëherë nuk e
kam dëgjuar të thotë në ndonjë çështje “ka
thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem”, mirëpo një natë e dëgjova ta
thoshte këtë. Abdullah ibën Mes’udi e uli
kokën, e shikova, ishte ngritur në këmbë,
këmishën e kishte të lëshuar poshtë, sytë i
ishin mbushur me lot dhe faqet i ishin
fryrë, më pas tha: “Kështu disi, apo përafër-
sisht kështu, ose ngjashëm me këtë.”
Këtë ether e transmeton ibën Maxheh në
“Sunenin” e tij me numër 23 dhe është i
veçuar nga të tjerët, shiko “Tuhfetul
Eshraf” (9492). Albani e konsideron të
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
18
saktë.
Në këtë ether shohim qartë se si Amr
ibën Mejmuni takohej çdo herë me Ab-
dullah ibën Mes’udin dhe se sa herë që
mungonte ibën Mes’udi, Amri shkonte
dhe e vizitonte. Edhe pse këto takime
ishin të shpeshta dhe asnjëherë Amr ibën
Mejmuni nuk e kishte dëgjuar ibën
Mes’udin të transmetonte ndonjë hadith
nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem. Mirëpo kjo ndodhi një ditë dhe
ibën Mes’udi u dëgjua të thoshte “ka
thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem”. Më vonë, ibën Mes’udit iu
mbushën sytë me lot dhe iu frynë faqet
nga frika se mos po gabonte në transme-
timin e fjalës së të Dërguarit, nga frika se
mos po linte mangët diçka apo po
shtonte diçka e të kuptohej gabimisht
fjala e të Dërguarit. Këta ishin shokët e të
Dërguarit, të cilët ishin të kujdesshëm në
transmetimin e mesazhit nga i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Allahu qoftë
i kënaqur me ibën Mes’udin dhe me të
gjithë sahabët e tjerë.
Kjo ngjarje është mësimi më i mirë për
ne se ç’kujdes duhet të kemi kur dëshiro-
jmë të transmetojmë diçka nga i Dër-
guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se
duhet të mendojmë se mos po shtrem-
bërojmë fjalën e të Dërguarit, se mos po
shtojmë a pakësojmë diçka nga fjalët e tij
e të kuptohet fjala e tij ndryshe e kështu
t’u përngjajmë hebrenjve, të cilët
ndryshuan fjalët e Zotit.
Kujdes duhet të kemi jo vetëm në trans-
metimin e haditheve nga i Dërguari, por
edhe kur flasim rreth fesë së Allahut, kur
komentojmë ndonjë ajet kur’anor, kur
transmetojmë ndonjë komentim apo
mendim të ndonjë dijetari sepse me
ndryshimin eventual të ndonjë fjale
mund të ndryshohet qëllimi i ajetit apo
hadithi, por njëkohësisht mund të
bëhemi edhe shkak për devijimin e
ndokujt, krejt kjo për shkak të pakujde-
sisë dhe guximit. E sa të shumtë janë sot
ata që marrin guximin të flasin për fe dhe
në emër të fesë duke mos pasur turp, por
as frikë se mos po shtrembërojnë çështjet
e fesë, kur dihet se shumë nga ata që
flasin nuk kanë as njohuritë më thelbë-
sore në çështjet e fesë, prandaj të marrim
mësim nga shokët e të Dërguarit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem.
Kjo nuk do të thotë se është e ndaluar të
transmetohen hadithet nga i Dërguari i
Allahut për faktin se vetë ibën Mes’udi
është nga sahabët që ka transmetuar më
tepër hadithe nga i Dërguari i Allahut,
por qëllimi i kësaj ngjarjeje është që kur
të transmetojmë nga i Dërguari, të kemi
kujdes se mos humbim qëllimin e fjalës
së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem.
Nga kjo ngjarje mësojmë se ai që trans-
meton një hadith nga i Dërguari i Al-
lahut, edhe nëse është i sigurt për të,
është mirë të thotë “apo kështu disi apo
ngjashëm me të”, duke aluduar se
ndoshta fjala e të Dërguarit nuk është
kështu fjalë për fjalë, porse kuptimi është
i njëjtë. Allahu e di më së miri.
HADITHI NUMËR 24
T
ransmetohet nga Muhamed ibën
Sirini të ketë thënë: “Kur Enes
ibën Maliku transmetonte nga i
Dërguari i Allahut ndonjë hadith, pasi e
përfundonte fjalën e të Dërguarit thoshte:
“Apo siç ka thënë i Dërguari i Allahut.”
Këtë ether e transmeton ibën Maxhe me
19
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
numrin 24 dhe është veçuar me të, shiko
“Tuhfetul Eshraf” (1469). Albani e ka
cilësuar të saktë.
Enes ibën Maliku këtë fjalë e thoshte pasi
përfundonte hadithin duke dashur të tre-
gonte se hadithi që transmetonte ishte
me kuptim dhe se hadithi fjalë për fjalë
mund të mos ishte i njëjtë me fjalën e të
Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
HADITHI NUMËR 25
T
ransmetohet nga Abdurrahman
ibën Ebi Lejla se ka thënë: “I
thamë Zejd ibën Erkamit: “Na
trego hadithe nga i Dërguari sal-Allahu
alejhi ve sel-lem. Ai tha: “Jemi moshuar
dhe kemi harruar, ndërsa hadithi nga i
Dërguari është i rëndë (i vështirë).”
Ibën Maxheh është veçuar në transme-
timin e këtij etheri, shiko “Tuhfetul
Eshraf” (3674). Albani e ka cilësuar të
saktë.
HADITHI NUMËR 26
T
ransmetohet nga Abdullah ibën
Ebi es-Seferi të ketë thënë: “E
kam dëgjuar Sha’biun duke
thënë: “E kam shoqëruar ibën Umerin një
vit dhe nuk e kam dëgjuar të transmetojë
ndonjë hadith nga i Dërguari sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem.”
Etherin e transmeton Buhariu (7267),
Muslimi (5006, 5007), ibën Maxheh
(26).
HADITHI NUMËR 27
T
ransmeton Tavusi nga babai i tij
të ketë thënë: “E kam dëgjuar
ibën Abasin duke thënë: “Ne e më-
sonim hadithin përmendsh sepse hadithi i
të Dërguarit mësohet përmendsh, mirëpo
nëse filloni secili prej jush të ndiqni rrugën
që dëshironi (me gënjeshtra, shtrembërim,
pakujdesi në transmetimin e hadithit),
atëherë mjerë për ju (jeni larg nga rruga e
të mirëve).”
Etherin e transmeton Muslimi në
parathënien e tij (20)dhe ibën Maxheh
numër 27.
HADITHI NUMËR 28
T
ransmetohet nga Karadhate ibën
Ka’bi të ketë thënë: “Umer ibën
Hatabi na dërgoi për në Kufe dhe
na përcolli, erdhi me ne deri te një vend që
quhej Sirar, pastaj tha: “A e dini përse
erdha me ju deri këtu?” (Ka’bi) Tha: “I
thamë: “Për shkak të shoqërisë me të Dër-
guarin e Allahut dhe për shkak të en-
sarëve.” (Umeri) Tha: ”Erdha me ju deri
këtu për shkak të një hadithi që desha t’ua
them dhe desha që gjatë ecjes sime me ju ta
mësoni përmendsh. Ju po shkoni te një pop-
ull që Kur’ani në gjokset e tyre ka një zë si
uji që vlon në enë. Kur t’ju shohin ju, ata i
zgjatin qafat e tyre (që të marrin nga ju di-
turinë, t’u nënshtrohen urdhrave tuaja dhe
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
20
t’ju marrin për gjykatës) dhe thonë “shokët e
Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”,
prandaj pakësoni transmetimin nga i Dër-
guari i Allahut dhe unë do të jem ortaku
juaj (në shpërblim).”
Etherin e transmeton ibën Maxheh
numër 28. Albani thotë: “Etheri është i
saktë me zinxhirin e Hakimit dhe e ka
aprovuar imam Dhehebiu. Shiko “Tuhfe-
tul Eshraf” (10620).
Fjala e Umer ibën Hatabit Allahu qoftë i
kënaqur me të “pakësoni transmetimin
nga i Dërguari i Allahut” mund të kupto-
het në dy mënyra. E para: Mos e shfrytë-
zoni dëshirën e tyre të madhe dhe
respektin e madh që kanë për hadithin e
të Dërguarit e ta shpeshtoni transme-
timin nga i Dërguari. Dhe e dyta: Mos e
shpeshtoni transmetimin nga i Dërguari
në mënyrë që të merren vetëm me të e të
largohen nga marrja mësim prej tyre apo
që të bëhet shkak që të largohen nga
Kur’ani.”
Shkaku i përmendjes së këtij etheri në
këtë vend është dëshira e madhe dhe re-
spekti i madh që kishin banorët e Kufes
për hadithin e të Dërguarit, prandaj
Umeri u tha: “Kur t’ju shohin ju, ata i
zgjatin qafat e tyre (që të marrin nga ju
diturinë, t’u nënshtrohen urdhrave tuaja
dhe t’ju marrin për gjykatës) dhe thonë
“shokët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem…”
Allahu e di më së miri.[1]
HADITHI NUMËR 29
T
ransmetohet nga Es-Saib ibën
Jezidi të ketë thënë: “E kam
shoqëruar S’ad ibën Malikun nga
Medina në Mekë, nuk e kam dëgjuar të
tregoj nga i Dërguari asnjë hadith të
vetëm.”
Është veçuar me këtë ether ibën Maxheh,
shiko “Tuhfetul Eshraf” (3855). Albani e
ka cilësuar të saktë.
Të gjitha këto ngjarje na tregojnë shumë
qartë se çfarë qëndrimi kishin sahabët në
transmetimin e hadithit të Dërguarit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se sa ishin të
kujdesshëm kur transmetonin diçka nga i
Dërguari. Kjo është mësim për ne se
çështja e fesë duhet të jetë e shenjtë tek
ne dhe e rëndësishme, në mënyrë që të
mos marrim guximin e të flasim duke
mos qenë të sigurt deri në maksimum se
çështja në fjalë është ashtu si e thua. Al-
lahu e di më së miri.
Vijon
Përgatiti: Fidan Xhelili
______________
[1] Shiko sqarimin e imam Sujutit dhe dijetar Sindit ndaj ”Sunenit” të ibën Maxhes, Allahu i mëshiroftë të gjithë (125).
21
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Abdullah Ibën Mubareku ka thënë se e kanë pyetur Hamud Ibën Ahmedin: “Pse fjalimet e
selefëve ishin më të mira se tonat?” Ai tha: “Ata folën për nder të Islamit, për sigurinë e sh-
pirtrave dhe për kënaqësinë e Allahut subhanehu ve teala. Ndërsa ne flasim për të nderuar
shpirtrat tonë, për kënaqësinë e kësaj bote dhe për të kënaqur njerëzit.”
Të parët tanë
sinqeriteti dhe e vërteta
B
ekër Ibën Me’izi ka thënë: “Er-
Rebi është parë vetëm një herë në
xhami duke falur namaz vullne-
tar.”[1]
Sufjani ka thënë: “Murejah er-Rebi’ Ibën
Hudhejmi ka thënë: ”Er-Rebi gjithmonë
i ka mbajtur sekret veprat e tij të mira;
nëse i ka ardhur një musafir i papritur
dhe ka qenë duke lexuar Kur’an, ngutej
ta mbulonte Kur’anin me veshjen e
tij.”[2] Mundhiri transmetoi se Er-Rebi
Ibën Hudhejmi ka thënë: “Vepra që nuk
bëhet për hir të Allahut, shkrihet (hum-
bet).”[3] Ebu Hamza edh-Dhumali ka
thënë: “Ali Ibën Husejni mbante një
çantë me bukë në shpinë gjatë natës dhe
e jepte atë sadaka për të varfrit. Ai
thoshte: “Sadakaja e fshehtë e largon hid-
hërimin e Zotit subhanehu ve teala.”[4]
Amër Ibën Thabiti ka thënë: “Kur ka
vdekur Ali Ibën Husejni, njerëzit që bënë
larjen e trupit të tij panë pika të zeza në
shpinën e tij dhe pyetën: “Çfarë është
kjo?”
Përgjigja ishte: “Ai mbante çanta me
bukë në shpinë gjatë natës dhe i shpërn-
dante te të varfrit dhe nevojtarët në Med-
inë.”[5]
______________
[1] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/61.
[2] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/61.
[3] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/61.
[4] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 2/96 dhe hadithi: “Sadakaja e fshehtë e largon hidhërimin e Zotit subhanehu ve teala.” Shejh Albani e ka
saktësuar në “Es-silsileh es-sahihah”, 1908.
[5] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 2/96.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
22
Ibën Aishe tregoi se babai i tij ka thënë:
"Kam dëgjuar njerëzit e Medinës duke
thënë: “Kurrë nuk na ka munguar
sadakaja e fshehtë, derisa ka vdekur Ali
Ibën Husejni."[6]
Muhamed Ibën Malik Ibën Dhaigami ka
thënë: “Ebu Ejubi ka thënë se Ebu Ma-
liku i ka thënë atij: "O Ebu Ejub, ki ku-
jdes, sepse kam parë se ankthet e
muslimanëve në këtë botë nuk kanë të
ndalur. Dhe betohem në Allahun se nëse
bota tjetër nuk sjell gëzim te besimtari, ai
do të ballafaqohet me dy probleme:
brenga për këtë botë dhe vuajtje në
botën tjetër."
Unë (Ebu Ejubi) thashë: "Si është e
mundur që bota tjetër të mos sjellë gëzim
te besimtari kur ai punon shumë për hir
të Allahut në këtë botë?"
Ebu Maliku tha: "Si është e mundur që
veprat dhe puna e tij nuk dihen a janë të
pranuara dhe të jetë i shpëtuar (i sigurt)?
Mund të shohësh shumë njerëz të cilët
mendojnë se po bëjnë gjënë e duhur dhe
se janë në rrugë të drejtë, por në Ditën e
Gjykimit të gjitha veprat dhe punët e
tyre u përplasen atyre në fytyrë (u refuzo-
hen)."[7]
Imam Dhehebiu ka thënë se Ejubi
thoshte: "Besimtari duhet të ketë frikë
Allahun. Nëse ai bëhet asket (largohet
nga kënaqësitë e kësaj bote), ai nuk
duhet ta bëjë asketizmin e tij të rëndë për
njerëzit e tjerë, prandaj është më mirë për
një njeri që ta fshehë asketizmin e tij sesa
ta bëjë të njohur."[8]
Xhefar Ibën Berkani ka thënë: "Me erdhi
lajmi se Junus Ibën Ubejdi po jetonte jetë
me devotshmëri dhe butësi, prandaj i
shkrova atij dhe i thashë: “Vëllai im, më
kanë informuar se je duke jetuar një jetë
të drejtë, prandaj po të shkruaj që të më
tregosh se si po ia arrin të jetosh një jetë
me devotshmëri e butësi."
Ai m’u përgjigj: “E kam marrë letrën
tënde dhe kjo është ajo që kam për të
thënë: Jam munduar ta mësoj nefsin tim
të dojë për njerëzit atë që do për veten
dhe të urrejë për të tjerët atë që urren për
veten, por ai ishte larg asaj. Pastaj jam
përpjekur ta mësoj tim të ndalojë së
foluri për njerëzit e tjerë, përveç kur është
diçka e mirë, mirëpo ai po e përjeton më
të lehtë agjërimin në ditë të nxehta sesa
ndalimin nga të folurit për të tjerët. Kjo
është ajo që kam për të thënë vëllai im
dhe paqja e Allahut qoftë mbi ty.”[9]
Muhamed Ibën el-Muthana ka thënë se
Abdullah Ibën Sinani ka transmetuar:
"Isha me Ibën Mubarekun dhe Mu'tamir
Ibën Sulejman në Tarsus dhe papritmas
na thirrën për në luftë. Kur të dyja
ushtritë (ajo muslimane dhe romake)
morën pozicionet e tyre, një luftëtar
romak doli përpara dhe kërkoi dyluftim.
Një luftëtar musliman i doli romakut në
dyluftim, mirëpo humbi jetën. Edhe një
tjetër (musliman) e provoi, por edhe ai u
vra. Luftëtari romak arriti t'i vriste
gjashtë ushtarë muslimanë dhe po ecte
nëpër radhët e ushtarëve në mënyrë arro-
gante duke kërkuar dyluftim tjetër,
mirëpo askush nuk guxonte t'i afrohej.
Pastaj, Ibën Mubareku më shikoi mua
dhe më tha: "Nëse vritem (në këtë dy-
luftim), bëj kështu e kështu".
______________
[6] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 2/96.
[7] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/360.
[8] Edh-Dhehebiu, “Sijer a’lam en-Nubala”, 6/19.
[9] Ibën el Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/303.
23
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Pastaj ai u ballafaqua me luftëtarin romak
me kalin e tij dhe e vrau pas një orë për-
leshje dhe sërish kërkoi dyluftim. Arriti të
vriste gjashtë ushtarë romakë dhe kur
kërkonte dyluftim tjetër, askush nuk gux-
onte t'i afrohej, të gjithë frikësoheshin.
Ibën Mubareku u zhduk për pak kohë në
radhët e ushtrisë dhe pastaj u kthye në
pozicionin e tij afër meje dhe më tha: "O
Abdullah, mos ia përmend këtë që pe me
sy askujt, përderisa unë të jem gjallë."[10]
Ahmed Ibën Is’haku ka thënë se Xhubeir
Ibën Nufeiri ka treguar se ka dëgjuar Ebu
Derdanë në namazin e tij të fundit, kur
kishte përfunduar teshehudin, duke
kërkuar mbrojtje nga Allahu nga
hipokrizia.
Xhubeir i tha: "O Ebu Derda, ti je larg
nga hipokrizia."
Ai ia ktheu: "Betohem në Allahun se
njeriu mund t'ia kthejë shpinën fesë
brenda orës e të bëhet jobesimtar."[11]
Musa Ibën el-Mual-la ka thënë se Hud-
hejfe e kishte këshilluar: "Janë tri gjëra të
cilat nëse i ke, do të fitosh nga çdo e mirë
që vjen nga lart: veprat e tua duhet të
jenë vetëm për hir të Allahut subhanehu
ve teala, duhet të duash për njerëzit atë
që do për veten dhe ushqimi yt duhet të
jetë hallall.”[12]
Transmetohet se afër Muhamed Ibën
Vasit ishte njëri nga transmetuesit, i cili
tha: "Pse po i shoh zemrat e ngurtësuara,
sytë duke mos derdhur lot dhe trupat
duke mos u dridhur?"
Muhamed Ibën Uasi pastaj u përgjigj: "O
filan filani, po e shoh se këta njerëz janë
dobësuar prej teje, nëse ndonjë nga
fjalimet (e tua) rrjedh nga zemra, i prek
të tjerët mu në zemër.”[13]
Abdus-Samed Ibën Abdul Varith ka
thënë se Halid Ibën Safvani ka transmet-
uar se ai kishte takuar Mesleme Ibën
Abdul Melikun, i cili e kishte pyetur: "O
Halid, më trego për Hasan el-Basriun."
Halidi u përgjigj: "E njoh atë shumë
mirë, jam fqinji i tij dhe ndjek mësimet
tek ai. Ai praktikon atë që u mëson të
tjerëve dhe ajo çfarë sheh (tek ai) është
ajo që merr (si mësim). Ai e mban fjalën.
Nëse ai vendos për një punë, do ta për-
fundojë atë dhe kurrë nuk ka pasur
nevojë për njerëzit, ndërsa njerëzit kanë
pasur nevojë për të."
Mesleme Ibën Abdul Melik pastaj tha:
"Kjo mjafton... si mund të devijojnë
njerëzit kur në mesin e tyre është një
njeri si Hasan el-Basriu?!"[14]
Avn Ibën Umarah ka thënë se ka dëgjuar
Hisham ed-Distivain duke thënë: "Beto-
hem në Allahun, se nuk mund të them
sinqerisht se e kam lënë shtëpinë qoftë
edhe një herë të vetme për të shkuar për
të mësuar shkencën e hadithit vetëm e
vetëm për hir të Allahut."
Unë (Edh-Dhehebiu) thashë: “Betohem
në Allahun, as unë!”
Vazhdon Edh-Dhehebiu: "Selefus-salih
(të parët e mirë) fitonin dije për hir të Al-
lahut dhe arrinin pozitë të ndershme dhe
bëheshin dijetarë e imamë. Të tjerët
kërkonin dije, por jo për hir të Allahut
dhe fitonin dije, por pas pak e rishikonin
gjendjen e tyre dhe fajësonin veten. Ata u
udhëzuan që të ndërronin mendje dhe
ligjëronin pastaj sinqerisht për hir të Al-
______________
[10] Imam Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 8/408-409.
[11] Imam Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 6/383, zinxhiri i transmetimit është i saktë.
[12] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 4/269.
[13] Edh-Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 6/122.
[14] Imam Dhehebiu Sijer E’lamun-Nubela”: 2/576.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
24
lahut, siç ka thënë Muxhahidi dhe të
tjerë: “Ne fitonim dituri pa e bërë nijet
për hir të Allahut, por Allahu subhanehu
ve teala na siguroi qëllim të mirë pastaj.”
Të tjerët kanë thënë: “Ne nuk e kemi
kërkuar këtë dije për hir të Allahut, por
Allahu subhanehu ve teala dëshiroi që ajo
të ishte për hir të Tij.”
Kjo është e mirë gjithashtu dhe ata pastaj
e shpërndanë atë sinqerisht. Mirëpo
njerëz të tjerë kërkuan dije me qëllim të
keq. Ata patën qëllim kënaqësitë e kësaj
bote dhe që njerëzit e tjerë t’i lavdëronin.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: "Kush lufton për diçka tjetër, jo
për hir të Allahut, qoftë edhe për një litar,
do të marrë atë që ka pasur për qëllim.”[15]
Këto lloje njerëzish nuk e kanë ndriçuar
veten me dritën e dijes, ata nuk ndikuan
te të tjerët dhe dija e tyre nuk i dërgoi ata
në vepra të mira. Dijetarët e vërtetë janë
ata që kanë frikë Allahun subhanehu ve
teala. Të tjerët fituan dituri dhe u vunë
në pozita të larta, por ata i trajtuan
njerëzit me padrejtësi dhe zullum. Ata e
braktisën dijen e tyre, pasuan dëshirat e
tyre, vepruan mëkate dhe punë të këqija.
U shkatërrofshin! Ata nuk janë dijetarë!
Disa dijetarë tjerë kishin dituri, por nuk
e kishin frikë Allahun subhanehu ve
teala. Ata bënë mashtrime, dhanë
vendime të rrejshme, mbartën transme-
time jo të rregullta. Megjithatë disa
patën guximin për të gënjyer për Allahun
dhe fabrikuan e shpikën hadithe jo të
vërteta, por Allahu subhanehu ve teala i
zbuloi ata dhe i turpëroi. Dituria e tyre
nuk i shpëtoi ata dhe veprat e tyre i dër-
guan ata për në zjarrin e xhehennemit.
Të gjitha kategoritë e lartpërmendura sh-
përndanin diturinë e tyre dhe ishin mjaft
të saktë në të. Megjithatë, të tjerë i pa-
suan ata, mirëpo mungesa e dijes dhe e
veprave të këtyre ishte e qartë. Nga jashtë
ata dukeshin si dijetarë, por zotëronin
shumë pak dituri. Ata i devijuan njerëzit
duke i bërë të mendonin se ishin dijetarë,
por ata nuk e dinin se kishin të bënin me
Allahun subhanehu ve teala. Ata kurrë
nuk panë dijetarë të vërtetë të cilët mund
t'i pasonin, prandaj u bënë njerëz të rën-
domtë. Qëllimi i tyre më i madh ishte të
merrnin disa libra të vlefshëm dhe t'i ru-
anin. Kërkojmë nga Allahu siguri dhe
falje, siç ka thënë njëri: “Nuk jam dijetar
dhe kurrë nuk kam parë ndonjë dije-
tar.”[16] Muhamed Ibën Isa ka thënë se
Abdullah Ibën Mubareku e vizitonte Tar-
susin shpesh dhe gjithmonë qëndronte
në të njëjtën bujtinë. Në atë bujtinë ishte
një djalë i ri që kujdesej për të dhe po
mësonte shkencën e hadithit nga Abdul-
lah Ibën Mubareku. Në njërën nga vizitat
e tij në Tarsus, Ibën Mubareku pyeti për
djalin e ri, por nuk po e gjente. Ai ishte
për ngut sepse kishte dëgjuar thirrjen për
në xhihad. Kur Ibën Mubareku u kthye
nga xhihadi, ai pyeti për djalin e ri, por i
treguan se ai ishte burgosur për shkak të
një borxhi të papaguar. Ibën Mubareku
pyeti:
“Sa është borxhi?”
I thanë: “Dhjetë mijë dërhemë”.
Pastaj ai kërkoi dhënësin e borxhit, ia
dha atij shumën e duhur dhe i kërkoi që
mos të informonte askënd për këtë
përderisa ishte gjallë. Ai i tha atij (kred-
ituesit): “Në mëngjes liroje djalin e ri.”
______________
[15] Ky hadith transmetohet nga Imam Ahmed në “Musnedin” e tij, 5/315, ed-Darimi, 2/654, Nisaiu, 6/24 dhe Tirmidhi, në autoritetin e Ubade
Ibën Samit (Hadith Merfu’).
[16] Imam Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”: 7/152-153
25
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Ibën Mubareku shkoi në shtëpi natën.
Kur djali i ri u lirua, i treguan se Ibën
Mubareku kishte pyetur për të, por që në
mëngjes e kishte lënë bujtinën. Djali i ri
shkoi pas Ibën Mubarekut dhe e gjeti.
Ibën Mubareku e pyeti atë: "Ku ke qenë?
Nuk të kam parë në bujtinë."
Djali i ri i tha: “Isha i burgosur për një
borxh të papaguar."
Ibën Mubareku e pyeti: “Si u lirove?”
Djali i ri iu përgjigj: “Një njeri, të cilin
nuk e kam parë, ka ardhur dhe ka paguar
borxhin tim.”
Ibën Mubareku i tha: “Duhet ta falën-
derosh Allahun që borxhi yt është paguar
dhe je i lirë.” Kredituesi nuk i tregoi
askujt për këtë deri pas vdekjes së Ibën
Mubarekut.[17] Ebu Xhefar el-Hedha ka
thënë se ka dëgjuar Sufjan Ibën Ujejnen
duke thënë: “Nëse mendimet e fshehura
janë të njëjta me ato të hapura, kjo është
drejtësi. Nëse mendimet e fshehura janë
më të mira se të hapurat, kjo është
mirësi. Dhe nëse mendimet e hapura janë
më të mira se të fshehtat, kjo është
padrejtësi.”[18] Abdullah Ibën Mubareku
ka thënë se e kanë pyetur Hamud Ibën
Ahmedin: “Pse fjalimet e selefëve ishin
më të mira se tonat?” Ai tha: “Ata folën
për nder të Islamit, për sigurinë e shpir-
trave dhe për kënaqësinë e Allahut sub-
hanehu ve teala. Ndërsa ne flasim për të
nderuar shpirtrat tonë, për kënaqësinë e
kësaj bote dhe për të kënaqur njerëzit.”[19]
En-Nedhr Ibën Shumejli ka thënë:
“Çmimi i mëndafshit u rrit shumë në një
vend dhe automatikisht ndikonte në
çmimin e mëndafshit në Basra (qytet në
Irak). Junus Ibën Ubejdi ishte tregtar i
mëndafshit dhe e dinte për këtë. Ai doli
dhe bleu ca mëndafsh nga njëri për trid-
hjetë mijë dërhemë. Pastaj e pyeti njërin:
“A e ke ditur se çmimi i mëndafshit është
rritur në atë vend?”
Njeriu i tha: “Jo, sikur ta dija, nuk do të
ta shisja.” Junus Ibën Ubejd i tha: “M’i
jep paratë e mia dhe unë po ta jap
mëndafshin.”[20] U transmetua se Bishrin
e kanë pyetur: “Pse nuk po jep ligjërata
në hadith?” Ai tha: “Kam uri për të
dhënë ligjërata në hadith dhe sa herë që
kam uri për diçka, atëherë e braktis.”[21]
Fudajl Ibën Ijadi ka thënë: “Ndonjëri
bën vepra të liga dhe mendon se është
njeri i mirë, është injorant dhe mendon
se është dijetar, është koprrac dhe i duket
vetja bujar, është budalla dhe i duket
vetja inteligjent. Jeta jote është e shkurtër
dhe shpresat janë të pafundme.”
Unë (Edh-Dhehebiu) thashë: “Betohem
në Allahun se Fudajli e ka mirë. Ndonjëri
është po ashtu i padrejtë vetë dhe i duket
vetja i shtypur, ha gjëra jo të ligjshme dhe
i duket vetja i devotshëm dhe i nder-
shëm, është mëkatar dhe i duket vetja i
sinqertë dhe kërkon dije për hir të kë-
naqësive të kësaj bote, por mendon se po
e bën për hir të Allahut.”[22]
Pjesë nga libri: Mençuria e të Mençurve
Autorët:
AbdulAziz Ibën Nasir El-Xhelil
Baha Eddin Ibën Fetah Akil
Përshtati: Ummu Abdurrahman es-Selefijje
______________
[17] Ibën el Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 4/141-142.
[18] Ibën el Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 2/234.
[19] Ibën el Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 4/122.
[20] Edh-Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 6/293.
[21] Edh-Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 10/470.
[22] Edh-Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 8/440.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
26
Në kohën e sotme shohim se ata që flasin, caktojnë e përcaktojnë dëmin dhe dobinë e gjërave
të caktuara janë krejtësisht jashtë kornizës që kanë përcaktuar dijetarët. Madje edhe kjo
çoroditje e madhe në dhënien e fetvave është një argument i qartë se sa larg dhe sa shpejt
kanë ecur gjërat për së keqi në vendin tonë, ku nuk kemi ndonjë dijetar që të jetë referencë
për këto probleme dhe probleme të tjera.
NDËRMJET
DOBISË DHE DËMIT
A
llahut i takojnë falënderimet më të
mëdha që e përsosi këtë fe. Përshën-
detjet qofshin mbi të Dërguarin e Tij
të fundit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, i cili e kreu përgjegjësinë e shpalljes
në formën më të mirë, pastaj përshëndetjet
qofshin mbi gjeneratat që ecën pas rrugës së
tij dhe atyre që vazhdojnë të ecin në atë rrugë
deri në fundin e botës.
Allahu i Lartësuar e dërgoi këtë fe për t’u
sjellë njerëzve dobi dhe për t’i larguar ata nga
dëmet e shumta që përjetojnë në këtë botë
dhe s’ka dyshim që kujdesi i madh që ka Al-
lahu ndaj robërve të Tij manifestohet edhe
në dobitë e shumta që ka përcaktuar për ta,
duke u treguar edhe rrugët që çojnë tek ato
dobi. Por, në anën tjetër, ka caktuar edhe
metoda dhe rrugë të shumta në mënyrë që e
keqja dhe dëmi të largohen tërësisht apo
pjesërisht, siç thonë dijetarët: “Allahu i ka
27
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
dërguar Profetët për arritjen e të mirave dhe
plotësimin e tyre dhe për largimin e dëmeve
apo pakësimin e tyre.”[1]
Në realitet, ajo për të cilën dua të flas në këtë
shkrim është diçka më specifike, konkretisht
ballafaqimi i interesave të sheriatit me dëmet
eventuale si dhe përcaktimi i tyre në re-
alitetin dhe aktualitetin ku jetojmë. Pra,
marrja parasysh e dobisë për të cilën nuk
kemi argument të veçantë, por që nuk
kundërshton ndonjë argument të sheriatit.
Për faktin se kjo temë është e rëndësishme
dhe shumë e rrezikshme, sidomos kur vihet
në praktikë, desha të kontribuoj në zbard-
hjen e realitetit të saj. Dobitë e lira, të cilat
nuk janë përcaktuar me sheriat, por edhe
çështjet në të cilat dobia është më e madhe së
dëmi, janë të nevojshme të merren parasysh
dhe të veprohet me to sidomos në fushën e
davetit, por duke pasur kujdes që të mos
përzihet dëmi dhe dobia, aq sa dëmi të jetë
më i madh se dobia, ngase në këtë rast ndalo-
het të vepruarit me të.
Kjo problematikë kuptohet më mirë atëherë
kur mëson se shumë muslimanë dhe hoxhal-
larë përmes kësaj rregulle të saktë dhe të do-
