SlideShare a Scribd company logo
1 of 9
Universiteti AAB-Ferizaj
Departamenti: JURIDIKO-KRIMINALISTIKË
PUNIM SEMINARIK
KUVENDI KOMUNAL
Mentor: Prof. Xhevahire Izmaku Kandidat: Ardian Elezi
Gëzim Emërllahu
Ferizaj, 2015
Përmbajtja
Autoritetet lokale .......................................................................................................................... 3
Si funksionojnë Kuvendet e Komunave? ......................................................................................4
Aktetet e Kuvendeve të Komunave ..............................................................................................5
Mbledhjet e Kuvendeve të Komunave .........................................................................................6
Mbledhjet e Kuvendeve të Komunave .........................................................................................7
Shpërndarja e Kuvendit të Komunës jo funksionues ...................................................................8
LITERATURA………………………………………………………………………………...9
Autoritetet lokale
Autoritetet lokale janë një nga themelet kryesore të çdo regjimi demokratik . Në këtë nivel,
qytetarët mund të ushtrojnë direkt të drejtat e tyre për të marr pjesë në çështjet publike.
Ekzistenca e autoriteteve lokale me përgjegjësi të vërteta dhe njohjen e këtyre përgjegjësive në
legjislacionin e brendshëm mund të siguroj një administratë e cila është efektive dhe pranë
qytetarit. Qëllimi i themelimit të komunave në thelb ka të bëjë me sjelljen sa më afër të vendim
marrjes për qytetarët për të promovuar qeverisje të qëndrueshme dhe kushte të jetesës për të
gjithë qytetarët, duke i kushtuar vëmendje përkatëse nevojave dhe shqetësimeve të veçanta të
komuniteteve jo-shumicë. Komuna është njësia themelore e vetë- qeverisjes lokale në
Republikën e Kosovës. Komuna përbëhet nga komuniteti i qytetarëve në një territor të caktuar i
përcaktuar nga ligji i cili do të ushtroj të gjitha kompetencat të cilat nuk janë rezervuar
shprehimisht nga institucionet qendrore. Sistemi i vetë-qeverisjes në Kosovë është i bazuar në
një shkallë dhe i gjithë territori i Republikës së Kosovës është i ndarë në 38 komuna. Nga këto
komuna, vetëm komuna e Mitrovicës së Veriut është në procesin e themelimit, si pjesa e fundit e
procesit të decentralizimit në Kosovë.
Struktura e autoriteteve lokale në Kosovë përbëhet nga Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i
Komunës të cilët zgjidhen veç e veç drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve të komunës. Kuvendi i
Komunës dhe Kryetari i Komunës po ashtu kanë kompetenca të ndara. Nga njëra anë Kuvendi i
Komunës në përgjithësi duhet të merret me hartimin e politikave në komunë përfshirë këtu dhe
miratimin e buxhetit, rregulloret e veçanta, etj. Në anën tjetër Kryetari duhet të përballet me
zbatimin e politikave me ndihmën e drejtorëve sektorial.
http://www.demi-ks.org/
3
Si funksionojnë Kuvendet e Komunave?
Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues i komunës i përbërë nga anëtarët e tij të
cilët zgjedhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe udhëhiqen nga Kryesuesi i cili zgjidhet me shumicë
votash nga anëtarët e Kuvendit të Komunës. Kryetari i Komunës duhet të thërras mbledhjen
inauguruese të Kuvendit të Komunës 15 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve. Në rastet kur Kryetari
i Komunës nuk është zgjedhur ende ose për ndonjë arsye tjetër ai nuk do të thërras mbledhjen
inauguruese të Kuvendit të Komunës, kjo mund të bëhet nga anëtari më i moshuar i Kuvendit ose
nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Kuvendi i Komunës duhet të mbaj së paku 10
mbledhje në vit, pesë nga të cilat duhet të mbahen gjatë gjashtë muajve të parë të vitit dhe
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës duhet të thërras dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit të
Komunës Kuvendi i Komunës mund të themelojë komitetet të cilat do të mbështesin punën e tij.
