SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
PLANET E BIZNESIT, SOFTWARE-ET DHE IMPAKTI I TYRE
Dr. Ilirjan Lipi, Universiteti i Vlorës
M.Sc.Rudina Lipi, Universiteti Kristal
Përse janë të rëndësishëm Planet e Biznesit
Një plan biznesi është dokumenti i vetëm që teston idenë tuaj të biznesit pa marrë ende përsipër
riskun, nëpërmjet parashikimit dhe planifikimit strategjik të së ardhmes së biznesit që ju: do të
nisni, do të blini, do të mbështesni financiarisht…etj. Është procesi i familjarizimit të sipërmarrësit
me mjedisin e biznesit ku do të hyjë. Pra një plan biznesi në fund të fundit është prototipi i biznesit
tuaj, tamam si nje prototip produkti, pra nëpërmjet këtij procesi matni rezultatin e ardhshëm të
biznesit dhe e prekni atë pa ende pa e realizuar.
Pra plan biznesi të ndihmon të vlerësosh nëse ia vlen të marrësh përsipër riskun, apo më mirë të
zgjedhësh një altenativë tjetër biznesi, duke shmangur falimentimin, fitimin e munguar te nje
alternative tjeter investimi etj.
Testoni fazat e mëposhtme, përpara se të nisni biznesin tuaj
1-Analiza e realizimit te projektit (nëse përgjigja e kësaj analize është optimiste, ndiq hapat më
poshtë).
2-Konfigurimi i Modelit të Biznesit ( pasi testuat idenë tuaj të biznesit, konfiguroni biznesin tuaj.
Pra hartoni planin afatgjatë të mbijetesës së biznesit së bashku me vizionin, misionin dhe synimet e
biznesit )
3-Përgatitja e një plan biznesi të mirë (mbani parasysh rregullat për hartimin e mirë të një plan
biznesi)
4-Fillimi i Biznesit ( parashikoni kapitalin e nevojshëm dhe aktivet që nevojiten për të filluar)
Cfarë përmban një Plan Biznesi ?
1- Analizën e Biznesit
a) Analiza e produktit, kompanisë, sektorit ose industrisë
b) Kërkimi dhe analiza e tregut
c) Analiza e Konkurrencës
d) Strategjitë Marketing
e) Lokacioni, ndërtesat, pajisjet dhe logjistika
2- Parashikimet Financiare
a) Bilanci i fillimit
b) Parashikimi i një pasqyre të thjeshte fitim-humbje
c) Një parashikim i thjeshtë i Cash-Flow
d) Analiza e riskut dhe zgjidhjet e parashikuara
e) Programimi kohor i çdo aktiviteti
Kush duhet ta përgatisë një plan biznesi?
Asnjëherë një Plan Biznesi nuk duhet hartuar 100% nga të tjerët, ai duhet kryer nga sipërmarrësi
me asistencën e profesionistëve të fushës, sepse sipërmarrësi është ai që ka pasur shkëndijën për të
nisur biznesin, por mund të mos ketë njouritë e nevojshme marketing, financiare, kontabile për të
kompletuar një dokument kompleks si plan biznesi.
Cili duhet të jetë roli i Profesionistëve në hartimin e një plan biznesi?
Profesionistët mund të kontribuonin në hartimin e një plani më të mirë biznesi në këto drejtime:
• Profesionistët mund tju ndihmojnë ju të gjeni partnerët potencial
• Ata mund t’ju këshillojnë ju të gjeni burime të ndryshme financimi
• Nëpërmjet vërejtjeve dhe kritikave të tyre ata do tju ndihmojnë ju për të zhvilluar një vision
më të qartë të biznesit tuaj
• Ata mund tju ndihmojnë në përgatitjen e raporteve fianciare
• Duke qenë kritikë ata do t’ju ndihmojnë ju në cilesine e hartimit te planeve të biznesit dhe
prezantimit përpara të tjerëve
• Ata ju këshillojnë për elementët që duhet të kuroni me kujdes gjatë hartimit të plan biznesit
dhe rregullat e përgatitjes së tij.
• Ata do tju ndihmojnë juve duke siguruar burime shtesë të informacionit
Lexuesit e një plan biznesi
• Aksionerët
Për planet e biznesit janë të interesuar aksionerët ekzistues të kompanisë. Ata duan të dinë se cila do
të jetë e ardhmja e biznesit të tyre dhe një informacion të tillë mund ta lexojnë në planet e biznesit.
• Shteti
Shteti nuk duhet të qëndrojë vetëm në pozitat e mbledhësit të taksave, por ai duhet të disponoj
