SlideShare a Scribd company logo
1 of 61
  1-Përse na ka krijuar All-llahu i Lartësuar?
 
Përgjigje-All-llahu i Lartësuar na ka krijuar për 
te  adhuruar  Atë  dhe  mos  t’i   shoqërojmë  Atij 
askënd. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Nuk i kam krijuar 
xhinët  dhe  njëyit  vetëm  se  për  të  më  adhuruar 
Mua.’’(Edh-Dharijat:56) 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira 
e All-llahut qofshin mbi të:’’E drejta e All-llahut 
mbi njëzit është që ta Adhurojnë  vetëm Atë dhe 
mos t’bëjnë Atij shok:’’
 2-Si duhet ta adhurojmë All-llahun e Lartësuar?
 
Përgjigje-Ashtu si na ka urdhëruar All-llahu dhe i 
Dërguari  i  Tj;me  sinqeritet  dhe  sipas  synetit. 
Thotë  All-llahu  i  Lartësuar:Dhe  nuk  ishin  të 
urdhëruar  për  tjetër  vetëm  se  për  ta  adhuruar 
All-llahun  me  sinqeritet’’(El-Bejjineh:5) 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e 
All-llahut qofshin mbi të: Kush punon  një vepër e 
cila nuk është sipas punës sonë, ajo është e kthyer 
mbrapsht (nuk pranohet)’’
3-Si mund ta realizojmë kuptimin e adhurimit të 
vërtetë në zemrat tona? 
Përgjigje-Duke adhuruar All-llahun e Lartësuar me 
frikë prej Zjarrit të Tij, shpresë për Xhenetin e Tij dhe 
dashuri për Të. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe luteni Atë me frikë e 
shpresë’’ (Frikë prej Zjarrit të Tij dhe duke shpresuar 
Xhenetin e Tij. (El-A’raf:56) 
Dhe thotë:’’... Atëherë All-llahu do të bjerë një popull 
të cilin e do dhe ata e duan Atë.’’(El-Maide:54) 
Thotë i Dërguari i All-llahu, paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’I lutem All-llahut për Xhenetin 
dhe kërkoj mbrojtje prej Tij nga Zjarri.’’
4-Ç’është Ihsani-bamirësia në adhurim? 
Përgjigje-Të ndjesh mbikqyrjen  e All-llahut të 
Vetëm i Cili na sheh dhe i di të gjitha çështjet tona. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Vertët që  All-llahu 
është mbikqyrës mbi ju’’(En-Nisa’:1), 
Është Ai i Cili të sheh kur ti ngrihesh në këmb ( kur 
falesh) si dhe përmbysjen tënde në mesin e atyre që 
bëjnë sexhde (në namaz):’’ (Esh-Shuara:218) 
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e 
All-llahut ,qofshin mbi të::’’Bamirësia është të 
adhurosh All-llahun sikur ta shihje Atë, edhe pse ti 
nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.’’
5-Përse i ka dërguar All-llahu të Dërguarit e Tij?
 
Përgjigje-Për të ftuar njerëzit ne adhurimin e Tij 
dhe të mohojnë shirkun Atij. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ne kemi dërguar në 
gjdo popull të dërguar ashtuqë t’i urdhërojnë ata  
për të adhuruar All-llahun e t’i largohen 
idhujve.’’(En-Nahl:36) 
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e 
All-llahut qofshin mbi të:’’Të Dërguarit e All-
llahut janë vëllezër dhe feja e tyre është 
një.’’( d.m.th:të gjithë të Dërguarit kanë ftuar 
popujt e tzre në Njësimin e All-llahut)
6-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut ne adhurim?
 
