25317763 e-drejta-e-peocedures-penale

4,327 views

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
4,327
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
85
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

25317763 e-drejta-e-peocedures-penale

  1. 1. Ismet KabashiPJESA E PARËE DREJTA E PROCEDURËS PENALEKAPITULLI I - DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Çdo procedurë që udhëheq një organ i autorizuar për të zbatuar ligjin kaparimet e veta themelore. Edhe procedura penale i ka parimet e veta dhe atopërmbahen në dispozitat e Kapitullit të parë të Kodit të Përkohshëm tëProcedurës Penale të Kosovës, në tekstin vijues KPPPK. Shumica nga këtoparime në të njëjtën kohë janë edhe parime të Kushtetutës së Republikës sëKosovës të parapara në Kapitullin e dytë të drejtat dhe liritë themelore. Në krahasim me legjislacionin e mëparmë në këtë lëmi risitë kryesorejanë parimet mbi paanshmerinë e gjykatave, parimi akuzator dhe ai mbibarabarësinë e armëve të palëve në procedurë. Parimi akuzator dhe ai i ndjekjes penale sipas detyrës zyrtare dhelegaliteti i ndjekjes penale janë dhënë në dispozitat e nenit 6 të KPPPK. Paditës të autorizuar për të ndërmarrë ndjekjen penale janë prokuroripublik, i dëmtuari dhe paditësi subsidiar. Për veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare prokurori publikdetyrohet të fillojë procedurën penale përveq në rastet nga dispozitat eneneve 226 dhe 227 të KPPPK.Për veprat penale që ndiqen në bazë të propozimit të të dëmtuarit prokuroripublik me rastin e fillimit të procedurës penale duhet të dëshmojë në gjykatësë ka siguruar propozimin të tillë. Bazë për të filluar ndjekjen penale është ekzistimi i dyshimit tëarsyeshëm së një person ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyës zyrtareapo propozimit të të dëmtuarit. Dyshimi i arsyeshëm është një dyshim inivelit më të ultë së dyshimi i bazuar që duhet të ekzistojë kur nga gjykataduhet marrë vendime për kufizimin e lirive të personave të dyshuar apourdhëruar masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit me rastin ezbatimit të së cilave poashtu cenohen të drejtat dhe liritë e qytetarit. Prokurori publik ndërmerr ndjekjen penale sipas detyrës zyrtare për tëgjitha veprat penale të parapara në Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës, në 63
  2. 2. E DREJTA PENALE (MATERIALE)tekstin vijues KPPK dhe në ligjet tjera për të cilat me ligj nuk thuhetshprehimisht se ndiqen sipas padisë private. Për veprat penale që ndiqen sipas padisë private paditës i autorizuarështë i dëmtuari. Paditës subsidiar është i dëmtuari në rastin kur prokurori publik hedhkallzimin penal, pushon hetimin e filluar apo tërhiqet nga aktakuza. Parimi i barabarësisë së armëve nënkupton barabarësinë e palëve nëprocedurë. Procedura penale mund të zbatohet pranë policisë, duke përfshirëedhe procedurën para oficerit të autorizuar të Shërbimit Doganor të Kosovës,prokurorit publik dhe gjykatës dhe që të tri këto organe përveq së janë tëdetyruara që me vëmendje dhe përkujdesje të njëjtë dhe me përkushtimmaksimal profesional të vërtetojnë të gjitha faktet me rëndësi në procedurëjanë të detyruar që të gjitha ato fakte t`ia vëjnë në dispozicion dhe shfrytëzimedhe palës kundërshtare. I pandehuri në procedurë ka të gjitha të drejtat që i ka prokurori publikpërveq atyre që ky i fundit i ka si organ shtetëror. Institutet e reja tëprocedurës, mbrojtja e të dëmtuarit dhe dëshmitarit, mundësia hetuese ejashtëzakonshme, kërkesa e të pandehurit për mbledhjen e provave dukepasur parasysh edhe të drejtën e tij që ta kundërshtojë çdo provë me marrjennë pyetje sigurojnë parimin e barabarësisë së armëve.KAPITULLI II - KOMPETENCAT E GJYKATAVEA. KOMPETENCA LËNDORE Për vendosjen e çështjeve penale kompetente janë gjykatat komunale,ato të qarkut dhe Gjykata Supreme e Kosoves. Gjykatat ekonomike dhe atopër kundërvajtje nuk kanë kompetencë të vendosin çështjet penale. Gjykatat komunale kanë kompetencë lëndore të vendosin lidhur meveprat penale të dënueshme me gjobë ose me dënim burgimi gjerë me pesëvjet për veprat penale për të cilat është parapa dënimi me gjobë apo meburgim gjer më tri vjet vendos një gjyqëtar i vetëm ndërsa për ato veprapenale për të cilat është paraparë dënimi me burgim mbi tri e gjerë me pesëvjet vendos trupi gjykues i përbërë nga një gjyqëtar dhe dy gjyqëtar laik. Gjyqtari i procedurës paraprake vetëm vendos për urdhërimin e masavetë fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, zbatimit të procedurës që siguronmundësi të jashtëzakonshme të hetimit, vendosjes lidhur me ankesat ecaktuara në procedurën e hetimit që zbaton prokurori publik, urdhërimin emasave për sigurimin e pranisë së të pandehurit, pengimin e rikryrerjes së 64
  3. 3. E DREJTA PENALE (MATERIALE)veprës penale dhe sigurimin e suksesshëm të zhvillimit të procedurës penale,etj. Gjyqtari për konfirmim të aktakuzës zbaton dhe vendos në procedurëne konfirmimit të aktakuzës. Gjykatat e qarkut, në shkallë të dytë, kanë kompetencë lëndore tëvendosin ankesat e paraqitura kundër aktgjykimeve të gjykatave komunale tëmarra në shkallë të parë ndërsa në shkallë të parë të vendosin çështjet penaleqë paraqesin vepra penale të dënueshme me dënim burgimi mbi pesë vjet dheme burgim afatgjatë. Veprat penale për të cilat këto gjykata, në bazë të ligjit,kanë kompetencë të vendosin në shkallë të parë edhepse veprat janë tëdënueshme me burgim gjer më pesë vjet ose më pak janë ato nga Rregullorjae UNMIK-ut 2004/ 2 mbi Pengimin e Pastrimit të Parave dhe veprave tëngjashme penale. Gjykata Supreme e Kosovës vendos çështjet penale sipas ankesave nëshkallë të dytë; në kushtet e caktuara edhe në shkallë të tretë, kur vendos, nëraste të caktuara, lidhur me konfliktin e kompetencës dhe sipas mjeteve tëjashtëzakonshme juridike.B. KOMPETENCA TERRITORIALE Kompetenca territoriale e gjykatave caktohet në bazë të vendit tëkryerjes apo tentimit të kryerjes së veprës penale ose vendit ku ështëshkaktuar pasoja e saj. Vendi i kryerjes apo tentimit për kryerjen e veprëspenale është vendi në të cilin ka vepruar kryesi ndërsa vendi ku shkaktohenpasojat nuk do të thotë së duhet të përputhet detyrimisht me vendin e kryerjesapo tentimit të veprës penale. Sipas nenit 33 të KPPK vendi i kryerjes sëveprës penale është vendi ku ka vepruar kryesi, vendi ku kryesi ka qenë idetyruar të veprojë dhe nuk ka vepruar apo vendi ku është shkaktuar pasojandërsa vendi i tentimit të veprës penale është vendi ku ka vepruar kryesi apovendi në të cilin është dashur të shkaktohet pasoja sipas dashjes së kryesit. Me ligj mund të parashihet kompetencë e posaqme territoriale kur nëkuader të disa gjykatave komunale që janë në kuadër të kompetencësterritoriale të një gjykate të perbashkët të qarkut, neni 21 paragrafi 2 iKPPPK. Kjo kompetencë parashihet varësisht nga kushtet e punës dhengarkesës së gjykatave. Për të gjykuar një vepër të vazhduar penale kompetencë territoriale kasecila nga gjykatat në territorin e së cilës është kryer ndonjë nga vepratpenale që është në përbërje të veprës së vazhduar penale ndërsa për një vepërtë përhershme kompetente është secila nga gjykatat me kompetencë lëndorenë territorin e së cilës brenda një kohe të caktuar kanë zgjatur pasojat. Nëse 65
  4. 4. E DREJTA PENALE (MATERIALE)një kryes privon në mënyrë të kundërligjshëm një person nga liria nëPrishtinë, pastaj e mban nga disa ditë nëpër edhe 6 qytete tjera të Kosovëskompetente është secila nga gjykatat në territorin e së cilës personi i tillëështë mbajtur i privuar nga liria si dhe gjykata në territorin e së cilës personiështë privuar kundërligjshem nga liria ndërsa përparësi ka Gjykata pranë sëcilës së pari është dorëzuar akti për fillimin e procedurës. Për të gjykuar një vepër penale të kryer në aeroplan kompetente ështëgjykata në territorin e së cilës aeroplani është i regjistruar. Kompetencë për tëgjykuar veprat penale të kryera nëpërmjet gazetës është gjykata në territorin esë cilës gazeta është shtyp ndërsa në rastin kur nuk dihet vendi i shtypjes apoai është jashtë shtetit atëherë gjykata në territorin e së cilës është shpërndarëgazeta. Për të gjykuar veprën penale shmangia nga sigurimi i mjeteve tëjetesës kompetencë territoriale ka gjykata në të cilën kryesi i pandehuri ështëdashur të bëjë pagesën e mjeteve të mbajtjes apo ushqimit. Kompetenca territoriale mund të kalohet nga një gjykatë në gjykatëntjetër me kompetencë lëndore në rastet kur gjykata kompetente është epenguar për shkaqe juridike ose reale të zbatojë procedurën. Kompetencaterritoriale mund të kalohet vetëm për vendosjen e një lënde individualisht tëcaktuar e jo edhe për të gjitha lëndët që i ka në punë një gjykatë. Kompetencaterritoriale një herë e kaluar mbetet tek ajo gjykatë gjer në perfundimin eprocedurës me vendim të formës së prerë. Kompetenca lëndore nuk mund të kalohet. Kur një gjykatë e qarkutgjykon një person të fajësuar për vepra penale nga kompetenca e vet lëndoredhe për vepra penale nga kompetenca lëndore e gjykatës komunale apo kurgjykon të bashkëpandehurit nuk kemi të bëjmë me kalimin e kompetencëslëndore. Nëse një person është akuzuar për veprën penale Vrasje nga neni146 apo Lëndim i rëndë trupor nga neni 154 paragrafi 2 ndërsa disa personatjerë për pjesëmarrje në rrahje nga neni 155 paragrafi 1 i KPPK atëherëgjykata e qarkut është kompetente të gjykojë edhe personat e akuzuar përveprën penale pjesëmarrje në rrahje neni 33 par. 3 të KPPPK.C. MUNGESA DHE KONFILIKTI I KOMPETENCËS Pasojat e mungesës së kompetencës lëndore evitohen me mjetetjuridike. Një ndër arsyet e kundërshtimit të një vendimi gjyqësor është edheai i dhënë në dispozitën e nenit 403 par. 1 nënparagrafi 6. Moskompetencaterritoriale nuk mund të shpallet pas konfirmimit të aktakuzës dhe këtëmoskompetencë nuk mund ta kundërshtojnë palët. Për kompetencën e vetë lëndore dhe territoriale gjykatat janë të 66
