SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Dr. Musli Vërbani
Universitetet (medhhebet) në islam
Njeriu në jetën e tij ha dhe pi dhe i shfrytëzon të mirat e kësaj bote. Në këtë hapësirë
dhe në këtë kozmos për të jetuar është i patjetërsueshëm ligji dhe rregulli. Për këtë arsye
ekzistojnë dy çështje elementarepër njeriun ashtu siç janë ushqimi dhe pija e ato janë besimi
(akideja) dhe ligji rregullativ(sheria).
Besimi ka të bëjë me: besimin në Zotin, melekët e Tij, librat e Tij, pejgamberët e Tij,
në Kaderin e Tij dhe besimi në botën tjetër.
Ligji rregullativ ka të bëjë me rregullimin e raporteve ndërnjerëzore, në çështje të
ekonomisë, në çështjet sociale, dhe në kryerjen e obligimeve ndaj Zotit siç janë: namazi,
zekati, agjërimi dhe haxhi. Këtu qëndron edhe dallimi në mes të ligjit islam (sheriatit) dhe
ligjeve (kushtetutave) njerëzore, sepse ligjet njerëzore shikojnë vetëm raportet njeri-njeri
ndërsa ligji islam shikon raportet njeri-njeri, por i shtohet edhe ligji i kryerjes së obligimeve
ndaj Krijuesit siç janë zekati, haxhi, agjërimi dhe namazi. Me një fjalë ligji islam ka të bëjë
me ibadat dhe muamelat.
Bazë kryesore në islam për ligjësim është Kur’ani i cili një pjesë ka zbrit në Mekë
ndërsa pjesatjetër në Medine. Në përgjithësi në Mekë kanë zbritur ajetet e besimit, kurse në
Medinë ajetet e ligjësimit dhe posaqërisht ato që kanë të bëjnë me njeriun, pra që njihet me
statusin personal, ku bënë pjesë martesa, shkurorëzimi, dhe me çështjet që kanë të bëjnë me
të tjerët si në ekonomi, financa dhe marëdhëniet ndërnjerëzore.
Dihet se në Mekë ekzistonte islami, por jo edhe shteti islam, sepse shteti islam është
themelua me shkuarjen e Muhamedit a.s. në Medine, ku aty pastaj Muhamedi a.s. i ka
rregullua çështjet fetare, shoqërore, politike dhe ekonomike.
Ligjësimi islam është zhvillua në mënyrë graduale. Kur muslimanëve u paraqitej
ndonjë çështje sekondare e cila nuk ishte e precizuar apo nuk ishte e detajuar në Kur’an i
drejtoheshin Muhamedit a.s. për sqarim, specifikim apo detajim. Kështu që bazë e dytë e
ligjësimit islam ishte suneti i Muhamedit a.s.
Pas vdekjes së Muhamedit a.s. në mesin e muslimanëve (ku veç islami ishte zgjeruar
në gadishullin arabik por edhe më gjerë) paraqitençështje të ndryshme dhe të llojllojshme, të
cilat kërkonin urgjentisht të zgjidheshin, kështu që nevojitej ixhtihadi, logjika dhe analogjia
për zgjidhjen e tyre. Kështu që janë detyruar sehabet që nga koha e Ebu Bekri Siddikit r.a. që
ta zbatonin parimin e ixhtihadit, logjikës dhe analogjisë në procedim të ligjësimit të ligjeve.
Shekulli i I dhe shekulli i II i hixhretit njihen si shekuj ku është përhapur universiteti
(drejtimi-shkolla) i ixhtihadit dhe Kijasit. Ky drejtim ka marrë përmasa të mëdha posaçërisht
në Irak.
Në anën tjetër regjioni i Hixhazit, i përmbahej me fanatizëm hadithit, dhe kur
paraqitej ndonjë çështje për shqyrtim heshtnin dhe nuk deklaroheshin. Specifikë e tyre ishte
se vepronin edhe me hadithe të dobëta, me fjalë tjera nuk shikonin me precizitet kushtet e
hadithit apo burimin e hadithit, ndërsa e urrenin të vepruarit me logjikë.
Kur u zgjerua vija ndarëse në mes të dy universiteteve (Hanefij në njërën anë dhe
Hanbelij e Malikij në anën tjetër) uparaqit universiteti i tretë i cili pozicionohej në mes tyre,
i cili as nuk e refuzonte ixhtihadin dhe logjikën, e as nuk i linte pas dore hadithet e niveleve
të dyta. Në krye të këtij universiteti ishte universiteti Shafiij.
Universiteti Hanefij
Ebu Hanife ka ndërrua jetë në vitin 150 h./ 868 m.
Njihet si themelues i universitetit ku pas Kur’anit dhe hadithit praktikon parimin e
kijasit, ixhtihadit dhe logjikës. Në programin e tij për ligjësimin e ligjeve ka qenë tepër
rigoroz në pranimin e haditheve, pra, ka kushtëzua kushte të rrepta në pranimin e tyre. Nëse
ka qenë hadithi i dobët dhe ka ardhur në kundërshtim me kijasin, i ka dhënë përparësi kijasit
ndaj haditheve të dobëta.
Universiteti Malikij
Imam Maliku ka vdekur në vitin 179 h./ 799 m.
Sehabet, me fjalë tjera banorët e Medinës kanë pasë ndikim në këtë drejtim. Kështu
