Biznese në krize, ja rruga drejt suksesit
                   Dr.Ilirjan Lipi, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës
      ...
të hënën, kjo e gjitha që mund të shpenzoni këtë javë. Edhe pse ju mund të arkëtoni 75.000
lekë të mërkurën. Në këtë mënyr...
6.Vepro
Shumë drejtues mund ta lënë pas krizën dhe të qetësojnë kreditorët e tyre, por ata janë duke
dështuar dhe biznesi ...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Biznese Rruga Drejt Suksesit

1,656 views

Published on

Revista Monitor,
Dr.Ilirjan Lipi Universiteti Ismail Qemali i Vlores
MsC Rudina Lipi, Universiteti Kristal

Published in: Business, Technology
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
1,656
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
8
Actions
Shares
0
Downloads
0
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Biznese Rruga Drejt Suksesit

  1. 1. Biznese në krize, ja rruga drejt suksesit Dr.Ilirjan Lipi, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës MSc. Rudina Lipi, Universiteti Kristal, Fier  Seleksiono dhe mbaj vetëm produkte që gjenerojnë cash flow pozitiv dhe elemino ata që gjenerojnë marzh negative  Kurrë mos shpenzo në javën që je më shumë sesa teprica në fund të javës së kaluar  Krahaso raportet e tua me ato të kompanive të tjera të ngjashme me ty  Nëse biznesi juaj është duke dhënë rezultatet të këqija, është detyra juaj ta drejtoni kompaninë tuaj larg problemeve dhe ta ktheni drejt suksesit.  Të mësuarit mund të vijë si rezultat i gabimeve të cilat juve keni bërë gjatë punës në biznesin tuaj, por më e preferueshme do të ishte si rezultat i trajnimeve të vazhdueshme  Mungesa e cash-it është një efekt, jo shkaku Bizneset e mëdha e përdorin konsulencën e ofruar nga qendrat e specialiuzara për këtë qëllim, por në vendin tonë një % të rëndësishme zënë bizneset e vogla dhe mesme . Pronarët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kanë nevojë për konsulencë për drejtimin e biznesit ashtu si dhe kompanitë e medha. Fatkeqësisht ata nuk e përdorin atë sepse nuk kanë njohuri, konsulenca për manaxhimin është e shtrenjtë dhe janë të pakuptueshme për ta. Në rrugën e bizneseve drejt suksesit sugjerohet të mbahet në konsideratë: 1.Stabilizimi- Veprimi i parë në çdo krizë është të stabilizosh mjedisin, pasi vetëm kështu ju mund të merrni vendime të mira. Çelësi për të stabilizuar një biznes të vogël është të mbash një balancë ose tepricë cash-i në çdo kohë. Kurrë mos shpenzo më tepër në një javë sesa teprica që kishit në fund të javës së shkuar psh nëse ju keni 50.000 lekë cash në bankë
  2. 2. të hënën, kjo e gjitha që mund të shpenzoni këtë javë. Edhe pse ju mund të arkëtoni 75.000 lekë të mërkurën. Në këtë mënyrë ju mund të mbani një tepricë pozitive cash në fillim të çdo jave. Kjo mënyrë e thjeshtë e kontrollit të buxhetit të cash-it funksionon si frenuese e rrjedhjes së cash-it, ajo ruan cash-in e nevojshëm, ndërsa ju përcaktoni cfarë shkon keq dhe cfarë duhet bërë për ta rregulluar. Përgatisni një buxhet cash flow për 1 vit. Zakonisht kjo bëhet për të diagnostikuar problemin dhe riorganizuar biznesin. Ju duhet të krijoni cash-in e mjaftueshëm për ta superuar këtë fazë. Persona brenda dhe jashtë biznesit tuaj do t’ju shikojnë si drejtues të aftë. Në këtë mënyrë do të mund të ndikoni në imazhin tuaj duke i dhënë efekte pozitive si në ambjentin brenda ashtu dhe jashtë organizate 2.Diagnostiko. Mund të ketë një numër të madh arsyesh pse biznesi juaj ka probleme, por zakonisht më të zakonshmit : 1- shitjet kanë rënë pasi klientet i kanë marrë konkurenetet 2- ka rënie të kërkesës së tregut 