  5. 5. E DREJTA PENALE (MATERIALE)detyruara të kujdesen sipas detyrës zyrtare. Gjykata që vlerëson se nuk kakompetencë lëndore apo territoriale për të vendosur një çështje penale do tëshpallet jokompetente dhe gjykatës komptente do t`ia dërgoj lëndën pasiaktvendimi mbi shpalljen e jokompetencës të merr formën e prerë. Kujdesi për kompetencën lëndore dhe territoriale ka bazën në nenin 2të KPPPK sipas së cilit vetëm gjykata kompetente e pavarur dhe e paanshmemund ti shqiptojë kryesit të veprës penale sankcionin penal në procedurë tëfilluar dhe zbatuar në bazë të KPPPK. Konfliktin e komptencës në mes të gjykatave e zgjedh gjykatadrejtëpërdrejtë më e lartë. Kur shkaktohet konflikt i kompetencës në mes tëgjykatave komunale në kuader të një gjykate të përbashkët të qarkutkompetente është gjykata e qarkut ndërsa në rast konflikti të kompetencës nëmes të dy gjykatave komunale që nuk janë në kuadër të një gjykate tëpërbashkët të qarkut, apo në mes të dy gjykatave të qarkut kompetente ështëGjykata Supreme e Kosovës.KAPITULLI III - PËRJASHTIMIA. ARSYET E PËRJASHTIMIT Dispozitat për përjashtimin e një gjyqtari apo gjyqtari laik, në tekstinvijues gjyqtari, shërbejnë për të siguruar paanshmërinë e gjyqtarit nëvendosjen e një çështje penale konkrete. Për tu plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit nga nënparagrafi 1i paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të jetë i dëmtuar me veprën penalepër të cilën ai zbaton procedurën. Me këtë rast nuk është me rëndësi fakti segjyqtari nuk ka paraqitur kërkesë pasuroro-juridike për kompenzimin e dëmit.Edhe në rastin kur gjatë shqyrtimit gjyqësor i akuzuari kryen një vepër penalekundër gjyqtarit që gjykon gjyqtari duhet përjashtuar pa marrë parasysh sepër këtë vepër a vendoset të gjykohet menjëherë sipas mundësisë së dhënë nëdispozitën e nenit 377 par.1 i KPPPK apo kjo vepër penale gjykohet veçmasnë një procedurë tjetër. Gjyqtari i tillë do të duhej përjashtuar edhe përgjykimin e çështjes të cilën e gjykonte në shqyrtimin gjyqësor gjatë të cilit iakuzuari ndaj tij kreu vepër penale sipas paragrafit 3 të nenit 40 sepse ky faktparaqet një rrethanë që e vënë në dyshim paanshmërinë e tij. Sipas kësaj baze gjyqtari përjashtohet edhe në rastin kur ai ështëpërfaqësues i autorizuar i të dëmtuarit. Nëse përfaqësues i autorizuar i tëdëmtuarit ka qenë para se të emërohet gjyqëtar edhe kjo është bazë për 67
  6. 6. E DREJTA PENALE (MATERIALE)përjashtimin e tij sipas paragrafit 3 të nenit 40 nga se edhe ky fakt paraqetrrethanë që e vë në dyshim paanshmërinë e tij. Për t’u plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit nga nënparagrafi 2i paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të jetë në martese apo bashkësijashtëmartesore, i afërt në gjini të drejtë gjaku në cilën do shkallë, i afërt nëvijën anësore gjer në shkallën e katërt apo të krushqisë gjer në shkallë të dytëme ndonjërin nga këta pjesëmarrës në procedurë, të pandehurin, mbrojtësin etij, paditësin, të dëmtuarin apo përfaqësuesin ligjor apo të autorizuar të tëdëmtuarit. Afria e gjakut në vijë të drejtë apo anësore krijohet si me bashkësimartesore ashtu edhe me bashkësi jashtëmartesore. Shkallët e afrisë së gjakut në vijë të drejtë fitohen me numërimin elindjeve që janë në mes të paraardhësit dhe pasardhësve dhe ata janë në gjinitë gjakut po aq shkallë sa ka edhe lindje. Në vijën anësore të gjinisë së gjakutshkalla e afërsisë llogaritet me lindjet nga një i afërm gjer te paraardhësi ipërbashkët dhe nga paraardhësi i përbashkët gjer te i afërmi tjetër. Gjinia e krushqisë bazohet në lidhjen e martesës dhe formohet në mestë një bashkëshorti dhe të afërmve të bashkëshortit tjetër sipas gjinisë sëgjakut kështu që shkalla e gjinisë së gjakut në të cilën një nga bashkëshortëtështë në afri me një person tjetër është shkallë e njëjtë e krushqisë sëbashkëshortit tjetër me atë person. Gjinia e krushqisë nuk pushon me vdekjene bashkëshortit ndërsa pushon nëse martesa zgjidhet apo shpallet epavlefshme. Ne bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për Familjen, i Kosovës,bashkësia faktike apo jashtëmartesore është e barabartë me bashkësinëmartesore në aspektin e të drejtave dhe detyrimeve në mes të të afërmeve nëvijë të gjakut të njerit nga bashkëshortët jashtëmartesor formohet gjinia ekrushqisë e bashkëshortit tjetër jashtëmartesor. Për tu plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit sipas nënparagrafit3 të paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të jetë në raport të kujdestarit aponën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues ose ushqyes apo iushqyer me të pandehurin, mbrojtësin e tij, paditësin apo të dëmtuarin. Raporti i kujdestarit ligjor, nënkujdestarisë ligjore, adoptimit apoushqimisë duhet bazuar në vendim të organit gjegjës dhe nuk krijohet megjendje faktike, nëse raporti i tillë është faktik është arsye që përjashtimi tëkërkohet sipas paragrafit 3 të nenit 40. Për tu plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit sipas nënparagrafit4 të paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të ketë marrë pjesë në procedurë nëçeshtjen konkrete penale si paditës, mbrojtës, përfaqësues ligjor apo iautorizuar i të dëmtuarit apo paditësit apo në të njëjtën çështje të jetë marrënë pyetje si dëshmitar apo ekspert. 68
  7. 7. E DREJTA PENALE (MATERIALE) Lëvizja e kuadrave nga avokatura në gjyqësor dhe në kuadër tëgjyqësorit nga gjykatat në prokurori dhe anasjelltas krijon mundësinë eparaqitjes së rrethanave për përjashtim të gjyqtarit sipas kësaj baze ligjore. Për t’u plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit sipasnënparagrafit 5 të paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të ketë marr pjesë nëmarrjen e vendimit në gjykatën më të ultë apo të ketë marr pjesë në marrjen evendimit që kundërshtohet me ankesë në të njëjtën gjykatë. Në rastin e parë kemi dy gjykata: atë më të ultën në të cilën gjyqtarika marrë pjesë në marrjen e vendimit që vendoset në gjykatën tjetër nëshkallë të dytë lidhur me ankesën ndërsa në rastin e dytë kemi një gjykatë. Nërastin e dytë janë kryesisht vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake përmasat e sigurisë së pranisë së pandehurit në procedurë apo vendimi përhudhjen e aktakuzes i gjyqtarit për konfimimin e aktakuzës. Gjyqtari që ka marr pjesë në marrjen e vendimit që është i formës sëprerë nuk përjashtohet në vendosjen e një çështje penale në të cilën lidhur mekërkesën për rishikimin e procedurës penale është lejuar rishikimi nga se nëkëtë rast gjyqtari ka një material të ri që i mundëson atij ta vlerësoj lirshëmdhe edhe të merr vendim tjetërfare nga që ka marr më parë. Me dispozitat e paragrafit 2 të nenit 40 regullohet përjashtimi ngatrupi gjykues dhe nga procedura për konfimimin e aktakuzës. Nga trupigjykues përjashtohet gjyqtari që në të njëjtën çështje penale ka marrë pjesënë procedurën paraprake apo atë për konfirmimin e aktakuzës ndërsa ngaprocedura e konfirmimit të aktakuzës përjashtohet gjyqtari që ka urdhëruarparaburgimin. Marrja pjesë e një gjyqëtari në shqyrtimin gjyqësor kur ai ështëdashur të përjashtohet për arsyet nga neni 40 par. 1 dhe 2 paraqet shkeljeesenciale të dispozitave të procedurës penale neni 403 paragrafi 1nënparagarfi 2 i KPPPK. Arsye për përjashtimin e gjyqtarit sipas paragrafit 3 të nenit 40 ështëdyshimi në paanshmërinë e tij. Janë shumë të ndryshme rrethanat që sjellingjer të dyshimin në paanshmerine e gjyqtarit dhe ato duhet vlerësuar gjithnjënë rastin konkret. Anulimi i aktgjykimit lidhur me ankesën nuk është arsye përpërjashtimin e gjyqtarit nga rigjykimi i të njëjtës çështje penale sipasparagrafit 3 të KPPPK. Me KPPPK nuk parashihet mundësia që gjykata eshkallës së dytë të urdhërojë që shqyrtimi gjyqësor të mbahet pranë një trupitjetër gjykues sikur ishte zgjidhja ligjore me ligjin e mëparme të procedurëspenale. Kjo mundësi ekziston vetëm në çështjet penale që gjykohen me ligjine mëparme në fuqi ashtu si është rregulluar me dispozitat e nenit 550 tëKPPPK. 69
  8. 8. E DREJTA PENALE (MATERIALE)B. PROCEDURA E PËRJASHTIMIT E INICUAR NGA GJYQTARI Gjyqtari kur gjen se ka arsye nga neni 40 par.1 dhe 2 për përjashtimine tij menjëherë njohton kryetarin e gjykatës. Ai duhet menjëherë të ndërprejmarrjen e çfarëdo lloj veprimi procedural në çështjen konkrete penale ndërsanëse gjen se ka arsye për përjashtimin e tij nga neni 40 paragrafi 3 ai poashtuduhet të njohtoj kryetarin e gjykatës mirëpo mund të ndërmerr deri nëvendimin lidhur me përjashtimin, vetëm ato veprime procedurale që domosdojanë të nevojshme për të penguar shtyrjet ose vonesat e palejushme nëprocedurë. Nëse një gjyqtar i procedurës paraprake pasi ka marrë vendim përcaktimin e paraburgimit të pandehurit dhe para dërgimit të vendimit të tillëpalëve mëson për ndonjë arsye për përjashtimin e tij ai sipas paragrafit 2 inenit 41 ai duhet edhe t`ua dërgojë vendimin palëve sepse vonesa nëdërgimin e vendimit paraqet vonesë të palejueshme në procedurë. Kryetari i gjykatës për përjashtimin e gjyqtarit në bazë të njohtimitpër arsye të përjashtimit nga ana e gjyqtarit, sikur edhe kryetari i gjykatësmë të lartë me rastin e njohtimit nga kryetari i gjykatës më të ultë përekzistimin e arsyerave për përjashtim nuk marrin ndonjë vendim me shkrimpër përjashtim e gjyqtarit dhe kryetari i gjykatës gjyqtarin që duhetpërjashtuar e zëvendëson me një gjyqtar tjetër.C. PROCEDURA E PËRJASHTIMIT E INICUAR NGA PALËT Kërkesa e palës për përjashtimin e gjyqtarit duhet të identifikojë meemër gjyqtarin përjashtimi i të cilit kërkohet. Për arsyet nga paragrafet 1 dhe2 të nenit 40 për përjashtimin e gjyqtarit pala detyrohet të paraqes kërkeseposa të mësoj për arsyet e përjashtimit e më së largu gjerë në përfundim tëshqyrtimit gjyqësor ndërsa për arsyet nga paragrafi 3 më së voni para fillimittë shqyrtimit gjyqësor. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit duhet të përmbaj bazën ligjorepër të cilën përjashtimi kërkohet dhe faktet në të cilat mbështet kërkesa e qëtregojnë për ekzistimin e arsyerave për përjashtim. Për përjashtimin e gjyqtarit në bazë të kërkesës së palës vendos meaktvendim kryetari i gjykatës në të cilin gjyqtari ushtron funksionin ndërsapër përjashtimin e kryetarit të gjykatës vendos kryetari i gjykatësdrejtëpërdrejtë më të lartë. Për përjashtimin e Kryetarit të Gjykatës Supremetë Kosovës vendos seanca e përgjithshme e gjykatës Supreme të Kosovës. Aktvendimi me të cilën refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtaritmund të kundërshtohet me ankesë të posaqme ndërsa aktvendimi me të cilin 70
  9. 9. E DREJTA PENALE (MATERIALE)kërkesa pranohet dhe aktvendimi për refuzimin e kërkeses të marr pasngritjes së aktakuzës nuk mund të kundërshtohen me ankesë të posaqme porvetëm me ankesë kundër aktgjykimit.D. PËRJASHTIMI I PROKURORËVE PUBLIK Dispozitat për përjashtimin e gjyqtarëve përshtatshmërisht zbatohenedhe për përjashtimin e prokurorëve publik. Prokurori publik mund tëpërjashtohet për të njëjtat arsyera për të cilat mund të përjashtohet edhegjyqtari. Në pajtim me ligjin mbi prokurorinë publike prokurorin publik janë tëautorizuar ta përfaqësojnë zëvendës prokurorët publik dhe për përjashtimin etyre vendos prokurori publik.KAPITULLI IV - PROKURORI PUBLIK Prokurori publik sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovësemërtohet me emrin Prokurori i Shtetit.Prokurori Publik ka, sipas dispozitës së nenit 46 paragrafi 1 i KPPK, pesëdetyra apo përgjegjësi themelore: për hetimin e veprave penale që ndiqensipas detyrës zyrtare apo propozimit të të dëmtuarit, për ushtrimin e ndjekjespenale ndaj personave që kryejnë vepra të tilla penale, mbikqyrjen e policisëgjyqësore gjatë hetimit të personave të dyshuar së kanë krye vepra penale,mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve për fillimin e procedurës dhekryerjen e punëve tjera të parapara me ligj. Në punën e prokurorit publik me rastin e trajtimit të çështjeveindividuale nuk mund të ndikoj asnjë organ tjetër shtetëror. Për ndjekjen e kryesve të veprave penale që ndiqen sipas detyrëszyrtare apo propozimit prokurori publik nuk është i vetmi paditës i autorizuarnga së ndjekjen për këto vepra penale nën kushtet nga neni 62 paragrafet 1dhe 2 i KPPPK mund t’a ndërmarr edhe i dëmtuari si paditës subsidiar. Hetimin e veprave penale prokurori publik e kryen nëpërmjetndërmarrjes së veprimeve hetimore me të cilat ai siguron prova qëmbeshtesin vendimin e tij për të pushuar hetimin apo ushtruar aktin akuzues. Ndjekjen penale prokurori publik e ushtron me paraqitjen e akteveakuzuese pranë gjykatës dhe përfaqësimin e tyre në shqyrtimin gjyqësor. Me mbikqyrje të punës së policisë gjyqsore gjatë hetimit të personave 71