Përgjigje-Të bësh adhurimin vetëm për All-llahun, 
siç janë ,lutja, premtimi ,gjykimi e adhurime te 
tjera. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dije se nuk ka të 
adhuruar tjetër përveç All-llahut.’’(Muhamed:19) 
(d.m.th: nuk ka te adhuruar tjetër me  të drejtë 
përveç All-llahut) 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e 
All-llahut qofshin mbi të:’’Le të jetë gjëja e parë në 
të cilën t’i ftosh ata Njësimi i All-llahut të 
Lartësuar.’’
7-Ç’do të thotë:’’La ilahe il-la All-llah’’? 
Përgjigje-Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç 
All-llahut, Një e të pa shoq. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Kjo sepse All-llahu 
është i Vërteti dhe se gjdo gjë adhurojnë përveç 
Atij është e kotë:’’(Lukman:30) 
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e 
All-llahut qofshin mbi të:’’Kush thotë’’La ilahe il-
la All-llah’’ dhe mohon çdo gjë që adhurohet 
përveç All-llahut, ndalohet për muslimanin marrja 
e pasuris dhe e gjakut të tij.’’
8-Ç’do të thotë:Muhammedi është i Dërguari i All-
llahut? 
Përgjigje-Nuk ka kush që meriton të pasohet 
përveç tij,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin 
mbi të. 
Thotë Alll-llahu i Lartësuar:’’E nese i bindeni atij 
(Muhammedit) atëherë jeni të udhëzuar.’’(En-
Nur:54) 
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e 
All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse do të ishte gjallë 
Musa (alejhi selam)nuk do të bënte gjë tjetër vetëm 
se do të më pasonte mua.’’
9-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut në Cilësitë dhe Emrat e 
Tij? 
Përgjigje-Pohimi i cilësive me të cilat All-llahu e ka 
cilësuar Veten e Tij  apo e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij 
pa përngjasim, shëmbëllim, komentim të devijuar apo 
mohim të tyre. 
Thotë All-llahu i lartësuar:’’Asgjë nuk është si Ai e Ai 
është Dëgjusi , Shikuesi,’’(Esh-Shura:11) 
Thotë i Dëerguari i All-llahut ,pqaja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka nëntëdhjetë e nëntë 
em,ra;kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet.’’(Dhe çdo 
ëmer prej emrave të All-llahut të Lartësuar tregonë një 
cilësi të Tij, në formën që i përket Lartësis e Madhështisë 
së Tij.)
10-Ç’dobi ka Njësimi për muslimanin? 
Përgjigje-Udhëzimi në këtë botë dhe siguria në 
botën tjetër, gjë që i siguron atij lumturinë në të dz 
botërat. 
Thotë All-llahu i Lartësuat:’’Ato të cilët kanë 
besuar dhe nuk e kanë përzier besimin e tyre me 
padrejtësi, për ta është siguria dhe ata janë të 
udhëzuar drejt:’’(El-En’am:82) 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e 
All-llahut qofshin mbi të:’’E drejta e njerëzve tek 
All-llahu është që të mos e dënojë atë që nuk i bën 
shok Atij.’’
11-Cila është e vërteta e besimit?
Përgjigje-Ai është: Shprehje me gjuhë, vepër me 
gjymtyrë dhe bindje me zemër e përulje.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!
Kini frikë All-llahun dhe flisni fjalë të drejta ashtu 
që t’ua rregullojë juve punët tuaja dhe t’ua falë 
gjynahet tuaja:’’(El-Ahzab:70)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e 
All-llahut, qofshin mbi të:’’Besimi është shtatëdhjetë 
e dia degë ,më e larta prj tyre është fjala’’La ilahe il-
la All-llah’’dhe më e ulta është largimi i një pengese 
nga rruga, edhe turpi është një prej degëve të 
12-A lejohet të mjaftuarit me thënien që je besimtar?
 
