SlideShare a Scribd company logo
1 of 25
1
Akaidi islam sipas
Imam en-Nesefiut
Fjala e përkthyesit
Krahas intensifikimit të shkrimeve me tematikë aktuale bashkëkohore, është
obligim i patjetërsueshëm edhe studimi dhe prezentimi i veprave klasike të fesë
islame, sidomos të diturisë së akaidit (el-‘akaid). Me këtë nënkuptojmë zbulimin
dhe konservimin e dorëshkrimeve, pastaj përkthimin kritik, përpunimin dhe
publikimin e dorëshkrimeve, qoftë tërësisht apo fragmentarisht.
Viteve të fundit në këtë rrafsh janë bërë përpjekjet e para,[1] ndërsa vitet që do
të pasojnë do të jenë vendimtarë për studiuesit, në mënyrë që kjo zbrazëtirë të
plotësohet cilësisht.
Me këtë rast opinionit shkencor, pastaj nxënësve të medreseve, studentëve të
fakulteteve islame, imamëve dhe të gjithë lexuesëve kureshtarë po ua ofrojmë me
përkthim dhe komentim njërën ndër veprat më të dalluara klasike nga fusha e
akaidit (besimit), e ajo është vepra “Akaid’un-Nesefijjeh” (Akaidi i Nesefiut). Kjo
vepër, e vogël përkah vëllimi, paraqet me shekuj një vepër të pakalueshme për
hulumtuesit e shkencës së akaidit, kurse autorin e saj Nexhmuddin Ebu Hafs ‘Umer
Ibn Muhammed En-Nesefiun (461/537 / 1142)[2] e radhit ndër autoritetet më të
mëdha të ehl’us-sunnetit.[3]
Rëndësia e kësaj vepre konsiston në faktin se është ndër veprat më të komentuara
të këtij lloji. Haxhi Halifa, autori i veprës monumentale “Keshf’udh-dhunun”
numëron 14 komente, 43 glosa dhe disa superglosa.[4]
Sa i përket interesimit të ulemasë shqiptare, edhe pse nuk posedojmë të dhëna të
sakta, posedojmë informata gojore nga vetë nxënësit e medreseve të vjetra, se kjo
vepër në të kaluarën është lexuar nga ulemaja dhe se nëpër medrese është punuar
me të. Këtë e themi duke u mbështetur edhe në faktin se këtë vepër e hasim nëpër
biblioteka private të imamëve të hershëm apo të tashëm.
II
Përkthimi dhe një pjesë e komentit të ”Akaidit të Nesefiut” është bërë duke u
mbështetur tek përkthimi i publikuar në revistën Glasnik të Sarajevës, nr. 6/1985,
fq. 668-686 nga Muharrem Omerdiq (i cili njëkohësisht rekomandoi përkthimin e
kësaj vepre edhe në gjuhën shqipe), duke u mbështetur tek dy ekzemplarë të
botuar në arabishte, të cilët i morëm të fotokopjuara nga Biblioteka e Gazi Husrev-
beut në Sarajevë (me mirësinë e bibliotekistit Zejnil ef. Fajiq), duke u mbështetur
tek “Glosa e Ramadan ibn Abdulmuhsinit” (i njohur si Beheshti, i cili vdiq më 979
hixhrij, botuar më 1308 hixhrij në Turqi (?), në 107 faqe dhe së fundi duke u
mbështetur tek “Komenti i Akaidit të Nesefiut”, të autorit Sa’duddin Mes’ud ibn
Umer et-Taftazaniut (vdiq më 971 hixhrij, botuar së bashku me dy Glosat e
përmendura më 1308 në Turqi (?). Që të trija këto të fundit janë të përfshira në një
kodeks të ruajtur mirë, ku mungojnë faqet e fundit (këtë kodeks e huazova
përkohësisht nga biblioteka private e kolegut tim Muhidin ef. Ahmetit). Mirëpo, tash
kur u bë aktual botimi i kësaj vepre dhe kur u paraqit nevoja për rileximin dhe
ripërkthimin e kësaj vepre dolën në shesh probleme serioze, sepse kodeksi i cekur
më lartë është humbur. U imponua zgjidhje tjetër dhe besojmë fatlume. Teksti
2
arabisht por edhe përkthimi u barazua sipas botimit kritik të ‘Akaidit të Nesefiut’ me
titull “Sherh’ul-akaid’in-Nesefijjeh”, Mektebetu Daru’l-Bejruti, Lubnan, (pa vit
botimi).
Teksti arabisht për këtë botim është daktilografuar nga zotëri mr. Azem Xheladini,
sipas fotokopjeve që i morëm nga Biblioteka e Gazi-Husrev beut në Sarajevë.
Krahas këtij angazhimi zotëri mr. A. Xheladini dhe zotëri A. Sinani bënë edhe
leximin e përkthimit. I falënderohem edhe z. M. Ajdinit për ndihmesën e tij dhe
redaktorit gjuhësor z. Xh. Xhoxhajt.
Veçanërisht i falënderohem kolegut zotëri Flamur ef. Sofiut, i cili bëri korrekturën e
tekstit arabisht, redakturën e përkthimit dhe recensimin e tërë veprës.
Në fund i falënderohem bashkëshortes dhe fëmijëve të cilët me muaj të tërë krijuan
kushte që këtë punë ta përfundojë. Falënderimi u takon edhe të gjithë të tjerëve që
dhanë ndihmesë lidhur me botimin e kësaj vepre në gjuhën shqipe. All-llahu i
shpërbleftë!
Më në fund, falënderimi absolut i përket All-llahut të madhëruar, ps ndihmën e të
Cilit kjo punë nuk do të ekzistonte!
I vetëdijshëm se puna e përkthimit dhe e komentimit nënkupton edhe mangësi, me
përkushtim i lutem All-llahut të madhëruar për falje. Përkryeshmëria dhe dija
absolute i përket vetëm Atij!
n. ibrahimi
Ebu Hafs Umer En-Nesefij
Besimi islam
sipas
Imam en-Nesefiut
‫النسفية‬ ‫العقائد‬
Në emër të All-llahut, Gjithëmëshirshmit,
Mëshirëplotit!
Shejhi dhe imami i nderuar, shembull për dijetarët islamë, yll udhëheqës në fe dhe
ndër njerëzit, Umer En-Nesefij, Allahu e gradoftë në Botën e ardhshme, ka
përfshirë nga dituria e akaidit një spektër rrezesh të shndritshme dhe një varg
margaritarësh të shtrenjtë, që përbëjnë rregullat dhe themelet e fesë, dhe ka
shkruar një vepër të tillë, që përmban margaritarë të një besimi të fortë dhe
dhurata të paçmueshme, e që më pas e ka përkryer, e ka dekoruar dhe e ka
rregulluar me një kompozicion dhe me një radhitje të përkryer.
‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫ال‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ َ‫و‬ . ََ‫ِي‬
َ
‫امل‬َ‫لع‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ب‬َ‫ر‬ َ‫ه‬َ‫ّلِل‬ ُ‫د‬‫ح‬‫م‬َ‫ح‬‫ْل‬َ‫ا‬َ‫ِي‬َ‫ب‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫آن‬‫ر‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫د‬‫ه‬‫ي‬َ‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ٍ‫د‬‫ه‬‫م‬َُ‫ُم‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ول‬ُ‫س‬َ‫ر‬ َ‫لى‬َ‫ع‬ ُ‫م‬َ‫ال‬َ‫ه‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ح‬‫ح‬‫َص‬‫أ‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫آل‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬َ‫و‬ ..
3
Lavdia më e madhe i qoftë All-llahut në dhuratat e Tij, bekimi dhe paqja qoftë mbi
të Dërguarin tonë të fesë Muhammedin s.a.v.s. dhe mbi familjen dhe shokët e
tij.[5]
(Perceptimi i sendeve reale)
‫ة‬َ‫ت‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ث‬ َ‫اء‬َ‫ي‬‫ح‬‫ش‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ق‬َ‫ائ‬َ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫ق‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫ال‬َ‫ق‬ .‫عد‬َ‫ب‬ ‫ا‬‫ه‬‫م‬َ‫أ‬ُّ‫اس‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ْل‬َ‫ا‬ :‫ة‬َ‫ث‬َ‫ال‬َ‫ث‬ َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬َ‫خ‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫اب‬َ‫ب‬‫ح‬‫َس‬‫أ‬ َ‫و‬ .َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ائ‬َ‫ط‬‫ح‬‫س‬َ‫وف‬ُّ‫لس‬َ‫ل‬ ‫ا‬ً‫ف‬َ‫ال‬َ‫خ‬ ‫ق‬َ‫ق‬َ‫ح‬َ‫ت‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ
َ‫ِب‬ ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬
ُ‫ة‬َ‫يم‬َ‫ل‬‫ه‬‫س‬‫ال‬.ُ‫ل‬‫ح‬‫ق‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ق‬َ‫اد‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬َ‫و‬
Dituria përgjithësisht ka për bazë të vërtetën dhe realitetin e sendeve, për këtë
shkak ithtarët e së vërtetës (ehl’ul-hakk) e pranojnë ekzistimin e të gjitha sendeve
të vërteta dhe reale, përkundër sofistëve.[6] Këto është e mundur të perceptohen
në një nga tri mënyrat: me shqisa të shëndosha (havas’us-selimeh), me lajme
autentike (haber’us-sadiki) dhe me arsye (el-akl).[7]
َ‫ل‬ُ‫ك‬َ‫ب‬ َ‫و‬ ُ‫س‬َ‫م‬‫ه‬‫ل‬‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ق‬‫و‬ُّ‫الذ‬ َ‫و‬ ُّ‫هم‬‫ش‬‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ر‬َ‫ص‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ ‫س‬‫َح‬‫َخ‬ ‫ه‬‫س‬‫ا‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬َ‫و‬َ‫وق‬ُّ‫الذ‬ َ‫و‬ َ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬َ‫ك‬ُ‫ه‬َ‫ل‬ َ‫ي‬َ‫ه‬ ‫ح‬‫ت‬َ‫ع‬َ‫ض‬ُ‫و‬ ‫ا‬َ‫م‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ف‬َ‫ق‬‫و‬ُ‫ي‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ٍ‫ة‬‫ه‬‫س‬‫ا‬َ‫ح‬
. َ‫هم‬‫ش‬‫ال‬ َ‫و‬
Shqisat janë pesë: shqisa e të dëgjuarit, e të pamurit, e të nuhaturit, e të shijuarit
dhe e të prekurit. Çdonjëra nga këto perceptojnë atë që është në fushën e tyre siç
janë: të dëgjuarit, të shijuarit dhe të nuhaturit.
َ‫ق‬ َ‫نة‬َ‫س‬‫ح‬‫ل‬َ‫أ‬ َ‫لى‬َ‫ع‬ ُ‫ت‬َ‫ب‬‫ها‬‫ث‬‫ال‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ ُ‫ر‬َ‫ات‬َ‫و‬َ‫ت‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ‫ا‬َُ‫ُه‬ُ‫د‬َ‫َح‬‫أ‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ع‬‫ح‬‫و‬َ‫ن‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ق‬َ‫اد‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬َ‫ص‬َ‫ت‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ ٍ‫م‬‫ح‬‫و‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬ُ‫ؤ‬ُ‫ط‬‫ا‬َ‫و‬َ‫ت‬ ُ‫ر‬‫ه‬‫و‬َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ب‬َ‫ذ‬
‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ‫ب‬ َ‫وج‬ُ‫م‬.َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ائ‬‫ه‬‫ن‬‫ال‬ َ‫ان‬َ‫د‬‫ح‬‫ل‬ُ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ض‬َ‫ا‬
‫ح‬
‫امل‬ َ‫ة‬َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ز‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ِف‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ال‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫وك‬ُ‫ل‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ك‬ َ‫ي‬َ‫ر‬‫و‬ُ‫هر‬‫ض‬‫ال‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬
Lajmet autentike ndahen në dy lloje:
Lloji i parë janë lajmet e vërteta popullore të përcjella nga brezi në brez, gjatë së
cilës nuk ka ekzistuar mundësia e shtrembërimit të vetëdijshëm, e kjo supozon të
jetë dituria parësore e njerëzve për njohjen e mbretërive të kaluara, të cilat janë
zhdukur në kohët e hershme dhe mbi qytetet e lashta.
َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ه‬ َ‫ِل‬َ‫ال‬‫ح‬‫د‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ب‬ َ‫وج‬ُ‫ي‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ز‬ َ‫ج‬‫ح‬‫ع‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫د‬‫ه‬‫ي‬َ‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ول‬ُ‫س‬‫ه‬‫ر‬‫ال‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫خ‬ ُّ َ‫هاِن‬‫ث‬‫ال‬ ُ‫ع‬‫ح‬‫هو‬‫الن‬َ‫و‬َ‫ِف‬ َ‫ة‬َ‫ور‬ُ‫هر‬‫ض‬‫ال‬َ‫ب‬ ُ‫ت‬َ‫ب‬‫ها‬‫ث‬‫ال‬ ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ي‬َ‫اه‬َ‫ض‬ُ‫ي‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ ُ‫ت‬َ‫ب‬‫ها‬‫ث‬‫ال‬ ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬
َ‫ُّب‬‫ث‬‫ال‬ َ‫و‬ ََِ‫ن‬ُّ‫ق‬َ‫هي‬‫الت‬. َ‫ات‬
Lloji i dytë është lajmi pejgamberik i konfirmuar me mu’xhize; ky është ajo që
supozon dituria deduktive, ndërkohë që dituria e konfirmuar me lajmin pejgamberik
i përgjigjet diturisë parësore në kuptimin e vërtetësisë dhe të besnikërisë.[8]
َ‫و‬‫ه‬‫ن‬َ‫أ‬َ‫ب‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ك‬ ٌّ‫ي‬َ‫ر‬‫و‬ُ‫ر‬َ‫ض‬ َ‫و‬ُ‫فه‬ ََ‫ة‬َ‫اه‬َ‫د‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ت‬ُ‫ب‬‫ح‬‫ث‬َ‫ي‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫ض‬‫ح‬‫َي‬‫أ‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ‫ب‬َ‫ب‬َ‫س‬ َ‫و‬ُ‫ه‬َ‫ف‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫ق‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ا‬‫ه‬‫م‬َ‫أ‬َ‫ت‬َ‫ب‬َ‫ث‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ئ‬‫ح‬‫ز‬ُ‫ج‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫م‬َ‫ظ‬‫ح‬‫َع‬‫أ‬ َ‫ء‬‫ح‬‫هي‬‫ش‬‫ال‬ ‫ه‬‫ل‬ُ‫ك‬
.ٌّ َ‫ِب‬َ‫س‬َ‫ك‬ َ‫و‬ُ‫ه‬َ‫ف‬ َ‫ل‬َ‫ال‬‫ح‬‫د‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬َ‫ب‬
Përsa i përket arsyes, ajo gjithashtu shfaqet si shkak i diturisë dhe krejt ajo që
është mësuar me të në kuptim të të mësuarit (cognitio) të qartë e të sigurtë
4
konsiderohet parësore, për shembull, të mësuarit se tërësia është gjithnjë më e
madhe se partikularja e asaj tërësie. Ajo që perceptohet me arsye me anë të
argumenteve paraqet dije të arritur.
. َ‫ق‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫د‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ َ‫ء‬‫ح‬‫هي‬‫ش‬‫ال‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ح‬َ‫ص‬َ‫ب‬ ََِ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ر‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫اب‬َ‫ب‬‫ح‬‫َس‬‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ُ‫ام‬َ‫ح‬‫ْل‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬
Ilhami (frymëzimi) nuk konsiderohet si shkak i mësimit të thelbit të diçkaje sipas
mendimit të përgjithshëm të pasuesve të të vërtetës.[9]
(Bota është e krijuar)
َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ ‫ام‬َ‫ي‬َ‫ق‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬ ‫ا‬َ‫م‬ ُ‫ن‬‫ا‬َ‫ي‬‫ح‬‫َع‬‫أل‬‫ا‬َ‫ف‬ .‫اض‬َ‫ر‬‫ح‬‫َع‬‫أ‬ َ‫و‬ ‫ان‬َ‫ي‬‫ح‬‫َع‬‫أ‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ‫ح‬‫ذ‬َ‫إ‬ ‫ث‬َ‫د‬‫ُح‬‫ُم‬ َ‫ه‬َ‫ائ‬َ‫ز‬‫ح‬‫َج‬‫أ‬ َ‫ع‬‫ي‬َ‫م‬َ
َ‫ِب‬ ََ‫َل‬‫ا‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ٍ‫ب‬‫ه‬‫ك‬َ‫ر‬ُ‫م‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ُ‫م‬‫ح‬‫س‬َ‫ِج‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ ‫ب‬‫ه‬‫ك‬َ‫ر‬ُ‫م‬ ‫ا‬‫ه‬‫م‬َ‫إ‬
َ‫و‬ َ‫ام‬َ‫س‬‫ح‬‫َج‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ُ‫ث‬ُ‫د‬‫ح‬َ‫َي‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ ُ‫وم‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ ‫ا‬َ‫م‬ ُ‫ض‬َ‫ر‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ .ُ‫أ‬‫ه‬‫ز‬َ‫ج‬َ‫ت‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ ‫ي‬َ‫ذ‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ء‬‫ح‬‫ز‬ُ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ه‬‫ح‬‫و‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬َ‫ك‬َ‫و‬ َ‫وم‬ُ‫ع‬ُّ‫ط‬‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫و‬‫ح‬‫ك‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬َ‫أل‬‫ا‬َ‫ك‬ َ‫ر‬َ‫اه‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬
.َ‫ح‬َ‫ائ‬َ‫و‬‫ه‬‫ر‬‫ال‬
Bota në totalitetin e saj është e prodhuar, prandaj, bota në bazë është substancë
(a’jan) dhe aksidencë (a’rad). Bota substanciale është ajo që ekziston vetvetiu (bi
dhatihi), dhe që mund të jetë e përbërë (murekkeb) si trup, apo uniforme (gajru
murekkeb) si atomi, i cili është i pandashëm. Aksidentale është tërë ajo që nuk ka
ekzistencë vetvetiu (la jekunu bi dhatihi), dhe që shfaqet në trupa dhe atome, për
shembull, ngjyrat dhe ekzistencat, shija (në ushqim) dhe aromat.[10]
(Krijuesi i botës dhe atributet e Tij)
ََِ‫اَل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ُ‫ث‬َ‫د‬‫ح‬‫ح‬
ُ
‫امل‬ ‫و‬َ‫ب‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ُ‫يد‬َ‫ر‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ي‬َ‫هائ‬‫ش‬‫ال‬ ُ‫ري‬َ‫ص‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫يع‬َ‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ ُ‫يم‬َ‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ر‬َ‫اد‬َ‫ق‬‫ل‬‫ح‬‫ا‬ ُّ‫ي‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ُ‫مي‬َ‫د‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫د‬َ‫اح‬َ‫لو‬‫ح‬‫ا‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫م‬‫ح‬‫س‬ َ‫ج‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ض‬َ‫ر‬َ‫ع‬
َ‫ال‬ ٍ‫ئ‬َ‫ز‬َ‫ج‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ض‬‫ح‬‫ع‬َ‫ب‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ود‬ُ‫د‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ود‬ُ‫د‬‫َح‬‫ُم‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ر‬‫ه‬‫و‬َ‫ص‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ر‬َ‫ه‬‫ح‬‫و‬َ‫ج‬َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ف‬‫ح‬‫ي‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ي‬َ‫ائ‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫ف‬َ‫وص‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫اه‬َ‫ن‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ب‬‫ه‬‫ك‬َ‫ر‬َ‫ت‬ُ‫م‬
‫ح‬‫د‬ُ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ُ‫ج‬ُ‫ر‬‫ح‬َ‫َي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ء‬‫ح‬‫ي‬َ‫ش‬ ُ‫ه‬ُ‫ه‬َ‫ب‬‫ح‬‫ش‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ان‬َ‫م‬َ‫ز‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ي‬َ‫ر‬‫ح‬َ‫َي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ان‬َ‫ك‬َ‫م‬ َ‫ِف‬ ُ‫ن‬‫ه‬‫ك‬َ‫م‬َ‫ت‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬َ‫ائ‬َ‫ق‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫َز‬‫أ‬ ‫ات‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬ َ‫و‬ .‫ء‬‫ح‬‫ي‬َ‫ش‬ َ‫ه‬َ‫ت‬َ‫ر‬‫ة‬َ‫م‬
.ُ‫ه‬ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫ال‬ َ‫ي‬َ‫ه‬ َ‫و‬ ََِ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫لع‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ي‬َ‫ه‬ َ‫و‬َ‫ل‬‫ح‬‫هخ‬‫ت‬‫ال‬َ‫و‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫ع‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫يئ‬َ‫ش‬
َ
‫مل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ر‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ر‬َ‫ص‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬‫ه‬‫و‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬‫ا‬َ‫ي‬َ‫ْل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫ر‬‫ح‬‫د‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫يق‬
‫م‬َ‫ل‬َ‫ك‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ .ُ‫م‬َ‫ال‬َ‫ك‬‫ل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ق‬َ‫ي‬‫ز‬‫ح‬‫هر‬‫الت‬ َ‫و‬َ‫وت‬ُ‫ك‬ُّ‫لس‬َ‫ل‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫اف‬َ‫ن‬ُ‫م‬ ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ص‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ات‬َ‫و‬‫ح‬‫َص‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ف‬ُ‫و‬ُ‫ر‬‫ح‬‫اْل‬ َ‫س‬‫ح‬‫ن‬ َ‫ج‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫َز‬‫أ‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬ ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ص‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ٍ‫م‬َ‫ال‬َ‫ك‬َ‫ب‬َ‫و‬
ُ‫ه‬ َ‫و‬ ٍ‫وق‬ُ‫ل‬‫َح‬‫ُم‬ ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ُ‫م‬َ‫ال‬َ‫ك‬ ُ‫ن‬‫آ‬‫ح‬‫ر‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ . َ‫ِب‬‫ُح‬‫ُم‬ ٍ‫اه‬َ‫ن‬ ‫ر‬َ‫آم‬ ‫ا‬َ
َ‫ِب‬ ‫م‬َ‫ل‬َ‫ك‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ف‬‫آل‬‫ح‬‫ا‬َ‫و‬‫ا‬َ‫ن‬َ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ َ‫ِف‬ ‫وظ‬ُ‫ف‬‫َح‬‫ُم‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ف‬َ‫اح‬َ‫ص‬َ‫م‬ َِ َ‫ِف‬ ‫وب‬ُ‫ت‬‫ح‬‫ك‬َ‫م‬
. ‫ا‬َ‫يه‬َ‫ف‬ ٍ‫ال‬َ‫ح‬ ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ان‬َ‫ذ‬‫آ‬َ‫ب‬ ‫وع‬ُ‫م‬‫ح‬‫س‬َ‫م‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ت‬َ‫ن‬َ‫س‬‫ح‬‫ل‬َ‫أ‬َ‫ب‬ ‫وء‬ُ‫ر‬‫ح‬‫ق‬َ‫م‬
Krijuesi i botës është All-llahu i Lartëmadhëruar, i Vetmi, i Ngahershmi, i
Mundshmi, i Gjalli, i Gjithëdijshmi, dëgjon çdo gjë, sheh çdo gjë, i
Gjithëvullnetshmi, ka vullnet, s’është aksidental as material, s’është atom, është i
papërshkrueshëm, i pakufizueshëm dhe i pafund, s’është nga disa pjesë ose
uniform, s’është i përbërë as përfundimtar, s’është i përshkrueshëm me gjendje
agregate as që mund të përcaktohet kuantitativisht, nuk mund të vendoset as të
futet në rrjedhat kohore dhe nuk është antropomorf. Asgjë nuk ndodh jashtë dijes
dhe fuqisë së Tij. Është pronar i atributeve të ngahershme, gjithnjë ekzistuese sipas
Qenies së Tij të cilat as nuk janë Ai e as diçka tjetër jashtë Tij; e ato janë: dija,
fuqia, jeta, forca, dëgjimi, pamja, vullneti, dashja, efikasiteti, kreativiteti, furnizimi
dhe të folurit. Ai flet me të folur, i cili është atribut i Tij i ngahershëm, i cili nuk
5
shprehet dhe që nuk shkaktohet me shkronja dhe tinguj, ky atribut është i kundërt
me heshtjen ose me ndonjë lloj tjetër të të folurit, në të cilin përdoren mjetet
(organet) e të ngjashme. All-llahu i lartëmadhëruar me këtë lloj të folur urdhëron,
ndalon dhe lajmëron. Kur’ani është fjalë e All-llahut, i cili s’është i krijuar, është i
shkruar në mus’hafet tona, i ruajtur në zemra, i artikuluar me gjuhë, i dëgjuar me
veshë, por s’është gjendja e tyre.[11]
َ‫ل‬َ‫َز‬‫أ‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫ه‬َ‫ّلِل‬ ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ُ‫ين‬َ‫و‬‫ح‬‫ك‬‫ه‬‫ت‬‫ال‬َ‫و‬َ‫د‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ُ‫ن‬‫ه‬‫و‬َ‫ك‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ود‬ُ‫ج‬ُ‫و‬ َ‫ت‬‫ح‬‫ق‬َ‫و‬َ‫ل‬ َ‫ه‬َ‫ائ‬َ‫ز‬‫ح‬‫َج‬‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ٍ‫ء‬‫ح‬‫ز‬ُ‫ج‬ َ‫ل‬ُ‫ك‬َ‫ل‬ َ‫و‬ ََ‫اَل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ُ‫ه‬ُ‫ين‬َ‫و‬‫ح‬‫ك‬َ‫ت‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬.‫ا‬َ‫ن‬
Atributi i krijimit (et-tekwin) është atribut i ngahershëm i Zotit. Ai e krijoi
botën, çdo pjesëz të saj në çastin e krijimit, ndërsa Zotin askush nuk e ka krijuar;
në këtë ne besojmë fuqishëm.[12]
. َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ ‫ة‬َ‫م‬َ‫ائ‬َ‫ق‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫َز‬‫أ‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫ه‬َ‫ّلِل‬ ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ُ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ر‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬َ‫و‬
Vullneti (el-iradetu) është gjithashtu atribut i ngahershëm i All-llahut të
lartmadhërishëm.[13]
(Të pamurit e All-llahut)
ُّ‫ي‬َ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ ُ‫يل‬َ‫هل‬‫د‬‫ال‬ َ‫د‬َ‫ر‬َ‫و‬ ‫ح‬‫د‬‫ق‬ ََ‫و‬ . َ‫ل‬‫ح‬‫ق‬‫ه‬‫الن‬َ‫ب‬ ‫ة‬َ‫ب‬ َ‫اج‬َ‫و‬ َ‫ل‬‫ح‬‫ق‬َ‫لع‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ‫ة‬َ‫ز‬َ‫ائ‬َ‫ج‬ َ‫ر‬َ‫ص‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ُ‫ة‬َ‫ي‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫ر‬ َ‫و‬َ‫ر‬ َ‫آلخ‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ا‬َ‫د‬ َ‫ِف‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ‫هللا‬ َ‫ِي‬َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ي‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫ر‬ َ‫اب‬َ‫َي‬َ‫إ‬َ‫ب‬َ‫ة‬
‫ي‬َ‫ائ‬‫ه‬‫ر‬‫ال‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ب‬ ٍ‫ة‬َ‫ف‬‫ا‬َ‫س‬َ‫م‬ َ‫وت‬ُ‫ب‬ُ‫ث‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ٍ‫اع‬َ‫ع‬ُ‫ش‬ َ‫ال‬َ‫ص‬َ‫ت‬َ‫ا‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ٍ‫ة‬َ‫ل‬َ‫اب‬َ‫ق‬ُ‫م‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ٍ‫ة‬َ‫ه‬ َ‫ج‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ان‬َ‫ك‬َ‫م‬ َ‫ِف‬ َ‫ال‬ ‫ى‬َ‫ر‬ُ‫ي‬َ‫ف‬. َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ب‬ َ‫و‬
Të pamurit e All-llahut është i mundur me arsye (fi’l-akl), ndërsa kjo është
detyrë të besohet me traditë (bi’n-nakl). Janë transmetuar deri te ne dëshmi
tradicionale për obligimin e besimit në të pamurit e All-llahut në Botën e ardhshme,
shikim i cili do të jetë pa vend, pa anë, pa ballafaqim ose pa bashkim me anë të
emanacionit (rrezatimit) ose hapësirës së caktuar midis shikuesit dhe All-llahut të
madhëruar.[14]
(All-llahu është krijuesi i veprave njerëzore)
َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫اع‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫اد‬َ‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ال‬َ‫ع‬‫ح‬‫َف‬‫أل‬ َ‫ق‬َ‫ال‬َ‫خ‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬َ‫ه‬َ‫ت‬‫ه‬‫ي‬َ‫ض‬َ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫حم‬‫ك‬ُ‫ح‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ت‬َ‫يئ‬َ‫ش‬َ‫م‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ر‬َ‫إ‬َ‫ب‬ ‫ا‬َ‫ه‬ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫ي‬َ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫ي‬‫ح‬‫ص‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬
.َ‫ه‬َ‫ر‬‫ي‬َ‫د‬‫ح‬‫ق‬َ‫ت‬ َ‫و‬
All-llahu i madhëruar është Krijuesi i veprave njerëzore, ato të cilat janë shprehje
të jobesimit, besimit, përkushtimit dhe mëkatit. Krijimi zhvillohet sipas vullnetit,
dashjes, urtësisë, paracaktimit dhe caktimit të Tij.[15]
‫ا‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫اء‬َ‫ض‬َ‫ر‬َ‫ب‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ن‬‫ح‬‫س‬ُ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ب‬َ‫اق‬َ‫ع‬ُ‫ي‬َ‫و‬ ‫ا‬َ
َ‫ِب‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫اب‬َ‫ث‬ُ‫ي‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ر‬‫ا‬َ‫ي‬َ‫ت‬‫ح‬‫خ‬َ‫ا‬ ‫ال‬َ‫ع‬‫ح‬‫َف‬‫أ‬ َ‫اد‬َ‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬َ‫و‬َ‫ه‬َ‫ائ‬َ‫ض‬َ‫ر‬َ‫ب‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫يح‬َ‫ب‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫َل‬. َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬
Njerëzit veprojnë sipas lirisë vetjake, për ç’arsye do të jenë të shpërblyer ose të
ndëshkuar. Veprat e mira të bëra janë me pëlqimin e Zotit, ndërsa të këqiat nuk
janë.
6
(Aftësia krijuese njerëzore)
َ‫و‬ َ‫ل‬‫ح‬‫ع‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ع‬َ‫م‬ ُ‫ة‬َ‫اع‬َ‫ط‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬َ‫ت‬َ‫ال‬‫آل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫اب‬َ‫ب‬‫ح‬‫َس‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫م‬َ‫ال‬َ‫س‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫م‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ه‬ ُ‫ع‬َ‫ق‬َ‫ي‬ َ‫و‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫ع‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ا‬َ‫ِب‬ َُ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ َ‫يت‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ر‬‫ح‬‫د‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ة‬َ‫ق‬‫ي‬َ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫ي‬َ‫ه‬َ‫و‬ ََِ‫ر‬‫ا‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ َ‫و‬
. ُ‫ة‬َ‫اع‬َ‫ط‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ه‬َ‫ذ‬َ‫ه‬ ُ‫د‬َ‫م‬َ‫ت‬‫ح‬‫ع‬َ‫ت‬ َ‫يف‬َ‫حل‬‫ك‬‫ه‬‫ت‬‫ال‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ح‬َ‫ص‬
Aftësia e njeriut krijohet me veprën, e cila është fuqia e vërtetë, të cilën ai e ka në
vepër. Nocioni ‘aftësi’ (el-istita’atu) nënkupton ekzistimin e shkakut, të mjeteve dhe
të organeve.[16] Aftësia njerëzore parashtron obligim.
َ‫ن‬َ‫م‬ ُ‫د‬َ‫وج‬ُ‫ي‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ع‬‫ح‬‫س‬ُ‫و‬ َ‫ِف‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ‫ا‬ََ‫ِب‬ ُ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ف‬‫ه‬‫ل‬َ‫ك‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬َ‫يب‬َ‫ق‬َ‫ع‬ َ‫اج‬َ‫ج‬ُّ‫الز‬ َ‫ِف‬ ََِ‫ر‬‫ا‬َ‫س‬َ‫ك‬‫ح‬‫ن‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫س‬‫ح‬‫ن‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ب‬‫ح‬‫ر‬َ‫ض‬ َ‫يب‬َ‫ق‬َ‫ع‬ َ‫وب‬ُ‫ر‬‫ح‬‫ض‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ََ‫َل‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬
.َ‫ه‬َ‫يق‬َ‫ل‬‫ح‬َ‫َت‬ َ‫ِف‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ع‬‫ح‬‫ن‬ُ‫ص‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ُ‫ق‬‫و‬ُ‫ل‬‫َح‬‫ُم‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ُ‫ه‬ُ‫ه‬َ‫ب‬‫ح‬‫ش‬َ‫أ‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫س‬‫ح‬‫ن‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ح‬‫س‬َ‫ك‬
Njeriu nuk është i obliguar me atë që nuk mundet. Dhembja, e cila shfaqet tek i
godituri pas goditjes, është pasojë e goditjes së njeriut e të ngjashme. Të gjitha
këto i krijoi All-llahu[17] dhe njeriu nuk ka aspak pjesë në në krijimin e Tij.[18]
(Çdo njeri vdesë me vdekjen e vet)
‫ح‬َ‫َت‬ َ‫يه‬َ‫ف‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ع‬‫ح‬‫ن‬ُ‫ص‬ َ‫ال‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هلل‬ َ‫وق‬ُ‫ل‬‫َح‬‫ُم‬ َ‫ت‬َ‫ي‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ‫م‬َ‫ائ‬َ‫ق‬ ُ‫ت‬‫ح‬‫و‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ .َ‫ه‬َ‫ل‬َ‫َج‬‫أ‬َ‫ب‬ ‫ت‬َ‫ي‬َ‫م‬ ُ‫ول‬ُ‫ت‬‫ح‬‫ق‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬.‫د‬َ‫اح‬َ‫و‬ ُ‫ل‬َ‫َج‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ .‫ا‬ً‫اب‬َ‫س‬َ‫ت‬‫ح‬‫ك‬َ‫ا‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ق‬‫ي‬َ‫ل‬
I mbyturi vdesë me vdekjen të cilën ia caktoi Zoti, sepse vdekja është e lidhur për
atë të cilit i është caktuar, duke e marrë parasysh se vetëm njëherë vdiset.[19]
(Harami i konsumuar është furnizim)