informacion mbi ecurinë e biznesit. Pra duke dekoduar informacionin që plan biznesi ofron,
vlerësimet për detyrimet e ardhshme tatimore nuk do ti lihen hamendësisë dhe abuzivitetit, por do
të jenë më reale dhe në përpjestim me fitimin e parashikuar nga ndërmarrja.
• Drejtimi në kompani
Manaxherët zakonisht janë autorët e planit të biznesit. Në procesin e përgatitjes së planit ata kanë
kontribuar duke dhënë të gjitha aspektet e operacioneve dhe janë përpjekur ti harmonizojnë ato
• Sindikatat e punëtorëve
Punëtorët në vazhdimësi kërkojnë rroga më të larta dhe këto kërkesa i paraqesin nëpërmjet
sindikatave. Për të gjykuar nëse kërkesat e tyre do të kenë një të ardhme pozitive dhe nëse do të
kenë rritje të rrogave në të ardhmen një informacion të tillë mund ta lexojnë në planet e biznesit.
Ata do të mund të shohin qëllimet dhe metodat që përdor kompania për ti arritur ato. Këto
informacione do ti shërbejnë të punësuarve për të komunikuar me drejtimin.
• Publiku
Publiku mund të jetë i interesuar për ecurinë e kompanive me rëndësi strategjike, pasi ai mund të
kërkojë të blejë aksione në të ardhmen ose të jenë kreditorët e ardhshëm. Njëkohësisht publiku
mund të jetë i interesuar për element si: etikën e biznesit, bilancin social etj. Këto dhe mjaftë
informacione të tjera mund të lexohen në Planet e Biznesit, por gjithmonë nëse ato disponohen.
• Supervizoret dhe bordi drejtues
Për kompanitë të cilat kanë një bord drejtues një plan biznesi është një dokument, të cilin anëtarët
dhe drejtimi i referohen për të gjykuar nëse kompania është manaxhuar me efektivitet ose jo
• Bankat
Bankierët janë shumë të intereusar se si kompania juaj do të paguajë kredinë në të ardhmen dhe sa
të garantuara janë kreditë e dhëna prej tyre. Pra nepermjet nje plan biznesi ato klasifikojne riskun e
kreditit.
• Partnerët potencial dhe klientët kryesor
Partnerët strategjik dhe klientët potencial janë zakonisht të interesuar të bëjnë biznese serioze me
ndërmarrje të reja. Një plan biznesi i mirë do ti ndihmojë ata në qartësimin e dyshimeve ose
paqartësive që ata mund të kenë
Sot ekzistojne software për hartimin e planeve të biznesit konform të gjitha kërkesave të biznesit.
Në gjuhën shqipe nuk ka software për të ndërtuar plane biznesi. Për kërkesa specifike gjatë
ndërtimit të tyre në gjuhën shqipe mund t’ju vijen ne ndihme pjesë të vecanta të paketës së
Microsoft Office, psh duke krijuar file exceli për të menaxhuar parashikimet financiare si bilancin e
fillimit, fitim humbjen, cash flow, pjesen e tregut potencial etj.
Në gjuhë të huaj jo vetëm që software ekzistojnë, por bëhet një punë e madhe për përmirësimin e
vazhdueshëm të tyre.
Një program i tillë është Business Plan Pro.
Ky program ju vjen në ndihmë për disa qëllime:
 Të gjithë atyre të cilët fillojnë një biznes të ri.
 Manaxhimin e suksesshëm të një biznesi në fazën e hyrjes, për të parashikuar të gjitha
pengesat e mundshme.
 Në rastet kur blihet një biznes. Kur vendosni të blini një biznes ju nevojitet të njihni se cfarë
jeni duke blerë. Për këtë qëllim ju shërbejnë planet e biznesit të cilat janë një pasqyrë e
gjallë e kompanisë.
 Kur ndërmerren fushata marketing. Përpara se të ndërmerrni fushata marketing për të cilat
normalisht do të shpenzoni para, nevojitet të lexoni kompaninë dhe pikërisht kjo realizohet
në planet e biznesit të kompanisë.
 Nëse ju nevojitet hua. Një nga kriteret e marrjes së një kredie është Plani i Biznesit. Bankat
nuk do tju jepnin kredi, pa e ditur se si do të përdoreshin paratë.
 Për të gjithë investitorët e rinj që do të financojnë një biznes ekzistues.