  10. 10. E DREJTA PENALE (MATERIALE)të dyshuar dhe mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave për fillimin eprocedurës penale nënkuptojmë mbikqyrjen e policisë gjyqësore kur ajondërmerr veprime hetimore për të cilat e autorizon prokurori publik, neni 221paragrafi 4 dhe mbikqyrjen e punës së policisë gjyqësore në fazën parapraketë procedurës penale, neni 200 par. 3 i KPPPK. Punët tjera të parapara me ligj që i kryen prokurori publik janë tëpërcaktuara me Ligjin mbi Prokurorin Publike dhe me KPPPK e të cilat nukjanë përmend në këtë dispozitë ndërsa janë punët lidhur me mjetet ejashtëzakonshme juridike jo vetëm në lëmin penale por edhe në ato civile,jashtëkontestimore, administrative, transferimin e të gjykuarve apo tëpandehurve, etj. Nga pesë detyrat dhe përgjegjësitë e përmendura të prokurorit publikkryesor janë hetimi i veprave penale dhe ndjekja penale e kryesve të tyre.Këto detyra dhe përgjegjësi prokurori publik i ka në faza të ndryshme tëprocedurës penale. Në fazën e procedurës paraprake ai ka të drejtë dhe detyrëtë ndërmarrë masa për zbulimin e veprave penale dhe kryesve të tyre, nëprocedurën e hetimit të ndërmarrë veprime hetimore, në procedurën pranëgjykatës paraqet dhe perfaqëson aktet akuzuese, paraqet ankesa kundërvendimeve gjyqësore që nuk kanë marrë formën e prerë dhe mjete tëjashtëzakonshme juridike kundër vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Kompetenca lëndore dhe territoriale e prokurorit publik është ecaktuar me Ligjin mbi Prokurorinë Publike.KAPITULLI V - PARAQITJA E PROPOZIMIT PËR NDJEKJEPENALE, PËR PADI PRIVATE DHE PËR NDJEKJE PENALESUBSIDIARE. A. PARAQITJA E PROPOZIMIT PËR NDJEKJE PENALE Ndjekja penale për vepra penale për të cilat me ligj është e paraparëse ndiqen në bazë të propozimit të të dëmtuarit varet ekskluzivisht nga idëmtuari dhe prokurori publik nuk mund të fillojë ndjekjen nëse nuk ka njëpropozim të tillë. Propozimi për ndjekje sikurse edhe padia private mund tëparaqitet në afat prej tre muajsh nga dita kur i dëmtuari apo përfaqësuesi i tijligjor ka mësuar për veprën penale dhe kryesin e saj. Prokurori publik është paditës i autorizuar për të ndërmarrë ndjekjenpenale për vepra penale që ndiqen sipas propozimit dhe i dëmtuari atij duhetparaqitur propozimin për ndjekje. Propozimin e dhënë një herë i dëmtuarimund ta tërheq gjer në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe nëse e tërheq nëshqyrtimin gjyqësor prokurori publik duhet të tërhiqet nga akuza. Propozimi i 72
  11. 11. E DREJTA PENALE (MATERIALE)tërhequr një herë nuk mund të paraqitet sërish. Në emër të fëmijës dhe personit të privuar nga zotësia për tëndërmarrë veprime juridike propozimin për ndjekje mund ta paraqespërfaqësuesi i tyre ligjor ndërsa nëse i dëmtuari vdes gjatë afatit përparaqitjen e propozimit propozimin mund ta paraqesin bashkëshorti/ja i tij/sajmartesor apo jashtëmartesor, fëmijët, prindërit, prindërit adoptues, fëmijët eadoptuar apo vëllezërit dhe motrat. Me rastin e paraqitjes së aktit akuzuas në gjykatë prokurori publikduhet të dëshmojë se ka propozimin e të dëmtuarit për ndjekje penale me çkadëshmon se është paditës i autorizuar. B. PADIA PRIVATE Paditës i autorizuar për ndjekje penale për veprat penale që ndiqensipas padisë private është i dëmtuari. Nëse i dëmtuari është fëmijë apoperson i privuar nga zotësia për të ndërmarrë veprime juridke paditës iautorizuar është përfaqësuesi i tyre ligjor, bashkëshorti, bashkëshortijashtëmartesor, fëmijët, prindërit, prindërit adoptues, fëmijet e adoptuar dhevëllezërit dhe motrat e të dëmtuarit nëse i dëmtuari vdes gjatë afatit përparaqitjen e padisë private. Padia private mund të paraqitet në afat prej tre muajsh nga dita kurpaditësi ka mësuar për veprën penale dhe për kryesin e saj. Paditësi privatmund të tërhiqet nga padia private gjer në përfundim të shqyrtimit gjyqësor. C. NDJEKJA PENALE SUBSIDIARE Paditësi subsidiar është paditës i autorizuar për ndërmarrjen endjekjes penale për vepra penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare në rastin kurprokurori publik hedh kallzimin penal, pushon hetimin apo tërhiqet ngaaktakuza para shqyrtimit apo gjatë shqyrtimit gjyqësor. Në rastin e hedhjes së kallzimit penal, neni 208 par. 3, të pushimit tëhetimit, neni 224 paragrafi 2 i KPPPK, prokurori publik e njohton tëdëmtuarin për të drejtën të ndërmarrë ndjekjen penale në afat prej tetë ditëshnga dita e pranimit të njohtimit ndërsa në rastin kur prokurori publik tërheqakuzën para fillimit të shqyrtimit gjyqësor gjykata e njohton të dëmtuarin përtë drejtën e ndërmarrjes së ndjekjes penale ndërsa në shqyrtimin gjyqësor përkëtë të drejtë të dëmtuarin e njohton poashtu gjykata, neni 63 paragrafi 1. Paditësi privat dhe ai subsidiar në procedurë që zbatohet sipas padisëprivate apo subsidiare i kanë të gjitha të drejtat që i ka prokurori publik 73
  12. 12. E DREJTA PENALE (MATERIALE)përveq atyre që ky i ka si organ shtetëror. Nëse me pëlqimin e të dëmtuarit prokurori publik pezullon, pushonapo shmanget nga ndjekja penale, nenet 226 dhe 227 të KPPPK i dëmtuari ehumb të drejtën e ndërmarrjes apo vazhdimit të ndjekjes penale. Paditësi privat, paditësi subsidiar si dhe përfaqësuesit e tyre ligjor apotë autorizuar janë të detyruar ta njohtojnë gjykatën për çdo ndryshim tëadresës apo vendqëndrimit sepse pamundësinë e dorëzimit të thirrjeve përardhje në shqyrtimin gjyqësor për arsye të ndryshimit të adresës avendqëndrimit konsiderohet si tërheqje nga padia, neni 60 paragrafi 1 dhe 63paragrafi 1 i KPPPK.KAPITULLI VI - MBROJTËSI I dyshuar, neni 151 nënparagrafi 1 i KPPPK, është personi për të cilinpolicia ose autoritet e ndjekjes penale kanë dyshim të arsyeshëm se ka kryervepër penale por ndaj të cilit procedura penale nuk ka filluar ndërsa ipandehur, neni 151 paragrafi 2 i KPPPK është personi kundër të cilit zbatohetprocedura penale dhe nënkupton personin ndaj të cilit zbatohet hetimi,personin e akuzuar dhe atë të dënuar. Që të dy këta kanë të drejtë të kenë mbrojtës në të gjitha fazat eprocedurës penale pa marrë parasysh dënimin e paraparë për veprën penale.Është detyrë e organit që zbaton ligjin, policisë, prokurorit publik, gjyqtarit tëprocedurës paraprake ose kryetarit të trupit gjykues, kjo përfshin edhegjyqtarin që zbaton procedurën për konfimimin e aktakuzës, neni 151nënparagrafi 14 i KPPPK, ta udhëzojnë të dyshuarin a të pandehurin për tëdrejtën e tij për të angazhuar mbrojtës dhe se mbrojtësi ka të drejtë të marrëpjesë gjatë marrjes së tij në pyetje. Asnjë provë e marrë me dëgjimin e të dyshuarit a të pandehurit nukështë provë e pranueshme nëse në procesverbal nuk është shënuar udhëziminë të drejtën për angazhimin e mbrojtësit dhe deklarimi i të dyshurit apo tëpandehurit lidhur me këtë udhëzim. Nga e drejta në mbrojtje nuk mund të hiqet dorë në rastet e mbrojtjessë detyrueshme. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë vjeqare nuk mund tëheqin dorë nga e drejta në mbrojtje pa pëlqimin e prindit, kujdestarit apopërfaqësuesit të qendrës për punë sociale. Nga e drejta në mbrojtës nuk mundtë heqin dorë edhe personat me shenja të çrregullimit apo paaftësisë mendore. Mbrojtës mund të angazhojnë vetë i dyshuari a i pandehuri ndërsanëse ata nuk e bëjnë këtë atij, por jo edhe përkundër vullnetin të tij, mbrojtësmund ti angazhojnë edhe bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor,personi në vijë të drejtë të gjakut, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllau,motra dhe ushqyesi. 74
  13. 13. E DREJTA PENALE (MATERIALE) Mbrojtës mund të jetë vetëm avokati i regjistruar në Odën eAvokatëve dhe nën kushte të caktuara atë mund ta zëvendësojë edhepraktikanti i avokatit. Praktikanti i avokatit nuk mund të paraqitet pranëGjykatës Supreme të Kosovës ndërsa në çështjet penale që kanë të bëjnë mevepra penale të dënueshme me dënim burgimi me të paktën 5 vjet praktikantii avokatit mund t’a zëvendësojë avokatin vetëm nëse ka të dhënë provimin ejudikaturës. Teksit ligjor i nenit 72 paragrafi 1 është në kundërshtim me tekst nëgjuhën angleze dhe serbe dhe ka shkaktuar keqinterpretime në praktikë. Kapasur raste kur nuk u është lejuar të ushtrojnë detyrën e mbrojtësitmbrojtësve që janë në vijë të drejtë të gjinisë së gjakut me të pandehurin. nëtekstin në gjuhën shqipe, pas fjalëve “as personi që është” duhet shtuar fjalët“me ta në gjini gjaku në vijë të drejtë…” që do të thotë me paditësin a tëdëmtuarin e jo edhe me të pandehurin. Mbrojtjen e detyruar e kushtëzojnë vetitë fizike dhe psikofizike të tëpandehurit, paraburgimi dhe sankcioni i paraparë për vepër penale. Për shaktë vetive fizike dhe psikofizike mbrojtës duhet të kenë që nga marrja e parënë pyetje të padehurit memec, të shurdhër dhe ata me shenja të çrregullimeveose paaftësisë mendore pa marrë parasysh peshën e veprës penale. Pesha eveprës penale nuk është me rëndësi as me rastin e mbrojtjes së detyruar përgjatë marrjes në pyetje në paraburgim dhe kohës sa zgjatë paraburgimi. I akuzuari ndaj të cilit është ngritur aktakuza për vepër penale për tëcilën mund të shqiptohet dënim me burgim tetë ose më shumë vjet duhet tëketë poashtu mbrojtës që nga ngritja e aktakuzës. Mbrojtja është e detyruar edhe në procedurën sipas mjeteve tëjashtëzakonshme juridike nëse i gjykuari është i shurdhër, memec ose shprehshenja të çrregullimit apo paaftësisë mendore. Në rastin e mbojtjes së detyrueshme nëse i pandehuri nuk angazhonmbrojtës dhe atij nuk i angazhojnë mbrojtës as personat që kanë këtë tëdrejtë, mbrojtësin, sipas detyrës zyrtare dhe varësisht nga faza e procedurëspenale,e cakton policia prokurori publik apo gjykata në shpenzime publike. Mbrojtësi në parim i gëzon në procedurën penale të gjitha të drejtatqë i gëzon i pandehuri, neni 77 par. 1.KAPITULLI VII - I DËMTUARI Veprat penale mund të shkaktojnë pasoja të ndryshme për tëdëmtuarin dhe për këtë, e sidomos në rastet e veprave penale kundërintegritetit seksual, dhunës familjare apo gjinore, policia, prokurori publikdhe gjykata duhet të kenë parasysh nevojat e tyre të arsyeshme. 75
