SlideShare a Scribd company logo
1 of 41
Download to read offline
Editorial
A DO TË SHKATËRROHET
BOTA NË VITIN
2 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
Për çudi, një gënjeshtër e tillë së fundi ka zënë vend edhe tek muslimanët shqiptarë, sidomos
në Shqipëri dhe Kosovë, të cilit të mahnitur nga ky lajm filluan të interesohen për vërtetësinë
e tij, madje u intervistuan edhe disa hoxhallarë të bashkësisë Islame të Kosovës. Kohë pas
kohe tema të ngjashme publikohen nëpër gazetat ditore, çka aludon qartë se mendime të
tilla sillen ende nëpër kokat e shqiptarëve muslimanë.
V
itin që lamë pas filloi të qarkullojë
nëpër botë lajmi se kinse në vitin
2012 do të shkatërrohet Toka. Ky
studim është bazuar në kalendarin e pop-
ullit të njohur me emrin “Maja”. Sipas disa
shkencëtarëve, ky kalendar ka filluar së
vepruari që para tre mijë vitesh dhe deri
tani provat e dhëna nga ky kalendar kanë
qenë të vërteta.
Ky kalendar do të përfundojë në vitin
2012 dhe kështu do të përfundojë edhe
jeta në Tokë, pasi ajo do të shkatërrohet
për të filluar një jetë e re.
Për çudi, një gënjeshtër e tillë së fundi ka
zënë vend edhe tek muslimanët shqiptarë,
sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, të cilit të
mahnitur nga ky lajm filluan të intereso-
hen për vërtetësinë e tij, madje u intervis-
tuan edhe disa hoxhallarë të bashkësisë
Islame të Kosovës. Kohë pas kohe tema të
ngjashme publikohen nëpër gazetat ditore,
çka aludon qartë se mendime të tilla sillen
ende nëpër kokat e shqiptarëve musli-
manë.
2012
3
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
Një ngjarje e tillë, përveçse të mërzit, të
shtang për shkak se populli ynë ka tradita
islame shekullore. A thua ky popull e ka
lënë pas fenë e vet deri në këtë masë, saqë
i beson lloj-lloj spekulimi, qoftë edhe për
gjërat më kryesore të fesë islame?! A thua
ky popull nuk i di gjërat kryesore të fesë së
tij? Sa herë që del dikush me gënjeshtra të
tilla, muslimanët e shkretë mahniten,
shtangen, madje disa prej tyre u besojnë,
kurse shumica nuk e mohojnë një
mundësi të tillë, ashtu siç është rasti edhe
me teorinë e Darvinit, ndërkohë që
Kur’ani dhe mësimet e tij sikur nuk ekzis-
tojnë fare në mesin e tyre! Kam frikë se
mos një ditë do të dalë ndonjë studim i
pabazë dhe i rrejshëm si ky, që do të vërë
në dyshim edhe ekzistencën e Zotit dhe do
të gjejë dikë nga mesi i muslimanëve
shqiptarë që luhatet në besimin e tij.
Koha e ndodhjes së kiametit, shkatërrimit
të kësaj bote, është e panjohur për ne,
ashtu siç është i panjohur edhe fillimi i kri-
jimit të saj, siç është e panjohur edhe jeta,
sa do të jetojmë në këtë botë dhe kur do
të vdesim. Madje kohën e shkatërrimit të
botës nuk e ka ditur as Muhamedi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem, njeriu më i zgjedhur
i Allahut, dhe as ndonjë Profet tjetër, bile
as engjëjt respektues.
E, si pra të ketë mundësi ta dijë dikush
tjetër nga njerëzit e rëndomtë, duke u
bazuar në hamendje dhe spekulime? Mjerë
për ju, si gjykoni kështu?!
Kjo aludon shumë qartë për injorancën e
madhe që ka kapluar popullin tonë, pran-
daj edhe obligimi ynë ndaj tij është shumë
i madh. Ky rast dhe raste të tjera të shumta
i bëjnë thirrje çdo hoxhe dhe thirrësi islam
që të punojë vazhdimisht me këtë popull,
që të punojë me të në të gjitha sferat e fesë,
mirëpo t’u kushtojë rëndësi të veçantë
çështjeve të besimit, ngase humbja në to
është njëkohësisht devijim dhe humbje
nga Islami.
Po ashtu u bëj thirrje muslimanëve shqip-
tarë që të mos bien pre e përrallave të
ndryshme, duke pasuar këdo që u
fishkëllen dhe kështu e bëjnë besimin e
tyre mundësi që të tjerët të luajnë dhe t’i
bëjnë të luhatur sa herë të dëshirojnë. Ata
duhet të mësojnë çështjet e fesë, sidomos
çështjet elementare të besimit, dhe të mos
lejojnë askënd që të luajë me fenë dhe
logjikën e tyre.
Ne duhet të na brengosë më shumë fakti
se sa jemi përgatitur për atë ditë e jo të
brengosemi kur do të ndodhë ajo, sepse ajo
do të ndodhë herët apo vonë dhe ky
shkatërrim do të jetë i befasishëm dhe do
t’i kaplojë njerëzit duke qenë të papërgat-
itur, befas, të hutuar.
Atë ditë nuk do t’i bëjë dobi askujt asgjë
tjetër përveç veprave të mira që ka punuar
në këtë botë.
Lum ata të cilët kanë punuar mirë, sepse
do të gjejnë mirë, kurse mjerimi do të mbi-
zotërojë mbi ata të cilët kanë vepruar keq
dhe nuk janë përgatitur fare për ditën kur
do të shkatërrohet kjo botë, ditën kur do
të dalin para Allahut, Atij që e ka krijuar
këtë gjithësi pa na pyetur dhe që e shkatër-
ron pa na pyetur. Ai nuk pyetet se çfarë ve-
pron, kurse ne do të pyetemi. Atëherë, pra,
le ta përgatisim përgjigjen që tani.
Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të
pashoq dhe Sunduesit absolut.
Në emër të redaksisë: Xheladin Leka
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
4
Transmeton Ebu Hurejra se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i ka
bërë ndonjë të padrejtë vëllait të vet musliman, qoftë morale apo materiale, le të kërkojë sot
t’ia falë dhe t’ia bëjë hallall, para se të vijë dita kur nuk do të ketë as dinarë, as dërhemë. Atë
ditë do të merren prej veprave të mira të tij, nëse do të ketë aq sa ofendimi që ka bërë. Nëse
nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do të merren prej mëkateve të atij që i është bërë e
padrejtë dhe do t’i ngarkohen atij.”
F
alënderoj Allahun e Madhëruar, të
vetmin që meriton të adhurohet,
Gjykatësin absolut dhe të Drejtin.
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi atë
që e kishte drejtësinë si parim të tijin, mbi
atë që e ndihmonte viktimën e padrejtësisë,
mbi atë që na këshillonte të jemi të ku-
jdesshëm e të mos lëndojmë e t’u bëjmë
padrejtësi të tjerëve, parimisht musli-
manëve, por edhe çdo krijese që ka krijuar
Allahu.
Me padrejtësi kam për qëllim padrejtësinë
me vepër, fjalë dhe ndjenja. Jo rastësisht e
fillova kështu këtë shkrim, pasi jam shtyrë
nga ato që shkruhen nëpër forume, revista,
gazeta[1] apo web faqe, qofshin ato të
ndonjë OJQ-je, të ndonjë njeriu me au-
toritet apo edhe të thjeshtë, ose duke
dëgjuar në audio apo videoxhirime të
ndryshme se çfarë flitet dhe përflitet për
muslimanët në përgjithësi dhe për pasuesit
e Sunnetit apo selefitë në veçanti.
Nuk do të trajtoj padrejtësitë që i bëhen
muslimanit apo muslimanëve nga jomusli-
manët, ngase këtë e di edhe ai që ka një
grimcë besimi në zemrën e tij.
Do të trajtoj padrejtësitë që bëhen nga
muslimanët ndaj muslimanëve; ndoshta
tingëllon çuditshëm kjo, por do bindeni në
vazhdim për këtë.
Si muslimanë që jemi dhe e falënderoj Al-
lahun shumë dhe çdo herë që na bëri pjesë-
DERI KUR ME
PADREJTËSI?
______________
[1] Mendoj se të gjithë jemi dëshmitarë të gazetave ditore, të cilat Islamin e paraqesin si diçka krejt të prapambetur apo edhe si fe dhune dhe terrori.
5
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
tarë të kësaj feje të pastër dhe ndriçuese
kemi obligime ndaj njëri-tjetrit.
Si muslimanë të thjeshtë, xhemat apo më
të ngritur, kërkues dijeje apo edhe më të
ngritur, dijetarë, kemi obligim që të
këshillojmë njëri-tjetrin në punë të mira.
Një këshillë, e ndoshta më madhorja, është
që t’i këshillojmë ata muslimanë që nga
pakujdesia e tyre i shkelin obligimet ndaj
vëllezërve të tyre muslimanë dhe ndaj çdo
krijese tjetër.
Allahu në Kuran thotë: “E ti kurrsesi mos e
mendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asaj
që veprojnë zullumqarët-të padrejtët; Ai
vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë
në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).”
Ibrahim 42
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: “Mos jini xhelozë ndaj njëri-tjetrit,
mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni,
mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni
njëri me tjetrin në shitblerje (jo me qëllim të
blerjes, por me qëllim të ngritjes së çmimit)
dhe bëhuni robërit e Zotit, vëllezër. Musli-
mani është vëlla i muslimanit, nuk i bën
padrejtësi atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gën-
jen, nuk e nënçmon. Takvallëku është këtu”,
dhe tregoi në kraharorin e tij tri herë. “Për një
njeri është e keqe e mjaftueshme që ta nënç-
mojë vëllanë musliman. Çdo musliman kun-
druall çdo muslimani e ka haram gjakun e
tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij."[2]
Obligimet ndaj njëri-tjetrit fillojnë nga ajo
më madhorja dhe mbarojnë tek më e
vogla.
Obligimi i parë ndaj vëllait musliman është
që mos ta gjykojmë si të dalë nga feja[3] nëse
shohim se është zhytur në mëkate, derisa
mëkatet e tij nuk e kalojnë kufirin që të
bjerë në kufër.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na
këshillon të jemi të kujdesshëm që të mos
e gjykojmë si të dalë nga feja vëllanë tonë
musliman. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: “Kush i thotë vëllait të vet “o i
dalë nga feja”, vetëm se i kthehet njërit prej
tyre.”[4]
“Kush i thotë njeriut “o i dalë nga feja ose o
armik i Allahut” e nuk është ashtu, vetëm se
i është kthyer atij.”[5]
Imam Shevkani thotë: “Nuk gjykojmë për
askënd si i dalë nga feja në bazë të mëkateve
të tij, derisa nuk i lejon ato.”
Disa të tjerë thanë: “Nëse shihni një njeri
që e lëshon gjuhën e tij shumë duke gjykuar
si të dalë nga feja për muslimanët, atë njeri
etiketojeni si të dështuar çdo herë.”
Obligimi i dytë ndaj vëllait musliman është
të mos e vrasësh atë.[6]
E gjithë bota sot po ankohet për vrasje të
padrejta, gjë të cilën Islami e ka rregulluar
që në etapat e para të shpalljes.
Në sajë të këtyre vrasjeve të shumta që po
ndodhin sot, edhe gjendja e sigurisë është
më e palakmueshme se kurdoherë.
Pa dyshim se adhurimi i Allahut dhe prak-
tikimi i Sunnetit të Muhamedit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem është garanci e sigurisë së
lartë, të cilën nuk ka mundësi ta vendosë
asnjë pushtet i kësaj bote.
______________
[2] Muslimi 2564.
[3] Rezultat i kësaj është edhe nënçmimi që po u bëhet muslimanëve nga të huajt për shkak se disa muslimanë me bindjet e tyre djallëzore dhe
veprimet e tyre terroriste bënë që Islami i pastër të etiketohet dhe të njolloset në këtë masë. A thua kush do ta marrë përgjegjësinë para Allahut në
Ditën e Gjykimit? A mendojnë të mjerët se nuk do japin llogari para Allahut për të gjitha këto? Apo mendojnë se me këtë afrohen tek Allahu? Sa e
largët është lindja me perëndimin, sa dallim ka nata me ditën!
[4] Buhariu 5753, Muslimi 60.
[5] Muslimi 61.
[6] Shiko fusnotën numër 3.
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
6
Po flas për një musliman që ka frikë Al-
lahun dhe që Islamin e ka adhurim të vetin,
nuk po flas për gjendjen e muslimanëve sot
në rruzullin tokësor.
I gjithë ky trishtim dhe kjo gjendje është si
rrjedhojë e asaj që muslimanët e kanë lënë
anash obligimin e parë ndaj muslimanëve.
Për të qenë më i drejtë po them një grup
nga muslimanët,[7] të cilët i gjykojnë vëlle-
zërit e tyre muslimanë si qafirë- të dalë nga
Islami për shkak të mëkateve. Si rezultat i
kësaj vjen edhe vrasja e tyre pa kurrfarë të
drejte, pos si rezultat i bindjeve shtazarake
dhe ndjekje e epsheve të tyre djallëzore.
Allahu na e ka ndaluar vrasjen e njeriut pa
të drejtë në shumë ajete.
Allahu në Kur’an thotë: “Kush vret një njeri
(pa të drejtë), pa pasë vrarë ai ndonjë tjetër
dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë,
atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte vrarë
gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak
që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur
(shpëtuar) të gjithë njerëzit.” Maide 32
“Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimi
i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë
përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj
tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim
të madh.” Nisa 93
A thua mbetet diçka e paqartë në këto fjalë
të Allahut? Subhanallah, vetëm për atë që
Allahu ia ka mbyllur sytë e udhëzimit.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
treguar dhe ka qenë shumë i ashpër në këtë
drejtim, ngase kjo vepër është nga mëkatet
e mëdha.
Është shumë e çuditshme kur këta të mjerë
për një mëkat e etiketojnë njeriun si të dalë
nga Islami dhe e vrasin atë. Ata të mjerë
nuk logjikojnë se janë duke bërë një mëkat
edhe më të madh se ata të cilët këta janë
duke gjykuar. Atëherë çfarë të bëjnë musli-
manët e tjerë me vetë këta, të ngrihen dhe
t’i vrasin e kështu të vazhdojë seriali i vras-
jeve?!
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Shkatërrimi-prishja e dunjasë është
më e lehtë sesa vrasja e një muslimanit.”[8]
“Çdo mëkat ka shpresë që e fal Allahu, pos
njeriun që vdes si jobesimtar dhe njeriun i cili
e vret muslimanin me qëllim.”[9]
Sa muslimanë po vriten sot me qëllim,
madje në shenjë adhurimi, nga ata që pre-
tendojnë se janë muxhahidë në rrugën e Al-
lahut?
A i takon një muxhahidi të vrasë pa të
drejtë një musliman?!
Obligimi i tretë: Largimi nga padrejtësia,
çfarëdo qoftë ajo, dhe kjo është esenca e
këtij shkrimi
Vëllezër muslimanë, padrejtësia ndaj mus-
limanit është nga mëkatet e mëdha.
Allahu e ka ndaluar padrejtësinë në Kur’an
kur thotë: “E ata që bënë padrejtësi, do ta
kuptojnë se ç’përfundimi i shkojnë.” Shuara
227
“E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për
çka ata nuk janë fajtorë, ata e kanë ngarkuar
veten me një mëkat shumë të madh.” Ahzab
58
Allahu në hadith kudsij thotë: “O robërit e
Mi! Unë padrejtësinë e bëra haram për Veten
Time, po ashtu e bëra haram edhe për ju,
prandaj mos bëni padrejtësi.” [10]
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: “Ruajuni nga padrejtësitë, se
______________
[7] Grupimi i quajtur si havarixhë ose pasues të organizatës terroriste të Usame bin Ladenit.
[8] I vërtetë, e transmetojnë Tirmidhiu 1395, Ibën Maxhe 2619 etj.
[9] I vërtetë, e transmeton Ebu Davudi 4270.
[10] Muslimi 2577.
7
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
padrejtësia është errësirë Ditën e
Gjykimit.”[11]
“Tri lutje pranohen tek Allahu: lutja e
prindit për fëmijën e tij, lutja e atij që i është
bërë padrejtësi, lutja e udhëtarit.”[12]
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur
e dërgoi Muadhin në Jemen, e porositi:
“Ruaju nga lutja e atij që i bën padrejtësi, se
mes tij dhe Allahut nuk ka pengesë.”[13]
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi
nuk refuzohet, edhe nëse është nga kriminelët,
po kriminaliteti i takon atij.”[14]
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi,
edhe nëse është jobesimtar, nuk ka pengesë tek
Allahu.”[15]
Transmeton Ebu Hurejra se Muhamedi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush
i ka bërë ndonjë të padrejtë vëllait të vet mus-
liman, qoftë morale apo materiale, le të
kërkojë sot t’ia falë dhe t’ia bëjë hallall, para
se të vijë dita kur nuk do të ketë as dinarë, as
dërhemë. Atë ditë do të merren prej veprave
të mira të tij, nëse do të ketë aq sa ofendimi
që ka bërë. Nëse nuk do të ketë vepra të mira,
atëherë do të merren prej mëkateve të atij që
i është bërë e padrejtë dhe do t’i ngarkohen
atij.”[16]
Sufjan eth Thevri ka thënë: “Të takohesh
me Allahun me shtatëdhjetë mëkate mes
teje dhe Atij, e ke më lehtë sesa të takohesh
me Të me një mëkat i cili është mes teje
dhe ndonjë njeriu tjetër.”
Ebu Beker Verraku ka thënë: “Ajo që e nx-
jerr më shumë imanin nga zemra është
padrejtësia ndaj njerëzve.
Andaj mos bëj padrejtësi, nëse nuk ke
fuqi(t’i përballosh pasojat), ngase
padrejtësia kthehet në dënim dhe vuajtje.
Syri yt fle, po syri i atij që i ke bërë
padrejtësi kujdeset që të bëjë lutje kundër
teje, e padyshim se syri i Allahut nuk fle.”
Obligimi i katërt ndaj muslimanëve është
mos të përgojojmë për ta
Përgojimi është nga veset e këqija që Islami
e ka luftuar me të madhe. Allahu e për-
shkroi pozitën e kësaj dukurie negative në
formë shumë tmerruese, kur thotë: “O ju
që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të
shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe
mos hulumtoni për zbulimin e të metave të
njëri-tjetrit dhe mos përgjoni njëri-tjetrin. A
mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin
e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni!
Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu
është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.”
Huxhurat 12
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “O ju të cilët besuat me gjuhën tuaj e
nuk ka hyrë imanin në zemrat tuaja, mos
përgojoni muslimanët, mos shikoni gabimet e
tyre. E, kush shikon gabimet e tyre, Allahu do
të shikojë gabimet e tij. E, gabimet e kujt i
shikon Allahu, do ta nënçmojë edhe në
shtëpinë e tij.”[17]
Andaj, çfarë është përgojimi?
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “A e dini çfarë është përgojimi?”
Thanë: “Allahu dhe i Dërguari i tij e dinë.”
Tha: “Përgojimi është të thuash diçka për vël-
lanë, atë që ai nuk e dëshiron.”
I thanë: “Po nëse ajo që themi është tek ai per-
son?”
______________
[11] Muslimi 2578
[12] I mirë, Ebu Davudi 1536.
[13] Buhari 2316, Muslimi 19.
[14] “Sahih el Xhamii” 3382.
[15] “Sahih el Xhamii” 119.
[16] Buhariu 6534.
[17] I vërtetë, Ebu Davudi 4880.
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
8
Tha: “Nëse e ka atë që ju thoni, kjo është për-
gojim, e nëse nuk e ka, kjo është shpifje ndaj
tij.”[18][19]
O musliman, o ti që po i shkel ligjet e Al-
lahut, a e mendon se do të dalësh para Al-
lahut një ditë dhe do të ballafaqohesh me
secilin për çdo fjalë që ka dalë nga goja
jote?!
Si rrjedhojë e mospërfilljes së këtyre oblig-
imeve nga vëllezërit muslimanë, selefitë po
përfliten nga disa grupime.
Grupi i parë: Po quhen shumë të pakujde-
sshëm ndaj urdhrave të Allahut dhe kinse
po i anashkalojnë ato. Kjo është përçarje
mes muslimanëve.
Të flasësh për dikë pa argumente dhe njo-
huri është krim, por të shpifësh është diçka
më e madhe se krimi, ngase po flet diçka që
nuk i takon atij dhe me këtë po çrregullon
dhe po shkatërron ndoshta shpirtra të
shumtë, po bëhesh shkaktar që të krijohet
urrejtje ndaj tij e po bëhesh shkaktar që
gjithë të tjerët të marrin mëkat duke ndier
urrejtje ndaj tij, ndërkohë që ai është i
pastër, po bëhesh shkaktar të prishësh
vëllezërit mes vete, po bëhesh shkaktar të
prishësh familje. Pas gjithë kësaj, ti ku
mbetesh? Si mendon ta takosh Allahun
nesër? Si mendon të përgjigjesh para Al-
lahut? Apo ndoshta ke harruar apo ke
anashkaluar se ke për të dhënë llogari
shumë të rreptë për këtë gjë?!
Ndoshta të duket diçka shumë e vogël të
shpifësh për dikë e të prishësh çdo plan të
tij, ta lëndosh shpirtërisht dhe emocional-
isht.
Mos e ke marrë këtë si obligim ngase pre-
tendon se këta ndaj të cilëve po shpif kanë
besim jo të pastër?! Mos e ke edhe këtë
bindje djallëzore në mendje?
Të thuash për dikë se nuk ka besim të
pastër, duhet të kesh shumë argumente të
qarta mbi atë vëlla apo mbi atë shoqëri, që
po e lëshon gjuhën tënde kaq lehtë mbi ta.
Të gjykosh për dikë duke thënë se po bën
përçarje mes muslimanëve duhet ta shikosh
dhe ta studiosh mirë atë njeri, se çfarë flet
dhe vepron ai: nëse ai flet me ajete të
Kur’anit dhe hadithe të Muhamedit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem dhe pason të kup-
tuarit e tyre nga sahabët dhe komentet nga
dijetarët eminentë të kësaj kohe, kurse ti
prapë del dhe thua se janë përçarës, atëherë
them se duhet ta shohësh veten se ku je!
Mos ndoshta ti paske probleme me besimin
e po të duket se të tjerët janë gabim? Apo
ndoshta po mendon dhe po mundohesh
me këtë të thuash diçka tjetër, që është
akuzimi ndaj dijetarëve të mëdhenj?
Të them vetëm vazhdo, se mbrojtjen e tyre
e ka tjetërkush në dorë e ti ke për t’u takuar
me Allahun për të gjitha.
E gjithë kjo vjen si rezultat i atyre të cilët e
kanë anashkaluar obligimin e parë dhe të
dytë ndaj muslimanëve, të cilët me një pa-
përgjegjësi të madhe marrin guxim të flasin
e përflasin për pasuesit e Sunnetit, duke
kaluar në mosrespektimin e obligimit të
tretë, që është padrejtësia ndaj tyre, duke u
zhytur në obligimin e katërt, që është për-
gojimi i tyre.
Për dukjen e diellit në mesin e ditës nuk ka
nevojë për argumente, ashtu edhe për këtë
nuk duhen argumente të qarta.
Apo shembulli arab; Akuzohen se edhe Fi-
raonin po e bëjnë musliman, ndërsa ju
përgjigjem se ju po mundoheni që edhe tek
Musai alejhi selam të gjeni ndonjë gabim
[18] Është për t’u mërzitur kur i dëgjon këta shpifës që nuk mjaftohen me shpifje të përgjithshme, po fillojnë të shpifin e të gënjejnë dhe të ndërhyjnë
edhe në gjëra personale tek pasuesit e Sunnetit, duke harruar se janë duke bërë padrejtësi të madhe, se lotët e tyre nga kjo padrejtësi do peshojnë
rëndë kundër tyre!
[19] Muslimi 2589.
9
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
dhe ta largoni prej Pejgamberllëkut.
Grupi i dytë:Po i quan ata si shumë të ash-
për dhe se nuk lanë kënd pa e bërë bidatxhi
apo duke e etiketuar me emra të grupimeve
të humbura.
Kjo them se është diçka që aludon në atë se
kur nuk je i aftë të ngrihesh lart, atëherë
mundohesh që atë që është lart ta ulësh
poshtë duke mos i zgjedhur fare metodat,
qofshin ato të lejuara apo të ndaluara.
Them se t’i thuash dikujt bidatxhi apo jo
duhet të bësh një analizë të madhe mbi atë
njeri.
Po edhe po ta njohësh shumë mirë dhe
qartë e pastaj të dalësh me një përfundim,
gjykimi bëhet nga ata që janë kompetentë
dhe kanë njohuri të mjaftueshme për bazat
e bidatit dhe trajtimin e tyre.
Më duket se këtë kategori këta të mjerë e
kanë përzier me dikë tjetër apo ndoshta
edhe selefitë janë rivalë të tyre në thirrje.
Kjo e fundit është shumë afër realitetit dhe
siç thotë populli, sulmi është mbrojtja më
e mirë.
Grupi i tretë: Del me diçka krejt tjetër dhe
thotë se nuk jeni të ashpër me bidatxhitë
dhe si të tillë, edhe ju jeni si ata.
Këta kanë për bazë ndoshta atë frazën e ko-
munistëve, se “kush nuk është me ne është
kundër nesh”.
Injoranca e madhe ka përfshirë shumë
mendje, ka mbuluar shumë hapësira, ka
shfrytëzuar shumë momente që kalon
njeriu, shumë epshe euforike, saqë del
dikush që ende gjuhën e Kur’anit nuk e
zotëron mirë dhe jep këso idesh të çorodi-
tura.
Është edukatë islame që nëse sheh ndonjë
“gabim” te vëllai yt musliman, ta këshillosh
atë me fjalë të mira, me butësi e me sin-
qeritet e t’ia duash të mirën edhe atij, nëse
me të vërtetë e do për hir të Allahut. A e
keni bërë këtë para se të dilni me ato gën-
jeshtrat tuaja?
Jeni takuar me dikë të cilit i keni bërë
padrejtësi, e keni këshilluar dhe nuk i ka
pranuar këshillat apo thjesht jeni bazuar në
fjalët që ju vijnë nga njerëz që profesion
zyrtar kanë spiunllëkun dhe ushqehen me
këtë?!
E shumë prej tyre them se as që e njohin
fizionominë e tyre, as janë takuar ndon-
jëherë me të e as që kanë komunikuar dhe
dëgjuar apo lexuar personalisht diçka të tij,
pos llafe të njerëzve të rrugës dhe mbi ato
llafe kanë ngritur edhe akuzat e tyre, të cilat
do të jenë shumë të rënda kundër tyre në
peshoren e Allahut.
Po pasuesit e Sunnetit apo selefitë ku gjen-
den?
Allahu na ka bërë popull mesatar dhe si të
tillë jemi mesatarë[20] në të gjitha çështjet
tona fetare dhe ky është edhe Islami i pastër
autentik. Allahu në Kur’an na e përshkruan
kështu duke thënë: “Ne ju bëmë ju një pop-
ull të drejtë, mesatar, për të qenë ju dëshmi-
tarë (në Ditën e Gjykimit) ndaj njerëzve dhe
për të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush.”
Bekare: 143
Për fund po them:
Të nderuar muslimanë shqipfolës!
Pa dyshim se Kur’ani dhe Sunneti duhet të
jenë parim kryesor i çdo muslimani, me to
duhet të gjykojë çdo musliman në prob-
lemet e veta, ngase kështu na ka urdhëruar
edhe Allahu, që në mospajtimet mes nesh
të kthehemi tek Allahu dhe i Dërguari i Tij.
______________
[20] Për mesatarin në fe shpresojmë që të ketë një artikull në numrat vijues.
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
10
Allahu na ka porositur në Kur’an duke