 Parashikimi dhe vlerësimi i alternativave më produktive ndërmjet alternativave të reja të
biznesit psh hedhja e një produkti të ri, hapia e një njësie të re biznesi, fokusimi në një
segment të ri tregu etj.
Në ofrimin e një produkti si Business Plan Pro kanë kontribuar shumë profesor të Universiteteve në
USA. Në këtë mënyrë universitetet duke kontribuar si “fabrika të inteligjencës” kanë dhënë
mendimin e tyre të specializuar duke i shërbyer ekonomisë.
Në treg ofrohet versioni mësimor me 60 ditë free, pas të cilit kërkohet rregjistrim.Versioni mesimor
ju jep mundësinë që çdo njeri i interesuar ose çdo kompani e interesuar të shoh se çfarë ofron një
software për hartimin e Planeve të Biznesit. Në këtë mënyrë mund të gjykohet për të realizuar
blerjen e tij në të ardhmen.
Softwar-ët mund të blihen në CD si edhe online nëpërmjet internetit.
Busines Plan Pro është në versionet Standart dhe Premier. Versioni Standart është 99.95 euro,
ndërsa versioni Premier është 199.95 euro.
Dallimi midis versioneve Standart dhe Premier është se versioni Premier ofron disa opsione më
shumë si: Planifikim i Cash Flow me skenarin cfare-nqs, manaxhim të planit shumë vjecar, pasqyra
financiare të avancuara, parashikim i Fitim-Humbjeve, parashikimi i shitjeve etj.
Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve
Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve si IMB, Infosoft SD, Tpk Solution…etj më tepër
janë të përqendruar në prodhimin e softwarë-ve të kontabilitetit të informatizuar dhe akoma nuk ka
inisiativa për softwar-ët e përgatitjes së plan biznesit.
Aktualisht klientët mund të përdorin vetëm software në gjuhë të huaj. Kërkesat e tregut shqiptar për
software për Planet e Biznesit janë shumë të vogla, pavarësisht funksionit jetik që ata kanë, dhe kjo
ka sjellë indiferecën e kompanive shqiptare për prodhimin e software-ve të tillë.
Ndaj eshte detyrë kryesore e qeverisë, shoqatave të biznesit dhe të tjera enteve rregullatore e
mbështetëse per zhvillimin e biznesit, promovimi i këtij instrumenti të rëndësishëm kontrolli dhe
planifikimi për biznesin shqiptar.
Plan Biznesi do t’ju shpëtojë nga investimi në biznesin e gabuar, duke mbetur mundësia e vetme
për një biznes të sukseshëm.
Softwar-ët mund të blihen në CD si edhe online nëpërmjet internetit.
Busines Plan Pro është në versionet Standart dhe Premier. Versioni Standart është 99.95 euro,
ndërsa versioni Premier është 199.95 euro.
Dallimi midis versioneve Standart dhe Premier është se versioni Premier ofron disa opsione më
shumë si: Planifikim i Cash Flow me skenarin cfare-nqs, manaxhim të planit shumë vjecar, pasqyra
financiare të avancuara, parashikim i Fitim-Humbjeve, parashikimi i shitjeve etj.
Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve
Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve si IMB, Infosoft SD, Tpk Solution…etj më tepër
janë të përqendruar në prodhimin e softwarë-ve të kontabilitetit të informatizuar dhe akoma nuk ka
inisiativa për softwar-ët e përgatitjes së plan biznesit.
Aktualisht klientët mund të përdorin vetëm software në gjuhë të huaj. Kërkesat e tregut shqiptar për
software për Planet e Biznesit janë shumë të vogla, pavarësisht funksionit jetik që ata kanë, dhe kjo
ka sjellë indiferecën e kompanive shqiptare për prodhimin e software-ve të tillë.
Ndaj eshte detyrë kryesore e qeverisë, shoqatave të biznesit dhe të tjera enteve rregullatore e
mbështetëse per zhvillimin e biznesit, promovimi i këtij instrumenti të rëndësishëm kontrolli dhe
planifikimi për biznesin shqiptar.
Plan Biznesi do t’ju shpëtojë nga investimi në biznesin e gabuar, duke mbetur mundësia e vetme
për një biznes të sukseshëm.

