SlideShare a Scribd company logo
1 of 23
Download to read offline
Prishtinë, më 15 maj 2020
AKTGJYKIM
në
Rastin Nr. 24/2020
Parashtrues
Rexhep Selimi dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit te Republikës së Kosovës
Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr.
24/2020, të 30 prillit 2020
GJYKATA KUSHTETUESE E STUDENTËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
e përbërë nga:
Ditjon Fetahu, gjyqtar
Gresa Ramanaj, gjyqtare
Redon Byqmeti, gjyqtar
Viona Bunjaku, gjyqtare
Xheneta Haziri, gjyqtare
Leotrim Pajaziti, gjyqtar
Shpend Jahja, gjyqtar
PARASHTRUESIT E KËRKESËS
1. Kërkesa është parashtruar nga Rexhep Selimi, Yllza Hoti, Liburn Aliu, Fatmire
Mulhaxha Kollçaku, Arberie Nagavci, Hekuran Murati, Fitore Pacolli, Hajrullah
Geku, Saranda Bogujevci, Jahja Koka, Mefail Bajqinovci, Valon Ramadani,
Mimoza Kusari Lila, Fitim Uka, Shpejtim Bulliqi, Artan Abrashi, Arber Rexhaj,
Arberesha Kryeziu Hyseni, Labinote Demi Murtezi, Alban Hyseni, Gazmend
Gjyshinca, Arta Bajraliu, Enver Haliti, Agon Batusha, Dimal Basha, Fjolla
Ujkani, Fitim Haziri, Elbert Krasniqi, Eman Rrahmani, Salih Zyba ​(në tekstin e
mëtejmë: “parashtruesit e kërkesës”)​, që të gjithë deputetë të Kuvendit të
Republikës së Kosovës ​(në tekstin e mëtejmë: “Kuvendi”)​.
AKTI I KONTESTUAR
2. Parashtruesit e kërkesës kontestojnë Dekretin e Presidentit të Republikës së
Kosovës ​(në tekstin e mëtejmë: “Presidenti”)​, Nr. 24/2020, të 30 prillit 2020
(në tekstin e mëtejmë: Dekreti)​ me të cilin z. Avdullah Hoti, i propozohet
Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar
Qeverinë e Republikës së Kosovës.
OBJEKTI I ÇËSHTJES
3. Objekt i ​ç​ështjes së kërkeses është vlerësimi i kushtetutshmërisë se aktit të
kontestuar, për të cilin parashtruesit e kërkesës pretendojnë se nuk është në
pajtueshmeri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e
Pushtetit], paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit], paragrafin 14 të
nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] si dhe nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës​ (në tekstin e mëtejmë: “Kushtetuta”).
BAZA JURIDIKE
4. Kërkesa bazohet në nenin 113, paragrafi 2, nën-paragrafi 1 [Juridiksioni dhe
Palet e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 29 [Saktësimi i kërkesës] dhe 30
[Afatet] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-
121 ​(në tekstin e mëtejmë: “Ligji”)​ dhe rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave
dhe përgjigjeve] dhe 67 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të
Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të Ligjit] të Rregullores së punës të Gjykatës
Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 01/2018 ​(në tekstin e metëjmë:
“Rregullorja e punës”)​.
PËRMBLEDHJA E FAKTEVE
5. Me 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvend.
6. Me 27 nëntor 2019, KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve per Kuvend, bazuar në
listen vijuese të rezultateve të zgjedhjeve:
a. Lëvizja VETËVENDOSJE!, 29 deputetë;
b. Lidhja Demokratike e Kosovës, 28 deputetë;
c. Partia Demokratike e Kosovës, 24 deputetë;
d. AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë, 13 deputetë;
e. Srpska Lista, 10 deputetë;
f. Nisma Socialdemokrate - Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, 6 deputetë;
g. Koalicija "Vakat", 2 deputetë;
h. Kosova Demokratik Tyrk Partisi, 2 deputetë;
i. Partia Liberale Egjiptiane, 1 deputete;
J. Nova Demokratska Stranka, 1 deputet;
k. Partia e Ashkalinjeve per Integrim, 1 deputet; 1.
l. Iniciativa e Re Demokratike e Kosoves, 1 deputet;
m. Jedinstvena Goranska Partija, 1 deputet;
n. Partia Rome e Bashkuar e Kosoves, 1 deputet.
7. Me 26 dhjetor 2019, u konstitua Kuvendi.
8. Me 20 janar 2020, Presidenti nxori Dekretin me të cilin z. Albin Kurti, iu
propozua Kuvendit si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë.
9. Me 3 shkurt 2020, Kuvendi zgjedhi Qeverinë me Kryeministër z. Albin Kurti.
10. Me 20 mars 2020, një numër i deputetëve të Kuvendit dorëzuan në Kryesi të
Kuvendit mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
11. Me 25 mars 2020, Kuvendi, miratoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
12. Pas kësaj date, Gjykata vëren se ka pasur komunikime të shkëmbyera rreth
caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë. [Sqarim i Gjykatës: të gjitha
komunikimet dhe shkëmbimet e letrave në fjalë do të reflektohen në vendimin
përfundimtar të Gjykatës].
13. Me 30 prill 2020, Presidenti nxori Dekretin e kontestuar i cili përmban tri pika, si
në vijim:
"1. Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për
Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
2.​ ​Kandidati nga pika I e këtij Dekreti, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas
emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe
kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
3.​ ​Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.​"
14. Dekreti i lartcëkur i Presidentit theksohet të jetë nxjerrë mbi bazën e: (i)
paragrafëve (4) dhe (18) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës
dhe nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutes; (ii) nenit 6 të Ligjit nr. 03/L-
094 për Presidentin e Republikës së Kosovës; (iii) Aktgjykimit të Gjykatës
Kushtetuese në rastin KO103/14 të 1 korrikut 2014; dhe (iv) në rrjedhë te
propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, te pranuar nga Zyra e Presidentit
me 30 prill 2020.
PRETENDIMET E PARASHTRUESIT TË KËRKESËS
15. Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës kontestojnë kushtetutshmërinë e
Dekretit të Presidentit i specifikuar më lartë.
16. Në vijim Gjykata do të paraqes, pretendimet e parashtruesëve të kërkesës
përkitazi me: (i) pranueshmërinë e kërkesës; (ii) përmbajtjen/meritat e Aktit të
kontestuar:
(i)​ ​Lidhur me pranueshmërinë e kërkesës
17. Parashtruesit e kërkesës theksojnë se kërkesën KO72/20 e kanë parashtruar mbi bazën
e nenit 113.2 (1) të Kushtetutës. Ky nen i Kushtetutës, theksojnë 16 parashtruesit e
kërkesës, në mënyrë shprehimore u jep kompetencë të paktën tridhjetë (30) deputetëve
të Kuvendit që të ngrisin çështje në Gjykatën Kushtetuese ​“Andaj, numri i caktuar i
deputetëve brenda afatit ligjor parashtrojnë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të
Republikës së Kosovës, për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Dekretit Nr. 24/2020 të
Presidentit të Kosovës.”
18.​ Parashtruesit e kërkeses gjithashtu theksojnë se ​"... cështja e ngriur nga deputetët në
fjalë është çështje kushtetuese, sepse konteston kushtetutshmërinë e një DEKRETI të
një autoriteti publik, brenda afatit të caktuar ligjor..."
(ii)​ ​Lidhur me përmbajtjen/meritat e aktit të kontestuar
19. Lidhur me përmbajtjen e Aktit të kontestuar, respektivisht meritat e kërkesës,
parashtruesit e kërkesës theksojnë
20. ​“pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. qeveria
konsiderohet në dorëheqje, dhë në këtë kuptim Presidenti është dashur përmes dekretit
ta shpërndaj Kuvendin sipas nenit 82 par. 2 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Pra Presidenti nuk ka asnjë bazë kushtetuese të aktivizoj nenin 95 të Kushtetutës së
Kosovës”
21. Po ashtu parashtruesit e kërkesës pretendojnë se “​në kushtetutën e Kosovës nuk
parashihet asnjë procedurë tjetër pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit, por
vetëm shpërndarja e Kuvendit... në lidhje me këtë Presidenti ka nxjerrë dekret në
kundërshtim me nenin 82.2 të Kushtetutës, i cili nen është i lidhur natyrshëm me nenin
100 par. 6 të Kushtetutës…”
22. Parashtruesit e kërkesës gjithashtu pretendojnë se “​meqenëse qeveria në tërësi është
shkarkuar në mënyrë të pavullnetshme, si pasojë e votimit të mocionit të mosbesimit, në
këtë mënyrë neni 100 par. 6 përfshin dhe e orienton presidentitn në zbatim të vetëm të
nenit 82 par 2 të kushtetutës, kësisoj nuk ekziston dispozitë kushtetuese në Kushtetutë
që i jep mundësi presidentit të aktivizoj nenin 95 par. 5 apo ndonjë paragraf tjetër të
këtij neni​.”
23. Më tutje parashtruesit e kërkesës pretendojnë edhe se “​ky dekret, në preambulë ka tri
anomali kushtetuese, e para pas mocionit të mosbesimit, përmes dekrtit të bazuar në
nenin 84 par. 4 dhe aktgjykimit 103/2014, aktivizon nenin 95 të Kushtetutës; e dyta
interpreton arbitrarisht nenin 95, kinse partia fituese ka refuzuar të propozoj
mandatarin për kryeministër brenda një afati prej 20 ditësh të përcaktuar nga vet ai
dhe e treta mbi nenin 95 Presidenti ia jep mandatarin për kryeministër partisë së dytë
në zgjedhjet e 6 tetorit 2019​”
24. Parashtruesit e kërkesës më tutje pretendojnë së “​elementi i dytë i dispozitës së nenit
95 par. 5, i cili thekson për "arsye tjera posti i tij/saj mbetet i lirë" në ​interpretimin
logjik sistematik dhe objektiv të elementit në fjalë nënkupton vdekjen, ose pamundësia e
përhershme që ta ushtrojë funksionin e Kryeministrit, e që dërgon në rënien e qeverisë
dhe zbatimin e paragrafëve të nenit 95​”
25. Po ashtu parashtruesit e kërkësës pretendojnë se “​Presidenti i Republikës së Kosovës,
me aktivizimin kundërkushtetues të nenit 95, bënë veprim kundërkushtetutes edhe
brenda kornizave të vet nenit 95. Kësisoj, edhe nëse aktivizimi i nenit 95 do të kishte
bazë kushtetuese në formë të shprehur, përmbajtja e dekretit sërish do të konsiderohet
në kundërshtim me Kushtetutën në tre veprime e para duke thirrë në takime politike të
gjitha partitë politike së dyti takon të gjitha partitë politike për formimin e Qeverisë së
Kosovës. Së treti ka të bëjë më faktin se Lëvizja VETVENDOSJE! në letërkëmbim me
Presidentin e Kosovës, asnjëherë në asnjë formë nuk e ka refuzuar propozimin për të
paraqitur kandidatin e ri për kryeministër”
26. Gjitashtu parashtruesit e kërkesës pretendojnë që “​në këtë rast presidenti ka luajtur dy
role jokushtetuese, atë të uzurpimit të kompetencave Kushtetuese të kryetarit të
Lëvizjes Vetëvendosje, për të refuzuar shprehimisht, në formë të shkruar, propozimin
për mandatarin, dhe keqpërdorimin e tejkalimin e kompetencave të pozicionit të tij
kushtetutes. Kujtojmë, se sipas Aktgjykimit Nr. 103/14, pikës 87, të drejtë ekskluzive
për të refzuar mandatin e ka vetëm partia që i ka fituar zgjedhjet​"
27. Parashtruesit e kërkesës po ashtu pretendojnë se “​mospërcaktimi i afateve në
kushtetutë sa i përket propozimit për të parën herë të kandidatit për kryeministër, është
i qëllimshëm, sespe forcat politike nuk mund të detyrohet të lidhin koalicione
paszgjedhore”
28. Dhe në fund, parashtruesit e kërkesës theksojnë pasqyrën e zgjidhjes së kërkuar e cila
është që Gjykata ta shpallë kërkesës si të pranueshme dhe të shpallë që Dekreti si akt i
kontestuar është në Kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
KOMENTET E DORËZUARA NGA ZYRA E PRESIDENTIT
29. Presidenti në lidhje me kërkesën e parashtruesve të kërkesës fillimisht thekson se
“konsiderojmë që kërkësa në rastin KO72/20 duhet të shpallet e papranueshme nga
Gjykata Kushtetuese, për faktin që ajo është e paqartë si në saktësimin, ashtu edhe në
arsyetimin e saj”
30. Po ashtu Presidenti thekson se ​“parashtruesit e kërkesës nuk e kanë të qartë rolin dhe
funksionet e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar dispozitat kushtetuese, Ligjin
e Presidentit të Republikës së Kosovës, praktikën e Gjykatës Kushtetuese e posaçërisht
në rastin konkret të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin numër KO103/14”
31. Presidenti thkson edhe ​“Presidenti është faktori kryesor që ka për detyrë të ruaj
unitetin e popullit dhe stabilitetin, si dhe te garantoj funksionimin demokratik të
institucioneve, në rastin konkret edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim
me Kushtetutën.”
