Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Biologji

  • Be the first to comment

Biologji

  1. 1. Tema: Piramida e ushqyerjes. Crregulime teushqyerjesNentema: Kujdesi per dhembet dhe problem te dhembet qe lidhenme kequshqyerjePunoi : Xhenilda Domi
  2. 2.  SHËNDETI I DHËMBËVEMënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes së dhëmbëve, mishit tëdhëmbëve (gingivës) dhe hapësirës së gojës nëpërgjithësi, është të fitojmë shprehi të duhura dhe njëzakon të rregullt rreth mirëmbajtjes së higjienës orale.Është shumë e rëndësishme të krijomë një rutinë për sai përket larjes së dhëmbëve dhe atë pas çdo të ngrënidhe në darkë para fjetjes. Tek fëmijët e vegjël duhet tëkemi kujdes që ti ndërgjegjësojmë ata dhe ti bëjmë tëvetëdijshëm që në fëmijëri të hershme rreth rëndësisësë madhe që ka mirëmbajtja e higjienës orale. Nëpesëvjeçarin e parë te jetës së fëmijës duhet të kemikujdes që ti ndihmojmë dhe ti mësojmë rreth larjes samë të rregullt të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëvederi sa fëmija të fitojë siguri në vetvehte që larjen mund ta bëjë vet.Në ditët që jetojmë gjithnjë e më tepër i kushtohet kujdes, madje i jepet një vëmendje dherëndësi të veçantë larjes së dhëmbëve dhe mirëmbajtjes së higjienës orale si dhe theksigjithmonë vendoset në faktin se e rëndësishme është që këto shprehi të fitohen që nëfëmijëri të hershme. Shëndeti i dhëmbëve ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës sonë.Një buzëqeshje e bukur e plotëson madje e zbukuron pamjen tonë të jashtme, ndërsadhëmbët e shëndetshëm mundësojnë të kemi një ushqyerje sa më të shëndetshme.PASTAT E DHËMBËVEZgjedhja e një paste sa më të mirë nuk është aspak një detyrë e lehtë. Nëpër vitrina nëdyqane shpesh gjejmë me dhjetra lloje pastash për dhëmbë nga dhjetra prodhues. Erëndësishme është të zgjedhim pastën e cila përmbanëfluor. Disa nga pastat ofrojnë edhe mbrojtje ngadepozitimet e mundshme të disa mineraleve të forta. Nëqoftë se zgjedhni pastë dhëmbësh për fëmijën tuaj,atëherë kini kujdes që pasta të ketë shije të mirë, nëmënyrë që larja e dhëmbëve të jetë sa më e këndshmepër fëmijën.Mësoni dhe këshilloni fëmijët tuaj që pasta e dhëmbëve nuk është ushqim që gëlltitet dhe seështë shumë e rëndësishme që pas larjes pasta të nxirret jashtë me pështymë dhe tëshplahet sa më mirë goja. Gjithmonë të përdoret sasi e vogël e pastës, sa madhësia ekokrrës së bizeles, në mënyrë që gjatë larjes së dhëmbëve tek fëmijët, në rast gëlltitjeje,fëmija të mos gëlltisë sasi të madhe fluori.