Përgjigje-Që të vërtetohet besimi i vërtetë duhen prova të 
prera për të. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Beduinët thanë: Kemi 
besuar.Thuaj, Ju nuk keni besuar por thoni që jemi 
dorëzuar sepse akoma nuk ka hyrë besimi në zemrat 
tuaja.E nëse i bindeni All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai 
nuk ua pakëson punët tuaja (të cilat i keni bërë),All-llahu 
është Falësi, Mëshirëbërësi.’’(El-Huxhurat:14) 
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mësjira e All-
llahut qofshin mbi të:’’O ju që jeni bërë muslimanë me 
gjuhën tuaj por që nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja!
Mos i dëmtoni muslimanët!....
13-Ku është All-llahu i Lartësuar? 
Përgjigje-All-llahu  është në qiell mbi Arsh, në atë mënyrë 
e cila i përket Madhështisë së Tij. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Mëshiruesi qëndroi mbi 
Arsh.’’(Ta-Ha:5) (d.mth.: u ngrit e u lartësua-siç ceket në 
Sahihun e Buhariut) 
I Dërguari i All-llahut e pyeti atë robëreshen:Ku është All-
llahu? Ajo tha:Në qiell,Atëherë ai i tha totëriut te saj: 
Lirojr atë sepse ajo është besimtare!’’ 
Dhe ka thënë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e 
All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka shkruar në një 
libër:’’Mëshira ime e ka kaluar Hidhërimin Tim’’e ai 
ndodhet i shkruajtur tek Ai, mbi Arsh.’’
14-A është All-llahu me ne me Qenien e Tij 
apo me Dijen e Tij? 
Përgjigje:All-llahu është me ne me Dijen e 
Tij, na sheh e na dëgjon. 
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Tha (All-llahu 
Musës dhe Harunit):Mos kini frikë sepse Unë 
jam me ju,iu dëgjoj dhe iu shoh,’’(Ta-Ha:46) 
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe 
mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ju i 
luteni Atij që dëgjon e është afër ,Atij që 
është me ju.’’(d.m.th:që iu dëgjon e iu sheh)
15-Cili është gjunahu më i madh? 
Përgjigje-Gjynahu më i madh është t’i bësh shok 
All-llahut. 
Thotë All-llahu i Lartësuar për kur Lukmani, 
alejhis-selam, tha:’’O biri im!Mos i shoqëro diç 
All-llahut sepse shirku është padrejtësia më e 
madhe,’’(Lukman:13) 
E pyetën të Dërguarin e All-lahut,paqja dhe 
mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Cili është 
gjynahu më i madh? Tha: T’i bësh All-llahut shok 
ndërsa Ai është që të ka krijuar ty.’’
16-Ç’është ‘’shirku i madh’’?
Përgjigje-Ai është drejtimi i çdo lloj adhurimi
tjetër përveç All-llahut, siç është lutja,
premtimi, kurbani etj.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Unë i
lutem Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atë me
askënd.’’(El-Xhinn:20)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe
mëshira e All-llahut, qofshin mbi të.:Gjynahu
më i madh prej të mëdhave është të
shoqëruarit e All-llahut shok.’’
17-Cili është dëmi i shirkut të madh?
Përgjigje-Ai është shkak për të qëndruarit e
përhershëm në Zjarr.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Atij që i
shoqëron All-llahut ndokënd, All-llahu ia bën
haram Xhenetin dhe vendi i tij është Zjarri.’’
(El-Maide:72)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe
mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush
vdes duke i shoqëruar All-llahut shok, do të
hyjë në Zjarr.’’
18-A ka dobi puna e shoqëruar me shirk të madh?
Përgjigje-Nuk bën dobi asnjë punë e shoqëruar me
shirkun e madh.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E nëse ata do të
adhuronin tjetër me All-llahun, atëherë do t’i
fshiheshin te gjitha punët e tyre që ata kishin
punuar.’’ (El-En’am:88),’’Dhe do t’i bëjmë ato
pluhur e hi.’’(El-Furkan:23)
Thotë All-llahu i Lartësuar në një Hadith
Kudsi:’’Kush vepron një punë në të cilën më
shoqëron dikënd tjetër, e kam lënë atë dhe shirkun
e tij.’’
19- A ndodhet shirku në mesin e muslimanëve?
Përgjigje-Po, gjendet me shumicë-me keqardhje!-
Thotë All-llahu i Lartësuar.’’Dhe nuk beson
shumica e tyre vetëm se duke i shoqëruar All-
llahut shok.’’(Junus:106)
Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:Nuk do të bëhet Kiameti
derisa të bashkohen disa fise prej popullit tim me
idhujtarët dhe derisa të adhurohen idhujt.’’
20-Cili është gjykimi për akuzimin e muslimanit se ai
është bërë qafir-mosbesimtar,pa pasur argument?
Përgjigje-Kjo gjë nuk lejohet madje është prej gjynaheve të
mëdha.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Zoti im i ka ndaluar
punët e ndyta, qofshin ato hapurazi apo fshehtasi, gjithashtu
(ka ndalur ) çdo lloj kriki, shtypjen pa të drejtë,vënien shok
All-llahut në adhurim, gjë për të cilën ai nuk ka dhënë asnjë
të drejtë e asnjë provë, si dhe ( ka ndaluar) përfoljen për
All-llahun për gjërat për të cilat ju nuk keni asnjë
dijeni.’’(El-A’raf:33)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut
qofshin mbi të:’’Nëse dikush i thotë vëllait të tij (ne fe ):Ti
je mos besimtar (qafir);ajo fjalë do të bjerë mbi njërin nga
21-Cili është gjykimi për lutjen e të tjerëve përveç
All-llahut-siç janë:’’ilvijatë’’?
Përgjigje-Të luturit atyre është shirk i cili të fut në
Zjarr.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Mos lut Zot tjetër
me All-llahun se përndryshe do të jesh prej atyre
që ndëshkohën.’’( Esh-Shuara:213)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Kush vdes duke qenë që
ka lutur dikë tjetër përveç All-llahut , do të hyjë në
zjarr.’’
22-A është lutja prej adhurimit të All-llahut
të Lartësuar?
Përgjigje-Po,sigurisht që lutja është prej
adhurimit të All-llahut, madje prej
adhurimeve më të mëdha.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe Zoti juaj
thotë: M’u lutni Mua, Unë do t’ju
përgjigjem!’’ (Gafir:60)
Thotë i Dëerguari i All-llahut i All-llahut
,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi
të:’’Lutja është vetë adhurimi.’’
23-A e dëgjojnë të vdekurit lutjen?
Përgjigje-Të vdekurit nuk dëgjojnë as lutjen e as
ndonjë gjë tjetër.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Sigurisht që ti nuk
mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë.’’(En-
Neml:80).’’...Ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë
ata në varre.’’ (Fatir:22)
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka zbritur disa
ëngjëj që sillen nëpër tokë e që më dërgojnë selam
nga ummeti im.’’(d.m.th.:që engjëjt janë ata që
percjellin selamin, , ndërsa njerëzit nuk mund të
24-A lejohet kërkimi i ndihmës prej të vdekurve
apo prej atyre që janë prezent?
Përgjigje-Nuk lejohet kërkimi i ndihmës pre tyre,
kjo gjë është shirk, por kërkojmë ndihmë vetëm nga
All-llahu i Lartësuar.
Thotë All-llahu i Lartësuar.’’(Përkujtoni) Kur ju
kërkuat ndihmë te Zoti juaj e Ai iu përgjigjë juve.’’
(El-Enfal:9’
Kur të Dërguarin e All-llahut,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të, e godiste ndonjë breng apo
veshtirësi thoshte:’’O Ti që je i Përjetshëm dhe
Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që egziston!Tek
25-A lejohet mbështetja në ndihmën e ndokujt tjetër
përveç All-llahut?
Përgjigje-Kjo gjë nuk lejohet sepse është shirk.
Për ndihmë i mbështetemi vetëm te All-llahu i
Madhëruar.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Vetëm ty të adhurojmë
dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë
(kudo , në çdo kohë e për çdo gjë).’’(El-Fatiha:5)
Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse kërkon diçka,
kërkoje prej All-llahut e nëse kërkon ndihmë, kërko
prej All-llahut.’
26-A lejohet të kërkojmëndihmë prej të gjallëve që
janë prezent?
Përgjigje-Po, lejohet në ato gjëra që janë brenda
mundësive të njeriut.
ThotëAll-llahu i Lartësuar:’’...Dhe ndihmoni njëri-
tjetrin në punë të mira e devotshmëri të All-llahut;
dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah e
zemërim (armiqësi).’’(El-Maide:2)
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu është në
ndihmën e robit të Tij sa të jetë robi në ndihmën e
vëllait të vet.’’
27-A lejohet përkushtimi i diçkaje dikujt tjetër përveç All-
llahut?
Përgjigje-Nuk lejohet përkushtimi vetëm se për All-llahun
e Madhëruar.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’(Përkujto) Kur
bashkëshortja e Imranit tha ‘’Zoti im! Të jam betuar Ty se
fëmija që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për
shërbimet e Tua, kështu që ma prano këtë (përkushtim)
mua.’’(El-Imran:35)
Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’Kush përkushtohet për të kryer një
punë të mirë që është bindje ndaj All-llahut, le ta bëjë atë,
e kush përkushtohet për të bërë një punë të keqe që thyen
urdhërin e All-llahut, mos ta bëjë atë.’’
28- A lejohet prerja e kurbanit për dikë
tjetër përveç All-llahut?
Përgjigje-Nuk lejohet sepse kjo gjë është
prej shirkut të madh.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Falu për Zotin
tënd dhe pre kurban vetëm për Të.’’(El-
Keuther:2)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe
mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E
mallkoftë All-llahu atë që prët kurban për
dikë tjetër përveç All-llahut!’’
29-A lejohet tavafi-të sjellurit përreth-varreve?
Përgjigje-Nuk lejohet tavafi rreth ndonjë gjëjë
tjetër përveç se rreth Qabes.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Dhe le të sillen
rreth shtepisë se lashtë (Qabes në Mekë).’’(El-
Haxh:29)
Thotë i Dëerguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Kush sillet rreth Qabes
shtatë herë dhe pastaj fal dy rekate, i quhet sikur
ka liruar një robëreshë.’’
30-A lejohet të falesh duke pasur përpara teje
ndonjë varr?
Përgjigje-Nuk lejohet falja drejt varreve pasi që