thënë: “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i
pandërgjegjshëm ju sjell ndonjë lajm, ju
shqyrtojeni mirë, vërtetojeni mirë, ashtu që të
mos e goditni ndonjë popull pa e ditur re-
alitetin e pastaj të pendoheni për atë që keni
bërë.” Huxhurat 6
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Mjafton për një njeri mëkati që të
flasë çdo gjë që dëgjon.” Muslimi 1/10
A thua këtë ajet e kanë harruar apo ndoshta
mendojnë se janë në atë shkallë sinqeriteti
dhe devotshmërie, saqë çdo gjë që u vjen
është realitet për ta apo ndoshta kanë har-
ruar që muslimani përmes këtij ajeti e ka
obligim të vërtetojë lajmet që vijnë nga të
tjerët para se të flasë dhe të bëjë padrejtësi
e të zhytet në mëkate.
Apo ndoshta po e shohin si formë adhurimi
dhe po mundohen të jenë sa më të sinqertë
dhe aktivë në këtë adhurim? Kjo e fundit
është shumë afër realitetit të tyre!
U them le të fillojmë me ju nga ajo që Al-
lahu tha në Kur’an: “Ne patjetër do të ndih-
mojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote,
edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezan-
timit të dëshmive, në ditën kur zullumqarëve-
të padrejtëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre,
ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin
më të keq.” Gafir 51-52
Ndoshta nuk ju kujtohet ky ajet, prandaj
edhe e paraqita, që ta keni parasysh se atë
ditë nuk do të bëjnë dobi arsyetimet tuaja
dhe do të jeni shënjestër e çdo mallkimi
dhe lutjeje derisa të marrin frymë.
Kur’ani dhe Sunneti janë burimet te të cilat
mbështetemi, duke mos u larguar nga kup-
timet e këtyre dy burimeve, që nga sahabët
e deri tek tre[21] yjet e këtij shekulli, dhe do
të vazhdojë ky sunnet i Allahut deri në
shkatërrimin e kësaj bote.
Ndoshta me paragjykime e ndoshta me qël-
lim marrin iniciativa të tilla, që në çdo vend
ku flitet nga selefitë, të luftohen ata ose çdo
selefi të luftohet e të përqeshet e përgojohet,
por u them: “Ata fshihen (turpërohen) prej
njerëzve e nuk turpërohen prej Allahut, e Ai
është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas
thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. Al-
lahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e
atyre.” Nisa 108
Me këtë ajet ua kujtoj që kot mundohen të
shpifin, të gënjejnë e të përgojojnë, se Al-
lahu do u përgjigjet të gjithëve, Allahu
është Ai që ngre lart dhe që nënçmon.
Ndoshta fshiheni pas disa spiunëve apo
ndoshta keni edhe zëdhënës, duke mos dalë
në shesh të kësaj bote, por a mund të ikni
nga dita kur dalin në shesh të gjitha gjërat?!
Andaj, kujdes, kujdes se vdekja edhe për ju
po afrohet!
Do të dëshironi që të ktheheni në këtë
botë, por e kotë është kjo dëshirë, ngase Al-
lahu në Kur’an thotë: “E kur ndonjërit prej
tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më
kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj
atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo
është vetëm fjalë që e thotë ai.” Mu’minun
99-100
Shpresoj dhe kërkoj nga Allahu të më for-
cojë në Sunnetin e Muhamedit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, t’i udhëzojë shpifësit dhe
të padrejtët para se t’u vijë vdekja, të më
falë mua dhe të më mbulojë me mëshirën
e Tij! Pa dyshim se jam shumë i varfër për
mëshirën e Tij!
Unejs Murati
______________
[21] Abdulaziz Ibën Baz, Muhamed Nasirudin Albani, Muhamed Salih el Uthejmin.
11
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
Ky është ai lloj tevhidi për të cilin janë munduar Pejgamberët dhe popujt e tyre. Ata janë
munduar ngase i mësuan njeriut se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet dikujt tjetër pos Allahut
të Lartësuar, se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet as melekut e as Pejgamberëve e as ndonjë
evliaje dhe askujt prej krijesave.
TEVHIDI
ULUHIJE
F
alënderimi i takon Allahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe
ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbro-
jtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes
dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu,
s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga
e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj
se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili
është një dhe i vetmi që meriton adhurim,
dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari
i Tij.
Fjala më e mirë është fjala e Allahut, kurse
udhëzimi më i mirë është udhëzimi i
Muhamedit. Veprat më të këqija janë ato të
shpikurat, andaj çdo shpikje është bidat
dhe çdo bidat është lajthitje nga rruga e
vërtetë, kurse çdo lajthitje përfundon me
xhehennem.
Robër të Allahut!
Kemi shkruar për tevhidin rrububije dhe
çfarë e kundërshton këtë tevhid, ndërsa në
këtë shkrim do të mundohemi ta shtjello-
jmë llojin e dytë të tevhidit, i cili është
tevhidi uluhije.
Tevhidi uluhije është të veçuarit e Allahut
të Lartësuar në ibadet me të gjitha llojet e
tij, të dukshme apo të fshehta, qoftë fjalë
apo vepër dhe mohimi i adhurimit të
diçkaje apo të dikujt me Allahun. Pra, është
detyrë për çdo besimtar që të besojë me
bindje të plotë se vetëm Allahu i Mad-
hëruar meriton të adhurohet dhe askush
tjetër përveç Tij, se nuk ka të adhuruar me
të drejtë përveç Allahut, sepse Allahu i
Madhëruar është i Vërteti, Ai që e meriton
të adhurohet, ndërsa çdokush tjetër që ad-
hurohet përveç Tij është i kotë, kushdo e
çfarëdo qoftë, siç thotë Allahu i Lartësuar:
“Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni
askënd tjetër përveç Atij.” Isra 23
Allahu i Lartësuar thotë: “Adhuroni Allahun
dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).”
Nisa36
Dhe: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot
tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më
adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
12
Mua!” Ta’ha: 14 dhe shumë ajete të tjera.
Kush adhuron të tjerë përveç Allahut, nuk
ka logjikë.
Kjo pjesë e tevhidit, tevhidi uluhije, mbart
me vete të gjitha pjesët e tjera të besimit në
Allahun e Lartësuar si krijues dhe besimin
se vetëm Ai është i vetmi që posedon emra
të bukur dhe cilësi të përsosura. Pra, njeriu
ndodh ta pranojë Allahun si të vetmin kri-
jues, por të mos e adhurojë Atë apo beson
në emrat dhe cilësitë e Tij, por nuk përfshin
llojin tjetër të tevhidit, që është tevhidi
uluhije apo tevhidi i ibadetit.
Robër të Allahut!
Kush e zotëron tevhidin uluhije duke u
bindur dhe duke e pranuar Allahun si të
vetmin që meriton të adhurohet dhe se këtë
adhurim nuk e meriton askush tjetër përveç
Tij, ai kështu e ka pranuar Allahun e Lartë-
suar si krijues dhe sundues dhe se vetëm
Atij i përkasin të gjithë emrat dhe cilësitë e
përsosura, sepse i vetmi ibadet i njëmend i
bëhet Allahut të përsosur e jo dikujt tjetër
që nuk është Zot.
Si mund të adhurohet dikush tjetër që nuk
është krijues i krijesave? Si mund të adhuro-
het dikush që nuk është i përsosur?
Dije se ata që adhurojnë lopët, ata që ad-
hurojnë Diellin, ata që adhurojnë Hënën,
ata që adhurojnë dynjanë, pse nuk adhuro-
jnë Atë që i krijoi? Pra, Allahun?! Ata nuk
janë të verbër, por zemra në gjoksin e tyre
është verbuar!
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz, ad-
hurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata
që ishin para jush në mënyrë që të bëheni të
devotshëm. Ai, i Cili për ju e bëri tokën shtresë
e qiellin ndërtesë, e prej qiellit ju lëshoi shi me
të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për
ju, pra mos i përshkruani (sajoni) Allahut
shokë, duke qenë që ju e dini (që Ai nuk ka
shokë).” Bekare 21-22
Robër të Allahut!
Shehadeti, dëshmia “La ilahe il-lallah” ka
në vetvete të gjitha llojet e tevhidit sepse
domethënia e saj është besimi në tevhidin
rrububije, tevhidin uluhije dhe tevhidin
esma ve sifat.
Me tevhidin uluhije ka filluar feja dhe për
shkak të tij janë krijuar të gjitha krijesat.
Allahu i Lartësuar thotë: “Xhinët dhe
njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhuro-
jnë.” Dharijat 56
Ky është tevhidi me të cilin janë dërguar
Pejgamberët, me të cilin janë zbritur librat
bashkë me dy llojet e tjera; tevhidi rrubu-
bije dhe ai i emrave të bukur dhe cilësive të
Allahut, esma ve sifat.
Nuk ka ekzistuar asnjë Pejgamber që u
është dërguar njerëzve pa qenë tevhidi
uluhije bazë dhe esencë e misionit të tij.
Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo populli Ne i
çuam një të Dërguar (që u thoshte): “Ad-
huroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa
prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e
disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj,
udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi
i përgënjeshtruesve!” Enahel 36
Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk kemi
nisur asnjë të Dërguar para teje, që të mos i
kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje,
andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” Enbija 25
Allahu i Lartësuar tregon për Pejgamberët
e tij, si Nuhu, Hudi, Salihu, Shu’ajbi, se si
çdonjëri prej tyre i ka thënë popullit të vet:
“O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk
keni zot tjetër të vërtetë përveç Tij, vallë, a
nuk keni frikë (prej Tij)?” Mu’minun: 23
Gjithashtu Ibrahimi alejhi selam i tha pop-
ullit të vet: “Unë e kthej fytyrën time nga Ai
13
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë bes-
imtar i vërtetë dhe nuk jam nga ata që i
bëjnë Allahut shok (idhujtarët)!” En’am 79
Robër të Allahut!
Ky është ai lloj tevhidi për të cilin janë
munduar Pejgamberët dhe popujt e tyre.
Ata janë munduar ngase i mësuan njeriut
se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet dikujt
tjetër pos Allahut të Lartësuar, se nuk duhet
t’i drejtohet me ibadet as melekut e as Pe-
jgamberëve e as ndonjë evliaje dhe askujt
prej krijesave.
Adhurimi i vërtetë dhe i pranuar tek Kri-
juesi është adhurimi që i drejtohet vetëm
Allahut të Lartësuar. Kush e lë këtë pas
dore, ai është idhujtar dhe jobesimtar, edhe
nëse e pranon tevhidin rrububijeh dhe
tevhidin e emrave dhe cilësive të Allahut.
Robër të Allahut!
Për këtë tevhid Allahu ka krijuar qiejt dhe
tokën. “Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i
Cili i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë,
pastaj qëndroi mbi Arsh , duke drejtuar çdo
gjë. S’ka ndërmjetës tek Ai, përveçse me lejen
e Tij. Ky është Allahu,Zoti juaj, andaj ad-
hurojeni Atë! Vallë, a nuk po mendoni?”
Junus 3
Për këtë tevhid të ka krijuar Allahu edhe ty.
“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që
të më adhurojnë.” Dharijatë 56
Për këtë lloj tevhidi Allahu ka dërguar të
Dërguarit tek njerëzit. “Çdo populli Ne i
çuam një të Dërguar (që u thoshte): “Ad-
huroni Allahun dhe shmangni idhujt” (ad-
hurimit të tyre).” Nahl 36
“Dhe nuk kemi dërguar para teje të Dërguar
veçse u kemi shpallur atyre se nuk meriton të
adhurohet askush përveç Meje, prandaj më
adhuroni.” Enbija 25
Për këtë lloj tevhidi Allahu ka zbritur librat.
“Elif Lám Râ. Ky është një libër, vargjet e të
cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë
parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti
të Gjithëdijshëm.” Hud 1
“Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muha-
medi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës
i lajmit të mirë prej Tij.” Hud: 2
Robër të Allahut!
Tevhidi uluhije është e drejta e Allahut tek
robërit. Nëse e përmbushim me përpikëri
të drejtën e Allahut, atëherë do të kemi
gjithçka që dëshirojmë dhe do të arrijmë
gjithçka që synojmë. Prej këtyre gjërave
janë këto:
- Allahu do ta largojë dënimin prej nesh si
në dunja ashtu edhe në ahiret,
- do të na bëjë të fuqishëm në tokë,
- do të na ruajë prej kurtheve të shejtanëve
nga njerëz dhe xhinë.
Pas gjithë kësaj, vetvetiu shtrohet pyetja:
Por cila është e kundërta e këtij tevhidi? Do
ta lexoni në numrin e ardhshëm inshaAl-
lah.
Bazuar në:
1- Kurani i Madhërishëm - Prof. Hasan I.
Nahi.
2- “El Akidetu Euelen”, Salih bin Taha Ab-
dulvahid.
3- “Fetava erkani islam vel iman”,
Muhammed bin Salih el-Uthejmin.
4- “Ilam el-sunneti el-menshura li’itikad
taifetul el-naxhiha el-mensura”, Ahmed el-
Hakimij.
Përmblodhi dhe përshtati: Lirim Sadiku
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
14
Muslimanët sot janë shumë larg nga të kuptuarit e drejtë të Islamit dhe kjo ka rezultuar me
gabueshmërinë në praktikimin e tij, që kundërshtohet dhe dallohet shumë nga praktika e të
parëve tanë të devotshëm, të cilët e shfaqën në veprat e tyre dritën e Islamit burimor.
DOMOSDOSHMËRIA E STUDIMIT TË
KUR’ANIT
DHE SI T’I QASEMI ATIJ
K
ur'ani i Shenjtë është fjalë e Allahut
subhanehu ve te ala, jo i krijuar. Nga
Allahu i Madhëruar atë e zbriti Xhib-
rili alejhi selam për mbarë njerëzimin në
mënyrë graduale tek Vula e të gjithë Pejgam-
berëve, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem. Kur’ani është udhëzues në rrugën e
drejtë, dallues i së vërtetës nga e kota, me të
shpëtojnë njerëzit nga errësirat e djallëzuara
dhe dalin në dritën që ndriçon veprat, me
këtë realizohet edhe devotshmëria. Kur’ani
është shërues i zemrave, qetëson shpirtërat
nga mërzia dhe monotonia, sjell lumturinë në
këtë botë dhe në amshueshmëri. Nga ai arri-
het besimi i vërtetë, adhurimi i drejtë i Zotit
të Plotëfuqishëm, piedestalet e larta morale,
edukative dhe kulturore, humaniteti si dhe
shumë cilësi të tjera pozitive. Ata që i nën-
shtrohen atij me sinqeritet duke i kuptuar
drejt domethëniet e tij, triumfojnë me krenari
drejt sukseseve madhështore në Ditën e Gjy-
kimit, kur nuk do të bëjnë dobi as fëmijët e
as pasuria. Ky libër (Kur'ani) është i begat-
shëm, ka shumë begati dhe të mira. Kush e
mëson dhe vepron me të, e pushtojnë të mirat
e tij në dunja dhe ahiret. Disa dijetarë të tef-
sirit thoshin: “Jemi marrë me Kur'an e na
kanë përfshirë begatitë dhe të mirat e tij në
dunja, si vërtetim i fjalës së Allahut: "Edhe ky
(Kur'an) është libër që e zbritëm; është i
bekuar..." [1] Allahu ua lehtëson të vepruarit
me këtë Kur'an të begatshëm vetëm njerëzve
të mirë dhe fisnikë, prandaj vërtet ky libër
posedon shumë të mira dhe begati sepse është
fjalë e Zotit të botëve. Nëse njeriu e lexon atë
dhe i studion domethëniet e tij, për çdo
shkronjë gjatë leximit ka nga dhjetë të mira,
kurse nga studimi i domethënieve të tij fiton
njohuri në akide, që është e vërteta. Gji-
thashtu ai njeh bazat e hallallit dhe haramit,
moralin e mirë, banorët e xhennetit dhe të
xhehennemit, se çfarë do t’i ndodhë njeriut
pas vdekjes, cilat janë shkaqet e lumturisë dhe
të dënimit të përhershëm, prandaj të gjitha
këto janë begati dhe të mira sepse ky Kur'an
është dritë me të cilën ndriçohet rruga, dritë
me të cilën dallon të mirën nga e keqja, të do-
bishmen nga e dëmshmja dhe të vërtetën nga
______________
[1] En'amë, 92.
15
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
e kota. Kush punon me të, Allahu ia përmirë-
son të dyja jetët."[2] Allahu i Plotfuqishëm
thotë: "(Ky është) libër i begatshëm, Ne ta sh-
pallëm ty këtë që t'i studiojnë argumentet e
tij..."[3] Pra, begatia e Kur'anit është në lex-
imin dhe studimin e tij si dhe në të vepruarit
me të. Ajo që arrihet me të është se Kur’ani lë
gjurmë mbi zemrat në shtimin e besimit, njo-
hjen e Allahut, emrave, cilësive dhe vendi-
meve të Tij. Gjithashtu, çfarë ndodhi nga
gjurmët e tij mbi popujt që Allahu me këtë
Kur'an çliroi shumë vende nga lindja në
perëndim. E gjithë kjo nga begatia e tij dhe
gjithashtu ajo që ndodhi me praktikuesit e tij
në ngritje, krenari dhe triumf mbi gjithë pop-
ujt e tjerë. Praktikuesit të tij iu realizua qëllimi
i mirë, rruga e drejtë dhe lumturia në dunja
dhe ahiret. Me rëndësi është se vërtet begatitë
e Kur'anit nuk numërohen.[4]
Nëse Kur'anin e lartë e praktikojmë si duhet,
arrihet krenaria dhe triumfi, ndërsa kur e
kundërshtojmë dhe i anashkalojmë urdhër-
imet, këshillat dhe udhëzimet e tij, na sundo-
jnë të tjerët, bëhemi të dështuar, të nënçmuar,
të përqeshur, të prapambetur dhe të humbur.
Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë:
"Pejgamberi juaj ka thënë: “Vërtet Allahu me
këtë libër[5] ngre popuj dhe ul me të të tjerë."[6]
Prandaj, nëse dëshirojmë të jemi të ngritur
dhe krenarë, t’i jetësojmë në vepra udhëzimet
kur'anore dhe ky është kushti me të cilin re-
alizohet premtimi i Allahut. Allahu sub-
hanehu ve te ala thotë: "O ju që besuat, nëse
ju ndihmoni Allahun (fenë e Tij), Ai ju ndih-
mon dhe ju forcon këmbët tuaja"[7] si dhe thotë:
"...E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndih-
mon Allahun (rrugën e Tij)..." [8]
Muslimanët sot janë shumë larg nga të kup-
tuarit e drejtë të Islamit dhe kjo ka rezultuar
me gabueshmërinë në praktikimin e tij, që
kundërshtohet dhe dallohet shumë nga prak-
tika e të parëve tanë të devotshëm, të cilët e
shfaqën në veprat e tyre dritën e Islamit buri-
mor. Për të shëruar këtë sëmundje[9] duhet të
pasojmë metodologjinë që lanë trashëgimi sa-
habët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, të cilët i
edukoi me shpalljen hynore në teori dhe
praktikë i Dërguari ynë sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, prandaj duhet t’ia nisim me studimin
dhe kuptimin e drejtë të bazave dhe parimeve
islame dhe këtë kuptueshmëri ta praktikojmë
me bindje të sinqertë. Baza e parë e Islamit
është Kur'ani dhe Sunneti,[10] pa këto nuk ka
Islam e pa Islam nuk ka shpëtim. Sqarimi ynë
këtu ka të bëjë me njohjen me Kur'anin e
lartë, që u zbrit për tri çështje: për ta adhuruar
Allahun me leximin e tij, për kuptimin e do-
methënieve të tij dhe për të punuar me të.
Nisur nga kjo, sahabët nuk i kanë kaluar
dhjetë ajete pa i mësuar dhe pa i praktikuar.
Ata kanë thënë: “E kemi mësuar Kur'anin, di-
turinë dhe veprën së bashku."[11]
“Muslimanëve u mbetet që ta mësojnë
domethënien e fjalës së Allahut ashtu siç e
mësuan sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me
ta. Kur lexonin diçka nga Kur'ani, ata nuk e
kalonin atë lexim përderisa nuk e kuptonin
ajetin dhe atë që argumentonte ai në lidhje
______________
[2] Marrë nga hyrja e tefsirit “El Adhbun-Nemir”, faqe 7, botim i Daru Alemul Fevaid, i dijetarit të madh Muhammed Emin Esh-Shenkit rahime-
hullah, me pak ndryshime.
[3] Sad, 29.
[4] Shiko “Sherh Mukadimetit-Tefsir” (23, 24), nga Shejhul Al-lame Muhammed bin Salih El Uthejmin rahimehullah.
[5] Në disa transmetime të tjera qëndron "me këtë Kur'an".
[6] Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij (817).
[7] Muhammed, 7.
[8] Haxhxh, 40.
[9] Për këtë çështje madhështore, që sot është domosdoshmëri nëse dëshirojmë krenari dhe triumf në këtë botë dhe ahiret, të lexohet “Tevhidi së
pari” dhe “Rrugëzgjidhja e këtij ummeti është t'i kthehen Allahut”, nga shejhul Islam Muhammed Nasirudin Albani rahimehullah.
[10] Disa thonë se Sunneti është baza e dytë e fesë, por e drejtë është se Sunneti është bazë e parë bashkë me Kur'anin, sepse Sunneti nuk ka dallim
nga Kur'ani në ndërtimin e parimeve, bazave dhe vendimeve fetare. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Më është dhënë Kur'ani dhe i ng-
jashëm me të (Sunneti)."
[11] Shiko “Sherh Mukademtit-Tefsir” (6, 7) nga Shejh Muammed El Uthejmin rahimehullah.
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
16
me besimin, diturinë dhe veprën... Prandaj
kush e pason këtë rrugë dhe mundohet në
studimin e fjalës së Allahut, i hapet dera mad-
hështore në shkencën e tefsirit dhe i forcohen
njohuritë."[12]
Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, në
përgjithësi e kanë kuptuar atë që i zbriti të
Dërguarit sal-lAllahu aljehi ve sel,-lem me
përjashtim të disa çështjeve të cilat i kuptuan
pasi i parashtruan pyetje Pejgamberit alejhi
salatu ve selam. Për këtë, Imam Bedrudin bin
Muahmmed bin Abdullah Ez-Zerkeshij
rahimehullah thotë: "Vërtet Kur'ani zbriti në
gjuhën e qartë arabe në kohën e arabëve më
të ditur për këtë gjuhë. Ata e dinin atë që
gjuha ekspozonte dhe rregullat e saj, por
çështjet precize të brendësisë së saj atyre u
sqaroheshin pas hulumtimit, meditimit dhe
nga pyetjet që i parashtronin Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kjo ndodhte më
shpesh, si pyetja e tyre kur zbriti ajeti: "...dhe
nuk e ngatërruan besimin e tyre me padrejtësi
(shirk-idhujtari)..."[13] Sahabët pyetën: “E
kush nga ne nuk i bën padrejtësi vetes?!” Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ua ko-
mentoi këtë me shirk dhe e argumentoi me
fjalën e Allahut te barek ve te ala: "...me të
vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe."[14]
Më pas imam Ez-Zerkeshij vazhdon e thotë:
“Tek ne nuk na ka arritur nga sahabët tefsiri
dhe sqarimi i Kur'anit i tëri dhe ne kemi
nevojë për atë që kishin nevojë ata për
Kur'anin si dhe më tepër nga kjo, që sahabët
nuk kishin nevojë për rregullat e qarta,
(ndërsa ne po) për shkak të mungesës tonë në
njohjen e rregullave të gjuhës pa i mësuar,
prandaj ne jemi njerëzit që më së shumti kemi
nevojë për tefsirin.’’*[15]
Pra, shkenca që merret me sqarimin e
Kur'anit quhet tefsir. Çdo shkencë pati zana-
fillën dhe etapat e zhvillimit deri në formimin
e plotë, duke kaluar nëpër periudha të ndry-
shme kohore. Edhe shkenca e tefsirit nuk
mund të përjashtohet nga ky fenomen. Ajo
kaloi dekada e shekuj deri në formimin e
plotë si çdo shkencë tjetër. Dijetarët e kësaj
shkence shkruan kapituj dhe tema të cilat i
elaboruan, i sqaruan dhe i sistemuan shke-
ncërisht duke e lehtësuar rrugën drejt kupti-
mit të fjalës së Allahut të Plotfuqishëm. Kjo
shkencë[16] gjithashtu është mburojë për mus-
limanët nga dyshimet dhe sulmet e oriental-
istëve, të cilët me mendimet dhe shpifjet e
tyre ndaj Kur'anit mundohen t'i helmojnë
zemrat e besimtarëve muslimanë me mos-
besim. Po ashtu, shkenca e tefsirit është mbu-
rojë nga fraksionet e shumta islame dhe ato
që i adresohen Islamit,[17] të cilat me bazat dhe
bindjet e tyre mundohen ta devijojnë atë që
Allahu ka kërkuar nga robërit e Tij në
Kur'anin e lartë, si në çështjet e besimit, ad-
hurimit, moralit dhe në çdo çështje fetare në
përgjithësi. Nga kjo kuptojmë rëndësinë që
ka kjo shkencë për muslimanin, sidomos në
këtë kohë kur muslimanët po sfidohen me të
madhe ditë e natë nga dyshimet e jobesim-
tarëve ndaj Kur'anit si dhe nga komentimet e
risimtarëve, të cilat sjellin vetëm devijime nga
Islami autentik ose largim total nga Islami.
Nga Adem Avdiu
______________
[12] Shiko “Kavaidul Hisan lit-Tefsiril Kur'an” me pak ndryshime nga unë, faqe 5, nga Shejh Abdurrahman bin Nasër Es-Sadij rahimehullah. Marrë
nëpërmjet librit “Dirasatun fit Tefsiri ve Ulumil Kur'an”, faqe 11, të dr. Muhammed bin Bekër Ibrahim el Abid.
[13] En'amë, 82.
[14] Lukman, 13.
*Kjo ishte situata në kohën e këtij dijetari, por si qëndron gjendja e muslimanëve në kohën tonë për këtë çështje?!
[15] Shiko “El Burhan fi Ulumil Kur'an” (1/43), tahkik nga dr. Zekij Muhammed Ebu Seri'ë.
[16] Nëse është nga dijetarët e Ehli Sunnetit, sepse ka edhe nga pasuesit e bidatit që kanë shkruar për shkencën e tefsirit dhe shkrimet e tyre kanë në
vetvete devijime dhe për këtë arsye këto shkrime duhen bojkotuar.
[17] Si rafiditë, kadijanitë, behaitë.
17
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
Imam Neveviu thotë: Në këtë hadith tregohet se lejohet bojkotimi i pasuesve të bidateve dhe
kundërshtarëve të Sunnetit kur ata e njohin Sunnetin dhe e kundërshtojnë atë dhe ky
largim prej tyre mund të jetë i përhershëm.
PAR AT H Ë N A E
“SUNENIT”
TË IBËN MAXHES
HADITHI NR.17
T
ransmetohet nga Abdullah ibën Mugaffel
se ai ishte ulur pranë djalit të vëllait të tij
dheaigjuajtimegur.
Abdullahu e ndaloi atë dhe i tha se i Dërguari sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar nga kjo dhe ka
thënë:“Ai,guri,nukgjuangjahundhenukedëmton
armikun,porvetëmthyendhëmbindheverbonsyrin.”
Djaliivëllaitfilloiprapëtëgjuajëmegurdheatëherë
(Abdullahu) i tha: “Të tregoj se i Dërguari e ka
ndaluar,kursetiprapëktheheshegjuan?!Nukdotë
tëflas mëkurrë!”
