SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
MBRETI SKLLAV i DASHURISË.
Frederiku i dytë,Perandor Gjermanisë,Mbret i Jeruzalemit do një
“gazelë”të re nga Palestina.Një pasion i bazuar tek rreshtat e poemës
fetare “Kantiku i Kantikëve”(e shkruajtur nga Solomoni në Dhjatën e
Vjetër).
Në atë pasdite të trishtë të vitit të Perëndisë 1250,mbreti Frederik u
rrek shumë herë të kapte gjatë fluturimit të falkoit të tij,mesazhin që
do ti duhej ti shkruante asaj me gërmat arabe si arabeska,aq sa qielli
iu kthye në një ekran i madh i palëvizshëm.Ishte një mesazh i
gjatë,shumë insistues aq sa asaj do ti duhej të impenjohej shumë për
ta deshifruar atë.Që kur pleqëria kishte filluar ta kafshonte ai ishte
bërë shumë nervoz.Por të thuash të vërtetën herë pas here ai e bënte
këtë nga inati.I vuri kapuçin në kokë falkoit dhe filloi ta ngucte me
mamuze “Biraku”-n kalin e tij të preferuar të racës pastër,i cili e
shpejtoi galopin se e kishte kuptuar që mbreti,padroni i tij ishte i
shqetësuar.Në mes të kësaj dite nëndori dielli i flashkët i Pulias jepte
mjaftueshëm nxehtësi aq sa mjaftonte që tu rridhnin rrëke djerse si
kalit ashtu dhe kalorësit.Pluhuri i lehtë i kësaj shkretëtire italiane aq e
shtrenjtë për zemrën e Perandorit Frederik stërpikte lehtë ajrin me
një vakësi sipërfaqsore i paprekur akoma nga i ftohti i parë i sezonit.
Sapo arriti në kështjellën e Mola-s,ndaloi para pishinës të bërë me
gurë të zinj prej llavës së Etna-s,të lëmuar për një kohë të gjatë nga
shërbëtorët sikulë(banorë të hershëm të Siçilisë),të cilët të rraskapitur
aq shumë nga ky mundim çnjerëzor binin për tokë të vdekur.Frederiku
u hodh nga shala e kalit në tokë pa u përkulur me një vrull
djaloshar.Pa pritur që shërbëtori ta ndihmonte filloi të shkulte nga
trupi rrobat e rregjura nga djersa,derisa mbeti lakuriq vetëm me një
brez të hollë që mbulonte organet e tij gjenitale,i domosdoshëm ,pasi
nuk donte që ti shikonin shërbëtoret që hidhnin ujin në pishinë,
testikujt e tij të varura trishtueshëm.Sapo u fut në ujin e ngrohtë të
pishinës lëkura e trupi filloi ti tkurrej si lëkurat e kafshëve të rregjura
nga stazhonimi,testikujt iu ngurtësuan dhe kjo për meritë të disa
barnave të veçanta që shërbëtoret përhapnin në pishinë me lëvizje
ritmike.Frederikut ia dërgonte këto barna të mbledhura me durim dhe
të thara me kujdes që të mos humbisnin vetinë e tyre shëronjëse,një
muaj po e një muaj jo,Sulltani i Malik-al Kamil-it duke e adresuar
ngarkesën e lehtë por shumë të vyeshme për “Mbretin Frederik të
Siçilisë,i pagëzuar Sulltan”.I shtyrë nga mirënjohja,Frederiku shumë
herë por me rezerva kishte menduar për sulltanin egjiptian si për një
mik,por shumë shpejt kishte reflektuar dhe e kishte kuptuar se një
arab mund ta bësh vëlla,por kurrë o është shumë e vështirë ta bësh
mik.Dhe kjo sepse si arabi i pasur si ai i varfër mund ta ndëshkojë
mikun nëse ai e trathëton,por nuk e ka të lehtë që të vrasë atë që e
quan vëlla,veç mos i daltë në fushën e betejës.Me vëllain bën krushqi
,kurse me mikun jo.Ndërsa ne të krishterët e qytetëruar por të
zgërlaqur nga dogmat fetare quajmë vëlla atë që është i gjakut
tonë,por a ka rëndësi gjaku në ndjenjat e dashurisë?Më e shumta që
mund të prodhojë ai, është hipokrizia.
“Gjaku fjalë e frikshme ,që ta trazon shpirtin njëlloj si një dridhërimë e
brendshme intime”,mendonte Perandori në kohën që ngriti njërin
krah dhe urdhëroi:”Wein”(vajn-verë në gjermanisht). I vunë broken
prej peltri(lidhje metalike e kallait,plumbit,antimonit me pak argjend)
të mbushur me verën e trashë të Pulia-s.Dhe ai e piu.Frederiku e piu
me një frymë,atë verë të trashë e të trubullt,të zezë njëlloj si
gjaku.”Verë” urdhëroi përsëri ai,por kësaj here e afronte rrallë broken
tek buzët.Kokën e thinjur e kishte mbështetur tek borduri i pishinës
