Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

Muhammed Muteveli Sharavi

Jeta dhe Vdekja

Logoja e shoqatës
“Zëri Ynë”
Pr...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

Titulli i origjinalit:
El-Hajat we el-mewt

‫الحياة والموت‬

Përktheu:
Muha...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

3

Përmbajtja:
Parathënia.....................................................
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

4

KAPITULLI I KATËRT
-

Njeriu dhe përjetësia ...............................
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

5

Parathënie

Ky përkthim m’u mundësua gjatë udhëtimit tim dy javor
Shqipë...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

6

askush nga mbarë qeniet njerëzore, t’a humbiste rrugën e
drejtë. Ndërsa ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

7

‫بسم ال الرحمن الرحيم‬
Në emër të All-llahut, Mëshiruesit të Përgjithshë...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

8
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

9

KAPITULLI I PARË

Ç’ËSHTË FILLIMI

Asnjë temë nuk e ka preokupuar njerëz...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

10

Edhe dijetarët e të gjitha kohërave, kanë dhënë mendime nga më të ndrys...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

11

“Unë, nuk i mora ata (Iblisin-Shejtanin dhe pasardhësit e tij)
për dësh...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

12

DEBAT I KOTË DHE LLOMOTITJE

Njerëzimi, gjithashtu, ra në grackën e ide...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

13

brenda rregullave të njohura prej nesh. Ademi a.s. ka qenë
krijesa e pa...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

14

metit “Ne, nuk kishim njohuri për këtë (ekzistencën Tënde)
”. Apo të th...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

15

NË BOTËN E DHERR-it[6] ISHTE
DËSHMIA

Ne, të gjitha krijesat e All-llah...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

16

të fortë sa që na tërheq lart, deri tek Krijuesi. Kjo natyrshmëri
imano...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

17

PAMJET E KRIJIMIT

Tani, le të ndalemi tek katër format e krijimit nga ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

18

" ‫ل ملك السماوات والضرض يخلق ما يشاء يهب لمن يشاء اناثا و‬
‫يهب لمن يش...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

19

" ‫" الذي خلق الموت و الحياة ليبلوكم أيكم أحسن عمل‬
“ I Cili ka krijuar...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

20

LIGJET E JETËS DHE VDEKJES

Njeriu bie në gjumë duke u transferuar prej...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

21

ndonjë ankth, nxjerr zëra të çuditshëm, të bezdisshëm, ose
zgjohet prej...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

22

konda. Vetëm gjatë këtij intervali, njeriu “mund të shohë
ëndrra”. Ndër...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

23

nuk e di se si veprojnë ato gjatë gjumit. Pra, paskemi ligje që
janë pl...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

24

Kështu, All-llahu i Lartësuar, në Kur’anin Kerim,
thotë:

" ‫" اذ قال ض...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

25

ajo është e kundërta e jetës, prej së cilës kemi ardhur. Gjëja e
fundit...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

26

SHPIRTI - BURIMI I JETËS

Por, si mund t’a dimë se ku është shpirti? A ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

27

EKZISTENCA DHE NJOHJA E SAJ

Vërtet, filozofët i kanë stërmunduar mendj...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

28

Fundit. Ai i ka regjistruar të gjitha ato në Librin e Tij, para se
të f...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

29

kuptojmë se ekziston dallimi, ndërmjet ekzistencës dhe njohjes së ekzis...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

30

arve të pranohej, por mjerisht ata u pritën në mënyrë injoruese.
All-ll...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

31

KAPITULLI I DYTË

Ç’ËSHTË JETA

Në orvajtjen tonë për t’a kuptuar jetën...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

32

pajetë, por ata kanë arritur deri në shkallën e zhvillimit. Këtë
do t’a...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

33

perceptojë shenjat e All-llahut, dhe t’a ndjekë programin e të
Lartësua...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

34

ashtu si ato i janë përshtatur asaj jete siç janë. Gjithashtu, edhe
kaf...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

35

lëviznin pjesët e hekurta, bëhej tek të gjitha pjesëzat e hekurit
kur e...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

36

" ‫ثم استوي الي السماء و هي دخان فقال لها وللضرض اكئتيا طوعا أو‬
‫" كره...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

37

ne kuptojmë se këto i frikësohen Atij më shumë se sa zemra e
njeriut.
P...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

38

BIMËT (ndiejnë) GJITHASHTU

Nëse, tani, i lëmë anash trupat inorganikë ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

39

shumë se sa pandehim për veçorinë e llojit të tyre. Pra, edhe
ato kanë ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

40

BUBURRECI FLET, PUPЁZA DI

Nëse kthehemi tani tek insektet, do të shohi...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

41

" ‫أحطت بما لم تحط به وجئتك من سباء بنباء يقين. اهني وجدت امرأة‬
‫تملكه...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

42

qiellit, gjatë hulumtimit të tyre për ushqim. Kjo është detyra e
tyre!
...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

43

JETË, POR E PANJOHUR PËR NE

Kemi jetëra të cilat ne nuk i njohim fare....
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

44

rruazat e bardha, hemoglobina, etj., madje edhe të mikrobeve
të cilat h...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

45

DITURIA E ALL-LLAHUT
DHE E NJERIUT

Kur Sulejmani a.s. shfaqi dëshirën ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

46

Pra, ai i tha Sulejmanit se do t’ia sillte atë (fronin) para
se t’a mba...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

47

ato janë marrë prej nesh. Kjo nënkupton se ne i urdhërojmë,
dhe ato na ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

48

tyre, bile edhe me atë pak gjumë që bëjnë atje. Ka parë se si të
gjithë...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

49

Nëse ndodh që një pjesë e lëkurës të shkëputet prej
trupit, dhe ne para...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

50

Sulejmani, gjithashtu e dinin se ai mund t’i shkatërronte ata, së
bashk...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

51

KAPITULLI I TRETË

Ç’ËSHTË VDEKJA

Para se të fillojmë bisedën rreth vd...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

52

Këtë, më së miri, e përshkruan Kur’ani Kerim, në të cilin Allllahu i La...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

53

" ‫"اهنك ميت و اهنهم ميتون‬
“ Pa dyshim, ti je i vdekur (vdekshëm) dhe ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

54

“ Do të vijë vdekja në Ditën e Gjykimit në formën e
dashit dhe do të fl...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

55

JETA NË VARR

Kur të vijë Exheli, d.m.th., të vijë ora ose momenti i
ag...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

56

sinë e përzgjedhjes. Ka mendjen, me të cilën zgjedh kur i
ofrohen alter...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

57

mbi ju), hyni në xhennet në saje të asaj që keni punu-ar.”
[57]
Nga kjo...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

58

‫"بما كنتم تقولون علي ال غير الحق و كنتم عن ءاياته تستكبرون‬
“...po t’a...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

59

vuajtjeve të dënimit, që ai është duke përjetuar në ato
momente.
I Dërg...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

60

Në këtë moment fillon etapa e parë e jetës së ahiretit,
sepse për të që...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

61

momente, që përndryshe kuptohen se janë momente shprese,
ata e ndiejnë ...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

62

‫و كذلك بعثناهم ليتساءلوا بينهم قال قاكئل منهم كم لبثتم قالوا لبثنا بوم...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

63

Por shtrohet pyetja: a ekziston për banuesit e varrezave
dënimi? Përgji...
Muhammed Muteveli Sharavi

-

Jeta dhe vdekja

64

Zjarri nuk iu është paraqitur ithtarëve të Faraonit në
këtë botë. Por, ...
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja

366 views

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
366
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
4
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Muhamed muteveli esh sharavi - jeta dhe vdekja