32. Më tutje Presidenti thekson se “​Presidenti përmes Dekretit Nr. 24/2020 (30.04.2020)
ka ushtruar kompetencat dhe ka materializuar të gjitha kompetencat e tjera të cilat ia
garanton Kushtetuta, duke u kujdesur për funksionimin demokratik të institucioneve
kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe ka zbatuar Aktgjykimin në rastin Nr.
KO103/14 me qëllim që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë një Qeveri stabile​”
33. Po ashtu Presidenti, thekson se “​Vlerat e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,
të përcaktuara jo vetëm në nenin 7 të Kushtetutës, bazohen në parimet e demokracisë,
respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit,
pluralizmit, ndarjes se pushtetit shtetëror dhe këto kërkojnë që normat kushtetuese të
mos abuzohen. Nëse ndodh një abuzim i tillë, siç ka ndodhur në këtë rast, ku nuk është
shfrytëzuar e drejta e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë nga
Lëvizja Vetvendosje, Presidenti është i autorizuar që të gjejë zgjidhje për ta kaluar këtë
situatë, duke përdorur dhe respektuar gjithnjë frymën e Kushtetutës dhe Aktgjykimin e
Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14”
34. Gjitashtu Presidenti më tutje, thekson se ​“Lëvizja Vetëvendosje me çdo kusht është
përpjekur të imponojë shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të
parakohshme, ku këtë ka tentuar ta bëjë edhe përmes Kryeministrit në Detyrë, si dhe në
takimin e 22 prillit 2020 me liderët e partive politike parlamentare, në të cilin vetëm
përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit dhe
shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.”
35. Presdenti thekson se ​“Paragrafi 1 përcakton tri situata kur Kuvendi shpërndahet në
mënyrë automatike, nëse këto situata ndodhin. Në rastin e paragrafIt 2 të Nenit 82 të
Kushtetutës, çështja qëndron krejtësisht ndryshe, sepse përcaktohet se "Kuvendi mund
të shpërndahet nga Presidenti ... ", shprehja "mund" nuk përbën një detyrim
shprehimor për Presidentin, por e obligon Presidentin që të bëjë një vlerësim të
rrethanave nëse Kuvendi mund të shpërndahet apo jo, pas votimit të mocionit të
suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë. Pra, folja ​"mund​" tregon që shpërndarja ose jo
e Kuvendit është në vullnetin e vlerësimit të Presidentit, pas konsultimit edhe me partitë
politike të përfaqësuara në Kuvend, të cilën gjë e ka bërë në rastin konkret”
36. Më tutje Presidenti thekson edhe se ​“Presidenti në përputhje me rregullat, parimet
demokratike, korrektesinë politike, parashikueshmerinë dhe transparencën ka bërë
përpjekje të pareshtura që të konsultohet me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka fituar
numrin më të madh të vendeve në Kuvend dhe i ka dhënë mundësinë asaj që ta
propozojë mandatarin nga radhët e tyre. Siç u theksua edhe me sipër, në vazhdimësi
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit sipas nenit 82 paragrafi 2 të
Kushtetutës. Andaj, duke pasur parasysh kompetencat kushtetuese të lartpermendura,
frymën e Kushtetutës dhe standardet e ndërtuara me Aktgjykimin e Gjykatës
Kushtetuese K0103/14, Presidenti pas konsultimit të vazhdueshëm është dashur të gjejë
rrugë për formimin e Qeverisë, me qëllim që vullnetin e partive politike dhe
përfaqësuesve të popullit ta materializojë përmes procedurave kushtetuese për
formimin e Qeverisë, ashtu siç është e paraparë në nenin 95 të Kushtetutës​”.
37. Po ashtu Presidenti në komentet e dorëzuara thekson se ​“me nxjerrjen e kërij Dekreti,
Presidenti ka qenë i paanshëm dhe ka përfaqësuar unitetin e popullit dhe vullnetin e të
gjitha parive politike të përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të Lëvizjes
Vetëvendosje. duke marrë për bazë vullnetin e partive politike, respektivisht të dy të
trjetave (2/3) të deputetëvë për të mos e shpërndarë Kuvendin, Presidenti ka
pëfaqësuar vullnetin e të zgjedhurve të popullit ë cilët e kanë vlerësuar të nevojshme
krijimin e një Qeverie të re”
38. Gjithashtu Presidenti thekson se ​“Presidenti rithekson sërish që eëhtë konsultuar në
vazhdimësi me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend dhe këtë e dëshmojne
letërkëmbimet e bashkëngjitura. Mirëpo, partia që ka fituar shumicën në Kuvend ka
neglizhuar në vazhdimësi adresimin e Presidentit duke mos u përgjigjur. Në linje me
këtë argument, Presidenti rikujton që Neni 4 paragrafi 3 dhe neni 84 (2) i Kushtetutës i
japin atij një kompetencë kushtetuese që ka për qëllim të sigurojë garantimin e
funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve.”
39. Po ashtu Presidenti ​“rithekson që ndonëse në Kushtetutë nuk ka një dispozitë
shprehimore që udhëzon Presidentin sesi të veprojë pas votimit të suksesshëm të
Mocionit të Mosbesimit, është e qartë se neni 95 paragrafi 5 i Kushtetutës është nen që
ka paraparë të gjitha rrethanat e mundëshme sesi të veprohet kur Qeveria bie.
Forumlimi i nenit 95 paragrafi 5 "... për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë..."
nënkupton të gjitha rrethanat që mund të cojnë në një situatë kur Qeveria bie. Sipas
nenit 95 paragrafi 5, rrethanat hipotetike kur Qeverie bie mund të jenë: dorëheqja e
Kryeministrit, Vdekja e Kryeministrit, Sëmundja e rëndë e Kryeministrit, Denimi i
Kryeministrit për vepër penale me vendim përfundimtar dhe votim votimi i shkarkimit
të Qeverisë dhe kryeministrit (mocioni i mosbesimit të Qeverisë).
​PRANUESHMËRIA E KËRKESËS
40. Gjykata, në mënyrë që të vendos lidhur me kërkesën e parashtruesve të
kërkesës, fillimisht duhet të vlerësojë nëse janë përmbushur kriteret për
pranueshmëri, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të specifikuara më tej në Ligj dhe
Rregullore të punës.
41. Në këtë drejtim, Gjykata fillimisht i referohet dispozitave përkatëse kushtetuese
e ligjore sipas të cilave Kuvendi, mund të paraqitet si parashtrues para kësaj
Gjykate:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Neni 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]
[...]
2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të
autorizuar të ngrenë rastet në vijim:
(1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe
të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën.
(2) [...]
​ Ligji për Gjykatën Kushtetuese KREU III
Procedurat e Veçanta
Procedura në rastet e përcaktuar në nenin 113, paragrafi 2 (1) dhe (2) të ​Kushtetutës së
Republikës së Kosovës
Neni 29 [Saktësimi i kërkesës]
​1.​ ​Kërkesat e ngritura në pajtim me nenin 113 paragrafi 2 të Kushtetutës do të
parashtrohen nga një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës, nga
Presidenti i Republikës se Kosovës, Qeveria ose nga ana e Avokatit të Popullit.
2.​ ​Kërkesa e ngritur kundër aktit të kontestuar sipas nenit 113 paragrafi 2 të Kushtetutës
duhet të specifikoje, inter alia, nëse i tërë akti i kontestuar apo pjesë të veçanta të këtij akti
konsiderohen të jenë në kundërshtim me Kushtetutën.
3.​ ​Kërkesa do të specifikoj kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së aktit të
kontestuar.
Neni 30 [Afatet]
Kërkesa e ngritur ne pajtim me nenin 29 të këtij ligji duhet të parashtrohet brenda afatit prej
gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të aktit te kontestuar.
Rregullorja e Punës e Gjykatës Kushtetuese
VII. Dispozita të veçanta për procedura sipas nenit 113 të Kushtetutës Rregulli 67
[Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të
Ligjit]
(1) ​Kërkesa e parashtruar sipas këtij rregulli duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara me
nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe me nenet 29 dhe 30 të Ligjit.
(2) ​Kur një kërkesë parashtrohet në pajtim me nenin 113.2 të Kushtetutës, pala e autorizuar
duhet të tregojë, inter alia, nëse përmbajtja e plotë e aktit të kontestuar ose pjesë të caktuara dhe
cilat pjesë të aktit të përmendur konsiderohen të jenë në papajtueshmëri me Kushtetutën.
(3)​ ​Kërkesa specifikon kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar.
(4) ​Kërkesa sipas këtij rregulli duhet të dorëzohet brenda një periudhe prej gjashtë (6) muajsh
nga dita e hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar.
​42. Në vijim, Gjykata do të vlerësojë: (i) nëse kërkesa është parashtruar nga një palë e
autorizuar, siç është përcaktuar në nënparagrafin (1) të paragrafit 2 të nenit 113 të Kushtetutës
dhe paragrafin 1 të nenit 29 të Ligjit; (ii) llojin e aktit të kontestuar ​(iii) saktësimin e kërkesës, siç
kërkohet përmes paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 29 të Ligjit dhe paragrafëve (2) dhe (3) të Rregullit
67 të Rregullores së Punës; dhe (iv) nëse kërkesa është parashtruar brenda afatit prej gjashtë (6)
muajve pas hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar, siç është përcaktuar në nenin 30 të Ligjit dhe
paragrafin (4) të Rregullit 67 të Rregullores së punës
(i)​ ​Lidhur me Palën e Autorizuar
43. Kuvendi, bazuar në nenin 113.2 (1) të Kushtetutës është i autorizuar që para Gjykatës
të ngrejë çështjen e përputhshmërisë me Kushtetutën të (i) ligjeve; (ii) dekreteve të Presidentit;
(iii) dekreteve të Kryeministrit; dhe (iv) rregulloreve të Qeverisë. Neni 29 i Ligjit, saktëson që
Kuvendi është palë e autorizuar para Gjykatës, nëse kërkesa përkatëse është parashtruar nga një e
katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit. E njëjta kërkesë është e specifikuar në paragrafin 1 të
rregullit 67 të Rregullores së punës. Në rrethanat e rastit konkret, është një e katërta (1/4) e
deputetëve të Kuvendit, përkatësisht tridhjetë (30) deputet, të cilët e kontestojnë
kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit.
44. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se para Gjykatës është një kërkesë e ngritur nga një e
katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit të Republikës, përkatësisht tridhjetë (30) deputetë, e të
cilët bazuar në nenet e lartcituara të Kushtetutës, Ligjit dhe Rregullores së punës, janë palë e
autorizuar që të ngrisin para Gjykatës, në mes të tjera, çështjen e përputhshmërisë me
Kushtetutën, në rrethanat e rastit konkret, të Dekretit të nxjerrë nga ana e Presidentit.
(ii)​ ​Lidhur me llojin e aktit të kontestuar
45. Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës para Gjykatës kontestojnë Dekretin e Presidentit
të specifikuar më sipër.
46. Në këtë aspekt, Gjykata thekson se bazuar në nenin 113.2 (1) të Kushtetutës, Kuvendi,
përkatësisht një e katërta (1/4) e deputetëve të tij, siç është sqaruar më lart, përpos “ligjeve” të
Kuvendit, kjo dispozitë kushtetuese numëron ​inter alia ​edhe “Dekretet e Presidentit” që si akte
juridik mund të kontestohet përputhshmëria e tyre me Kushtetutën nga pala e autorizuar sipas
dispozitës kushtetutese të sipërcekur.
47. Rrjedhimisht, bazuar në të thënat e mësipërme, Gjykata gjithashtu konstaton se Dekreti si
akti i kontestuar nga ana e parashtruesit të kërkesës, i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë
së Gjykatës.
(iii)​ ​Lidhur me saktësimin e kërkesës dhe specifikimin e kundërshtimeve
48. Më tutje, nën-paragrafi (1) i paragrafit 2 të nenit 113 të Kushtetutës precizohet më tutje
me nenin 29 dhe 30 të Ligjit dhe me rregullin 67 të Rregullores së punës, të cilat specifikojnë si
në vijim:
Neni 29 i Ligjit [Saktësimi i kërkesës]
1.​ ​Kërkesa e ngritur në pajtim me nenin 113 paragrafi 2 të Kushtetutës do të
parashtrohen nga […] Presidenti i Republikës se Kosovës […].
2.​ ​Kërkesa e ngritur kundër aktit të kontestuar sipas nenit 113 paragrafi 2 të
Kushtetutës duhet të specifikoje, inter alia, nëse i tërë akti i kontestuar apo pjesë
të veçanta të këtij akti konsiderohen të jenë në kundërshtim me Kushtetutën.
3.​ ​Kërkesa do të specifikoj kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë
së aktit të kontestuar.
Neni 30 i Ligjit [Afatet]
1 Kërkesa e ngritur në pajtim me nenin 29 të këtij ligji duhet të parashtrohet brenda
afatit prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të aktit te kontestuar.
Rregulli 67 i Rregullores së punës
[Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe
30 të Ligjit]
(1) Kërkesa e parashtruar sipas këtij rregulli duhet të përmbushë kriteret e
përcaktuara me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe me nenet 29 dhe 30 të
Ligjit.
(2) Kur një kërkesë parashtrohet në pajtim me nenin 113.2 të Kushtetutës,
pala e autorizuar duhet të tregojë, inter alia, nëse përmbajtja e plotë e aktit të
kontestuar ose pjesë të caktuara dhe cilat pjesë të aktit të përmendur konsiderohen
të jenë në papajtueshmëri me Kushtetutën.
(3)​ ​Kërkesa specifikon kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së aktit
të kontestuar.
(4) Kërkesa sipas këtij rregulli duhet të dorëzohet brenda një periudhe prej
gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar.
49. Dispozitat e lartcekura të Ligjit dhe të Rregullores së punës, kërkojnë që kërkesat
e dorëzuara sipas nën-paragrafit (1) të paragrafit 2 të nenit 113 të Kushtetutës
duhet të plotësojnë edhe tri kushte shtesë, përveç atyre të parapara me
Kushtetutë, ashtu që kërkesa të konsiderohet si e pranueshme për shqyrtim në
merita nga ana e Gjykatës.
50. Kushti i parë është domosdoshmëria që parashtruesit e kërkesës të qartësojë nëse
është kontestuar kushtetutshmëria e tërë aktit apo një pjesë të veçantë të aktit. Se
çfarë mund të jetë ai akt, u shpjegua më lart sipas dispozitave kushtetuese
relevante. Ky kusht, në rrethanat e rastit konkret, sipas vlerësimit të Gjykatës,
është plotësuar nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësi të
parashtruesit, ngase këta të fundit, qartazi në kërkesën e tyre kanë specifikuar se e
konteston tërë aktin konkretisht Dekretin e kontestuar të Presidentit.
51. Kushti i dytë është domosdoshmëria që parashtruesit e kërkesës të specifikojnë
kundërshtimet rreth kushtetutshmërisë ndaj aktit të kontestuar. Ky kusht, në
rrethanat e rastit konkret, sipas vlerësimit të Gjykatës është plotësuar nga
parashtruesit e kërkesës, ngase qartazi në kërkesë janë specifikuar kundërshtimet
e tyre rreth kushtetutshmërisë së Aktit të kontestuar të Presidentit, duke
specifikuar saktë nenet kushtetuese dhe duke arsyetuar mënyrën se si
parashtruesit e kërkesës kanë konsideruar që Akti i kontestuar bie ndesh me ato
dispozita kushtetuese.
52. Kushti i tretë është domosdoshmëria që parashtruesi i kërkesës të dorëzojë
kërkesën brenda një afati prej gjashtë (6) muajsh nga momenti i hyrjes në fuqi të
aktit të kontestuar. Ky kusht, në rrethanat e rastit konkret, sipas vlerësimit të
Gjykatës është plotësuar nga deputetet e grupit parlamentar Lëvizja
VETVENDOSJE!, në cilësi të parashtruesit të kërkesës, ngase këta të fundit e
kanë dorëzuar kërkesën e tij në të njejtën ditë të nxjerrjes së Aktit të kontestuar
konkretisht Dekretit të Presidentit dhe rrjedhimisht kërkesa është brenda afatit të
përcaktuar.
KONKLUZION LIDHUR ME PRANUESHMËRINË E KËRKESËS
53. Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës: (i) është palë e autorizuar; (ii)
konteston akt të cilin ka të drejtë ta kontestojë; (iii) ka specifikuar se e konteston
aktin në tërësi; (iv) ka paraqitur kundërshtimet kushtetuese kundrejt aktit të
kontestuar; dhe, (v) e ka kontestuar aktin brenda afatit të përcaktuar.
54. Rrjedhimisht, Gjykata e shpallë kërkesën të pranueshme dhe në vijim do të
shqyrtojë meritat e saj.
INTERPRETIMI I GJYKATËS MBI SHKELJET E PRETENDUARA
Në këtë rrjedhë, siç ka gjetur Gjykata edhe në Aktgjykimin e rastit 2014, Gjykata nuk ka mundur
të sigurojë nga Kuvendi, Travaux Preparatories respektivisht procesverbalet zyrtare të
diskutimeve të hartuesve të Kushtshtetutës në mënyrë që të shërbejnë për të sqaruar qëllimet apo
synimet e dispozitave kushtetuese kur ato janë të mangëta apo në rastet e ekzistimit zbrazëtirave
juridike – kushtetuese siç kemi në këtë rast. (Shih: Aktgjykimi i vitit 2014, pika 51)
Për këtë arsye, në mungësë të Travaux Preparatories të Kushtetutës, Gjykata duhet të interpretoj
vetë, në përputhje me nenin 112 të Kushtetutës, do ti ekzaminoj dhe vlerësoj pretendimet e
parashtruesit të kërkesës dhe palëvë tjera të interesuara, do shqyrtoj faktet relevante të rastit dhe
dispozitat tjera relevante kushtetuese dhe do të jap vlerësimin e vet kushtetues në përputhje me
mandatin që e ka Gjykata nga Kushtetuta.
Neni 82.2. – Kushtetuta e Kosovës
Kuvendi shpërndahet në këto raste:
55. ​“Kuvendi ​mund të​ shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas
votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.”
INTERPRETIMI: ​Në këtë aspekt, Gjykata fillimisht vërën se neni 82 i Kushtetutës
rregullon shpërndarjen e Kuvendit. Me termin “​shpërndarje të Kuvendit​”
nënkuptohet përfundimi i më hershëm imandatit të Kuvendit respektivisht para se
të përfundoj mandati i rregullt Kushtetues, Pikërisht neni 82 ka paraparë situatat,
kushtet dhe rrethanat kushtetuese të cilat mund te vijn në shprehje e që për
pasojë juridike-kushtetuese kanë shpërndarjen e Kuvendit.
56. Kështu, Kushtetuta ka përcaktuar mandatin e deputetëve (shih neni 70)
kohëzatjen e mandatit të Kuvendit (shih nenin 66 paragrafi 1) dhe shpërndarjen e
Kuvendit (neni 82). Gjykata thekson se Kuvendi i Republikës së Kosovës si
organ që ushtron pushtetin legjislativ (shih nenin 4 paragrafi 2) zgjidhet për një
mandat katërvjeçar nga data e seancës konstituive, që mbahet brenda 30 ditëve
nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve (shih nenin 66 paragrafi
1).
57. Mirëpo, mandati i deputetëve dhe rrjedhimisht Kuvendit si tërësi mund të jetë
edhe më i shkurtër, nëse Kuvendi shpërndahet para mandatit, për të cilin është
zgjedhur.
58. Gjykata për të analizuar më tutje aspektin e shpërndarjes se Kuvendit i
referohet nenit 82 të Kushtetutës:
Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]
(1)​ ​Kuvendi shpërndahet në këto raste:
1.​ ​nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të
mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet
Qeveria;
2.​ ​nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë
deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;
3.​ ​nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të
procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës.
(2)​ ​Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit
të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.
59. Gjykata vërën se sipas kësaj dispozite ekzistojnë dy mënyra kushtetuese se si
shkaktohet respektivisht mund të vie deri tek shpërndarja e Kuvendit.
60. Mënyra e parë e shpërndarjës së Kuvendit janë të parashikuara në tre rrethana
të paragrafit 1 të nënit 82 të Kushtetutës, të cilat rrethana ​ex constitutionem
detyrimisht/domosdoshmërisht ndodh shpërndarja e Kuvendit. Këto rrethana janë
numëruar taksativisht sipas paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës.
61. Sipas nën-paragrafit 1 të paragrafit 1 të nenit 82, nëse brenda afatit prej
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i
Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria, kushtetuta urdhëron
shpërndarjen e Kuvendit. Kjo rrethanë vie në shprehje kurdo që caktohet një
kandidat për kryeministër me anë të Dekretit nga ana e Presidentit dhe nësë
Kuvendi dështon të zgjedh një qeveri brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh ai Kuvend
shpërndahet.
62. Sipas nën-paragrafit 2 të paragrafit 1 të nenit 82 nëse për shpërndarjen e
Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me
Dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo rrethanë që njihet në teori
kushtetuese si ​vet-shpërndarje ​paraqet situatën kur Kuvendi nëpërmjet shprehjes
së vullnetit të anëtarëve/deputetëve të vet nëpmërmjet votës, me një shumice të
kualifikuar të të gjith deputetëve – shprehur në numra – së paku 80 deputetë
votojnë PËR shpërndarjen e Kuvendit dhe rrjedhimisht mbi bazën e këtij vendimi
të Kuvendit, sipas Kushtetutës Presidenti e shpërndanë Kuvendin dhe në këtë
situatë Presidenti është i obliguar të nxjerr Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
63. Sipas nën-paragrafit 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, nëse brenda
afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes,
nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës. Kjo paraqet edhe rrethanën e
fundit sipas dispozitave të larcekura kushtetuese kur Kuvendi domosdoshmërisht
shpërndahet. Kjo rrethanë ka të bëjë më zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Kështu, Presidentin e Republikës së Kosovës e zgjedh Kuvendi me votim të
fshehtë, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të tij.
Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të
Kuvendit, por, nëse asnjë kandidat nuk e merr këtë shumicë të votave në dy
raundet e para, zhvillohet raundi i tretë mes dy kandidatëve, të cilët kanë marrë
numrin më të madh të votave në raundin e dytë. Kandidati që e merr shumicën e
votave të të gjithë deputetëve në votimin e tretë, zgjidhet President i Republikës
së Kosovës. Nëse edhe në votimin e tretë asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet
President i Republikës pra nuk merr votat e nevojshme, Kuvendi shpërndahet,
ndërsa zgjedhjet e reja për Kuvend mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditëve nga
dita e shpërndarjes së Kuvendit. (shih nenet 65 paragrafi 7, neni 84 paragrafi 1, 2,
4, 5 dhe 6 të Kushtetutës).
64. Sic shpegohet më lartë sipas paragrafit 1 të nenit 82 në rast se vien në shprehje të
tre (3) situatat kushtetuese të parapara nga paragrafi 1 atëherë Kuvendi
domosdoshmërisht shpërndahet sipas fuqisë së normës kushtetuese.
65. Në këtë sfond, Gjykata konsideron se asnjëra prej rrethanave të shpjeguara më
lartë e të parapara me paragrafin 1 të nenit 82 nuk janë të aplikueshmë në rastin
konkret që është ngritur para Gjykatës.
66. Kurse mënyra e dytë e shpërndarjes së Kuvendit, është paraparë në paragrafin 2
të nenit 82 të Kushtetutës. Ky paragraf vjen në shprehje në rastet kur kemi të
bëjmë më një votim të suskesshëm të mocionit të mosbesimit nga ana e Kuvendit
ndaj Qeverisë. Po ashtu në këtë sfond, Gjykata vërën se parashtruesit të kërkesës
theksojnë se duke u bazuar në këtë dispozitë Presidenti është dashur të nxjerr
dekret në rastin konkret para së cilës ndodhemi dhe të shpërndahet Kuvendi.
67. Në këtë drejtim, gjykata do ta ekzaminoj këtë dispozitë në tërësi dhe do ti
përgjigjet pretendimeve të parashtruesit të kërkesës se nëse Presidenti gjatë
nxjerrjes së Dekretit që si akt kontesotohet kushtetutshmëria e saj nga
parashtruesi i kërkesës se nuk është në përputhje me paragrafin 2 të nenit 82.
68. Gjykata së pari thekson se me datë 25 mars 2020 është votuar suksesshëm mocioni
i mosbesimit kundër Qeverisë nga ana e Kuvendit dhe kjo çështje nuk është
kontestuese midis palëve. Gjykata bazuar në pretendimet e parashtruesit të
kërkesës dhe përgjigjës së dërguar nga Presidenti, vlerëson kontestuese zbatimin
e paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës, ashtu që në thelb parashtuesit të kërkesës
theksojnë se e vetmja rrugë kushtetuese e Presidentit në situatat kur votohet
mocioni i mosbesimit ndaj një Qeveria është shpërndarja e Kuvendit, sepse
Kuvendi nuk mundet të përpiqet të formoj një Qeveri të re, aq më tepër një
Qeveri që nuk është fituesi i zgjedhjeve, e në anën tjetër e kemi Presidentin që
thekson se me Dekretin për propozimin e kandidatit për Kryeministër ka vepruar
brenda fushëveprimit kushtetues, duke garantuar kështu parimin e ndarjes së
pushteteve dhe vlerave demokratike të qeverisjes dhe përfaqësimin e interesit më
të mirë të popullit të Kosovës, si përfaqësues i unitetit kushtetues të tyre dhe
paragrafi 2 i nenit 82 të Kushtetutës krjon hapësirë kushtetuesë për një veprim të
tillë.
69. Gjykata nuk mund të pajtohet me argumentimin e parashtruesëvë të kërkesës së e
vetmja rruge kushtetuese për Presidentin në situatat kur votohet mocioni i
mosbesimit nga Kuvendi ndaj Qeverisë është shpërndarja e Kuvendit.
70. Gjykata në këtë drejtim dëshiron të vë theksin të shprehja “​mund​”. Kjo shprehje
e përdorur në këtë dispozitë kushtetuese ka kuptimin e ekzistimit të alternativës
respektivisht mundësisë së Presidentit për të shpërndarë Kuvendin dhe
njëkohësisht ​argumentum a contrario ​kjo dispozitë nuk krijon detyrim apo
obligim kushtetues që menjëherë pasi të votohet moscioni i mosbesimit
Presidenti ka të vetëm rrugë kushtetuese që ta shpërndajë Kuvendin.
71. Gjithashtu, Gjykata, në këtë linjë të argumentimit vlerëson të nevojshme sqarimin
e zbatimit të kësaj dispozite kushtetuese përkitazi me këtë pretendim. Sipas
këndveshtrimit të Gjykatës, kompetenca e Presidentit për ta shpërndarë Kuvendin
sipas paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës nuk duhet të shikohet si e ndarë apo
si kompetencë diskrecionale në mënyrë të pavarur por si një ​kompetencë e
ndërvarur​.
Neni 4.1. - Kushtetuta e Kosovës
“Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit
e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.”
INTERPRETIMI: ​Në bazë të Kushtetutës, konstatojmë që Presidenti i Republikës së Kosovës;
zotri Hashim Thaqi ka bërë shkelje të parimit të ndarjes së pushtetit duke u bazuar në Nenin 4.1.
të kësaj Kushtetute. Duke analizuar dhe marrë parasysh letrat e këmbyera të cilat janë paraqitur
në Gjykatë si evidencë faktike të komunikimeve mes palëve, kemi vërejtur që janë ndërmarr
hapa të ngutshëm me vendime dhe veprime të bazuara në interpretim personal të Kushtetutës së
vendit, kompetencë e cila i takon Gjykatës Kushtetuese per të bërë interpretime dhe Kuvendit per
të krijuar apo amandamentuar ligjet. Kjo përcakton dy cështje, fillimisht duke marrë për bazë
Ligjin për Gjykatën Kushtetuese (Nr. 03/L-121) Neni 26 – Bashkpunimi me organet tjera
publike thotë: ​“Të gjitha gjykatat dhe organet publike të Republikës së Kosovës, kanë për detyrë
të mbështesin punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkpunojnë me Gjykatën Kushtetuese sipas
kërkesës së saj.”
Kjo pra na njofton që të gjitha organet publike në këtë rast edhe institucioni i Presidentit te
vendit, kanë për detyrë ligjore të bashkpunojnë me Gjykatën Kushtetuese pra ti drejtohen asaj
për rastet e kontesteve mbi kushtetutshmerinë e normave kushtetuese si institucionin e vetëm
kompetent dhe legjitim për të bërë interpretimin po ashtu me anë të krijimit te vendimeve mbi
interpretime individuale kemi kalim te kompetencave të Presidentit apo ndikim në pushtetin
legjislativ, si pushteti i cili krijon ligjet e reja apo i amandamenton ato, në këtë rast edhe
Kushtetutën.
Neni 84.14. - Kushtetuta e Kosovës
“Presidenti cakton mandatarin për formimin e qeverisë, ​pas propozimit​ të partisë politike ose
koalicionit, që përbën shumicën e kuvendit.”
INTERPRETIMI: ​(Aktgjykimi KO 103/14; pika 84 – Interpretimi i Nenit 84.14. dhe 95 nga
Kushtetuta e Kosovës)
“… Lidhur me këtë, Gjykata rithekson se Presidenti i Republikës mund të konsultohet vetëm me
partinë politike ose me koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, qoftë atë absolute apo
relative.”
Konsiderojmë si më poshtë;
a) cakton mandatarin për formimin e qeverisë,
b) pas propozimit të partisë politike ose koalicionit që përbën shumicën relative apo absolute.
a) Duke u thirrur në Aktgjykimin e lartcekur (KO 103/14; par. 68 dhe 84) si dhe në Nenin 84.14
dhe 95.5; konstatojmë që Presidenti i vendit ka për obligim kushtetues të caktojë mandatarin për
formimin e qeverisë pasi që të jenë plotësuar kushtet për të caktuar këtë mandatarë.
b) Sic edhe ceket në pjesën e dytë të Nenit 84.14, caktimi i mandatarit është i kushtëzuar me
normën “…pas propozimit të partisë me shumicë në kuvend”, (ne këtë rast LVV). Andaj, në
mënyrë që të krijohet e drejta për të bërë veprimin “a”, fillimisht duhet të mbushen kushtet e
pikës “b” si veprim i cili pastaj krijon mundësinë për përdorimin e fuqisë kushtetuese të caktimit
të mandatarit. Kemi në mendje që Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk parasheh veprime të
tjera mbi këtë aspekt andaj cdo interpretim tjetër individual i cili nuk derivon nga Gjykata
Kushtetuese, konsiderohet i pavlefshëm.
5. Neni 95 lidhur 100 paragrafi 6– Kushtetuta e Kosovës
1. ​Pas zgjedhjeve,​ Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për
Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet
përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të
Kuvendit të Kosovës.
4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i
Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës
procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall
zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.
5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për ​arsye të tjera​, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria
bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin
që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet
me ligj.
20. ​INTERPRETIMI: Neni 100.6 konsideron qeverinë në dorëheqje pasi ndaj të njëjtës
miratohet mocioni i mosbesimit. Sipas kësaj i gjithë kabineti qeveritar, duke përfshirë edhe
kryeministrin, janë kushtetutshmërisht të dorëhequr.
2. Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se neni 100 nuk lejon aktivizimin e procedurës për
zgjedhjen e një qeverie të re të paraparë në nenin 95. Sipas tyre miratimi i mocionit të
mosbesimit sjellë vetëm një rrugë kushtetuese, shpërndarjen e kuvendit sipas nenit 82.2.
3. Kuvendi i Kosovës mund të ushtrojë kompetencën e tij nga neni 65.8 edhe pasi shpreh
mosbesimin e një qeverie të zgjedhur nga vetë ai. Në këtë kontekst, kushtetuta ka lejuar hapësirë
e duhur kushtetuese për aktivizimin e nenit 95 pas miratimit të mocionit të mosbesimit. Sipas
nenit 100.6 qeveria është në dorëheqje, rrjedhimisht edhe kryeministri është i dorëhequr me çka
përmbushet kriteri i përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 95. Ky fakt kushtetues i jep mundësi
kuvendit që të ushtrojë kompetencën e tij nga neni 65.8 duke u plotësuar kriteri i përcaktuar
kushtetues dhe vullneti politik i shprehur në tekstin e mocionit të mosbesimit.
4. Rënia e qeverisë e shkaktuar si pasojë e miratimit të mocionit të mosbesimit (dorëheqjes
së kryeministrit), aktivizon procedurën e zgjedhjes së qeverisë nga fillimi, ashtu siç parashihet në
paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 95, si dhe aktgjykimit KO 103/14 të Gjykatës Kushtetuese,
gjithnjë në rast se ekziston vullneti politik i shprehur në mocionin e mosbesimit të votuar.
Neni 95 paragrafi 5
“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë,
Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose
koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar
Qeverinë,”
Sipas nenit 95 paragrafi 5, Presidenti obligohet që të zhvilloje konsultimet më
subjekti/koalicionit që ka fituar shumicën, qoftë ajo shumicë absolute apo
relative.
Pra neni 95 paragrafi 5 ka përputhshmëri më nenin 100 paragrafi 6 të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim më nenet 112 dhe 113.2 (1) të
Kushtetutës dhe rregullin 59 (1) të rregullores së punës, më 16 maj 2020.
V E N D O S
I. Njëzëri, ​TA DEKLAROJË ​kërkesën të pranueshme.
II. ​TË SHPALLË​, me shumicë votash, që Dekreti i Presidentit, nr.
24/20, të 30 prill 2020 për nominim të z. Avdullah Hoti për të formuar qeverinë,
nuk është në përputhshmëri më nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës në
lidhje më nenin 84 (4) dhe 84 (14) [Kompetencat e Presidentit].