More Related Content

More from Ilirjan

Dr.Ilirjan Lipi
Dr.Ilirjan LipiDr.Ilirjan Lipi
Dr.Ilirjan LipiIlirjan
 
Curiculum Vitae Ilirjan Lipi
Curiculum Vitae Ilirjan LipiCuriculum Vitae Ilirjan Lipi
Curiculum Vitae Ilirjan LipiIlirjan
 
Workplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
Workplace Mobbing And Albanian Workplace IlirjWorkplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
Workplace Mobbing And Albanian Workplace IlirjIlirjan
 
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiIlirjan
 
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset  Revista MonitorNetworket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset  Revista Monitor
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista MonitorIlirjan
 
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiIlirjan
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008Ilirjan
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetIlirjan
 
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingSi Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingIlirjan
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitIlirjan
 
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Ilirjan
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitIlirjan
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarIlirjan
 
Posteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesPosteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesIlirjan
 
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreTurizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreIlirjan
 
Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Ilirjan
 

More from Ilirjan (16)

Dr.Ilirjan Lipi
Dr.Ilirjan LipiDr.Ilirjan Lipi
Dr.Ilirjan Lipi
 
Curiculum Vitae Ilirjan Lipi
Curiculum Vitae Ilirjan LipiCuriculum Vitae Ilirjan Lipi
Curiculum Vitae Ilirjan Lipi
 
Workplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
Workplace Mobbing And Albanian Workplace IlirjWorkplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
Workplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
 
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
 
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset  Revista MonitorNetworket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset  Revista Monitor
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor
 
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
 
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingSi Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt Suksesit
 
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt Suksesit
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
 
Posteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesPosteri I Thirrjes
Posteri I Thirrjes
 
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreTurizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
 
Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008
 

Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008

  • 1. PLANET E BIZNESIT, SOFTWARE-ET DHE IMPAKTI I TYRE Dr. Ilirjan Lipi, Universiteti i Vlorës M.Sc.Rudina Lipi, Universiteti Kristal Përse janë të rëndësishëm Planet e Biznesit Një plan biznesi është dokumenti i vetëm që teston idenë tuaj të biznesit pa marrë ende përsipër riskun, nëpërmjet parashikimit dhe planifikimit strategjik të së ardhmes së biznesit që ju: do të nisni, do të blini, do të mbështesni financiarisht…etj. Është procesi i familjarizimit të sipërmarrësit me mjedisin e biznesit ku do të hyjë. Pra një plan biznesi në fund të fundit është prototipi i biznesit tuaj, tamam si nje prototip produkti, pra nëpërmjet këtij procesi matni rezultatin e ardhshëm të biznesit dhe e prekni atë pa ende pa e realizuar. Pra plan biznesi të ndihmon të vlerësosh nëse ia vlen të marrësh përsipër riskun, apo më mirë të zgjedhësh një altenativë tjetër biznesi, duke shmangur falimentimin, fitimin e munguar te nje alternative tjeter investimi etj. Testoni fazat e mëposhtme, përpara se të nisni biznesin tuaj 1-Analiza e realizimit te projektit (nëse përgjigja e kësaj analize është optimiste, ndiq hapat më poshtë). 2-Konfigurimi i Modelit të Biznesit ( pasi testuat idenë tuaj të biznesit, konfiguroni biznesin tuaj. Pra hartoni planin afatgjatë të mbijetesës së biznesit së bashku me vizionin, misionin dhe synimet e biznesit ) 3-Përgatitja e një plan biznesi të mirë (mbani parasysh rregullat për hartimin e mirë të një plan biznesi) 4-Fillimi i Biznesit ( parashikoni kapitalin e nevojshëm dhe aktivet që nevojiten për të filluar) Cfarë përmban një Plan Biznesi ? 1- Analizën e Biznesit a) Analiza e produktit, kompanisë, sektorit ose industrisë b) Kërkimi dhe analiza e tregut c) Analiza e Konkurrencës d) Strategjitë Marketing e) Lokacioni, ndërtesat, pajisjet dhe logjistika
  • 2. 2- Parashikimet Financiare a) Bilanci i fillimit b) Parashikimi i një pasqyre të thjeshte fitim-humbje c) Një parashikim i thjeshtë i Cash-Flow d) Analiza e riskut dhe zgjidhjet e parashikuara e) Programimi kohor i çdo aktiviteti Kush duhet ta përgatisë një plan biznesi? Asnjëherë një Plan Biznesi nuk duhet hartuar 100% nga të tjerët, ai duhet kryer nga sipërmarrësi me asistencën e profesionistëve të fushës, sepse sipërmarrësi është ai që ka pasur shkëndijën për të nisur biznesin, por mund të mos ketë njouritë e nevojshme marketing, financiare, kontabile për të kompletuar një dokument kompleks si plan biznesi. Cili duhet të jetë roli i Profesionistëve në hartimin e një plan biznesi? Profesionistët mund të kontribuonin në hartimin e një plani më të mirë biznesi në këto drejtime: • Profesionistët mund tju ndihmojnë ju të gjeni partnerët potencial • Ata mund t’ju këshillojnë ju të gjeni burime të ndryshme financimi • Nëpërmjet vërejtjeve dhe kritikave të tyre ata do tju ndihmojnë ju për të zhvilluar një vision më të qartë të biznesit tuaj • Ata mund tju ndihmojnë në përgatitjen e raporteve fianciare • Duke qenë kritikë ata do t’ju ndihmojnë ju në cilesine e hartimit te planeve të biznesit dhe prezantimit përpara të tjerëve • Ata ju këshillojnë për elementët që duhet të kuroni me kujdes gjatë hartimit të plan biznesit dhe rregullat e përgatitjes së tij. • Ata do tju ndihmojnë juve duke siguruar burime shtesë të informacionit Lexuesit e një plan biznesi • Aksionerët Për planet e biznesit janë të interesuar aksionerët ekzistues të kompanisë. Ata duan të dinë se cila do të jetë e ardhmja e biznesit të tyre dhe një informacion të tillë mund ta lexojnë në planet e biznesit. • Shteti Shteti nuk duhet të qëndrojë vetëm në pozitat e mbledhësit të taksave, por ai duhet të disponoj informacion mbi ecurinë e biznesit. Pra duke dekoduar informacionin që plan biznesi ofron,