Hadithsahih-autentik.
E transmetojnë Buhariu (“Kitabu edh-dhebaih ves-
sajd babu el hadhf vel bundukatu” nr. i hadithit
5479),Muslimi(“Kitabus-sajdvedh-dhebaih,babu-
ibahat ma justeanu bihi ala el istijadi vel aduv-vi, ve
kerahetul hadhfi”, nr, i hadithit 5026).Gjithashtu e
transmetojnë edhe të tjerë, ndër ta edhe ibën Max-
heh. KyhadithmekëtëshprehjeështënëMuslim.
El Munavij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “El-hadhf
ështëtëhidhetguriikapurmesgishtit
tëmadhdheatijtregues."[1]
NdërsaibënBet-tali,Allahuemëshiroftë,
thotë:“El-hadhfështëgjuajtjaeguritaposhkopitme
dorë."[2]
ImamNeveviu,Allahuemëshiroftë,thotë:"Kyha-
dith tregon se gjuajtja me gur është e ndaluar sepse
nukkadobinëtëdhegjithashtuprejsajmundtëvijë
ekeqja.Këtërregullemerrçdogjëqëipërngjangjua-
jtjes së gurëve."[3] Me këtë ndalesë është për qëllim
nëse gjuajtja e gurit bëhet në drejtim të njeriut apo
ndonjëkafsheapoedhenësejanëafër,edhenësegjua-
jtjanukështënëdrejtimtëtyre,sepsengakjogjuajtje
nuk ka kurrfarë dobie, përveçse mund të shkaktojë
dëmtiminenjeriutapoedhetëkafshës,sipërshem-
bullt’ithyhetdhëmbi,t’iverbohetsyrioset’ishkak-
tohet plagë në trup. Mirëpo nëse gjuajtja bëhet kur
nukështëprezentaskushaponëhapësirë,nënatyrë,
në drejtim të lumit apo detit etj., hadithi këtë nuk e
______________
[1] "Fejdul Kadir” (6406).
[2] “Sherh ibwn Bet-tal” (9474).
[3] “Sherh Nevevi” ( 13106, hadithi nr. 5026 ).
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
18
përfshin.Allahuedimësëmiri.Ngakyhadithkup-
tojmë se muslimani në jetën e tij çdo gjë që vepron
duhettakonsiderojëseështëdukebërëdiçkanëdobi
të përgjithshme ose në të mirë të vetes ose të Islamit
etj.,ejotëbëjëndonjëvepërprejsëcilësnukkaasnjë
dobiasnëkëtëbotëeasnëbotëntjetër.ImamNeve-
viu thotë: Në këtë hadith tregohet se lejohet bojko-
timi i pasuesve të bidateve dhe kundërshtarëve të
SunnetitkurataenjohinSunnetindheekundërsh-
tojnëatëdhekylargimprejtyremundtëjetëipërher-
shëm.Vëllanëmuslimannukmundtabojkotoshpër
mëshumësetriditëkurkjondodhpërqëllimeper-
sonaledheçështjetëkësajbote,ndërsandajpasuesve
të bidateve lejohet që bojkoti të zgjasë edhe më
shumë. Ky hadith përforcon disa hadithe të tjera të
ngjashme me të, siç është edhe ngjarja e Ka'b ibën
Malikut."[4] Gjithashtu në këtë hadith tregohet një
mënyrë nga mënyrat se si të ndryshohet e keqja,
d.m.th. në këtë rast duke mos i folur tjetrit, nëse ajo
bëndobi.Nërasttëkundërtnuklejohettëmosiflitet
muslimanit,poraiduhetmësuardhekëshilluar,por
kjo varet krejt nga personi i cili vendos të mos i flasë
dikujt dhe nga personi i braktisur. Në këtë çështje
shikohet a ka dobi apo jo, sepse nganjëherë me bra-
ktisjen e dikujt e keqja vetëm sa shtohet edhe më
shumë,ndërsanganjëherëekeqjalargohetdheibrak-
tisurikthehetdhependohet.Përkëtëshembullinmë
tëmirëekemitekiDërguarisal-lAllahualejhivesel-
lem. Kur disa shokë të tij të afërt bënin diçka në
kundërshtim me Islamin, për t'i mësuar sillej ashpër
me ta, siç është rasti kur e pa njërin se kishte unazë
ari.IDërguarisal-lAllahualejhivesel-lemiahoqiun-
azën nga gishti dhe ia hodhi duke mos i folur. Por
ndodhtetësillejbutëmetëhuajtdhemunafikët,në
mënyrëqët’ikthentenëIslam.RastiiKa'bibënMa-
likut me dy shokët e tij është shembulli më i mirë.
Edhepseishinngamuslimanëtesinqertë,vetëmpse
munguanpaarsyenënjërënngabetejatvendimtare
tëIslamit,AllahueurdhëroitëDërguarinqët’ibrak-
tisë ata për një kohë të caktuar, ndërsa munafikët,
edhepseekundërshtonintëDërguarinditëenatë,i
Dërguari nuk i bojkotoi dhe sillej mirë me ta. Këtu
shfaqetshumëqartëdobiadhedëmii bojkotimittë
muslimanit dhe realiteti se dobia dhe dëmi duhen
pasurparasyshgjatëbraktisjessëdikujt.Përkëtëtemë
janëshkruarshumëshkrime,porneumunduamqë
tëjapimrezymenëekësajçështjeje,Allahuedimësë
miri.Saipërketgjuajtjessëgjahutmegurapondonjë
mjet të mprehtë, dijetarët kanë rënë në mospajtim
rrethlejimittëtij.Ataqëendaluanthanësekjokon-
siderohet vrasje e gjahut dhe Allahu e ka ndaluar
ngrënien e mishit të gjahut të vrarë, mirëpo ibën
Mulekini,Allahuemëshiroftë,thotë:"Rastetegjahut
tëgjuajturmendonjëmjetjanëtre:dytëlejuaradhe
një e ndaluar. Dy rastet e lejuara janë: a) nëse me
sendin e gjuajtur (qoftë shtizë, thikë, sëpatë, shpatë
etj.) e vret gjahun me anën e mprehtë të tij duke i
derdhur gjakun, ai lejohet edhe nëse nuk arrihet të
theret gjahu; b) nëse e qëllon me anën e rrafshët të
mjetit gjuajtës, por arrin ta therë para se të ngordhë
gjahu.Ndërsarastiitretë,kurështëendaluarngrënia
e mishit të tij, është nëse e godet gjahun me pjesën e
rrafshët të mjetit gjuajtës dhe nuk arrin ta therësh
gjahun parasetëngordhë."[5]
Vijon
Përgatit:FidanXhelili
Referencat:
1."SunenIbënMaxheh"meverifikimtëhaditheve,ngadi-
jetarishqiptarMuhamedNasirudinAlbani,mepërkujdesjen
e dijetarit Mesh'hur ibën Hasen Al Selman. "Mektebet el
mearif-Rijad".Botimiparë.
2. “Fet’hul Barij sherhu Sahih el-Buhari”, Ibën Haxher El
Askalani,“ElMektebetuel-asrije”,pa vitbotimi.
3.“El-minhaxhsherhSahihMuslimibënHaxhaxh”,Neve-
viu, me verifikim të shejh Halil Me’munë Shejha, Darul
Ma’rife-Bejrut,pavitbotimi.
4.“FejdulKadir”,sqarimii“Xhami’Sagir”tëimamSujutit,
autorAbdurreuf ElMunavij.
5.“Et-tevdihli-sherhelxhami'es-sahih",autoribënMulek-
kin,meverifikim
nga“Darulfellah”,mepërkujdesjeneHalidErr-Rrabatdhe
Xhum’afet’hi.Botimiiparë2008.
6. “Sherh Sahihul Buhari”, autor Ali ibën Halef, i njohur si
IbënBet-tal,meverifikimtëEbuTemimJasiribënIbrahim,
MektebetErr-Rruzhd,Riad,botimiiparë1420h.
______________
[4] Po aty. Të njëjtën fjalë thotë edhe ibën Haxheri. Shiko “Fet'hul Barij” (15412).
[5] "Et-tevdih li-sherh el xhami' es-sahih", ibën Mulek-kin (26354).
19
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
Edhe vetë Umer ibën Abdulazizi i urdhëronte të afërmit e tij që të ndiqnin mësimet e dijes
që mbante imam Zuhriu, ngase nuk kishte njeri më të ditur për Sunnetin në sipërfaqen e
tokës se ai.
KONTRIBUTI I
UMER IBËN ABDULAZIZIT DHE
IBËNSHIHAB EZZUHRIUT
NË SHKRIMIN E HADITHIT
D
eri nga përfundimi i shekullit të
parë, hadithet e Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem transme-
toheshin gojarisht me të madhe, edhe pse
ishin shkruar aty-këtu, siç kemi thënë në
numrin e kaluar të kësaj reviste. Kjo kohë
ishte fundi i epokës së sahabëve të Pejgam-
berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ata po
vdisnin njëri pas tjetrit dhe dita-ditës
numri i tyre po pakësohej[1], e po në të
njëjtën kohë në skenë kishin dalë disa
lëvizje apo rryma të rrezikshme, të cilat
shfrytëzonin gjendjen e hadithit për të re-
alizuar qëllimet e veta. U shtua gjithashtu
edhe nevoja për tubimin dhe shkrimin e
haditheve në një vend për arsye se ishin
përhapur transmetimet, ishin shtuar (zg-
jatur) esanidet (zinxhirët) e haditheve me
emra dhe llagape të ndryshme dhe ishte
vështirësuar mësimi i tyre përmendësh.
Shkaqet apo arsyet përse nuk është shkruar
më herët hadithi me të madhe ishin anu-
luar, prandaj mund të themi se në për-
gjithësi ishin plotësuar kushtet për të bërë
një përmbledhje masive të haditheve të Pe-
jgamberit-sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
I pari që kishte menduar për një tubim të
tillë ishte imam Umer ibën Abdulazizi, Al-
lahu e mëshiroftë, i cili i shkroi Ebu Bekr
ibën Hazmit që të fillonte tubimin e ha-
ditheve.[2]
Imam Buhariu transmeton në “Sahihun”
______________
[1] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Shoqëruesit e mi janë kujdestarët për ummetin tim, kështu që kur shoqëruesit e mi të vdesin, ajo
që i është caktuar ummetit tim, do t'i ndodhë." Me shkuarjen e sahabëve pasuan përçarje të shumta në këtë ummet, ndodhën ndryshime mahnitëse,
u shtuan fitnet dhe fatkeqësitë me daljen e shumë fraksioneve në skenë, të cilat kishin filluar të shpiknin gjëra në fenë e Allahut vetëm e vetëm për të
realizuar dëshirat e tyre. Kështu filloi përhapja e trillimit të haditheve në emër të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në mënyrë që të arsyetonin
bidatet e tyre. Andaj bidatet janë bërë sunnete, sunnetet janë bërë bidate, e mira është bërë e keqe, e keqja është bërë e mirë, është shtuar injoranca
dhe është shuar dituria dhe vendimet fetare janë bërë ndihmë për epshet, lakmitë dhe dëshirat, janë ndarë muslimanët mes tyre dhe janë përçarë në
grupe e parti. Për arsye të tilla ishte më se i nevojshëm tubimi i haditheve në një vend në mënyrë që të mos futet në fenë e Allahut ajo që nuk është
prej fjalëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por është trilluar në emër të tij.
[2] Shiko "ErrIsaleh el-Mustetrefeh” fq. 3 dhe "Dirasat fi el-hadith en-nebevij”, 1/71. Një tentim të tillë para Umer ibën Abdulazizit e kishte bërë
babai i tij, Abdulaziz ibën Mervani. Transmeton Lejth ibën Sa'di, e ky prej Jezid ibën Ebi Habibit, se Abdulaziz ibën Mervani i kishte shkruar Kethir
ibën Murre el-Hdramiut, i cili kishte takuar në Hims shtatëdhjetë sahabë që kishin marrë pjesë në betejën e Bedrit. I shkroi atij duke e porositur që
t’i shkruante ato hadithe që ka dëgjuar prej sahabëve, përveç haditheve të Ebu Hurejrës, ngase ato ishin të shkruara tek ai (Abdulaziz ibën Mervani).
Transmeton ibën Sa'di në Tabekat(7/448). Por nuk dihet se a është përfunduar kjo iniciativë apo jo. Për tubimin e haditheve kishte vendosur edhe
Umer ibën Hatabi, i cili ishte konsultuar me sahabët, por prapë nuk e vazhdoi atë duke thënë: "Me të vërtetë unë doja ta tuboja hadithin me një
vend, por kur kujtova disa popuj që ishin para jush, të cilët shkruan disa libra e më pas u mbështetën në to, saqë e lanë librin e Allahut, ia kthyen sh-
pinën atij, unë pasha Allahun nuk do ta përziej librin e Allahut me asgjë tjetër." Transmeton ibën Abduleberri në "Xhamiu bejani el-ilëm ve fedlihi”,
1/274" dhe Hatib el-Begdadij në "Takjjidu el-Ilëm”, fq. 49. Shiko "Mekanetu es-Sunneh en-Nebevijeh”, fq. 152-153, të shejhut tonë dr. Umer ibën
Muslih el-Husejnij, Allahu e ruajttë.
______________
[3] “Kitabu el-ilëm, babu kejfe jukbed el-“ilëm, (1/104) dhe “Fet'hu el-
barij” (1/34) dhe “Er-rsaleh el-mustetrefeh”, fq. 3.
[4] Shiko “Er-risaleh el-mustetrefeh”, fq. 4.
[5] “Xhamiu bejani el-ilëm”, ibën Abdulberr, (1/331).
e tij nga Abdullah ibën Dinari, i cili thotë:
"Umer ibën Abdulazizi i kishte shkruar
letër Ebu Bekr ibën Hazmit duke i thënë:
“Shëno atë që gjen nga hadithet e Pejgam-
berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ngase
unë po frikësohem nga pakësimi i tubime-
ve të dijes dhe vdekjes së dijetarëve. Mos
prano asgjë tjetër përveç haditheve të Pe-
jgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem! Le
të shpërndahet dija dhe të uleni në mënyrë
që të mësohet ai që nuk di, ngase dija nuk
humbet vetëm se atëherë kur është e fshe-
htë."[3]
Umer ibën Abdulazizi kishte vdekur para
se Ebu Bekr ibën Hazmi t’ia dërgonte atë
që kishte shkruar, por ai u kishte shkruar
dhe dërguar letër edhe dijetarëve të tjerë
në të gjitha anët, që të merreshin me hadi-
thet dhe të bënin tubimin e tyre.[4]
Me këtë Umer ibën Abdulazizi kishte
plotësuar apo çuar në vend dëshirën e
vjetër të gjyshit të tij, Umer ibën Hatabit,
Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili shpesh-
herë dëshironte t’i tubonte hadithet e Pe-
jgamberit, por e pengonte fakti se mos po
ngatërroheshin me Kur'anin apo se mos
njerëzit e linin pas dore librin e Allahut
dhe mbështeteshin në hadithet e shkruara.
Imam Zuhriu, Allahu e mëshiroftë, thotë:
"Na ka urdhëruar Umer ibën Abdulazizi
për tubimin e haditheve, ...i tubuam ato
pjesë-pjesë..."[5]
Duhet ditur se Ebu Bekr ibën Hazmi
kishte tubuar vetëm një numër të vogël ha-
dithesh, por ai që luajti një rol jashtëza-
konisht të madh dhe mbarti një barrë të
madhe ishte imam Zuhriu. Ai e zbatoi ur-
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
20
______________
[6] “Sahihu Muslim”, (1/1268: 1647).
[7] Shiko "Es-Sunneh ve Mekenetuha fi et-Teshrij el-Islamij", fq. 123-
124.
[8] “Takjjidu el-Ilëm”, fq. 109.
dhrin e kalifit me përpikëri të madhe,
madje e konsideronte edhe si nder për të.
Ai shpeshherë thoshte “na nderuan me ur-
dhrin për shkrimin e haditheve”, kurse di-
jetarët e kohës së tij thoshin se sikur të mos
ishte imam Zuhriu, shumë hadithe do të
humbnin dhe nuk do të arrinin tek ne.
Këto fjalë i thoshin atëherë kur ishte gjallë
Hasen el-Basriu dhe shumë e shumë dije-
tarë të tjerë.
Imam Muslimi në “Sahihun” e tij thotë:
"Rreth nëntëdhjetë hadithe nuk i transme-
ton askush tjetër përveç Zuhriut, me zinx-
hirë të mirë."[6]
Edhe vetë Umer ibën Abdulazizi i urd-
hëronte të afërmit e tij që të ndiqnin
mësimet e dijes që mbante imam Zuhriu,
ngase nuk kishte njeri më të ditur për Sun-
netin në sipërfaqen e tokës se ai.[7]
Transmeton Hatib el-Bagdadij me senedin
e tij deri tek imam Zuhriu, i cili thotë:
"Sikur të mos ishin hadithet që na vinin
prej lindjes hadithe të cilat nuk i njihnim
dhe se ishin të dobëta (gjë që i kundërsh-
tonim ato); nuk kisha për të shkruar asnjë
hadith dhe gjithashtu nuk do t’i lejoja të
tjerët që t’i shkruanin ato"[8]
Salih ibën Kejsani thotë: "Ishim bashkë me
Zuhriun në kërkim të dijes dhe thamë:
“T’i shkruajmë hadithet-sunnetet; e shkr-
uam atë që transmetohej prej Pejgamberit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e më pas më
tha: “Të shkruajmë atë që transmetohet
prej sahabëve (prej fjalëve të tyre), ngase
edhe ajo është sunnet.” I thashë: “Jo, kjo
nuk është sunnet dhe nuk e shkruajmë.”
Ibën Kejsani thotë: “Imam Zuhriu shkroi
21
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
22
e unë nuk shkruaja, kështu që ai fitoi e unë
humba.”[9]
Ndërsa Ma'mer ibën Rashidi thotë: “Ka
ndodhur që imam Zuhriu të shkruante ha-
dithin edhe në nallanet e tij nga frika se
mos po i ikte diçka.”[10]
Të gjithë dijetarët e ummetit islam ishin të
pajtimit se nuk kishte njeri më të ditur në
hadith në atë kohë sesa imam Zuhriu.
Umer ibën Abdulazizi, Katade, Mekhuli,
Ejjubi, Ebu Bekr el-Hudhelij, Sufjan ibën
Ujejne e të tjerët thoshin: "Nuk ka mbetur
askush më i ditur se ibën Shihab ez-Zuhrij
në hadith (sunnetet e kaluara)."[11]
Ibën Ujejneh thotë: “Kam dëgjuar Ebu
Bekr el-Hudhelij duke thënë: "Nuk kam
parë kurrë njeri (të ditur) si imam
Zuhriun."[12]
Edhe pse Ebu Bekr el-Hudhelij ishte ulur
me Hasan el-Basriun dhe Muhammed
ibën Sirinin. Imam Maliku thoshte: "Ka
mbetur ibën Shihabi e nuk mund t'ia gjesh
shokun."[13]
Pra, ky ishte imam Zuhriu dhe kontributi
i tij në tubimin e haditheve.
Nuk është për t’u çuditur pse armiqtë e Is-
lamit (orientalistët) u munduan ta ngarko-
jnë imam Zuhriun me gjëra prej të cilave
ai është larg, duke thënë se ai është i
pabesueshëm në hadith ngase ka trilluar
hadithe në të mirë të pushtetmbajtësve të
asaj kohe si dhe shumë akuza të tjera të
pabaza.
Me këto lloj akuzash ata zbulojnë qëllimet
e tyre të fëlliqura dhe armiqësinë që kanë
ndaj Islamit dhe pasuesve të tij.[14]
Bali Musli Sadiku
______________
[9] Po aty, fq. 108.
[10] Po aty.
[11] Shiko "Sijer e'alam en-Nubela”, (5/336)
[12] Po aty.
[13] Nuk ka si ai, nuk ka njeri më të ditur se ai. Shiko Sijer (5/336).
[14] Për më gjerësisht rreth trillimeve të orientalistëve dhe kundërshtimit të tyre shiko "Es-Sunneh ve Mekenetuha fi Teshrii el-Islamij”, fq. 239 e më
pas të dr.Mustafa es-Sibaij, Allahu e mëshiroftë.
23
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
Kur u kthye në Medinë, ata ia përmendën këtë veprim të tij Pejgamberit dhe ai tha: “Pyeteni
shokun tuaj përse ka vepruar kështu.” Kur e pyetën, ai u përgjigj: “E dua këtë sure, meqenëse
në të përmenden cilësitë e Mëshiruesit dhe për këtë arsye e fal namazin me të.” Atëherë Pe-
jgamberi alejhi selam tha: “Lajmërojeni se Allahu e do atë." Transmeton Buhariu
ÇFARË DO DHE ÇFARË URREN
ALLAHU
I L A R T Ë S U A R
A
ke menduar ndonjëherë se çfarë do
dhe çfarë urren Allahu i Lartësuar,
që të jesh prej atyre që Ai i do?
ÇFARË DO ALLAHU I MAD
HËRUAR PREJ ADHURIMEVE
1- Puna më e dashur për Allahun është
falja e namazit në kohën e tij
Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi,
Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:
“E kam pyetur Pejgamberin sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem: Cila është puna më e
dashur për Allahun?
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
tha: “Falja e namazit në kohën e tij.” Trans
Buhariu, kapitulli "Kohët e namazit".
Fjala: “Falja e namazit në kohën e tij” do
të thotë se për çdo namaz ka kohë të cak-
tuar dhe nëse i kalon koha, të kalon na-
mazi. Allahu i Plotfuqishëm do që namazi
të falet në kohën e tij të caktuar e jo jashtë
kohës së tij.
2-Puna më e dashur për Allahun është re-
spektimi i prindërve
Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi,
Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:
“E kam pyetur Pejgamberin sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem: Cila është puna më e dashur
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
24
për Allahun? Tha: “Falja e namazit në kohën
e tij.” E pyeta: E pastaj? Tha: “Respektimi i
prindërve." Transmeton Buhariu
Fjala “Respektim i prindërve” do të thotë
se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
na ka lajmëruar se respektimi i prindërve
është puna më e dashur për Allahun e
Madhëruar, pas faljes së namazit në kohën
e tij, i cili është shtylla më e madhe e Is-
lamit, pas dy dëshmive.
3-Puna më e dashur për Allahun e Mad-
hëruar është të shpeshtuarit e sexhdes
Transmetohet nga Mi'dan ibën ebi Talha
el Ja'merij se ka thënë: “E kam takuar
Thevbanin, shërbëtor i Pejgamberit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem dhe i thashë: Tregomë
për një punë që, nëse e kryej, Allahu i Mad-
hëruar do të më fusë në xhenet apo punën më
të dashur për Allahun Fuqiplotë? Heshti. E
pyeta përsëri. Heshti. E pyeta për të tretën
herë. Më tha: “E kam pyetur për këtë Pe-
jgamberin e më tha: Shpeshto të bërit sexhde
për Allahun, për shkak se sa herë që bën sex-
hde për Allahun, Allahu do të të ngrejë me
të një shkallë dhe do të të shlyejë me të një
gabim.” Transmeton Muslimi
Sexhdja është kusht prej kushteve të na-
mazit dhe kur e bën atë namazliu, ai do të
jetë më afër Allahut të Madhëruar.
CILËT NJERËZ DO ALLAHU?
1-Allahu i do bamirësit
Thotë Allahu: "Me të vërtetë Allahu i do
bamirësit." (Bekare, 195)
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Allahu është Bamirës dhe e do
bamirësinë." Sahih el-xhami es-sagir
[1824]
Bamirësia është thelbi i besimit, i shpirtit
dhe përsosjes së tij, është shkalla më e lartë
e fesë dhe kulminacioni i saj, robërit më të
mirë për Allahun janë ata me etikë të lartë.
2-Allahu i do ata që i mbështeten Atij
Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu i do ata
që i mbështeten atij." Alu Imran, 159
Mbështetje nga ana gjuhësore do të thotë
të tregosh dobësi dhe mbështetje te të
tjerët. Thuhet e kam mbështetur çështjen
time te filani, d.m.th. jam drejtuar dhe jam
mbështetur tek ai.
3-Njerëzit më të dashur për Allahun janë
ata me moral të mirë
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Robërit më të dashur për Allahun
janë ata që kanë moral më të mirë." Sahih
el-xhami es-sagir [179]
4-Allahu i Madhëruar e do lexuesin e sures
25
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
el-Ihlas
Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i
kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut e
dërgoi njërin prej shokëve të vet si kryesues
te një ekspedite vëzhgimi. Ai gjatë qën-
drimit në terren u lexonte shokëve të tij në
çdo namaz suren el-Ihlas, me të cilën e për-
fundonte gjithashtu namazin. Kur u kthye
në Medinë, ata ia përmendën këtë veprim
të tij Pejgamberit dhe ai tha: “Pyeteni
shokun tuaj përse ka vepruar kështu.” Kur e
pyetën, ai u përgjigj: “E dua këtë sure, me-
qenëse në të përmenden cilësitë e Mëshiruesit
dhe për këtë arsye e fal namazin me të.” Atë-
herë Pejgamberi alejhi selam tha: “Lajmëro-
jeni se Allahu e do atë." Transmeton
Buhariu
CILËT NJERËZ NUK I DO ALL
AHU?
1-Allahu nuk i do të padrejtët, zullumqarët
Allahu thotë: "Allahu nuk i do të padrejtët."
Alu Imran, 57
Padrejtësi do të thotë vendosje e gjërave
jashtë vendit të tyre. Zullumqarët janë ata
që nuk besojnë, të cilët i shoqërojnë shok
Allahut, gënjejnë dhe shpifin gënjeshtra
për Allahun.
2-Allahu nuk e do çrregullimin dhe
shkatërruesit
Allahu thotë: "Allahu nuk e do çrregul-
limin." Bekare, 205
Gjithashtu Allahu thotë: "Allahu nuk i do
ngatërrestarët." Maide, 64
Çrregullimi është e kundërta e për-
mirësimit.
Shkatërruesit janë ata që bëjnë trazira në
tokë, bëjnë çrregullime dhe pengojnë nga
rruga e Allahut.
3-Allahu nuk i do tradhtarët
Allahu thotë: "Allahu nuk i do ata që trad-
htojnë [fshehurazi].” Enfal, 58
Gjithashtu Allahu thotë: "Allahu nuk do
asnjë tradhtar e bukëpërmbysët." Haxhxh,
38
Tradhtia është mashtrim dhe fshehje
gjërash, është e kundërta e besës.
Tradhtarët janë ata që mundohen ta trad-
htojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij,
tradhtojnë kur u besohet diçka.
4-Allahu nuk i do kryelartët
Allahu thotë: "Ai nuk i do kryelartët."
Nahl, 23
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Nuk do të hyjë në xhenet ai i cili ka
në zemrën e tij sa grimca e atomit mendje-
madhësi.”
Kryelartësi është ta shohësh veten mbi të
tjerët, t’i nënçmosh ata.
Mendjelartët janë ata të cilët tregohen
mendjemëdhenj ndaj adhurimeve për Al-
lahun e Madhëruar.
5-Allahu nuk i do ata që përbuzin furniz-
imin
Allahu thotë: "Hani nga të mirat që ju dhu-
ruam e mos u bëni përbuzës, se do t'ju godasë
hidhërimi Im. E atë që e zë hidhërimi Im,
ai ka mbaruar.” Ta-Ha, 81
Përbuzja është të tejkaluarit e kufirit.
Përbuzësit e furnizimit janë ata të cilët Al-
lahu i ka furnizuar me furnizim, por e kanë
përbuzur atë dhe kundërshtuan ndaj asaj
që u urdhëruan dhe Allahu është i hidh-
ëruar me ta.
Përshtati: Fehmi Dalipi
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
26
Kjo i përket kapitullit "Nëse vaxhibi nuk arrihet vetëm se me diçka, atëherë ai është vaxhib",
ashtu siç thonë dijetarët e shkencës së usulit, Allahu i Lartësuar i mëshiroftë.
DOMOSDOSHMËRIA E NJOHJES SË
BIDATIT
P
rej gjërave për të cilat jemi të obliguar të
kemi dituri është njohja e bidateve që kanë
hyrë në fe. Kjo është një gjë me rëndësi për
t’u ditur, ngase muslimanit nuk i plotësohet të
afruarit tek Allahu pa iu larguar bidatit. Kjo arrihet
vetëm duke i njohur ato një nga një. Nëse personi
në fjalë nuk i di rregullat dhe bazat e bidatit, ai bie
në bidat duke mos e hetuar fare. Kjo i përket ka-
pitullit "Nëse vaxhibi nuk arrihet vetëm se me
diçka, atëherë ai është vaxhib", ashtu siç thonë di-
jetarët e shkencës së usulit, Allahu i Lartësuar i
mëshiroftë. E njëjta gjë është edhe me njohjen e
shirkut dhe llojet e tij. Kush nuk ka njohuri, bie
në të, ashtu siç vërehet te shumë muslimanë, të
cilët i afrohen Allahut me atë që është shirk, si p.sh.
zotimet ndaj evlijave dhe ndaj të devotshmëve si
dhe të betuarit në emrin e tyre, tavafi tek varrezat
e tyre, ndërtimi i xhamive mbi varret e tyre dhe me
gjëra të tjera që dihet se janë veprime e bindje
shirku. Prandaj nuk mjafton që adhurimin ta
ngushtojmë vetëm me njohjen e Sunnetit, por do-
mosdo duhet të njihet ajo që e kundërshton atë
prej bidateve, ashtu siç nuk mjafton në besim
tevhidi duke mos i njohur gjërat që e kundërshto-
jnë atë . Për këtë realitet na ka sinjalizuar Resulul-
lahu sal-lAllahu aljehi ve sel-lem me fjalën e tij:
"Kush thotë ‘La ilahe il-lallah-nuk ka të adhuruar
me të drejtë përveç Allahut’ dhe mohon çdo gjë që
adhurohet përveç Tij, ndalohet pasuria dhe gjaku
i tij, e llogaria e tij është tek Allahu."2 Pra, Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk u mjaf-
tua me tevhid, por përfshiu edhe mohimin e çdo
gjëje përveç Allahut. Kjo e bën obligim njohjen e
kufrit sepse në të kundërtën personi bie në të duke
mos e hetuar. E njëjtë është çështja edhe me Sun-
netin dhe bidatin dhe nuk ka dallueshmëri sepse