  1. 1. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja Muhammed Muteveli Sharavi Jeta dhe Vdekja Logoja e shoqatës “Zëri Ynë” Prishtinë 2005 1
  2. 2. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja Titulli i origjinalit: El-Hajat we el-mewt ‫الحياة والموت‬ Përktheu: Muhamed Jusufi Recensent: Ajni Sinani 2
  3. 3. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 3 Përmbajtja: Parathënia............................................................................. 05 Hyrje e autorit ...................................................................... 07 KAPITULLI I PARË - Ç’është fillimi............................................................. 09 Debat i kotë dhe llomotitje......................................... 12 Në botën e Dherr-it ishte dëshmia.............................. 15 Pamjet e krijimit......................................................... 17 Ligjet e jetës dhe vdekjes........................................... 20 Ligjet e gjumit............................................................. 21 Fillimi i jetës................................................................ 23 Shpirti - burim i jetës................................................... 26 Ekzistenca dhe njohja e saj.......................................... 27 KAPITULLI I DYTË - Ç’është jeta................................................................. Trupat qajnë, dëgjojnë dhe flasin............................... Bimët (ndiejnë) gjithashtu.......................................... Buburreci flet, pupëza di............................................ Jetë - por e panjohur për ne........................................ Dituria e All-llahut dhe e njeriut................................ Gjithçka që ekziston në univers është e gjallë........... 31 35 38 40 43 45 49 - Ç’është vdekja............................................................ 51 Jeta në varr.................................................................. 55 Jeta në Berzah e përjashton kohën.............................. 61 Vetëm Ai jep dhe merr jetë ........................................ 65 Nemrudi si “vdekjeprurës dhe jetëdhënës” ................ 67 KAPITULLI I TRETË
  4. 4. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 4 KAPITULLI I KATËRT - Njeriu dhe përjetësia .................................................. 75 Sekreti i jetës dhe mbarimi saj ................................... 79 Riciklimi i dy krijesave: vdekjes dhe jetës ................. 83 Emrat e Qenies dhe evidentimi i atributeve ................85 Ishim para se që jemi ...................................................87 Vetëvrasësi-përjetësisht në zjarr ..................................89 KAPITULLI I PESTË - Jeta e dunjasë ............................................................. 95 Adhurimi - i domosdoshëm. Por si bëhet? ................ 99 Kush na premton ushqimin ........................................101 Programi para krijimit .............................................. 103 Detyrat e njeriut në jetë .............................................105 Ligjet e All-llahut dhe logjika njerëzore ...................109 Jeta - nga mashkulli dhe femra ..................................111 KAPITULLI I GJASHTË - Jeta tjetër – ahireti .....................................................115 Mendja-jo, ndërsa mundësia-po ................................118 Regjistri nuk humbet .................................................120 Argumentimi logjik i ringjalljes ................................123 Xhenneti ....................................................................127
  5. 5. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 5 Parathënie Ky përkthim m’u mundësua gjatë udhëtimit tim dy javor Shqipëri - Turqi. Në këtë pesëmbëdhjetëditësh të përkthimit, nuk llogaris përkthmin e ajeteve, sepse fjalët e All-llahut në Kur’anin fisnik i kam përkthyer pasi jam kthyer në Prishtinë. Ajetetet kur’anore është vështirë të përkthehen, prandaj me to jam marrë më shumë se dy muaj të tërë. Ajetet kur’anore jam munduar t’i përkthej vetë, sepse mendoj se ato duhet të përkthehen prej vetë përkthyesit. Megjithatë, përkthimi i tyre nga ana ime, do të ishte i pamundur sikur të mos shërbehesha me të gjitha përkthimet ekzistuese që janë në gjuhën shqipe. Prej përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe do të kisha veçuar përkthimin e Hasan ef. I. Nahut dhe Feti Mehdiut. Gjithashu, më ka shërbyer mjaft në disa raste edhe përkthimi në gjuhën angleze i A. Jusuf Aliut. Për përkthimin e këtyre ajeteve, jam shërbyer shumë edhe me komentimet e ndryshme të Kur’anit në gjuhën arabe. Duke menduar se do t’i ndihmoj lexuesit më shumë, në disa raste, kam shpjeguar terminologjinë e disa fjalëve dhe kam dhënë disa sqarime ose komentime, gjithmonë duke përdorur fusnotat. I dashur lexues, Shpresoj që ky libër të lexohet me vëmendje. Kemi të bëjmë me jetën e kësaj bote dhe me të ardhmen tonë në botën e përjetshme. Neglizhimi, ose mohimi i saj do të na kushtojë shumë. Nuk do të dëshiroja që asnjë nga bashkëkombasit e mi dhe
  6. 6. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 6 askush nga mbarë qeniet njerëzore, t’a humbiste rrugën e drejtë. Ndërsa ata që vazhdojnë t’a mbivlerësojnë vetveten, pasi t’a kenë lexuar këtë libër i cili është bazuar krejtësisht në Kur’an, pra në fjalët e All-llahut xh. sh., atëherë le t’a meritojnë dënimin e dhembshëm nga Ai, sepse, vërtet, kryeneçët shkatërrimtarë, nuk meritojnë të mëshirohen.
  7. 7. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 7 ‫بسم ال الرحمن الرحيم‬ Në emër të All-llahut, Mëshiruesit të Përgjithshëm, Mëshirëplotit Hyrja e Autorit Pas madhërimit të All-llahut xh.sh., i dërgojmë salavate dhe përshëndetje më të mirit të të gjitha krijesave, zotëriut tonë, të dërguarit të All-llahut, Muhammedit s.a.v.s. Lus All-llahun që këto libra t’a pasurojnë, t’a rrisin, dhe t’a lartësojnë kur’anotekën tonë, të bëhen ndriçuese të rrugës së udhëzimit dhe nur në zemrën e njerëzve, drejt dritës së imanit. Dashtë All-llahu i Madhërishëm, që të vemi drejt suksesit në këtë botë dhe shpëtimit në jetën e pasosur. Muhamed Mutevel-li esh Sharavi
  8. 8. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 8
  9. 9. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 9 KAPITULLI I PARË Ç’ËSHTË FILLIMI Asnjë temë nuk e ka preokupuar njerëzimin më shumë se tema rreth jetës dhe vdekjes. Kjo temë mendojmë se ka shtuar kureshtjen dhe ka hapur debate të mëdha. Gjithashtu, asnjë temë më shumë se kjo, nuk ka shtjelluar mendime dhe gënjeshtra të ndryshme, të cilat janë futur nga dijetarë të llojllojshëm! Kjo për faktin se vdekja është një sekret, një çështje e panjohur për ne, prandaj, për të folur për të, ne duhet të mbështetemi në informacionin që na ka dhënë All-llahu xh.sh. Përderisa nuk kemi dëshmi bindëse, atëherë ndërhyrja e shkencës në këtë fenomen është e gabueshme. Nëse shkenca do të merrej me këtë fenomen,atëherë, ajo do të mbështetej vetëm mbi supozime dhe iluzione. Mbështetja e saj mbi supozime, do të krijonte mundësi që të dëgjonim gënjeshtra të ndryshme dhe të humbej koha së koti, pasi këto supozime nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin.
  10. 10. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 10 Edhe dijetarët e të gjitha kohërave, kanë dhënë mendime nga më të ndryshmet, rreth fillimit të krijimit tonë. Ato janë përplot kundërshtime me njëra tjetrën. Dikush prej tyre bazohet në teorinë e evolucionit, e cila thotë se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit me emrin Lusi! Këtyre trilluesve ju themi: kush iu informoi për këtë!? Gjatë gjithë historisë nuk është regjistruar kurrë ndonjëherë një gjë e tillë, (nuk ka ) shkrime që të dëshmojnë se majmuni është shndërruar në njeri, edhe pse ne kemi shumë shkrime dhe mendime të ndryshme, të ruajtura që nga kohërat e lashta. A është shndërruar ndonjëherë majmuni në njeri, dhe kjo gjë nuk është përsëritur më? Ky majmun, kur u ‘shndërrua’ në njeri, ishte mashkull apo femër!? Nëse do të ishte shndërruar në femër do të ishte i përgjysmuar, nëse është shndërruar në mashkull, gjithashtu do të ishte gjysmak. Ku u gjet kjo teori, të cilën e sajuat dhe për të cilën konkludoni (se është e vetmja e mundshme), se nuk ka mundësi tjetër veç saj!? Tani kemi të bëjmë me një shkencë mjaft të zhvilluar. Hulumtimet shkencore kanë arritur një piedestal të tillë të lartë, që historia njerëzore nuk e ka arritur kurrë më parë. Gjithashtu, kemi një teknologji të tillë, si kjo e kohës bashkëkohore, e megjithatë, akoma, ju jeni duke diskutuar për të argumentuar supozimin tuaj!! Ju lutem, na tregoni se si shndërrohet majmuni në njeri!? Ndërkaq, neve, për trillime të tilla si këto të tuajat, na ka informuar All-llahu xh.sh. në shumë shembuj në Kur’anin fisnik, në të cilat thotë: " ‫ما أشهدتم خلق السماوات و الضرض و ل خلق أنفسكم وما كنت متخذ‬ ‫" المضلين عضدا‬
  11. 11. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 11 “Unë, nuk i mora ata (Iblisin-Shejtanin dhe pasardhësit e tij) për dëshmitarë, me rastin e krijimit të qiejve dhe të tokës. (Gjithashtu, nuk i mora për dëshmitarë) as gjatë krijimit tuaj. Unë, nuk kisha nevojë për mbështetjen e të humburve.”[1] I Lartëmadhëruari na ka informuar se do të vijnë njerëz të humbur dhe do të merren me (hipoteza mbi) krijimin e qiejve, tokës dhe krijimin e njeriut. Ata do të trillojnë dhe do të “tregojnë se si ndodhën” të gjitha këto!!! Këta të humbur nuk kanë qëllim tjetër, veçse t’i humbin edhe njerëzit e tjerë (prej së vërtetës), pasi ata nuk kanë qenë vetë dëshmitarë në krijimin e qiejve dhe të tokës. Gjithashtu, ata nuk kanë qenë dëshmitarë në krijimin e vetvetes së tyre, që të jenë në gjendje, në emër të shkencës, të na tregojnë se çfarë ndodhi. Ardhja e këtyre të humburve, e atyre që thonë se prejardhja e njeriut është prej majmunit, dhe e atyre që ‘argumentojnë’ me anë të teorive të tyre ‘shkencore’ rreth krijimit të njeriut, ka për qëllim vetëm një gjë, e ajo është se: këta të humbur, vetëm sa e vërtetojnë Kur’anin dhe me këtë ia përforcojnë imanin besimtarëve në tokë. Sikur të mos vinin këta njerëz që e kanë humbur rrugën e tyre, ne do të kishim thënë se All-llahu xh.sh., kur na ka informuar në Kur’an për gjërat që do të vijnë, na ka treguar për disa njerëz që do të na thonë se qielli dhe toka janë krijuar ‘kështu e ashtu’, ndërsa, realisht, këta njerëz nuk erdhën. Pra, ardhja e tyre ishte e domosdoshme, pasi ato përforcojnë imanin e besimtarëve.
  12. 12. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 12 DEBAT I KOTË DHE LLOMOTITJE Njerëzimi, gjithashtu, ra në grackën e ideve filozofike dhe ideve të kota, të cilat nuk posedojnë kurrfarë argumenti. Njësoj si ajo filozofi e thatë (shterpë), e cila kërkon të dijë se cila u gjend e para, veza apo pula?! Vërtet, rreth kësaj teme është polemizuar gjerë e gjatë. Lindën shkolla të shumta, të cilat vetëm sa e përgënjeshtronin njëra-tjetrën. Të gjitha këtyre shkollave iu drejtojmë pyetjen: pse kjo llomotitje e gjatë? (Përse e gjithë kjo) Kurse i Lartmadhëruari na treguar dhe na ka qetësuar, rreth fillimit të krijimit kur thotë: " ‫" ومن كل شيء خلقنا زوجين لعلكم تذكرون‬ “Dhe, të gjitha sendet i kemi krijuar çift, ndoshta do të mendoni (për Fuqinë Tonë).”[2] Kjo ka kuptim (të saktë), pasi ne, këtë dije e kemi marrë nga i Lartësuari. Jeta nuk mund të vazhdojë ndryshe, pra, nuk do të kishte jetë sikur të mos ekzistonte çifti: mashullfemër. Ndërkohë, mendoj se polemikat e tyre janë shterpe, dhe se interpretimet e tyre janë tallje me shkencën (nëse ia vlen të thuhet kështu), pasi nga sjellje të tilla nuk kemi kurrfarë dobie. All-llahu xh.sh. na ka treguar se çdo gjë është krijuar prej çiftit. Sikur të mos ishte gjeli për të fekonduar vezën në brendësi të pulës, veza do të ishte sterile dhe nuk do të jepte asgjë. Ishte, pra, dëshira e All-llahut xh.sh., që të ekzistojnë katër etapa të krijimit. Secila etapë, në vetvete konsiderohet mrekulli, pasi në të shfaqet Fuqia e All-llahut xh.sh. Këtyre (etapave) nuk ju njihen kufijtë, pasi ato nuk përkufizohen
  13. 13. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 13 brenda rregullave të njohura prej nesh. Ademi a.s. ka qenë krijesa e parë në rruzullin tokësor. Për këtë, na tregon i Lartësuari, në Kur’anin fisnik: " ‫اذا قال ضربك للملكئكة اني خالق بشرا من طين . فاذا سويته و نفخت‬ ‫" فيه من ضروحي فقعوا له ساجدين‬ “(Përkujtoni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta. Pra, kur Unë t’a kem përsosur atë, dhe t’i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë, ju përuljuni atij (bëjini sexhde).” [3] Ky ishte fillimi i krijimit, ashtu si na ka treguar Allllahu xh.sh. All-llahu i Lartmadhëruar i fryu Ademit, nga shpirti i Vet. Ajo (Hava-çiftuesja e Ademit) u gjend atëherë, kur u krijua Ademi a.s., për të vazhduar më pas, në këtë mënyrë të krijimit me pasardhësit e tij deri në ditët tona e deri në Ditën e Fundit, me një precizitet i cili është shkruar dhe etiketuar me një shifër hyjnore, karakteristika e veçantë që do t’a ketë njeriu. Për këtë lloj të krijimit, Ai na ka informuar Vetë, në Kur’anin Kerim: " ‫واذ أخذ ضربك من بني ءادم من ظهوضرهم ذضريتهم و أشهدهم علي‬ ‫أنفسهم ألست بربكم قالوا بلي شهدنا أن تقولوا يوم القيامة انا كنا عن‬ ‫هذا غافلين. أو تقولوا انما أشرك ءاباؤنا من قبل و كنا ذضرية من بعدهم‬ ‫"أفتهلكنا بما فعل المبطلون‬ “(O Muhammed, kujtoju njerëzve kohën) Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre, dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë ndaj vetes së tyre: (Ju tha) ‘A nuk jam Unë Zoti juaj?’ ‘Po, gjithsesi, i thanë, ne këtë e dëshmojmë’ (Kështu vepruan), që të mos thoni Ditën e Kija-