III. ​TË SHPALLË​, njëzëri, që neni 82.2 nuk e obligon presidentin që
domosdoshmërisht të shpallë zgjedhjet, ashtu siç është cekur në pikën 21 të këtij
aktgjykimi.
IV. Njëzëri, ​KONSTATON ​që:
a) Në këtë rrjedhë, Gjykata vëren, meqenëse nuk ka dispozita konkrete të
afatit kohor për dërgimin e emrit për mandatar, nga partitë ose koalicioni i
fituesit të zgjedhjeve dhe për qëllim që të rregulloj në mënyrë më të qartë
procedurën e zgjedhjes së Qeverisë, duke u bazuar në Neni 65 paragrafi 2 i
Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi është i vetmi institucion që
mund të bëjë ndryshime kushtetuese.
b) Në këtë drejtim, Gjykata e Republikës së Kosovës, bënë thirrje
Kuvendit të Republikës së Kosovës, të bëjë amendamentin e Kushtetutës në
këtë pikë në mënyrë që të eliminohen dy kuptimet apo zbrazëtirat kushtetuese
në formimin e Qeverisë.
V. ​T'UA KUMTOJË ​këtë Aktgjykim palëve;
VI. ​TË PUBLIKOJË ​këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare, në pajtim
më nenin 20.4 të Ligjit;
VII. Ky aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

More Related Content

Featured

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by HubspotMarius Sescu
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 

Featured (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Vendimi final

  • 1. Prishtinë, më 15 maj 2020 AKTGJYKIM në Rastin Nr. 24/2020 Parashtrues Rexhep Selimi dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit te Republikës së Kosovës Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të 30 prillit 2020 GJYKATA KUSHTETUESE E STUDENTËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS e përbërë nga: Ditjon Fetahu, gjyqtar Gresa Ramanaj, gjyqtare Redon Byqmeti, gjyqtar Viona Bunjaku, gjyqtare Xheneta Haziri, gjyqtare Leotrim Pajaziti, gjyqtar Shpend Jahja, gjyqtar
  • 2. PARASHTRUESIT E KËRKESËS 1. Kërkesa është parashtruar nga Rexhep Selimi, Yllza Hoti, Liburn Aliu, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Arberie Nagavci, Hekuran Murati, Fitore Pacolli, Hajrullah Geku, Saranda Bogujevci, Jahja Koka, Mefail Bajqinovci, Valon Ramadani, Mimoza Kusari Lila, Fitim Uka, Shpejtim Bulliqi, Artan Abrashi, Arber Rexhaj, Arberesha Kryeziu Hyseni, Labinote Demi Murtezi, Alban Hyseni, Gazmend Gjyshinca, Arta Bajraliu, Enver Haliti, Agon Batusha, Dimal Basha, Fjolla Ujkani, Fitim Haziri, Elbert Krasniqi, Eman Rrahmani, Salih Zyba ​(në tekstin e mëtejmë: “parashtruesit e kërkesës”)​, që të gjithë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ​(në tekstin e mëtejmë: “Kuvendi”)​. AKTI I KONTESTUAR 2. Parashtruesit e kërkesës kontestojnë Dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës ​(në tekstin e mëtejmë: “Presidenti”)​, Nr. 24/2020, të 30 prillit 2020 (në tekstin e mëtejmë: Dekreti)​ me të cilin z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. OBJEKTI I ÇËSHTJES 3. Objekt i ​ç​ështjes së kërkeses është vlerësimi i kushtetutshmërisë se aktit të kontestuar, për të cilin parashtruesit e kërkesës pretendojnë se nuk është në pajtueshmeri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit], paragrafin 14 të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] si dhe nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​ (në tekstin e mëtejmë: “Kushtetuta”).
  • 3. BAZA JURIDIKE 4. Kërkesa bazohet në nenin 113, paragrafi 2, nën-paragrafi 1 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 29 [Saktësimi i kërkesës] dhe 30 [Afatet] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L- 121 ​(në tekstin e mëtejmë: “Ligji”)​ dhe rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 67 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të Ligjit] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 01/2018 ​(në tekstin e metëjmë: “Rregullorja e punës”)​. PËRMBLEDHJA E FAKTEVE 5. Me 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvend. 6. Me 27 nëntor 2019, KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve per Kuvend, bazuar në listen vijuese të rezultateve të zgjedhjeve: a. Lëvizja VETËVENDOSJE!, 29 deputetë; b. Lidhja Demokratike e Kosovës, 28 deputetë; c. Partia Demokratike e Kosovës, 24 deputetë; d. AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë, 13 deputetë; e. Srpska Lista, 10 deputetë; f. Nisma Socialdemokrate - Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, 6 deputetë; g. Koalicija "Vakat", 2 deputetë; h. Kosova Demokratik Tyrk Partisi, 2 deputetë; i. Partia Liberale Egjiptiane, 1 deputete; J. Nova Demokratska Stranka, 1 deputet; k. Partia e Ashkalinjeve per Integrim, 1 deputet; 1. l. Iniciativa e Re Demokratike e Kosoves, 1 deputet; m. Jedinstvena Goranska Partija, 1 deputet; n. Partia Rome e Bashkuar e Kosoves, 1 deputet. 7. Me 26 dhjetor 2019, u konstitua Kuvendi. 8. Me 20 janar 2020, Presidenti nxori Dekretin me të cilin z. Albin Kurti, iu propozua Kuvendit si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë.
  • 4. 9. Me 3 shkurt 2020, Kuvendi zgjedhi Qeverinë me Kryeministër z. Albin Kurti. 10. Me 20 mars 2020, një numër i deputetëve të Kuvendit dorëzuan në Kryesi të Kuvendit mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. 11. Me 25 mars 2020, Kuvendi, miratoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. 12. Pas kësaj date, Gjykata vëren se ka pasur komunikime të shkëmbyera rreth caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë. [Sqarim i Gjykatës: të gjitha komunikimet dhe shkëmbimet e letrave në fjalë do të reflektohen në vendimin përfundimtar të Gjykatës]. 13. Me 30 prill 2020, Presidenti nxori Dekretin e kontestuar i cili përmban tri pika, si në vijim: "1. Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. 2.​ ​Kandidati nga pika I e këtij Dekreti, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. 3.​ ​Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.​" 14. Dekreti i lartcëkur i Presidentit theksohet të jetë nxjerrë mbi bazën e: (i) paragrafëve (4) dhe (18) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës dhe nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutes; (ii) nenit 6 të Ligjit nr. 03/L- 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës; (iii) Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14 të 1 korrikut 2014; dhe (iv) në rrjedhë te propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, te pranuar nga Zyra e Presidentit me 30 prill 2020.
  • 5. PRETENDIMET E PARASHTRUESIT TË KËRKESËS 15. Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës kontestojnë kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit i specifikuar më lartë. 16. Në vijim Gjykata do të paraqes, pretendimet e parashtruesëve të kërkesës përkitazi me: (i) pranueshmërinë e kërkesës; (ii) përmbajtjen/meritat e Aktit të kontestuar: (i)​ ​Lidhur me pranueshmërinë e kërkesës 17. Parashtruesit e kërkesës theksojnë se kërkesën KO72/20 e kanë parashtruar mbi bazën e nenit 113.2 (1) të Kushtetutës. Ky nen i Kushtetutës, theksojnë 16 parashtruesit e kërkesës, në mënyrë shprehimore u jep kompetencë të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit që të ngrisin çështje në Gjykatën Kushtetuese ​“Andaj, numri i caktuar i deputetëve brenda afatit ligjor parashtrojnë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Dekretit Nr. 24/2020 të Presidentit të Kosovës.” 18.​ Parashtruesit e kërkeses gjithashtu theksojnë se ​"... cështja e ngriur nga deputetët në fjalë është çështje kushtetuese, sepse konteston kushtetutshmërinë e një DEKRETI të një autoriteti publik, brenda afatit të caktuar ligjor..." (ii)​ ​Lidhur me përmbajtjen/meritat e aktit të kontestuar 19. Lidhur me përmbajtjen e Aktit të kontestuar, respektivisht meritat e kërkesës, parashtruesit e kërkesës theksojnë 20. ​“pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. qeveria konsiderohet në dorëheqje, dhë në këtë kuptim Presidenti është dashur përmes dekretit ta shpërndaj Kuvendin sipas nenit 82 par. 2 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Pra Presidenti nuk ka asnjë bazë kushtetuese të aktivizoj nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës” 21. Po ashtu parashtruesit e kërkesës pretendojnë se “​në kushtetutën e Kosovës nuk parashihet asnjë procedurë tjetër pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit, por vetëm shpërndarja e Kuvendit... në lidhje me këtë Presidenti ka nxjerrë dekret në kundërshtim me nenin 82.2 të Kushtetutës, i cili nen është i lidhur natyrshëm me nenin 100 par. 6 të Kushtetutës…”
  • 6. 22. Parashtruesit e kërkesës gjithashtu pretendojnë se “​meqenëse qeveria në tërësi është shkarkuar në mënyrë të pavullnetshme, si pasojë e votimit të mocionit të mosbesimit, në këtë mënyrë neni 100 par. 6 përfshin dhe e orienton presidentitn në zbatim të vetëm të nenit 82 par 2 të kushtetutës, kësisoj nuk ekziston dispozitë kushtetuese në Kushtetutë që i jep mundësi presidentit të aktivizoj nenin 95 par. 5 apo ndonjë paragraf tjetër të këtij neni​.” 23. Më tutje parashtruesit e kërkesës pretendojnë edhe se “​ky dekret, në preambulë ka tri anomali kushtetuese, e para pas mocionit të mosbesimit, përmes dekrtit të bazuar në nenin 84 par. 4 dhe aktgjykimit 103/2014, aktivizon nenin 95 të Kushtetutës; e dyta interpreton arbitrarisht nenin 95, kinse partia fituese ka refuzuar të propozoj mandatarin për kryeministër brenda një afati prej 20 ditësh të përcaktuar nga vet ai dhe e treta mbi nenin 95 Presidenti ia jep mandatarin për kryeministër partisë së dytë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019​” 24. Parashtruesit e kërkesës më tutje pretendojnë së “​elementi i dytë i dispozitës së nenit 95 par. 5, i cili thekson për "arsye tjera posti i tij/saj mbetet i lirë" në ​interpretimin logjik sistematik dhe objektiv të elementit në fjalë nënkupton vdekjen, ose pamundësia e përhershme që ta ushtrojë funksionin e Kryeministrit, e që dërgon në rënien e qeverisë dhe zbatimin e paragrafëve të nenit 95​” 25. Po ashtu parashtruesit e kërkësës pretendojnë se “​Presidenti i Republikës së Kosovës, me aktivizimin kundërkushtetues të nenit 95, bënë veprim kundërkushtetutes edhe brenda kornizave të vet nenit 95. Kësisoj, edhe nëse aktivizimi i nenit 95 do të kishte bazë kushtetuese në formë të shprehur, përmbajtja e dekretit sërish do të konsiderohet në kundërshtim me Kushtetutën në tre veprime e para duke thirrë në takime politike të gjitha partitë politike së dyti takon të gjitha partitë politike për formimin e Qeverisë së Kosovës. Së treti ka të bëjë më faktin se Lëvizja VETVENDOSJE! në letërkëmbim me Presidentin e Kosovës, asnjëherë në asnjë formë nuk e ka refuzuar propozimin për të paraqitur kandidatin e ri për kryeministër” 26. Gjitashtu parashtruesit e kërkesës pretendojnë që “​në këtë rast presidenti ka luajtur dy role jokushtetuese, atë të uzurpimit të kompetencave Kushtetuese të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të refuzuar shprehimisht, në formë të shkruar, propozimin për mandatarin, dhe keqpërdorimin e tejkalimin e kompetencave të pozicionit të tij kushtetutes. Kujtojmë, se sipas Aktgjykimit Nr. 103/14, pikës 87, të drejtë ekskluzive për të refzuar mandatin e ka vetëm partia që i ka fituar zgjedhjet​"
  • 7. 27. Parashtruesit e kërkesës po ashtu pretendojnë se “​mospërcaktimi i afateve në kushtetutë sa i përket propozimit për të parën herë të kandidatit për kryeministër, është i qëllimshëm, sespe forcat politike nuk mund të detyrohet të lidhin koalicione paszgjedhore” 28. Dhe në fund, parashtruesit e kërkesës theksojnë pasqyrën e zgjidhjes së kërkuar e cila është që Gjykata ta shpallë kërkesës si të pranueshme dhe të shpallë që Dekreti si akt i kontestuar është në Kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. KOMENTET E DORËZUARA NGA ZYRA E PRESIDENTIT 29. Presidenti në lidhje me kërkesën e parashtruesve të kërkesës fillimisht thekson se “konsiderojmë që kërkësa në rastin KO72/20 duhet të shpallet e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese, për faktin që ajo është e paqartë si në saktësimin, ashtu edhe në arsyetimin e saj” 30. Po ashtu Presidenti thekson se ​“parashtruesit e kërkesës nuk e kanë të qartë rolin dhe funksionet e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar dispozitat kushtetuese, Ligjin e Presidentit të Republikës së Kosovës, praktikën e Gjykatës Kushtetuese e posaçërisht në rastin konkret të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin numër KO103/14” 31. Presidenti thkson edhe ​“Presidenti është faktori kryesor që ka për detyrë të ruaj unitetin e popullit dhe stabilitetin, si dhe te garantoj funksionimin demokratik të institucioneve, në rastin konkret edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën.” 32. Më tutje Presidenti thekson se “​Presidenti përmes Dekretit Nr. 24/2020 (30.04.2020) ka ushtruar kompetencat dhe ka materializuar të gjitha kompetencat e tjera të cilat ia garanton Kushtetuta, duke u kujdesur për funksionimin demokratik të institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe ka zbatuar Aktgjykimin në rastin Nr. KO103/14 me qëllim që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë një Qeveri stabile​”