  3. 3. FURÇAT E DHËMBËVEProblemi i zgjedhjes së një furçe sa më të mirë e të përshtatshme nuk është aspak më ivogël se ai i zgjedhjes së pastës. Gjatë zgjedhjes së furçës duhet të kemi kujdes që fijet efurçës të jenë të buta dhe në fund të mos jenë të ashpra por të lakueshme. Në varësi tëmadhësisë së hapësirës së gojës kini kujdes në zgjedhjene madhësisë së kokës së furçës.Koka e furçës do të duhej të ishte e vogël në mënyrë qëtë ketë mundësi të depërtojë në të gjitha pjesët ekavitetit oral dhe në të gjithë dhëmbët.Çdo tre ose katërmuaj zëvendësoni furçën tuaj me një të re.Kur të blini furçën për fëmijën tuaj, kini parasyshë qëdhëmbët e tyre janë shumë të ndjeshëm dhe se zgjedhjadhe përdorimi i një furçë të gabuar do të çonte nëdëmtime serioze të indit dhëmbor. Kështu që është tejete rëndësishme që furça për fëmijë të ketë fije të buta.Derisa fëmija të jetë i vogël edhe furça duhet të jetëshumë e vogël që të përshtatet me kavitetin oral të fëmijës. Kur fëmija të rritet, furça le tëjetë aq e madhe sa që të mund të furçohen (lahen) një deri në dy dhëmbë njëkohësisht.Furça duhet të ketë vetinë të përfshijë edhe hapësirat interdentare në mënyrë që pastrimi idhëmbëve të jetë sa më i plotë.Kini kujdes: NËSE FËMIJËS FURÇA I KONSUMOHET MË SHPEJT SE TRE MUAJ (kohë kurkëshillohet të ndërrohet furça) ATËHERË KY MUND TË JETË TREGUES QË FËMIJA JUAJUSHTRON PRESION MBI DHËMBË GJATË PASTRIMIT DHE KJO MUND TË KETË PASOJA TËRËNDA.Furçat elektrike mund të jenë argëtuese për fëmijët. Përparësi tjetër është se për një kohëtë shkurtër bëjnë më shumë lëvizje, çka bën që të shkurtohet koha e furçimit aktiv. Mundtë kenë rëndësi praktike edhe tek fëmijët me probleme të veçanta, tek të cilët qëndrimi igjatë dhe i disciplinuar gjatë pastrimit me furçë mund të jetë i bezdisshëm dhe kjo paraqetproblem.SOLUCIONET PËR SHPLARJEN E KAVITETIT ORALEkziston një diferencë e madhe midis solucioneve të thjeshta ujore për shplarjen e gojësdhe solucioneve të cilat përmbajnë fluor. Të parat çlirojnë fytin dhe frymëmarrjen si dhe ijapin gojës freski, por nuk ofrojnë mbrojtje për dhëmbin. Shumica e këtyre preparatevepërmbajnë alkool dhe nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare,sepse mund ti gëlltisin.Solucionet që përmbajnë fluor formojnë rreth dhëmbit një shtresë mbrojtëse të fluorit, ecila parandalon kariesin. Gjithsesi e rëndësishme është të konsultoheni me stomatologun e
  4. 4. fëmijës tuaj, lejohet apo jo që fëmija juaj të përdorë të tilla solucione. Gjithashtuvërtetohuni që fëmija juaj është vërtetë në gjendje tu përmbahet rregullave të përdorimit tësolucioneve, dmth: pas shplarjes solucioni të nxirret jashtë, jo të gëlltitet!FILLET DENTAREFilli dentar është një pjesë shumë e rëndësishme ehigjienës orale. Me fillë dentar ju mund të pastronivende ku shpeshTeknika e perdorimit te fillit dentarTeknika e përdorimit të fillit dentarmund të formohen depozitime të ndryshme nga mbetjetushqimore, të cilat aty mbesin edhe pas larjes sëdhëmbëve me furçë dhe me pastë dhëmbësh. Fillidentar për vetitë që posedon është në gjendje tieliminojë këto depozitime edhe në vende ku furça nuk depërton dot. Këshillohet që fillidentar të përdoret të paktën një herë në ditë, ndërsa lloje të ndryshme të fillit dentar janëbërë për t’ju përshtatur nevojave të ndryshme dhe gjendjes së kavitetit oral. Kështu psh:nëse keni një gjendje të mirë të gojës, dmth. i keni të gjithë dhëmbët, poashtu i keni tëruajtur të gjitha kontaktet fiziologjike okluzale mes dhëmbëve, atëherë është mirë tëpërdorni fill dentar të prodhuar prej mëndafshi të butë, i cili i ruan edhe papilat interdentaredhe nuk i dëmton ato me fijet e veta. Pra zgjidhni fillin dentar që ju përshtatet më shumë.Fillë dentar për fëmijë mund të gjeni në farmaci duke u konsultuar së pari me mjekun tuajstomatolog.EDHE PRODUKTET USHQIMORE JANË TË RËNDËSISHMESikurse është e rëndësishme të mbahet higjienë e rregullt orale, në luftën kundërsëmundjes së dhëmbëve dhe mishrave të tyre rëndësi ka edhe kujdesi për një ushqim tëekuilibruar. Këshillohet që ushqimi të përmbajë sa më shumë pemë dhe perime dhe sa mëpak yndyrë dhe kripë.