  • 3. vlerësimet për detyrimet e ardhshme tatimore nuk do ti lihen hamendësisë dhe abuzivitetit, por do të jenë më reale dhe në përpjestim me fitimin e parashikuar nga ndërmarrja. • Drejtimi në kompani Manaxherët zakonisht janë autorët e planit të biznesit. Në procesin e përgatitjes së planit ata kanë kontribuar duke dhënë të gjitha aspektet e operacioneve dhe janë përpjekur ti harmonizojnë ato • Sindikatat e punëtorëve Punëtorët në vazhdimësi kërkojnë rroga më të larta dhe këto kërkesa i paraqesin nëpërmjet sindikatave. Për të gjykuar nëse kërkesat e tyre do të kenë një të ardhme pozitive dhe nëse do të kenë rritje të rrogave në të ardhmen një informacion të tillë mund ta lexojnë në planet e biznesit. Ata do të mund të shohin qëllimet dhe metodat që përdor kompania për ti arritur ato. Këto informacione do ti shërbejnë të punësuarve për të komunikuar me drejtimin. • Publiku Publiku mund të jetë i interesuar për ecurinë e kompanive me rëndësi strategjike, pasi ai mund të kërkojë të blejë aksione në të ardhmen ose të jenë kreditorët e ardhshëm. Njëkohësisht publiku mund të jetë i interesuar për element si: etikën e biznesit, bilancin social etj. Këto dhe mjaftë informacione të tjera mund të lexohen në Planet e Biznesit, por gjithmonë nëse ato disponohen. • Supervizoret dhe bordi drejtues Për kompanitë të cilat kanë një bord drejtues një plan biznesi është një dokument, të cilin anëtarët dhe drejtimi i referohen për të gjykuar nëse kompania është manaxhuar me efektivitet ose jo • Bankat Bankierët janë shumë të intereusar se si kompania juaj do të paguajë kredinë në të ardhmen dhe sa të garantuara janë kreditë e dhëna prej tyre. Pra nepermjet nje plan biznesi ato klasifikojne riskun e kreditit. • Partnerët potencial dhe klientët kryesor Partnerët strategjik dhe klientët potencial janë zakonisht të interesuar të bëjnë biznese serioze me ndërmarrje të reja. Një plan biznesi i mirë do ti ndihmojë ata në qartësimin e dyshimeve ose paqartësive që ata mund të kenë Sot ekzistojne software për hartimin e planeve të biznesit konform të gjitha kërkesave të biznesit. Në gjuhën shqipe nuk ka software për të ndërtuar plane biznesi. Për kërkesa specifike gjatë ndërtimit të tyre në gjuhën shqipe mund t’ju vijen ne ndihme pjesë të vecanta të paketës së
  • 4. Microsoft Office, psh duke krijuar file exceli për të menaxhuar parashikimet financiare si bilancin e fillimit, fitim humbjen, cash flow, pjesen e tregut potencial etj. Në gjuhë të huaj jo vetëm që software ekzistojnë, por bëhet një punë e madhe për përmirësimin e vazhdueshëm të tyre. Një program i tillë është Business Plan Pro. Ky program ju vjen në ndihmë për disa qëllime:  Të gjithë atyre të cilët fillojnë një biznes të ri.  Manaxhimin e suksesshëm të një biznesi në fazën e hyrjes, për të parashikuar të gjitha pengesat e mundshme.  Në rastet kur blihet një biznes. Kur vendosni të blini një biznes ju nevojitet të njihni se cfarë jeni duke blerë. Për këtë qëllim ju shërbejnë planet e biznesit të cilat janë një pasqyrë e gjallë e kompanisë.  Kur ndërmerren fushata marketing. Përpara se të ndërmerrni fushata marketing për të cilat normalisht do të shpenzoni para, nevojitet të lexoni kompaninë dhe pikërisht kjo realizohet në planet e biznesit të kompanisë.  Nëse ju nevojitet hua. Një nga kriteret e marrjes së një kredie është Plani i Biznesit. Bankat nuk do tju jepnin kredi, pa e ditur se si do të përdoreshin paratë.  