ُ‫ر‬‫ه‬‫و‬َ‫ص‬َ‫ت‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫ام‬َ‫ر‬َ‫ح‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ َ‫ن‬‫ا‬َ‫ك‬ ً‫ال‬َ‫ال‬َ‫ح‬ َ‫ه‬َ‫س‬‫ح‬‫ف‬َ‫ن‬ َ‫ق‬‫ح‬‫ز‬َ‫ر‬ َ‫ِف‬َ‫و‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ي‬ ٌّ‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫و‬ . ‫ق‬‫ح‬‫ز‬َ‫ر‬ ُ‫ام‬َ‫ر‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬.ُ‫ه‬َ‫ق‬‫ح‬‫ز‬َ‫ر‬ ُ‫ه‬ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ َ‫ل‬ُ‫ك‬‫ح‬‫أ‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ُ‫ه‬َ‫ق‬‫ح‬‫ز‬َ‫ر‬ ‫ان‬َ‫س‬‫ح‬‫ن‬َ‫إ‬ َ‫ل‬ُ‫ك‬‫ح‬‫أ‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬
Harami (të cilin njeriu e han) është furnizim (rizk), pra çdo gjë që ai e
konsumon qoftë ajo nga kategoria e hallallit ose e haramit. Nuk mund të
paramendohet se njeriu nuk e han furnizimin e vet ose që ndonjë tjetër të hajë atë
që i është caktuar vetëm atij.[20]
(All-llahu përudhë dhe lë në lajthim)
َ‫و‬َ‫ب‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ف‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ُ‫ح‬َ‫ل‬‫ح‬‫َص‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫و‬ .ُ‫اء‬َ‫ش‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ي‬َ‫د‬‫ح‬‫ه‬َ‫ي‬ َ‫و‬ ُ‫اء‬َ‫ش‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُّ‫ل‬َ‫ض‬ُ‫ي‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬. َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ٍ‫ب‬ َ‫اج‬
All-llahu i madhëruar e lë në lajthim kë të dojë, kurse e përudhë në rrugë të drejtë
kë të dojë.[21]
Ajo që është më e mirë për njeriun nuk është obligim për Zotin.[22]
7
(Sprovimi dhe mirëqenia në varr)
ُ‫اب‬َ‫ذ‬َ‫ع‬َ‫و‬ُ‫هللا‬ ُ‫ه‬ُ‫م‬َ‫ل‬‫ح‬‫ع‬َ‫ي‬ ‫ا‬‫ه‬َ‫ِم‬ َ‫ح‬‫ِب‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ َ‫ة‬َ‫اع‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ ُ‫يم‬َ‫ع‬‫ح‬‫ن‬َ‫ت‬ َ‫و‬ َ‫ِي‬َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫اة‬َ‫ص‬ُ‫ع‬ َ‫ض‬‫ح‬‫ع‬َ‫ب‬َ‫ل‬ َ‫و‬ َ‫ين‬َ‫ر‬َ‫اف‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ح‬‫ِب‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫َل‬َ‫ا‬‫ع‬َ‫ت‬َ‫و‬ ٍ‫ر‬َ‫ك‬‫ح‬‫ن‬ُ‫م‬ ُ‫ال‬َ‫ؤ‬ُ‫س‬ َ‫و‬ . ُ‫ه‬ُ‫يد‬َ‫ر‬ُ‫ي‬ َ‫و‬
. َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ل‬َ‫ئ‬َ‫ال‬‫ه‬‫د‬‫ال‬َ‫ب‬ ‫ت‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ث‬ٍ‫ري‬َ‫ك‬َ‫ن‬
Me anë të burimeve tradicionale është konfirmuar ekzistimi i dënimit në varr për
ata që nuk besojnë dhe për disa besimtarë mëkatarë. Me burimet e njëjta është
konfirmuar ekzistimi i mirëqenies në varr për besimtarët e mirë, sikurse edhe
marrja në pyetje të të vdekurve nga ana e melekëve Munkir dhe Nekir.[23]
(Ringjallja dhe të vërtetat e tjera të asaj bote)
.ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ط‬‫ا‬َ‫ر‬َ‫الص‬ َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ض‬‫ح‬‫و‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ال‬َ‫ؤ‬ُّ‫الس‬ َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫اب‬َ‫ت‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ن‬‫ح‬‫ز‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ث‬‫ح‬‫ع‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬
Po ashtu është e vërtetë se të vdekurit do të ringjallen nga varret e tyre,[24] sikur
(është e vërtetë) edhe matësja e veprave,[25] libri (i jetës)[26], provimi i fundit,
burimi (hawdi) i të Dërguarit[27] dhe ura mbi xhehennem.[28]
َ‫ان‬َ‫ت‬َ‫ود‬ُ‫ج‬‫ح‬‫و‬َ‫م‬ َ‫ان‬َ‫ت‬َ‫وق‬ُ‫ل‬‫َح‬‫ُم‬ ‫ا‬َُ‫ُه‬ َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫هار‬‫ن‬‫ال‬َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ة‬‫ه‬‫ن‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ َ‫و‬.‫ا‬َ‫م‬ُ‫ه‬ُ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫َن‬‫ح‬‫ف‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫ي‬َ‫ن‬‫ح‬‫ف‬َ‫ت‬ َ‫ال‬ َ‫ان‬َ‫ت‬َ‫ي‬َ‫اق‬َ‫ب‬
Xhenneti është e vërtetë, xhehennemi gjithashtu; janë të krijuar dhe ekzistojnë, do
të ekzistojnë përhershmërisht, sikurse edhe ata të cilët jetojnë në to.[29]
(Mëkati, mosbesimi dhe politeizmi)
َ‫أ‬ ُ‫ر‬َ‫ف‬‫ح‬‫غ‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬ .َ‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ُ‫ه‬ُ‫ل‬َ‫خ‬‫ح‬‫د‬ُ‫ت‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫مي‬ ََِ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ج‬َ‫ر‬‫ح‬ُ‫َت‬ َ‫ال‬ ُ‫ة‬َ‫ري‬َ‫ب‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫اء‬َ‫ش‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬َ‫ل‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫د‬ ‫ا‬َ‫م‬ ُ‫ر‬َ‫ف‬‫ح‬‫غ‬َ‫ي‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ َ‫ك‬َ‫ر‬‫ح‬‫ش‬ُ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬
.َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫ب‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫غ‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ َ‫ن‬َ‫م‬
Mëkati i rëndë[30] besimtarit nuk do t’ia shkatërrojë imanin as që do ta shpie në
mosbesim. All-llahu s’do ta falë politeizmin, ndërsa të gjitha mëkatet e tjera, të
vogla dhe të mëdha, do t’ia falë kujt të dëshirojë.[31]
َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫ع‬ ُ‫و‬‫ح‬‫ف‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ري‬َ‫غ‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫اب‬َ‫ق‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫وز‬َُ‫َي‬ َ‫و‬.‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ ُ‫ل‬َ‫ال‬‫ح‬‫ح‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ٍ‫ل‬َ‫ال‬‫ح‬‫ح‬َ‫ت‬‫ح‬‫اس‬ َ‫ن‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬ُ‫ك‬َ‫ت‬ ‫ح‬َ‫َل‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫إ‬ َ‫ة‬َ‫ري‬َ‫ب‬
Është i mundur dënimi për mëkatin e vogël sikurse edhe falja për mëkatin e madh,
me përjashtim të rastit kur është lejuar ajo që Zoti e ka ndaluar, sepse kjo është (e
barabartë) me kufrin.[32]
‫الش‬َ‫و‬‫لر‬َ‫ل‬ ‫ة‬َ‫ت‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ث‬ ُ‫ة‬َ‫اع‬َ‫ف‬َ‫ر‬‫ا‬َ‫ب‬‫ح‬‫َخ‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫يض‬َ‫ف‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫ب‬َ‫ك‬‫ل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫ِف‬ َ‫ر‬‫ا‬َ‫ي‬‫ح‬‫َخ‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ل‬ُ‫س‬.
8
Ndërmjetësimi (esh-shefa’atu) i të dërguarve të Zotit të madhëruar dhe
besimtarëve të mirë për mëkatarët e mëdhenj është konfirmuar në bazë të
transmetimeve të sakta.[33]
.َ‫ر‬‫ها‬‫ن‬‫ال‬ َ‫ِف‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫د‬‫ه‬‫ل‬ََ‫َي‬ َ‫ال‬ َ‫ِي‬َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫ب‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫و‬
Besimtarët – mëkatarë të mëdhenj nuk do të mbesin amshueshmërisht në
xhehennem.[34]
(Imani / Besimi dhe veprat)
َ‫و‬َ‫ه‬َ‫ب‬ ُ‫ار‬َ‫ر‬‫ح‬‫ق‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫د‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُّ َ‫هِب‬‫ن‬‫ال‬ َ‫اء‬َ‫ج‬ ‫ا‬ََ‫ِب‬ ُ‫يق‬َ‫د‬‫ح‬‫هص‬‫ت‬‫ال‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ُ‫ن‬‫ا‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ُ‫ن‬‫ا‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ه‬َ‫س‬‫ح‬‫ف‬َ‫ن‬ َ‫ِف‬ ُ‫د‬َ‫اي‬َ‫ز‬َ‫ت‬َ‫ت‬ َ‫ي‬َ‫ه‬َ‫ف‬ ُ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫َع‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ‫ا‬‫ه‬‫م‬َ‫أ‬َ‫ف‬
.ُ‫ص‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ن‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫يد‬َ‫ز‬َ‫ي‬ َ‫ال‬
Iman (besim) është besimi i sigurtë në atë që i është komunikuar Lajmëtarit të
fesë, alejhi’s-selam, besimi se ky (komunikim) është nga All-llahu i madhëruar dhe
kjo bindje të dëshmohet me deklaratë. Sa i përket veprave, ato rrjedhin nga kjo
bindje dhe e shprehin atë. Imani nuk zmadhohet as zvogëlohet.[35]
َ‫ول‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬ ‫ه‬‫ح‬َ‫ص‬ ُ‫ار‬َ‫ر‬‫ح‬‫ق‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫يق‬َ‫د‬‫ح‬‫هص‬‫ت‬‫ال‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫د‬ َ‫ج‬ُ‫و‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫إ‬ َ‫و‬ ‫د‬َ‫اح‬َ‫و‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ن‬‫ا‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬:َ‫ول‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ‫ي‬َ‫غ‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬ًّ‫ق‬َ‫ح‬ ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫أ‬:‫ا‬َ‫ن‬َ‫أ‬
ُ‫هللا‬ َ‫اء‬َ‫ش‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫إ‬ ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬.
Iman dhe Islam është një.[36] Kur njeriu të besojë sinqerisht dhe ta deklarojë
këtë, është korrekte të thotë: “Unë jam besimtar i vërtetë!” Nuk duhet thënë: “Unë
jam besimtar – nëse Zoti dëshiron.”[37]
(Njerëzit fatlumë dhe fatkëqinj)
َ‫و‬ ‫ى‬َ‫ق‬‫ح‬‫ش‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ ُ‫يد‬َ‫ع‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫و‬. ُ‫د‬َ‫ع‬‫ح‬‫س‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ ُّ‫ى‬َ‫هق‬‫ش‬‫ال‬
Fatlumi (mund të bëhet) fatkeq, kurse fatkeqi fatlum.[38]
‫ا‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ات‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ا‬َُ‫ُه‬ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫ق‬‫ح‬‫ش‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫اد‬َ‫ع‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫د‬ َ‫ة‬َ‫او‬َ‫ق‬‫ه‬‫ش‬‫ال‬َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ع‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ُ‫ري‬َ‫ي‬‫ح‬‫غ‬‫ه‬‫الت‬َ‫و‬َ‫ع‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫هللا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ر‬ُّ‫ي‬َ‫غ‬َ‫ت‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫َل‬.َ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ‫ى‬َ‫ل‬
Ndryshimi ndikon momentalisht në gjendjen e fatit ose fatkeqësisë së njeriut, duke
mos pasur karakter vazhdimësie, sepse fundi i sendeve i përket vetëm Zotit të
madhëruar. Prandaj, të fatlumësuarit dhe të fatkeqësuarit e dikujt, janë dy atribute
hyjnore, ndërsa ndërrimi momental i gjendjes nuk ndikon te Zoti dhe atributet e
Tij.[39]
(Pejgamberët dhe pejgamberia)
9
َ‫و‬ َ‫ين‬َ‫ر‬ َ‫ش‬َ‫ب‬ُ‫م‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ىا‬َ‫ل‬َ‫إ‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ ً‫ال‬ُ‫س‬ُ‫ر‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫ل‬َ‫س‬‫ح‬‫َر‬‫أ‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ َ‫و‬ ‫ة‬َ‫حم‬‫ك‬َ‫ح‬ َ‫ل‬ُ‫س‬ُّ‫الر‬ َ‫ال‬َ‫س‬‫ح‬‫ر‬َ‫إ‬ َ‫ِف‬ َ‫و‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫إ‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫اج‬َ‫ت‬‫ح‬َ‫َي‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫هاس‬‫ن‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ِي‬َ‫ن‬َ‫ي‬َ‫ب‬ُ‫م‬ َ‫و‬ َ‫ين‬َ‫ر‬َ‫ذ‬‫ح‬‫ن‬ُ‫م‬
َ‫ع‬ ُ‫م‬َ‫آد‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ل‬‫ه‬‫و‬َ‫أ‬ َ‫و‬ . َ‫ات‬َ‫اد‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ات‬َ‫ض‬َ‫هاق‬‫ن‬‫ال‬ َ‫ات‬َ‫ز‬ َ‫ج‬‫ح‬‫ع‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬َ‫د‬‫ه‬‫ي‬َ‫أ‬ َ‫و‬ َ‫ن‬‫ي‬َ‫الد‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ي‬‫ح‬‫ُّن‬‫الد‬ َ‫ر‬‫و‬ُ‫ُم‬‫أ‬َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫هللا‬ ‫ى‬‫ه‬‫ل‬َ‫ص‬ ‫د‬‫ه‬‫م‬َُ‫ُم‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬ُ‫ر‬ َ‫آخ‬ َ‫و‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫و‬
َ‫م‬‫ح‬‫هس‬‫ت‬‫ال‬ َ‫ِف‬ ٍ‫د‬َ‫د‬َ‫ع‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ر‬َ‫ص‬َ‫ت‬‫ح‬‫ق‬ُ‫ت‬ َ‫ال‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫ُوَل‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫يث‬َ‫اد‬َ‫َح‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ض‬‫ح‬‫ع‬َ‫ب‬ َ‫ِف‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫د‬َ‫د‬َ‫ع‬ ُ‫ن‬‫ا‬َ‫ي‬َ‫ب‬ َ‫ي‬َ‫و‬ُ‫ر‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫م‬‫ه‬‫ل‬َ‫س‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫من‬ َ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫ال‬َ‫ق‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬
َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ . )َ‫ك‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ص‬ُ‫ص‬‫ح‬‫ق‬َ‫ن‬ ‫ح‬َ‫َل‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫و‬ َ‫ك‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ا‬َ‫ن‬‫ح‬‫ص‬َ‫ص‬َ‫ق‬َ‫و‬ُ‫ه‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫ج‬ُ‫ر‬‫ح‬َ‫َي‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬‫ي‬َ‫ف‬ َ‫ل‬ُ‫خ‬‫ح‬‫د‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫د‬َ‫د‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ك‬َ‫ذ‬ َ‫ِف‬ ُ‫ن‬
َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫و‬ . َ‫ِي‬ َ‫ح‬َ‫اص‬َ‫ن‬ َ‫ِي‬َ‫ق‬َ‫اد‬َ‫ص‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ن‬َ‫ع‬ َ‫ِي‬َ‫غ‬َ‫ل‬َ‫ب‬ُ‫م‬ َ‫ين‬ َ‫ِب‬‫ُح‬‫ُم‬ ‫ا‬‫و‬ُ‫ن‬‫ا‬َ‫ك‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫و‬ . ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫د‬‫ه‬‫م‬َُ‫ُم‬.
Në dërgimin e pejgamberëve ekziston urtësi. All-llahu i dërgoi pejgamberët nga
vetë njerëzit, si transmetues të lajmeve të gëzueshme dhe qortues, t’ua shpjegojnë
njerëzve atë që u nevojitet nga fusha e fesë dhe e kësaj bote. Lajmëtarët e fesë
zotëronin me mu’xhize me përmbajtje jo të rëndomtë. Lajmëtari i parë i fesë ishte
Ademi a. s., kurse i fundit ishte Muhammedi a. s. Në disa hadithe theksohet numri i
tyre.[40] Më e rëndësishme është që të mos zvogëlohet numri i atyre të cilët janë
përmendur me emër. All-llahu i madhëruar thotë: “Për disa prej tyre të kemi
rrëfyer, kurse për disa jo.”[41] Nuk duhet besuar në atë numër të dërguarish, i cili
është jasht numrit të tyre, e as të dyshohet se dikush (nga të dërguarit) nuk është i
dërguar, ndërkohë që është; të gjithë ata kanë pranuar lajmërime dhe komunikime
nga All-llahu dhe kanë qenë plotësisht të sinqertë duke u ndarë këshilla njerëzve.
Më i zgjedhuri ndër ta është Muhammedi a. s.
(Mbi engjëjt)
َ‫ن‬‫و‬ُ‫ل‬َ‫ام‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ُ‫اد‬َ‫ب‬َ‫ع‬ ُ‫ة‬َ‫ك‬َ‫ئ‬َ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬‫ة‬َ‫ث‬‫و‬ُ‫ن‬ُ‫أ‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ة‬َ‫ور‬ُ‫ك‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ف‬َ‫وص‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ر‬‫ح‬‫َم‬‫أ‬َ‫ب‬.ٍِ
Engjëjt janë krijesa të Zotit të madhëruar (‘ibadull-llah), të cilët i kryejnë plotësisht
urdhërat.[42] Për ta nuk mund të thuhet se janë të gjinisë mashkullore apo
femërore.[43]
(Librat)
َ‫و‬. ُ‫ه‬َ‫يد‬َ‫ع‬َ‫و‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬َ‫د‬‫ح‬‫ع‬َ‫و‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬َ‫ي‬‫ح‬‫ه‬َ‫ن‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬َ‫ر‬‫ح‬‫َم‬‫أ‬ ‫ا‬َ‫يه‬َ‫ف‬ َ‫ه‬‫ِي‬َ‫ب‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ائ‬َ‫ي‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ا‬ََ‫ْل‬َ‫ز‬‫ح‬‫َن‬‫أ‬ ‫ب‬ُ‫ت‬ُ‫ك‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫ه‬َ‫ّلِل‬
All-llahu i madhëruar ua ka dërguar Librat (Shpalljet) e Tij të dërguarve
(alejhim’us-selam), në të cilat ua ka shkoqitur urdhëresat dhe ndalesat e Veta, ua
ka shkoqitur premtimet dhe kërcënimet.[44]
(Gjërat e mbinatyrshme)
َ‫إ‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ َ‫اء‬َ‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫َل‬َ‫إ‬ َ‫ه‬َ‫ص‬‫ح‬‫خ‬َ‫ش‬َ‫ب‬ َ‫ة‬َ‫ظ‬َ‫ق‬َ‫الي‬ َ‫ِف‬ َ‫م‬‫ه‬‫ل‬َ‫س‬ َ‫و‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ ‫ى‬‫ه‬‫ل‬َ‫ص‬ َ‫هللا‬ َ‫ول‬ُ‫س‬َ‫ر‬َ‫ل‬ ُ‫اج‬َ‫ر‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫اء‬َ‫ش‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫َل‬.ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫لى‬ُ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬
Gjatë Mi’raxhit Pejgamberi i Zotit (s.a.v.s.) ka qenë në gjendje të zgjuar, dhe ka
udhëtuar trupërisht në Qiell, kurse prej aty drejt vendit më të lartësuar, atje ku ka
dëshiruar All-llahu. Kjo është e vërtetë e pakontestueshme.[45]
10
َ‫ف‬‫ا‬َ‫س‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ع‬‫ح‬‫ط‬َ‫ق‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ََ‫ِل‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ض‬‫ح‬‫ق‬َ‫ن‬ َ‫يق‬َ‫ر‬َ‫ط‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ة‬َ‫ام‬َ‫ر‬َ‫ك‬‫ل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ر‬َ‫ه‬‫ح‬‫ظ‬َ‫ت‬َ‫ف‬ ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ل‬‫ح‬‫َو‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ات‬َ‫ام‬َ‫ر‬َ‫ك‬ َ‫و‬َ‫و‬ َ‫ام‬َ‫ع‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫ر‬‫و‬ُ‫ه‬ُ‫ظ‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ل‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫هة‬‫د‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ َ‫ة‬َ‫يد‬َ‫ع‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬
َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ي‬‫ح‬‫ش‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫اج‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫د‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ َ‫اس‬َ‫ب‬َ‫الل‬ َ‫و‬ َ‫اب‬َ‫هر‬‫ش‬‫ال‬َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫َش‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ َ‫ح‬‫ري‬ََ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫م‬‫ح‬‫ج‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫اد‬َ‫م‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ َ‫م‬َ‫ال‬َ‫ك‬ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ َ‫ان‬َ‫ر‬َ‫ي‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ى‬
‫ا‬َ
َ‫ِب‬ ُ‫ر‬َ‫ه‬‫ح‬‫ظ‬َ‫ي‬ ُ‫ه‬‫ه‬‫ن‬ََِ‫أل‬ َ‫ه‬َ‫ت‬‫ه‬‫م‬ُ‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ٍ‫د‬َ‫اح‬َ‫و‬َ‫ل‬ ُ‫ة‬َ‫ام‬َ‫ر‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ه‬َ‫ذ‬َ‫ه‬ ‫ح‬‫ت‬َ‫ر‬َ‫ه‬َ‫ظ‬ ‫ي‬َ‫ذ‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ول‬ُ‫س‬‫ه‬‫ر‬‫ل‬َ‫ل‬ ‫ة‬َ‫ز‬ َ‫ج‬‫ح‬‫ع‬ُ‫م‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ ُ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ٌّ َ‫ِل‬َ‫و‬ ُ‫ه‬‫ه‬‫ن‬َ‫أ‬َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬َ‫و‬ ‫ه‬‫ال‬َ‫إ‬ ‫ا‬ًّ‫ي‬َ‫ل‬َ‫و‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫ل‬ َ‫و‬
.َ‫ه‬َ‫ول‬ُ‫س‬َ‫ر‬ َ‫ة‬َ‫ل‬‫ا‬َ‫س‬َ‫ر‬َ‫ب‬ ُ‫ار‬َ‫ر‬‫ح‬‫ق‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ه‬ُ‫ت‬َ‫ان‬َ‫ي‬َ‫د‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ت‬َ‫ن‬َ‫ا‬‫ي‬َ‫د‬ َ‫ِف‬ ‫ا‬ًّ‫ق‬َُ‫ُم‬
Kerametet[46] e evlijave[47] janë të vërteta. Të shfaqurit e tyre u kundërvihen
shfaqjeve të rëndomta siç janë: kalimi i largësive për një kohë jo të
zakonshme,[48] furnizimi me ushqim, pije dhe rroba në rast nevoje[49] si dhe ecja
mbi ujë dhe fluturimi nëpër atmosferëm, të folurit me botën inorganike dhe animale
dhe shfaqjet e tjera jo të rëndomta.
Shfaqja e gjerave mbinatyrore nga ana e individëve është mu’xhizeja e Pejgamberit
a. s., së cilës duke iu falënderuar sendërtohen kerametet e ithtarëve të tij, sepse
kerameti është pasojë e saj dhe vërtetim se i përmenduri është ‘velij’. Ai nuk mund
ta ketë këtë rang deri atëherë kur të mos i nënshtrohet plotësisht Pejgamberit dhe
nuk arrin bindje (me zemër dhe gjuhë) se misioni i tij është i vërtetë.[50]
(Mbi vlerën e trashëgimtarëve të Pejgamberit)
‫ا‬ ُ‫ر‬َ‫م‬ُ‫ع‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ َ‫يق‬َ‫د‬َ‫الص‬ ٍ‫ر‬‫ح‬‫ك‬َ‫وب‬ُ‫َب‬‫أ‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ي‬َ‫ب‬َ‫ن‬ َ‫د‬َ‫ع‬َ‫ب‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫و‬.َ‫ِي‬َ‫ع‬َ‫ح‬‫َْج‬‫أ‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫ي‬َ‫ض‬َ‫ر‬ ‫ى‬َ‫ض‬َ‫ت‬‫ح‬‫ر‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُّ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ ََِ‫ن‬‫ح‬‫ي‬َ‫ُّور‬‫ن‬‫ال‬ ‫و‬ُ‫ذ‬ َ‫ن‬‫ا‬َ‫م‬‫ح‬‫ث‬ُ‫ع‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ ُ‫ق‬‫و‬ُ‫ار‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬
‫ا‬َ‫م‬َ‫إ‬ َ‫و‬ ‫ك‬‫ح‬‫ل‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ‫ه‬َ‫د‬َ‫ع‬َ‫ب‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ ً‫ة‬َ‫ن‬َ‫س‬ َ‫ن‬ُ‫ثو‬َ‫ال‬َ‫ث‬ ُ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ال‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫ض‬‫ح‬‫َي‬‫أ‬ َ‫يب‬َ‫ت‬‫ح‬‫هر‬‫الت‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ه‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ة‬َ‫ت‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ث‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬ُ‫ت‬َ‫ف‬َ‫ال‬َ‫خ‬ َ‫و‬. ‫ة‬َ‫ر‬
Njeriu më i dalluar pas të Dërguarit tonë (s.a.v.s.) është Ebu Bekr Es-Siddiku,
pastaj Umer El-Faruku, pastaj Uthman Dhu’n-Nurejni dhe Ali El-Murteda-ja,
kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë ta. Hilafeti (Sundimi) i tyre është i
qëndrueshëm me vend, gjithashtu, me rendin e theksuar, në gjatësinë e
përgjithshme është prej 30 vitesh, e më pas filloi monarkia dhe principatat
(emiratet).[51]
(Kushtet për Imamin / Sunduesin)
َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ام‬َ‫ك‬‫ح‬‫َح‬‫أ‬ َ‫يذ‬َ‫ف‬‫ح‬‫ن‬َ‫ت‬َ‫ب‬ ُ‫وم‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ٍ‫ام‬َ‫م‬َ‫إ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬َُ‫ْل‬ ‫ه‬‫د‬ُ‫ب‬ َ‫ال‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫م‬َ‫ل‬‫ح‬‫س‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬ََ‫اِت‬َ‫ق‬َ‫د‬َ‫ص‬ َ‫ذ‬‫ح‬‫َخ‬‫أ‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫وش‬ُ‫ي‬ُ‫ج‬ َ‫ز‬‫ي‬َ‫ه‬‫ح‬َ‫َت‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ر‬‫و‬ُ‫غ‬ُ‫ث‬ ُّ‫د‬َ‫س‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ود‬ُ‫د‬ُ‫ح‬ َ‫ة‬َ‫ام‬َ‫ق‬َ‫إ‬
َ‫ع‬َ‫از‬َ‫ن‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ع‬‫ح‬‫ط‬َ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫اد‬َ‫ي‬‫ح‬‫َع‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ج‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ام‬َ‫ق‬َ‫إ‬ َ‫و‬ َ‫يق‬َ‫ر‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫اع‬‫ه‬‫ط‬ُ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ص‬َ‫ص‬‫ح‬‫ل‬َ‫ت‬
ُ
‫امل‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬َ‫غ‬َ‫ت‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ه‬َ‫ق‬َ‫اد‬َ‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ب‬ َ‫ة‬َ‫ع‬َ‫اق‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ات‬َ‫ة‬َ‫م‬َ‫ائ‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ات‬َ‫اد‬َ‫هه‬‫ش‬‫ال‬ َ‫ول‬ُ‫ب‬ُ‫ق‬ َ‫و‬
َ‫و‬‫ح‬َ‫َن‬ َ‫و‬ َ‫م‬َ‫ائ‬َ‫ن‬َ‫غ‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫م‬‫ح‬‫س‬َ‫ق‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َُ‫ْل‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ل‬‫ح‬‫َو‬‫أ‬ َ‫ال‬ َ‫ين‬َ‫ذ‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ا‬َ‫غ‬َ‫الص‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫غ‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ َ‫يج‬َ‫و‬‫ح‬‫ز‬َ‫ت‬ َ‫و‬ َ‫وق‬ُ‫ق‬ُ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬. َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬
Bashkësia muslimane është e obliguar të ketë imam (sundues), i cili do të kujdeset
për ligjin, shtetin dhe për sigurimin e kufijve të tij, për gatishmërinë e forcave të
armatosura, për tubimin e zekatit, pamundësimin e aktiviteteve të tundonjësve,
hajnave dhe pretarëve, do të organizojë haxhin dhe festat, do të arbitrojë në
gjykime dhe konflikte midis njerëzve, do të pranojë dëshmimet me qëllim të
sendërtimit të drejtë të së drejtës së njerëzve, do të kurorëzojë të rinjtë të cilët
janë pa përkujdesje dhe do të kujdeset për kushtet normale të hyrjes në martesë
të atyre të cilët nuk kanë kujdestarë, do të bëjë ndarjen e plaçkave të luftës, e të
tjera.[52]
11
.‫ا‬ً‫ر‬َ‫ظ‬َ‫ت‬‫ح‬‫ن‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫ي‬َ‫ف‬َ‫ت‬‫ُح‬‫ُم‬ َ‫ال‬ ‫ا‬ً‫ر‬َ‫اه‬َ‫ظ‬ ُ‫ام‬َ‫م‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ‫ي‬َ‫غ‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫ي‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬
Ardhja deri te sunduesi duhet të jetë e lirë për të gjithë njerëzit, e jo të jetë e
paarritshme. Nuk mund të jetë imam ai i cili është ‘jopublik’ (i zhdukur) dhe të
pritet ardhja e tij e sërishme.[53]
‫ا‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫ي‬َ‫ض‬َ‫ر‬ ٍ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫د‬َ‫ال‬‫ح‬‫َو‬‫أ‬ َ‫و‬ ٍ‫م‬َ‫اش‬َ‫ه‬ َ‫ِن‬َ‫ب‬َ‫ب‬ ُّ‫ص‬َ‫ت‬‫ح‬َ‫َي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ح‬‫ري‬ََ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫وز‬َُ‫َي‬ َ‫ال‬ ٍ‫ش‬‫ح‬‫ي‬َ‫ر‬ُ‫ق‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ َ‫و‬َ‫ر‬َ‫ت‬‫ح‬‫ش‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ َ‫َل‬َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫ام‬َ‫م‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ُ‫ط‬
ً‫ر‬َ‫اد‬َ‫ق‬ ‫ا‬ً‫س‬َ‫ائ‬َ‫س‬ َ‫ة‬َ‫ي‬َ‫ال‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ُ‫ط‬َ‫ر‬َ‫ت‬‫ح‬‫ش‬ُ‫ي‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ان‬َ‫م‬َ‫ز‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫وم‬ُ‫ص‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬َ‫ود‬ُ‫د‬ُ‫ح‬ َ‫ظ‬‫ح‬‫ف‬َ‫ح‬ َ‫و‬ َ‫ام‬َ‫ك‬‫ح‬‫َح‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫يذ‬َ‫ف‬‫ح‬‫ن‬َ‫ت‬ َ‫لى‬َ‫ع‬ ‫ا‬
‫ال‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫وم‬ُ‫ل‬‫ح‬‫ظ‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫اف‬َ‫ص‬‫ح‬‫ن‬َ‫إ‬ َ‫و‬ َ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ر‬‫ا‬َ‫د‬. ََ‫اَل‬‫ه‬‫ظ‬
Përparësi ka imami nga fisi Kurejsh, në krahasim me kandidatët nga fiset tjera,[54]
duke mos u dhënë privilegje Hashimijve ose pasardhësve të Aliut r. a.[55] Nuk
është kusht që imami të jetë i pagabueshëm,[56] as të jetë më i miri ndër
bashkëkohësit e vet.[57] Kushti i vetëm është t’i zotërojë kualitetet e
domosdoshme e të nevojshme për sundues,[58] të t’i kontribuojë tempos së
zhvillimit të Bashkësisë, të jetë i fuqishëm në mbrojtjen e ligjshmërinë së Shtetit,
pacenueshmërisë së kufijve të tij dhe t’i sigurojë të drejtat e atyre, të cilët dikush i
ka dëmtuar.
‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ص‬ُ‫ن‬ َ‫و‬ . ٍ‫ر‬ َ‫اج‬َ‫ف‬ َ‫و‬ ٍ‫ر‬َ‫ب‬ َ‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬َ‫خ‬ ُ‫ة‬َ‫ال‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ ُ‫وز‬َُ‫َي‬ َ‫و‬ .َ‫ر‬‫ح‬‫و‬َ‫اِج‬ َ‫و‬ َ‫ق‬‫ح‬‫س‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫ام‬َ‫م‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ز‬َ‫ع‬‫ح‬‫ن‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬َ‫ان‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ات‬َ‫م‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫إ‬ ٍ‫ر‬ َ‫اج‬َ‫ف‬ َ‫و‬ ٍ‫ر‬َ‫ب‬ َ‫ل‬ُ‫ك‬
.
Imami nuk ndërrohet për shkak të mëkatit ose për shkak të zbatimit të
autarkisë.[59] Pas çdo imami, qoftë ai i mirë apo i keq, lejohet falja e namazit,[60]
për këtë arsye ne ia falim xhenazen çdonjërit (besimtar) qoftë ai i mirë apo jo, nëse
vdesë si besimtar.[61]
(Mbi as’habët)
ُ‫ه‬َ‫هر‬‫ش‬َ‫ب‬ َ‫ين‬َ‫ذ‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫هر‬‫ش‬َ‫ب‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ر‬‫ح‬‫ش‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫هة‬‫ن‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫د‬َ‫ه‬‫ح‬‫ش‬َ‫ن‬ َ‫و‬ . ٍ‫ح‬‫ري‬ََ‫ِب‬ ‫ه‬‫ال‬َ‫إ‬ َ‫ة‬َ‫اب‬َ‫ح‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ك‬َ‫ذ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ُّ‫ف‬ُ‫ك‬َ‫ن‬ َ‫و‬. َ‫هة‬‫ن‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُّ َ‫هِب‬‫ن‬‫ال‬ ‫ح‬‫م‬
Mbi shokët e të Dërguarit të Zotit (as’habët) duhet folur vetëm mirë.[62]
Dëshmojmë se në xhennet (do të hyjnë) dhjetë (as’habë) të zgjedhur, të cilët i ka
gëzuar me këtë lajm Pejgamberi a. s..[63]
(Mes’hi dhe nebidhi)
َ‫و‬ . َ‫ر‬َ‫ض‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ف‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ِف‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ف‬ُ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ح‬‫ح‬‫س‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ر‬َ‫ن‬ َ‫و‬. َ‫ر‬‫ح‬‫هم‬‫ت‬‫ال‬ َ‫ذ‬‫ي‬َ‫ب‬َ‫ن‬ ُ‫م‬َ‫ر‬َُ‫َن‬ َ‫ال‬
12
Mes’hin mbi mestve e konsiderojmë të drejtë gjatë udhëtimit sikurse edhe në
shtëpi,[64] ndërsa nuk e konsiderojmë të ndaluar nebidhin (lëngun) nga
hurma.[65]
(Askush nuk është liruar nga urdhëresat dhe ndalesat)
َ‫َل‬َ‫إ‬ ُ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ص‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ . َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ج‬َ‫ر‬َ‫د‬ ٌّ َ‫ِل‬َ‫و‬ ُ‫غ‬ُ‫ل‬‫ح‬‫ب‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ُ‫ط‬ُ‫ق‬‫ح‬‫س‬َ‫ي‬ ُ‫ث‬‫ح‬‫ي‬َ‫ح‬.ُ‫ي‬‫ح‬‫هه‬‫الن‬ َ‫و‬ ُ‫ر‬‫ح‬‫َم‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬
