2
Titulli orgjinal: ‫الحق‬ ‫انتصار‬
Titulli në shqip: Triumfi i Hakut
Autor: Shejkh Abdurr-Rrahman ibën Nasir es-Sa’di
(1307-1376H) - Allahu e mëshiroftë - .
Përkthyes: Spartak Ejjub Spahija
Redaktor gjuhësor: Msc. Kujtim Bytyçi
Botues: Dituria e Dobishme
©Të gjitha të drejtat janë të përkthyesit
3
Hyrje
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit,
Mëshirëplotë.
Kjo është forma e një diskutimi ndërmjet dy
burrave që kanë qenë shokë musliman, besonin në
fenë e vërtetë dhe angazhoheshin në kërkimin e
diturisë. Njëri prej tyre u zhduk prej shokut të tij për
një kohë të gjatë, pastaj u takuan, por papritmas, u
vërejt se situata dhe morali i atij që ishte zhdukur prej
shokut të tij kishin ndryshuar, andaj shoku i tij e pyeti
atë çfarë kishte ndodhur.
Papritmas, u vërejt, se tek ai kishte mbizotëruar
propaganda e ateistëve, të cilët thërrsnin për të hequr
dorë prej fesë, dhe thërrsnin për mospranimin e asaj
me të cilën kanë ardhur profetët. Shoku i tij u përpoq
dhe u mundua për ta sqaruar atë, ndoshta ai do të
kthehej nga ky ndryshim i çuditshëm. Ky mund për ta
kthyer e ka lodhur atë, dhe kështu ai e kuptoi se kjo
është një sëmundje e madhe, sëmundje që ka nevojë
4
për ç’rrënjosje dhe për kurim me ilaçin më të
dobishëm.
Ai e kuptoi se kjo varet nga njohja e shkaqeve të
cilat e kanë bërë atë të ndryshojë, varet nga rrugët që
e kanë çuar atë deri në këtë gjëndje të frikshme, varet
nga analiza e hollë e kësaj, nga studimi i saj, nga
çlirimi prej saj, nga sqarimi i saj, varet nga krahasimi
saj me atë që e kundërshton atë dhe që e shuan atë në
mënyrë të urtë dhe të drejtë.
5
Argumentimi kundër fesë me neglizhimin e
muslimanëve është padrejtësi
Duke kërkuar të zbulojë shtysën e asaj që e ka
çuar atë deri në këtë gjëndje, ai i tha shokut të tij :
“O vëllai im! Kush janë këto motive që të kanë shtyrë
ty tek këto që po shikoj? Kush është ajo që të ka
nxitur ty për ta braktisur atë në të cilën ishe? Nëse
është diçka e mirë, atëherë që të dy ne jemi ortak në
të; e nëse është diçka tjetër, përveç kësaj, unë njoh
prej logjikës, fesë dhe etikës tënde se unë dhe ti nuk
jemi të kënaqur të qëndrojmë në atë që të dëmton.”
Ndërsa shoku i tij iu përgjigj duke i thënë: “Unë
nuk do ta fsheh ty faktin, se i kam parë muslimanët në
një gjëndje, të cilën nuk e pëlqejnë atë njerëzit me
ambicie të larta. Unë kam vërejtur tek ata injorancë,
poshtërim dhe dembelizëm! Çështjet e tyre janë të
prapambetura, gjëndja e tyre është e keqe dhe moralet
e tyre janë të ulëta! Ata kanë humbur të gjithë sensin
e fesë dhe të botës! Kam vërejtur se ata janë në një
anë, ndërsa të tjerët janë në një anë tjetër, janë
zhvilluar në këtë jetë dhe janë pasuruar me shumë
shkenca të zhvilluara, me shpikje të çuditshme e të
6
mahnitshme, dhe me industri të zhvilluar. Kam
vërejtur se të gjithë popujt u janë nënshtruar atyre, se i
kanë robëruar, se kanë arritur të veprojnë plotë
pushtet tek popujt e dobët ashtu sikurse duan vetë,
dhe i llogaritin ata si skllevër dhe shërbëtor. Kam
vërejtur tek ata krenarinë që më ka habitur, mjeshtëri
që më ka mahnitur, prandaj kam thënë në veten time:
Sikur mos të ishin ata në të drejtëndërsa muslimanët
në të të padrejtë, nuk do të ishin në këtë përshkrim që
të kam përmendur. Prandaj, kam menduar se ndjekja e
rrugës së tyre është me përfundim më të mirë për
mua. Pra, ky është motivi që më ka shndërruar mua në
këtë gjëndje që ke parë.”
Atëherë kur ai e shfaqi atë çka fshihte, shoku i tij i
tha: “Nëse ky është motivi që të ka ndryshuar ty në
këtë që shoh, ky nuk është prej motiveve në të cilën
njerëzit me mendje të shëndosh bazohen për besimet,
moralet, veprat dhe të ardhmen e çështjes së tyre.
Dëgjo me vëmendje o shoku im analizën e kësaj
çështje që të ka mashtruar ty dhe realitetin e tij”:
7
“Fakti se muslimanët janë të prapambetur në atë që
ke përmendur, nuk ka rrjedhur prej fesë së tyre, ngase
çdokush që ka sadopak mendjeprehtësi dhe
largpamësi e di se feja Islame thërret për tek
dobishmëria dhe përmirësimi; në çështjet e fesë dhe
dynjasë së tyre. Ajo nxit që të pregatitemi me
mësimin e shkencave dhe degëve të dobishme. Ajo
thërret që të forcohet fuqia shpirtërore dhe materiale
për luftimin e armiqve, për të shpëtuar prej të keqes
dhe dëmit të tyre. Askush nuk ka përfituar ndonjë
dobi që ka lidhje me këtë botë - pavarësisht dobive
fetare - përveçse prej kësaj feje. Mësimet dhe
udhëzimet e saj qëndrojnë duke i thirrur përfaqësuesit
e tij: "Ejani të angazhoheni me të gjitha shkaqet e
dobishme, të cilat iu ngrejnë dhe iu zhvillojnë në fenë
dhe dynjanë tuaj."
A ka argumenta kundër fesë me neglizhencën e
muslimanëve?!...
Pikërisht kjo është padrejtësia e qartë! A nuk është
prej mendjes së mangët, prej ëndjes dhe fanatizmit që
të vështrohet situata e muslimanëve në këto kohëra ku
janë përkeqësuar shkencat, veprat dhe moralët e tyre,
8
ku i kanë humbur të gjithë faktorët e fesë së tyre,
ndërsa nga ana tjetër ti nuk vështron në lulëzimin e
Islamit dhe fesë në fillimin e epokës së tij, atëherë kur
ata zbatonin fenë, kur ata ishin të qëndrueshëm drejtë
në fe, kur ata ndiqnin çdo rrugë tek e cila thërret feja,
dhe si rrjedhoj u ngritën morali dhe veprat e tyre, saqë
arritën në një grade, tek e cila, nuk ka arritur e as nuk
ka për ta arritur atë asnjë prej të parëve dhe të fundit.
E gjithë bota, nga lindja dhe perëndimi, iu nënshtruar
atyre. Kombet më të fuqishme iu përulën atyre dhe e
gjithë kjo për shkak të fesë së vërtetë, drejtësisë,
urtësisë, mëshirës dhe cilësive të bukura që kishin?!
A nuk është shtysë motivuese, dobësia e
muslimanëve në këto kohëra për njerëzit largëpamës
dhe përkrahës prej tyre, që të jenë shumëfish në
aktivitetin dhe luftën e tyre më të madhe, që të
derdhin mundin për të arritur pozitat e larta, në
mënyrë që të shpëtojnë prej humnerës së thellë në të
cilën kanë rënë?! A nuk është kjo prej përgjegjësive
dhe detyrave më të mëdha në këtë rast?! Lufta, në
rastet kur muslimanët janë të fuqishëm dhe kanë
shumë pjesëmarrës në të, është një vepër me vlerë të
madhe, që ia kalon të gjitha adhurimeve, ngase vlerat
9
dhe frytet e luftës nuk munden të shprehen. Në
qoftëse jo, në cilat raste, gjëndja e tyre është kështu
sikurse e përshkrove?!
Në të tilla raste lufta është në dy lloje:
- Njëra prej tyre: Është përpjekja për t'i ndrequr
muslimanët, për t’i zgjuar ambiciet e tyre, për
t’i ringjallë synimet e tyre, për t’i dhënë mësim
dituritë e dobishme dhe për t’i pastruar ata me
moralet e larta. Kjo është më e vështira prej
këtyre dyve, porse është më e mira dhe më e
dobishmja e tyre.
- E dyta: Përpjekja për luftimin e armiqve dhe
për përgatitjen e të gjithë gatishmërive në fjalë,
në vepër dhe në politikën e brendshme dhe të
jashtme, për kundërveprimin dhe për shpëtimin
prej të keqes së tyre!
Atëherë kur çështja ka arritur në këtë situatë,
sikurse e përshkrove, dhe kur situata është bërë
kritike, ti i braktis vëllezërit e tu muslimanë, dhe
dezerton me frikacakët dhe kundërshtarët?! Me gjithë
këto, si mundet që t'i bashkohesh grupit
10
kundërshtarë?! Kij frikë Allahun! Kij frikë Allahun o
vëllai im! Mos u bë më i vogël sesa ata që u është
thënë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﱑ‬
‫ﱒ‬
‫ﱓ‬
‫ﱔ‬
‫ﱕ‬
‫ﱖ‬
‫ﱗ‬
‫ﱘ‬
‫ﱠ‬
:‫ران‬‫م‬
‫ع‬ ‫آل‬
١٦٧
“Ejani të luftoni në rrugën e Allahut, ose të
paktën mbrohuni!” [Surja Ali Imran, 167]
Luftoni për fenë tuaj, ose (të paktën) mbroni
popullin dhe vendin tuaj! Mos u bëj sikur ata
hipokritë! O vëllai im! Unë i lutem Zotit të të ruaj prej
kësaj gjëndje, të cilën nuk e pëlqen asnjë prej
përfaqësuesve të feve, as përkrahësit dhe të
ndershmit.
A je i kënaqur ta shoqërosh popullin tend, në situata
të krenarisë dhe fuqisë së mjeteve dhe racës së tyre, të
ndahesh prej tyre në raste të poshtërimit dhe
fatkeqësive të tyre, t’i tradhtosh në një kohë të
vështirë e të domosdoshme për ndihmesën e njerëzve
të mirë dhe për zbrapsjen e agresionit të armikut? A
ke parë ndonjë popull më të mirë sesa populli yt, apo
ke njohur ndonjë fe më të mirë sesa feja jote?
11
Kulturë e zbukuruar nga jashtë dhe e
rrënuar nga brenda
I këshilluari i tha: "Çështja është ashtu sikurse të
kam thënë. Vetja ime është mallëngjyer me ata popuj
që kanë përsosur shkencat dhe industritë, dhe janë
zhvilluar në këtë jetë!"
Ndërsa shoku i tij duke diskutuar me të i tha: "Ti
ke refuzuar të pranosh një fe të lartë, me rregulla të
përsosura, me shtylla të qëndrueshme, me argumente
të shndritshme, që thërret për tek çdo e mirë, që nxit
për lumturi e shpëtim, dhe që i thotë përfaqësuesve të
vetë: "Ejani tek çdo dobishmëri dhe përmirësim, tek
çdo mirësi dhe sukses! Ndiqni çdo rrugë që ju çon për
tek lumturia e kësaj bote dhe e botës tjetër."
Ti ke refuzuar të pranosh një fe që është ndërtuar
mbi kulturë të zhvilluar të saktë, që është ndërtuar
mbi drejtësi dhe Teuhid, që është themeluar mbi
mëshirë, urtësi, dituri, keqardhje dhe dhënje të të
drejtave të obliguara dhe të pëlqyera, që është e pastër
prej padrejtësisë, lakmisë dhe moraleve të ulëta. Ajo
ka përfshirë në hijen dhe bamirësinë e saj të gjatë, në
12
mirësinë gjithëpërfshirëse të saj, dhe në shkëlqimin e
përsosur të saj çdo gjë që ka ndërmjet lindjes dhe
perëndimit. Këtë gjë e ka pranuar përkatësi i saj dhe
kundërshtari i drejt i saj. A e braktis atë duke
dëshiruar kulturën e bazuar në mosbesim dhe ateizëm,
e themeluar në lakmi, babëzi, mizori dhe padrejtësi
ndaj robërve, kulturë e cila ka humbur shpirtin e
besimit dhe mëshirës së tij, që është e zbrazët prej
diturisë dhe urtësisë së tij?
A mendon se kjo kulturë e zbukuruar nga jashtë por
e rrënuar nga brenda i jep kulturë atij që është në
ekzistencë, ndërkohë që realisht ai përfundimin e ka
në shkatërrim dhe rrënim? A nuk i sheh gjurmët e tij
në këto kohëra, çfarë përmban ajo prej fatkeqësive
dhe mjerimeve, atë që ajo ka tërhequr për krijesat prej
shkatërrimit, shuarjes dhe rrënimit?
A kanë dëgjuar krijesat, që nga koha prej kur i ka
krijuar Allahu, diçka të ngjashme me këto masakra
njerëzore tek e cila përfundon kulmi i kësaj kulture?
A i ka shpëtuar ata prej dënimit të Allahut kjo kulturë
atëherë kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, që nuk u ka
shtuar atyre gjë tjetër përveçse shkatërrim? Mos të të
13
mashtrojë ty ajo çka sheh prej pamjeve të zbukuruara,
fjalëve false dhe propagandave të gjata e të gjëra!
Shiko në brendësi të çështjeve dhe realitetin e tyre,
dhe mos të të mashtrojë ty pamja e dukshme e saj!
Medito në rezultatet e rënda dhe frytet e shëmtuara! A
i ka bërë ata të lumtur kjo kulturë në këtë botë në të
cilën nuk shpresojnë në tjetër përveç saj?! Apo i sheh
ata, si përkeqësohen dhe trasferohen nga një e keqe
tek shumë të këqia?! Ata nuk qetësohen në një kohë,
vetëm bëhen gati e ruhen për të këqia të tmerrshme,
për masakra të mëdhaja? Nëse fuqia, kultura,
civilizimi dhe të gjitha lëndët boshatisen prej fesë së
vërtetë, këtë natyrë ka dhe këto janë frytet dhe
mjerimet e saj. Ajo nuk ka themele dhe baza të
dobishme, dhe as synime të mira.
Megjithatë, e supozojmë se ata kënaqen në jetën e
tyre dhe mashtrohen me krenarinë, me udhëheqjen
dhe me dukuritë e fuqisë dhe jetës, nëse ti do të
bashkohesh dhe do të miqësohesh me ta, a do të
shoqërojnë ty në jetën e tyre dhe do të bëjnë ty sikurse
fëmijët e popullit të tyre?
14
Jo pasha Allahun! Nëse ata kënaqen prej teje,
atëherë ata do të bëjnë një prej shërbëtorëve të tyre
më të përulur! Argument i kësaj është se ti, në natën
dhe në ditën tënde, lodhesh duke i shërbyer atyre; flet,
debaton dhe grindesh për llogarinë e tyre, ndërkohë
që ti nuk sheh, se ata të ngrejnë ty që të barazojnë me
njeriun më të ulët prej popullit dhe racës së tyre!!
Kij frikë Allahun! Kij frikë Allahun - o vëllai im -
në fenë, moralin dhe etikën tënde!!
Kij frikë Allahun! Kij frikë Allahun në pjesën e
mbetur të jetës tënde, ngase bashkimi me ta - pasha
Allahun - është pikërisht ai shkatërrimi!!
15
Shoqëria e mirë dhe rreziku i
largimit prej saj.
I këshilluari i tha: “Ke thënë të vërtetën në atë që
ke folur, mirëpo unë kam disa shokë në këtë ideologji
që janë të kulturuar. Unë kam në këtë ide një rini të
edukuar. Unë jam marrë vesh me ta, të kapemi me
ateizmin dhe të nënçmojmë ata që kapen me fenë e
Zotit të robërve. Ne kemi marrë shumë prej
kënaqësive, dhe kemi lejuar ato gjëra, tek e cila
thërrasin dëshirat e vetes prej llojeve të epsheve. Pra,
si mundet të ndahem unë prej atyre zotërinjve? Si
mundet të ndahem unë prej tyre, ndërkohë që unë jam
lidhur me ta maksimalisht?! Tani tek unë, më luftojnë
dy thirrje:
- Thirrja për tek e vërteta - pasi është bërë e qartë
dhe u sqarua rruga e tij dhe argumenti i tij - ,
- dhe thirrja e dëshirës së vetes, thirrja e lidhjes me
ata shokë që e kundërshtojnë totalisht të vërtetën.
