10. KËRKESAT E SIGURISË
1. Tregtarët janë të detyruar të vendosin në treg vetëm mallra të sigurta, në përputhje me
ligjin
nr.9779, datë 16.7.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e
konformitetit të produkteve joushqimore”.
2. Ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë vetëm shërbime të sigurta, duke marrë parasysh
aspektet e mëposhtme:
a) karakteristikat e shërbimit;
b) efektin e shërbimit mbi mallrat dhe shërbimet e tjera;
c) paraqitjen e shërbimeve, paralajmërimet ose informacionin në lidhje me shërbimet;
ç) kategoritë e konsumatorëve të rrezikuar, kur përdorin shërbimin, veçanërisht fëmijët dhe të
moshuarit;
d) rreziqet e mundshme që mund të shkaktojë shërbimi nëse nuk përdoret siç duhet.