  • 8. 33. Po ashtu Presidenti, thekson se “​Vlerat e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, të përcaktuara jo vetëm në nenin 7 të Kushtetutës, bazohen në parimet e demokracisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, pluralizmit, ndarjes se pushtetit shtetëror dhe këto kërkojnë që normat kushtetuese të mos abuzohen. Nëse ndodh një abuzim i tillë, siç ka ndodhur në këtë rast, ku nuk është shfrytëzuar e drejta e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë nga Lëvizja Vetvendosje, Presidenti është i autorizuar që të gjejë zgjidhje për ta kaluar këtë situatë, duke përdorur dhe respektuar gjithnjë frymën e Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14” 34. Gjitashtu Presidenti më tutje, thekson se ​“Lëvizja Vetëvendosje me çdo kusht është përpjekur të imponojë shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ku këtë ka tentuar ta bëjë edhe përmes Kryeministrit në Detyrë, si dhe në takimin e 22 prillit 2020 me liderët e partive politike parlamentare, në të cilin vetëm përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.” 35. Presdenti thekson se ​“Paragrafi 1 përcakton tri situata kur Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike, nëse këto situata ndodhin. Në rastin e paragrafIt 2 të Nenit 82 të Kushtetutës, çështja qëndron krejtësisht ndryshe, sepse përcaktohet se "Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti ... ", shprehja "mund" nuk përbën një detyrim shprehimor për Presidentin, por e obligon Presidentin që të bëjë një vlerësim të rrethanave nëse Kuvendi mund të shpërndahet apo jo, pas votimit të mocionit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë. Pra, folja ​"mund​" tregon që shpërndarja ose jo e Kuvendit është në vullnetin e vlerësimit të Presidentit, pas konsultimit edhe me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, të cilën gjë e ka bërë në rastin konkret” 36. Më tutje Presidenti thekson edhe se ​“Presidenti në përputhje me rregullat, parimet demokratike, korrektesinë politike, parashikueshmerinë dhe transparencën ka bërë përpjekje të pareshtura që të konsultohet me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të vendeve në Kuvend dhe i ka dhënë mundësinë asaj që ta propozojë mandatarin nga radhët e tyre. Siç u theksua edhe me sipër, në vazhdimësi Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit sipas nenit 82 paragrafi 2 të Kushtetutës. Andaj, duke pasur parasysh kompetencat kushtetuese të lartpermendura, frymën e Kushtetutës dhe standardet e ndërtuara me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese K0103/14, Presidenti pas konsultimit të vazhdueshëm është dashur të gjejë rrugë për formimin e Qeverisë, me qëllim që vullnetin e partive politike dhe përfaqësuesve të popullit ta materializojë përmes procedurave kushtetuese për formimin e Qeverisë, ashtu siç është e paraparë në nenin 95 të Kushtetutës​”.
  • 9. 37. Po ashtu Presidenti në komentet e dorëzuara thekson se ​“me nxjerrjen e kërij Dekreti, Presidenti ka qenë i paanshëm dhe ka përfaqësuar unitetin e popullit dhe vullnetin e të gjitha parive politike të përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje. duke marrë për bazë vullnetin e partive politike, respektivisht të dy të trjetave (2/3) të deputetëvë për të mos e shpërndarë Kuvendin, Presidenti ka pëfaqësuar vullnetin e të zgjedhurve të popullit ë cilët e kanë vlerësuar të nevojshme krijimin e një Qeverie të re” 38. Gjithashtu Presidenti thekson se ​“Presidenti rithekson sërish që eëhtë konsultuar në vazhdimësi me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend dhe këtë e dëshmojne letërkëmbimet e bashkëngjitura. Mirëpo, partia që ka fituar shumicën në Kuvend ka neglizhuar në vazhdimësi adresimin e Presidentit duke mos u përgjigjur. Në linje me këtë argument, Presidenti rikujton që Neni 4 paragrafi 3 dhe neni 84 (2) i Kushtetutës i japin atij një kompetencë kushtetuese që ka për qëllim të sigurojë garantimin e funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve.” 39. Po ashtu Presidenti ​“rithekson që ndonëse në Kushtetutë nuk ka një dispozitë shprehimore që udhëzon Presidentin sesi të veprojë pas votimit të suksesshëm të Mocionit të Mosbesimit, është e qartë se neni 95 paragrafi 5 i Kushtetutës është nen që ka paraparë të gjitha rrethanat e mundëshme sesi të veprohet kur Qeveria bie. Forumlimi i nenit 95 paragrafi 5 "... për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë..." nënkupton të gjitha rrethanat që mund të cojnë në një situatë kur Qeveria bie. Sipas nenit 95 paragrafi 5, rrethanat hipotetike kur Qeverie bie mund të jenë: dorëheqja e Kryeministrit, Vdekja e Kryeministrit, Sëmundja e rëndë e Kryeministrit, Denimi i Kryeministrit për vepër penale me vendim përfundimtar dhe votim votimi i shkarkimit të Qeverisë dhe kryeministrit (mocioni i mosbesimit të Qeverisë).
  • 10. ​PRANUESHMËRIA E KËRKESËS 40. Gjykata, në mënyrë që të vendos lidhur me kërkesën e parashtruesve të kërkesës, fillimisht duhet të vlerësojë nëse janë përmbushur kriteret për pranueshmëri, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të specifikuara më tej në Ligj dhe Rregullore të punës. 41. Në këtë drejtim, Gjykata fillimisht i referohet dispozitave përkatëse kushtetuese e ligjore sipas të cilave Kuvendi, mund të paraqitet si parashtrues para kësaj Gjykate: Kushtetuta e Republikës së Kosovës Neni 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] [...] 2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar të ngrenë rastet në vijim: (1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën. (2) [...] ​ Ligji për Gjykatën Kushtetuese KREU III Procedurat e Veçanta Procedura në rastet e përcaktuar në nenin 113, paragrafi 2 (1) dhe (2) të ​Kushtetutës së Republikës së Kosovës
  • 11. Neni 29 [Saktësimi i kërkesës] ​1.​ ​Kërkesat e ngritura në pajtim me nenin 113 paragrafi 2 të Kushtetutës do të parashtrohen nga një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës, nga Presidenti i Republikës se Kosovës, Qeveria ose nga ana e Avokatit të Popullit. 2.​ ​Kërkesa e ngritur kundër aktit të kontestuar sipas nenit 113 paragrafi 2 të Kushtetutës duhet të specifikoje, inter alia, nëse i tërë akti i kontestuar apo pjesë të veçanta të këtij akti konsiderohen të jenë në kundërshtim me Kushtetutën. 3.​ ​Kërkesa do të specifikoj kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar. Neni 30 [Afatet] Kërkesa e ngritur ne pajtim me nenin 29 të këtij ligji duhet të parashtrohet brenda afatit prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të aktit te kontestuar. Rregullorja e Punës e Gjykatës Kushtetuese VII. Dispozita të veçanta për procedura sipas nenit 113 të Kushtetutës Rregulli 67 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të Ligjit] (1) ​Kërkesa e parashtruar sipas këtij rregulli duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe me nenet 29 dhe 30 të Ligjit. (2) ​Kur një kërkesë parashtrohet në pajtim me nenin 113.2 të Kushtetutës, pala e autorizuar duhet të tregojë, inter alia, nëse përmbajtja e plotë e aktit të kontestuar ose pjesë të caktuara dhe cilat pjesë të aktit të përmendur konsiderohen të jenë në papajtueshmëri me Kushtetutën. (3)​ ​Kërkesa specifikon kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar. (4) ​Kërkesa sipas këtij rregulli duhet të dorëzohet brenda një periudhe prej gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar. ​42. Në vijim, Gjykata do të vlerësojë: (i) nëse kërkesa është parashtruar nga një palë e autorizuar, siç është përcaktuar në nënparagrafin (1) të paragrafit 2 të nenit 113 të Kushtetutës dhe paragrafin 1 të nenit 29 të Ligjit; (ii) llojin e aktit të kontestuar ​(iii) saktësimin e kërkesës, siç kërkohet përmes paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 29 të Ligjit dhe paragrafëve (2) dhe (3) të Rregullit 67 të Rregullores së Punës; dhe (iv) nëse kërkesa është parashtruar brenda afatit prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar, siç është përcaktuar në nenin 30 të Ligjit dhe paragrafin (4) të Rregullit 67 të Rregullores së punës (i)​ ​Lidhur me Palën e Autorizuar
  • 12. 43. Kuvendi, bazuar në nenin 113.2 (1) të Kushtetutës është i autorizuar që para Gjykatës të ngrejë çështjen e përputhshmërisë me Kushtetutën të (i) ligjeve; (ii) dekreteve të Presidentit; (iii) dekreteve të Kryeministrit; dhe (iv) rregulloreve të Qeverisë. Neni 29 i Ligjit, saktëson që Kuvendi është palë e autorizuar para Gjykatës, nëse kërkesa përkatëse është parashtruar nga një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit. E njëjta kërkesë është e specifikuar në paragrafin 1 të rregullit 67 të Rregullores së punës. Në rrethanat e rastit konkret, është një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit, përkatësisht tridhjetë (30) deputet, të cilët e kontestojnë kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit. 44. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se para Gjykatës është një kërkesë e ngritur nga një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit të Republikës, përkatësisht tridhjetë (30) deputetë, e të cilët bazuar në nenet e lartcituara të Kushtetutës, Ligjit dhe Rregullores së punës, janë palë e autorizuar që të ngrisin para Gjykatës, në mes të tjera, çështjen e përputhshmërisë me Kushtetutën, në rrethanat e rastit konkret, të Dekretit të nxjerrë nga ana e Presidentit. (ii)​ ​Lidhur me llojin e aktit të kontestuar 45. Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës para Gjykatës kontestojnë Dekretin e Presidentit të specifikuar më sipër. 46. Në këtë aspekt, Gjykata thekson se bazuar në nenin 113.2 (1) të Kushtetutës, Kuvendi, përkatësisht një e katërta (1/4) e deputetëve të tij, siç është sqaruar më lart, përpos “ligjeve” të Kuvendit, kjo dispozitë kushtetuese numëron ​inter alia ​edhe “Dekretet e Presidentit” që si akte juridik mund të kontestohet përputhshmëria e tyre me Kushtetutën nga pala e autorizuar sipas dispozitës kushtetutese të sipërcekur. 47. Rrjedhimisht, bazuar në të thënat e mësipërme, Gjykata gjithashtu konstaton se Dekreti si akti i kontestuar nga ana e parashtruesit të kërkesës, i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë së Gjykatës. (iii)​ ​Lidhur me saktësimin e kërkesës dhe specifikimin e kundërshtimeve 48. Më tutje, nën-paragrafi (1) i paragrafit 2 të nenit 113 të Kushtetutës precizohet më tutje me nenin 29 dhe 30 të Ligjit dhe me rregullin 67 të Rregullores së punës, të cilat specifikojnë si në vijim:
  • 13. Neni 29 i Ligjit [Saktësimi i kërkesës] 1.​ ​Kërkesa e ngritur në pajtim me nenin 113 paragrafi 2 të Kushtetutës do të parashtrohen nga […] Presidenti i Republikës se Kosovës […]. 2.​ ​Kërkesa e ngritur kundër aktit të kontestuar sipas nenit 113 paragrafi 2 të Kushtetutës duhet të specifikoje, inter alia, nëse i tërë akti i kontestuar apo pjesë të veçanta të këtij akti konsiderohen të jenë në kundërshtim me Kushtetutën. 3.​ ​Kërkesa do të specifikoj kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar. Neni 30 i Ligjit [Afatet] 1 Kërkesa e ngritur në pajtim me nenin 29 të këtij ligji duhet të parashtrohet brenda afatit prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të aktit te kontestuar. Rregulli 67 i Rregullores së punës [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të Ligjit] (1) Kërkesa e parashtruar sipas këtij rregulli duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe me nenet 29 dhe 30 të Ligjit. (2) Kur një kërkesë parashtrohet në pajtim me nenin 113.2 të Kushtetutës, pala e autorizuar duhet të tregojë, inter alia, nëse përmbajtja e plotë e aktit të kontestuar ose pjesë të caktuara dhe cilat pjesë të aktit të përmendur konsiderohen të jenë në papajtueshmëri me Kushtetutën. (3)​ ​Kërkesa specifikon kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar. (4) Kërkesa sipas këtij rregulli duhet të dorëzohet brenda një periudhe prej gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar.