që bazë të përpilimit të ligjeve e ka pasë: Kur’anin, hadithin dhe pastaj veprimet e banorëve
të Medinës, e në fund e ka praktikua edhe kijasin.
Universiteti Hanbelij
Imam Hanbeli ka vdekur në vitin 241 h./ 855 m.
Bazë e fikhut në këtë drejtim pas Kur’anit ka qenë hadithi. Hadithit mursel dhe të
dobët i ka dhënë përparësi ndaj kijasit (analogjisë). E ka përdorur kijasin, por shumë rrallë,
në raste specifike dhe të domosdoshme.
Universiteti Shafiij
Imam Shafiu ka vdekur në vitin 204 h. / 820 m.
I ka takuar universitetit të Malikut deri në vitin 195 h. Pastaj ka marrë pjesë në
ligjëratat e shokëve të Ebu Hanifes në Bagdad. Kjo ka ndikua që të merr iniciativën e
përafrimit të universitetit të Ebu Hanifes me atë të Malikut, me fjalë tjera Universitetin e
Irakut me atë të hixhazit. Me një fjalë nuk e ka pranua hadithin me shumë lehtësi, por edhe
nuk e ka pranua parimin për me qenë tepër rigoroz në pranimin e hadithit. Po ashtu nuk e ka
pranua parimin që t’i jepet përparësi kijasit (analogjisë) ndaj hadithit.
Nga ajo që e cekëm më lartë përfundojmë se:
 Që të katër universitetet bazë kryesore të ligjësimit e kanë pasur Kur’anin fisnik.
 Që të katër universitetet shtyllë të dytë të ligjësimit e kanë pasur hadithin e saktë
dhe të vërtetë (sahih) dhe hasen (të mirë).
 Universiteti Hanbelij pas Kur’anit bazë e ka pasur edhe hadithin mursel dhe të
dobët. Këtyre haditheve u ka dhënë përparësi ndaj kijasit (analogjisë) dhe shumë
rrallë e ka përdorur kijasin.
 Universiteti Malikij pas Kur’anit dhe hadithit, prioritet në ligjësim e ka pasur
mentalitetin e banorëve të Medines, të cilëve u ka dhënë përparësi ndaj kijasit.
 Që të dy këto universitete (Hanbelij dhe Malikij) e kanë praktikua kijasin atëherë
kur nuk kanë hasur as në Kur’an as në hadith (qoftë të dobët) dhe atëherë kanë
bërë ixhtihad (ixhtihadi është më gjithëpërfshirës se kijasi). Që d.m.th. edhe këto
dy universitete e kanë praktikua kijasin, por shumë rrallë dhe në raste të
domosdoshme.
 Universiteti Hanefij bazë në përpilimin e ligjeve e ka pasur Kur’anin dhe hadithin
e saktë. Mirëpo kur ka ardhur në pyetje një çëshje, në zgjidhjen e asaj çështjeje
përparësi i ka dhënë kijasit (analogjisë) ndaj hadithit të dobët. Që d.m.th. se e ka
themelua drejtimin logjik në pranimin e haditheve, pra nuk e ka refuzua hadithin
por e ka refuzua burimin e dobët të hadithit, sepse në kohën e tij (Ebu Hanifes)
kanë ndodhur fitnet në mes të muslimanëve dhe secili sekt për të përfituar në masë
është mundua me shpikë hadithe, me shtrembërua hadithe, me devijua hadithe, gjë
që ka ndikua që të jetë shumë rigoroz në kushtëzimin e pranimit të hadithit. Duhet
cekur se përpilimi dhe regjistrimiështë bërë pas vdekjes së tij, ndërsa Buhariu dhe
Muslimi kanë qenë po të njëjtë rigoroz sikurse Ebu Hanife në kushtëzimin e
pranimit të haditheve.
 Universiteti Hanefij i jep përparësi kijasit (analogjisë) ndaj haditheve të niveleve
të dyta (mursel dhe të dobëta).
 Universiteti Shafiij: pasiqë Imam Shafiu në fillim ka qenë studiues në
Universitetin Malikij, ndërsa më vonë studiues në Universitetin Hanefij është
mundua të bëjë përafrimine këtyre dy universiteteve. Është mundua të vendosë në
barazpeshë hadithet e niveleve të dyta me kijasin. Pra, as nuk e ka refuzua kijasin
(analogjinë) shumë lehtë, as nuk i ka refuzua hadithet e dobëta shumë lehtë, por
është mundua të bëjë balancimin në mes tyre.
 Nga e gjithë kjo që u tha më lartë mund të përfundojmë se bazë e përpilimit të
ligjeve në ligjësimin islam janë: Kur’ani, hadithi, ixhmai dhe kijasi (analogjia-
logjika). Sa i përket të parës dhe të dytës janë dakorduar të gjithë dijetarët
(dakordimi i gjithë dijetarëve quhet ixhmaë). Sa i përket hadithit të dobët dijetarët
janë ndarë: Ebu Hanife i jep përparësi kijasit ndaj haditheve të dobëta; Imam
Hanbeli dhe Maliku e bëjnë të kundërtën, pra, i japin përparësi hadithit qoftë edhe
të dobët ndaj kijasit; ndërsa Imam Shafiu mundohet të bëjë balancimin e tyre.
Ky është kuvendi islam në përpilimin e ligjeve në të cilin kuvend japin mendimet që
të katër universitetet.