Pra, kush është rruga që të më qetësojë dhe të më
shërojë mua, dhe kush është ajo, e cila më bën të
qetësohem në këtë çështje?”
16
Shoku i tij këshillues i tha: “A nuk e di ti, se prej
detyrave dhe obligimeve më të mëdha, prej virtyteve
të njeriut të zgjuar është, të ndjekë të vërtetën, e cila, i
është qartësuar atij dhe ta lërë të padobishmen në të
cilën është, sidomos gjatë luftës psikologjike me
veten dhe qëllimeve të kësaj bote, se njeriu i
suksesshëm është ai, që kur bie në rreziqe, atëherë ai
kërkon mjetin për të arritur shkaqet shpëtuese? A nuk
e di ti, se prej begative të Allahut mbi robin, është t’i
caktojë atij këshillues që e udhëzojnë atë për tek çdo e
mirë, e urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë prej të
keqes dhe përpiqen për lumturin dhe shpëtimin e tij?
Më pas, prej përsosmërisë së kësaj begatie është, që
Allahu t'i japi atij sukses për t'iu bindur Atij, që ai
mos të përngjasojë me ata për të cilët ka thënë Allahu:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﲟ‬
‫ﲠ‬
‫ﲡ‬
‫ﲢ‬
‫ﲣ‬
‫ﱠ‬
:‫راف‬ ‫األع‬
٧٩
"...porse ju nuk i doni këshilluesit." [Surja el-
Âraf, 79]
Më pas, dije, se ndoshta njeriu kur e ka shijuar
ideologjinë e të devijuarve, dhe e ka parë devijimin në
17
të cilën janë ata, më pas kthehet tek e vërteta, e cila
është e dashura e zemrave, atëherë kjo është me efekt
dhe me dobi më të madhe për të.
Kthehu tek e vërteta sinqerisht dhe bindu me
premtimin e Allahut:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﳔ‬
‫ﳕ‬
‫ﳖ‬
‫ﳗ‬
‫ﳘ‬
‫ﳙ‬
‫ﱠ‬
:‫مران‬
‫ع‬ ‫آل‬
٩
"...vërtetë Allahu nuk e thyen premtimin." [Surja
Ali Imran, 9]”
18
Krahasimi i gjëndjes së ateistëve dhe
gjëndjes së besimtarëve
I këshilluari tha: “Nuk është e fshehtë tek ty o
vëllai im, se e kota kur hynë tek zemra dhe zë vend
fortë në të, atëherë ajo nuk del prej saj lehtë, prandaj,
dëshiroj që të më sqarosh kotësinë e gjëndjes në të
cilën janë ata ateistët, me një sqarim të plotë, sepse
ata ngrejnë dyshime të ndryshme në propagandën e
fjalës së tyre, në mënyrë që të mashtrohen ata të cilët
nuk kanë largëpamësi!”
Ndërsa këshilluesi i tha: “Dije, se e vërteta dhe e
pavërteta janë dy gjëra të kundërta, e mira dhe e keqja
janë dy gjëra që e mohojnë njëra-tjetrën. Me njohjen e
njërës prej dy të kundërtave, del në pah e mira e
tjetrës dhe e shëmtuara e saj.
Unë po të njoh në mënyrë të përgjithshme dhe me
vërejtje të hollë:
Nëse dëshiron të krahasosh ndërmjet gjërave të
kundërta, atëherë shiko tek themeli mbi të cilin është
themeluar dhe bazat mbi të cilën është ndërtuar, shiko
19
në gjurmët, në rezultatet dhe frytet që rrjedhin prej
saj, shiko tek argumentet dhe faktet me të cilat janë
vërtetuar, shiko tek ato gjëra që përmban prej
mirësive dhe dobive, prej shkatërrimeve dhe dëmeve,
dhe atëherë kur t’i kesh parë këto gjëra me një kuptim
të saktë dhe logjikë të pjekur, atëherë ty do të dalë në
pah dukshëm kjo gjë.
Nëse i njeh këto baza, këtë fe të vërtetë tek i cili
kanë thirrur në përgjithësi Profetët dhe në veçanti vula
dhe prijësi i tyre, Muhammedi - sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem - , që është ndërtuar dhe është themeluar mbi
Teuhidin dhe adhurimin e një Zoti të vetëm, i paortak,
që është themeluar në dashurinë, shpresën,
sinqeritetin, nënshtrimin dhe përuljen ndaj Zotërimit
të Tij.
Argumentet logjike dhe instiktive, kanë treguar për
këtë bazë, që është baza më e madhe e të gjitha
bazave; të gjithë Librat Qiellor, të gjithë Profetët dhe
të Dërguarit, si dhe ndjekësit e tyre prej njerëzve të
diturive të rrënjosura, mendjeve të shëndosha,
moraleve dhe etikave të larta - kanë treguar për këtë
bazë. Të gjithë ata kanë rënë në konsensus:
20
- se Allahu është Një dhe është i cilësuar me të
gjitha cilësitë e përsosura, me madhështinë dhe
bukurinë maksimale,
- se Ai është Krijuesi, Gjithëfurnizues, Kontrolluesi
i çdo gjëje,
- se Ai është i Pastër prej çdo cilësie e mangët dhe
nga ngjasimi me krijesat,
- se askush nuk e meriton adhurimin, lavdërimin
dhe falenderimin përveç Tij.
Pra, Feja Islame është themeluar dhe është ngritur
mbi këtë bazë.
Ndërsa, ajo mbi të cilën është themeluar ateizmi e
mohon tërësisht këtë bazë, sepse ai është bazuar në
mohimin e Krijuesit, e jo më pranimin e përsosmërisë
së tij dhe obligimin më të madh, që është adhurimi
Allahut të vetëm e paortak. Përkatësit e kësaj
ideologjie, janë krijesat më mendjemëdhenj, janë
mohuesit e gjësë më të dukshme dhe më të qartë. Ai i
cili mohon Allahun, çfarë gjëje tjetër pranon?!
21
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﱰ‬
‫ﱱ‬
‫ﱲ‬
‫ﱳ‬
‫ﱴ‬
‫ﱵ‬
‫ﱶ‬
‫ﱷ‬
‫ﱸ‬
‫ﱹ‬
‫ﱺ‬
‫ﱻ‬
‫ﱼ‬
‫ﱽ‬
‫ﱠ‬
:‫ة‬ ‫الجاثي‬
٦
"...e në çfarë fjale, pos Allahut (Kur’anit) dhe
argumenteve të Tij do të besojnë ata?!" [Surja el-
Xhathijeh, 6]
Ata janë njerëzit më larg nënshtrimit ndaj Allahut
dhe kthimit tek Ai, më larg përvetësimit të moralit të
mirë tek të cilat thërrasin ligjet e fesë, të cilave i
nënshtrohen mendjet e shëndosha. Zemrat e tyre janë
të boshatisura prej Teuhidit të Allahut, besimit në
Allahun dhe pjesëve të domosdoshme të tij. Ata janë
njerëzit më injorantë, më pak largpamës dhe më pak
njohës të ligjit Islam, të bazave të fesë dhe të degëve
të tij. Ata i gjen të shkruajnë, të flasin dhe të
pretendojnë për veten e tyre prej diturisë, njohurisë,
kulturës dhe bindjes, gjëra të cilat nuk i arrijnë as
dijetarët e mëdhenj. Sikur t'u kërkohej ndonjërit prej
tyre që të fliste për një bazë prej bazave të mëdha të
fesë, të cilën çdokush duhet ta dijë, ose për ndonjë
dispozitë prej dispozitave në adhurime, transaksione
22
dhe martesë, atëherë do të dal në pah paaftësia e tij,
dhe ai nuk ka arritur as atë që kanë arritur nxënësit e
vegjël të diturisë sheriatike. Si mundet që i mençuri -
e jo më besimtari - t’i besojë fjalëve të tyre për fenë?!
Fjalët e tyre në çështjet e fesë nuk kanë vlerë fare.
Nëse do të shqyrtoje rezultatin e situatës në të cilën
janë krerët e tyre, do të vështroje se ata janë
angazhuar me njohuri të pakëta prej shkencave arabe,
se ata lexojnë shpesh gazetat që janë sipas tekave të
tyre, ata janë ushtruar me fjalët që janë prej metodave
të shumë prej këtyre gazetave të ulëta, prandaj
menduan për veten e tyre dhe për pasuesit e tyre, se
kanë njohuri rreth shkencave... Ky është kulmi i
diturisë ku arrijnë ata.
Sa i përket moralit, as mos pyet për moralet e atyre
që nuk besojnë në Allahun dhe në Botën Tjetër dhe që
nuk besojnë në fetë e sakta, sepse morali, është
rezultat i besimeve të sakta dhe besimeve të prishura.
Kulmi i moralit që kanë ata, është lajkatimi me fjalë e
me vepër dhe përulja e rremë ndaj krijesës. Me gjithë
këtë përulje të ulët, i gjen ata se kanë shumë
vetëpëlqim, mendjemadhësi, nënçmim të krijesave
dhe ndjejnë neveri prej përzirjes me ata të cilët i
23
nënçmojnë. Pra, ata janë krijesat e Allahut më të ulëta
dhe më kryeneçe e më mendjemëdhenj.
Më pas, këtë moral, të quajtur tek ata si 'kulturë', ata
e ndihmojnë me pispillosje, me zbukurimin e rrobave,
e shtëpive dhe stolive, madje shumë prej kohës së tyre
ata e çojnë në këtë, kurse zemrat e tyre janë të
rrënuara dhe të boshatisura prej udhëzimit dhe moralit
të bukur. Ç'dobi ka bukuria e jashtme false pa
bukurinë reale?!
Më pas, nëse do të vëresh synimet dhe qëllimet e
tyre, ato janë qëllime të ulëta, synime të poshtra dhe
ambicie personale. Nëse do të shqyrtosh gjëndjet e
tyre, atëherë do të vëresh se kur ata mblidhen, kujton
se ata janë shokë të bashkuar, ndërsa kur ata ndahen,
ata janë armiq të njëri-tjetrit:
‫ﭐﱡ‬
‫ﲦ‬
‫ﲧ‬
‫ﲨ‬
‫ﲩ‬
‫ﲪ‬
‫ﲫ‬
‫ﲬ‬
‫ﲭ‬
‫ﲮ‬
‫ﲯ‬
‫ﲰ‬
‫ﱠ‬
:‫ر‬ ‫الحش‬
١٤
"...Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo,
zemrat e tyre janë të përçara, ngase ata janë
njerëz që nuk kuptojnë." [Surja el-Hasher, 14]
24
Kjo që unë të kam përshkruar prej situatës së tyre -
dhe që ti i njeh këto - është pak prej shumë të këqiave
që ata kanë. Si mundet të kënaqesh që ata të jenë të
dashurit dhe shokët e tu, të kënaqesh për shkak se ata
kënaqen, të mërzitesh për shkak se ata mërziten dhe t'i
japësh përparësi atyre ndaj fatit tënd real dhe
lumturisë tënde të përhershme?! Shih cilësitë e tyre
me një shikim hetimi dhe drejtësie! Krahaso ndërmjet
tyre dhe cilësive të njerëzve të mire, të cilëve u janë
mbushur zemrat me dashurinë e Allahut, me pendimin
tek Ai, me besimin dhe përkushtimin e veprës vetëm
për Të, të cilëve u janë mbushur gjuhët me
përmendjen e Allahut dhe lavdërimin e Tij, gjymtyrët
e tyre janë angazhuar me çdo mjet që i afron tek
Allahu, tek Kënaqësia Tij, tek shpërblimi i Tij dhe tek
bamirësia ndaj krijesave. Ata janë njerëzit më
guximtarë, janë që flasim më drejtë, janë më morale
dhe vepra më të pastra, janë njerëzit më afër çdo
mirësie dhe më larg çdo të keqe. Ata e përmbajnë
veten për mos t’i lënduar krijesat, derdhin mundin e
tyre për ta dhe bëjnë durim prej lëndimit të tyre.
A i jep përparësi atyre që i kanë mbushur zemrat e
tyre me dyshim dhe hipokrizi, që janë shfaqur në
25
pamjen e tyre të jashtme dhe që kanë përvetësuar
moralin më të ulët - ndaj atyre të cilëve
karakterizohen me cilësi të mira? Ata çohen me
hipokrizi e syefaqësi dhe ulen me lajkatim, vetpëlqim
e me mendjemadhësi. Karakteri i tyre është ngurtësia,
lakmia e madhe dhe babëzia. Cilësia e tyre është
gënjeshtra, mashtrimi, falsiteti dhe servilizmi. Ata
kanë privuar bamirësinë ndaj çdo krijese, janë cilësuar
me çdo poshtërsi, i kanë përkushtuar të gjithë
studimet e tyre shkencore për çdo ateist dhe kanë
ndjekur në moralet e tyre çdo person të ulët e të
prishur.”
26
Rruga për lumturinë në këtë botë dhe në
botën tjetër.
I këshilluari tha: “Pasha Allahun! Nuk ke bërë
padrejtësi në përshkrimin e tyre as sa një grimcë,
mirëpo unë dëshiroj të më tregosh për ndonjë rrugë që
bashkon ndërmjet lumturisë në këtë botë dhe në botën
tjetër, sepse shpirtrat që janë rritur dhe janë edukuar
me moralin e tyre, nuk kthehen ndryshe prej asaj me
të cilën janë mësuar, vetëm se me ndonjë gjë të forte,
ose me diçka që të ngjall dëshirë dhe tundim tërheqës,
ose me diçka që të ngjall frikë dhe e mposhtë atë.”
Ndërsa shoku i tij këshillues i thotë: “Pasha
Allahun! Ti ke arritur në këtë fe qëllimin tënd. Pasha
Allahun! Në të gjen çdo gjë që ti dëshiron dhe të
intereson, sepse kjo është feja që ka bashkuar
ndërmjet lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër, në
të janë kënaqësitë e zemrës, shpirtit dhe trupit. Nuk
humb gjë prej kërkesave të vërteta të shpirtit dhe prej
gëzimeve, vetëm se e arrin atë. Pra, në të ke çdo gjë
që shpirti dëshiron dhe që syri kënaqet me të. Unë do
ta sqaroj këtë gjë ty:
27
Dije se bazat e kënaqësive të kërkuara janë:
- Së pari: Rehatia dhe qetësia e zemrës, gëzimi dhe
hareja e saj; zhdukja e shqetësimeve dhe e
brengave të saj.
- Së dyti: Të qënit i kënaqur dhe i qetë me atë ç'ka i
është dhënë robit prej dëshirave trupore.
- Së treti: Përdorimi i këtyre në atë mënyrë me të
cilën arrihet gëzimi dhe kënaqësia.
Kushdo që është furnizuar me këto të tri çështjet
dhe i përdor ato siç duhet, pikërisht ky ka arritur çdo
gjë me të cilën janë lidhur ambiciet e ambiciozëve,
ngase të gjithë kënaqësitë kthehen tek këto që
përmendëm.
 Sa i përket kënaqësive të zemrave, arritjes
së gëzimit të saj dhe largimit të brengave të
saj:
Baza e kësaj është vetëm me besimin e plotë në atë
që Allahu i ka thirrur robërit e tij, prej: besimit se Ai
është i veçuar me të gjitha cilësitë e përsosura,
mbushjes së zemrës me madhërimin e Tij, me
adhurimin e Tij, me nënshtrimin ndaj Tij, pendimin
28
tek Ai, përkushtimin e veprës së gjymtyrëve dhe
veprës së zemrës vetëm për Fytyrën e Allahut më të
Lartit, dhe gjithë atyre gjërave që i përkasin kësaj,
prej: këshillës së çiltër ndaj robërve të Allahut,
dëshirën e të mirës për ta, derdhjes së mundit për t'i
bërë dobi dhe bamirësi atyre, shpeshtimin e
përmendjes së Allahut, kërkimit të faljes dhe
pendimit. Pra, kujtdo që u janë dhënë këto gjëra, atij i
ka arritur në zemër prej udhëzimit, mëshirës, dritës
dhe gëzimit; prej largimit të brengave, shqetësimeve
dhe anktheve, gjë e cila është shembull për kënaqësitë
e botës tjetër. Përkatësit e kësaj çështje nuk i kanë zili
të zotët e kësaj bote dhe mbretërit për kënaqësit dhe
pushtetin që kanë. Përkundrazi, ata janë të mendimit
se ajo çka u është dhënë vetes së tyre prej këtyre
gjërave, ia kalon shumfish asaj çka u është dhënë
mbretërve.