  14. 14. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 14 metit “Ne, nuk kishim njohuri për këtë (ekzistencën Tënde) ”. Apo të thoni: “Por, të parët tanë ishin ata që të kishin vënë ortak, ndërsa ne ishim brezi pas tyre! A do të na dënosh për atë që bënë (të parët tanë) gënjeshtarët!?” [4] Disa njerëz edhe mund të pyesin: çfarë lidhje ka midis meje dhe Ademit, ndërkohë që kanë kaluar kaq shumë shekuj? Atyre, që pyesin kështu, iu themi: edhe ti je njëra pjesë e asaj fryme të All-llahut xh. sh., që Ai ia dha Ademit a.s. Ai (xh. sh.) t’a ka dhënë këtë jetë që ke. Ata do të pyesin: si? Atyre iu themi se jeta është një zinxhir i pashkëputur. Kur ai këputet, (jeta) mbaron. P. sh. merr rezultatin e shembullit fizik të jetës së babait tënd: sikur të mos ishte ekzistenca e babait të babait tënd, pastaj sikur të mos ishte babagjyshi, nuk do të ishte (as) babai yt. Babagjyshi yt ka qenë i gjallë, si rezultat i jetës së më hershme së babait të vet (katragjyshit tënd), jetë e cila është përcjellur hallkë pas hallke, kështu vijon deri tek Ademi a.s. Ky i fundit (Ademi a.s.) sikur të mos ishte i gjallë, nuk do të kishte fëmijë, ndërsa fëmijët e kanë marrë jetën prej mikrobit [5] të gjallë që ishte te Ademi a.s. Pra, prej jetës së Ademit a.s. e morën jetën fëmijët e tij, të cilën ua përcollën më pas fëmijëve të tyre. Kështu, sipas vullnetit të All-llahut xh.sh., jeta është përcjellë deri në ditët e sotme dhe do të vazhdojë t’u përcillet fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave, deri në Ditën e Kijametit.
  15. 15. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 15 NË BOTËN E DHERR-it[6] ISHTE DËSHMIA Ne, të gjitha krijesat e All-llahut, kemi dëshmuar ndaj vetes sonë që prej fillimit të krijimit. Prej këtij dëshmimi nuk bën përjashtim askush, që prej atyre që kanë mbaruar së jetuari këtë jetë, e deri tek ata që do të vijnë (sa të jetë kjo botë). Sikur të mos ishte kjo dëshmi, qenia njerëzore nuk do t’a kishte njohur, apo përvetësuar imanin. Ky është një nga sekretet. Maja më kulminante e këtij sekreti është besimi (imani) në erzistimin e Hyjnisë-All-llahut. Pse? Sepse mendja e njeriut nuk do të mundej t’i përcaktonte ose t’i emërtonte gjërat. Kusht i emërtimit të gjësendeve është shikimi i tyre. T’i nuk do t’a dije P. sh. apo nuk do t’a kuptoje thënien ‘kodër’- atë do t’a kuptoje vetëm atëherë kur do të shikoje dikënd që është duke u ngjitur në të. Gjithashtu, nuk do t’a kuptoje thënien ‘liqen’, nëse nuk e ke parë më parë fotografinë e tij apo e ke parë (me sy) diku tjetër. Njeriu nuk e ka parë Allllahun xh.sh., e as nuk e ka të skicuar në mendje, por megjithatë kur përmendet emri i All-llahut, njeriu nuk e ka të vështirë që t’a njohë dhe t’a dijë domethënien, sepse kjo buron nga Fuqia e Madhe, prej së cilës njeriu është krijuar, gjendet, përjeton dhe furnizohet. Kur kryen një lutje, njeriu ndien në vete se është pastruar dhe i është mbushur zemra plot dritë. Të gjitha këto shenjëzojnë dhe japin kuptimin se All-llahun e kemi dëshmuar, secili në vete, në Botën e Dherr-it, atëherë kur është krijuar Ademi a.s.Ne e dimë,se Ai ekziston dhe i jep jetë (ekzistencën) secilit send. Këtë ne e quajmë natyrshmëria e besimit-imanit.[7] Ne, kur lindim, e kemi me vete këtë natyrshmëri imanore,e cila e mbush frymën dhe zemrat tona. Kjo ka energji aq
  16. 16. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 16 të fortë sa që na tërheq lart, deri tek Krijuesi. Kjo natyrshmëri imanore ekziston tek secili i posalindur. Për këtë na informon i Dërguari All-llahut s.a.v.s. i cili thotë: “Secila foshnje, lind me natyrshmëri të pastër (islame), më pas prindërit e bëjnë hebre, krishter ose zjarrputist.”
  17. 17. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 17 PAMJET E KRIJIMIT Tani, le të ndalemi tek katër format e krijimit nga ana e All-llahut xh.sh.: Krijimi pa prezencën e mashkullit dhe pa prezencën e femrës, pra, drejtëpërdrejt nga All-llahu i Lartmadhëruar, pa ndërhyrjen e asnjë shkaku. Ademit a.s. u krijua në këtë mënyrë. Krijimi prej mashkullit pa prezencën e femrës. Në këtë mënyrë u krijua Hava. U krijua nga brinjët e Ademit a.s. Kështu na ka informuar Kur’ani Kerim: " ‫يا أيهاالناس اتقوا ضربكم الذي خلقكم من نفس واحدة و خلق منها‬ ‫" زوجها‬ “O njerëz! Druajuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi nga një qenie e vetme, e prej tij krijoi çiftin e tij (femrën)” [8] Krijimi prej mashkullit dhe prej femrës. Nga ky krijim janë të krijuar të gjithë njerëzit, me përjashtim të njërit (Isait a.s.) dhe e gjithë kjo bëhet me vullnetin e All-llahut xh.sh. që ka sjellë shkakun. Shkaqet, këtu kuptohet, janë qenurit e mashkullit dhe e femrës. Porse, shfaqja e Fuqisë së All-llahut jep mundësi që shkaqet të mos funksionojnë vetvetiu. Madje, ato veprojnë vetëm në sajë të shkakut. Prandaj, kemi çifte të martuar dhe që i plotësojnë që të dy kushtet për të pasur fëmijë, por ja që ndodh, që ata të mos kenë fëmijë ose pasardhës. Sepse, mbi ato shkaqe, qëndron vullneti i All-llahut. Le të lexojmë thënien e All-llahut xh. sh. në Kur’anin Kerim:
  18. 18. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 18 " ‫ل ملك السماوات والضرض يخلق ما يشاء يهب لمن يشاء اناثا و‬ ‫يهب لمن يشاء الذكوضر. أو يزوجهم ذكرانا و اناثا و يجعل من يشاء‬ ‫"عقيما انه عليم قدير‬ “(Vetëm) I All-llahut është Pushteti i qiejve dhe i tokës. Krijon atë që dëshiron. I jep (i fal fëmijë) femra atij që do, gjithashtu i jep (fal fëmijë) meshkuj atij që do. Ose, iu jep atyre çift, meshkuj dhe femra. E kë do Ai, e lë steril. Vërtet, Ai është i Plotfuqishëm dhe di.” [9] Pra, kjo duhet të kuptohet se edhe pse ekzistojnë shkaqet dhe plotësohen të gjitha kushtet, si nga ana e mashkullit ashtu edhe nga ana e femrës, shtimi ose pasardhësit, vijnë vetëm atëherë kur të plotësohet vullneti i All-llahut xh.sh. Ai arrihet me shfaqjen e Fuqisë Hyjnore, përndryshe, edhe pse bashkohet mashkulli me femrën, nuk jep rezultat. Ky nuk është trup i cili vepron në mënyrë mekanike, por mbi të gjitha këto shkaqe qëndron dhe ato finalizohen vetëm pasi të jetë shfaqur vullneti i All-llahut të Lartmadhëruar. Për t’i përmbyllur mënyrat e formave të krijimit, ka ngelur edhe e katërta. Ajo është krijimi i Isait, birit të Merjemes, prej femrës pa mashkull. Me këtë plotësohen katër mrekullitë e krijimit. Pra njeriu u krijua: 1. pa mashkull dhe pa femër 2. prej mashkullit pa femër 3. prej mashkullit dhe prej femrës 4. prej femrës pa mashkullin. Këto ishin format e krijimit të njeriut. All-llahu i Lartmadhëruar, nga krijimi i Tij, bëri që të kemi edhe dy etapa të tjera, e ato janë jeta dhe vdekja. Jeta është një prej krijesave të Allahut, ashtu siç është edhe vdekja. I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë:
  19. 19. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 19 " ‫" الذي خلق الموت و الحياة ليبلوكم أيكم أحسن عمل‬ “ I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën, për t’iu provuar se cili nga ju është më vepërmirë.” [10] Secila prej këtyre dy etapave të krijimit, jeta dhe vdekja, kanë ligjet e veta me të cilat veprojnë dhe funksionojnë sipas tyre. Ne, qeniet njerëzore, nuk i dimë cilat janë ato ligje, me përjashtim të atyre që na ka mësuar All-llahu xh.sh. në Kur’anin Kerim. Ndërsa ato që kemi ne, janë shumë të pakta. Por, edhe pse ne posedojmë vetëm pak, ne gjykojmë sipas tyre, sepse janë të përgjithësuara! Disa njerëz mendojnë se nuk ka asgjë tjetër në këtë botë, veç asaj që shohim kur jemi të zgjuar. Por, edhe ata njerëz që mendojnë kështu, bëjnë pjesë tek ata që ndërrojnë jetë çdo ditë dhe kthehen në të çdo ditë. Ata, sikurse edhe ne, transferohen prej një ligji në ligjin tjetër brenda një sekondi, dhe atë pa e ditur. Për këtë, i Lartësuari All-llah, thotë: " ‫أل يتوفي النفس حين موتها و التي لم يمت في منامها فيمسك التي‬ ‫" قضي عليها الموت و يرسل الخري الي أجل مسمي‬ “ All-llahu i merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre, (gjithashtu ua merr shpirtrat) edhe atyre që nuk kanë vdekur, kur janë në gjumë. Ua mban (shpirtin) atyre që u ka caktuar vdekjen, ndërsa ua rikthen të tjerëve (atyre që ishin në gjumë) deri në afatin e caktuar...”[11]
  20. 20. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 20 LIGJET E JETËS DHE VDEKJES Njeriu bie në gjumë duke u transferuar prej një ligji në një ligj tjetër. Kur ai është zgjuar, atë e sundojnë ligje të cilat janë të kufizuara. Ai sheh trupat që e rrethojnë, pra, trupat materialë. Ai vazhdon të ecë duke e përdorur edhe mendjen e tij. Kjo, për njeriun, quhet botë e dëshmive-fenomeneve. Botë e cila na është e njohur të gjithëve. Në të merr pjesë mbarë njerëzimi. Por, kur biem në gjumë, ne kalojmë në një jetë tjetër. Ky transferim ka ligjet e veta. Këto nuk i nënshtrohen mendjes, logjikës, e as dëshmive të kësaj bote. Ne pra, kështu, kemi dalë nga koha. Njeriu nuk ndien se ka të bëjë me kohën kur është në gjumë, për arsye se nuk ka të bëjë me elementet e kohës që ne i disponojmë në jetën tonë të natyrshme, thuaj të përditshme. Sikur të mos ekzistonte dallimi midis ditës dhe natës, njeriu nuk do t’a përjetonte dallimin kohor. Ai e bën këtë dallim ngase bie gjatë natës dhe zgjohet gjatë ditës, ose bie në gjumë gjatë ditës dhe zgjohet natën. Pra, nëse nuk do t’i përjetonte këto ndryshime, gjatë rënies dhe zgjimit, ai nuk do t’a dinte se sa kohë ka kaluar në gjumë. Gjumi e shndërron njeriun, duke e bërë atë të dalë jashtë rrethit të botës normale. Ai nuk ndien asgjë për të (botën materiale), e as ajo nuk i është e njohur. Është i ndarë plotësisht prej saj. Thuajse, ai është ndarë prej ndodhive të kësaj botë plotësisht. Kur ai ndahet prej këtyre ndodhive, natyrshëm, ndahet edhe prej ligjeve të tyre. Ai mund të shohë, edhe pse sytë i ka të mbyllur. Ai vrapon edhe pse këmbët i ka në shtrat dhe nuk i lëviz. Rrëzohet nga ndonjë majë mali e lartë dhe nuk pëson fizikisht asgjë. E sheh veten duke fluturuar nëpër qiell, ose sheh të përmbytet toka. Ai e ndien veten se është duke qarë, ndërsa në realitet është duke qeshur. E kap
  21. 21. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 21 ndonjë ankth, nxjerr zëra të çuditshëm, të bezdisshëm, ose zgjohet prej gjumit i trishtueshëm. Ai gjatë kohës së tij në gjumë, nuk i nënshtrohet ligjeve të mendjes, e as nuk logjikon. Ai nuk u nënshtrohet as ligjeve të cilave u nënshtrohet në jetën e tij normale. Nëse i thua ndonjë njeriu se (në gjumë) kam shkuar në Amerikë dhe jam kthyer njëzet herë, brenda një nate, a do të të përgënjeshtronte? Përgjigja do të ishte: jo. Por nëse ti i thua se në gjumë kam biseduar me filanin dhe me filanin, të cilët kanë ndërruar jetë që prej shumë kohësh, a do të përgënjeshtonte? Përgjigja, gjithashtu do të ishte: jo. LIGJET E GJUMIT Njeriu në kohën kur është në gjumë, siç thamë më sipër, i nënshtrohet ligjeve të cilat shkenca nuk mund t’i kuptojë. Për këtë arsye njerëzit janë pajtuar që t’i nxjerrin nga përdorimi i dialektikës argumentet që shohin në gjumë. Asnjë njeri nuk bën debat rreth tyre, sado që të flitet për atë që shohin njerëzit në gjumë, ose që nuk janë logjike. Shumë shkolla filozofike kanë bërë përpjekje që të japin shpjegime, rreth atyre se çfarë sheh njeriu kur është në gjumë. Por, të gjitha dolën pa rezultate konkrete, edhe pse kemi shumë thënie dhe shembuj të shumtë që rrodhën nga shkenca e psikologjisë. S’do mend se është derdhur djersë e shumtë, janë angazhuar mjaft njerëz dhe shkencëtarë, por përfundimi i tyre u bazua vetëm mbi supozime, ose trillime, prej të cilave njeriu nuk ka fare dobi. Të gjitha ato thënie nuk kanë të bëjë me realitetin. Shkenca thotë: Koha më e gjatë që mund të punojë truri i njeriut, duke qenë në gjumë, është shtatëmbëdhjetë se-