kjo gjë të çon në madhërimin e adhurimin e tyre.
Thotë All-llahu i Lartësuar.’’...Kështu pra, ktheje
fytyren tënde (gjatë faljes) në drejtim të Xhamisë
së Shenjtë-Qabes!’’(El-Bekare:144)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Mos u ulni mbi varre
dhe mos u falni në drejtim të tzre!’’
31-Cili është gjykimi i të punuarit me magji?
Përgjigje-Të punosh me magji (të bësh magji) është
prej gjynaheve më të mëdha të cilat të çojnë në
mosbesim e mohim të All-llahut të Lartësuar.
Poashtu edhe të mesuarit e saj është njësoj si puna
me të.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Por shejtanët mohuan
(u bënë mosbesimtarë) duke u mëauar njerëzve
magjinë.’’(El-Bekare:102)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Largojuni shtatë
shkatrrueseve (që të fusin në zjarr) :Shirkut,
magjis...’’
32-A mund t’i besojmë fallgjorit e magjistarit?
Përgjigje-Nuk i besojmë ata për asgjë që
thonë,madje nuk shkojmë kurrë tek ata.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Nuk e di të
fshehtën askush që ndodhet në qiej apo në tokë
përveç All-llahut.’’(En-Neml:65)
Thotë i Dërguar i All-llahut paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Kush shkon tek ndonjë
fallxhor apo magjistare dhe e beson atë në ato që
thotë, ka mohuar atë që ka zbritur Muhammedit:’’
33-A e di të fshehtën ndokush prej krijesave?
Përgjigje-Nuk e di të fshehtën askush përveç
All-llahut të Lartësuar.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe tek Ai janë
çëlesat e të fshehtës e askush nuk i di ato
përveç Atij.’’(El-En’am:59)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe
mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk e di
të fshehtën askush tjetër përveç All-llahut.’’
34-Me ç’ligj duhet të gjykojnë muslimanët?
Përgjigje-Muslimanët duhet të gjykojnë sipas
Kur’anit dhe Sunetit-fjalës së të Dërguarit të
All-llahut,qofshin ata individë, kolektiv apo
pushtetarë.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe gjyko në
mes tyre me atë që ka zbritur All-llahu.’’(El-
Maide:49)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe
mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu
është Gjykues dhe tek Ai është kthimi.’’
35-Cili është gjykimi për ligjet e vendosura nga shtetet e
mëdha sot, të cilat kundërshtojnë Islamin?
Përgjigje-Zbatimi i tyre është kufër-mosbesim, dalje nga
Islami nëse personi i bën të lejuara apo i paraprin mbi Ligjin
e All-llahut (Kur’anin dhe Sunetin) duke besuar se janë më
të mira.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kushdo që nuk gjykonë me
Atë që ka shpallur All-llahu, ata janë mosbesimtarë.’’(El-
Maide:44)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut
qofshin mbi të:’’Nëse prijësit e tyre do të vazhdojnë të mos
gjykojnë me Ligjin e All-llahut e të mos zgjedhin ndërmjet
atyre që ka zbritur All-llahu, atëherë All-llahu i jep secilit
pjesën që i takon( të dënimit për shkak të padrejtësisë që i
kanë bërë njerëzve duke gjykuar me ligje jo të drejta).
36-A lejohet betimi në dikënd tjetër përveç
All-llahut?
Përgjigje-Nuk lejohet betimi vetëm se në All-
llahun e Madhëruar.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj: Po! Për
Zotin tim!Ju padyshim që do të
ringjalleni.’’Thotë i Dërguari i All-llahut
,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi
të:’’Kush betohet në dikënd tjetër përveç All-
llahut, ka bërë shirk (i ka bërë shok
All-llahut).’’
37-A lejohet lidhja e nuskave dhe hajmalive?
Përgjigje-Nuk lejohet varja apo lidhja e nuskave
dhe hajmalive sepse kjo gjë është prej shirkut.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe nëse All-llahu iu
prek me njdonjë të keqe, askush nuk mund ta
largojë atë përveç Atij.’’(El-En’am:17)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Kush var apo lidh nuskë
i ka bërë shok All-llahut.’’(Nuskë është çdo gjë
lidhet për të larguar syrin e keq apo amirën, apo
me qëllim të shërimit ose ruajtjes nga
sëmundjet.sh.r.)
38- Me ç’farë ndërmjetësohemi tek All-llahu i
Lartësuar?
Përgjigje-Ndërmjetësohemi tek All-llahu me Emrat
e Cilësitë e Tij, të Pastërtit nga mekatet, me punët
tona të mira dhe më duanë-lutjen e një besimtari të
mirë.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe të All-llahut janë
të gjithë Emrat më të bukur, kështu që luteni Atë
me to:’’(El-A’raf:80)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Të lutem Ty çdo Emër
Tëndin me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde!’’
39-A ka nevojë duaja-lutja për ndërmjetësinë e
ndonjë krijese?
Përgjigje-Kur lutemi nuk ka nevojë për ndonjë
ndërmjetës,prej krijesave.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kur robët e Mi të
pysin ty (o Muhammed) për Mua, atëherë (thuaju):