në atë mënyrë që të shlodhte sytë në qiellin përkashi të pushtuar nga
ngjyrat e forta të perëndimit të diellit.Më në fund Frederiku i Suedisë
pa atje lart fjalët që falkoi i tij i kishte shkruajtur me arabecka(lloj
shkrimi,arab) në qiellin e pastër blu.”Pi verën or mik|se do të flesh
gjatë|nën tokën e zezë|pa një mik|pa një vlla|pa një grua|ruhu mos
e thuaj|këtë sekret asnjeriu|tulipanët e vyshkur|nuk do lulëzojnë
më”.Ishte ky shkaku.I nxitur nga vargjet e një poeti të vjetër sirian,
Frederiku nisi ti shkruante .Asaj.E kishte kuptuar papritmas se
kalërimi i ardhshëm do të ishte i fundit për të,prandaj do ti duhej të
merrte lejen,për tu ndarë nga Ajo.Përpara se të ishte vonë.
Gjatë gjithë natës që erdhi,i ngushëlluar nga drita e dobët e kandilit
që bashkë me vajin digjte edhe vitet e kujtimeve të tij,Frederiku i
shkruajti Asaj dhe Ajo favoritja e lezetshme dhe e gjendur,delikate si
manjola(lloj luleje) palestineze,dallandyshe e trembur e
tokës,egjiptiania njomëzake e “Nilit të Lartë” të largët,princesha e
haremit, që ai e mbante afër kudo që shkonte:që nga vreshtat e Friuli-
t deri tek mozaikët e sheshit”Armerina”,dhe që ja besonte ruajtjen e
saj rojeve të egra,leopardëve të tij,që e ndiqnin kudo atë, sikur nuk
kish tjetër njeri në botë,sepse vetëm prej duarve të tij të forta
augustiane(perandorake) e pranonin ushqimin, urtë e butë.Ajo
“saraçenia e vogël” i përgjigjej Frederikut dhe ai i shkruante
përsëri,duke marrë përgjigje përsëri dhe kështu lindi letërkëmbimi
midis të dyve ,falë vajtje-ardhjeve që bënte një poet i virtytshëm i
“Oborrit”,ekspert në “Ars Dictandi ” (Arti i Diktimit) e atij Titusit
suedez që me lejen e vetë Frederikut ishte martuar me një
saraçene.Pjesë nga këto letra dashurie i kanë mbijetuar rrënimeve të
kohës.Ja disa pasazhe:
-Frederiku:”Përpara se dielli të perëndonte kam mësuar se së shpejti
do të më vij vdekja.Kështu po të shkruaj duke të kujtuar një perëndim
tjetër të bukur dielli në Tokën e Shenjtë.Dielli ishte duke lëshuar
rrezet e tij të fundit që e ngjyrosnin gurin e bardhë të Jeruzalemit me
ngjyra të ëmbla,dhe atmosfera ishte ndezur edhe më shumë nga
aromat dehëse të jaseminit të Arabisë. Klandestin,i veshur me rroba si
një prej jush vëllezërit arabë,kalova unë nën Portën e Damaskut një
pasdite të trandafiltë.Shkoja unë drejt shtëpisë të atij që nëpërmjet
personit të pendestarit tim do të më dorëzonte mua ,”Sovranit
mëkatar” por të devotshëm Varrin e Jezuit pretenduar në mënyrë
spazmatike nga Papa Gregori IX .Ishte fundi i një kryqëzate që nuk pa
të derdhej gjaku i askujt sepse i tillë qe vullneti i “Zotit të Vetëm”
shpirtdhemshur dhe i mëshirshëm.Ka kaluar kaq shumë kohë nga kjo
mbrekulli e këndshme por edhe tani që po të shkruaj e ndjej parfumin
e pakrahasueshëm të lokumit(lloj luleje),të barit të gjumit, të
alteas(lloj luleje),të kanellës,të kamfurit të përziera me aromat
mistike të temjanit(lloj druri aromatik) dhe të mirës(lloj druri
aromatik).Trokita tek porta e Sulltanit të fuqishëm dhe mbrekullisht
qe ti që më dole përpara duke më dhënë bukë e kripë, “selim”
susami(si kungulli) dhe “mahl”(lloj birre) të “el Arishi-t”.E kujtoj e
dashura ime atë takim të paharruar, i pari dhe i përjetshmi midis teje
“gazelës”të vogël dhe të pafajshme dhe meje “Sulltanit të pagëzuar”
shumë të padurueshëm.
-Ajo:”Ai perëndim dielli qe agimi i jetës time.Të gjitha i kujtoj me
shumë hollësi.Kujtoj çdo gjest të duarve të tua, të stolisura plot me
gurë të çmueshëm dhe të kuqen flakë të flokëve të tu që ndizej edhe
më shumë nga shkëlqimi i xhevaireve,kujtoj sytë e tu të zinj e të
thellë dhe fytyrën tënde fisnike.
-“Frederiku:Unë të thashë:”do të vi sonte natën dhe ti do të më
hapësh derën sekrete” dhe sapo i shqiptova këto fjalë në çast u
pendova për çmendurinë time të pafalshme ,kurse ti mu