Këtë kënaqësi të zemrës nuk e njeh tamam askush,
përveç atij që e ka shijuar dhe e ka provuar, sepse siç
është thënë:
29
“Ai që e ka provuar shijen e kënaqësisë së popullit, e
kupton atë, e kushdo që e kupton atë, shkon e blen me
shpirt." 1
Kjo është një shenjë që të tregon rrugën për
kënaqësinë shpirtërore, e cili është baza e çdo
kënaqësie.
 Ndërsa çështja e dytë:
Allahu i ka dhënë robërve fuqi, shëndet dhe çka
vjen pas tyre prej: pasurisë, familjes, fëmijës, aftësisë,
e të tjera përveç këtyre.
Njerëzit në raport me këto gjëra janë dy lloje:
1. Njërit lloj prej tyre u janë shndërruar këto
begati në sprovë dhe dënim.
2. Ndërsa njërit lloj u janë shndërruar këto begati
në mirësi dhe dhurata.
1
(Shënim i përkthyesit) Dmth: Ai që e ka provuar shijen e
moraleve të mira të një populli, e kupton realitetin e kënaqësisë së
shijes së tyre dhe përkushtohet me gjithë shpirt për të përvetësuar
këto morale të larta.
30
Sa i përket përkatësve të fesë së vërtetë, ata janë
përballur me këto mirësi në mënyrë falënderuese ndaj
Allahut, me gëzim për mirësinë e Tij, dhe i kanë
shfrytëzuar në bindje ndaj Atij që i ka begatuar me
këto mirësi. Ata, e kanë ditur se këto janë mjetet më
të mëdha për arritjen e kënaqësisë së Zotit të tyre,
arritjes së mirësisë dhe shpërblimit të Tij, vetëm nëse
ata i shfrytëzojnë këto në atë për të cilën janë
pregatitur dhe janë krijuar.
Ata janë kënaqur plotësisht me Allahun për shkak të
këtyre begative, ngase ata e kanë ditur se këto begati
janë prej Allahut i Cili ka Urtësi të plotë në çdo
çështje dhe caktim të Tij, se Ai ka Mëshirë të gjërë në
të gjitha drejtimet e Tij, se Ai ka begati të bollshme në
çdo gjë që ka dhuruar, dhe se Ai me ta është më i
Mëshirshëm sesa të gjithë krijesat.
Duke qenë se ata e kanë ditur bindshëm burimin e
këtyre begative prej Atij që ka këto veti, ata janë
kënaqur plotësisht me atë që u është dhënë prej këtyre
begative të pakta e të shumta. Zemrat e tyre janë
qetësuar, nuk kanë pretendime dhe kërkesa për atë që
nuk u është caktuar atyre.
31
Kur arrinë qetësinë dhe kënaqësinë me Allahun për
atë që të është dhënë, atëherë ti ke arritur 'Jetën e
Këndshme'. Kur t'i kesh kuptuar tamam cilësitë e tyre,
atëherë do të kuptosh se kënaqësia e kësaj bote
realisht është në të kënaqurit me aq sa të është dhënë
prej fatit të Allahut, është në qetësimin e zemrave me
përmendjen dhe bindjen ndaj Allahut. Nëse ndonjëri
prej tyre nuk do t'i kishte këto gjëra - fuqi, shëndet,
pasuri, familje, fëmijë dhe ato çka rezultojnë prej
këtyre - veçse pak, atëherë ai do të ishte në qetësi dhe
lumturi nga dy aspekte:
Aspekti i parë: Nga aspekti i moskërkesës dhe mos
pasjes pretendime për ato gjëra që nuk i ka arritur.
Aspekti i dytë: Nga aspekti asaj çka shpreson prej
shpërblimit të Allahut të shpejtë e të mëvonshëm për
këtë adhurim të zemrës, e cila ia kalon shumë prej
atyre adhurimeve trupore, ngase adhurimi i Allahut
me njohjen e begative të Tij, me pranimin e tyre, me
kënaqësinë për ata, me shpresën tek Allahu që t’ia
bëjë këto begati të vazhdueshme, që t’ia plotësojë ato,
që t’ia bëjë mjet për arritjen e begative të tjera, dhe që
t'ia bëjë rrugë për arritjen e lumturisë së përhershme, -
32
pra, nuk ka dyshim se këto gjëndjet shpirtërore janë
prej adhurimeve më të mira dhe më madhështore.
Sa shumë dallim ka ndërmjet gëzimit të atij që
adhuron me frymën e fesë, që ka arritur jetën e
këndshme, dhe ndërmjet atij që i merr këto mirësi me
shkujdesje, me mospranim të begatisë së dhuruesit të
këtyre begative dhe është dëshpëruar me brengat dhe
shqetësimet e saj! Kur ai arrin diçka prej kërkesave të
shpirtit, atëherë ai nuk është i kënaqur me të, por sheh
për diçka tjetër! Ky kalon nga një vështirësi, në një
tjetër vështirësi, sepse zemra e tij është e lidhur fortë
me kërkesat e trupit. Kur atij i vjen begatia ndryshe
nga çfarë shpresonte dhe dëshironte, atëherë ai
mërzitet shumë. Ai nuk resht së qëni në mërzitje të
vazhdueshme sepse kërkesat e shpirtit janë të
shumëllojshme; nëse shpirtit i qëllon njëra dëshirë,
nuk të qëllon tjetra. Ndoshta në një gjë të vetme
grumbullohet, nga një aspekt gëzim, ndërsa nga një
tjetër aspekt pikëllim; gëzimi i tij është i përzier me
mërzitjen e tij, lumturia e tij është e përzier me
pikëllim e tij. Ku ka një jetë të këndshme ky?!
33
Jeta e këndshme është vetëm për largpamësit dhe të
zotët e mendjes, të cilët i marrin këto begati me
pranim, moskërkesë dhe kënaqje.
 Ndërsa gjëja e tretë e cila është përdorimi i
këtyre begative:
Njeriu që është në fenë e saktë i merr këto begati në
mënyrë falenderimi ndaj Allahut, duke qenë i gëzuar
me mirësinë e Tij. Ai synon që me këto begati të
forcohet për atë çka është krijuar prej adhurimit dhe
bindjes ndaj Allahut. Ai i shpenzon ato duke
shpresuar në Kënaqësinë e Allahut, në mirësinë e Tij
dhe kompensimet që do t'i jepen herët dhe ato të
mëvonshme. Ai e di se kur shpenzon për veten e tij,
për familjen e tij, për fëmijën e tij apo për atë që ka
lidhje me të, atëherë shpenzimi i tij është përputhur
me vendin e tij dhe ka rënë në vendin e tij. Atij nuk i
duket e rëndë shpenzimi i shumtë në këtë rrugë sepse
ai thotë me bindje: "Kjo është gjëja më parësore që
kam shpenzuar në pasurinë time. Ky është obligimi
më i madh që kam kryer. Kjo është gjëja më e mirë që
kam kryer prej gjërave të dashura. Kjo është gjëja më
34
e madhe për të cilën shpresoj prej Allahut të ma
kompensojë, sepse Bujari, i Cili ta jep hakun thotë:
‫ﱡ‬
‫ﳌ‬
‫ﳍ‬
‫ﳎ‬
‫ﳏ‬
‫ﳐ‬
‫ﳑ‬
‫ﳒ‬
‫ﳓ‬
‫ﳔ‬
‫ﳕ‬
‫ﳖ‬
‫ﱠ‬
:‫سبأ‬
٣٩
"...dhe çdo gjë ç'ka ju shpenzoni Ai ua
kompenson atë dhe Ai është më i miri furnizues."
[Surja Sebe, 39]
Ai vazhdon duke pasur parasysh shpresën e
shpërblimit për mundin që ka bërë me fitimin e tij, për
shpenzimin e këtyre llojeve, duke kuptuar fjalën e
Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - :
"
َ
‫ك‬َّ‫ن‬ِ‫إ‬
َ
َ
‫ن‬‫ل‬
َ
َ
‫ق‬ِ‫ف‬‫ن‬ُ‫ت‬
َ
َ
‫ة‬‫ق‬‫ف‬‫ن‬
َ
‫ي‬ِ‫غ‬‫ت‬‫ب‬‫ت‬
َ
‫ا‬‫ه‬ِ‫ب‬
َ
َ
‫ه‬‫ج‬‫و‬
َ
،ِ َّ
‫َّللا‬
َ
ََّ
‫ّل‬ِ‫إ‬
َ
َ
‫ت‬‫ر‬ ِ‫ج‬ُ‫أ‬
َ
،‫ا‬‫ه‬‫ي‬‫ل‬‫ع‬
َ
‫ى‬َّ‫ت‬‫ح‬
َ
‫ا‬‫م‬
َ
َُ‫ل‬‫ع‬‫ج‬‫ت‬
َ
‫ي‬ِ‫ف‬
َ
‫ي‬ِ‫ف‬
َ
َ
‫ك‬ِ‫ت‬‫أ‬‫ر‬‫ام‬
."
"Çdo shpenzim që ti shpenzon duke kërkuar Fytyrën
e Allahut me të, ti do të shpërblehesh për të, madje
edhe për atë që vendos në gojën e gruas tënde." 2
2
Transmeton Bukhariu nr. 56, Muslimi nr. 1628.
35
Karakteri i atij të cilit është kështu, kënaqësitë e tij
të kësaj bote janë kënaqësitë reale që janë të pastra
prej mërzitjeve, për shkak të asaj se ai shpreson prej
Allahut shpërblimin e shpejt dhe atë të mëvonshëm.
Karakteri i atij të cilit është kështu, e ka të lehtë t'i
marrë gjërat prej vendit të saj, e t'i vendosi në vendin
e saj dhe i lehtësohen tërësisht gjërat.
Ndërsa ai që i shpërdoron këto begati në formë
babëzie dhe të shkujdesur, që nuk mendon në
pranimin e mirësive dhe begative të Allahut në të
gjitha kohërat, që nuk gëzohet me këto begati për
shkak se ato janë prej meritës së Allahut, por gëzohet
vetëm për shkak se ato janë përputhur me synimet e
tij vetjake, që nuk ka synuar për t'i përdorur këto në
bindje ndaj Allahut, as ka shpresuar shpërblimin për
të ardhurat nga puna e tij dhe shpenzimin që ka bërë, -
pra, karakteri i të cilit është ky, është e pritshme për të
që të mërzitet dhe të pikëllohet. Nëse ai nuk arrin disa
dëshira vetjake, pikëllohet. Nëse ai arrin atë që arrin
prej dëshirave vetjake duke mos qenë përpikmërisht
ashtu sikurse i shkonte ndërmend, prap ai pikëllohet.
Nëse fëmija e tij dhe ata që kanë lidhje me të
dëshirojnë shpenzime ose veshje të obliguara apo të
36
pëlqyera, prap ai pikëllohet. Shpenzimi nuk del prej
tij ndryshe vetëm se me shumë vështirësi, por edhe
nëse del shpenzimi prej tij, atij i ikën një pjesë prej
gëzimit të zemrës së tij, ngase ai dëshiron ruajtjen e
pasurisë së tij dhe pikëllohet prej pakësimit të tij në
çfarëdolloj mënyre të jetë. Ai nuk ka shpresë për
shpërblimin e Allahut, që t’ia lehtësojë shpenzimet.
Kjo, nëse nuk është koprrac, po nëse ai është me
shpirt koprraci dhe i mbrujtur me koprraci, jeta e tij
me fëmijët, familjen dhe me ata që kanë lidhje me të
do të jetë jetë e mjeruar, me mërzitje të pandërprera
dhe pikëllime të vazhdueshme. Ai nuk ka besim që
t'ia lehtësojë shpenzimet, as shpirt bujari që mos ta
ketë të vështirë arritjen e veprave bujare. Ky që tani
ka denim, dhe gjithnjë do ta ketë dënimin të
pandërprerë. Ku është ky në krahasim me atë që është
në jetë të këndshme?!
E gjithë kjo duke marrë parasysh këto të tria, të cilat
janë shkaqet e kënaqësive tek të mençurit. Neve na
është bërë e qartë, se ai i cila ka besim të saktë, është
pikërisht ai që ka fituar kënaqësitë e vërteta dhe ka
shpëtuar prej mërzitjeve.
37
Krahasimi ndërmjet gjëndjes së besimtarit
dhe jobesimtarit gjatë fatkeqësive.
Po ashtu, nëse do të kthenim shikimin tek rastet e
fatkeqësive njerëzore të cilat patjetër i ndodhin
çdokujt, fatkeqësi të cilat i godasin robërit, prej
sëmundjeve të ndryshme, vdekja e të dashurve,
humbja e pasurive dhe pakësimi i tyre, rënia e gjërave
të padëshiruara tek ata që ti i do, zhdukja e gjërave të
dashura, e të tjera prej llojeve të fatkeqësive të vogla
dhe të mëdhaja - atëherë do të shikoje besimtarin e
vërtetë se i merr ato me fuqi, durim dhe
vetëpërmbajtje. Ai ka qëndruar në të duke pritur
shpërblimin. Ai e di se ajo është prej caktimit të
Plotëfuqishmit, të Gjithëditur. Ai e di se ato janë
çështje që kanë buruar prej Zotit Mëshirëbërës,
prandaj atij i duken të lehta pasojat e saj, sepse, nëse
ai mediton në to dhe në lëndimet e rënda, i bënë
krahasim ndërmjet asaj dhe atyre çka përmban
fatkeqësia, prej fshirjes së mëkateve, shumimit të
veprave të mira, ngritjes së gradave, përvetësimit të
moralit të mirë, fuqisë, trimërisë. Nëse ajo ia dobëson
trupin dhe pasurinë e tij, ai e sheh këtë në dobi të
38
zemrës dhe shpirtit të tij, sepse përmirësimi i zemrave
ndodh me falenderimin e Allahut për begatitë e Tij,
me durimin ndaj sprovave të Tij, me pritjen e
lehtësimit prej Allahut kur atë e godasin fatkeqësitë
dhe me strehim tek Allahu gjatë gjithë shqetësimeve
dhe situatave irrituese. Më së pakti, tek ky besimtar
përballen fatkeqësit dhe dashuritë; gëzimet dhe
mërzitjet. Mundet që situata me besimtarët e veçantë,
të arrijë deri në atë grade, saqë gëzimet dhe lumturitë
gjatë fatkeqësive, të jenë më të shumta sesa ndjesitë e
pikëllimit dhe mërzitjes në të cilën janë krijuar
shpirtrat.
Ku krahasohet kjo gjëndje me gjëndjen e atij të cilit
i pret fatkeqësit që patjetër i ndodhin krijesave me
zemër të mërzitur dhe të frikësuar?! Vetja e tij e ulet
poshtërohet për shkak se në atë fatkeqësi ka prej
vështirësive dhe dhimbjeve. Pikëllimet vazhdojnë t’i
bijnë zemrës dhe shpirtit të tij. Fatkeqësitë e zemrës
së tij ia kalojnë fatkeqësive të trupit të tij. Ai nuk ka
durim dhe as shpresë për shpërblim e Allahut, në
mënyrë që kjo t’ia pakësojë pikëllimet tij. Ai nuk ka
as besim që t’ia lehtësojë mërzitjet. Atë e godasin
39
fatkeqësitë ndërkohë nuk gjen të ketë diçka që t’ia
pakësojë dhimbjen...