Kuvendet e Komunave duhet të themelojnë Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin
për Komunitetet si komitete të përhershme. Kuvendi i Komunës mund të themeloj komitete të
tjera profesionale të cilat do të ndihmojnë punën e saj. Këto komitete të veçanta mund të
themelohen për sektor specifik si arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, shërbimet publike etj.
Kuvendi i Komunës duhet të themeloj komitete të tilla nëse e sheh të nevojshme dhe të
përshtatshme për të përmbushur përgjegjësitë e veta. Për ta bërë këtë Kuvendi i Komunës do të
themeloj komitetet konsultative brenda sektorëve me qëllim që të bëj të mundur pjesëmarrjen e
qytetarëve në procesin e vendim marrjes. Komitetet konsultative mund të dorëzojnë propozime,
bëjnë hulumtime dhe sigurojnë opinione për iniciativat e Kuvendit të Komunës në përputhje me
Statutin e Komunës. Përveç nëse specifikohet ndryshe në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale,
komitetet duhet të reflektojnë përbërjen e Kuvendit të Komunës.
http://www.demi-ks.org/
4
Aktet e Kuvendit të Komunës
Kuvendi i Komunës mund të miratoj akte brenda fushave të kompetencave të saj. Aktet e
miratuara nga ajo shërbejnë për të rregulluar çështje specifike nën kompetencën e komunës. Në
të njëjtën kohë aktet e miratuara nga Kuvendi i Komunës do të jenë efektive vetëm në territorin e
komunës. a) Statuti i komunës – është akti më i lartë ligjor i komunës. Me anë të këtij
dokumenti rregullohen përgjegjësitë, funksionet, organet dhe struktura e brendshme e komunës.
Statuti i komunës duhet të miratohet dhe ndryshohet me të paktën dy të tretat e votave të
anëtarëve të Kuvendit të Komunës. b) Rregullorja e punës – është akti i cili rregullon punën dhe
mbajtjen e takimeve të Kuvendit të Komunës, komiteteve dhe organeve tjera që janë krijuar nga
Kuvendi i Komunës. Rregullorja e punës do të miratohet dhe ndryshohet vetëm me shumicë
votash në Kuvendin e Komunës. c) Rregulloret komunale – janë akte të cilat rregullojnë një ose
më shumë çështje në kudër të kompetencave të komunës. Konsultimi publik përpara miratimit të
rregulloreve komunale është një detyrim ligjor për komunën. Gjithashtu, Kuvendi i Komunës
mund të miratoj akte të tjerë të nevojshëm ose të përshtatshëm për veprimet efikase të komunës.
Kuvendi i Komunës nuk mund të delegoj përgjegjësitë e saj për vendimet që kanë të bëjnë me:
a) statutin ose Rregullat e procedurës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin ose
shfuqizimin; b) miratimin e buxhetit dhe planeve të investimeve; c) miratimin e çështjeve
financiare të cilat janë të rezervuara për Kuvendin me Statutin e Komunës ose Rregulloren e
punës; d) plani vjetor i punës dhe raporti vjetor; e) themelimi i komiteteve të kërkuara nga
ligji aktual; f) zgjedhja e Kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit të Kuvendit të Komunës; g)
nivelin e taksave dhe pagesave; h) krijimi dhe përdorimi i simboleve komunale, dekorimeve
dhe titujve të nderit në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm; i) emërimin dhe ri emërimin
e rrugëve dhe vendeve të tjera publike; j) marrëveshjet ndër-komunale dhe brenda-komunale;
k) marrja e vendimeve për tu bashkuar për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të
komunave të Republikës së Kosovës; dhe l) përgjegjësi të tjera të kërkuara nga ligji.