More Related Content

Similar to Dr. Musli Vërbani - Universitetet (medhhebet) në islam

Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiArgumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiMondi Marku
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu iv (ixhmai)
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu iv (ixhmai)Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu iv (ixhmai)
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu iv (ixhmai)Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)Shkumbim Jakupi
 
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamDr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamShkumbim Jakupi
 
Dr. musli vërbani pikat dalluese të vehabizmit
Dr. musli vërbani   pikat dalluese të vehabizmitDr. musli vërbani   pikat dalluese të vehabizmit
Dr. musli vërbani pikat dalluese të vehabizmitLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - "Pikat dalluese të vehabizmit"
Dr. Musli Vërbani - "Pikat dalluese të vehabizmit"Dr. Musli Vërbani - "Pikat dalluese të vehabizmit"
Dr. Musli Vërbani - "Pikat dalluese të vehabizmit"Shkumbim Jakupi
 
Dr. jusuf kardavi vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
Dr. jusuf kardavi   vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islamDr. jusuf kardavi   vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
Dr. jusuf kardavi vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islamLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Sektet dhe medhhebet në islam
Dr. Musli Vërbani - Sektet dhe medhhebet në islamDr. Musli Vërbani - Sektet dhe medhhebet në islam
Dr. Musli Vërbani - Sektet dhe medhhebet në islamLibra Islame
 
Bazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditBazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditmatildad93
 