përgjigje:”nëse do të vish do ta gjesh hapur ,por unë nuk e di emrin
tënd.Ma thuaj,të lutem”.-”Dhe unë si tu përgjigja?”
-Ajo:”Emri im është ai i Mbretit, mu përgjigje”.
-Frederiku:”Ato ishin netët e të gjitha ëndjeve të mia”.
-Ajo:”Më puthe në buzë duke u dridhur i tëri, ndërsa më thoje :“Quia
meliera sunt ubera tua vino,fragrantia unguentis optimis”. Unë tani e
di kuptimin e këtyre fjalëve:”Gjijtë e tu më dehin më shumë se vera,se
çlirojnë aromat e kremrave erëmirë”,por në atë kohë nuk e dija
latinishten e Kantikut të Solomonit dhe Salamitës,dhe të kërkova të
më zbuloje kuptimin e këtyre fjalëve,sepse ti e flet arabishten njëlloj
si ne,o vëlla i dashur i zemrës sime”.
-Frederiku:”Dhe unë tu përgjigja duke të thënë se do ti përkthej këto
fjalë me trupin tim,me përkëdheljet e mia të buta dhe me skeptrin tim
të pamposhtur jo me fjalë të tjera o pëllumbesha ime e vogël,dhe tu
luta që të hiqje rrobat”.
=Ajo:”....unë i hoqa dhe zemra sa nuk më dilte nga kraharori,kurse ti
më thoje se gjijtë e mi ngjajnë si dy sorkadhe binjake të buta.Ishte ky
çasti që ti hyre lehtë tek unë,duke ma mbushur jetën time me jetën
tënde.Dhe unë e lumtur u mbyta në baticat dhe zbaticat e zjarrta të
detit tënd të pafund”.
Duke pasur si bazë vargjet e “Kantikut të Kantikëve” në letrat e tyre,të
ndërthurura me dëshirën akoma të pangopur të saj,të ndezur nga
pasioni i tij i lindur,letërkëmbimi midis Frederikut dhe favorites së tij
zgjati një vit të tërë.Nuk u panë më me sy,sepse kështu donte
Mbreti,ngaqë i vinte turp për pleqërinë e tij.Por Frederiku kishte një
dëshirë të fundit,që kur të vinte koha e saj që do të vdiste ta
bashkonin fshehtas me atë në Siçili në banesën e fundit të
Perandorit,tek ai sarkofag prej porfiri që ai kishte urdhëruar ta sillnin
nga Cefalu për Duomën kryelartë të Palermos që paraqiste “Shtetin
Modern”.
Vdiq Frederitu II më 13 dhjetor të vitit 1250,ashtu siç vdisnin njerëzit
në atë kohë,nga dizanteria.Ishte 56 vjeç.Flaka e flokëve të tij të kuq si
ato të mbretit David(biblës),ishte zbehur nga thinjat tashmë të
vdekura të pleqërisë.Por zemra e tij prej poeti “trubaduri”(poetë dhe
muzikantë shëtitës në Mesjetën e Vonë) kishte mbetur e re.Vdiq i
mundur dhe i vetëm,ai që gjithmonë kishte qenë i drejtë por edhe
mizor sipas mësimeve të “Taxhia-s” shiite,gjahtar i shkathët dhe
shpatar i zoti,dipllomat i lindur.Vdiq nga diarreja,ai studiusi i logjikës
së Aristotelit,mecenati(mbledhës librash të vjetër) i arabishtes dhe
hebraishtes,kundërshtari i Papëve të pakomunikueshëm.Ai ,ylli i një
“Oborri”që në shekullin e 13-të përfaqson qartazi “Shkollën Poetike
Italiane”.I pari që e kaloi poetikën provinciale italiane në italishten
Vulgare(popullore),fryt i mbledhjes të dialekteve dhe etnive të
ndryshme që gjendeshin në Itali.Ai që i parapriu “Borxhia-s”(kardinal
dhe Papë në fillim shekullin 15), por edhe Rilindjes italiane.Gjeni i
paepur,dashnor shumë i mirë,ai Frederiku II i
Hohenstaufen(Hohënshtaufënit),markixhan(Marchia,krahinë në
qendër të Italisë),sepse kishte lindur në Jesi,por edhe shumë
bujar,Mbret i Siçilisë,Mbret i Italisë,Mbret i Gjermanisë,i kurorëzuar
Perandor në Romë,ai “al Imbiratur”Mbret i Jeruzalemit.Ai që i hodhi
në letër fjalët e fundit të Frederikut qe melankoniku Xhovani nga
Proçida.Qe merita e tij që duke ju afruar shtratit që kundërmonte erë
të keqe të Sovranit mbretëror “plot me vese dhe virtyte” që në çastet
e fundit të jetës i bëri shenjë me dorë që të afronte veshin tek buzët e
tij të thata dhe i pëshpëriti diçka. Për dikë.
“En dilectus meus loqitur mihi,surge,prospera amica mea,columba
mea,formosa mea,et veni”—“Ja që kënaqësia ime më
thotë:Ngrihu,shpejto o e zgjedhura ime,o pëllumbesha ime o trupi im
i bukur,mike hajde”.
Fund.
Lushnje më
08.12 2015 ora 07:09.