Zemra është e mbushur plotë me brengë, hidhërim
dhe dhimbje. Frika e së shkuar dhe të ardhmes ia ka
mbushur shpirtin, prandaj mendja e tij është prishur
dhe është shkatërruar, Mbështetja e tij tek Allahu
është dobësuar plotësisht, saqë zemra e tij është e
lidhur me dobinë çka shpreson prej krijesave!! Sa
shumë fatkeqësi të kësaj bote ka ai e që i janë
bashkuar fatkeqësit fetare dhe morale, të cilat i janë
grumbulluar si pirg mbi njëra-tjetrin, saqë janë
shndërruar në malet më të mëdhaja të ngulitura fortë.
Pasha Allahun! Sikur ta dinin njerëzit e fatkeqësive
çka në besim dhe në shpirt (në shpalljen e Allahut)
prej qetësisë dhe jetës së këndshme, atëherë ata do të
shpejtonin për tek kjo fe dhe për tek ajo çka ua
pakëson dhimbjet e tyre. Këtë nuk e gjejnë në asnjë
vend tjetër përveç besimit të saktë e të vërtetë dhe në
atë çka thërret ai.
40
Gjëndja e besimtarit dhe e jobesimtarit në
mënyrën e sjelljes me krijesat
Prej gjërave që ka lidhje me lumturinë e jetës dhe
kënaqësisë së saj, apo me brengosjen dhe mërzitjen e
saj, është mënyra e të sjellurit me krijesat e klasave të
ndryshme. Kushdo që sillet me ta sipas asaj që thërret
feja, ai qetësohet; dhe kushdo që sillet me ta sipas
dëshirave vetjake, patjetër që jeta e tij është e
mërzitshme dhe e hidhur.
Sqarimi i kësaj është se njerëzit ndahen në tri klasa:
1. Klasa e udhëheqësve.
2. Klasa e vartësve të udhëheqësve.
3. Klasa e njerëzve të barabartë.
Sa i përket atij që ka pushtet ose pasuri, që ka
ndjekës dhe suitë, ky ka dy situata:
- Një situatë është ajo çka bënë me pasuesit e tij.
- Një situatë është ajo çka e godet prej pasuesve të
tij; prej të mirës dhe të keqes, e cila është në
përputhje me natyrshmërinë e tij ose që është në
kundërshtim me të.
41
Ai i cili merr për gjykatës fenë dhe sheriatin në të
dy situatat, qetësohet dhe do të ketë shpërblim prej
Allahut nëse ai përdorë drejtësinë, këshillën dhe
bamirësinë, nëse ai përballet me keqbërësin prej tyre
me falje, dhe nëse i falenderon mirëbërësit duke e
bërë këtë për hirë të Allahut. Gjithashtu, kur ai
mediton në atë që ka bërë prej mirësive, atëherë ai e
qetëson veten e tij dhe i hapet gjoksi.
Ku krahasohet ky me udhëheqësin i cili nuk
mërzitet për padrejtësin që i bënë njerëzve në gjakun,
pasurinë dhe nderin e tyre; as nuk kujdeset për të
ndjekur rrugët e drejtësisë; as nuk ka durim prej cilido
lëndimi që e godet prej poullit të tij!!
Ai është në konflikt të vazhdueshëm me pasuesit
dhe popullin e tij. Zemrat e tyre janë mbushur me
urrejtjen e tij. Ata presin t’i bjerë atij ndonjë gjë e
keqe dhe presin momente të përshtatshme që kur atij
t’i ndodhi gjëja më e vogël, ata ta ndihmojnë armikun
më të madh të tyre kundër tij. Ai nuk është i qetë në
jetën e tij dhe begatinë e tij. Ai nuk e di kur do ta
befasojë fatkeqësia; natën apo ditën! Kjo është situata
e udhëheqësit në mënyrë të përgjithshme.
42
Sa i përket gjëndjes së vartësit:
Nëse ai i bindet fesë në punën e tij, i bindet prijësit
ose zotërisë ose prindit të tij, dhe përdorë normat e
etikës fetare në sjelljen e tij, përdorë moralin e
pëlqyer, së bashku me bindjen e tij ndaj Allahut dhe
të Dërguarit të Tij, - ai qetëson veten e tij dhe shpirtin
e udhëheqësit të tij, sigurohet prej ndëshkimit të tij
dhe shpreson bamirësinë dhe dashurinë e tij.
Sa i përket gjëndjes së atij që është njësoj dhe i
barabartë me të tjerët:
Nëse ti sillesh me moral të mirë me ata të cilët
jetojnë me ty prej krijesave, atëherë shpirti yt
qetësohet dhe brengat shuhen, ngase me anë të kësaj
tij fiton dashurinë e tyre, shuan armiqësin e tyre,
pavarësisht asaj që shpreson prej shpërblimit të madh
të Allahut për këtë sjellje, e cila është prej adhurimeve
më të mira, ngase robi arrin me moralin e mire gradën
e agjëruesit dhe atij që falet natën.3
Morali i mirë ka
3
Sikurse ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem - në hadithin të ciën e transmeton Ahmedi në ‘el-Musned’ nr.
25537 dhe Ebu Daudi nr. 4798.
43
një veçori ndikuese në gëzimin e shpirtit, gjë të cilën
nuk njeh askush tamam, përveç atyre që e kanë
provuar atë.
Ku krahasohet ky me atë që sillet me njerëzit me
moral të keq?! Mirësia e tij është e ndaluar, e keqja e
tij nuk është e sigurt. Ai nuk ka aspak durim prej
gjërave të mërzitshme. Jeta e tij i është bërë e
padurueshme dhe i vijnë plotë brengosje dhe mërzitje.
Tani ai është në vuajtje, por frikësohet dhe prej
mjerimit të të ardhmes.
Sa i përket sjelljes së tij me familjen, me fëmijët
dhe me ata cilët kanë lidhje me të, në këtë rast është e
theksuar kryerja e të drejtave të tyre të detyruara; të
plota, pa mangësi dhe pa u mërzitur në kryerjen e
këtyre të drejtave. Kushdo që sillet me ta në atë
mënyrën që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij -
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, duke shpresuar se me
këtë vepër arrin shpërblimin e Zotit = ky do të jetojë
një jetë të këndshme. Ndërsa ai i cili është i mërzitur
me ta dhe sillet keq me të voglin dhe me të madhin,
del prej shtëpisë i zemëruar dhe hynë tek familja dhe
fëmija e tij plotë mërzitje, çfarë jete do të ketë ai që
44
është në këtë situatë?! Çfarë të shpresojë ai ndërkohë
që ai ka humbur gëzimin dhe lumturinë e tij?!
Sa i përket sjelljes së tij me punëtorët e tij, nëse ai
përdorë me ta çiltërsinë dhe sinqeritetin, nëse është
bujar kur shet, bujar kur blen, bujar kur jep hakun e
tjetrit, bujar kur kërkon të drejtën e tij, atëherë ky
mëshirohet, fiton nderin dhe respektin, fiton dashurinë
e punëtorëve të tij dhe vazhdimësinë e punës së tyre.
Nuk është e fshehtë për ty se çka në të prej jetës së
këndshme, lumturisë së shpirtit dhe çka në të
kundërtën e kësaj prej situatës së keqe, humbjes së
nderit dhe mërzitjes së jetës.
Ndryshimi midis këtyre të dyve është feja. Njeriu
fetarë është me shpirt të gëzuar dhe me zemër të qetë.
Pra, vërtetë ty të është bërë e qartë se të gjithë llojet e
lumturisë dhe kënaqësisë reale burojnë prej fesë.
45
Kënaqësia e të kapurit me fenë
Dije o vëllai im se feja është dy lloje:
1. Njëra prej tyre: Vepra, gjendje dhe morale që
kanë lidhje me fenë dhe dynjanë.
Sikurse përmendëm, nuk ka rrugë tjetër për arritjen
e jetës së mirë vetëm se me fenë.
2. E dyta: Dituri dhe njohuri të dobishme:
Ato janë shkencat e sheriatit, fesë dhe ato çka
ndihmojnë për arritjen tek këto shkenca. Angazhimi
me këto është prej adhurimeve më të mira, arritja e
fryteve të saj është prej kënaqësive më të plota, nuk
ka diçka që i ngjason asaj prej kënaqësive të kësaj
bote. Merr mësim me gjëndjen e dëshiruesve të
diturisë. Ti do ti gjesh ata, se shumicën e kohës së
tyre e çojnë në kërkimin e diturisë. Ai kalon një kohë
e gjatë, ndërkohë që është i zhytur në të. Ai ëndrrën të
zgjatjet koha në kërkimin e diturisë. Kjo është shenja
e kënaqësisë, sepse të pasionuarit pas diçkaje i duket e
shkurtër koha e gjatë, ndërsa atij që i ngushtohet
46
gjoksi me diçka i duket e gjatë koha e shkurtër, ngase
poseduesi i diturisë në çdo kohë përfiton dituri me të
cilën i rritet besimi dhe me të cilin përsos moralin. Ai
që shfleton librat e dobishme, vazhdimisht i vijnë në
mendje logjikat e të parëve dhe të fundit, njohuritë
dhe situatat e tyre të lavdishme dhe të kundërtat e
tyre. Në këtë ka mësim për ata që kanë mendje të
shëndoshë!
Sa shumë histori të kalojnë në libra me të cilën
përfiton zgjuarsi të re, të ngushëllon ty gjatë
fatkeqësive me historitë që i ka ndodhur njerëzve me
vlerë, sesi i kanë pritur fatkeqësitë me kënaqe, me
dorëzim dhe kanë fituar shpërblimin prej të
Gjithëditurit, të Gjithëgjykues.
Dituria të hap ty rrugët me të cilat arrin nevojat dhe
me të cilën largon gjërat e urryer dhe të dëmshme.
47
Logjika është dy llojesh:
1. Logjika instiktive.
Kjo logjikë është ajo e cila e ka vendosur Allahu tek
njeriu prej fuqisë së mendjes për arritjen e kuptimit në
çështjet e fesë dhe të dynjasë.
2. Logjika e përfituar.
Kur kjo logjikë bashkohet me logjikën të cilën e ka
ngulosur Allahu tek njeriu, atëherë atij i shtohet
vendosmëria dhe largpamësia. Ashtu sikurse logjika
instiktive zhvillohet me zhvillimin e njeriut derisa
arrin pjekurinë, po ashtu logjika e përfituar ka dy
fonde zhvillimi:
1) Fondi i parë: Fondi apo burimi i të
mbledhurit me njerëzit e mençur, përfitimi
prej logjikës dhe përvojave të tyre..
- Herë duke ndjekur shembullin e tyre.
- Herë duke u konsultuar dhe duke studiuar
me ta.
48
Sa shumë është ngritur njeriu në shkallë të larta
suksesi në këtë mënyrë! Prandaj, izolimi prej njerëzve
i humbet atij mirësi të shumta dhe dobi të mëdhaja.
Shto këtu ato çka i shkakton izolimi prej iluzioneve,
mendimit të keq për njerëzit dhe pëlqimit të vetes që
tregon për mangësinë e njeriut. Kjo ndoshta e dëmton
trupin, ngase përzirja me njerzit hap shumë dyer prej
dobive, të qetëson dhe të forcon zemrën tënde.
Dobësia e zemrës është e dëmshme për logjikën, e
dëmshme për fenë, e dëmshme për moralin dhe e
dëmshme për shëndetin.
Njeriu duhet të sillet me njerëzit në varsësi të
situatave, sikurse Pejgamberi - sal-Allahu alejhi ue
sel-lem - sillej me moral të mirë me të voglin dhe me
të madhin.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱥ‬
‫ﱦ‬
‫ﱠ‬
:‫راف‬ ‫األع‬
١٩٩
"Merre (përvetësoje dhe sillu me) mëshirën…"
[Surja el-Araf, 199]
49
Domethënë: Merr atë çka është e pastër prej moralit
të krijesave dhe lëre atë çka është e rëndë prej saj.
Kështu ulet me fëmijët e kësaj bote me edukatë dhe
ndershmëri, ulet me të mëdhenjt me rrespekt, ulet me
vëllezërit dhe shokët me fytyrë të çelur, ulet me të
varfërit me mëshirë dhe modesti, ulet me njerëzit e
dijes dhe fesë ashtu sikurse ka dinjitet me vlerën e
tyre. Personin që ka këtë moral të madh e sheh me
shpirt të gëzuar në një jetë të mirë.
2) Fondi i dytë i logjikës së përfituar është:
Angazhimi me dituritë e dobishme.
Përfiton në çdo çështje një mendim të ri dhe një
logjikë të drejtë. Kështu, vazhdon të zhvillohet
dituria, logjika dhe etika e atij që angazhohet me
dituri.
Dituria të bënë të njohësh Allahun dhe të tregon
rrugën që të çon tek Ai.
Dituria të bënë të njohësh si t’i shndërrosh gjërat e
lejuara në adhurime që të afrojnë tek Allahu.
50
Dituria e zë pozitën e udhëheqes dhe pasurisë.
Ai që ka arritur diturinë, ka arritur çdo gjë; ndërsa ai
që humbet diturinë, ka humbur çdo gjë.
E gjitha kjo është në dituritë e dobishme. Ndërsa
librat e kotë e të paturpshëm, ato ei shuajnë moralin, i
prishin mendjet dhe zemrat, duke i nxitur për t’i marrë
shembull njerëzit e këqinj. Puna e tyre në besim dhe
zemra është si puna e zjarrit në kashtë.”
51
Pendimi dhe kthimi tek Allahu
Kur këshilluesi i sinqertë i tregoi shokut të tij këto
tema dhe solli argumente për to, atëherë i këshilluari
tha: “Është larguar prej meje ajo çka kisha në fillim të
temës, në të cilën kemi biseduar. Është larguar prej
meje e pavlera në shpjegimin tënd të parë. Vërtetë
ulja me ty o vëllai im dhe këshilla jote me këtë
metodë të dobishme është e barazvlefshme tek mua
me këtë botë e çka në të. Fillimisht e falenderoj dhe e
lavdëroj Allahun që më ka caktuar ty për shokë, dhe e
falenderoj shumë Atë, për shkak se ti i ke dhënë
hakun shoqërimit, nuk ke bërë ashtu sikurse bëjnë ata
të cilët nuk kanë respekt, të cilët kur shohin prej
shokëve të tyre çka nuk u pëlqen, atëherë i presin
menjëherë lidhjet e miqësisë dhe e ndihmojnë
shejtanin kundër tyre, dhe kështu u shtohet e keqja
atyre dhe humbet ndërmjet tyre mirëkuptimi i
ndërsjelltë.
Unë nuk kam për ta harruar bamirësinë tënde të
sjellshme, ku më ke parë të hutuar në shkretëtira të
largëta, të mashtruar me veten, të mahnitur me
mendimin tim, më ke treguar me sytë e mi situatën në
52
të cilën isha, më ke ndalur me urtësinë tënde prej
shkatërrimit në të cilin kisha rënë. Tani unë i kërkoj
falje Allahut për atë që ka kaluar dhe pendohem tek
Ai. Atij i lutem të më ndihmoj në ndjekjen e
Kënaqësisë së Tij. Atij i kërkoj ndihmë që ta
përfundojë jetën time me veprat e mia të mira.
Allahun e falenderoj dhe e lavdëroj në fillim dhe në
fund, në pamje të jashtme dhe të brendshme, ngase Ai
është Dhurues i begative, Largues i të këqiave dhe
është shumë Bamirës dhe Bujar.”
Mbaroi. Salati dhe salami qofshin për zotërinë tonë
Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.
53
Përmbajtja
 Hyrja.................................................................... 3
 Argumentimi kundër fesë me neglizhimin e
muslimanëve është padrejtësi.............................. 5
 Feja thërret për tek çdo dituri e dobishme në
lidhje me fenë dhe dynjanë.................................. 7
 Lufta në rastin e dobësisë së muslimanëve është
dy lloje................................................................. 9
 Kultura e perëndimit është e zbukuruar nga jashtë
dhe e rrënuar nga brenda .................................. 11
 Shoqëria e mirë dhe rreziku i largimit prej saj .. 15
 Krahasimi i gjëndjes së ateistëve dhe gjëndjes së
besimtarëve........................................................ 18
 Feja e vërtetë është e themeluar mbi Teuhid dhe
braktisjen e Shirkut............................................ 20
 Ndryshimi midis moraleve të atij të cilit nuk
beson dhe ndërmjet moraleve të besimtarit ....... 22
54
 Rruga për lumturinë në këtë botë dhe në botën
tjetër................................................................... 26
 Bazat e kënaqësive të kërkuara.......................... 27
 Shkaqet e kënaqësisë dhe lumturisë së
zemrave ............................................................. 27
 Kënaqësia reale është kënaqësia e moskërkesës 29
 Qëndrimi i besimtarit dhe i ateistit karshi
begative ............................................................. 32
 Krahasimi ndërmjet gjëndjes së besimtarit dhe
jobesimtarit gjatë fatkeqësive ........................... 37
 Gjendja e besimtarit dhe e jobesimtarit në
mënyrën e sjelljes me krijesat ........................... 40
 Kënaqësia e të kapurit me fenë ......................... 45
 Pendimi dhe kthimi tek Allahu ......................... 51
55

Triumfi i Hakut

  • 2.