3- marzhi bruto ka rënë 4- biznesi është rënduar shumë nga blerjet e shumta të godinave dhe pajisjeve Shiko raportet e performancës për tre-pesë vitet e shkuara. Pastaj krahasoji raportet e tua me ato të kompanive të tjera të ngjashme me ty. Ju mund ta merrni informacionin nga shoqata e biznesit, qendrat e biznesit, dhomat e tregetisë nëpër rrethe etj Sapo të keni analizuar kompaninë tuaj, studioni industrinë tuaj dhe se çfarë po ndodhë me konkurentët. Rezultati i kësaj analize të kompanisë dhe industrisë do tju ndihmojë të përcaktoni se çfarë ka shkaktuar krizën tuaj dhe ju duhet të punon për të zgjidhur atë. Mungesa e cash-it është një efekt, jo shkaku. Nëse doni ta shmangni atëherë riorganizohu. 3.Riorganizohu. Çdo biznes i përshtatshem ka nje vizion afatshkurtër, produkt ose shërbim që prodhon një cash flow positiv. Rendisni të mirat që ju ofroni sipas shumës pozitive të cash flow që ato prodhojnë. Cakto një pikë ku cash flow bëhet negativ. Të mirat mbi këtë pikë janë ato që duhet të mbani . Çdo gjë nën këtë pikë është skarcitet. Rregullli është: nëse prodhon cash flow positiv do të qëndroje, ndryshe do të eliminohet. 4.Planifiko. Shkruaj një plan të thjeshtë kthimi që do ta ndjekësh vitin tjetër dhe do të bindësh kreditorët tuaj të mbështeten tek ju. Theksoni objektivat në terma të matshëm. Përshkruani aktivitetin kryesor, planin e shitjeve, ristrukturim të stafit dhe të kostove. Përgatit një buxhet cash-i dhe vendos një plan mujor financiar. Ji i ndershëm me veten në vlerësimin tuaj, sesi ju ratë në një situatë të tillë dhe sesi do të dilni prej saj. Kjo do tju ndihmojë të rifitoni kredibilitetin.Në këtë mënyrë do të mund të përfitoni lëshime nga kreditorët tuaj. 5.Negocio. Renditi kreditorët në dy grupe: grupi i kreditorëve të domosdoshëm (ata të cilët keni nevojë të bëni biznes në të ardhmen, si bankat dhe furnitorët kritike) dhe grupi i biznesmenve të zakonshëm (ata të cilët ju mund ti zvendësoni dhe nuk keni nevojë të mbijetoni). Takohu me grupin e parë të kreditorëve dhe tregoju atyre planin tënd. Shumë prej tyre do të lëvizin nga ju. Mos harxhoni kohë me grupin e dytë.
  3. 3. 6.Vepro Shumë drejtues mund ta lënë pas krizën dhe të qetësojnë kreditorët e tyre, por ata janë duke dështuar dhe biznesi shpejt do të shkatërrohet. Mos lejo që kjo të ndodhi me ju. Vendos një axhendë javore dhe ndiqe atë. Bëjë të gjitha punët e caktuara për ju dhe jini i përgjegjshëm. Suksesi është humbja ose fitimi përmes veprimit. 7.Rritu ose shite kompanin. Nëse ju pëlqeni çfarë ju bëni dhe jeni i lumtur që e bëni këtë përreth 3-5 vjet, ju duhet të mbani kompaninë tuaj dhe ta rrisni atë. Ju keni tani një kompani e cila ka vlera dhe qëndrimi në rrugën e nisur do të jetë më i lehtë që tani e tutje. Ju sigurisht që tashmë dini se çfarë duhet të shmangni dhe ku të keni kujdes. Nëse jeni i lodhur, ju mund ta shisni këtë kompani dhe të bëni dicka tjetër. Lajmi i mirë është se kompania juaj tani vlen dicka. Manaxhoje mirë për aq kohë sa je në treg. Çdo pronar biznesi i cili dëshiron mund të pozicionojë biznesin e tij. Nëse biznesi juaj është duke dhënë rezultatet të këqija, është detyra juaj ta drejtoni kompaninë tuaj larg problemeve dhe ta ktheni drejt suksesit. 8.Mëso vazhdimisht. Të mësuarit mund të vijë si rezultat i gabimeve të cilat juve keni bërë gjatë punës në biznesin tuaj, por më e preferueshme do të ishte si rezultat i trajnimeve të vazhdueshme. Nëse të mesuarit do te vinte si rezultat i gabimeve, rezultati mund të ishte falimentim, por nëse vjen si rezultat i trajnimeve atëhere kjo do të ishte zhvillim për ju dhe kompaninë tuaj.

×