More Related Content

Viewers also liked

TMC Alternative HS Model
TMC Alternative HS Model  TMC Alternative HS Model
TMC Alternative HS Model
Karla Moon
 
BofY Community Profile
BofY Community ProfileBofY Community Profile
BofY Community Profile
Karla Moon
 
Toeic in thailand
Toeic in thailandToeic in thailand
Toeic in thailand
toeicinthailand
 
MAT Program - Overivew 12-2010
MAT Program - Overivew 12-2010MAT Program - Overivew 12-2010
MAT Program - Overivew 12-2010
Karla Moon
 
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Karla Moon
 
Il Teatro Romano Arcaico
Il Teatro Romano ArcaicoIl Teatro Romano Arcaico
Il Teatro Romano Arcaico
silvia1b
 
Nascita Lett Latina E Influsso Cultura Greca Def
Nascita Lett Latina E Influsso Cultura Greca DefNascita Lett Latina E Influsso Cultura Greca Def
Nascita Lett Latina E Influsso Cultura Greca Def
Elena Rovelli
 
Rare Genomics paper Hailey-Hailey disease
Rare Genomics paper Hailey-Hailey diseaseRare Genomics paper Hailey-Hailey disease
Rare Genomics paper Hailey-Hailey disease
KLP22
 

Viewers also liked (16)