Çimçakezat pa sheqer (posaçërisht ata që përmbajnë ksilitol) janë shumë të mira përdhëmbë dhe këshillohet të konsumohen pas çdo të ngrëni, si mjet ndihmës nëmirëmbajtjen e higjienës orale, sidomos në rastet kur nuk kemi mundësi ti pastrojmëdhëmbët. Ato na ndihmojnë në pastrimin e pjesëve të ndryshme të kavitetit oral dhe nëeliminimin e sheqerit të dëmshëm si dhe na mbrojnë nga depozitimet e mbetjeveushqimore. Evitoni sa më tepër produktet që përmbajnë shumë sheqer si, ëmbëlsira,akullore, deserte të ndryshme, karamele, etj.Mos hani në darkë vonë përpara se të flini, sepse ushqimi që mbetet nëpër dhëmbë gjatënatës mund të shkaktojë karies. Gjatë natës sekretohet më pak pështymë, kështu që goja
  5. 5. pastrohet më pak sesa gjatë ditës.SI TI PASTROJMË DHËMBËTTeknika e larjes se dhembeve.Teknika e larjes së dhëmbëve.Deri tani folëm për rëndësinë e mirëmbajtjes sëhigjienës orale dhe mjetet që na duhen për ta bërëkëtë, por tani do flasim për mënyrë se si duhet tëpastrojmë dhëmbët në mënyrë sa më të saktë dhesa më të rregullt. Në fakt nuk është e rëndësishmevetëm të lahen dhëmbët pas çdo të ngrëni poredhe mënyra se si e bëjmë ate. Koha emjaftueshme për të larë dhëmbët është minimumpesë minuta. Së pari pastrojmë pjesën e pëparme(vestibulare) të dhëmbëve duke i dhënë furçësdrejtimin poshtë-lartë, pastaj me lëvizje rrotulluese duke i mundësuar furçës të futet nëhapërirat interdentare (ndërdhëmbore).Pasi të kemi përfunduar me pjesën e përparme, futemi në pjesën e brëndshme të kavitetitoral duke bërë sërish lëvizje, fillimisht poshtë-lartë pastaj lëvizje rrotulluese me furçë. Pastajfurçohet sipërfaqja okluzale (përtypëse) e dhëmbëve. Pastrimi i kavitetit oral përfundon mepastrimin e hapësirave interdentare me anë të fillit dentar.STOP GURËZAVEKur të paraqitet sëmundja menjëherë duhet kërkuar ndihma e mjekut, i cili në bazë tëstadit të sëmundjes do të përcaktojë edhe mënyrën e mjekimit. Heqja e gurëzave, të cilatjanë formuar si pasojë e mbivendosjes së pllakës dentare, është parimi themelor i terapisëmjekuese tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Gurëzat edhëmbëve janë depozitime të forta të lokalizuara në sipërfaqen e rrënjës dhe të kurorës sëdhëmbit, ato formohen me mineralizimin e pllakës dentare. Gurëzat duhet të hiqen tëpaktën dy herë në vit, por më e mira do të ishte katër herë në vit.Çfarë mund të bëni tjetër?Zakonisht masat e mësipërme janë të mjaftueshme. Por:-Shumë njerëz përdorin gjithashtu gargara antiseptike çdo ditë për të parandaluarsëmundjet. Për individët që nuk janë të aftë të përdorin furçën e dhëmbëve gargaratantiseptike luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve.-Gjuha mund të pastrohet pasi të lani dhëmbët. Ky veprim mund të kryhet me anë të furçëssë dhëmbëve ose me anë të disa furçave të veçanta për gjuhën.-Në qoftë se jeni duhanpirës duhet të keni si qellim lënien e duhanit. Pirja e duhanit ështëfaktor risku për sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
  6. 6. -Ushqehuni me një dietë të shëndetshme. Evitoni ushqimet dhe lëngjet që kanë përmbajtjetë madhe sheqeri. Sheqernat janë ushqim për bakteriet i cili me vone kthehet në acid ngakëto tëe fundit duke shkaktuar karies.-Në qofte se do ti jepni ilaçe fëmijëve, sipas mundësive përdorni ilaçe që nuk përmbajnësheqer.-Përdorimi i çimçakëzave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e pështymës e cila luan njërol të rëndësishëm në pastrimin e gojës.

×