  14. 14. E DREJTA PENALE (MATERIALE) Në procedurë penale i dëmtuari ka të drejtë të paraqes kërkesëpasurore-juridike, të paraqes fakte dhe prova për vërtetimin e veprës penaledhe të kërkesës pasurore juridike, të propozojë prova, t’u parashtrojë pyetje tëpandehurve, dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe të sqarohet lidhur me provat, tëjep deklarata dhe të shikojë procesverbalet, shkresat dhe sendet që shërbejnësi prova. Ne të shumtën e rasteve i dëmtuari nuk ka arsimim juridik dhe nukdin për këto të drejta prandaj prokurori publik, gjyqtari i procedurësparaprake dhe kryetari i trupit gjykues kanë për detyrë ta njohtojnë ate përkëto të drejta dhe faktin se i dëmtuari është njohtuar për to duhet shënuar nëprocesverbal. Te dëmtuarit me qëllim të mbrojtjes së interesave të tij, në rastin kurai është fëmijë, është në marrëdhënie familjare me të pandehurin, ështëviktimë e veprave penale trafikimit me njerëz apo veprave penale kundërintegritetit seksual, kur ai ka çrregullime ose paaftësi mendore dhe kurgjykata vlerëson se ai është i pazoti për të mbrojtë interesat e veta, nëse aiapo përfaqësuesi i tij ligjor nuk angazhojnë përfaqësues të autorizuar,përfaqësuesin e autorizuar do t’a caktojë gjykata apo organi që zbatonprocedurën paragjyqësore, në shpenzime publike.KAPITULLI VIII - AFATET Afati është koha brenda së cilës pala e autorizuar duhet të ndërmarrëveprimin e caktuar procedural. Afatet janë ligjore dhe gjyqësore. Afatetligjore janë ta parapara në KPPPK ose KPPK ndërsa ato gjyqësore i caktongjykata. Afatet ligjore të parapara në KPPPK janë afate procedurale ndërsaato në KPPK janë afate materialo-juridike. Afatet ligjore nuk mund të vazhdohen përveq në rastet kur këtëshprehimisht e lejon ligji si është psh. rasti nga neni 306 paragrafi 2 kurgjyqtari i procedurës për konfirmim të aktakuzës mund t`ia shtyjë afatin prejtri ditesh prokurorit publik për përpilimin e aktakuzës në pajtim me dispozitate nenit 305 të KPPPK. Afatet llogariten me orë, rastet e ankesave kundër aktvendimit mbicaktimin e paraburgimit, neni 283 paragarfi 3, në ditë që janë ankesat kundëraktvendimeve të gjykatës të marrë në shkallë të parë, neni 432 paragrafi 1,kundër aktgjykimeve të shkallës së parë, neni 398 paragrafi 1. Ndërsa nëmuaj janë afatet për paraqitjen e propozimit për ndjekje penale dhe padiprivate, neni 54 par1., apo kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë sa i përket tëpandehurit dhe mbrojtësit, neni 452 paragrafi 3. Në vite llogariten kryesisht afatet material-juridike si është llogaritja 76
  15. 15. E DREJTA PENALE (MATERIALE)e parashkrimit të ndjekjes penale apo parashkrimit të ekzekutimit të dënimitdhe me kalimin e tyre shuhet një e drejtë e organit kompetent për ndjekjepenale apo ekzekutimin e dënimit. Lidhur me paralajmërimin e ankesës apo paraqitjen e ankesës kundëraktgjykimit apo aktvendimit mbi konfiskimin e dobisë pasurore gjykatamund t’i lejojë vetëm të pandehurit kthimin në gjendjen e mëparme nënkushtet nga neni 96 i pandehuri duhet të mos ketë paralajmëruar ankesën apoparaqet ankesën për shkaqe të arsyeshëm. Cilat janë shkaqet e arsyeshmeështë çështje faktike mirëpo gjykatat kanë marrë se është shkak i arsyeshëmlëshimi i gjykatës për të shënuar në aktgjykim të drejtën në ankesë. Ipandehuri duhet argumentuar shkaqet e arsyeshme në kërkesën për kthim nëgjendjen e mëparme. Kjo e drejtë është e lidhur vetëm me personalitetin e tëpandehurit dhe nuk i njihet mbrojtësit të tij.KAPITULLI IX - SHPENZIMET E PROCEDURËS PENALE Shpenzimet e procedurës penale janë shpenzimet e procedures që janëshkaktuar lidhur me procedurën penale. Shpenzimet e policisë të bëra në procedurën e zbulimit të veprëspenale dhe kapjes së të dyshuarit nuk bijnë në shpenzime të procedurëspenale ndërsa shpenzimet për mbrojtësin e caktuar sipas detyrës zyrtare ngapolicia dhe ato të bëra lidhur me kqyrjen në vendin e ngjarjes bijnë në barrëtë shpenzimeve të procedurës penale. Shpenzimet për dëshmitar përfshijnë shpenzimet e transportit,ushqimit dhe fitimin e humbur ndërsa për ekspertë, përveq këtyre, edhekompenzimi për ekspertim. Shpenzimet e transportit të të pandehurit janë shpenzimet e transportitpër sjelljen e tij në gjykatë të bëra qoftë lidhur me urdhër-arrestin përsjelljen e tij në gjykatë, neni 270, apo për sjelljen e tij në gjykatë ngainstitucioni në të cilin ai është në paraburgim apo shërim. Shpenzimet e nevojshme për mbrojtësin dhe përfaqësuesve tëautorizuar të paditësit privat dhe paditësit subsidiar, kur këta janë avokat,janë shpenzimet e tyre të udhëtimit dhe kompenzimit në bazë të tarifës qëshërben për avokat ndërsa kur ata i cakton sipas detyrës zyrtare organi qëzbaton procedurën në bazë të tarifës së UNMIK-ut mbi kompenzimin eshpenzimeve avokatëve të caktuar sipas detyrës zyrtare. Të gjitha shpenzimet e procedurës penale përveq atyre për të cilatthuhet shprehimisht se nuk do t’i paguaj i paguan i pandehuri kur ai shpalletfajtor. I pandehuri nuk do ti paguaj shpenzimet e procedurës penale kur ndajtij pushohet procedura penale apo me aktgjykim lirohet nga aktakuza apo 77
  16. 16. E DREJTA PENALE (MATERIALE)ndaj tij aktakuza refuzohet dhe në këtë rast shpenzimet bijnë në barrë tëmjeteve buxhetore të prokurorit publik nëse ai ka pushuar procedurën apo tëgjykatës kur i pandehuri lirohet nga aktakuza apo aktakuza ndaj tij refuzohet. Kur i pandehuri lirohet nga aktakuza apo ndaj tij refuzohet aktakuzanë procedurë të zbatuar në bazë të padisë private apo padisë së paditësitsubsidiar shpenzimet e procedurës penale i bartin paditësi apo paditësisubsidiar. Kur procedura penale pushon për arsye se i dëmtuari tërheqpropozimin për ndjekje në shqyrtimin gjyqësor shpenzimet i paguan idëmtuari nëse i pandehuri nuk është pajtuar ti paguajë vet. Shpenzimet paushale janë shpenzimet që caktohen në bazë tëndërlikueshmerisë dhe kohëzgjatjes së procedurës penale. Gjykata mund ta lirojë të pandehurin nga detyrimi i pagimit tëshspenzimeve të procedurës penale në momentin kur merr vendim për këtoshpenzime. Për shpenzimet e procedurës penale gjykata rëndom vendos meaktgjykim mirpo nëse në kohën e marrjes së aktgjykimit mungojnë të dhënatpër këto shpenzime vendos me aktvendim të posaqëm procesmbajtësi.Aktvendimin e tillë duhet ta aprovojë kryetari i trupit gjykues. I pandehuri mund të lirohet nga detyrimi i pagesës së shpenzimevepenale me aktgjykim nëse gjatë shqyrtimit gjyqësor vërtetohet se pagesa eshpenzimeve do të rrezikonte gjendjen materiale të tij apo personave që aiështë i detyruar t`i mbajë. Në rast së këto arsyera konstatohen pas marrjes së vendimit të formëssë prerë me të cilin i pandehuri është detyruar ti paguaj shpenzimet eprocedurës penale vendimin mbi lirimin nga pagesa e tyre e merr kryetari itrupit gjykues me aktvendim të posaqëm. I pandehuri mund të lirohet tërësisht apo pjesërisht nga detyrimi ipagimit të shpenzimeve të procedurës penale.KAPITULLI X - KËRKESAT PASURORE-JURIDIKE Kërkesën pasurore-juridike mund ta paraqaes vetëm personi iautorizuar dhe vetëm gjer në përfundimin e procedurës penale. Kërkesa mundtë paraqitet në procedurën paraprake pranë prokurorit publik dhe gjykatës.Prokurori publik me rastin e marrjes së të dëmtuarit në pyetje si dëshmitardhe policia gjyqësore nëse marrjen e tij në pyetje e kryen në bazë tëautorizimit të prokurorit publik duhet të udhëzojnë të dëmtuarin në të drejtëne paraqitjes së kërkesës pasurore-juridike në procedurën penale ndërsa nëse idëmtuari nuk është deklaruar lidhur me këtë para ngritjes së aktakuzës aiudhëzohet se këtë kërkesë mund ta paraqes gjer në përfundim të shqyrtimitgjyqësor. 78
  17. 17. E DREJTA PENALE (MATERIALE) Personi i autorizuar për të paraqitur kërkesën pasurore-juridike duhetta paraqet atë qartë dhe të ofrojë prova që mbështesin kërkesën. Prova qëmbështesin një kërkesë të tillë janë ato që në kontestin civil mbështesinkërkesëpadinë. Persona të autorizuar për të paraqitur kërkesën pasurore-juridike janëpersonat që kanë legjitimitet aktiv për paraqitjen e kërkesës së tillë nëkontest civil. Në rastin e dëmtimit të pasurisë në pronësi publike, shtetërorea shoqërore kërkesën pasurore-juridike mund ta paraqes personi vetëpërgjegjës që në bazë të ligjit është i autorizuar të kujdeset për atë pasuri aponëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar. Pasojë e veprës penale, në mes tjerash, mund të jetë marrja e sendit,shkaktimi i dëmit apo krijimi i ndonjë raporti juridik me ndërmarrjen eveprimeve juridike. Për këtë arsye me kërkesë pasurore juridike mund tëkërkohet kompenzimi i dëmit, kthimi i sendit apo prishja e një raporti juridiktë krijuar me ndërmarrjen e veprimeve juridike të cilat në të njëjtën kohëparaqesin vepër penale. Sipas ligjit mbi marrëdhëniet detyrimore dëmi shkaktohet mezvogëlimin e pasurisë, dëmi real dhe pengimin e shtimit të saj, fitimi ihumbur që paraqesin dëm pasuror si dhe shkaktimi i dhembjeve fizike,psiqike apo frikës që paraqesin dëm jopasuror.KAPITULLI XI - MARRJA DHE KOMUNIKIMI I VENDIMEVE Organet që marrin pjesë në zbatimin e ligjit gjatë procedurës penalevendimet i marrin në formë të aktgjykimit, aktvendimit dhe urdhëresave.Aktgjykimin mund ta merr vetëm gjykata ndërsa aktvendimet i merr gjykata,prokurori publik dhe policia. Në procedurën pranë gjykatës aktvendimet imerr trupi gjykues, kryetari i trupit gjykues dhe gjyqtari i procedurësparaprake. Në gjykatë aktgjykimet i merr kryetari i trupit gjykues si gjyqtari ivetëm, në bazë të kompetencës lëndore, neni 22 paragrafi 2 dhe trupigjykues. Aktgjykimi kur gjykata gjykon në trup gjykues mirret pas këshillimitgojor dhe votimit të cilin e drejton kryetari i trupit gjykues dhe ai voton ifundit. Nuk ka rregulla për radhën e votimit përveq për kryetarin e trupitgjykues. Praktika ka aprovuar radhën e votimit ashtu që i pari voton anëtarimë i ri i trupit gjykues. Këshillimi gojor dhe votimi mbahen me dyer tëmbyllura. Çështjet për të cilat votohen janë të dhëna në ligj me radhë të cilësduhet përmbajtur. Së pari votohet për faktin se a u provua se i pandehuri ka 79
  18. 18. E DREJTA PENALE (MATERIALE)kryer vepren penale, për përgjegjësinë penale, dënimin dhe sankcionet tjerapenale ose trajtimin e detyrueshëm, shpenzimet e procedurës penale,kërkesat pasurore juridike, konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepërpenale dhe në fund për çeshtjet tjera që duhet vendosur, caktimin apo heqjene paraburgimit, arrestit shtëpiak, etj. Në parim vendimet në formë të aktgjykimit u komunikohen palëvegojarisht nëpërmjet të shpalljes së aktgjykimit e cila mund të shtyhet më sëshumti tri ditë nga dita e marrjes së aktgjykimit. Me rastin e shpalljes sëaktgjykimit prezenca e palëve, mbrojtësit, të dëmtuarit dhe përfaqësuesveligjor apo të autorizuar të të dëmtuarve nuk është e domosdoshme. Pala qëështë prezente menjëherë në procesverbal mund të paralajmërojë ankesë.Aktgjykimet e gjykatës të marra në shkallë të dytë dhe të tretë dhe ato tëmarra me rastin e mjeteve të jashtëzakonshme juridike nuk shpallen dhe përto palët njohtohen me marrjen e tyre me shkrim. Në parim, aktvendimet nuk komunikohen gojarisht. Palëve nëprocedurë aktvendimet u dërgohen në kopje të shkruara. Aktvendimi iprokurorit publik mbi fillimin e hetimit nuk i dërgohet të pandehurit dhembrojtësit të tij.KAPITULLI XII - DORËZIMI I SHKRESAVE A. SHKRESAT PËR TË CILAT NUK ËSHTË I DETYRUESHËM DORËZIMI PERSONAL Për të gjitha shkresat tjera për të cilat nuk është thënë shprehimishtme ligj se duhet dorëzuar personalisht, personit që i dërgohen nuk është idomosdoshëm dorëzimi personal. Të tilla janë të gjitha vendimet gjyqësorendaj të cilave nuk është e lejuar ankesa me përjashtim të thirrjes që i dërgohettë pandehurit nën kushtet e parapara shprehimisht me ligj. Anëtaret e rritur të familjes së personit që i dërgohet shkresa dhepersoni i cili është i autorizuar të pranojë shkresat në vendin e punës kupunon i pandehuri janë të detyruar të pranojnë shkresën nëse i pandehurinuk gjendet në banesë apo në vendin e punës ndërsa shkresat e tilla nuk janëtë detyruar ti pranojnë kujdestari, fqinji apo personi i punësuar në të njëjtinvend të punës me personin të cilit shkresën duhet dorëzuar. B. SHKRESAT PËR TË CILAT ËSHTË I DETYRUAR DORËZIMI PERSONAL Pa marrë parasysh se ka apo nuk ka mbrojtës, detyrimisht të 80
