Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Leksioni 5 kujtesa paresore

1,802 views

Published on

  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Leksioni 5 kujtesa paresore

  1. 1. Bazat e HW – Kujtesa parësore 20.11.2012 Departamenti i Informatikës Fakulteti i Shkencave Natyrore Universiteti i Tiranës Kujtesa kryesore (RAM) Kujtesa parësore 2 Kujtesë e përgjithshme që ruan programet dhe të dhënat që janë aktualisht në përdorim RAM (Random Access Memory) është e lexueshme dhe e shkruajtshme Është e përbërë nga qarqe të integruara elektronike që janë në gjendje të ruajnë sekuenca 0 - 1 Klasifikimi i përgjithshëm përfshin dy tipe kryesore DRAM (Dynamic RAM): ruan të dhënat vetëm gjatë një fraksion sekondi. Si rrjedhojë, kërkohet një rifreksim i shpeshtë i cili e ngadalëson shumë këtë lloj kujtese. Konsumon pak energji. SRAM (Static RAM): I ruan të dhënat gjatë gjithë kohës që është i ushqyer me energji, pra nuk kërkon rifreskim. Si rrjedhojë është një kujtesë e shpejtë, por e kushtueshme. Konsumon shumë energji
  2. 2. Llojet e RAM SDRAM (Synchronous DRAM) - një lloj DRAM që funksionon me proçesorë shumë më të shpejtë se DRAM klasik. Ai sinkronizon veten me BUS-et e CPU dhe është në gjendje të funksionojë me shpejtësi 133 MHz. DDR SDRAM - ky lloj RAM në një cikël të clock-ut dërgon 2 herë më shumë informacion se SDRAM klasik. Njihet ndryshe si SDRAM II Kujtesa parësore Çipet DDR etiketohen në bazë të shpejtësisë së tyre p.sh PC266 (133 Mhz). PCXXX tregon shpejtësinë reale të përfituar nga shfrytëzimi i clock-ut DDR2 SDRAM - një lloj DDR-je më i shpejtë se varianti i parë DDR (p.sh PC3200) DDR3 SDRAM - Tipi më i ri i RAM i cili është më i shpejti nga e gjithë familja e RAM-eve DDR (p.sh PC310600) Duhet pasur kujdes pasi këto lloj RAM-esh nuk janë kompatibël me njëri tjetrin, pra mund të zëvendësohen vetëm me RAM-e të të njëjtit tip. 3 DIMM Kujtesa parësore 4 DIMM (dual in-line memory module) - një seri qarqesh të integruara kujtese DRAM të lidhura me njëra tjetrën në një qark të “printuar” (PCB) Kanë kontakte elektrike të veçanta në të dy anët fizike Dallojnë nga numri i “kunjave” (pins) që përmbajnë Kanë një “rrugë të dhënash” (data path) prej 64 bit
  3. 3. Parametrat e RAM Më poshtë po paraqesim disa shembujt të DDR2 dhe DDR dhe parametrat kryesore të tyre Standardi i modulit Tipi i Chip-it Shpejtësi a e clock Cikle për clock Shpejtësia e BUS Gjerësia e BUS (byte) Shpejtësia e transferi mit (MB/s) PC25400 DDR2 DIMM DDR2667 333 2 667 8 5333 PC26400 DDR2 DIMM DDR2800 400 2 800 8 6400 PC36400 DDR3 DIMM DDR3800 400 2 800 8 6400 PC312800 Kujtesa parësore Formati i modulit DDR3 DIMM DDR31600 800 2 1600 8 12800 5 Vonesa CAS Vonesa CAS është diferenca kohore (e matur në cikle të clock-ut) midis çastit që CPU kërkon të dhëna nga RAM dhe çastit në të cilin RAM ofron të dhënat e para të gatshme për tu lexuar P.sh DDR-SDRAM kanë një vonesë CAS prej 2 ose 2.5 ciklesh të clock-ut Kjo do te etiketohej si CAS2, CAS-2, CAS=2, CL2 Kujtesa parësore 6 Vonesa CAS, tregon vonesën për të lexuar byte-t e para të informacionit. Bytet- e mëpasshme lexohen pa vonesë Duhet pasur pasarysh se: Shumica e motherboard-eve mund të përdorin RAM me çfardo vonese CAS edhe pse mund të mos përdorin dot avantazhet e vonesave më të ulta Disa motherboard-e lejojnë miksimin e RAM me CAS të ndryshme por gjithnjë kujtesa më e shpejtë do të punojë me shpejtësinë e vonesës më të ngadaltë Shumica e motherboard-eve vetëkonfigurohen duke u bazuar tek kujtesa RAM e instaluar. Megjithatë disa lloje motherboardesh kërkojnë konfigurim manual nëpërmjet BIOS