Vërtet Unë jam pranë , u përgjigjem lutjeve te lutesit
kur ai më drejtohet Mua me lutje.’’(El-Bekare:186)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Ju i luteni Atij që Dëgjon
e është afër ,Atij që është me ju.’’(d.m.th:që ju
Dëgjon e ju Sheh)’’
40-Cili është misioni i të të Dërguarit të All-
llahut,Muhanmmed?
Përgjigje-Misioni i tij është shpallja,sqarimi dhe
ngritja e argumentit.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ti i Dërguar! Shpalle
mesazhin i cili të është zbritur tz nga Zoti yt.’’(El-
Maide:67)
Tha i Dërguari i All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-
llahut e All-llahut qofshin mbi të);’’Zoti im!
Dëshmo!’’ E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve
të tij kur thanë:’’Dëshmojmë që ti e kreve shpalljen,
e çove në vend amanetin dhe këshillove.
41-Prej kujt kërkojmë që të na mundësohet ndërmjetësimi
i të të Dërguarit në Ditën e Gjykimit?
Përgjigje- E kërkojmë ndërmjetësinë e Muhammedit,
paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,vetëm prej
All-llahut të Lartësuar.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E kush është ai që mund të
ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij.’’(El-
Bekare:255)
‘’Thuaj: I gjithë ndërmjetësimi i takon All-llahut.’’(Ez-
Zumer:44)
Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të,duke mësuar njërin prej shokëve të
tij thotë:’’O Zoti im!Bëjë atë (të Dërguarin, Muhammedin)
ndërmjetës për mua.’’
42-Si mund ta duam All-llahun dhe të Dërguarin e
Tij?
Përgjigje-Dashurija vërtetohet në bindje dhe
zbatimin e urdhërave.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Nëse jeni që e
doni All-llahun ,atëhere më ndiqni mua që t’ju
dojë All-llahu.’’(Al-Imran:31)
Thotë i Dëerguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk beson askush prej
derisa të jem më i dashur tek ai sesa prindi apo
femija e tij e të gjithë njerëzit.’’
43-A mund ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit?
Përgjigje-Nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin e të
Dërguarit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi
të,apo ngritjen e tij.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj (O Muhammed):Unë
jam vetëm një njeri sikurse edhe ju, (por) mua më është
shpallur se i adhuruarijuaj është Një i Adhuruar i
Vetëm.’’(El-Kehf:110)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’Mos më lavdëroni ashtu siç bënë të
krishterët me birin e Merjemes , sepse unë jam rob i All-
llahut, por thoni:Rob i All-llahut dhe i Dërguari Tij.’’
44-Kush është krijesa e parë?
Përgjigje-Krijesa e parë prej e njerzve është
Ademi,alejhi selam,paqja e All-llahut qoftë
mbi të,ndërsa prej sendeve është Lapsi.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’(Përmend) Kur
Zoti yt u tha engjëjve:Me të vërtetë që Unë do
të krijoj njeriun nga balta.’’(Sad:71)
Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe
mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Sendi i
parë që ka krijuar All-llahu është Kalemi-
lapsi.’’
45-Si është krijuar Muhammedi ,alejhi-selam?
Përgjigje- E ka krijuar All-llahu Muhammedin, paqja
dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, ashtu siç
krijoj të gjithë njerëzit.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj(O Muhammed):
Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju ,por që më
shpallet...’’(El-Kehf:110)
‘’Ai është i Cili ju ka krijuar juve nga dheu e pastaj
prej një pike uji.’’(Gafgir:67)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’Ç’dokush prej jush krijohet në
barkun e nënes së tij për dyzet ditë në gjëndje të
lëngët...’’
46-Cili është gjykimi për Xhihadin-luftën në Rrugë të All-
llahut?
Përgjigje-Xhihadi është obligim mbi muslimanët qoft ai me
pasuri, me gjuhë apo me trup.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ecni përpara, qoft kur e keni të
lehtë (jeni të shëndoshë) apo të rëndë dhe luftoni me pasuritë
dhe vetet tuaja në Rrugë të All-llahut.’’(Et-Teube:41)
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut
qofshin mbi të:’’Luftoni idhujtarët me pasuritë, vetet dhe
gjuhët tuaja’’
Dhe ai (Xhihadi) është detyrë mbi çdo musliman të
mundshëm nëse pushohet një tokë prej tokave të
muslimanëve.Në fillim e kanë për detyrë ata që janë më afër
e kështu me radhë derisa të mposhtet e të largohet armiku.
47-Ç’është miqësia për besimtarët?
Përgjigje-Ajo është dashuria dhe përkrahja
për besimtaret janë njësues. Thotë
All-llahu i Lartësuar:’’Besimtarët dhe
besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e
miq) për njëri-tjetrin.’’(Et-Teube:71)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe
mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Besmtari
për besimtarin është si një ndërtes e vetme që
mbajnë njëri-tjetri.’’