  19. 19. E DREJTA PENALE (MATERIALE)pandehurit duhet t’i dorëzohet personalisht thirrja për marrjen e tij në pyetjenë procedurën paraprake, për seancën për konfirmimin e aktakuzës dhe përshqyrtimin gjyqësor. Kundër aktakuzës, propozim akuzës dhe padisë private i pandehurinuk mund të paraqet ndonjë mjet juridik dhe kur ai nuk ka mbrojtës këtoshkresa poashtu duhet dorëzuar atij personalisht. Në rastin kur ai nuk ka mbrojtës vendimet e gjykatës, aktgjykimi dheaktvendimet kundër të cilave është e lejuar ankesa apo ankesa e palëskundërshtare në të cilën ai ka të drejtë të paraqes përgjigje dhe për të cilatafati për paraqitjen e ankesës apo përgjigjes në ankesë rrjedh nga dita edorëzimit poashtu i dorëzohen personalisht të pandehurit mirëpo këto mund tidorëzohen edhe personit që cakton i pandehuri. I pandehuri mund të caktoj tidorëzohen shkresat çdo personi i cili ka zotësi të ndërmarr veprime juridike. Në paragrafin 3 të nenit 127 është paraparë një mbrojtje edetyrueshme që nuk parashihet në dispozitat e nenit 73 të KPPPK. Kjokushtëzohet me dënimin e shqiptuar me burgim pa marrë parasyshkohëzgjatjen e tij. Kur të pandehurit me aktgjykim të gjykatës së shkallës sëparë i shqiptohet dënim me burgim dhe atij nuk mund ti dorëzohet aktgjykimigjykata atij i cakton një mbrojtës sipas detyrës zyrtare të cilit duhet dhënë njëafat të nevojshëm për tu njohtuar me shkresat e lëndës. Paraqitja e ankesëskundër aktgjykimit në bazë të ligjit nuk është e detyrueshme mirëpombrojtësi i tillë do të duhej detyrimisht të paraqes ankesë. Kur me aktgjykim të gjykatës së shkallës së parë nuk është shqiptuardënim me burgim dhe të pandehurit nuk mund ti dorëzohet aktgjykimi apoankesa e pales kundërshtare për arsye se ai nuk gjendet në adresen emëparme atëhere atij nuk i caktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare porshkresa që duhet dorëzuar vihet në stendën, tabelën e shpalljeve, të gjykatës. Kur i pandehuri ka mbrojtës, aktakuza, propozim akuza, padiaprivate, aktgjykimi, aktvendimi kundër të cilit lejohet ankesa dhe ankesa epalës kundërshtare i dorëzohen personalisht atij dhe mbrojtësit dhe me këtërast afati i paraqitjes së mjetit juridik rrjedh nga dita e dorëzimit të shkresës tëpandehurit. Po qe se aktgjykimi apo aktvendimi ndaj të cilit mund tëushtrohet ankesa dhe ankesa e palës kundërshtare nuk mund ti dorëzohen tëpandehruit që ka mbrojtës ato vetëm shpallen në stenden, tabelën eshpalljeve, të gjykatës dhe pas kalimit të afatit konsiderohet së dorëzimi ështëkryer me rregull. Shpallja e shkresave në stendën e gjykatës është veprim proceduraldhe me rastin e ndërmarrjes së tij duhet hartuar procesverbal në të cilin do tëkonstatohet data e shpalljes së shkresës dhe data e heqjes së saj nga stenda egjykatës. Me dispozitën e nenit 86 është paraparë së për çdo veprim të kryergjatë procedurës penale shkruhet procesverbal, sipas mundesisë, në të njëjtenkohë kur ndërmirret veprimi. 81
  20. 20. E DREJTA PENALE (MATERIALE) Nëse i pandehuri ka më shumë mbrojtës dhe kemi të bëjmë meshkresa që duhet dorëzuar të pandehurit dhe mbrojtësit atëherë ato shkresa udorëzohen të gjthë mbrojtësve të tij mirëpo dorëzimi i shkresës kryhet merregull nëse ajo i dorëzohet vetëm njërit prej mbrojtësve.KAPITULLI XIII- SHIKIMI I SHKRESAVE Me shikimin e shkresave të lëndës nënkuptohet shikimi, kopjimi dhefotografimi i tyre. Shpenzimet e kopjimit dhe fotografimit të shkresave të lëndës bijnënë barrë të pjesëmarrësit në procedurë që bënë kopjimin dhe fotografimim etyre dhe janë shpenzime të nevojshsme të tyre të cilat kanë të drejtë tikërkojnë në procedurë penale dhe për të cilat vendos organi që zbatonprocedurën. Shikimin, kopjimin dhe fotografimin e shkresave të lëndës e lejonprokurori publik apo gjykata varësisht se në zotërimin e kujt janë ato. I pandehuri dhe mbrojtësi nuk kanë nevojë të legjitimojnë interesin etyre për shikimin e shkresave, kopjimin e tyre apo fotografimin ndërsa tëdëmtuarit, përfaqësuesit e tyre ligjor dhe të autorizuar duhet legjitimuarinteresin e tyre për shikimin, kopjimin apo fotografimin e shkresave apoprovave. Arsyet për ti mohuar këtë të drejtë mbrojtësit janë rrezikimi i qëllimittë hetimit, jetës apo shëndetit të njerëzve, në radhë të parë dëshmitarëve dheprivatësisë së tyre dhe mbrojtja e informatave konfidenciale. Nëse shikimin, kopjimin apo fotografimin e shkresave e refuzonprokurori publik vendimin përfundimtar e merr gjyqëtari i procedurësparapraake ndërsa nëse gjyqëtari i procedurës paraprake refuzon kërkesën etillë lidhur me shkresat a provat që i zotëron ai, atëherë vendiminpërfundimtar e merr kolegji prej tre gjyqëtarësh. Të dëmtuarit, përfaqësuesve të tyre ligjor dhe të autorizuar në parimnuk u lejohet shikimi, kopjimi apo fotografimi i shkresave pa u marrë nëpyetje në veti të dëshmitarit nëse i dëmtuari duhet marrë në pyetje në këtëveti. 82
  21. 21. E DREJTA PENALE (MATERIALE)PJESA E DYTËKAPITULLI XIV- DISPOZITAT E PËRGJITHSHME LIDHUR MEPROVAT Gjykata, prokurori publik dhe policia janë të detyruar që me rastin emarrjes së provës të respektojnë rregullat e parapara me KPPPK dhe ligj qërregullojnë mënyrën e marrjes së provës konkrete. Ndër provat e papranueshme janë deklarata e të pandehurit dhënëpara prokurorit publik apo policisë në kundërshtim me dispozitat e neneve155 paragrafi 1, 231 paragrafet 2 dhe 3 ose nenit 234 par. 2, deklarata edëshmitarit dhënë prokurorit publik apo policisë e cila nuk mund tëkundërshtohet me marrjen në pyetje në ndonjë fazë të mëvonshme tëprocedures, neni 156 par. 2, dhe deklarata e dëshmitarit e dhënë nëkundërshtim me dispozitat e neneve 159, 160 dhe 155, provat e mbledhuranëpërmjet kontrollit nën kushtet e parapara në nenin 246, provat e marranëpërmjet masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, neni 264paragrafi 1, etj. Mbështetja e aktgjykimit në provë të papranueshme paraqet shkeljeesenciale të dispozitave të procedurës penale, neni 403 paragrafi 1nënparagrafi 8. Çështja e pranueshmërisë së një prove mund të shqyrtohet në kërkesëtë palëve apo nga gjykata sipas detyrës zyrtare çdo herë kur gjykata nëmungesë të kërkesës së palëve dyshon në ligjshmërinë e provës. Gjykata vendos lidhur me pranueshmerinë e një prove me aktvendimdhe ajo menjëherë veçon provën nga shkresat e lëndës dhe në të mund të ketëqasje vetëm kolegji prej tre gjyqëtarëve në procedurën e vendosjes lidhur meankesën e paraqitur kundër aktvendimit me të cilën prova është shpallur epapranueshme.KAPITULLI XV- DËSHMITARËT Dëshmitari mund të jep njohtime për vepren penale, kryesin e veprëspenale apo ndonjë rrethane të rëndësishme për veprën penale siq janë njohja esendeve, personave, etj. Dëshmimi është detyrë e çdo personi që thirret në këtë veti nëgjykatë duke përfshirë edhe të dëmtuarin. Personi mund të jetë shtetas iRepublikës së Kosovës apo shtetas i huaj. Nga kjo rregull bëjnë përjashtim 83
  22. 22. E DREJTA PENALE (MATERIALE)vetëm dëshmitarët e privilegjuar nëse nuk lirohen nga detyra e ruajtjes sëfshehtësisë zyrtare apo ushtarake nga organi kompetent dhe mbrojtësi të ciliti pandehuri nuk i ka kërkuar të dëshmojë. Dëshmia përmbahet në ato çështje që dëshmitari i ka mësuar me anëtë shqisave të pamurit dhe të dëgjimit lidhur me ato ngjarje që kanë ndodhurnë të kaluarën. Dëshmitari mund të ketë mësuar për çështjet për të cilatkërkohet nga ai të dëshmojë edhe pas kryerjes së veprës penale dhe edhepsenuk ka qenë prezent në vendin ku është kryer vepra penale. Dëshmitari mundtë pyetet edhe për mbresat e tij gjatë shikimit dhe dëgjimit mirëpo duhetvlerësuar me kujdes peshën provuese të mbresave. Dëshmitarët mirren në pyetje gojarisht prandaj nuk është e lejuarmarrja në pyetje e dëshmitarit me shkrim. Nëse ai është i shurdhët apomemec ai mirret në pyetje me ndihmën e përkthyesit i cili mund tëkomunikojë me të me anë të shenjave. Nëse një perkthyes i tillë nuk ekzistonatëherë me ndihmën e një personi i cili mund të komunikojë me dëshmitarin. Në procesverbal mbi marrjen e dëshmitarit në pyetje nga ana epolicisë, prokurorit publik apo gjyqëtarit të procedures paraprake sipasmundësisë së jashtëzakonshme hetuese, neni 238, dëshmitari duhet tëudhëzohst në të drejtat e tij dhe ky udhëzim dhe deklarimi i tij lidhur meudhëzimin duhet shënuar në procesverbal. Dëshmitari anonim, neni 170 paragrafi 1 dhe 171 paragrafi 1 dhe 172paragrafi 1 nuk pyetet për të dhënat personale, moshën dhe raportet me tëdëmtuarin dhe të pandehurin. Deklarata e dëshmitarit në procesverbal duhet shënuar me fjalët edëshmitarit dhe në vend të tyre nuk duhen shënuar fjalë të cilat dëshmitarinuk i kupton, psh, nëse dëshmitari thotë se dikush kishte veshur setër nukduhet shënuar se ai person kishte të veshur sako apo nëse dëshmitari thotë senë kohën e kryerjes së veprës penale vetëm sa kishte filluar të zdritej nukmund të shënohet së vetem sa kishte filluar agu, e të ngjashme. Shpeshherëndodh që në procesverbal të shënohen fjalë që kinse i ka thënë dëshmitari, eedhe personat tjerë që dëgjohen në procedurë ndërsa për kah niveli iarsimimit të përgjithshëm dhe jurdik të tyre shihet sheshazi se ato nuk janëfjalë të tyre por të atij që dikton procesverbalin. Ne procedurën e hetimit dëshmitarët gjithnjë dëgjohen ndaras.Ballafaqimi i dëshmitarëve mund të bëhet edhe në procedurën e hetimit sipasrregullave që ky veprim procedural ndërmirret në shqyrtimin gjyqësor. Me marrjen e dëshmitarit në pyetje në shqyrtimin gjyqësorprezentohen provat. Dëshmitarët e propozuar nga paditësi i merr i pari në pyetje paditësindërsa në bazë të propozimit nga mbrojtja apo i pandehuri, së pari i merr nëpyetje mbrojtësi apo i pandehuri. 84