“Veliu” (i dashuri i Zotit) nuk mund ta arrijë asesi rangun e të dërguarve të
Zotit.[66] Njeriu nuk mund ta arrijë atë shkallë (të kerameteve) me të cilën do të
lirohej nga urdhëresat dhe ndalesat, vetëm nëse nuk është mentalisht i shëndoshë
dhe në moshën madhore.[67].
َ‫ح‬‫ْل‬َ‫إ‬ َ‫ن‬َ‫اط‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ ‫ا‬َ‫يه‬َ‫هع‬‫د‬َ‫ي‬ ٍ‫ان‬َ‫ع‬َ‫م‬ َ‫َل‬َ‫إ‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ُ‫ول‬ُ‫د‬ُ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ه‬َ‫ر‬َ‫اه‬َ‫و‬َ‫ظ‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫وص‬ُ‫ُّص‬‫ن‬‫ال‬ َ‫و‬.ٍ‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬َ‫ب‬ ‫اد‬
Tekstet kur’anore dhe të haditheve (en-nusus) duhet pranuar në kontekstin e tyre
literar (ala dhahiri ha). Konceptimi i tyre në mënyrën e kundërt, sikur ai të cilin e
mbajnë ezoteristët e pafe (batinijjeh), është e barabartë me jobesimin.[68]
(Çka largon nga feja)
‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫اء‬َ‫ز‬‫ح‬‫ه‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ ‫ا‬َ
َ‫ِب‬ ُ‫ة‬َ‫ن‬‫ا‬َ‫ه‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ص‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ال‬‫ح‬‫ح‬َ‫ت‬‫ح‬‫اس‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫وص‬ُ‫ُّص‬‫ن‬‫ال‬ ُّ‫د‬َ‫ر‬َ‫و‬‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ ُ‫س‬‫ح‬‫أ‬َ‫لي‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫ة‬َ‫يع‬َ‫ر‬‫ه‬‫ش‬‫ال‬
َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ن‬‫ح‬‫َم‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬.‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫ب‬‫ح‬‫ي‬َ‫غ‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫ع‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ ُ
َ‫ِب‬‫ح‬ُ‫َي‬ ‫ا‬ََ‫ِب‬ َ‫ن‬َ‫اه‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫يق‬َ‫د‬‫ح‬‫ص‬َ‫ت‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬
Refuzimi i përmbajtjeve kur’anore-sunnetike (en-nusus) është kufr;[69]
konsiderimi i mëkatit si i lejueshëm është kufr;[70] mburrja me kryerjen e mëkatit
është kufr; përçmimi i dispozitave të sheri’atit është kufr;[71] humbja e shpresës
në mëshirën e All-llahut është kufr;[72] të ndjerit i sigurtë nga dënimi i Zotit është
kufr[73] dhe besimi se fallxhori thotë të vërtetën mbi transcendentalen (gajbin)
është kufr.[74]
ُ‫د‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬.ٍ‫ء‬‫ح‬‫ي‬َ‫ش‬َ‫ب‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ُ‫وم‬
Mosekzistuesja është hiç[75]
(Lutja për të vdekurit)
‫ح‬‫ق‬َ‫ي‬ َ‫و‬ َ‫ات‬َ‫و‬‫ح‬‫هع‬‫د‬‫ال‬ ُ‫يب‬َُ‫َي‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬ .‫ح‬‫م‬َُ‫ْل‬ ‫ع‬‫ح‬‫ف‬َ‫ن‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ت‬َ‫ق‬َ‫د‬َ‫ص‬ َ‫و‬ َ‫ات‬َ‫و‬‫ح‬‫َم‬‫أل‬َ‫ل‬ َ‫اء‬َ‫ي‬‫ح‬‫َح‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫اء‬َ‫ع‬ُ‫د‬ َ‫ِف‬ َ‫و‬. َ‫ات‬َ‫اج‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ‫ي‬َ‫ض‬
Të vdekurve u ndihmon lutja (duaja) dhe sadakaja, të cilën të gjallët e japin në
emër të tyre.[76] All-llahu i madhëruar i pranon lutjet dhe i plotëson nevojat.[77]
(Parashenjat e shkatërrimit të botës)
13
َ‫ة‬َ‫اع‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫اط‬َ‫ر‬‫ح‬‫ش‬َ‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُّ َ‫هِب‬‫ن‬‫ال‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ َ‫ر‬َ‫ب‬‫ح‬‫َخ‬‫أ‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫و‬َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ى‬َ‫يس‬َ‫ع‬ َ‫ول‬ُ‫ز‬ُ‫ن‬ َ‫و‬ َ‫وج‬ُ‫ج‬‫ح‬‫أ‬َ‫م‬ َ‫و‬ َ‫وج‬ُ‫ج‬‫ح‬‫أ‬َ‫ي‬ َ‫و‬ َ‫ض‬‫ح‬‫َر‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ب‬‫ا‬َ‫د‬ َ‫و‬ َ‫ال‬َ‫هج‬‫د‬‫ال‬ َ‫وج‬ُ‫ر‬ُ‫خ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬
. ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫و‬ُ‫ه‬َ‫ف‬ ‫ا‬ََ‫ِب‬َ‫ر‬‫ح‬‫غ‬َ‫م‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫س‬‫ح‬‫هم‬‫ش‬‫ال‬ َ‫وع‬ُ‫ل‬ُ‫ط‬ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ن‬َ‫م‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬
Ato që ka thënë Pejgamberi për parashenjat (isharat) e Ditës së shkatërrimit
(jewm’us-sa’ah) janë të vërteta, sikurse janë paraqitja e Dexhallit, e Dabbet’ul-
erdit, e Je’xhuxhit dhe Me’xhuxhit, zbritja e Isait a. s. dhe lindja e Diellit nga ana e
Perëndimit.[78]
(Muxhtehidi)
‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ َ‫و‬ ُ‫ئ‬َ‫ط‬‫ح‬ُ‫َي‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ ُ‫د‬َ‫ه‬َ‫ت‬‫ح‬‫ج‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬.ُ‫يب‬َ‫ص‬ُ‫ي‬
Muxhtehidi (në decizione /fetva) ndonjëherë gabon, e ndonjëherë jep gjykim të
drejtë.[79]
(Rangimi)
َ‫ة‬‫ه‬‫م‬‫ا‬َ‫ع‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬‫ه‬‫م‬‫ا‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫ة‬َ‫ك‬َ‫ئ‬َ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬ُ‫س‬ُ‫ر‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ك‬َ‫ئ‬َ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ل‬ُ‫س‬ُ‫ر‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬ُ‫س‬ُ‫ر‬ َ‫و‬َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ة‬‫ه‬‫م‬‫ا‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬‫أ‬
َ‫ة‬َ‫ك‬َ‫ئ‬َ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬0
Pejgamberët, që u janë dërguar njerëzve, janë në një rang më të vlefshëm se
pejgamberët që u janë dërguar engjëjve, e këta janë sërish, më të vlefshëm se
njerëzit e rëndomtë, kurse njerëzit e rëndomtë janë më të vlefshëm se engjëjt e
rëndomtë.[80]
‫اعلم‬ ‫.وهللا‬
Dija absolute i përket vetëm All-llahut !
‫تعاَل‬ ‫هللا‬ ‫رمحه‬ ‫النسفي‬ ‫لعمر‬ ‫العقائد‬ ‫منت‬.
Teksti i ‘Akaidit të Nesefiut’, All-llahu i madhëruar e mëshiroftë atë.
Lavdia i qoftë All-llahut të vetëm dhe salavati dhe selami qoftë mbi Pejgamberin,
pas të cilit më nuk ka tjetër.
________________
B i b l i o g r a f i a
e parathënies, e përkthimit dhe e komentimit të ‘Akaidit të Nesefiut’
1. Abduhu, Muhammed, Risalet’ut-tewhid, bot. II, Bejrut, 1981.
2. Cahen, C., der Islam, I, Vom Ursprunga bis zu den Aufongen des
Osmanereiches, 1968, vëll. 14.
3. Corbin, Henri Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997.
4. Dituria Islame, nr. 4-5/1987, Prishtinë.
14
5. Ebu Hanife, Numan B. Thabit, Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes, Prishtinë, 2000.
6. Edukata Islame, nr. 37-38/1983; nr. 41-42/1985, nr. 44-45/1986, nr. 46-
47/1986, Prishtinë.
7. El-Bagdadi, Usulu’d-din, Lahor, Pakistan.
8. El-Eshkar, Sulejman Omer, Pejgamberët dhe shpalljet, Shkup, 1421-2000.
9. El-Kesteliu, Glosa në Komentin e Akaidit të En-Nesefiut.
10. El-Kutb, Muhammed Ali, El-Asheret’ul-mubeshsherune bi’l-xhenneti, Damask.
11. El-Lalokai, Ebu Kasim Hibbetullah, Allahove evlije i njihovi kerameti, Visokë,
2001.
12. El-Xhisr, Nedim, Kissat’ul-iman, Tarablus, Lubnan, (-).
13. Besimi në Zotin në dritën e.filozofisë, shkencës dhe Kur’anit, Prishtinë,
1998.
14. En-Nevevij, El-Erbe’un, Kairo, 1953.
15. Es-Subki, Imam Ibn, Tabekat’ush-shafi’ijjeti el-kubra, II.
16. Et-Taftazani, Mes’ud ibn Umer, Sherh’ul-akai’in-Nesefijjeh, Bagdad, 1926
Hixhrij.
17. Et-Taftazanij, Sa’duddin Mes’ud ibn Umer, Sherhu Akaid’in-Nesefij, (Turqi ?),
1308 hixhrij.
18. Et-Taftazanij, Sa’duddin Mes’ud ibn Umer, Sherh’ul-Aka’idi’n-nesefijjeh, Bejrut,
(-).
19. Gjozo, Husein, Prevod Kur’ana s komentarom, III, Sarajevë, 1976,
20. Glasnik VIS-a, nr. 2, 1982 dhe nr. 6/1985, Sarajevë.
21. Hanxhiq, Mehmed, Ilmul-kelam, Sarajevë, 1934.
22. Hanxhiq, Mehmed, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997.
23. Ibn Haldun, Mukaddima, Sarajevë, 1982.
24. Ibn Huzejme, Muhammed ibn Is’hak, Kitab’ut-tewhid we isbatu sifatu’rr-rrabb,
El-Kahiretu, 1968, fq. 178-230.
25. Ihsani, Ilahi Zahir, Esh-Shi’a we’s-sunne, lahor, Pakistan, 1981.
26. Ikbal, Muhammed, Obnova vjerske misli u islamu, Sarajevë, 1979. Ekziston
edhe përkthimi shqip në dorëshkrim nga N. Ibrahimi
27. Islamska misao, revistë fetare…, nr. 21/1980, Sarajevë; nr. 30/1981; nr.
34/1981, nr. 71/1984; nr. 72/1984; nr. 76/1985; nr. 101-102/1987; nr.
103/1987; nr. 105-106/1987.
28. Kafija, Hasan, Rawda al-gannat fi usul’il-i’tikadat, Sarajevë, 1940.
29. Mahmud, Abdulhalim, Isra’ i Mi’raxh, Sarajevë, 1995.
30. Nakiçeviq, Omer, Hasan kafija Prushçak – pionir arapsko islamskih nauka u
Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 1977.
31. Saliba, Xhemil, El-Mu’xhem’ul-felsefi, Bejrut, 1982, vëll. II.
32. Shkaljiq, Abdullah, Turcizmi u srpsko-hrvatskom jeziku, Sarajevë, 1973.
33. Sidkij, Ni’met, El-Xheza’u - El-Xhennetu we’n-Naru, El-Kahiretu, 1975.
[1] Deri tash në gjuhën shqipe janë botuar:
- Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, Edukata Islame, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq.
51-56, në përkthim të N. Ibrahimit.
- Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, Edukata Islame, nr. 41-42/1985, Prishtinë, fq. 24-
32, në përkthim të N. Ibrahimit.
- El-Maturidi, Traktati mbi besimin islam, Edukata Islame, nr. 44-45/1986,
Prishtinë, fq. 31-46 dhe nr. 46-47/1986, Prishtinë, fq. 29- 45, në përkthim të N.
Ibrahimit.
15
- Et-Tahavi, Akaidi i Tahavisë, Dituria Islame, nr. 4-5/1987, Prishtinë, fq. 19-22
në përkthim të A. Sinanit.
Numan B. Thabit Ebu Hanife, Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes, Prishtinë, 2000, fq.
135 + 95, në përkthim të M. Bajramit.
[2] Sa’duddin Mes’ud ibn Umer et-Taftazanij, Sherhu Akaid’in-nesefij, (Turqi ? ),
1308 hixhrij, fq. 1.
En-Nesefiu u lind dhe u rritë në vendin Nesef (Sa’duddin Mes’ud ibn Umer et-
Taftazanij, Sherh’ul-Aka’idi’n-nesefijjeh, Bejrut, (-), fq. 21. Vendbanimi Nesef
gjendet rreth 150 km. larg Buharës, kurse sot ky qytet njihet me emrin Kareshi.
Shih: Kamus’ul-a’lam, XX, Istambul, 1316 h., v. VI, fq. 4575; v. V, fq. 3510,
sipas: Muharem Omerdić, Osvrt na Akaid’un-Nesefij, Glasnik VIS-a, nr. 6/1985,
Sarajevë, fq. 699.
[3] Muharem Omerdić, Osvrt na Akaid’un-Nesefij, Ibid., fq. 668 – 671.
[4] Ibid., fq. 671.
[5] Teksti i sipërm nuk i përket tekstit integral të ‘Akaidit’ të Imam en-Nesefiut,
por është i nxënësve të tij. (NI)
Nëntitujt janë të përkthyesit me qëllim të qartësisë dhe përcjelljes më të
lehtë të tërësisë së tekstit. Shënimet e shkruara nga M. Omerdiq do të shënohen
me shkurtesën “MO” kurse shënimet nga N. Ibrahimi do të shënohen me
shkurtesën “NI”.
[6] Miqtë e së vërtetës, veçanërisht kelamistët angazhohen për të vërtetën dhe
për dëshmimin e saj shërbehen me logjikë të shëndoshë dhe dialektikë të
arsyeshme, përkundër sofistëve (subjektivistëve), mësuesëve të cilët e mësonin
shkathtësinë e të shprehurit të të vërtetës me dialektikë të rrejshme. Sofistët
janë grup mësuesish të cilët janë paraqitur në Greqi … Kanë qenë të shkathtë në
mësimin e popullit me oratori, në të shprehurit e zbukuruar, me dialektikë, dhe
janë mburrur me faktin se kanë mundur ta mbrojnë dhe ta kundërshtojnë
njëkohësisht të njëjtin mendim. Në qëllimet e tyre kanë arritur aq sa që metoda
e tyre gati solli deri te shkatërrimi i themeleve të arsyes, njohjes dhe moralit.
Protagora, sofisti më i njohur, e mohon njohjen me anë të mendjes dhe pohon
se shqisat janë burimi i vetëm i njohjes. Sipas tij, nuk ekziston e vërteta
objektive … Gjorgjiu, sofist i mëvonshëm, e mohoi ekzistimin e sendeve, dhe
mundësinë e njohjes … Nedim el-Xhisr, Kissat’ul-iman, Tarablus, Lubnan, (-).
Shih përkthimin shqip, Besimi në Zotin në dritën e filozofisë, shkencës dhe
Kur’anit, Prishtinë, 1998. (NI)
Mu’tezilitët janë përfaqësues të pathyeshëm të fuqisë së arsyes dhe njohjes
me anë të arsyes. Ata edhe akaidin (dogmatikën islame) e kanë mbështetur në
arsyen njerëzore dhe C. Cahen ka përfunduar se qëndrimi i tyre është: “Zoti
është arsye, kurse feja i përgjigjet arsyes.” (C. Cahen, der Islam, I, Vom
Ursprunga bis zu den Aufongen des Osmanereiches, 1968, vëll. 14, fq. 92). (MO)
[7] Njohja e vërtetë (el-ma’rifetu) është e mbështetur në gjashtë themele: islam,
iman, ihsan, sheri’at, tarikat dhe hakikat. Në Islam për njohjen ka gjashtë
kushte: arsyeja, madhëria, liria e të folurit, të zotëruarit e vetes, fuqia e
shprehjes dhe fuqia e të kuptuarit.
Disa këtë e kanë shprehur në vargje:
Kushtet e islamit janë reale dhe të arsyeshme,
Dhe atyre u përmbahen ata që kanë arsye:
Madhëria, arsyeja, liria e të folurit,
fuqia e të shprehurit dhe të zotëruarit e vetes.
Dhe kësaj shtoi: “Pa komente të tepruara” o të mençur, sepse në këtë është
përqëndruar dituria e njerëzve të ditur.
(Glosa në dorëshkrimin bazor nr. D-1721, fol. 51b) (MO)
16
Krhs.: Ebu Mensur el-Maturidi, Traktati mbi besimin islam, në: Edukata
islame, nr. 44-45/1986, Prishtinë, fq. 31 dhe fusnotat 1 - 4 në fq. 43;
Muhammed Abduhu, Risalet’ut-tewhid, bot. II, Bejrut, 1981, fq. 32 – 36; Henri
Corbin, Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997 etj.; Muhammed Ikbal, Obnova
vjerske misli u islamu, Sarajevë, 1979. (NI)
[8] Në shkencën e hadithit transmetimet ‘mutevatir’ janë ato hadithe për të cilat
nuk mund të dyshojmë gjatë përcjelljes së tyre nga goja në gojë. Ky kusht
duhet të gjendet si në fillim, edhe në mes ashtu dhe në fund të radhës së
njerëzve të cilët e transmetojnë. (Mehmed Hanxhiq, Ilmul-kelam, Sarajevë,
1934, fq. 12. Më tepër mbi transmetimet mutevatir shih nga autori i njëjtë:
Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, (NI)
[9] ‘Ilham’ është frymëzimi të cilin Zoti ia jep njeriut të mirë. Ky lloj frymëzimi ka
vetëm karakter pozitiv dhe nuk arrihet me përsiatje ose meditim, e aq më pak
me anë të ndonjë shkathtësie. Shumë veta ‘ilhamin’ e fshehin duke e
konsideruar këtë dhuratë të jashtëzakonshme nga Zoti, me të cilën nuk duhet
lavdëruar, sepse kjo do të ishte shfaqje e mendjemadhësisë gjë që do ta
ndërpriste rrjedhën e frymëzimeve të mëtejshme. Disa thonë se ilhami është
dituri, e cila është dhënë në zemër nga ana e panjohur. El-Gazaliu thotë se
ilhami është frymëzim sekret … Ilhami nuk është sikur vahji. E kundërta me
ilhamin është ‘vesvesa’. (Dr. Xhemil Saliba, El-Mu’xhem’ul-felsefi, Bejrut, 1982,
vëll. II, fq. 130 – 132) (MO).
[10] Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 31-32 dhe fusnota 5 - 9 në fq. 43-44;
Xhelaluddin Es-Sujuti, Nauka o osnovama vjere (Ilmu usuli’d-din) në: Islamska
misao, nr. 103/1987, Sarajevë, fq. 19 (NI).
[11] M. Abduhu, po aty, fq. 46; Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 20. (NI)
[12] Es-Sujuti, po aty, fq. 19 –20. (NI)
[13] M. Abduhu, po aty, fq. 43; Es-Sujuti, po aty, fq. 19. (NI)
[14] Ez-Zamahsheriu i ka komentuar fjalët e All-llahut: “Gjithsesi ata atë ditë do të
jenë larg mëshirës së Zotit të vet.” (El-Mutaffifin, 15) si shembull të nënçmimit
të disa njerëzve … Nuk do ta shohin vetëm ata, të cilët janë më të neveritshëm
dhe më të përçmuar. Ibnu Muniri thotë se ky është qëndrimi i mu’tezilitëve,
kurse sunnitët këtë e marrin si dëshmi e të pamurit të All-llahut të madhëruar në
Botën e ardhshme, ndërkohë që mëkatarët do të jenë të penguar ta shohin Atë,
ndërsa kjo sërish është dëshmi se besimtarëve të mirë do t’u lejohet ta shohin
Atë. Ngritja e perdes nuk do të kishte kuptim në qoftë se nuk ka të bëjë me të
pamurit me sy … (Dr. Ali Hasan Arid, Historijat tefsira, Islamska misao,
VII/1985, nr. 76, fq. 6; Gjithashtu: Mehmed Hanxhiq, Ilmul-kelam, po aty, fq.
33; El-Maturidi, po aty, fq. 33-34. (MO); Krhs.: Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh,
Edukata islame, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq. 54; Es-Sujuti, po aty, fq. 21;
Ebu’l-Hasan El-Esh’ari, Vjerovanje ehlu’s-sunneta, ehlu’l-hadisa i ehlu’s-selefa,
Islamska misao, IX/1987, nr. 101-102, Sarajevë, fq. 12. (NI). Ebu Rezin thotë:
Kam thënë: - O i Dërguari i Zotit, a do ta shohim të gjithë ne All-llahun pa
pengesë? Është përgjigjur: “Po!” I thashë më tej: - A ka dëshmi për këtë në atë
që Zoti e ka krijuar? Ka thënë: “A nuk e shikoni ju të gjithë Hënën në të
katërmbëdhjetën, e cila është një prej krijesave të Zotit, ndërsa All-llahu është
më i lartësuari dhe i madhëruari.” (Ebu Davudi).
Në hadithin tjetër flitet më saktësisht mbi këtë të pamur: Suhejbi r. a. i
transmeton fjalët e të Dërguarit a. s.: “Kur të hyjnë në Xhennet banorët e
xhennetit do t’ju thuhet: Keni shpërblim çfarë nuk keni pritur! Do të thonë: - E
ç’është ajo? A nuk na janë fytyrat të ndritshme dhe të larguara nga zjarri dhe a
nuk jemi në Xhennet?! Atëherë do të hiqet “hixhabi” (perdja) dhe do ta shohin
All-llahun. Për Zotin, nuk do t’ju duket asgjë më e dashur se ajo. Pastaj e lexoi
ajetin: “Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi, edhe më tepër se kaq!”
17
(Junus, 26) Shih: Muhammed ibn Is’hak ibn Huzejme, Kitab’ut-tewhid we isbatu
sifati’r-rrabb, El-Kahiretu, 1968, fq. 178-230. (MO)
[15] Shih: M. Hanxhiq, Ilmul-kelam, Bog stvara ljudska djela, fq. 32. (MO). Krhs.:
El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, fq. 37 dhe fusntotat 38 - 40 në fq. 45;
Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq. 54. (NI)
[16] Fuqia nuk i paraprinë veprës, por krijohet me veprën, sepse edhe ajo është e
krijuar sikur edhe vepra. Nuk është krijuese, por kufizimisht vepruese. Fuqia nuk
është karakteristike për njeriun, as kusht i cili i paraprin veprës, por është
përdorimi i mjeteve të saj disponuese në suazën që edhe është ngarkuar.
Kur’ani thotë: “Të vizituarit e Tempullit, për hirë të All-llahut, për atë që ka
mundësi ta marrë këtë udhë është obligim …” Ali Imran, 97). (MO)
[17] Fuqinë / aftësinë kreative e ka vetëm Zoti, ndërsa ekzistentet e tjera janë të
varura nga të prodhuarit kreativ të Tij. Mu’tezilitët thonë se disa vepra krijohen
me veprimin e fuqive të tjera, si p.sh.: goditja e kushtëzon dhembjen, kurse atë
e ka prodhuar fuqia vepruese e njeriut e jo e Zotit. Sipas mësimit të Ehl’us-
sunnetit tërë këtë e ka krijuar Zoti. (MO)
[18] Mes’ud ibn Umer Et-Taftazani këtë e sqaron: “Fuqia njerëzore nuk lidhet me
krijimin, sepse në atë që e quajnë produkt, në esencë, njeriu nuk ka
pjesëmarrje, për shkak se kjo nuk është në fuqinë e njeriut, ndërsa sa i përket
vetëfitimit (iktisab), ai nuk mund ta arrijë atë çka është jashtë mundësive të tij,
në dallim prej veprave të tij ku ai vendosën lirisht.” (Sherh’ul-akaid’in-
Nesefijjeh, Bagdad, 1926 hixhrij, fq. 125. (MO)
Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 37-38 dhe funstota
41- 43 në fq. 45-46. (NI)
[19] Çdo gjë që jeton e ka çastin e caktuar të vdekjes së vet, i cili është caktuar
nga Zoti. Askush këtë çast nuk mund ta shpejtojë e as të shtyjë. Sipas
mu’tezilitëve, dorasi e tejkalon caktimin e Zotit dhe e mbytë viktimën para çastit
të tij të caktuar. Sipas tyre, kjo lloj vdekjeje është produkt i dorasit, vepër e tij e
jo e Zotit dhe se i mbyturi ka vdekur para ‘exhelit’ të tij, nga se sikur të mos
mbytej do të jetonte deri te çasti i tij i caktuar. Ky qëndrim i tyre është në
kundërshtim me mësimin e Ebu Mensur El-Maturidiut, të Umer En-Nesefiut dhe
të gjitha autoriteteve të ehl’us-sunnetit. Thënë shkurt, mbytja e njeriut është
akti i mbytësit në kuptim të vetëvrasjes, kurse vepër e Zotit është në kuptim të
krijimit dhe caktimit të çastit të vdekjes, sepse në krijimin dhe caktimin e Zotit
njeriu nuk ka pjesëmarrje, siç theksohet kjo edhe në Kur’an: “I cili ka krijuar
vdekjen dhe jetën…” (El-Mulk, 2).
Sipas filozofëve, vdekja vjen sipas rrugës së natyrshme, me sëmundje ose me
ndërprerjen e funksioneve të organeve vitale. (Sherh’ul-akaid’in-Nesefijjeh, po
aty, fq. 126. (MO)
Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 40 dhe funsotat 51
në fq. 46. (NI)
Es-Sujuti thotë: “Besojmë se vdekja është me exhel. Exheli është koha, të
cilën All-llahu e ka caktuar qysh më parë për përfundimin e çdo jete. Askush nuk
vdes pa exhel, pa marrë parasysh a është mbytur, apo ka vdekur në ndonjë
mënyrë tjetër.” (Es-Sujuti, po aty, fq. 22. (NI)
Ngjashëm mendon edhe El-Esh’ariu i cili thotë: “Pohojmë se çdokush vdes me
exhelin e vet dhe se i mbyturi mbytet me exhelin e vet.” El-Esh’ari, po aty, fq.
12. (NI)
[20] Mu’tezilitët disa harame (ajo që është përvetësuar me vjedhje, mashtrime,
plaçkitje, kamatë e të ngjashme) nuk i numërojnë në Furnizim (nafakë). Sipas
mësimit të tyre, në nafakë numërohet hallalli, d.m.th. ajo që është në pronësinë
e njeriut (Hud, 6), sepse All-llahu ua cakton nafakën edhe shtazëve, ndërsa ato
nuk kanë kurrfarë pronësie. A është e mundur që dikush të hajë diç tjetër nga
18
ajo që Zoti e ka krijuar dhe caktuar? Dijetarët islamë ‘rizkun’ e ndajnë në dy
grupe: 1) Atë që njeriu e ha dhe e pi, kjo është nafakë në kuptimin e vërtetë
dhe; 2) Atë që njeriu e posedon, të tjerëve ua ndan dhe shpërblen gjatë jetës së
tij, në bazë të ajetit: “dhe kanë ndarë sadakë nga ajo që u kemi dhënë Ne.” (El-
Bekaretu, 3), sikur edhe fjalëve të të Dërguarit: “Sadaka më e mirë është të
ndash kur je i shëndoshë dhe ngushtë dhe duke iu frikësuar varfërisë, ndërkohë
që dëshiron të pasurohesh dhe që këtë të mospushosh ta bësh deri në vdekjen
tënde …” (MO)
Shih: El-Maturidi, po aty, fq. 41. (NI)
[21] Para së gjithash kjo do të thotë: Zoti krijon edhe ‘hidajetin’ edhe ‘dalaletin’,
sepse Ai është Krijuesi i vetëm. Pyetja e dytë është pyetja e dashjes dhe
vullnetit të Zotit. Ai vendosë kë do ta përudhë e kë do ta lë duke mos e lajthuar,
por duke ia lënë vetëvetes. “Ti, s’ka dyshim se, nuk mund ta udhëzosh drejt atë
që do ti, por All-llahu e udhëzon drejt atë që do Ai, dhe Ai i di mirë ata, të cilët
do të shkojnë rrugës së drejtë.” (El-Kasas, 56). Pejgamberi është lutur: “O Zot,
drejtoje popullin tim.” (MO)
Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 38-39 dhe fusnota 44 deri 48 në fq. 46.
(NI)
[22] Sikur kjo të ishte obligim për Zotin, atëherë Ai do të obligohej ta drejtojë atë
që e ka zgjedhur ‘dalaletin’ dhe në këtë mënyrë ta ruaj nga dënimi i Tij …
Gjithashtu, do të obligohej që varfërinë e njeriut ta ndërrojë me pasuri,
dëshpërimin me hare, vdekjen me mosvdekje e të tjera. (MO)
“Zoti nuk është i obliguar në asgjë. Ai është krijues i botës. Si, atëherë, Ai të
obligohet me diç.” (Es-Sujuti, po aty, fq. 20). (NI)
[23] Shih: El-Kur’an, Kaptinat: El-Mu’minu, 46; El-Me’arixh, 25; Ibrahim, 27.
I Dërguari a. s. ka folur: “Pastrohuni nga urina, sepse për moskujdes nga ajo
ndytësi është paraparë dënimi në varr.”
Gjithashtu ka thënë: “Në varr të vdekurit do t’i vijnë dy melekë, të fuqishëm
dhe të rreptë, me emrin Munkir dhe Nekir.”
Mu’tezilitët dhe disa rafiditë nuk besojnë në dënimin ose lumturinë në varr
dhe konsiderojnë se aty i vdekuri është sikurse një lëndë e rëndomtë, i cili nuk
ndien aspak. Duke u shërbyer me logjikën vetjake të të gjykuarit racional, kanë
mohuar ajete të shumënumërta kur’anore dhe hadithe të të Dërguarit a. s., të
cilët flasin mbi këtë. (MO)
Krhs.: El-Maturidi,, po aty, fq. 33; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq.
55. Gjithashtu: Ni’met Sidkij, El-Xheza’u: El-Xhennetu we’n-Naru, El-Kahiretu,
1975, fq. 7 e tutje. (NI)
[24] Er-Rra’d, 16; Esh-Shu’ara, 78-79 e të tjera. (MO)
Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 46-47/1986, po aty, fq. 33-34. dhe Et-
Tewbe, 101; Et-Tur, 47; Es-Sexhdeh, 21 e të tjera dhe fusnota 82 në fq. 44.
Gjithashtu: Es-Sujuti, po aty, fq. 20. (NI)
[25] El-A’raf, 8-9.
‘Mizani’ është nocion për vlerësimin e veprave të njerëzve, që mendja e
njeriut është e paaftë të kuptojë. Mu’tezilitët e mohojnë “peshojën” (mizanin),
sepse, sipas tyre, veprat janë aksidentale dhe është e pamundur të maten. Më
tej thonë, pasi që veprat janë të shkruara në Libër dhe është dhënë vlerësimi i
tyre: ”të mira ose të këqia”, nuk ka kurrfarë nevoje për “matjen” e tyre të re.
(MO)
El-Maturidi, po aty, fq. 33. Shih: Es-Sujuti, po aty, fq. 21; Imam Ahmed Ibn
Hanbel, Odgovor xhehmijama i zindicima, Islamska misao, IX/1987, nr. 105-
106, Sarajevë, fq. 20. (NI)
19
[26] Kur’ani flet mbi Librin e jetës në disa vende: “Dhe secilit njeri atë që e ka
bërë do t’ia varim në qafë dhe në ditën e Gjykimit do t’ia tregojmë një Libër të
hapur. Lexo librin tënd …” (El-Isra’, 13-14).
“Atij, të cilit libri i vet do t’i jepet nga e djathta, do ta ketë të lehtë llogarinë.
Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar, kurse ai, të cilit libri i vet do t’i jepet
prej pas shpine, do të lutet për shkatërrim dhe do të digjet në zjarr.” (El-
Inshikak, 7-12). (MO)
[27] Mbi ‘Burimin’ (hawd) e të Dërguarit flet Kur’ani dhe disa hadithe. Ka
mendime se ‘hawd’ është burimi i tij në Ditën e gjykimit, kurse ‘kewther’ në
Xhennet. Disa, po ashtu, thonë: “A e dini ç’është kewtheri? Ai është lumë, të
cilin ma ka premtuar Krijuesi im. Në atë ka të mira të shumta. Ai është burimi
rreth të cilit do të grumbullohen ithtarët e mi …”. Mendimi tjetër thotë se ato
janë dy burime të ndryshme: Enesi radija’ll-llahu anhu i tha të Dërguarit a. s.: -
A do të më bëhesh ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit? Ai u përgjigj: “Atë ditë
do të jem shumë i zënë.” Enesi i tha: -Ku të të kërkoj? I Dërguari tha: “Më kërko
në ‘sirat’, ose te ‘mizani’ ose te ‘hawdi’ …”. Në një hadith theksohet se të gjithë
ithtarët e të Dërguarit do të pijnë ujë nga burimi i tij, përveç atyre të cilët janë
bërë “murtedë” (renegatë) … (MO)
Shih gjithashtu: Es-Sujuti, po aty, fq. 20; Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20.
(NI)
[28] Es-Sujuti thotë se: “…(sirati është, përkthyesi N. I.) më i hollë se qimja,
ndërsa më i mprehtë se shpata…” Es-Sujuti, po aty, fq. 21. Shih: Ahmed Ibn
Hanbel, po aty, fq. 20. (NI)
[29] En-Nesefiu e ka ekspozuar qëndrimin e Ehli’s-sunnetit të mbështetur në
argumente të shumta e të fuqishme nga Kur’ani dhe Sunneti. Mu’tezilitët dhe
disa të tjerë mendojnë se Xhenneti dhe Xhehennemi nuk janë krijuar dhe se kjo
do të pasojë në Ditën e gjykimit. Në përgjigjet e dijetarëve të ehlu’s-sunnetit
theksohen ajetet kur’anore, siç janë ata mbi qëndrimin e Ademit a. s. dhe
Hawwës a. s. në xhennet, pastaj ajetet të cilët përfundojnë me fjalët: “’Uiddet
li’l-muttekin” dhe “’Uiddet li’l-kafirin”, pastaj ajetet nga sureja en-Nexhm, të cilat
flasin mbi Mi’raxhin e të Dërguarit a. s.: “Inde sidret ’ul - munteha”. “Indeha
xhennet ’ul - me’va’ ”. Fraksioni i xhehmitëve e mohon përhershmërinë e
xhennetit dhe të xhehennemit, sikurse edhe të asaj që do të ndodhë në ta dhe
thonë se të gjitha këto një ditë do të zhduken, sepse çdo gjë do të zhduket:
“Përveç fytyrës së Zotit”. Edhe deklarata e tyre është në kundërshtim me
mësimin burimor islam. (MO).
Shih: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 30; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh,
po aty, fq. 55; Es-Sujuti, po aty, fq. 22; Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20;
Ni’met Sidkij, po aty, fq. 71 – 100. (NI)
[30] Sipas transmetimit të Ibn Mes’udit mëkatet e mëdha janë: shirki (politeizmi),
mbytja e njeriut, shpifja ndaj femrës së ndershme, prostitucioni, dezertimi,
magjia, shpenzimi i pasurisë së bonjakëve, mosdëgjimi i prindërve dhe
mosbesimi. Ebu Hurejre shton: të ngrënit e kamatës, kurse Aliu r. a.: vjedhja,
dehja dhe prodhimi i pijeve dehëse. Disa dijetarë kanë thënë: Çdo mëkat tërheq
me vete pasojat, sa më i madh të jetë mëkati, aq më të rënda do të jenë edhe
pasojat. Të tjerët kanë shtuar: Çdo mëkat, i cili kryhet në mënyrë vazhdueshme
dhe të qëllimshme rritet në mëkat të madh, kurse çdo mëkat i cili përcillet me
‘istigfar’ është i vogël. (Et-Taftazani, po aty, fq. 140).
Në Glosën e veprës së Et-Taftazaniut nga Muslihuddin El-Kesteliu (vdiq më
901 h.) fq. 140-141, mbi mëkatet e mëdha, shtohet: Mbytja e fëmijës së
posalindur nga frika prej varfërisë, prostitucioni me gruan e fqinjit të tij, ndonëse
edhe mbytjet e tjera ose prostitucionet janë mëkat i rëndë. Esh-Shafiu
konsideron se sihirbërësi duhet mbytur, sepse edhe ai mbyt njerëz me magjinë e
Akaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas Nesefiut