  22. 22. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 22 konda. Vetëm gjatë këtij intervali, njeriu “mund të shohë ëndrra”. Ndërsa për t’a transmetuar një ëndërr, njeriut ndonjëherë i duhet një orë ose më tepër. Duhet të kuptohet se ky veprim është një transferim, nga një gjendje në një gjendje tjetër. Ai mund të kuptohet edhe si jetësim i një rregulli ose ligji, në një ligj krejtësisht tjetër. Këtë e përjeton secili njeri. All-llahu xh. sh. është i mëshirshëm me robërit e Tij, sepse shprehu Vullnetin e Tij që t’i tregojë njeriut që është në gjumë, se ai (njeriu) transferohet në botën e vdekjes në atë moment. Pra, kur ai kthehet në jetë (nga gjumi), domethënë, All-llahu xh.sh. ia kthen atij shpirtin përsëri në trup. Pse bëhet kjo? Për arsye që t’a mësojë njeriun, me transferimin e jetës së tij, prej një ligji në një ligj tjetër. Kur ne na thuhet se në ahiret do të jetojmë përgjithmonë, ne kuptojmë se do t’u nënshtrohemi ligjeve të tjera, dhe nuk habitemi, sepse jemi mësuar me këtë transferim! Si mundet që njeriu të jetë i amshueshëm, apo të jetë i përjetshëm? Kjo jetë ka ligjet e veta të cilat e përcjellin njeriun. Pra, transferimi nga një ligj në një ligj tjetër bëhet çdo natë, tek secili njeri, duke mos e ndier ai fare këtë ndryshim. Kthimi, përsëri, i jetës dhe i ligjeve të mëparshme bëhet me anën e Fuqisë së All-llahut xh.sh., të cilat na sundojnë ne, e ato ligje janë ligjet e zgjimit. Pastaj, përsëri biem në gjumë dhe përsëri transferohemi në ligjin tjetër. Nuk mendoj se dikush prej atyre, që deklaron vetëm në emër të shkencës, të mund të na shpjegojë se cilat janë ato ligje që i nënshtrohet ai, në momentin e rënies në gjumë. Të na tregojë, gjithashtu, se si mund të shohë ai, kur i ka sytë të mbyllur (në gjumë)? Ose kur vrapon, e ai është në shtrat? Ose kur udhëton nga një vend në tjetrin, e ai nuk ka lëvizur fare!? Nga këto pyetje mësojmë se ekziston një mbretëri tjetër (ligjesh) për njeriun, të cilat ai akoma nuk i njeh, dhe
  23. 23. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 23 nuk e di se si veprojnë ato gjatë gjumit. Pra, paskemi ligje që janë plotësisht të panjohura, që i përjetojmë gjatë jetës. FILLIMI I JETËS Shumë dijetarë janë përpjekur, të na ofrojnë (hipoteza mbi) format e fillimit të jetës. Prej tyre kemi marrë lloj lloj teorish. Prej tyre kemi mësuar se fillimi i krijesave ishte nga njëqelizorët. Pastaj kjo qelizë është ndarë dhe është zhvilluar, e kështu me radhë ... vazhdon ajo çfarë thonë ata ... Këtyre shkencëtarëve ju themi: ne nuk i marrim mësimet rreth jetës nga askush tjetër, përveç Krijuesit tonë. Vetëm krijuesi i diçkaje mund të na informojë për të. All-llahu xh.sh. është Krijuesi, dhe për këtë arsye edhe na tregoi se njeriun e ka krijuar prej dheut të tokës[12]. Shkenca bashkëkohore, pasi ka njohur se njeriu është krijuar nga dheu, është marrë me hulumtimin e elementeve të cilat i ka toka dhe ka zbuluar se, në të, gjenden tetëmbëdhjetë elemente kimike, të njëjtat elemente që i ka edhe njeriu në trupin e tij. Fiziku i njeriut dallon sipas këtyre elementeve. Do të shohim se disa njerëzve ju mungon sasia e duhur e hekurit, e magnezit, ose e kalciumit, etj. Pasi kjo vërtetohet me anë të analizave laboratorike bashkëkohore, mjeku përcakton diagnozën. Pastaj, ai i jep dozën e ilaçeve që duhet të marrë pacienti për t’a plotësuar mungesën e elementeve që nuk i ka në trup. Por, këto tetëmbëdhjetë elemente (të tokës) janë po ato tetëmbëdhjetë elemente të trupit të njeriut. Pra, All-llahu xh.sh. na ka informuar se e krijoi njeriun prej dheut dhe prej baltës së tharë, të zezë dhe me erë.
  24. 24. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 24 Kështu, All-llahu i Lartësuar, në Kur’anin Kerim, thotë: " ‫" اذ قال ضربك للملكئكة اني خالق بشرا من طين‬ “(Përkujtojeni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta. ...[13] Gjithashtu, në një verset tjetër, thotë: " ‫واذ قال ضربك للملكئكة اني خالق بشرا من حماء مسنون. فاذا سويته‬ ‫"و نفخت فيه من ضروحي فقعوا له ساجدين‬ “(Dhe përkujtojeni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë [14], e zezë dhe e formësuar [15]. Pra, kur Unë t’a kem përsosur atë, dhe t’i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë, ju përuljuni atij (bëjini sexhde)”[16] Kështu i ka përcaktuar All-llahu xh.sh. elementet e trupit të njeriut dhe etapat e krijimit. All-llahu xh.sh. u tregua i Mëshirshëm ndaj mendjeve tona, sepse, këtu, kemi të bëjmë me gjëra sekrete, prandaj Ai na jep pamjet e një dëshmitari, sa për t’ia afruar mendjes sonë, që të kuptojë më mirë. Ne nuk e kemi përjetuar ose dëshmuar krijimin tonë, por çdo ditë e dëshmojmë vdekjen, që është bërë e zakonshme tek ne. Le të marrim si shembull ndërtimin e një ndërtese. Kur ti ndërton një ndërtesë, kuptohet fillon nga themelet, pastaj nga kati nëntokësor, pastaj nga kati i parë, i dytë, ... e kështu deri tek ai i fundit. Kur fillon t’a rrënosh atë, detyrimisht fillon nga ai i fundit. Githashtu, nëse ke për qëllim të udhëtosh [17] nga Prishtina për në Tiranë, Tirana është stacioni yt i fundit. Kur mendon të kthehesh përsëri, qyteti i parë që do të lesh mbrapa është qyteti i Tiranës. Kështu është edhe me vdekjen,
  25. 25. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 25 ajo është e kundërta e jetës, prej së cilës kemi ardhur. Gjëja e fundit që ka hyrë në trupin e njeriut, sipas asaj që na ka informuar All-llahu xh.sh., është shpirti. 1. Ai pra, (shpirti) duhet të jetë i pari që do të ndahet prej trupit. 2. Pastaj trupi i njeriut të vdekur, mer formën e shtangosjes- thuajse është i ngrirë. 3. Pastaj trupi kalbet dhe mer formën e baltës së kalbur me erë të rëndë. 4. Pastaj asaj balte të kalbur, i shteret edhe uji dhe ngelet vetëm dheu. Kjo është e vërteta të cilën e ka theksuar Kur’ani Kerim. Çdokush, që i vjen vdekja, është dëshmitar i saj. Njeriu ka dëshirë të dijë se ç’është vdekja? Më së pari ai duhet të kuptojë jetën. Shpirti është ai që i jep jetë trupit. Shpirti, gjithashtu, është i krijuar, ai është në brendinë tënde, por është i pa njohur për ty. Ti nuk e di se ç’është shpirti, por di gjurmët që ai le tek ti. Ai është që t’i jep ndjenjat dhe të jep jetën. ****** ***** **** *** ** *
  26. 26. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 26 SHPIRTI - BURIMI I JETËS Por, si mund t’a dimë se ku është shpirti? A është ai në mendje, me anën e së cilës mendojmë? Apo në dorë, të cilën e lëvizim? Apo është në zemër, e cila na jep jetë? Apo, mos vallë, është në këmbë, me të cilat ecim? Ku është ai? Askush nuk e di. Kur ne nuk jemi në gjendje të dimë sekretin e qenies sonë, një prej krijesave të tjera të All-llahut që jeton brenda nesh, në trupin tonë, a do të jemi ne në gjendeje t’i dijmë të gjitha sekretet e krijimit? Kjo është e pamundur. Ne do të kishim dëshiruar të njihnim më të parën (shpirtin), pasi është brenda nesh, në vetë qenjësinë tonë, para se të jepnim vendimim për njerëzimin mbarë. Përderisa jemi prej atyre që kanë dështuar në njohjen e një sekreti, prej sekreteve të All-llahut të Lartmadhëruar që e kemi në trup, a do të mundemi t’i njohim sekretet e All-llahut në univers? Përgjigja do të ishte: Jo, nuk mundemi. Njeriu, mjerisht, shpeshherë paraqitet mendjemadh dhe mundohet të jep përgjigje aty, ku mendja e tij nuk ka mundësi të depërtojë. Mendja e njeriut ka kufij. Detyra e saj është të zgjedhë midis alternativave të jetës, të dallojë të shëmtuarën nga e bukura. Ajo është një mjet përzgjedhës, që njeriu të dallojë me të (të mirën nga e keqja), pasi ajo është krijuar për të zgjedhur. Kjo mendje, nuk mund të dalë përtej kornizave që All-llahu xh.sh. ka paraparë për të.
  27. 27. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 27 EKZISTENCA DHE NJOHJA E SAJ Vërtet, filozofët i kanë stërmunduar mendjet e tyre, duke u përpjekur t’i përgjigjen pyetjes se: ç’ekziston prapa materies. Ata, vërtet, nuk janë ndalur së pyeturi për asnjë moment. Kush ju ka thënë atyre se ekziston diçka përtej materies? Këtë ua ka bërë me dije natyrshmëria e imanit të njerëzve. Sepse ajo e ndien dhe e di qartësisht se ekzistojnë gjëra që janë përtej materies. Por, a është e mundur që, me anë të mendjes, njeriu të mund të arrijë deri tek përgjigja e kësaj pyetjeje? Përgjigja do të ishte: Jo! Përjashtim bën vetëm rasti nëse shpreh vullnetin All-llahu i Lartësuar, që krijesës së Vet t’i zbulojë një prej shumë sekreteve të universit. Sepse Allllahu xh. sh., secilës gjeneratë i zbulon ndonjë prej sekreteve të këtij universi, që ishte e panjohur më parë për njerëzimin. Nëse vjen koha që ky sekret të dalë, atëherë njerëzit do të fillojnë të hulumtojnë për të. Por, edhe sikur qeniet njerëzore të mos hulumtojnë për të, ai (kur t’i vijë koha e caktuar prej All-llahut xh. sh.) do të zbulohet. Atë neve do të na i zbulojë vetë All-llahu xh.sh., me ‘ligjin’ që bota njerëzore e quan ‘rastësi’. Ky ligj i ‘rastësishëm’ është iluzor. Askush nuk e njeh këtë ligj, me përjashtim të mendjes njerëzore. Ky univers me të gjitha potencialet që ka, prej ndodhive më të vogla deri tek ato më të mëdhatë, është sendërtuar prej All-llahut xh.sh., pra, ndodhi pas ndodhie. Atij nuk i mungon asgjë prej diturisë së Tij, sado i vogël të jetë sendi. Asgjë nuk ndodh në univers pa lejen e Tij. Por, gjithashtu, është prej gjërave të Madhërisë së Tij (fakti) se Ai i ka të regjistruara të gjitha ndodhitë, që prej fillimit të krijimit, deri tek Dita e
  28. 28. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 28 Fundit. Ai i ka regjistruar të gjitha ato në Librin e Tij, para se të fillonte krijimi. Lexonie thënien e All-llahut xh.sh.,në Kur’anin Kerim: " ‫ما أصاب من مصيبة في الضرض ولفي أنفسكم ال في كتاب من قبل‬ ‫" أن نبرأها‬ “Asnjë ndodhi prej ndodhive (fatkeqësive) nuk e godet tokën, e as juve, përveç asaj që është shënuar më parë në Libër...”[18] gjithashtu edhe thënien: " ‫وعنده مفاتح الغيب ليعلمها ال هو و يعلم ما في البر والبحر وما‬ ‫تسقط من وضرقة ال يعلمها ول حبة في ظلمات الضرض ولضرطب‬ ‫"وليابس ال في كتاب مبين‬ “Tek Ai, janë çelësat e sekreteve, askush përveç Tij nuk i di ato. Ai e di se ç’ka në tokë dhe në det. Asnjë gjethe nuk bie (nga pema), pa dijen e Tij. As fara që është në brendi të tokës (nuk mbin), e nuk ka anjë send, të njomë e të thatë, të mos jetë i shkruar në Librin e Qartë.”[19] Përderisa All-llahu xh.sh. i paska regjistruar të gjitha ngjarjet në univers, kjo jep të kuptohet se nuk ka asgjë në botë, që për të të thuhet “rastësisht”, por çdo gjë ndodh me një precizitet të madh dhe Planifikim Hyjnor. Pra, asgjë nuk ndodh rastësisht. Ndërsa mosnjohuritë tona rreth sekreteve të ekzistencës (pasi ato na bëhen neve të njohura në sajë të vullnetit të All-llahut) i nxjerrin ato si ndodhi ose ngjarje të rastësishme. E vërteta është se, All-llahu i Lartëmadhëruar ia shpalos mendjes sekretet e universit gradualisht, hap pas hapi, derisa të na bëhen të kapshme për t’i kuptuar. Duhet t’a
  29. 29. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 29 kuptojmë se ekziston dallimi, ndërmjet ekzistencës dhe njohjes së ekzistencës. Përreth nesh ekzistojnë miliona gjëra që i kryejnë detyrimet e tyre në jetë. Ne prej tyre përfitojmë shumëçka, duke mos e ditur nëse ekzistojnë ato apo jo. Ishte vullneti i All-llahut të Lartëmadhëruar që të mësojmë se ekzistojnë miliona gjëra që e kryejnë detyrën e tyre në univers por që ne nuk i njohim ato. Mosnjohja e tyre nga qenia njerëzore nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Për t’a përmbyllur, përsa trajtuam në këtë kapitull, themi: All-llahu xh.sh. ka bërë që jeta të rrjedhë nga mashkulli dhe femra. Për çdo gjë ka krijuar çiftin. Shtimi nuk vjen, vetëm prej gjinisë së një lloji, por nga bashkimi i të dy gjinive. Më pas shfaqet Fuqia e All-llahut, e cila qëndron mbi ligjet dhe rregullat e proceseve natyrore. Pastaj u argumentua se jeta është zinxhirore, dhe ka lidhshmëri prej Ademit, (e do të vazhdojë hallkë pas hallke) deri në Ditën e Kijametit. Ajo transmetohet nga një njeri i gjallë, tek një njeri tjetër i gjallë. Kur të vijë vdekja çdo gjë stagnon. Gjithashtu, u agrumentua se, njeriu nuk mund të arrijë të kuptojë sekretin e jetës ose fillimin e krijimit. Ai nuk e di se si erdhi deri aty, sepse ai nuk e ka përjetuar ose dëshmuar atë. Përderisa njeriu nuk ka arritur të njohë një sekret, prej sekreteve që është në brendi të trupit të tij (shpirtin), atëherë pse është kaq ambicioz që t’a kuptojë sekretin e krijimit të universit, në tërësi. All-llahu xh.sh. nuk e ka bërë mendjen mjet për t’i njohur sekretet e jetës, por mendja duhet të meditojë rreth shenjave të All-llahut në univers, vetëm sa për t’u bindur se i Lartësuari është Ai i Cili e ka krijuar këtë univers. Nëse të dërguarit e All-llahut kanë ardhur për të sjellë programin e Zotit, ka qenë e domosdoshme që mesazhi i këtyre të dërgu-
  30. 30. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 30 arve të pranohej, por mjerisht ata u pritën në mënyrë injoruese. All-llahu na mbroftë prej kësaj. Ne kur duam të mësojmë për sekretin e jetës dhe të vdekjes, patjetër duhet që ato (dijenitë e atyre sekreteve) t’i marrim nga Ai i Cili i ka krijuar ato. Ne, çdo ditë, transferohemi prej jetës në (një gjendjeje) vdekje kur biem në gjumë dhe prej vdekjes në jetë kur zgjohemi. Por këto gjëra nuk i vërejmë nga rutina e përditshme, injoranca dhe mungesa e vëmendjes sonë. Njeriu i nënshtrohet, së paku, ligjeve të jetës së tij: ligjeve të zgjimit dhe ligjeve të gjumit. Por, vërtet, ç’ka është jeta? Këtë pyetje do t’a shpjegojmë në kapitullin tjetër, inshaAllah, nëse ka shprehur i Lartësuari vullnetin e Tij. ****** ***** **** *** ** *