feja islame është ndërtuar mbi dy baza madhësh-
tore: që të adhurojmë vetëm Allahun e askënd me
Të dhe ta adhurojmë Atë vetëm ashtu siç e ka
legjitimuar Ai. Kush e lë njërën prej këtyre, ai i ka
lënë të dyja dhe një person i tillë nuk e ka adhuruar
Allahun tebarek ve te ala. Vërtetimin dhe sak-
tësimin e fjalës mbi këto dy baza mund ta gjeni në
mënyrë gjithëpërfshirëse në librat e shejhul islam
Ibn Tejmijes dhe Ibnul Kajjimit Allahu e mëshi-
roftë. Nga ajo që thamë u vërtetua se njohja e
bidatit është një çështje për të cilën domosdo që
kemi nevojë, për ta shpëtuar adhurimin e besim-
tarit prej bidatit, i cili e mohon adhurimin e sin-
qertë ndaj Allahut subhanehu ve te ala. Pra, bidati
është prej së keqes që e kemi obligim ta njohim jo
për ta përvetësuar, por për ta larguar atë, siç thotë
edhe poeti: E kam njohur të keqen jo për të bërë
keq, por për t’u mbrojtur prej saj.
E kush nuk e dallon të keqen prej së mirës, ai bie
në të. Kjo kuptueshmëri është përfituar prej Sun-
netit. Transmetohet nga Hudhejfeh ibën Jemani,
Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë:
“Njerëzit e pyetnin Pejgamberin sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem për të mirën, kurse unë e pyesja për të
DHE TËRHEQJA E VËREJTJES PREJ TIJ1
______________
[1] Marrë nga libri “Kamusul Bidai mustahrexhun Min kutubil Imam el Al-lameh Muhamed Nasirudin Albani”, faqe 27, I pergatitur nga Dijetari
Ebu Ubejdeh Mesh’hur bin Hasen Al Selman dhe nga dhe nga Dijetari Ebu Abdullah Ahmed bin Ismail Esh-Shekevkani.
[2] Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij në “Kitabul Ejman”, nr. 23.
27
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
keqen nga frika se mos më godiste ajo. I thashë:
“O i Dërguar i Allahut! Ne ishim në kohën e injo-
rancës3 dhe të së keqes. Neve na e solli Allahu këtë
të mirë, andaj a ka pas kësaj të mire të keqe?” Tha:
"Po." I thashë: “Po pas kësaj të keqe a ka të mirë?”
Tha: "Po dhe në të ka mjegulli." I thashë: “E çfarë
është mjegullia e saj? Tha: "Një popull që punon në
kundërshtim me Sunnetin tim dhe udhëzon jo me
udhëzimin tim, ka gjëra në përputhshmëri me sheri-
atin dhe në kundërshtim me të." I thashë: “A ka pas
kësaj të mire të keqe?” Tha: "Po. Thirrësit për në
dyert e xhehenemit. Prandaj kush u përgjigjet atyre,
e hedhin në të." I thashë: “O i Dërguari i Allahut!
Na i përshkruaj cilësitë e tyre.” Tha: "Po. Ata janë
popull prej nesh dhe flasin me gjuhën tonë..." 4
Për këtë arsye, është shumë e domosdoshme t'u
tërhiqet vërejtja muslimanëve ndaj bidateve që
kanë hyrë në fe. Çështja nuk qëndron ashtu siç
paramendojnë disa, kur deklarojnë se mjafton
vetëm njohja e tevhidit dhe e Sunnetit dhe se nuk
duhet t’u afrohemi sqarimeve mbi të kundërtën e
saj dhe bidatet, porse duhet të heshtim për këtë.
Ky është mendim shkurtpamës dhe i mangët si
rezultat i njohurive dhe diturive të pakta mbi të
vërtetën e tevhidit, i cili e kundërshton shirkun,
dhe mbi Sunnetin, i cili e kundërshton bidatin.Një
person i tillë në të njëjtën kohë argumenton mbi
injorancën e kësaj pjese ngase ndodh që në bidat
të bjerë edhe dijetari sepse kjo ndodh ngaqë
shkaqet e bidatit janë të shumta. Nuk kemi kohë
për t’i theksuar tani, mirëpo do përmendim një
shkak dhe një shembull në lidhje me të. Prej
shkaqeve të shfaqjes së bidateve në fe janë hadithet
e dobëta dhe të shpikura, prandaj ndodh që të fshi-
het diçka prej kësaj te disa dijetarë, duke menduar
se janë hadithe të vërteta, e ata punojnë me to si
dhe afrohen me to tek Allahu subhanehu ve te ala,
kurse kërkuesit e diturisë dhe populli i thjeshtë i
pasojnë dhe ky veprim shndërrohet në sunnet të
pasueshëm! Shembulli i kësaj është dijetari i
nderuar Al-lametul-Muhakik5 zotëri famshem
Xhemaludin El Kasimij Allahu e meshirofte, i cili
ka shkruar një libër të dobishëm me titull: "Islahul
Mesaxhid minel Bidai vel Avaidi", nga i cili kam
përfituar shumë. Megjithëkëtë, ai ka bërë një ka-
pitull për disa çështje për të cilat duhet të tërhiqet
vërejtja. Ka përmendur në të njëzetë çështje dhe
prej tyre është çështja e 16-të, "Hyrja e fëmijëve në
xhami", ku thotë6: “Përmendet në hadith: "Dhe
largoni nga xhamitë fëmijët dhe të çmendurit tuaj."
Kjo sepse fëmija nga natyra e tij është i dhënë pas
lojës dhe me lojën e tij ai i pengon ata që falen apo
ndoshta e marrin atë për lojë dhe për këtë fëmija
largohet nga ky vend.”
Them (Albani): Ky hadith është i dobët, nuk ar-
gumentohet me të. E kanë bërë të dobët vetëm një
grup imamësh, si p.sh. Abdulhak el Ishbilij, Ibnul
Xhevzi, Mundhiri, Busajri, Hejthemi, Askalani
dhe të tjerë, e megjithëkëtë i është fshehur gjendja
e këtij hadithi dijetarit Xhemaludin el Kasemi, që
ndërtoi mbi të një vendim fetar, pra largimin e
fëmijëve nga xhamia si respekt për xhaminë. Në
realitet kjo është bidat për arsye se kundërshton një
çështje që ishte e lejuar në kohën e Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ashtu siç është sqaruar dhe
komentuar në librat e Sunnetit. Shiko për këtë lib-
rin tonë "Sifetus-Salatin-Nebij sal-lAllahu aljehi ve
sel-lem", faqe 73, botimi i tretë. Prandaj të tërhe-
qurit e vërejtjes nga bidati është çështje obligative
për dijetarët, madje një grup prej tyre kanë shkruar
shumë libra mbi këtë kapitull; disa janë për rreg-
ullat e bidatit dhe bazat e tij7, disa mbi degëzimet
e tij, kurse të tjerët i kanë bashkuar këto dy lloje. I
kam vështruar hollësisht të gjithë këta libra dhe
kam lexuar qindra libra të tjerë në shkencën e ha-
dithit, fikhut, gjuhës dhe në shkenca të tjera. Kam
grumbulluar shumë material mbi bidatin dhe
mendoj se askush nuk më ka paraprirë në këtë gjë,
e ky është libri im "Kamusul Bidai", për të cilin lus
Allahun që të ma lehtësojë sistemimin, shkrimin
dhe daljen e këtij libri për njerëzit.8
Nga dijetari dhe Muhadithi Muhamed Nasirudin
Albani Allahu e meshiroftë
Përshtati: Adem Avdiu
______________
[3] Periudha para fillimit të shpalljes së Kur'anit (sh.p.).
[4] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi në sahihat e tyre.
[5] Dijetar i madh dhe vërtetues i çështjeve të sheriatit (sh.p.).
[6] Në faqen 205.
[7] Thotë dijetari Mesh’huri Allahu e ruajte: “Më e mira që është shkruar për këtë është libri "El I'tisam" nga Shatibiu. Kam punuar në këtë libër
me përkushtim të madh dhe është botuar prej Darut-Tevhid me verefikimin timin në katër vëllime. Lavdia i qoftë Allahut për suksesin.
[8] Dijetari Mesh’huri Allahu e ruajte thotë në hyrje të librit “Kamusul Bidai”, faqe12: “Unë dhe vëllezërit prej nxënësve dhe të dashurit e shejhut
(Albanit) e pritnim atë çast kur do të përfundonte shejhu këtë punë madhështore, mirëpo ndodhi caktimi i Allahut subhanehu ve te ala dhe vdiq pa
e përfunduar.”
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
28
Në seminarin vjetor të Organizatës Mjekësore Amerikane, të mbajtur në
Çikago në vitin 1966, ku temë aktuale ishte studimi dhe mbro-
jtja nga rreziku i duhanit, pas konsultimit të mjekëve,
u bë e njohur se duhani është shkaktar i kancerit të
mushkërive.
Ë
shtë e njohur në mesin e njerëzve me
logjikë se ajo që sjell dobi duhet kërk-
uar, ndërsa ajo që sjell dëm duhet fla-
kur. Jeta kalon në këtë qark që nga kohët e
para të krijimit, gjë që është e kuptueshme për
të gjithë ata që kanë logjikë.
Gjykimi i njerëzve për atë që u sjell dëm apo
dobi ndryshon nga njëri te tjetri dhe kjo mbe-
tet mangësi e secilit njeri, varësisht nga fuqia
apo dobësia e tyre. Megjithatë, të shumta kanë
qenë gjërat e mira dhe të dobishme që njerëzit
i kanë parë si të dëmshme dhe janë larguar prej
tyre dhe shumë gjëra të dëmshme janë pranuar
nga njerëzit duke qenë të bindur se janë të do-
bishme dhe kanë vepruar me to.
Shto këtu edhe shumë gjëra të tjera, të cilat
janë të panjohura nga shumica e njerëzve, të
cilët nuk e dinë nëse janë të dobishme e të
kërkuara apo të dëmshme, që duhen flakur.
Për këtë realitet dëshmon edhe hadithi i Mu-
hamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që thotë:
"Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë.
Ndërsa midis tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat
nuk i dinë shumica e njerëzve…”[1]
Çdo gjë e dobishme është hallall, ndërsa çdo
gjë e dëmshme është haram. Disa prej tyre du-
ket qartë se janë të dobishme, si p.sh. mjalti,
ndërsa disa të tjera duket qartë se janë të
dëmshme,
si p.sh. helmi.
Po ashtu, është më se
e ditur dobia e bamirësisë dhe dëmi i keqbër-
jes, ndërsa ndërmjet tyre ka shumë gjëra, dobia
apo dëmi i të cilave dihet vetëm nga ata që
kanë përvojë. Prej këtyre është edhe duhani,
që është keqkuptuar nga shumica e njerëzve.[2]
Për këtë shkak, e pashë të arsyeshme që të
mbledh dhe të paraqes thëniet e dijetarëve li-
dhur me këtë çështje, në mënyrë që të qartë-
sohet ky problem, të triumfojë e vërteta dhe të
zbulohet e ngatërruara.
1. Historia e shfaqjes së duhanit
Duhani është shfaqur për herë të parë përafër-
sisht në vitin 1492, kur u gjet nga disa tregtarë
spanjollë, në kohën kur është zbuluar konti-
nenti amerikan. Pastaj është përhapur në Evro-
pë me një shpejtësi të madhe, nga fundi i
shekullit XVI dhe ka vazhduar kështu deri me
ardhjen e mbretit të parë britanik, Xhejmsit, i
cili nisi luftën kundër duhanit dhe konsuma-
torëve të tij si dhe shpërndau broshura kundër
DUHANI
______________
[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Numan bin Beshiri.
[2] “Et-Ted’hin Madeten ve Hukmen” nga Ebi Beker el Xhezairi, f. 4-5.
29
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
duhanit, në vitin 1604. Gjithashtu ai mori një
vendim të prerë dhe të frikshëm kundër duha-
nit në vitin 1634, ku thuhej se çdo person i
cili përdor, shet apo blen duhan dënohet me
rrahje, prerje të hundës, burgim apo edhe me
vrasje! Në shekullin XVII, Danimarka, Suedia,
Greqia e shumë vende të tjera shpallën dekrete
për ndalimin e konsumimit të duhanit.
Për herë të parë në vendet islame duhani u
shfaq në fund të qindvjeçarit të dhjetë të
hixhretit dhe u sollën nga të krishterët.[3]
2. Substancat përbërëse të duhanit
Duhani përbëhet nga një numër i konside-
rueshëm lëndësh helmuese dhe nuk është ash-
tu siç mendojnë shumica e njerëzve, se
përmban vetëm nikotinë. Ai përmban edhe
shumë lëndë të tjera, edhe më të rrezikshme
dhe më të dëmshme se nikotina.
Prej këtyre substancave po përmendim:
1. Gazi i oksidit të qymyrgurit, i cili është i
njohur për aktivitetin e tij helmues.
2. Substancë e rëndë helmuese plumbi, që
ngjitet, të cilën trupi i njeriut nuk ka mundësi
ta sekretojë.
3. Benzobirinë, për të cilën s'ka mospajtime
mes mjekëve se është shkaktar i sëmundjes së
kancerit.
4. Nikotinë, e cila është aq substancë hel-
muese, saqë 50 mlg. mjaftojnë për ta vrarë
njeriun nëse injektohet njëherësh në arterie[4].
5. Plenium, i cili përqendrohet në mushkëritë
e konsumuesit të tij dhe ia shkatërron ato.
6. Katran, një substancë e verdhë dhe ngjitëse,
e cila shkakton zverdhjen e dhëmbëve, kariesin
dhe piorrenë apo qelbëzimin e mishit të dhëm-
bëve. Këtë substancë, që e sheh edhe vetë kon-
sumuesi në filtrin e cigares, është substanca më
e rrezikshme e duhanit.
7. Arsenik, një substancë që përdoret për vras-
jen e insekteve. Përmbajtja e tij në cigare është
10% dhe ai shkon drejt e në mushkëri.
8. Alkool dhe shumë substanca të ngjashme që
përdoren për ruajtjen nga lagështia, të cilat
janë shumë të rrezikshme dhe helmuese.[5]
3. Dëmet e duhanit
Dijetari afgan Muhamed Abdulgafar në librin
e tij të titulluar “99 Dëmet e Duhanit” ka qar-
tësuar se duhani është shkaktar i shumë së-
mundjeve për të cilat kanë treguar mjekët,
numri i të cilave arrin në 99.
Dr. Salahudin Abdurabinebi, doktor i nervave,
nga Egjipti, thotë: "Nëse njeriu bëhet skllav i
zakonit të duhanit, pa dyshim se kjo gjë ndi-
kon negativisht në shëndetin e tij, veçanërisht
në zemër, pasi ajo pëson çrregullime në rrahje
dhe në qarkullimin e gjakut, të cilat shkakto-
jnë marrje mendsh herë pas here si rrjedhojë e
tkurrjes së arterieve të trurit. Me kalimin e vit-
eve, duhani shkakton rritjen e tensionit të
gjakut dhe angjinën (mahisjen) e gjoksit. Gji-
thashtu edhe organet e tretjes dhe të frymë-
marrjes ndikohen nga duhani dhe duhanxhiu
e humb shijimin e ushqimit si dhe e zë kolla e
quajtur "kolla e duhanit". Nëse aparati nervor
ndikohet nga duhani, atëherë konsumuesi i tij
ndien therje, mpirje të gjymtyrëve dhe dhim-
bje në nerva.
Në seminarin vjetor të Organizatës Mjekësore
Amerikane, të mbajtur në Çikago në vitin
1966, ku temë aktuale ishte studimi dhe mbr-
ojtja nga rreziku i duhanit, pas konsultimit të
mjekëve, u bë e njohur se duhani është shkak-
tar i kancerit të mushkërive. Për këtë, doktori
amerikan Eduard Kvilerhamund, drejtor i kër-
kimeve statistikore në Qendrën Amerikane të
Kancerit, tha: "Kanceri i mushkërive, të cilin
e shkakton konsumimi i duhanit, nuk është
relativisht i rëndësishëm nëse do të krahasohej
me dëmet e shkaktuara prej tij me rrugë të
tjera të ndryshme."
Në revistën “Bota Shkencore”, nr. 9, viti i parë,
thuhet: "Ka ardhur koha që të gjithë njerëzit
ta njohin rrezikun e duhanit dhe se kjo lëndë
______________
[3] “El Eshribetu ve Ahkamuha”, i dr. Maxhid Ebi Rrhijetu (f. 380-389). Shih “El Mevsuatu el Arabijetu el Mujesera” (1/489), e Muhamed Shefik
Garbali.
[4] Shih “Et Ted’hin Bejne el Muejidin vel Muaridin” (f. 14), i dr. Hani Armush.
[5] “El Eshribetu ve Ahkamuha” (f. 93-394).
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
30
e ndyrë të çon drejt vdekjes dhe shkakton
shumë probleme e dhimbje në masë të gjerë.
Duhet të qartësohet sa më shumë rreziku i
duhanit, me shpresë që të shpëtojnë shumë të
rinj që kanë rënë viktimë e tij, të cilët habiten
kur dëgjojnë të flitet kaq shumë rreth duha-
nit.” Në të gjithashtu thuhet:
Sëmundjet vdekjeprurëse të shkaktuara nga
duhani
Kjo sëmundje vdekjeprurëse është kupola e
shumë sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga
varfërimi i gjakut dhe sëmundje të tjera që
kanë lidhje me enët e gjakut. Të gjitha ato së-
mundje kanë lidhje me këtë lëndë të ndyrë,
por kanceri i mushkërive ka më shumë lidhje
me duhanin. Kjo sëmundje ka qenë shumë e
rrallë, por në çerekun e fundit të këtij shekulli
(shekullit XX) është vënë re një ngritje e
madhe e numrit të të sëmurëve me të, në fillim
tek burrat dhe më pas edhe tek gratë.
Në gjashtëdhjetë vitet e para të këtij shekulli,
vdekjet e rezultuara nga kanceri i mushkërive
janë shtuar shumë në krahasim me shekullin
e kaluar.[6]
Duhani është shkaktar edhe i shumë sëmund-
jeve të tjera, përveç dëmit ekonomik që i
shkakton individit dhe shoqërisë.[7]
4. Argumentet për ndalimin e duhanit
Duhani nuk ka ekzistuar në kohën e Muha-
medit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, megjithatë
feja jonë madhështore ka vendosur baza të
përgjithshme, me qëllim që mbi to të ndërto-
hen degëzime të shumta. Me këto baza të për-
gjithshme, dijetarët e Islamit, Allahu e
mëshiroftë, kanë argumentuar për ndalimin
dhe bërjen haram të duhanit.
Bazat në të cilat janë mbështetur ata janë ajete
nga Kurani ose hadithe nga Muhamedi, sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem.
Po paraqesim në pika të shkurtra, disa nga këto
argumente:
1. Fjala e Allahut të Lartësuar kur tregon për
cilësitë e të Dërguarit të Tij, sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem, dhe thotë: "…Ai i udhëzon ata për
el maruf çdo vepër të mirë; i ndalon ata nga el
munker çdo gjë e keqe; i lejon atyre et tajibat -të
gjitha të mirat (prej ushqimeve, etj.) dhe ua
ndalon si të paligjshme el habaith –të ndytat e të
pakëndshmet (prej ushqimeve, etj.)." A'raf 157
Ajeti i mësipërm tregon qartë për lejimin e
gjërave të mira e të dobishme dhe për ndal-
imin e gjërave të dëmshme e të pakëndshme.
Kështu që nuk dyshon asnjë i mençur se
duhani nuk është i mirë, për shkak se gjërat e
pakëndshme dhe të ndyta janë ato të cilave
nuk u pëlqehet era apo shija dhe të gjitha këto
cilësi i gjen tek duhani. Ajo që na bind edhe
më shumë për këtë është pikërisht ajo lënda e
verdhë që ai lë mbi dhëmbë.
2. Allahu i Lartësuar thotë:
"…Por mos shpërdoroni kot e pa vend si shkapër-
darë. Vërtet që dorëshpuarit shpërdorues janë
vëllezër të shejtanit dhe shejtani është vazhdi-
misht mosmirënjohës e mosfalënderues ndaj Zotit
të tij." Isra 26-27
"Por mos shpërdoroni, sepse Ai nuk i do shpër-
doruesit." En'am 141
Ndërsa i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem, thotë: "...dhe i urren prej jush thashe-
themet, pyetjet e shumta dhe humbjen e
pasurisë.”[8]
Pa dyshim se shpenzimi për duhan është hum-
bje e pasurisë, teprim dhe harxhim. E gjithë
kjo pa dyshim është e ndaluar me pëlqimin
unanim të dijetarëve.
3. Thënia e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: "Kush ha qepë apo hudhër, të largohet
nga ne, të largohet nga xhamitë tona dhe të qën-
drojë në shtëpinë e tij."[9]
E, çfarë mund të thuhet për erën e duhanit, që
është edhe më e dëmshme dhe shkatërruese
për njerëzit e tjerë? Sigurisht që dëmtimi i
muslimanit është i ndaluar në ligjin e Allahut
______________
[6] "El Hamru Ve Sairu el Muskirat” (f.159-160), i dr. Ahmed ibën Haxher Al Butami.
[7] Shih “El Eshribetu ve Ehkamuha” (f.394-400).
[8] Mutefekun alejhi nga hadithi i Mugires; “Sahih el Xhami”, (f.1745), i profesorit tonë, el Albani.
[9] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Xhabiri. Shih “Sahih el Xhami” (f. 596), “Irvaul Galil” (f. 540).
31
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
dhe fenë e Tij.
4. Allahu i Lartësuar thotë:
"Dhe jepni për në rrugën e Allahut e mos shkatër-
roni vetveten dhe bëni mirë." Bekare 195
Siç e mësuam, duhani shkakton sëmundje të
ndryshme e vdekjeprurëse si kanceri, veremi
etj., kështu që është haram.
5. Thënia e Allahut të Lartësuar: "…dhe mos e
mbytni veten tuaj." Nisa 29
Ndërsa Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem, thotë: "…Kush merr helm dhe e mbyt veten
e tij, ai do ta shijojë helmin e tij në zjarrin e xhe-
henemit, përgjithmonë."[10]
Siç dihet, duhani përmban substanca helmu-
ese të shumta, kështu që konsumuesi i tij kry-
en një vetëvrasje të ngadaltë me konsumimin
e tij.
6. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
thotë: "Nuk lejohet dëmtimi i tjetrit dhe as
kthimi i dëmit me dëm."[11]
Pra, duhani në çdo rast është i dëmshëm.
7. Pas gjithë kësaj, nëse njeriu bëhet mendje-
madh dhe nuk pranon argumentet që për-
mendëm dhe qartësuam më lart, le ta ketë
frikë Allahun për veten e tij. Dije mirë se më e
pakta që mund të thuhet për duhanin është se
ai është nga gjërat e dyshimta, të cilat i ka për-
mendur i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem se kush gjendet në to gjendet në
haram dhe ka urdhëruar që të largohemi prej
tyre duke thënë: "Hallalli është i qartë dhe
harami është i qartë, por në mes të këtyre janë
çështjet e dyshimta për të cilat shumica e njerëzve
nuk kanë njohuri. Kushdo që u shmanget çësht-
jeve të dyshimta, e ruan fenë dhe nderin e tij,
ndërsa kushdo që bie në çështjet e dyshimta, bie
në atë që është e ndaluar. Ashtu si një burrë që i
kullot delet e tij pranë kullotës së huaj dhe nga
çasti në çast ato mund të hyjnë në të. Me të
vërtetë çdo mbret ka rezervat privat. Ndërsa rez-
ervati i Allahut janë ato gjëra të cilat Ai i ka
ndaluar. Në trup ka një copë mishi, e cila nëse
është e mirë, i tërë trupi është i mirë, por nëse
është e prishur, i tërë trupi është i prishur. Vërtet
kjo copë mishi është zemra."[12]
5. Opinionet e dijetarëve për ndalimin e
duhanit
a) Shafiitë
Prej dijetarëve shafiitë që e kanë konsideruar
të ndaluar duhanin po përmendim Ibën Alan,
komentuesin e “Rijadu Salihin”, “El Edhkar”
dhe librave të tjerë. Ky ka dy shkrime për ndal-
imin e duhanit. Në mesin e tyre janë edhe Ab-
durrahim el Gazi, Ibrahim ibën Xheman dhe
nxënësi i tij, Ebu Bekër el Ehdeli el Kalubi el
Buxhejremi e të tjerë.
b) Malikitë
Prej tyre përmendim Kenun Muhashin, i cili
thotë: “Shumica e dijetarëve bashkëkohorë ja-
në të mendimit se duhani është haram dhe
krejtësisht i ndaluar. Në mesin e tyre është Ebu
Zejd Sejjid Abdurrahman el Fasi, i cili thotë:
"Ajo në çka duhet të besojmë pa përjashtime,
mirësitë e së cilës kthehen në fenë dhe dunjanë
tonë, është detyrimi për qartësimin dhe la-
jmërimin në të gjitha vendet islame se kon-
sumimi i duhanit është haram. Kjo duke u
mbështetur në fjalën e shumë njerëzve të ditur
e me përvojë, të cilët thonë se duhani shkakton
plogështi dhe anestezi apo mpirje të gjym-
tyrëve."
Ndër këta dijetarë janë edhe Shejh Ibrahim el
Lakani dhe hoxha i tij, Salim es Senhuri, si dhe
shumë të tjerë.
c) Hanefitë
Prej tyre përmendim Muhamed el Ajnin, i cili
ka shkrime për ndalimin e duhanit dhe ka për-
mendur katër shkaqe që e bëjnë të ndaluar atë.
Të tjerë dijetarë janë edhe Shejh Muhamed el
Havaxheh, Isa esh Shehavi el Hanefi, Mekki
______________
[10] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Xhabiri. Shih “Sahih el Xhami” (6335).
[11] Transmetojnë Ahmedi dhe Ibën Maxhe nga Ibën Abasi. Shih “Sahih el Xhami” (7393), “Irvaul Galil” (888) dhe “Silsiletu Ehadithe es Sahiha”
(250).
[12] “Sahih sunen ibn Maxhe” (2/1318).
Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
32
bin Feruh, Sead el Belhi el Medeni, Umer bin
Ahmed el Misri el Hanefi, Ebu es Seud,
muftiu i Stambollit.
d) Hambelitë
Dijetarët hanbeli janë të gjithë të një mendimi
se duhani është i ndaluar, përveç ndonjë per-
soni të ndarë nga grupi, fjala e të cilit nuk mer-
ret në konsideratë. Prej tyre po përmendim:
Shejh Muhamed ibën Abdulvehab, Muhamed
ibën Ibrahim, Abdurrahman ibën
Nasir es Seadi, Abdullah Ebu
Batin e të tjerë.
Prej kurioziteteve që
mund të përmenden në
këtë temë është se dije-
tari Muhamed ibën
Abdullah el Mesuti
ka qenë aq i rreptë
ndaj duhanit dhe
konsumuesit të tij,
saqë të gjitha shkrimet
e njohura prej tij kanë
si tematikë ndalimin e
duhanit.
6. A e dini se...?
• Kuvendi i ministrave arabë të shëndetësisë,
në seminarin e pestë të mbajtur në fillim të
vitit 1980 në Tunis, në vendimin e tij me nr.
24, aprovoi fjalinë e mëposhtme:
"Duhani është shkaktari kryesor për përhapjen
e kancerit, të sëmundjeve të mushkërive, së-
mundjeve të zemrës dhe të arteriosklerozës.”
• Qendra për Mbrojtjen nga Kanceri me seli
në Jordani publikoi një broshurë me titull
“Duhani është Azraili[13] -shpirtmarrësi i she-
kullit tonë.”
Kjo broshurë përmbante edhe një formulë të
thjeshtë:
Një cigare = Angjinë + Paralizë + Tension të
lartë te gjakut + Kancer = Vdekje.
Kësaj i ka shtuar edhe paragrafin në vijim:
“Dora që ta ndez ty cigaren nuk është dora e
një shoku të sinqertë, por dora e një armiku
që të ndihmon në vrasjen tënde.”
• Organizata Botërore e Shëndetësisë përmend
se 346.000 njerëz në vit vdesin nga pasojat e
duhanit në Amerikë, 55.000 në Britani dhe
8.000 në Suedi.[14]
• Duhani shkakton vdekjen e më se 140.000
kinezëve brenda një viti dhe se 90%
nga 660 të prekurit nga kanceri
në spitalin e Shangait janë
aty për shkak të duha-
nit.[15]
• Përqindja e vdekjeve
nga pasojat e duhanit
është shumë me e
madhe sesa e të
vdekurve nga
fatkeqësitë në trafik,
luftëra, etj.
Përmbyllje
E lus Allahun e Lartësuar të na e
bëjë të mundur realizimin e fjalëve dhe veprave
të mira, të na ruajë nga rrëshqitjet dhe fjalët e
këqija dhe të na bëjë nga ata që dëgjojnë dhe
praktikojnë!
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e
tij dhe pasuesit e tyre deri në Ditën e Gjykimit!
Autor: Ali ibën Hasen el Halebi el Etheri
Përshtati: Unejs Murati
______________
[13] Tërheqim vërejtjen se emri Azrail nuk është përmendur në librin e Allahut e as në Sunnetin e Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi të, mirëpo është i përhapur tek njerëzit. Ndërsa emri i vërtetë i engjëllit të vdekjes është Meleku i Vdekjes. Ndaj, kujdes!
[14] "El Eshribetu ue ehkamuha" (f. 412), "Alkooli dhe pijet dehëse" (f. 162).
[15] Revista Saudite “Ed Davetu”, e datës 02/03/1984.
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012