    2 Titulli orgjinal: ‫الحق‬‫انتصار‬ Titulli në shqip: Triumfi i Hakut Autor: Shejkh Abdurr-Rrahman ibën Nasir es-Sa’di (1307-1376H) - Allahu e mëshiroftë - . Përkthyes: Spartak Ejjub Spahija Redaktor gjuhësor: Msc. Kujtim Bytyçi Botues: Dituria e Dobishme ©Të gjitha të drejtat janë të përkthyesit
  • 3.
    3 Hyrje Me emrin eAllahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotë. Kjo është forma e një diskutimi ndërmjet dy burrave që kanë qenë shokë musliman, besonin në fenë e vërtetë dhe angazhoheshin në kërkimin e diturisë. Njëri prej tyre u zhduk prej shokut të tij për një kohë të gjatë, pastaj u takuan, por papritmas, u vërejt se situata dhe morali i atij që ishte zhdukur prej shokut të tij kishin ndryshuar, andaj shoku i tij e pyeti atë çfarë kishte ndodhur. Papritmas, u vërejt, se tek ai kishte mbizotëruar propaganda e ateistëve, të cilët thërrsnin për të hequr dorë prej fesë, dhe thërrsnin për mospranimin e asaj me të cilën kanë ardhur profetët. Shoku i tij u përpoq dhe u mundua për ta sqaruar atë, ndoshta ai do të kthehej nga ky ndryshim i çuditshëm. Ky mund për ta kthyer e ka lodhur atë, dhe kështu ai e kuptoi se kjo është një sëmundje e madhe, sëmundje që ka nevojë
  • 4.
    4 për ç’rrënjosje dhepër kurim me ilaçin më të dobishëm. Ai e kuptoi se kjo varet nga njohja e shkaqeve të cilat e kanë bërë atë të ndryshojë, varet nga rrugët që e kanë çuar atë deri në këtë gjëndje të frikshme, varet nga analiza e hollë e kësaj, nga studimi i saj, nga çlirimi prej saj, nga sqarimi i saj, varet nga krahasimi saj me atë që e kundërshton atë dhe që e shuan atë në mënyrë të urtë dhe të drejtë.
  • 5.
    5 Argumentimi kundër fesëme neglizhimin e muslimanëve është padrejtësi Duke kërkuar të zbulojë shtysën e asaj që e ka çuar atë deri në këtë gjëndje, ai i tha shokut të tij : “O vëllai im! Kush janë këto motive që të kanë shtyrë ty tek këto që po shikoj? Kush është ajo që të ka nxitur ty për ta braktisur atë në të cilën ishe? Nëse është diçka e mirë, atëherë që të dy ne jemi ortak në të; e nëse është diçka tjetër, përveç kësaj, unë njoh prej logjikës, fesë dhe etikës tënde se unë dhe ti nuk jemi të kënaqur të qëndrojmë në atë që të dëmton.” Ndërsa shoku i tij iu përgjigj duke i thënë: “Unë nuk do ta fsheh ty faktin, se i kam parë muslimanët në një gjëndje, të cilën nuk e pëlqejnë atë njerëzit me ambicie të larta. Unë kam vërejtur tek ata injorancë, poshtërim dhe dembelizëm! Çështjet e tyre janë të prapambetura, gjëndja e tyre është e keqe dhe moralet e tyre janë të ulëta! Ata kanë humbur të gjithë sensin e fesë dhe të botës! Kam vërejtur se ata janë në një anë, ndërsa të tjerët janë në një anë tjetër, janë zhvilluar në këtë jetë dhe janë pasuruar me shumë shkenca të zhvilluara, me shpikje të çuditshme e të
  • 6.
    6 mahnitshme, dhe meindustri të zhvilluar. Kam vërejtur se të gjithë popujt u janë nënshtruar atyre, se i kanë robëruar, se kanë arritur të veprojnë plotë pushtet tek popujt e dobët ashtu sikurse duan vetë, dhe i llogaritin ata si skllevër dhe shërbëtor. Kam vërejtur tek ata krenarinë që më ka habitur, mjeshtëri që më ka mahnitur, prandaj kam thënë në veten time: Sikur mos të ishin ata në të drejtëndërsa muslimanët në të të padrejtë, nuk do të ishin në këtë përshkrim që të kam përmendur. Prandaj, kam menduar se ndjekja e rrugës së tyre është me përfundim më të mirë për mua. Pra, ky është motivi që më ka shndërruar mua në këtë gjëndje që ke parë.” Atëherë kur ai e shfaqi atë çka fshihte, shoku i tij i tha: “Nëse ky është motivi që të ka ndryshuar ty në këtë që shoh, ky nuk është prej motiveve në të cilën njerëzit me mendje të shëndosh bazohen për besimet, moralet, veprat dhe të ardhmen e çështjes së tyre. Dëgjo me vëmendje o shoku im analizën e kësaj çështje që të ka mashtruar ty dhe realitetin e tij”:
  • 7.
    7 “Fakti se muslimanëtjanë të prapambetur në atë që ke përmendur, nuk ka rrjedhur prej fesë së tyre, ngase çdokush që ka sadopak mendjeprehtësi dhe largpamësi e di se feja Islame thërret për tek dobishmëria dhe përmirësimi; në çështjet e fesë dhe dynjasë së tyre. Ajo nxit që të pregatitemi me mësimin e shkencave dhe degëve të dobishme. Ajo thërret që të forcohet fuqia shpirtërore dhe materiale për luftimin e armiqve, për të shpëtuar prej të keqes dhe dëmit të tyre. Askush nuk ka përfituar ndonjë dobi që ka lidhje me këtë botë - pavarësisht dobive fetare - përveçse prej kësaj feje. Mësimet dhe udhëzimet e saj qëndrojnë duke i thirrur përfaqësuesit e tij: "Ejani të angazhoheni me të gjitha shkaqet e dobishme, të cilat iu ngrejnë dhe iu zhvillojnë në fenë dhe dynjanë tuaj." A ka argumenta kundër fesë me neglizhencën e muslimanëve?!... Pikërisht kjo është padrejtësia e qartë! A nuk është prej mendjes së mangët, prej ëndjes dhe fanatizmit që të vështrohet situata e muslimanëve në këto kohëra ku janë përkeqësuar shkencat, veprat dhe moralët e tyre,
  • 8.
    8 ku i kanëhumbur të gjithë faktorët e fesë së tyre, ndërsa nga ana tjetër ti nuk vështron në lulëzimin e Islamit dhe fesë në fillimin e epokës së tij, atëherë kur ata zbatonin fenë, kur ata ishin të qëndrueshëm drejtë në fe, kur ata ndiqnin çdo rrugë tek e cila thërret feja, dhe si rrjedhoj u ngritën morali dhe veprat e tyre, saqë arritën në një grade, tek e cila, nuk ka arritur e as nuk ka për ta arritur atë asnjë prej të parëve dhe të fundit. E gjithë bota, nga lindja dhe perëndimi, iu nënshtruar atyre. Kombet më të fuqishme iu përulën atyre dhe e gjithë kjo për shkak të fesë së vërtetë, drejtësisë, urtësisë, mëshirës dhe cilësive të bukura që kishin?! A nuk është shtysë motivuese, dobësia e muslimanëve në këto kohëra për njerëzit largëpamës dhe përkrahës prej tyre, që të jenë shumëfish në aktivitetin dhe luftën e tyre më të madhe, që të derdhin mundin për të arritur pozitat e larta, në mënyrë që të shpëtojnë prej humnerës së thellë në të cilën kanë rënë?! A nuk është kjo prej përgjegjësive dhe detyrave më të mëdha në këtë rast?! Lufta, në rastet kur muslimanët janë të fuqishëm dhe kanë shumë pjesëmarrës në të, është një vepër me vlerë të madhe, që ia kalon të gjitha adhurimeve, ngase vlerat
  • 9.
    9 dhe frytet eluftës nuk munden të shprehen. Në qoftëse jo, në cilat raste, gjëndja e tyre është kështu sikurse e përshkrove?! Në të tilla raste lufta është në dy lloje: - Njëra prej tyre: Është përpjekja për t'i ndrequr muslimanët, për t’i zgjuar ambiciet e tyre, për t’i ringjallë synimet e tyre, për t’i dhënë mësim dituritë e dobishme dhe për t’i pastruar ata me moralet e larta. Kjo është më e vështira prej këtyre dyve, porse është më e mira dhe më e dobishmja e tyre. - E dyta: Përpjekja për luftimin e armiqve dhe për përgatitjen e të gjithë gatishmërive në fjalë, në vepër dhe në politikën e brendshme dhe të jashtme, për kundërveprimin dhe për shpëtimin prej të keqes së tyre! Atëherë kur çështja ka arritur në këtë situatë, sikurse e përshkrove, dhe kur situata është bërë kritike, ti i braktis vëllezërit e tu muslimanë, dhe dezerton me frikacakët dhe kundërshtarët?! Me gjithë këto, si mundet që t'i bashkohesh grupit
  • 10.
    10 kundërshtarë?! Kij frikëAllahun! Kij frikë Allahun o vëllai im! Mos u bë më i vogël sesa ata që u është thënë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﱑ‬ ‫ﱒ‬ ‫ﱓ‬ ‫ﱔ‬ ‫ﱕ‬ ‫ﱖ‬ ‫ﱗ‬ ‫ﱘ‬ ‫ﱠ‬ :‫ران‬‫م‬ ‫ع‬ ‫آل‬ ١٦٧ “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut, ose të paktën mbrohuni!” [Surja Ali Imran, 167] Luftoni për fenë tuaj, ose (të paktën) mbroni popullin dhe vendin tuaj! Mos u bëj sikur ata hipokritë! O vëllai im! Unë i lutem Zotit të të ruaj prej kësaj gjëndje, të cilën nuk e pëlqen asnjë prej përfaqësuesve të feve, as përkrahësit dhe të ndershmit. A je i kënaqur ta shoqërosh popullin tend, në situata të krenarisë dhe fuqisë së mjeteve dhe racës së tyre, të ndahesh prej tyre në raste të poshtërimit dhe fatkeqësive të tyre, t’i tradhtosh në një kohë të vështirë e të domosdoshme për ndihmesën e njerëzve të mirë dhe për zbrapsjen e agresionit të armikut? A ke parë ndonjë popull më të mirë sesa populli yt, apo ke njohur ndonjë fe më të mirë sesa feja jote?
  • 11.
    11 Kulturë e zbukuruarnga jashtë dhe e rrënuar nga brenda I këshilluari i tha: "Çështja është ashtu sikurse të kam thënë. Vetja ime është mallëngjyer me ata popuj që kanë përsosur shkencat dhe industritë, dhe janë zhvilluar në këtë jetë!" Ndërsa shoku i tij duke diskutuar me të i tha: "Ti ke refuzuar të pranosh një fe të lartë, me rregulla të përsosura, me shtylla të qëndrueshme, me argumente të shndritshme, që thërret për tek çdo e mirë, që nxit për lumturi e shpëtim, dhe që i thotë përfaqësuesve të vetë: "Ejani tek çdo dobishmëri dhe përmirësim, tek çdo mirësi dhe sukses! Ndiqni çdo rrugë që ju çon për tek lumturia e kësaj bote dhe e botës tjetër." Ti ke refuzuar të pranosh një fe që është ndërtuar mbi kulturë të zhvilluar të saktë, që është ndërtuar mbi drejtësi dhe Teuhid, që është themeluar mbi mëshirë, urtësi, dituri, keqardhje dhe dhënje të të drejtave të obliguara dhe të pëlqyera, që është e pastër prej padrejtësisë, lakmisë dhe moraleve të ulëta. Ajo ka përfshirë në hijen dhe bamirësinë e saj të gjatë, në
  • 12.
    12 mirësinë gjithëpërfshirëse tësaj, dhe në shkëlqimin e përsosur të saj çdo gjë që ka ndërmjet lindjes dhe perëndimit. Këtë gjë e ka pranuar përkatësi i saj dhe kundërshtari i drejt i saj. A e braktis atë duke dëshiruar kulturën e bazuar në mosbesim dhe ateizëm, e themeluar në lakmi, babëzi, mizori dhe padrejtësi ndaj robërve, kulturë e cila ka humbur shpirtin e besimit dhe mëshirës së tij, që është e zbrazët prej diturisë dhe urtësisë së tij? A mendon se kjo kulturë e zbukuruar nga jashtë por e rrënuar nga brenda i jep kulturë atij që është në ekzistencë, ndërkohë që realisht ai përfundimin e ka në shkatërrim dhe rrënim? A nuk i sheh gjurmët e tij në këto kohëra, çfarë përmban ajo prej fatkeqësive dhe mjerimeve, atë që ajo ka tërhequr për krijesat prej shkatërrimit, shuarjes dhe rrënimit? A kanë dëgjuar krijesat, që nga koha prej kur i ka krijuar Allahu, diçka të ngjashme me këto masakra njerëzore tek e cila përfundon kulmi i kësaj kulture? A i ka shpëtuar ata prej dënimit të Allahut kjo kulturë atëherë kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, që nuk u ka shtuar atyre gjë tjetër përveçse shkatërrim? Mos të të
  • 13.
    13 mashtrojë ty ajoçka sheh prej pamjeve të zbukuruara, fjalëve false dhe propagandave të gjata e të gjëra! Shiko në brendësi të çështjeve dhe realitetin e tyre, dhe mos të të mashtrojë ty pamja e dukshme e saj! Medito në rezultatet e rënda dhe frytet e shëmtuara! A i ka bërë ata të lumtur kjo kulturë në këtë botë në të cilën nuk shpresojnë në tjetër përveç saj?! Apo i sheh ata, si përkeqësohen dhe trasferohen nga një e keqe tek shumë të këqia?! Ata nuk qetësohen në një kohë, vetëm bëhen gati e ruhen për të këqia të tmerrshme, për masakra të mëdhaja? Nëse fuqia, kultura, civilizimi dhe të gjitha lëndët boshatisen prej fesë së vërtetë, këtë natyrë ka dhe këto janë frytet dhe mjerimet e saj. Ajo nuk ka themele dhe baza të dobishme, dhe as synime të mira. Megjithatë, e supozojmë se ata kënaqen në jetën e tyre dhe mashtrohen me krenarinë, me udhëheqjen dhe me dukuritë e fuqisë dhe jetës, nëse ti do të bashkohesh dhe do të miqësohesh me ta, a do të shoqërojnë ty në jetën e tyre dhe do të bëjnë ty sikurse fëmijët e popullit të tyre?
  • 14.
    14 Jo pasha Allahun!Nëse ata kënaqen prej teje, atëherë ata do të bëjnë një prej shërbëtorëve të tyre më të përulur! Argument i kësaj është se ti, në natën dhe në ditën tënde, lodhesh duke i shërbyer atyre; flet, debaton dhe grindesh për llogarinë e tyre, ndërkohë që ti nuk sheh, se ata të ngrejnë ty që të barazojnë me njeriun më të ulët prej popullit dhe racës së tyre!! Kij frikë Allahun! Kij frikë Allahun - o vëllai im - në fenë, moralin dhe etikën tënde!! Kij frikë Allahun! Kij frikë Allahun në pjesën e mbetur të jetës tënde, ngase bashkimi me ta - pasha Allahun - është pikërisht ai shkatërrimi!!
  • 15.