  31. 31. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 31 KAPITULLI I DYTË Ç’ËSHTË JETA Në orvajtjen tonë për t’a kuptuar jetën, duhet t’a kemi të qartë se All-llahu xh.sh.nuk e krijoi jetën vetëm për qeniet njerëzore dhe xhinn-ët, por duhet të kuptohet se jeta ka shtrirje në secilën pjesë të këtij universi. Perceptimi njerëzor për jetën është: ‘çdo gjë që ndien dhe lëvizë’. Por thënë të vërtetën, jeta është: ‘çdo gjë që e kryen detyrën e vet në këtë univers.’ Ne themi se njeriu është i gjallë, sepse lëvizë, ecën dhe flet. Gjithashtu, themi se kafshët janë të gjalla, po për këtë shkak, sepse ato ecin dhe kanë ndjenja. Bimët, po ashtu, janë të gjalla sepse marrin frymë. Ndërsa për krijesat e tjera ne mendojmë se nuk janë të gjalla. Por kjo nuk është e vërtetë. Si? Të kuptuarit e jetës në këtë univers ndryshon nga të kuptuarit tonë plotësisht. Thamë se speciet në univers janë katër: 1. Trupat -“inorganikë ose të pajetë” 2. Bimët 3. Kafshët dhe 4. Njeriu. Secili lloj i këtyre specieve i shërben tjetrit, ndërkohë që secili ka veçoritë e veta. 1. Le të marrim si shembull trupat inorganikë, ata iu ndihmojnë bimëve, kafshëve dhe njeriut. Ata njihen si trupa të
  32. 32. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 32 pajetë, por ata kanë arritur deri në shkallën e zhvillimit. Këtë do t’a gjeni tek lloji i trupave barishtore në det, që quhen Merxhan-Korale. Do të vëreni se si ajo zhvillohet, edhe pse trupat inorganike nuk e kanë cilësinë e zhvillimit. Por secila specie në vehte, e ka kulmin e vet të zhvillimit në univers. Ajo përfundon së zhvilluari deri në segmentin kufitar të caktuar për të. Fillimi i species së re nënkupton përfundimin e species së më hershme. Trupat inorganikë, ndalohen së zhvilluari në kulminacionin e zhvillimit të tyre ose në veçorinë e tyre të zhvillimit primitiv për llojin e vet. 2. Ndërsa këtu është fillimi i veçorisë së bimëve. Ato, fillojnë duke u zhvilluar deri në maksimumin e tyre të mundshëm, e ajo është ndjenja. Kemi bimë të cilat kanë ndjenja. P.sh. zonja e turpshme, që është emërtuar kështu nga djelmoshat tanë. Ajo është një lule që kur i afron gishtin, ajo i mbledh gjethet. 3. Veçoritë e kafshëve fillojnë aty ka kanë mbaruar bimët, pra në zhvillimin e tyre të ndjenjave primitive, në të cilën janë të njohura instiktet, deri në fillimin e të menduarit. Shohim se disa lloje majmunësh, arrijnë t’a imitojnë njeriun, por ata nuk e kuptojnë, e as nuk trashëgojnë diturinë. Njeriu ka mundësi që t’i ushtrojë kafshët me lojëra të ndryshme aq sa ju është mundësuar atyre të mendojnë – siç themi ne ‘mendje primitive’. Por këto ushtrime kafshët, nuk janë në gjendje t’i trashëgojnë. Majmuni i cili është stërvitur me ushtrime të ndryshme nuk mundet t’a mësojë këlyshin e vet ose ndonjë majmun tjetër i cili nuk është ushtruar nga njeriu. Kjo na bën të kuptojmë se të gjitha kafshët që kanë ushtruar kanë marrë një zanat të veçantë për ato që kanë ushtruar. 4. Në fund vjen njeriu i cili konsiderohet zotëria i këtij universi, të cilin All-llahu xh.sh. e ka dalluar me mendje, të planifikojë në krijesat e All-llahut xh.sh., t’i mendojë dhe
  33. 33. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 33 perceptojë shenjat e All-llahut, dhe t’a ndjekë programin e të Lartësuarit. Ne i shikojmë trupat inorganikë, se si ata nuk kanë jetë dhe lëvizje, por ne nuk vërejmë se si ata e kryejnë detyrën e vet në atë mënyrë. Le të studiojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Librin e Tij, Kur’anin Kerim, e cila thotë: ‫"كل شيء هالك ال وجهه‬ “...përveç (All-llahut) Fytyrës së Tij [20], çdo gjë (e krijuar) do të shkatërrohet...”[21] Ne jemi të bindur, dhe e them me siguri të plotë se, çdo gjë që është në këtë univers do të shkatërrohet atë ditë kur do t’i fryhet Surit [22]. Përderisa All-llahu xh.sh. do ta shkatërrojë çdo gjë, nga kjo pra rrjedh se çdo gjë në të ka pasur jetë, sepse shkatërrimi, siç thamë më sipër, është e kundërta e jetës. Le ta lexojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim: " ‫" ليهلك من هلك عن بينة ويحي من حي عن بينة‬ “...për t’u shkatërruar ai që është i padrejtë, -me argumente të qarta, e të jetojë ai që është i drejtë-me argumente të qarta...[23] Ky ajet kur’anor na lë të kuptojmë se shkatërrimi është e kundërta e jetës. Për këtë arsye, kur i Lartësuari thotë “çdo gjë do të shkatërrohet” lë të kuptojmë se çdo gjë ishte e gjallë, e për këtë arsye, çdo gjë do të shkatërrohet, me përjashtim të All-llahut xh.sh. Ne jemi duke folur për jetën në cilësinë e saj si ndjenjë dhe lëvizje. Ky është të kuptuarit standard nga ana jonë. Por, realisht, ne jetën duhet që t’a kuptojmë mbi bazat e çdo gjëje që ekziston në univers. Trupat inorganikë kanë jetën e tyre, jetë që atyre iu përshtatet si të tillë. Bimët jetojnë jetën e tyre,
  34. 34. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 34 ashtu si ato i janë përshtatur asaj jete siç janë. Gjithashtu, edhe kafshët kanë jetën e tyre, që i janë përshtatur atij lloji të jetesës. Por, realisht, ka ngelur edhe një gjë pa u thënë, me të cilën nuk po ekzagjerojmë, e as nuk do të polemizojmë, e ajo është se, të gjitha këto që theksuam, e madhërojnë All-llahun e Lartmadhëruar. Këtë e vërtetojmë me këtë ajet kur’anor: " ‫وما من دابة في الضرض و ل طاكئر يطير بجناحيه ال أمم أمثالكم ما‬ ‫"فرطنا في الكتاب من شيء ثم الي ضربهم يحشرون‬ “ S’ka asnjë kafshë që është në tokë, e as shpezë që fluturojnë me krahët e tyre, të mos janë bashkësi, sikurse edhe ju. Ne, në Libër nuk kemi lënë asgjë mangut, dhe pastaj te Zoti tyre do të tubohen. ”[24] gjithashtu, edhe ajeti tjetër: " ‫" و ان من شيء ال يسبح بحمده ولكن لتفقهون تسبيحهم‬ “ ...dhe, çdo gjë e Lartmadhëron dhe e falënderon Atë, por ju nuk i kuptoni Lartmadhërimet (tesbih-ët) e tyre...”[25] Të fillojmë me trupat inorganikë. Ata kanë jetën e tyre, të cilën e jetojnë edhe pse ne nuk e kuptojmë. Ne e shohim një trup inorganik para syve tanë që është i palëvizshëm. Por a është kjo e vërteta!? Kur ishim në shkollë na kanë mësuar se si arrihet deri tek magnetizimi i trupave ose hekurit. Mësonim se si hekuri merr cilësinë (magnetike) e tërheqjes së trupave. Na sillnin një enë cilindrike në të cilën kishte ashkla hekuri. Pastaj merrnim magnetin dhe e kalonim nga njëra anë. Shikonim se si ashklat e hekurit e ndërronin drejtimin e tyre, sistemoheshin në një rresht dhe bëheshin të magnetizuara. Kjo provë, me të cilën
  35. 35. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 35 lëviznin pjesët e hekurta, bëhej tek të gjitha pjesëzat e hekurit kur e kalonim magnetin në një drejtim. Kjo është një provë shumë e thjeshtë, të cilën e kemi vërejtur tek ashklat e hekurit. Kështu ndodh edhe kur ne kalojmë edhe shufrën e hekurt, pavarësisht se ne nuk e vërjemë atë, për shkak të copës së dendur të hekurit. TRUPAT QAJNË, DËGJOJNË DHE FLASIN Lëvizjet e trupave inorganikë syri nuk i vëren dot dhe ne nuk dimë gjë për to. Por një gjë është e ditur: ato e kryejnë detyrën e tyre sikurse gjallesat e tjera organike. Ne themi se trupat inorganike nuk kanë jetë, por, në realitet, këto trupa që ne themi se nuk kanë jetë, kanë mirësjellje, por ne nuk e kuptojmë. Le t’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh.: " ‫" فما بكت عليهم السماء والضرض وما كانوا منظرين‬ “ Dhe as qielli e as toka nuk i vajtoi ata [26], e as nuk iu dha afat atyre” [27] Toka dhe qielli kanë mirësjellje. Ato qajnë, ndoshta edhe qeshin, edhe pse ne nuk i kuptojmë, por supozojmë se ato janë të ngurta (inorganike), e as nuk ndiejnë, e as nuk qajnë. Toka dhe qielli kanë veshë për të dëgjuar fjalët e All-llahut të Lartmadhëruar, dhe e kuptojnë dhe ia kthejnë përgjigjen Atij. Kështu na informon Kur’ani Kerim, kur thotë:
  36. 36. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 36 " ‫ثم استوي الي السماء و هي دخان فقال لها وللضرض اكئتيا طوعا أو‬ ‫" كرها قالنا أتينا طاكئعين‬ “Pastaj vazhdoi (krijimin) e qiellit kur ai ishte tymnajë, duke i thënë atij (qiellit) dhe tokës: ejani, me ose pa dëshirë. Ato dyja (toka dhe qielli) i thanë: erdhëm vullnetarisht! [28] All-llahu xh.sh. i është drejtuar me fjalët e Tij qiellit dhe tokës, ata e kanë kuptuar të Lartmadhërishmin (urdhërin e Tij) dhe i janë përgjigjur me një gjuhë që askush nuk e di, përveç All-llahut xh.sh. Përderisa puna ka qenë kështu, neve nuk na lejohet të themi për tokën dhe qiellin se janë ‘memecë’. Pra toka ka në vetvete veshë që dëgjon dhe (gojë që) përgjigjet. Lexoni thënien tjetër të All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim: " ‫اذا السماء انشقت. و أذنت لربها و حقت. و اذا‬ ‫"الضرض مدت. و ألقت ما فيها و تخلت. وأذنت لربها وحقت‬ “Kur qielli të çahet, e të dëgjojë Zotin e vet (me bindje të plotë), sepse e meriton. Edhe kur toka të shtrihet (për shkak se malet do të shpërbëhen), e t’i flakë gjithë ç’ka në brendinë e vet (të vdekurit...) derisa mos të mbetet asgjë në të dhe të dëgjojë Zotin e vet (me bindje të plotë), sepse e meriton ...”[29] ç’kuptojmë nga kjo? Kjo do të thotë se toka dëgjon me veshët e saj. Gjithashtu, edhe qielli ka veshë me të cilët dëgjon. Edhe toka ka veshë me të cilat dëgjon, gjithashtu. Kur i Lartësuari Allllah ju thotë: A më dëgjuat? - ato i përgjigjen Atij. Të gjitha këto për ne janë të panjohura, dhe ne nuk kuptojmë asgjë prej tyre. All-llahu xh.sh., gjithashtu, na ka informuar se këto kanë mirësjellje dhe i frikësohen All-llahut xh.sh. Sipas kësaj
  37. 37. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 37 ne kuptojmë se këto i frikësohen Atij më shumë se sa zemra e njeriut. Për këtë, i Lartmadhëruari, thotë: " ‫ثم قست قلوبكم من بعد ذلك فهي كالحجارة أو أ شـد قسوة وان من‬ ‫الحجارة لما يتفجرمنه الهنهار و ان منها لما يشقق فيخرج منه الماء و‬ ‫" ان منها لما يهبط من خشية ال‬ “(edhe pas gjithë këtyre argumenteve) Zemrat tuaja u forcuan, ato u shndërruan sikur guri ose diçka edhe më e fortë se sa guri [30]! Kemi shkëmbij që prej tyre burojnë lumenj, por kemi prej tyre, që kur ata të çahen, del uji, gjithashtu kemi prej tyre që drithërohen nga frika e Allllahut...”[31] Pra po shohim se edhe trupat inorganikë kanë jetërat e tyre të ndryshme, disa prej të cilave janë të theksuara në Kur’anin Kerim dhe shumë prej tyre të cilave ne (njerëzit) nuk dimë asgjë për to. Për disa prej tyre, na ka treguar i Dërguari All-llahut, Muhammedi s.a.v.s., si për shembull për gurin që e kishte para duarve të tij, i cili bënte tespih (lartmadhëronte Allahun). Edhe malet bënin tespih së bashku me Dautin a.s. Për këtë, i Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë: " ‫" وسخرهنا مع داود الجبال يسبحن و الطير وكنا فاعلين‬ “...Ne i nënshtruam së bashku me Davudin, malet dhe shpezët, që t’a lartmadhërojnë All-llahun, (këto të gjitha) ishin prej veprave Tona.” [32]
  38. 38. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 38 BIMËT (ndiejnë) GJITHASHTU Nëse, tani, i lëmë anash trupat inorganikë dhe kalojmë tek bimët, do të shohim se edhe këto ndiejnë. Secili që bën tesbih,[33] ka për qëllim t’a përkujtojë All-llahun xh.sh. Le të kujtojmë tregimin e pemës së hurmës. Kur i Dërguari i Allllahut, mbante ligjëratat (hutbet) e tij, ai e kishte zakon të mbështetej tek trungu i hurmës[34]. ‫ث‬shtë një tregim shumë i njohur për ne, që më pas atë hurmë e bënë mimber[35] të xhamisë. Kjo pemë kishte nxjerrë një ofshamë, që ishte shenjë e mërzitjes, kur Muhammedi s.a.v.s. ndërroi jetë. Ky është një argument i ndjenjave të bimëve edhe pse ne nuk e kuptojmë gjuhën e tyre. Gjithashtu, kemi edhe shembullin e hurmës, e cila i puthi dorën Muhammedit s.a.v.s. Kjo është edhe një prej mrekullive të shumta të tij. Edhe pse ekzistojnë shenja të jetës tek bimët, ne ato nuk i njohim. Ne dimë vetëm se bimët zhvillohen dhe kaq. Edhe bimët, gjithashtu, janë krijuar që me anë të shijes të zgjedhin atë që duan. Kjo është hyjnore. Bimët thithin ujin prej kanaleve të rrënjëve adventive, të cilat ne i quajmë (pompa me presion- Ismozi), dhe e dërgojnë atë deri tek rrënjët adventive. Këto prova i kemi bërë duke qenë në shkollë. Merrnim tubacione me rrënjë adventive, ato i vendosnim në një enë të mbushur plot me ujë. Vërenim se si ato e thithnin ujin dhe se si niveli i ujit ngrihej. Kjo rritje bëhej me ndihmën e këtyre rrënjëve, të cilat i kemi quajtur pompa me presion- Ismozi. Pra, na është thënë se bimët ushqehen në këtë mënyrë, por është harruar një gjë të na thuhet: nëse bimët ushqehen në këtë mënyrë, pse ato, atëherë, kanë prodhime të ndryshme, ndërkohë që ato ushqehen prej të njëjtit ujë? Nga kjo pyetje mësojmë se i Lartësuari All-llah, iu ka dhënë bimëve diçka më