Për të gjithë investitorët e rinj që do të financojnë një biznes ekzistues.  Parashikimi dhe vlerësimi i alternativave më produktive ndërmjet alternativave të reja të biznesit psh hedhja e një produkti të ri, hapia e një njësie të re biznesi, fokusimi në një segment të ri tregu etj. Në ofrimin e një produkti si Business Plan Pro kanë kontribuar shumë profesor të Universiteteve në USA. Në këtë mënyrë universitetet duke kontribuar si “fabrika të inteligjencës” kanë dhënë mendimin e tyre të specializuar duke i shërbyer ekonomisë. Në treg ofrohet versioni mësimor me 60 ditë free, pas të cilit kërkohet rregjistrim.Versioni mesimor ju jep mundësinë që çdo njeri i interesuar ose çdo kompani e interesuar të shoh se çfarë ofron një software për hartimin e Planeve të Biznesit. Në këtë mënyrë mund të gjykohet për të realizuar blerjen e tij në të ardhmen.
  • 5. Softwar-ët mund të blihen në CD si edhe online nëpërmjet internetit. Busines Plan Pro është në versionet Standart dhe Premier. Versioni Standart është 99.95 euro, ndërsa versioni Premier është 199.95 euro. Dallimi midis versioneve Standart dhe Premier është se versioni Premier ofron disa opsione më shumë si: Planifikim i Cash Flow me skenarin cfare-nqs, manaxhim të planit shumë vjecar, pasqyra financiare të avancuara, parashikim i Fitim-Humbjeve, parashikimi i shitjeve etj. Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve si IMB, Infosoft SD, Tpk Solution…etj më tepër janë të përqendruar në prodhimin e softwarë-ve të kontabilitetit të informatizuar dhe akoma nuk ka inisiativa për softwar-ët e përgatitjes së plan biznesit. Aktualisht klientët mund të përdorin vetëm software në gjuhë të huaj. Kërkesat e tregut shqiptar për software për Planet e Biznesit janë shumë të vogla, pavarësisht funksionit jetik që ata kanë, dhe kjo ka sjellë indiferecën e kompanive shqiptare për prodhimin e software-ve të tillë. Ndaj eshte detyrë kryesore e qeverisë, shoqatave të biznesit dhe të tjera enteve rregullatore e mbështetëse per zhvillimin e biznesit, promovimi i këtij instrumenti të rëndësishëm kontrolli dhe planifikimi për biznesin shqiptar. Plan Biznesi do t’ju shpëtojë nga investimi në biznesin e gabuar, duke mbetur mundësia e vetme për një biznes të sukseshëm.
  • 6. Softwar-ët mund të blihen në CD si edhe online nëpërmjet internetit. Busines Plan Pro është në versionet Standart dhe Premier. Versioni Standart është 99.95 euro, ndërsa versioni Premier është 199.95 euro. Dallimi midis versioneve Standart dhe Premier është se versioni Premier ofron disa opsione më shumë si: Planifikim i Cash Flow me skenarin cfare-nqs, manaxhim të planit shumë vjecar, pasqyra financiare të avancuara, parashikim i Fitim-Humbjeve, parashikimi i shitjeve etj. Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve si IMB, Infosoft SD, Tpk Solution…etj më tepër janë të përqendruar në prodhimin e softwarë-ve të kontabilitetit të informatizuar dhe akoma nuk ka inisiativa për softwar-ët e përgatitjes së plan biznesit. Aktualisht klientët mund të përdorin vetëm software në gjuhë të huaj. Kërkesat e tregut shqiptar për software për Planet e Biznesit janë shumë të vogla, pavarësisht funksionit jetik që ata kanë, dhe kjo ka sjellë indiferecën e kompanive shqiptare për prodhimin e software-ve të tillë. Ndaj eshte detyrë kryesore e qeverisë, shoqatave të biznesit dhe të tjera enteve rregullatore e mbështetëse per zhvillimin e biznesit, promovimi i këtij instrumenti të rëndësishëm kontrolli dhe planifikimi për biznesin shqiptar. Plan Biznesi do t’ju shpëtojë nga investimi në biznesin e gabuar, duke mbetur mundësia e vetme për një biznes të sukseshëm.