48-A lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe
përkrahja e tyre?
Përgjigje- Nuk lejohet miqësia me mosbesimtarët
dhe as përkrahja e tyre sepse kjo është prej
njollave të besimit.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kush i miqëson
ata (mosbesimtarë) prej jush , ai është prej
tyre.’’(El-Maide:51)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Bijtë e filan fisi nuk janë
miq të mi.’’(Ngaqe ata ishin mosbesimtarë)
49-Kush është mik e i dashur?
Përgjigje-Mik është besimtari i devotshëm sunni-që
ndjek rrugën e Pejagmberit,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Nuk ka fare dyshim!
Me të vërtetë për Eulijatë-miqtë e All-llahut, as frikë
nuk do të ketë mbi ata, as nuk do të pikëllohen.
Të cilët besuan dhe gjithnjë e patën frikë All-
llahun.’’(Junus:62-63)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Miku im është All-llahu
dhe besimtari i mirë.’’
50-Përse e ka zbritur All-llahu Kur’anin?
Përgjigje- E ka zbritur All-llahu Kur’anin për ta
lexuar atë , për të menduar atë dhe për të punuar
sipas tij.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Pasoni atë që iu është
zbritur nga Zoti juaj dhe mos pasoni asnjë të
dashur tjetër përveç All-llahut.’’(El-A’raf:3)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Lexojeni Kur’anin dhe
punoni me të.’’;e mos hani me Kur’anin e as mos
shtoni (pasurinë tuaj)me të.’’
51-A mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin?
Përgjigje-Nuk mund të mjaftohemi me Kur’anin
pa Hadithin e të Dërguarit,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ne të zbritëm ty
Përkujtimin (hadithin, sunetin) ashtu që tua
sqarosh njërzve atë që u është zbritur atyre
(Kur’anin).’’(En-Nahl:44)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Vërtet që mua më
është dhënë Kur’ani dhe një tjetër me të si ai
(Hadithi).’’
52-A mund ta paraprijmë fjalën e ndokujt prej
krijesave
Para Fjalës se All-llahut dhe të Dërguarit?
Përgjigje-Nuk lejohet të paraprijmë fjalën e asujt,
kushdo qoftë ai,para Fjalës së All-llahut dhe të
Dërguarit të Tij.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Mos
vendosni ( mos flisni) para se të vendosë All-llahu dhe i
Dërguari i Tij.’’(El-Huxhura:1)
Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’Nuk lejohet t’i bindesh krijesës
nëse të urdhëron për atë që kundërshton Fjalën e
Krijuesit,por bindja është në punë të mira.’’
53-Ç’farë duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi?
Përgjigje-Kthehemi tek libri Fisnik (Kur’ani) dhe te
Suneti i saktë, sipas kuptimit të selefëve-te parëve të
mire të kësaj feje dhe duke u këshilluar me dijetarët e
vërtetë.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E nëse kundërshtoheni
në ndonjë gjë, atëherë kthejeni atë tek All-llahu (Libri
i Tij) dhe te i Dërguari i Tij .’’(En-Nisa’:59)
Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’Kam lënë në mesin tuaj dy
gjëra me të cilat nuk do të humbni kurrë nëse kapeni
pas tyre:Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit
të Tij.’’
54-Ç’është bidati?
Përgjigje-Bidati është çdo gjë me të cilen
adhurohet All-llahu pa pasur ndonje argument në
fe.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’ A kanë ata shok
(idhuj) të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta
ndonjë fe të cilën nuk e ka urdheruar e përcaktuar
All-llahu.’’(Esh-Shura:21)
Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Kush vjen me diçka të
re në çështjen tonë , e cila nuk është prej saj, ajo
është e kthzer mbrapsht.’’
55-A ka bidat të mirë në fe?
Përgjigje-Nuk ka në fe bidat të mirë, por ato janë
epshet dhe dëshirat e atyre që vijnë me to.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Këtë ditë Unë e
përsosa për ju fenë tuaj, plotësova mirësinë Time
mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si Fe.’’(El-
Maide:3)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e
All-llahut qoft mbi të:’’Ruajuni punëve të
shpikura )risive në Fe) sepse çdo punë e shpikur
është bidat dhe çdo bidat të çon në humbje.’’
56-A ka në Islam hapje të një rruge të mirë?
Përgjigje-Po, siç është ai person që fillon i pari me
një punë të mirë për të vazhduar e për të qenë
shembull për të tjerët.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O Zoti ynë!...Dhe na
bëj prijës të Muttekinëve (të përkushtuarve në
besimin e pastër Islam).’’(El-Furkan:74)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’Kush hap në Islam një
rrugë të mirë do të ketë shpërblimin e asaj dhe e
të gjithë atyre që do ta vazhdojnë pas tij.’’
57- A i mjafton muslimanit rregullimi i vetes së tij?
Përgjigje-Duhet patjetër që të rregullojë veten dhe
familjen e tij, si dhe sa të mundet prej njerëzve të
tjerë.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!
Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri ,lënd
djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.’’
Thotë i Dëerguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e
All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu i Lartësuar do ta
pysë çdo përgjëgjës për atë që kishte në përgjegjësi;A
e ruajti atë apo e humbi?
58-Kur triumfojnë muslimanët?
Nëse ndihmojnë Fenë e All-llahut , duke punuar sipas
Librit të Zotit të tyre dhe sipas Rrugës së të Dërguarit të
tyre.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar! Nëse ju
ndihmoni All-llahun, Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju
bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.’’(Muhammed:7)
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’Kur do të tregtoni me
kamatë,ndiqni bishtat e lopëve e të kënaqeni me të
mbjellat, dhe do ta lini Luftën në Rrugë të All-llahut,
atëherë All-llahu do të hedhë mbi ju një përulje e nënçmim
të cilin nuk do ta heqë prej jush deri sa të ktheheni në Fenë
tuaj.’’
59-Si mund të shpëtojmë prej përçarjes e belasë?
Përgjigje- Shpëtimi është duke u kthyer tek Feja e vërtetë dhe e
saktë sipas kuptimit të selfëve të mirë dhe duke lënë grindjet
dhe mosmarrëveshjet.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kushdo që kundërshton të
Dërguarin (Muhammedin) pasi ti jetë treguar qartë atij Rruga
e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarve, Ne do ta
mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur dhe do ta
djegim atë në Zjarr. E sa përfundim i keq është ai!( En-
Nisa:115)
Thotë i Dërguari i All-llahut .paqja dhe mëshira e All-llahut
qofshin mbi të:’’...E ai që do të jetojë prej jush do të shohë
mosmarrveshje të shumta.Kështu që kapuni pas Sunetit tim
dhe Sunetit (rrugës) së prijësve të drejtë e të udhëzuar që do të
jenë pas meje, Shtrëngohuni pas tyre fort me dhëmballë!...’’
60-Cila është detyra e muslimanëve sot?
Përgjigje-Kapja e të gjithëve për Litarin e All-llahut
që të jenë një dorë e vetme.
Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Dhe kapuni që të gjithë
për Litarin e All-llahut, dhe mos u përçani:’’(Al-
Imran:102)
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-
llahut qofshin mbi të:’’Shembulli i muslimanëve në
dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, mëshirën e tyre dhe
butësinë e tyre ndaj njëri-tjetrit është sikur shembulli i
një trupi të vetëm, nëse ankohet njëra prej gjymtyrëve
të tij, atëherë i gjithë trupi ndjen dhembje e ethe.’’
Vel-hamdu lilahi Rabil-alemin.

More Related Content

What's hot

Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiDr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiLibra Islame
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveRregullatIslame
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitRregullatIslame
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitFatos
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritRregullatIslame
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiRregullatIslame
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveRregullatIslame
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmRregullatIslame
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitRregullatIslame
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetRregullatIslame
 
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutMjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutRregullatIslame
 
Rezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRregullatIslame
 

What's hot (20)

Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të larta
 
Dr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiDr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - Turpi
 
04 - Revista Medina
04 - Revista Medina04 - Revista Medina
04 - Revista Medina
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Rregullat e agjërimit
Rregullat e agjërimitRregullat e agjërimit
Rregullat e agjërimit
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutMjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
 
Rezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepra
 

More from E verteta vjen nga Zoti

More from E verteta vjen nga Zoti (20)

Kurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte ShqipKurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte Shqip
 
Rruga e Muslimanit
Rruga e MuslimanitRruga e Muslimanit
Rruga e Muslimanit
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
 
E verteta-e-qarte
E verteta-e-qarteE verteta-e-qarte
E verteta-e-qarte
 
Eutanazia
EutanaziaEutanazia
Eutanazia
 
Etika islame
Etika islameEtika islame
Etika islame
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 

Besimi i muslimanit