  39. 39. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 39 shumë se sa pandehim për veçorinë e llojit të tyre. Pra, edhe ato kanë veçorinë e përzgjedhjes. Për këtë arsye shohim se secila pemë zgjedh prej tokës ato elemente që i shërbejnë për të dhënë frutin. Secila pemë bën përzgjedhjen e vet. Merr prej elementeve tokësore aq sa asaj i nevojitet, aq sa t’i prodhojë frutat e saj, të ëmbla, me ngjyrë, me aromë tërheqëse dhe që e bëjnë atë të veçantë. P.sh. të supozojmë se kemi një pemë molle, pranë saj pemën e handhalit[36] dhe pranë handhalit të kemi bimën e specit. Edhe pse ujitja bëhet prej të njëjtave elementeve, secila në vete do të thithë nga toka atë që i nevojitet. Handhali, përzgjedh elementin që i prodhon më shumë thartirë, molla më shumë ëmbëlsirë..., ndërsa speci atë që prodhon më shumë djegësirë. Gjithashtu, secila në vetvete, ka ngjyrën e veçantë, formën e veçantë dhe secila ka emrin e vet. Pra, kjo është jeta që All-llahu xh.sh. e ka krijuar tek bimët: secila bimë ose pemë përzgjedh elementet të cilat i përshtaten. Lexoni thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim, e cila thotë: "‫وفي الرض قطع متجاورات وجنات من أعناب وزرع وهنخيل‬ ‫صنوان وغير صنوان يسقي بماء واحد وهنفضل بعضها علي بعض في‬ ‫" الكل‬ “Dhe, në tokë ka vende me të mbjella të ndryshme, e që janë pranë njëra tjetrës. Në to, ka hardhi e grurë, gjithashtu edhe hurma që janë me një pip ose me dy pipa. (Të gjitha bimët) ujiten nga i njëjti ujë, por, Ne, disa prej tyre i kemi dalluar (në shije) për ngrënie...” [37] Këto ishin disa aspekte të jetës, të cilat vërehen tek bimët: ndjenjë, lëvizje, përzgjedhje dhe kryerje e detyrës.
  40. 40. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 40 BUBURRECI FLET, PUPЁZA DI Nëse kthehemi tani tek insektet, do të shohim se edhe ato veprojnë me një precizitet të mahnitshëm. Ato, pa dyshim, kanë gjuhën e tyre dhe kuptohen me llojin e qenies së vet. A nuk ishin buburrecat ata të cilët, kur e panë ushtrinë e Suljmanit a.s., thanë: " ‫يا أيهاالنمل أدخلوا مساكنكم ليحطمنكم سليمان وجنوده وهم ل‬ ‫" يشعرون‬ “...(njëri prej buburrecave tha): O ju buburreca, hyni në vendbanimet tuaja, të mos ju shkatërrojë Sulejmani dhe ushtria e tij, sepse ata nuk e hetojnë (ndiejnë) (shkatërrimin tuaj).” [38] Kush i mësoi buburrecat se ushtria që po vinte ishte e kryesuar nga Sulejmani a.s.!? Kush i mësoi ata, se kur të vinte ushtria, buburrecat do të shkatërroheshin dhe do të vriteshin pa e ndier (ushtria) prezencën e tyre? Kush i mësoi ata të mendojnë në këtë mënyrë? Pra, ajo mendje që gjykon, nuk mund t’a kuptojë këtë ndryshe, përveçse se ato janë qenie që kuptojnë, ndërkohë që ne nuk dimë asgjë për këto krijesa. Ato kuptojnë, por ne nuk e dimë se si ato kuptohen dhe çfarë ato bëjnë ndërmjet tyre. Nëse lexojmë tregimin e pupëzës dhe Sulejmanit a.s., do t’a kuptojmë se sa e gjërë është dituria tek krijesat e Allllahut, përveç njeriut. Por, çfarë i tha pupëza Sulejmanit a.s.!? I Lartësuari xh.sh., në Kur’anin Kerim, thotë:
  41. 41. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 41 " ‫أحطت بما لم تحط به وجئتك من سباء بنباء يقين. اهني وجدت امرأة‬ ‫تملكهم وأوتيت من كل شيء ولها عرش عظيم. وجدتها و قومها‬ ‫يسجدون للشمس من دون ال و زين لهم الشيطان أعمالهم فصدهم عن‬ ‫" السبيل فهم ل يهتدون‬ “...( Pupëza s’vonoi shumë, erdhi dhe tha): Kam marrë informatë të cilën ti (Sulejman) nuk e ke. Unë po vij tek ti nga Seba me një lajm shumë të sigurtë. Gjeta një grua e cila e mbretëronte atë vend, asaj i ishte dhënë çdo gjë (që i nevojitej një sunduesi), ajo madje kishte një fron të mahnitshëm. Pashë se ajo dhe populli saj po i bënin sexhde diellit, e jo All-llahut. Shejtani ua kishte zbukuruar veprimet e tyre, andaj i kishte larguar nga e vërteta. (Mjerisht) ata nuk ishin të udhëzuar.”[39] Të shikojmë, së pari, se ç’na tregojnë këto ajete. Allllahu xh.sh. i kishte dhënë Sulejmanit a.s. pushtet të tillë, që askujt më parë prej qenieve njerëzore nuk ia kishte dhënë këtë mundësi në botë. Përkundër këtij pushteti të madh që kishte, Sulejmani po dëgjonte nga pupëza atë që e kishte mësuar i Lartësuari All-llah, gjëra të cilat Sulejmani a.s. nuk i dinte. All-llahu xh.sh. e bëri këtë që Sulejmani a.s. të mësonte dhe t’a kuptonte se Ai nuk ia jep diturinë vetëm një njeriu. Ai (Sulejmani) e kuptoi se secili ka specifikat e veta, dhe se askush nuk është i përsosur. Secilit i mungon diçka. Kush e mësoi pupëzën se ajo mbretëri quhej ‘Mbretëria e Sebas’? Kush e mësoi atë se ai popull është nën udhëheqjen e një gruaje, e cila kishte edhe një fron madhështor, apo se ai popull adhuronte diellin e jo All-llahun? Kush e mësoi se veprimet që bënin ata ishin prej veprave të shejtanit, i cili po ua hijeshonte atyre sjelljet!? Të gjithë këtë dituri, pupëzës ia kishte dhënë All-llahu xh.sh., ndërsa ne mendojmë se shpezët nuk kuptojnë, ndërkohë që ato ia kthejnë përgjigjen
  42. 42. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 42 qiellit, gjatë hulumtimit të tyre për ushqim. Kjo është detyra e tyre! All-llahu i Lartmadhëruar na tregoi se buburrecat kanë gjuhën e tyre dhe flasin. Sikur ne t’a kuptonim këtë gjuhë, do të dinim se çfarë bisedojnë ata. Gjithashtu, edhe pupëzat kanë gjuhën e tyre. Sikur t’a dinim se çfarë flasin ato do të mësonim shumëçka prej mungesave të shumta që ne kemi si qenie njerëzore. Të gjitha qeniet e falënderojnë All-llahun e Lartmadhëruar! Jeta nuk përfshihet vetëm tek njeriu, por ajo i përfshin të gjitha speciet e universit, por ne, nuk dimë gjë për këtë, me përjashtim të disa gjërave të vogla. ****** ***** **** *** ** *
  43. 43. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 43 JETË, POR E PANJOHUR PËR NE Kemi jetëra të cilat ne nuk i njohim fare. Ne njohim vetëm ato, për të cilat na ka informuar i Lartmadhëruari. Melekët janë të krijuar prej dritës (nurit). Ne nuk i shohim, e as nuk i dëgjojmë. Gjithashtu, edhe xhinn-ët janë të krijuar prej zjarrit, por edhe ata ne nuk i shohim, me përjashtim të rastit kur ata shndërrohen dhe marrin formën materiale. I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, na informoi për shejtanin, duke na thënë: " ‫" اهنه يراكم هو وقبيله من حيث ل تروهنهم‬ “Ai (shejtani) dhe farefisi i tij ju sheh, prej nga ju s’i shihni dot ata.”[40] Ne këtu pyesim: Si mund që t’a besojmë jetën (ekzistencën) e atyre llojeve, që ne nuk i shohim? Përgjigja është: Të pamurit e diçkaje, nuk është i vetmi mjet për të besuar se ai gjësend ekziston. Kemi shumë gjëra të cilat nuk i shohim, por ato ekzistojnë. Ekzistenca e gjësendit nuk mbështetet në njohjen e asaj ekzistence. Për këtë arsye, Allllahu xh.sh., ka dashur që ato të na i zbulojë neve, në mënyrë që të njihemi me ekzistencën e tyre, pasi ne nuk kemi qenë në gjendje t’i njihnim në të kaluarën. Kur ti vështron me sytë e tu p.sh. një pikë ujë, syri yt nuk sheh aty asgjë. Por sikur atë pikë uji t’a vështroje me mikroskop, atëherë ke për të parë se në atë pikë uji ka jetë, sepse vërehen gjallesa të tjera të ndryshme që lëvizin. Kështu është edhe me gjakun. Në të nuk sheh asgjë, por kur ti e dërgon atë në laborator, do të marrësh dhjetra analiza të tij, (prej elementeve) që ekzistojnë në të, p.sh. rruazat e kuqe,
  44. 44. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 44 rruazat e bardha, hemoglobina, etj., madje edhe të mikrobeve të cilat hyjnë në trup dhe të lëvizjeve të tyre. Kështu mësojmë se ato janë shumë precize dhe interesante. Të gjitha këto i vërejmë në gjak. Më pas (në bazë të analizave) ne mund të përcaktojmë edhe cilit grup i përket (ai gjak). Shkenca bashkëkohore na ka dhënë mundësi që ne të mësojmë shumë sekrete të gjithësisë, të cilat nuk i kemi ditur më parë. Çdo ditë ne zbulojmë gjëra të reja, planete ose yje, të cilat, për ne, ishin inekzistente më parë. A mos vallë këto gjëra u krijuan në momentin kur ne i zbuluam? Përgjigja do të ishte: Jo! Ato kanë ekzistuar para se ne t’i zbulonim, dhe secila e kryente detyrimin e vet në univers. Mikrobet (viruset), të cilat u njohën së fundi, përmes mikroskopëve shumë të sofistikuar të kohës moderne, gjithashtu kanë ekzistuar me këto cilësi që i kanë edhe tani. Ato shkaktonin sëmundje tek njerëzit, por askush nuk e kuptonte se prej çkaje rënkonin ata njerëz. Kështu u vazhdua, derisa u zbuluan mikroskopët, të cilët i zmadhojnë gjërat me qindra mijëra herë. Pastaj u vërejt se kemi të bëjmë me një jetë të mahnitshme, që për ne ka qenë më parë inekzistente. Jeta ka lindje dhe shumime, ajo ka ligjet e veta. Prej hulumtimeve precize nuk e vërejmë se si ato (viruset) hyjnë në trup dhe shkaktojnë temperatura të larta, të cilat shkaktojnë edhe vdekje. Rrezet lazër p.sh. i përshkojnë distancat me një precizitet të paimagjinuar. Tani këto i përdorim në bujqësi, kirurgji e në shumë vende të tjera. A mos i solli njeriu këto rreze në univers? Sigurisht që jo. Këto krijesa kanë ekzistuar që nga Ezeli [41] dhe ato e kryejnë detyrimin e tyre me një precizitet të lartë, por ato nuk kanë qenë të njohura për ne, me përjashtim të disa viteve më parë.
  45. 45. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 45 DITURIA E ALL-LLAHUT DHE E NJERIUT Kur Sulejmani a.s. shfaqi dëshirën që t’ia sillnin fronin e Belkizës, ai, tani, ishte i informuar se ajo me ushtrinë e saj e kishte lëshuar vendin e saj për t’u takuar me Sulejmanin. Çfarë u tha ai komandantëve të tij, si prej njerëzve ashtu edhe prej xhinn-ëve? Le të shohim Kur’anin Kerimin se ç’na tregon për këtë rast: " ‫" أيكم يأتيني بعرشها قبل أن يأتوهني مسلمين‬ “...cili prej jush do të ma sjellë mua fronin e saj, para se të vijnë tek unë të dorëzuar (nënshtruar).”[42] Filloi një garë, midis kryesuesve të dy qenieve (njerëzore dhe xhinn-ëve), se cili do t’ia sillte Sulejmanit a.s., fronin e Belkizës. Ushtria e qenies njerëzore, heshti. Ishte krijesë prej materies tokë, dhe nuk posedonte forcë dhe mundësinë e fshehjes (sikur që mundnin xhinn-ët - shën. i përkth.) e as nuk posedonin shpejtësinë që të shkonin dhe të vinin para ushtrisë së Belkizës. Gjithashtu, edhe xhinn-ët e rëndomtë heshtën. E vetmja krijesë ose qenie që foli, ishte Ifriti. Ai i përkiste llojit të xhinn-ëve. ‫ا‬farë tha ai? Kur’ani Kerim thotë kështu: " ‫" قال عفريت من الجن أهنا ءاتيك قبل أن تقوم من مقامك‬ “Ifriti ishte prej xhinn-ëve, dhe tha: Unë do t’a sjell atë para se të ngrihesh nga vendi që je (i ulur)...”[43]
  46. 46. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 46 Pra, ai i tha Sulejmanit se do t’ia sillte atë (fronin) para se t’a mbaronte mbledhjen. Sa do të zgjaste mbledhja e Sulejmanit? Një orë, dy, apo tri orë? Ajo çka është me rëndësi është se ai i tha se do t’ia sillte fronin, para se të mbaronte mbledhja. Këtu u paraqit (foli) edhe një tjetër. Por, çfarë tha ai, i cili kishte dituri prej Librit? Kur’ani na tregon kështu: " ‫" أهنا ءاتيك به قبل أن يرتد اليك طرفك‬ “...Unë do t’a sjell ty atë, sa hap e mbyll sytë...”[44] Unë, do t’a sjell para teje fronin e Belkizës para se t’a mbarosh fjalinë! Pra, këtu paskemi dituri, që qenia njerëzore e bëkërka për një çast. (Qenia njerëzore) Paska mundësi t’a transferojë një gjë, prej një vendi në vendin tjetër, për pak sekonda. Por duhet të jemi të saktë, kjo dituri nuk i jepet gjithkujt. Ajo dituri është e rezervuar për All-llahun dhe Ai me vullnetin e Tij ia jep atij që do. Pra, këtu kemi të bëjmë me trasferimin e fronit për punë sekondash. Ai[45] e ftoi që të ulet në të, dhe kjo punë ishte e kryer. Pra, froni i Belkizës gjendej në Jemen, ndërsa mbledhja e Sulejmanit mbahej në Sham! Kjo na shtyn që t’i dorëzohemi çdo gjëje që vjen drejtëpërdrejt nga All-llahu. Neve nuk na lejohet që t’a mohojmë ekzistencën e as jetën e një gjësendi, për shkak se ne nuk e njohim. Pse? Për arsye se ne kemi me qindra argumente shumë të qarta, për gjëra të cilat nuk i shihnim e as nuk e njihnim ekzistimin e tyre, ndërsa ato ishin shumë prezente dhe vepronin në univers. Kështu është edhe me jetërat (e pjesëve të ndryshme) në trupin tonë, të cilat ne nuk i njohim. Duart, këmbët, gjuha, lëkura dhe të gjitha pjesët e trupit kanë jetë dhe ne besojmë se
  47. 47. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 47 ato janë marrë prej nesh. Kjo nënkupton se ne i urdhërojmë, dhe ato na nënshtrohen. Këmbët i urdhëron të nxitojnë për në xhami dhe ato nënshtrohen. I urdhëron për të shkuar në kafealkooli dhe ato të nënshtrohen. Duart i urdhëron që të t’a hapin rrugën duke i shtyrë dhe duke i mërzitur njerëzit, dhe ato të nënshtrohen. Ndërsa gjuha, kur flet, gjithashtu dëgjon urdhërin tënd. Kur ti i thua: gënje, ose thuaje të vërtetën, ajo ashtu vepron. Këto pjesë të organizmit tënd, janë të tuat dhe ti i sundon ato. Ato veprojnë sipas urdhërave të tua. Por e vërteta është se ato kanë jetën e tyre të veçantë. Ato bëjnë tespih, dhe janë besimtare. Ato kanë gjuhë me të cilën flasin. Ato të janë dorëzuar ty dhe ti i urdhëron ato sipas vullnetit tënd. Por, vetëm në këtë botë. Kur të mbarojë kjo jetë, ti nuk do të kesh pushtet ndaj tyre. Në ahiret, nuk do të kesh kompetenca për t’i urdhëruar. Edhe sikur të ndodhë kjo, ato nuk do t’i përgjigjen vullnetit tënd. Por ato do të dëshmojnë (kundër teje), dhe ka prej atyre që do të të mallkojnë për ato që i ke urdhëruar, në mënyrë që të marrësh hidhërimin e All-llahut. T’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh.: " ‫حتي اذا ما جاءوها شهد عليهم سمعهم و أبصارهم و جلودهم بما‬ ‫كاهنوا يعملون. و قالوا لجلودهم لم شهدتم علينا قالوا أهنطقنا ال الذي‬ ‫" أهنطق كل شيء‬ “ dhe kur ata të arrijnë tek ai (zjarri i xhehennemit), do të dëshmojnë kundër tyre, veshët, sytë dhe lëkurat e tyre, për atë ç’kishin punuar. Ata do t’u thonë lëkurave të tyre: Pse dëshmuat kundër nesh!? Thonë: All-llahu na bëri të flasim, Ai është i cili bëri të flasë çdo send (krijesë)...”[46] Ai, që ka pasur rastin t’a kryejë obligimin e tij të haxhit, është habitur, kur ka parë, se të gjithë haxhillarët janë treguar të fortë dhe të shkathët fizikisht, megjithë lodhjet e