http://www.demi-ks.org/
5
Mbledhjet e Kuvendit të Komunës
Planifikimi Kryesuesi duhet të planifikojë mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe duhet të ndjek
temat që do të mbulohen gjatë takimeve, duke u fokusuar në planin vjetor të komunës. Kryesuesi
në bashkëpunim me Kryetarin e komunës do të përcaktojë rendin e ditës së mbledhjes së
Kuvendit të Komunës. Ai/ Ajo duhet të konsultohet edhe me anëtarët e komiteteve për çdo temë
që ata duan të trajtojnë në këtë takim. Agjenda duhet të përmbajë tema të cilat do të diskutohen
gjatë mbledhjes dhe kohëzgjatja e çdo teme
Organizimi Ftesa për mbledhjen e Kuvendit të Komunës duhet të nënshkruhet nga Kryesuesi.
Bashkangjitur me ftesën duhet të jetë edhe agjenda e mbledhjes dhe kopja e materialeve që do të
diskutohen në mbledhje. Ftesa duhet tu dërgohet anëtarëve të Kuvendit të Komunës së paku
shtatë (7) ditë para se të mbahet mbledhja. Të gjitha materialet/dokumentet e dërguara anëtarëve
të Kuvendit të Komunës duhet të përkthehen në gjuhët zyrtare të komunës.
Përgatitja Puna që duhet të bëhet për organizimin e mbledhjes së Kuvendit të Komunës do të
kryhet nga Drejtoria e Administratës dhe Zyra e Kryetarit të komunës. Varësisht nga komuna,
stafi i tillë duhet të shërbejë si sekretariat i komunës. Gjithashtu ata duhet të kujdesen për
përkthimin e dokumenteve, shumëzimin e materialeve, shpërndarjen, etj. Organizimi i mbledhjes
do të thotë edhe përgatitjen e pajisjeve teknike të tilla si janë pajisjet e përkthimit, mikrofonat,
vendet ku anëtarët e komunës do të ulen, etj. Zyrtari për Informim Publik është personi
përgjegjës për të informuar paraprakisht publikun në lidhje me rendin e ditës të mbledhjes së
Kuvendit të Komunës. Kjo mund të bëhet përmes mediave lokale, koordinimin me shoqërinë
civile dhe me palët e tjerë të komunës. Një praktikë shumë e mirë mund të jetë nëse zyrtari për
informim publik zhvillon një rrjet të njerëzve të cilët ai / ajo mund të informojë nëpërmjet email-
it për mbledhjen. Gjithashtu, një njoftim i tillë do të jetë në faqen e internetit të komunës.
Njoftimi publik për mbledhjen do të afishohet në tabelën e shpalljeve komunale dhe në faqen e
internetit të komunës.
http://www.demi-ks.org/
6
Drejtimi
Udhëheqja e takimit Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të kryesohet nga Kryesuesi. Çdo
anëtar duhet të nënshkruhet në listën e pjesëmarrësve, e cila duhet të përmbajë emrin e secilit
anëtar të Kuvendit të Komunës, datën dhe numrin e mbledhjes. Kuorumi duhet të verifikohet nga
kryesuesi, në fillim të mbledhjes dhe në rast takimi nuk mbahet për shkak të mungesës së
kuorumit, Kryesuesi në konsultim të ngushtë me Kryetarin do ta përcaktojë që mbledhja të
mbahet pas tri ditësh dhe njoftimi do të vendoset në ndërtesën e komunës dhe po ashtu të
njoftohet në mediat lokale. Kuorumi i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës është të paktën
gjysma e anëtarëve komunal të Kuvendit të Komunës. Kryesuesi duhet të pyesë anëtarët e
Kuvendit të Komunës nëse ata bien dakord me rendin e ditës dhe nëse ka ndonjë çështje tjetër që
ata do të donin të ngrisin në mbledhje. Nëse ka çështje të tjera që do të propozohen nga anëtarët e
Kuvendit të Komunës atëherë kjo çështje duhet të diskutohet në fund të takimit nën pikën e
agjendës “çështjet e tjera”. Megjithatë, çështje të tilla duhet të miratohen ore refuzohen me
shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në Kuvendin e Komunës.