Similar to Dr. Musli Vërbani - Universitetet (medhhebet) në islam (10)

Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiArgumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu iv (ixhmai)
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu iv (ixhmai)Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu iv (ixhmai)
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu iv (ixhmai)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
 
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamDr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
 
Domosdoshmeria
DomosdoshmeriaDomosdoshmeria
Domosdoshmeria
 
Dr. musli vërbani pikat dalluese të vehabizmit
Dr. musli vërbani   pikat dalluese të vehabizmitDr. musli vërbani   pikat dalluese të vehabizmit
Dr. musli vërbani pikat dalluese të vehabizmit
 
Dr. Musli Vërbani - "Pikat dalluese të vehabizmit"
Dr. Musli Vërbani - "Pikat dalluese të vehabizmit"Dr. Musli Vërbani - "Pikat dalluese të vehabizmit"
Dr. Musli Vërbani - "Pikat dalluese të vehabizmit"
 
Dr. jusuf kardavi vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
Dr. jusuf kardavi   vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islamDr. jusuf kardavi   vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
Dr. jusuf kardavi vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
 
Dr. Musli Vërbani - Sektet dhe medhhebet në islam
Dr. Musli Vërbani - Sektet dhe medhhebet në islamDr. Musli Vërbani - Sektet dhe medhhebet në islam
Dr. Musli Vërbani - Sektet dhe medhhebet në islam
 
Bazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditBazat e-teuhidit
Bazat e-teuhidit
 

More from Libra Islame

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Libra Islame
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETILibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaLibra Islame
 

More from Libra Islame (20)