  23. 23. E DREJTA PENALE (MATERIALE) Dëshmitaret e marrur në pyetje në shqyrtimin gjyqësor, përveq kurdëshmitari është fëmijë, neni 361 par. 3, në parim nuk lejohen të dalin ngagjykatorja përveq nëse këtë ua lejon kryetari i trupit gjykues. Para së të japëlejen për largim, kryetari i trupit gjykues duhet të dëgjojë palët. Qëllimi idëgjimit të palëve është të vërtetohet nëse ata kanë nevojë që dëshmitari tëballafaqohet me ndonjë dëshmitar tjetër apo me të akuzuarin. Gjykata mund të kërkojë nga dëshmitari të japë betimin ndërsa nësedëshmitari betimin e ka dhënë në procedurën paraprake gjykata i njohton tëpranishmit se dëshmitari është nën betim.PJESA E TRETËPROCEDURA PENALEKAPITULLI XVI - KALLZIMI PENAL A. MËNYRAT E PARAQITJES SË KALLZIMIT PENAL Paraqitja e obligueshme e veprave penale që ndiqen sipas detyrëszyrtare vlen vetëm për organet shtetërore të të gjitha niveleve, lokal dheqendror dhe ndërmarrjeve publike që menaxhojnë me mjete publike. Kyobligim vlen pa marrë parasysh se organi shtetëror apo ndërmarrja publike kaapo nuk ka njohuri për kryesin e mundshëm të veprës penale. Paraqitjen eveprës penale të zbuluar gjatë ushtrimit të detyrës janë të detyruar ta bëjnëpersonat zyrtar dhe personat përgjegjës. Qytetarët kanë të drejtë të paraqesin veprat penale që ndiqen sipasdetyrës zyrtare. Ata janë të detyruar të paraqesin vetëm veprat penale tëdënueshme me burgim afatgjatë. Kallzimi penal përmban sa me tepër që është e mundshme të dhënapër veprën penale dhe kryesin dhe mund të paraqitet me shkrim, me mjeteteknike të telekomunikimit apo gojarisht. Personi që dëshiron të paraqet gojarisht kallzimin penal duhet tëparalajmërohet për pasojat e kallimit të rremë dhe fakti së ai për këtë ështëparalajmëruar duhet shënuar në procesverbal që hartohet me rastin e pranimittë këtij lloji të kallzimit penal. 85
  24. 24. E DREJTA PENALE (MATERIALE) Kallzimi penal i paraqitet prokurorit publik dhe nëse ai nuk kakompetencë lëndore a territoriale të vendos për të ai i’a dërgon kallziminpenal prokurorit publik kompetent. B. DETYRAT DHE AUTORIZIMET E PËRGJITHSHME TË POLICISË Policia ka për detyrë hetimin e veprave penale, ndërmarrjen e masavepër parandalimin e fshehjes apo zhdukjes së provave, gjetjen e kryesit,sendeve me të cilat është kryer vepra penale apo që janë përfituar me vepërpenale dhe mbledhjen e informatave që mund të përdoren në procedurënpenale. Për vepra të kryera penale apo të tentuara kur tentativa është edënueshme e që ndiqen sipas detyrës zyrtare policia është e detyruar tanjohtojë prokurorin publik menjëherë dhe jo më vonë së njezetekatër orë ngamomenti kur policia mëson për veprën e kryer apo të tentuar penale. Kynjohtim i bëhet prokurorit publik nga se ai drejton dhe mbikqyr punën epolicisë në fazën paraprake të procedures penale. Për të përmbushur këto detyra policia është e autorizuar të mbledhinformacione nga personat e ndryshëm si për veprën penale ashtu edhe përkryesin e mundshëm, të kryej kontrolle të përkoheshme me qëllim tësigurimit të provave apo kapjes së kryesit, të kufizojë lëvizjen në zona tëveçanta për të penguar asgjësimin apo dëmtimin e provave, të marrë masapër identifikimin e personave dhe sendeve me qëllim të zbulimit të kryesit,gjetjes së deshmitarëve apo identifikimit të sendeve me të cilat është kryervepra penale apo që janë perfituar me vepër penale, të organizojë kontrollimeme qëllim të gjetjes së personave apo sendeve që kërkohen, të kontrollojëlokalet e punës dhe shqyrtojë dokumentet që mund të shërbejne si prova, tëkonfiskojnë sendet që duhet të konfiskohen sipas KPPK, ta dergojë tëdëmtuarin për ekzaminime mjekësore dhe të ndërmarrë masa dhe veprimetjera të parapara me kod. Për veprimet e ndërmarra në bazë të këtyre autorizimeve policapërpilon shënim zyrtar ose procesverbal. C. DETYRAT DHE AUTORIZIMET E PROKURORIT PUBLIK Kallzimi penal është parashtresë dhe ai mund të mospërmbajë tëgjitha ato të dhëna të nevojshme në bazë të të cilave prokurori publik do tëmund të merrte vendimin e caktuar. Në raste të këtilla prokurori publik mund 86
  25. 25. E DREJTA PENALE (MATERIALE)të kërkojë nga policia gjyqësore mbledhjen e të dhënave të duhura tënevojshme për marrjen e vendimit lidhur me kallzimin penal dhe policiagjyqësore është e detyruar të veprojë sipas kërkesave të ligjshme të prokuroritpublik. Prokurori publik, të dhënat e duhura mund t’i mbledhë edhe vet aponëpërmjet organeve publike. Mbledhja e të dhënave të duhura kur prokurorit publik i paraqitetkallëzim penal ndaj kryesit të panjohur të veprës penale nënkuptonmbledhjen e të dhënave lidhur me zbulimin e kryesit dhe të dhënave që mundtë shërbejnë si prova në procedurën penale. Prokurori publik hedh kallëzimin penal kur gjenë se nuk ka prova qëtregojnë në ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprënpenale për të cilën është paraqitur kallëzimi penal apo ndonjë vepër tjetër ecila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Paraqitësi i kallëzimit penal mund të moskualifikojë juridikisht veprën penale apo asaj mund t’i jap kualifikim tëgabuar dhe prokurori publik nuk është i lidhur me kualifikimin juridik tëveprës penale të dhënë në kallzimin penal dhe është i detyruar të vlerësojë sea ka dyshim të arsyeshëm se i dyshuari ka kryer vepër penale që ndiqet sipasdetyrës zyrtare. Arsyet tjera për të cilat prokurori publik hedh kallëzimin penal janë sevepra penale nuk ndiqet sipas detyrës zyrtare, është parashkruar ndjekjapenale, vepra penale është përfshirë me amnisti apo falje, i dyshuari gëzonimunitet dhe ai nuk i është hequr nga organi kompetent dhe kur ekzistojnërrethana tjera që përjashtojnë ndjekjen penale. Rrethana tjera janë mosha, nukmund të ndiqet penalisht fëmija nën moshën katërmbedhjetë vjeqare, vepraështë kryer nga personi që nuk është penalisht përgjegjës, etj. Detyrë e prokurorit publik është t’a njohtojë të dëmtuarin për hedhjene kallëzimit penal, arsyet e hedhjes dhe ta udhëzojë në të drejtën të ndërmerrndjekjen penale si paditës subsidiar apo privat. Qëllimi i njohtimit të policisë për hudhjen e kallëzimit penal tëparaqitur nga ajo është që në të ardhmen, për çështjet e njëjta, policia të mosparaqet kallëzim penal.KAPITULLLI - XVII ARRESTIMI I PËRKOHSHËM DHE NDALIMI NGA POLICIA Prokurori publik mbikqyr punën e policisë gjyqësor në fazën eprocedurës paraprake dhe në bazë të kësaj është detyrim i policisë që atë t’anjohtojnë pa vonesë e me së largu njëzet e katër orë pasi ajo të njohtohet për 87
  26. 26. E DREJTA PENALE (MATERIALE)dyshimin se është krye vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare. Dispozitat e këtij kapitulli flasin për arrestimin e përkohshëm,privimin nga liria dhe ndalimin. Arrestimi i përkohshëm nga neni 210 është veprim procedural qëpolicia ndërmerr në fazën e procedures paraprake, në të shumtën e rasteve paurdhër të gjykatës apo autorizim paraprak të dhënë nga prokurori publik. Iautorizuar për të arrestuar përkohësisht një person të kapur në flagrancë gjatëkryerjes së një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare përveq policisëështë edhe çdo person tjetër. Arrestimi i përkohshëm i personit të kapur në flagrancë gjatë kryerjessë një vepre penale nuk është vepër penale privim i kundërligjshëm nga liriaedhe nëse me vone vertetohet së vepra penale nuk është që ndiqet sipasdetyrës zyrtare por vepër penale që ndiqet sipas padisë private apokundërvajtje. Kur një kryes hyn në një objekt shitjeje dhe me dashje tëpërfitoje fitim të vogël të kundërligjshëm pasuror përvetëson sendin me vlerënën 25 euro kryen vepër penale Vjedhje e imtë që ndiqet sipas padisëprivate. Kryesin e tillë mund ta arrestojë policia, çdo qytetar dhe çdo punëtornë objektin e shitjes ngase në momentin e kryerjes së veprës penale policiaapo personi që arreston me bazë kanë mund të besojnë se ai po kryen njëvepër penale të vjedhjes e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Personi i arrestuar mund të ndalohet shtatëdhjetë e dy orë ngamomenti i arrestimit dhe atij, jo më vonë se gjashtë orë nga arrestimi duhetdorëzuar vendimin mbi ndalimin i cili duhet të përmbajë të dhënat nga neni211 par. 5 dhe të drejtën në ankesë e cila nuk pezullon vendimin e lidhur metë cilën vendos gjyqtari i procedurës paraprapake. Nuk është infromuar drejtë për arsyet e arrestimit personi që nuk eflet gjuhën në të cilën informohet nga polici nëse nuk i është siguruar njëpërkthyes i pavarur apo nuk është deklaruar në procesverbal se e kuptongjuhën në të cilën njohtohet për arsyerat e arrestimit. Ky përkthim është falas,neni 214 paragrafi 1 nënparagrafi 4. I arrestuari është i detyruar të jep të dhënat mbi identitetin e tij dheduhet të informohet se edhe vetëm mosmundësia e vërtetimit të identitetit tëtij është bazë për caktimin e paraburgimit, neni 281 paragrafi 1 nënparagrafi2 pika (i), e me këtë edhe për ndalimin e tij. Duke heshtur dhe mos u përgjegjur në asnjë pyetje të bërë i arrestuarii realizon të drejtën që të mos detyrohet të mbrohet dhe të mos e akuzojëvetveten të afërmit e tij apo ta pranojë fajësinë, neni 11 paragrafi 2. Policia duhet ti mundësojnë të arrestuarit të realizojë të drejtën endihmës së mbrojtësit. I arrestuari ka të drejtë në mbrojtës sipas zgjedhjes sëtij; në mbrojtës që i angazhojnë personat nga neni 69. paragrafi 9 dhe nëmbrojtës sipas detyrës zyrtare kur ai nuk ka mundësi të paguaj shpenzimet e 88
  27. 27. E DREJTA PENALE (MATERIALE)mbrojtësit. Shpenzimet e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare paguhen nga fondete policisë apo Shërbimit Doganor kur arrestimi është bërë për vepra penale tëparapara me Kodin Doganor të Kosovës ndërsa procedurën paraprake ezbaton oficeri i Shërbimit Doganor i cili në ato raste ka cilësinë e policisëgjyqësore. Njohtimi mbi arrestimin e një anëtari të familjes apo i një personi qëkërkon i arrestuari konsiderohet përmbushje të së drejtës së të arrestuarit përtë lajmëruar për arrestimin e tij.Për arrestimin e personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeqare policiadetyrohet sipas detyrës zyrtare, edhe nëse këtë nuk e kërkon i arrestuari, tënjohtojë përfaqësuesin e tij ligjor në mosmundësi të njohtimit të tillë qendrënpër punë sociale. Njohtimi për ndalim përfshin edhe njohtimin për vendim ku mbahet indaluari. Nevojë e jashtëzakonshme e hetimit që prokurori publik të kërkojënga policia të mos i mundësojë të arrestuarit apo të ndaluarit që menjëherë t’anjojtojë anëtarin e familjes apo personin që ai zgjedh për arrestimin dhendalimin e tij për 24 orë është çështje faktike dhe duhet vlerësuar prej rasti nërast. Pokurori publik do të mund të kërkonte të vonohet njohtimi nëse personiështë arrestuar në flagrancë duke transportuar narkotik apo armë dhevlerësohet se duhet bërë kontrolli i shtëpisë së tij apo vendit të tij të punësapo i ndonjë personi tjetër për të cilin dyshohet se mund të jetë bashkëpunuesi tij në kryerjen e veprës penale dhe njohtimi do të rrezikonte mbledhjen eprovave për shkak të mundësisë së fshehjes së provave nga anëtaret efamiljes apo bashkëpunuesit. Qëllimi i trajtimit mjekësor duke përfshirë edhe trajtimin psikiatrikka për qëllim kryesor, në mes tjerash edhe sigurimin e provave. Shpeshherë iarrestuari gjatë kryerjes së veprës penale lëndohet apo mund të vërtetohet sëështë person i pallogaritshëm dhe vërtetimi i këtyre fakteve është me rëndësiprimare për procedurën e mëtejme. Disa prej këtyre fakteve nuk mund tëvërtetohen më vonë në procedurën penale nëse nuk vërtetohen nëkohëzgjatjen e ndalimit. Komunikimi me gojë i shtetasit të huaj me përfaqësuesin e misionitdiplomatik të shtetit të vet apo, kur ai është refugjat apo nën mbrojtjen endonjë organizate ndërkombëtare realizohet me vizitë në qendrën ku iarrestuari mbahet në ndalim. Kjo mundësi e vonimit nuk vlen për personin earrestuar nën moshën tetëmbedhjetë vjeqare ose personin që tregon shenja tëçrregullimit apo paaftësisë mendore. Qasje në të dhënat dhe rezultatet mbi kontrollimet mjekësore të tëarrestuarit dhe ndaluarit mund të kenë mbrojtësi dhe personi i arrestuar. 89