More Related Content

What's hot (9)

Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanit
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
 
Pergatitja per diten e ritkthimit
Pergatitja per diten e ritkthimitPergatitja per diten e ritkthimit
Pergatitja per diten e ritkthimit
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranit
 
Buhariu 8
Buhariu 8Buhariu 8
Buhariu 8
 
kurani shqip
kurani shqipkurani shqip
kurani shqip
 
Akideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariutAkideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariut
 
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi për fëmijë
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi  për fëmijë Dr. Musli Vërbani - Texhvidi  për fëmijë
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi për fëmijë
 
Kurani
KuraniKurani
Kurani
 

Viewers also liked

Tugas p.aris
Tugas p.arisTugas p.aris
Tugas p.aris
Hana Nisa
 
Album GC 2011
Album GC 2011Album GC 2011
Album GC 2011
reyeshg
 
Yaş hesaplama tablosu
Yaş hesaplama tablosuYaş hesaplama tablosu
Yaş hesaplama tablosu
senanur
 
Komponen abiotik
Komponen abiotikKomponen abiotik
Komponen abiotik
VJ Asenk
 

Viewers also liked (20)

Social media campagne als alternatief voor staking
Social media campagne als alternatief voor stakingSocial media campagne als alternatief voor staking
Social media campagne als alternatief voor staking
 
SULOVAR
SULOVARSULOVAR
SULOVAR
 
Tugas p.aris
Tugas p.arisTugas p.aris
Tugas p.aris
 
Bongkar rahasia php
Bongkar rahasia phpBongkar rahasia php
Bongkar rahasia php
 
Celup akrilat basa
Celup akrilat   basaCelup akrilat   basa
Celup akrilat basa
 
Biologi perkembaangan kb
Biologi perkembaangan kbBiologi perkembaangan kb
Biologi perkembaangan kb
 
Album GC 2011
Album GC 2011Album GC 2011
Album GC 2011
 
Info akuakultur
Info akuakulturInfo akuakultur
Info akuakultur
 
Bahagian a2
Bahagian a2Bahagian a2
Bahagian a2
 
Yaş hesaplama tablosu
Yaş hesaplama tablosuYaş hesaplama tablosu
Yaş hesaplama tablosu
 
Anatomi 1
Anatomi 1Anatomi 1
Anatomi 1
 
Modul 5 kb 1
Modul 5    kb 1Modul 5    kb 1
Modul 5 kb 1
 
Komponen abiotik
Komponen abiotikKomponen abiotik
Komponen abiotik
 
Iblis dan alamnya (4)
Iblis dan alamnya (4)Iblis dan alamnya (4)
Iblis dan alamnya (4)
 
Aktivisme i amerika høsten 2011
Aktivisme i amerika høsten 2011Aktivisme i amerika høsten 2011
Aktivisme i amerika høsten 2011
 
Tugas AI (fransisca loren) TPA Sore
Tugas AI (fransisca loren)   TPA SoreTugas AI (fransisca loren)   TPA Sore
Tugas AI (fransisca loren) TPA Sore
 
Akikah
AkikahAkikah
Akikah
 
Lpm002 SNS in Canada and China-Riki
Lpm002 SNS in Canada and China-RikiLpm002 SNS in Canada and China-Riki
Lpm002 SNS in Canada and China-Riki
 
AgilOne Email Edition
AgilOne Email EditionAgilOne Email Edition
AgilOne Email Edition
 
Abong 2010 a 2013
Abong 2010 a 2013Abong 2010 a 2013
Abong 2010 a 2013
 

Similar to Akaidi islam sipas Nesefiut

Safijurr-rrahman el Mubarekfuri - Nektari i vulosur i Xhennetit
Safijurr-rrahman el Mubarekfuri - Nektari i vulosur i XhennetitSafijurr-rrahman el Mubarekfuri - Nektari i vulosur i Xhennetit
Safijurr-rrahman el Mubarekfuri - Nektari i vulosur i Xhennetit
Libra Islame
 
Nektari i vulosur i xhennetit
Nektari i vulosur i xhennetitNektari i vulosur i xhennetit
Nektari i vulosur i xhennetit
Durim Bajrami
 
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari   as'habet e muhamedit a.sBexhet jashari   as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
Libra Islame
 
Ebu hasan ali en nedevi - islami ndikimi i tij ne civilizim dhe merita e tij ...
Ebu hasan ali en nedevi - islami ndikimi i tij ne civilizim dhe merita e tij ...Ebu hasan ali en nedevi - islami ndikimi i tij ne civilizim dhe merita e tij ...
Ebu hasan ali en nedevi - islami ndikimi i tij ne civilizim dhe merita e tij ...
Libra Islame
 
As Habët E Muhamedit A
As Habët E Muhamedit AAs Habët E Muhamedit A
As Habët E Muhamedit A
guest41e4e
 
AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.
guest41e4e
 
As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.
FSstudio
 
AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.
guestef339
 
Islami Ndikimi I Tij Ne Civilizim Dhe Merita E Tij Per Njerezimin
Islami Ndikimi I Tij Ne Civilizim Dhe Merita E Tij Per NjereziminIslami Ndikimi I Tij Ne Civilizim Dhe Merita E Tij Per Njerezimin
Islami Ndikimi I Tij Ne Civilizim Dhe Merita E Tij Per Njerezimin
guest41e4e
 
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anitDr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Shkumbim Jakupi
 

Similar to Akaidi islam sipas Nesefiut (20)

Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anitAjka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
 
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anitAjka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
 
Nektari i vulosur i xhennetit
Nektari i vulosur i xhennetitNektari i vulosur i xhennetit
Nektari i vulosur i xhennetit
 
Safijurr-rrahman el Mubarekfuri - Nektari i vulosur i Xhennetit
Safijurr-rrahman el Mubarekfuri - Nektari i vulosur i XhennetitSafijurr-rrahman el Mubarekfuri - Nektari i vulosur i Xhennetit
Safijurr-rrahman el Mubarekfuri - Nektari i vulosur i Xhennetit
 
Nektari i vulosur i Xhenetit
Nektari i vulosur i XhenetitNektari i vulosur i Xhenetit
Nektari i vulosur i Xhenetit
 
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-TuejxhritBiografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
 
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-TuejxhritBiografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
 
Nektari i vulosur i xhennetit
Nektari i vulosur i xhennetitNektari i vulosur i xhennetit
Nektari i vulosur i xhennetit
 
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari   as'habet e muhamedit a.sBexhet jashari   as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
 
Ebu hasan ali en nedevi - islami ndikimi i tij ne civilizim dhe merita e tij ...
Ebu hasan ali en nedevi - islami ndikimi i tij ne civilizim dhe merita e tij ...Ebu hasan ali en nedevi - islami ndikimi i tij ne civilizim dhe merita e tij ...
Ebu hasan ali en nedevi - islami ndikimi i tij ne civilizim dhe merita e tij ...
 