Updated CV
Updated CVUpdated CV
Updated CV
 
Yourprezi
YourpreziYourprezi
Yourprezi
 
Yourprezi
YourpreziYourprezi
Yourprezi
 
1science - MtlNewTech
1science - MtlNewTech 1science - MtlNewTech
1science - MtlNewTech
 
TMC Alternative HS Model
TMC Alternative HS Model  TMC Alternative HS Model
TMC Alternative HS Model
 
BofY Community Profile
BofY Community ProfileBofY Community Profile
BofY Community Profile
 
Toeic in thailand
Toeic in thailandToeic in thailand
Toeic in thailand
 
Muhlis
MuhlisMuhlis
Muhlis
 
Nidia milena tovar
Nidia milena tovarNidia milena tovar
Nidia milena tovar
 
MAT Program - Overivew 12-2010
MAT Program - Overivew 12-2010MAT Program - Overivew 12-2010
MAT Program - Overivew 12-2010
 
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
 
Teatro romano
Teatro romanoTeatro romano
Teatro romano
 
Il Teatro Romano Arcaico
Il Teatro Romano ArcaicoIl Teatro Romano Arcaico
Il Teatro Romano Arcaico
 
Ingles
InglesIngles
Ingles
 
Nascita Lett Latina E Influsso Cultura Greca Def
Nascita Lett Latina E Influsso Cultura Greca DefNascita Lett Latina E Influsso Cultura Greca Def
Nascita Lett Latina E Influsso Cultura Greca Def
 
Rare Genomics paper Hailey-Hailey disease
Rare Genomics paper Hailey-Hailey diseaseRare Genomics paper Hailey-Hailey disease
Rare Genomics paper Hailey-Hailey disease
 

Mreti skllav i dashurisë.