  4. 4. Hierarkia e kujtesave parësore Përveç kujtesës kryesore RAM ekzistojnë dhe disa kujtesa të tjera ndihmëse ROM CACHE (L1, L2, L3) Kujtesa Virtuale Kujtesa parësore 7 ROM Kujtesa parësore 8 Sasi e vogël kujtese që përdoret gjatë hapave të parë të ndezjes së kompjuterit. Kujtesa ROM është vetëm e lexueshme. Informacioni nuk humbet me fikjen e kompjuterit. Kjo kujtesë është më e ngadaltë se RAM PROM (Programmable ROM) është një chip në të cilin të dhënat mund të shkruhen vetëm një herë. Pasi një program shkruhet në PROM ai mbetet aty përgjithnjë. Informacioni përsëri nuk humbet me fikjen e kompjuterit. Zakonisht PROM shitet si një ROM bosh (pa të dhëna) EPROM është një tip i veçantë PROM që mund të fshihet nën prezencën e rrezeve UV. Pasi fshihet ai mund të ri programohet. EEPROM është një lloj EPROM që mund t’i fshihen të dhënat nën prezencën e një ngarkese elektrike. Të dhënat shkruhen dhe lexohen nga EEPROM byte për byte (pra një byte njëkohësisht).
  5. 5. CACHE Kujtesa parësore 9 Kujtesë shumë e shpejtë por e kushtueshme që në ditët e sotme përgjithësisht ndodhet brenda në proçesor Shërben për rritjen e shpejtësisë përpunuese duke ulur kohën e aksesimit të kujtesës Shpesh kujtesa CACHE implementohet duke përdorur SRAM Zakonisht në proçesorët e sotëm kujtesa CACHE ndodhet e “shtresëzuar” L1 - Është më e shpejta ndër kujtesat cache (16-128KB) L2 - E dyta për nga shpejtësia por mund të mbajë më shumë informacioni (128KB - 2MB) L3 - Më e ngadalta ndër te treja por ruan mbi 2MB. Përdoret kryesisht nga proçesorët me disa bërthama Kujtesa Virtuale Në rastet kur kujtesa RAM është e pamjaftueshme sistemi i shfrytëzimit (OS) përdor pjesë nga kujtesa dytësore (HD) për të kompensuar mungesën Edhe pse kjo kujtesë mund të konfigurohet në sasi të mëdha nëpërmjet sistemit të shfrytëzimit, kujtesa RAM është shumë më e shpejtë se kujtesa virtuale. Programet nuk dallojnë midis kujtesës virtuale dhe asaj RAM. Për ta ekzistojnë adresa logjike të kujtesës të cilat më pas përkthehen në adresa të RAM apo kujtesës virtuale. Kujtesa parësore 10
  6. 6. Adresimi i RAM (Limiti Maksimal i Madhësisë) 3 Kompontentet e mëposhtme krijonë limite për maksimumin e RAM që mund të adresohet nga një kompjuter Sistemi i Shfrytëzimit (p.sh Windows) Chispet dhe Motherboard Proçesori Kujtesa parësore Sistemet moderne të shfrytëzimit (p.sh Windows 7 64 bit) kanë limite të larta për adresimin e RAM, prandaj ky nuk është më problem. Megjithatë SSH vendos limite shpesh dhe brenda llojit (p.sh Windows 7 lejon maks 16 GB, ndërsa Windows 7 Professional 192GB) Zakonisht motherboard kanë një numër të limituar të foleve RAM (p.sh 3). Kjo limiton numrin e moduleve RAM që mund të instalohen Proçesorët modernë lejojnë përdorimin e mbi 64GB RAM “640KB RAM duhet të jetë mëse i mjaftueshëm për përdorimin e aplikacioneve”, Bill