More Related Content

Similar to 13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012

Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburKadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburLexo dhe Mëso
 
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruasLexo dhe Mëso
 
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruasRregullatIslame
 
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimaneLibra Islame
 
Islami është Fe E Përsosur
Islami është Fe E PërsosurIslami është Fe E Përsosur
Islami është Fe E Përsosurguest41e4e
 
Zakir naik pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
Zakir naik   pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islaminZakir naik   pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
Zakir naik pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islaminLibra Islame
 
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesDr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesShkumbim Jakupi
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feLexo dhe Mëso
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëLibra Islame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënLexo dhe Mëso
 
Emir shekib arslan përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
Emir shekib arslan   përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...Emir shekib arslan   përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
Emir shekib arslan përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...Libra Islame
 
Kardavi ne fokus libri 3
Kardavi ne fokus libri   3Kardavi ne fokus libri   3
Kardavi ne fokus libri 3Libra Islame
 
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenSq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenLibra Islame
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islamLibra Islame
 

Similar to 13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012 (20)

Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburKadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
 
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
 
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
 
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
 
Islami është Fe E Përsosur
Islami është Fe E PërsosurIslami është Fe E Përsosur
Islami është Fe E Përsosur
 
Zakir naik pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
Zakir naik   pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islaminZakir naik   pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
Zakir naik pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
 
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesDr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
Emir shekib arslan përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
Emir shekib arslan   përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...Emir shekib arslan   përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
Emir shekib arslan përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
 
iSLAM
iSLAMiSLAM
iSLAM
 
Kardavi ne fokus libri 3
Kardavi ne fokus libri   3Kardavi ne fokus libri   3
Kardavi ne fokus libri 3
 
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenSq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
 

More from Lexo dhe Mëso

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminLexo dhe Mëso
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveLexo dhe Mëso
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfLexo dhe Mëso
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTLexo dhe Mëso
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Lexo dhe Mëso
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësLexo dhe Mëso
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitLexo dhe Mëso
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesLexo dhe Mëso
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitLexo dhe Mëso
 