  28. 28. E DREJTA PENALE (MATERIALE)KAPITULLI XVIII - FILLIMI DHE KOHËZGJATJA E HETIMIT A. FILLIMI I HETIMIT Hetimi i veprave penale është ndër përgjëgjesitë më të rëndësishme tëprokurorit publik. Hetimi fillohet me aktvendim mbi fillimin e hetimit nëbazë të të cilit përcaktohet i pandehuri ndaj të cilit fillohet hetimit, veprapenale duke përfshirë përshkrimin e mënyrës së kryerjes, vendin, kohën,mjetet me të cilat është krye, lloji i dashjes apo pakujdesisë dhe pasojat. Hetimi zbatohet me marrjen e veprimeve hetimore të cilat mund t’indërmerr prokurori publik vet apo t’a autorizojë policinë gjyqësore. Kurprokurori publik për ndërmarrjen e veprimeve hetimore autorizon policinë aimbikqyr punën e saj. Mbikqyrja ka për qëllim sigurimin së provat mirren merespektimin e dispozitave mbi marrjen e provave dhe se mirren provat enevojshme për të vendos lidhur me ngritjen e aktit akuzues apo pushimin ehetimit. Aktvendimi mbi filllimin e hetimit nuk i dorëzohet të pandehurit e asmbrojtësit të tij. Ai i dorëzohet gjyqtarit të procedures paraprake për arsye sehetimi është i kufizuar kohësisht prandaj në hetim duhet shënuar edhe kohëne fillimit të hetimit. Hetimi kryhet ndaj personit të caktuar në drejtim të veprës së caktuarpenale. nëse gjatë hetimit, hetimi duhet zgjeruar ndaj ndonjë personi tjetërapo për ndonje vepër tjetër ndaj personit të njëjtë prokurori publik merraktvendim mbi zgjerimin e hetimit. Në këtë rast hetimi i zgjeruar duhet tëpërfundohet mbrenda kohës që duhet kryer hetimin. Arsye për të kërkuarzgjatjen e hetimit është edhe zgjerimi i hetimit. B. PEZULLIMI I HETIMIT Pezullimi i hetimit do të thotë ndërprerja e përkohshme e hetimit i cilinuk mund të vazhdohet dhe përfundohet për arsye të pengesave ligjore. Pengesa ligjore për pezullimin e hetimit janë sëmuarja e të pandehuritnga sëmundjet që rezultojnë me çrregullim apo paaftësi të përkohshmemendore, sëmuarja nga ndonjë sëmundje e rëndë, arratisja e të pandehurit dherrethana tjera që përkohësisht pengojnë ndjekjen e suksesshme penale. Rrethanat tjera që përkohësisht pengojnë ndjekjen e sukseshme janëtë llojllojshme dhe paraqesin çështje faktike. Ato mund të jenë psh. fakti se tëpandehurit ka refuzuar t’i heq imunitetin organi kompetent, nevoja e marrjes 90
  29. 29. E DREJTA PENALE (MATERIALE)së provës nëpërmjet dëgjimit të ndonjë dëshmitari kyq prania e së cilit nukmund të sigurohet para së të skadojë afati gjatë të cilit duhet kryer hetimi etë ngjashme. Pezullimi i hetimit ndërpren afatin brenda të cilit prokurori publikduhet të kryej hetimin dhe për këtë arsye për pezullimin e hetimit njohtohetpa vonesë gjyqtari i procedures paraprake. Para se të pezullojë hetimin prokurori publik ka për detyrë të mbledhtë gjitha provat që që ka mundësi ti mbledh lidhur me vepren penale dhepërgjegjësine penale të të pandehurit. C. PUSHIMI I HETIMIT Hetimi pushohet pasi prokurori publik të ketë përfunduar hetimin dhenë bazë të provave të mbledhura me ndërmarrjen e veprimeve hetimore gjense provat nuk vërtetojnë ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se i pandehuri kakryer veprën penale në drejtim të së cilës hetimi u zbatua apo ndonjë vepërtjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare. Kualifikimi i veprës penale nga akti akuzues i prokurorit publik nukdo të thotë të jetë i njëjtë me kualifikimin nga aktvendimi mbi fillimin ehetimit. Prokurori publik mund të fillojë një hetim p.sh. për veprën penaleVrasje nga neni 146 të KPPK ndërsa aktakuzën ta paraqes për veprën penaleLëndim i rëndë trupor nga neni 154 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 tëKPPK dhe ai nuk do të pushojë hetimin për veprën penale në drejtim të sëcilës ka filluar dhe zbatuar hetimin. Ndryshimin e kualifikimit juridikprokurori publik do t’a bëjë gjithnjë kur provat e mbledhura me veprimehetimore tregojnë se kemi të bëjmë me vepër tjetër penale nga ajo për të cilënështë zbatuar hetimi. Hetimi pushohet gjithnjë kur provat tregojnë së nuk kemi të bëjmë mevepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, kur është parashkruar ndjekjapenale, kur vepra penale është përfshi me amnisti apo falje dhe kur ekzistojnërrethana tjera që përjashtojnë ndjekjen penale. Pas pushimit të hetimit detyra të prokurorit publik janë njohtimi i tëdëmtuarit për faktin e pushimit të hetimit dhe arsyerat e pushimit dhe tëdrejtën e tij të ndermerr ndjekjen si paditës subsidiar dhe njohtimi i gjyqtarittë procedures paraprake për pushimin e hetimit. 91
  30. 30. E DREJTA PENALE (MATERIALE)KAPITULLI XIX - VEPRIMET HETIMOREA. MARRJA E TË PANDEHURIT NË PYETJE Të pandehurin në procedurën e hetimit mund ta marrë në pyetjeprokurori publik apo policia gjyqësore kur prokurori publik i beson asajndërmarjen e këtij veprimi hetimor. Policia gjyqësore janë oficerët e policisëqë përveq punëve tjera policore, janë të autorizuar të kryejnë hetimet dhepunë të ngjashme nën mbikqyrjen e prokurorit publik, neni 151 nënparagrafi18 i KPPPK. Rregullat e procedurës për marrjen e të pandehurit në pyetje kanë tëbëjnë me të arrestuarin, të ndaluarin, të paraburgosurin dhe të pandehurin qëmbrohet nga liria. I pandehuri që mbrohet nga liria për të drejtat nga neni 231 paragrafi2 nënparagrafet 1 dhe 4 njohtohet me anë të thirrjes kur ajo i dërgohet meshkrim. Njohtimi për veprën penale për të cilën akuzohet përfshin edhenjohtimin për veprimet me të cilat është kryer vepra penale dhe kualifikimine saj juridik. Lidhur me të drejtat nga neni 231 paragrafi 2 nënparagrafet 2 dhe 3vlejnë të gjitha ato që janë thënë për të drejtat e personit të arrestuar neni 214paragrafi 1 nënparagrafet 2 dhe 3. E drejta në ndihmën e mbrojtësit për të pandehurin, i cili më nuk ështëperson i dyshuar por person ndaj të cilit është filluar hetimi apo ështëparaqitur akt akuzues, sipas ligjit është më e gjerë se ajo e të dyshuarit. Iarestuari me interpretimin e ngushtë të dispozitës së nenit 214 par. 1nënparagrafi 4 nuk ka të drejtë të konsultohet me mbrojtësin para dhe gjatëmarrjes në pyetje të cilën të drejtë e ka i pandehuri neni 231 paragrafi 2nënparagrafi 4. Mirëpo, të drejtën e konsultimit me mbrojtësin para marrjesnë pyetje duhet pranuar edhe personit të dyshuar. Mbrojtësi nuk mund ti japtë dyshuarit ndihmën e nevojshme nëse praraprakisht nuk i mundësohetkonsulltimi i tillë. Konsultimi i të pandehurit me mbrojtës gjatë marrjes në pyetje nuknënkupton konsultimin për përgjigje në pyetje të caktuar dhe gjatë marrjes nëpyetje i pandehuri nuk e gëzon këtë të drejtë para se të jep përgjigje nëpyetjen e parashtruar. Ndërprerja e marrjes së të pandehurit në pyetje dhekohëzgjatja e saj duhet shënuar procesverbal. Deklarata e të pandehurit e dhënë me rastin e marrjes në pyetje tëzbatuar sipas dispozitave të ligjit është prove e pranueshme dhe të pandehurinduhet njohtuar se deklarimi i tij mund të përdoret si provë në gjykatë. Ky 92
  31. 31. E DREJTA PENALE (MATERIALE)deklarim mund të mirret si provë edhe në raport me personat e tjerë nësezbatohet procedurë e përbashkët ndaj disa të pandehurve. E drejta për të kërkuar marrjen e provave në mbrojtjen e tij realizohetme propozimin e marrjes së provave organit që zbaton procedurën, gjykatës,policisë dhe prokurorit publik, mundësia hetuese e jashtëzakonshme, neni238, kërkesa e të pandehurit për mbledhjen e provave, neni 239. Deklarimi i të pandehurit për të dhënë të dhëna për rrethanatfamiljare, të ardhurat personale, pozitën materiale dhe faktin se a zbatohetndaj tij ndonjë procedurë tjetër penale janë me rëndësi me rastin e vendosjespër shpenzimet procedurale dhe eventualisht bashkimin e procedures mendonjë procedurë tjetër që ndaj të pandehurit zbatohet pranë atij apo ndonjëorgani tjetër për zbatimin e ligjit. Asnjë herë nuk mund të pyetet i pandehuri për një fakt a rrethanë qëai nuk e ka pranuar në bazë të supozimit se ai ato i ka pranuar. Nuk mund tiparashtrohet pyetje të pandehurit p.sh, çka biseduat me personin e caktuarpasi u takuat në lokalin x.y. nëse i pandehuri më parë nuk ka thënë se ështëtakuar me atë person, apo pyetja në ç`drejtim e mbaje revolen kur ke shtënëme të nëse i pandehuri më parë nuk ka thënë se a ka pasur revole dhe se kashtënë. I pandehuri që nuk flet gjuhën në të cilën organi për zbatimin eprocedures zbaton procedurën mirret në pyetje me ndihmën e përkthyesitndërsa personat e shurdhër ose memec me ndihmën e përkthyesit tëkualifikuar që di të komunikojë me të padnehurin. Prokurori publik, varësisht nga strategjia e ztatimit të hetimit,vendos lirisht se në cilën faqe të hetimit do ta marrë të pandehurin në pyetjemirëpo ai atë duhet ta marrë në pyetje, në çështjet e thjeshta, ti jep mundësiedhe të përgjigjet me shkrim, më së voni gjer në përfundimin e hetimit.Prokurori publik mund të vendos të mos e merr të pandehurin në pyetje nësepara ndërmarrjes së këtij veprimi hetimor vendos të pushojë hetimin.B. MUNDËSIA HETUESE E JASHTËZAKONSHME Të drejtën për të kërkuar zbatimin e mundësisë hetuese tëjashtëzakonshme nuk mund ta kërkojnë i dëmtuari dhe as përfaqësuesit e tij.Këtë të drejtë e kanë vetëm prokurori publik dhe i pandehuri, dhe nuk e ka asmbrojtësi. Sipas nenit 77 paragrafi 1 mbrojtësi i gëzon të njëjtat të drejta qëligji i’a njeh të pandehurit përveq atyre që shprehimisht i rezervohen vetëm tëpandehurit dhe në dispozitën e nenit 238 paragrafi 1 thuhet shprehimisht secilët pjesëmarrës në procedurë e gëzojnë këtë të drejtë. Qëllimi i mundësisë hetuese të jashtëzakonshme është marrja e 93
