Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
Menaxhimi i ndryshimit dhe rezistenca ndaj ndryshimit
nga Eduart GJOKUTAJ
Ne nuk mund ta injorojmë politikën çfarëdo që të...
Kjo është çështja!
Një ndryshim mund të përqaset duke huazuar modele të zbatuar nga vende të tjera pa
konsideruar seriozis...
Menaxhimi i ndryshimit duhet të shoqërohet me ndryshimin e menaxherëve. Nëse menaxhimi i
ndryshimit do të refelektohet në ...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Menaxhimi i ndryshimit dhe rezistenca ndaj ndryshimit

350 views

Published on

Deri më sot, politika shikohet nga ne me një opinion dyshues për gjithë çfarë përfaqëson. Por, në fakt ajo që dua të shpreh ka lidhje me cilësinë e politikës në menaxhimin e ndryshimeve që deklarohen nga politikanët. Menaxhimi i ndryshimit është një proces që synon mbajtjen nën kontroll të ndryshimeve sipas një orientimi të organizuar të proceseve të ndryshme sociale dhe ekonomike që kanë ndodhur apo janë në proces.

Published in: Leadership & Management
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Menaxhimi i ndryshimit dhe rezistenca ndaj ndryshimit

  1. 1. Menaxhimi i ndryshimit dhe rezistenca ndaj ndryshimit nga Eduart GJOKUTAJ Ne nuk mund ta injorojmë politikën çfarëdo që të themi dhe bëjmë. Ajo është e pranishme në çdo ndryshim të situatave ekonomike dhe politike, të mëdha dhe të vogla. Deri më sot, politika shikohet nga ne me një opinion dyshues për gjithë çfarë përfaqëson. Por, në fakt ajo që dua të shpreh ka lidhje me cilësinë e politikës në menaxhimin e ndryshimeve që deklarohen nga politikanët. Menaxhimi i ndryshimit është një proces që synon mbajtjen nën kontroll të ndryshimeve sipas një orientimi të organizuar të proceseve të ndryshme sociale dhe ekonomike që kanë ndodhur apo janë në proces. Shoqëria po ndryshon. Ekonomia po ndryshon. Çdo organizëm ndryshon. Çdo njeri ndryshon. Edhe shqiptarët po ndryshojnë. Ndryshimet janë pjesë e përditshmërisë sonë dhe nëpërmjet tyre po synohet të arrihet një standard më i lartë. Në situatën ekonomike dhe sociale që është vendi nuk mund të dilet mes një ndryshimi të vogël të disa individëve, si dhe disa mekanizmave ekonomikë dhe skenarëve politikë. Ndryshimi ka nevojë një strategji me mision dhe vision që të ketë mundësi të përthithet nga kapacitetet e vendit, si dhe vlera ku të marrë energjinë për ndryshimin. Pastaj do edhe taktika strategjike për zbatim të tyre me një përgjegjësi individuale që përthithet nga publiku. Por, pasi këto tashmë janë fakt i kryer, pyetja shkon natyrshëm: A kanë mundur ta menaxhojnë ndryshimin ata që sot janë të përzgjedhurit? A po munden ata të jenë menaxherë të ndryshimeve duke e bërë ndryshe administrimin dhe duke i shtuar vlera qeverisjes?
  2. 2. Kjo është çështja! Një ndryshim mund të përqaset duke huazuar modele të zbatuar nga vende të tjera pa konsideruar seriozisht rrethanat e brendshme të vendit, por ky proces do të ishte me efekte negative dhe nuk do të zgjaste për shumë kohë. Ndryshimi i vërtetë është ai që edhe pse huazohet bën diferencën në mënyrën sesi administron procesin dhe efektet e tij. Ndryshimi bazohet fillimisht mbi cilësitë e individëve të spikatur (publik ose jo), të cilët kanë dalë mbi të tjerët në situatat që janë përballur (ata me vlerë të shtuar). Nuk ka vend në këtë logjikë për individët, të cilët janë pjesë e klanizmit të trashëguar apo të ri. Por ky ndryshim dhe modeli i ri i krijuar duhet përhapur dhe të sqarohet te publiku i gjerë. Ky proces rrathë-rrathë është modeli që përcjell vlerat në gjithë shoqërinë dhe lufton me rezistencën e vullnetshme ose instiktive aty ku shfaqet. Një punonjës publik duhet të motivohet nga procesi i menaxhimit të ndryshimit. Në këtë proces përfshihen si aspektet e situatave negative, po ashtu edhe ato pozitive. Në këtë drejtim menaxherët e ndryshimit duhet të reflektojnë karshi rezistencave ndaj ndryshimit përpara se ato të bëhen pengesa. Rezistenca ndaj ndryshimit kuptohet si një pjesë natyrale e jetës në pjesën më të madhe të tyre. Menaxhimi i ndryshimit duhet ta orientojë atë drejt ndryshimit duke e bërë pjesë bashkëpunuese të procesit dhe t’i japë “hartën” drejt ndryshimit. Ky është momenti që menaxherët e ndryshimit fusin motivimin në “skenë”, si pjesa që ndryshon status quo. Diskutimi me publikun, leximi i fjalëve të tyre të shprehura me zë apo gjeste, si dhe menaxhimi i administratës drejt të ardhmes, si rrjedhojë e ndryshimit është formati i duhur për ta bërë ndryshimin jetik dhe qasjen e re një shembull për shoqërinë dhe politikën. Por, menaxhimi i ndryshimit nuk mund të ndodhë pa freskimin e menaxherëve të duhur. Ky moment do ngjante me hyrjen në një garë për të fituar, por me “vrapues” të dobët. Ndryshimi i menaxherëve do të diktojë edhe rezultatin apo efektivitetin e menaxhimit të ndryshimit.
  3. 3. Menaxhimi i ndryshimit duhet të shoqërohet me ndryshimin e menaxherëve. Nëse menaxhimi i ndryshimit do të refelektohet në ndryshim të menaxherëve do të kemi ndryshime të vogla, por që do të japing produktin e madh në administrimin e pushtetit. Momenti historik kërkon testim të menaxherëve aktualë dhe motivim të individëve të spikatur (anonimus) për ndryshim. Është e nevojshme që të zgjerohet rrethi i besimit duke përfshirë brenda tij teknicienë, për të vazhduar “stafetën” e garës së ndryshimit të menaxhimit. Kjo do të thotë për publikun një ndryshim i bërë nga njerëzit, me njerëzit, për njerëzit.

×