bishme luajnë dhe rrëzojnë shumë
argumente të Kur’anit dhe të haditheve,
madje në këtë grackë kanë rënë edhe disa
pretendues të metodologjisë profetike.
Përcaktimi i dobisë dhe i dëmit sipas frymës
së sheriatit në çështjet të cilat na paraqiten në
jetë e pastaj veprimi konform këtij përcak-
timi është tejet i vështirë dhe ekziston
mundësi e madhe që të të rrëshqasë këmba,
prandaj edhe dijetarët kanë folur shumë rreth
saj, kanë treguar si punohet me të si dhe
rastet apo personat që nuk kanë të drejtë të
përcaktojnë këtë dëm apo atë dobi.
Dijetari i nderuar Muhamed Atijeh Salim,
Allahu e mëshiroftë, thotë: “Fshehtësia e
rrezikut qëndron te pretendimi i dobisë për
një gjë, ngase ky pretendim është i
përgjithshëm dhe kushdo që merr një rrugë,
justifikohet me dobinë e saj, ngase asnjë dije-
tar nuk jep ndonjë gjykim për ndonjë çështje
që nuk ka argument të qartë e të mos pre-
tendojë se me këtë gjykim ka realizuar
dobinë (e kërkuar). Por për cilat dobi flasin
ata?
Dobia personale është çështje proporcionale,
secili e pretendon atë në qëndrimin e tij dhe
këtu fshihet rreziku i madh. Kështu që dobia
në realitet është dobia që përcakton sheriati,
dobi e cila ecën sipas rregullave të sheriatit
atëherë kur ai përgjithëson. Nuk është pra
dobi personale apo proporcionale, por është
dobi për të cilën dëshmon sheriati, i cili ka
ardhur për plotësimin e të mirave për njerëzit
dhe ruan të gjitha format e jetës. Sheriati nuk
pranon ndonjë dobi që përmban dëm si ajo
apo më të madh se ajo, pavarësisht nëse iu
fsheh kjo gjë studiuesit apo jo, ngase Allahu
është i Urtë, i Gjithëditur. Gjithashtu, dobia
e përcaktuar nga sheriati ka parasysh çështjet
e dynjasë dhe të ahiretit së bashku, prandaj
nuk merret në konsideratë një dobi e kësaj
bote nëse ajo obligon dënim në botën tjetër
dhe këtu është fshehtësia e dallimit mes do-
bisë te avokatët (sipas ligjeve të përpiluara
nga njerëzit), të cilët thonë “atëherë kur gjen-
det dobia, ai është ligji i Allahut”, dhe mes
dijetarëve të sheriatit, metodologjia e të
cilëve vërteton se “aty ku gjendet ligji i Al-
lahut, aty gjendet dobia për njerëz.”[2]
Në kohën e sotme shohim se ata që flasin,
caktojnë e përcaktojnë dëmin dhe dobinë e
gjërave të caktuara janë krejtësisht jashtë ko-
rnizës që kanë përcaktuar dijetarët. Madje
edhe kjo çoroditje e madhe në dhënien e fet-
vave është një argument i qartë se sa larg dhe
sa shpejt kanë ecur gjërat për së keqi në
vendin tonë, ku nuk kemi ndonjë dijetar që
të jetë referencë për këto probleme dhe prob-
______________
[1] Shiko “Mexhmu’ul Fetava” (24/278) të Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë.
[2] Shiko parathënien e librit “El Mesalih el Murseleh” (fq. 4) të dijetarit Muhamed el Emin Esh-Shenkiti.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
28
leme të tjera.
Shembujt e kësaj rrëmuje në emër të fesë
janë të shumta, disa pranojnë të qëndrojnë
në vende ku ka muzikë, qoftë në dasma apo
në ndonjë manifestim, dhe nëse i kritikon
për këtë veprim të ndaluar, do të thonë: “Ti
nuk e di, dobia është më e madhe se dëmi.”
Tjetri qëndron në vende ku njerëzit tallen
me fenë e Allahut, sulmojnë të Dërguarin e
Allahut, përqeshin shenjat e fesë dhe ai rri i
heshtur dhe nuk reagon aspak. E nëse e pyet
pse nuk urdhërove për të mirë dhe nuk
ndalove nga e keqja në këtë rast kur për ty
ishte obligim, ai do të thotë: “Akoma nuk ka
ardhur koha t’ju flas, se sikur t’ju flas tani,
ata nuk do të qëndrojnë më me mua, pra
duhet të shikohet dëmi dhe dobia e jo vetëm
hallalli dhe harami!”
E disa të tjerë, thirrës të metodologjisë pro-
fetike, kanë filluar të bashkëpunojnë me
grupime të ndryshme bidatxhinjsh duke mos
shikuar aspak rregullat dhe normat që kanë
vënë dijetarët për këtë çështje, saqë këtyre
bidatxhinjve që prishin zemrat dhe mendjet e
muslimanëve u mundësohet t’i drejtohen
masës së gjerë dhe t’i thërrasin ata në rrugën
e tyre të gabuar nëpërmjet organizimeve që
bëjnë ata që i përkasin metodologjisë së sele-
fëve të mirë. E nëse i këshillon (sepse ata nuk
e pranojnë kritikën), do të të thonë “dobia
është më e madhe se dëmi dhe ne kemi një
qëllim më të largët e jo këtë që shikon ti!”[3]
Siç e pamë, të gjitha këto vepra të ndaluara
janë rrjedhojë e kësaj rregulle të saktë që
kanë vënë dijetarët, por që caktohet nga
njerëzit jo kompetentë dhe përdoret në
vende të gabuara apo ndoshta edhe në cak-
timin e saj hyn epshi dhe dëshira për pozitë,
e cila pastaj mbulohet me petkun e
shqetësimit gjoja për Islamin.
Tashmë e kuptojmë lehtë pse disa dijetarë e
kanë ndaluar rreptësisht të pohohet se ekzis-
ton metafora në Kur’an, ngase kur filluan
grupimet e shumta nga mu’tezilitët, esharitët,
maturiditët të mohojnë cilësitë e Allahut
duke marrë për bazë metaforën, atëherë dije-
tarët islamë e mbyllën këtë derë dhe shumë
prej tyre e mohuan pastaj metaforën në
Kur’an edhe nëse ajetet nuk kishin të bënin
me cilësitë e Allahut, madje Ibën Kajjimi, Al-
lahu e mëshiroftë, metaforën e quajti tagut.[4]
I njëjtë është rasti edhe me analogjinë, ku
disa dijetarë duke parë se si qëllimkëqijtë i re-
fuzonin hadithet e qarta apo nuk punonin
me to duke u mjaftuar me analogjinë, e re-
fuzuan analogjinë në tërësi, edhe pse ajo për-
dorej nga dijetarët e mëdhenj të këtij ummeti
në raste të drejta dhe për qëllime të drejta,
madje ata që mohuan analogjinë në tërësi
konstatuan se i pari që bëri analogji dhe e
humbi veten me këtë analogji ishte Iblisi, i
cili krahasoi krijimin e tij nga zjarri me kri-
jimin e Ademit aljehi selam nga dheu dhe
kështu iu duk vetja më i mirë se Ademi alejhi
selam dhe nuk iu nënshtrua urdhrit të Al-
lahut për t’i bërë sexhde atij.
______________
[3] Këto janë vetëm disa shembuj sa për ilustrim, ngase rastet e tilla janë aq të shumta, saqë nëse ndokush do t’i mblidhte të gjitha, do të mbushte
një libër. Kjo metodë e gabuar është përdorur më shumë nga grupimi Ihvanul Muslimin. Ata përmes kësaj rregulle kanë shkelur shumë ligje të Allahut,
madje edhe kanë krijuar hutim të madh te muslimanët duke u bërë shembull i keq për ta. Nga mizoritë e fundit që erdhën si rezultat i kësaj rregulle
është edhe fetvaja e drejtuesit të ihvanëve, i cili bën thirrje dhe i nxit vendet islame dhe arabe që të ndërtojnë kisha për të krishterët që jetojnë në
vendet e tyre, në mënyrë që edhe të krishterët të na lejojnë të ndërtojmë xhami në vendet e tyre, duke e arsyetuar këtë fetva me fjalët “dobia është më
e madhe se dëmi”! Kështu pra, me këtë fetva ai nuk e ka dertin aspak që është duke kundërshtuar qartë argumentet e sheriatit, konsensusin e sahabëve,
konsensusin e katër medhhebeve si dhe konsensusin e gjithë dijetarëve islam ( shiko librin “Fetava es-Subki” 2/369, 2/391).Me këtë fetva të pakon-
trolluar merret vendimi që për herë të parë të ndërtohet një katedrale e madhe në kryeqytetin e Katarit. Kjo fetva sikur u drejtohet të krishterëve me
këto fjalë: -Qëndroni ne fenë tuaj, ngase nuk jeni të humbur. Ne muslimanët jo vetëm që e pranojmë fenë tuaj, por ne edhe ju ndërtojmë kisha dhe
katedrale ashtu siç ndërtojmë xhami! Vërtet nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat që janë në gjokse, Allahu na ruajttë nga ky devijim i qartë!
[4] Nga dijetarët që e mohoi metaforën në Kur’an dhe hadith dhe që shkroi shumë në lidhje me këtë çështje ishte dijetari i madh Ibën Tejmije, Allahu
e mëshiroftë, i cili madje e mohoi metaforën edhe në gjuhën arabe! Kurse Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Es-Sawaikul Murseleh”
(2/633) në kapitullin e 24-ërt thotë: “Kapitulli i 24-ërt, përmendja e katër tagutëve me të cilat personat e komentimit të shtrembër kanë shkatërruar
esencën e fesë, kanë shkelur shenjtërinë e Kur’anit dhe kanë shlyer shenjat e imanit”, pastaj përmendi tagutin e dytë sipas radhitjes së tij dhe thotë:
“Fjala e tyre (d.m.th. e atyre që kanë komentuar Kur’anin dhe hadithet shtrembër) se ajetet dhe hadithet e cilësive dhe atributeve të Allahut janë
metaforë dhe jo realitet.” Fjala tagut domethënë çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe nganjëherë kihet për qëllim shejtani, ngase ai është taguti
më i madh.
29
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Për mendimin tim, ata të cilët janë zgjeruar
shumë më këtë metodë në fushën e davetit
kanë arritur këtu ku kanë arritur për dy
shkaqe kryesore:
E para: Arritja e dobive personale, duke u
shtirur se gjoja ia duan të mirën Islamit apo
edhe shejtani i ka mashtruar duke ua veshur
dobinë e Islamit me dobinë e tyre personale.
E dyta: Moskuptimi i drejtë i qëllimit të do-
bisë në sheriat duke mos shikuar se a është
dobia më e madhe apo dëmi, rëndësi ka të
realizojnë qoftë një dobi, edhe pse duke
rrezikuar dobi më të madhe apo duke u futur
në dëme të mëdha.
Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ar-
ritja e qëllimit të dobisë në disa çështje nuk
kuptohet detyrimisht se ajo çështje është e
lejuar ngase qëllimi është i lejuar, ngase në
këtë vepër ka mundësi të jetë dëmi më i
madh se dobia, përndryshe me të gjitha
gjërat e ndaluara si shirku, alkooli, bixhozi,
amoraliteti, padrejtësia, ka mundësi që
vepruesi i tyre të arrijë në ndonjë dobi (por
kjo nuk do të thotë që ato janë të lejuara).”[5]
Edhe sot kur pretenduesit e rrugës së selefëve
i kanë servirur masës së gjerë bidatxhinjtë e
kulluar, kanë pasur për qëllim arritjen e do-
bisë në të ardhmen, d.m.th. që t’ju jepet
edhe atyre mundësia të depërtojnë në institu-
cionet fetare dhe kështu të depërtojnë më
shumë në masë, por kanë harruar se dëmi në
ngritjen e bidatxhinjve është më i madh se
dobia që pretendohet të arrihet, edhe pse
gjasat janë më të mëdha që kjo dobi e
kërkuar të jetë imagjinatë dhe asgjë më tepër!
Allahu na udhëzoftë!
Për të qenë e lejuar të punohet me dobitë e
lira dhe pastaj të bëhet caktimi i tyre në
rastet e veçanta, dijetarët kanë vënë disa
kushte:
1. Dobia të jetë e vërtetë dhe jo diçka e
imagjinuar, si ata që mundohen të bëjnë
barazi mes meshkujve dhe femrave duke
imagjinuar se kështu është dobia më e
madhe, kurse realiteti qëndron se ky është
dëm i madh. E si mos të jetë dëmi i madh
kur kundërshtohen argumentet e qarta të
fesë?!
2. Të mos bjerë në kundërshtim me
Kur’anin, hadithin dhe konsensusin e dije-
tarëve.
3. Të mos jetë në dispozitat që nuk ndrysho-
jnë e që janë të përcaktuara me sheriat, siç
janë obligimet, ndalimet, ndëshkimet e gjëra
të tjera që janë të përcaktuara me argument,
por të jetë nga çështjet që nxirren me ixhti-
had.
4. Të mos ketë ndonjë dobi më të madhe apo
të barabartë me të.
5. Në realizimin e dobisë të mos lindë
ndonjë dëm aq sa dobia apo më i madh se
ajo.[6]
Nëse i kemi parasysh këto kushte që kanë
vënë dijetarët, atëherë gjërat do të ecin ashtu
siç kërkohet nga Islami, sepse nga këto
kushte u kuptua që për të përcaktuar një
dobi për ndonjë çështje duhet të jesh i ditur
dhe të japësh gjithë mundin që ke në lexim
dhe studim apo edhe të konsultohesh me di-
jetarët, ngase konsultimi me ta vetëm se të
shton siguri dhe largpamësi. Përndryshe,
gabimet gjatë davetit do të jenë të mëdha
dhe me pasoja të paparashikuara.
Lus Allahun e Madhëruar të na bëj ë syçelë
në rrugën tonë dhe mos të bëhemi sprovë
dhe shembull i keq për ata që vijnë pas nesh!
Amin! Amin! Amin!
Xheladin Leka
Zurich, Zvicër
______________
[5]“Mexhmu’ul Fetava” (1/264).
[6]Shiko “Ma la jesa’ul fekihe Xhehluhu” (fq. 148) dhe “Mealim Usulil Fikh” (fq 238-239).
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
30
F
alënderimet i takojnë vetëm Al-
lahut, Krijuesit të gjithësisë.
Salavatet dhe selamet tona qofshin
mbi krijesën më të përsosur, Muhamedin
alejhi salatu ve selam, mbi familjen e tij
të pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe
mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e paso-
jnë rrugën e tyre me mirësi deri në Ditën
e Ringjalljes.
Përmendja e Allahut[1] është një ndër
veprat më me vlerë dhe më të rëndësish-
met në jetën e besimtarit, është arma më
e fortë kundër armikut më të përbetuar
të tij, thesari i të mirave në këtë dhe në
botën tjetër, kur do të dalim para Allahut
Fuqiplotë. Përmendja e Allahut e mban
zemrën të freskët, e qetëson atë, i jep
forcë trupit dhe e pastron atë nga veset e
këqija. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që
besuan dhe me të përmendur Allahun zem-
Përmendja e Allahut e bën zemrën të jetë e gjallë dhe gjithmonë e freskët, ndërsa mospër-
mendja e Tij e bën zemrën të vdesë dhe të humbë kontrollin mbi gjymtyrët e tjera të trupit.
Dallimi mes atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend Atë është si dallimi mes
të gjallit dhe të vdekurit, ashtu siç na ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, i cili thotë: ”Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk e përmend Atë
është si shembulli i të gjallit me të vdekurit.”
VLERA E PËRMENDJES SË
ALLAHUT DHIKRIT
DHE DOBITË E TIJ
______________
[1] Me fjalët “përmendja e Allahut” kemi për qëllim dhikrin në përgjithësi, duke përfshirë edhe ibadetet ditore, siç janë namazi, abdesti etj.
31
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
rat e tyre qetësohen. Vërtet, zemrat qetëso-
hen me përmendjen e Allahut.”[2]
Përmendja e Allahut është nga veprat më
të mira dhe më të çmuara tek Allahu i
Lartësuar, është më me vlerë se lëmosha
dhe lufta në rrugën e Tij. I Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “A dëshironi t’ju tregoj për punën
më të mirë dhe më të çmuar te Sunduesi
juaj, që ju ngre në gradat më të larta, që
është më e mirë për ju se dhënia e sadakasë
nga ari dhe argjendi, më e mirë për ju se
lufta në rrugën e Allahut?” Ata thanë:
“Po.” Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha:
“Përmendja e Allahut të Lartësuar.”
Ndërsa Muadh ibën Xhebeli radijallahu
anhu ka thënë: “Nuk ka asgjë tjetër që të
mbron më shumë nga dënimi në varr se
përmendja e Allahut.”[3]
Përmendja e Allahut e bën zemrën të jetë
e gjallë dhe gjithmonë e freskët, ndërsa
mospërmendja e Tij e bën zemrën të
vdesë dhe të humbë kontrollin mbi
gjymtyrët e tjera të trupit. Dallimi mes
atij që e përmend Allahun dhe atij që
nuk e përmend Atë është si dallimi mes
të gjallit dhe të vdekurit, ashtu siç na ka
treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, i cili thotë: ”Shembulli i
atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk
e përmend Atë është si shembulli i të gjallit
me të vdekurit.”[4]
Përmendja e Allahut e bën zemrën të jetë
e gjallë dhe e shëndoshë ashtu si duhet të
jetë. Pa dyshim që kjo gjallëri dhe ky
shëndet i saj do të reflektohet te gjym-
tyrët e tjera të trupit, sepse zemra është
ajo që i udhëheq ato. Por edhe nëse
shikojmë anën e kundërt, kuptojmë se
mospërmendja e Allahut e bën zemrën të
jetë e sëmurë dhe neglizhente, kështu që
edhe kjo pa dyshim do të reflektohet në
gjymtyrët e tjera të trupit duke ndikuar
në të kundërtën e asaj që porositi Allahu
i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem. I Dërguari i Al-
lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “...Vërtet në trupin e njeriut është
një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, i
tërë trupi do të jetë i shëndoshë. E nëse ajo
është e sëmurë, e prishur, i tërë trupi do të
jetë i sëmurë, i prishur. E ajo pjesë mishi
është zemra.”[5]
Të përmendurit e Allahut vazhdimisht
është shkaku kryesor që njeriu të jetë mes
të shpëtuarve në ditën kur nuk bën dobi
as malli e as evlati, por vetëm zemra e
pastër e mbushur me iman dhe për-
mendje të Allahut. Allahu i Lartësuar
thotë: “Dhe kur të përfundojë namazi (i
xhumasë), atëherë shpërndahuni nëpër
tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe
përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që
të jeni të shpëtuar.”[6]
Dobitë që vijnë nga përmendja e Allahut
(dhikri), janë të shumta. Ibën Kajimi, Al-
lahu e mëshiroftë, në librin e tij “el-
Vabilus-Saj-jib minel-Kelimit-Taj-jib” ka
thënë: “Në përmendjen e Allahut ka më
shumë se njëqind dobi.” Ndër ato që për-
mendi janë edhe këto:
1. Përmendja e Allahut largon shejtanin.
2. Përmendja e Allahut është nga punët
me të cilat Allahu është i kënaqur.
3. Përmendja e Allahut largon nga zemra
shqetësimin, ankthin, depresionin dhe
mjerimin.
4. Përmendja e Allahut e bën zemrën të
______________
[2] Err-Rra’d :28.
[3] “Sahih Sunen et-Tirmidhij”, 3377.
[4] Transmeton Buhariu 6407.
[5] Transmeton Buhariu 52, Muslimi 1599.
[6] El-Xhumua’h: 10.
jetë e gëzuar, e fortë dhe e ndriçon (me
dritën e imanit).
5. Përmendja e Allahut shton riskun.
6. Përmendja e Allahut është shkak që
Allahu të të përmendë ty, ashtu siç ka
thënë Allahu i Lartësuar: “...Prandaj, më
kujtoni Mua, që Unë t’ju kujtoj ju...”[7]
Sikur përmendja e Allahut të mos kishte
asnjë dobi tjetër përveç kësaj, do të
mjaftonte kjo si vlerë dhe mirësi. I Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem nga ajo që ka transmetuar prej Zotit
të tij të Madhëruar ka thënë: “...Kush më
përkujton Mua në vetvete, do ta përkujtoj
atë në Vetvete. Kush më përkujton Mua në
turmë (grup njerëzish), do ta përkujtoj atë
në një turmë që janë më të mirë se ata (te
melaiket)...”[8]
7. Përmendja e Allahut e gjallëron zem-
rën. E kam dëgjuar shejhul-Islamin, ibën
Tejmijen, Allahu i Lartësuar e pastrofte
shpirtin e tij, duke thënë: “Përmendja e
Allahut është për zemrën siç është uji për
peshkun. E, si do të jetë gjendja e
peshkut kur largohet nga uji?”
8. Përmendja e Allahut është forca e zem-
rës dhe e shpirtit. Nëse dikush e humb
atë (përmendjen e Allahut), atëherë
mbetet si një trup nga i cili është larguar
forca. Kam qenë prezent te shejhul-Islam
ibën Tejmije një herë dhe ai e fali na-
mazin e sabahut, më pas u ul duke për-
mendur Allahun e Lartësuar (duke bërë
dhikër) derisa u afrua gjysma e ditës. Më
pas ktheu kokën nga unë dhe më tha:
”Ky është mëngjesi im. E, nëse nuk ha
mëngjes, më humb forca.” Ose tha fjalë
të afërta me këto.”
9. Përmendja e Allahut i shlyen mëkatet
sepse është nga punët më të mira. Nuk
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
32
______________
[7] El-Bekare: 152.
[8] Transmeton Buhariu 7405.
33
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
ka dyshim që punët e mira i fshijnë
punët e liga.
10. Kur një besimtar bëhet i njohur tek
Allahu i Lartësuar me përmendjen e
vazhdueshme të Tij për sa kohë që është
në rehati, Allahu do ta kujtojë atë kur të
jetë në vështirësi. Ka ardhur në një trans-
metim se kuptimi i kësaj është: nëse bes-
imtarin që është në rrugë të drejtë dhe që
gjithmonë e përmend Allahun e godet
ndonjë vështirësi ose i lutet Allahut për
ndonjë nevojë që ka, melaiket thonë: “O
Zot, zë i njohur nga një rob i njohur!” Por
nëse e lut një njeri që është larg rrugës së Al-
lahut të Lartësuar dhe kërkon nga Ai
ndonjë gjë, melaiket thonë: “O Zot, zë i
panjohur nga një rob i panjohur.”[9]
11. Përmendja e vazhdueshme e Allahut
është shkak që njeriu ta ndalë gjuhën e tij
nga gibeti, shpifjet dhe e padrejta. Njeriu
nga natyrshmëria e tij flet dhe nëse nuk e
angazhon gjuhën e tij vazhdimisht me
përmendjen e Allahut të Lartësuar dhe
me rikujtimin e urdhrave të Tij, atëherë
pa dyshim që do ta angazhojë me harame
ose me një pjesë të tyre. Mënyra e vetme
që njeriu të shpëtojë prej harameve që
përmendëm më lart është vetëm me për-
mendjen e vazhdueshme të Allahut.
12. S’ka dyshim se vendet, tubimet ku
përmendet Allahu janë vende ku janë
prezentë melaiket. Ndërsa vendet dhe
tubimet e kota e pa vlera janë vende ku
janë prezentë shejtanët. Çdokush le të zg-
jedhë atë që i pëlqen më shumë sepse ai
do të jetë me atë grup në këtë botë dhe
botën tjetër (nëse ka qenë nga të shpëtu-
arit do të jetë me të shpëtuarit, nëse ka
qenë me të humburit do të jetë me të
humburit. Allahu na ruajttë prej tyre!).
13. Në zemrën e njeriut ka ashpërsi, e
cila largohet vetëm me përmendjen e All-
ahut. Gjithsecili duhet ta shërojë këtë
ashpërsi me përmendjen e vazhdueshme
të Allahut. Ham-mad ibën Zejdi tregon
nga Ma’la ibën Zijadi se një njeri i kishte
thënë Hasenit: “O babai i Seidit, po
ankohem te ti për ashpërsinë e zemrës
sime.” Ai i tha: “Largoje ashpërsinë me
përmendjen e Allahut. Sa më shumë të
jetë zemra e pakujdesshme (ndaj për-
mendjes së Allahut), aç më shumë i shto-
het ashpërsia, por nëse e kujton Allahun,
kjo ashpërsi largohet, shkrihet ashtu si
shkrihet plumbi mbi zjarr. Nuk mund të
largohet me asgjë tjetër ashpërsia e zem-
rës më mirë sesa me përmendjen e All-
ahut të Lartmadhërishëm dhe Fuqiplotë.”
14. Përmendja e Allahut është shërimi i
zemrës dhe ilaçi i saj, ndërsa pakujdesia
është sëmundja e saj. Zemrat janë të së-
mura, por shërimi dhe ilaçi i tyre gjendet
në përmendjen e vazhdueshme të All-
ahut. Mekhuli ka thënë: “Përmendja e
Allahut është shërim, ndërsa përmendja e
njerëzve është sëmundje...”
15. Përmendja e Allahut është shkak që
Allahu i Lartësuar të të bekoj, të të
mëshirojë dhe melaiket e Tij të luten për
atë që e përmend Allahun. E kush beko-
______________
[9] Këtë më së miri mund ta kuptojmë me ngjarjen e Junusit alejhi selam dhe atë të Faraonit në kohën e Musait alejhi selam. Junusi alejhi selam,
edhe pse e përpiu peshku, ai nga barku i peshkut në thellësi të detit iu drejtua Allahut me lutje dhe Ai e pranoi lutjen e tij, pasi Junusi alejhi selam
ishte prej atyre që vazhdimisht ishin në përmendjen e Allahut Fuqiplotë. Zëri i tij ishte i njohur tek Allahu i Plotfuqishëm. Allahu i Lartësuar thotë:
“(Përkujto) Dhen-nunin (Junusin alejhi selam) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira (në
barkun e peshkut në thellësi të detit) ai tha se: “Nuk ka të adhuruar me merit pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!” Ne
iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (El-Enbija: 87-88) Ndërsa në rast të kundërt kemi Faraonin në kohën
e Musait alejhi selam, të cilin Allahu Fuqiplotë e përmbyti në det. E, kur ai pa se si përfundoi puna e tij, iu drejtua Allahut me besim dhe bindje tek
Ai. Mirëpo Firaoni nuk ishte nga ata që e kishin zërin të njohur tek Allahu dhe kështu Allahu refuzoi t’i përgjigjet thirrjes së tij. Allahu i Lartësuar
thotë: “Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja (në det),
e ai tha: “Besova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!” Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove
dhe ishe njëri prej shkatërruesve!” (Junus: 90-91) Allahu i Lartësuar nuk e pranoi pendimin e tij, edhe pse Faraoni në ato moment e besoi Allahun
dhe u kthye tek Ai.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
34
het dhe mëshirohet nga Allahu, edhe
melaiket e tij luten për të. Ai ka shpëtuar
dhe ka fituar gjithçka. Allahu i Lartësuar
thotë: “O ju që keni besuar, përmendeni
shumë Allahun dhe lavdërojeni Atë në
mëngjes dhe mbrëmje! (Ai, Allahu) Është
Ai që ju bekon, mëshiron, ndërkohë që en-
gjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju
nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është
mëshirues ndaj besimtarëve.”[10]
Ky bekim dhe kjo mëshirë nga Allahu
dhe lutjet e melaikeve të Tij janë shkak
që t’i nxjerrin njerëzit (që e përmendin
vazhdimisht Allahun) nga errësirat në
dritë.
Këto ishin vetëm disa nga dobitë e për-
mendjes së Allahut të radhitura nga dije-
tari i njohur Ibën Kajim el-Xhevzij-je,
Allahu e mëshiroftë dhe na bashkoftë me
të në xhennetin Firdeus!
Motër dhe vëlla i dashur musliman, nëse
ke qenë nga ata që e ka lënë anash për-
mendjen e Allahut, shpejto në për-
mirësimin e saj sepse koha nuk premton.
Shpejto dhe ec rrugës së Allahut dhe
rrugës së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem. Kujto mirësitë që Allahu të
dhuron në vazhdimësi. Kujto udhëzimin
me të cilin Allahu e dërgoi Muhamedin
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që të na nx-
jerrë nga errësirat e mosbesimit në dritën
e besimit të sinqertë. Ki kujdes që rendja
pas familjes dhe pasurisë të bëhet shkak
që ta lësh anash përmendjen e Allahut, se
një gjë e tillë të shpie në humbje të sig-
urt. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që be-
suat, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj
t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut,
e kush e bën këtë, të tillët janë të hum-
bur.”[11]
Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me
emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij
të larta që të na bëjë prej atyre që e për-
mendin Allahun në pasuri dhe skamje,
në shëndet dhe sëmundje, në rini dhe
pleqëri, në dritë dhe errësirë, në lehtësim
dhe vështirësi dhe në çdo moment tonin
në këtë jetë.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të
botëve!
Përmblodhi dhe Përshtati: Sabahudin Selimi
______________
[10] El-Ahzab: 41-43.
[11] El-Munafikun: 9.
35
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
Pra, e nderuara motër durimtare, mos u mërzit sepse të gjitha këto janë shenja të lumturisë
tënde dhe jo të mjerimit tënd, ashtu siç e kuptojnë injorantët, ata të cilët moralin e tyre e
shikojnë në gjërat e shfrenuara.
mosumërzit...tijeelumtur
F
alënderimi i takon Allahut. Paqja dhe
përshëndetja qoftë mbi të Dërguarin e
fundit, mbi atë që Allahu e dërgoi
mëshirë për mbarë njerëzimin, Muhamedin
birin e Abdullahut, dhe mbi pasuesit e tij në
përgjithësi.
Nëse i hedhim një vështrim gjendjes së sotme
të muslimanëve, shohim se shumë prej tyre
janë kapur pas kësaj bote duke e harruar
ahiretin, edhe pse e dinë se kjo botë është
vetëm lojë, kurse bota tjetër, ahireti, është
qëllimi i çdo muslimani, ngase është vend i
përjetshëm, lumturi e vërtetë dhe e pafund.
Kjo është jeta që njerëzit e kalojnë në kë-
naqësi, në gjëra të padobishme, duke u zhy-
tur në dyshime derisa të bien në harame. “E
pa dyshim se ai që ka rënë në dyshime, ka rënë
në harame.”[1] Allahu i Madhëruar gjendjen
e kësaj bote e ka përshkruar në librin e Tij
me fjalët: ”E ti (Muhamed) paraqitja atyre
shembullin e kësaj bote, që është si një ujë (shi)
që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e
tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes
vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes), që e
shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo
send.” El Kehf: 45
Motër,
______________
[1] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën

More Related Content

Similar to 18. A është kush që djeg Biblën

Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenSq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenLibra Islame
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëLibra Islame
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 
Prifterinjte pyesin dhe Hoxhallaret pergjigjen
Prifterinjte pyesin dhe Hoxhallaret pergjigjenPrifterinjte pyesin dhe Hoxhallaret pergjigjen
Prifterinjte pyesin dhe Hoxhallaret pergjigjenamarstafa
 
Imani Besimi Ne Allahun
Imani   Besimi Ne AllahunImani   Besimi Ne Allahun
Imani Besimi Ne Allahunguest41e4e
 
Krijimi i universit
Krijimi i universitKrijimi i universit
Krijimi i universitqazed111
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotmeDr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotmeLibra Islame
 
Profeti musa (mojsiu) (as). albanian (shqip)
Profeti musa (mojsiu) (as). albanian (shqip)Profeti musa (mojsiu) (as). albanian (shqip)
Profeti musa (mojsiu) (as). albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Mrekulli ne trupat_tane
Mrekulli ne trupat_taneMrekulli ne trupat_tane
Mrekulli ne trupat_taneDurim Bajrami
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtLexo dhe Mëso
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
Muhamed el behij - imani - besimi ne allahun
Muhamed el behij  - imani - besimi ne allahunMuhamed el behij  - imani - besimi ne allahun
Muhamed el behij - imani - besimi ne allahunLibra Islame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiLexo dhe Mëso
 
01. Islami dhe vetëvrasjet e sotme
01. Islami dhe vetëvrasjet e sotme01. Islami dhe vetëvrasjet e sotme
01. Islami dhe vetëvrasjet e sotmeRregullatIslame
 

Similar to 18. A është kush që djeg Biblën (20)

Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenSq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
Prifterinjte pyesin dhe Hoxhallaret pergjigjen
Prifterinjte pyesin dhe Hoxhallaret pergjigjenPrifterinjte pyesin dhe Hoxhallaret pergjigjen
Prifterinjte pyesin dhe Hoxhallaret pergjigjen
 
Integrimine islam
Integrimine islamIntegrimine islam
Integrimine islam
 
Imani Besimi Ne Allahun
Imani   Besimi Ne AllahunImani   Besimi Ne Allahun
Imani Besimi Ne Allahun
 
Krijimi i universit
Krijimi i universitKrijimi i universit
Krijimi i universit
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotmeDr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
 