  • 1. MBRETI SKLLAV i DASHURISË. Frederiku i dytë,Perandor Gjermanisë,Mbret i Jeruzalemit do një “gazelë”të re nga Palestina.Një pasion i bazuar tek rreshtat e poemës fetare “Kantiku i Kantikëve”(e shkruajtur nga Solomoni në Dhjatën e Vjetër). Në atë pasdite të trishtë të vitit të Perëndisë 1250,mbreti Frederik u rrek shumë herë të kapte gjatë fluturimit të falkoit të tij,mesazhin që do ti duhej ti shkruante asaj me gërmat arabe si arabeska,aq sa qielli iu kthye në një ekran i madh i palëvizshëm.Ishte një mesazh i gjatë,shumë insistues aq sa asaj do ti duhej të impenjohej shumë për ta deshifruar atë.Që kur pleqëria kishte filluar ta kafshonte ai ishte bërë shumë nervoz.Por të thuash të vërtetën herë pas here ai e bënte këtë nga inati.I vuri kapuçin në kokë falkoit dhe filloi ta ngucte me mamuze “Biraku”-n kalin e tij të preferuar të racës pastër,i cili e shpejtoi galopin se e kishte kuptuar që mbreti,padroni i tij ishte i shqetësuar.Në mes të kësaj dite nëndori dielli i flashkët i Pulias jepte mjaftueshëm nxehtësi aq sa mjaftonte që tu rridhnin rrëke djerse si kalit ashtu dhe kalorësit.Pluhuri i lehtë i kësaj shkretëtire italiane aq e shtrenjtë për zemrën e Perandorit Frederik stërpikte lehtë ajrin me një vakësi sipërfaqsore i paprekur akoma nga i ftohti i parë i sezonit. Sapo arriti në kështjellën e Mola-s,ndaloi para pishinës të bërë me gurë të zinj prej llavës së Etna-s,të lëmuar për një kohë të gjatë nga shërbëtorët sikulë(banorë të hershëm të Siçilisë),të cilët të rraskapitur aq shumë nga ky mundim çnjerëzor binin për tokë të vdekur.Frederiku u hodh nga shala e kalit në tokë pa u përkulur me një vrull djaloshar.Pa pritur që shërbëtori ta ndihmonte filloi të shkulte nga trupi rrobat e rregjura nga djersa,derisa mbeti lakuriq vetëm me një
  • 2. brez të hollë që mbulonte organet e tij gjenitale,i domosdoshëm ,pasi nuk donte që ti shikonin shërbëtoret që hidhnin ujin në pishinë, testikujt e tij të varura trishtueshëm.Sapo u fut në ujin e ngrohtë të pishinës lëkura e trupi filloi ti tkurrej si lëkurat e kafshëve të rregjura nga stazhonimi,testikujt iu ngurtësuan dhe kjo për meritë të disa barnave të veçanta që shërbëtoret përhapnin në pishinë me lëvizje ritmike.Frederikut ia dërgonte këto barna të mbledhura me durim dhe të thara me kujdes që të mos humbisnin vetinë e tyre shëronjëse,një muaj po e një muaj jo,Sulltani i Malik-al Kamil-it duke e adresuar ngarkesën e lehtë por shumë të vyeshme për “Mbretin Frederik të Siçilisë,i pagëzuar Sulltan”.I shtyrë nga mirënjohja,Frederiku shumë herë por me rezerva kishte menduar për sulltanin egjiptian si për një mik,por shumë shpejt kishte reflektuar dhe e kishte kuptuar se një arab mund ta bësh vëlla,por kurrë o është shumë e vështirë ta bësh mik.Dhe kjo sepse si arabi i pasur si ai i varfër mund ta ndëshkojë mikun nëse ai e trathëton,por nuk e ka të lehtë që të vrasë atë që e quan vëlla,veç mos i daltë në fushën e betejës.Me vëllain bën krushqi ,kurse me mikun jo.Ndërsa ne të krishterët e qytetëruar por të zgërlaqur nga dogmat fetare quajmë vëlla atë që është i gjakut tonë,por a ka rëndësi gjaku në ndjenjat e dashurisë?Më e shumta që mund të prodhojë ai, është hipokrizia. “Gjaku fjalë e frikshme ,që ta trazon shpirtin njëlloj si një dridhërimë e brendshme intime”,mendonte Perandori në kohën që ngriti njërin krah dhe urdhëroi:”Wein”(vajn-verë në gjermanisht). I vunë broken prej peltri(lidhje metalike e kallait,plumbit,antimonit me pak argjend) të mbushur me verën e trashë të Pulia-s.Dhe ai e piu.Frederiku e piu me një frymë,atë verë të trashë e të trubullt,të zezë njëlloj si gjaku.”Verë” urdhëroi përsëri ai,por kësaj here e afronte rrallë broken tek buzët.Kokën e thinjur e kishte mbështetur tek borduri i pishinës
