SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Download to read offline
Kalendari
dhe procedura
Aplikimet kryhen vetëm online.

15 janar - 15 mars
Periudha e pranimit të aplikimeve.	
Mars/Prill
Përzgjedhja për fazën e parë
Aplikantët njoftohen në mars/prill, nëse janë
përzgjedhur për intervistat e fazës së parë.
Të përzgjedhurit njoftohen për
kohën dhe vendin e intervistave.

Program për
Përvojë dhe
Zhvillim të
Lidershipit

Maj
Intervistat e fazës së parë
Intervistat e fazës së parë kryhen nga një
panel i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për
Zhvillim (AADF).
		
Qershor
Intervistat nga Komisioni Përzgjedhës
Kandidatët e përzgjedhur nga faza e
parë do të intervistohen nga anëtarët e
Komisionit Përzgjedhës. Ky i fundit përcakton
finalistët, të cilët u rekomandohen
institucioneve pritëse.
Korrik
Intervistat me institucionin pritës
Drejtuesit e institucioneve pritëse ftojnë
në intervistë finalistët e përzgjedhur nga
Komisioni. Bazuar në përzgjedhjen
përfundimtare të këtyre drejtuesve
përcaktohet klasa e pjesëmarrësve.

Qëllimi i Programit “LEAD Albania” është që t'u
ofrojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar
shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin
e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi
e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë
sonë nëpëmjet një përvoje njëvjeçare, që i vendos
pjesëmarrësit në një pozicion qeveritar shumë
të lartë.
Programi “LEAD Albania”është program unik
për lidership dhe sektorin publik në Shqipëri.
Është një përvojë, e cila nuk mund të merret
diku tjetër. Është një mundësi për të qenë një
qytetar aktiv në një pozicion ndikues, për t'i shërbyer kombit dhe për të bërë një ndryshim.

një nismë e

Shtator/Tetor
Përcaktimi përfundimtar i pozicionit të
punës. Fillon viti i programit dhe
prezantohet klasa si e tërë.
Për më shumë detaje dhe udhëzime, ju
lutemi të vizitoni www.aadf.org/lead.

Programi

www.aadf.org/lead

Koncepti i programit
Programi “LEAD Albania” është konceptuar bazuar
në një nga programet më prestigjioze në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës për lidership dhe
administratën publike.
Programi i Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin
(angl.: White House Fellows Program) ka shërbyer
për rreth 50 vjet në Shtetet e Bashkuara për identifikimin dhe promovimin e liderëve të së ardhmes,
midis të cilëve edhe figura të njohura si Kolin Pauell
(Colin Powel) dhe Uesli Klark (Wesley Clark).
Angazhimi
në punë

Procesi
përzgjedhës

Angazhimi në punë në pozicione të larta
në institucionet shtetërore është pjesa
thelbësore e Programit. Individët e
përzgjedhur do të punojnë për një vit si
këshilltarë ose ndihmës të zyrtarëve të
lartë të Kryeministrisë, të Ministrive të
ndryshme, Institucionit të Presidentit,
Bashkisë së Tiranës dhe Bankës
së Shqipërisë.

Programi “LEAD Albania”dhe Komisioni
Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret
e mëposhtme në përzgjedhjen e
finalistëve:

Detyrat e tyre kërkojnë angazhim ndaj
vendit të punës, kapacitet për të mësuar
shpejt dhe gatishmëri për të përballuar
ngarkesë në punë.
Individëve të përzgjedhur mund t'u
kërkohet gjithashtu të punojnë edhe për
çështje jashtë fushës së tyre parësore
të ekspertizës. Programi do të mbulojë për
secilin pjesëmarrës shpenzimet e lidhura
me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas
kategorisë së pagave të institucionit ku
vendosen.