Vendimet
Është shumë e rëndësishme prania e një avokati në mbledhje pasi që ai/ajo duhet të jenë të
vetëdijshëm për vendimet e marra gjatë takimeve në mënyrë që ato të hartohen në mënyrën e
duhur. ii. Çdo vendim duhet të jetë një document individual dhe duhet të përmbajë bazën
ligjore/parathënie për nxjerrjen e këtij vendimi, vendimin, arsyen dhe përgjegjësinë e organit për
të ekzekutuar këtë vendim. iii. Në rastet kur brenda një çështje do të vendoset për komponentë të
ndryshëm atëherë mund të nxirret vetëm një vendim.
http://www.demi-ks.org/
7
Shpërndarja e Kuvendit të Komunës jo funksionues
Nëse Kuvendi i Komunës dështon në kryerjen e funksionit të detyrueshëm sipas standardeve të
përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale ose bëhet jo funksionale, duke rrezikuar kështu
ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve, ministria përgjegjëse për qeverisje lokale njofton
komunën për dështimin dhe kërkon që të ndërmerren masa të duhura në mënyrë që të sigurohet
kryerje e qetë e funksionit komunal. Siç mund të kuptohet në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje
Lokale, Kuvendet e Komunave shumë lehtë mund të arrijnë në pozicione që të rrezikojë
ekzistencën e tyre. Kuvendi i Komunës konsiderohet si jofunksionale nëse: a) Nuk arrin të
zgjedh Kryesuesin, tridhjetë (30) ditë pas themelimit; Kuvendi i Komunës e zgjedh Kryesuesin e
saj nga radhët e anëtarëve dhe ai / ajo do të zgjidhet për të njëjtin mandat si anëtarët e tjerë.
Votimi për Kryesues bëhet në dy raunde. Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati duhet të
marrë votën e më shumë se gjysmës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur. Nëse
asnjë kandidat nuk ka marrë shumicën e kërkuar në votimin e parë, kandidati që merr më shumë
se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjedhet Kryesues i
Kuvendit të Komunës. Kuvendi i Komunës është i detyruar të ndjekë këto procedura dhe të
zgjedhë Kryesuesin e saj brenda tridhjetë (30) ditë pas themelimit. b) Nuk arrin të miratojë
statutin e saj brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e themelimit; Si akti më i lartë juridik i
komunës, Statuti I komunës miratohet nga Kuvendi i Komunës. Duke marrë parasysh rëndësinë
e Statutit për funksionimin normal të organeve të qeverisjes lokale, Kuvendi i Komunës është i
detyruar të miratojë statutin e komunës brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e themelimit. c)
Nuk arrin të miratojë buxhetin Brenda afatit të përcaktuar me ligj; një nga kompetencat më të
rëndësishme të Kuvendit të Komunës është miratimi I buxhetit të komunës. Ligji mbi
Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë e rregullon çështjen e miratimit të Buxhetit
të komunës dhe sipas tij Kuvendi i Komunës është i obliguar që të miratoj buxhetin e komunës
deri më 30 shtator. d) Nuk arrin të mbajë një takim për një periudhë prej më shumë se gjashtë (6)
muaj. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale kërkon nga Kuvendi i Komunës të mbajnë së paku dhjetë
(10) mbledhje të rregullta në vit. Pesë (5) nga mbledhjet e rregullta të Kuvendit të Komunës
duhet të mbahen gjatë gjashtë (6) muajve të parë të vitit. Kjo kërkesë ka pasur si qëllim sigurimin
e vazhdimësisë së punës së Kuvendit të Komunës dhe përmbushjen e detyrimit për të mbajtur 10
mbledhje gjatë vitit. Nëse Kuvendi i Komunës nuk do të mbajë një takim për një periudhë prej
më shumë se gjashtë (6) muaj atëherë Kuvendi i Komunës konsiderohet si jo-funksionale.
Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për
mosfunksionimin e komunës. Qeveria mund ta shpërndajë kuvendin e komunës jofunksionues.
http://www.demi-ks.org/
8
LITERATURA
http://www.demi-ks.org/
http://www.demi-ks.org/
9

More Related Content

Featured

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by HubspotMarius Sescu
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 

Featured (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Kuvendi komunal 2015

  • 1. Universiteti AAB-Ferizaj Departamenti: JURIDIKO-KRIMINALISTIKË PUNIM SEMINARIK KUVENDI KOMUNAL Mentor: Prof. Xhevahire Izmaku Kandidat: Ardian Elezi Gëzim Emërllahu Ferizaj, 2015
  • 2. Përmbajtja Autoritetet lokale .......................................................................................................................... 3 Si funksionojnë Kuvendet e Komunave? ......................................................................................4 Aktetet e Kuvendeve të Komunave ..............................................................................................5 Mbledhjet e Kuvendeve të Komunave .........................................................................................6 Mbledhjet e Kuvendeve të Komunave .........................................................................................7 Shpërndarja e Kuvendit të Komunës jo funksionues ...................................................................8 LITERATURA………………………………………………………………………………...9
  • 3. Autoritetet lokale Autoritetet lokale janë një nga themelet kryesore të çdo regjimi demokratik . Në këtë nivel, qytetarët mund të ushtrojnë direkt të drejtat e tyre për të marr pjesë në çështjet publike. Ekzistenca e autoriteteve lokale me përgjegjësi të vërteta dhe njohjen e këtyre përgjegjësive në legjislacionin e brendshëm mund të siguroj një administratë e cila është efektive dhe pranë qytetarit. Qëllimi i themelimit të komunave në thelb ka të bëjë me sjelljen sa më afër të vendim marrjes për qytetarët për të promovuar qeverisje të qëndrueshme dhe kushte të jetesës për të gjithë qytetarët, duke i kushtuar vëmendje përkatëse nevojave dhe shqetësimeve të veçanta të komuniteteve jo-shumicë. Komuna është njësia themelore e vetë- qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. Komuna përbëhet nga komuniteti i qytetarëve në një territor të caktuar i përcaktuar nga ligji i cili do të ushtroj të gjitha kompetencat të cilat nuk janë rezervuar shprehimisht nga institucionet qendrore. Sistemi i vetë-qeverisjes në Kosovë është i bazuar në një shkallë dhe i gjithë territori i Republikës së Kosovës është i ndarë në 38 komuna. Nga këto komuna, vetëm komuna e Mitrovicës së Veriut është në procesin e themelimit, si pjesa e fundit e procesit të decentralizimit në Kosovë. Struktura e autoriteteve lokale në Kosovë përbëhet nga Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës të cilët zgjidhen veç e veç drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve të komunës. Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës po ashtu kanë kompetenca të ndara. Nga njëra anë Kuvendi i Komunës në përgjithësi duhet të merret me hartimin e politikave në komunë përfshirë këtu dhe miratimin e buxhetit, rregulloret e veçanta, etj. Në anën tjetër Kryetari duhet të përballet me zbatimin e politikave me ndihmën e drejtorëve sektorial. http://www.demi-ks.org/ 3