Profeti musa (mojsiu) (as). albanian (shqip)
Profeti musa (mojsiu) (as). albanian (shqip)Profeti musa (mojsiu) (as). albanian (shqip)
Profeti musa (mojsiu) (as). albanian (shqip)
 
Mrekulli ne trupat_tane
Mrekulli ne trupat_taneMrekulli ne trupat_tane
Mrekulli ne trupat_tane
 
iSLAM
iSLAMiSLAM
iSLAM
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
Muhamed el behij - imani - besimi ne allahun
Muhamed el behij  - imani - besimi ne allahunMuhamed el behij  - imani - besimi ne allahun
Muhamed el behij - imani - besimi ne allahun
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
01. Islami dhe vetëvrasjet e sotme
01. Islami dhe vetëvrasjet e sotme01. Islami dhe vetëvrasjet e sotme
01. Islami dhe vetëvrasjet e sotme
 

More from Lexo dhe Mëso

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminLexo dhe Mëso
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveLexo dhe Mëso
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfLexo dhe Mëso
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTLexo dhe Mëso
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Lexo dhe Mëso
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësLexo dhe Mëso
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitLexo dhe Mëso
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesLexo dhe Mëso
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitLexo dhe Mëso
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitLexo dhe Mëso
 

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të Kuranit
 

18. A është kush që djeg Biblën

  • 1.
  • 2. EDITORIALI Xheladin Leka A është kush që djeg Biblën?! ............................................... 2 Fehmi Dalipi Çfarë pas Ramazanit? ........................................................... 4 Dr.Muhamed ibën Abdulvehab ElAkil Cilësitë lëndore dhe ato etike e morale të melaikeve III ....... 7 Dijetari Muhamed Nasirudin Albani Problemet e thirrjes selefite ............................................... 13 Fidan Xhelili Parathënia e Ibën Maxhes ................................................... 17 AbdulAziz Ibën Nasir El‐Xhelil dhe Baha Eddin Ibën Fetah Akil Të parët tanë, sinqeriteti dhe e vërteta .............................. 21 Xheladin Leka Ndërmjet dobisë dhe dëmit ............................................... 26 Sabahudin Selimi Vlera e përmendjes së Allahut (dhikrit) dhe dobitë e tij ..... 30 Unejs Murati Motër, mos u mërzit... ti je e lumtur ................................... 35 Laura Ferati Disa gabime në edukimin e fëmijëve (V) ............................ 39 Dr AbduRrezak ibën AbdulMuhsin el Bedër Shkaqet e lumturisë ............................................................ 43 Dijetari Mukbil ibën Hadij el Vadi`ij Vizita e varrezave nga femrat .............................................. 46 PËRMBAJTJA Kryeredaktor: UnejsMurati Zv. Kryeredaktor: FidanXhelili Anëtarët e revistës: AdemAvdiu SabahudinSelimi XheladinLeka Bashkëpunëtorët: BaliSadiku FehmiDalipi LirimSadiku MuhamedAbdullahi NamikVehapi ShuajbRexha Redaktor gjuhësor: ArianKoçi Ballina & Dizajni: AvniG.Gashi Boton: Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës Redaksia Stafi i revistës uron vëllanë e nderuar Fidan Xhelili ............ 47
  • 3. A është kush që djeg 2 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Të djegësh Kur’anin do të thotë të djegësh zemrën e muslimanit, është njësoj si të djegësh sh- pirtin e tij dhe ta djegësh atë të tërin. A ka më terrorizëm se ky në botë?! Këta vetë bëjnë ter- rorizëm, nxisin për terrorizëm dhe në fund i quajnë të tjerët terroristë! Editorial V itet e fundit bota po dëshmon një ndryshim fatal, i cili ngjall frikë për një të ardhme të keqe si pasojë e veprave mizore të njerëzve. Kjo frymë frike vjen duke u shtuar, sidomos me luftërat e shumta që po zhvillohen dita-ditës. Por nuk ekziston vetëm kjo frikë për ata të cilët e duan paqen dhe mundohen ta mbjellin atë në çdo skaj të botës, ngase problemet e këtij shekulli nuk kufizohen vetëm me luftërat ushtarake, por përfshijnë edhe luftën ide- ologjike, e cila ka marrë hovë të madh. Ne si shqiptarë muslimanë nuk duhet dhe nuk kemi të drejtë të qëndrojmë duarkryq dhe të mos kontribuojmë për ndalimin e së keqes dhe pakësimin e saj si dhe në përhapjen e së mirës dhe shtimin e saj, prandaj edhe kemi shkruar në këtë revistë dhe gjetiu për prob- lemet serioze që destabilizojnë gjendjen, duke filluar nga terrorizmi bashkëkohor e deri te droga, alkooli, prostitucioni dhe duhani, ngase të gjitha këto mbjellin frikën, largojnë sigurinë dhe paqen dhe i kontribuojnë desta- bilizimit të vendit. Por të habit fakti që edhe pse ne i luftojmë këto dukuri negative duke u bazuar në rregullat e Kur’anit dhe fjalët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, prapëseprapë etiketohemi me gjërat që i lufto- jmë, na atribuojnë gjërat që i kundërshtojmë, na cilësojnë si kriminelë pa bërë asnjë krim, bile duke luftuar krimin. Posa ramë pak në qetësi nga skenat e dhunshme që nxiti piktori danez i karikaturave fyese për Muhamedin sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, njeriun më paqësor që ka pasur ndonjëherë njerëzimi, u gjendëm para një skene tjetër zullumi dhe poshtërsie, Biblën?!
  • 4. që buroi nga deklarata fyese dhe shumë tmer- ruese e priftit shqiptar Anton Kcira, e cila rrëqethi zemrat para lëkurës. Këto provokime nuk u ndalën këtu, pasi ata përfundimisht vendosën të na provokojnë në thelbin e fesë sonë, në atë pa të cilin nuk do të kishte kup- tim jeta jonë, por në këtë rast ishte një prift amerikan, Terry Jones, i cili e shfaqi haptazi mllefin e tij ndaj Kur’anit. Për të ndaluar gjestin e tij, djegien e Kur’anit u desh të ndërhynte edhe shteti amerikan. Por disa per- sona të thjeshtë në Amerikë, Australi e së fundi në Britani nuk u ndalën nga kjo armiqësi dhe e dogjën Kur’anin publikisht. Përse të digjet Kur’ani? Çfarë të keqeje ka në Kur’an që të digjet? Për çfarë dhune urdhëron Kur’ani?! Çudi, në vend që të përfitojnë nga ky libër, i cili përmban të gjitha të mirat, ata dëshirojnë ta zhdukin atë dhe bashkë me të edhe mirësinë. A nuk do të kishte qenë më mirë për ta që të pyesnin mus- limanët për gjëra që nuk i kuptojnë në Kur’an apo tek e fundit ta kundërshtonin Kur’anin me argumentet e tyre (e them ketë në formë supozimi, pasi dihet që nuk kanë asnjë argu- ment) e jo ta shfaqnin haptas armiqësinë e madhe që kanë ndaj Kur’anit dhe pasuesve të tij? Unë e kuptoj pse nuk i kanë bërë këta hapa, ngase nuk e duan udhëzimin dhe nuk kanë mundësi ta kundërshtojnë Kur’anin, prandaj u mbetet alternativa e fundit, djegia e tij, dhe kështu çdo njeri që nuk ka argumente domosdoshmërisht do të veprojë diçka të palogjikshme, të ulët dhe aspak humane. Të djegësh Kur’anin do të thotë të djegësh zemrën e muslimanit, është njësoj si të djegësh shpirtin e tij dhe ta djegësh atë të tërin. A ka më terrorizëm se ky në botë?! Këta vetë bëjnë terrorizëm, nxisin për terrorizëm dhe në fund i quajnë të tjerët terroristë! Në këtë revistë të begatë kemi kundërshtuar çdo lloj terrorizmi, edhe terrorizmin e ash- tuquajtur “islamik” me pa të drejtë, ngase Is- lami është fe e paqes, e cila erdhi për të ofruar paqe dhe siguri për njerëzit e globit, edhe për kafshët dhe gjallesat e tjera. Gjithashtu ne kundërshtojmë me zë të lartë edhe këtë terror- izëm ndaj Islamit dhe shenjave të tij, i cili po shkakton trazira çdo ditë e më shumë. Ky prift jo vetëm që bën terrorizëm, e cila është përgjegjësia e tij personale, por edhe nxit konflikte mes civilizimeve dhe feve në gjithë botën, sidomos në ato vende ku muslimanët dhe të krishterët jetojnë së bashku, prandaj edhe u desh të ndërhynte shteti, amerikan ngase të gjithë e kuptuan rrezikun e veprës së tij. Të mbrojmë Kur’anin dhe të djegim Biblën? Ne si muslimanë nuk do të sillemi ashtu siç sillen ata, por këtë problem do ta trajtojmë me urtësi dhe do t’u përmbahemi urdhrave të Kur’anit, i cili na ndalon që të keqen ta kthe- jmë me të keqe. Prandaj përgjigjja që kërkohet nga ne në këtë rast është që t’u tregojmë sa më shumë njerëzve për këtë libër madhështor, t’ua mësojmë atë të tjerëve, t’u përmbahemi dis- pozitave të tij dhe kështu e mbrojmë këtë libër, i cili sidoqoftë është i mbrojtur nga Al- lahu dhe nuk do të humbë, vetëm se atëherë kur do i madhi Allah, ngase Ai e ka zbritur në tokë dhe vetëm Ai e ngre nga toka. Ne nuk do të djegim ndonjë Bibël, siç vepruan këta njerëz me Kur’anin, por kemi djegur dhe do të vazhdojmë të djegim teorikisht gabimet e saj me argumente të qarta, ngase çdo libër hyjnor është ndryshuar nga origjinali, përveç Kur’anit, i cili që prej 1400 vitesh nuk ka ndryshuar ngase garancinë për ruajtjen e tij nga ndryshimi na e dha Allahu i Madhëruar. E, kë garanton Allahu, ai do të jetë i sigurt çdoherë. Në fund, u jap përgëzimin lexuesve me dy ajete të këtij libri fisnik. Allahu i Lartësuar thotë: ”Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Al- lahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mo- huesit ta urrejnë këtë gjë.” Et Tevbe:32 Dhe:“Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” El Hixhr: 9 Në emër të redaksisë: Xheladin Leka 3 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
  • 5. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 4 T ë dashur vëllezër! Nuk ka shumë që e lamë pas muajin e shenjtë Ramazan, por si është gjendja jonë pas këtij muaji? Le të krahasojmë gjendjen tonë në Ramazan dhe pas tij. O ti shpirt! Ke kaluar një muaj me namaz, teravi, agjërim, përmendje të All- ahut, lutje, dhënie lëmoshe, bamirësi, lidhje farefisnore, shijove ëmbëlsirën e imanit, njohe të vërtetën e agjërimit, shi- jove ëmbëlsinë e të qarit për Allahun, bëre namazin në formën më të bukur, agjërove Ramazanin duke shijuar ëmbël- sirën dhe shijen e tij, shpenzove si të mos e kishe frikë varfërinë. E, pra, të gjitha këto i kemi bërë në këtë muaj. Kalonim nga një punë e mirë në tjetrën, saqë dëshironim të vdisnim në këtë gjendje. Thoshim: “Ah, sikur të ishte përfundimi ynë në këtë muaj!” Nuk ka shumë kohë që kaloi muaji Ra- mazan e ndoshta lënësi i namazit iu kthye lënies së tij, ngrënësi i kamatës ngrënies së saj, përdoruesi i duhanit pir- Ramazani është shkollë besimi, vendqetësim, njeriu përfiton prej tij për tërë vitin. Kur do ta ndryshojë njeriu jetën e tij nëse nuk e ndryshon në këtë muaj? Vërtet muaji Ramazan është shkollë ndryshimi, pasi ndryshojmë në këtë muaj jetën, sjelljet, zakonet, etikën që kundërshton ligjin e Allahut të Madhëruar. Çfarë pas Ramazanit?
  • 6. 5 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 jes së tij. Nuk themi se njeriu mund të jetë në të njëjtën gjendje si në Ramazan, por themi që mos të shkëputemi nga punët e mira, të agjërojmë, të falim namaz vullnetar, të japim lëmoshë sadopak. Pika e parë: ÇFARË KEMI PËRFITUAR GJATË MUAJIT RAMAZAN? J a, i thamë lamtumirë muajit të shen- jtë, ditëve të bukura dhe netëve aro- matike të tij. Ne i thamë lamtumirë muajit të Kur’anit, devotshmërisë, durimit, xhihadit, mëshirës, faljes dhe lirimit prej zjarrit. Çfarë kemi mbjellë prej fryteve të tij? A e kemi vërtetuar devotshmërinë tonë? A kemi dalë prej shkollës së Ramazanit me diplomën e të devotshmëve? A kemi mësuar në këtë muaj durimin në punë të mira dhe largimin nga mëkatet? A dominuam mbi traditat e këqija? Pyetje dhe mendime të shumta që sillen në mendjen dhe zemrën e çdo besimtari besnik, që ta pyesë veten dhe t’u përgjig- jet me besnikëri dhe sinqeritet, çfarë ka përfituar prej muajit Ramazan? Ramazani është shkollë besimi, vendqetësim, njeriu përfiton prej tij për tërë vitin. Kur do ta ndryshojë njeriu jetën e tij nëse nuk e ndryshon në këtë muaj? Vërtet muaji Ramazan është shkollë ndryshimi, pasi ndryshojmë në këtë muaj jetën, sjelljet, zakonet, etikën që kundërshton ligjin e Allahut të Mad- hëruar. Allahu thotë: "Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.”Err-Rra’d: 11 Nëse jeni prej atyre që keni përfituar në këtë muaj dhe jeni stolisur me cilësitë e të devotshmëve, agjëruat me agjërim të vërtetë, luftuat nefsin tuaj, falënderojeni Allahun me një falënderim të sinqertë dhe kërkoni nga Ai forcim në atë që jeni deri në vdekje. Kini kujdes! Mos u ktheni në mëkate, imoralitet, mos i braktisni adhurimet dhe mos u largoni nga punët e mira pas mua- jit Ramazan. Sa popull i keq është ai që e njeh Allahun vetëm në Ramazan! Nëse e bëjmë një gjë të tillë (kthehemi në mëkatet e mëparshme), atëherë kjo është prej shenjave se Allahu nuk e ka pranuar agjërimin tonë. Agjërues i vërtetë është ai që gëzohet kur bën iftar dhe e falënderon Allahun që ia mundësoi ta përfundojë agjërimin. Megjithatë qan dhe frikësohet se mos Allahu nuk e ka pranuar agjërimin e tij, siç bënin të parët tanë (se- lefët), që qanin gjashtë muaj pas Ra- mazanit duke e lutur Allahun t’ua pranonte agjërimin. Prej shenjave se Allahu e ka pranuar agjërimin, punët tona të mira, është të shohësh robin në një gjendje më të mirë se ajo që ishte më parë. Thotë Allahu: “Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” Ibrahim: 7 Ky ajet do të thotë shtim në punë të mira, qofshin ato konkrete apo abstrakte, përfshin shtim në besim, punë të mira, sikur robi ta adhurojë Adhuruesin e tij me një adhurim të vërtetë do të ketë shtim në të mira, nënshtrim ndaj Allahut dhe largim nga mëkatet.
  • 7. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 6 Pika e dytë: ADHUROJE ALLAHUN DERI NË VDEKJE K ështu duhet të jetë robi, të vazh- dojë në kryerjen e urdhrave të Allahut, i përforcuar në ligjet e Tij, e adhuron Allahun në të gjithë muajt, në çfarëdo vendi që të jetë, duke e ditur gjithnjë se Allahu i muajit Ramazan është Allahu i muajve dhe ditëve të tjera. Thotë Allahu: "Ti (Muhamed) përqen- drohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë). Hud: 112 Dhe: "Drejtojuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij." Fussilet: 6 Tani pas përfundimit të agjërimit të mua- jit Ramazan kemi agjërime të tjera vull- netare, siç janë gjashtë ditë e muajit sheval, të hënat dhe të enjtet, ashuratë, dita e Arafatit e disa të tjera. Pas përfundimit të namazit të teravive kemi namazin e natës, që është legjitim për çdo natë. Pejgamberi sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem thotë: "Namazi më i vlef- shëm pas namazeve obligative është namazi i natës." Gjithashtu leximi i Kur'anit dhe meditimi në të nuk është special vetëm gjatë muajit Ramazan, por është për çdo kohë dhe kështu të gjitha punët e mira janë për çdo kohë dhe çdo vend. Pika e tretë: SHPESHTONI NË KËRKIM FAL JEJE DHE FALËNDERIM K ërkimi i faljes është përfundim i punëve të mira siç është namazi, haxhi, kështu përfundon agjërimi me të kërkuar falje. Umer ibën Abdul Azizi dërgon një shkresë të gjitha qyteteve kryesore që ishin nën sundimin e tij, duke i urd- hëruar që ta përfundojnë muajin Ra- mazan me kërkim faljeje dhe lëmoshë. Ai thotë: “Thoni ashtu siç ka thënë babai juaj Ademi:"Zoti ynë, ne i bëmë padrejtë (i dëmtuam) vetvetes sonë, e në qoftë se nuk na mbulon (mëkatin) dhe nuk na mëshi- ron, ne me siguri jemi prej të shkatërru- arve." El A'eraf: 23 O Zot, Ty të takon falënderimi që na mundësove të arrijmë Ramazanin. O Zot, pranoje prej nesh agjërimin, na- mazin, përmirësoje përfundimin tonë, pranoji punët e mira, na fal mëkatet dhe na bëj prej robërve të mirë! Përshtati: Fehmi Dalipi
  • 8. 7 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 A rgumentet tregojnë se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka parë Xhibrilin dy herë në formën e tij origjinale në të cilën e ka krijuar Al- lahu dhe shpeshherë e ka parë në formën e njeriut, më shumë në formën e Dihjet el Kelbij. Ndodhte që i Dërguari ta shi- hte dhe të fliste me të në praninë e shokëve apo edhe të grave të tij, por ata nuk e shihnin, siç tregon për këtë hadithi i Aishes radijallahu anha, se i Dërguari alejhi selam i ka thënë: “O Aishe, ky është Xhibrili, po të përshëndet me selam.” Aishja ia ktheu: “Alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu. Po sheh atë që nuk po shoh."[1] Ndodhte që Xhibrilin sahabët e shihnin, siç vërtetohet në hadithin e Xhibrilit, kur e panë në formën e njeriut me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj, por njeriu duhet të ketë kujdes se ndodh që shejtani ta mashtrojë e të men- dojë se është melek."[2] Ndërsa për të shikuarit e melaikeve në formën në të cilën i ka krijuar Allahu ar- gumentet tregojnë se ata nuk shihen. Kur Pra, meleku i vdekjes bashkë me ndihmësit e tij është i pranishëm kur ia marrin shpirtin dikujt, gjithashtu edhe njerëzit janë të pranishëm dhe besimtari e di pa dyshim se meleku i vdekjes e merr shpirtin e të vdekurit, mirëpo ai nuk e sheh, por sheh gjurmën e tij, që është vdekja e njeriut. CILËSITË LËNDORE DHE ATO ETIKE E MORALE TË MELAIKEVE (III) TEMA E TRETË TË SHIKUARIT E MELAIKEVE ______________ [1] "Sahih Buhari me Fet'h" (6305), Muslimi (2474). [2] Do të flasim për këtë çështje në veçanti kur t'i vijë radha te tema për sufitë.
  • 9. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 8 i Dërguari e ka parë Xhibrilin në formën e tij origjinale vetëm dy herë, kur dihet se e ka tronditur pamja madhështore e tij, pamundësia e të shikuarit nga të tjerët është më parimore. Allahu e di më mirë, por duket sikur kjo çështje është nga mëshira e Allahut, që njeriu mos t'i shohë melaiket për shkak të dobësisë që Allahu ka krijuar te njeriu, sepse sikur njeriu të shihte çdo gjë që e rrethon nga melaiket, exhinët dhe shejtanët, nuk do të flinte asnjë natë dhe do ta kaplonin bren- gat, mërzia e frika, por Allahu e ka mëshiruar dhe ia ka fshehur shumë çështje që të qetësohet zemra e tij dhe të bëjë jetë të rehat- shme. Pasi Allahu i fshehu melaiket nga të shikuarit tanë, bes- imi në melaike është prapë një sprovë; kush i beson, ka besuar Allahun e kush i mohon, vetëm se e ka mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Melaiket i afrohen njeriut në disa raste dhe ndodh që njeriu ta vërejë këtë, edhe pse nuk i sheh, por sheh gjurmët e prezencës së melaikeve, siç thotë Allahu: "Përse, pra, kur arrin shpirti në fyt e ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shi- hni.” El-Vakia: 83-85 Pra, meleku i vdekjes bashkë me ndih- mësit e tij është i pranishëm kur ia mar- rin shpirtin dikujt, gjithashtu edhe njerëzit janë të pranishëm dhe besimtari e di pa dyshim se meleku i vdekjes e merr shpirtin e të vdekurit, mirëpo ai nuk e sheh, por sheh gjurmën e tij, që është vdekja e njeriut. Për këtë tregon hadithi i Usejd ibën Hu- dajrit Allahu qofë i kënaqur me të. De- risa ishte duke kënduar gjatë natës suren El Bekare, në anën tjetër kishte të lidhur kalin, i cili papritmas u tremb. Kur u ndal së lex- uari, u ndal edhe kali. Ai vazhdoi të lex- onte dhe kali prapë u tremb. U ndal dhe kali prapë u qetë- sua, pastaj lexoi dhe kali prapë u tremb. Atëherë u largua, ndërsa djali i tij Jahja ishte aty afër dhe u frikë- sua se mos po e godiste. Kur i dha të hante kalit, Use- jdi e ngriti kokën në qiell që të mos e shihte. Kur u zgjua në mëngjes, i tregoi ngjarjen të Dërguarit. I Dërguari ia ktheu: “Lexo o ibën Hudajr, lexo o ibën Hudajr!” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, pata frikë për djalin mos po e godiste kali dhe ishte shumë afër tij. E ngrita kokën lart dhe shkova te djali. Kur ngrita kokën nga qielli për së dyti, pashë si hije që kishte sipër diçka si dritë, prandaj dola që mos t'i shi- hja.” I Dërguari i tha: “A e di çfarë ishin ata?I” Tha: “Jo.” I Dërguari i tha: “Ishin melaike. Ishin afruar për shkak të zërit