As Habët E Muhamedit A
As Habët E Muhamedit AAs Habët E Muhamedit A
As Habët E Muhamedit A
 
AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.
 
As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.
 
AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.
 
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
 
Islami Ndikimi I Tij Ne Civilizim Dhe Merita E Tij Per Njerezimin
Islami Ndikimi I Tij Ne Civilizim Dhe Merita E Tij Per NjereziminIslami Ndikimi I Tij Ne Civilizim Dhe Merita E Tij Per Njerezimin
Islami Ndikimi I Tij Ne Civilizim Dhe Merita E Tij Per Njerezimin
 
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anitDr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
 
Fetvaja e Hamasë
Fetvaja e HamasëFetvaja e Hamasë
Fetvaja e Hamasë
 
Fetvaja e Hamasë
Fetvaja e HamasëFetvaja e Hamasë
Fetvaja e Hamasë
 
Akidja hamevije
Akidja hamevijeAkidja hamevije
Akidja hamevije
 

Akaidi islam sipas Nesefiut

  • 1. 1 Akaidi islam sipas Imam en-Nesefiut Fjala e përkthyesit Krahas intensifikimit të shkrimeve me tematikë aktuale bashkëkohore, është obligim i patjetërsueshëm edhe studimi dhe prezentimi i veprave klasike të fesë islame, sidomos të diturisë së akaidit (el-‘akaid). Me këtë nënkuptojmë zbulimin dhe konservimin e dorëshkrimeve, pastaj përkthimin kritik, përpunimin dhe publikimin e dorëshkrimeve, qoftë tërësisht apo fragmentarisht. Viteve të fundit në këtë rrafsh janë bërë përpjekjet e para,[1] ndërsa vitet që do të pasojnë do të jenë vendimtarë për studiuesit, në mënyrë që kjo zbrazëtirë të plotësohet cilësisht. Me këtë rast opinionit shkencor, pastaj nxënësve të medreseve, studentëve të fakulteteve islame, imamëve dhe të gjithë lexuesëve kureshtarë po ua ofrojmë me përkthim dhe komentim njërën ndër veprat më të dalluara klasike nga fusha e akaidit (besimit), e ajo është vepra “Akaid’un-Nesefijjeh” (Akaidi i Nesefiut). Kjo vepër, e vogël përkah vëllimi, paraqet me shekuj një vepër të pakalueshme për hulumtuesit e shkencës së akaidit, kurse autorin e saj Nexhmuddin Ebu Hafs ‘Umer Ibn Muhammed En-Nesefiun (461/537 / 1142)[2] e radhit ndër autoritetet më të mëdha të ehl’us-sunnetit.[3] Rëndësia e kësaj vepre konsiston në faktin se është ndër veprat më të komentuara të këtij lloji. Haxhi Halifa, autori i veprës monumentale “Keshf’udh-dhunun” numëron 14 komente, 43 glosa dhe disa superglosa.[4] Sa i përket interesimit të ulemasë shqiptare, edhe pse nuk posedojmë të dhëna të sakta, posedojmë informata gojore nga vetë nxënësit e medreseve të vjetra, se kjo vepër në të kaluarën është lexuar nga ulemaja dhe se nëpër medrese është punuar me të. Këtë e themi duke u mbështetur edhe në faktin se këtë vepër e hasim nëpër biblioteka private të imamëve të hershëm apo të tashëm. II Përkthimi dhe një pjesë e komentit të ”Akaidit të Nesefiut” është bërë duke u mbështetur tek përkthimi i publikuar në revistën Glasnik të Sarajevës, nr. 6/1985, fq. 668-686 nga Muharrem Omerdiq (i cili njëkohësisht rekomandoi përkthimin e kësaj vepre edhe në gjuhën shqipe), duke u mbështetur tek dy ekzemplarë të botuar në arabishte, të cilët i morëm të fotokopjuara nga Biblioteka e Gazi Husrev- beut në Sarajevë (me mirësinë e bibliotekistit Zejnil ef. Fajiq), duke u mbështetur tek “Glosa e Ramadan ibn Abdulmuhsinit” (i njohur si Beheshti, i cili vdiq më 979 hixhrij, botuar më 1308 hixhrij në Turqi (?), në 107 faqe dhe së fundi duke u mbështetur tek “Komenti i Akaidit të Nesefiut”, të autorit Sa’duddin Mes’ud ibn Umer et-Taftazaniut (vdiq më 971 hixhrij, botuar së bashku me dy Glosat e përmendura më 1308 në Turqi (?). Që të trija këto të fundit janë të përfshira në një kodeks të ruajtur mirë, ku mungojnë faqet e fundit (këtë kodeks e huazova përkohësisht nga biblioteka private e kolegut tim Muhidin ef. Ahmetit). Mirëpo, tash kur u bë aktual botimi i kësaj vepre dhe kur u paraqit nevoja për rileximin dhe ripërkthimin e kësaj vepre dolën në shesh probleme serioze, sepse kodeksi i cekur më lartë është humbur. U imponua zgjidhje tjetër dhe besojmë fatlume. Teksti
  • 2. 2 arabisht por edhe përkthimi u barazua sipas botimit kritik të ‘Akaidit të Nesefiut’ me titull “Sherh’ul-akaid’in-Nesefijjeh”, Mektebetu Daru’l-Bejruti, Lubnan, (pa vit botimi). Teksti arabisht për këtë botim është daktilografuar nga zotëri mr. Azem Xheladini, sipas fotokopjeve që i morëm nga Biblioteka e Gazi-Husrev beut në Sarajevë. Krahas këtij angazhimi zotëri mr. A. Xheladini dhe zotëri A. Sinani bënë edhe leximin e përkthimit. I falënderohem edhe z. M. Ajdinit për ndihmesën e tij dhe redaktorit gjuhësor z. Xh. Xhoxhajt. Veçanërisht i falënderohem kolegut zotëri Flamur ef. Sofiut, i cili bëri korrekturën e tekstit arabisht, redakturën e përkthimit dhe recensimin e tërë veprës. Në fund i falënderohem bashkëshortes dhe fëmijëve të cilët me muaj të tërë krijuan kushte që këtë punë ta përfundojë. Falënderimi u takon edhe të gjithë të tjerëve që dhanë ndihmesë lidhur me botimin e kësaj vepre në gjuhën shqipe. All-llahu i shpërbleftë! Më në fund, falënderimi absolut i përket All-llahut të madhëruar, ps ndihmën e të Cilit kjo punë nuk do të ekzistonte! I vetëdijshëm se puna e përkthimit dhe e komentimit nënkupton edhe mangësi, me përkushtim i lutem All-llahut të madhëruar për falje. Përkryeshmëria dhe dija absolute i përket vetëm Atij! n. ibrahimi Ebu Hafs Umer En-Nesefij Besimi islam sipas Imam en-Nesefiut ‫النسفية‬ ‫العقائد‬ Në emër të All-llahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Shejhi dhe imami i nderuar, shembull për dijetarët islamë, yll udhëheqës në fe dhe ndër njerëzit, Umer En-Nesefij, Allahu e gradoftë në Botën e ardhshme, ka përfshirë nga dituria e akaidit një spektër rrezesh të shndritshme dhe një varg margaritarësh të shtrenjtë, që përbëjnë rregullat dhe themelet e fesë, dhe ka shkruar një vepër të tillë, që përmban margaritarë të një besimi të fortë dhe dhurata të paçmueshme, e që më pas e ka përkryer, e ka dekoruar dhe e ka rregulluar me një kompozicion dhe me një radhitje të përkryer. ‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫ال‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ َ‫و‬ . ََ‫ِي‬ َ ‫امل‬َ‫لع‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ب‬َ‫ر‬ َ‫ه‬َ‫ّلِل‬ ُ‫د‬‫ح‬‫م‬َ‫ح‬‫ْل‬َ‫ا‬َ‫ِي‬َ‫ب‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫آن‬‫ر‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫د‬‫ه‬‫ي‬َ‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ٍ‫د‬‫ه‬‫م‬َُ‫ُم‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ول‬ُ‫س‬َ‫ر‬ َ‫لى‬َ‫ع‬ ُ‫م‬َ‫ال‬َ‫ه‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ح‬‫ح‬‫َص‬‫أ‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫آل‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬َ‫و‬ ..
  • 3. 3 Lavdia më e madhe i qoftë All-llahut në dhuratat e Tij, bekimi dhe paqja qoftë mbi të Dërguarin tonë të fesë Muhammedin s.a.v.s. dhe mbi familjen dhe shokët e tij.[5] (Perceptimi i sendeve reale) ‫ة‬َ‫ت‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ث‬ َ‫اء‬َ‫ي‬‫ح‬‫ش‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ق‬َ‫ائ‬َ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫ق‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫ال‬َ‫ق‬ .‫عد‬َ‫ب‬ ‫ا‬‫ه‬‫م‬َ‫أ‬ُّ‫اس‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ْل‬َ‫ا‬ :‫ة‬َ‫ث‬َ‫ال‬َ‫ث‬ َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬َ‫خ‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫اب‬َ‫ب‬‫ح‬‫َس‬‫أ‬ َ‫و‬ .َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ائ‬َ‫ط‬‫ح‬‫س‬َ‫وف‬ُّ‫لس‬َ‫ل‬ ‫ا‬ً‫ف‬َ‫ال‬َ‫خ‬ ‫ق‬َ‫ق‬َ‫ح‬َ‫ت‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ َ‫ِب‬ ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫يم‬َ‫ل‬‫ه‬‫س‬‫ال‬.ُ‫ل‬‫ح‬‫ق‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ق‬َ‫اد‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬َ‫و‬ Dituria përgjithësisht ka për bazë të vërtetën dhe realitetin e sendeve, për këtë shkak ithtarët e së vërtetës (ehl’ul-hakk) e pranojnë ekzistimin e të gjitha sendeve të vërteta dhe reale, përkundër sofistëve.[6] Këto është e mundur të perceptohen në një nga tri mënyrat: me shqisa të shëndosha (havas’us-selimeh), me lajme autentike (haber’us-sadiki) dhe me arsye (el-akl).[7] َ‫ل‬ُ‫ك‬َ‫ب‬ َ‫و‬ ُ‫س‬َ‫م‬‫ه‬‫ل‬‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ق‬‫و‬ُّ‫الذ‬ َ‫و‬ ُّ‫هم‬‫ش‬‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ر‬َ‫ص‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ ‫س‬‫َح‬‫َخ‬ ‫ه‬‫س‬‫ا‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬َ‫و‬َ‫وق‬ُّ‫الذ‬ َ‫و‬ َ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬َ‫ك‬ُ‫ه‬َ‫ل‬ َ‫ي‬َ‫ه‬ ‫ح‬‫ت‬َ‫ع‬َ‫ض‬ُ‫و‬ ‫ا‬َ‫م‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ف‬َ‫ق‬‫و‬ُ‫ي‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ٍ‫ة‬‫ه‬‫س‬‫ا‬َ‫ح‬ . َ‫هم‬‫ش‬‫ال‬ َ‫و‬ Shqisat janë pesë: shqisa e të dëgjuarit, e të pamurit, e të nuhaturit, e të shijuarit dhe e të prekurit. Çdonjëra nga këto perceptojnë atë që është në fushën e tyre siç janë: të dëgjuarit, të shijuarit dhe të nuhaturit. َ‫ق‬ َ‫نة‬َ‫س‬‫ح‬‫ل‬َ‫أ‬ َ‫لى‬َ‫ع‬ ُ‫ت‬َ‫ب‬‫ها‬‫ث‬‫ال‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ ُ‫ر‬َ‫ات‬َ‫و‬َ‫ت‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ‫ا‬َُ‫ُه‬ُ‫د‬َ‫َح‬‫أ‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ع‬‫ح‬‫و‬َ‫ن‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ق‬َ‫اد‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬َ‫ص‬َ‫ت‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ ٍ‫م‬‫ح‬‫و‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬ُ‫ؤ‬ُ‫ط‬‫ا‬َ‫و‬َ‫ت‬ ُ‫ر‬‫ه‬‫و‬َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ب‬َ‫ذ‬ ‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ‫ب‬ َ‫وج‬ُ‫م‬.َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ائ‬‫ه‬‫ن‬‫ال‬ َ‫ان‬َ‫د‬‫ح‬‫ل‬ُ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ض‬َ‫ا‬ ‫ح‬ ‫امل‬ َ‫ة‬َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ز‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ِف‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ال‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫وك‬ُ‫ل‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ك‬ َ‫ي‬َ‫ر‬‫و‬ُ‫هر‬‫ض‬‫ال‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬ Lajmet autentike ndahen në dy lloje: Lloji i parë janë lajmet e vërteta popullore të përcjella nga brezi në brez, gjatë së cilës nuk ka ekzistuar mundësia e shtrembërimit të vetëdijshëm, e kjo supozon të jetë dituria parësore e njerëzve për njohjen e mbretërive të kaluara, të cilat janë zhdukur në kohët e hershme dhe mbi qytetet e lashta. َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ه‬ َ‫ِل‬َ‫ال‬‫ح‬‫د‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ب‬ َ‫وج‬ُ‫ي‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ز‬ َ‫ج‬‫ح‬‫ع‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫د‬‫ه‬‫ي‬َ‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ول‬ُ‫س‬‫ه‬‫ر‬‫ال‬ ُ‫ر‬َ‫ب‬َ‫خ‬ ُّ َ‫هاِن‬‫ث‬‫ال‬ ُ‫ع‬‫ح‬‫هو‬‫الن‬َ‫و‬َ‫ِف‬ َ‫ة‬َ‫ور‬ُ‫هر‬‫ض‬‫ال‬َ‫ب‬ ُ‫ت‬َ‫ب‬‫ها‬‫ث‬‫ال‬ ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ي‬َ‫اه‬َ‫ض‬ُ‫ي‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ ُ‫ت‬َ‫ب‬‫ها‬‫ث‬‫ال‬ ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬ َ‫ُّب‬‫ث‬‫ال‬ َ‫و‬ ََِ‫ن‬ُّ‫ق‬َ‫هي‬‫الت‬. َ‫ات‬ Lloji i dytë është lajmi pejgamberik i konfirmuar me mu’xhize; ky është ajo që supozon dituria deduktive, ndërkohë që dituria e konfirmuar me lajmin pejgamberik i përgjigjet diturisë parësore në kuptimin e vërtetësisë dhe të besnikërisë.[8] َ‫و‬‫ه‬‫ن‬َ‫أ‬َ‫ب‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ك‬ ٌّ‫ي‬َ‫ر‬‫و‬ُ‫ر‬َ‫ض‬ َ‫و‬ُ‫فه‬ ََ‫ة‬َ‫اه‬َ‫د‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ت‬ُ‫ب‬‫ح‬‫ث‬َ‫ي‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫ض‬‫ح‬‫َي‬‫أ‬ َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ‫ب‬َ‫ب‬َ‫س‬ َ‫و‬ُ‫ه‬َ‫ف‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫ق‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ا‬‫ه‬‫م‬َ‫أ‬َ‫ت‬َ‫ب‬َ‫ث‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ئ‬‫ح‬‫ز‬ُ‫ج‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫م‬َ‫ظ‬‫ح‬‫َع‬‫أ‬ َ‫ء‬‫ح‬‫هي‬‫ش‬‫ال‬ ‫ه‬‫ل‬ُ‫ك‬ .ٌّ َ‫ِب‬َ‫س‬َ‫ك‬ َ‫و‬ُ‫ه‬َ‫ف‬ َ‫ل‬َ‫ال‬‫ح‬‫د‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬َ‫ب‬ Përsa i përket arsyes, ajo gjithashtu shfaqet si shkak i diturisë dhe krejt ajo që është mësuar me të në kuptim të të mësuarit (cognitio) të qartë e të sigurtë
  • 4. 4 konsiderohet parësore, për shembull, të mësuarit se tërësia është gjithnjë më e madhe se partikularja e asaj tërësie. Ajo që perceptohet me arsye me anë të argumenteve paraqet dije të arritur. . َ‫ق‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫د‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ َ‫ء‬‫ح‬‫هي‬‫ش‬‫ال‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ح‬َ‫ص‬َ‫ب‬ ََِ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ر‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫اب‬َ‫ب‬‫ح‬‫َس‬‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ُ‫ام‬َ‫ح‬‫ْل‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ Ilhami (frymëzimi) nuk konsiderohet si shkak i mësimit të thelbit të diçkaje sipas mendimit të përgjithshëm të pasuesve të të vërtetës.[9] (Bota është e krijuar) َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ ‫ام‬َ‫ي‬َ‫ق‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬ ‫ا‬َ‫م‬ ُ‫ن‬‫ا‬َ‫ي‬‫ح‬‫َع‬‫أل‬‫ا‬َ‫ف‬ .‫اض‬َ‫ر‬‫ح‬‫َع‬‫أ‬ َ‫و‬ ‫ان‬َ‫ي‬‫ح‬‫َع‬‫أ‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ‫ح‬‫ذ‬َ‫إ‬ ‫ث‬َ‫د‬‫ُح‬‫ُم‬ َ‫ه‬َ‫ائ‬َ‫ز‬‫ح‬‫َج‬‫أ‬ َ‫ع‬‫ي‬َ‫م‬َ َ‫ِب‬ ََ‫َل‬‫ا‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ٍ‫ب‬‫ه‬‫ك‬َ‫ر‬ُ‫م‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ُ‫م‬‫ح‬‫س‬َ‫ِج‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ ‫ب‬‫ه‬‫ك‬َ‫ر‬ُ‫م‬ ‫ا‬‫ه‬‫م‬َ‫إ‬ َ‫و‬ َ‫ام‬َ‫س‬‫ح‬‫َج‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ُ‫ث‬ُ‫د‬‫ح‬َ‫َي‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ ُ‫وم‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ ‫ا‬َ‫م‬ ُ‫ض‬َ‫ر‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ .ُ‫أ‬‫ه‬‫ز‬َ‫ج‬َ‫ت‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ ‫ي‬َ‫ذ‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ء‬‫ح‬‫ز‬ُ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ه‬‫ح‬‫و‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬َ‫ك‬َ‫و‬ َ‫وم‬ُ‫ع‬ُّ‫ط‬‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫و‬‫ح‬‫ك‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬َ‫أل‬‫ا‬َ‫ك‬ َ‫ر‬َ‫اه‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ .َ‫ح‬َ‫ائ‬َ‫و‬‫ه‬‫ر‬‫ال‬ Bota në totalitetin e saj është e prodhuar, prandaj, bota në bazë është substancë (a’jan) dhe aksidencë (a’rad). Bota substanciale është ajo që ekziston vetvetiu (bi dhatihi), dhe që mund të jetë e përbërë (murekkeb) si trup, apo uniforme (gajru murekkeb) si atomi, i cili është i pandashëm. Aksidentale është tërë ajo që nuk ka ekzistencë vetvetiu (la jekunu bi dhatihi), dhe që shfaqet në trupa dhe atome, për shembull, ngjyrat dhe ekzistencat, shija (në ushqim) dhe aromat.[10] (Krijuesi i botës dhe atributet e Tij) ََِ‫اَل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ُ‫ث‬َ‫د‬‫ح‬‫ح‬ ُ ‫امل‬ ‫و‬َ‫ب‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ُ‫يد‬َ‫ر‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ي‬َ‫هائ‬‫ش‬‫ال‬ ُ‫ري‬َ‫ص‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫يع‬َ‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ ُ‫يم‬َ‫ل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ر‬َ‫اد‬َ‫ق‬‫ل‬‫ح‬‫ا‬ ُّ‫ي‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ُ‫مي‬َ‫د‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫د‬َ‫اح‬َ‫لو‬‫ح‬‫ا‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫م‬‫ح‬‫س‬ َ‫ج‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ض‬َ‫ر‬َ‫ع‬ َ‫ال‬ ٍ‫ئ‬َ‫ز‬َ‫ج‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ض‬‫ح‬‫ع‬َ‫ب‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ود‬ُ‫د‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ود‬ُ‫د‬‫َح‬‫ُم‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ر‬‫ه‬‫و‬َ‫ص‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ر‬َ‫ه‬‫ح‬‫و‬َ‫ج‬َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ف‬‫ح‬‫ي‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ي‬َ‫ائ‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫ف‬َ‫وص‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫اه‬َ‫ن‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ب‬‫ه‬‫ك‬َ‫ر‬َ‫ت‬ُ‫م‬ ‫ح‬‫د‬ُ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ُ‫ج‬ُ‫ر‬‫ح‬َ‫َي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ء‬‫ح‬‫ي‬َ‫ش‬ ُ‫ه‬ُ‫ه‬َ‫ب‬‫ح‬‫ش‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ان‬َ‫م‬َ‫ز‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ي‬َ‫ر‬‫ح‬َ‫َي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ان‬َ‫ك‬َ‫م‬ َ‫ِف‬ ُ‫ن‬‫ه‬‫ك‬َ‫م‬َ‫ت‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬َ‫ائ‬َ‫ق‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫َز‬‫أ‬ ‫ات‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬ َ‫و‬ .‫ء‬‫ح‬‫ي‬َ‫ش‬ َ‫ه‬َ‫ت‬َ‫ر‬‫ة‬َ‫م‬ .ُ‫ه‬ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫ال‬ َ‫ي‬َ‫ه‬ َ‫و‬ ََِ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬َ‫لع‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ي‬َ‫ه‬ َ‫و‬َ‫ل‬‫ح‬‫هخ‬‫ت‬‫ال‬َ‫و‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫ع‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫يئ‬َ‫ش‬ َ ‫مل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ر‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ر‬َ‫ص‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬‫ه‬‫و‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬‫ا‬َ‫ي‬َ‫ْل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ة‬َ‫ر‬‫ح‬‫د‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫يق‬ ‫م‬َ‫ل‬َ‫ك‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ .ُ‫م‬َ‫ال‬َ‫ك‬‫ل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ق‬َ‫ي‬‫ز‬‫ح‬‫هر‬‫الت‬ َ‫و‬َ‫وت‬ُ‫ك‬ُّ‫لس‬َ‫ل‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫اف‬َ‫ن‬ُ‫م‬ ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ص‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ات‬َ‫و‬‫ح‬‫َص‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ف‬ُ‫و‬ُ‫ر‬‫ح‬‫اْل‬ َ‫س‬‫ح‬‫ن‬ َ‫ج‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫َز‬‫أ‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬ ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ص‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ٍ‫م‬َ‫ال‬َ‫ك‬َ‫ب‬َ‫و‬ ُ‫ه‬ َ‫و‬ ٍ‫وق‬ُ‫ل‬‫َح‬‫ُم‬ ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ُ‫م‬َ‫ال‬َ‫ك‬ ُ‫ن‬‫آ‬‫ح‬‫ر‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ . َ‫ِب‬‫ُح‬‫ُم‬ ٍ‫اه‬َ‫ن‬ ‫ر‬َ‫آم‬ ‫ا‬َ َ‫ِب‬ ‫م‬َ‫ل‬َ‫ك‬َ‫ت‬ُ‫م‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ف‬‫آل‬‫ح‬‫ا‬َ‫و‬‫ا‬َ‫ن‬َ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ َ‫ِف‬ ‫وظ‬ُ‫ف‬‫َح‬‫ُم‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ف‬َ‫اح‬َ‫ص‬َ‫م‬ َِ َ‫ِف‬ ‫وب‬ُ‫ت‬‫ح‬‫ك‬َ‫م‬ . ‫ا‬َ‫يه‬َ‫ف‬ ٍ‫ال‬َ‫ح‬ ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ان‬َ‫ذ‬‫آ‬َ‫ب‬ ‫وع‬ُ‫م‬‫ح‬‫س‬َ‫م‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ت‬َ‫ن‬َ‫س‬‫ح‬‫ل‬َ‫أ‬َ‫ب‬ ‫وء‬ُ‫ر‬‫ح‬‫ق‬َ‫م‬ Krijuesi i botës është All-llahu i Lartëmadhëruar, i Vetmi, i Ngahershmi, i Mundshmi, i Gjalli, i Gjithëdijshmi, dëgjon çdo gjë, sheh çdo gjë, i Gjithëvullnetshmi, ka vullnet, s’është aksidental as material, s’është atom, është i papërshkrueshëm, i pakufizueshëm dhe i pafund, s’është nga disa pjesë ose uniform, s’është i përbërë as përfundimtar, s’është i përshkrueshëm me gjendje agregate as që mund të përcaktohet kuantitativisht, nuk mund të vendoset as të futet në rrjedhat kohore dhe nuk është antropomorf. Asgjë nuk ndodh jashtë dijes dhe fuqisë së Tij. Është pronar i atributeve të ngahershme, gjithnjë ekzistuese sipas Qenies së Tij të cilat as nuk janë Ai e as diçka tjetër jashtë Tij; e ato janë: dija, fuqia, jeta, forca, dëgjimi, pamja, vullneti, dashja, efikasiteti, kreativiteti, furnizimi dhe të folurit. Ai flet me të folur, i cili është atribut i Tij i ngahershëm, i cili nuk