  32. 32. E DREJTA PENALE (MATERIALE)provave të rëndësishme, jo secilës do provë, të cilat duhet ruajtur ngaasgjësimi dhe provat për të cilat ekziston rreziku se nuk do të mund të mirrennë shqyrtimin gjyqësor. Ruajtja e proves nga asgjësimi sigurohet me marrjene mendimit të ekspertit të cilin e cakton gjyqëtari i procedures paraprake. Dëshminë e një dëshmitari sipas kësaj mundësie duhet marrësidomos në rastet e trafikimit me njerëz, kontrabandimit me migrant apo kurdëshmitari është i shtyer në moshë dhe i sëmurë. Viktimat e trafikimit menjerëz dhe kontrabandimit me migrant askush nuk mund t’i detyrojë të qëndrojnë në Kosovë gjer në pë rfundimin e procedures penale. Ato viktimakryesisht kthehen në vendet e tyre dhe nuk mund të sigurohet prania e tyre nëshqyrtimin gjyqësor. Mundësinë hetuese të jashtëzakonshme e zbaton gjyqtari i proceduresparaprake dhe me rastin e marrjes së dëshmisë së dëshmitarit apo mendimit tëekspertit lidhur me ruajtjen e provës mbahet seancë dëgjimore, një llojshqyrtimi i pjesërishëm gjyqësor, në të cilë n duhet të marrin pjesë ipandehuri, mbrojtësi dhe prokurori publik. Për seancën e dëgjimit njohtohet idëmtuari apo përfaqësuesi i tij ligjor apo i autorizuar, dhe ai mund të marrëpjesë në seancë. Nëse gjyqtari i procedures paraprake miraton kërkesën për marrjen eprovës apo mendimit të ekspertit lidhur me ruajtjen e provës ai nuk merrndonjë vendim formal por zbaton mundesinë hetuese të jashtëzakonshmendërsa nëse nuk pranon kërkesën merr vendim kundër të cilit prokuroripublik apo i pandehuri kanë të drejtë ankese kolegjit prej tre gjyqëtarësh.Vendimi i kolegjit është përfundimtar.C. KERKESA E TË PANDEHURIT OSE E TË DËMTUARIT PËRMBLEDHJEN E PROVAVE As këtë të drejtë nuk e gëzon mbrojtësi i të pandehurit sepseshprehimisht thuhet se këtë të drejtë për të kërkuar nga prokurori publikmarrjen e provës konkrete e kanë vetëm i pandehuri dhe i dëmtuari që nukpërjashton përfaqësuesin e tij të autorizuar dhe nëse i dëmtuari është i mituras përfaqsuesin e tij ligjor. Në dispozitën e nenit 81 nuk është parapa së katë drejta të të dëmtuarit që janë të lidhura shprehimisht me personalitetin e tijapo përfaqsuesin e tij ligjor të cilat ai nuk do të mund t’i bartë te përfaqsuesi itij i autorizuar. Në dispozitën e nenit 239 paragrafi 2 thuhet shprehimisht sëprokurori publik do ta merr provën e kërkuar kur ekziston rreziku përhumbjen e provës, prova arsyeton lirimin e të pandehurit nga paraburgimi kurekzistojnë shkaqe të arsyeshme për marrjen e provës së tillë. 94
  33. 33. E DREJTA PENALE (MATERIALE) Rreziku i humbjes së provës varet nga natyra e provës. Me kalimin ekohës mund të zhduket prova lidhur me sasinë e alkoolit të konsumuar nga ipandehuri apo i dëmtuari në ndonjë vepër penale kundër trafikut publik,lëndimet e lehta trupore, etj. Ndër provat më të rëndësishme që arsyeton lirimin e të pandehuritnga paraburgimi janë alibi dhe identifikimi i të pandehurit. Shkak i arsyeshëm për marrjen e provës është në radhë të parërëndësia e provës për procedurë penale. Nëse i pandehuri dyshohet seprodhon në shtëpinë e vet para të falsifikuara dhe së në shtëpinë e tij gjendenmjetet e prodhimit ndërsa ato gjenden në shtëpinë e një personi tjetër qëështë prodhues ndërsa i pandehuri paratë i ka blerë nga ai dhe kërkon ngaprokurori publik të bëhet kontroll në shtëpinë e tij dhe të personit tëpërmendur dhe të vërtetohet me ekspertizë se ato para janë prodhuar memjetet e atij personi sigurisht së rëndësia e kësaj prove arsyeton marrjen e saj. Nëse prokurori publik pajtohet me kërkesën merr provën e kërkuarpa marrë ndonjë vendim formal ndërsa nëse e refuzon kërkesën, përrefuzimin e njohton paraqitësin e kërkesës i cili ka të drejtë ankese gjyqtarittë procedures paraprake. Vendimi i gjyqtarit të procedures paraprake për tëmarrë provën e kërkuar e detyron prokurorin publik.C. KONTROLLI DHE KONFISKIMI I PËRKOHSHËMC.1. KONTROLLI Kontrolli i shtëpisë, lokaleve tjera dhe të punës, mund të kryhetvetëm në bazë të urdhërit me shkrim, ndërsa në raste të paraparashprehimisht me ligj edhe me urdhër gojor të gjyqtarit të proceduresparaprake. Kontrolli i shtëpisë, lokaleve tjera dhe lokaleve të punës së njëpersoni mund të kryhet ndaj një personi të dyshuar apo personit që nukdyshohet për kryerje të veprës penale. Në raport me personin e dyshuarqëllimi i kontrollit është arrestimi i tij, zbulimi dhe konfiskimi i provave, neni240 par. 1 ndërsa në raport me personin që nuk dyshohet se ka krye vepërpenale qëllimi i kontrollit është arrestimi i të pandehurit nga se ka gjasa se ipandehuri fshihet aty dhe ruajtja e provave dhe konfiskimi i sendeve për tëcilat ka gjasa reale se gjenden në ato lokale, neni 241 par. 1. Kërkesën për lëshuarjen e urdhërkontrollit mund ta paraqesinprokurori publik dhe policia, neni 240 paragrafi 3. Personi kundër të cilit lëshohet urdhërkontrolli duhet identifikuar ngase policia me rastin e zbatimit të kontrollit urdhërin për kontroll duhet 95
  34. 34. E DREJTA PENALE (MATERIALE)prezentuar personit kundër të cilit urdhëri është lëshuar dhe duhet kërkuarnga ai vullnetarisht të dorëzojë personin ose sendin që kërkohet. Përshkrimi i veprës penale në urdhërkontroll nënkupton emërtiminligjor të veprës penale dhe dispozitën gjegjëse të ligjit penal. Shpjegimi i arsyeve për dyshim nënkupton rrethanat që shtyjnëgjyqtarin për të besuar se me kontroll do të mund të gjendet personi i dyshuarapo sendet që duhet konfiskuar e që shërbejnë si prova në procedurë. Përshkrimi i sendeve duhet të përmbajë përshkrim sa më real dhe same të plotë të tyre. Nëse dyshohet se në shtëpinë e një personi gjenden njëpalë rroba meshkujsh që ai i ka blerë nga kryesi i një vepreje tjetër penalekundër pasurisë duhet përshkruae sa më detajisht të jetë e mundur markën,ngjyrën, llojin e stofit dhe të gjitha tiparet që i dallojnë ato rroba nga rrobattjera sepse pothuajse secila shtëpi ka rroba meshkujsh. Përshkrimi i shtëpisë apo lokaleve në të cilat do të zbatohet kontrollipoashtu është me rëndësi. Një person mund të ketë më shumë shtëpi në njëqytet apo qytete të ndryshme. Mund të ketë më shumë së një lokal puneprandaj duhet shënuar adresën e saktë dhe përshkruar shtëpinë duke përfshirëkatet, dukjen e jashtme, etj. Kur urdhërohet kontrollimi i një personi konkret urdhëri përveqidentifikimit të personit duhet përfshirë edhe infomacionet mbi qëllimin ekontrollit që mund të jetë zbulimi i gjurmëve të veprës penale apokonfiskimin e sendeve që shërbejnë si prova në procedurë penale ndërsapersoni ato i bart me vehte në trup apo ndonjë mjet tjeter si janë çantat,valigjet apo ngarkesat tjera që mund të jetë edhe thesi. Kushtet nën të cilat policia mund të kryej një urdhërkontroll në bazëtë urdhërit me gojë të gjyqtarit të procedurësparaprake janë dhënë nëdispozitat e nenit 245 paragrafi 3 ndërsa kushtet për kryerjen e kontrollit paurdhër të gjyqtarit të procedurësparaprake në nenin 245 paragrafi 1. Arsyet që i bëjnë të papranueshme provat e mbledhura me anë tëkontrollit janë dhënë në dispozitat e nenit 246.C.2. KONFISKIMI I PËRKOHSHËM Konfiskimit të përkohshëm i nënshtrohen sendet të cilat duhetkonfiskuar sipas KPPK dhe sendet që mund të shërbejnë si prova nëprocedurën penale apo dyshohet se janë dobi pasurore e fituar me anë tëveprës penale. Te gjitha sendet për të cilat me KPPK është paraparë se mirrendetyrimisht mund të jenë objekt konfiskimi. Objekt i konfiskimit mund tëjenë edhe sendet të cilat mund të mirren në bazë të nenit 489 par. 1 edhe në 96
  35. 35. E DREJTA PENALE (MATERIALE)rastet kur procedura penale nuk përfundon me aktgjykim me të cilin iakuzuari shpallet fajtor. Askush nuk mund ta mbajë dobinë pasurore të fituarme vepër penale dhe edhe ajo i nënshtrohet konfiskimit të përkohshëm. Me rastin e konfiskimit të përkohshëm në procesverbal duhet shënuarvendin ku sendet apo dobia pasurore janë gjetur dhe përshkruar ato. Personitnga i cili sendet konfiskohen i lëshohet vërtetim me shkrim mbi konfiskimine përkohshëm. Sendet e konfiskura pëkrohësisht mund të mbahen në polici, nëagjensionin për ruajtjen e aseteve dhe janë nën mbikqyrje dhe kontroll tëprokurorit publik.D. KQYRJA DHE RIKONSTRUIMI Kqyrja e vendit të ngjarjes ndërmirret kur është i nevojshëmvërtetimi apo qartësimi i ndonjë prove në procedurë nëpërmjet shiqimit tëdrejtëpërdrejtë. Rikonstruimi i vendit të ngjarjes ka për qëllim vërtetimin ebesueshmërisë së provave apo fakteve të vërtetuara në procedurë merikrijimin e tyre sipas dëshmive, mbrojtjes apo provave tjera. Kur dëshmitëmbi rrjedhën e ngjarjes janë të ndryshme në parim rekunstruksioni i vendit tëngjarjes kryhet veçmas për secilën nga ato dëshmi. Kqyrja e vendit të ngjarjes nga policia dhe prokurori publik janëprova të pranueshme vetem nëse ata për ndërmarrjen e këtyre veprimevehetimore kanë njohtuar të pandehurin a mbrojtësin të cilët sipas paragrafit 3të nenit 254 mund të marrin pjesë gjatë kqyrjes apo rikonstruimit të vendit tëngjarjes. Për kqyrjen dhe rikonstruksionin e vendit të ngjarjes procesverbalin eharton organi që ndërmerr veprimin.E. IDENTIFIKIMI I PERSONAVE DHE SENDEVE Qëllimi i këtij veprimi hetimor është nevoja për të vërtetuar së njëdëshmitar e njeh apo jo personin apo sendin e caktuar. Para se të fillojë procedura e identifikimit dëshmitari duhet përshkruarpersonin apo sendin të cilin nga ai kërkohet ta identifikojë. Identifikimi i personit dhe sendit mund të bëhet duke i prezentuardëshmitarit personin me persona tjerë, sendin me sende të llojit të njëjtë apofotografitë e personave dhe sendeve. Me rastin e ndërmarrjes së këtij veprimi procedural personi që e 97
  36. 36. E DREJTA PENALE (MATERIALE)ndërmerr harton procesverbal në të cilin veq tjerash duhet shënuar sedëshmitari është njohtuar se është me rëndësi të njëjtë të tregojë se nuk e njehsendin apo personin sikur të tregojë se nuk e njeh.KAPITULLI XX - MASAT E FSHEHTA DHE TEKNIKE TËVËZHGIMIT DHE HETIMIT Masa të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit janë vëzhgimi ifshehtë fotografik dhe me video, monitorimi i fshehtë i bisedave, kontrollimii dërgesave postare, përgjimi i telekomunikimeve, pqrgjimi i komunikimeveme rrjet kompjuterik, dërgimi i kontrolluar i dërgesave, shfrytëzimi ipërcjelljes ose vendosja e mjeteve të përgjimit, blerja e simuluar e sendit,simulimi i një vepre të korupsionit, hetimi i fshehtë, regjistrimi i thirrjevetelefonike dhe zbulimi i të dhënave financiare. Vëzhgimi i fshehtë fotografik dhe me video dhe monitorimi i fshehtëi bisedave mund të kryhet në vende publike dhe private dhe janë masa tëvecanta varqsisht nga vendi ku kryhen. Prokurori publik mund t’i urdhërojë masat vëzhgimi i fshehtëfotografik dhe me video në vende publike, monitorimi i fshehtë i bisedave nëvende publike, hetimin e fshehtë dhe regjistrimin e bisedave telefonike. Gjyqëtari i procedures paraprake mund të urdhëorojë masat tjeraduke përfshirë edhe vëzhgimin e fshehtë të bisedave në vende private dhemonitormin e fshehtë të bisedave në vende private. Kushtet nën të cilat prokurori publik mund të lëshojë urdhër tëpërkohshëm edhe për masat që i urdhëron gjyqtari i procedures paraprakejanë dhënë në dispozitën e nenit 258 paragrafi 4. Nuk është e nevojshmeplotësimi i të gjitha kushteve në mënyrë kumulative, mjafton të plotësohetcili do prej tyre. Provat e mbledhura me urdhër të tillë janë të pranueshmevetëm nëse urdhërin e konfirmon nga gjyqtari i procedurës paraprake në afatprej njëzetekatër orëve nga lëshimi i urdhërit të përkohshëm. Person i dyshuar se ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrëszyrtare është i dyshuari prandaj masat e fshehta mund të urdhërohen edhe pafilluar hetimin formal prokurori publik. Përpos të dyshuarit kundër të cilit mund të urdhërohet të gjitha masat,masat regjistrimi i bisedave telefonike dhe zbulimi i të dhënave financiaremund të urdhërohen edhe ndaj personave që nuk janë të dyshuar se kanë kryevepër penale nëse ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë e ndihmon tëdyshuarin duke transmetuar komunikimet nga dhe për të dyshuarin, personi itillë merr pjesë në transankcionet financiare të të dyshuarit apo i dyshuaripërdor telefonin e tij. 98

×