Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Projekt matematike

7,395 views

Published on

Published in: Education
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Projekt matematike

  1. 1. Projekt Lenda : Matematik Tema : Informacion statistikor mbi kredite.Analizoni ato Objektivat : Te kemi nje informacion rreth bankave Te kemi nje informacion rreth kredive dhe llojeve te tyre Analizojm statistikat mbi njohurite e marra Qellimi : Te jemi te afte qe te analizojm statistikat mbi kredite. Punoi : Ueda Rrukaj Klasa :XI-11 Bankat Funksionet që sot përfshihen në sistemin bankar kanë origjine antike. Zakonisht pasuritë të mëdha ruheshin në tempuj ose u besoheshin priftërinjve të rëndësishëm. Greqia konsiderohet si djepi i bankave pasi pikërisht atje janë kryer veprimet të para bankare të dokumentuara. Në mesjete përveç huadhënies në para, kanë ekzistuar huadhëniet në natyre, madje dhe me norma interesi. Njerëzit e pasur vepronin me a letra kredie në baze të se cilave paguhej prurësi më të parë. Veprohej në këtë mënyre në rastet kur behej fjale për shuma të mëdha ose mallra me vlere. Roli e Bankës Ato jo vetëm që drejtojnë "tregtinë e parasë" por në të njëjtën kohë janë industri e prodhimit të saj. Çdo huadhënie e shlyre redukton sasinë e parasë në treg por në të njëjtën kohë shton pasurinë e bankës. Bankat kanë një rol tepër të rëndësishëm pasi orientojnë paranë në drejtim të atyre që kanë më shumë nevoje pa harruar dhe kontributin e tyre në ekonominë e një shteti.
  2. 2. Rregullorja e Bankës së Shqipërisë Ristrukturimi i kredisë 1. Bankat, në marrëveshje me kredimarrësin, mund të ristrukturojnë kredinë sipas kritereve të përcaktuara në manualin e kredisë, të miratuar nga organet e saj drejtuese. Ristrukturimi i kredisë mund të kryhet dhe kur, mbështetur në analizat e tyre, bankat gjykojnë se në të ardhmen gjendja financiare e kredimarrësit do të përmirësohet ndjeshëm, ose të ardhurat nga veprimtaria e tij do të rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe se kredimarrësi do ta paguajë (shlyejë) të gjithë kredinë sipas kushteve të reja. 2. Kredia e ristrukturuar nuk mund të klasifikohet më lart se një kategori nga kategoria në të cilën është klasifikuar përpara ristrukturimit, deri në plotësimin njëkohësisht të kushteve të mëposhtme: a) kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt këstet (kryegjë dhe interes) për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e ristrukturimit; b) kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt të paktën 3 (tre) këste (kryegjë dhe interes). 3. Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “të humbura”, “të dyshimta” ose “nën standarde”, nuk mund të klasifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “nën standarde” deri në plotësimin e kushteve të shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të këtij neni. 4. Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të parë, ruan të njëjtën klasë dhe për të krijohen fonde rezervë për mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë, me një normë jo më të vogël se 10 (dhjetë) për qind për kryegjënë dhe interesin, deri në plotësimin e kushteve të shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të këtij neni. 5. Kredia e ristrukturuar, me plotësimin e kushteve të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, klasifikohet duke zbatuar kriteret e përcaktuara në këtë rregullore

×