  • 10. 9 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 tënd. Sikur të kishe vazhduar të këndoje (Kur'an), do të fillonin njerëzit t'i shikonin melaiket dhe nuk do të fshiheshin (melaiket) prej tyre."[3] Ibën Haxheri thotë: "Ka thënë imam Neveviu: “Në këtë hadith ka argument se ndonjëri nga ummeti mund t'i shohë melaiket.” (Ibën Haxheri thotë) Kështu e përgjithësoi imam Neveviu dhe kjo është në rregull, por ajo që mendoj është se duhet të specifikohet me njeriun e mirë apo që e ka zërin e bukur. Imam Neveviu ka thënë: “Ky hadith gjithashtu tregon për vlerën e leximit të Kur'anit dhe se ai lexim është shkak i përcjelljes së mëshirës së Zotit dhe pranisë së melaikeve.” (Ibën Haxheri thotë): Rregulli i lartpërmendur është më gjithëpërfshirës sesa argumenti në fjalë. Ajo që tregon hadithi është se kjo ka ndodhur për shkak të një leximi të veçantë, me një mënyrë të veçantë dhe nga ky lexim i veçantë mund të ndodhte edhe diçka që nuk është përmendur në hadith, sepse po të ishte në mënyrë të përgjithshme, do t'i ndodhte çdo lexuesi të Kur'anit. Në fund të hadithit tha: "Nuk do të fshiheshin prej tyre", duke qenë se melaiket aq shumë ishin zhytur në dëgjimin e Kur'anit, saqë do të vazh- donin ta dëgjonin duke mos u fshehur, edhe pse fshehja është pjesë e natyrës së tyre."[4] Mosshfaqja është nga natyrshmëria e melaikeve, mirëpo ndodh të shfaqen jo në formën e tyre origjinale në të cilën i ka krijuar Allahu, siç u shfaqën në këtë hadith ndaj Usejdit në një hije, edhe pse ai nuk i kishte parë ata. Ndërsa në fjalën e të Dërguarit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem: "...sikur të kishe vazhduar të këndoje (Kur'an), do të fil- lonin njerëzit t'i shikonin melaiket dhe nuk do të fshiheshin (melaiket) prej tyre", ka argument për mundësinë e të shikuarit të melaikeve, por Allahu nuk e lejoi këtë gjë, prandaj u tremb kali dhe e ndërpreu leximin e Usejdit. Prania e melaikeve në vendet ku përmendet Al- lahu, në namazin e ikindisë e të sabahut etj., janë gjëra të ditura, mirëpo Usejdi në këtë rast pa diçka që nuk e shohin njerëzit gjatë namazeve. Usejdi nuk e dinte se ata ishin melaiket, derisa i tregoi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, sepse Usejdi nuk i kishte parë trupat e melaikeve, por diçka si dritë në një hije. Në këtë çështje duhet të ketë kujdes mus- limani shumë që mos ta lejojë shejtanin të luajë me të, siç tregon dijetari Muhamed Tekijud-din el Hilali, Allahu e mëshiroftë, se çfarë i ka ndodhur atij. Ai thotë: "Derisa një ditë isha duke falur na- mazin e natës para çadrës sime të vogël, m'u shfaq para vetes një re e bardhë që mbuloi horizontin, si kodër e ngritur nga toka drejt qiellit. Kjo re filloi të më afro- hej nga ana lindore -nga ishte edhe Kibla- derisa u ndal larg meje dhe doli nga aty një njeri dhe m'u afrua dhe filloi të falet pas meje. Unë isha imam. Rrobat e tij i ngjanin atyre të një vajze pesëm- bëdhjetëvjeçare dhe nuk munda ta vëreja fytyrën e tij për shkak të errësirës. Kur fil- loi të falej pas meje, isha duke kënduar nga surja Sexhde. Nga frika që më kaploi nuk munda ta vazhdoja dhe dola nga ajo ______________ [3]Buhariu me Fet'h (963), Muslimi (796). [4]"Fet'hul Barij" (963).
  • 11. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 10 e fillova një sure tjetër, por nuk munda të lexoja Kur'an, edhe pse e kisha mësuar përmendsh shumë mirë, por për shkak të frikës që më kaploi. Pasi dhashë selam, njeriu iku prej meje dhe hyri në re dhe u kthye nga kishte ardhur. E kam pyetur një dijetar, një njeri të devotshëm për këtë e më tha: “Ka mundësi të kishte qenë shejtani, sepse sikur të kishte qenë melek, nuk do të të kishte kapluar frika e as dridhja.” Kam menduar më pas dhe jam bindur se ai e kishte mirë atë që tha."[5] Shikoni se si luan shejtani me njeriun që t'ia prishë atij fenë, prandaj Allahu e ka bërë të ligjshme që të kërkojmë mbrojt- jen e Tij kur fillojmë të lexojmë Kur'an. Allahu e di më së miri. Kemi edhe hadithin e Handhale el- Esedij radijallahu anhu, i cili thotë: "Ishim tek i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili na këshilloi duke përmendur zjarrin (xhehennemin). Pastaj erdha në shtëpi, kam qeshur me fëmijët dhe kam bërë shaka me gruan, më pas dola dhe e takova Ebu Bekrin. I tregova për atë që më ndodhi e ai më tha: “Edhe unë kam vepruar të njëjtën gjë.” Atëherë e takova të Dërguarin dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ka bërë dyfytyrësi Handhale.” Tha: “Çfarë?” I tregova ngjarjen, edhe Ebu Bekri i tha më ka ndodhur si Handhales. Atëherë ai tha: “O Handhale, çast pas çasti, se sikur zemrat tuaja të ishin gjithherë sikur janë kur këshillohen, melaiket do t'ua kishin zgjatur dorën për t'ju përshëndetur edhe nëpër rrugë."[6] Ajo që kuptojmë nga ky hadith është se të shihen melaiket është gjë e mundur, me kusht që të jenë zemrat e njerëzve si zemrat e sahabëve kur dëgjonin këshillat e të Dërguarit. E nëse sahabët, të cilët gë- zonin pozitë të lartë në besim, nuk mund të vazhdonin në këtë gjendje, të tjerët, të cilët janë më të dobët, mund ta vazhdo- jnë edhe më pak. E kur kushti humbet, atëherë nuk arrihet ajo që dëshiron. Nga kjo konkludojmë se të shikuarit e melaikeve në formën e tyre origjinale në të cilën i ka krijuar Allahu është gjë e pa- mundur për njerëzit në këtë botë, kjo ka ndodhur vetëm për të Dërguarin sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem dy herë. Allahu e di më së miri. Dobi Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në li- brat e tyre nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kur ta dëgjoni këndimin e gjelit kërkoni nga Allahu dhuntitë e Tij sepse ka parë ndonjë melek, ndërsa nëse e dëgjoni pëllitjen e gomarit kërkojini mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar sepse ai ka parë ndonjë shej- tan."[7] Ibën Haxheri thotë: "Ka thënë Kadij Ijadi: “Shkaku i kërkimit të dhuntive të Allahut, kur dëgjon dikush këndimin e gjelit, është shpresa që të luten melaiket që atij t'i pranohet lutja, gjithashtu njeriu shpreson në istigfarin e melaikeve dhe dëshminë e tyre për të."[8] Ky hadith tregon se gjelat i shohin melaiket, si i shohin dhe në çfarë forme ne nuk e dimë. Ne themi siç ka ardhur në hadith, Allahu e di më së miri. ______________ [5] "El hedijjetu el hadijetu lit-taifeti et-tijxhanijje", fq 9-10, me disa shkurtime. [6] Muslimi (2750). [7] Buhariu me Fet'h (6350), Muslimi me sqarim të Neveviut (1746). [8] “Fet'hul Barij” (6335).
  • 12. 11 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Jobesimtarët kanë kërkuar nga i Dërguari një shenjë që tregon se është Pejgamber, duke i kërkuar të shihnin melaiket ose Zotin. Atëherë Allahu i është përgjigjur në Fjalën e Tij: "E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve en- gjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Ata e tejçmuan lart veten dhe u sollën me arrogancë. Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (en- gjëjt) u thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!” Furkan: 21-22 Ibën Kethiri thotë: "Domethënë ata nuk i shohin melaiket në ditë të hajrit, por i shohin atë ditë kur s’ka përgëzime për ta. Kjo vlen në momentet e vdekjes, kur melaiket i përgëzojnë me zjarr dhe hid- hërim nga i Lartmadhëruari dhe i thonë jobesimtarit në momentet kur i nxjerrin shpirtin: “Dil o shpirt i fëlliqur nga trupi i fëlliqur, dil drejt vapës së zjarrit dhe në ujë të valë dhe në errësirë nga tymi”, por ai refuzon të dalë dhe shpërndahet në tërë trupin. Atëherë e rrahin… dhe i thonë është i ndaluar për ty sot shpë- timi."[9] Këto ajete kur'anore dhe të tjera të ng- jashme tregojnë për pamundësinë e të shikuarit të melaikeve në formën e tyre origjinale në këtë botë dhe ndoshta i sheh personi në momentet e vdekjes në bazë të punës së tij; nëse ka qenë i mirë, i sheh në formë të mirë e nëse është ndryshe, i sheh në formë tjetër, Allahu e di më së miri. Përmbledhje: Të shikuarit e melaikeve në formën në të cilën i ka krijuar Allahu nuk është vërtetuar për askënd nga ky umet përveç Pejgamberit sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem dhe kjo tregon se të tjerët nuk kanë mundësi t'i shohin. Ndërsa të shikuarit e tyre në formën e njerëzve ka ndodhur, siç treguan argu- mentet, mirëpo është obligim i musli- manit që të ketë kujdes nga intrigat e shejtanit e të mendojë se ka parë një melek, ndërsa në realitet është shejtani që luan me të. Kjo është gjendja e shumë prej adhuruesve të padijshëm, Allahu e di më së miri. Ndërsa të shikuarit e melaikeve në ëndërr është gjë e mundshme. Kjo i ka ndodhur Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ëndrrat e Pejgamberëve janë të vërteta. Dijetarët e kanë konsideruar ën- drrën pjesë nga pjesët e shpalljes."[10] Për këtë tregon hadithi i Aishes radijal- lahu anha, e cila thotë që i Dërguari i Al- lahut i ka thënë: “Para se të martohem me ty, të kam parë në ëndërr dy herë. Kam parë një melek që të mbante në një copë mëndafshi. I thashë melekut: “Zbu- loje.” Kur e zbuloi, ti ishe aty. Me vete thashë: “Nëse është kjo nga ana e Al- lahut, do ta realizoj.” Të njëjtën ëndërr i Dërguari e pa përsëri dhe prapë tha: “Nëse është nga Allahu, Ai do ta realizojë këtë."[11] Kjo pamje e melekut ishte në formën e mashkullit, siç përmendet në një trans- metim tjetër, ku thuhet: "Kur ja, një njeri të mbante me një copë mëndafshi."[12] Gjithashtu hadithi i Semure ibën Xhun- dubit Allahu qoftë i kënaqur me të, ku ______________ [9] Tefsir ibën Kethir (3314) me disa shkurtime. [10] Shiko"Fet'hul Barij"(123), “Zadul Mesir” të ibën Xhevziut (7297). [11] Buhariu (62573), Muslimi(2438). [12] Buhariu (62572).
  • 13. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 12 thuhet: “Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Më erdhën këtë natë dy njerëz dhe më thanë ngrihu dhe ec…” Në hadith thuhet: “Ecëm derisa erdhëm te një njeri me pamje shumë të shëmtuar, sikur shihje dikë më të shëmtuarin. Kur ja, tek ai ishte një zjarr që e rrotullonte (për ta ndezur edhe më shumë) dhe ecte rreth tij.” Në fund të hadithit thuhet: “Njeriu me pamje të shëmtuar që qën- dronte te zjarri, që e rrotullonte dhe ecte rreth tij, ishte Maliku, rojtari i xhehenne- mit."[13] Këtë herë i Dërguari i ka parë melaiket në formën e njerëzve siç ka ardhur qartë në një transmetim të Buhariut, ku thotë se i ka parë Xhibrilin, Mikailin dhe Ma- likun në formën e burrave."[14] Të shikuarit e melaikeve në ëndërr ka ndodhur edhe te të tjerët, jo vetëm te Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç qëndron në hadithin e Abdullah ibën Umerit radijallahu anhuma: "…Kam parë në ëndërr se si dy melekë më morën dhe më çuan te xhehennemi, ku pashë se ishte i palosur ashtu siç paloset pusi dhe kishte dy brirë. Kur ja, pashë disa njerëz të cilët i njoha, fillova të them: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga zjarri”, pastaj takuam një melek tjetër dhe më pyeti: “Pse je frikësuar?” Këtë ëndërr ia tregova Hafsës (motrës së vet, grua e Pejgam- berit) dhe Hafsa ia ka treguar Pejgam- berit. Atëherë i Dërguari ka thënë: "Sa njeri i mirë është Abdullahu, sikur vetëm edhe të falej natën.” Pas kësaj ngjarjeje Abdullahu flinte natën shumë pak (pra falej)."[15] Ky hadith tregon për mundësinë që dikush tjetër përveç Pejgamberëve t’i shohë melaiket në ëndërr, por duhet ditur se kjo ëndërr nuk konsiderohet bazë e sheriatit, por është si ëndrrat e tjera, ose përgëzuese ose qortuese, ose dyshime nga shejtani dhe nuk merret si bazë e sheriatit, siç pretendojnë sufitë in- jorantë. Ky është një gabim i qartë sepse ka mundësi që shejtani të luajë me njeriun dhe t’i paraqitet si melek dhe ta urdhërojë që të veprojë diçka të ndaluar apo të mos veprojë diçka të urdhëruar, e ky i beson dhe kështu devijon, Allahu na ruajttë. Çështje me rëndësi sa i përket shikimit të Allahut të Madhëruar nga ana e melaikeve është se nuk kemi ndonjë ar- gument të vërtetë që melaiket e shohin Allahun e Madhëruar në këtë botë. Al- lahu ua ka ndaluar të Dërguarve që ta shohin në këtë botë dhe ka vendosur perde drite mes Tij dhe krijesave të Tij. Po ta zbulonte këtë perde, shkëlqimi i Fytyrës së Tij do të digjte çdo gjë që sheh syri, pra edhe melaiket nuk e shohin Al- lahun në këtë botë. Allahu e di më së miri. Shkëputur nga libri "Bindjet e fraksioneve musli- mane dhe feve të tjera rreth melaikeve të ndershëm" Autor: Dr.Muhamed ibën Abdulvehab ElAkil Ligjërues në Universitetin Islamik të Medinës Përktheu: Fidan Xhelili ______________ [13] Buhariu (7047). Hadithi është i gjatë, por autori e ka shkurtuar për të marrë vetëm pjesën me të cilën dëshmon për të shikuarit e melaikeve në ëndërr. [14] Shiko “Sahihun” e Buhariut (3064). [15] Buhariu (11070).
  • 14. 13 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Megjithatë, duhet të mos harrojmë edhe realitetin se thirrja selefite është një thirrje e re - pas zhdukjes së saj - kështu që rinia ende e paudhëzuar (si duhet) në këtë besim dhe metodologji nuk ka pasur rastin t'i shijojë frytet e kësaj thirrjeje, sepse ata vetë nuk kanë qenë të edukuar me mësimet kur'anore dhe profetike, pastaj këtë edukim nuk kanë qenë në gjendje t'ua ofrojnë edhe të tjerëve nga të afërmit e tyre. Problemet e thirrjes selefite N uk ka dyshim se thirrja selefite, për fat të keq, po përjeton tur- bullime dhe telashe dhe shkaku i tërë kësaj është pretendimi i shumicës së të rinjve muslimanë se kanë dije dhe dëshira e flaktë e afirmimit të tyre në dhënien e fetvave rreth çështjeve që kanë dispozitën haram apo hallall, duke mos qenë të gatshëm për këtë. Për më tepër, disa prej tyre nuk janë në gjendje të lexo- jnë as edhe një ajet kur'anor me texhvid, edhe nëse e kanë para vetes mus'hafin (Kur’anin), e të mos flasim për leximin e haditheve profetike në gjuhën arabe. Të tillëve u përshtatet argumentimi me shembullin e njohur të arabëve: "Është bërë rrush i tharë ende pa u zhvilluar fryti i rrushit." Këta të rinj me nxitimin e tyre për të dhënë fetva në çështjet e mëdha apo të vogla të fesë, ende pa u pjekur në rrugën e kërkimit të dijes, i ngjajnë frytit të rrushit të cilit sapo i ka dalë maja e gjel-
  • 15. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 14 bër. Të krahasuarit e vetes me rrushin e tharë (zebib) pa shijuar fazën e zhvillimit të frytit, pastaj shndërrimit të frytit në rrush me kuptimin e plotë të fjalës e në fund të tharjes së tij është problemi më i madh.[1] Shumica e tyre, me kalimin e kohës, për shkak të pretendimit se janë të dijshëm, madje ende pa arritur në gjys- mën e rrugës së dijes, i futen edhe shkrimit të librave, duke i sjellë umetit islam katastrofa të papara. Ky është shkaku kryesor i (pohimit të tyre të) përkatësisë së tyre në selefizëm dhe thirrjes për në të[2], duke bërë që (brenda selefizimit) të ketë dhe pjesëtarë të grupimeve dhe partive të ndryshme. Ilaçi i vetëm për shërimin e kësaj së- mundjeje është frika prej Allahut xhel-le ve ala,[3] duke ia ditur hallin vetes. Nuk është kusht që çdo njeri që ka filluar të kërkojë dijen e fesë t'i qaset dhënies së fetvave, verifikimit të haditheve të dobëta dhe të vërteta, përveçse pasi shumicën e viteve të jetës së tij ta ketë kaluar në këto gjëra dhe pasi të ketë përfituar përvojë të madhe rreth rregullave të dhënies "fetva" dhe rregullave të argumentimit nga Kur'ani dhe Sunneti.[4] Është e domos- doshme gjithashtu për thirrësit në rrugën e selefit që dija e tyre të jetë në pajtim me metodologjinë e selefit, ngase nëse thirrësit në Islam e privojnë veten nga ky kusht, pas bashkimit që kanë pasur, do të përçahen dhe kjo do të shkaktojë tek ata ndarje në parti dhe grupe, ku "çdo grup është i kënaqur me atë që posedon", El- Mu'minun: 53. Atëherë, nëse ata janë të sinqertë, mbi të gjitha ata duhet të kapen fort në parimet e dijes së vërtetë të selefit e jo të fusin veten në detin e fetvave pa qenë të përgatitur për këtë. Është transmetuar nga njëri prej tabi'inëve të mëdhenj, AbduRrahman ibën Ebu Lejla, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: "Kam takuar në këtë xhami - ndoshta është fjala për Xhaminë e Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem - 70 sahabë dhe secili prej tyre, kur pyetej për ndonjë çështje apo për ndonjë fetva, shpresonte që barrën e kësaj ta merrte dikush tjetër nga dijetarët e sahabëve që ishin prezentë." Mund të vërehet se shkaku i kësaj nuk ishte asgjë tjetër përveç frikës së tyre se mos binin në gabim dhe bëheshin shkak- tarë që edhe të tjerët të udhëzohen për në gabim. Kurse sot te muslimanët gjen të kundërtën e kësaj. Megjithatë, duhet të mos harrojmë edhe realitetin se thirrja selefite është një thirrje e re - pas zhdukjes së saj - kështu që rinia ende e paudhëzuar (si duhet) në këtë besim dhe metodologji nuk ka pasur rastin t'i shijojë frytet e kësaj thirrjeje, sepse ata vetë nuk kanë qenë të edukuar me mësimet kur'anore dhe profetike, pastaj këtë edukim nuk kanë qenë në gjendje t'ua ofrojnë edhe të tjerëve nga të afërmit e tyre. Pra, është krejtësisht e arsyeshme që kjo ______________ [1] Urtësia e përngjasimit të injorantëve në fe me këtë shembull është se nëse fryti i rrushit është me shije të hidhur, i pazhvilluar dhe i papjekur, që kush e sprovohet, e ha atë, patjetër që do të ketë probleme në organizmin e tij. Ashtu edhe injorantët me fetvatë e tyre jo vetëm që po e hidhërojnë umetin islam, por edhe po u shkaktojnë muslimanëve sëmundje trupore dhe shpirtërore. [2] D.m.th. dëshira për afirmim, pozitë, njohje etj. [3] Në një vend tjetër në këtë libër, lidhur me këtë problematikë, shejh Albani shton edhe mungesën e sinqeritetit. [4] Për Zotin, medito mbi këtë fjali të shehut, sa e fuqishme është! Nëse nuk është e lejuar që fillestarët nga nxënësit e dijes të japin fetva rreth fesë së Allahut, a thua ç’duhet t'u themi atyre që nuk janë fare nxënës të dijes në fe?!