  48. 48. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 48 tyre, bile edhe me atë pak gjumë që bëjnë atje. Ka parë se si të gjithë janë të lëvizshëm dhe entuziastë. Sigurisht që në vendin e tyre kjo lëvizshmëri kaq aktive u mungon, ata nuk e përballojnë dot tërë atë lëvizje, edhe pse në shtëpitë e tyre janë më të pushueshëm!! Kjo ndodh për shkak se këto (pjesët e trupit) nuk dëshirojnë të flenë ose të pushojnë. Por, ato duan që t’iu mbetet një kujtim, nga adhurimi i All-llahut xh.sh., prej tyre. Njeriu kur është në këtë vend të shenjtë nuk mendon gjë tjetër, përveç adhurimit të All-llahut xh.sh. Për këtë arsye, organet e trupit dëshirojnë që të mos flenë, për të vetmen arsye, që t’i vazhdojnë lutjet. Ato qëndrojnë vazhdimisht duke e Madhëruar All-llahun xh. sh. Ndërsa pjesët e trupit të mohuesve të All-llahut xh.sh., për shkak që të mos bëjnë gabime gjatë të qenurit të tyre të zgjuar, nuk i zgjojnë nga gjumi njerëzit e tillë. Disa njerëz pyesin se si është e mundur që të flasin organet e trupit? Në një ajet kur’anor thuhet: " ‫" أهنطقنا ال الذي أهنطق كل شيء‬ “...All-llahu na bëri të flasim, Ai është që bëri të flasë çdo send (krijesë)...” Pra çdo gjë, që quhet ose emërohet (diçka ose gjësend) në këtë botë, ka gjuhën e vet dhe All-llahu xh.sh. flet me të. Në univers çdo gjë e madhëron All-llahun xh.sh. Do të mbetesh i çuditur në kohën kur do të dëshmojë: lëkura, duart, këmbët, gjuha etj. Secila prej tyre ka gjuhën e vet, që e bën të dallueshme njërën prej tjetrës. Këtë informacion ne e kemi nga mëshira e All-llahut xh.sh. Organet e trupit e njohin njëra tjetrën, dhe këtë shumë bindshëm. Ato kanë gjuhën e tyre të veçantë, dhe posedojnë gjithashtu shifra të veçanta.
  49. 49. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 49 Nëse ndodh që një pjesë e lëkurës të shkëputet prej trupit, dhe ne parapëlqejmë që t’a zëvendësojmë atë me një pjesë tjetër të një lëkure të huaj, do të shohim se pjesa e lëkurës së tjetrit nuk do të jetë e mirëseardhur në trupin tonë. Sikur të pësonim plagë, ose të humbnim një numër të konsiderueshëm të qelizave nga ndonjë plagë e thellë ose nga zjarri, do të shihnim se si do të solidarizoheshin të gjitha organet e tjera të trupit, për t’a shëruar plagën. Ato angazhohen secila në vetvete dhe bëjnë një thurrje të re në trupit tënd, në vend të së vjetrës. Kjo bëhet për t’a plotësuar humbjen e shkaktuar. Pra, konstatojmë se të gjitha pjesët e trupit e njohin njëra tjetrën shumë mirë. Ato i largojnë qelizat e huaja duke qenë indiferente ndaj tyre. Kjo lë të kuptojmë se, i Lartësuari All-llah i ka dalluar qelizat midis vete dhe secila ka grupin e vet. GJITHÇKA QË EKZISTON NË UNIVERS ËSHTË E GJALLË Le t’a pëmbledhim shkurtimisht atë që thamë. Çdo gjë në këtë univers është e gjallë. Gjithashtu, çdo gjë që ekziston e kryen detyrën e vet. Nuk ka materie të vdekur, as bimë, e as kafshë pa jetë (të vdekura). Por ne, nuk e kuptojmë (jetën e tyre). Materia inorganike ka ndjenja, edhe ajo qan. Kur vdes i biri i Ademit, për të qajnë dy tabore. Tabori i sexhdeve dhe tabori i veprave. All-llahu xh.sh. na ka dhënë shembuj të shumtë në Kur’anin Kerim për llojet e diturive të tjera që ekzistojnë në botë. Buburrecat, pra, e dinin se ai (që po vinte) ishte
  50. 50. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 50 Sulejmani, gjithashtu e dinin se ai mund t’i shkatërronte ata, së bashku me ushtrinë e tij, gjatë marshimit të tyre ushtarak. Jeta ekziston në formën e vet, tek secila krijesë në univers. Edhe pse shohim para nesh shkëmbinj të rrënjosur që nuk lëvizin, megjithatë, tek ta ekziston jeta. Gjithashtu (jeta ekziston edhe tek) të gjitha ato krijesa që nuk shohim ose nuk i njohim në univers. Ne tani e kemi të qartë se secila krijesë e kryen detyrën e vet në univers. Gjithashtu, theksuam se ekzistenca e gjësendit është diçka tjetër dhe njohja e tij është diçka krejtësisht tjetër. Jeta nuk kufizohet vetëm tek njeriu, por ajo shtrihet tek të gjitha llojet e krijesave në univers. Por shtrohet pyetja: a është (vetëm) kjo jetë, të cilën All-llahu xh.sh. e dëshiron për ne?. Pra, jetën e kësaj bote, apo kemi një jetë tjetër, përveç kësaj jete, atë të cilën e ka synim All-llahu i Lartësuar, Zoti i botërave. Këtë do të mundohemi, në emër të All-llahut, t’ua sjellim në kapitullin vijues. ****** ***** **** *** ** *
  51. 51. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 51 KAPITULLI I TRETË Ç’ËSHTË VDEKJA Para se të fillojmë bisedën rreth vdekjes, e shoh të domosdoshme të theksojmë dhe të vemë në pah se ‘jetë’ tek All-llahu, nuk është vetëm jeta e kësaj bote, por, tek Ai, është edhe bota e ahiretit. Kur All-llahu i Lartmadhëruar e krijoi njeriun, Ai i fryu atij prej Shpirtit të Tij. Kjo dhuratë konsiderohet e përhershme. Kjo jep të kuptohet se secili që ka lindur ose që ka ardhur në këtë jetë, do të mbetet përgjithmonë - në amshueshmëri. Ai do të jetë në xhennet ose në xehennem (All-llahu xh.sh. na mbroftë prej tij). Kështu është edhe me fëmijën që sapo ka filluar t’a shijojë jetën dhe vdes duke qenë foshnje. Edhe ky do të ringjallet në xhennet. Ky është i privimegjuar, sepse do t’i marrë me vete prindërit e tij në xhennet[47]. Pra, kur All-llahu i Lartësuar i fryu njeriut prej Shpirtiti të Tij, i dha atij përjetësinë. Ai jeton në këtë univers, jetën e kësaj bote, për disa ditë ose vite (dekada), dhe më së fundi vdes. Më pas, ai ringjallet dhe jeton jetën e tij të përhershme, në ahiret. Atë jetë do t’a jetojë sipas rezultateve të arritura në këtë botë. Sipas asaj, se e ka ndjekur apo jo programin e All-llahut apo programe të tjera, ai ose do të shpërblehet ose do të ndëshkohet.
  52. 52. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 52 Këtë, më së miri, e përshkruan Kur’ani Kerim, në të cilin Allllahu i Lartmadhëruar thotë: " ‫" و ان الدار الخرة لهي الحيوان لو كاهنوا يعلمون‬ “ ...dhe vërtet, (jeta e) botës tjetër është jetë. Sikur ata t’a dinin këtë.”[48] Kjo do të thotë se bota e ahiretit është jeta e vërtetë, të cilën do t’a jetojë njeriu, ndërsa jeta e kësaj bote, sado që njeriu të jetojë në të, është e kufizuar. Kjo është jeta ekspertimentale-sprovë e njeriut. Këtu nuk ka përjetësi. I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë: " ‫" استجيبوا ل و للرسول اذا دعاكم لما يحييكم‬ “...përgjigjuni (bindshëm) All-llahut dhe të Dërguarit Tim kur ju thërret, meqë iu ngjall juve...”[49] Përshkrimi i tillë është për besimtarët. I Lartësuari u ligjëron atyre, duke qenë të gjallë. Si mund t’iu thuhet ‘meqë iu ngjall juve’, ndërkohë që këta janë të gjallë? Ju themi se kjo botë nuk është jeta e amshueshme, të cilën All-llahu xh.sh. e ka caktuar për njeriun, por kjo është ngrehinë ekpserimentale. Në të njeriu eksperimentohet ose sprovohet përmes programit të All-llahut. Nëse i plotëson kushtet, pra, nëse korr sukses, do të hyjë në xhennet. Por, nëse nuk e frenon veten nga pasionet dhe bën mëkate, do të hyjë në zjarr. I Lartësuari All-llah, çdo gjallesë të gjallë në këtë botë e quan të vdekur, ndërsa kuptimi i fjalës ‘i vdekur’, do të thotë se do të përfundojë kushtimisht në vdekje. Për këtë, i Lartmadhëruari, i ligjëron të dërguarit të Tij, Muhammedit s.a.v.s., duke i thënë:
  53. 53. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 53 " ‫"اهنك ميت و اهنهم ميتون‬ “ Pa dyshim, ti je i vdekur (vdekshëm) dhe ata, gjithashtu, janë të vdekur (vdekshëm).” [50] Kjo thënie i është dedikuar të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. dhe shokëve të tij duke qenë të gjallë. Si mund të kuptohet kjo këshillë e All-llahut xh.sh., se ata janë të vdekur? Për arsye se ky do të jetë përfundimi i tyre. Njeriu prej momentit që lind dhe fillon jetën e tij, përballet me vdekjen. Vdekja vazhdon t’a ndjekë të zotin e vet derisa t’i vijë exheli [51] dhe kështu t’a kryejë detyrimin e pjesës së vet. Vdekja nuk është bazamenti botës (universit), ajo duhet të konsiderohet si etapë e kapërcyeshme. Ne, në botën e atomeve (si substancë) ishim të vdekur, pastaj erdhëm në këtë botë, të gjallë. Pastaj do të vdesim përsëri dhe kështu, edhe një herë, do të ringjallemi. I Lartëmadhëruari thotë kështu në Kur’anin Kerim: ‫“ تكفرون بال و كنتم أمواتا فأحياكم ثم يميتكم ثم اليه ترجعون" كيف‬ “ Si po e mohoni All-llahun, kur ju ishit të vdekur, pastaj Ju dha jetë, pastaj do t’iu vdesë, pastaj përsëri tek Ai do të ktheheni.”[52] Këto janë etapat e jetës të cilat i kalon çdo njeri. Ato janë të ndara në katër stade: Vdekja në botën e atomeve-Dherrit Jeta në këtë botë Vdekja në jetën e Berzahit (varr-it) Jeta e përjetshme, amshueshmëria në xhennet ose xhehennem. Në ditën e Gjykimit do të vijë vdekja, dhe do t’ia marrë shpirtin vetes së vet. Ajo do të flijohet, ashtu si na ka treguar i dërguari i All-llahut s.a.v.s., në thënien e tij të shkëlqyer – hadithin sherif:
  54. 54. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 54 “ Do të vijë vdekja në Ditën e Gjykimit në formën e dashit dhe do të flijohet. Pastaj do të thërrasë thirrësi përpara All-llahut të Lartmadhëruar: O ju banorët e xhennetit, jetë të amshueshme pa vdekje dhe o ju banuesit e zjarrit, jetë të amshueshme pa vdekje” Pra, edhe vdekja paska përfundimin e vet. I Lartmadhëruari All-llah do t’iu thotë banuesve të xhennetit: " ‫" ل يذوقون فيها الموت ال الموتة الولي ووقاهم عذاب الجحيم‬ “Në të (xhennet) nuk do t’a shijojnë vdekjen, përveç vdekjes së parë (të kësaj bote) ndërsa ata do t’i ruajë (Allllahu) prej dënimit të xhehennemit.”[53] Kështu pra, kuptuam se edhe vdekja ka fundin e vet. Ndërsa jeta do të mbetet e përhershme në amshueshmëri. Jeta pra, është bazamenti i universit ndërsa vdekja vetëm sa kapërcen nëpër të. ****** ***** **** *** ** *
  55. 55. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 55 JETA NË VARR Kur të vijë Exheli, d.m.th., të vijë ora ose momenti i agonisë, atëherë kemi “jetën” në varreza. Kjo etapë përfundon me ringjallje. Sikur të jemi të mprehtë apo njohës të mirë, do t’a kuptonim se kemi të bëjmë me një kohë shumë të shkurtër, e cila nuk krahasohet me këtë jetë. Ajo (koha), pasi të jemi mbledhur në Ditën e Ringjalljes, nuk ka të bëjë aspak me (kohën që kemi pasur në) këtë jetë. Kur’ani Kerim, na e sparon shumë qartë, kur All-llahu xh.sh. e shprehu këtë me fjalën ‘vizitorë’. I Lartësuari thotë: " ‫" الهاكم التكاثر. حتي زرتم المقابر‬ “Garimi për grumbullim (të pasurisë etj.) ju ka hutuar, (mjerisht kështu vazhduat) derisa vizituat varrezat (u bëtë të vdekur)” [54] Çka do të thotë se njeriu në varreza është vetëm vizitor? Kjo do të thotë se ai aty nuk qëndron përgjithmonë. Përderisa është vizitor e nuk qëndron aty, vizita nënkupton një periudhë kohore të shkurtër, e cila ka fundin e vet. Periudha e vizitës do të mbarojë në Ditën e Tubimit[55]. Sipas kësaj, vdekja kuptohet të jetë transferim prej një ligji në një ligj tjetër të ndryshëm nga ai që ishim më parë. Njeriu gjatë jetës së tij, është vetëm një trup material, por me vdekjen e tij, trupi kthehet përsëri në tokë, pastaj ai trup, në Ditën e Gjykimit, do t’i kthehet përsëri pronarit të vet. Vdekja fillon që nga momenti i agonisë. Fjala ‘agoni’ nënkupton momentin kur liria e zgjedhjes së individit ka përfunduar. Njeriu pra, në jetën e tij në këtë botë, ka mundë-
  56. 56. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 56 sinë e përzgjedhjes. Ka mendjen, me të cilën zgjedh kur i ofrohen alternativat. Por, në një çast, atij i ndërpriten këto mundësi. Atij i përfundon koha e përzgjedhjes. Atij dikur i mbaron koha eksperimentale dhe jeta e provimit dhe sprovave. Atij i fillon një etapë tjetër e re, aty ku nuk ka mundësi të përzgjedhë. Atë tani e pushton jeta e detyruar. Njeriu në momentin e agonisë, e kupton bindshëm se ka vdekur. Ai, në ato momente, do t’i shohë melekët. Ai do të shohë krijesa të reja të All-llahut, të cilat i ishin të panjohura më parë. Le t’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim: " ‫"لقد كنت في غفلة من هذا فكشفنا عنك غطاءك فبصرك اليوم حديد‬ “(Përgënjeshtruesit do t’i thuhet) Vërtet, ishe i pavëmendshëm ndaj kësaj (momentit të vdekjes). Ndërsa sot (në ahiret) të kemi hequr perden tënde (të të pamurit), dhe shikimin e ke shumë të qartë.”[56] Në këto momente përjashtohet jeta njerëzore, sepse atij tani i përcaktohet përfundimisht fati i tij. Ai, tani, do t’a dijë saktësisht se a do t’i përkasë banorëve të xhennetit apo të xhehennemit. Ai do të shohë ose melekët e mëshirës, ose melekët e ndëshkimit. Këto informacione i kemi nga i Lartësuari All-llah, në librin e Tij të mrekullueshëm, kur Ai iu flet banuesve të xhennetit, në momentin kur do t’u paraqitet vdekja. I Lartmadhëruari thotë: " ‫الذين تتوفاهم الملكئكة طيبين يقولون سلم عليكم ادخلوا الجنة بما‬ ‫"كنتم تعملون‬ “Atyre (njerëzve) që ua gjejnë shpirtrat e pastër, ua marrin melekët duke ju thënë: Selamun Alejkum (Shpëtimi qoftë