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
 

Dr. Musli Vërbani - Universitetet (medhhebet) në islam

  • 1. Dr. Musli Vërbani Universitetet (medhhebet) në islam Njeriu në jetën e tij ha dhe pi dhe i shfrytëzon të mirat e kësaj bote. Në këtë hapësirë dhe në këtë kozmos për të jetuar është i patjetërsueshëm ligji dhe rregulli. Për këtë arsye ekzistojnë dy çështje elementarepër njeriun ashtu siç janë ushqimi dhe pija e ato janë besimi (akideja) dhe ligji rregullativ(sheria). Besimi ka të bëjë me: besimin në Zotin, melekët e Tij, librat e Tij, pejgamberët e Tij, në Kaderin e Tij dhe besimi në botën tjetër. Ligji rregullativ ka të bëjë me rregullimin e raporteve ndërnjerëzore, në çështje të ekonomisë, në çështjet sociale, dhe në kryerjen e obligimeve ndaj Zotit siç janë: namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi. Këtu qëndron edhe dallimi në mes të ligjit islam (sheriatit) dhe ligjeve (kushtetutave) njerëzore, sepse ligjet njerëzore shikojnë vetëm raportet njeri-njeri ndërsa ligji islam shikon raportet njeri-njeri, por i shtohet edhe ligji i kryerjes së obligimeve ndaj Krijuesit siç janë zekati, haxhi, agjërimi dhe namazi. Me një fjalë ligji islam ka të bëjë me ibadat dhe muamelat. Bazë kryesore në islam për ligjësim është Kur’ani i cili një pjesë ka zbrit në Mekë ndërsa pjesatjetër në Medine. Në përgjithësi në Mekë kanë zbritur ajetet e besimit, kurse në Medinë ajetet e ligjësimit dhe posaqërisht ato që kanë të bëjnë me njeriun, pra që njihet me statusin personal, ku bënë pjesë martesa, shkurorëzimi, dhe me çështjet që kanë të bëjnë me të tjerët si në ekonomi, financa dhe marëdhëniet ndërnjerëzore. Dihet se në Mekë ekzistonte islami, por jo edhe shteti islam, sepse shteti islam është themelua me shkuarjen e Muhamedit a.s. në Medine, ku aty pastaj Muhamedi a.s. i ka rregullua çështjet fetare, shoqërore, politike dhe ekonomike. Ligjësimi islam është zhvillua në mënyrë graduale. Kur muslimanëve u paraqitej ndonjë çështje sekondare e cila nuk ishte e precizuar apo nuk ishte e detajuar në Kur’an i drejtoheshin Muhamedit a.s. për sqarim, specifikim apo detajim. Kështu që bazë e dytë e ligjësimit islam ishte suneti i Muhamedit a.s. Pas vdekjes së Muhamedit a.s. në mesin e muslimanëve (ku veç islami ishte zgjeruar në gadishullin arabik por edhe më gjerë) paraqitençështje të ndryshme dhe të llojllojshme, të cilat kërkonin urgjentisht të zgjidheshin, kështu që nevojitej ixhtihadi, logjika dhe analogjia për zgjidhjen e tyre. Kështu që janë detyruar sehabet që nga koha e Ebu Bekri Siddikit r.a. që ta zbatonin parimin e ixhtihadit, logjikës dhe analogjisë në procedim të ligjësimit të ligjeve. Shekulli i I dhe shekulli i II i hixhretit njihen si shekuj ku është përhapur universiteti (drejtimi-shkolla) i ixhtihadit dhe Kijasit. Ky drejtim ka marrë përmasa të mëdha posaçërisht në Irak. Në anën tjetër regjioni i Hixhazit, i përmbahej me fanatizëm hadithit, dhe kur paraqitej ndonjë çështje për shqyrtim heshtnin dhe nuk deklaroheshin. Specifikë e tyre ishte se vepronin edhe me hadithe të dobëta, me fjalë tjera nuk shikonin me precizitet kushtet e hadithit apo burimin e hadithit, ndërsa e urrenin të vepruarit me logjikë. Kur u zgjerua vija ndarëse në mes të dy universiteteve (Hanefij në njërën anë dhe Hanbelij e Malikij në anën tjetër) uparaqit universiteti i tretë i cili pozicionohej në mes tyre,
  • 2. i cili as nuk e refuzonte ixhtihadin dhe logjikën, e as nuk i linte pas dore hadithet e niveleve të dyta. Në krye të këtij universiteti ishte universiteti Shafiij. Universiteti Hanefij Ebu Hanife ka ndërrua jetë në vitin 150 h./ 868 m. Njihet si themelues i universitetit ku pas Kur’anit dhe hadithit praktikon parimin e kijasit, ixhtihadit dhe logjikës. Në programin e tij për ligjësimin e ligjeve ka qenë tepër rigoroz në pranimin e haditheve, pra, ka kushtëzua kushte të rrepta në pranimin e tyre. Nëse ka qenë hadithi i dobët dhe ka ardhur në kundërshtim me kijasin, i ka dhënë përparësi kijasit ndaj haditheve të dobëta. Universiteti Malikij Imam Maliku ka vdekur në vitin 179 h./ 799 m. Sehabet, me fjalë tjera banorët e