  • 4. Si funksionojnë Kuvendet e Komunave? Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues i komunës i përbërë nga anëtarët e tij të cilët zgjedhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe udhëhiqen nga Kryesuesi i cili zgjidhet me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit të Komunës. Kryetari i Komunës duhet të thërras mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës 15 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve. Në rastet kur Kryetari i Komunës nuk është zgjedhur ende ose për ndonjë arsye tjetër ai nuk do të thërras mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës, kjo mund të bëhet nga anëtari më i moshuar i Kuvendit ose nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Kuvendi i Komunës duhet të mbaj së paku 10 mbledhje në vit, pesë nga të cilat duhet të mbahen gjatë gjashtë muajve të parë të vitit dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës duhet të thërras dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit të Komunës Kuvendi i Komunës mund të themelojë komitetet të cilat do të mbështesin punën e tij. Kuvendet e Komunave duhet të themelojnë Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitetet si komitete të përhershme. Kuvendi i Komunës mund të themeloj komitete të tjera profesionale të cilat do të ndihmojnë punën e saj. Këto komitete të veçanta mund të themelohen për sektor specifik si arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, shërbimet publike etj. Kuvendi i Komunës duhet të themeloj komitete të tilla nëse e sheh të nevojshme dhe të përshtatshme për të përmbushur përgjegjësitë e veta. Për ta bërë këtë Kuvendi i Komunës do të themeloj komitetet konsultative brenda sektorëve me qëllim që të bëj të mundur pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendim marrjes. Komitetet konsultative mund të dorëzojnë propozime, bëjnë hulumtime dhe sigurojnë opinione për iniciativat e Kuvendit të Komunës në përputhje me Statutin e Komunës. Përveç nëse specifikohet ndryshe në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, komitetet duhet të reflektojnë përbërjen e Kuvendit të Komunës. http://www.demi-ks.org/ 4
  • 5. Aktet e Kuvendit të Komunës Kuvendi i Komunës mund të miratoj akte brenda fushave të kompetencave të saj. Aktet e miratuara nga ajo shërbejnë për të rregulluar çështje specifike nën kompetencën e komunës. Në të njëjtën kohë aktet e miratuara nga Kuvendi i Komunës do të jenë efektive vetëm në territorin e komunës. a) Statuti i komunës – është akti më i lartë ligjor i komunës. Me anë të këtij dokumenti rregullohen përgjegjësitë, funksionet, organet dhe struktura e brendshme e komunës. Statuti i komunës duhet të miratohet dhe ndryshohet me të paktën dy të tretat e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës. b) Rregullorja e punës – është akti i cili rregullon punën dhe mbajtjen e takimeve të Kuvendit të Komunës, komiteteve dhe organeve tjera që janë krijuar nga Kuvendi i Komunës. Rregullorja e punës do të miratohet dhe ndryshohet vetëm me shumicë votash në Kuvendin e Komunës. c) Rregulloret komunale – janë akte të cilat rregullojnë një ose më shumë çështje në kudër të kompetencave të komunës. Konsultimi publik përpara miratimit të rregulloreve komunale është një detyrim ligjor për komunën. Gjithashtu, Kuvendi i Komunës mund të miratoj akte të tjerë të nevojshëm ose të përshtatshëm për veprimet efikase të komunës. Kuvendi i Komunës nuk mund të delegoj përgjegjësitë e saj për vendimet që kanë të bëjnë me: a) statutin ose Rregullat e procedurës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin; b) miratimin e buxhetit dhe planeve të investimeve; c) miratimin e çështjeve financiare të cilat janë të rezervuara për Kuvendin me Statutin e Komunës ose Rregulloren e punës; d) plani vjetor i punës dhe raporti vjetor; e) themelimi i komiteteve të kërkuara nga ligji aktual; f) zgjedhja e Kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit të Kuvendit të Komunës; g) nivelin e taksave dhe pagesave; h) krijimi dhe përdorimi i simboleve komunale, dekorimeve dhe titujve të nderit në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm; i) emërimin dhe ri emërimin e rrugëve dhe vendeve të tjera publike; j) marrëveshjet ndër-komunale dhe brenda-komunale; k) marrja e vendimeve për tu bashkuar për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës; dhe l) përgjegjësi të tjera të kërkuara nga ligji. http://www.demi-ks.org/ 5