  • 16. thirrje nuk po tregon frytet e saj të mëdha ashtu si duhet sepse ringjallja e saj filloi në fillimin e shekullit që po jetojmë, ndërsa mosedukimi i plotë i rinisë në suazat e edukatës selefite po bën të vetën. Nuk duhet të çuditemi pse realiteti i thirrësve të sotëm selefi bie ndesh me tregimin e AbduRrahman ibën Ebu Lejlas, i cili solli shembullin më të lartë të hezitimit të sahabëve në dhënien e fet- vave. Ata, edhe nëse jepnin ndonjë fetva, nuk e bënin këtë vetëm nga bindja e tyre se mëkati i fshehjes së dijes është më i madh, por në zemrat e tyre kishin edhe frikën nga gabimi. Sot, për fat të keq, në shumicën e shoqërive selefite - e të mos flasim për të tjerët - gjejmë sëmundjen e mburrjes me dije, saqë edhe nëpër mexhlise shohim të atillë që e fillojnë bisedën për fe pa qenë përgjegjës të saj. Shtrohet pyetja: Çfarë i shtyn ata ta bëjnë këtë? Është mburrja me vetveten (deri në atë masë), saqë gjuha e tij gati sa nuk thotë: "Unë jam këtu. Më pyetni. Tek unë është dija!" Mashallah për të! Nëse aludon për diçka, kjo aludon për atë se ne nuk jemi të edukuar me edukatën e mirë të selefit. Ndoshta kemi arritur pak a shumë një dije të mirëfilltë të selefit, mirëpo terbijen (edukatën) e tyre ende nuk e kemi si shoqëri islame se- lefite, kështu që tërë këto fraksione dhe parti islame nuk kanë bazë tjetër përveçse atë të mosedukimit sipas edukatës së sele- fit. Ilaçi i këtij ummeti për kthimin e krenar- isë dhe formimin e shtetit të tij përkufi- 15 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0
  • 17. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 16 zohet vetëm në dy fjalë: Et-Tasfijetu vet- Terbijetu/Dëlirje dhe Edukim, pavarë- sisht atyre xhematëve që i janë futur formimit të shtetit islam me ndonjërën nga metodat e njohura prej tyre; nëpërm- jet paqes, që sipas tyre është Parlamenti, ose nëpërmjet luftës, me përmbysje pushtetesh. Për fat të keq, kjo nuk është rruga e mirëfilltë në formimin e shtetit islam në tokat islame. Rruga e vërtetë është ajo në të cilin ishte përqendruar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur ishte në Mekë për 13 vite, pastaj rruga e davetit dhe e edukimit e vazhduar në Medinë për 10 vitet e tjera. Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem arriti dëlirjen e besimit të pasuesve të tij gjatë këtyre viteve dhe edukimin e tyre deri në atë pikë kulmi i së cilës ishte mo- spasja e frikës nga askush tjetër përveç Al- lahut, atëherë filloi vënien e bazës së shtetit islam. Unë jam plotësisht i bindur se nëse do të kthehej mbrapsht rrota e historisë, ndonëse përvojat aktuale gjys- mëshekullore të dështimit të musli- manëve në formimin e shtetit islam po e vërtetojnë këtë dita-ditës, do të kuptohej se mënyra e vetme dhe absolute e jetësimit të këtij qëllimi është në realiz- imin e këtyre dy rrugëve: Dëlirje: Që ka për qëllim dijen e shën- doshë dhe të pastër, dhe Edukim: Që ka për qëllim edukimin e njeriut në frymën e kësaj dijeje të shën- doshë, e bazuar në Kur'an dhe Sunnet. Nëse na u sqarua kjo, atëherë e kuptuam ku qëndron tani thirrja selefite, pra ende në periudhën fillestare, në periudhën e kërkimit të dijes së shëndoshë, jo në peri- udhën e edukimit. Mungesa e kushtit të dytë bën që sot të gjesh një njeri nga dija e të cilit mund të përfitosh, por jo edhe nga terbija e tij. Përse? Për arsye se ai, edhe pse u zhvillua në kërkim të dijes, nuk pati fatin të jetë nga një shoqëri e shëndoshë, por nga një shoqëri që s'është edukuar me edukimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve se-lem dhe të sahabëve. Është e logjikshme që ky njeri, i cili është rritur në mesin e një shoqërie pa dyshim joislamike dhe nga paraardhësit e tij ka trashëguar edukatë dhe moral të ulët, të mos ketë edukatë të mirë. Edhe pse ka arritur dije të shën- doshë nëpërmjet shkollimit të tij apo ud- hëzimeve të dijetarëve, megjithatë dija e tij nuk e ka fuqinë e nënshtrimit të zem- rës dhe të trupit të tij për jetësimin e ud- hëzimeve të saj për shkak të ndikimit të shoqërisë së keqe që e rrethon atë. Pas këtij konkluzioni, themi se problemi i thirrjes selefite përqendrohet në dy pika: E para: Ne nuk jemi të përforcuar aq sa duhet në rrugën e dijes, përveç një pa- kice. E dyta: Pjesa më e madhe prej nesh nuk janë edukuar me edukim të mirëfilltë, shkak i cili po nxit shumicën e fillestarëve nga nxënësit e dijes që të bëhen pjesëtarë të xhemateve dhe fraksioneve të ndryshme. Urtësinë e dështimit të tyre e përkufizon thënia e selefit: "Dëshira për gradim, çan gjokset me de- vijim." Muhamed Nasiruddin Albani (Allahu e mëshiroftë) Shkëputur nga libri “El-fetava El-Kuvejtijjeh”, përmbledhur nga Amër AbdulMun'im Përshtati: AbdulMelik-Besfort Maxhuni
  • 18. 17 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Kujdes duhet të kemi jo vetëm në transmetimin e haditheve nga i Dërguari, por edhe kur flasim rreth fesë së Allahut, kur komentojmë ndonjë ajet kur’anor, kur transmetojmë ndonjë komentim apo mendim të ndonjë dijetari sepse me ndryshimin eventual të ndonjë fjale mund të ndryshohet qëllimi i ajetit apo hadithi, por njëkohësisht mund të bëhemi edhe shkak për devijimin e ndokujt, krejt kjo për shkak të pakujdesisë dhe guximit. PAR AT H Ë N A E “SUNENIT” TË IBËN MAXHES KAPITULLI I TRETË: KUJDESI NGA TRANSMETIMI I HA DITHIT TË TË DËRGUARIT TË ALLAHUT HADITHI NUMËR 23 T ransmetohet nga Amr ibën Mej- muni të ketë thënë: “Sa herë që ibën Mes’udi nuk vinte mbrëmjen e së enjtes, unë shkoja tek ai. Asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë në ndonjë çështje “ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem”, mirëpo një natë e dëgjova ta thoshte këtë. Abdullah ibën Mes’udi e uli kokën, e shikova, ishte ngritur në këmbë, këmishën e kishte të lëshuar poshtë, sytë i ishin mbushur me lot dhe faqet i ishin fryrë, më pas tha: “Kështu disi, apo përafër- sisht kështu, ose ngjashëm me këtë.” Këtë ether e transmeton ibën Maxheh në “Sunenin” e tij me numër 23 dhe është i veçuar nga të tjerët, shiko “Tuhfetul Eshraf” (9492). Albani e konsideron të
  • 19. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 18 saktë. Në këtë ether shohim qartë se si Amr ibën Mejmuni takohej çdo herë me Ab- dullah ibën Mes’udin dhe se sa herë që mungonte ibën Mes’udi, Amri shkonte dhe e vizitonte. Edhe pse këto takime ishin të shpeshta dhe asnjëherë Amr ibën Mejmuni nuk e kishte dëgjuar ibën Mes’udin të transmetonte ndonjë hadith nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem. Mirëpo kjo ndodhi një ditë dhe ibën Mes’udi u dëgjua të thoshte “ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem”. Më vonë, ibën Mes’udit iu mbushën sytë me lot dhe iu frynë faqet nga frika se mos po gabonte në transme- timin e fjalës së të Dërguarit, nga frika se mos po linte mangët diçka apo po shtonte diçka e të kuptohej gabimisht fjala e të Dërguarit. Këta ishin shokët e të Dërguarit, të cilët ishin të kujdesshëm në transmetimin e mesazhit nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Allahu qoftë i kënaqur me ibën Mes’udin dhe me të gjithë sahabët e tjerë. Kjo ngjarje është mësimi më i mirë për ne se ç’kujdes duhet të kemi kur dëshiro- jmë të transmetojmë diçka nga i Dër- guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se duhet të mendojmë se mos po shtrem- bërojmë fjalën e të Dërguarit, se mos po shtojmë a pakësojmë diçka nga fjalët e tij e të kuptohet fjala e tij ndryshe e kështu t’u përngjajmë hebrenjve, të cilët ndryshuan fjalët e Zotit. Kujdes duhet të kemi jo vetëm në trans- metimin e haditheve nga i Dërguari, por edhe kur flasim rreth fesë së Allahut, kur komentojmë ndonjë ajet kur’anor, kur transmetojmë ndonjë komentim apo mendim të ndonjë dijetari sepse me ndryshimin eventual të ndonjë fjale mund të ndryshohet qëllimi i ajetit apo hadithi, por njëkohësisht mund të bëhemi edhe shkak për devijimin e ndokujt, krejt kjo për shkak të pakujde- sisë dhe guximit. E sa të shumtë janë sot ata që marrin guximin të flasin për fe dhe në emër të fesë duke mos pasur turp, por as frikë se mos po shtrembërojnë çështjet e fesë, kur dihet se shumë nga ata që flasin nuk kanë as njohuritë më thelbë- sore në çështjet e fesë, prandaj të marrim mësim nga shokët e të Dërguarit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem. Kjo nuk do të thotë se është e ndaluar të transmetohen hadithet nga i Dërguari i Allahut për faktin se vetë ibën Mes’udi është nga sahabët që ka transmetuar më tepër hadithe nga i Dërguari i Allahut, por qëllimi i kësaj ngjarjeje është që kur të transmetojmë nga i Dërguari, të kemi kujdes se mos humbim qëllimin e fjalës së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem. Nga kjo ngjarje mësojmë se ai që trans- meton një hadith nga i Dërguari i Al- lahut, edhe nëse është i sigurt për të, është mirë të thotë “apo kështu disi apo ngjashëm me të”, duke aluduar se ndoshta fjala e të Dërguarit nuk është kështu fjalë për fjalë, porse kuptimi është i njëjtë. Allahu e di më së miri. HADITHI NUMËR 24 T ransmetohet nga Muhamed ibën Sirini të ketë thënë: “Kur Enes ibën Maliku transmetonte nga i Dërguari i Allahut ndonjë hadith, pasi e përfundonte fjalën e të Dërguarit thoshte: “Apo siç ka thënë i Dërguari i Allahut.” Këtë ether e transmeton ibën Maxhe me
  • 20. 19 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 numrin 24 dhe është veçuar me të, shiko “Tuhfetul Eshraf” (1469). Albani e ka cilësuar të saktë. Enes ibën Maliku këtë fjalë e thoshte pasi përfundonte hadithin duke dashur të tre- gonte se hadithi që transmetonte ishte me kuptim dhe se hadithi fjalë për fjalë mund të mos ishte i njëjtë me fjalën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. HADITHI NUMËR 25 T ransmetohet nga Abdurrahman ibën Ebi Lejla se ka thënë: “I thamë Zejd ibën Erkamit: “Na trego hadithe nga i Dërguari sal-Allahu alejhi ve sel-lem. Ai tha: “Jemi moshuar dhe kemi harruar, ndërsa hadithi nga i Dërguari është i rëndë (i vështirë).” Ibën Maxheh është veçuar në transme- timin e këtij etheri, shiko “Tuhfetul Eshraf” (3674). Albani e ka cilësuar të saktë. HADITHI NUMËR 26 T ransmetohet nga Abdullah ibën Ebi es-Seferi të ketë thënë: “E kam dëgjuar Sha’biun duke thënë: “E kam shoqëruar ibën Umerin një vit dhe nuk e kam dëgjuar të transmetojë ndonjë hadith nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.” Etherin e transmeton Buhariu (7267), Muslimi (5006, 5007), ibën Maxheh (26). HADITHI NUMËR 27 T ransmeton Tavusi nga babai i tij të ketë thënë: “E kam dëgjuar ibën Abasin duke thënë: “Ne e më- sonim hadithin përmendsh sepse hadithi i të Dërguarit mësohet përmendsh, mirëpo nëse filloni secili prej jush të ndiqni rrugën që dëshironi (me gënjeshtra, shtrembërim, pakujdesi në transmetimin e hadithit), atëherë mjerë për ju (jeni larg nga rruga e të mirëve).” Etherin e transmeton Muslimi në parathënien e tij (20)dhe ibën Maxheh numër 27. HADITHI NUMËR 28 T ransmetohet nga Karadhate ibën Ka’bi të ketë thënë: “Umer ibën Hatabi na dërgoi për në Kufe dhe na përcolli, erdhi me ne deri te një vend që quhej Sirar, pastaj tha: “A e dini përse erdha me ju deri këtu?” (Ka’bi) Tha: “I thamë: “Për shkak të shoqërisë me të Dër- guarin e Allahut dhe për shkak të en- sarëve.” (Umeri) Tha: ”Erdha me ju deri këtu për shkak të një hadithi që desha t’ua them dhe desha që gjatë ecjes sime me ju ta mësoni përmendsh. Ju po shkoni te një pop- ull që Kur’ani në gjokset e tyre ka një zë si uji që vlon në enë. Kur t’ju shohin ju, ata i zgjatin qafat e tyre (që të marrin nga ju di- turinë, t’u nënshtrohen urdhrave tuaja dhe
  • 21. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 20 t’ju marrin për gjykatës) dhe thonë “shokët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”, prandaj pakësoni transmetimin nga i Dër- guari i Allahut dhe unë do të jem ortaku juaj (në shpërblim).” Etherin e transmeton ibën Maxheh numër 28. Albani thotë: “Etheri është i saktë me zinxhirin e Hakimit dhe e ka aprovuar imam Dhehebiu. Shiko “Tuhfe- tul Eshraf” (10620). Fjala e Umer ibën Hatabit Allahu qoftë i kënaqur me të “pakësoni transmetimin nga i Dërguari i Allahut” mund të kupto- het në dy mënyra. E para: Mos e shfrytë- zoni dëshirën e tyre të madhe dhe respektin e madh që kanë për hadithin e të Dërguarit e ta shpeshtoni transme- timin nga i Dërguari. Dhe e dyta: Mos e shpeshtoni transmetimin nga i Dërguari në mënyrë që të merren vetëm me të e të largohen nga marrja mësim prej tyre apo që të bëhet shkak që të largohen nga Kur’ani.” Shkaku i përmendjes së këtij etheri në këtë vend është dëshira e madhe dhe re- spekti i madh që kishin banorët e Kufes për hadithin e të Dërguarit, prandaj Umeri u tha: “Kur t’ju shohin ju, ata i zgjatin qafat e tyre (që të marrin nga ju diturinë, t’u nënshtrohen urdhrave tuaja dhe t’ju marrin për gjykatës) dhe thonë “shokët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem…” Allahu e di më së miri.[1] HADITHI NUMËR 29 T ransmetohet nga Es-Saib ibën Jezidi të ketë thënë: “E kam shoqëruar S’ad ibën Malikun nga Medina në Mekë, nuk e kam dëgjuar të tregoj nga i Dërguari asnjë hadith të vetëm.” Është veçuar me këtë ether ibën Maxheh, shiko “Tuhfetul Eshraf” (3855). Albani e ka cilësuar të saktë. Të gjitha këto ngjarje na tregojnë shumë qartë se çfarë qëndrimi kishin sahabët në transmetimin e hadithit të Dërguarit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se sa ishin të kujdesshëm kur transmetonin diçka nga i Dërguari. Kjo është mësim për ne se çështja e fesë duhet të jetë e shenjtë tek ne dhe e rëndësishme, në mënyrë që të mos marrim guximin e të flasim duke mos qenë të sigurt deri në maksimum se çështja në fjalë është ashtu si e thua. Al- lahu e di më së miri. Vijon Përgatiti: Fidan Xhelili ______________ [1] Shiko sqarimin e imam Sujutit dhe dijetar Sindit ndaj ”Sunenit” të ibën Maxhes, Allahu i mëshiroftë të gjithë (125).
  • 22. 21 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Abdullah Ibën Mubareku ka thënë se e kanë pyetur Hamud Ibën Ahmedin: “Pse fjalimet e selefëve ishin më të mira se tonat?” Ai tha: “Ata folën për nder të Islamit, për sigurinë e sh- pirtrave dhe për kënaqësinë e Allahut subhanehu ve teala. Ndërsa ne flasim për të nderuar shpirtrat tonë, për kënaqësinë e kësaj bote dhe për të kënaqur njerëzit.” Të parët tanë sinqeriteti dhe e vërteta B ekër Ibën Me’izi ka thënë: “Er- Rebi është parë vetëm një herë në xhami duke falur namaz vullne- tar.”[1] Sufjani ka thënë: “Murejah er-Rebi’ Ibën Hudhejmi ka thënë: ”Er-Rebi gjithmonë i ka mbajtur sekret veprat e tij të mira; nëse i ka ardhur një musafir i papritur dhe ka qenë duke lexuar Kur’an, ngutej ta mbulonte Kur’anin me veshjen e tij.”[2] Mundhiri transmetoi se Er-Rebi Ibën Hudhejmi ka thënë: “Vepra që nuk bëhet për hir të Allahut, shkrihet (hum- bet).”[3] Ebu Hamza edh-Dhumali ka thënë: “Ali Ibën Husejni mbante një çantë me bukë në shpinë gjatë natës dhe e jepte atë sadaka për të varfrit. Ai thoshte: “Sadakaja e fshehtë e largon hid- hërimin e Zotit subhanehu ve teala.”[4] Amër Ibën Thabiti ka thënë: “Kur ka vdekur Ali Ibën Husejni, njerëzit që bënë larjen e trupit të tij panë pika të zeza në shpinën e tij dhe pyetën: “Çfarë është kjo?” Përgjigja ishte: “Ai mbante çanta me bukë në shpinë gjatë natës dhe i shpërn- dante te të varfrit dhe nevojtarët në Med- inë.”[5] ______________ [1] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/61. [2] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/61. [3] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/61. [4] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 2/96 dhe hadithi: “Sadakaja e fshehtë e largon hidhërimin e Zotit subhanehu ve teala.” Shejh Albani e ka saktësuar në “Es-silsileh es-sahihah”, 1908. [5] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 2/96.
  • 23. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 22 Ibën Aishe tregoi se babai i tij ka thënë: "Kam dëgjuar njerëzit e Medinës duke thënë: “Kurrë nuk na ka munguar sadakaja e fshehtë, derisa ka vdekur Ali Ibën Husejni."[6] Muhamed Ibën Malik Ibën Dhaigami ka thënë: “Ebu Ejubi ka thënë se Ebu Ma- liku i ka thënë atij: "O Ebu Ejub, ki ku- jdes, sepse kam parë se ankthet e muslimanëve në këtë botë nuk kanë të ndalur. Dhe betohem në Allahun se nëse bota tjetër nuk sjell gëzim te besimtari, ai do të ballafaqohet me dy probleme: brenga për këtë botë dhe vuajtje në botën tjetër." Unë (Ebu Ejubi) thashë: "Si është e mundur që bota tjetër të mos sjellë gëzim te besimtari kur ai punon shumë për hir të Allahut në këtë botë?" Ebu Maliku tha: "Si është e mundur që veprat dhe puna e tij nuk dihen a janë të pranuara dhe të jetë i shpëtuar (i sigurt)? Mund të shohësh shumë njerëz të cilët mendojnë se po bëjnë gjënë e duhur dhe se janë në rrugë të drejtë, por në Ditën e Gjykimit të gjitha veprat dhe punët e tyre u përplasen atyre në fytyrë (u refuzo- hen)."[7] Imam Dhehebiu ka thënë se Ejubi thoshte: "Besimtari duhet të ketë frikë Allahun. Nëse ai bëhet asket (largohet nga kënaqësitë e kësaj bote), ai nuk duhet ta bëjë asketizmin e tij të rëndë për njerëzit e tjerë, prandaj është më mirë për një njeri që ta fshehë asketizmin e tij sesa ta bëjë të njohur."[8] Xhefar Ibën Berkani ka thënë: "Me erdhi lajmi se Junus Ibën Ubejdi po jetonte jetë me devotshmëri dhe butësi, prandaj i shkrova atij dhe i thashë: “Vëllai im, më kanë informuar se je duke jetuar një jetë të drejtë, prandaj po të shkruaj që të më tregosh se si po ia arrin të jetosh një jetë me devotshmëri e butësi." Ai m’u përgjigj: “E kam marrë letrën tënde dhe kjo është ajo që kam për të thënë: Jam munduar ta mësoj nefsin tim të dojë për njerëzit atë që do për veten dhe të urrejë për të tjerët atë që urren për veten, por ai ishte larg asaj. Pastaj jam përpjekur ta mësoj tim të ndalojë së foluri për njerëzit e tjerë, përveç kur është diçka e mirë, mirëpo ai po e përjeton më të lehtë agjërimin në ditë të nxehta sesa ndalimin nga të folurit për të tjerët. Kjo është ajo që kam për të thënë vëllai im dhe paqja e Allahut qoftë mbi ty.”[9] Muhamed Ibën el-Muthana ka thënë se Abdullah Ibën Sinani ka transmetuar: "Isha me Ibën Mubarekun dhe Mu'tamir Ibën Sulejman në Tarsus dhe papritmas na thirrën për në luftë. Kur të dyja ushtritë (ajo muslimane dhe romake) morën pozicionet e tyre, një luftëtar romak doli përpara dhe kërkoi dyluftim. Një luftëtar musliman i doli romakut në dyluftim, mirëpo humbi jetën. Edhe një tjetër (musliman) e provoi, por edhe ai u vra. Luftëtari romak arriti t'i vriste gjashtë ushtarë muslimanë dhe po ecte nëpër radhët e ushtarëve në mënyrë arro- gante duke kërkuar dyluftim tjetër, mirëpo askush nuk guxonte t'i afrohej. Pastaj, Ibën Mubareku më shikoi mua dhe më tha: "Nëse vritem (në këtë dy- luftim), bëj kështu e kështu". ______________ [6] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 2/96. [7] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/360. [8] Edh-Dhehebiu, “Sijer a’lam en-Nubala”, 6/19. [9] Ibën el Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 3/303.