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012

  • 1.
  • 2.
  • 3. Editorial A DO TË SHKATËRROHET BOTA NË VITIN 2 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 Për çudi, një gënjeshtër e tillë së fundi ka zënë vend edhe tek muslimanët shqiptarë, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, të cilit të mahnitur nga ky lajm filluan të interesohen për vërtetësinë e tij, madje u intervistuan edhe disa hoxhallarë të bashkësisë Islame të Kosovës. Kohë pas kohe tema të ngjashme publikohen nëpër gazetat ditore, çka aludon qartë se mendime të tilla sillen ende nëpër kokat e shqiptarëve muslimanë. V itin që lamë pas filloi të qarkullojë nëpër botë lajmi se kinse në vitin 2012 do të shkatërrohet Toka. Ky studim është bazuar në kalendarin e pop- ullit të njohur me emrin “Maja”. Sipas disa shkencëtarëve, ky kalendar ka filluar së vepruari që para tre mijë vitesh dhe deri tani provat e dhëna nga ky kalendar kanë qenë të vërteta. Ky kalendar do të përfundojë në vitin 2012 dhe kështu do të përfundojë edhe jeta në Tokë, pasi ajo do të shkatërrohet për të filluar një jetë e re. Për çudi, një gënjeshtër e tillë së fundi ka zënë vend edhe tek muslimanët shqiptarë, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, të cilit të mahnitur nga ky lajm filluan të intereso- hen për vërtetësinë e tij, madje u intervis- tuan edhe disa hoxhallarë të bashkësisë Islame të Kosovës. Kohë pas kohe tema të ngjashme publikohen nëpër gazetat ditore, çka aludon qartë se mendime të tilla sillen ende nëpër kokat e shqiptarëve musli- manë. 2012
  • 4. 3 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 Një ngjarje e tillë, përveçse të mërzit, të shtang për shkak se populli ynë ka tradita islame shekullore. A thua ky popull e ka lënë pas fenë e vet deri në këtë masë, saqë i beson lloj-lloj spekulimi, qoftë edhe për gjërat më kryesore të fesë islame?! A thua ky popull nuk i di gjërat kryesore të fesë së tij? Sa herë që del dikush me gënjeshtra të tilla, muslimanët e shkretë mahniten, shtangen, madje disa prej tyre u besojnë, kurse shumica nuk e mohojnë një mundësi të tillë, ashtu siç është rasti edhe me teorinë e Darvinit, ndërkohë që Kur’ani dhe mësimet e tij sikur nuk ekzis- tojnë fare në mesin e tyre! Kam frikë se mos një ditë do të dalë ndonjë studim i pabazë dhe i rrejshëm si ky, që do të vërë në dyshim edhe ekzistencën e Zotit dhe do të gjejë dikë nga mesi i muslimanëve shqiptarë që luhatet në besimin e tij. Koha e ndodhjes së kiametit, shkatërrimit të kësaj bote, është e panjohur për ne, ashtu siç është i panjohur edhe fillimi i kri- jimit të saj, siç është e panjohur edhe jeta, sa do të jetojmë në këtë botë dhe kur do të vdesim. Madje kohën e shkatërrimit të botës nuk e ka ditur as Muhamedi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem, njeriu më i zgjedhur i Allahut, dhe as ndonjë Profet tjetër, bile as engjëjt respektues. E, si pra të ketë mundësi ta dijë dikush tjetër nga njerëzit e rëndomtë, duke u bazuar në hamendje dhe spekulime? Mjerë për ju, si gjykoni kështu?! Kjo aludon shumë qartë për injorancën e madhe që ka kapluar popullin tonë, pran- daj edhe obligimi ynë ndaj tij është shumë i madh. Ky rast dhe raste të tjera të shumta i bëjnë thirrje çdo hoxhe dhe thirrësi islam që të punojë vazhdimisht me këtë popull, që të punojë me të në të gjitha sferat e fesë, mirëpo t’u kushtojë rëndësi të veçantë çështjeve të besimit, ngase humbja në to është njëkohësisht devijim dhe humbje nga Islami. Po ashtu u bëj thirrje muslimanëve shqip- tarë që të mos bien pre e përrallave të ndryshme, duke pasuar këdo që u fishkëllen dhe kështu e bëjnë besimin e tyre mundësi që të tjerët të luajnë dhe t’i bëjnë të luhatur sa herë të dëshirojnë. Ata duhet të mësojnë çështjet e fesë, sidomos çështjet elementare të besimit, dhe të mos lejojnë askënd që të luajë me fenë dhe logjikën e tyre. Ne duhet të na brengosë më shumë fakti se sa jemi përgatitur për atë ditë e jo të brengosemi kur do të ndodhë ajo, sepse ajo do të ndodhë herët apo vonë dhe ky shkatërrim do të jetë i befasishëm dhe do t’i kaplojë njerëzit duke qenë të papërgat- itur, befas, të hutuar. Atë ditë nuk do t’i bëjë dobi askujt asgjë tjetër përveç veprave të mira që ka punuar në këtë botë. Lum ata të cilët kanë punuar mirë, sepse do të gjejnë mirë, kurse mjerimi do të mbi- zotërojë mbi ata të cilët kanë vepruar keq dhe nuk janë përgatitur fare për ditën kur do të shkatërrohet kjo botë, ditën kur do të dalin para Allahut, Atij që e ka krijuar këtë gjithësi pa na pyetur dhe që e shkatër- ron pa na pyetur. Ai nuk pyetet se çfarë ve- pron, kurse ne do të pyetemi. Atëherë, pra, le ta përgatisim përgjigjen që tani. Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të pashoq dhe Sunduesit absolut. Në emër të redaksisë: Xheladin Leka
  • 5. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 4 Transmeton Ebu Hurejra se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i ka bërë ndonjë të padrejtë vëllait të vet musliman, qoftë morale apo materiale, le të kërkojë sot t’ia falë dhe t’ia bëjë hallall, para se të vijë dita kur nuk do të ketë as dinarë, as dërhemë. Atë ditë do të merren prej veprave të mira të tij, nëse do të ketë aq sa ofendimi që ka bërë. Nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do të merren prej mëkateve të atij që i është bërë e padrejtë dhe do t’i ngarkohen atij.” F alënderoj Allahun e Madhëruar, të vetmin që meriton të adhurohet, Gjykatësin absolut dhe të Drejtin. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi atë që e kishte drejtësinë si parim të tijin, mbi atë që e ndihmonte viktimën e padrejtësisë, mbi atë që na këshillonte të jemi të ku- jdesshëm e të mos lëndojmë e t’u bëjmë padrejtësi të tjerëve, parimisht musli- manëve, por edhe çdo krijese që ka krijuar Allahu. Me padrejtësi kam për qëllim padrejtësinë me vepër, fjalë dhe ndjenja. Jo rastësisht e fillova kështu këtë shkrim, pasi jam shtyrë nga ato që shkruhen nëpër forume, revista, gazeta[1] apo web faqe, qofshin ato të ndonjë OJQ-je, të ndonjë njeriu me au- toritet apo edhe të thjeshtë, ose duke dëgjuar në audio apo videoxhirime të ndryshme se çfarë flitet dhe përflitet për muslimanët në përgjithësi dhe për pasuesit e Sunnetit apo selefitë në veçanti. Nuk do të trajtoj padrejtësitë që i bëhen muslimanit apo muslimanëve nga jomusli- manët, ngase këtë e di edhe ai që ka një grimcë besimi në zemrën e tij. Do të trajtoj padrejtësitë që bëhen nga muslimanët ndaj muslimanëve; ndoshta tingëllon çuditshëm kjo, por do bindeni në vazhdim për këtë. Si muslimanë që jemi dhe e falënderoj Al- lahun shumë dhe çdo herë që na bëri pjesë- DERI KUR ME PADREJTËSI? ______________ [1] Mendoj se të gjithë jemi dëshmitarë të gazetave ditore, të cilat Islamin e paraqesin si diçka krejt të prapambetur apo edhe si fe dhune dhe terrori.
  • 6. 5 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 tarë të kësaj feje të pastër dhe ndriçuese kemi obligime ndaj njëri-tjetrit. Si muslimanë të thjeshtë, xhemat apo më të ngritur, kërkues dijeje apo edhe më të ngritur, dijetarë, kemi obligim që të këshillojmë njëri-tjetrin në punë të mira. Një këshillë, e ndoshta më madhorja, është që t’i këshillojmë ata muslimanë që nga pakujdesia e tyre i shkelin obligimet ndaj vëllezërve të tyre muslimanë dhe ndaj çdo krijese tjetër. Allahu në Kuran thotë: “E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët-të padrejtët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).” Ibrahim 42 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Mos jini xhelozë ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje (jo me qëllim të blerjes, por me qëllim të ngritjes së çmimit) dhe bëhuni robërit e Zotit, vëllezër. Musli- mani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gën- jen, nuk e nënçmon. Takvallëku është këtu”, dhe tregoi në kraharorin e tij tri herë. “Për një njeri është e keqe e mjaftueshme që ta nënç- mojë vëllanë musliman. Çdo musliman kun- druall çdo muslimani e ka haram gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij."[2] Obligimet ndaj njëri-tjetrit fillojnë nga ajo më madhorja dhe mbarojnë tek më e vogla. Obligimi i parë ndaj vëllait musliman është që mos ta gjykojmë si të dalë nga feja[3] nëse shohim se është zhytur në mëkate, derisa mëkatet e tij nuk e kalojnë kufirin që të bjerë në kufër. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na këshillon të jemi të kujdesshëm që të mos e gjykojmë si të dalë nga feja vëllanë tonë musliman. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush i thotë vëllait të vet “o i dalë nga feja”, vetëm se i kthehet njërit prej tyre.”[4] “Kush i thotë njeriut “o i dalë nga feja ose o armik i Allahut” e nuk është ashtu, vetëm se i është kthyer atij.”[5] Imam Shevkani thotë: “Nuk gjykojmë për askënd si i dalë nga feja në bazë të mëkateve të tij, derisa nuk i lejon ato.” Disa të tjerë thanë: “Nëse shihni një njeri që e lëshon gjuhën e tij shumë duke gjykuar si të dalë nga feja për muslimanët, atë njeri etiketojeni si të dështuar çdo herë.” Obligimi i dytë ndaj vëllait musliman është të mos e vrasësh atë.[6] E gjithë bota sot po ankohet për vrasje të padrejta, gjë të cilën Islami e ka rregulluar që në etapat e para të shpalljes. Në sajë të këtyre vrasjeve të shumta që po ndodhin sot, edhe gjendja e sigurisë është më e palakmueshme se kurdoherë. Pa dyshim se adhurimi i Allahut dhe prak- tikimi i Sunnetit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është garanci e sigurisë së lartë, të cilën nuk ka mundësi ta vendosë asnjë pushtet i kësaj bote. ______________ [2] Muslimi 2564. [3] Rezultat i kësaj është edhe nënçmimi që po u bëhet muslimanëve nga të huajt për shkak se disa muslimanë me bindjet e tyre djallëzore dhe veprimet e tyre terroriste bënë që Islami i pastër të etiketohet dhe të njolloset në këtë masë. A thua kush do ta marrë përgjegjësinë para Allahut në Ditën e Gjykimit? A mendojnë të mjerët se nuk do japin llogari para Allahut për të gjitha këto? Apo mendojnë se me këtë afrohen tek Allahu? Sa e largët është lindja me perëndimin, sa dallim ka nata me ditën! [4] Buhariu 5753, Muslimi 60. [5] Muslimi 61. [6] Shiko fusnotën numër 3.
  • 7. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 6 Po flas për një musliman që ka frikë Al- lahun dhe që Islamin e ka adhurim të vetin, nuk po flas për gjendjen e muslimanëve sot në rruzullin tokësor. I gjithë ky trishtim dhe kjo gjendje është si rrjedhojë e asaj që muslimanët e kanë lënë anash obligimin e parë ndaj muslimanëve. Për të qenë më i drejtë po them një grup nga muslimanët,[7] të cilët i gjykojnë vëlle- zërit e tyre muslimanë si qafirë- të dalë nga Islami për shkak të mëkateve. Si rezultat i kësaj vjen edhe vrasja e tyre pa kurrfarë të drejte, pos si rezultat i bindjeve shtazarake dhe ndjekje e epsheve të tyre djallëzore. Allahu na e ka ndaluar vrasjen e njeriut pa të drejtë në shumë ajete. Allahu në Kur’an thotë: “Kush vret një njeri (pa të drejtë), pa pasë vrarë ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte vrarë gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit.” Maide 32 “Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” Nisa 93 A thua mbetet diçka e paqartë në këto fjalë të Allahut? Subhanallah, vetëm për atë që Allahu ia ka mbyllur sytë e udhëzimit. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka treguar dhe ka qenë shumë i ashpër në këtë drejtim, ngase kjo vepër është nga mëkatet e mëdha. Është shumë e çuditshme kur këta të mjerë për një mëkat e etiketojnë njeriun si të dalë nga Islami dhe e vrasin atë. Ata të mjerë nuk logjikojnë se janë duke bërë një mëkat edhe më të madh se ata të cilët këta janë duke gjykuar. Atëherë çfarë të bëjnë musli- manët e tjerë me vetë këta, të ngrihen dhe t’i vrasin e kështu të vazhdojë seriali i vras- jeve?! Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shkatërrimi-prishja e dunjasë është më e lehtë sesa vrasja e një muslimanit.”[8] “Çdo mëkat ka shpresë që e fal Allahu, pos njeriun që vdes si jobesimtar dhe njeriun i cili e vret muslimanin me qëllim.”[9] Sa muslimanë po vriten sot me qëllim, madje në shenjë adhurimi, nga ata që pre- tendojnë se janë muxhahidë në rrugën e Al- lahut? A i takon një muxhahidi të vrasë pa të drejtë një musliman?! Obligimi i tretë: Largimi nga padrejtësia, çfarëdo qoftë ajo, dhe kjo është esenca e këtij shkrimi Vëllezër muslimanë, padrejtësia ndaj mus- limanit është nga mëkatet e mëdha. Allahu e ka ndaluar padrejtësinë në Kur’an kur thotë: “E ata që bënë padrejtësi, do ta kuptojnë se ç’përfundimi i shkojnë.” Shuara 227 “E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata e kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.” Ahzab 58 Allahu në hadith kudsij thotë: “O robërit e Mi! Unë padrejtësinë e bëra haram për Veten Time, po ashtu e bëra haram edhe për ju, prandaj mos bëni padrejtësi.” [10] Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Ruajuni nga padrejtësitë, se ______________ [7] Grupimi i quajtur si havarixhë ose pasues të organizatës terroriste të Usame bin Ladenit. [8] I vërtetë, e transmetojnë Tirmidhiu 1395, Ibën Maxhe 2619 etj. [9] I vërtetë, e transmeton Ebu Davudi 4270. [10] Muslimi 2577.
  • 8. 7 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 padrejtësia është errësirë Ditën e Gjykimit.”[11] “Tri lutje pranohen tek Allahu: lutja e prindit për fëmijën e tij, lutja e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e udhëtarit.”[12] Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur e dërgoi Muadhin në Jemen, e porositi: “Ruaju nga lutja e atij që i bën padrejtësi, se mes tij dhe Allahut nuk ka pengesë.”[13] Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi nuk refuzohet, edhe nëse është nga kriminelët, po kriminaliteti i takon atij.”[14] Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi, edhe nëse është jobesimtar, nuk ka pengesë tek Allahu.”[15] Transmeton Ebu Hurejra se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i ka bërë ndonjë të padrejtë vëllait të vet mus- liman, qoftë morale apo materiale, le të kërkojë sot t’ia falë dhe t’ia bëjë hallall, para se të vijë dita kur nuk do të ketë as dinarë, as dërhemë. Atë ditë do të merren prej veprave të mira të tij, nëse do të ketë aq sa ofendimi që ka bërë. Nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do të merren prej mëkateve të atij që i është bërë e padrejtë dhe do t’i ngarkohen atij.”[16] Sufjan eth Thevri ka thënë: “Të takohesh me Allahun me shtatëdhjetë mëkate mes teje dhe Atij, e ke më lehtë sesa të takohesh me Të me një mëkat i cili është mes teje dhe ndonjë njeriu tjetër.” Ebu Beker Verraku ka thënë: “Ajo që e nx- jerr më shumë imanin nga zemra është padrejtësia ndaj njerëzve. Andaj mos bëj padrejtësi, nëse nuk ke fuqi(t’i përballosh pasojat), ngase padrejtësia kthehet në dënim dhe vuajtje. Syri yt fle, po syri i atij që i ke bërë padrejtësi kujdeset që të bëjë lutje kundër teje, e padyshim se syri i Allahut nuk fle.” Obligimi i katërt ndaj muslimanëve është mos të përgojojmë për ta Përgojimi është nga veset e këqija që Islami e ka luftuar me të madhe. Allahu e për- shkroi pozitën e kësaj dukurie negative në formë shumë tmerruese, kur thotë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit dhe mos përgjoni njëri-tjetrin. A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” Huxhurat 12 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O ju të cilët besuat me gjuhën tuaj e nuk ka hyrë imanin në zemrat tuaja, mos përgojoni muslimanët, mos shikoni gabimet e tyre. E, kush shikon gabimet e tyre, Allahu do të shikojë gabimet e tij. E, gabimet e kujt i shikon Allahu, do ta nënçmojë edhe në shtëpinë e tij.”[17] Andaj, çfarë është përgojimi? Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A e dini çfarë është përgojimi?” Thanë: “Allahu dhe i Dërguari i tij e dinë.” Tha: “Përgojimi është të thuash diçka për vël- lanë, atë që ai nuk e dëshiron.” I thanë: “Po nëse ajo që themi është tek ai per- son?” ______________ [11] Muslimi 2578 [12] I mirë, Ebu Davudi 1536. [13] Buhari 2316, Muslimi 19. [14] “Sahih el Xhamii” 3382. [15] “Sahih el Xhamii” 119. [16] Buhariu 6534. [17] I vërtetë, Ebu Davudi 4880.
  • 9. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 8 Tha: “Nëse e ka atë që ju thoni, kjo është për- gojim, e nëse nuk e ka, kjo është shpifje ndaj tij.”[18][19] O musliman, o ti që po i shkel ligjet e Al- lahut, a e mendon se do të dalësh para Al- lahut një ditë dhe do të ballafaqohesh me secilin për çdo fjalë që ka dalë nga goja jote?! Si rrjedhojë e mospërfilljes së këtyre oblig- imeve nga vëllezërit muslimanë, selefitë po përfliten nga disa grupime. Grupi i parë: Po quhen shumë të pakujde- sshëm ndaj urdhrave të Allahut dhe kinse po i anashkalojnë ato. Kjo është përçarje mes muslimanëve. Të flasësh për dikë pa argumente dhe njo- huri është krim, por të shpifësh është diçka më e madhe se krimi, ngase po flet diçka që nuk i takon atij dhe me këtë po çrregullon dhe po shkatërron ndoshta shpirtra të shumtë, po bëhesh shkaktar që të krijohet urrejtje ndaj tij e po bëhesh shkaktar që gjithë të tjerët të marrin mëkat duke ndier urrejtje ndaj tij, ndërkohë që ai është i pastër, po bëhesh shkaktar të prishësh vëllezërit mes vete, po bëhesh shkaktar të prishësh familje. Pas gjithë kësaj, ti ku mbetesh? Si mendon ta takosh Allahun nesër? Si mendon të përgjigjesh para Al- lahut? Apo ndoshta ke harruar apo ke anashkaluar se ke për të dhënë llogari shumë të rreptë për këtë gjë?! Ndoshta të duket diçka shumë e vogël të shpifësh për dikë e të prishësh çdo plan të tij, ta lëndosh shpirtërisht dhe emocional- isht. Mos e ke marrë këtë si obligim ngase pre- tendon se këta ndaj të cilëve po shpif kanë besim jo të pastër?! Mos e ke edhe këtë bindje djallëzore në mendje? Të thuash për dikë se nuk ka besim të pastër, duhet të kesh shumë argumente të qarta mbi atë vëlla apo mbi atë shoqëri, që po e lëshon gjuhën tënde kaq lehtë mbi ta. Të gjykosh për dikë duke thënë se po bën përçarje mes muslimanëve duhet ta shikosh dhe ta studiosh mirë atë njeri, se çfarë flet dhe vepron ai: nëse ai flet me ajete të Kur’anit dhe hadithe të Muhamedit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem dhe pason të kup- tuarit e tyre nga sahabët dhe komentet nga dijetarët eminentë të kësaj kohe, kurse ti prapë del dhe thua se janë përçarës, atëherë them se duhet ta shohësh veten se ku je! Mos ndoshta ti paske probleme me besimin e po të duket se të tjerët janë gabim? Apo ndoshta po mendon dhe po mundohesh me këtë të thuash diçka tjetër, që është akuzimi ndaj dijetarëve të mëdhenj? Të them vetëm vazhdo, se mbrojtjen e tyre e ka tjetërkush në dorë e ti ke për t’u takuar me Allahun për të gjitha. E gjithë kjo vjen si rezultat i atyre të cilët e kanë anashkaluar obligimin e parë dhe të dytë ndaj muslimanëve, të cilët me një pa- përgjegjësi të madhe marrin guxim të flasin e përflasin për pasuesit e Sunnetit, duke kaluar në mosrespektimin e obligimit të tretë, që është padrejtësia ndaj tyre, duke u zhytur në obligimin e katërt, që është për- gojimi i tyre. Për dukjen e diellit në mesin e ditës nuk ka nevojë për argumente, ashtu edhe për këtë nuk duhen argumente të qarta. Apo shembulli arab; Akuzohen se edhe Fi- raonin po e bëjnë musliman, ndërsa ju përgjigjem se ju po mundoheni që edhe tek Musai alejhi selam të gjeni ndonjë gabim [18] Është për t’u mërzitur kur i dëgjon këta shpifës që nuk mjaftohen me shpifje të përgjithshme, po fillojnë të shpifin e të gënjejnë dhe të ndërhyjnë edhe në gjëra personale tek pasuesit e Sunnetit, duke harruar se janë duke bërë padrejtësi të madhe, se lotët e tyre nga kjo padrejtësi do peshojnë rëndë kundër tyre! [19] Muslimi 2589.
  • 10. 9 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 dhe ta largoni prej Pejgamberllëkut. Grupi i dytë:Po i quan ata si shumë të ash- për dhe se nuk lanë kënd pa e bërë bidatxhi apo duke e etiketuar me emra të grupimeve të humbura. Kjo them se është diçka që aludon në atë se kur nuk je i aftë të ngrihesh lart, atëherë mundohesh që atë që është lart ta ulësh poshtë duke mos i zgjedhur fare metodat, qofshin ato të lejuara apo të ndaluara. Them se t’i thuash dikujt bidatxhi apo jo duhet të bësh një analizë të madhe mbi atë njeri. Po edhe po ta njohësh shumë mirë dhe qartë e pastaj të dalësh me një përfundim, gjykimi bëhet nga ata që janë kompetentë dhe kanë njohuri të mjaftueshme për bazat e bidatit dhe trajtimin e tyre. Më duket se këtë kategori këta të mjerë e kanë përzier me dikë tjetër apo ndoshta edhe selefitë janë rivalë të tyre në thirrje. Kjo e fundit është shumë afër realitetit dhe siç thotë populli, sulmi është mbrojtja më e mirë. Grupi i tretë: Del me diçka krejt tjetër dhe thotë se nuk jeni të ashpër me bidatxhitë dhe si të tillë, edhe ju jeni si ata. Këta kanë për bazë ndoshta atë frazën e ko- munistëve, se “kush nuk është me ne është kundër nesh”. Injoranca e madhe ka përfshirë shumë mendje, ka mbuluar shumë hapësira, ka shfrytëzuar shumë momente që kalon njeriu, shumë epshe euforike, saqë del dikush që ende gjuhën e Kur’anit nuk e zotëron mirë dhe jep këso idesh të çorodi- tura. Është edukatë islame që nëse sheh ndonjë “gabim” te vëllai yt musliman, ta këshillosh atë me fjalë të mira, me butësi e me sin- qeritet e t’ia duash të mirën edhe atij, nëse me të vërtetë e do për hir të Allahut. A e keni bërë këtë para se të dilni me ato gën- jeshtrat tuaja? Jeni takuar me dikë të cilit i keni bërë padrejtësi, e keni këshilluar dhe nuk i ka pranuar këshillat apo thjesht jeni bazuar në fjalët që ju vijnë nga njerëz që profesion zyrtar kanë spiunllëkun dhe ushqehen me këtë?! E shumë prej tyre them se as që e njohin fizionominë e tyre, as janë takuar ndon- jëherë me të e as që kanë komunikuar dhe dëgjuar apo lexuar personalisht diçka të tij, pos llafe të njerëzve të rrugës dhe mbi ato llafe kanë ngritur edhe akuzat e tyre, të cilat do të jenë shumë të rënda kundër tyre në peshoren e Allahut. Po pasuesit e Sunnetit apo selefitë ku gjen- den? Allahu na ka bërë popull mesatar dhe si të tillë jemi mesatarë[20] në të gjitha çështjet tona fetare dhe ky është edhe Islami i pastër autentik. Allahu në Kur’an na e përshkruan kështu duke thënë: “Ne ju bëmë ju një pop- ull të drejtë, mesatar, për të qenë ju dëshmi- tarë (në Ditën e Gjykimit) ndaj njerëzve dhe për të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush.” Bekare: 143 Për fund po them: Të nderuar muslimanë shqipfolës! Pa dyshim se Kur’ani dhe Sunneti duhet të jenë parim kryesor i çdo muslimani, me to duhet të gjykojë çdo musliman në prob- lemet e veta, ngase kështu na ka urdhëruar edhe Allahu, që në mospajtimet mes nesh të kthehemi tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. ______________ [20] Për mesatarin në fe shpresojmë që të ketë një artikull në numrat vijues.
  • 11. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 10 Allahu na ka porositur në Kur’an duke thënë: “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, vërtetojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur re- alitetin e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” Huxhurat 6 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mjafton për një njeri mëkati që të flasë çdo gjë që dëgjon.” Muslimi 1/10 A thua këtë ajet e kanë harruar apo ndoshta mendojnë se janë në atë shkallë sinqeriteti dhe devotshmërie, saqë çdo gjë që u vjen është realitet për ta apo ndoshta kanë har- ruar që muslimani përmes këtij ajeti e ka obligim të vërtetojë lajmet që vijnë nga të tjerët para se të flasë dhe të bëjë padrejtësi e të zhytet në mëkate. Apo ndoshta po e shohin si formë adhurimi dhe po mundohen të jenë sa më të sinqertë dhe aktivë në këtë adhurim? Kjo e fundit është shumë afër realitetit të tyre! U them le të fillojmë me ju nga ajo që Al- lahu tha në Kur’an: “Ne patjetër do të ndih- mojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezan- timit të dëshmive, në ditën kur zullumqarëve- të padrejtëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.” Gafir 51-52 Ndoshta nuk ju kujtohet ky ajet, prandaj edhe e paraqita, që ta keni parasysh se atë ditë nuk do të bëjnë dobi arsyetimet tuaja dhe do të jeni shënjestër e çdo mallkimi dhe lutjeje derisa të marrin frymë. Kur’ani dhe Sunneti janë burimet te të cilat mbështetemi, duke mos u larguar nga kup- timet e këtyre dy burimeve, që nga sahabët e deri tek tre[21] yjet e këtij shekulli, dhe do të vazhdojë ky sunnet i Allahut deri në shkatërrimin e kësaj bote. Ndoshta me paragjykime e ndoshta me qël- lim marrin iniciativa të tilla, që në çdo vend ku flitet nga selefitë, të luftohen ata ose çdo selefi të luftohet e të përqeshet e përgojohet, por u them: “Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve e nuk turpërohen prej Allahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. Al- lahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e atyre.” Nisa 108 Me këtë ajet ua kujtoj që kot mundohen të shpifin, të gënjejnë e të përgojojnë, se Al- lahu do u përgjigjet të gjithëve, Allahu është Ai që ngre lart dhe që nënçmon. Ndoshta fshiheni pas disa spiunëve apo ndoshta keni edhe zëdhënës, duke mos dalë në shesh të kësaj bote, por a mund të ikni nga dita kur dalin në shesh të gjitha gjërat?! Andaj, kujdes, kujdes se vdekja edhe për ju po afrohet! Do të dëshironi që të ktheheni në këtë botë, por e kotë është kjo dëshirë, ngase Al- lahu në Kur’an thotë: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai.” Mu’minun 99-100 Shpresoj dhe kërkoj nga Allahu të më for- cojë në Sunnetin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, t’i udhëzojë shpifësit dhe të padrejtët para se t’u vijë vdekja, të më falë mua dhe të më mbulojë me mëshirën e Tij! Pa dyshim se jam shumë i varfër për mëshirën e Tij! Unejs Murati ______________ [21] Abdulaziz Ibën Baz, Muhamed Nasirudin Albani, Muhamed Salih el Uthejmin.
  • 12. 11 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 Ky është ai lloj tevhidi për të cilin janë munduar Pejgamberët dhe popujt e tyre. Ata janë munduar ngase i mësuan njeriut se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet dikujt tjetër pos Allahut të Lartësuar, se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet as melekut e as Pejgamberëve e as ndonjë evliaje dhe askujt prej krijesave. TEVHIDI ULUHIJE F alënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbro- jtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është një dhe i vetmi që meriton adhurim, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Fjala më e mirë është fjala e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, andaj çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje nga rruga e vërtetë, kurse çdo lajthitje përfundon me xhehennem. Robër të Allahut! Kemi shkruar për tevhidin rrububije dhe çfarë e kundërshton këtë tevhid, ndërsa në këtë shkrim do të mundohemi ta shtjello- jmë llojin e dytë të tevhidit, i cili është tevhidi uluhije. Tevhidi uluhije është të veçuarit e Allahut të Lartësuar në ibadet me të gjitha llojet e tij, të dukshme apo të fshehta, qoftë fjalë apo vepër dhe mohimi i adhurimit të diçkaje apo të dikujt me Allahun. Pra, është detyrë për çdo besimtar që të besojë me bindje të plotë se vetëm Allahu i Mad- hëruar meriton të adhurohet dhe askush tjetër përveç Tij, se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, sepse Allahu i Madhëruar është i Vërteti, Ai që e meriton të adhurohet, ndërsa çdokush tjetër që ad- hurohet përveç Tij është i kotë, kushdo e çfarëdo qoftë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij.” Isra 23 Allahu i Lartësuar thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” Nisa36 Dhe: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar
  • 13. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 12 Mua!” Ta’ha: 14 dhe shumë ajete të tjera. Kush adhuron të tjerë përveç Allahut, nuk ka logjikë. Kjo pjesë e tevhidit, tevhidi uluhije, mbart me vete të gjitha pjesët e tjera të besimit në Allahun e Lartësuar si krijues dhe besimin se vetëm Ai është i vetmi që posedon emra të bukur dhe cilësi të përsosura. Pra, njeriu ndodh ta pranojë Allahun si të vetmin kri- jues, por të mos e adhurojë Atë apo beson në emrat dhe cilësitë e Tij, por nuk përfshin llojin tjetër të tevhidit, që është tevhidi uluhije apo tevhidi i ibadetit. Robër të Allahut! Kush e zotëron tevhidin uluhije duke u bindur dhe duke e pranuar Allahun si të vetmin që meriton të adhurohet dhe se këtë adhurim nuk e meriton askush tjetër përveç Tij, ai kështu e ka pranuar Allahun e Lartë- suar si krijues dhe sundues dhe se vetëm Atij i përkasin të gjithë emrat dhe cilësitë e përsosura, sepse i vetmi ibadet i njëmend i bëhet Allahut të përsosur e jo dikujt tjetër që nuk është Zot. Si mund të adhurohet dikush tjetër që nuk është krijues i krijesave? Si mund të adhuro- het dikush që nuk është i përsosur? Dije se ata që adhurojnë lopët, ata që ad- hurojnë Diellin, ata që adhurojnë Hënën, ata që adhurojnë dynjanë, pse nuk adhuro- jnë Atë që i krijoi? Pra, Allahun?! Ata nuk janë të verbër, por zemra në gjoksin e tyre është verbuar! Allahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz, ad- hurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush në mënyrë që të bëheni të devotshëm. Ai, i Cili për ju e bëri tokën shtresë e qiellin ndërtesë, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani (sajoni) Allahut shokë, duke qenë që ju e dini (që Ai nuk ka shokë).” Bekare 21-22 Robër të Allahut! Shehadeti, dëshmia “La ilahe il-lallah” ka në vetvete të gjitha llojet e tevhidit sepse domethënia e saj është besimi në tevhidin rrububije, tevhidin uluhije dhe tevhidin esma ve sifat. Me tevhidin uluhije ka filluar feja dhe për shkak të tij janë krijuar të gjitha krijesat. Allahu i Lartësuar thotë: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhuro- jnë.” Dharijat 56 Ky është tevhidi me të cilin janë dërguar Pejgamberët, me të cilin janë zbritur librat bashkë me dy llojet e tjera; tevhidi rrubu- bije dhe ai i emrave të bukur dhe cilësive të Allahut, esma ve sifat. Nuk ka ekzistuar asnjë Pejgamber që u është dërguar njerëzve pa qenë tevhidi uluhije bazë dhe esencë e misionit të tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të Dërguar (që u thoshte): “Ad- huroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!” Enahel 36 Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk kemi nisur asnjë të Dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” Enbija 25 Allahu i Lartësuar tregon për Pejgamberët e tij, si Nuhu, Hudi, Salihu, Shu’ajbi, se si çdonjëri prej tyre i ka thënë popullit të vet: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër të vërtetë përveç Tij, vallë, a nuk keni frikë (prej Tij)?” Mu’minun: 23 Gjithashtu Ibrahimi alejhi selam i tha pop- ullit të vet: “Unë e kthej fytyrën time nga Ai