  • 6. Mbledhjet e Kuvendit të Komunës Planifikimi Kryesuesi duhet të planifikojë mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe duhet të ndjek temat që do të mbulohen gjatë takimeve, duke u fokusuar në planin vjetor të komunës. Kryesuesi në bashkëpunim me Kryetarin e komunës do të përcaktojë rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit të Komunës. Ai/ Ajo duhet të konsultohet edhe me anëtarët e komiteteve për çdo temë që ata duan të trajtojnë në këtë takim. Agjenda duhet të përmbajë tema të cilat do të diskutohen gjatë mbledhjes dhe kohëzgjatja e çdo teme Organizimi Ftesa për mbledhjen e Kuvendit të Komunës duhet të nënshkruhet nga Kryesuesi. Bashkangjitur me ftesën duhet të jetë edhe agjenda e mbledhjes dhe kopja e materialeve që do të diskutohen në mbledhje. Ftesa duhet tu dërgohet anëtarëve të Kuvendit të Komunës së paku shtatë (7) ditë para se të mbahet mbledhja. Të gjitha materialet/dokumentet e dërguara anëtarëve të Kuvendit të Komunës duhet të përkthehen në gjuhët zyrtare të komunës. Përgatitja Puna që duhet të bëhet për organizimin e mbledhjes së Kuvendit të Komunës do të kryhet nga Drejtoria e Administratës dhe Zyra e Kryetarit të komunës. Varësisht nga komuna, stafi i tillë duhet të shërbejë si sekretariat i komunës. Gjithashtu ata duhet të kujdesen për përkthimin e dokumenteve, shumëzimin e materialeve, shpërndarjen, etj. Organizimi i mbledhjes do të thotë edhe përgatitjen e pajisjeve teknike të tilla si janë pajisjet e përkthimit, mikrofonat, vendet ku anëtarët e komunës do të ulen, etj. Zyrtari për Informim Publik është personi përgjegjës për të informuar paraprakisht publikun në lidhje me rendin e ditës të mbledhjes së Kuvendit të Komunës. Kjo mund të bëhet përmes mediave lokale, koordinimin me shoqërinë civile dhe me palët e tjerë të komunës. Një praktikë shumë e mirë mund të jetë nëse zyrtari për informim publik zhvillon një rrjet të njerëzve të cilët ai / ajo mund të informojë nëpërmjet email- it për mbledhjen. Gjithashtu, një njoftim i tillë do të jetë në faqen e internetit të komunës. Njoftimi publik për mbledhjen do të afishohet në tabelën e shpalljeve komunale dhe në faqen e internetit të komunës. http://www.demi-ks.org/ 6
  • 7. Drejtimi Udhëheqja e takimit Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të kryesohet nga Kryesuesi. Çdo anëtar duhet të nënshkruhet në listën e pjesëmarrësve, e cila duhet të përmbajë emrin e secilit anëtar të Kuvendit të Komunës, datën dhe numrin e mbledhjes. Kuorumi duhet të verifikohet nga kryesuesi, në fillim të mbledhjes dhe në rast takimi nuk mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, Kryesuesi në konsultim të ngushtë me Kryetarin do ta përcaktojë që mbledhja të mbahet pas tri ditësh dhe njoftimi do të vendoset në ndërtesën e komunës dhe po ashtu të njoftohet në mediat lokale. Kuorumi i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës është të paktën gjysma e anëtarëve komunal të Kuvendit të Komunës. Kryesuesi duhet të pyesë anëtarët e Kuvendit të Komunës nëse ata bien dakord me rendin e ditës dhe nëse ka ndonjë çështje tjetër që ata do të donin të ngrisin në mbledhje. Nëse ka çështje të tjera që do të propozohen nga anëtarët e Kuvendit të Komunës atëherë kjo çështje duhet të diskutohet në fund të takimit nën pikën e agjendës “çështjet e tjera”. Megjithatë, çështje të tilla duhet të