Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Korrigjimi i konkursit te fundit Guri
1. Universiteti i Prishtinës
UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS
Nëna Terezë, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381-38-244183 URL: http://www.uni-pr.edu
Fax: +381-38-244187 Mail: rektorati@uni-pr.edu
Ref. nr. 2/30 Prishtinë, 16/7/2010
Korrigjim i Konkursit të shpallur nga Universiteti i Prishtinës me datë 16.7.2010
Në konkursin e publikuar për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, për vitin
akademik 2010-2011 nga Universiteti i Prishtinës më datën 16.7.2010 janë përvjedhur disa
gabime teknike përmirësimi i të cilave gjendet në vijim;
AFATET E KONKURSIT, Pjesa ku flitet për dokumente që duhet dorëzuar me rastin e
konkurrimit, pas fjalisë:Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës nëse
ka patur provim të maturës shtohet alineja e re:
- Kandidatët që konkurrojnë për studime me korrespondencë duhet të sjellin edhe
dëshminë që janë në marrëdhënie të rregullt pune(kontratën e punës ose një vërtetim)
Pika I. FAKULTETI FILOZOFIK-PRISHTINË, Departamenti i Pedagogjisë për studime me
korrespondencë numri 200 duhet të jetë 20.
E njëjta pikë te PROVIMI PRANUES, Pas alinesë –Në Departamentin e Sociologjisë nga
Sociologjia dhe Filozofia shtohet alineja e re:
- Në Departamentin e Psikologjisë nga Psikologjia, Filozofia dhe Verifikimi i aftësive të
përgjithshme për studime.
Pika VI-FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS, PROVIMI
PRANUES, pas fjalës Vizatimi i lirë (sllajdi) shtohet alineja e re me tekst:
Për tu ranguar kandidati duhet të arrijë minimum 30% nga pikët e parapara për secilën pjesë të
provimit kualifikues.
Pika XI - FAKULTETI I BUJQËSISË DHE VETERINARISË, Departamenti i Teknologjisë dhe
Bioteknologjisë Ushqimore; Për shkak se programi është në procedurë të akreditimit studentët nuk do të
kenë mundësi që të regjistrohen në këtë afat.