SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
Subhaneke
I pastër je nga të metat dhe i lavdëruar, o Allah, emri yt është i bekuar, e lartë është madhëria jote dhe nuk ka të
adhuruar përveç teje.
Subhane rabijel adhim
I pa të meta je o Zoti im i madh
Semiallahu limen hamideh
Allahu e dëgjon atë që e falënderon
Rabenna ue lekel hamd
O Zoti ynë, Ty të takon lavdërimi
Subhanerabijel ala
I pa të meta je o Zoti im i lartë
Rabigfirlij
Më fal o Zot
Etehijatu
Përshëndetjet i takojnë Allahut si dhe lutjet dhe fjalët e mira. Paqja qofte mbi ty, o Lajmëtar, si dhe mëshira e Allahut
dhe begatitë e tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër pos
Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe I dërguari i tij.
Salavtet
O Allahu im, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç i bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je I falënderuar dhe i
lartësuar
O Allahu im, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij ashtu siç i begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i
falënderuar dhe i lartësuar.
Duate
O Allahu im, Zoti ynë, na jep te mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi me zjarr. Zoti ynë, me fal
mua , prindërit e mi dhe besimtarët ditën kur do ta japim llogarinë.
Tesbih dova
Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk
e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të
ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas
njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet
mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!
Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar
Fatiha
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre
që e humbën veten!
Duha
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Pasha paraditën!
Pasha natën kur shtrinë errësirën!
Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.
Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
Pra, mos e përul jetimin!
As lypësin mos e përzë!
1:1. E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
Inshirah
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
E cila shtypte shpinën tënde.
Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?
E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!
Tin
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Pasha fikun dhe ullirin!
Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
Dhe këtë qytet të sigurisë!
Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve?
Kadr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.
E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Zilzal
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
Dhe njeriu të thotë: “Ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”
Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,
Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
Adijat
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).
Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?
Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!
Tekathur
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!
Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
Ju patjetër do ta shihni xhehennemin.
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas).
Asr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që
këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Humeze
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame.
E çka din ti se ç’është Hutame?
Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
Që depërton deri në loçkë të zemrës.
Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.
Fil
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!
Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!
Kurejsh
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!
Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!
Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!
Maun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.
Pra shkatërrim është për ata që falen,
Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).
Kevther
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira.
Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!
E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.
Kafirun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “O ju jobesimtarë!
Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
Nasr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është
mëshirues i madh.
Mesed
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.
Ihlas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Felek
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
Nas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
Sunduesin e njerëzve,
Të adhuruarin e njerëzve,
Prej të keqes së cytësit që fshihet.
I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.

More Related Content

What's hot

Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Ebuensarij Xhemajli
 
20duateeperditshemrise pejgamberike
20duateeperditshemrise pejgamberike20duateeperditshemrise pejgamberike
20duateeperditshemrise pejgamberike
FSstudio
 
Duaja e kunutit me titra shqip
Duaja e kunutit me titra shqip Duaja e kunutit me titra shqip
Duaja e kunutit me titra shqip
Flamur Babatinca
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botësMuhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Libra Islame
 
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimiShërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
ALMA M
 
Ajeti i cili nxiton
Ajeti i cili nxitonAjeti i cili nxiton
Ajeti i cili nxiton
FSstudio
 

What's hot (17)

Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritik
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Dijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetesDijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetes
 
Dobit e sures fatiha
Dobit e sures fatihaDobit e sures fatiha
Dobit e sures fatiha
 
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Besimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetitBesimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetit
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
 
L A M T U M I R E
L A M T U M I R EL A M T U M I R E
L A M T U M I R E
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islam
 
20duateeperditshemrise pejgamberike
20duateeperditshemrise pejgamberike20duateeperditshemrise pejgamberike
20duateeperditshemrise pejgamberike
 
Atributet e allahut
Atributet e allahutAtributet e allahut
Atributet e allahut
 
Sq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitSq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetit
 
Duaja e kunutit me titra shqip
Duaja e kunutit me titra shqip Duaja e kunutit me titra shqip
Duaja e kunutit me titra shqip
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botësMuhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
Muhamed muteveli esh shaëraviu - si e pasqyron kur'ani fisnik fundin e botës
 
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimiShërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
 