  • 3. në atë mënyrë që të shlodhte sytë në qiellin përkashi të pushtuar nga ngjyrat e forta të perëndimit të diellit.Më në fund Frederiku i Suedisë pa atje lart fjalët që falkoi i tij i kishte shkruajtur me arabecka(lloj shkrimi,arab) në qiellin e pastër blu.”Pi verën or mik|se do të flesh gjatë|nën tokën e zezë|pa një mik|pa një vlla|pa një grua|ruhu mos e thuaj|këtë sekret asnjeriu|tulipanët e vyshkur|nuk do lulëzojnë më”.Ishte ky shkaku.I nxitur nga vargjet e një poeti të vjetër sirian, Frederiku nisi ti shkruante .Asaj.E kishte kuptuar papritmas se kalërimi i ardhshëm do të ishte i fundit për të,prandaj do ti duhej të merrte lejen,për tu ndarë nga Ajo.Përpara se të ishte vonë. Gjatë gjithë natës që erdhi,i ngushëlluar nga drita e dobët e kandilit që bashkë me vajin digjte edhe vitet e kujtimeve të tij,Frederiku i shkruajti Asaj dhe Ajo favoritja e lezetshme dhe e gjendur,delikate si manjola(lloj luleje) palestineze,dallandyshe e trembur e tokës,egjiptiania njomëzake e “Nilit të Lartë” të largët,princesha e haremit, që ai e mbante afër kudo që shkonte:që nga vreshtat e Friuli- t deri tek mozaikët e sheshit”Armerina”,dhe që ja besonte ruajtjen e saj rojeve të egra,leopardëve të tij,që e ndiqnin kudo atë, sikur nuk kish tjetër njeri në botë,sepse vetëm prej duarve të tij të forta augustiane(perandorake) e pranonin ushqimin, urtë e butë.Ajo “saraçenia e vogël” i përgjigjej Frederikut dhe ai i shkruante përsëri,duke marrë përgjigje përsëri dhe kështu lindi letërkëmbimi midis të dyve ,falë vajtje-ardhjeve që bënte një poet i virtytshëm i “Oborrit”,ekspert në “Ars Dictandi ” (Arti i Diktimit) e atij Titusit suedez që me lejen e vetë Frederikut ishte martuar me një saraçene.Pjesë nga këto letra dashurie i kanë mbijetuar rrënimeve të kohës.Ja disa pasazhe: -Frederiku:”Përpara se dielli të perëndonte kam mësuar se së shpejti do të më vij vdekja.Kështu po të shkruaj duke të kujtuar një perëndim tjetër të bukur dielli në Tokën e Shenjtë.Dielli ishte duke lëshuar rrezet e tij të fundit që e ngjyrosnin gurin e bardhë të Jeruzalemit me ngjyra të ëmbla,dhe atmosfera ishte ndezur edhe më shumë nga
  • 4. aromat dehëse të jaseminit të Arabisë. Klandestin,i veshur me rroba si një prej jush vëllezërit arabë,kalova unë nën Portën e Damaskut një pasdite të trandafiltë.Shkoja unë drejt shtëpisë të atij që nëpërmjet personit të pendestarit tim do të më dorëzonte mua ,”Sovranit mëkatar” por të devotshëm Varrin e Jezuit pretenduar në mënyrë spazmatike nga Papa Gregori IX .Ishte fundi i një kryqëzate që nuk pa të derdhej gjaku i askujt sepse i tillë qe vullneti i “Zotit të Vetëm” shpirtdhemshur dhe i mëshirshëm.Ka kaluar kaq shumë kohë nga kjo mbrekulli e këndshme por edhe tani që po të shkruaj e ndjej parfumin e pakrahasueshëm të lokumit(lloj luleje),të barit të gjumit, të alteas(lloj luleje),të kanellës,të kamfurit të përziera me aromat mistike të temjanit(lloj druri aromatik) dhe të mirës(lloj druri aromatik).Trokita tek porta e Sulltanit të fuqishëm dhe mbrekullisht qe ti që më dole përpara duke më dhënë bukë e kripë, “selim” susami(si kungulli) dhe “mahl”(lloj birre) të “el Arishi-t”.E kujtoj e dashura ime atë takim të paharruar, i pari dhe i përjetshmi midis teje “gazelës”të vogël dhe të pafajshme dhe meje “Sulltanit të pagëzuar” shumë të padurueshëm. -Ajo:”Ai perëndim dielli qe agimi i jetës time.Të gjitha i kujtoj me shumë hollësi.Kujtoj çdo gjest të duarve të tua, të stolisura plot me gurë të çmueshëm dhe të kuqen flakë të flokëve të tu që ndizej edhe më shumë nga shkëlqimi i xhevaireve,kujtoj sytë e tu të zinj e të thellë dhe fytyrën tënde fisnike. -“Frederiku:Unë të thashë:”do të vi sonte natën dhe ti do të më hapësh derën sekrete” dhe sapo i shqiptova këto fjalë në çast u pendova për çmendurinë time të pafalshme ,kurse ti mu përgjigje:”nëse do të vish do ta gjesh hapur ,por unë nuk e di emrin tënd.Ma thuaj,të lutem”.-”Dhe unë si tu përgjigja?” -Ajo:”Emri im është ai i Mbretit, mu përgjigje”. -Frederiku:”Ato ishin netët e të gjitha ëndjeve të mia”.