  • 5. 5 shprehet dhe që nuk shkaktohet me shkronja dhe tinguj, ky atribut është i kundërt me heshtjen ose me ndonjë lloj tjetër të të folurit, në të cilin përdoren mjetet (organet) e të ngjashme. All-llahu i lartëmadhëruar me këtë lloj të folur urdhëron, ndalon dhe lajmëron. Kur’ani është fjalë e All-llahut, i cili s’është i krijuar, është i shkruar në mus’hafet tona, i ruajtur në zemra, i artikuluar me gjuhë, i dëgjuar me veshë, por s’është gjendja e tyre.[11] َ‫ل‬َ‫َز‬‫أ‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫ه‬َ‫ّلِل‬ ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ُ‫ين‬َ‫و‬‫ح‬‫ك‬‫ه‬‫ت‬‫ال‬َ‫و‬َ‫د‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ُ‫ن‬‫ه‬‫و‬َ‫ك‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ود‬ُ‫ج‬ُ‫و‬ َ‫ت‬‫ح‬‫ق‬َ‫و‬َ‫ل‬ َ‫ه‬َ‫ائ‬َ‫ز‬‫ح‬‫َج‬‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ٍ‫ء‬‫ح‬‫ز‬ُ‫ج‬ َ‫ل‬ُ‫ك‬َ‫ل‬ َ‫و‬ ََ‫اَل‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ُ‫ه‬ُ‫ين‬َ‫و‬‫ح‬‫ك‬َ‫ت‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬.‫ا‬َ‫ن‬ Atributi i krijimit (et-tekwin) është atribut i ngahershëm i Zotit. Ai e krijoi botën, çdo pjesëz të saj në çastin e krijimit, ndërsa Zotin askush nuk e ka krijuar; në këtë ne besojmë fuqishëm.[12] . َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ ‫ة‬َ‫م‬َ‫ائ‬َ‫ق‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫َز‬‫أ‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫ه‬َ‫ّلِل‬ ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ُ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ر‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬َ‫و‬ Vullneti (el-iradetu) është gjithashtu atribut i ngahershëm i All-llahut të lartmadhërishëm.[13] (Të pamurit e All-llahut) ُّ‫ي‬َ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ ُ‫يل‬َ‫هل‬‫د‬‫ال‬ َ‫د‬َ‫ر‬َ‫و‬ ‫ح‬‫د‬‫ق‬ ََ‫و‬ . َ‫ل‬‫ح‬‫ق‬‫ه‬‫الن‬َ‫ب‬ ‫ة‬َ‫ب‬ َ‫اج‬َ‫و‬ َ‫ل‬‫ح‬‫ق‬َ‫لع‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ‫ة‬َ‫ز‬َ‫ائ‬َ‫ج‬ َ‫ر‬َ‫ص‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ُ‫ة‬َ‫ي‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫ر‬ َ‫و‬َ‫ر‬ َ‫آلخ‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ا‬َ‫د‬ َ‫ِف‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ‫هللا‬ َ‫ِي‬َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ي‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫ر‬ َ‫اب‬َ‫َي‬َ‫إ‬َ‫ب‬َ‫ة‬ ‫ي‬َ‫ائ‬‫ه‬‫ر‬‫ال‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ب‬ ٍ‫ة‬َ‫ف‬‫ا‬َ‫س‬َ‫م‬ َ‫وت‬ُ‫ب‬ُ‫ث‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ٍ‫اع‬َ‫ع‬ُ‫ش‬ َ‫ال‬َ‫ص‬َ‫ت‬َ‫ا‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ٍ‫ة‬َ‫ل‬َ‫اب‬َ‫ق‬ُ‫م‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ٍ‫ة‬َ‫ه‬ َ‫ج‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ان‬َ‫ك‬َ‫م‬ َ‫ِف‬ َ‫ال‬ ‫ى‬َ‫ر‬ُ‫ي‬َ‫ف‬. َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ب‬ َ‫و‬ Të pamurit e All-llahut është i mundur me arsye (fi’l-akl), ndërsa kjo është detyrë të besohet me traditë (bi’n-nakl). Janë transmetuar deri te ne dëshmi tradicionale për obligimin e besimit në të pamurit e All-llahut në Botën e ardhshme, shikim i cili do të jetë pa vend, pa anë, pa ballafaqim ose pa bashkim me anë të emanacionit (rrezatimit) ose hapësirës së caktuar midis shikuesit dhe All-llahut të madhëruar.[14] (All-llahu është krijuesi i veprave njerëzore) َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫اع‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫اد‬َ‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ال‬َ‫ع‬‫ح‬‫َف‬‫أل‬ َ‫ق‬َ‫ال‬َ‫خ‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬َ‫ه‬َ‫ت‬‫ه‬‫ي‬َ‫ض‬َ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫حم‬‫ك‬ُ‫ح‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ت‬َ‫يئ‬َ‫ش‬َ‫م‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ر‬َ‫إ‬َ‫ب‬ ‫ا‬َ‫ه‬ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫ي‬َ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫ي‬‫ح‬‫ص‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ .َ‫ه‬َ‫ر‬‫ي‬َ‫د‬‫ح‬‫ق‬َ‫ت‬ َ‫و‬ All-llahu i madhëruar është Krijuesi i veprave njerëzore, ato të cilat janë shprehje të jobesimit, besimit, përkushtimit dhe mëkatit. Krijimi zhvillohet sipas vullnetit, dashjes, urtësisë, paracaktimit dhe caktimit të Tij.[15] ‫ا‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫اء‬َ‫ض‬َ‫ر‬َ‫ب‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ن‬‫ح‬‫س‬ُ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ب‬َ‫اق‬َ‫ع‬ُ‫ي‬َ‫و‬ ‫ا‬َ َ‫ِب‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫اب‬َ‫ث‬ُ‫ي‬ ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ر‬‫ا‬َ‫ي‬َ‫ت‬‫ح‬‫خ‬َ‫ا‬ ‫ال‬َ‫ع‬‫ح‬‫َف‬‫أ‬ َ‫اد‬َ‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬َ‫و‬َ‫ه‬َ‫ائ‬َ‫ض‬َ‫ر‬َ‫ب‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫يح‬َ‫ب‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫َل‬. َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ Njerëzit veprojnë sipas lirisë vetjake, për ç’arsye do të jenë të shpërblyer ose të ndëshkuar. Veprat e mira të bëra janë me pëlqimin e Zotit, ndërsa të këqiat nuk janë.
  • 6. 6 (Aftësia krijuese njerëzore) َ‫و‬ َ‫ل‬‫ح‬‫ع‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ع‬َ‫م‬ ُ‫ة‬َ‫اع‬َ‫ط‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬َ‫ت‬َ‫ال‬‫آل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫اب‬َ‫ب‬‫ح‬‫َس‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫م‬َ‫ال‬َ‫س‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫م‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ه‬ ُ‫ع‬َ‫ق‬َ‫ي‬ َ‫و‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫ع‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ا‬َ‫ِب‬ َُ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ َ‫يت‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ر‬‫ح‬‫د‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ة‬َ‫ق‬‫ي‬َ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫ي‬َ‫ه‬َ‫و‬ ََِ‫ر‬‫ا‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ َ‫و‬ . ُ‫ة‬َ‫اع‬َ‫ط‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ه‬َ‫ذ‬َ‫ه‬ ُ‫د‬َ‫م‬َ‫ت‬‫ح‬‫ع‬َ‫ت‬ َ‫يف‬َ‫حل‬‫ك‬‫ه‬‫ت‬‫ال‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ح‬َ‫ص‬ Aftësia e njeriut krijohet me veprën, e cila është fuqia e vërtetë, të cilën ai e ka në vepër. Nocioni ‘aftësi’ (el-istita’atu) nënkupton ekzistimin e shkakut, të mjeteve dhe të organeve.[16] Aftësia njerëzore parashtron obligim. َ‫ن‬َ‫م‬ ُ‫د‬َ‫وج‬ُ‫ي‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ع‬‫ح‬‫س‬ُ‫و‬ َ‫ِف‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ‫ا‬ََ‫ِب‬ ُ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ف‬‫ه‬‫ل‬َ‫ك‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬َ‫يب‬َ‫ق‬َ‫ع‬ َ‫اج‬َ‫ج‬ُّ‫الز‬ َ‫ِف‬ ََِ‫ر‬‫ا‬َ‫س‬َ‫ك‬‫ح‬‫ن‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫س‬‫ح‬‫ن‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ب‬‫ح‬‫ر‬َ‫ض‬ َ‫يب‬َ‫ق‬َ‫ع‬ َ‫وب‬ُ‫ر‬‫ح‬‫ض‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ََ‫َل‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ .َ‫ه‬َ‫يق‬َ‫ل‬‫ح‬َ‫َت‬ َ‫ِف‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ع‬‫ح‬‫ن‬ُ‫ص‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ُ‫ق‬‫و‬ُ‫ل‬‫َح‬‫ُم‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ُ‫ه‬ُ‫ه‬َ‫ب‬‫ح‬‫ش‬َ‫أ‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫س‬‫ح‬‫ن‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ح‬‫س‬َ‫ك‬ Njeriu nuk është i obliguar me atë që nuk mundet. Dhembja, e cila shfaqet tek i godituri pas goditjes, është pasojë e goditjes së njeriut e të ngjashme. Të gjitha këto i krijoi All-llahu[17] dhe njeriu nuk ka aspak pjesë në në krijimin e Tij.[18] (Çdo njeri vdesë me vdekjen e vet) ‫ح‬َ‫َت‬ َ‫يه‬َ‫ف‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ع‬‫ح‬‫ن‬ُ‫ص‬ َ‫ال‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هلل‬ َ‫وق‬ُ‫ل‬‫َح‬‫ُم‬ َ‫ت‬َ‫ي‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ‫م‬َ‫ائ‬َ‫ق‬ ُ‫ت‬‫ح‬‫و‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ .َ‫ه‬َ‫ل‬َ‫َج‬‫أ‬َ‫ب‬ ‫ت‬َ‫ي‬َ‫م‬ ُ‫ول‬ُ‫ت‬‫ح‬‫ق‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬.‫د‬َ‫اح‬َ‫و‬ ُ‫ل‬َ‫َج‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ .‫ا‬ً‫اب‬َ‫س‬َ‫ت‬‫ح‬‫ك‬َ‫ا‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ق‬‫ي‬َ‫ل‬ I mbyturi vdesë me vdekjen të cilën ia caktoi Zoti, sepse vdekja është e lidhur për atë të cilit i është caktuar, duke e marrë parasysh se vetëm njëherë vdiset.[19] (Harami i konsumuar është furnizim) ُ‫ر‬‫ه‬‫و‬َ‫ص‬َ‫ت‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫ام‬َ‫ر‬َ‫ح‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ َ‫ن‬‫ا‬َ‫ك‬ ً‫ال‬َ‫ال‬َ‫ح‬ َ‫ه‬َ‫س‬‫ح‬‫ف‬َ‫ن‬ َ‫ق‬‫ح‬‫ز‬َ‫ر‬ َ‫ِف‬َ‫و‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ي‬ ٌّ‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫و‬ . ‫ق‬‫ح‬‫ز‬َ‫ر‬ ُ‫ام‬َ‫ر‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬.ُ‫ه‬َ‫ق‬‫ح‬‫ز‬َ‫ر‬ ُ‫ه‬ُ‫ر‬‫ح‬‫ي‬ََ َ‫ل‬ُ‫ك‬‫ح‬‫أ‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ُ‫ه‬َ‫ق‬‫ح‬‫ز‬َ‫ر‬ ‫ان‬َ‫س‬‫ح‬‫ن‬َ‫إ‬ َ‫ل‬ُ‫ك‬‫ح‬‫أ‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ Harami (të cilin njeriu e han) është furnizim (rizk), pra çdo gjë që ai e konsumon qoftë ajo nga kategoria e hallallit ose e haramit. Nuk mund të paramendohet se njeriu nuk e han furnizimin e vet ose që ndonjë tjetër të hajë atë që i është caktuar vetëm atij.[20] (All-llahu përudhë dhe lë në lajthim) َ‫و‬َ‫ب‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ف‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ ُ‫ح‬َ‫ل‬‫ح‬‫َص‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫و‬ .ُ‫اء‬َ‫ش‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ي‬َ‫د‬‫ح‬‫ه‬َ‫ي‬ َ‫و‬ ُ‫اء‬َ‫ش‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُّ‫ل‬َ‫ض‬ُ‫ي‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬. َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ٍ‫ب‬ َ‫اج‬ All-llahu i madhëruar e lë në lajthim kë të dojë, kurse e përudhë në rrugë të drejtë kë të dojë.[21] Ajo që është më e mirë për njeriun nuk është obligim për Zotin.[22]
  • 7. 7 (Sprovimi dhe mirëqenia në varr) ُ‫اب‬َ‫ذ‬َ‫ع‬َ‫و‬ُ‫هللا‬ ُ‫ه‬ُ‫م‬َ‫ل‬‫ح‬‫ع‬َ‫ي‬ ‫ا‬‫ه‬َ‫ِم‬ َ‫ح‬‫ِب‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ َ‫ة‬َ‫اع‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ ُ‫يم‬َ‫ع‬‫ح‬‫ن‬َ‫ت‬ َ‫و‬ َ‫ِي‬َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫اة‬َ‫ص‬ُ‫ع‬ َ‫ض‬‫ح‬‫ع‬َ‫ب‬َ‫ل‬ َ‫و‬ َ‫ين‬َ‫ر‬َ‫اف‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ح‬‫ِب‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫َل‬َ‫ا‬‫ع‬َ‫ت‬َ‫و‬ ٍ‫ر‬َ‫ك‬‫ح‬‫ن‬ُ‫م‬ ُ‫ال‬َ‫ؤ‬ُ‫س‬ َ‫و‬ . ُ‫ه‬ُ‫يد‬َ‫ر‬ُ‫ي‬ َ‫و‬ . َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ع‬‫ح‬‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ل‬َ‫ئ‬َ‫ال‬‫ه‬‫د‬‫ال‬َ‫ب‬ ‫ت‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ث‬ٍ‫ري‬َ‫ك‬َ‫ن‬ Me anë të burimeve tradicionale është konfirmuar ekzistimi i dënimit në varr për ata që nuk besojnë dhe për disa besimtarë mëkatarë. Me burimet e njëjta është konfirmuar ekzistimi i mirëqenies në varr për besimtarët e mirë, sikurse edhe marrja në pyetje të të vdekurve nga ana e melekëve Munkir dhe Nekir.[23] (Ringjallja dhe të vërtetat e tjera të asaj bote) .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ط‬‫ا‬َ‫ر‬َ‫الص‬ َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ض‬‫ح‬‫و‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ال‬َ‫ؤ‬ُّ‫الس‬ َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫اب‬َ‫ت‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ن‬‫ح‬‫ز‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ث‬‫ح‬‫ع‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬ Po ashtu është e vërtetë se të vdekurit do të ringjallen nga varret e tyre,[24] sikur (është e vërtetë) edhe matësja e veprave,[25] libri (i jetës)[26], provimi i fundit, burimi (hawdi) i të Dërguarit[27] dhe ura mbi xhehennem.[28] َ‫ان‬َ‫ت‬َ‫ود‬ُ‫ج‬‫ح‬‫و‬َ‫م‬ َ‫ان‬َ‫ت‬َ‫وق‬ُ‫ل‬‫َح‬‫ُم‬ ‫ا‬َُ‫ُه‬ َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫هار‬‫ن‬‫ال‬َ‫و‬ .ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ ُ‫ة‬‫ه‬‫ن‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ َ‫و‬.‫ا‬َ‫م‬ُ‫ه‬ُ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫َن‬‫ح‬‫ف‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫ي‬َ‫ن‬‫ح‬‫ف‬َ‫ت‬ َ‫ال‬ َ‫ان‬َ‫ت‬َ‫ي‬َ‫اق‬َ‫ب‬ Xhenneti është e vërtetë, xhehennemi gjithashtu; janë të krijuar dhe ekzistojnë, do të ekzistojnë përhershmërisht, sikurse edhe ata të cilët jetojnë në to.[29] (Mëkati, mosbesimi dhe politeizmi) َ‫أ‬ ُ‫ر‬َ‫ف‬‫ح‬‫غ‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬ .َ‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ُ‫ه‬ُ‫ل‬َ‫خ‬‫ح‬‫د‬ُ‫ت‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ان‬َ‫مي‬ ََِ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ج‬َ‫ر‬‫ح‬ُ‫َت‬ َ‫ال‬ ُ‫ة‬َ‫ري‬َ‫ب‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ُ‫اء‬َ‫ش‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬َ‫ل‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫د‬ ‫ا‬َ‫م‬ ُ‫ر‬َ‫ف‬‫ح‬‫غ‬َ‫ي‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ َ‫ك‬َ‫ر‬‫ح‬‫ش‬ُ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬ .َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫ب‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫غ‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ َ‫ن‬َ‫م‬ Mëkati i rëndë[30] besimtarit nuk do t’ia shkatërrojë imanin as që do ta shpie në mosbesim. All-llahu s’do ta falë politeizmin, ndërsa të gjitha mëkatet e tjera, të vogla dhe të mëdha, do t’ia falë kujt të dëshirojë.[31] َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫ع‬ ُ‫و‬‫ح‬‫ف‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ري‬َ‫غ‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫اب‬َ‫ق‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫وز‬َُ‫َي‬ َ‫و‬.‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ ُ‫ل‬َ‫ال‬‫ح‬‫ح‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫ال‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ٍ‫ل‬َ‫ال‬‫ح‬‫ح‬َ‫ت‬‫ح‬‫اس‬ َ‫ن‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬ُ‫ك‬َ‫ت‬ ‫ح‬َ‫َل‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫إ‬ َ‫ة‬َ‫ري‬َ‫ب‬ Është i mundur dënimi për mëkatin e vogël sikurse edhe falja për mëkatin e madh, me përjashtim të rastit kur është lejuar ajo që Zoti e ka ndaluar, sepse kjo është (e barabartë) me kufrin.[32] ‫الش‬َ‫و‬‫لر‬َ‫ل‬ ‫ة‬َ‫ت‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ث‬ ُ‫ة‬َ‫اع‬َ‫ف‬َ‫ر‬‫ا‬َ‫ب‬‫ح‬‫َخ‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫يض‬َ‫ف‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫ب‬َ‫ك‬‫ل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫ِف‬ َ‫ر‬‫ا‬َ‫ي‬‫ح‬‫َخ‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ل‬ُ‫س‬.
  • 8. 8 Ndërmjetësimi (esh-shefa’atu) i të dërguarve të Zotit të madhëruar dhe besimtarëve të mirë për mëkatarët e mëdhenj është konfirmuar në bazë të transmetimeve të sakta.[33] .َ‫ر‬‫ها‬‫ن‬‫ال‬ َ‫ِف‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫د‬‫ه‬‫ل‬ََ‫َي‬ َ‫ال‬ َ‫ِي‬َ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫ب‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫و‬ Besimtarët – mëkatarë të mëdhenj nuk do të mbesin amshueshmërisht në xhehennem.[34] (Imani / Besimi dhe veprat) َ‫و‬َ‫ه‬َ‫ب‬ ُ‫ار‬َ‫ر‬‫ح‬‫ق‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫د‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُّ َ‫هِب‬‫ن‬‫ال‬ َ‫اء‬َ‫ج‬ ‫ا‬ََ‫ِب‬ ُ‫يق‬َ‫د‬‫ح‬‫هص‬‫ت‬‫ال‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ُ‫ن‬‫ا‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ُ‫ن‬‫ا‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ه‬َ‫س‬‫ح‬‫ف‬َ‫ن‬ َ‫ِف‬ ُ‫د‬َ‫اي‬َ‫ز‬َ‫ت‬َ‫ت‬ َ‫ي‬َ‫ه‬َ‫ف‬ ُ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫َع‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ‫ا‬‫ه‬‫م‬َ‫أ‬َ‫ف‬ .ُ‫ص‬ُ‫ق‬‫ح‬‫ن‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫يد‬َ‫ز‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ Iman (besim) është besimi i sigurtë në atë që i është komunikuar Lajmëtarit të fesë, alejhi’s-selam, besimi se ky (komunikim) është nga All-llahu i madhëruar dhe kjo bindje të dëshmohet me deklaratë. Sa i përket veprave, ato rrjedhin nga kjo bindje dhe e shprehin atë. Imani nuk zmadhohet as zvogëlohet.[35] َ‫ول‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬ ‫ه‬‫ح‬َ‫ص‬ ُ‫ار‬َ‫ر‬‫ح‬‫ق‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫يق‬َ‫د‬‫ح‬‫هص‬‫ت‬‫ال‬ َ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫د‬ َ‫ج‬ُ‫و‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫إ‬ َ‫و‬ ‫د‬َ‫اح‬َ‫و‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ ُ‫ن‬‫ا‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬:َ‫ول‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ‫ي‬َ‫غ‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬ًّ‫ق‬َ‫ح‬ ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫أ‬:‫ا‬َ‫ن‬َ‫أ‬ ُ‫هللا‬ َ‫اء‬َ‫ش‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫إ‬ ‫ن‬َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫م‬. Iman dhe Islam është një.[36] Kur njeriu të besojë sinqerisht dhe ta deklarojë këtë, është korrekte të thotë: “Unë jam besimtar i vërtetë!” Nuk duhet thënë: “Unë jam besimtar – nëse Zoti dëshiron.”[37] (Njerëzit fatlumë dhe fatkëqinj) َ‫و‬ ‫ى‬َ‫ق‬‫ح‬‫ش‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ ُ‫يد‬َ‫ع‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫و‬. ُ‫د‬َ‫ع‬‫ح‬‫س‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ ُّ‫ى‬َ‫هق‬‫ش‬‫ال‬ Fatlumi (mund të bëhet) fatkeq, kurse fatkeqi fatlum.[38] ‫ا‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ات‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ا‬َُ‫ُه‬ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫ق‬‫ح‬‫ش‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫اد‬َ‫ع‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫د‬ َ‫ة‬َ‫او‬َ‫ق‬‫ه‬‫ش‬‫ال‬َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ع‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ُ‫ري‬َ‫ي‬‫ح‬‫غ‬‫ه‬‫الت‬َ‫و‬َ‫ع‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫هللا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ر‬ُّ‫ي‬َ‫غ‬َ‫ت‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫َل‬.َ‫ه‬َ‫ات‬َ‫ف‬َ‫ص‬ ‫ى‬َ‫ل‬ Ndryshimi ndikon momentalisht në gjendjen e fatit ose fatkeqësisë së njeriut, duke mos pasur karakter vazhdimësie, sepse fundi i sendeve i përket vetëm Zotit të madhëruar. Prandaj, të fatlumësuarit dhe të fatkeqësuarit e dikujt, janë dy atribute hyjnore, ndërsa ndërrimi momental i gjendjes nuk ndikon te Zoti dhe atributet e Tij.[39] (Pejgamberët dhe pejgamberia)
  • 9. 9 َ‫و‬ َ‫ين‬َ‫ر‬ َ‫ش‬َ‫ب‬ُ‫م‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ىا‬َ‫ل‬َ‫إ‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ ً‫ال‬ُ‫س‬ُ‫ر‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫ل‬َ‫س‬‫ح‬‫َر‬‫أ‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ َ‫و‬ ‫ة‬َ‫حم‬‫ك‬َ‫ح‬ َ‫ل‬ُ‫س‬ُّ‫الر‬ َ‫ال‬َ‫س‬‫ح‬‫ر‬َ‫إ‬ َ‫ِف‬ َ‫و‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫إ‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫اج‬َ‫ت‬‫ح‬َ‫َي‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫هاس‬‫ن‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ِي‬َ‫ن‬َ‫ي‬َ‫ب‬ُ‫م‬ َ‫و‬ َ‫ين‬َ‫ر‬َ‫ذ‬‫ح‬‫ن‬ُ‫م‬ َ‫ع‬ ُ‫م‬َ‫آد‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ل‬‫ه‬‫و‬َ‫أ‬ َ‫و‬ . َ‫ات‬َ‫اد‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ات‬َ‫ض‬َ‫هاق‬‫ن‬‫ال‬ َ‫ات‬َ‫ز‬ َ‫ج‬‫ح‬‫ع‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬َ‫د‬‫ه‬‫ي‬َ‫أ‬ َ‫و‬ َ‫ن‬‫ي‬َ‫الد‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ي‬‫ح‬‫ُّن‬‫الد‬ َ‫ر‬‫و‬ُ‫ُم‬‫أ‬َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫هللا‬ ‫ى‬‫ه‬‫ل‬َ‫ص‬ ‫د‬‫ه‬‫م‬َُ‫ُم‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬ُ‫ر‬ َ‫آخ‬ َ‫و‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫و‬ َ‫م‬‫ح‬‫هس‬‫ت‬‫ال‬ َ‫ِف‬ ٍ‫د‬َ‫د‬َ‫ع‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ر‬َ‫ص‬َ‫ت‬‫ح‬‫ق‬ُ‫ت‬ َ‫ال‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫ُوَل‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫يث‬َ‫اد‬َ‫َح‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ض‬‫ح‬‫ع‬َ‫ب‬ َ‫ِف‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫د‬َ‫د‬َ‫ع‬ ُ‫ن‬‫ا‬َ‫ي‬َ‫ب‬ َ‫ي‬َ‫و‬ُ‫ر‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫م‬‫ه‬‫ل‬َ‫س‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫من‬ َ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫ال‬َ‫ق‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬ َ‫م‬‫ح‬‫ؤ‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ . )َ‫ك‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ص‬ُ‫ص‬‫ح‬‫ق‬َ‫ن‬ ‫ح‬َ‫َل‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫و‬ َ‫ك‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ا‬َ‫ن‬‫ح‬‫ص‬َ‫ص‬َ‫ق‬َ‫و‬ُ‫ه‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫ج‬ُ‫ر‬‫ح‬َ‫َي‬ ‫ح‬‫َو‬‫أ‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬‫ي‬َ‫ف‬ َ‫ل‬ُ‫خ‬‫ح‬‫د‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫د‬َ‫د‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ك‬َ‫ذ‬ َ‫ِف‬ ُ‫ن‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫و‬ . َ‫ِي‬ َ‫ح‬َ‫اص‬َ‫ن‬ َ‫ِي‬َ‫ق‬َ‫اد‬َ‫ص‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ن‬َ‫ع‬ َ‫ِي‬َ‫غ‬َ‫ل‬َ‫ب‬ُ‫م‬ َ‫ين‬ َ‫ِب‬‫ُح‬‫ُم‬ ‫ا‬‫و‬ُ‫ن‬‫ا‬َ‫ك‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫و‬ . ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫د‬‫ه‬‫م‬َُ‫ُم‬. Në dërgimin e pejgamberëve ekziston urtësi. All-llahu i dërgoi pejgamberët nga vetë njerëzit, si transmetues të lajmeve të gëzueshme dhe qortues, t’ua shpjegojnë njerëzve atë që u nevojitet nga fusha e fesë dhe e kësaj bote. Lajmëtarët e fesë zotëronin me mu’xhize me përmbajtje jo të rëndomtë. Lajmëtari i parë i fesë ishte Ademi a. s., kurse i fundit ishte Muhammedi a. s. Në disa hadithe theksohet numri i tyre.[40] Më e rëndësishme është që të mos zvogëlohet numri i atyre të cilët janë përmendur me emër. All-llahu i madhëruar thotë: “Për disa prej tyre të kemi rrëfyer, kurse për disa jo.”[41] Nuk duhet besuar në atë numër të dërguarish, i cili është jasht numrit të tyre, e as të dyshohet se dikush (nga të dërguarit) nuk është i dërguar, ndërkohë që është; të gjithë ata kanë pranuar lajmërime dhe komunikime nga All-llahu dhe kanë qenë plotësisht të sinqertë duke u ndarë këshilla njerëzve. Më i zgjedhuri ndër ta është Muhammedi a. s. (Mbi engjëjt) َ‫ن‬‫و‬ُ‫ل‬َ‫ام‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ُ‫اد‬َ‫ب‬َ‫ع‬ ُ‫ة‬َ‫ك‬َ‫ئ‬َ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬‫ة‬َ‫ث‬‫و‬ُ‫ن‬ُ‫أ‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ٍ‫ة‬َ‫ور‬ُ‫ك‬َ‫ذ‬َ‫ب‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ف‬َ‫وص‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ر‬‫ح‬‫َم‬‫أ‬َ‫ب‬.ٍِ Engjëjt janë krijesa të Zotit të madhëruar (‘ibadull-llah), të cilët i kryejnë plotësisht urdhërat.[42] Për ta nuk mund të thuhet se janë të gjinisë mashkullore apo femërore.[43] (Librat) َ‫و‬. ُ‫ه‬َ‫يد‬َ‫ع‬َ‫و‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬َ‫د‬‫ح‬‫ع‬َ‫و‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬َ‫ي‬‫ح‬‫ه‬َ‫ن‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬َ‫ر‬‫ح‬‫َم‬‫أ‬ ‫ا‬َ‫يه‬َ‫ف‬ َ‫ه‬‫ِي‬َ‫ب‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ائ‬َ‫ي‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ا‬ََ‫ْل‬َ‫ز‬‫ح‬‫َن‬‫أ‬ ‫ب‬ُ‫ت‬ُ‫ك‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫ه‬َ‫ّلِل‬ All-llahu i madhëruar ua ka dërguar Librat (Shpalljet) e Tij të dërguarve (alejhim’us-selam), në të cilat ua ka shkoqitur urdhëresat dhe ndalesat e Veta, ua ka shkoqitur premtimet dhe kërcënimet.[44] (Gjërat e mbinatyrshme) َ‫إ‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ َ‫اء‬َ‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫َل‬َ‫إ‬ َ‫ه‬َ‫ص‬‫ح‬‫خ‬َ‫ش‬َ‫ب‬ َ‫ة‬َ‫ظ‬َ‫ق‬َ‫الي‬ َ‫ِف‬ َ‫م‬‫ه‬‫ل‬َ‫س‬ َ‫و‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ ‫ى‬‫ه‬‫ل‬َ‫ص‬ َ‫هللا‬ َ‫ول‬ُ‫س‬َ‫ر‬َ‫ل‬ ُ‫اج‬َ‫ر‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫اء‬َ‫ش‬ ‫ا‬َ‫م‬ َ‫َل‬.ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫لى‬ُ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ Gjatë Mi’raxhit Pejgamberi i Zotit (s.a.v.s.) ka qenë në gjendje të zgjuar, dhe ka udhëtuar trupërisht në Qiell, kurse prej aty drejt vendit më të lartësuar, atje ku ka dëshiruar All-llahu. Kjo është e vërtetë e pakontestueshme.[45]