    15 Shoqëria e mirëdhe rreziku i largimit prej saj. I këshilluari i tha: “Ke thënë të vërtetën në atë që ke folur, mirëpo unë kam disa shokë në këtë ideologji që janë të kulturuar. Unë kam në këtë ide një rini të edukuar. Unë jam marrë vesh me ta, të kapemi me ateizmin dhe të nënçmojmë ata që kapen me fenë e Zotit të robërve. Ne kemi marrë shumë prej kënaqësive, dhe kemi lejuar ato gjëra, tek e cila thërrasin dëshirat e vetes prej llojeve të epsheve. Pra, si mundet të ndahem unë prej atyre zotërinjve? Si mundet të ndahem unë prej tyre, ndërkohë që unë jam lidhur me ta maksimalisht?! Tani tek unë, më luftojnë dy thirrje: - Thirrja për tek e vërteta - pasi është bërë e qartë dhe u sqarua rruga e tij dhe argumenti i tij - , - dhe thirrja e dëshirës së vetes, thirrja e lidhjes me ata shokë që e kundërshtojnë totalisht të vërtetën. Pra, kush është rruga që të më qetësojë dhe të më shërojë mua, dhe kush është ajo, e cila më bën të qetësohem në këtë çështje?”
  • 16.
    16 Shoku i tijkëshillues i tha: “A nuk e di ti, se prej detyrave dhe obligimeve më të mëdha, prej virtyteve të njeriut të zgjuar është, të ndjekë të vërtetën, e cila, i është qartësuar atij dhe ta lërë të padobishmen në të cilën është, sidomos gjatë luftës psikologjike me veten dhe qëllimeve të kësaj bote, se njeriu i suksesshëm është ai, që kur bie në rreziqe, atëherë ai kërkon mjetin për të arritur shkaqet shpëtuese? A nuk e di ti, se prej begative të Allahut mbi robin, është t’i caktojë atij këshillues që e udhëzojnë atë për tek çdo e mirë, e urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë prej të keqes dhe përpiqen për lumturin dhe shpëtimin e tij? Më pas, prej përsosmërisë së kësaj begatie është, që Allahu t'i japi atij sukses për t'iu bindur Atij, që ai mos të përngjasojë me ata për të cilët ka thënë Allahu: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﲟ‬ ‫ﲠ‬ ‫ﲡ‬ ‫ﲢ‬ ‫ﲣ‬ ‫ﱠ‬ :‫راف‬ ‫األع‬ ٧٩ "...porse ju nuk i doni këshilluesit." [Surja el- Âraf, 79] Më pas, dije, se ndoshta njeriu kur e ka shijuar ideologjinë e të devijuarve, dhe e ka parë devijimin në
  • 17.
    17 të cilën janëata, më pas kthehet tek e vërteta, e cila është e dashura e zemrave, atëherë kjo është me efekt dhe me dobi më të madhe për të. Kthehu tek e vërteta sinqerisht dhe bindu me premtimin e Allahut: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﳔ‬ ‫ﳕ‬ ‫ﳖ‬ ‫ﳗ‬ ‫ﳘ‬ ‫ﳙ‬ ‫ﱠ‬ :‫مران‬ ‫ع‬ ‫آل‬ ٩ "...vërtetë Allahu nuk e thyen premtimin." [Surja Ali Imran, 9]”
  • 18.
    18 Krahasimi i gjëndjessë ateistëve dhe gjëndjes së besimtarëve I këshilluari tha: “Nuk është e fshehtë tek ty o vëllai im, se e kota kur hynë tek zemra dhe zë vend fortë në të, atëherë ajo nuk del prej saj lehtë, prandaj, dëshiroj që të më sqarosh kotësinë e gjëndjes në të cilën janë ata ateistët, me një sqarim të plotë, sepse ata ngrejnë dyshime të ndryshme në propagandën e fjalës së tyre, në mënyrë që të mashtrohen ata të cilët nuk kanë largëpamësi!” Ndërsa këshilluesi i tha: “Dije, se e vërteta dhe e pavërteta janë dy gjëra të kundërta, e mira dhe e keqja janë dy gjëra që e mohojnë njëra-tjetrën. Me njohjen e njërës prej dy të kundërtave, del në pah e mira e tjetrës dhe e shëmtuara e saj. Unë po të njoh në mënyrë të përgjithshme dhe me vërejtje të hollë: Nëse dëshiron të krahasosh ndërmjet gjërave të kundërta, atëherë shiko tek themeli mbi të cilin është themeluar dhe bazat mbi të cilën është ndërtuar, shiko
  • 19.
    19 në gjurmët, nërezultatet dhe frytet që rrjedhin prej saj, shiko tek argumentet dhe faktet me të cilat janë vërtetuar, shiko tek ato gjëra që përmban prej mirësive dhe dobive, prej shkatërrimeve dhe dëmeve, dhe atëherë kur t’i kesh parë këto gjëra me një kuptim të saktë dhe logjikë të pjekur, atëherë ty do të dalë në pah dukshëm kjo gjë. Nëse i njeh këto baza, këtë fe të vërtetë tek i cili kanë thirrur në përgjithësi Profetët dhe në veçanti vula dhe prijësi i tyre, Muhammedi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - , që është ndërtuar dhe është themeluar mbi Teuhidin dhe adhurimin e një Zoti të vetëm, i paortak, që është themeluar në dashurinë, shpresën, sinqeritetin, nënshtrimin dhe përuljen ndaj Zotërimit të Tij. Argumentet logjike dhe instiktive, kanë treguar për këtë bazë, që është baza më e madhe e të gjitha bazave; të gjithë Librat Qiellor, të gjithë Profetët dhe të Dërguarit, si dhe ndjekësit e tyre prej njerëzve të diturive të rrënjosura, mendjeve të shëndosha, moraleve dhe etikave të larta - kanë treguar për këtë bazë. Të gjithë ata kanë rënë në konsensus:
  • 20.
    20 - se Allahuështë Një dhe është i cilësuar me të gjitha cilësitë e përsosura, me madhështinë dhe bukurinë maksimale, - se Ai është Krijuesi, Gjithëfurnizues, Kontrolluesi i çdo gjëje, - se Ai është i Pastër prej çdo cilësie e mangët dhe nga ngjasimi me krijesat, - se askush nuk e meriton adhurimin, lavdërimin dhe falenderimin përveç Tij. Pra, Feja Islame është themeluar dhe është ngritur mbi këtë bazë. Ndërsa, ajo mbi të cilën është themeluar ateizmi e mohon tërësisht këtë bazë, sepse ai është bazuar në mohimin e Krijuesit, e jo më pranimin e përsosmërisë së tij dhe obligimin më të madh, që është adhurimi Allahut të vetëm e paortak. Përkatësit e kësaj ideologjie, janë krijesat më mendjemëdhenj, janë mohuesit e gjësë më të dukshme dhe më të qartë. Ai i cili mohon Allahun, çfarë gjëje tjetër pranon?!
  • 21.
    21 ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﱰ‬ ‫ﱱ‬ ‫ﱲ‬ ‫ﱳ‬ ‫ﱴ‬ ‫ﱵ‬ ‫ﱶ‬ ‫ﱷ‬ ‫ﱸ‬ ‫ﱹ‬ ‫ﱺ‬ ‫ﱻ‬ ‫ﱼ‬ ‫ﱽ‬ ‫ﱠ‬ :‫ة‬ ‫الجاثي‬ ٦ "...e nëçfarë fjale, pos Allahut (Kur’anit) dhe argumenteve të Tij do të besojnë ata?!" [Surja el- Xhathijeh, 6] Ata janë njerëzit më larg nënshtrimit ndaj Allahut dhe kthimit tek Ai, më larg përvetësimit të moralit të mirë tek të cilat thërrasin ligjet e fesë, të cilave i nënshtrohen mendjet e shëndosha. Zemrat e tyre janë të boshatisura prej Teuhidit të Allahut, besimit në Allahun dhe pjesëve të domosdoshme të tij. Ata janë njerëzit më injorantë, më pak largpamës dhe më pak njohës të ligjit Islam, të bazave të fesë dhe të degëve të tij. Ata i gjen të shkruajnë, të flasin dhe të pretendojnë për veten e tyre prej diturisë, njohurisë, kulturës dhe bindjes, gjëra të cilat nuk i arrijnë as dijetarët e mëdhenj. Sikur t'u kërkohej ndonjërit prej tyre që të fliste për një bazë prej bazave të mëdha të fesë, të cilën çdokush duhet ta dijë, ose për ndonjë dispozitë prej dispozitave në adhurime, transaksione
  • 22.
    22 dhe martesë, atëherëdo të dal në pah paaftësia e tij, dhe ai nuk ka arritur as atë që kanë arritur nxënësit e vegjël të diturisë sheriatike. Si mundet që i mençuri - e jo më besimtari - t’i besojë fjalëve të tyre për fenë?! Fjalët e tyre në çështjet e fesë nuk kanë vlerë fare. Nëse do të shqyrtoje rezultatin e situatës në të cilën janë krerët e tyre, do të vështroje se ata janë angazhuar me njohuri të pakëta prej shkencave arabe, se ata lexojnë shpesh gazetat që janë sipas tekave të tyre, ata janë ushtruar me fjalët që janë prej metodave të shumë prej këtyre gazetave të ulëta, prandaj menduan për veten e tyre dhe për pasuesit e tyre, se kanë njohuri rreth shkencave... Ky është kulmi i diturisë ku arrijnë ata. Sa i përket moralit, as mos pyet për moralet e atyre që nuk besojnë në Allahun dhe në Botën Tjetër dhe që nuk besojnë në fetë e sakta, sepse morali, është rezultat i besimeve të sakta dhe besimeve të prishura. Kulmi i moralit që kanë ata, është lajkatimi me fjalë e me vepër dhe përulja e rremë ndaj krijesës. Me gjithë këtë përulje të ulët, i gjen ata se kanë shumë vetëpëlqim, mendjemadhësi, nënçmim të krijesave dhe ndjejnë neveri prej përzirjes me ata të cilët i
  • 23.
    23 nënçmojnë. Pra, atajanë krijesat e Allahut më të ulëta dhe më kryeneçe e më mendjemëdhenj. Më pas, këtë moral, të quajtur tek ata si 'kulturë', ata e ndihmojnë me pispillosje, me zbukurimin e rrobave, e shtëpive dhe stolive, madje shumë prej kohës së tyre ata e çojnë në këtë, kurse zemrat e tyre janë të rrënuara dhe të boshatisura prej udhëzimit dhe moralit të bukur. Ç'dobi ka bukuria e jashtme false pa bukurinë reale?! Më pas, nëse do të vëresh synimet dhe qëllimet e tyre, ato janë qëllime të ulëta, synime të poshtra dhe ambicie personale. Nëse do të shqyrtosh gjëndjet e tyre, atëherë do të vëresh se kur ata mblidhen, kujton se ata janë shokë të bashkuar, ndërsa kur ata ndahen, ata janë armiq të njëri-tjetrit: ‫ﭐﱡ‬ ‫ﲦ‬ ‫ﲧ‬ ‫ﲨ‬ ‫ﲩ‬ ‫ﲪ‬ ‫ﲫ‬ ‫ﲬ‬ ‫ﲭ‬ ‫ﲮ‬ ‫ﲯ‬ ‫ﲰ‬ ‫ﱠ‬ :‫ر‬ ‫الحش‬ ١٤ "...Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo, zemrat e tyre janë të përçara, ngase ata janë njerëz që nuk kuptojnë." [Surja el-Hasher, 14]
  • 24.
    24 Kjo që unëtë kam përshkruar prej situatës së tyre - dhe që ti i njeh këto - është pak prej shumë të këqiave që ata kanë. Si mundet të kënaqesh që ata të jenë të dashurit dhe shokët e tu, të kënaqesh për shkak se ata kënaqen, të mërzitesh për shkak se ata mërziten dhe t'i japësh përparësi atyre ndaj fatit tënd real dhe lumturisë tënde të përhershme?! Shih cilësitë e tyre me një shikim hetimi dhe drejtësie! Krahaso ndërmjet tyre dhe cilësive të njerëzve të mire, të cilëve u janë mbushur zemrat me dashurinë e Allahut, me pendimin tek Ai, me besimin dhe përkushtimin e veprës vetëm për Të, të cilëve u janë mbushur gjuhët me përmendjen e Allahut dhe lavdërimin e Tij, gjymtyrët e tyre janë angazhuar me çdo mjet që i afron tek Allahu, tek Kënaqësia Tij, tek shpërblimi i Tij dhe tek bamirësia ndaj krijesave. Ata janë njerëzit më guximtarë, janë që flasim më drejtë, janë më morale dhe vepra më të pastra, janë njerëzit më afër çdo mirësie dhe më larg çdo të keqe. Ata e përmbajnë veten për mos t’i lënduar krijesat, derdhin mundin e tyre për ta dhe bëjnë durim prej lëndimit të tyre. A i jep përparësi atyre që i kanë mbushur zemrat e tyre me dyshim dhe hipokrizi, që janë shfaqur në
  • 25.
    25 pamjen e tyretë jashtme dhe që kanë përvetësuar moralin më të ulët - ndaj atyre të cilëve karakterizohen me cilësi të mira? Ata çohen me hipokrizi e syefaqësi dhe ulen me lajkatim, vetpëlqim e me mendjemadhësi. Karakteri i tyre është ngurtësia, lakmia e madhe dhe babëzia. Cilësia e tyre është gënjeshtra, mashtrimi, falsiteti dhe servilizmi. Ata kanë privuar bamirësinë ndaj çdo krijese, janë cilësuar me çdo poshtërsi, i kanë përkushtuar të gjithë studimet e tyre shkencore për çdo ateist dhe kanë ndjekur në moralet e tyre çdo person të ulët e të prishur.”
  • 26.
    26 Rruga për lumturinënë këtë botë dhe në botën tjetër. I këshilluari tha: “Pasha Allahun! Nuk ke bërë padrejtësi në përshkrimin e tyre as sa një grimcë, mirëpo unë dëshiroj të më tregosh për ndonjë rrugë që bashkon ndërmjet lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër, sepse shpirtrat që janë rritur dhe janë edukuar me moralin e tyre, nuk kthehen ndryshe prej asaj me të cilën janë mësuar, vetëm se me ndonjë gjë të forte, ose me diçka që të ngjall dëshirë dhe tundim tërheqës, ose me diçka që të ngjall frikë dhe e mposhtë atë.” Ndërsa shoku i tij këshillues i thotë: “Pasha Allahun! Ti ke arritur në këtë fe qëllimin tënd. Pasha Allahun! Në të gjen çdo gjë që ti dëshiron dhe të intereson, sepse kjo është feja që ka bashkuar ndërmjet lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër, në të janë kënaqësitë e zemrës, shpirtit dhe trupit. Nuk humb gjë prej kërkesave të vërteta të shpirtit dhe prej gëzimeve, vetëm se e arrin atë. Pra, në të ke çdo gjë që shpirti dëshiron dhe që syri kënaqet me të. Unë do ta sqaroj këtë gjë ty:
  • 27.
    27 Dije se bazate kënaqësive të kërkuara janë: - Së pari: Rehatia dhe qetësia e zemrës, gëzimi dhe hareja e saj; zhdukja e shqetësimeve dhe e brengave të saj. - Së dyti: Të qënit i kënaqur dhe i qetë me atë ç'ka i është dhënë robit prej dëshirave trupore. - Së treti: Përdorimi i këtyre në atë mënyrë me të cilën arrihet gëzimi dhe kënaqësia. Kushdo që është furnizuar me këto të tri çështjet dhe i përdor ato siç duhet, pikërisht ky ka arritur çdo gjë me të cilën janë lidhur ambiciet e ambiciozëve, ngase të gjithë kënaqësitë kthehen tek këto që përmendëm.  Sa i përket kënaqësive të zemrave, arritjes së gëzimit të saj dhe largimit të brengave të saj: Baza e kësaj është vetëm me besimin e plotë në atë që Allahu i ka thirrur robërit e tij, prej: besimit se Ai është i veçuar me të gjitha cilësitë e përsosura, mbushjes së zemrës me madhërimin e Tij, me adhurimin e Tij, me nënshtrimin ndaj Tij, pendimin
  • 28.