  • 14. 49. Dispozitat e lartcekura të Ligjit dhe të Rregullores së punës, kërkojnë që kërkesat e dorëzuara sipas nën-paragrafit (1) të paragrafit 2 të nenit 113 të Kushtetutës duhet të plotësojnë edhe tri kushte shtesë, përveç atyre të parapara me Kushtetutë, ashtu që kërkesa të konsiderohet si e pranueshme për shqyrtim në merita nga ana e Gjykatës. 50. Kushti i parë është domosdoshmëria që parashtruesit e kërkesës të qartësojë nëse është kontestuar kushtetutshmëria e tërë aktit apo një pjesë të veçantë të aktit. Se çfarë mund të jetë ai akt, u shpjegua më lart sipas dispozitave kushtetuese relevante. Ky kusht, në rrethanat e rastit konkret, sipas vlerësimit të Gjykatës, është plotësuar nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësi të parashtruesit, ngase këta të fundit, qartazi në kërkesën e tyre kanë specifikuar se e konteston tërë aktin konkretisht Dekretin e kontestuar të Presidentit. 51. Kushti i dytë është domosdoshmëria që parashtruesit e kërkesës të specifikojnë kundërshtimet rreth kushtetutshmërisë ndaj aktit të kontestuar. Ky kusht, në rrethanat e rastit konkret, sipas vlerësimit të Gjykatës është plotësuar nga parashtruesit e kërkesës, ngase qartazi në kërkesë janë specifikuar kundërshtimet e tyre rreth kushtetutshmërisë së Aktit të kontestuar të Presidentit, duke specifikuar saktë nenet kushtetuese dhe duke arsyetuar mënyrën se si parashtruesit e kërkesës kanë konsideruar që Akti i kontestuar bie ndesh me ato dispozita kushtetuese. 52. Kushti i tretë është domosdoshmëria që parashtruesi i kërkesës të dorëzojë kërkesën brenda një afati prej gjashtë (6) muajsh nga momenti i hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar. Ky kusht, në rrethanat e rastit konkret, sipas vlerësimit të Gjykatës është plotësuar nga deputetet e grupit parlamentar Lëvizja VETVENDOSJE!, në cilësi të parashtruesit të kërkesës, ngase këta të fundit e kanë dorëzuar kërkesën e tij në të njejtën ditë të nxjerrjes së Aktit të kontestuar konkretisht Dekretit të Presidentit dhe rrjedhimisht kërkesa është brenda afatit të përcaktuar.
  • 15. KONKLUZION LIDHUR ME PRANUESHMËRINË E KËRKESËS 53. Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës: (i) është palë e autorizuar; (ii) konteston akt të cilin ka të drejtë ta kontestojë; (iii) ka specifikuar se e konteston aktin në tërësi; (iv) ka paraqitur kundërshtimet kushtetuese kundrejt aktit të kontestuar; dhe, (v) e ka kontestuar aktin brenda afatit të përcaktuar. 54. Rrjedhimisht, Gjykata e shpallë kërkesën të pranueshme dhe në vijim do të shqyrtojë meritat e saj. INTERPRETIMI I GJYKATËS MBI SHKELJET E PRETENDUARA Në këtë rrjedhë, siç ka gjetur Gjykata edhe në Aktgjykimin e rastit 2014, Gjykata nuk ka mundur të sigurojë nga Kuvendi, Travaux Preparatories respektivisht procesverbalet zyrtare të diskutimeve të hartuesve të Kushtshtetutës në mënyrë që të shërbejnë për të sqaruar qëllimet apo synimet e dispozitave kushtetuese kur ato janë të mangëta apo në rastet e ekzistimit zbrazëtirave juridike – kushtetuese siç kemi në këtë rast. (Shih: Aktgjykimi i vitit 2014, pika 51) Për këtë arsye, në mungësë të Travaux Preparatories të Kushtetutës, Gjykata duhet të interpretoj vetë, në përputhje me nenin 112 të Kushtetutës, do ti ekzaminoj dhe vlerësoj pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe palëvë tjera të interesuara, do shqyrtoj faktet relevante të rastit dhe dispozitat tjera relevante kushtetuese dhe do të jap vlerësimin e vet kushtetues në përputhje me mandatin që e ka Gjykata nga Kushtetuta. Neni 82.2. – Kushtetuta e Kosovës Kuvendi shpërndahet në këto raste: 55. ​“Kuvendi ​mund të​ shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.” INTERPRETIMI: ​Në këtë aspekt, Gjykata fillimisht vërën se neni 82 i Kushtetutës rregullon shpërndarjen e Kuvendit. Me termin “​shpërndarje të Kuvendit​” nënkuptohet përfundimi i më hershëm imandatit të Kuvendit respektivisht para se të përfundoj mandati i rregullt Kushtetues, Pikërisht neni 82 ka paraparë situatat, kushtet dhe rrethanat kushtetuese të cilat mund te vijn në shprehje e që për pasojë juridike-kushtetuese kanë shpërndarjen e Kuvendit.
  • 16. 56. Kështu, Kushtetuta ka përcaktuar mandatin e deputetëve (shih neni 70) kohëzatjen e mandatit të Kuvendit (shih nenin 66 paragrafi 1) dhe shpërndarjen e Kuvendit (neni 82). Gjykata thekson se Kuvendi i Republikës së Kosovës si organ që ushtron pushtetin legjislativ (shih nenin 4 paragrafi 2) zgjidhet për një mandat katërvjeçar nga data e seancës konstituive, që mbahet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve (shih nenin 66 paragrafi 1). 57. Mirëpo, mandati i deputetëve dhe rrjedhimisht Kuvendit si tërësi mund të jetë edhe më i shkurtër, nëse Kuvendi shpërndahet para mandatit, për të cilin është zgjedhur. 58. Gjykata për të analizuar më tutje aspektin e shpërndarjes se Kuvendit i referohet nenit 82 të Kushtetutës: Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit] (1)​ ​Kuvendi shpërndahet në këto raste: 1.​ ​nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria; 2.​ ​nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës; 3.​ ​nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës. (2)​ ​Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë. 59. Gjykata vërën se sipas kësaj dispozite ekzistojnë dy mënyra kushtetuese se si shkaktohet respektivisht mund të vie deri tek shpërndarja e Kuvendit. 60. Mënyra e parë e shpërndarjës së Kuvendit janë të parashikuara në tre rrethana të paragrafit 1 të nënit 82 të Kushtetutës, të cilat rrethana ​ex constitutionem detyrimisht/domosdoshmërisht ndodh shpërndarja e Kuvendit. Këto rrethana janë numëruar taksativisht sipas paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës.
  • 17. 61. Sipas nën-paragrafit 1 të paragrafit 1 të nenit 82, nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria, kushtetuta urdhëron shpërndarjen e Kuvendit. Kjo rrethanë vie në shprehje kurdo që caktohet një kandidat për kryeministër me anë të Dekretit nga ana e Presidentit dhe nësë Kuvendi dështon të zgjedh një qeveri brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh ai Kuvend shpërndahet. 62. Sipas nën-paragrafit 2 të paragrafit 1 të nenit 82 nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me Dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo rrethanë që njihet në teori kushtetuese si ​vet-shpërndarje ​paraqet situatën kur Kuvendi nëpërmjet shprehjes së vullnetit të anëtarëve/deputetëve të vet nëpmërmjet votës, me një shumice të kualifikuar të të gjith deputetëve – shprehur në numra – së paku 80 deputetë votojnë PËR shpërndarjen e Kuvendit dhe rrjedhimisht mbi bazën e këtij vendimi të Kuvendit, sipas Kushtetutës Presidenti e shpërndanë Kuvendin dhe në këtë situatë Presidenti është i obliguar të nxjerr Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. 63. Sipas nën-paragrafit 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës. Kjo paraqet edhe rrethanën e fundit sipas dispozitave të larcekura kushtetuese kur Kuvendi domosdoshmërisht shpërndahet. Kjo rrethanë ka të bëjë më zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Kështu, Presidentin e Republikës së Kosovës e zgjedh Kuvendi me votim të fshehtë, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të tij. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit, por, nëse asnjë kandidat nuk e merr këtë shumicë të votave në dy raundet e para, zhvillohet raundi i tretë mes dy kandidatëve, të cilët kanë marrë numrin më të madh të votave në raundin e dytë. Kandidati që e merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve në votimin e tretë, zgjidhet President i Republikës së Kosovës. Nëse edhe në votimin e tretë asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet President i Republikës pra nuk merr votat e nevojshme, Kuvendi shpërndahet, ndërsa zgjedhjet e reja për Kuvend mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditëve nga dita e shpërndarjes së Kuvendit. (shih nenet 65 paragrafi 7, neni 84 paragrafi 1, 2, 4, 5 dhe 6 të Kushtetutës). 64. Sic shpegohet më lartë sipas paragrafit 1 të nenit 82 në rast se vien në shprehje të tre (3) situatat kushtetuese të parapara nga paragrafi 1 atëherë Kuvendi domosdoshmërisht shpërndahet sipas fuqisë së normës kushtetuese.