  57. 57. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 57 mbi ju), hyni në xhennet në saje të asaj që keni punu-ar.” [57] Nga kjo mësojmë se besimtarët konsiderohen si pronarë të veprave të mira, prandaj, në momentin e agonisë, ata do t’i shohin melekët e mëshirës. Shfaqja e këtyre melekëve për këta njerëz, është sihariq se janë prej banuesve të xhennetit. Kjo jep të kuptohet se atyre iu shpalosen sekretet, pra, atyre ju shkon buza në gaz, sepse e kuptojnë se janë duke udhëtuar për në vende më të mira nga ç’ishin. Kur vdesin këta njerëz, i sheh të hijshëm dhe buzagaz, ata duken se po ikin të qetë, të sigurtë. Kjo fytyrë e bukur lë të kuptohet se këta ishin të kënaqur me premtimin e All-llahut, i Cili nuk e ndryshon kurrë premtimin e Vet. Ndërsa ata të cilët ishin mohues, që silleshin me arrogancë, që mëkatonin duke i bërë shok All-llahut dhe e luftonin fenë e Tij, takimi i të tillëve me vdekjen është i ndryshëm. Për këtë, na informon Kur’ani Kerim: " ‫و لو تري اذ يتوفي الذين كفروا الملكئكة يضربون وجوههم و‬ ‫" أدبارهم و ذوقوا عذاب الحريق‬ “(O Muhammed, sa vështirë do t’a kishe) sikur t’a shihje (tmerrin dhe frikën) kur melekët ua marrin shpirtrat femohuesve, duke i goditur nga para, e nga prapa dhe (duke ju thënë: tani) Shijojeni ndëshkimin e zjarrit.”[58] Në adresë të mohuesve të All-llahut, i Lartmadhëruari na jep, gjithashtu, edhe një përshkrim tjetër. Ai, në Kur’anin Kerim, thotë: ‫و لو تري اذ الظالمون في غمرات الموت و الملكئكة باسطوا أيديهم‬ ‫أخرجوا أهنفسكم اليوم تجزون عذاب الهون‬
  58. 58. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 58 ‫"بما كنتم تقولون علي ال غير الحق و كنتم عن ءاياته تستكبرون‬ “...po t’a dije (o Muhammed) se në ç’gjendje janë zullumqarët gjatë agonisë së vdekjes, dhe kur melekët ua zgjasin duart (për t’ua nxjerrë shpirtin me ashpërsi dhe ashtu të tmerruar ju thuhet): Nxirrni shpirtrat tuaj! Sot do të pësoni ndëshkimin poshtërues, për shkak të pavërtetësive tuaja që i keni thënë në drejtim të All-llahut, gjithashtu ishit mendjemëdhenj (dhe tallës) ndaj argumenteve të Tij.”[59] Kështu pra, nga ky ajet kur’anor kuptojmë se, ashtu sikurse besimtarët që do t’a shohin fatin e mirë të tyre në xhennet gjatë momentit të agonisë, po ashtu edhe femohuesit do t’a shohin fatin e tyre të keq duke u dënuar në zjarr, kur të jenë në momentin e agonisë. Bile, melekët e ndëshkimit i urojnë “mirëseardhje” femohuesve për ndëshkimet që ata i kanë merituar. Ata do t’i godasin si nga para, ashtu edhe nga prapa trupit të tyre. Kështu që ata, në këtë formë, do t’a ndiejnë dhe shijojnë dhembjen e xhehennemit. Nëse fejohuesi ka qenë prej njerëzve të famshëm, ka qenë personalitet i njohur për pasuri materiale, ose për ndonjë arsye tjetër, ata (melekët) do të grumbullohen tek ai, për t’ia nxjerrë shpirtin me vrazhdësinë më të madhe, që edhe në këtë moment t’a ndiejë dhembjen. Ai do të përpiqet që të mos t’i dalë shpirti, por nuk do të mundet, sepse nuk ka as mundësi, e as forcë të duhur për t’i penguar. Në këtë moment, liria e zgjedhjes e individit mbaron, ai tani do të marë statusin e të detyruarit, sikurse edhe llojet e tjera në univers. Ai kishte një status shumë të begatë, në jetën e kësaj bote (botës sonë). Një prej shenjave së përmbylljes së keqe (lusim All-llahun që të mos jemi prej tyre), është se do t’i shohësh femohuesit (qafirët ose mizorët) se si u shprishet fytyra, se si u deformohet trupi dhe se si u humb shkëlqimi prej
  59. 59. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 59 vuajtjeve të dënimit, që ai është duke përjetuar në ato momente. I Dërguari s.a.v.s. i All-llahut, i këshillonte shokët e tij, duke ua tërhequr vëmendjen dhe duke përshkruar përfundimin e atyre njerëzve që i përkasin këtij lloji. Ai iu thoshte: O ju njerëz, “Ju keni shenjat dhe përfundojeni jetën tuaj duke i përcjellë ato shenja, ju, gjithashtu, keni përfundimin tuaj dhe përmbylleni këtë përfundim tuajin. Pa dyshim, besimtarët janë midis dy momenteve të frikshme. Midis exhelit[60] të kaluar, me të cilin nuk di se çfarë All-llahu ka përgatitur për të, dhe midis exhelit të mbetur, që gjithashtu nuk e di se çfarë të kaluar kishte. Le t’a përgatisë robi veten e tij në atë mënyrë, sa të duket se është vetja e tij, që prej botës së tij deri në përfundim[61] . Kemi prej atyre që thinjen para pleqërisë dhe prej tyre që e përjetojnë para vdekjen. Pasha Atë në dorën e të Cilit është fryma (nefsi) i Muhammedit, pas vdekjes nuk ka kthim në vuajtje, dhe gjithashtu pas kësaj bote nuk ka derë tjetër, përveç të xhennetit ose të xhehennemit”. Në momentin e agonisë, ashtu siç na e ka përshkruar All-llahu xh.sh. në Kur’anin Kerim, do të na largohet perdja, do të na hiqen të gjitha pengesat dhe do të mundemi të shohim më qartë, sepse do të na shpaloset gjithçka që na ishte e panjohur. Këtë e vërtetojmë me thëniet e All-llahut në Kur’an: " ‫فلول اذا بلغت الحلقوم و اهنتم حينئذ تنظرون و هنحن أقرب اليه منكم‬ ‫"ولكن لتبصرون‬ “Përse atëherë, kur t’iu vijë shpirti në fyt[62], e ju jeni duke e shikuar. (Dijeni) Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju atë nuk e shikoni.”[63]
  60. 60. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 60 Në këtë moment fillon etapa e parë e jetës së ahiretit, sepse për të që vdes, kijameti ka ndodhur dhe ai do t’a njohë jetën tjetër (ahiretin e tij). Kur të vdesë, ai dëgjon, por nuk është në gjendje të përgjigjet. Ai sheh, por nuk është në gjendje të transmetojë se çfarë është duke parë. Ai, gjithashtu, kupton njëlloj sikurse kuptojnë të gjallët. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. thotë: “Kur t’i vizitoni varrezat, përshëndetini banuesit në atë vend, duke ju thënë: Selamun alejkum, o ju shtëpi të njerëzve besimtarë.” Përderisa i Dërguari All-llahut s.a.v.s. na ka urdhëruar për këtë, aty, detyrimisht, ka njohje. Të gjithë ata që banojnë aty, pra në varreza, e kuptojnë këtë përshëndetje, pasi përndryshe, Muhammedi s.a.v.s nuk do të na kishte urdhëruar për këtë. Pra, banuesit e varrezave i dëgjojnë vizitorët dhe e kuptojnë selamin e tyre, sepse ai iu atribuohet atyre. Kemi edhe një njohje tjetër, me anën e mendjes, e cila i bën ata t’a dallojnë të mirën dhe të keqen, apo shpresën dhe dëshpërimin. I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë: " ‫يا ايها الذين ءامنوا ل تتولوا قوما غضب ال عليهم قد يئسوا من‬ ‫"الخرة كما يئس الكفار من اصحاب القبور‬ “O ju që keni besuar, mos u miqësoni me ata njerëz prej të cilëve All-llahu është i zemëruar. Ata i kanë humbur të gjitha shpresat për botën tjetër, ashtu siç i kanë humbur shpresat pabesimtarët që kanë vdekur. (që të shpresojnë se s’do të ringjallen në Ditën e Gjykimit).”[64] Meqenëse kanë arritur këtë shkallë të dëshpërimit, atyre me siguri iu është mundësuar që të mendojnë dhe të konceptojnë diçka. Përndryshe, ata nuk do të dinin të dëshpëroheshin ose t’i përjetonin ato ndjenja, përveçse me dhënien e mundësisë për t’i dalluar gjësendet. Sepse ata, në ato
  61. 61. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 61 momente, që përndryshe kuptohen se janë momente shprese, ata e ndiejnë këtë dëshprim. All-llahu i Lartmadhëruar ka thënë: “‫” كما يئس الكفار من اصحاب القبور‬ “ashtu siç i kanë humbur shpresat pabesimtarët që kanë vdekur. (që të shpresojnë se s’do të ringjallen në Ditën e Gjykimit)”. JETA NË BERZAH E PËRJASHTON KOHËN Pra jeta e Berzah-it, në brendinë e saj ka të konceptuarit, të cilën e njeh vetëm i vdekuri. Jeta në varreza nuk ka të bëjë aspak me kohën. Për këtë arsye, kur njeriu, prej jetës së tij të parë në këtë botë, futet në varr, do të vazhdojë të qëndrojë aty deri në Ditën e Kijametit (Kataklizmës). Ai, për këtë periudhë kohore që do të qëndrojë në të (në varreza), do të mendojë se ka qëndruar një ditë, ose diçka prej saj. Për këtë, i Lartësuari na ka dhënë një shembull konkret, që është shembulli i tregimit të banorëve të shpellës. Atyre (All-llahu) iu kishte mundësuar të flinin 309 vjet, dhe kur ata u zgjuan, pyetën veten: I Lartmadhëruari na rrëfen kështu, në Kur’anin Kerim:
  62. 62. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 62 ‫و كذلك بعثناهم ليتساءلوا بينهم قال قاكئل منهم كم لبثتم قالوا لبثنا بوما‬ ‫"او بعض يوم‬ “Dhe kështu Ne i zgjuam ata [65], që t’a pyesnin njëritjetrin. Njëri prej tyre tha: “Sa kohë kemi këtu (në gjumë?)”- U përgjegjën: “Mbase kemi qëndruar një ditë, apo një pjesë të ditës...”[66] Pse thanë, paskemi fjetur një ditë apo një pjesë të ditës? (Thanë kështu pasi) Ata kishin shikuar fytyrat e njëritjetrit, gjithashtu edhe rrobat e tyre, që ishin të pandryshuara ashtu si (ditën kur) ishin futur në shpellë. Por nëse ata do të ishin zgjuar dhe do t’i kishin thonjtë të gjata, mjekrat e zgjatura dhe të bardha, gjithashtu edhe fytyrat (e mplakura) gjëra të cilat do të kishin dhënë shenja të qëndrimit të gjatë me vite të tëra, ata nuk do të kishin thënë se kemi qëndruar në të (shpellë) një ditë, ose një pjesë të ditës. Pra, kjo vë në pah se, ky treqindvjeçar, për ta, ka qenë jashtë kohës, sepse atyre nuk iu kish lënë kurrfarë shenje kjo periudhë kohore. Kështu është edhe me banuesit e varrezave. Ata do të zgjohen në atë formë, në të cilën janë varrosur. Foshnja kur të vdesë, nuk do të ringjallet në moshë të plakur, sado që do të qëndrojë (në varreza) për shumë vite. Për këtë arsye, i Lartmadhëruari do t’i pyesë, duke iu thënë: " ‫قال كم لبثتم في الرض عدد سنين. قالوا لبثنا يوما أو بعض يوم‬ ‫"فسئل العادين‬ “Thotë[67]: “Sa vjet qëndruat në tokë (jetuat në këtë botë)?”. Do të përgjigjen: Qëndruam një ditë ose një pjesë të ditës. Pyeti numëruesit (ata që mbajtën llogarinë).” [68] Nga ky shpjegim mund t’i kuptojmë ligjet e jetës së Berzah-it. Kjo (jetë) nuk ka të bëjë aspak me kohën, sepse nuk jep shenja të jetës njerëzore. Ata (njerëzit në Berzah) jetojnë jashtë kohës.
  63. 63. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 63 Por shtrohet pyetja: a ekziston për banuesit e varrezave dënimi? Përgjigja është: nuk ka dënim para marrjes në pyetje. Por, ndërsa njeriu është në varr, ai sheh se si është përgatitur vendi i tij në zjarr, ose në xhennet. Kjo është nga mirësitë e All-llahut për besimtarët (që t’a kuptojnë) se janë të shpëtuar nga zjarri i xhehennemit. Ata do t’a kuptojnë këtë mirësi kur t’a vërejnë se janë larg zjarrit dhe, gjithashtu, kur t’i shohin begatitë e xhennetit. Atje do të shihet dallimi ndërmjet të mirës dhe të keqes, ndërmjet njeriut besimtar dhe atij mizor, ndalimi i tij nga këto begati dhe destinimi i tij për dënimim e dhembshëm. Besimtari e ndien mirësinë dhe mëshirën e All-llahut xh. sh., që e shpëtoi prej zjarrit, atij i zgjerohet kraharori dhe ai e kupton madhështinë e All-llahut dhe begatinë që Ai ka përgatitur për të. I Lartmadhëruari na ka përshkruar se çfarë do të bëhet me familjen apo ithtarët e Faraonit, ndërkohë që ata do të jenë në varreza. I Lartësuari thotë: "‫النار يعرضون عليها غدوا و عشيا و يوم تقوم الساعة أدخلوا ءال‬ ‫"فرعون أشد العذاب‬ “Ata, do t’i paraqiten[69] zjarrit çdo mëngjes dhe mbrëmje, ndërsa kur të vijë çasti (Dita e Kijametit, Allllahu do të urdhërojë): “ Futini ithtarët e Faraonit, dhe ndëshkojini sa më rëndë!”[70] Kur do t’u paraqitet zjarri ithtarëve të Faraonit? A u është paraqitur ai (zjarri) në këtë botë? Sikur atyre t’iu ishte paraqitur vetëm për një moment, ata kurrë nuk do t’a adhuronin Faraonin. Ata sikur t’a dinin këtë, do t’a kishin mbytur vetë Faraonin dhe, me siguri, do ta kishin hedhur vetë në det.
  64. 64. Muhammed Muteveli Sharavi - Jeta dhe vdekja 64 Zjarri nuk iu është paraqitur ithtarëve të Faraonit në këtë botë. Por, a do t’ju paraqitet atyre në ahiret? Përgjigja, gjithashtu, është: Jo, - sepse atje nuk ka paraqitje. (Atje, në ahiret) Ata do të futen në zjarr për t’u dënuar. Pra, atyre nuk iu është paraqitur zjarri, as në këtë botë, e as në ahiret, pasi atje ata do të hyjnë në të (zjarr) konkretisht. Në bazë të kësaj që thamë më sipër, na ka ngelur vetëm jeta e Berzah-it, ose jeta në varreza. Ithtarëve të Faraonit do t’u paraqitet zjarri çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, gjatë jetës së tyre në varreza, ose Berzah. Gjithashtu, shtrohet pyetja: a do të dalin ithtarët e Faraonit dy herë, çdo ditë, për t’iu paraqitur zjarrit? Apo, atyre do t’iu paraqitet zjarri duke qenë në varreza? Askush nuk mund të prognozojë në diçka të tillë. Me përjashtim se në varr, ekziston njëfarë lloj dënimi që mund t’i paraqitet njeriut duke qenë atje. Por, duhet të dimë një gjë, se: dënimi i vërtetë do të jetë, për secilin, pasi të janë marrë në pyetje në Ditën e Gjykimit. Ithtarëve të Faraonit do t’iu mjaftojë (si dënim në varr) fakti se ata do t’a shohin zjarrin, i cili është në pritje të tyre, për t’i dënuar dy herë në ditë, çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Mendoj se ndjenja e pritjes së vuajtjes së dënimit është më e rëndë se vetë dënimi. Duket se ata do të jenë të bindur se do të dënohen në atë zjarr. Për ta është një dënim i dhembshëm, sa herë që ata e vërejnë atë. Kështu pra, Zoti ynë i Lartmadhëruar caktoi që secili që e kryen misionin e tij në këtë botë, nuk do të kthehet në të për të dytën herë, derisa të ringjallemi. I Lartmadhëruari, në Kur’anin Kerim, thotë: " ‫حتي اذا جاءهم الموت قال رب ارجعون لعلي أعمل صالحا فيما‬ ‫". تركت, كل اهنها كلمة هو قاكئلها و من وراكئهم برزخ الي يوم يبعثون‬

×