Medinës kanë pasë ndikim në këtë drejtim. Kështu që bazë të përpilimit të ligjeve e ka pasë: Kur’anin, hadithin dhe pastaj veprimet e banorëve të Medinës, e në fund e ka praktikua edhe kijasin. Universiteti Hanbelij Imam Hanbeli ka vdekur në vitin 241 h./ 855 m. Bazë e fikhut në këtë drejtim pas Kur’anit ka qenë hadithi. Hadithit mursel dhe të dobët i ka dhënë përparësi ndaj kijasit (analogjisë). E ka përdorur kijasin, por shumë rrallë, në raste specifike dhe të domosdoshme. Universiteti Shafiij Imam Shafiu ka vdekur në vitin 204 h. / 820 m. I ka takuar universitetit të Malikut deri në vitin 195 h. Pastaj ka marrë pjesë në ligjëratat e shokëve të Ebu Hanifes në Bagdad. Kjo ka ndikua që të merr iniciativën e përafrimit të universitetit të Ebu Hanifes me atë të Malikut, me fjalë tjera Universitetin e Irakut me atë të hixhazit. Me një fjalë nuk e ka pranua hadithin me shumë lehtësi, por edhe nuk e ka pranua parimin për me qenë tepër rigoroz në pranimin e hadithit. Po ashtu nuk e ka pranua parimin që t’i jepet përparësi kijasit (analogjisë) ndaj hadithit.
  • 3. Nga ajo që e cekëm më lartë përfundojmë se:  Që të katër universitetet bazë kryesore të ligjësimit e kanë pasur Kur’anin fisnik.  Që të katër universitetet shtyllë të dytë të ligjësimit e kanë pasur hadithin e saktë dhe të vërtetë (sahih) dhe hasen (të mirë).  Universiteti Hanbelij pas Kur’anit bazë e ka pasur edhe hadithin mursel dhe të dobët. Këtyre haditheve u ka dhënë përparësi ndaj kijasit (analogjisë) dhe shumë rrallë e ka përdorur kijasin.  Universiteti Malikij pas Kur’anit dhe hadithit, prioritet në ligjësim e ka pasur mentalitetin e banorëve të Medines, të cilëve u ka dhënë përparësi ndaj kijasit.  Që të dy këto universitete (Hanbelij dhe Malikij) e kanë praktikua kijasin atëherë kur nuk kanë hasur as në Kur’an as në hadith (qoftë të dobët) dhe atëherë kanë bërë ixhtihad (ixhtihadi është më gjithëpërfshirës se kijasi). Që d.m.th. edhe këto dy universitete e kanë praktikua kijasin, por shumë rrallë dhe në raste të domosdoshme.  Universiteti Hanefij bazë në përpilimin e ligjeve e ka pasur Kur’anin dhe hadithin e saktë. Mirëpo kur ka ardhur në pyetje një çëshje, në zgjidhjen e asaj çështjeje përparësi i ka dhënë kijasit (analogjisë) ndaj hadithit të dobët. Që d.m.th. se e ka themelua drejtimin logjik në pranimin e haditheve, pra nuk e ka refuzua hadithin por e ka refuzua burimin e dobët të hadithit, sepse në kohën e tij (Ebu Hanifes) kanë ndodhur fitnet në mes të muslimanëve dhe secili sekt për të përfituar në masë është mundua me shpikë hadithe, me shtrembërua hadithe, me devijua hadithe, gjë që ka ndikua që të jetë shumë rigoroz në kushtëzimin e pranimit të hadithit. Duhet cekur se përpilimi dhe regjistrimiështë bërë pas vdekjes së tij, ndërsa Buhariu dhe Muslimi kanë qenë po të njëjtë rigoroz sikurse Ebu Hanife në kushtëzimin e pranimit të haditheve.  Universiteti Hanefij i jep përparësi kijasit (analogjisë) ndaj haditheve të niveleve të dyta (mursel dhe të dobëta).  Universiteti Shafiij: pasiqë Imam Shafiu në fillim ka qenë studiues në Universitetin Malikij, ndërsa më vonë studiues në Universitetin Hanefij është mundua të bëjë përafrimine këtyre dy universiteteve. Është mundua të vendosë në barazpeshë hadithet e niveleve të dyta me kijasin. Pra, as nuk e ka refuzua kijasin (analogjinë) shumë lehtë, as nuk i ka refuzua hadithet e dobëta shumë lehtë, por është mundua të bëjë balancimin në mes tyre.  Nga e gjithë kjo që u tha më lartë mund të përfundojmë se bazë e përpilimit të ligjeve në ligjësimin islam janë: Kur’ani, hadithi, ixhmai dhe kijasi (analogjia- logjika). Sa i përket të parës dhe të dytës janë dakorduar të gjithë dijetarët (dakordimi i gjithë dijetarëve quhet ixhmaë). Sa i përket hadithit të dobët dijetarët janë ndarë: Ebu Hanife i jep përparësi kijasit ndaj haditheve të dobëta; Imam Hanbeli dhe Maliku e bëjnë të kundërtën, pra, i japin përparësi hadithit qoftë edhe të dobët ndaj kijasit; ndërsa Imam Shafiu mundohet të bëjë balancimin e tyre. Ky është kuvendi islam në përpilimin e ligjeve në të cilin kuvend japin mendimet që të katër universitetet.