  • 18. 65. Në këtë sfond, Gjykata konsideron se asnjëra prej rrethanave të shpjeguara më lartë e të parapara me paragrafin 1 të nenit 82 nuk janë të aplikueshmë në rastin konkret që është ngritur para Gjykatës. 66. Kurse mënyra e dytë e shpërndarjes së Kuvendit, është paraparë në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës. Ky paragraf vjen në shprehje në rastet kur kemi të bëjmë më një votim të suskesshëm të mocionit të mosbesimit nga ana e Kuvendit ndaj Qeverisë. Po ashtu në këtë sfond, Gjykata vërën se parashtruesit të kërkesës theksojnë se duke u bazuar në këtë dispozitë Presidenti është dashur të nxjerr dekret në rastin konkret para së cilës ndodhemi dhe të shpërndahet Kuvendi. 67. Në këtë drejtim, gjykata do ta ekzaminoj këtë dispozitë në tërësi dhe do ti përgjigjet pretendimeve të parashtruesit të kërkesës se nëse Presidenti gjatë nxjerrjes së Dekretit që si akt kontesotohet kushtetutshmëria e saj nga parashtruesi i kërkesës se nuk është në përputhje me paragrafin 2 të nenit 82. 68. Gjykata së pari thekson se me datë 25 mars 2020 është votuar suksesshëm mocioni i mosbesimit kundër Qeverisë nga ana e Kuvendit dhe kjo çështje nuk është kontestuese midis palëve. Gjykata bazuar në pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe përgjigjës së dërguar nga Presidenti, vlerëson kontestuese zbatimin e paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës, ashtu që në thelb parashtuesit të kërkesës theksojnë se e vetmja rrugë kushtetuese e Presidentit në situatat kur votohet mocioni i mosbesimit ndaj një Qeveria është shpërndarja e Kuvendit, sepse Kuvendi nuk mundet të përpiqet të formoj një Qeveri të re, aq më tepër një Qeveri që nuk është fituesi i zgjedhjeve, e në anën tjetër e kemi Presidentin që thekson se me Dekretin për propozimin e kandidatit për Kryeministër ka vepruar brenda fushëveprimit kushtetues, duke garantuar kështu parimin e ndarjes së pushteteve dhe vlerave demokratike të qeverisjes dhe përfaqësimin e interesit më të mirë të popullit të Kosovës, si përfaqësues i unitetit kushtetues të tyre dhe paragrafi 2 i nenit 82 të Kushtetutës krjon hapësirë kushtetuesë për një veprim të tillë. 69. Gjykata nuk mund të pajtohet me argumentimin e parashtruesëvë të kërkesës së e vetmja rruge kushtetuese për Presidentin në situatat kur votohet mocioni i mosbesimit nga Kuvendi ndaj Qeverisë është shpërndarja e Kuvendit.
  • 19. 70. Gjykata në këtë drejtim dëshiron të vë theksin të shprehja “​mund​”. Kjo shprehje e përdorur në këtë dispozitë kushtetuese ka kuptimin e ekzistimit të alternativës respektivisht mundësisë së Presidentit për të shpërndarë Kuvendin dhe njëkohësisht ​argumentum a contrario ​kjo dispozitë nuk krijon detyrim apo obligim kushtetues që menjëherë pasi të votohet moscioni i mosbesimit Presidenti ka të vetëm rrugë kushtetuese që ta shpërndajë Kuvendin. 71. Gjithashtu, Gjykata, në këtë linjë të argumentimit vlerëson të nevojshme sqarimin e zbatimit të kësaj dispozite kushtetuese përkitazi me këtë pretendim. Sipas këndveshtrimit të Gjykatës, kompetenca e Presidentit për ta shpërndarë Kuvendin sipas paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës nuk duhet të shikohet si e ndarë apo si kompetencë diskrecionale në mënyrë të pavarur por si një ​kompetencë e ndërvarur​. Neni 4.1. - Kushtetuta e Kosovës “Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.” INTERPRETIMI: ​Në bazë të Kushtetutës, konstatojmë që Presidenti i Republikës së Kosovës; zotri Hashim Thaqi ka bërë shkelje të parimit të ndarjes së pushtetit duke u bazuar në Nenin 4.1. të kësaj Kushtetute. Duke analizuar dhe marrë parasysh letrat e këmbyera të cilat janë paraqitur në Gjykatë si evidencë faktike të komunikimeve mes palëve, kemi vërejtur që janë ndërmarr hapa të ngutshëm me vendime dhe veprime të bazuara në interpretim personal të Kushtetutës së vendit, kompetencë e cila i takon Gjykatës Kushtetuese per të bërë interpretime dhe Kuvendit per të krijuar apo amandamentuar ligjet. Kjo përcakton dy cështje, fillimisht duke marrë për bazë Ligjin për Gjykatën Kushtetuese (Nr. 03/L-121) Neni 26 – Bashkpunimi me organet tjera publike thotë: ​“Të gjitha gjykatat dhe organet publike të Republikës së Kosovës, kanë për detyrë të mbështesin punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkpunojnë me Gjykatën Kushtetuese sipas kërkesës së saj.” Kjo pra na njofton që të gjitha organet publike në këtë rast edhe institucioni i Presidentit te vendit, kanë për detyrë ligjore të bashkpunojnë me Gjykatën Kushtetuese pra ti drejtohen asaj për rastet e kontesteve mbi kushtetutshmerinë e normave kushtetuese si institucionin e vetëm kompetent dhe legjitim për të bërë interpretimin po ashtu me anë të krijimit te vendimeve mbi interpretime individuale kemi kalim te kompetencave të Presidentit apo ndikim në pushtetin legjislativ, si pushteti i cili krijon ligjet e reja apo i amandamenton ato, në këtë rast edhe Kushtetutën.
  • 20. Neni 84.14. - Kushtetuta e Kosovës “Presidenti cakton mandatarin për formimin e qeverisë, ​pas propozimit​ të partisë politike ose koalicionit, që përbën shumicën e kuvendit.” INTERPRETIMI: ​(Aktgjykimi KO 103/14; pika 84 – Interpretimi i Nenit 84.14. dhe 95 nga Kushtetuta e Kosovës) “… Lidhur me këtë, Gjykata rithekson se Presidenti i Republikës mund të konsultohet vetëm me partinë politike ose me koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, qoftë atë absolute apo relative.” Konsiderojmë si më poshtë; a) cakton mandatarin për formimin e qeverisë, b) pas propozimit të partisë politike ose koalicionit që përbën shumicën relative apo absolute. a) Duke u thirrur në Aktgjykimin e lartcekur (KO 103/14; par. 68 dhe 84) si dhe në Nenin 84.14 dhe 95.5; konstatojmë që Presidenti i vendit ka për obligim kushtetues të caktojë mandatarin për formimin e qeverisë pasi që të jenë plotësuar kushtet për të caktuar këtë mandatarë. b) Sic edhe ceket në pjesën e dytë të Nenit 84.14, caktimi i mandatarit është i kushtëzuar me normën “…pas propozimit të partisë me shumicë në kuvend”, (ne këtë rast LVV). Andaj, në mënyrë që të krijohet e drejta për të bërë veprimin “a”, fillimisht duhet të mbushen kushtet e pikës “b” si veprim i cili pastaj krijon mundësinë për përdorimin e fuqisë kushtetuese të caktimit të mandatarit. Kemi në mendje që Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk parasheh veprime të tjera mbi këtë aspekt andaj cdo interpretim tjetër individual i cili nuk derivon nga Gjykata Kushtetuese, konsiderohet i pavlefshëm. 5. Neni 95 lidhur 100 paragrafi 6– Kushtetuta e Kosovës 1. ​Pas zgjedhjeve,​ Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. 2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. 3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
  • 21. 4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre. 5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për ​arsye të tjera​, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë. 6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj. 20. ​INTERPRETIMI: Neni 100.6 konsideron qeverinë në dorëheqje pasi ndaj të njëjtës miratohet mocioni i mosbesimit. Sipas kësaj i gjithë kabineti qeveritar, duke përfshirë edhe kryeministrin, janë kushtetutshmërisht të dorëhequr. 2. Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se neni 100 nuk lejon aktivizimin e procedurës për zgjedhjen e një qeverie të re të paraparë në nenin 95. Sipas tyre miratimi i mocionit të mosbesimit sjellë vetëm një rrugë kushtetuese, shpërndarjen e kuvendit sipas nenit 82.2. 3. Kuvendi i Kosovës mund të ushtrojë kompetencën e tij nga neni 65.8 edhe pasi shpreh mosbesimin e një qeverie të zgjedhur nga vetë ai. Në këtë kontekst, kushtetuta ka lejuar hapësirë e duhur kushtetuese për aktivizimin e nenit 95 pas miratimit të mocionit të mosbesimit. Sipas nenit 100.6 qeveria është në dorëheqje, rrjedhimisht edhe kryeministri është i dorëhequr me çka përmbushet kriteri i përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 95. Ky fakt kushtetues i jep mundësi kuvendit që të ushtrojë kompetencën e tij nga neni 65.8 duke u plotësuar kriteri i përcaktuar kushtetues dhe vullneti politik i shprehur në tekstin e mocionit të mosbesimit. 4. Rënia e qeverisë e shkaktuar si pasojë e miratimit të mocionit të mosbesimit (dorëheqjes së kryeministrit), aktivizon procedurën e zgjedhjes së qeverisë nga fillimi, ashtu siç parashihet në paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 95, si dhe aktgjykimit KO 103/14 të Gjykatës Kushtetuese, gjithnjë në rast se ekziston vullneti politik i shprehur në mocionin e mosbesimit të votuar.
  • 22. Neni 95 paragrafi 5 “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë,” Sipas nenit 95 paragrafi 5, Presidenti obligohet që të zhvilloje konsultimet më subjekti/koalicionit që ka fituar shumicën, qoftë ajo shumicë absolute apo relative. Pra neni 95 paragrafi 5 ka përputhshmëri më nenin 100 paragrafi 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
  • 23. PËR KËTO ARSYE Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim më nenet 112 dhe 113.2 (1) të Kushtetutës dhe rregullin 59 (1) të rregullores së punës, më 16 maj 2020. V E N D O S I. Njëzëri, ​TA DEKLAROJË ​kërkesën të pranueshme. II. ​TË SHPALLË​, me shumicë votash, që Dekreti i Presidentit, nr. 24/20, të 30 prill 2020 për nominim të z. Avdullah Hoti për të formuar qeverinë, nuk është në përputhshmëri më nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës në lidhje më nenin 84 (4) dhe 84 (14) [Kompetencat e Presidentit]. III. ​TË SHPALLË​, njëzëri, që neni 82.2 nuk e obligon presidentin që domosdoshmërisht të shpallë zgjedhjet, ashtu siç është cekur në pikën 21 të këtij aktgjykimi. IV. Njëzëri, ​KONSTATON ​që: a) Në këtë rrjedhë, Gjykata vëren, meqenëse nuk ka dispozita konkrete të afatit kohor për dërgimin e emrit për mandatar, nga partitë ose koalicioni i fituesit të zgjedhjeve dhe për qëllim që të rregulloj në mënyrë më të qartë procedurën e zgjedhjes së Qeverisë, duke u bazuar në Neni 65 paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi është i vetmi institucion që mund të bëjë ndryshime kushtetuese. b) Në këtë drejtim, Gjykata e Republikës së Kosovës, bënë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës, të bëjë amendamentin e Kushtetutës në këtë pikë në mënyrë që të eliminohen dy kuptimet apo zbrazëtirat kushtetuese në formimin e Qeverisë. V. ​T'UA KUMTOJË ​këtë Aktgjykim palëve; VI. ​TË PUBLIKOJË ​këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare, në pajtim më nenin 20.4 të Ligjit; VII. Ky aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.