  • 10. 10 َ‫ف‬‫ا‬َ‫س‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ع‬‫ح‬‫ط‬َ‫ق‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ََ‫ِل‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫ة‬َ‫اد‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ض‬‫ح‬‫ق‬َ‫ن‬ َ‫يق‬َ‫ر‬َ‫ط‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ة‬َ‫ام‬َ‫ر‬َ‫ك‬‫ل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ر‬َ‫ه‬‫ح‬‫ظ‬َ‫ت‬َ‫ف‬ ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ل‬‫ح‬‫َو‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ات‬َ‫ام‬َ‫ر‬َ‫ك‬ َ‫و‬َ‫و‬ َ‫ام‬َ‫ع‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫ر‬‫و‬ُ‫ه‬ُ‫ظ‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ل‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫هة‬‫د‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ َ‫ة‬َ‫يد‬َ‫ع‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬ َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫ي‬‫ح‬‫ش‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫اج‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫د‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ َ‫اس‬َ‫ب‬َ‫الل‬ َ‫و‬ َ‫اب‬َ‫هر‬‫ش‬‫ال‬َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫َش‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ َ‫ح‬‫ري‬ََ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫م‬‫ح‬‫ج‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫اد‬َ‫م‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬ َ‫م‬َ‫ال‬َ‫ك‬ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫و‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫ِف‬ َ‫ان‬َ‫ر‬َ‫ي‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ى‬ ‫ا‬َ َ‫ِب‬ ُ‫ر‬َ‫ه‬‫ح‬‫ظ‬َ‫ي‬ ُ‫ه‬‫ه‬‫ن‬ََِ‫أل‬ َ‫ه‬َ‫ت‬‫ه‬‫م‬ُ‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ٍ‫د‬َ‫اح‬َ‫و‬َ‫ل‬ ُ‫ة‬َ‫ام‬َ‫ر‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ه‬َ‫ذ‬َ‫ه‬ ‫ح‬‫ت‬َ‫ر‬َ‫ه‬َ‫ظ‬ ‫ي‬َ‫ذ‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ول‬ُ‫س‬‫ه‬‫ر‬‫ل‬َ‫ل‬ ‫ة‬َ‫ز‬ َ‫ج‬‫ح‬‫ع‬ُ‫م‬ َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ ُ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ٌّ َ‫ِل‬َ‫و‬ ُ‫ه‬‫ه‬‫ن‬َ‫أ‬َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬َ‫و‬ ‫ه‬‫ال‬َ‫إ‬ ‫ا‬ًّ‫ي‬َ‫ل‬َ‫و‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫ل‬ َ‫و‬ .َ‫ه‬َ‫ول‬ُ‫س‬َ‫ر‬ َ‫ة‬َ‫ل‬‫ا‬َ‫س‬َ‫ر‬َ‫ب‬ ُ‫ار‬َ‫ر‬‫ح‬‫ق‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ه‬ُ‫ت‬َ‫ان‬َ‫ي‬َ‫د‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ت‬َ‫ن‬َ‫ا‬‫ي‬َ‫د‬ َ‫ِف‬ ‫ا‬ًّ‫ق‬َُ‫ُم‬ Kerametet[46] e evlijave[47] janë të vërteta. Të shfaqurit e tyre u kundërvihen shfaqjeve të rëndomta siç janë: kalimi i largësive për një kohë jo të zakonshme,[48] furnizimi me ushqim, pije dhe rroba në rast nevoje[49] si dhe ecja mbi ujë dhe fluturimi nëpër atmosferëm, të folurit me botën inorganike dhe animale dhe shfaqjet e tjera jo të rëndomta. Shfaqja e gjerave mbinatyrore nga ana e individëve është mu’xhizeja e Pejgamberit a. s., së cilës duke iu falënderuar sendërtohen kerametet e ithtarëve të tij, sepse kerameti është pasojë e saj dhe vërtetim se i përmenduri është ‘velij’. Ai nuk mund ta ketë këtë rang deri atëherë kur të mos i nënshtrohet plotësisht Pejgamberit dhe nuk arrin bindje (me zemër dhe gjuhë) se misioni i tij është i vërtetë.[50] (Mbi vlerën e trashëgimtarëve të Pejgamberit) ‫ا‬ ُ‫ر‬َ‫م‬ُ‫ع‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ َ‫يق‬َ‫د‬َ‫الص‬ ٍ‫ر‬‫ح‬‫ك‬َ‫وب‬ُ‫َب‬‫أ‬ ‫ا‬َ‫ن‬َ‫ي‬َ‫ب‬َ‫ن‬ َ‫د‬َ‫ع‬َ‫ب‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫و‬.َ‫ِي‬َ‫ع‬َ‫ح‬‫َْج‬‫أ‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫ي‬َ‫ض‬َ‫ر‬ ‫ى‬َ‫ض‬َ‫ت‬‫ح‬‫ر‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُّ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ ََِ‫ن‬‫ح‬‫ي‬َ‫ُّور‬‫ن‬‫ال‬ ‫و‬ُ‫ذ‬ َ‫ن‬‫ا‬َ‫م‬‫ح‬‫ث‬ُ‫ع‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ ُ‫ق‬‫و‬ُ‫ار‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫إ‬ َ‫و‬ ‫ك‬‫ح‬‫ل‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ‫ه‬َ‫د‬َ‫ع‬َ‫ب‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ ً‫ة‬َ‫ن‬َ‫س‬ َ‫ن‬ُ‫ثو‬َ‫ال‬َ‫ث‬ ُ‫ة‬َ‫ف‬َ‫ال‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫ض‬‫ح‬‫َي‬‫أ‬ َ‫يب‬َ‫ت‬‫ح‬‫هر‬‫الت‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ه‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ة‬َ‫ت‬َ‫ب‬‫ا‬َ‫ث‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬ُ‫ت‬َ‫ف‬َ‫ال‬َ‫خ‬ َ‫و‬. ‫ة‬َ‫ر‬ Njeriu më i dalluar pas të Dërguarit tonë (s.a.v.s.) është Ebu Bekr Es-Siddiku, pastaj Umer El-Faruku, pastaj Uthman Dhu’n-Nurejni dhe Ali El-Murteda-ja, kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë ta. Hilafeti (Sundimi) i tyre është i qëndrueshëm me vend, gjithashtu, me rendin e theksuar, në gjatësinë e përgjithshme është prej 30 vitesh, e më pas filloi monarkia dhe principatat (emiratet).[51] (Kushtet për Imamin / Sunduesin) َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ام‬َ‫ك‬‫ح‬‫َح‬‫أ‬ َ‫يذ‬َ‫ف‬‫ح‬‫ن‬َ‫ت‬َ‫ب‬ ُ‫وم‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ٍ‫ام‬َ‫م‬َ‫إ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ‫ح‬‫م‬َُ‫ْل‬ ‫ه‬‫د‬ُ‫ب‬ َ‫ال‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫م‬َ‫ل‬‫ح‬‫س‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬ََ‫اِت‬َ‫ق‬َ‫د‬َ‫ص‬ َ‫ذ‬‫ح‬‫َخ‬‫أ‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫وش‬ُ‫ي‬ُ‫ج‬ َ‫ز‬‫ي‬َ‫ه‬‫ح‬َ‫َت‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ر‬‫و‬ُ‫غ‬ُ‫ث‬ ُّ‫د‬َ‫س‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ود‬ُ‫د‬ُ‫ح‬ َ‫ة‬َ‫ام‬َ‫ق‬َ‫إ‬ َ‫ع‬َ‫از‬َ‫ن‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ع‬‫ح‬‫ط‬َ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫اد‬َ‫ي‬‫ح‬‫َع‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ج‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ام‬َ‫ق‬َ‫إ‬ َ‫و‬ َ‫يق‬َ‫ر‬‫ه‬‫ط‬‫ال‬ َ‫اع‬‫ه‬‫ط‬ُ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ص‬َ‫ص‬‫ح‬‫ل‬َ‫ت‬ ُ ‫امل‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬َ‫غ‬َ‫ت‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ه‬َ‫ق‬َ‫اد‬َ‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ب‬ َ‫ة‬َ‫ع‬َ‫اق‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ات‬َ‫ة‬َ‫م‬َ‫ائ‬َ‫ق‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ات‬َ‫اد‬َ‫هه‬‫ش‬‫ال‬ َ‫ول‬ُ‫ب‬ُ‫ق‬ َ‫و‬ َ‫و‬‫ح‬َ‫َن‬ َ‫و‬ َ‫م‬َ‫ائ‬َ‫ن‬َ‫غ‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫م‬‫ح‬‫س‬َ‫ق‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َُ‫ْل‬ َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ل‬‫ح‬‫َو‬‫أ‬ َ‫ال‬ َ‫ين‬َ‫ذ‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ر‬‫ا‬َ‫غ‬َ‫الص‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ائ‬َ‫غ‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ َ‫يج‬َ‫و‬‫ح‬‫ز‬َ‫ت‬ َ‫و‬ َ‫وق‬ُ‫ق‬ُ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬. َ‫ك‬َ‫ل‬َ‫ذ‬ Bashkësia muslimane është e obliguar të ketë imam (sundues), i cili do të kujdeset për ligjin, shtetin dhe për sigurimin e kufijve të tij, për gatishmërinë e forcave të armatosura, për tubimin e zekatit, pamundësimin e aktiviteteve të tundonjësve, hajnave dhe pretarëve, do të organizojë haxhin dhe festat, do të arbitrojë në gjykime dhe konflikte midis njerëzve, do të pranojë dëshmimet me qëllim të sendërtimit të drejtë të së drejtës së njerëzve, do të kurorëzojë të rinjtë të cilët janë pa përkujdesje dhe do të kujdeset për kushtet normale të hyrjes në martesë të atyre të cilët nuk kanë kujdestarë, do të bëjë ndarjen e plaçkave të luftës, e të tjera.[52]
  • 11. 11 .‫ا‬ً‫ر‬َ‫ظ‬َ‫ت‬‫ح‬‫ن‬ُ‫م‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫ي‬َ‫ف‬َ‫ت‬‫ُح‬‫ُم‬ َ‫ال‬ ‫ا‬ً‫ر‬َ‫اه‬َ‫ظ‬ ُ‫ام‬َ‫م‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ‫ي‬َ‫غ‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫ي‬ ‫ه‬ُ‫ُث‬ Ardhja deri te sunduesi duhet të jetë e lirë për të gjithë njerëzit, e jo të jetë e paarritshme. Nuk mund të jetë imam ai i cili është ‘jopublik’ (i zhdukur) dhe të pritet ardhja e tij e sërishme.[53] ‫ا‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫ي‬َ‫ض‬َ‫ر‬ ٍ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫د‬َ‫ال‬‫ح‬‫َو‬‫أ‬ َ‫و‬ ٍ‫م‬َ‫اش‬َ‫ه‬ َ‫ِن‬َ‫ب‬َ‫ب‬ ُّ‫ص‬َ‫ت‬‫ح‬َ‫َي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ح‬‫ري‬ََ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫وز‬َُ‫َي‬ َ‫ال‬ ٍ‫ش‬‫ح‬‫ي‬َ‫ر‬ُ‫ق‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ َ‫و‬َ‫ر‬َ‫ت‬‫ح‬‫ش‬ُ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ َ‫َل‬َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫ام‬َ‫م‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ِف‬ ُ‫ط‬ ً‫ر‬َ‫اد‬َ‫ق‬ ‫ا‬ً‫س‬َ‫ائ‬َ‫س‬ َ‫ة‬َ‫ي‬َ‫ال‬َ‫و‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ ُ‫ط‬َ‫ر‬َ‫ت‬‫ح‬‫ش‬ُ‫ي‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ان‬َ‫م‬َ‫ز‬ َ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ َ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫ن‬‫و‬ُ‫ك‬َ‫ي‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ ‫ا‬ً‫وم‬ُ‫ص‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬َ‫ود‬ُ‫د‬ُ‫ح‬ َ‫ظ‬‫ح‬‫ف‬َ‫ح‬ َ‫و‬ َ‫ام‬َ‫ك‬‫ح‬‫َح‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫يذ‬َ‫ف‬‫ح‬‫ن‬َ‫ت‬ َ‫لى‬َ‫ع‬ ‫ا‬ ‫ال‬ َ‫ن‬َ‫م‬ َ‫وم‬ُ‫ل‬‫ح‬‫ظ‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫اف‬َ‫ص‬‫ح‬‫ن‬َ‫إ‬ َ‫و‬ َ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ر‬‫ا‬َ‫د‬. ََ‫اَل‬‫ه‬‫ظ‬ Përparësi ka imami nga fisi Kurejsh, në krahasim me kandidatët nga fiset tjera,[54] duke mos u dhënë privilegje Hashimijve ose pasardhësve të Aliut r. a.[55] Nuk është kusht që imami të jetë i pagabueshëm,[56] as të jetë më i miri ndër bashkëkohësit e vet.[57] Kushti i vetëm është t’i zotërojë kualitetet e domosdoshme e të nevojshme për sundues,[58] të t’i kontribuojë tempos së zhvillimit të Bashkësisë, të jetë i fuqishëm në mbrojtjen e ligjshmërinë së Shtetit, pacenueshmërisë së kufijve të tij dhe t’i sigurojë të drejtat e atyre, të cilët dikush i ka dëmtuar. ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ص‬ُ‫ن‬ َ‫و‬ . ٍ‫ر‬ َ‫اج‬َ‫ف‬ َ‫و‬ ٍ‫ر‬َ‫ب‬ َ‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬َ‫خ‬ ُ‫ة‬َ‫ال‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ ُ‫وز‬َُ‫َي‬ َ‫و‬ .َ‫ر‬‫ح‬‫و‬َ‫اِج‬ َ‫و‬ َ‫ق‬‫ح‬‫س‬َ‫ف‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫ام‬َ‫م‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ز‬َ‫ع‬‫ح‬‫ن‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬َ‫ان‬َ‫مي‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ات‬َ‫م‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫إ‬ ٍ‫ر‬ َ‫اج‬َ‫ف‬ َ‫و‬ ٍ‫ر‬َ‫ب‬ َ‫ل‬ُ‫ك‬ . Imami nuk ndërrohet për shkak të mëkatit ose për shkak të zbatimit të autarkisë.[59] Pas çdo imami, qoftë ai i mirë apo i keq, lejohet falja e namazit,[60] për këtë arsye ne ia falim xhenazen çdonjërit (besimtar) qoftë ai i mirë apo jo, nëse vdesë si besimtar.[61] (Mbi as’habët) ُ‫ه‬َ‫هر‬‫ش‬َ‫ب‬ َ‫ين‬َ‫ذ‬‫ه‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫هر‬‫ش‬َ‫ب‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ر‬‫ح‬‫ش‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬َ‫ل‬ َ‫هة‬‫ن‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫د‬َ‫ه‬‫ح‬‫ش‬َ‫ن‬ َ‫و‬ . ٍ‫ح‬‫ري‬ََ‫ِب‬ ‫ه‬‫ال‬َ‫إ‬ َ‫ة‬َ‫اب‬َ‫ح‬‫ه‬‫ص‬‫ال‬ َ‫ر‬‫ح‬‫ك‬َ‫ذ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ُّ‫ف‬ُ‫ك‬َ‫ن‬ َ‫و‬. َ‫هة‬‫ن‬َ‫ح‬‫ِج‬‫ا‬َ‫ب‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُّ َ‫هِب‬‫ن‬‫ال‬ ‫ح‬‫م‬ Mbi shokët e të Dërguarit të Zotit (as’habët) duhet folur vetëm mirë.[62] Dëshmojmë se në xhennet (do të hyjnë) dhjetë (as’habë) të zgjedhur, të cilët i ka gëzuar me këtë lajm Pejgamberi a. s..[63] (Mes’hi dhe nebidhi) َ‫و‬ . َ‫ر‬َ‫ض‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ف‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ِف‬ َ‫ح‬‫ِي‬َ‫ف‬ُ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ح‬‫ح‬‫س‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫ر‬َ‫ن‬ َ‫و‬. َ‫ر‬‫ح‬‫هم‬‫ت‬‫ال‬ َ‫ذ‬‫ي‬َ‫ب‬َ‫ن‬ ُ‫م‬َ‫ر‬َُ‫َن‬ َ‫ال‬
  • 12. 12 Mes’hin mbi mestve e konsiderojmë të drejtë gjatë udhëtimit sikurse edhe në shtëpi,[64] ndërsa nuk e konsiderojmë të ndaluar nebidhin (lëngun) nga hurma.[65] (Askush nuk është liruar nga urdhëresat dhe ndalesat) َ‫َل‬َ‫إ‬ ُ‫د‬‫ح‬‫ب‬َ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ص‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ . َ‫اء‬َ‫ي‬َ‫ب‬‫ح‬‫ن‬َ‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ة‬َ‫ج‬َ‫ر‬َ‫د‬ ٌّ َ‫ِل‬َ‫و‬ ُ‫غ‬ُ‫ل‬‫ح‬‫ب‬َ‫ي‬ َ‫ال‬ َ‫و‬ُ‫ط‬ُ‫ق‬‫ح‬‫س‬َ‫ي‬ ُ‫ث‬‫ح‬‫ي‬َ‫ح‬.ُ‫ي‬‫ح‬‫هه‬‫الن‬ َ‫و‬ ُ‫ر‬‫ح‬‫َم‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ “Veliu” (i dashuri i Zotit) nuk mund ta arrijë asesi rangun e të dërguarve të Zotit.[66] Njeriu nuk mund ta arrijë atë shkallë (të kerameteve) me të cilën do të lirohej nga urdhëresat dhe ndalesat, vetëm nëse nuk është mentalisht i shëndoshë dhe në moshën madhore.[67]. َ‫ح‬‫ْل‬َ‫إ‬ َ‫ن‬َ‫اط‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬‫ح‬‫َه‬‫أ‬ ‫ا‬َ‫يه‬َ‫هع‬‫د‬َ‫ي‬ ٍ‫ان‬َ‫ع‬َ‫م‬ َ‫َل‬َ‫إ‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ُ‫ول‬ُ‫د‬ُ‫ع‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ه‬َ‫ر‬َ‫اه‬َ‫و‬َ‫ظ‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫وص‬ُ‫ُّص‬‫ن‬‫ال‬ َ‫و‬.ٍ‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬َ‫ب‬ ‫اد‬ Tekstet kur’anore dhe të haditheve (en-nusus) duhet pranuar në kontekstin e tyre literar (ala dhahiri ha). Konceptimi i tyre në mënyrën e kundërt, sikur ai të cilin e mbajnë ezoteristët e pafe (batinijjeh), është e barabartë me jobesimin.[68] (Çka largon nga feja) ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُ‫اء‬َ‫ز‬‫ح‬‫ه‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ ‫ا‬َ َ‫ِب‬ ُ‫ة‬َ‫ن‬‫ا‬َ‫ه‬َ‫ت‬‫ح‬‫س‬َ‫إل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ي‬َ‫ص‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬َ‫ال‬‫ح‬‫ح‬َ‫ت‬‫ح‬‫اس‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫وص‬ُ‫ُّص‬‫ن‬‫ال‬ ُّ‫د‬َ‫ر‬َ‫و‬‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ َ‫ن‬َ‫م‬ ُ‫س‬‫ح‬‫أ‬َ‫لي‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫ة‬َ‫يع‬َ‫ر‬‫ه‬‫ش‬‫ال‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ َ‫هللا‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ن‬‫ح‬‫َم‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫و‬.‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ َ‫ب‬‫ح‬‫ي‬َ‫غ‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ن‬َ‫ع‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ ُ َ‫ِب‬‫ح‬ُ‫َي‬ ‫ا‬ََ‫ِب‬ َ‫ن‬َ‫اه‬َ‫ك‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫يق‬َ‫د‬‫ح‬‫ص‬َ‫ت‬ َ‫و‬ .‫ر‬‫ح‬‫ف‬ُ‫ك‬ Refuzimi i përmbajtjeve kur’anore-sunnetike (en-nusus) është kufr;[69] konsiderimi i mëkatit si i lejueshëm është kufr;[70] mburrja me kryerjen e mëkatit është kufr; përçmimi i dispozitave të sheri’atit është kufr;[71] humbja e shpresës në mëshirën e All-llahut është kufr;[72] të ndjerit i sigurtë nga dënimi i Zotit është kufr[73] dhe besimi se fallxhori thotë të vërtetën mbi transcendentalen (gajbin) është kufr.[74] ُ‫د‬‫ح‬‫ع‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬.ٍ‫ء‬‫ح‬‫ي‬َ‫ش‬َ‫ب‬ َ‫س‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬ ُ‫وم‬ Mosekzistuesja është hiç[75] (Lutja për të vdekurit) ‫ح‬‫ق‬َ‫ي‬ َ‫و‬ َ‫ات‬َ‫و‬‫ح‬‫هع‬‫د‬‫ال‬ ُ‫يب‬َُ‫َي‬ َ‫اَل‬َ‫ع‬َ‫ت‬ ُ‫هللا‬ َ‫و‬ .‫ح‬‫م‬َُ‫ْل‬ ‫ع‬‫ح‬‫ف‬َ‫ن‬ ‫ح‬‫م‬ُ‫ه‬‫ح‬‫ن‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫م‬َ‫ه‬َ‫ت‬َ‫ق‬َ‫د‬َ‫ص‬ َ‫و‬ َ‫ات‬َ‫و‬‫ح‬‫َم‬‫أل‬َ‫ل‬ َ‫اء‬َ‫ي‬‫ح‬‫َح‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫اء‬َ‫ع‬ُ‫د‬ َ‫ِف‬ َ‫و‬. َ‫ات‬َ‫اج‬َ‫ح‬‫ْل‬‫ا‬ ‫ي‬َ‫ض‬ Të vdekurve u ndihmon lutja (duaja) dhe sadakaja, të cilën të gjallët e japin në emër të tyre.[76] All-llahu i madhëruar i pranon lutjet dhe i plotëson nevojat.[77] (Parashenjat e shkatërrimit të botës)
  • 13. 13 َ‫ة‬َ‫اع‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫اط‬َ‫ر‬‫ح‬‫ش‬َ‫أ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ُّ َ‫هِب‬‫ن‬‫ال‬ َ‫ه‬َ‫ب‬ َ‫ر‬َ‫ب‬‫ح‬‫َخ‬‫أ‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫و‬َ‫ه‬‫ح‬‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ى‬َ‫يس‬َ‫ع‬ َ‫ول‬ُ‫ز‬ُ‫ن‬ َ‫و‬ َ‫وج‬ُ‫ج‬‫ح‬‫أ‬َ‫م‬ َ‫و‬ َ‫وج‬ُ‫ج‬‫ح‬‫أ‬َ‫ي‬ َ‫و‬ َ‫ض‬‫ح‬‫َر‬‫أل‬‫ح‬‫ا‬ َ‫ة‬‫ه‬‫ب‬‫ا‬َ‫د‬ َ‫و‬ َ‫ال‬َ‫هج‬‫د‬‫ال‬ َ‫وج‬ُ‫ر‬ُ‫خ‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ . ٌّ‫ق‬َ‫ح‬ َ‫و‬ُ‫ه‬َ‫ف‬ ‫ا‬ََ‫ِب‬َ‫ر‬‫ح‬‫غ‬َ‫م‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ َ‫س‬‫ح‬‫هم‬‫ش‬‫ال‬ َ‫وع‬ُ‫ل‬ُ‫ط‬ َ‫و‬ َ‫اء‬َ‫م‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ َ‫ن‬َ‫م‬ ُ‫م‬َ‫ال‬‫ه‬‫س‬‫ال‬ Ato që ka thënë Pejgamberi për parashenjat (isharat) e Ditës së shkatërrimit (jewm’us-sa’ah) janë të vërteta, sikurse janë paraqitja e Dexhallit, e Dabbet’ul- erdit, e Je’xhuxhit dhe Me’xhuxhit, zbritja e Isait a. s. dhe lindja e Diellit nga ana e Perëndimit.[78] (Muxhtehidi) ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ َ‫و‬ ُ‫ئ‬َ‫ط‬‫ح‬ُ‫َي‬ ‫ح‬‫د‬َ‫ق‬ ُ‫د‬َ‫ه‬َ‫ت‬‫ح‬‫ج‬ُ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫و‬.ُ‫يب‬َ‫ص‬ُ‫ي‬ Muxhtehidi (në decizione /fetva) ndonjëherë gabon, e ndonjëherë jep gjykim të drejtë.[79] (Rangimi) َ‫ة‬‫ه‬‫م‬‫ا‬َ‫ع‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ة‬‫ه‬‫م‬‫ا‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫ة‬َ‫ك‬َ‫ئ‬َ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬ُ‫س‬ُ‫ر‬ َ‫و‬ َ‫ة‬َ‫ك‬َ‫ئ‬َ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ َ‫ل‬ُ‫س‬ُ‫ر‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬َ‫أ‬ َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬ ُ‫ل‬ُ‫س‬ُ‫ر‬ َ‫و‬َ‫ر‬َ‫ش‬َ‫ب‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬َ‫ة‬‫ه‬‫م‬‫ا‬َ‫ع‬ ‫ح‬‫ن‬َ‫م‬ ُ‫ل‬َ‫ض‬‫ح‬‫ف‬‫أ‬ َ‫ة‬َ‫ك‬َ‫ئ‬َ‫ال‬َ‫م‬‫ح‬‫ل‬‫ا‬0 Pejgamberët, që u janë dërguar njerëzve, janë në një rang më të vlefshëm se pejgamberët që u janë dërguar engjëjve, e këta janë sërish, më të vlefshëm se njerëzit e rëndomtë, kurse njerëzit e rëndomtë janë më të vlefshëm se engjëjt e rëndomtë.[80] ‫اعلم‬ ‫.وهللا‬ Dija absolute i përket vetëm All-llahut ! ‫تعاَل‬ ‫هللا‬ ‫رمحه‬ ‫النسفي‬ ‫لعمر‬ ‫العقائد‬ ‫منت‬. Teksti i ‘Akaidit të Nesefiut’, All-llahu i madhëruar e mëshiroftë atë. Lavdia i qoftë All-llahut të vetëm dhe salavati dhe selami qoftë mbi Pejgamberin, pas të cilit më nuk ka tjetër. ________________ B i b l i o g r a f i a e parathënies, e përkthimit dhe e komentimit të ‘Akaidit të Nesefiut’ 1. Abduhu, Muhammed, Risalet’ut-tewhid, bot. II, Bejrut, 1981. 2. Cahen, C., der Islam, I, Vom Ursprunga bis zu den Aufongen des Osmanereiches, 1968, vëll. 14. 3. Corbin, Henri Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997. 4. Dituria Islame, nr. 4-5/1987, Prishtinë.