  • 14. 13 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë bes- imtar i vërtetë dhe nuk jam nga ata që i bëjnë Allahut shok (idhujtarët)!” En’am 79 Robër të Allahut! Ky është ai lloj tevhidi për të cilin janë munduar Pejgamberët dhe popujt e tyre. Ata janë munduar ngase i mësuan njeriut se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet dikujt tjetër pos Allahut të Lartësuar, se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet as melekut e as Pe- jgamberëve e as ndonjë evliaje dhe askujt prej krijesave. Adhurimi i vërtetë dhe i pranuar tek Kri- juesi është adhurimi që i drejtohet vetëm Allahut të Lartësuar. Kush e lë këtë pas dore, ai është idhujtar dhe jobesimtar, edhe nëse e pranon tevhidin rrububijeh dhe tevhidin e emrave dhe cilësive të Allahut. Robër të Allahut! Për këtë tevhid Allahu ka krijuar qiejt dhe tokën. “Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh , duke drejtuar çdo gjë. S’ka ndërmjetës tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ky është Allahu,Zoti juaj, andaj ad- hurojeni Atë! Vallë, a nuk po mendoni?” Junus 3 Për këtë tevhid të ka krijuar Allahu edhe ty. “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” Dharijatë 56 Për këtë lloj tevhidi Allahu ka dërguar të Dërguarit tek njerëzit. “Çdo populli Ne i çuam një të Dërguar (që u thoshte): “Ad- huroni Allahun dhe shmangni idhujt” (ad- hurimit të tyre).” Nahl 36 “Dhe nuk kemi dërguar para teje të Dërguar veçse u kemi shpallur atyre se nuk meriton të adhurohet askush përveç Meje, prandaj më adhuroni.” Enbija 25 Për këtë lloj tevhidi Allahu ka zbritur librat. “Elif Lám Râ. Ky është një libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.” Hud 1 “Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muha- medi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij.” Hud: 2 Robër të Allahut! Tevhidi uluhije është e drejta e Allahut tek robërit. Nëse e përmbushim me përpikëri të drejtën e Allahut, atëherë do të kemi gjithçka që dëshirojmë dhe do të arrijmë gjithçka që synojmë. Prej këtyre gjërave janë këto: - Allahu do ta largojë dënimin prej nesh si në dunja ashtu edhe në ahiret, - do të na bëjë të fuqishëm në tokë, - do të na ruajë prej kurtheve të shejtanëve nga njerëz dhe xhinë. Pas gjithë kësaj, vetvetiu shtrohet pyetja: Por cila është e kundërta e këtij tevhidi? Do ta lexoni në numrin e ardhshëm inshaAl- lah. Bazuar në: 1- Kurani i Madhërishëm - Prof. Hasan I. Nahi. 2- “El Akidetu Euelen”, Salih bin Taha Ab- dulvahid. 3- “Fetava erkani islam vel iman”, Muhammed bin Salih el-Uthejmin. 4- “Ilam el-sunneti el-menshura li’itikad taifetul el-naxhiha el-mensura”, Ahmed el- Hakimij. Përmblodhi dhe përshtati: Lirim Sadiku
  • 15. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 14 Muslimanët sot janë shumë larg nga të kuptuarit e drejtë të Islamit dhe kjo ka rezultuar me gabueshmërinë në praktikimin e tij, që kundërshtohet dhe dallohet shumë nga praktika e të parëve tanë të devotshëm, të cilët e shfaqën në veprat e tyre dritën e Islamit burimor. DOMOSDOSHMËRIA E STUDIMIT TË KUR’ANIT DHE SI T’I QASEMI ATIJ K ur'ani i Shenjtë është fjalë e Allahut subhanehu ve te ala, jo i krijuar. Nga Allahu i Madhëruar atë e zbriti Xhib- rili alejhi selam për mbarë njerëzimin në mënyrë graduale tek Vula e të gjithë Pejgam- berëve, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem. Kur’ani është udhëzues në rrugën e drejtë, dallues i së vërtetës nga e kota, me të shpëtojnë njerëzit nga errësirat e djallëzuara dhe dalin në dritën që ndriçon veprat, me këtë realizohet edhe devotshmëria. Kur’ani është shërues i zemrave, qetëson shpirtërat nga mërzia dhe monotonia, sjell lumturinë në këtë botë dhe në amshueshmëri. Nga ai arri- het besimi i vërtetë, adhurimi i drejtë i Zotit të Plotëfuqishëm, piedestalet e larta morale, edukative dhe kulturore, humaniteti si dhe shumë cilësi të tjera pozitive. Ata që i nën- shtrohen atij me sinqeritet duke i kuptuar drejt domethëniet e tij, triumfojnë me krenari drejt sukseseve madhështore në Ditën e Gjy- kimit, kur nuk do të bëjnë dobi as fëmijët e as pasuria. Ky libër (Kur'ani) është i begat- shëm, ka shumë begati dhe të mira. Kush e mëson dhe vepron me të, e pushtojnë të mirat e tij në dunja dhe ahiret. Disa dijetarë të tef- sirit thoshin: “Jemi marrë me Kur'an e na kanë përfshirë begatitë dhe të mirat e tij në dunja, si vërtetim i fjalës së Allahut: "Edhe ky (Kur'an) është libër që e zbritëm; është i bekuar..." [1] Allahu ua lehtëson të vepruarit me këtë Kur'an të begatshëm vetëm njerëzve të mirë dhe fisnikë, prandaj vërtet ky libër posedon shumë të mira dhe begati sepse është fjalë e Zotit të botëve. Nëse njeriu e lexon atë dhe i studion domethëniet e tij, për çdo shkronjë gjatë leximit ka nga dhjetë të mira, kurse nga studimi i domethënieve të tij fiton njohuri në akide, që është e vërteta. Gji- thashtu ai njeh bazat e hallallit dhe haramit, moralin e mirë, banorët e xhennetit dhe të xhehennemit, se çfarë do t’i ndodhë njeriut pas vdekjes, cilat janë shkaqet e lumturisë dhe të dënimit të përhershëm, prandaj të gjitha këto janë begati dhe të mira sepse ky Kur'an është dritë me të cilën ndriçohet rruga, dritë me të cilën dallon të mirën nga e keqja, të do- bishmen nga e dëmshmja dhe të vërtetën nga ______________ [1] En'amë, 92.
  • 16. 15 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 e kota. Kush punon me të, Allahu ia përmirë- son të dyja jetët."[2] Allahu i Plotfuqishëm thotë: "(Ky është) libër i begatshëm, Ne ta sh- pallëm ty këtë që t'i studiojnë argumentet e tij..."[3] Pra, begatia e Kur'anit është në lex- imin dhe studimin e tij si dhe në të vepruarit me të. Ajo që arrihet me të është se Kur’ani lë gjurmë mbi zemrat në shtimin e besimit, njo- hjen e Allahut, emrave, cilësive dhe vendi- meve të Tij. Gjithashtu, çfarë ndodhi nga gjurmët e tij mbi popujt që Allahu me këtë Kur'an çliroi shumë vende nga lindja në perëndim. E gjithë kjo nga begatia e tij dhe gjithashtu ajo që ndodhi me praktikuesit e tij në ngritje, krenari dhe triumf mbi gjithë pop- ujt e tjerë. Praktikuesit të tij iu realizua qëllimi i mirë, rruga e drejtë dhe lumturia në dunja dhe ahiret. Me rëndësi është se vërtet begatitë e Kur'anit nuk numërohen.[4] Nëse Kur'anin e lartë e praktikojmë si duhet, arrihet krenaria dhe triumfi, ndërsa kur e kundërshtojmë dhe i anashkalojmë urdhër- imet, këshillat dhe udhëzimet e tij, na sundo- jnë të tjerët, bëhemi të dështuar, të nënçmuar, të përqeshur, të prapambetur dhe të humbur. Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Pejgamberi juaj ka thënë: “Vërtet Allahu me këtë libër[5] ngre popuj dhe ul me të të tjerë."[6] Prandaj, nëse dëshirojmë të jemi të ngritur dhe krenarë, t’i jetësojmë në vepra udhëzimet kur'anore dhe ky është kushti me të cilin re- alizohet premtimi i Allahut. Allahu sub- hanehu ve te ala thotë: "O ju që besuat, nëse ju ndihmoni Allahun (fenë e Tij), Ai ju ndih- mon dhe ju forcon këmbët tuaja"[7] si dhe thotë: "...E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndih- mon Allahun (rrugën e Tij)..." [8] Muslimanët sot janë shumë larg nga të kup- tuarit e drejtë të Islamit dhe kjo ka rezultuar me gabueshmërinë në praktikimin e tij, që kundërshtohet dhe dallohet shumë nga prak- tika e të parëve tanë të devotshëm, të cilët e shfaqën në veprat e tyre dritën e Islamit buri- mor. Për të shëruar këtë sëmundje[9] duhet të pasojmë metodologjinë që lanë trashëgimi sa- habët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, të cilët i edukoi me shpalljen hynore në teori dhe praktikë i Dërguari ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj duhet t’ia nisim me studimin dhe kuptimin e drejtë të bazave dhe parimeve islame dhe këtë kuptueshmëri ta praktikojmë me bindje të sinqertë. Baza e parë e Islamit është Kur'ani dhe Sunneti,[10] pa këto nuk ka Islam e pa Islam nuk ka shpëtim. Sqarimi ynë këtu ka të bëjë me njohjen me Kur'anin e lartë, që u zbrit për tri çështje: për ta adhuruar Allahun me leximin e tij, për kuptimin e do- methënieve të tij dhe për të punuar me të. Nisur nga kjo, sahabët nuk i kanë kaluar dhjetë ajete pa i mësuar dhe pa i praktikuar. Ata kanë thënë: “E kemi mësuar Kur'anin, di- turinë dhe veprën së bashku."[11] “Muslimanëve u mbetet që ta mësojnë domethënien e fjalës së Allahut ashtu siç e mësuan sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Kur lexonin diçka nga Kur'ani, ata nuk e kalonin atë lexim përderisa nuk e kuptonin ajetin dhe atë që argumentonte ai në lidhje ______________ [2] Marrë nga hyrja e tefsirit “El Adhbun-Nemir”, faqe 7, botim i Daru Alemul Fevaid, i dijetarit të madh Muhammed Emin Esh-Shenkit rahime- hullah, me pak ndryshime. [3] Sad, 29. [4] Shiko “Sherh Mukadimetit-Tefsir” (23, 24), nga Shejhul Al-lame Muhammed bin Salih El Uthejmin rahimehullah. [5] Në disa transmetime të tjera qëndron "me këtë Kur'an". [6] Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij (817). [7] Muhammed, 7. [8] Haxhxh, 40. [9] Për këtë çështje madhështore, që sot është domosdoshmëri nëse dëshirojmë krenari dhe triumf në këtë botë dhe ahiret, të lexohet “Tevhidi së pari” dhe “Rrugëzgjidhja e këtij ummeti është t'i kthehen Allahut”, nga shejhul Islam Muhammed Nasirudin Albani rahimehullah. [10] Disa thonë se Sunneti është baza e dytë e fesë, por e drejtë është se Sunneti është bazë e parë bashkë me Kur'anin, sepse Sunneti nuk ka dallim nga Kur'ani në ndërtimin e parimeve, bazave dhe vendimeve fetare. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Më është dhënë Kur'ani dhe i ng- jashëm me të (Sunneti)." [11] Shiko “Sherh Mukademtit-Tefsir” (6, 7) nga Shejh Muammed El Uthejmin rahimehullah.
  • 17. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 16 me besimin, diturinë dhe veprën... Prandaj kush e pason këtë rrugë dhe mundohet në studimin e fjalës së Allahut, i hapet dera mad- hështore në shkencën e tefsirit dhe i forcohen njohuritë."[12] Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, në përgjithësi e kanë kuptuar atë që i zbriti të Dërguarit sal-lAllahu aljehi ve sel,-lem me përjashtim të disa çështjeve të cilat i kuptuan pasi i parashtruan pyetje Pejgamberit alejhi salatu ve selam. Për këtë, Imam Bedrudin bin Muahmmed bin Abdullah Ez-Zerkeshij rahimehullah thotë: "Vërtet Kur'ani zbriti në gjuhën e qartë arabe në kohën e arabëve më të ditur për këtë gjuhë. Ata e dinin atë që gjuha ekspozonte dhe rregullat e saj, por çështjet precize të brendësisë së saj atyre u sqaroheshin pas hulumtimit, meditimit dhe nga pyetjet që i parashtronin Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kjo ndodhte më shpesh, si pyetja e tyre kur zbriti ajeti: "...dhe nuk e ngatërruan besimin e tyre me padrejtësi (shirk-idhujtari)..."[13] Sahabët pyetën: “E kush nga ne nuk i bën padrejtësi vetes?!” Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ua ko- mentoi këtë me shirk dhe e argumentoi me fjalën e Allahut te barek ve te ala: "...me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe."[14] Më pas imam Ez-Zerkeshij vazhdon e thotë: “Tek ne nuk na ka arritur nga sahabët tefsiri dhe sqarimi i Kur'anit i tëri dhe ne kemi nevojë për atë që kishin nevojë ata për Kur'anin si dhe më tepër nga kjo, që sahabët nuk kishin nevojë për rregullat e qarta, (ndërsa ne po) për shkak të mungesës tonë në njohjen e rregullave të gjuhës pa i mësuar, prandaj ne jemi njerëzit që më së shumti kemi nevojë për tefsirin.’’*[15] Pra, shkenca që merret me sqarimin e Kur'anit quhet tefsir. Çdo shkencë pati zana- fillën dhe etapat e zhvillimit deri në formimin e plotë, duke kaluar nëpër periudha të ndry- shme kohore. Edhe shkenca e tefsirit nuk mund të përjashtohet nga ky fenomen. Ajo kaloi dekada e shekuj deri në formimin e plotë si çdo shkencë tjetër. Dijetarët e kësaj shkence shkruan kapituj dhe tema të cilat i elaboruan, i sqaruan dhe i sistemuan shke- ncërisht duke e lehtësuar rrugën drejt kupti- mit të fjalës së Allahut të Plotfuqishëm. Kjo shkencë[16] gjithashtu është mburojë për mus- limanët nga dyshimet dhe sulmet e oriental- istëve, të cilët me mendimet dhe shpifjet e tyre ndaj Kur'anit mundohen t'i helmojnë zemrat e besimtarëve muslimanë me mos- besim. Po ashtu, shkenca e tefsirit është mbu- rojë nga fraksionet e shumta islame dhe ato që i adresohen Islamit,[17] të cilat me bazat dhe bindjet e tyre mundohen ta devijojnë atë që Allahu ka kërkuar nga robërit e Tij në Kur'anin e lartë, si në çështjet e besimit, ad- hurimit, moralit dhe në çdo çështje fetare në përgjithësi. Nga kjo kuptojmë rëndësinë që ka kjo shkencë për muslimanin, sidomos në këtë kohë kur muslimanët po sfidohen me të madhe ditë e natë nga dyshimet e jobesim- tarëve ndaj Kur'anit si dhe nga komentimet e risimtarëve, të cilat sjellin vetëm devijime nga Islami autentik ose largim total nga Islami. Nga Adem Avdiu ______________ [12] Shiko “Kavaidul Hisan lit-Tefsiril Kur'an” me pak ndryshime nga unë, faqe 5, nga Shejh Abdurrahman bin Nasër Es-Sadij rahimehullah. Marrë nëpërmjet librit “Dirasatun fit Tefsiri ve Ulumil Kur'an”, faqe 11, të dr. Muhammed bin Bekër Ibrahim el Abid. [13] En'amë, 82. [14] Lukman, 13. *Kjo ishte situata në kohën e këtij dijetari, por si qëndron gjendja e muslimanëve në kohën tonë për këtë çështje?! [15] Shiko “El Burhan fi Ulumil Kur'an” (1/43), tahkik nga dr. Zekij Muhammed Ebu Seri'ë. [16] Nëse është nga dijetarët e Ehli Sunnetit, sepse ka edhe nga pasuesit e bidatit që kanë shkruar për shkencën e tefsirit dhe shkrimet e tyre kanë në vetvete devijime dhe për këtë arsye këto shkrime duhen bojkotuar. [17] Si rafiditë, kadijanitë, behaitë.
  • 18. 17 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 Imam Neveviu thotë: Në këtë hadith tregohet se lejohet bojkotimi i pasuesve të bidateve dhe kundërshtarëve të Sunnetit kur ata e njohin Sunnetin dhe e kundërshtojnë atë dhe ky largim prej tyre mund të jetë i përhershëm. PAR AT H Ë N A E “SUNENIT” TË IBËN MAXHES HADITHI NR.17 T ransmetohet nga Abdullah ibën Mugaffel se ai ishte ulur pranë djalit të vëllait të tij dheaigjuajtimegur. Abdullahu e ndaloi atë dhe i tha se i Dërguari sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar nga kjo dhe ka thënë:“Ai,guri,nukgjuangjahundhenukedëmton armikun,porvetëmthyendhëmbindheverbonsyrin.” Djaliivëllaitfilloiprapëtëgjuajëmegurdheatëherë (Abdullahu) i tha: “Të tregoj se i Dërguari e ka ndaluar,kursetiprapëktheheshegjuan?!Nukdotë tëflas mëkurrë!” Hadithsahih-autentik. E transmetojnë Buhariu (“Kitabu edh-dhebaih ves- sajd babu el hadhf vel bundukatu” nr. i hadithit 5479),Muslimi(“Kitabus-sajdvedh-dhebaih,babu- ibahat ma justeanu bihi ala el istijadi vel aduv-vi, ve kerahetul hadhfi”, nr, i hadithit 5026).Gjithashtu e transmetojnë edhe të tjerë, ndër ta edhe ibën Max- heh. KyhadithmekëtëshprehjeështënëMuslim. El Munavij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “El-hadhf ështëtëhidhetguriikapurmesgishtit tëmadhdheatijtregues."[1] NdërsaibënBet-tali,Allahuemëshiroftë, thotë:“El-hadhfështëgjuajtjaeguritaposhkopitme dorë."[2] ImamNeveviu,Allahuemëshiroftë,thotë:"Kyha- dith tregon se gjuajtja me gur është e ndaluar sepse nukkadobinëtëdhegjithashtuprejsajmundtëvijë ekeqja.Këtërregullemerrçdogjëqëipërngjangjua- jtjes së gurëve."[3] Me këtë ndalesë është për qëllim nëse gjuajtja e gurit bëhet në drejtim të njeriut apo ndonjëkafsheapoedhenësejanëafër,edhenësegjua- jtjanukështënëdrejtimtëtyre,sepsengakjogjuajtje nuk ka kurrfarë dobie, përveçse mund të shkaktojë dëmtiminenjeriutapoedhetëkafshës,sipërshem- bullt’ithyhetdhëmbi,t’iverbohetsyrioset’ishkak- tohet plagë në trup. Mirëpo nëse gjuajtja bëhet kur nukështëprezentaskushaponëhapësirë,nënatyrë, në drejtim të lumit apo detit etj., hadithi këtë nuk e ______________ [1] "Fejdul Kadir” (6406). [2] “Sherh ibwn Bet-tal” (9474). [3] “Sherh Nevevi” ( 13106, hadithi nr. 5026 ).
  • 19. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 18 përfshin.Allahuedimësëmiri.Ngakyhadithkup- tojmë se muslimani në jetën e tij çdo gjë që vepron duhettakonsiderojëseështëdukebërëdiçkanëdobi të përgjithshme ose në të mirë të vetes ose të Islamit etj.,ejotëbëjëndonjëvepërprejsëcilësnukkaasnjë dobiasnëkëtëbotëeasnëbotëntjetër.ImamNeve- viu thotë: Në këtë hadith tregohet se lejohet bojko- timi i pasuesve të bidateve dhe kundërshtarëve të SunnetitkurataenjohinSunnetindheekundërsh- tojnëatëdhekylargimprejtyremundtëjetëipërher- shëm.Vëllanëmuslimannukmundtabojkotoshpër mëshumësetriditëkurkjondodhpërqëllimeper- sonaledheçështjetëkësajbote,ndërsandajpasuesve të bidateve lejohet që bojkoti të zgjasë edhe më shumë. Ky hadith përforcon disa hadithe të tjera të ngjashme me të, siç është edhe ngjarja e Ka'b ibën Malikut."[4] Gjithashtu në këtë hadith tregohet një mënyrë nga mënyrat se si të ndryshohet e keqja, d.m.th. në këtë rast duke mos i folur tjetrit, nëse ajo bëndobi.Nërasttëkundërtnuklejohettëmosiflitet muslimanit,poraiduhetmësuardhekëshilluar,por kjo varet krejt nga personi i cili vendos të mos i flasë dikujt dhe nga personi i braktisur. Në këtë çështje shikohet a ka dobi apo jo, sepse nganjëherë me bra- ktisjen e dikujt e keqja vetëm sa shtohet edhe më shumë,ndërsanganjëherëekeqjalargohetdheibrak- tisurikthehetdhependohet.Përkëtëshembullinmë tëmirëekemitekiDërguarisal-lAllahualejhivesel- lem. Kur disa shokë të tij të afërt bënin diçka në kundërshtim me Islamin, për t'i mësuar sillej ashpër me ta, siç është rasti kur e pa njërin se kishte unazë ari.IDërguarisal-lAllahualejhivesel-lemiahoqiun- azën nga gishti dhe ia hodhi duke mos i folur. Por ndodhtetësillejbutëmetëhuajtdhemunafikët,në mënyrëqët’ikthentenëIslam.RastiiKa'bibënMa- likut me dy shokët e tij është shembulli më i mirë. Edhepseishinngamuslimanëtesinqertë,vetëmpse munguanpaarsyenënjërënngabetejatvendimtare tëIslamit,AllahueurdhëroitëDërguarinqët’ibrak- tisë ata për një kohë të caktuar, ndërsa munafikët, edhepseekundërshtonintëDërguarinditëenatë,i Dërguari nuk i bojkotoi dhe sillej mirë me ta. Këtu shfaqetshumëqartëdobiadhedëmii bojkotimittë muslimanit dhe realiteti se dobia dhe dëmi duhen pasurparasyshgjatëbraktisjessëdikujt.Përkëtëtemë janëshkruarshumëshkrime,porneumunduamqë tëjapimrezymenëekësajçështjeje,Allahuedimësë miri.Saipërketgjuajtjessëgjahutmegurapondonjë mjet të mprehtë, dijetarët kanë rënë në mospajtim rrethlejimittëtij.Ataqëendaluanthanësekjokon- siderohet vrasje e gjahut dhe Allahu e ka ndaluar ngrënien e mishit të gjahut të vrarë, mirëpo ibën Mulekini,Allahuemëshiroftë,thotë:"Rastetegjahut tëgjuajturmendonjëmjetjanëtre:dytëlejuaradhe një e ndaluar. Dy rastet e lejuara janë: a) nëse me sendin e gjuajtur (qoftë shtizë, thikë, sëpatë, shpatë etj.) e vret gjahun me anën e mprehtë të tij duke i derdhur gjakun, ai lejohet edhe nëse nuk arrihet të theret gjahu; b) nëse e qëllon me anën e rrafshët të mjetit gjuajtës, por arrin ta therë para se të ngordhë gjahu.Ndërsarastiitretë,kurështëendaluarngrënia e mishit të tij, është nëse e godet gjahun me pjesën e rrafshët të mjetit gjuajtës dhe nuk arrin ta therësh gjahun parasetëngordhë."[5] Vijon Përgatit:FidanXhelili Referencat: 1."SunenIbënMaxheh"meverifikimtëhaditheve,ngadi- jetarishqiptarMuhamedNasirudinAlbani,mepërkujdesjen e dijetarit Mesh'hur ibën Hasen Al Selman. "Mektebet el mearif-Rijad".Botimiparë. 2. “Fet’hul Barij sherhu Sahih el-Buhari”, Ibën Haxher El Askalani,“ElMektebetuel-asrije”,pa vitbotimi. 3.“El-minhaxhsherhSahihMuslimibënHaxhaxh”,Neve- viu, me verifikim të shejh Halil Me’munë Shejha, Darul Ma’rife-Bejrut,pavitbotimi. 4.“FejdulKadir”,sqarimii“Xhami’Sagir”tëimamSujutit, autorAbdurreuf ElMunavij. 5.“Et-tevdihli-sherhelxhami'es-sahih",autoribënMulek- kin,meverifikim nga“Darulfellah”,mepërkujdesjeneHalidErr-Rrabatdhe Xhum’afet’hi.Botimiiparë2008. 6. “Sherh Sahihul Buhari”, autor Ali ibën Halef, i njohur si IbënBet-tal,meverifikimtëEbuTemimJasiribënIbrahim, MektebetErr-Rruzhd,Riad,botimiiparë1420h. ______________ [4] Po aty. Të njëjtën fjalë thotë edhe ibën Haxheri. Shiko “Fet'hul Barij” (15412). [5] "Et-tevdih li-sherh el xhami' es-sahih", ibën Mulek-kin (26354).
  • 20. 19 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 Edhe vetë Umer ibën Abdulazizi i urdhëronte të afërmit e tij që të ndiqnin mësimet e dijes që mbante imam Zuhriu, ngase nuk kishte njeri më të ditur për Sunnetin në sipërfaqen e tokës se ai. KONTRIBUTI I UMER IBËN ABDULAZIZIT DHE IBËNSHIHAB EZZUHRIUT NË SHKRIMIN E HADITHIT D eri nga përfundimi i shekullit të parë, hadithet e Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem transme- toheshin gojarisht me të madhe, edhe pse ishin shkruar aty-këtu, siç kemi thënë në numrin e kaluar të kësaj reviste. Kjo kohë ishte fundi i epokës së sahabëve të Pejgam- berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ata po vdisnin njëri pas tjetrit dhe dita-ditës numri i tyre po pakësohej[1], e po në të njëjtën kohë në skenë kishin dalë disa lëvizje apo rryma të rrezikshme, të cilat shfrytëzonin gjendjen e hadithit për të re- alizuar qëllimet e veta. U shtua gjithashtu edhe nevoja për tubimin dhe shkrimin e haditheve në një vend për arsye se ishin përhapur transmetimet, ishin shtuar (zg- jatur) esanidet (zinxhirët) e haditheve me emra dhe llagape të ndryshme dhe ishte vështirësuar mësimi i tyre përmendësh. Shkaqet apo arsyet përse nuk është shkruar më herët hadithi me të madhe ishin anu- luar, prandaj mund të themi se në për- gjithësi ishin plotësuar kushtet për të bërë një përmbledhje masive të haditheve të Pe- jgamberit-sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. I pari që kishte menduar për një tubim të tillë ishte imam Umer ibën Abdulazizi, Al- lahu e mëshiroftë, i cili i shkroi Ebu Bekr ibën Hazmit që të fillonte tubimin e ha- ditheve.[2] Imam Buhariu transmeton në “Sahihun” ______________ [1] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Shoqëruesit e mi janë kujdestarët për ummetin tim, kështu që kur shoqëruesit e mi të vdesin, ajo që i është caktuar ummetit tim, do t'i ndodhë." Me shkuarjen e sahabëve pasuan përçarje të shumta në këtë ummet, ndodhën ndryshime mahnitëse, u shtuan fitnet dhe fatkeqësitë me daljen e shumë fraksioneve në skenë, të cilat kishin filluar të shpiknin gjëra në fenë e Allahut vetëm e vetëm për të realizuar dëshirat e tyre. Kështu filloi përhapja e trillimit të haditheve në emër të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në mënyrë që të arsyetonin bidatet e tyre. Andaj bidatet janë bërë sunnete, sunnetet janë bërë bidate, e mira është bërë e keqe, e keqja është bërë e mirë, është shtuar injoranca dhe është shuar dituria dhe vendimet fetare janë bërë ndihmë për epshet, lakmitë dhe dëshirat, janë ndarë muslimanët mes tyre dhe janë përçarë në grupe e parti. Për arsye të tilla ishte më se i nevojshëm tubimi i haditheve në një vend në mënyrë që të mos futet në fenë e Allahut ajo që nuk është prej fjalëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por është trilluar në emër të tij. [2] Shiko "ErrIsaleh el-Mustetrefeh” fq. 3 dhe "Dirasat fi el-hadith en-nebevij”, 1/71. Një tentim të tillë para Umer ibën Abdulazizit e kishte bërë babai i tij, Abdulaziz ibën Mervani. Transmeton Lejth ibën Sa'di, e ky prej Jezid ibën Ebi Habibit, se Abdulaziz ibën Mervani i kishte shkruar Kethir ibën Murre el-Hdramiut, i cili kishte takuar në Hims shtatëdhjetë sahabë që kishin marrë pjesë në betejën e Bedrit. I shkroi atij duke e porositur që t’i shkruante ato hadithe që ka dëgjuar prej sahabëve, përveç haditheve të Ebu Hurejrës, ngase ato ishin të shkruara tek ai (Abdulaziz ibën Mervani). Transmeton ibën Sa'di në Tabekat(7/448). Por nuk dihet se a është përfunduar kjo iniciativë apo jo. Për tubimin e haditheve kishte vendosur edhe Umer ibën Hatabi, i cili ishte konsultuar me sahabët, por prapë nuk e vazhdoi atë duke thënë: "Me të vërtetë unë doja ta tuboja hadithin me një vend, por kur kujtova disa popuj që ishin para jush, të cilët shkruan disa libra e më pas u mbështetën në to, saqë e lanë librin e Allahut, ia kthyen sh- pinën atij, unë pasha Allahun nuk do ta përziej librin e Allahut me asgjë tjetër." Transmeton ibën Abduleberri në "Xhamiu bejani el-ilëm ve fedlihi”, 1/274" dhe Hatib el-Begdadij në "Takjjidu el-Ilëm”, fq. 49. Shiko "Mekanetu es-Sunneh en-Nebevijeh”, fq. 152-153, të shejhut tonë dr. Umer ibën Muslih el-Husejnij, Allahu e ruajttë.
  • 21. ______________ [3] “Kitabu el-ilëm, babu kejfe jukbed el-“ilëm, (1/104) dhe “Fet'hu el- barij” (1/34) dhe “Er-rsaleh el-mustetrefeh”, fq. 3. [4] Shiko “Er-risaleh el-mustetrefeh”, fq. 4. [5] “Xhamiu bejani el-ilëm”, ibën Abdulberr, (1/331). e tij nga Abdullah ibën Dinari, i cili thotë: "Umer ibën Abdulazizi i kishte shkruar letër Ebu Bekr ibën Hazmit duke i thënë: “Shëno atë që gjen nga hadithet e Pejgam- berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ngase unë po frikësohem nga pakësimi i tubime- ve të dijes dhe vdekjes së dijetarëve. Mos prano asgjë tjetër përveç haditheve të Pe- jgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem! Le të shpërndahet dija dhe të uleni në mënyrë që të mësohet ai që nuk di, ngase dija nuk humbet vetëm se atëherë kur është e fshe- htë."[3] Umer ibën Abdulazizi kishte vdekur para se Ebu Bekr ibën Hazmi t’ia dërgonte atë që kishte shkruar, por ai u kishte shkruar dhe dërguar letër edhe dijetarëve të tjerë në të gjitha anët, që të merreshin me hadi- thet dhe të bënin tubimin e tyre.[4] Me këtë Umer ibën Abdulazizi kishte plotësuar apo çuar në vend dëshirën e vjetër të gjyshit të tij, Umer ibën Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili shpesh- herë dëshironte t’i tubonte hadithet e Pe- jgamberit, por e pengonte fakti se mos po ngatërroheshin me Kur'anin apo se mos njerëzit e linin pas dore librin e Allahut dhe mbështeteshin në hadithet e shkruara. Imam Zuhriu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Na ka urdhëruar Umer ibën Abdulazizi për tubimin e haditheve, ...i tubuam ato pjesë-pjesë..."[5] Duhet ditur se Ebu Bekr ibën Hazmi kishte tubuar vetëm një numër të vogël ha- dithesh, por ai që luajti një rol jashtëza- konisht të madh dhe mbarti një barrë të madhe ishte imam Zuhriu. Ai e zbatoi ur- Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 20
  • 22. ______________ [6] “Sahihu Muslim”, (1/1268: 1647). [7] Shiko "Es-Sunneh ve Mekenetuha fi et-Teshrij el-Islamij", fq. 123- 124. [8] “Takjjidu el-Ilëm”, fq. 109. dhrin e kalifit me përpikëri të madhe, madje e konsideronte edhe si nder për të. Ai shpeshherë thoshte “na nderuan me ur- dhrin për shkrimin e haditheve”, kurse di- jetarët e kohës së tij thoshin se sikur të mos ishte imam Zuhriu, shumë hadithe do të humbnin dhe nuk do të arrinin tek ne. Këto fjalë i thoshin atëherë kur ishte gjallë Hasen el-Basriu dhe shumë e shumë dije- tarë të tjerë. Imam Muslimi në “Sahihun” e tij thotë: "Rreth nëntëdhjetë hadithe nuk i transme- ton askush tjetër përveç Zuhriut, me zinx- hirë të mirë."[6] Edhe vetë Umer ibën Abdulazizi i urd- hëronte të afërmit e tij që të ndiqnin mësimet e dijes që mbante imam Zuhriu, ngase nuk kishte njeri më të ditur për Sun- netin në sipërfaqen e tokës se ai.[7] Transmeton Hatib el-Bagdadij me senedin e tij deri tek imam Zuhriu, i cili thotë: "Sikur të mos ishin hadithet që na vinin prej lindjes hadithe të cilat nuk i njihnim dhe se ishin të dobëta (gjë që i kundërsh- tonim ato); nuk kisha për të shkruar asnjë hadith dhe gjithashtu nuk do t’i lejoja të tjerët që t’i shkruanin ato"[8] Salih ibën Kejsani thotë: "Ishim bashkë me Zuhriun në kërkim të dijes dhe thamë: “T’i shkruajmë hadithet-sunnetet; e shkr- uam atë që transmetohej prej Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e më pas më tha: “Të shkruajmë atë që transmetohet prej sahabëve (prej fjalëve të tyre), ngase edhe ajo është sunnet.” I thashë: “Jo, kjo nuk është sunnet dhe nuk e shkruajmë.” Ibën Kejsani thotë: “Imam Zuhriu shkroi 21 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0
  • 23. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 22 e unë nuk shkruaja, kështu që ai fitoi e unë humba.”[9] Ndërsa Ma'mer ibën Rashidi thotë: “Ka ndodhur që imam Zuhriu të shkruante ha- dithin edhe në nallanet e tij nga frika se mos po i ikte diçka.”[10] Të gjithë dijetarët e ummetit islam ishin të pajtimit se nuk kishte njeri më të ditur në hadith në atë kohë sesa imam Zuhriu. Umer ibën Abdulazizi, Katade, Mekhuli, Ejjubi, Ebu Bekr el-Hudhelij, Sufjan ibën Ujejne e të tjerët thoshin: "Nuk ka mbetur askush më i ditur se ibën Shihab ez-Zuhrij në hadith (sunnetet e kaluara)."[11] Ibën Ujejneh thotë: “Kam dëgjuar Ebu Bekr el-Hudhelij duke thënë: "Nuk kam parë kurrë njeri (të ditur) si imam Zuhriun."[12] Edhe pse Ebu Bekr el-Hudhelij ishte ulur me Hasan el-Basriun dhe Muhammed ibën Sirinin. Imam Maliku thoshte: "Ka mbetur ibën Shihabi e nuk mund t'ia gjesh shokun."[13] Pra, ky ishte imam Zuhriu dhe kontributi i tij në tubimin e haditheve. Nuk është për t’u çuditur pse armiqtë e Is- lamit (orientalistët) u munduan ta ngarko- jnë imam Zuhriun me gjëra prej të cilave ai është larg, duke thënë se ai është i pabesueshëm në hadith ngase ka trilluar hadithe në të mirë të pushtetmbajtësve të asaj kohe si dhe shumë akuza të tjera të pabaza. Me këto lloj akuzash ata zbulojnë qëllimet e tyre të fëlliqura dhe armiqësinë që kanë ndaj Islamit dhe pasuesve të tij.[14] Bali Musli Sadiku ______________ [9] Po aty, fq. 108. [10] Po aty. [11] Shiko "Sijer e'alam en-Nubela”, (5/336) [12] Po aty. [13] Nuk ka si ai, nuk ka njeri më të ditur se ai. Shiko Sijer (5/336). [14] Për më gjerësisht rreth trillimeve të orientalistëve dhe kundërshtimit të tyre shiko "Es-Sunneh ve Mekenetuha fi Teshrii el-Islamij”, fq. 239 e më pas të dr.Mustafa es-Sibaij, Allahu e mëshiroftë.
  • 24. 23 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 Kur u kthye në Medinë, ata ia përmendën këtë veprim të tij Pejgamberit dhe ai tha: “Pyeteni shokun tuaj përse ka vepruar kështu.” Kur e pyetën, ai u përgjigj: “E dua këtë sure, meqenëse në të përmenden cilësitë e Mëshiruesit dhe për këtë arsye e fal namazin me të.” Atëherë Pe- jgamberi alejhi selam tha: “Lajmërojeni se Allahu e do atë." Transmeton Buhariu ÇFARË DO DHE ÇFARË URREN ALLAHU I L A R T Ë S U A R A ke menduar ndonjëherë se çfarë do dhe çfarë urren Allahu i Lartësuar, që të jesh prej atyre që Ai i do? ÇFARË DO ALLAHU I MAD HËRUAR PREJ ADHURIMEVE 1- Puna më e dashur për Allahun është falja e namazit në kohën e tij Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Cila është puna më e dashur për Allahun? Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Falja e namazit në kohën e tij.” Trans Buhariu, kapitulli "Kohët e namazit". Fjala: “Falja e namazit në kohën e tij” do të thotë se për çdo namaz ka kohë të cak- tuar dhe nëse i kalon koha, të kalon na- mazi. Allahu i Plotfuqishëm do që namazi të falet në kohën e tij të caktuar e jo jashtë kohës së tij. 2-Puna më e dashur për Allahun është re- spektimi i prindërve Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem: Cila është puna më e dashur