Gates, 1981 11 Foletë e kujtesës RAM Kujtesa parësore 12 Foletë e kujtesës RAM gjenden në motherboard. Ato ndryshojnë sipas mënyrës së paketimit. Secila nga mënyrat ka një numër të ndryshëm “kunjash” lidhëse (PIN) Metoda pothuajse standarde për kompjuterët personale në ditët e sotme është DIMM (e përmendur më lart). DIMM përmbajnë 74-240 kunja. Ky lloj RAM futet direkt në fole dhe më pas kapet me mbajtëset anësore. Foletë megjithatë variojnë sipas madhësisë (numrit të kunjave) SIMM ka qenë standardi që përdorej para DIMM. Ky standard detyronte instalimin e RAM në module dyshe. Ato përmbanin nga 64-72 kunja. RIMM është një standard që nuk gjeti përdorim të gjerë edhe pse përfshinte BUS-e të gjera dhe shpejtësi të lartë clocku. Ai nxehej shpejt dhe paraqiste vonesa të shpeshta.
  7. 7. Zgjedhja e RAM Kujtesa parësore Kur ndryshoni motherboard, shpesh ndodh që është e detyrueshme dhe ndryshimi i RAM. Duhet të siguroheni që RAM që po instaloni i përputhet motherboardit përkatës Sigurohuni që RAM mund të vendoset në folenë përkatëse të motherboard (kontrolloni numrin e “kunjave” DIMM Nëse është e mundur në vend që të instaloni 2 module RAM me madhësi X secili, instaloni një modul të vetëm me madhësi 2X Zgjidhni gjithnjë RAM më të shpejtë që është në qarkullim (nëse lejohet përdorimi nga motherboard) Gjithnjë kontrolloni manualin e RAM dhe Motherboard përpara instalimit dhe konkretisht parametrat si shpejtësia e RAM dhe shpejtësia e lejuar nga motherboard 13 Instalimi i RAM (I) Kujtesa parësore 14 Instalimi i RAM është i menjëhershëm në motherboard-et modernë. Mjafton që RAM të vendoset në folenë përkatëse dhe ai njihet menjëherë nga sistemi Zakonisht është një praktikë e mirë që nëse foletë janë të numëruara ato të mbushen sipas rradhës (p.sh 0, 1, 2 nëse janë 3 fole) Disa tipe motherboard-esh kërkojnë që RAM të vendosen në fole të rradhitur sipas madhësisë (nëse janë të ndryshme), p.sh 1GB, 2GB, 2GB. Për të qenë të sigurti kontrolloni manualin
  8. 8. Instalimi i RAM (II) Nëse po instaloni një RAM DIMM, pasi të gjeni një fole bosh, pozicionini RAM-in me kunjat poshtë dhe vendoseni direkt në fole (duke mënjanuar mekanizmin mbajtës Kujtesa parësore Pas vendosjes së RAM në fole, mbajtëset anësore duhet të mbajnë RAM të palëvizur në të dy anët 15 Probleme të zakonshme Kujtesa parësore 16 Pas instalimit të RAM duhet që sasia e re të shfaqet pas hapjes së sistemit të shfrytëzimit (p.sh Windows). Nëse nuk shfaqet kontrolloni nëse e keni vendosur mirë apo nëse parametrat e tij përputhen me ato të lejuara nga motherboard Nëse RAM nuk njihet nga kompjuteri që po e instaloni, provojeni në një kompjuter tjetër të ngjashëm për tu siguruar që problemi është i RAM dhe jo i ndonjë pjese tjetër Sigurohuni që i keni instaluar modulet RAM sipas rradhës së duhur (nëse është e nevojshme) Nëse gjatë ndezjes së parë të kompjuterit pas instalimit të RAM shfaqet gabimi “memory mismatch”, prisni për përfundimin e ndezjes pasi jo domosdoshmërisht kjo do të thotë që RAM ka probleme. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe më pas ristartoni kompjuterin Nëse kompjuteri nuk ndizet por lëshon një sekuencë sinjalesh POST, kontrolloni manualin për domethënien e tyre.

×