Komponenti
i trajnimit
Elementi i dytë i Programit është
komponenti i trajnimit. Do të ketë një
sërë seminaresh në tema si politikat
publike, politika e jashtme, politika të
sigurisë, integrimi evropian, vendimmarrje, lidership, kompetenca sociale
etj. Nëpërmjet komponentit të trajnimit
do të rriten mundësitë e pjesëmarrësve
në Program për të njohur
udhëheqës nga sektori publik dhe
privat.
Klasa e pjesëmarrësve në Program do
të jetë pjesë e një serie takimesh dhe
tryezash të rrumbullakëta me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministra,
drejtues të institucioneve të drejtësisë,
këshilltarë dhe zyrtarë të lartë të nivelit
qendror të qeverisjes, deputetë
të Kuvendit, drejtues të forcave
të armatosura, gazetarë, historianë,
drejtues biznesi apo organizatash joqeveritare dhe drejtues të shteteve të
huaja ose diplomatë.

Arritje profesionale të rëndësishme në
karrierë;
Dëshmi të aftësive për lidership dhe
potencial për rritje të mëtejshme;
Interes i provuar në sektorin publik dhe
në shoqëri;
Aftësi për të pasur sukses në nivelet më
të larta qeveritare dhe aftësi për të
punuar efektivisht në ekip.
Cilësi të tjera mund të përfshijnë:
Aftësi shumë të mira në të shkruar;
Njohuri të gjuhëve të huaja;
Qëndrim pozitiv;
Aftësi të mira menaxhuese;
Aftësi shumë të mira ndërpersonale/në
marrëdhëniet me njerëzit;
Nivel ekspertize në fushën e propozuar
si fokus.

Kushtet për të
aplikuar
Për të aplikuar në Programin
“LEAD Albania”, kandidatët duhet të
plotësojnë kushtet e mëposhtme:
Aplikantët duhet të jenë nënshtetas
shqiptarë (pranohet nënshtetësia
e dyfishtë).
Aplikantët duhet të kenë përfunduar
studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i
studimeve pasuniversitare mund të jetë
avantazh.
Aplikantët duhet të kenë një përvojë
pune. Preferohet një minimum prej
5 vitesh. Në rast të përfundimit të
studimeve të doktoraturës, minimumi i
preferuar është 3 vjet.
Nuk pranohen aplikime nga persona, të
cilët punojnë aktualisht në institucione të
qeverisjes qendrore ose Institucionin e
Presidentit.
Nuk ka kufizime moshe. Megjithatë,
Programi është krijuar për t'u dhënë
aplikantëve të përzgjedhur përvojën e
qeverisjes në fazat e para të karrierës
së tyre.

More Related Content

Featured

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by HubspotMarius Sescu
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 

Featured (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Flyer LEAD Albania