  • 25. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 24 për Allahun? Tha: “Falja e namazit në kohën e tij.” E pyeta: E pastaj? Tha: “Respektimi i prindërve." Transmeton Buhariu Fjala “Respektim i prindërve” do të thotë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka lajmëruar se respektimi i prindërve është puna më e dashur për Allahun e Madhëruar, pas faljes së namazit në kohën e tij, i cili është shtylla më e madhe e Is- lamit, pas dy dëshmive. 3-Puna më e dashur për Allahun e Mad- hëruar është të shpeshtuarit e sexhdes Transmetohet nga Mi'dan ibën ebi Talha el Ja'merij se ka thënë: “E kam takuar Thevbanin, shërbëtor i Pejgamberit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem dhe i thashë: Tregomë për një punë që, nëse e kryej, Allahu i Mad- hëruar do të më fusë në xhenet apo punën më të dashur për Allahun Fuqiplotë? Heshti. E pyeta përsëri. Heshti. E pyeta për të tretën herë. Më tha: “E kam pyetur për këtë Pe- jgamberin e më tha: Shpeshto të bërit sexhde për Allahun, për shkak se sa herë që bën sex- hde për Allahun, Allahu do të të ngrejë me të një shkallë dhe do të të shlyejë me të një gabim.” Transmeton Muslimi Sexhdja është kusht prej kushteve të na- mazit dhe kur e bën atë namazliu, ai do të jetë më afër Allahut të Madhëruar. CILËT NJERËZ DO ALLAHU? 1-Allahu i do bamirësit Thotë Allahu: "Me të vërtetë Allahu i do bamirësit." (Bekare, 195) Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë." Sahih el-xhami es-sagir [1824] Bamirësia është thelbi i besimit, i shpirtit dhe përsosjes së tij, është shkalla më e lartë e fesë dhe kulminacioni i saj, robërit më të mirë për Allahun janë ata me etikë të lartë. 2-Allahu i do ata që i mbështeten Atij Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu i do ata që i mbështeten atij." Alu Imran, 159 Mbështetje nga ana gjuhësore do të thotë të tregosh dobësi dhe mbështetje te të tjerët. Thuhet e kam mbështetur çështjen time te filani, d.m.th. jam drejtuar dhe jam mbështetur tek ai. 3-Njerëzit më të dashur për Allahun janë ata me moral të mirë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Robërit më të dashur për Allahun janë ata që kanë moral më të mirë." Sahih el-xhami es-sagir [179] 4-Allahu i Madhëruar e do lexuesin e sures
  • 26. 25 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 el-Ihlas Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut e dërgoi njërin prej shokëve të vet si kryesues te një ekspedite vëzhgimi. Ai gjatë qën- drimit në terren u lexonte shokëve të tij në çdo namaz suren el-Ihlas, me të cilën e për- fundonte gjithashtu namazin. Kur u kthye në Medinë, ata ia përmendën këtë veprim të tij Pejgamberit dhe ai tha: “Pyeteni shokun tuaj përse ka vepruar kështu.” Kur e pyetën, ai u përgjigj: “E dua këtë sure, me- qenëse në të përmenden cilësitë e Mëshiruesit dhe për këtë arsye e fal namazin me të.” Atë- herë Pejgamberi alejhi selam tha: “Lajmëro- jeni se Allahu e do atë." Transmeton Buhariu CILËT NJERËZ NUK I DO ALL AHU? 1-Allahu nuk i do të padrejtët, zullumqarët Allahu thotë: "Allahu nuk i do të padrejtët." Alu Imran, 57 Padrejtësi do të thotë vendosje e gjërave jashtë vendit të tyre. Zullumqarët janë ata që nuk besojnë, të cilët i shoqërojnë shok Allahut, gënjejnë dhe shpifin gënjeshtra për Allahun. 2-Allahu nuk e do çrregullimin dhe shkatërruesit Allahu thotë: "Allahu nuk e do çrregul- limin." Bekare, 205 Gjithashtu Allahu thotë: "Allahu nuk i do ngatërrestarët." Maide, 64 Çrregullimi është e kundërta e për- mirësimit. Shkatërruesit janë ata që bëjnë trazira në tokë, bëjnë çrregullime dhe pengojnë nga rruga e Allahut. 3-Allahu nuk i do tradhtarët Allahu thotë: "Allahu nuk i do ata që trad- htojnë [fshehurazi].” Enfal, 58 Gjithashtu Allahu thotë: "Allahu nuk do asnjë tradhtar e bukëpërmbysët." Haxhxh, 38 Tradhtia është mashtrim dhe fshehje gjërash, është e kundërta e besës. Tradhtarët janë ata që mundohen ta trad- htojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, tradhtojnë kur u besohet diçka. 4-Allahu nuk i do kryelartët Allahu thotë: "Ai nuk i do kryelartët." Nahl, 23 Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk do të hyjë në xhenet ai i cili ka në zemrën e tij sa grimca e atomit mendje- madhësi.” Kryelartësi është ta shohësh veten mbi të tjerët, t’i nënçmosh ata. Mendjelartët janë ata të cilët tregohen mendjemëdhenj ndaj adhurimeve për Al- lahun e Madhëruar. 5-Allahu nuk i do ata që përbuzin furniz- imin Allahu thotë: "Hani nga të mirat që ju dhu- ruam e mos u bëni përbuzës, se do t'ju godasë hidhërimi Im. E atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.” Ta-Ha, 81 Përbuzja është të tejkaluarit e kufirit. Përbuzësit e furnizimit janë ata të cilët Al- lahu i ka furnizuar me furnizim, por e kanë përbuzur atë dhe kundërshtuan ndaj asaj që u urdhëruan dhe Allahu është i hidh- ëruar me ta. Përshtati: Fehmi Dalipi
  • 27. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 26 Kjo i përket kapitullit "Nëse vaxhibi nuk arrihet vetëm se me diçka, atëherë ai është vaxhib", ashtu siç thonë dijetarët e shkencës së usulit, Allahu i Lartësuar i mëshiroftë. DOMOSDOSHMËRIA E NJOHJES SË BIDATIT P rej gjërave për të cilat jemi të obliguar të kemi dituri është njohja e bidateve që kanë hyrë në fe. Kjo është një gjë me rëndësi për t’u ditur, ngase muslimanit nuk i plotësohet të afruarit tek Allahu pa iu larguar bidatit. Kjo arrihet vetëm duke i njohur ato një nga një. Nëse personi në fjalë nuk i di rregullat dhe bazat e bidatit, ai bie në bidat duke mos e hetuar fare. Kjo i përket ka- pitullit "Nëse vaxhibi nuk arrihet vetëm se me diçka, atëherë ai është vaxhib", ashtu siç thonë di- jetarët e shkencës së usulit, Allahu i Lartësuar i mëshiroftë. E njëjta gjë është edhe me njohjen e shirkut dhe llojet e tij. Kush nuk ka njohuri, bie në të, ashtu siç vërehet te shumë muslimanë, të cilët i afrohen Allahut me atë që është shirk, si p.sh. zotimet ndaj evlijave dhe ndaj të devotshmëve si dhe të betuarit në emrin e tyre, tavafi tek varrezat e tyre, ndërtimi i xhamive mbi varret e tyre dhe me gjëra të tjera që dihet se janë veprime e bindje shirku. Prandaj nuk mjafton që adhurimin ta ngushtojmë vetëm me njohjen e Sunnetit, por do- mosdo duhet të njihet ajo që e kundërshton atë prej bidateve, ashtu siç nuk mjafton në besim tevhidi duke mos i njohur gjërat që e kundërshto- jnë atë . Për këtë realitet na ka sinjalizuar Resulul- lahu sal-lAllahu aljehi ve sel-lem me fjalën e tij: "Kush thotë ‘La ilahe il-lallah-nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’ dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Tij, ndalohet pasuria dhe gjaku i tij, e llogaria e tij është tek Allahu."2 Pra, Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk u mjaf- tua me tevhid, por përfshiu edhe mohimin e çdo gjëje përveç Allahut. Kjo e bën obligim njohjen e kufrit sepse në të kundërtën personi bie në të duke mos e hetuar. E njëjtë është çështja edhe me Sun- netin dhe bidatin dhe nuk ka dallueshmëri sepse feja islame është ndërtuar mbi dy baza madhësh- tore: që të adhurojmë vetëm Allahun e askënd me Të dhe ta adhurojmë Atë vetëm ashtu siç e ka legjitimuar Ai. Kush e lë njërën prej këtyre, ai i ka lënë të dyja dhe një person i tillë nuk e ka adhuruar Allahun tebarek ve te ala. Vërtetimin dhe sak- tësimin e fjalës mbi këto dy baza mund ta gjeni në mënyrë gjithëpërfshirëse në librat e shejhul islam Ibn Tejmijes dhe Ibnul Kajjimit Allahu e mëshi- roftë. Nga ajo që thamë u vërtetua se njohja e bidatit është një çështje për të cilën domosdo që kemi nevojë, për ta shpëtuar adhurimin e besim- tarit prej bidatit, i cili e mohon adhurimin e sin- qertë ndaj Allahut subhanehu ve te ala. Pra, bidati është prej së keqes që e kemi obligim ta njohim jo për ta përvetësuar, por për ta larguar atë, siç thotë edhe poeti: E kam njohur të keqen jo për të bërë keq, por për t’u mbrojtur prej saj. E kush nuk e dallon të keqen prej së mirës, ai bie në të. Kjo kuptueshmëri është përfituar prej Sun- netit. Transmetohet nga Hudhejfeh ibën Jemani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: “Njerëzit e pyetnin Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për të mirën, kurse unë e pyesja për të DHE TËRHEQJA E VËREJTJES PREJ TIJ1 ______________ [1] Marrë nga libri “Kamusul Bidai mustahrexhun Min kutubil Imam el Al-lameh Muhamed Nasirudin Albani”, faqe 27, I pergatitur nga Dijetari Ebu Ubejdeh Mesh’hur bin Hasen Al Selman dhe nga dhe nga Dijetari Ebu Abdullah Ahmed bin Ismail Esh-Shekevkani. [2] Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij në “Kitabul Ejman”, nr. 23.
  • 28. 27 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 keqen nga frika se mos më godiste ajo. I thashë: “O i Dërguar i Allahut! Ne ishim në kohën e injo- rancës3 dhe të së keqes. Neve na e solli Allahu këtë të mirë, andaj a ka pas kësaj të mire të keqe?” Tha: "Po." I thashë: “Po pas kësaj të keqe a ka të mirë?” Tha: "Po dhe në të ka mjegulli." I thashë: “E çfarë është mjegullia e saj? Tha: "Një popull që punon në kundërshtim me Sunnetin tim dhe udhëzon jo me udhëzimin tim, ka gjëra në përputhshmëri me sheri- atin dhe në kundërshtim me të." I thashë: “A ka pas kësaj të mire të keqe?” Tha: "Po. Thirrësit për në dyert e xhehenemit. Prandaj kush u përgjigjet atyre, e hedhin në të." I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Na i përshkruaj cilësitë e tyre.” Tha: "Po. Ata janë popull prej nesh dhe flasin me gjuhën tonë..." 4 Për këtë arsye, është shumë e domosdoshme t'u tërhiqet vërejtja muslimanëve ndaj bidateve që kanë hyrë në fe. Çështja nuk qëndron ashtu siç paramendojnë disa, kur deklarojnë se mjafton vetëm njohja e tevhidit dhe e Sunnetit dhe se nuk duhet t’u afrohemi sqarimeve mbi të kundërtën e saj dhe bidatet, porse duhet të heshtim për këtë. Ky është mendim shkurtpamës dhe i mangët si rezultat i njohurive dhe diturive të pakta mbi të vërtetën e tevhidit, i cili e kundërshton shirkun, dhe mbi Sunnetin, i cili e kundërshton bidatin.Një person i tillë në të njëjtën kohë argumenton mbi injorancën e kësaj pjese ngase ndodh që në bidat të bjerë edhe dijetari sepse kjo ndodh ngaqë shkaqet e bidatit janë të shumta. Nuk kemi kohë për t’i theksuar tani, mirëpo do përmendim një shkak dhe një shembull në lidhje me të. Prej shkaqeve të shfaqjes së bidateve në fe janë hadithet e dobëta dhe të shpikura, prandaj ndodh që të fshi- het diçka prej kësaj te disa dijetarë, duke menduar se janë hadithe të vërteta, e ata punojnë me to si dhe afrohen me to tek Allahu subhanehu ve te ala, kurse kërkuesit e diturisë dhe populli i thjeshtë i pasojnë dhe ky veprim shndërrohet në sunnet të pasueshëm! Shembulli i kësaj është dijetari i nderuar Al-lametul-Muhakik5 zotëri famshem Xhemaludin El Kasimij Allahu e meshirofte, i cili ka shkruar një libër të dobishëm me titull: "Islahul Mesaxhid minel Bidai vel Avaidi", nga i cili kam përfituar shumë. Megjithëkëtë, ai ka bërë një ka- pitull për disa çështje për të cilat duhet të tërhiqet vërejtja. Ka përmendur në të njëzetë çështje dhe prej tyre është çështja e 16-të, "Hyrja e fëmijëve në xhami", ku thotë6: “Përmendet në hadith: "Dhe largoni nga xhamitë fëmijët dhe të çmendurit tuaj." Kjo sepse fëmija nga natyra e tij është i dhënë pas lojës dhe me lojën e tij ai i pengon ata që falen apo ndoshta e marrin atë për lojë dhe për këtë fëmija largohet nga ky vend.” Them (Albani): Ky hadith është i dobët, nuk ar- gumentohet me të. E kanë bërë të dobët vetëm një grup imamësh, si p.sh. Abdulhak el Ishbilij, Ibnul Xhevzi, Mundhiri, Busajri, Hejthemi, Askalani dhe të tjerë, e megjithëkëtë i është fshehur gjendja e këtij hadithi dijetarit Xhemaludin el Kasemi, që ndërtoi mbi të një vendim fetar, pra largimin e fëmijëve nga xhamia si respekt për xhaminë. Në realitet kjo është bidat për arsye se kundërshton një çështje që ishte e lejuar në kohën e Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ashtu siç është sqaruar dhe komentuar në librat e Sunnetit. Shiko për këtë lib- rin tonë "Sifetus-Salatin-Nebij sal-lAllahu aljehi ve sel-lem", faqe 73, botimi i tretë. Prandaj të tërhe- qurit e vërejtjes nga bidati është çështje obligative për dijetarët, madje një grup prej tyre kanë shkruar shumë libra mbi këtë kapitull; disa janë për rreg- ullat e bidatit dhe bazat e tij7, disa mbi degëzimet e tij, kurse të tjerët i kanë bashkuar këto dy lloje. I kam vështruar hollësisht të gjithë këta libra dhe kam lexuar qindra libra të tjerë në shkencën e ha- dithit, fikhut, gjuhës dhe në shkenca të tjera. Kam grumbulluar shumë material mbi bidatin dhe mendoj se askush nuk më ka paraprirë në këtë gjë, e ky është libri im "Kamusul Bidai", për të cilin lus Allahun që të ma lehtësojë sistemimin, shkrimin dhe daljen e këtij libri për njerëzit.8 Nga dijetari dhe Muhadithi Muhamed Nasirudin Albani Allahu e meshiroftë Përshtati: Adem Avdiu ______________ [3] Periudha para fillimit të shpalljes së Kur'anit (sh.p.). [4] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi në sahihat e tyre. [5] Dijetar i madh dhe vërtetues i çështjeve të sheriatit (sh.p.). [6] Në faqen 205. [7] Thotë dijetari Mesh’huri Allahu e ruajte: “Më e mira që është shkruar për këtë është libri "El I'tisam" nga Shatibiu. Kam punuar në këtë libër me përkushtim të madh dhe është botuar prej Darut-Tevhid me verefikimin timin në katër vëllime. Lavdia i qoftë Allahut për suksesin. [8] Dijetari Mesh’huri Allahu e ruajte thotë në hyrje të librit “Kamusul Bidai”, faqe12: “Unë dhe vëllezërit prej nxënësve dhe të dashurit e shejhut (Albanit) e pritnim atë çast kur do të përfundonte shejhu këtë punë madhështore, mirëpo ndodhi caktimi i Allahut subhanehu ve te ala dhe vdiq pa e përfunduar.”
  • 29. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 28 Në seminarin vjetor të Organizatës Mjekësore Amerikane, të mbajtur në Çikago në vitin 1966, ku temë aktuale ishte studimi dhe mbro- jtja nga rreziku i duhanit, pas konsultimit të mjekëve, u bë e njohur se duhani është shkaktar i kancerit të mushkërive. Ë shtë e njohur në mesin e njerëzve me logjikë se ajo që sjell dobi duhet kërk- uar, ndërsa ajo që sjell dëm duhet fla- kur. Jeta kalon në këtë qark që nga kohët e para të krijimit, gjë që është e kuptueshme për të gjithë ata që kanë logjikë. Gjykimi i njerëzve për atë që u sjell dëm apo dobi ndryshon nga njëri te tjetri dhe kjo mbe- tet mangësi e secilit njeri, varësisht nga fuqia apo dobësia e tyre. Megjithatë, të shumta kanë qenë gjërat e mira dhe të dobishme që njerëzit i kanë parë si të dëmshme dhe janë larguar prej tyre dhe shumë gjëra të dëmshme janë pranuar nga njerëzit duke qenë të bindur se janë të do- bishme dhe kanë vepruar me to. Shto këtu edhe shumë gjëra të tjera, të cilat janë të panjohura nga shumica e njerëzve, të cilët nuk e dinë nëse janë të dobishme e të kërkuara apo të dëmshme, që duhen flakur. Për këtë realitet dëshmon edhe hadithi i Mu- hamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që thotë: "Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë. Ndërsa midis tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat nuk i dinë shumica e njerëzve…”[1] Çdo gjë e dobishme është hallall, ndërsa çdo gjë e dëmshme është haram. Disa prej tyre du- ket qartë se janë të dobishme, si p.sh. mjalti, ndërsa disa të tjera duket qartë se janë të dëmshme, si p.sh. helmi. Po ashtu, është më se e ditur dobia e bamirësisë dhe dëmi i keqbër- jes, ndërsa ndërmjet tyre ka shumë gjëra, dobia apo dëmi i të cilave dihet vetëm nga ata që kanë përvojë. Prej këtyre është edhe duhani, që është keqkuptuar nga shumica e njerëzve.[2] Për këtë shkak, e pashë të arsyeshme që të mbledh dhe të paraqes thëniet e dijetarëve li- dhur me këtë çështje, në mënyrë që të qartë- sohet ky problem, të triumfojë e vërteta dhe të zbulohet e ngatërruara. 1. Historia e shfaqjes së duhanit Duhani është shfaqur për herë të parë përafër- sisht në vitin 1492, kur u gjet nga disa tregtarë spanjollë, në kohën kur është zbuluar konti- nenti amerikan. Pastaj është përhapur në Evro- pë me një shpejtësi të madhe, nga fundi i shekullit XVI dhe ka vazhduar kështu deri me ardhjen e mbretit të parë britanik, Xhejmsit, i cili nisi luftën kundër duhanit dhe konsuma- torëve të tij si dhe shpërndau broshura kundër DUHANI ______________ [1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Numan bin Beshiri. [2] “Et-Ted’hin Madeten ve Hukmen” nga Ebi Beker el Xhezairi, f. 4-5.
  • 30. 29 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 duhanit, në vitin 1604. Gjithashtu ai mori një vendim të prerë dhe të frikshëm kundër duha- nit në vitin 1634, ku thuhej se çdo person i cili përdor, shet apo blen duhan dënohet me rrahje, prerje të hundës, burgim apo edhe me vrasje! Në shekullin XVII, Danimarka, Suedia, Greqia e shumë vende të tjera shpallën dekrete për ndalimin e konsumimit të duhanit. Për herë të parë në vendet islame duhani u shfaq në fund të qindvjeçarit të dhjetë të hixhretit dhe u sollën nga të krishterët.[3] 2. Substancat përbërëse të duhanit Duhani përbëhet nga një numër i konside- rueshëm lëndësh helmuese dhe nuk është ash- tu siç mendojnë shumica e njerëzve, se përmban vetëm nikotinë. Ai përmban edhe shumë lëndë të tjera, edhe më të rrezikshme dhe më të dëmshme se nikotina. Prej këtyre substancave po përmendim: 1. Gazi i oksidit të qymyrgurit, i cili është i njohur për aktivitetin e tij helmues. 2. Substancë e rëndë helmuese plumbi, që ngjitet, të cilën trupi i njeriut nuk ka mundësi ta sekretojë. 3. Benzobirinë, për të cilën s'ka mospajtime mes mjekëve se është shkaktar i sëmundjes së kancerit. 4. Nikotinë, e cila është aq substancë hel- muese, saqë 50 mlg. mjaftojnë për ta vrarë njeriun nëse injektohet njëherësh në arterie[4]. 5. Plenium, i cili përqendrohet në mushkëritë e konsumuesit të tij dhe ia shkatërron ato. 6. Katran, një substancë e verdhë dhe ngjitëse, e cila shkakton zverdhjen e dhëmbëve, kariesin dhe piorrenë apo qelbëzimin e mishit të dhëm- bëve. Këtë substancë, që e sheh edhe vetë kon- sumuesi në filtrin e cigares, është substanca më e rrezikshme e duhanit. 7. Arsenik, një substancë që përdoret për vras- jen e insekteve. Përmbajtja e tij në cigare është 10% dhe ai shkon drejt e në mushkëri. 8. Alkool dhe shumë substanca të ngjashme që përdoren për ruajtjen nga lagështia, të cilat janë shumë të rrezikshme dhe helmuese.[5] 3. Dëmet e duhanit Dijetari afgan Muhamed Abdulgafar në librin e tij të titulluar “99 Dëmet e Duhanit” ka qar- tësuar se duhani është shkaktar i shumë së- mundjeve për të cilat kanë treguar mjekët, numri i të cilave arrin në 99. Dr. Salahudin Abdurabinebi, doktor i nervave, nga Egjipti, thotë: "Nëse njeriu bëhet skllav i zakonit të duhanit, pa dyshim se kjo gjë ndi- kon negativisht në shëndetin e tij, veçanërisht në zemër, pasi ajo pëson çrregullime në rrahje dhe në qarkullimin e gjakut, të cilat shkakto- jnë marrje mendsh herë pas here si rrjedhojë e tkurrjes së arterieve të trurit. Me kalimin e vit- eve, duhani shkakton rritjen e tensionit të gjakut dhe angjinën (mahisjen) e gjoksit. Gji- thashtu edhe organet e tretjes dhe të frymë- marrjes ndikohen nga duhani dhe duhanxhiu e humb shijimin e ushqimit si dhe e zë kolla e quajtur "kolla e duhanit". Nëse aparati nervor ndikohet nga duhani, atëherë konsumuesi i tij ndien therje, mpirje të gjymtyrëve dhe dhim- bje në nerva. Në seminarin vjetor të Organizatës Mjekësore Amerikane, të mbajtur në Çikago në vitin 1966, ku temë aktuale ishte studimi dhe mbr- ojtja nga rreziku i duhanit, pas konsultimit të mjekëve, u bë e njohur se duhani është shkak- tar i kancerit të mushkërive. Për këtë, doktori amerikan Eduard Kvilerhamund, drejtor i kër- kimeve statistikore në Qendrën Amerikane të Kancerit, tha: "Kanceri i mushkërive, të cilin e shkakton konsumimi i duhanit, nuk është relativisht i rëndësishëm nëse do të krahasohej me dëmet e shkaktuara prej tij me rrugë të tjera të ndryshme." Në revistën “Bota Shkencore”, nr. 9, viti i parë, thuhet: "Ka ardhur koha që të gjithë njerëzit ta njohin rrezikun e duhanit dhe se kjo lëndë ______________ [3] “El Eshribetu ve Ahkamuha”, i dr. Maxhid Ebi Rrhijetu (f. 380-389). Shih “El Mevsuatu el Arabijetu el Mujesera” (1/489), e Muhamed Shefik Garbali. [4] Shih “Et Ted’hin Bejne el Muejidin vel Muaridin” (f. 14), i dr. Hani Armush. [5] “El Eshribetu ve Ahkamuha” (f. 93-394).
  • 31. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 30 e ndyrë të çon drejt vdekjes dhe shkakton shumë probleme e dhimbje në masë të gjerë. Duhet të qartësohet sa më shumë rreziku i duhanit, me shpresë që të shpëtojnë shumë të rinj që kanë rënë viktimë e tij, të cilët habiten kur dëgjojnë të flitet kaq shumë rreth duha- nit.” Në të gjithashtu thuhet: Sëmundjet vdekjeprurëse të shkaktuara nga duhani Kjo sëmundje vdekjeprurëse është kupola e shumë sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga varfërimi i gjakut dhe sëmundje të tjera që kanë lidhje me enët e gjakut. Të gjitha ato së- mundje kanë lidhje me këtë lëndë të ndyrë, por kanceri i mushkërive ka më shumë lidhje me duhanin. Kjo sëmundje ka qenë shumë e rrallë, por në çerekun e fundit të këtij shekulli (shekullit XX) është vënë re një ngritje e madhe e numrit të të sëmurëve me të, në fillim tek burrat dhe më pas edhe tek gratë. Në gjashtëdhjetë vitet e para të këtij shekulli, vdekjet e rezultuara nga kanceri i mushkërive janë shtuar shumë në krahasim me shekullin e kaluar.[6] Duhani është shkaktar edhe i shumë sëmund- jeve të tjera, përveç dëmit ekonomik që i shkakton individit dhe shoqërisë.[7] 4. Argumentet për ndalimin e duhanit Duhani nuk ka ekzistuar në kohën e Muha- medit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, megjithatë feja jonë madhështore ka vendosur baza të përgjithshme, me qëllim që mbi to të ndërto- hen degëzime të shumta. Me këto baza të për- gjithshme, dijetarët e Islamit, Allahu e mëshiroftë, kanë argumentuar për ndalimin dhe bërjen haram të duhanit. Bazat në të cilat janë mbështetur ata janë ajete nga Kurani ose hadithe nga Muhamedi, sal- lAllahu alejhi ve sel-lem. Po paraqesim në pika të shkurtra, disa nga këto argumente: 1. Fjala e Allahut të Lartësuar kur tregon për cilësitë e të Dërguarit të Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe thotë: "…Ai i udhëzon ata për el maruf çdo vepër të mirë; i ndalon ata nga el munker çdo gjë e keqe; i lejon atyre et tajibat -të gjitha të mirat (prej ushqimeve, etj.) dhe ua ndalon si të paligjshme el habaith –të ndytat e të pakëndshmet (prej ushqimeve, etj.)." A'raf 157 Ajeti i mësipërm tregon qartë për lejimin e gjërave të mira e të dobishme dhe për ndal- imin e gjërave të dëmshme e të pakëndshme. Kështu që nuk dyshon asnjë i mençur se duhani nuk është i mirë, për shkak se gjërat e pakëndshme dhe të ndyta janë ato të cilave nuk u pëlqehet era apo shija dhe të gjitha këto cilësi i gjen tek duhani. Ajo që na bind edhe më shumë për këtë është pikërisht ajo lënda e verdhë që ai lë mbi dhëmbë. 2. Allahu i Lartësuar thotë: "…Por mos shpërdoroni kot e pa vend si shkapër- darë. Vërtet që dorëshpuarit shpërdorues janë vëllezër të shejtanit dhe shejtani është vazhdi- misht mosmirënjohës e mosfalënderues ndaj Zotit të tij." Isra 26-27 "Por mos shpërdoroni, sepse Ai nuk i do shpër- doruesit." En'am 141 Ndërsa i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve sel- lem, thotë: "...dhe i urren prej jush thashe- themet, pyetjet e shumta dhe humbjen e pasurisë.”[8] Pa dyshim se shpenzimi për duhan është hum- bje e pasurisë, teprim dhe harxhim. E gjithë kjo pa dyshim është e ndaluar me pëlqimin unanim të dijetarëve. 3. Thënia e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Kush ha qepë apo hudhër, të largohet nga ne, të largohet nga xhamitë tona dhe të qën- drojë në shtëpinë e tij."[9] E, çfarë mund të thuhet për erën e duhanit, që është edhe më e dëmshme dhe shkatërruese për njerëzit e tjerë? Sigurisht që dëmtimi i muslimanit është i ndaluar në ligjin e Allahut ______________ [6] "El Hamru Ve Sairu el Muskirat” (f.159-160), i dr. Ahmed ibën Haxher Al Butami. [7] Shih “El Eshribetu ve Ehkamuha” (f.394-400). [8] Mutefekun alejhi nga hadithi i Mugires; “Sahih el Xhami”, (f.1745), i profesorit tonë, el Albani. [9] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Xhabiri. Shih “Sahih el Xhami” (f. 596), “Irvaul Galil” (f. 540).
  • 32. 31 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 dhe fenë e Tij. 4. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe jepni për në rrugën e Allahut e mos shkatër- roni vetveten dhe bëni mirë." Bekare 195 Siç e mësuam, duhani shkakton sëmundje të ndryshme e vdekjeprurëse si kanceri, veremi etj., kështu që është haram. 5. Thënia e Allahut të Lartësuar: "…dhe mos e mbytni veten tuaj." Nisa 29 Ndërsa Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel- lem, thotë: "…Kush merr helm dhe e mbyt veten e tij, ai do ta shijojë helmin e tij në zjarrin e xhe- henemit, përgjithmonë."[10] Siç dihet, duhani përmban substanca helmu- ese të shumta, kështu që konsumuesi i tij kry- en një vetëvrasje të ngadaltë me konsumimin e tij. 6. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nuk lejohet dëmtimi i tjetrit dhe as kthimi i dëmit me dëm."[11] Pra, duhani në çdo rast është i dëmshëm. 7. Pas gjithë kësaj, nëse njeriu bëhet mendje- madh dhe nuk pranon argumentet që për- mendëm dhe qartësuam më lart, le ta ketë frikë Allahun për veten e tij. Dije mirë se më e pakta që mund të thuhet për duhanin është se ai është nga gjërat e dyshimta, të cilat i ka për- mendur i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se kush gjendet në to gjendet në haram dhe ka urdhëruar që të largohemi prej tyre duke thënë: "Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë, por në mes të këtyre janë çështjet e dyshimta për të cilat shumica e njerëzve nuk kanë njohuri. Kushdo që u shmanget çësht- jeve të dyshimta, e ruan fenë dhe nderin e tij, ndërsa kushdo që bie në çështjet e dyshimta, bie në atë që është e ndaluar. Ashtu si një burrë që i kullot delet e tij pranë kullotës së huaj dhe nga çasti në çast ato mund të hyjnë në të. Me të vërtetë çdo mbret ka rezervat privat. Ndërsa rez- ervati i Allahut janë ato gjëra të cilat Ai i ka ndaluar. Në trup ka një copë mishi, e cila nëse është e mirë, i tërë trupi është i mirë, por nëse është e prishur, i tërë trupi është i prishur. Vërtet kjo copë mishi është zemra."[12] 5. Opinionet e dijetarëve për ndalimin e duhanit a) Shafiitë Prej dijetarëve shafiitë që e kanë konsideruar të ndaluar duhanin po përmendim Ibën Alan, komentuesin e “Rijadu Salihin”, “El Edhkar” dhe librave të tjerë. Ky ka dy shkrime për ndal- imin e duhanit. Në mesin e tyre janë edhe Ab- durrahim el Gazi, Ibrahim ibën Xheman dhe nxënësi i tij, Ebu Bekër el Ehdeli el Kalubi el Buxhejremi e të tjerë. b) Malikitë Prej tyre përmendim Kenun Muhashin, i cili thotë: “Shumica e dijetarëve bashkëkohorë ja- në të mendimit se duhani është haram dhe krejtësisht i ndaluar. Në mesin e tyre është Ebu Zejd Sejjid Abdurrahman el Fasi, i cili thotë: "Ajo në çka duhet të besojmë pa përjashtime, mirësitë e së cilës kthehen në fenë dhe dunjanë tonë, është detyrimi për qartësimin dhe la- jmërimin në të gjitha vendet islame se kon- sumimi i duhanit është haram. Kjo duke u mbështetur në fjalën e shumë njerëzve të ditur e me përvojë, të cilët thonë se duhani shkakton plogështi dhe anestezi apo mpirje të gjym- tyrëve." Ndër këta dijetarë janë edhe Shejh Ibrahim el Lakani dhe hoxha i tij, Salim es Senhuri, si dhe shumë të tjerë. c) Hanefitë Prej tyre përmendim Muhamed el Ajnin, i cili ka shkrime për ndalimin e duhanit dhe ka për- mendur katër shkaqe që e bëjnë të ndaluar atë. Të tjerë dijetarë janë edhe Shejh Muhamed el Havaxheh, Isa esh Shehavi el Hanefi, Mekki ______________ [10] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Xhabiri. Shih “Sahih el Xhami” (6335). [11] Transmetojnë Ahmedi dhe Ibën Maxhe nga Ibën Abasi. Shih “Sahih el Xhami” (7393), “Irvaul Galil” (888) dhe “Silsiletu Ehadithe es Sahiha” (250). [12] “Sahih sunen ibn Maxhe” (2/1318).
  • 33. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0 32 bin Feruh, Sead el Belhi el Medeni, Umer bin Ahmed el Misri el Hanefi, Ebu es Seud, muftiu i Stambollit. d) Hambelitë Dijetarët hanbeli janë të gjithë të një mendimi se duhani është i ndaluar, përveç ndonjë per- soni të ndarë nga grupi, fjala e të cilit nuk mer- ret në konsideratë. Prej tyre po përmendim: Shejh Muhamed ibën Abdulvehab, Muhamed ibën Ibrahim, Abdurrahman ibën Nasir es Seadi, Abdullah Ebu Batin e të tjerë. Prej kurioziteteve që mund të përmenden në këtë temë është se dije- tari Muhamed ibën Abdullah el Mesuti ka qenë aq i rreptë ndaj duhanit dhe konsumuesit të tij, saqë të gjitha shkrimet e njohura prej tij kanë si tematikë ndalimin e duhanit. 6. A e dini se...? • Kuvendi i ministrave arabë të shëndetësisë, në seminarin e pestë të mbajtur në fillim të vitit 1980 në Tunis, në vendimin e tij me nr. 24, aprovoi fjalinë e mëposhtme: "Duhani është shkaktari kryesor për përhapjen e kancerit, të sëmundjeve të mushkërive, së- mundjeve të zemrës dhe të arteriosklerozës.” • Qendra për Mbrojtjen nga Kanceri me seli në Jordani publikoi një broshurë me titull “Duhani është Azraili[13] -shpirtmarrësi i she- kullit tonë.” Kjo broshurë përmbante edhe një formulë të thjeshtë: Një cigare = Angjinë + Paralizë + Tension të lartë te gjakut + Kancer = Vdekje. Kësaj i ka shtuar edhe paragrafin në vijim: “Dora që ta ndez ty cigaren nuk është dora e një shoku të sinqertë, por dora e një armiku që të ndihmon në vrasjen tënde.” • Organizata Botërore e Shëndetësisë përmend se 346.000 njerëz në vit vdesin nga pasojat e duhanit në Amerikë, 55.000 në Britani dhe 8.000 në Suedi.[14] • Duhani shkakton vdekjen e më se 140.000 kinezëve brenda një viti dhe se 90% nga 660 të prekurit nga kanceri në spitalin e Shangait janë aty për shkak të duha- nit.[15] • Përqindja e vdekjeve nga pasojat e duhanit është shumë me e madhe sesa e të vdekurve nga fatkeqësitë në trafik, luftëra, etj. Përmbyllje E lus Allahun e Lartësuar të na e bëjë të mundur realizimin e fjalëve dhe veprave të mira, të na ruajë nga rrëshqitjet dhe fjalët e këqija dhe të na bëjë nga ata që dëgjojnë dhe praktikojnë! Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe pasuesit e tyre deri në Ditën e Gjykimit! Autor: Ali ibën Hasen el Halebi el Etheri Përshtati: Unejs Murati ______________ [13] Tërheqim vërejtjen se emri Azrail nuk është përmendur në librin e Allahut e as në Sunnetin e Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mirëpo është i përhapur tek njerëzit. Ndërsa emri i vërtetë i engjëllit të vdekjes është Meleku i Vdekjes. Ndaj, kujdes! [14] "El Eshribetu ue ehkamuha" (f. 412), "Alkooli dhe pijet dehëse" (f. 162). [15] Revista Saudite “Ed Davetu”, e datës 02/03/1984.