  • 14. 14 5. Ebu Hanife, Numan B. Thabit, Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes, Prishtinë, 2000. 6. Edukata Islame, nr. 37-38/1983; nr. 41-42/1985, nr. 44-45/1986, nr. 46- 47/1986, Prishtinë. 7. El-Bagdadi, Usulu’d-din, Lahor, Pakistan. 8. El-Eshkar, Sulejman Omer, Pejgamberët dhe shpalljet, Shkup, 1421-2000. 9. El-Kesteliu, Glosa në Komentin e Akaidit të En-Nesefiut. 10. El-Kutb, Muhammed Ali, El-Asheret’ul-mubeshsherune bi’l-xhenneti, Damask. 11. El-Lalokai, Ebu Kasim Hibbetullah, Allahove evlije i njihovi kerameti, Visokë, 2001. 12. El-Xhisr, Nedim, Kissat’ul-iman, Tarablus, Lubnan, (-). 13. Besimi në Zotin në dritën e.filozofisë, shkencës dhe Kur’anit, Prishtinë, 1998. 14. En-Nevevij, El-Erbe’un, Kairo, 1953. 15. Es-Subki, Imam Ibn, Tabekat’ush-shafi’ijjeti el-kubra, II. 16. Et-Taftazani, Mes’ud ibn Umer, Sherh’ul-akai’in-Nesefijjeh, Bagdad, 1926 Hixhrij. 17. Et-Taftazanij, Sa’duddin Mes’ud ibn Umer, Sherhu Akaid’in-Nesefij, (Turqi ?), 1308 hixhrij. 18. Et-Taftazanij, Sa’duddin Mes’ud ibn Umer, Sherh’ul-Aka’idi’n-nesefijjeh, Bejrut, (-). 19. Gjozo, Husein, Prevod Kur’ana s komentarom, III, Sarajevë, 1976, 20. Glasnik VIS-a, nr. 2, 1982 dhe nr. 6/1985, Sarajevë. 21. Hanxhiq, Mehmed, Ilmul-kelam, Sarajevë, 1934. 22. Hanxhiq, Mehmed, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997. 23. Ibn Haldun, Mukaddima, Sarajevë, 1982. 24. Ibn Huzejme, Muhammed ibn Is’hak, Kitab’ut-tewhid we isbatu sifatu’rr-rrabb, El-Kahiretu, 1968, fq. 178-230. 25. Ihsani, Ilahi Zahir, Esh-Shi’a we’s-sunne, lahor, Pakistan, 1981. 26. Ikbal, Muhammed, Obnova vjerske misli u islamu, Sarajevë, 1979. Ekziston edhe përkthimi shqip në dorëshkrim nga N. Ibrahimi 27. Islamska misao, revistë fetare…, nr. 21/1980, Sarajevë; nr. 30/1981; nr. 34/1981, nr. 71/1984; nr. 72/1984; nr. 76/1985; nr. 101-102/1987; nr. 103/1987; nr. 105-106/1987. 28. Kafija, Hasan, Rawda al-gannat fi usul’il-i’tikadat, Sarajevë, 1940. 29. Mahmud, Abdulhalim, Isra’ i Mi’raxh, Sarajevë, 1995. 30. Nakiçeviq, Omer, Hasan kafija Prushçak – pionir arapsko islamskih nauka u Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 1977. 31. Saliba, Xhemil, El-Mu’xhem’ul-felsefi, Bejrut, 1982, vëll. II. 32. Shkaljiq, Abdullah, Turcizmi u srpsko-hrvatskom jeziku, Sarajevë, 1973. 33. Sidkij, Ni’met, El-Xheza’u - El-Xhennetu we’n-Naru, El-Kahiretu, 1975. [1] Deri tash në gjuhën shqipe janë botuar: - Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, Edukata Islame, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq. 51-56, në përkthim të N. Ibrahimit. - Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, Edukata Islame, nr. 41-42/1985, Prishtinë, fq. 24- 32, në përkthim të N. Ibrahimit. - El-Maturidi, Traktati mbi besimin islam, Edukata Islame, nr. 44-45/1986, Prishtinë, fq. 31-46 dhe nr. 46-47/1986, Prishtinë, fq. 29- 45, në përkthim të N. Ibrahimit.
  • 15. 15 - Et-Tahavi, Akaidi i Tahavisë, Dituria Islame, nr. 4-5/1987, Prishtinë, fq. 19-22 në përkthim të A. Sinanit. Numan B. Thabit Ebu Hanife, Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes, Prishtinë, 2000, fq. 135 + 95, në përkthim të M. Bajramit. [2] Sa’duddin Mes’ud ibn Umer et-Taftazanij, Sherhu Akaid’in-nesefij, (Turqi ? ), 1308 hixhrij, fq. 1. En-Nesefiu u lind dhe u rritë në vendin Nesef (Sa’duddin Mes’ud ibn Umer et- Taftazanij, Sherh’ul-Aka’idi’n-nesefijjeh, Bejrut, (-), fq. 21. Vendbanimi Nesef gjendet rreth 150 km. larg Buharës, kurse sot ky qytet njihet me emrin Kareshi. Shih: Kamus’ul-a’lam, XX, Istambul, 1316 h., v. VI, fq. 4575; v. V, fq. 3510, sipas: Muharem Omerdić, Osvrt na Akaid’un-Nesefij, Glasnik VIS-a, nr. 6/1985, Sarajevë, fq. 699. [3] Muharem Omerdić, Osvrt na Akaid’un-Nesefij, Ibid., fq. 668 – 671. [4] Ibid., fq. 671. [5] Teksti i sipërm nuk i përket tekstit integral të ‘Akaidit’ të Imam en-Nesefiut, por është i nxënësve të tij. (NI) Nëntitujt janë të përkthyesit me qëllim të qartësisë dhe përcjelljes më të lehtë të tërësisë së tekstit. Shënimet e shkruara nga M. Omerdiq do të shënohen me shkurtesën “MO” kurse shënimet nga N. Ibrahimi do të shënohen me shkurtesën “NI”. [6] Miqtë e së vërtetës, veçanërisht kelamistët angazhohen për të vërtetën dhe për dëshmimin e saj shërbehen me logjikë të shëndoshë dhe dialektikë të arsyeshme, përkundër sofistëve (subjektivistëve), mësuesëve të cilët e mësonin shkathtësinë e të shprehurit të të vërtetës me dialektikë të rrejshme. Sofistët janë grup mësuesish të cilët janë paraqitur në Greqi … Kanë qenë të shkathtë në mësimin e popullit me oratori, në të shprehurit e zbukuruar, me dialektikë, dhe janë mburrur me faktin se kanë mundur ta mbrojnë dhe ta kundërshtojnë njëkohësisht të njëjtin mendim. Në qëllimet e tyre kanë arritur aq sa që metoda e tyre gati solli deri te shkatërrimi i themeleve të arsyes, njohjes dhe moralit. Protagora, sofisti më i njohur, e mohon njohjen me anë të mendjes dhe pohon se shqisat janë burimi i vetëm i njohjes. Sipas tij, nuk ekziston e vërteta objektive … Gjorgjiu, sofist i mëvonshëm, e mohoi ekzistimin e sendeve, dhe mundësinë e njohjes … Nedim el-Xhisr, Kissat’ul-iman, Tarablus, Lubnan, (-). Shih përkthimin shqip, Besimi në Zotin në dritën e filozofisë, shkencës dhe Kur’anit, Prishtinë, 1998. (NI) Mu’tezilitët janë përfaqësues të pathyeshëm të fuqisë së arsyes dhe njohjes me anë të arsyes. Ata edhe akaidin (dogmatikën islame) e kanë mbështetur në arsyen njerëzore dhe C. Cahen ka përfunduar se qëndrimi i tyre është: “Zoti është arsye, kurse feja i përgjigjet arsyes.” (C. Cahen, der Islam, I, Vom Ursprunga bis zu den Aufongen des Osmanereiches, 1968, vëll. 14, fq. 92). (MO) [7] Njohja e vërtetë (el-ma’rifetu) është e mbështetur në gjashtë themele: islam, iman, ihsan, sheri’at, tarikat dhe hakikat. Në Islam për njohjen ka gjashtë kushte: arsyeja, madhëria, liria e të folurit, të zotëruarit e vetes, fuqia e shprehjes dhe fuqia e të kuptuarit. Disa këtë e kanë shprehur në vargje: Kushtet e islamit janë reale dhe të arsyeshme, Dhe atyre u përmbahen ata që kanë arsye: Madhëria, arsyeja, liria e të folurit, fuqia e të shprehurit dhe të zotëruarit e vetes. Dhe kësaj shtoi: “Pa komente të tepruara” o të mençur, sepse në këtë është përqëndruar dituria e njerëzve të ditur. (Glosa në dorëshkrimin bazor nr. D-1721, fol. 51b) (MO)
  • 16. 16 Krhs.: Ebu Mensur el-Maturidi, Traktati mbi besimin islam, në: Edukata islame, nr. 44-45/1986, Prishtinë, fq. 31 dhe fusnotat 1 - 4 në fq. 43; Muhammed Abduhu, Risalet’ut-tewhid, bot. II, Bejrut, 1981, fq. 32 – 36; Henri Corbin, Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997 etj.; Muhammed Ikbal, Obnova vjerske misli u islamu, Sarajevë, 1979. (NI) [8] Në shkencën e hadithit transmetimet ‘mutevatir’ janë ato hadithe për të cilat nuk mund të dyshojmë gjatë përcjelljes së tyre nga goja në gojë. Ky kusht duhet të gjendet si në fillim, edhe në mes ashtu dhe në fund të radhës së njerëzve të cilët e transmetojnë. (Mehmed Hanxhiq, Ilmul-kelam, Sarajevë, 1934, fq. 12. Më tepër mbi transmetimet mutevatir shih nga autori i njëjtë: Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, (NI) [9] ‘Ilham’ është frymëzimi të cilin Zoti ia jep njeriut të mirë. Ky lloj frymëzimi ka vetëm karakter pozitiv dhe nuk arrihet me përsiatje ose meditim, e aq më pak me anë të ndonjë shkathtësie. Shumë veta ‘ilhamin’ e fshehin duke e konsideruar këtë dhuratë të jashtëzakonshme nga Zoti, me të cilën nuk duhet lavdëruar, sepse kjo do të ishte shfaqje e mendjemadhësisë gjë që do ta ndërpriste rrjedhën e frymëzimeve të mëtejshme. Disa thonë se ilhami është dituri, e cila është dhënë në zemër nga ana e panjohur. El-Gazaliu thotë se ilhami është frymëzim sekret … Ilhami nuk është sikur vahji. E kundërta me ilhamin është ‘vesvesa’. (Dr. Xhemil Saliba, El-Mu’xhem’ul-felsefi, Bejrut, 1982, vëll. II, fq. 130 – 132) (MO). [10] Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 31-32 dhe fusnota 5 - 9 në fq. 43-44; Xhelaluddin Es-Sujuti, Nauka o osnovama vjere (Ilmu usuli’d-din) në: Islamska misao, nr. 103/1987, Sarajevë, fq. 19 (NI). [11] M. Abduhu, po aty, fq. 46; Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 20. (NI) [12] Es-Sujuti, po aty, fq. 19 –20. (NI) [13] M. Abduhu, po aty, fq. 43; Es-Sujuti, po aty, fq. 19. (NI) [14] Ez-Zamahsheriu i ka komentuar fjalët e All-llahut: “Gjithsesi ata atë ditë do të jenë larg mëshirës së Zotit të vet.” (El-Mutaffifin, 15) si shembull të nënçmimit të disa njerëzve … Nuk do ta shohin vetëm ata, të cilët janë më të neveritshëm dhe më të përçmuar. Ibnu Muniri thotë se ky është qëndrimi i mu’tezilitëve, kurse sunnitët këtë e marrin si dëshmi e të pamurit të All-llahut të madhëruar në Botën e ardhshme, ndërkohë që mëkatarët do të jenë të penguar ta shohin Atë, ndërsa kjo sërish është dëshmi se besimtarëve të mirë do t’u lejohet ta shohin Atë. Ngritja e perdes nuk do të kishte kuptim në qoftë se nuk ka të bëjë me të pamurit me sy … (Dr. Ali Hasan Arid, Historijat tefsira, Islamska misao, VII/1985, nr. 76, fq. 6; Gjithashtu: Mehmed Hanxhiq, Ilmul-kelam, po aty, fq. 33; El-Maturidi, po aty, fq. 33-34. (MO); Krhs.: Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, Edukata islame, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq. 54; Es-Sujuti, po aty, fq. 21; Ebu’l-Hasan El-Esh’ari, Vjerovanje ehlu’s-sunneta, ehlu’l-hadisa i ehlu’s-selefa, Islamska misao, IX/1987, nr. 101-102, Sarajevë, fq. 12. (NI). Ebu Rezin thotë: Kam thënë: - O i Dërguari i Zotit, a do ta shohim të gjithë ne All-llahun pa pengesë? Është përgjigjur: “Po!” I thashë më tej: - A ka dëshmi për këtë në atë që Zoti e ka krijuar? Ka thënë: “A nuk e shikoni ju të gjithë Hënën në të katërmbëdhjetën, e cila është një prej krijesave të Zotit, ndërsa All-llahu është më i lartësuari dhe i madhëruari.” (Ebu Davudi). Në hadithin tjetër flitet më saktësisht mbi këtë të pamur: Suhejbi r. a. i transmeton fjalët e të Dërguarit a. s.: “Kur të hyjnë në Xhennet banorët e xhennetit do t’ju thuhet: Keni shpërblim çfarë nuk keni pritur! Do të thonë: - E ç’është ajo? A nuk na janë fytyrat të ndritshme dhe të larguara nga zjarri dhe a nuk jemi në Xhennet?! Atëherë do të hiqet “hixhabi” (perdja) dhe do ta shohin All-llahun. Për Zotin, nuk do t’ju duket asgjë më e dashur se ajo. Pastaj e lexoi ajetin: “Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi, edhe më tepër se kaq!”
  • 17. 17 (Junus, 26) Shih: Muhammed ibn Is’hak ibn Huzejme, Kitab’ut-tewhid we isbatu sifati’r-rrabb, El-Kahiretu, 1968, fq. 178-230. (MO) [15] Shih: M. Hanxhiq, Ilmul-kelam, Bog stvara ljudska djela, fq. 32. (MO). Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, fq. 37 dhe fusntotat 38 - 40 në fq. 45; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq. 54. (NI) [16] Fuqia nuk i paraprinë veprës, por krijohet me veprën, sepse edhe ajo është e krijuar sikur edhe vepra. Nuk është krijuese, por kufizimisht vepruese. Fuqia nuk është karakteristike për njeriun, as kusht i cili i paraprin veprës, por është përdorimi i mjeteve të saj disponuese në suazën që edhe është ngarkuar. Kur’ani thotë: “Të vizituarit e Tempullit, për hirë të All-llahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë është obligim …” Ali Imran, 97). (MO) [17] Fuqinë / aftësinë kreative e ka vetëm Zoti, ndërsa ekzistentet e tjera janë të varura nga të prodhuarit kreativ të Tij. Mu’tezilitët thonë se disa vepra krijohen me veprimin e fuqive të tjera, si p.sh.: goditja e kushtëzon dhembjen, kurse atë e ka prodhuar fuqia vepruese e njeriut e jo e Zotit. Sipas mësimit të Ehl’us- sunnetit tërë këtë e ka krijuar Zoti. (MO) [18] Mes’ud ibn Umer Et-Taftazani këtë e sqaron: “Fuqia njerëzore nuk lidhet me krijimin, sepse në atë që e quajnë produkt, në esencë, njeriu nuk ka pjesëmarrje, për shkak se kjo nuk është në fuqinë e njeriut, ndërsa sa i përket vetëfitimit (iktisab), ai nuk mund ta arrijë atë çka është jashtë mundësive të tij, në dallim prej veprave të tij ku ai vendosën lirisht.” (Sherh’ul-akaid’in- Nesefijjeh, Bagdad, 1926 hixhrij, fq. 125. (MO) Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 37-38 dhe funstota 41- 43 në fq. 45-46. (NI) [19] Çdo gjë që jeton e ka çastin e caktuar të vdekjes së vet, i cili është caktuar nga Zoti. Askush këtë çast nuk mund ta shpejtojë e as të shtyjë. Sipas mu’tezilitëve, dorasi e tejkalon caktimin e Zotit dhe e mbytë viktimën para çastit të tij të caktuar. Sipas tyre, kjo lloj vdekjeje është produkt i dorasit, vepër e tij e jo e Zotit dhe se i mbyturi ka vdekur para ‘exhelit’ të tij, nga se sikur të mos mbytej do të jetonte deri te çasti i tij i caktuar. Ky qëndrim i tyre është në kundërshtim me mësimin e Ebu Mensur El-Maturidiut, të Umer En-Nesefiut dhe të gjitha autoriteteve të ehl’us-sunnetit. Thënë shkurt, mbytja e njeriut është akti i mbytësit në kuptim të vetëvrasjes, kurse vepër e Zotit është në kuptim të krijimit dhe caktimit të çastit të vdekjes, sepse në krijimin dhe caktimin e Zotit njeriu nuk ka pjesëmarrje, siç theksohet kjo edhe në Kur’an: “I cili ka krijuar vdekjen dhe jetën…” (El-Mulk, 2). Sipas filozofëve, vdekja vjen sipas rrugës së natyrshme, me sëmundje ose me ndërprerjen e funksioneve të organeve vitale. (Sherh’ul-akaid’in-Nesefijjeh, po aty, fq. 126. (MO) Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 40 dhe funsotat 51 në fq. 46. (NI) Es-Sujuti thotë: “Besojmë se vdekja është me exhel. Exheli është koha, të cilën All-llahu e ka caktuar qysh më parë për përfundimin e çdo jete. Askush nuk vdes pa exhel, pa marrë parasysh a është mbytur, apo ka vdekur në ndonjë mënyrë tjetër.” (Es-Sujuti, po aty, fq. 22. (NI) Ngjashëm mendon edhe El-Esh’ariu i cili thotë: “Pohojmë se çdokush vdes me exhelin e vet dhe se i mbyturi mbytet me exhelin e vet.” El-Esh’ari, po aty, fq. 12. (NI) [20] Mu’tezilitët disa harame (ajo që është përvetësuar me vjedhje, mashtrime, plaçkitje, kamatë e të ngjashme) nuk i numërojnë në Furnizim (nafakë). Sipas mësimit të tyre, në nafakë numërohet hallalli, d.m.th. ajo që është në pronësinë e njeriut (Hud, 6), sepse All-llahu ua cakton nafakën edhe shtazëve, ndërsa ato nuk kanë kurrfarë pronësie. A është e mundur që dikush të hajë diç tjetër nga
  • 18. 18 ajo që Zoti e ka krijuar dhe caktuar? Dijetarët islamë ‘rizkun’ e ndajnë në dy grupe: 1) Atë që njeriu e ha dhe e pi, kjo është nafakë në kuptimin e vërtetë dhe; 2) Atë që njeriu e posedon, të tjerëve ua ndan dhe shpërblen gjatë jetës së tij, në bazë të ajetit: “dhe kanë ndarë sadakë nga ajo që u kemi dhënë Ne.” (El- Bekaretu, 3), sikur edhe fjalëve të të Dërguarit: “Sadaka më e mirë është të ndash kur je i shëndoshë dhe ngushtë dhe duke iu frikësuar varfërisë, ndërkohë që dëshiron të pasurohesh dhe që këtë të mospushosh ta bësh deri në vdekjen tënde …” (MO) Shih: El-Maturidi, po aty, fq. 41. (NI) [21] Para së gjithash kjo do të thotë: Zoti krijon edhe ‘hidajetin’ edhe ‘dalaletin’, sepse Ai është Krijuesi i vetëm. Pyetja e dytë është pyetja e dashjes dhe vullnetit të Zotit. Ai vendosë kë do ta përudhë e kë do ta lë duke mos e lajthuar, por duke ia lënë vetëvetes. “Ti, s’ka dyshim se, nuk mund ta udhëzosh drejt atë që do ti, por All-llahu e udhëzon drejt atë që do Ai, dhe Ai i di mirë ata, të cilët do të shkojnë rrugës së drejtë.” (El-Kasas, 56). Pejgamberi është lutur: “O Zot, drejtoje popullin tim.” (MO) Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 38-39 dhe fusnota 44 deri 48 në fq. 46. (NI) [22] Sikur kjo të ishte obligim për Zotin, atëherë Ai do të obligohej ta drejtojë atë që e ka zgjedhur ‘dalaletin’ dhe në këtë mënyrë ta ruaj nga dënimi i Tij … Gjithashtu, do të obligohej që varfërinë e njeriut ta ndërrojë me pasuri, dëshpërimin me hare, vdekjen me mosvdekje e të tjera. (MO) “Zoti nuk është i obliguar në asgjë. Ai është krijues i botës. Si, atëherë, Ai të obligohet me diç.” (Es-Sujuti, po aty, fq. 20). (NI) [23] Shih: El-Kur’an, Kaptinat: El-Mu’minu, 46; El-Me’arixh, 25; Ibrahim, 27. I Dërguari a. s. ka folur: “Pastrohuni nga urina, sepse për moskujdes nga ajo ndytësi është paraparë dënimi në varr.” Gjithashtu ka thënë: “Në varr të vdekurit do t’i vijnë dy melekë, të fuqishëm dhe të rreptë, me emrin Munkir dhe Nekir.” Mu’tezilitët dhe disa rafiditë nuk besojnë në dënimin ose lumturinë në varr dhe konsiderojnë se aty i vdekuri është sikurse një lëndë e rëndomtë, i cili nuk ndien aspak. Duke u shërbyer me logjikën vetjake të të gjykuarit racional, kanë mohuar ajete të shumënumërta kur’anore dhe hadithe të të Dërguarit a. s., të cilët flasin mbi këtë. (MO) Krhs.: El-Maturidi,, po aty, fq. 33; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq. 55. Gjithashtu: Ni’met Sidkij, El-Xheza’u: El-Xhennetu we’n-Naru, El-Kahiretu, 1975, fq. 7 e tutje. (NI) [24] Er-Rra’d, 16; Esh-Shu’ara, 78-79 e të tjera. (MO) Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 46-47/1986, po aty, fq. 33-34. dhe Et- Tewbe, 101; Et-Tur, 47; Es-Sexhdeh, 21 e të tjera dhe fusnota 82 në fq. 44. Gjithashtu: Es-Sujuti, po aty, fq. 20. (NI) [25] El-A’raf, 8-9. ‘Mizani’ është nocion për vlerësimin e veprave të njerëzve, që mendja e njeriut është e paaftë të kuptojë. Mu’tezilitët e mohojnë “peshojën” (mizanin), sepse, sipas tyre, veprat janë aksidentale dhe është e pamundur të maten. Më tej thonë, pasi që veprat janë të shkruara në Libër dhe është dhënë vlerësimi i tyre: ”të mira ose të këqia”, nuk ka kurrfarë nevoje për “matjen” e tyre të re. (MO) El-Maturidi, po aty, fq. 33. Shih: Es-Sujuti, po aty, fq. 21; Imam Ahmed Ibn Hanbel, Odgovor xhehmijama i zindicima, Islamska misao, IX/1987, nr. 105- 106, Sarajevë, fq. 20. (NI)
  • 19. 19 [26] Kur’ani flet mbi Librin e jetës në disa vende: “Dhe secilit njeri atë që e ka bërë do t’ia varim në qafë dhe në ditën e Gjykimit do t’ia tregojmë një Libër të hapur. Lexo librin tënd …” (El-Isra’, 13-14). “Atij, të cilit libri i vet do t’i jepet nga e djathta, do ta ketë të lehtë llogarinë. Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar, kurse ai, të cilit libri i vet do t’i jepet prej pas shpine, do të lutet për shkatërrim dhe do të digjet në zjarr.” (El- Inshikak, 7-12). (MO) [27] Mbi ‘Burimin’ (hawd) e të Dërguarit flet Kur’ani dhe disa hadithe. Ka mendime se ‘hawd’ është burimi i tij në Ditën e gjykimit, kurse ‘kewther’ në Xhennet. Disa, po ashtu, thonë: “A e dini ç’është kewtheri? Ai është lumë, të cilin ma ka premtuar Krijuesi im. Në atë ka të mira të shumta. Ai është burimi rreth të cilit do të grumbullohen ithtarët e mi …”. Mendimi tjetër thotë se ato janë dy burime të ndryshme: Enesi radija’ll-llahu anhu i tha të Dërguarit a. s.: - A do të më bëhesh ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit? Ai u përgjigj: “Atë ditë do të jem shumë i zënë.” Enesi i tha: -Ku të të kërkoj? I Dërguari tha: “Më kërko në ‘sirat’, ose te ‘mizani’ ose te ‘hawdi’ …”. Në një hadith theksohet se të gjithë ithtarët e të Dërguarit do të pijnë ujë nga burimi i tij, përveç atyre të cilët janë bërë “murtedë” (renegatë) … (MO) Shih gjithashtu: Es-Sujuti, po aty, fq. 20; Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20. (NI) [28] Es-Sujuti thotë se: “…(sirati është, përkthyesi N. I.) më i hollë se qimja, ndërsa më i mprehtë se shpata…” Es-Sujuti, po aty, fq. 21. Shih: Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20. (NI) [29] En-Nesefiu e ka ekspozuar qëndrimin e Ehli’s-sunnetit të mbështetur në argumente të shumta e të fuqishme nga Kur’ani dhe Sunneti. Mu’tezilitët dhe disa të tjerë mendojnë se Xhenneti dhe Xhehennemi nuk janë krijuar dhe se kjo do të pasojë në Ditën e gjykimit. Në përgjigjet e dijetarëve të ehlu’s-sunnetit theksohen ajetet kur’anore, siç janë ata mbi qëndrimin e Ademit a. s. dhe Hawwës a. s. në xhennet, pastaj ajetet të cilët përfundojnë me fjalët: “’Uiddet li’l-muttekin” dhe “’Uiddet li’l-kafirin”, pastaj ajetet nga sureja en-Nexhm, të cilat flasin mbi Mi’raxhin e të Dërguarit a. s.: “Inde sidret ’ul - munteha”. “Indeha xhennet ’ul - me’va’ ”. Fraksioni i xhehmitëve e mohon përhershmërinë e xhennetit dhe të xhehennemit, sikurse edhe të asaj që do të ndodhë në ta dhe thonë se të gjitha këto një ditë do të zhduken, sepse çdo gjë do të zhduket: “Përveç fytyrës së Zotit”. Edhe deklarata e tyre është në kundërshtim me mësimin burimor islam. (MO). Shih: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 30; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq. 55; Es-Sujuti, po aty, fq. 22; Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20; Ni’met Sidkij, po aty, fq. 71 – 100. (NI) [30] Sipas transmetimit të Ibn Mes’udit mëkatet e mëdha janë: shirki (politeizmi), mbytja e njeriut, shpifja ndaj femrës së ndershme, prostitucioni, dezertimi, magjia, shpenzimi i pasurisë së bonjakëve, mosdëgjimi i prindërve dhe mosbesimi. Ebu Hurejre shton: të ngrënit e kamatës, kurse Aliu r. a.: vjedhja, dehja dhe prodhimi i pijeve dehëse. Disa dijetarë kanë thënë: Çdo mëkat tërheq me vete pasojat, sa më i madh të jetë mëkati, aq më të rënda do të jenë edhe pasojat. Të tjerët kanë shtuar: Çdo mëkat, i cili kryhet në mënyrë vazhdueshme dhe të qëllimshme rritet në mëkat të madh, kurse çdo mëkat i cili përcillet me ‘istigfar’ është i vogël. (Et-Taftazani, po aty, fq. 140). Në Glosën e veprës së Et-Taftazaniut nga Muslihuddin El-Kesteliu (vdiq më 901 h.) fq. 140-141, mbi mëkatet e mëdha, shtohet: Mbytja e fëmijës së posalindur nga frika prej varfërisë, prostitucioni me gruan e fqinjit të tij, ndonëse edhe mbytjet e tjera ose prostitucionet janë mëkat i rëndë. Esh-Shafiu konsideron se sihirbërësi duhet mbytur, sepse edhe ai mbyt njerëz me magjinë e