  • 24. 23 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Pastaj ai u ballafaqua me luftëtarin romak me kalin e tij dhe e vrau pas një orë për- leshje dhe sërish kërkoi dyluftim. Arriti të vriste gjashtë ushtarë romakë dhe kur kërkonte dyluftim tjetër, askush nuk gux- onte t'i afrohej, të gjithë frikësoheshin. Ibën Mubareku u zhduk për pak kohë në radhët e ushtrisë dhe pastaj u kthye në pozicionin e tij afër meje dhe më tha: "O Abdullah, mos ia përmend këtë që pe me sy askujt, përderisa unë të jem gjallë."[10] Ahmed Ibën Is’haku ka thënë se Xhubeir Ibën Nufeiri ka treguar se ka dëgjuar Ebu Derdanë në namazin e tij të fundit, kur kishte përfunduar teshehudin, duke kërkuar mbrojtje nga Allahu nga hipokrizia. Xhubeir i tha: "O Ebu Derda, ti je larg nga hipokrizia." Ai ia ktheu: "Betohem në Allahun se njeriu mund t'ia kthejë shpinën fesë brenda orës e të bëhet jobesimtar."[11] Musa Ibën el-Mual-la ka thënë se Hud- hejfe e kishte këshilluar: "Janë tri gjëra të cilat nëse i ke, do të fitosh nga çdo e mirë që vjen nga lart: veprat e tua duhet të jenë vetëm për hir të Allahut subhanehu ve teala, duhet të duash për njerëzit atë që do për veten dhe ushqimi yt duhet të jetë hallall.”[12] Transmetohet se afër Muhamed Ibën Vasit ishte njëri nga transmetuesit, i cili tha: "Pse po i shoh zemrat e ngurtësuara, sytë duke mos derdhur lot dhe trupat duke mos u dridhur?" Muhamed Ibën Uasi pastaj u përgjigj: "O filan filani, po e shoh se këta njerëz janë dobësuar prej teje, nëse ndonjë nga fjalimet (e tua) rrjedh nga zemra, i prek të tjerët mu në zemër.”[13] Abdus-Samed Ibën Abdul Varith ka thënë se Halid Ibën Safvani ka transmet- uar se ai kishte takuar Mesleme Ibën Abdul Melikun, i cili e kishte pyetur: "O Halid, më trego për Hasan el-Basriun." Halidi u përgjigj: "E njoh atë shumë mirë, jam fqinji i tij dhe ndjek mësimet tek ai. Ai praktikon atë që u mëson të tjerëve dhe ajo çfarë sheh (tek ai) është ajo që merr (si mësim). Ai e mban fjalën. Nëse ai vendos për një punë, do ta për- fundojë atë dhe kurrë nuk ka pasur nevojë për njerëzit, ndërsa njerëzit kanë pasur nevojë për të." Mesleme Ibën Abdul Melik pastaj tha: "Kjo mjafton... si mund të devijojnë njerëzit kur në mesin e tyre është një njeri si Hasan el-Basriu?!"[14] Avn Ibën Umarah ka thënë se ka dëgjuar Hisham ed-Distivain duke thënë: "Beto- hem në Allahun, se nuk mund të them sinqerisht se e kam lënë shtëpinë qoftë edhe një herë të vetme për të shkuar për të mësuar shkencën e hadithit vetëm e vetëm për hir të Allahut." Unë (Edh-Dhehebiu) thashë: “Betohem në Allahun, as unë!” Vazhdon Edh-Dhehebiu: "Selefus-salih (të parët e mirë) fitonin dije për hir të Al- lahut dhe arrinin pozitë të ndershme dhe bëheshin dijetarë e imamë. Të tjerët kërkonin dije, por jo për hir të Allahut dhe fitonin dije, por pas pak e rishikonin gjendjen e tyre dhe fajësonin veten. Ata u udhëzuan që të ndërronin mendje dhe ligjëronin pastaj sinqerisht për hir të Al- ______________ [10] Imam Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 8/408-409. [11] Imam Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 6/383, zinxhiri i transmetimit është i saktë. [12] Ibën El Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 4/269. [13] Edh-Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 6/122. [14] Imam Dhehebiu Sijer E’lamun-Nubela”: 2/576.
  • 25. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 24 lahut, siç ka thënë Muxhahidi dhe të tjerë: “Ne fitonim dituri pa e bërë nijet për hir të Allahut, por Allahu subhanehu ve teala na siguroi qëllim të mirë pastaj.” Të tjerët kanë thënë: “Ne nuk e kemi kërkuar këtë dije për hir të Allahut, por Allahu subhanehu ve teala dëshiroi që ajo të ishte për hir të Tij.” Kjo është e mirë gjithashtu dhe ata pastaj e shpërndanë atë sinqerisht. Mirëpo njerëz të tjerë kërkuan dije me qëllim të keq. Ata patën qëllim kënaqësitë e kësaj bote dhe që njerëzit e tjerë t’i lavdëronin. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush lufton për diçka tjetër, jo për hir të Allahut, qoftë edhe për një litar, do të marrë atë që ka pasur për qëllim.”[15] Këto lloje njerëzish nuk e kanë ndriçuar veten me dritën e dijes, ata nuk ndikuan te të tjerët dhe dija e tyre nuk i dërgoi ata në vepra të mira. Dijetarët e vërtetë janë ata që kanë frikë Allahun subhanehu ve teala. Të tjerët fituan dituri dhe u vunë në pozita të larta, por ata i trajtuan njerëzit me padrejtësi dhe zullum. Ata e braktisën dijen e tyre, pasuan dëshirat e tyre, vepruan mëkate dhe punë të këqija. U shkatërrofshin! Ata nuk janë dijetarë! Disa dijetarë tjerë kishin dituri, por nuk e kishin frikë Allahun subhanehu ve teala. Ata bënë mashtrime, dhanë vendime të rrejshme, mbartën transme- time jo të rregullta. Megjithatë disa patën guximin për të gënjyer për Allahun dhe fabrikuan e shpikën hadithe jo të vërteta, por Allahu subhanehu ve teala i zbuloi ata dhe i turpëroi. Dituria e tyre nuk i shpëtoi ata dhe veprat e tyre i dër- guan ata për në zjarrin e xhehennemit. Të gjitha kategoritë e lartpërmendura sh- përndanin diturinë e tyre dhe ishin mjaft të saktë në të. Megjithatë, të tjerë i pa- suan ata, mirëpo mungesa e dijes dhe e veprave të këtyre ishte e qartë. Nga jashtë ata dukeshin si dijetarë, por zotëronin shumë pak dituri. Ata i devijuan njerëzit duke i bërë të mendonin se ishin dijetarë, por ata nuk e dinin se kishin të bënin me Allahun subhanehu ve teala. Ata kurrë nuk panë dijetarë të vërtetë të cilët mund t'i pasonin, prandaj u bënë njerëz të rën- domtë. Qëllimi i tyre më i madh ishte të merrnin disa libra të vlefshëm dhe t'i ru- anin. Kërkojmë nga Allahu siguri dhe falje, siç ka thënë njëri: “Nuk jam dijetar dhe kurrë nuk kam parë ndonjë dije- tar.”[16] Muhamed Ibën Isa ka thënë se Abdullah Ibën Mubareku e vizitonte Tar- susin shpesh dhe gjithmonë qëndronte në të njëjtën bujtinë. Në atë bujtinë ishte një djalë i ri që kujdesej për të dhe po mësonte shkencën e hadithit nga Abdul- lah Ibën Mubareku. Në njërën nga vizitat e tij në Tarsus, Ibën Mubareku pyeti për djalin e ri, por nuk po e gjente. Ai ishte për ngut sepse kishte dëgjuar thirrjen për në xhihad. Kur Ibën Mubareku u kthye nga xhihadi, ai pyeti për djalin e ri, por i treguan se ai ishte burgosur për shkak të një borxhi të papaguar. Ibën Mubareku pyeti: “Sa është borxhi?” I thanë: “Dhjetë mijë dërhemë”. Pastaj ai kërkoi dhënësin e borxhit, ia dha atij shumën e duhur dhe i kërkoi që mos të informonte askënd për këtë përderisa ishte gjallë. Ai i tha atij (kred- ituesit): “Në mëngjes liroje djalin e ri.” ______________ [15] Ky hadith transmetohet nga Imam Ahmed në “Musnedin” e tij, 5/315, ed-Darimi, 2/654, Nisaiu, 6/24 dhe Tirmidhi, në autoritetin e Ubade Ibën Samit (Hadith Merfu’). [16] Imam Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”: 7/152-153
  • 26. 25 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Ibën Mubareku shkoi në shtëpi natën. Kur djali i ri u lirua, i treguan se Ibën Mubareku kishte pyetur për të, por që në mëngjes e kishte lënë bujtinën. Djali i ri shkoi pas Ibën Mubarekut dhe e gjeti. Ibën Mubareku e pyeti atë: "Ku ke qenë? Nuk të kam parë në bujtinë." Djali i ri i tha: “Isha i burgosur për një borxh të papaguar." Ibën Mubareku e pyeti: “Si u lirove?” Djali i ri iu përgjigj: “Një njeri, të cilin nuk e kam parë, ka ardhur dhe ka paguar borxhin tim.” Ibën Mubareku i tha: “Duhet ta falën- derosh Allahun që borxhi yt është paguar dhe je i lirë.” Kredituesi nuk i tregoi askujt për këtë deri pas vdekjes së Ibën Mubarekut.[17] Ebu Xhefar el-Hedha ka thënë se ka dëgjuar Sufjan Ibën Ujejnen duke thënë: “Nëse mendimet e fshehura janë të njëjta me ato të hapura, kjo është drejtësi. Nëse mendimet e fshehura janë më të mira se të hapurat, kjo është mirësi. Dhe nëse mendimet e hapura janë më të mira se të fshehtat, kjo është padrejtësi.”[18] Abdullah Ibën Mubareku ka thënë se e kanë pyetur Hamud Ibën Ahmedin: “Pse fjalimet e selefëve ishin më të mira se tonat?” Ai tha: “Ata folën për nder të Islamit, për sigurinë e shpir- trave dhe për kënaqësinë e Allahut sub- hanehu ve teala. Ndërsa ne flasim për të nderuar shpirtrat tonë, për kënaqësinë e kësaj bote dhe për të kënaqur njerëzit.”[19] En-Nedhr Ibën Shumejli ka thënë: “Çmimi i mëndafshit u rrit shumë në një vend dhe automatikisht ndikonte në çmimin e mëndafshit në Basra (qytet në Irak). Junus Ibën Ubejdi ishte tregtar i mëndafshit dhe e dinte për këtë. Ai doli dhe bleu ca mëndafsh nga njëri për trid- hjetë mijë dërhemë. Pastaj e pyeti njërin: “A e ke ditur se çmimi i mëndafshit është rritur në atë vend?” Njeriu i tha: “Jo, sikur ta dija, nuk do të ta shisja.” Junus Ibën Ubejd i tha: “M’i jep paratë e mia dhe unë po ta jap mëndafshin.”[20] U transmetua se Bishrin e kanë pyetur: “Pse nuk po jep ligjërata në hadith?” Ai tha: “Kam uri për të dhënë ligjërata në hadith dhe sa herë që kam uri për diçka, atëherë e braktis.”[21] Fudajl Ibën Ijadi ka thënë: “Ndonjëri bën vepra të liga dhe mendon se është njeri i mirë, është injorant dhe mendon se është dijetar, është koprrac dhe i duket vetja bujar, është budalla dhe i duket vetja inteligjent. Jeta jote është e shkurtër dhe shpresat janë të pafundme.” Unë (Edh-Dhehebiu) thashë: “Betohem në Allahun se Fudajli e ka mirë. Ndonjëri është po ashtu i padrejtë vetë dhe i duket vetja i shtypur, ha gjëra jo të ligjshme dhe i duket vetja i devotshëm dhe i nder- shëm, është mëkatar dhe i duket vetja i sinqertë dhe kërkon dije për hir të kë- naqësive të kësaj bote, por mendon se po e bën për hir të Allahut.”[22] Pjesë nga libri: Mençuria e të Mençurve Autorët: AbdulAziz Ibën Nasir El-Xhelil Baha Eddin Ibën Fetah Akil Përshtati: Ummu Abdurrahman es-Selefijje ______________ [17] Ibën el Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 4/141-142. [18] Ibën el Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 2/234. [19] Ibën el Xhevzi, “Sifetu Es-Safve”, 4/122. [20] Edh-Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 6/293. [21] Edh-Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 10/470. [22] Edh-Dhehebiu, “Sijer E’lamun-Nubela”, 8/440.
  • 27. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 26 Në kohën e sotme shohim se ata që flasin, caktojnë e përcaktojnë dëmin dhe dobinë e gjërave të caktuara janë krejtësisht jashtë kornizës që kanë përcaktuar dijetarët. Madje edhe kjo çoroditje e madhe në dhënien e fetvave është një argument i qartë se sa larg dhe sa shpejt kanë ecur gjërat për së keqi në vendin tonë, ku nuk kemi ndonjë dijetar që të jetë referencë për këto probleme dhe probleme të tjera. NDËRMJET DOBISË DHE DËMIT A llahut i takojnë falënderimet më të mëdha që e përsosi këtë fe. Përshën- detjet qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili e kreu përgjegjësinë e shpalljes në formën më të mirë, pastaj përshëndetjet qofshin mbi gjeneratat që ecën pas rrugës së tij dhe atyre që vazhdojnë të ecin në atë rrugë deri në fundin e botës. Allahu i Lartësuar e dërgoi këtë fe për t’u sjellë njerëzve dobi dhe për t’i larguar ata nga dëmet e shumta që përjetojnë në këtë botë dhe s’ka dyshim që kujdesi i madh që ka Al- lahu ndaj robërve të Tij manifestohet edhe në dobitë e shumta që ka përcaktuar për ta, duke u treguar edhe rrugët që çojnë tek ato dobi. Por, në anën tjetër, ka caktuar edhe metoda dhe rrugë të shumta në mënyrë që e keqja dhe dëmi të largohen tërësisht apo pjesërisht, siç thonë dijetarët: “Allahu i ka
  • 28. 27 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 dërguar Profetët për arritjen e të mirave dhe plotësimin e tyre dhe për largimin e dëmeve apo pakësimin e tyre.”[1] Në realitet, ajo për të cilën dua të flas në këtë shkrim është diçka më specifike, konkretisht ballafaqimi i interesave të sheriatit me dëmet eventuale si dhe përcaktimi i tyre në re- alitetin dhe aktualitetin ku jetojmë. Pra, marrja parasysh e dobisë për të cilën nuk kemi argument të veçantë, por që nuk kundërshton ndonjë argument të sheriatit. Për faktin se kjo temë është e rëndësishme dhe shumë e rrezikshme, sidomos kur vihet në praktikë, desha të kontribuoj në zbard- hjen e realitetit të saj. Dobitë e lira, të cilat nuk janë përcaktuar me sheriat, por edhe çështjet në të cilat dobia është më e madhe së dëmi, janë të nevojshme të merren parasysh dhe të veprohet me to sidomos në fushën e davetit, por duke pasur kujdes që të mos përzihet dëmi dhe dobia, aq sa dëmi të jetë më i madh se dobia, ngase në këtë rast ndalo- het të vepruarit me të. Kjo problematikë kuptohet më mirë atëherë kur mëson se shumë muslimanë dhe hoxhal- larë përmes kësaj rregulle të saktë dhe të do- bishme luajnë dhe rrëzojnë shumë argumente të Kur’anit dhe të haditheve, madje në këtë grackë kanë rënë edhe disa pretendues të metodologjisë profetike. Përcaktimi i dobisë dhe i dëmit sipas frymës së sheriatit në çështjet të cilat na paraqiten në jetë e pastaj veprimi konform këtij përcak- timi është tejet i vështirë dhe ekziston mundësi e madhe që të të rrëshqasë këmba, prandaj edhe dijetarët kanë folur shumë rreth saj, kanë treguar si punohet me të si dhe rastet apo personat që nuk kanë të drejtë të përcaktojnë këtë dëm apo atë dobi. Dijetari i nderuar Muhamed Atijeh Salim, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Fshehtësia e rrezikut qëndron te pretendimi i dobisë për një gjë, ngase ky pretendim është i përgjithshëm dhe kushdo që merr një rrugë, justifikohet me dobinë e saj, ngase asnjë dije- tar nuk jep ndonjë gjykim për ndonjë çështje që nuk ka argument të qartë e të mos pre- tendojë se me këtë gjykim ka realizuar dobinë (e kërkuar). Por për cilat dobi flasin ata? Dobia personale është çështje proporcionale, secili e pretendon atë në qëndrimin e tij dhe këtu fshihet rreziku i madh. Kështu që dobia në realitet është dobia që përcakton sheriati, dobi e cila ecën sipas rregullave të sheriatit atëherë kur ai përgjithëson. Nuk është pra dobi personale apo proporcionale, por është dobi për të cilën dëshmon sheriati, i cili ka ardhur për plotësimin e të mirave për njerëzit dhe ruan të gjitha format e jetës. Sheriati nuk pranon ndonjë dobi që përmban dëm si ajo apo më të madh se ajo, pavarësisht nëse iu fsheh kjo gjë studiuesit apo jo, ngase Allahu është i Urtë, i Gjithëditur. Gjithashtu, dobia e përcaktuar nga sheriati ka parasysh çështjet e dynjasë dhe të ahiretit së bashku, prandaj nuk merret në konsideratë një dobi e kësaj bote nëse ajo obligon dënim në botën tjetër dhe këtu është fshehtësia e dallimit mes do- bisë te avokatët (sipas ligjeve të përpiluara nga njerëzit), të cilët thonë “atëherë kur gjen- det dobia, ai është ligji i Allahut”, dhe mes dijetarëve të sheriatit, metodologjia e të cilëve vërteton se “aty ku gjendet ligji i Al- lahut, aty gjendet dobia për njerëz.”[2] Në kohën e sotme shohim se ata që flasin, caktojnë e përcaktojnë dëmin dhe dobinë e gjërave të caktuara janë krejtësisht jashtë ko- rnizës që kanë përcaktuar dijetarët. Madje edhe kjo çoroditje e madhe në dhënien e fet- vave është një argument i qartë se sa larg dhe sa shpejt kanë ecur gjërat për së keqi në vendin tonë, ku nuk kemi ndonjë dijetar që të jetë referencë për këto probleme dhe prob- ______________ [1] Shiko “Mexhmu’ul Fetava” (24/278) të Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë. [2] Shiko parathënien e librit “El Mesalih el Murseleh” (fq. 4) të dijetarit Muhamed el Emin Esh-Shenkiti.
  • 29. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 28 leme të tjera. Shembujt e kësaj rrëmuje në emër të fesë janë të shumta, disa pranojnë të qëndrojnë në vende ku ka muzikë, qoftë në dasma apo në ndonjë manifestim, dhe nëse i kritikon për këtë veprim të ndaluar, do të thonë: “Ti nuk e di, dobia është më e madhe se dëmi.” Tjetri qëndron në vende ku njerëzit tallen me fenë e Allahut, sulmojnë të Dërguarin e Allahut, përqeshin shenjat e fesë dhe ai rri i heshtur dhe nuk reagon aspak. E nëse e pyet pse nuk urdhërove për të mirë dhe nuk ndalove nga e keqja në këtë rast kur për ty ishte obligim, ai do të thotë: “Akoma nuk ka ardhur koha t’ju flas, se sikur t’ju flas tani, ata nuk do të qëndrojnë më me mua, pra duhet të shikohet dëmi dhe dobia e jo vetëm hallalli dhe harami!” E disa të tjerë, thirrës të metodologjisë pro- fetike, kanë filluar të bashkëpunojnë me grupime të ndryshme bidatxhinjsh duke mos shikuar aspak rregullat dhe normat që kanë vënë dijetarët për këtë çështje, saqë këtyre bidatxhinjve që prishin zemrat dhe mendjet e muslimanëve u mundësohet t’i drejtohen masës së gjerë dhe t’i thërrasin ata në rrugën e tyre të gabuar nëpërmjet organizimeve që bëjnë ata që i përkasin metodologjisë së sele- fëve të mirë. E nëse i këshillon (sepse ata nuk e pranojnë kritikën), do të të thonë “dobia është më e madhe se dëmi dhe ne kemi një qëllim më të largët e jo këtë që shikon ti!”[3] Siç e pamë, të gjitha këto vepra të ndaluara janë rrjedhojë e kësaj rregulle të saktë që kanë vënë dijetarët, por që caktohet nga njerëzit jo kompetentë dhe përdoret në vende të gabuara apo ndoshta edhe në cak- timin e saj hyn epshi dhe dëshira për pozitë, e cila pastaj mbulohet me petkun e shqetësimit gjoja për Islamin. Tashmë e kuptojmë lehtë pse disa dijetarë e kanë ndaluar rreptësisht të pohohet se ekzis- ton metafora në Kur’an, ngase kur filluan grupimet e shumta nga mu’tezilitët, esharitët, maturiditët të mohojnë cilësitë e Allahut duke marrë për bazë metaforën, atëherë dije- tarët islamë e mbyllën këtë derë dhe shumë prej tyre e mohuan pastaj metaforën në Kur’an edhe nëse ajetet nuk kishin të bënin me cilësitë e Allahut, madje Ibën Kajjimi, Al- lahu e mëshiroftë, metaforën e quajti tagut.[4] I njëjtë është rasti edhe me analogjinë, ku disa dijetarë duke parë se si qëllimkëqijtë i re- fuzonin hadithet e qarta apo nuk punonin me to duke u mjaftuar me analogjinë, e re- fuzuan analogjinë në tërësi, edhe pse ajo për- dorej nga dijetarët e mëdhenj të këtij ummeti në raste të drejta dhe për qëllime të drejta, madje ata që mohuan analogjinë në tërësi konstatuan se i pari që bëri analogji dhe e humbi veten me këtë analogji ishte Iblisi, i cili krahasoi krijimin e tij nga zjarri me kri- jimin e Ademit aljehi selam nga dheu dhe kështu iu duk vetja më i mirë se Ademi alejhi selam dhe nuk iu nënshtrua urdhrit të Al- lahut për t’i bërë sexhde atij. ______________ [3] Këto janë vetëm disa shembuj sa për ilustrim, ngase rastet e tilla janë aq të shumta, saqë nëse ndokush do t’i mblidhte të gjitha, do të mbushte një libër. Kjo metodë e gabuar është përdorur më shumë nga grupimi Ihvanul Muslimin. Ata përmes kësaj rregulle kanë shkelur shumë ligje të Allahut, madje edhe kanë krijuar hutim të madh te muslimanët duke u bërë shembull i keq për ta. Nga mizoritë e fundit që erdhën si rezultat i kësaj rregulle është edhe fetvaja e drejtuesit të ihvanëve, i cili bën thirrje dhe i nxit vendet islame dhe arabe që të ndërtojnë kisha për të krishterët që jetojnë në vendet e tyre, në mënyrë që edhe të krishterët të na lejojnë të ndërtojmë xhami në vendet e tyre, duke e arsyetuar këtë fetva me fjalët “dobia është më e madhe se dëmi”! Kështu pra, me këtë fetva ai nuk e ka dertin aspak që është duke kundërshtuar qartë argumentet e sheriatit, konsensusin e sahabëve, konsensusin e katër medhhebeve si dhe konsensusin e gjithë dijetarëve islam ( shiko librin “Fetava es-Subki” 2/369, 2/391).Me këtë fetva të pakon- trolluar merret vendimi që për herë të parë të ndërtohet një katedrale e madhe në kryeqytetin e Katarit. Kjo fetva sikur u drejtohet të krishterëve me këto fjalë: -Qëndroni ne fenë tuaj, ngase nuk jeni të humbur. Ne muslimanët jo vetëm që e pranojmë fenë tuaj, por ne edhe ju ndërtojmë kisha dhe katedrale ashtu siç ndërtojmë xhami! Vërtet nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat që janë në gjokse, Allahu na ruajttë nga ky devijim i qartë! [4] Nga dijetarët që e mohoi metaforën në Kur’an dhe hadith dhe që shkroi shumë në lidhje me këtë çështje ishte dijetari i madh Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, i cili madje e mohoi metaforën edhe në gjuhën arabe! Kurse Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Es-Sawaikul Murseleh” (2/633) në kapitullin e 24-ërt thotë: “Kapitulli i 24-ërt, përmendja e katër tagutëve me të cilat personat e komentimit të shtrembër kanë shkatërruar esencën e fesë, kanë shkelur shenjtërinë e Kur’anit dhe kanë shlyer shenjat e imanit”, pastaj përmendi tagutin e dytë sipas radhitjes së tij dhe thotë: “Fjala e tyre (d.m.th. e atyre që kanë komentuar Kur’anin dhe hadithet shtrembër) se ajetet dhe hadithet e cilësive dhe atributeve të Allahut janë metaforë dhe jo realitet.” Fjala tagut domethënë çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe nganjëherë kihet për qëllim shejtani, ngase ai është taguti më i madh.