    28 tek Ai, përkushtimine veprës së gjymtyrëve dhe veprës së zemrës vetëm për Fytyrën e Allahut më të Lartit, dhe gjithë atyre gjërave që i përkasin kësaj, prej: këshillës së çiltër ndaj robërve të Allahut, dëshirën e të mirës për ta, derdhjes së mundit për t'i bërë dobi dhe bamirësi atyre, shpeshtimin e përmendjes së Allahut, kërkimit të faljes dhe pendimit. Pra, kujtdo që u janë dhënë këto gjëra, atij i ka arritur në zemër prej udhëzimit, mëshirës, dritës dhe gëzimit; prej largimit të brengave, shqetësimeve dhe anktheve, gjë e cila është shembull për kënaqësitë e botës tjetër. Përkatësit e kësaj çështje nuk i kanë zili të zotët e kësaj bote dhe mbretërit për kënaqësit dhe pushtetin që kanë. Përkundrazi, ata janë të mendimit se ajo çka u është dhënë vetes së tyre prej këtyre gjërave, ia kalon shumfish asaj çka u është dhënë mbretërve. Këtë kënaqësi të zemrës nuk e njeh tamam askush, përveç atij që e ka shijuar dhe e ka provuar, sepse siç është thënë:
  • 29.
    29 “Ai që eka provuar shijen e kënaqësisë së popullit, e kupton atë, e kushdo që e kupton atë, shkon e blen me shpirt." 1 Kjo është një shenjë që të tregon rrugën për kënaqësinë shpirtërore, e cili është baza e çdo kënaqësie.  Ndërsa çështja e dytë: Allahu i ka dhënë robërve fuqi, shëndet dhe çka vjen pas tyre prej: pasurisë, familjes, fëmijës, aftësisë, e të tjera përveç këtyre. Njerëzit në raport me këto gjëra janë dy lloje: 1. Njërit lloj prej tyre u janë shndërruar këto begati në sprovë dhe dënim. 2. Ndërsa njërit lloj u janë shndërruar këto begati në mirësi dhe dhurata. 1 (Shënim i përkthyesit) Dmth: Ai që e ka provuar shijen e moraleve të mira të një populli, e kupton realitetin e kënaqësisë së shijes së tyre dhe përkushtohet me gjithë shpirt për të përvetësuar këto morale të larta.
  • 30.
    30 Sa i përketpërkatësve të fesë së vërtetë, ata janë përballur me këto mirësi në mënyrë falënderuese ndaj Allahut, me gëzim për mirësinë e Tij, dhe i kanë shfrytëzuar në bindje ndaj Atij që i ka begatuar me këto mirësi. Ata, e kanë ditur se këto janë mjetet më të mëdha për arritjen e kënaqësisë së Zotit të tyre, arritjes së mirësisë dhe shpërblimit të Tij, vetëm nëse ata i shfrytëzojnë këto në atë për të cilën janë pregatitur dhe janë krijuar. Ata janë kënaqur plotësisht me Allahun për shkak të këtyre begative, ngase ata e kanë ditur se këto begati janë prej Allahut i Cili ka Urtësi të plotë në çdo çështje dhe caktim të Tij, se Ai ka Mëshirë të gjërë në të gjitha drejtimet e Tij, se Ai ka begati të bollshme në çdo gjë që ka dhuruar, dhe se Ai me ta është më i Mëshirshëm sesa të gjithë krijesat. Duke qenë se ata e kanë ditur bindshëm burimin e këtyre begative prej Atij që ka këto veti, ata janë kënaqur plotësisht me atë që u është dhënë prej këtyre begative të pakta e të shumta. Zemrat e tyre janë qetësuar, nuk kanë pretendime dhe kërkesa për atë që nuk u është caktuar atyre.
  • 31.
    31 Kur arrinë qetësinëdhe kënaqësinë me Allahun për atë që të është dhënë, atëherë ti ke arritur 'Jetën e Këndshme'. Kur t'i kesh kuptuar tamam cilësitë e tyre, atëherë do të kuptosh se kënaqësia e kësaj bote realisht është në të kënaqurit me aq sa të është dhënë prej fatit të Allahut, është në qetësimin e zemrave me përmendjen dhe bindjen ndaj Allahut. Nëse ndonjëri prej tyre nuk do t'i kishte këto gjëra - fuqi, shëndet, pasuri, familje, fëmijë dhe ato çka rezultojnë prej këtyre - veçse pak, atëherë ai do të ishte në qetësi dhe lumturi nga dy aspekte: Aspekti i parë: Nga aspekti i moskërkesës dhe mos pasjes pretendime për ato gjëra që nuk i ka arritur. Aspekti i dytë: Nga aspekti asaj çka shpreson prej shpërblimit të Allahut të shpejtë e të mëvonshëm për këtë adhurim të zemrës, e cila ia kalon shumë prej atyre adhurimeve trupore, ngase adhurimi i Allahut me njohjen e begative të Tij, me pranimin e tyre, me kënaqësinë për ata, me shpresën tek Allahu që t’ia bëjë këto begati të vazhdueshme, që t’ia plotësojë ato, që t’ia bëjë mjet për arritjen e begative të tjera, dhe që t'ia bëjë rrugë për arritjen e lumturisë së përhershme, -
  • 32.
    32 pra, nuk kadyshim se këto gjëndjet shpirtërore janë prej adhurimeve më të mira dhe më madhështore. Sa shumë dallim ka ndërmjet gëzimit të atij që adhuron me frymën e fesë, që ka arritur jetën e këndshme, dhe ndërmjet atij që i merr këto mirësi me shkujdesje, me mospranim të begatisë së dhuruesit të këtyre begative dhe është dëshpëruar me brengat dhe shqetësimet e saj! Kur ai arrin diçka prej kërkesave të shpirtit, atëherë ai nuk është i kënaqur me të, por sheh për diçka tjetër! Ky kalon nga një vështirësi, në një tjetër vështirësi, sepse zemra e tij është e lidhur fortë me kërkesat e trupit. Kur atij i vjen begatia ndryshe nga çfarë shpresonte dhe dëshironte, atëherë ai mërzitet shumë. Ai nuk resht së qëni në mërzitje të vazhdueshme sepse kërkesat e shpirtit janë të shumëllojshme; nëse shpirtit i qëllon njëra dëshirë, nuk të qëllon tjetra. Ndoshta në një gjë të vetme grumbullohet, nga një aspekt gëzim, ndërsa nga një tjetër aspekt pikëllim; gëzimi i tij është i përzier me mërzitjen e tij, lumturia e tij është e përzier me pikëllim e tij. Ku ka një jetë të këndshme ky?!
  • 33.
    33 Jeta e këndshmeështë vetëm për largpamësit dhe të zotët e mendjes, të cilët i marrin këto begati me pranim, moskërkesë dhe kënaqje.  Ndërsa gjëja e tretë e cila është përdorimi i këtyre begative: Njeriu që është në fenë e saktë i merr këto begati në mënyrë falenderimi ndaj Allahut, duke qenë i gëzuar me mirësinë e Tij. Ai synon që me këto begati të forcohet për atë çka është krijuar prej adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut. Ai i shpenzon ato duke shpresuar në Kënaqësinë e Allahut, në mirësinë e Tij dhe kompensimet që do t'i jepen herët dhe ato të mëvonshme. Ai e di se kur shpenzon për veten e tij, për familjen e tij, për fëmijën e tij apo për atë që ka lidhje me të, atëherë shpenzimi i tij është përputhur me vendin e tij dhe ka rënë në vendin e tij. Atij nuk i duket e rëndë shpenzimi i shumtë në këtë rrugë sepse ai thotë me bindje: "Kjo është gjëja më parësore që kam shpenzuar në pasurinë time. Ky është obligimi më i madh që kam kryer. Kjo është gjëja më e mirë që kam kryer prej gjërave të dashura. Kjo është gjëja më
  • 34.
    34 e madhe përtë cilën shpresoj prej Allahut të ma kompensojë, sepse Bujari, i Cili ta jep hakun thotë: ‫ﱡ‬ ‫ﳌ‬ ‫ﳍ‬ ‫ﳎ‬ ‫ﳏ‬ ‫ﳐ‬ ‫ﳑ‬ ‫ﳒ‬ ‫ﳓ‬ ‫ﳔ‬ ‫ﳕ‬ ‫ﳖ‬ ‫ﱠ‬ :‫سبأ‬ ٣٩ "...dhe çdo gjë ç'ka ju shpenzoni Ai ua kompenson atë dhe Ai është më i miri furnizues." [Surja Sebe, 39] Ai vazhdon duke pasur parasysh shpresën e shpërblimit për mundin që ka bërë me fitimin e tij, për shpenzimin e këtyre llojeve, duke kuptuar fjalën e Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - : " َ ‫ك‬َّ‫ن‬ِ‫إ‬ َ َ ‫ن‬‫ل‬ َ َ ‫ق‬ِ‫ف‬‫ن‬ُ‫ت‬ َ َ ‫ة‬‫ق‬‫ف‬‫ن‬ َ ‫ي‬ِ‫غ‬‫ت‬‫ب‬‫ت‬ َ ‫ا‬‫ه‬ِ‫ب‬ َ َ ‫ه‬‫ج‬‫و‬ َ ،ِ َّ ‫َّللا‬ َ ََّ ‫ّل‬ِ‫إ‬ َ َ ‫ت‬‫ر‬ ِ‫ج‬ُ‫أ‬ َ ،‫ا‬‫ه‬‫ي‬‫ل‬‫ع‬ َ ‫ى‬َّ‫ت‬‫ح‬ َ ‫ا‬‫م‬ َ َُ‫ل‬‫ع‬‫ج‬‫ت‬ َ ‫ي‬ِ‫ف‬ َ ‫ي‬ِ‫ف‬ َ َ ‫ك‬ِ‫ت‬‫أ‬‫ر‬‫ام‬ ." "Çdo shpenzim që ti shpenzon duke kërkuar Fytyrën e Allahut me të, ti do të shpërblehesh për të, madje edhe për atë që vendos në gojën e gruas tënde." 2 2 Transmeton Bukhariu nr. 56, Muslimi nr. 1628.
  • 35.
    35 Karakteri i atijtë cilit është kështu, kënaqësitë e tij të kësaj bote janë kënaqësitë reale që janë të pastra prej mërzitjeve, për shkak të asaj se ai shpreson prej Allahut shpërblimin e shpejt dhe atë të mëvonshëm. Karakteri i atij të cilit është kështu, e ka të lehtë t'i marrë gjërat prej vendit të saj, e t'i vendosi në vendin e saj dhe i lehtësohen tërësisht gjërat. Ndërsa ai që i shpërdoron këto begati në formë babëzie dhe të shkujdesur, që nuk mendon në pranimin e mirësive dhe begative të Allahut në të gjitha kohërat, që nuk gëzohet me këto begati për shkak se ato janë prej meritës së Allahut, por gëzohet vetëm për shkak se ato janë përputhur me synimet e tij vetjake, që nuk ka synuar për t'i përdorur këto në bindje ndaj Allahut, as ka shpresuar shpërblimin për të ardhurat nga puna e tij dhe shpenzimin që ka bërë, - pra, karakteri i të cilit është ky, është e pritshme për të që të mërzitet dhe të pikëllohet. Nëse ai nuk arrin disa dëshira vetjake, pikëllohet. Nëse ai arrin atë që arrin prej dëshirave vetjake duke mos qenë përpikmërisht ashtu sikurse i shkonte ndërmend, prap ai pikëllohet. Nëse fëmija e tij dhe ata që kanë lidhje me të dëshirojnë shpenzime ose veshje të obliguara apo të
  • 36.
    36 pëlqyera, prap aipikëllohet. Shpenzimi nuk del prej tij ndryshe vetëm se me shumë vështirësi, por edhe nëse del shpenzimi prej tij, atij i ikën një pjesë prej gëzimit të zemrës së tij, ngase ai dëshiron ruajtjen e pasurisë së tij dhe pikëllohet prej pakësimit të tij në çfarëdolloj mënyre të jetë. Ai nuk ka shpresë për shpërblimin e Allahut, që t’ia lehtësojë shpenzimet. Kjo, nëse nuk është koprrac, po nëse ai është me shpirt koprraci dhe i mbrujtur me koprraci, jeta e tij me fëmijët, familjen dhe me ata që kanë lidhje me të do të jetë jetë e mjeruar, me mërzitje të pandërprera dhe pikëllime të vazhdueshme. Ai nuk ka besim që t'ia lehtësojë shpenzimet, as shpirt bujari që mos ta ketë të vështirë arritjen e veprave bujare. Ky që tani ka denim, dhe gjithnjë do ta ketë dënimin të pandërprerë. Ku është ky në krahasim me atë që është në jetë të këndshme?! E gjithë kjo duke marrë parasysh këto të tria, të cilat janë shkaqet e kënaqësive tek të mençurit. Neve na është bërë e qartë, se ai i cila ka besim të saktë, është pikërisht ai që ka fituar kënaqësitë e vërteta dhe ka shpëtuar prej mërzitjeve.
  • 37.
    37 Krahasimi ndërmjet gjëndjessë besimtarit dhe jobesimtarit gjatë fatkeqësive. Po ashtu, nëse do të kthenim shikimin tek rastet e fatkeqësive njerëzore të cilat patjetër i ndodhin çdokujt, fatkeqësi të cilat i godasin robërit, prej sëmundjeve të ndryshme, vdekja e të dashurve, humbja e pasurive dhe pakësimi i tyre, rënia e gjërave të padëshiruara tek ata që ti i do, zhdukja e gjërave të dashura, e të tjera prej llojeve të fatkeqësive të vogla dhe të mëdhaja - atëherë do të shikoje besimtarin e vërtetë se i merr ato me fuqi, durim dhe vetëpërmbajtje. Ai ka qëndruar në të duke pritur shpërblimin. Ai e di se ajo është prej caktimit të Plotëfuqishmit, të Gjithëditur. Ai e di se ato janë çështje që kanë buruar prej Zotit Mëshirëbërës, prandaj atij i duken të lehta pasojat e saj, sepse, nëse ai mediton në to dhe në lëndimet e rënda, i bënë krahasim ndërmjet asaj dhe atyre çka përmban fatkeqësia, prej fshirjes së mëkateve, shumimit të veprave të mira, ngritjes së gradave, përvetësimit të moralit të mirë, fuqisë, trimërisë. Nëse ajo ia dobëson trupin dhe pasurinë e tij, ai e sheh këtë në dobi të
  • 38.
    38 zemrës dhe shpirtittë tij, sepse përmirësimi i zemrave ndodh me falenderimin e Allahut për begatitë e Tij, me durimin ndaj sprovave të Tij, me pritjen e lehtësimit prej Allahut kur atë e godasin fatkeqësitë dhe me strehim tek Allahu gjatë gjithë shqetësimeve dhe situatave irrituese. Më së pakti, tek ky besimtar përballen fatkeqësit dhe dashuritë; gëzimet dhe mërzitjet. Mundet që situata me besimtarët e veçantë, të arrijë deri në atë grade, saqë gëzimet dhe lumturitë gjatë fatkeqësive, të jenë më të shumta sesa ndjesitë e pikëllimit dhe mërzitjes në të cilën janë krijuar shpirtrat. Ku krahasohet kjo gjëndje me gjëndjen e atij të cilit i pret fatkeqësit që patjetër i ndodhin krijesave me zemër të mërzitur dhe të frikësuar?! Vetja e tij e ulet poshtërohet për shkak se në atë fatkeqësi ka prej vështirësive dhe dhimbjeve. Pikëllimet vazhdojnë t’i bijnë zemrës dhe shpirtit të tij. Fatkeqësitë e zemrës së tij ia kalojnë fatkeqësive të trupit të tij. Ai nuk ka durim dhe as shpresë për shpërblim e Allahut, në mënyrë që kjo t’ia pakësojë pikëllimet tij. Ai nuk ka as besim që t’ia lehtësojë mërzitjet. Atë e godasin
  • 39.
    39 fatkeqësitë ndërkohë nukgjen të ketë diçka që t’ia pakësojë dhimbjen... Zemra është e mbushur plotë me brengë, hidhërim dhe dhimbje. Frika e së shkuar dhe të ardhmes ia ka mbushur shpirtin, prandaj mendja e tij është prishur dhe është shkatërruar, Mbështetja e tij tek Allahu është dobësuar plotësisht, saqë zemra e tij është e lidhur me dobinë çka shpreson prej krijesave!! Sa shumë fatkeqësi të kësaj bote ka ai e që i janë bashkuar fatkeqësit fetare dhe morale, të cilat i janë grumbulluar si pirg mbi njëra-tjetrin, saqë janë shndërruar në malet më të mëdhaja të ngulitura fortë. Pasha Allahun! Sikur ta dinin njerëzit e fatkeqësive çka në besim dhe në shpirt (në shpalljen e Allahut) prej qetësisë dhe jetës së këndshme, atëherë ata do të shpejtonin për tek kjo fe dhe për tek ajo çka ua pakëson dhimbjet e tyre. Këtë nuk e gjejnë në asnjë vend tjetër përveç besimit të saktë e të vërtetë dhe në atë çka thërret ai.
  • 40.
    40 Gjëndja e besimtaritdhe e jobesimtarit në mënyrën e sjelljes me krijesat Prej gjërave që ka lidhje me lumturinë e jetës dhe kënaqësisë së saj, apo me brengosjen dhe mërzitjen e saj, është mënyra e të sjellurit me krijesat e klasave të ndryshme. Kushdo që sillet me ta sipas asaj që thërret feja, ai qetësohet; dhe kushdo që sillet me ta sipas dëshirave vetjake, patjetër që jeta e tij është e mërzitshme dhe e hidhur. Sqarimi i kësaj është se njerëzit ndahen në tri klasa: 1. Klasa e udhëheqësve. 2. Klasa e vartësve të udhëheqësve. 3. Klasa e njerëzve të barabartë. Sa i përket atij që ka pushtet ose pasuri, që ka ndjekës dhe suitë, ky ka dy situata: - Një situatë është ajo çka bënë me pasuesit e tij. - Një situatë është ajo çka e godet prej pasuesve të tij; prej të mirës dhe të keqes, e cila është në përputhje me natyrshmërinë e tij ose që është në kundërshtim me të.
  • 41.
    41 Ai i cilimerr për gjykatës fenë dhe sheriatin në të dy situatat, qetësohet dhe do të ketë shpërblim prej Allahut nëse ai përdorë drejtësinë, këshillën dhe bamirësinë, nëse ai përballet me keqbërësin prej tyre me falje, dhe nëse i falenderon mirëbërësit duke e bërë këtë për hirë të Allahut. Gjithashtu, kur ai mediton në atë që ka bërë prej mirësive, atëherë ai e qetëson veten e tij dhe i hapet gjoksi. Ku krahasohet ky me udhëheqësin i cili nuk mërzitet për padrejtësin që i bënë njerëzve në gjakun, pasurinë dhe nderin e tyre; as nuk kujdeset për të ndjekur rrugët e drejtësisë; as nuk ka durim prej cilido lëndimi që e godet prej poullit të tij!! Ai është në konflikt të vazhdueshëm me pasuesit dhe popullin e tij. Zemrat e tyre janë mbushur me urrejtjen e tij. Ata presin t’i bjerë atij ndonjë gjë e keqe dhe presin momente të përshtatshme që kur atij t’i ndodhi gjëja më e vogël, ata ta ndihmojnë armikun më të madh të tyre kundër tij. Ai nuk është i qetë në jetën e tij dhe begatinë e tij. Ai nuk e di kur do ta befasojë fatkeqësia; natën apo ditën! Kjo është situata e udhëheqësit në mënyrë të përgjithshme.
  • 42.
    42 Sa i përketgjëndjes së vartësit: Nëse ai i bindet fesë në punën e tij, i bindet prijësit ose zotërisë ose prindit të tij, dhe përdorë normat e etikës fetare në sjelljen e tij, përdorë moralin e pëlqyer, së bashku me bindjen e tij ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, - ai qetëson veten e tij dhe shpirtin e udhëheqësit të tij, sigurohet prej ndëshkimit të tij dhe shpreson bamirësinë dhe dashurinë e tij. Sa i përket gjëndjes së atij që është njësoj dhe i barabartë me të tjerët: Nëse ti sillesh me moral të mirë me ata të cilët jetojnë me ty prej krijesave, atëherë shpirti yt qetësohet dhe brengat shuhen, ngase me anë të kësaj tij fiton dashurinë e tyre, shuan armiqësin e tyre, pavarësisht asaj që shpreson prej shpërblimit të madh të Allahut për këtë sjellje, e cila është prej adhurimeve më të mira, ngase robi arrin me moralin e mire gradën e agjëruesit dhe atij që falet natën.3 Morali i mirë ka 3 Sikurse ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel- lem - në hadithin të ciën e transmeton Ahmedi në ‘el-Musned’ nr. 25537 dhe Ebu Daudi nr. 4798.
  • 43.
    43 një veçori ndikuesenë gëzimin e shpirtit, gjë të cilën nuk njeh askush tamam, përveç atyre që e kanë provuar atë. Ku krahasohet ky me atë që sillet me njerëzit me moral të keq?! Mirësia e tij është e ndaluar, e keqja e tij nuk është e sigurt. Ai nuk ka aspak durim prej gjërave të mërzitshme. Jeta e tij i është bërë e padurueshme dhe i vijnë plotë brengosje dhe mërzitje. Tani ai është në vuajtje, por frikësohet dhe prej mjerimit të të ardhmes. Sa i përket sjelljes së tij me familjen, me fëmijët dhe me ata cilët kanë lidhje me të, në këtë rast është e theksuar kryerja e të drejtave të tyre të detyruara; të plota, pa mangësi dhe pa u mërzitur në kryerjen e këtyre të drejtave. Kushdo që sillet me ta në atë mënyrën që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, duke shpresuar se me këtë vepër arrin shpërblimin e Zotit = ky do të jetojë një jetë të këndshme. Ndërsa ai i cili është i mërzitur me ta dhe sillet keq me të voglin dhe me të madhin, del prej shtëpisë i zemëruar dhe hynë tek familja dhe fëmija e tij plotë mërzitje, çfarë jete do të ketë ai që
  • 44.
    44 është në këtësituatë?! Çfarë të shpresojë ai ndërkohë që ai ka humbur gëzimin dhe lumturinë e tij?! Sa i përket sjelljes së tij me punëtorët e tij, nëse ai përdorë me ta çiltërsinë dhe sinqeritetin, nëse është bujar kur shet, bujar kur blen, bujar kur jep hakun e tjetrit, bujar kur kërkon të drejtën e tij, atëherë ky mëshirohet, fiton nderin dhe respektin, fiton dashurinë e punëtorëve të tij dhe vazhdimësinë e punës së tyre. Nuk është e fshehtë për ty se çka në të prej jetës së këndshme, lumturisë së shpirtit dhe çka në të kundërtën e kësaj prej situatës së keqe, humbjes së nderit dhe mërzitjes së jetës. Ndryshimi midis këtyre të dyve është feja. Njeriu fetarë është me shpirt të gëzuar dhe me zemër të qetë. Pra, vërtetë ty të është bërë e qartë se të gjithë llojet e lumturisë dhe kënaqësisë reale burojnë prej fesë.
  • 45.
    45 Kënaqësia e tëkapurit me fenë Dije o vëllai im se feja është dy lloje: 1. Njëra prej tyre: Vepra, gjendje dhe morale që kanë lidhje me fenë dhe dynjanë. Sikurse përmendëm, nuk ka rrugë tjetër për arritjen e jetës së mirë vetëm se me fenë. 2. E dyta: Dituri dhe njohuri të dobishme: Ato janë shkencat e sheriatit, fesë dhe ato çka ndihmojnë për arritjen tek këto shkenca. Angazhimi me këto është prej adhurimeve më të mira, arritja e fryteve të saj është prej kënaqësive më të plota, nuk ka diçka që i ngjason asaj prej kënaqësive të kësaj bote. Merr mësim me gjëndjen e dëshiruesve të diturisë. Ti do ti gjesh ata, se shumicën e kohës së tyre e çojnë në kërkimin e diturisë. Ai kalon një kohë e gjatë, ndërkohë që është i zhytur në të. Ai ëndrrën të zgjatjet koha në kërkimin e diturisë. Kjo është shenja e kënaqësisë, sepse të pasionuarit pas diçkaje i duket e shkurtër koha e gjatë, ndërsa atij që i ngushtohet
  • 46.
    46 gjoksi me diçkai duket e gjatë koha e shkurtër, ngase poseduesi i diturisë në çdo kohë përfiton dituri me të cilën i rritet besimi dhe me të cilin përsos moralin. Ai që shfleton librat e dobishme, vazhdimisht i vijnë në mendje logjikat e të parëve dhe të fundit, njohuritë dhe situatat e tyre të lavdishme dhe të kundërtat e tyre. Në këtë ka mësim për ata që kanë mendje të shëndoshë! Sa shumë histori të kalojnë në libra me të cilën përfiton zgjuarsi të re, të ngushëllon ty gjatë fatkeqësive me historitë që i ka ndodhur njerëzve me vlerë, sesi i kanë pritur fatkeqësitë me kënaqe, me dorëzim dhe kanë fituar shpërblimin prej të Gjithëditurit, të Gjithëgjykues. Dituria të hap ty rrugët me të cilat arrin nevojat dhe me të cilën largon gjërat e urryer dhe të dëmshme.
  • 47.
    47 Logjika është dyllojesh: 1. Logjika instiktive. Kjo logjikë është ajo e cila e ka vendosur Allahu tek njeriu prej fuqisë së mendjes për arritjen e kuptimit në çështjet e fesë dhe të dynjasë. 2. Logjika e përfituar. Kur kjo logjikë bashkohet me logjikën të cilën e ka ngulosur Allahu tek njeriu, atëherë atij i shtohet vendosmëria dhe largpamësia. Ashtu sikurse logjika instiktive zhvillohet me zhvillimin e njeriut derisa arrin pjekurinë, po ashtu logjika e përfituar ka dy fonde zhvillimi: 1) Fondi i parë: Fondi apo burimi i të mbledhurit me njerëzit e mençur, përfitimi prej logjikës dhe përvojave të tyre.. - Herë duke ndjekur shembullin e tyre. - Herë duke u konsultuar dhe duke studiuar me ta.
  • 48.
    48 Sa shumë ështëngritur njeriu në shkallë të larta suksesi në këtë mënyrë! Prandaj, izolimi prej njerëzve i humbet atij mirësi të shumta dhe dobi të mëdhaja. Shto këtu ato çka i shkakton izolimi prej iluzioneve, mendimit të keq për njerëzit dhe pëlqimit të vetes që tregon për mangësinë e njeriut. Kjo ndoshta e dëmton trupin, ngase përzirja me njerzit hap shumë dyer prej dobive, të qetëson dhe të forcon zemrën tënde. Dobësia e zemrës është e dëmshme për logjikën, e dëmshme për fenë, e dëmshme për moralin dhe e dëmshme për shëndetin. Njeriu duhet të sillet me njerëzit në varsësi të situatave, sikurse Pejgamberi - sal-Allahu alejhi ue sel-lem - sillej me moral të mirë me të voglin dhe me të madhin. Allahu i Lartësuar ka thënë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱥ‬ ‫ﱦ‬ ‫ﱠ‬ :‫راف‬ ‫األع‬ ١٩٩ "Merre (përvetësoje dhe sillu me) mëshirën…" [Surja el-Araf, 199]
  • 49.
    49 Domethënë: Merr atëçka është e pastër prej moralit të krijesave dhe lëre atë çka është e rëndë prej saj. Kështu ulet me fëmijët e kësaj bote me edukatë dhe ndershmëri, ulet me të mëdhenjt me rrespekt, ulet me vëllezërit dhe shokët me fytyrë të çelur, ulet me të varfërit me mëshirë dhe modesti, ulet me njerëzit e dijes dhe fesë ashtu sikurse ka dinjitet me vlerën e tyre. Personin që ka këtë moral të madh e sheh me shpirt të gëzuar në një jetë të mirë. 2) Fondi i dytë i logjikës së përfituar është: Angazhimi me dituritë e dobishme. Përfiton në çdo çështje një mendim të ri dhe një logjikë të drejtë. Kështu, vazhdon të zhvillohet dituria, logjika dhe etika e atij që angazhohet me dituri. Dituria të bënë të njohësh Allahun dhe të tregon rrugën që të çon tek Ai. Dituria të bënë të njohësh si t’i shndërrosh gjërat e lejuara në adhurime që të afrojnë tek Allahu.
  • 50.
    50 Dituria e zëpozitën e udhëheqes dhe pasurisë. Ai që ka arritur diturinë, ka arritur çdo gjë; ndërsa ai që humbet diturinë, ka humbur çdo gjë. E gjitha kjo është në dituritë e dobishme. Ndërsa librat e kotë e të paturpshëm, ato ei shuajnë moralin, i prishin mendjet dhe zemrat, duke i nxitur për t’i marrë shembull njerëzit e këqinj. Puna e tyre në besim dhe zemra është si puna e zjarrit në kashtë.”
  • 51.
    51 Pendimi dhe kthimitek Allahu Kur këshilluesi i sinqertë i tregoi shokut të tij këto tema dhe solli argumente për to, atëherë i këshilluari tha: “Është larguar prej meje ajo çka kisha në fillim të temës, në të cilën kemi biseduar. Është larguar prej meje e pavlera në shpjegimin tënd të parë. Vërtetë ulja me ty o vëllai im dhe këshilla jote me këtë metodë të dobishme është e barazvlefshme tek mua me këtë botë e çka në të. Fillimisht e falenderoj dhe e lavdëroj Allahun që më ka caktuar ty për shokë, dhe e falenderoj shumë Atë, për shkak se ti i ke dhënë hakun shoqërimit, nuk ke bërë ashtu sikurse bëjnë ata të cilët nuk kanë respekt, të cilët kur shohin prej shokëve të tyre çka nuk u pëlqen, atëherë i presin menjëherë lidhjet e miqësisë dhe e ndihmojnë shejtanin kundër tyre, dhe kështu u shtohet e keqja atyre dhe humbet ndërmjet tyre mirëkuptimi i ndërsjelltë. Unë nuk kam për ta harruar bamirësinë tënde të sjellshme, ku më ke parë të hutuar në shkretëtira të largëta, të mashtruar me veten, të mahnitur me mendimin tim, më ke treguar me sytë e mi situatën në
  • 52.
    52 të cilën isha,më ke ndalur me urtësinë tënde prej shkatërrimit në të cilin kisha rënë. Tani unë i kërkoj falje Allahut për atë që ka kaluar dhe pendohem tek Ai. Atij i lutem të më ndihmoj në ndjekjen e Kënaqësisë së Tij. Atij i kërkoj ndihmë që ta përfundojë jetën time me veprat e mia të mira. Allahun e falenderoj dhe e lavdëroj në fillim dhe në fund, në pamje të jashtme dhe të brendshme, ngase Ai është Dhurues i begative, Largues i të këqiave dhe është shumë Bamirës dhe Bujar.” Mbaroi. Salati dhe salami qofshin për zotërinë tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.
  • 53.
    53 Përmbajtja  Hyrja.................................................................... 3 Argumentimi kundër fesë me neglizhimin e muslimanëve është padrejtësi.............................. 5  Feja thërret për tek çdo dituri e dobishme në lidhje me fenë dhe dynjanë.................................. 7  Lufta në rastin e dobësisë së muslimanëve është dy lloje................................................................. 9  Kultura e perëndimit është e zbukuruar nga jashtë dhe e rrënuar nga brenda .................................. 11  Shoqëria e mirë dhe rreziku i largimit prej saj .. 15  Krahasimi i gjëndjes së ateistëve dhe gjëndjes së besimtarëve........................................................ 18  Feja e vërtetë është e themeluar mbi Teuhid dhe braktisjen e Shirkut............................................ 20  Ndryshimi midis moraleve të atij të cilit nuk beson dhe ndërmjet moraleve të besimtarit ....... 22
  • 54.
    54  Rruga përlumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër................................................................... 26  Bazat e kënaqësive të kërkuara.......................... 27  Shkaqet e kënaqësisë dhe lumturisë së zemrave ............................................................. 27  Kënaqësia reale është kënaqësia e moskërkesës 29  Qëndrimi i besimtarit dhe i ateistit karshi begative ............................................................. 32  Krahasimi ndërmjet gjëndjes së besimtarit dhe jobesimtarit gjatë fatkeqësive ........................... 37  Gjendja e besimtarit dhe e jobesimtarit në mënyrën e sjelljes me krijesat ........................... 40  Kënaqësia e të kapurit me fenë ......................... 45  Pendimi dhe kthimi tek Allahu ......................... 51
  • 55.