Ajeti i cili nxiton
Ajeti i cili nxitonAjeti i cili nxiton
Ajeti i cili nxiton
 

Similar to Subhaneke.pdf

Similar to Subhaneke.pdf (20)

Kur’an – i
Kur’an – iKur’an – i
Kur’an – i
 
Njihe Zotin Tënd
Njihe Zotin TëndNjihe Zotin Tënd
Njihe Zotin Tënd
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritik
 
Ateizmi - Një Studim Kritik
Ateizmi - Një Studim KritikAteizmi - Një Studim Kritik
Ateizmi - Një Studim Kritik
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
 
Albanian - Prayer of Azariah.pdf
Albanian - Prayer of Azariah.pdfAlbanian - Prayer of Azariah.pdf
Albanian - Prayer of Azariah.pdf
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Besimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli Sunetit
 
Besimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli Sunetit
 
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe XhematitBesimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
 
Tre parimet dhe argumentet e tyre
Tre parimet dhe argumentet e tyreTre parimet dhe argumentet e tyre
Tre parimet dhe argumentet e tyre
 
Sq Kuptimi i xhuzit 30-te
Sq Kuptimi i xhuzit 30-teSq Kuptimi i xhuzit 30-te
Sq Kuptimi i xhuzit 30-te
 
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes FeveAsgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
 
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes FeveAsgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
 
Thirrje paralajmëruese drejtuar popullit që mbart mbi krye Zemërimin
Thirrje paralajmëruese drejtuar popullit që mbart mbi krye ZemëriminThirrje paralajmëruese drejtuar popullit që mbart mbi krye Zemërimin
Thirrje paralajmëruese drejtuar popullit që mbart mbi krye Zemërimin
 
Shtyllat e besimit
Shtyllat e besimitShtyllat e besimit
Shtyllat e besimit
 

Subhaneke.pdf

  • 1. Subhaneke I pastër je nga të metat dhe i lavdëruar, o Allah, emri yt është i bekuar, e lartë është madhëria jote dhe nuk ka të adhuruar përveç teje. Subhane rabijel adhim I pa të meta je o Zoti im i madh Semiallahu limen hamideh Allahu e dëgjon atë që e falënderon Rabenna ue lekel hamd O Zoti ynë, Ty të takon lavdërimi Subhanerabijel ala I pa të meta je o Zoti im i lartë Rabigfirlij Më fal o Zot Etehijatu Përshëndetjet i takojnë Allahut si dhe lutjet dhe fjalët e mira. Paqja qofte mbi ty, o Lajmëtar, si dhe mëshira e Allahut dhe begatitë e tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe I dërguari i tij. Salavtet O Allahu im, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç i bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je I falënderuar dhe i lartësuar O Allahu im, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij ashtu siç i begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i falënderuar dhe i lartësuar. Duate O Allahu im, Zoti ynë, na jep te mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi me zjarr. Zoti ynë, me fal mua , prindërit e mi dhe besimtarët ditën kur do ta japim llogarinë. Tesbih dova Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori! Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar Fatiha Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)! Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë! Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten! Duha Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën! Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. Pra, mos e përul jetimin! As lypësin mos e përzë! 1:1. E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
  • 2. Inshirah Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, E cila shtypte shpinën tënde. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde? E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut). Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin! Tin Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina-en! Dhe këtë qytet të sigurisë! Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)? A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve? Kadr Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. Zilzal Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), Dhe njeriu të thotë: “Ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?” Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta, Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Adijat Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, Dhe të cilët vërsulen herët në agim. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut). Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje). Dhe ai është që shumë e do pasurinë. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza? Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!
  • 3. Tekathur Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)! Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni! Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). Ju patjetër do ta shihni xhehennemin. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas). Asr Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. Humeze Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit), Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame. E çka din ti se ç’është Hutame? Është zjarri i All-llahut i ndezur fort. Që depërton deri në loçkë të zemrës. Ai i mbyll ata, ua zë frymën. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme. Fil Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar? Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)! Kurejsh Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët! Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës! Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! Maun Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin. Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).
  • 4. Kevther Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur. Kafirun Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)! Nasr Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh. Mesed Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra), E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur. Ihlas Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. Felek Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. Nas Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve, Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
  • 5. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.