  • 30. 29 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Për mendimin tim, ata të cilët janë zgjeruar shumë më këtë metodë në fushën e davetit kanë arritur këtu ku kanë arritur për dy shkaqe kryesore: E para: Arritja e dobive personale, duke u shtirur se gjoja ia duan të mirën Islamit apo edhe shejtani i ka mashtruar duke ua veshur dobinë e Islamit me dobinë e tyre personale. E dyta: Moskuptimi i drejtë i qëllimit të do- bisë në sheriat duke mos shikuar se a është dobia më e madhe apo dëmi, rëndësi ka të realizojnë qoftë një dobi, edhe pse duke rrezikuar dobi më të madhe apo duke u futur në dëme të mëdha. Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ar- ritja e qëllimit të dobisë në disa çështje nuk kuptohet detyrimisht se ajo çështje është e lejuar ngase qëllimi është i lejuar, ngase në këtë vepër ka mundësi të jetë dëmi më i madh se dobia, përndryshe me të gjitha gjërat e ndaluara si shirku, alkooli, bixhozi, amoraliteti, padrejtësia, ka mundësi që vepruesi i tyre të arrijë në ndonjë dobi (por kjo nuk do të thotë që ato janë të lejuara).”[5] Edhe sot kur pretenduesit e rrugës së selefëve i kanë servirur masës së gjerë bidatxhinjtë e kulluar, kanë pasur për qëllim arritjen e do- bisë në të ardhmen, d.m.th. që t’ju jepet edhe atyre mundësia të depërtojnë në institu- cionet fetare dhe kështu të depërtojnë më shumë në masë, por kanë harruar se dëmi në ngritjen e bidatxhinjve është më i madh se dobia që pretendohet të arrihet, edhe pse gjasat janë më të mëdha që kjo dobi e kërkuar të jetë imagjinatë dhe asgjë më tepër! Allahu na udhëzoftë! Për të qenë e lejuar të punohet me dobitë e lira dhe pastaj të bëhet caktimi i tyre në rastet e veçanta, dijetarët kanë vënë disa kushte: 1. Dobia të jetë e vërtetë dhe jo diçka e imagjinuar, si ata që mundohen të bëjnë barazi mes meshkujve dhe femrave duke imagjinuar se kështu është dobia më e madhe, kurse realiteti qëndron se ky është dëm i madh. E si mos të jetë dëmi i madh kur kundërshtohen argumentet e qarta të fesë?! 2. Të mos bjerë në kundërshtim me Kur’anin, hadithin dhe konsensusin e dije- tarëve. 3. Të mos jetë në dispozitat që nuk ndrysho- jnë e që janë të përcaktuara me sheriat, siç janë obligimet, ndalimet, ndëshkimet e gjëra të tjera që janë të përcaktuara me argument, por të jetë nga çështjet që nxirren me ixhti- had. 4. Të mos ketë ndonjë dobi më të madhe apo të barabartë me të. 5. Në realizimin e dobisë të mos lindë ndonjë dëm aq sa dobia apo më i madh se ajo.[6] Nëse i kemi parasysh këto kushte që kanë vënë dijetarët, atëherë gjërat do të ecin ashtu siç kërkohet nga Islami, sepse nga këto kushte u kuptua që për të përcaktuar një dobi për ndonjë çështje duhet të jesh i ditur dhe të japësh gjithë mundin që ke në lexim dhe studim apo edhe të konsultohesh me di- jetarët, ngase konsultimi me ta vetëm se të shton siguri dhe largpamësi. Përndryshe, gabimet gjatë davetit do të jenë të mëdha dhe me pasoja të paparashikuara. Lus Allahun e Madhëruar të na bëj ë syçelë në rrugën tonë dhe mos të bëhemi sprovë dhe shembull i keq për ata që vijnë pas nesh! Amin! Amin! Amin! Xheladin Leka Zurich, Zvicër ______________ [5]“Mexhmu’ul Fetava” (1/264). [6]Shiko “Ma la jesa’ul fekihe Xhehluhu” (fq. 148) dhe “Mealim Usulil Fikh” (fq 238-239).
  • 31. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 30 F alënderimet i takojnë vetëm Al- lahut, Krijuesit të gjithësisë. Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi krijesën më të përsosur, Muhamedin alejhi salatu ve selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e paso- jnë rrugën e tyre me mirësi deri në Ditën e Ringjalljes. Përmendja e Allahut[1] është një ndër veprat më me vlerë dhe më të rëndësish- met në jetën e besimtarit, është arma më e fortë kundër armikut më të përbetuar të tij, thesari i të mirave në këtë dhe në botën tjetër, kur do të dalim para Allahut Fuqiplotë. Përmendja e Allahut e mban zemrën të freskët, e qetëson atë, i jep forcë trupit dhe e pastron atë nga veset e këqija. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zem- Përmendja e Allahut e bën zemrën të jetë e gjallë dhe gjithmonë e freskët, ndërsa mospër- mendja e Tij e bën zemrën të vdesë dhe të humbë kontrollin mbi gjymtyrët e tjera të trupit. Dallimi mes atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend Atë është si dallimi mes të gjallit dhe të vdekurit, ashtu siç na ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili thotë: ”Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk e përmend Atë është si shembulli i të gjallit me të vdekurit.” VLERA E PËRMENDJES SË ALLAHUT DHIKRIT DHE DOBITË E TIJ ______________ [1] Me fjalët “përmendja e Allahut” kemi për qëllim dhikrin në përgjithësi, duke përfshirë edhe ibadetet ditore, siç janë namazi, abdesti etj.
  • 32. 31 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 rat e tyre qetësohen. Vërtet, zemrat qetëso- hen me përmendjen e Allahut.”[2] Përmendja e Allahut është nga veprat më të mira dhe më të çmuara tek Allahu i Lartësuar, është më me vlerë se lëmosha dhe lufta në rrugën e Tij. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj për punën më të mirë dhe më të çmuar te Sunduesi juaj, që ju ngre në gradat më të larta, që është më e mirë për ju se dhënia e sadakasë nga ari dhe argjendi, më e mirë për ju se lufta në rrugën e Allahut?” Ata thanë: “Po.” Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Përmendja e Allahut të Lartësuar.” Ndërsa Muadh ibën Xhebeli radijallahu anhu ka thënë: “Nuk ka asgjë tjetër që të mbron më shumë nga dënimi në varr se përmendja e Allahut.”[3] Përmendja e Allahut e bën zemrën të jetë e gjallë dhe gjithmonë e freskët, ndërsa mospërmendja e Tij e bën zemrën të vdesë dhe të humbë kontrollin mbi gjymtyrët e tjera të trupit. Dallimi mes atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend Atë është si dallimi mes të gjallit dhe të vdekurit, ashtu siç na ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili thotë: ”Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk e përmend Atë është si shembulli i të gjallit me të vdekurit.”[4] Përmendja e Allahut e bën zemrën të jetë e gjallë dhe e shëndoshë ashtu si duhet të jetë. Pa dyshim që kjo gjallëri dhe ky shëndet i saj do të reflektohet te gjym- tyrët e tjera të trupit, sepse zemra është ajo që i udhëheq ato. Por edhe nëse shikojmë anën e kundërt, kuptojmë se mospërmendja e Allahut e bën zemrën të jetë e sëmurë dhe neglizhente, kështu që edhe kjo pa dyshim do të reflektohet në gjymtyrët e tjera të trupit duke ndikuar në të kundërtën e asaj që porositi Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem. I Dërguari i Al- lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “...Vërtet në trupin e njeriut është një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, i tërë trupi do të jetë i shëndoshë. E nëse ajo është e sëmurë, e prishur, i tërë trupi do të jetë i sëmurë, i prishur. E ajo pjesë mishi është zemra.”[5] Të përmendurit e Allahut vazhdimisht është shkaku kryesor që njeriu të jetë mes të shpëtuarve në ditën kur nuk bën dobi as malli e as evlati, por vetëm zemra e pastër e mbushur me iman dhe për- mendje të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kur të përfundojë namazi (i xhumasë), atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të jeni të shpëtuar.”[6] Dobitë që vijnë nga përmendja e Allahut (dhikri), janë të shumta. Ibën Kajimi, Al- lahu e mëshiroftë, në librin e tij “el- Vabilus-Saj-jib minel-Kelimit-Taj-jib” ka thënë: “Në përmendjen e Allahut ka më shumë se njëqind dobi.” Ndër ato që për- mendi janë edhe këto: 1. Përmendja e Allahut largon shejtanin. 2. Përmendja e Allahut është nga punët me të cilat Allahu është i kënaqur. 3. Përmendja e Allahut largon nga zemra shqetësimin, ankthin, depresionin dhe mjerimin. 4. Përmendja e Allahut e bën zemrën të ______________ [2] Err-Rra’d :28. [3] “Sahih Sunen et-Tirmidhij”, 3377. [4] Transmeton Buhariu 6407. [5] Transmeton Buhariu 52, Muslimi 1599. [6] El-Xhumua’h: 10.
  • 33. jetë e gëzuar, e fortë dhe e ndriçon (me dritën e imanit). 5. Përmendja e Allahut shton riskun. 6. Përmendja e Allahut është shkak që Allahu të të përmendë ty, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “...Prandaj, më kujtoni Mua, që Unë t’ju kujtoj ju...”[7] Sikur përmendja e Allahut të mos kishte asnjë dobi tjetër përveç kësaj, do të mjaftonte kjo si vlerë dhe mirësi. I Dër- guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel- lem nga ajo që ka transmetuar prej Zotit të tij të Madhëruar ka thënë: “...Kush më përkujton Mua në vetvete, do ta përkujtoj atë në Vetvete. Kush më përkujton Mua në turmë (grup njerëzish), do ta përkujtoj atë në një turmë që janë më të mirë se ata (te melaiket)...”[8] 7. Përmendja e Allahut e gjallëron zem- rën. E kam dëgjuar shejhul-Islamin, ibën Tejmijen, Allahu i Lartësuar e pastrofte shpirtin e tij, duke thënë: “Përmendja e Allahut është për zemrën siç është uji për peshkun. E, si do të jetë gjendja e peshkut kur largohet nga uji?” 8. Përmendja e Allahut është forca e zem- rës dhe e shpirtit. Nëse dikush e humb atë (përmendjen e Allahut), atëherë mbetet si një trup nga i cili është larguar forca. Kam qenë prezent te shejhul-Islam ibën Tejmije një herë dhe ai e fali na- mazin e sabahut, më pas u ul duke për- mendur Allahun e Lartësuar (duke bërë dhikër) derisa u afrua gjysma e ditës. Më pas ktheu kokën nga unë dhe më tha: ”Ky është mëngjesi im. E, nëse nuk ha mëngjes, më humb forca.” Ose tha fjalë të afërta me këto.” 9. Përmendja e Allahut i shlyen mëkatet sepse është nga punët më të mira. Nuk Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 32 ______________ [7] El-Bekare: 152. [8] Transmeton Buhariu 7405.
  • 34. 33 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 ka dyshim që punët e mira i fshijnë punët e liga. 10. Kur një besimtar bëhet i njohur tek Allahu i Lartësuar me përmendjen e vazhdueshme të Tij për sa kohë që është në rehati, Allahu do ta kujtojë atë kur të jetë në vështirësi. Ka ardhur në një trans- metim se kuptimi i kësaj është: nëse bes- imtarin që është në rrugë të drejtë dhe që gjithmonë e përmend Allahun e godet ndonjë vështirësi ose i lutet Allahut për ndonjë nevojë që ka, melaiket thonë: “O Zot, zë i njohur nga një rob i njohur!” Por nëse e lut një njeri që është larg rrugës së Al- lahut të Lartësuar dhe kërkon nga Ai ndonjë gjë, melaiket thonë: “O Zot, zë i panjohur nga një rob i panjohur.”[9] 11. Përmendja e vazhdueshme e Allahut është shkak që njeriu ta ndalë gjuhën e tij nga gibeti, shpifjet dhe e padrejta. Njeriu nga natyrshmëria e tij flet dhe nëse nuk e angazhon gjuhën e tij vazhdimisht me përmendjen e Allahut të Lartësuar dhe me rikujtimin e urdhrave të Tij, atëherë pa dyshim që do ta angazhojë me harame ose me një pjesë të tyre. Mënyra e vetme që njeriu të shpëtojë prej harameve që përmendëm më lart është vetëm me për- mendjen e vazhdueshme të Allahut. 12. S’ka dyshim se vendet, tubimet ku përmendet Allahu janë vende ku janë prezentë melaiket. Ndërsa vendet dhe tubimet e kota e pa vlera janë vende ku janë prezentë shejtanët. Çdokush le të zg- jedhë atë që i pëlqen më shumë sepse ai do të jetë me atë grup në këtë botë dhe botën tjetër (nëse ka qenë nga të shpëtu- arit do të jetë me të shpëtuarit, nëse ka qenë me të humburit do të jetë me të humburit. Allahu na ruajttë prej tyre!). 13. Në zemrën e njeriut ka ashpërsi, e cila largohet vetëm me përmendjen e All- ahut. Gjithsecili duhet ta shërojë këtë ashpërsi me përmendjen e vazhdueshme të Allahut. Ham-mad ibën Zejdi tregon nga Ma’la ibën Zijadi se një njeri i kishte thënë Hasenit: “O babai i Seidit, po ankohem te ti për ashpërsinë e zemrës sime.” Ai i tha: “Largoje ashpërsinë me përmendjen e Allahut. Sa më shumë të jetë zemra e pakujdesshme (ndaj për- mendjes së Allahut), aç më shumë i shto- het ashpërsia, por nëse e kujton Allahun, kjo ashpërsi largohet, shkrihet ashtu si shkrihet plumbi mbi zjarr. Nuk mund të largohet me asgjë tjetër ashpërsia e zem- rës më mirë sesa me përmendjen e All- ahut të Lartmadhërishëm dhe Fuqiplotë.” 14. Përmendja e Allahut është shërimi i zemrës dhe ilaçi i saj, ndërsa pakujdesia është sëmundja e saj. Zemrat janë të së- mura, por shërimi dhe ilaçi i tyre gjendet në përmendjen e vazhdueshme të All- ahut. Mekhuli ka thënë: “Përmendja e Allahut është shërim, ndërsa përmendja e njerëzve është sëmundje...” 15. Përmendja e Allahut është shkak që Allahu i Lartësuar të të bekoj, të të mëshirojë dhe melaiket e Tij të luten për atë që e përmend Allahun. E kush beko- ______________ [9] Këtë më së miri mund ta kuptojmë me ngjarjen e Junusit alejhi selam dhe atë të Faraonit në kohën e Musait alejhi selam. Junusi alejhi selam, edhe pse e përpiu peshku, ai nga barku i peshkut në thellësi të detit iu drejtua Allahut me lutje dhe Ai e pranoi lutjen e tij, pasi Junusi alejhi selam ishte prej atyre që vazhdimisht ishin në përmendjen e Allahut Fuqiplotë. Zëri i tij ishte i njohur tek Allahu i Plotfuqishëm. Allahu i Lartësuar thotë: “(Përkujto) Dhen-nunin (Junusin alejhi selam) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira (në barkun e peshkut në thellësi të detit) ai tha se: “Nuk ka të adhuruar me merit pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!” Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (El-Enbija: 87-88) Ndërsa në rast të kundërt kemi Faraonin në kohën e Musait alejhi selam, të cilin Allahu Fuqiplotë e përmbyti në det. E, kur ai pa se si përfundoi puna e tij, iu drejtua Allahut me besim dhe bindje tek Ai. Mirëpo Firaoni nuk ishte nga ata që e kishin zërin të njohur tek Allahu dhe kështu Allahu refuzoi t’i përgjigjet thirrjes së tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja (në det), e ai tha: “Besova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!” Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!” (Junus: 90-91) Allahu i Lartësuar nuk e pranoi pendimin e tij, edhe pse Faraoni në ato moment e besoi Allahun dhe u kthye tek Ai.
  • 35. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 34 het dhe mëshirohet nga Allahu, edhe melaiket e tij luten për të. Ai ka shpëtuar dhe ka fituar gjithçka. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar, përmendeni shumë Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe mbrëmje! (Ai, Allahu) Është Ai që ju bekon, mëshiron, ndërkohë që en- gjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është mëshirues ndaj besimtarëve.”[10] Ky bekim dhe kjo mëshirë nga Allahu dhe lutjet e melaikeve të Tij janë shkak që t’i nxjerrin njerëzit (që e përmendin vazhdimisht Allahun) nga errësirat në dritë. Këto ishin vetëm disa nga dobitë e për- mendjes së Allahut të radhitura nga dije- tari i njohur Ibën Kajim el-Xhevzij-je, Allahu e mëshiroftë dhe na bashkoftë me të në xhennetin Firdeus! Motër dhe vëlla i dashur musliman, nëse ke qenë nga ata që e ka lënë anash për- mendjen e Allahut, shpejto në për- mirësimin e saj sepse koha nuk premton. Shpejto dhe ec rrugës së Allahut dhe rrugës së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kujto mirësitë që Allahu të dhuron në vazhdimësi. Kujto udhëzimin me të cilin Allahu e dërgoi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që të na nx- jerrë nga errësirat e mosbesimit në dritën e besimit të sinqertë. Ki kujdes që rendja pas familjes dhe pasurisë të bëhet shkak që ta lësh anash përmendjen e Allahut, se një gjë e tillë të shpie në humbje të sig- urt. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që be- suat, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut, e kush e bën këtë, të tillët janë të hum- bur.”[11] Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta që të na bëjë prej atyre që e për- mendin Allahun në pasuri dhe skamje, në shëndet dhe sëmundje, në rini dhe pleqëri, në dritë dhe errësirë, në lehtësim dhe vështirësi dhe në çdo moment tonin në këtë jetë. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Përmblodhi dhe Përshtati: Sabahudin Selimi ______________ [10] El-Ahzab: 41-43. [11] El-Munafikun: 9.
  • 36. 35 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 0 Pra, e nderuara motër durimtare, mos u mërzit sepse të gjitha këto janë shenja të lumturisë tënde dhe jo të mjerimit tënd, ashtu siç e kuptojnë injorantët, ata të cilët moralin e tyre e shikojnë në gjërat e shfrenuara. mosumërzit...tijeelumtur F alënderimi i takon Allahut. Paqja dhe përshëndetja qoftë mbi të Dërguarin e fundit, mbi atë që Allahu e dërgoi mëshirë për mbarë njerëzimin, Muhamedin birin e Abdullahut, dhe mbi pasuesit e tij në përgjithësi. Nëse i hedhim një vështrim gjendjes së sotme të muslimanëve, shohim se shumë prej tyre janë kapur pas kësaj bote duke e harruar ahiretin, edhe pse e dinë se kjo botë është vetëm lojë, kurse bota tjetër, ahireti, është qëllimi i çdo muslimani, ngase është vend i përjetshëm, lumturi e vërtetë dhe e pafund. Kjo është jeta që njerëzit e kalojnë në kë- naqësi, në gjëra të padobishme, duke u zhy- tur në dyshime derisa të bien në harame. “E pa dyshim se ai që ka rënë në dyshime, ka rënë në harame.”[1] Allahu i Madhëruar gjendjen e kësaj bote e ka përshkruar në librin e Tij me fjalët: ”E ti (Muhamed) paraqitja atyre shembullin e kësaj bote, që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes), që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send.” El Kehf: 45 Motër, ______________ [1] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.