miratohen ore refuzohen me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në Kuvendin e Komunës. Vendimet Është shumë e rëndësishme prania e një avokati në mbledhje pasi që ai/ajo duhet të jenë të vetëdijshëm për vendimet e marra gjatë takimeve në mënyrë që ato të hartohen në mënyrën e duhur. ii. Çdo vendim duhet të jetë një document individual dhe duhet të përmbajë bazën ligjore/parathënie për nxjerrjen e këtij vendimi, vendimin, arsyen dhe përgjegjësinë e organit për të ekzekutuar këtë vendim. iii. Në rastet kur brenda një çështje do të vendoset për komponentë të ndryshëm atëherë mund të nxirret vetëm një vendim. http://www.demi-ks.org/ 7
  • 8. Shpërndarja e Kuvendit të Komunës jo funksionues Nëse Kuvendi i Komunës dështon në kryerjen e funksionit të detyrueshëm sipas standardeve të përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale ose bëhet jo funksionale, duke rrezikuar kështu ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve, ministria përgjegjëse për qeverisje lokale njofton komunën për dështimin dhe kërkon që të ndërmerren masa të duhura në mënyrë që të sigurohet kryerje e qetë e funksionit komunal. Siç mund të kuptohet në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Kuvendet e Komunave shumë lehtë mund të arrijnë në pozicione që të rrezikojë ekzistencën e tyre. Kuvendi i Komunës konsiderohet si jofunksionale nëse: a) Nuk arrin të zgjedh Kryesuesin, tridhjetë (30) ditë pas themelimit; Kuvendi i Komunës e zgjedh Kryesuesin e saj nga radhët e anëtarëve dhe ai / ajo do të zgjidhet për të njëjtin mandat si anëtarët e tjerë. Votimi për Kryesues bëhet në dy raunde. Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati duhet të marrë votën e më shumë se gjysmës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur. Nëse asnjë kandidat nuk ka marrë shumicën e kërkuar në votimin e parë, kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjedhet Kryesues i Kuvendit të Komunës. Kuvendi i Komunës është i detyruar të ndjekë këto procedura dhe të zgjedhë Kryesuesin e saj brenda tridhjetë (30) ditë pas themelimit. b) Nuk arrin të miratojë statutin e saj brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e themelimit; Si akti më i lartë juridik i komunës, Statuti I komunës miratohet nga Kuvendi i Komunës. Duke marrë parasysh rëndësinë e Statutit për funksionimin normal të organeve të qeverisjes lokale, Kuvendi i Komunës është i detyruar të miratojë statutin e komunës brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e themelimit. c) Nuk arrin të miratojë buxhetin Brenda afatit të përcaktuar me ligj; një nga kompetencat më të rëndësishme të Kuvendit të Komunës është miratimi I buxhetit të komunës. Ligji mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë e rregullon çështjen e miratimit të Buxhetit të komunës dhe sipas tij Kuvendi i Komunës është i obliguar që të miratoj buxhetin e komunës deri më 30 shtator. d) Nuk arrin të mbajë një takim për një periudhë prej më shumë se gjashtë (6) muaj. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale kërkon nga Kuvendi i Komunës të mbajnë së paku dhjetë (10) mbledhje të rregullta në vit. Pesë (5) nga mbledhjet e rregullta të Kuvendit të Komunës duhet të mbahen gjatë gjashtë (6) muajve të parë të vitit. Kjo kërkesë ka pasur si qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës së Kuvendit të Komunës dhe përmbushjen e detyrimit për të mbajtur 10 mbledhje gjatë vitit. Nëse Kuvendi i Komunës nuk do të mbajë një takim për një periudhë prej më shumë se gjashtë (6) muaj atëherë Kuvendi i Komunës konsiderohet si jo-funksionale. Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e komunës. Qeveria mund ta shpërndajë kuvendin e komunës jofunksionues. http://www.demi-ks.org/ 8