  • 5. -Ajo:”Më puthe në buzë duke u dridhur i tëri, ndërsa më thoje :“Quia meliera sunt ubera tua vino,fragrantia unguentis optimis”. Unë tani e di kuptimin e këtyre fjalëve:”Gjijtë e tu më dehin më shumë se vera,se çlirojnë aromat e kremrave erëmirë”,por në atë kohë nuk e dija latinishten e Kantikut të Solomonit dhe Salamitës,dhe të kërkova të më zbuloje kuptimin e këtyre fjalëve,sepse ti e flet arabishten njëlloj si ne,o vëlla i dashur i zemrës sime”. -Frederiku:”Dhe unë tu përgjigja duke të thënë se do ti përkthej këto fjalë me trupin tim,me përkëdheljet e mia të buta dhe me skeptrin tim të pamposhtur jo me fjalë të tjera o pëllumbesha ime e vogël,dhe tu luta që të hiqje rrobat”. =Ajo:”....unë i hoqa dhe zemra sa nuk më dilte nga kraharori,kurse ti më thoje se gjijtë e mi ngjajnë si dy sorkadhe binjake të buta.Ishte ky çasti që ti hyre lehtë tek unë,duke ma mbushur jetën time me jetën tënde.Dhe unë e lumtur u mbyta në baticat dhe zbaticat e zjarrta të detit tënd të pafund”. Duke pasur si bazë vargjet e “Kantikut të Kantikëve” në letrat e tyre,të ndërthurura me dëshirën akoma të pangopur të saj,të ndezur nga pasioni i tij i lindur,letërkëmbimi midis Frederikut dhe favorites së tij zgjati një vit të tërë.Nuk u panë më me sy,sepse kështu donte Mbreti,ngaqë i vinte turp për pleqërinë e tij.Por Frederiku kishte një dëshirë të fundit,që kur të vinte koha e saj që do të vdiste ta bashkonin fshehtas me atë në Siçili në banesën e fundit të Perandorit,tek ai sarkofag prej porfiri që ai kishte urdhëruar ta sillnin nga Cefalu për Duomën kryelartë të Palermos që paraqiste “Shtetin Modern”. Vdiq Frederitu II më 13 dhjetor të vitit 1250,ashtu siç vdisnin njerëzit në atë kohë,nga dizanteria.Ishte 56 vjeç.Flaka e flokëve të tij të kuq si ato të mbretit David(biblës),ishte zbehur nga thinjat tashmë të vdekura të pleqërisë.Por zemra e tij prej poeti “trubaduri”(poetë dhe muzikantë shëtitës në Mesjetën e Vonë) kishte mbetur e re.Vdiq i
  • 6. mundur dhe i vetëm,ai që gjithmonë kishte qenë i drejtë por edhe mizor sipas mësimeve të “Taxhia-s” shiite,gjahtar i shkathët dhe shpatar i zoti,dipllomat i lindur.Vdiq nga diarreja,ai studiusi i logjikës së Aristotelit,mecenati(mbledhës librash të vjetër) i arabishtes dhe hebraishtes,kundërshtari i Papëve të pakomunikueshëm.Ai ,ylli i një “Oborri”që në shekullin e 13-të përfaqson qartazi “Shkollën Poetike Italiane”.I pari që e kaloi poetikën provinciale italiane në italishten Vulgare(popullore),fryt i mbledhjes të dialekteve dhe etnive të ndryshme që gjendeshin në Itali.Ai që i parapriu “Borxhia-s”(kardinal dhe Papë në fillim shekullin 15), por edhe Rilindjes italiane.Gjeni i paepur,dashnor shumë i mirë,ai Frederiku II i Hohenstaufen(Hohënshtaufënit),markixhan(Marchia,krahinë në qendër të Italisë),sepse kishte lindur në Jesi,por edhe shumë bujar,Mbret i Siçilisë,Mbret i Italisë,Mbret i Gjermanisë,i kurorëzuar Perandor në Romë,ai “al Imbiratur”Mbret i Jeruzalemit.Ai që i hodhi në letër fjalët e fundit të Frederikut qe melankoniku Xhovani nga Proçida.Qe merita e tij që duke ju afruar shtratit që kundërmonte erë të keqe të Sovranit mbretëror “plot me vese dhe virtyte” që në çastet e fundit të jetës i bëri shenjë me dorë që të afronte veshin tek buzët e tij të thata dhe i pëshpëriti diçka. Për dikë. “En dilectus meus loqitur mihi,surge,prospera amica mea,columba mea,formosa mea,et veni”—“Ja që kënaqësia ime më thotë:Ngrihu,shpejto o e zgjedhura ime,o pëllumbesha ime o trupi im i bukur,mike hajde”. Fund. Lushnje më 08.12 2015 ora 07:09.