  • 1. Kalendari dhe procedura Aplikimet kryhen vetëm online. 15 janar - 15 mars Periudha e pranimit të aplikimeve. Mars/Prill Përzgjedhja për fazën e parë Aplikantët njoftohen në mars/prill, nëse janë përzgjedhur për intervistat e fazës së parë. Të përzgjedhurit njoftohen për kohën dhe vendin e intervistave. Program për Përvojë dhe Zhvillim të Lidershipit Maj Intervistat e fazës së parë Intervistat e fazës së parë kryhen nga një panel i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Qershor Intervistat nga Komisioni Përzgjedhës Kandidatët e përzgjedhur nga faza e parë do të intervistohen nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës. Ky i fundit përcakton finalistët, të cilët u rekomandohen institucioneve pritëse. Korrik Intervistat me institucionin pritës Drejtuesit e institucioneve pritëse ftojnë në intervistë finalistët e përzgjedhur nga Komisioni. Bazuar në përzgjedhjen përfundimtare të këtyre drejtuesve përcaktohet klasa e pjesëmarrësve. Qëllimi i Programit “LEAD Albania” është që t'u ofrojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë nëpëmjet një përvoje njëvjeçare, që i vendos pjesëmarrësit në një pozicion qeveritar shumë të lartë. Programi “LEAD Albania”është program unik për lidership dhe sektorin publik në Shqipëri. Është një përvojë, e cila nuk mund të merret diku tjetër. Është një mundësi për të qenë një qytetar aktiv në një pozicion ndikues, për t'i shërbyer kombit dhe për të bërë një ndryshim. një nismë e Shtator/Tetor Përcaktimi përfundimtar i pozicionit të punës. Fillon viti i programit dhe prezantohet klasa si e tërë. Për më shumë detaje dhe udhëzime, ju lutemi të vizitoni www.aadf.org/lead. Programi www.aadf.org/lead Koncepti i programit Programi “LEAD Albania” është konceptuar bazuar në një nga programet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidership dhe administratën publike. Programi i Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl.: White House Fellows Program) ka shërbyer për rreth 50 vjet në Shtetet e Bashkuara për identifikimin dhe promovimin e liderëve të së ardhmes, midis të cilëve edhe figura të njohura si Kolin Pauell (Colin Powel) dhe Uesli Klark (Wesley Clark).
  • 2. Angazhimi në punë Procesi përzgjedhës Angazhimi në punë në pozicione të larta në institucionet shtetërore është pjesa thelbësore e Programit. Individët e përzgjedhur do të punojnë për një vit si këshilltarë ose ndihmës të zyrtarëve të lartë të Kryeministrisë, të Ministrive të ndryshme, Institucionit të Presidentit, Bashkisë së Tiranës dhe Bankës së Shqipërisë. Programi “LEAD Albania”dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhjen e finalistëve: Detyrat e tyre kërkojnë angazhim ndaj vendit të punës, kapacitet për të mësuar shpejt dhe gatishmëri për të përballuar ngarkesë në punë. Individëve të përzgjedhur mund t'u kërkohet gjithashtu të punojnë edhe për çështje jashtë fushës së tyre parësore të ekspertizës. Programi do të mbulojë për secilin pjesëmarrës shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së pagave të institucionit ku vendosen. Komponenti i trajnimit Elementi i dytë i Programit është komponenti i trajnimit. Do të ketë një sërë seminaresh në tema si politikat publike, politika e jashtme, politika të sigurisë, integrimi evropian, vendimmarrje, lidership, kompetenca sociale etj. Nëpërmjet komponentit të trajnimit do të rriten mundësitë e pjesëmarrësve në Program për të njohur udhëheqës nga sektori publik dhe privat. Klasa e pjesëmarrësve në Program do të jetë pjesë e një serie takimesh dhe tryezash të rrumbullakëta me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministra, drejtues të institucioneve të drejtësisë, këshilltarë dhe zyrtarë të lartë të nivelit qendror të qeverisjes, deputetë të Kuvendit, drejtues të forcave të armatosura, gazetarë, historianë, drejtues biznesi apo organizatash joqeveritare dhe drejtues të shteteve të huaja ose diplomatë. Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë; Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme; Interes i provuar në sektorin publik dhe në shoqëri; Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip. Cilësi të tjera mund të përfshijnë: Aftësi shumë të mira në të shkruar; Njohuri të gjuhëve të huaja; Qëndrim pozitiv; Aftësi të mira menaxhuese; Aftësi shumë të mira ndërpersonale/në marrëdhëniet me njerëzit; Nivel ekspertize në fushën e propozuar si fokus. Kushtet për të aplikuar Për të aplikuar në Programin “LEAD Albania”, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptarë (pranohet nënshtetësia e dyfishtë). Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i studimeve pasuniversitare mund të jetë avantazh. Aplikantët duhet të kenë një përvojë pune. Preferohet një minimum prej 5 vitesh. Në rast të përfundimit të studimeve të doktoraturës, minimumi i preferuar është 3 vjet. Nuk pranohen aplikime nga persona, të cilët punojnë aktualisht në institucione të qeverisjes qendrore ose Institucionin e Presidentit. Nuk ka kufizime moshe. Megjithatë, Programi është krijuar për t'u dhënë aplikantëve të përzgjedhur përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre.